Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Join the forum, it's quick and easy

Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.
Deqani-ks
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Afrika veç e veç

Faqja 1 e 3 1, 2, 3  Next

Shko poshtë

Afrika veç e veç  Empty Afrika veç e veç

Mesazh nga No.i.d Wed Aug 18, 2010 2:08 pm

Afrika e Jugut

Afrika e Jugut ndodhet në Afrikën jugore dhe ka dalje në dy oqeane, dhe atë në pjesën perëndimore në Oqeanin Atlantik (pjesën veriore të tij) dhe në lindje në Oqeanin Indian. Afrika e Jugut në trupin e sajë ka Lesoton dhe po thuaj se tërësisht e përthekon Suazilandinë.
Sipërfaqja e përgjithshme e Republikës Jugore Afrikane së bashku me ishullin Princ Eduard është 1,219,912 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 29 00 V, 24 00 L. Vija bregdetare e Afrikës së Jugut është 2,798 km e gjatë ndërsa kufiri tokësorë 4,862 km i gjatë dhe e ndanë atë nga :Botsuana 1,840 km, Lesoto 909 km, Mozambiku 491 km, Namibia 967 km, Suazilandia 430 km, Zimbabveja 225 km.
Klima e në Afrikën e Jugut është oqeanike e ndryshueshme. Përgjatë bregdeti mbretëron një klimë sub-tropikale me ditë të ngrohta dhe net të ftohta
Relevi : Rrafshnalta e gjerë e brendshme e Afrikës së Jugut përfundon në rrafshnaltën me male dhe terene shkëmbore si dhe rrypinë e ngushtë bregdetarë. Pika më e ultë e relievit gjendet përgjatë bregdetit të oqeanit Atlantik dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 3,408 metrave në vendin e quajtur "Njesuthi" (ang.:Njesuthi) në pjesën lindore në kufi me Lesoton.
Si pasurit natyrore të Afrikës së Jugut llogariten: Ari (Au), Kromi (Cr), Antimoni (Sb), Qymyri, Hekuri (Fe), Mangani (Mn), Nikeli (Ni), Fosfate, Kallaji (Sn), Urani (U), Diamante të çmuara, Platini (Pt), Bakri (Cu), Vanadium (V), Kripa, Gazi natyrorë.
No.i.d
No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 31

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Afrika veç e veç  Empty Re: Afrika veç e veç

Mesazh nga No.i.d Wed Aug 18, 2010 2:08 pm

Algjeria

Algjeria ndodhet në Afrikën veriore, në mes të Marokut dhe Tunizisë dhe ka dalje në Oqeanin Atlantik e Detin Mesdhe.
Sipërfaqja e saj e bënë atë që të radhitet si shteti i dytë me i
madh në këtë kontinent pas Sudanit. Një pjesë e madhe e teritorit të saj
shtrihet në shkretëtirën e Saharës. Sipërfaqja e përgjithshme e
Algjerisë është 2,381,740 km2 dhe shtrihet rreth koordinatave
gjeografike 28 00 V, 3 00 L apo shikuar nga Shqipëria në anën
jug-lindore (mes 7:00-8:00). Vija bregdetare e Algjerisë është 998 km
(tri herë më e gjatë se Bregdeti Shqiptar) ndërsa kufiri tokësorë 6,343
km i gjatë dhe e ndanë atë nga : Libia 982 km, Mali 1,376 km, Mauritania
463 km, Maroku 1,559 km, Nigeri 956 km, Tunizia 965 km,dhe me të
ashtuquajturën Sahara Perëndimore apo Sahara Oksidentale 42 km. Algjeria
veriore përfshinë pjesën pas bregdetit deri në Saharë ndërsa Algjeria
jugore (80% e vendit) pjesën e shkretëtirës. Veriu ka klimë mesdhetare
ndërsa jugu klimën e Saharës.
Klima dominuese në Algjeri është klimë e shkretëtirës gjerë në
gjysmë shkretinore në disa pjesë është më e butë me reshje në dimër dhe
thatësira përgjatë bregdetit, ndërsa në rrafshnaltë mbisundon një dimri
me acarë dhe vera me temperatura të ashpra. “Shiroko” thirret era e cila
zakonisht në verë qon pluhurin dhe zallin nga shkretëtira.
Relievi i Algjerisë përbëhet kryesisht nga rrafshnaltat dhe
shkretëtira e Saharës. Rripi përgjatë bregdetit të Mesdheut ndërpritet
nga disa male. Pika më e ultë e relievit është -40m nën nivelin e deti
në vendin e quajtur Çot Melërhir (ang.: Chott Melrhir ) dhe ajo më e
larta në lartësi mbidetare prej 3,003 metrave në Tahat (ang.:Tahat), në
pjesën jugore në brendi të Saharës.
Si pasurit natyrore të Algjerisë sipas CIA-Factboock llogariten të
jenë: Vajguri , Gazi natyrorë, Hekuri (Fe), Fosfate, Urani (U), Plumbi
(Pb)dhe Zinku (Zn). Si tokë e punueshme llogaritet të jetë diku 3.22% e
sipërfaqes së vendit.
No.i.d
No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 31

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Afrika veç e veç  Empty Re: Afrika veç e veç

Mesazh nga No.i.d Wed Aug 18, 2010 2:08 pm

Angola


Angola ndodhet në kontinentit Afrikan në mes të Namibisë e Republikës Demokratike të Kongos dhe ka dalje në Oqeanin Atlantik. Sipas OKB-së hynë në rajonin e Afrikës qendrore mirëpo disa organizata e institute e plasojnë në Afrikën jugore.
Sipërfaqja e përgjithshme e Angolës është 1,246,700 km2 dhe shtrihet rreth koordinatave gjeografike 12 30 J, 18 30 L apo shikuar nga Shqipëria në anën jug-lindore (ora 7:00). Vija bregdetare e Angolës është 1,600 km (diku pesë herë më e gjatë se Bregdeti Shqiptar) ndërsa kufiri tokësorë 5,198 km i gjatë dhe e ndanë atë nga : Republika Demokratike e Kongos 2,511 km (nga të cilat 225 km janë vijë kufitare e provincës së diskutueshme Kabinda (ang.: Cabinda ), Republika e Kongos 201 km, Namibia 1,376 km, Zambia 1,110 km
Klima në pjesën jugore dhe përgjatë bregdetit deri në Luandë, është klimë gjysmë shkretinore, ndërsa në veri mbajnë temperatura të ulëta me thatësira sezonale (Maj-Tetor) dhe reshje po ashtu sezonale që fillojnë në Nëntor e vazhdojnë deri në Prill.
Relievi i Angolës përshkruhet nga vija e ngushtë bregdetare, hapësirë e cila ngritët shpejt në lartësia dhe përfundon në rrafshnaltën e gjerë në brendi të vendit. Pika më e ultë e relievit është përgjatë bregdetit dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 2,620 metrave në pikën e quajtur "Moro de Moko" (ang.:Morro de Moco), në pjesën perëndimore në brendi të vendit.
Si pasurit natyrore të Angolesë sipas CIA-Factboock llogariten të jenë: Vajguri ,Diamante të çmuara, Hekuri (Fe), Fosfate, Bakri (Cu), Ari (Au), Boksit dhe Urani (U). Si tokë e punueshme llogaritet të jetë diku 2.41% e sipërfaqes së vendit.
No.i.d
No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 31

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Afrika veç e veç  Empty Re: Afrika veç e veç

Mesazh nga No.i.d Wed Aug 18, 2010 2:08 pm

Benini

Benini ndodhet në Afrikën perëndimore në mes të Nigerisë e Togosë dhe ka dalje në Oqeanin Atlantik , gjegjësisht në gjirin që e mbanë emrin e këtij vendi. Zalli fryen nga brendia e vendit arrin gjerë në buzëdet dhe lumenj të pambrojtur nga natyra.
Sipërfaqja e përgjithshme e Beninit është 112,620 km2 (katër herë më e madhe se sipërfaqja e Republikës së Shqipërisë), 2,000 km2 janë ujore. Benini shtrihet rreth koordinatave gjeografike 9 30 V, 2 15 L. Benini ka një vijë bregdetare prej 121 km, ndërsa kufi tokësorë 1,989 km të gjatë që e ndanë atë nga : Burkina Faso 306 km, Nigeri 266 km, Nigeria 773 km dhe Toga 644 km
Klima në Benin është ekuatoriale, e nxehtë, me lagështi në jug dhe gjysmë shkretinore në veri.
Relievi i Beninit përshkruhet nga një rrafshë i ulët që kalonë valë-valë në rrafshnalta dhe disa bjeshkë e male të ulëta.. Pika më e ultë e relievit është përgjatë bregdetit dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 658 metrave në pikën e quajtur "Maja Sokbaro" (ang.:Mont Sokbaro), në lindje të pjesës qendre të vendit, në kufi me Togon.
Si pasurit natyrore të Beninit sipas CIA-Factboock llogariten të jenë: Rezerva jetëshkurtra të naftës bregdetare, Guri gëlqerorë, Mermeri dhe Pyjet (druri). Si tokë e punueshme llogaritet të jetë diku 18.08% e sipërfaqes së vendit.
No.i.d
No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 31

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Afrika veç e veç  Empty Re: Afrika veç e veç

Mesazh nga No.i.d Wed Aug 18, 2010 2:09 pm

Bregu i Fildishtë

Bregu i Fildishtë ndodhet në Afrikën perëndimore në mes të Ganës e Liberisë dhe ka dalje në Oqeanin Atlantik . Popullsia e vendit është e përqendruar pranë bregdetit
Sipërfaqja e përgjithshme e Bregut Fildishtë është 322,460 km2 (trimdhjetë herë e gjysmë më e madhe se sipërfaqja e Maqedonisë), 4,460 km2 janë ujore dhe shtrihet rreth koordinatave gjeografike 8 00 V, 5 00 P. Bregu i Fildishtë ka një Vijë bregdetare prej 515 km ndërsa kufi tokësorë 3,110 km të gjatë dhe e ndanë atë nga : Burkina Faso 584 km, Gana 668 km, Guineja 610 km, Liberia 716 km, Mali 532 km
Klima në Bregun e Fildishtë është tropikë përgjatë bregdetit, gjysmë shkretinore në brendi të pjesës veriore. Sezoni i ngrohtë dhe e thatë fillon në nëntor dhe përfundon me sezonin e nxehtë dhe të thatë në mars e cila zgjatë diku deri në muajin maj. Sezoni e tretë, sezon i nxehtë dhe i lagshtë fillon në qershor dhe përfundon në tetor.
Relievi i Bregu Fildishtë është teren kryesisht i rrafshët me ngritje valore dhe në pjesën veri-perëndimore është teren malorë. Pika më e ultë e relievit është përgjatë bregdetit në Gjirin e Guinesë (Oqeani Atlantik) dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 1,752 metrave në majën "Nimba" (ang.:Mont Nimba), në afërsi të pikëpresjes së kufirit Liberi - Guinesë.
Si pasurit natyrore të Bregudt të Fildishtë sipas CIA-Factboock llogariten të jenë: Derivatet e Naftës, Gazi natyrorë, Diamante, Mangani (Mn) Hekuri (Fe), Kobalti, Boksiti, Bakri (Cu) dhe Prurja e ujit. Si tokë e punueshme llogaritet të jetë diku 9.75% e sipërfaqes së vendit.
No.i.d
No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 31

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Afrika veç e veç  Empty Re: Afrika veç e veç

Mesazh nga No.i.d Wed Aug 18, 2010 2:09 pm

Burkina Faso


Burkina Faso ndodhet në Afrikën perëndimore dhe nuk ka dalje në det por tre lumenjtë që përshkojnë atë, ja mundësojnë lidhjen me Oqeanin Atlantik.
Sipërfaqja e përgjithshme e Burkina Faso-së është 274,200 km2 (nonemdhetë herë e gjys ma e madhe se sipërfaqja e Malsisë), 400 km2 janë ujore dhe shtrihet rreth koordinatave gjeografike 13 00 V, 2 00 P. Kufi tokësorë i Burkina Faso-së është 3,193 km i gjatë dhe e ndanë atë nga : Benini 306 km, Bregu i Fildishtë 584 km, Gana 549 km, Mali 1,000 km, Nigeri 628 km, Toga 126 km
Klima në Burkina Faso është tropike e ngrohtë me thatësira në dimër dhe lagështi në verë.
Relievi :Pjesa më e madhe e relievit të Burkina Faso-së është teren i rrafshët i parregullt, ngritje valore dhe shkëmborë në pjesën perëndimore e jug-lindore të vendit. Pika më e ultë e relievit (200m) është përgjatë lumit Mouhoun (ang.:Black Vota) dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 1,752 metrave në vendin e quajtur "Tena Kourou" (ang.:Tena Kourou), në pjesën perëndimore afër kufirit me Malin.
Si pasurit natyrore të Buriko Fasosë sipas CIA-Factboock llogariten të jenë: Mangani (Mn), Guri gëlqerorë, Mermeri, rezerva të vogla Ari (Au), Antimoni (Sb), Bakri (Cu), Nikeli (Ni), Boksiti, Plumbi (Pb), Fosfate, Zinku (Zn) dhe Argjendi (Ar). Si tokë e punueshme llogaritet të jetë diku 14.43% e sipërfaqes së vendit.
No.i.d
No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 31

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Afrika veç e veç  Empty Re: Afrika veç e veç

Mesazh nga No.i.d Wed Aug 18, 2010 2:09 pm

Burundi

Burundi ndodhet në Afrikën qendrore në lindje të RD të Kongos.
Sipërfaqja e përgjithshme e Burundit është 27,830 km2 (pak ma e vogël se Shqipnija), nga e cila 2,180 km2 janë ujore dhe shtrihet rreth koordinatave gjeografike 3 30 J, 30 00 L. Burundi ka një vijë kufitare tokësore 974 km të gjatë dhe e ndanë atë nga : Republika Demokratike e Kongos 233 km, Ruanda 290 km dhe Tanzania 451 km
Klima: Burundi ka një klimë ekuatoriale. Në rrafshnaltat në lartësira me dallime të mëdha (772 m - 2,670 m mbi detë) ka dhe ndryshime të klimës por klima nuk dallonë sikur tereni. Sezonet e lagështisë fillojnë nga muaji shkurt deri në maj dhe nga shtatori në nëntor ndërsa ato të thatësisë nga qershori në gusht dhe nga dhjetori në janar.
Relievi i Burundit është teren kryesisht shkëmborë dhe malorë. Pika më e ultë e relievit është 772m në liqenin Tanganjika (ang.:Tanganyika) dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 2,670 metrave në majën "Heha" (ang.:Mont Heha), në lindje të pjesës qendrore të vendit.
Si pasurit natyrore të Burundit sipas CIA-Factboock llogariten të jenë:Nikeli (Ni),Urani (U), okside të rralla tokësor, turba, Kobalti (Co),Bakri (Cu),Platini (Pt) (ende nuk është eksploruar), Toka e punueshme dhe Prurja e ujit. Si tokë e punueshme llogaritet të jetë diku 35.05% e sipërfaqes së vendit.
No.i.d
No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 31

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Afrika veç e veç  Empty Re: Afrika veç e veç

Mesazh nga No.i.d Wed Aug 18, 2010 2:09 pm

Çadi

Çadi ndodhet në Afrikën qendrore në jug të Libisë.
Sipërfaqja e përgjithshme e Çadit është 1,284,000 km2 (Me u bo bashkë Kosova,Shqipëria,Maqedonia edhe Malcia ju duhet edhe 16-herë me u shumu për me pas këtë hapsirë), nga e cila 24,800 km2 janë ujore dhe shtrihet rreth koordinatave gjeografike 15 00 V, 19 00 L. Çadi ka një vijë kufitare tokësore 5,968 km të gjatë dhe e ndanë atë nga : Kameruni 1,094 km, Republika Qendrore Afrikane 1,197 km, Libia 1,055 km, Nigeri 1,175 km, Nigeria 87 km, Sudani 1,360 km
Klima: Çadi ka klimë tropike në jug ndërsa në veri klimë shkretëtire.
Relievi i Çadit është i gjerë e i gjorë, në pjesën qendrore terren i rrafshët me lumenj të paktë, që në pjesën veriore kalon në shkretëtirë e në pjesën veriperëndimore fillon të ngrihet në teren malorë, pjesa jugore përshkohet nga tereni i ulët. Pika më e ultë e relievit është 160m në vendin e quajtur Xhurab Depresion (ang.jourab Depression) dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 3,415 metrave në "Emi Kousi" (ang.:Emi Koussi), në veri të pjesës qendrore të vendit.
Si pasurit natyrore të Çadit sipas CIA-Factboock llogariten të jenë : Vajguri, Urani (U), Kaolinit , natron lloj minerali nga natriumi (Na) dhe Peshkimi në liqenin Çad . Si tokë e punueshme llogaritet të jetë diku 2.86% e sipërfaqes së vendit.
No.i.d
No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 31

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Afrika veç e veç  Empty Re: Afrika veç e veç

Mesazh nga No.i.d Wed Aug 18, 2010 2:09 pm

Egjipti

Egjipti ndodhet në Afrikën veriore dhe në Azi, në mes të Libisë e Rripit të Gazës dhe në mes të detit Mesdhe në veri e detit Kuq në jug. Në Egjipt gjendet edhe gadishulli i Azisë Sinai.
Sipërfaqja e përgjithshme e Egjiptit është 1,001,450 km2 ( 91 herë ma e madhe se Kosova ), nga e cila 6,000 km2 janë ujore dhe shtrihet rreth koordinatave gjeografike 27 00 V, 30 00 L. Egjipti ka një bregdet të gjatë 2,450km dhe vijë kufitare tokësore 2,665 km të gjatë dhe e ndanë atë nga : Rripi Gaza 11 km, Izraeli 266 km, Libia 1,115 km, Sudani 1,273 km
Klima e Egjiptit është klimë shkretëtire e nxehtë me verë të thatë dhe dimër të butë.
Relievi i Egjiptit përbëhet nga fushat e gjëra shkretinore të cilat priten nga lumi Nili dhe degëzimet e tij. Pika më e ultë e relievit është -133 m në vendin e quajtur lugu Katara (ang.attara Depression) dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 2,629 metrave në majën "Katerina" (ang.:Mount Catherine), në lindje, në pjesën aziatike të vendit.
Si pasurit natyrore të Egjiptit sipas CIA-Factboock llogariten të jenë : Vajguri, Gazi natyrorë, Hekuri (Fe), Fosfate, Mangani (Mn), Guri gëlqerorë, Gipsi, Talku, Plumbi (Pb) dhe Zinku (Zn) Si tokë e punueshme llogaritet të jetë diku 2.87% e sipërfaqes së vendit.
No.i.d
No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 31

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Afrika veç e veç  Empty Re: Afrika veç e veç

Mesazh nga No.i.d Wed Aug 18, 2010 2:10 pm

Eritrea

Eritrea ndodhet në Afrikë me dalje në detin e Kuq dhe gjendet në mes të Xhibutit e Sudanit. Sipas ndarjes rajonale të OKB-së Eritrea plasohet në rajonin Afrikës veriore ndërsa disa organizata tjera e plasojë në rajonin e Afrikës lindore varësisht nga veprimtaria e tyre.
Sipërfaqja e përgjithshme e Eritresë është 121,320 km2 ( 4 herë e diçka ma e madhe se Shqipëria) dhe shtrihet rreth koordinatave gjeografike 15 00 V, 39 00 L. Eritrea ka një vijë bregdetare të përgjithshme 2,234km dhe vijë kufitare tokësore 1,626 km dhe e ndanë atë nga : Xhibuti 109 km, Etiopia 912 km, Sudani 605 km.
Klima e Eritresë është e nxehtë, përgjatë bregdetit të detit Kuq e djerrët, në pjesë malore në brendi e lagësht (rreth 61cm reshje shiu ), në pjesët tjera malore dhe rrafshnalta është klimë gjysmë shkretinore me reshje shiu të ashpra gjatë sezonit qershor-shtator e sidomos në pjesën shkretinore përgjatë bregdetit.
Relievi e Eritresë në përgjithësi dominohet nga vargmalet që zgjerohen nga pjesa veri-jugore e Etiopisë. Në pjesën lindore përshkohet nga fushat shkretinore deri në bregdet dhe pjesa veriperëndimor ka një teren shkëmborë të cilat kalojnë në rrafshnalta të parregullta në pjesën jug-perëndimore. Pika më e ultë e relievit është -75 m në afërsi të Kulul-it në luginën e quajtur "Denakil" dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 3,018 metrave në vendin e quajtur "Soira", në jug-lindje të kryeqytetit Asmara.
Si pasurit natyrore të Eritresë sipas CIA-Factboock llogariten të jenë : Ari (Au), Karbonate Kaliumi, Zinku (Zn), Bakri (Cu), Kripa, me gjasë duhet të ketë rezerva Nafte e Gazi natyrorë si dhe Peshkimi. Si tokë e punueshme llogaritet të jetë diku 4.95% e sipërfaqes së vendit.
No.i.d
No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 31

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Afrika veç e veç  Empty Re: Afrika veç e veç

Mesazh nga No.i.d Wed Aug 18, 2010 2:10 pm

Etiopia

Etiopia ndodhet në Afrikë, në perëndim të Somalisë. Sipas ndarjes rajonale të OKB-së Etiopia plasohet në rajonin e Afrikës veriore ndërsa disa organizata tjera e plasojë në rajonin e Afrikës lindore varësisht nga veprimtaria e tyre.
Sipërfaqja e përgjithshme e Etiopisë është 1,127,127 km2 ( 80 herë e diçka ma e madhe se Malcia), nga e cila 7,444km2 janë ujë dhe shtrihet rreth koordinatave gjeografike 8 00 V, 38 00 L. Etiopia ka një vijë kufitare 5,328 km dhe e ndanë atë nga : Xhibuti 349 km, Eritrea 912 km, Kenia 861 km, Somalia 1,600 km, Sudani 1,606 km
Klima e Etiopisë është klimë tropiku e ndikuar shumë nga topografia e relievit.
Relievi e Etiopisë përshkohet nga rrafshnalta me në qendër vargmalet që ndahen në rrafshin e madh të Rifit. Pika më e ultë e relievit është -125 m në luginën e quajtur "Denakil" dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 4,620 metrave në vendin e quajtur "Ras Dejen", në veri të kryeqytetit Adis Abejtë.
Si pasurit natyrore të Etiopisë sipas CIA-Factboock llogariten të jenë : rezerva të vogla Ari (Au), pastaj Platini (Pt), Bakri (Cu), Karbonate Kaliumi, Gazi natyrorë dhe Prurja e ujit . Si tokë e punueshme llogaritet të jetë diku 10.71% e sipërfaqes së vendit.
No.i.d
No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 31

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Afrika veç e veç  Empty Re: Afrika veç e veç

Mesazh nga No.i.d Wed Aug 18, 2010 2:10 pm

Gabonia

Gabonia ndodhet në Afrikën qendrore me dalje në Oqeanin Atlantik, në vijën e Ekuatorit, në mes të Republikës së Kongos dhe Guinesë.
Sipërfaqja e përgjithshme e Gabonisë është 267,667 km2 (4 herë e diçka ma e madhe se Kosova dhe Malcia) prej së cilës 10,000 km2 janë ujë. Gabonia shtrihet rreth koordinatave gjeografike 1 00 J, 11 45 L. Gabonia ka një vijë bregdetare 885 km të gjatë dhe vijë kufitare 2,551 km që e ndanë atë nga : Kameruni 298km, Republika e Kongos 1,903km dhe Guineja Ekuatoriale 350km
Klima në Gaboni është tropike gjithnjë mbanë vapë dhe lagështi.
Relievi i Gabonisë është i larmishëm. Përgjatë rripit të ngushtë bregdetarë ndodhen rrafshnaltat, në brendi të vendit shkëmbinj dhe në jug e lindje xhungla (savan). Pika më e ultë e relievit 0m është përgjatë oqeanit dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 1,575 metrave në malin Ibounxhi (ang.: Mont Iboundji).
Si pasurit natyrore të Gabonisë sipas CIA-Factboock llogariten të jenë : Vajguri, Mangani (Mn), Urani (U), Ari (Au), Pyjet (duri), Hekuri (Fe) dhe Prurja e ujit . Si tokë e punueshme llogaritet të jetë diku 1.26 % e sipërfaqes së vendit.
No.i.d
No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 31

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Afrika veç e veç  Empty Re: Afrika veç e veç

Mesazh nga No.i.d Wed Aug 18, 2010 2:10 pm

Gambia

Gambia ndodhet në Afrikën perëndimore me dalje në oqeanin Atlantik dhe në brendi të Senegalit
Sipërfaqja e përgjithshme e Gambisë është 11,300 km2 ( pakëz ma e madhe se Kosova) nga kjo 1,300 km2 janë ujë. Gambia shtrihet rreth koordinatave gjeografike 13 28 V, 16 34 P. Gambia ka një bregdet një 80km të gjatë dhe vijë kufitare 740km që e ndanë atë nga Senegali.
Klima e Gambisë është e njëjtë me vendet ekuatoriale e nxehtë me sezonin e reshjeve nga qershori deri në nëntor dhe sezonin e thatësisë nga nëntor-maj.
Relievi i Gambisë është terren me rrafshnalta që vërshohen lehtë nga lumi Gambia, përanash rrafshnaltave gjenden disa male. Pika më e ultë e relievit është 0m përgjatë oqeanit Atlantik dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 53 metrave.
Si pasurit natyrore të Gambisë sipas CIA-Factboock llogariten të jenë peshkimi. Si tokë e punueshme llogaritet të jetë diku 25% e sipërfaqes së vendit.
No.i.d
No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 31

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Afrika veç e veç  Empty Re: Afrika veç e veç

Mesazh nga No.i.d Wed Aug 18, 2010 2:10 pm

Gana


Gana ndodhet në Afrikën perëndimore me dalje në gjirin e Guinesë, në mes të Bregut Fildishtë dhe Togosë.
Sipërfaqja e përgjithshme e Ganës është 239,460 km2 (8 herë e diçka ma e madhe se Shqipëria) prej së cilës 8,520 km2 janë ujë. Gana shtrihet rreth koordinatave gjeografike 8 00 V, 2 00 P. Gana ka një vijë bregdetare 539 km të gjatë dhe vijë kufitare 2,094 km që e ndanë atë nga : Burkina Faso 549 km, Bregu i Fildishtë 668 km dhe Toga 877 km.
Klima në Gana është ekuatoriale e nxehtë, përgjatë bregdetit në pjesën juglindore e thatë, në jugperëndim shumë e nxehtë dhe në veri e thatë dhe e shumë e nxehtë.
Relievi i Ganës është kryesisht terren rrafshnaltë i ultë i cili shpërndahet në jug të pjesës qendrore. Pika më e ultë e relievit 0m është përgjatë oqeanit Atlantik dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 880 metrave në malin "Afadjato" (ang.:Mount Afadjato).
Si pasurit natyrore të Ganës sipas CIA-Factboock llogariten të jenë : Ari (Au), Pyjet (druri), Diamante industriale, Boksiti, Mangani (Mn), Peshkimi, Kauçuku dhe Prurja e ujit. Si tokë e punueshme llogaritet të jetë diku 3.1% e sipërfaqes së vendit.
No.i.d
No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 31

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Afrika veç e veç  Empty Re: Afrika veç e veç

Mesazh nga No.i.d Wed Aug 18, 2010 2:11 pm

Guineja

Guineja ndodhet në Afrikën perëndimore me dalje në oqeanin Atlantik, në mes të Guinesë Bizare e Siera Leonës.
Sipërfaqja e përgjithshme e Guinesë është 245,857 km2 (22 herë e diçka ma e madhe se Kosova) dhe shtrihet rreth koordinatave gjeografike 11 00 V, 10 00 P. Guineja ka një vijë bregdetare 320 km të gjatë dhe vijë kufitare 3,399 km që e ndanë atë nga : Bregu i Fildishtë 610 km, Guineja Bizare 386 km, Liberia 563 km, Mali 858 km, Senegali 330 km dhe Siera Leone 652 km
Klima në Guine në përgjithësi është e nxehtë dhe lagësht. Sezoni i reshjeve fillon në korrik dhe përfundon në nëntor ndërsa sezoni i thatësisë mbanë nga dhjetori deri në maj.
Relievi i Guinesë në përgjithësi është teren i rrafshët bregdetar që në bredi të vendit merr formën e malore. Pika më e ultë e relievit 0m është përgjatë oqeanit Atlantik dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 1,752 metrave në majën e malit "Nimba" (ang.:Mont Nimba), në jug, afër trekëndshit kufitar Bregu i Fildishtë-Liberi-Guine.
Si pasurit natyrore të Guinesë sipas CIA-Factboock llogariten të jenë : Boksiti, Hekuri (Fe), Diamante, Ari (Au), Urani (U), Prurja e ujit dhe Peshkimi. Si tokë e punueshme llogaritet të jetë diku 3.63% e sipërfaqes së vendit.
No.i.d
No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 31

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Afrika veç e veç  Empty Re: Afrika veç e veç

Mesazh nga No.i.d Wed Aug 18, 2010 2:11 pm

Guineja Bizare

Guineja Bizare ndodhet në Afrikën perëndimore me dalje në gjirin e Guinesë, në mes të Guinesë dhe Senegalit.
Sipërfaqja e përgjithshme e Guinesë Bizare është 36,120 km2 (pakë ma e madhe se Shqipëria) prej së cilës 8,120 km2 janë ujë. Guineja Bizare shtrihet rreth koordinatave gjeografike 12 00 V, 15 00 P. Guineja Bizare ka një vijë bregdetare 350 km të gjatë dhe vijë kufitare 724 km që e ndanë atë nga : Guineja 386 km dhe Senegali 338 km
Klima në Guinenë Bizare është ekuatoriale dhe në përgjithësi e nxehtë dhe e thatë. Sezoni i reshjeve fillon në qershor dhe përfundon në nëntor ndërsa sezoni i thatësisë zgjatë nga dhjetori në maj.
Relievi i Guinesë Bizare është kryesisht terren i rrafshet dhe i ulët dhe në lindje rrafshi i xhunglës (savana). Pika më e ultë e relievit 0m është përgjatë oqeanit Atlantik dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 300 metrave diku në pjesën verilindore.
Si pasurit natyrore të Guinesë Bizare sipas CIA-Factboock llogariten të jenë : Peshkimi, Pyjet (druri), Fosfate, Boksiti dhe rezerva të pa eksploruara Vajguri. Si tokë e punueshme llogaritet të jetë diku 10.67% e sipërfaqes së vendit.
No.i.d
No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 31

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Afrika veç e veç  Empty Re: Afrika veç e veç

Mesazh nga No.i.d Wed Aug 18, 2010 2:11 pm

Guineja Ekuatoriale

Guineja Ekuatoriale ndodhet në Afrikën qendrore me dalje në oqeanin Atlantik, në mes të Kamerunit e Gabonisë.
Sipërfaqja e përgjithshme e Guinesë Ekuatoriale është 28,051 km2 (pakëz ma e vogël se Shqipëria) dhe shtrihet rreth koordinatave gjeografike 2 00 V, 10 00 L. Guineja Ekuatoriale ka një vijë bregdetare 296 km të gjatë dhe vijë kufitare 539 km që e ndanë atë nga : Kameruni 189 km dhe Gaboni 350 km
Klima në Guinen Ekuatoriale është ekuatoriale dhe gjatë tërë vitit mbanë nxehtësi me lagështi.
Relievi i Guinesë Ekuatoriale është kryesisht terren bregdetar i rrafshët që në brendi formon shkëmbinj ndërsa në ishuj është terren i krijuar nga vullkanet. Pika më e ultë e relievit 0m është përgjatë oqeanit Atlantik dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 3,008 metrave në vendin e quajtur "Piko Bazile" (ang.: Pico Basile).
Si pasurit natyrore të Guinesë Ekuatoriale sipas CIA-Factboock llogariten të jenë : Nafta, Vajguri, Pyjet (druri), rezerva të vogla të pa eksploruara të arit (Au), Mangani (Mn), Urani (U), Titani (Ti) dhe Hekuri (Fe). Si tokë e punueshme llogaritet të jetë diku 4.63% e sipërfaqes së vendit.
No.i.d
No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 31

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Afrika veç e veç  Empty Re: Afrika veç e veç

Mesazh nga No.i.d Wed Aug 18, 2010 2:11 pm

Kameruni

Kameruni ndodhet në Afrikën perëndimore me dalje në oqeanin Atlantik në mes të Guinesë Ekuatoriale dhe Nigerit.
Sipërfaqja e përgjithshme e Kamerunit është 475,440 km2 ( 18 herë e diçka ma e madhe se Maqedonia), nga e cila 6,000km2 janë ujë. Kameruni shtrihet rreth koordinatave gjeografike 6 00 V, 12 00 L. Kameruni ka një bregdet të gjatë 402km në gjirin e Biafra-së dhe vijë kufitare 4,591km që e ndanë atë nga : Republika Qendrore Afrikane 797 km, Çadi 1,094 km, Republika e Kongos 523 km, Guineja Ekuatoriale 189 km, Gabonia 298 km, Nigeria 1,690 km
Klima e Kamerunit varet shumë nga relievi përgjatë bregdetit është tropike ndërsa në veri sundon një klimë e thatë shkretëtire.
Relievi e Kamerunit është me terrene të shumëllojshme, me rrafshnalta bregdetare në jugperëndim e të shpërndara në pjesën qendrore ndërsa pjesa perëndimore e relievit është teren malorë dhe me fusha në veri. Pika më e ultë e relievit është 0 m përgjatë bregdetit dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 4,095 metrave në vendin e quajtur "Fako" në malin Kamerun (ang.:Mount Cameroon), në përmendim të kryeqytetit, përgjatë vijës bregdetare.
Si pasurit natyrore të Kamerunit sipas CIA-Factboock llogariten të jenë : Vajguri, Boksiti, Hekuri (Fe), Pyjet (druri) dhe Prurja e ujit. Si tokë e punueshme llogaritet të jetë diku 12.81% e sipërfaqes së vendit.
No.i.d
No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 31

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Afrika veç e veç  Empty Re: Afrika veç e veç

Mesazh nga No.i.d Wed Aug 18, 2010 2:12 pm

Kenia

Kenia ndodhet në Afrikën lindore me dalje në oqeanin Indian, në mes të Somalisë dhe Tanzanisë.
Sipërfaqja e përgjithshme e Kenisë është 582,650 km2 (22 herë e diçka ma e madhe se Maqedonia) prej së cilës 13,400 km2 janë ujë. Kenia shtrihet rreth koordinatave gjeografike 1 00 ‘‘‘V’’’, 38 00 ‘‘‘L’’’. Kenia ka një vijë bregdetare 536 km të gjatë dhe vijë kufitare 3,477 km që e ndanë atë nga : Etiopia 861 km, Somalia 682 km, Sudani 232 km, Tanzania 769 km dhe Uganda 933 km.
Klima në Keni është e ndryshueshme nga tropikale në bregdet gjerë në shkretinore në brendi të vendit.
Relievi i Kenisë përbëhet nga tereni me lugina të cilat në pjesën qendrore përfundojnë me malet e larta e të mëdha të ndara nga fusha e madhe e Rift-it, ku fillojnë fushat pjellore. Pika më e ultë e relievit 0 m përgjatë bregdetit në oqeanin Indian dhe ajo më e larta lartësi mbidetare prej 5,199 metrave në malet e Kenisë (ang.:Mount Kenya), në pjesënqendre të vendit, në veri-lindje të kryeqytetit.
Si pasurit natyrore të Kenisë, sipas CIA-Factboock llogariten të jenë : Ari (Au), Guri gëlqerorë, pluhur Natriumi, Kripa, Kauçuk (goma), Flurosfate, , Gjuetia dhe Prurja e ujit . Si tokë e punueshme llogaritet të jetë diku 8.08 % e sipërfaqes së vendit.
No.i.d
No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 31

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Afrika veç e veç  Empty Re: Afrika veç e veç

Mesazh nga No.i.d Wed Aug 18, 2010 2:12 pm

Kepi i Gjelbërt

Kepi i Gjelbër ndodhet në Afrikën perëndimore , një grup ishujsh në Oqeanin Atlantik në perëndim të Senegalit. Ky vend është një pikë strategjike ushtarake, tregtare e lakmueshme për shtete e fuqishme me interes në Afrikë e atlantikë.
Sipërfaqja e përgjithshme e Kepit Gjelbër është 4,033 km2 (dy herë e ma shumë, ma e vogël se Kosova), dhe shtrihet rreth koordinatave gjeografike 16 00 V, 24 00 L. Kepi i Gjelbër ka një Vijë bregdetare prej 965 km ndërsa kufi tokësorë me ndonjë vend tjetër nuk ka.
Klima në ishujt e Kepit Gjelbër është e nxehtë, me verë të thatë. Reshjet e shiut janë të pakta kohë pas kohe por shumë të parregullta.
Relievi i ishujve të Kepit Gjelbër është me një teren me lartësia të pjerrëta, me shkëmbinj gëlqerorë dhe vullkanik. Pika më e ultë e relievit është përgjatë bregdetit të oqeanit Atlantik dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 2,829 metrave në vullkanin e ishullit Fogo.
Si pasurit natyrore të Kepit Gjelbër sipas CIA-Factboock llogariten të jenë: Kripa, Guri shkëmborë, Guri gëlqerorë, Karolina - një lloj toke e bardhë nga e cila përfitohet porcelani dhe Peshkimi. Si tokë e punueshme llogaritet të jetë diku 9.68% e sipërfaqes së vendit.
No.i.d
No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 31

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Afrika veç e veç  Empty Re: Afrika veç e veç

Mesazh nga No.i.d Wed Aug 18, 2010 2:12 pm

Komorosi

Komorosi ndodhet në kontinentin Afrikanë , një grup ishujsh në veri të Kanalit Mozambiku, diku dy të tretat e largësisë në mes të veriut të Madakaskës dhe veriut të Mozambikut. Sipas OKB-së këta ishuj hynë në rajonin e Afrikës lindore mirëpo disa organizate e institute e fusin në Afrikën jugore.
Sipërfaqja e përgjithshme e Ishujve Komoros është 2,170 km2 (Sa dy të dhetat e Kosovës) dhe shtrihen rreth koordinatave gjeografike 12 00 ‘‘‘J’’’, 44 15 ‘‘‘L’’’. Ishujt Komoros kanë një vijë bregdetare 340 km të gjatë.
Klima në ishujt Komoros është klimë tropiku detare me sezonin e reshjeve të shiut nga muaji nëntor gjerë në maj.
Relievi i ishujve Komoros është vullkanorë që larg nga brendia e thellë e ishujve zbutet pakë në male më të ulëta dhe rrafshnalta. Pika më e ultë e relievit 0 m është përgjatë bregdetit në oqeanit Indian dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 2,360 metrave në pikën Le Kartala (ang.: Le Kartala ).
Si pasurit natyrore të ishujve Komoros, sipas CIA-Factboock nuk ka, ndonjë burim nuk përmendet . Si tokë e punueshme llogaritet të jetë diku 35.87 % e sipërfaqes së vendit.
No.i.d
No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 31

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Afrika veç e veç  Empty Re: Afrika veç e veç

Mesazh nga No.i.d Wed Aug 18, 2010 2:13 pm

Lesotoja

Lesoto ndodhet në Afrikën jugore një enklavë në Afrikën e Jugut.
Sipërfaqja e përgjithshme e Lesotosë është 30,355 km2 (gati tri herë ma e madhe se Kosova ) dhe shtrihet rreth koordinatave gjeografike 29 30 J, 28 30 L. Lesoto është një "enklavë" gjeo-politike dhe vija kufitare me Afrikën e Jugut është 909 km i gjatë.
Klima në Lesoto është e larmishme, në dimër e freskët gjerë në të ftoftë dhe e thatë ndërsa në verë e bujshme me reshje shiu.
Relievi i Lesotosë është kryesisht terren me rrafshnalta e lugina por nuk mungojnë edhe malet e bjeshkët. Pika më e ultë e relievit 1,400m është në pikë-prerjen e lumenjve Portokalli dhe Makalengu (ang.:"Orange" dhe "Makhaleng") dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 3,482 metrave në Tabana Nëtlënjana (ang.: Thabana Ntlenyana ).
Si pasurit natyrore të Lesotos sipas CIA-Factboock llogariten të jenë : Uji (për vaditje), Agrikultura dhe livadhet, disa Diamante dhe minerale tjera. Si tokë e punueshme llogaritet të jetë diku 10.87 % e sipërfaqes së vendit.
No.i.d
No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 31

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Afrika veç e veç  Empty Re: Afrika veç e veç

Mesazh nga No.i.d Wed Aug 18, 2010 2:13 pm

Liberia

Liberia ndodhet në Afrikën perëndimore me dalje në pjesën veriore të oqeanit Atlantik, në mes të Bregut Fildishtë dhe Siera Leonës.
Sipërfaqja e përgjithshme e Liberisë është 111,370 km2 (4 herë e diçka ma e madhe se Maqedonia) prej së cilës 15,050 km2 janë ujë. Liberia shtrihet rreth koordinatave gjeografike 6 30 V, 9 30 P. Liberia ka një vijë bregdetare 579 km të gjatë dhe vijë kufitare 1,585 km që e ndanë atë nga : Guineja 563 km, Bregu i Fildishtë 716 km dhe Siera Leone 306 km
Klima në Liberi është ekuatoriale e nxehtë dhe e lagësht, e thatë në dimër me ditë të nxehta e net të freskëta deri të ftohta, ndërsa verës janë të dukshme reshjet e shpeshta të shiut.
Relievi i Liberisë në pjesën më të madhe është terren i rrafshët me ngritje valore dhe në verilindje ka rrafshnalta që në mënyrë valore formojnë disa male të ulëta. Pika më e ultë e relievit 0m është përgjatë oqeanit Atlantik dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 1,380 metrave në malin "Vuteve" (ang.:Mount Wuteve), në pjesen veriore të vendit.
Si pasurit natyrore të Liberisë sipas CIA-Factboock llogariten të jenë : Hekuri (Fe), Pyjet (druri), Diamante, Ari (Au) dhe Prurja e ujit. Si tokë e punueshme llogaritet të jetë diku 3.95% e sipërfaqes së vendit.
No.i.d
No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 31

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Afrika veç e veç  Empty Re: Afrika veç e veç

Mesazh nga No.i.d Wed Aug 18, 2010 2:13 pm

Libia

Libia ndodhet në Afrikën veriore me dalje në detin Mesdhe dhe gjendet në me të Egjiptit e Tunizisë
Sipërfaqja e përgjithshme e Libisë është 1,759,540 km2 ( 125 herë ma e madhe se Malcia ), dhe shtrihet rreth koordinatave gjeografike 25 00 V, 17 00 L. Libia ka një bregdet të gjatë 1,770km dhe vijë kufitare tokësore 4,348 km dhe e ndanë atë nga : Algjeria 982 km, Çadi 1,055 km, Egjipti 1,115 km, Nigeri 354 km, Sudani 383 km, Tunizia 459 km
Klima e Libisë është klimë mesdheu përgjatë bregdetit dhe shumë e nxehtë në pjesën shkretinore.
Relievi i Libisë është io djerrët përbëhet nga fushat e gjëra shkretinore të cilat ngritën dhe ulen në forma valore. Pika më e ultë e relievit është -47 m në vendin e quajtur Sabkhat Guzauil (ang.abkhat Ghuzayyil) dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 2,267 metrave në endin e quajtur "Biku Biti" (ang.:Bikku Bitti), në jug, në kufi me Çadin.
Si pasurit natyrore të Libisë sipas CIA-Factboock llogariten të jenë : Vajguri, Gazi natyrorë dhe Gipsi. Si tokë e punueshme llogaritet të jetë diku 1.03% e sipërfaqes së vendit.
No.i.d
No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 31

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Afrika veç e veç  Empty Re: Afrika veç e veç

Mesazh nga No.i.d Wed Aug 18, 2010 2:13 pm

Madagaska

Madagaska ndodhet në Afrikën lindore, një ishull në oqeanin Indian, në lindje të Mozambikut.
Sipërfaqja e përgjithshme e Madagaskës është 587,040 km2 (20 herë e diçka ma e madhe se Shqipëria) prej së cilës 5,500 km2 janë ujë. Madagaska shtrihet rreth koordinatave gjeografike 20 00 J, 47 00 L. Madagaska ka një vijë bregdetare 4,828 km të gjatë dhe shtrihet si vendi i vetëm në tërë ishullin.
Klima në Madagaskë përgjatë bregdetit është tropikale ndërsa në brendi normalizohet e në jug është e thatë.
Relievi i Madagaskës në pjesën qendrore është malorë zbresin në rrafshnalta deri në bregdet. Pika më e ultë e relievit 0 m është përgjatë bregdetit në oqeanin Indian dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 2,876 metrave në Maromokotro, ë pjesn më verioe të vendit.
Si pasurit natyrore të Madagaskës, sipas CIA-Factboock llogariten të jenë : Grafiti, Rërë Kromi (Cr) , Qymyri, Boksiti, Kripa, Kuarci, Rërë "tar",, Gaca të zjarrta, Peshkimi dhe Prurja e ujit . Si tokë e punueshme llogaritet të jetë diku 5.07 % e sipërfaqes së vendit.
No.i.d
No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 31

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Afrika veç e veç  Empty Re: Afrika veç e veç

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 1 e 3 1, 2, 3  Next

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi