Darka e gabuar
Faqja 1 e 1
Re: Darka e gabuar
Darka e gabuar është roman i shkrimtarit të madh Ismail Kadare. Është shkruar mes Malit të Robit (Durrës), Luganos së Zvicrës dhe Parisit gjatë verës dhe dimrit 2007-2008. Një darkë krejtësisht e pazakontë, me një midis mister , është subjekti i romanit të Kadaresë. Ndonëse i bazuar mbi një ngjarje të vërtetë, që ka trazuar vite më parë një qytet të tërë, dhe ndonëse i hetuar për një kohë tepër të gjatë, herë haptas e më së shumti, në fshehtësi, e vërteta e darkës ka mbetur ende sot e pashpjeguar plotësisht.
Re: Darka e gabuar
Ne kete roman behet fjalë per ngjarjet ne qytetin e Gjirokastres nga pushtimi nazist deri tek vdekja e Stalinit me 1953. Romani fillon me ardhjen e gjermaneve në Shqiperi , me ç'rast pararoja e tyre goditet ne kufi nga partizanët,gjë qe i zemeron gjermanet , të cilët vendosin ta hedhin qytetin ne ere , mirepo ata ndalin bombardimet pasi qe shohin flamurin e bardhe te cilin nuk dihet se kush e kishte ngritur. Mirepo gjermanët deshirojne hakmarrje per goditjen e pararojes prandaj mbledhin 80 njerez qe ti pushkatojne . Ne kete kohe koloneli gjerman i ngarkuar me detyre per pushtimin e Shqipërise Fritz Wan Schwabe kerkon mikun e tij te universitetit dr.Gurameton e Madh me te cilin kishte kryer studimet. Gurametoja e fton ne darkë në shtëpinë e tij. Ndersa koloneli van Schwabe është në darke te Gurametoja , qytetaret e tmerruar qe sapo ishin qetesuar nga bombardimet nuk mund t'iu besojne veshëve. Ata ende ishin nen shokun e bombardimeve ndersa ndegjojne muzike me ze te larte e cila vjen nga shtepia e Gurametos . Mendimet e para janë se mos është çmendur fare doktori qe ta therrase armikun ne darke , dhe ne qytet perplasen dy rryma , ata qe e konsiderojne Gurameton tradhetar dhe ata qe e perkrahin , mirpo pa filluar thashethemet mire ndodh befasia tjeter : pengjet lirohen . Qytetaret nuk dine se çfare te thone . Ndersa lufta e vertete ishte zhvilluar brenda ne mes Gurametos dhe kolonelit. Por ç'fare u bisedua brenda do te mbetej mister. Pas largimit te gjermaneve vijne komunistet dhe vendoset rendi i ri. Darka mbetet misterioze dhe e pashpjegueshme. Gurametoja arrestohet disa herë . Gurametos i thuren edhe kenge. Njera nder kenget ishte me misteriozja : sipas kenges gurametoja kishte ftuar te vdekurin ne darke . Autori e permend qe ne fillim te librit nje tregim qe ju tregohej femijeve per ti vënë në gjumë : Nje njeri detyrohet qe ta ftoje nje njeri rastesisht per darke , ai ia jep birit te tij ftesen qe t'ia jap ndonje kalimtari te rastit . Mirepo femijen e ze terri ne rruge dhe ai e hedh rastesisht ftesen ne varreza dhe ftesa bie mbi nje varr. Dhe ne mbremje vie ne darke i vdekuri . Ndonese autori e permend rreshqitazi kete tregim ky kalidhje te forta me romanin. Disa dite para vdekjes se Stalinit Gurametoja arrestohet dhe torturohet në Guvën e Shanisase,ne lidhje me darkën qe e beri para 10 viteve Sqarohet nje gjë: Personi qe kishte qene ne darken e Gurametos nuk kishte qene Fritzi sepse ai kishte vdekur 3 muaj para darkes , ai kishte qene nje shok i tij . Së fundmi Gurameton e pushkatojne . Mirepo gjate rruges per tek vendi i ekzekutimit, Gurametoja perpiqet te thote diçka kur kaloi prane varrezave, mirepo kjo zbulohet vetem vite me vone : siç duket ai deshti te thoshte qe ai donte ta hiqte ftesen nga varri , ta hiqte ftesen per darken e cila e kishte marre ne qafe.
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi