Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Join the forum, it's quick and easy

Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.
Deqani-ks
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pozita gjeografiake

Shko poshtë

Pozita gjeografiake Empty Pozita gjeografiake

Mesazh nga No.i.d Wed Aug 18, 2010 2:02 pm

Kosova gjendet në qendër të pjesës perëndimore të Gadishullit Ballkanik. Nëpër territorin e Kosovës kalojnë rrugët që lidhin detin Adriatik, detin Egje me brendinë e Gadishullit Ballkanik. Kosova në vijë ajrore më së afërmi e ka detin Adriatik vëtëm rreth 100 km.

Prishtina kryeqyteti i Kosovës nga qendrat e tjera të Gadishullit Ballkanik është 90 km nga Shkupi, 120 nga Nishi, mbi 200 nga Sofja rreth 300 km Tirana dhe Beogradi, rreth 350 Selaniku, pastaj me Podgoricën dhe Sarajevën diçka më larg. Edhe gjat historisë nëpër Kosovë kalonin rrugë të rëndësishme, qoftë nga Adriatiku (Lezha), nga veriu ( Evropa Qendrore-Beogradi), nga lindja (Stambolli) ose nga jugu ( Selaniku). Kosova ka formë shum të përshtatshme. Në skajet e saj shtrihen malet e larta, të mesme dhe të ulta, ndërsa në pjesët e brendshme janë fushat, luginat dhe malet e ulëta. Kosova ka një sipërfaqe prej 10.887 km2. me sipërfaqe është vend i vogël, më i vogël se Shqipëria për 2,6 herë.

Kosova kufizohet me Shqipërinë, Maqdoninë, Serbinë dhe Malin e Zi. Kufiri i Kosovës me vendet fqinje kryesisht kalon nëpër male dhe ka karakter natyror. Edhe pse është kufi natyror, ai nuk është etnik sepse rreth kufirit të Kosovës jetojnë shqiptarët në trojet e veta. Pos në Shqipëri shqiptarët jetojnë edhe në krahinën e Plavës- Gusisë, Rozhajës dhe në Peshter, në Luginën e Preshevës, Medvegjës( Serbi), në Karadakun e Kumanovës, Karadakun e Shkupit, në Fushën e Shkupit,në malet e Sharrit, në fushën e Pollogut ( Maqedoni).

Koasova ka lidhje të shumta me shtetet fqinje, disa rrugë me Serbinë, dy me Maqedoninë, dy me Shqipërinë, tri me Malin e Zi. Përmes hekurudhës Kosova lidhet me Maqedoninë dhe Serbinë, kurse përmes aeroportit të Prishtinës lidhet me shumë vende të botës
No.i.d
No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 31

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pozita gjeografiake Empty Re: Pozita gjeografiake

Mesazh nga No.i.d Wed Aug 18, 2010 2:02 pm

osova edhe pse ka një sipërfaqe të vogël ka përbërbërje të llojlljshme gjeologjike me shkëmbinjë prej kohërave më të vjetra e deri në epokën më të re gjeologjike. Hapësira e Kosovës në aspektin tektonik ndahet në disa zona:

* Zona Dardane ( Rodope) Kësaj zone i takon pjesa lindore e Kosovës.Në lindje hasen shkëmbinjtë metamorfik, serpentinorë, shtrsa vullkanogjene e Trepçës, e cila përmbanë xehrore plumbi, zingu etj.
* Zona e Vardarit, kësaj zone i takojn vist në anën e majt të lmit Vardar.
* Zona Dinarite, kësaj zone u takon pjesa perëndimore të Kosovës.Dinaritet e brndshme – Mali Mokna, mali I Thatë dhe Bjeshkët e Nemuna janë të përbëra në pjësën më të madhe prej gëlqerorëve të mezozoikut. Pos gëlqerorëve hasen edhe konglomeratet, kuarcitet, rënorët, argjilet, pastaj shtresat vullkanogjne etj.
* Zona e Korabit në Kosovë i takon pjesa e Sharrit dhe pjesa jugore e basenit të Dukagjinit. Këtu shtresat e mezozoikut kanë përhapje të gjerë. Ato e përbëjnë Koritnikun, Cvilenin, Oshllakun etj.

* Shkëmbinjtë më të vjetër të erës së kembriut në hapsirën e Kosovës janë shistet kristalore në pjesën më lindore të Kosovës.
* Shesat paleozoike janë gjetur në Sharr, në Bjeshkët e Nemuna, në Mokan dhe në rrethinën e Trepçës.
* Shkëmbinjtë magmatik të moshës së paleozoikut janë granitet e masivit të Bujanocit dhe tëzonës së Sharrit. Shkëmbinjtë mezozoik në Kosovë kanë shtrirjetë gjerë dhe paraqiten si shtresa të gëlqerorëve.
* Shtresat e terciarit në Kosovë gjenden në basenin e Kosovës, të Dukagjinit, të Drenicës, të Llabit dhe të Anamoravës. Të kohës së terciaritjanë edhe derdhjet vullkanike të Stantërgut, Kishnicës Janjevës, Strezocit,Novobërdës dhe Moravës së Binçës
* Formacionet neogjene janë zhvilluar liqenet me shtresa të thella të qymyrit dhe krijesat vullkanogjene. Shtresat e miocenit i kanë mbushur basenet e Dukagjinit, te Moravës së Binçes, të krivarekës. Këto shtresa janë të përbëra prej argjilli, ranorëve, zhavorit, konglomerateve, gëlqerorëve, tufeve etj.
* Shtresat e pliocenit i kanë mbushur basenet e liqeneve ujëëmbël të Kosovës, të Dukagjinit, të renicës, anën perëndimore të basenit të Anamoravës dhe bregoret e ulëta. Formacionet e pliocenit përbëhen prej zhavorit, argjileve ranore, më rrallë prej rënorëve, argjilit lapor dhe shtresave të thella të qymyrit.
* Formacionet e kuaternarit në Kosovë I mbulojnë pjesët e rrafshta dhe shtretërit e lumenjëve, sidomos të Drinit të Bardhë, të Sitnicës, të Moravës së Binçës etj., pastaj terracat lumore, rrafshet aluiviale, shtresat deluviale, materialet morenore etj.
No.i.d
No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 31

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pozita gjeografiake Empty Re: Pozita gjeografiake

Mesazh nga No.i.d Wed Aug 18, 2010 2:02 pm

Relievi

Artikulli kryesorë : Relievi i Kosovës

Relievi i Kosovës përbëhet prej vargmaleve, maleve, fushëgropave dhe luginave (të krijuara me lëvizje tektonike, forma erozive dhe akumulative) etj.

Malet përbëjnë rreth 63% të territorit dhe ndahen në disa grupe: malet periferike dhe qendrore, të larta, të mesme dhe të ulëta.
No.i.d
No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 31

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pozita gjeografiake Empty Re: Pozita gjeografiake

Mesazh nga No.i.d Wed Aug 18, 2010 2:02 pm

Klima

Artikulli kryesorë : Klima e Kosovës

Klima e Kosovës ka lidhje me pozitën gjeografike të saj. Shtrirja në gjerësinë e mesme gjeografike, klima e Kosovës varet nga sasia e nxehtësisë që vjen nga Dielli, afërsia e detit Adriatik, lugina e Vardarit, hapja ndaj veriut, lartësia mbidetare mbi 400 m, shtrirja e maleve të larta në perëndim, jug e veri dhe e maleve të ulëta e të mesme në lindje e juglindje.

Rrethanat e tilla gjeografike ndikojnë që klima e Kosovës të ketë tipare të veçanta në pjesën perëndimore e lindore, në fusha, kodrina e male. Pra,veçoritë klimatike ndryshojnë nga perëndimi në drejtim të lindjes dhe prej veriu kah jugu. Për të kuptuar më mirë veçoritë klimatike të Kosovës duhet njohur elementet e klimës si: diellosjen, temperaturën, reshjet, shtypjen atmosferike , ererat Malet periferike kane pozite skajore ne forme vargmalesh dhe malesh te vequara. Malet qendrore jane me te ulta , zene me pak siperfaqe dhe shtrihen ne territorin e Kosoves .
No.i.d
No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 31

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pozita gjeografiake Empty Re: Pozita gjeografiake

Mesazh nga No.i.d Wed Aug 18, 2010 2:03 pm

Hidrografia

Artikulli kryesorë : Hidrografia e Kosovës

Hidrografia është element i rëndësishëm natyrorë. Pasuria në ujëra sipërfaqësor dhe nëntokësore varet nga përbërja gjeologjike.(shtresat ujëmbajtëse e ujëlëshues), format e relievit, klima (temperatura, reshjet, erërat etj), mbulesa vegjetative dhe ndikimi i njeriut në rregullimin e shtretërve dhe shfrytëzimit të ujit për nevoja të ndryshme. Kosova ka rrjet mjaft te pasur te lumenjëve ku me te rendësishmit janë:Drini i bardhe,Ibri,Lepenci,Sitnica etj.Gjithashtu është e pasur edhe me liqene(artificiale)si :Liqeni i Batllavës,Liqeni i Badovcit,Liqeni i Ujëmanit etj.
No.i.d
No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 31

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pozita gjeografiake Empty Re: Pozita gjeografiake

Mesazh nga No.i.d Wed Aug 18, 2010 2:03 pm

Tokat

Artikulli kryesorë : Tokat e Kosovës

Në territorin e Kosovës për shkak të llojllojshmërisë së relievit, përbërjes gjeologjike, kushteve klimatike, hidrografike, floristike dhe veprimit të njeriut për kohë të gjatë historike, janë formuar toka të ndryshme, e një pjesë e tyre edhe ka pësuar ndryshime. Mirëpo pjesa më e madhe e territorit ( 56%) është e mbuluar me toka të cilësisë së dobët, një pjesa tjetër e konsiderushme (29%) është me toka të cilësisë mesatare dhe pjesa më e vogël (15%) me toka të cilësisë së mirë.
No.i.d
No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 31

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pozita gjeografiake Empty Re: Pozita gjeografiake

Mesazh nga No.i.d Wed Aug 18, 2010 2:03 pm

Bota bimore e shtazore

Artikulli kryesorë : Bota bimore dhe shtazore e Kosovës

Relievi i llojllojshëm, përbërja e larmishme pedologjike, klima e llojllojshme dhe pasuria me ujra , kan ndikuar në llojllojshmërinë e botës bimore dhe shtazore të Kosovës. Hapja e sipërfaqeve nën pyje, kullosa e livadhe si dhe prerja e pandërprerë e pyjeve, dukshëm e kanë varfëruara pasurinë bimore dhe shtazore. Bashkësia e bimëve livadhore është mjaft e pasur, sidomos në pjesën perëndimore, ku ka më shumë livadhe e kullosa për shkak të reshjeve më të shumta dhe mundësisë së ujitjes së sipërfaqeve nën livadhe. Drunjtë endemik të vjetërsisë terciare janë disa: rrubulli, arneni, pisha e bardhë, pisha e zezë dhe selvia.
No.i.d
No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 31

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pozita gjeografiake Empty Re: Pozita gjeografiake

Mesazh nga No.i.d Wed Aug 18, 2010 2:03 pm

Krijimi i rajonit

Pas fundit të sundimit osman dhe disa lloje të administrimit gjerë pas shtet rrethimit të shpalluar në Kosovë nga RSF e Jugosllavisë, qyteti shërbente si qendër administruese për hapsira të ndryshme. Pas shtet rrethimit dhe me ndarjen në rajone ekonomike dhe shoqërore, qyteti bëhet qendër e një hapësirë që në histori hyri si rajoni i Prishtinës. Këtë ndarje në vitet e fundit, para shëndrimit të konfliktit në luftë të armatosur e kundërshtonte sistemi i dhunëshem i instaluar nga Millosheviqi, të cilët kishin parashikuar ndarjen sipas një sistemi tjetër. Ky sistem i pregatitur nga Beogradi i përgjigjej më shumë strategjisë ushtarake dhe politikave aktuale të kohës (Rasti i komunës së Fushë Kosovës). Pas disa kundërshtimeve rreth reformave për komua, sistemi i Milosheviqit me heqen e Autonomis dhe shpëndarjen e Kuvendit të Kosovës, e futi në zbatim sistemin e ri. Ndarjen në rajone sipas sistemit të Beogradit pas nënshkrimi të marrveshjes teknike për sektore e morri edhe NATO.
No.i.d
No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 31

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pozita gjeografiake Empty Re: Pozita gjeografiake

Mesazh nga No.i.d Wed Aug 18, 2010 2:04 pm

Kodi Postar i Kosovës - 10000 Prishtinë
Qarku Komuna vendbanimi Numri
Prishtinë Prishtina Prishtina 10000
Prishtinë Prishtina Prishtinë 1 10010
Prishtinë Prishtina QTP 10020
Prishtinë Prishtina Prishtinë 3 10030
Prishtinë Prishtina Prishtinë 4 10040
Prishtinë Prishtina Prishtinë 5 10050
Prishtinë Prishtina Prishtinë 6 10060
Prishtinë Prishtina Prishtinë 7 10070
Prishtinë Prishtina Prishtinë 8 10080
Prishtinë Prishtina Prishtinë 9 10090
Prishtinë Prishtina Prishtinë 10 10100
Prishtinë Prishtina Prishtinë 11 10110
Prishtinë Prishtina Prishtinë 12 10120
Prishtinë Prishtina Prishtinë 13 10130
Prishtinë Prishtina Graçanica 10500
Prishtinë Prishtina Hajvalia 10510
Prishtinë Prishtina Bardhosh 10520
Prishtinë Prishtina Keçekollë 10530
Prishtinë Besianë Besianë 11000
Prishtinë Besianë Lluzanë 11050
Prishtinë Besianë Orllan 11060
Prishtinë Besianë Kërpimeh 11070
Prishtinë Fsh. Kosovë Fsh. Kosovë 12000
Prishtinë Fsh. Kosovë Fsh. Kosovë 12010
Prishtinë Fsh. Kosovë Sllatin e Madhe 12050
Prishtinë Drenas Drenas 13000
Prishtinë Drenas Komoran 13050
Prishtinë Lypjan Lypjan 14000
Prishtinë Lypjan Janjevë 14050
Prishtinë Lypjan Magure 14060
Prishtinë Obiliq Obiliq 15000
Prishtinë Obiliq Muzakaj 15050
Prishtinë Obiliq Artanë 16000
No.i.d
No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 31

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pozita gjeografiake Empty Re: Pozita gjeografiake

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi