Darka e Fundit, jo bukë e mish, por ngjala në zgarë dhe portokalle
Faqja 1 e 1

Milano- Në Darkën e Fundit të Jezu Krishtit me apostujt, fiksuar në histori me afreskun e famshëm të Leonardo Da Vincit, menuja ka ndryshuar. Nëse deri më sot të gjithë kishin parasysh se në këtë darkë, në tryezë kishte bukë dhe mish qingji, studimet e fundit dëshmojnë tjetër gjë.
Jo bukë dhe mish qingji, por ngjalë zgare e marinuar me feta portokallesh, një traditë e kuzhinës së Rilindjes në Itali. Për shumë mund të tingëllojë e habitshme, por studimi i publikuar nga John Varriano tregon pikërisht këtë gjë.
Studimet janë përqëndruar në menunë e darkës, pas restaurimit të vitit 1997, pas të cilit dolën në pah edhe gatimet e darkës më të famshme në histori.
Studimi që mbështet dhe argumenton me fakte këtë zbulim, është titulluar “Një darkë me Leonardin” dhe është publikuar në revistën amerikane “Gastronomica”. Studiuesi ka marrë në shqyrtim menunë, falë një sërë zmadhimesh të pikturës dhe duke marrë në konsideratë të veçantë analizat e pjatave që ishin në “mode”, në Italinë e asaj kohe.

No.i.d- Legjend
- Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 31
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi