Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Join the forum, it's quick and easy

Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.
Deqani-ks
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Afrika veç e veç

Faqja 2 e 3 Previous  1, 2, 3  Next

Shko poshtë

Afrika veç e veç  - Faqe 2 Empty Re: Afrika veç e veç

Mesazh nga No.i.d Wed Aug 18, 2010 2:13 pm

Malevia

Malevia ndodhet në kontinentin Afrikanë, në lindje të Zambias. Sipas OKB-së ky vend hynë në rajonin e Afrikës lindore mirëpo disa organizate e institute e fusin në Afrikën jugore.
Sipërfaqja e përgjithshme e Malevisë është 118,480 km2 (8 herë e diçka ma e madhe se Malcia) prej së cilës 24,400 km2 janë ujë. Malevia shtrihet rreth koordinatave gjeografike 13 30 J, 34 00 . Malevia nuk një vijë bregdetare por ka dalje në liqenin Njaza ndërsa vija kufitare është 2,881 km e gjatë dhe e ndanë atë nga : Mozambiku 1,569 km, Tanzania 475 km dhe Zambia 837 km
Klima në Malevi është sub-tropikale. Sezoni i reshjeve fillon në nëntor dhe zgjatë gjerë në maj ku edhe fillon thatësia gjerë në fillimin e reshjeve në maj.
Relievi i Malevisë përbëhet nga rrafshnalta të ngushta e të përzgjatura që krijon bregore dhe male të rrumbullakëta dhe disa bjeshkë. Pika më e ultë e relievit 37 m është në pikë-prerjen e lumit Shire dhe kufirit me Mozambikun (ang.: Shire) dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 3,002 metrave gjendet në bjeshkët Mlanje në majën Sapitva (ang.: Sapitwa (Mount Mlanje)), në pjesën jug-lindore të vendit, afër kufrit me Mozambikun.
Si pasurit natyrore të Malevisë, sipas CIA-Factboock llogariten të jenë : Guri gëlqerorë, Toka e punueshme, Prurja e ujit, rezerva të pa eksplouatuara Urani (U), Qymyri dhe Boksiti. Si tokë e punueshme llogaritet të jetë diku 23.38 % e sipërfaqes së vendit.
No.i.d
No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 31

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Afrika veç e veç  - Faqe 2 Empty Re: Afrika veç e veç

Mesazh nga No.i.d Wed Aug 18, 2010 2:14 pm

Malia

Malia ndodhet në Afrikën perëndimore, në jugperëndim të Algjerisë.
Sipërfaqja e përgjithshme e Malisë është 1,240,000 km2 (Sa 15-të herë sipërfaqja e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë edhe Malcisë bashkë) prej së cilës 20,000 km2 janë ujë. Mali shtrihet rreth koordinatave gjeografike 17 00 V, 4 00 P. Malia nuk ka bregdet, vija kufitare është 2,094 km e gjatë dhe e ndanë atë nga : Algjeria 1,376 km, Burkina Faso 1,000 km, Guineja 858 km, Bregu i Fildishtë 532 km, Mauritania 2,237 km, Nigeri 821 km dhe Senegali 419 km
Klima në Malijë është gjysmë ekuatoriale deri shkretinore. Nga muaji shkurt deri në qershor mbanë mot i nxehtë dhe i thatë nga këtu fillojnë reshjet deri në nëntor ku fillon të mbajë mot i freskët dhe i thatë deri në shkurt.
Relievi i Malis është kryesisht terren i rrafshët me rrafshnalta përplot me zallë, xhungla gjendet në pjesën jugore ndërsa tereni shkëmborë mbulojnë pjesë verilindore. Pika më e ultë e relievit 23 m është përgjatë lumit Senegal dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 1,155 metrave në vendin e quajtur "Hombori Tondo" .
Si pasurit natyrore të Malit sipas CIA-Factboock llogariten të jenë : Ari (Au), Fosfate, Kaoliniti (mineral i bardhë), Kripa, Guri gëlqerorë, Urani (U) dhe Prurja e ujit. këtu duhet pasur parasysh që rezerva Boksiti, Hekuri (Fe), Mangani (Mn), Kallai (Sn), dhe Bakri (Cu) janë të njohura por nuk janë të eksploatuara. Si tokë e punueshme llogaritet të jetë diku 3.82% e sipërfaqes së vendit.
No.i.d
No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 31

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Afrika veç e veç  - Faqe 2 Empty Re: Afrika veç e veç

Mesazh nga No.i.d Wed Aug 18, 2010 2:14 pm

Maroku

Maroku ndodhet në Afrikën veriore me dalje në oqeanin Atlantik e detin Mesdhe dhe gjendet në mes të Algjerisë e Saharës Perëndimore
Sipërfaqja e përgjithshme e Marokut është 446,550 km2 ( 15 herë ma e madhe se Shqipëria }nga kjo sipërfaqe 250km2 janë ujë. Maroku shtrihet rreth koordinatave gjeografike 32 00 V, 5 00 P. Maroku ka një bregdet të gjatë 1,835km dhe vijë kufitare tokësore 2,017.9 km dhe e ndanë atë nga : Algjeria 1,559 km, Sahara Oksidentale 443 km, Spanja (Ceuta) 6.3 km, Spanja (Melilla) 9.6 km
Klima e Marokut është klimë Mesdheu përgjatë bregdetit dhe kalon në shkretinore në brendinë e thellë të vendit.
Relievi i Marokut përbëhet nga terreni malorë që kufizojnë rrafshnaltat e shumta në bregdet dhe brendi. Pika më e ultë e relievit është -55 m në vendin e quajtur Sebkha Tah (ang.ebkha Tahl) dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 4,165 metrave në majën "Jbel Toubkal" (ang.:Jbel Toubkal), në pjesën qendrore të vendit.
Si pasurit natyrore të Marokut sipas CIA-Factboock llogariten të jenë : Fosfate, Hekuri (Fe), Mangani (Mn), Plumbi (Pb), Zinku (Zn), Peshkimi dhe Kripa. Si tokë e punueshme llogaritet të jetë diku 19.61% e sipërfaqes së vendit.
No.i.d
No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 31

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Afrika veç e veç  - Faqe 2 Empty Re: Afrika veç e veç

Mesazh nga No.i.d Wed Aug 18, 2010 2:14 pm

Mauritania

Mauritania ndodhet në Afrikën perëndimore me dalje në oqeanin Atlantik, në mes të Senegalit dhe Saharës Perëndimore.
Sipërfaqja e përgjithshme e Mauritanisë është 1,030,700 km2 (73 herë e diçka ma e madhe se Malcia) prej së cilës 300 km2 janë ujë. Mauritania shtrihet rreth koordinatave gjeografike 20 00 V, 12 00 P. Mauritania ka një vijë bregdetare 754 km të gjatë dhe vijë kufitare 5,074 km që e ndanë atë nga : Algjeria 463 km, Mali 2,237 km, Senegali 813 km dhe Sahara Perëndimore
Klima në Mauritani është klimë shkretëtire dhe gjithnjë e nxehtë, e thatë me temperatura konstante.
Relievi i Mauritanisë është kryesisht jo pjellorë, terren i ultë i Saharës me disa shkëmbinjë në pjesën qendrore. Pika më e ultë e relievit -5m është në luginën "Sebkhet Tenxhamça" (ang.ebkhet Te-n-Dghamcha) dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 915 metrave në majën "Kediet Ijill" (ang.:Kediet Ijill), afër pjesës qendrore.
Si pasurit natyrore të Mauritanisë sipas CIA-Factboock llogariten të jenë : Hekuri (Fe), Gipsi, Bakri (Cu), Fosfate, Diamante, Ari (Au), Nafta dhe Peshkimi. Si tokë e punueshme llogaritet të jetë diku 0.48% e sipërfaqes së vendit.
No.i.d
No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 31

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Afrika veç e veç  - Faqe 2 Empty Re: Afrika veç e veç

Mesazh nga No.i.d Wed Aug 18, 2010 2:14 pm

Ishulli Mauritius

Ishulli Mauritius ndodhet në kontinentin Afrikanë , në lindje të Madagaskës. Sipas OKB-së ky ishull hynë në rajonin e Afrikës lindore mirëpo disa organizate e institute e fusin në Afrikën jugore.
Sipërfaqja e përgjithshme e ishullit Mauritius është 2,040 km2 duke llogaritur Ishujt Agalega, Kargados Karajos Shoals-in (ang.: Cargados Carajos Shoals (Saint Brandon) ) dhe Rodrigrezin (ang.:Rodrigues), prej së cilës sipërfaqe 10 km2 janë ujë. Ishuli Mauritius shtrihet rreth koordinatave gjeografike 20 17 J, 57 33 L. Ishulli Mauritius ka një vijë bregdetare 177 km dhe nuk ka ndonjë fqinjë për të ndarë kufirin tokësor.
Klima në Mauritius është tropikale e ndikuar nga fryma kalimtare juglindore. Sezoni i thatësi në dimër fillon në muajin maj dhe përfundon në nëntor nga ku fillojnë reshjet që zgjasin gjatë sezonit verorë deri në maj.
Relievi i Mauritius-it rripi i ngushtë bregdetarë vazhdon në male të parregullta që e rrethojnë rrafshnaltën në pjesën qendrore. Pika më e ultë e relievit 0 m është përgjatë bregdetit në oqeanin Indian dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 828 metrave në majën Piton (ang.: Mont Piton).
Si pasurit natyrore të Mauritius-it sipas CIA-Factboock llogariten të jenë : Toka e punueshme dhe Peshkimi. Si tokë e punueshme llogaritet të jetë diku 49.26 % e sipërfaqes së vendit.
No.i.d
No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 31

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Afrika veç e veç  - Faqe 2 Empty Re: Afrika veç e veç

Mesazh nga No.i.d Wed Aug 18, 2010 2:14 pm

Mozambiku

Mozambiku ndodhet në Afrikën lindore me dalje në kanalin e Mozambikut (oqeanin Indian), në mes të Afrikës së Jugut dhe Tanzanisë.
Sipërfaqja e përgjithshme e Mozambikut është 801,590 km2 (31 herë e diçka ma e madhe se Maqedonia) prej së cilës 17,500 km2 janë ujë. Mozambiku shtrihet rreth koordinatave gjeografike 18 15 J, 35 00 L. Mozambiku ka një vijë bregdetare 2,470 km të gjatë dhe vijë kufitare 4,571 km që e ndanë atë nga : Malavia 1,569 km, Afrika e Jugut 491 km, Suazilandia 105 km, Tanzania 756 km, Zambia 419 km dhe Zimbabvea 1,231 km
Klima në Mozambik është tropikale gjerë më sub-tropikale.
Relievi i Mozambikut në pjesën bregdetare është terren i ulët dhe i rrafshët, në pjesën qendrore paksa më i ngritur, në pjesën verilindore gjenden rrafshnaltat dhe në perëndim është kryesisht terren malorë.Pika më e ultë e relievit 0 m është përgjatë bregdetit në oqeanin Indian dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 2,436 metrave në majën Binga (ang.: Monte Binga), në veriun e largët të vendit, afër kufirit me Tanzaninë.
Si pasurit natyrore të Mozambikut sipas CIA-Factboock llogariten të jenë : Qymyri, Titani (Ti), Gazi natyrorë, Prurja e ujit,Tantali dhe Grafiti. Si tokë e punueshme llogaritet të jetë diku 5.1 % e sipërfaqes së vendit.
No.i.d
No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 31

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Afrika veç e veç  - Faqe 2 Empty Re: Afrika veç e veç

Mesazh nga No.i.d Wed Aug 18, 2010 2:15 pm

Namibia


Namibia ndodhet në Afrikën jugore me dalje në Oqeanin Atlantik (pjesën jugore), në mes të Angolës dhe Afrikës së Jugut.
Sipërfaqja e përgjithshme e Namibisë është 825,418 km2 (28 herë e diçka ma e madhe se Shqipëria) dhe shtrihet rreth koordinatave gjeografike 22 00 J, 15 00 L. Namibia ka një vijë bregdetare 1,572 km të gjatë dhe vijë kufitare 3,936 km që e ndanë atë nga : Angola 1,376 km, Botsuana 1,360 km, Afrika e Jugut 967 km dhe Zambia 233 km.
Klima në Namibi është e lloj llojshme nga ajo shkretirore e nxehtë deri në pjesët ku mbanë lagshti.
Relievi i Namibisë përbëhet kryesisht nga rrafshnaltat, përgjatë bregdetit gjendt shkretëtira e Namib dhe në lindje shkretëtia Kalahari. Pika më e ultë e relievit 0 m është përgjatë bregdetit në oqeanini Atlantik dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 2,606 metrave në Konigstein (ang.: Konigstein ).
Si pasurit natyrore të Namibisë sipas CIA-Factboock llogariten të jenë : Diamante, Bakri (Cu), Urani (U), Ari (Au), Plumbi (Pb), Kallai (Sn), Litiumi (Li), cadmium, zinc, Kripa, vanadiumi (V), Gazi natyrorë, Prurja e ujit dhe Peshkimi, ku duhet pasur parasyshë që llogarite të ketë edhe rezeva Vajguri, Qymyri, dhe Hekuri (Fe). Si tokë e punueshme llogaritet të jetë diku 0.99 % e sipërfaqes së vendit.
No.i.d
No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 31

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Afrika veç e veç  - Faqe 2 Empty Re: Afrika veç e veç

Mesazh nga No.i.d Wed Aug 18, 2010 2:15 pm

Nigeri


Nigeri ndodhet në Afrikën perëndimore, në verilindje të Algjerisë.
Sipërfaqja e përgjithshme e Nigerit është 1,267,000 km2 (49 herë e diçka ma e madhe se Maqedonia) prej së cilës 300 km2 janë ujë. Nigeri shtrihet rreth koordinatave gjeografike 16 00 V, 8 00 L. Nigeri nuk ka bregdetë, vijë kufitare 5,697 km dhe e ndanë atë nga : Algjeria 956 km, Benini 266 km, Burkina Faso 628 km, Çadi 1,175 km, Libia 354 km, Mali 821 km dhe Nigeria 1,497 km
Klima në Nigerë është klimë shkretëtire. Më së shpeshti mbanë mot i nxehtë dhe i thatë ndërsa në pjesën e largët jugore të vendit mbanë një mot i klimës ekuatoriale pakë më i freskët se në tërë vendin.
Relievi i Nigerit është kryesisht terren me rrafshnalta zalli e shkretëtire. Në pjesën jugore ka disa fusha dhe male të ulëta ndërsa në veri shkëmbinj. Pika më e ultë e relievit 200m është përgjatë lumit Niger dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 2,022 metrave në malin "Bagzane" (ang.:Mont Bagzane), në qendër të vendit.
Si pasurit natyrore të Nigerit sipas CIA-Factboock llogariten të jenë : Urani (U), Qymyrguri, Hekuri (Fe), Kallai (Sn), Fosfate, Ari (Au) dhe Vajguri. Si tokë e punueshme llogaritet të jetë diku 3.54% e sipërfaqes së vendit.
No.i.d
No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 31

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Afrika veç e veç  - Faqe 2 Empty Re: Afrika veç e veç

Mesazh nga No.i.d Wed Aug 18, 2010 2:15 pm

Nigeria

Nigeria ndodhet në Afrikën perëndimore me dalje në gjirin e Guinesë (Oqeani Atlantik), në mes të Beninit dhe Kamerunit.
Sipërfaqja e përgjithshme e Nigerisë është 923,768 km2 (65 herë e diçka ma e madhe se Malcia) prej së cilës 13,000 km2 janë ujë. Nigeria shtrihet rreth koordinatave gjeografike 10 00 V, 8 00 P. Nigeria ka një vijë bregdetare 853 km të gjatë dhe vijë kufitare 4,047 km që e ndanë atë nga : Benini 773 km, Kameruni 1,690 km, Çadi 87 km dhe Nigeri 1,497 km
Klima në Nigeri është e ndryshueshme. Në pjesën jugore ekuatoriale në atë qendrore topike dhe klimë shkretëtire në veri.
Relievi i Nigerisë është terren i rrafshët që vije duke u shenduar në malorë në pjesën qendrore ndërsa në jug shkëmbor e në veri ka disa rrafshnalta. Pika më e ultë e relievit 0m është përgjatë oqeanit Atlantik dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 2,419 metrave në malin "Çapal Vadi" (ang.:Chappal Waddi), në jug-lindje të kryeqytetit, në kufi me Kamerunin.
Si pasurit natyrore të Nigerisë sipas CIA-Factboock llogariten të jenë : Gazi natyrorë, Vajguri, Kallai (Sn), Kolumbite, Hekuri (Fe), Qymyrguri, Guri gëlqerorë, Plumbi (Pb), Zinku (Zn) dhe Toka e punueshme. Si tokë e punueshme llogaritet të jetë diku 31.29% e sipërfaqes së vendit.
No.i.d
No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 31

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Afrika veç e veç  - Faqe 2 Empty Re: Afrika veç e veç

Mesazh nga No.i.d Wed Aug 18, 2010 2:15 pm

Republika e Kongos

Republika e Kongos ndodhet në kontinentin Afrikanë me dalje të ngushtë në Oqeanin Atlantik në mes të Angolës dhe Gabonisë. Sipas OKB-së ky vend hynë në rajonin e Afrikës qendrore mirëpo disa organizate e institute e fusin në Afrikën perëndimore.
Sipërfaqja e përgjithshme e Republikës së Kongos është 342,000 km2 (4 herë e diçka ma e madhe se Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Malcia bashkë ) prej së cilës 500 km2 janë ujë. Republika e Kongos shtrihet rreth koordinatave gjeografike 1 00 J, 15 00 L. Republika e Kongos ka një vijë bregdetare 169 km të gjatë dhe vijë kufitare 5,504 km që e ndanë atë nga : Angola 201 km, Kameruni 523 km, Republika e Afrikës Qendrore 467 km, Republika Demokratike e Kongos 2,410 km dhe Gabonia 1,903km
Klima në Republikën e Kongos është tropikale. Sezoni i reshjeve gjatë marsit dei në korrik dhe sezoni i thatësisë me temperatura konstante të larta nga qershori deri në tetor.
Relievi i Republikës së Kongos përbëhet kryesisht nga tereni i ulët në pjesën qendrore ëshë terren i ngritur në rrafshnalta. Pika më e ultë e relievit 0 m është përgjatë bregdetit në oqeanini Atlantik dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 903 metrave në malin Berongu (ang.:Mount Berongou ).
Si pasurit natyrore të Republikës së Kongos, sipas CIA-Factboock llogariten të jenë : Vajguri, Pyjet (duri), Karbonate Kaliumi, Plumbi (Pb), Zinku (Zn), Urani (U), Bakri (Cu), Fosfate, Gazi natyrorë dhe Prurja e ujit. Si tokë e punueshme llogaritet të jetë diku 0.51 % e sipërfaqes së vendit.
No.i.d
No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 31

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Afrika veç e veç  - Faqe 2 Empty Re: Afrika veç e veç

Mesazh nga No.i.d Wed Aug 18, 2010 2:15 pm

Republika Demokratike e Kongos

Republika Demokratike e Kongos ndodhet në Afrikën qendrore me dalje në Oqeanin Atlantik, në verilindje të Angolës.
Sipërfaqja e përgjithshme e Republikës Demokratike të Kongos është 2,345,410 km2 (215 herë e diçka ma e madhe se Kosova) prej së cilës 77,810 km2 janë ujë. Republika Demokratike e Kongos shtrihet rreth koordinatave gjeografike 0 00 V, 25 00 L. Republika Demokratike e Kongos ka një vijë bregdetare 37 km të gjatë dhe vijë kufitare 10,730 km që e ndanë atë nga : Angola 2,511 km (nga e cila 225 km janë të kufirit të provincës së diskutueshme Cabinda), Burundi 233 km, Republika Qendrore Afrikane 1,577 km, Republika e Kongos 2,410 km, Ruanda 217 km, Sudani 628 km, Tanzania 459 km, Uganda 765 km dhe Zambia 1,930 km
Klima në Republikën Demokratike të Kongos është e shumë llojshme. Përgjatë lumenëve afër vijës së ekuatorit është tropikale e nxehtë dhe e butë për nga rreshjet. Në malet jugore mbanë motë i ftohtë dhe në malet lindore i ftohtë dhe i lagështë. Në veri të ekuatorit sezoni i rreshjeve fillon nga maji prill dhe vazhdonë deri në tetor ndërsa sezoni i thatësisë nga dhjetori deri në shkurt. Në pjesën jugore të ekuatorit sezoni i rreshjeve fillon shumë më vonë diku në nëntorë dhe zgjatë deri në shkurt ndërsa ai i thatësisë mbanë nga prilli deri në tetorë.
Relievi i Republikës Demokratike të Kongos përbëhet nga një rrafshënaltë e gjërë e hapur dhe tereni malorë në lindje. Pika më e ultë e relievit 0 m është përgjatë bregdetit në oqeanini Atlantik dhe ajo më e larta nëlartësi mbidetare prej 5,110 metrave në vendin e quajtur Pik Margarite në malet Ngaliem (ang.: Pic Marguerite on Mont Ngaliema (Mount Stanley)), në lindje të kryeqytetit, në kufi me Ugandën.
Si pasurit natyrore të Republikës Demokratike të Kongos, sipas CIA-Factboock llogariten të jenë : Kobalti, Bakri (Cu), Kadmiumi, Vajguri, Diamante industriale dhe dekorimi, Ari (Au), Argjendi (Ar), Zinku (Zn), Mangani (Mn), Kallai (Sn), Germaniumi, Urani (U), Radiumi, Boksiti, Hekuri (Fe), Qymyri, Prurja e ujit dhe Pyjet (duri). Si tokë e punueshme llogaritet të jetë diku 2.96 % e sipërfaqes së vendit.
No.i.d
No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 31

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Afrika veç e veç  - Faqe 2 Empty Re: Afrika veç e veç

Mesazh nga No.i.d Wed Aug 18, 2010 2:16 pm

Republika e Afrikës Qendrore

Republika e Afrikës Qendrore ndodhet në Afrikën perëndimore në veri të Republikës Demokratike të Kongos.
Sipërfaqja e përgjithshme e Republikës së Afrikës Qendrore është 622,984 km2 ( 21 herë e diçka ma e madhe se Shqipëria) dhe shtrihet rreth koordinatave gjeografike 7 00 V, 21 00 L. Republika e Afrikës Qendrore ka një vijë kufitare 4,591km të gjatë që e ndanë atë nga : Kameruni 797 km, Çadi 1,197 km, Republika Demokratike e Kongos 1,577 km, Republika e Kongos 467 km dhe Sudani 1,165 km
Relievi i Republikës së Afrikës Qendrore është me terrene të gjëra, të rrafshëta e malore. Në verilindje dhe jugperëndim është relievë shkëmborë . Pika më e ultë e relievit është 335 m përgjatë lumit Oubangui (ang.:Oubangui) dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 1,420 metrave në majën e malin Ngaoui (ang.: Mont Ngaoui), në veri-lindje, në kufi me Kamerunin. Vendi ndodhe (pjesa më e madhe e tij) në një lartësi mbidetare deri në 1.420 m mbi nivelin e deti. Në veri mbizotëronë më tepër një klimë e ngjashme me klimën e shkretirës ndërsa në jug klima ekuatoriale me reshje të shiut nga muaji mars deri në tetor. Flora und Fauna Vargmalet e dendura tropike në jug të vendit është vendstrehimi më i largët i gorillave dhe elefantëve. Megjithatë pjesa më e madhe e vendit karakterizohet me luginat të bleruara dhe me pyje jo të dendura. Kafshët vendase më të shpeshta që popullzojnë pjesën më të madhe të vendit janë: elefantët, majmunët, antilopat, buallicat, zogj që rrallë hasen në natyrë, sikurse kali i Nilit që popullzojnë ujërat e vendit.
Klima e Republikës së Afrikës Qendrore është e njëjtë me vendet tropike me dimër të tatë e verë të nxehtë e me rresje shiu.
Si pasurit natyrore të Republikës së Afrikës Qendrore sipas CIA-Factboock llogariten të jenë : Diamante, Urani (U), Ari (Au), Nafta dhe Prurja e ujit. Si tokë e punueshme llogaritet të jetë diku 3.1% e sipërfaqes së vendit.
No.i.d
No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 31

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Afrika veç e veç  - Faqe 2 Empty Re: Afrika veç e veç

Mesazh nga No.i.d Wed Aug 18, 2010 2:16 pm

Ruanda

Ruanda ndodhet në kontinentin Afrikanë, në lindje të Republikës Demokratike të Kongos. Sipas OKB-së ky vend hynë në rajonin e Afrikës lindore mirëpo disa organizate e institute e fusin në Afrikën qendrore.
Sipërfaqja e përgjithshme e Ruandës është 26,338 km2 (pak ma e vogël se Shqipëria) prej së cilës 1,390 km2 janë ujë. Ruanda shtrihet rreth koordinatave gjeografike 2 00 J, 30 00 L. Ruanda nuk ka bregdetë ndërsa vija kufitare e saj është 893 km e gjatë dhe e ndanë atë nga : Burundi 290 km, Republika Demokratike e Kongos 217 km, Tanzania 217 km dhe Uganda 169 km
Klima në Ruandë është e shumëllojshme. Në këtë vend ka dy sezone të reshjeve të shiut nga muaji shkurt deri në prill dhe nga nëntori deri në janar, në pjesët malore është e butë dhe me gjasa reshje dëbore.
Relievi i Ruandës përgjithësishtë është moçalorë, me rrafshnalta dhe male. Relievi anonë me malet nga perëndimi në lindje. Pika më e ultë e relievit 950 m është përgjatë lumit Rusizi dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 4,519 metrave tek gryka e vullkanin Karisimb (ang.: Volcan Karisimbi ), në kufi me RD të Kongos.
Si pasurit natyrore të Ruandës sipas CIA-Factboock llogariten të jenë : Ari (Au), një lloj Kallaji, Tungsteni, Metani, Prurja e ujit dhe Toka e punueshme. Si tokë e punueshme llogaritet të jetë diku 40.54 % e sipërfaqes së vendit.
No.i.d
No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 31

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Afrika veç e veç  - Faqe 2 Empty Re: Afrika veç e veç

Mesazh nga No.i.d Wed Aug 18, 2010 2:16 pm

Ishujt e Shën Tomes dhe Principeve


Ishujt Sao Tome dhe Principe ndodhet në kontinentin Afrikanë, në gjirin e Guinesë, në perëndim të Gambisë. Sipas OKB-së këta ishuj hynë në rajonin e Afrikës qendrore mirëpo disa organizate e institute e fusin në Afrikën perëndimore.
Sipërfaqja e përgjithshme e ishujve Shën Toma dhe Principe është 1,001 km2 (10 herë e diçka ma e vogël se Kosova)shtrihen rreth koordinatave gjeografike 1 00 V, 7 00 L. Ishujt Shën Toma dhe Principe kanë një vijë bregdetare 209 km dhe nuk ndajnë ndonjë pjesë të tyer me fqinjët.
Klima në Ishujt Shën Toma dhe Principe është tropikale e nxehtë me vapë dhe një sezon reshjesh shiu që fillonë në tetor dhe zgjatë deri në maj.
Relievi i Ishujve Shën Toma dhe Principe është vullkanik dhe malorë. Pika më e ultë e relievit 0 m është përgjatë bregdetit në oqeanini Atlantik dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 2,024 metrave në vendin e quajtur Pika e Shën Tomës (ang.: Pico de Sao Tome ).
Si pasurit natyrore të Ishujve Shën Toma dhe Principe sipas CIA-Factboock llogariten të jenë : Peshkimi]] dhe Prurja e ujit. Si tokë e punueshme llogaritet të jetë diku 6.25 % e sipërfaqes së vendit.
No.i.d
No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 31

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Afrika veç e veç  - Faqe 2 Empty Re: Afrika veç e veç

Mesazh nga No.i.d Wed Aug 18, 2010 2:16 pm

Grupi i ishujve Sejelles


Grupi i ishujve Sejelles (ang.eychelles) ndodhet në Afrikën lindore, në oqeanin Indian, në verilindje të Madagaskës.
Sipërfaqja e përgjithshme e ishujve Seychelles-it është 455 km2 (23 herë e diçka ma e vogël se Kosova)dhe shtrihet rreth koordinatave gjeografike 4 35 J, 55 40 L. Ishujt Seychelles kanë një vijë bregdetare 491 km të gjatë dhe nuk kanë kufi që e ndanë me ndonjë vend tjetër
Klima në ishujt Seychelles është tropikale bregdetare e butë me dy sezone. Sezonin e ftoftë që fillon në fund të muajit maj dhe vazhdon deri në shtatorë dhe sezonin e nxehtë përgjatë kohës së "monsunit" veri-perëndimor nga marsi deri në maj.
Relievi i ishujve Seychelles-it teren shkëmborë prej graniti edhe një rrip i gushtë bregdetar pas së cilit ndodhen shkëmbinj e bjeshkë të pasura me qymyrgur. Pika më e ultë e relievit 0 m është përgjatë bregdetit në oqeanini Indian dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 905 metrave në vendin e quajtur Morne Sejselois (ang.: Morne Seychellois ).
Si pasurit natyrore të ishujve Seychelles -it sipas CIA-Factboock llogariten të jenë : Peshkimi, Kopra dhe një lloj druri i posaçëm . Si tokë e punueshme llogaritet të jetë diku 2.22 % e sipërfaqes së vendit.
No.i.d
No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 31

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Afrika veç e veç  - Faqe 2 Empty Re: Afrika veç e veç

Mesazh nga No.i.d Wed Aug 18, 2010 2:17 pm

Senegali

Senegali ndodhet në Afrikën perëndimore me dalje në pjesën veriore të oqeanit Atlantik, në mes të Guinesë Bizare e Mauritanisë.
Sipërfaqja e përgjithshme e Senegalit është 196,190 km2 (18 herë e diçka ma e madhe se Kosova) prej së cilës 4,190 km2 janë ujë. Senegali shtrihet rreth koordinatave gjeografike 14 00 V, 14 00 P. Senegali ka një vijë bregdetare 531 km të gjatë dhe vijë kufitare 2,640 km që e ndanë atë nga : Gambia 740 km, Guineja 330 km, Guineja Bizare 338 km, Mali 419 km dhe Mauritania 813 km
Klima në Senegal është tropikale e nxehtë dhe e lagësht. Sezoni i reshjeve me një frymë të ashpër nga juglindja fillon në muajin maj dhe përfundon diku në nëntor ndërsa sezoni i thatësisë i dominuar nga nxehtësia dhe fryma e rreptë fillon në dhjetor dhe përfundon në prill.
Relievi i Senegalit është kryesisht terren i ultë. Në pjesën juglindore me rrafshnalta e bregore. Pika më e ultë e relievit 0m është përgjatë oqeanit Atlantik dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 581 metrave në bregun "Nepen Dijaka" (ang.:Nepen Diakha).
Si pasurit natyrore të Senegalit sipas CIA-Factboock llogariten të jenë : Peshkimi, Fosfate dhe Hekuri (Fe). Si tokë e punueshme llogaritet të jetë diku 12.78% e sipërfaqes së vendit.
No.i.d
No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 31

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Afrika veç e veç  - Faqe 2 Empty Re: Afrika veç e veç

Mesazh nga No.i.d Wed Aug 18, 2010 2:17 pm

Siera Leone

Siera Leone ndodhet në Afrikën perëndimore me dalje në pesën veriore të oqeanit Atlantik, në mes të Guinesë dhe Liberisë.
Sipërfaqja e përgjithshme e Siera Leones është 71,740 km2 (2 herë e gjysë ma e madhe se Shqipëria) prej së cilës 120 km2 janë ujë. Siera Leone shtrihet rreth koordinatave gjeografike 8 30 V, 11 30 P. Siera Leone ka një vijë bregdetare 402 km të gjatë dhe vijë kufitare 958 km që e ndanë atë nga : Guineja 652 km dhe Liberia 306 km
Klima në Siera Leone është tropikale e nxehtë dhe e lagësht. Sezoni verorë i reshjeve nga muaji maji në dhjetor dhe ai dimërorë i thatësisë nga dhjetori në prill.
Relievi i Siera Leones përgjatë rripit bregdetarë përshkohet nga moçalet e male me pyje dhe rrafshnalta. Pjesa lindore e relievit është teren malorë. Pika më e ultë e relievit 0m është përgjatë oqeanit Atlantik dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 1,948 metrave në malin "Lona Mansa" (ang.: Loma Mansa (Bintimani)), në veri-lindje të kryeqytetit, në pjesën lindore të vendit.
Si pasurit natyrore të Siera Leones sipas CIA-Factboock llogariten të jenë : Diamante, Titani (Ti), Boksiti, minerale Hekuri (Fe), Ari (Au) dhe gurë Kromi (Cr). Si tokë e punueshme llogaritet të jetë diku 6.98% e sipërfaqes së vendit.
No.i.d
No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 31

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Afrika veç e veç  - Faqe 2 Empty Re: Afrika veç e veç

Mesazh nga No.i.d Wed Aug 18, 2010 2:17 pm

Somalia

Somalia ndodhet në Afrikën lindore me dalje në gjirin e Aden-ës (Oqeanin Atlantik), në lindje të Etiopisë.
Sipërfaqja e përgjithshme e Somalisë 637,657 km2 (22 herë e diçka ma e madhe se Shqipëria)prej së cilës 10,320 km2 janë ujë. Somalia shtrihet rreth koordinatave gjeografike 10 00 V, 49 00 L. Somalia ka një vijë bregdetare 3,025 km të gjatë dhe vijë kufitare 2,340 km që e ndanë atë nga : Xhibuti 58 km, Etiopia 1,600 km dhe Kenia 682 km
Klima në Somali kryesisht dominon klima shkretinore. Nga dhjetori deri në shkurt në pjesën verilindore "monsune", temperatura mesatare në veri dhe vapë e madhe në jug ndërsa nga maji deri në tetor në pjesën jugperëndimore manë "monsuni", në pjesën veriore vapë e madhe dhe në jug po ashtu vapë po më e butë me reshje shiu të parregullta dhe me lashti në mes të "mosumeve".
Relievi i Somalisë kryesisht i ulët dhe i rrafshët që ngadal formojnë rrafshnaltën e gjërë që përmbyllet me malet në veri. Pika më e ultë e relievit 0 m është përgjatë bregdetit në oqeanin Indian dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 2,416 metrave në Shimbiris (ang.: Shimbiris), në pjesën veri-lindore të vendit.
Si pasurit natyrore të Somalisë sipas CIA-Factboock llogariten të jenë : Urani (U) dhe rezerva të mëdha të pa eksploruar Hekuri (Fe), Kallai (Sn), Gipsi, Boksiti, Bakri (Cu), Kripa, Gazi natyrorë dhe disa rezerva Nafte. Si tokë e punueshme llogaritet të jetë diku 1.67 % e sipërfaqes së vendit.
No.i.d
No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 31

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Afrika veç e veç  - Faqe 2 Empty Re: Afrika veç e veç

Mesazh nga No.i.d Wed Aug 18, 2010 2:17 pm

Suazilandia


Suazilandia (ang.: Swaziland) ndodhet në Afrikën jugore, në mes të Mozambikut dhe Afrikës së Jugut.
Sipërfaqja e përgjithshme e Suazilandës 17,363 km2 (pakë ma e madhe se Malcia) prej së cilës 160 km2 janë ujë. Suazilanda shtrihet rreth koordinatave gjeografike 26 30 J, 31 30 L. Suazilanda nuk ka bregdetë ndëra vija kufitare është 535 km e gjatë dhe e ndanë atë nga : Mozambiku 105 km dhe Afrika e Jugut 430 km
Klima në Suazilandë ndryshonë nga ajo tropikale në temperatura mesatare.
Relievi i Suazilandës kryesisht malorë dhe shkëmborë me disa rrafshnalta mesatare. Pika më e ultë e relievit 21 m është përgjatë lumit Usuti i madhë (ang.: Great Usutu) dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 1,862 metrave në Emlembe (ang.: Emlembe ).
Si pasurit natyrore të Suazilandës sipas CIA-Factboock llogariten të jenë : Asbesti, Qymyri, tokë qeramike, Kasitiriti, Prurja e ujit, Pyjet (druri), rezerva të vogla Ari (Au) , rezerva Diamante, gur Kuarci dhe Taliumi. Si tokë e punueshme llogaritet të jetë diku 10.35 % e sipërfaqes së vendit.
No.i.d
No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 31

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Afrika veç e veç  - Faqe 2 Empty Re: Afrika veç e veç

Mesazh nga No.i.d Wed Aug 18, 2010 2:17 pm

Sudani

Sudani ndodhet në Afrikën veriore me dalje në detin e Kuq dhe gjendet në mes të Egjiptit e Eritresë
Sipërfaqja e përgjithshme e Sudanit është 2,505,810 km2 ( 97 herë ma e madhe se Maqedonia apo një çerek i ShBA-ve) nga kjo sipërfaqe 129,810km2 janë ujë. Sudani shtrihet rreth koordinatave gjeografike 15 00 V, 30 00 L. Sudani ka një vijë bregdetare të gjatë 853km dhe vijë kufitare tokësore 7,687 km dhe e ndanë atë nga : Republika Qendrore Afrikane 1,165 km, Çadi 1,360 km, Republika Demokratike e Kongos 628 km, Egjipti 1,273 km, Eritrea 605 km, Etiopia 1,606 km, Kenia 232 km, Libia 383 km, Uganda 435 km
Klima e Sudanit është klimë e tropeve në jug, e djerrët shkretinore në në veri. Sezoni i reshjeve varet nga regjioni (nga prilli deri në nëntor)
Relievi i Sudanit në përgjithësi përbëhet nga terreni i rrafshët me disa male që ju përngjajnë më tepër ngritjeve të ulëta e që në jugun, veri-perëndimin e perëndimin e largët të vendit marrin formën e maleve të mirëfillta. Pika më e ultë e relievit është përgjatë bregdetit të detit të Kuq dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 3,187 metrave në vendin e quajtur "Kinjeti" (ang.:Kinyetil), në jug, në kufi me Ugandën.
Si pasurit natyrore të Sudanit sipas CIA-Factboock llogariten të jenë : Vajguri, rezerva të vogla Hekuri (Fe), Bakri (Cu), Kromi (Cr), Zinku (Zn), Mikaniti, Argjendi (Ar), Ari (Au) dhe Prurja e ujit. Si tokë e punueshme llogaritet të jetë diku 6.83% e sipërfaqes së vendit.
No.i.d
No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 31

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Afrika veç e veç  - Faqe 2 Empty Re: Afrika veç e veç

Mesazh nga No.i.d Wed Aug 18, 2010 2:18 pm

Tanzania

Tanzania ndodhet në Afrikën lindore me dalje në oqeanin Indian, në mes të Kenisë dhe mozambikut.
Sipërfaqja e përgjithshme e Tanzanisë 945,087 km2 (36 herë e diçka ma e madhe se Maqedonia) prej së cilës 59,050 km2 janë ujë. Tanzania shtrihet rreth koordinatave gjeografike 6 00 J, 35 00 L. Tanzania ka një vijë bregdetare 1,424 km të gjatë dhe vijë kufitare 3,861 km që e ndanë atë nga : Burundi 451 km, Republika Demokratike e Kongos 459 km, Kenia 769 km, Malevia 475 km, Mozambiku 756 km, Ruanda 217 km, Uganda 396 km dhe Zambia 338 km
Klima në Tanzani është e ndryshueshme. tropikale përgjatë bregdetit dhe mesatare në malet e brendshme.
Relievi i Tanzanisë është i ulët e i rrafshët përgjatë bregdetit që ngjitet në rrafshnaltë dhe përfundon me malet e bjeshkë në veri dhe jug. Pika më e ultë e relievit 0 m është përgjatë bregdetit në oqeanin Indian dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 5,895 metrave në majën Kilimanxharo (ang.: Kilimanjaro ).
Si pasurit natyrore të Tanzanisë sipas CIA-Factboock llogariten të jenë : Prurja e ujit, Kallai (Sn), Fosfate, Hekuri (Fe), Qymyri, Diamante, gur të çmuar, Ari (Au), Gazi natyrorë, Nikeli (Ni) . Si tokë e punueshme llogaritet të jetë diku 4.52 % e sipërfaqes së vendit.
No.i.d
No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 31

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Afrika veç e veç  - Faqe 2 Empty Re: Afrika veç e veç

Mesazh nga No.i.d Wed Aug 18, 2010 2:18 pm

Toga


Toga ndodhet në Afrikën perëndimore me dalje në gjirin e Beninit (Oqeani Atlantik), në mes të Beninit dhe Ganës.
Sipërfaqja e përgjithshme e Togës është 56,785 km2 (2 herë Shqipëria me Kosovën) prej së cilës 2,400 km2 janë ujë. Toga shtrihet rreth koordinatave gjeografike 8 00 V, 1 10 L. Toga ka një vijë bregdetare 56 km të gjatë dhe vijë kufitare 1,647 km që e ndanë atë nga : Benini 644 km, Burkina Faso 126 km dhe Gana 877 km
Klima në Toga është tropikale e nxehtë në jug e lagësht ndërsa në veri gjysmë shkretinore.
Relievi i Togës në veri është terren i xhunglës, në pjesën qendrore shkëmborë dhe me rrafshnalta në pjesën jugore. Pika më e ultë e relievit 0m është përgjatë oqeanit Atlantik dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 986 metrave në malin "Agou" (ang.:Mont Agou).
Si pasurit natyrore të Togës sipas CIA-Factboock llogariten të jenë : Fosfate, Guri gëlqerorë, Mermeri dhe Toka e punueshme. Si tokë e punueshme llogaritet të jetë diku 46.15% e sipërfaqes së vendit.
No.i.d
No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 31

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Afrika veç e veç  - Faqe 2 Empty Re: Afrika veç e veç

Mesazh nga No.i.d Wed Aug 18, 2010 2:18 pm

Tunizia


Tunizia ndodhet në Afrikës veriore me dalje në detin Mesdhe në mes të Algjerisë dhe Libisë.
Sipërfaqja e përgjithshme e Tunizisë është 163,610 km2 ( 15 herë e diçka ma e madhe se Kosova), nga e cila 8,250km2 janë ujë. Tunizia shtrihet rreth koordinatave gjeografike 34 00 V, 9 00 L. Tunizia ka një bregdet të gjatë 1,148km në Mesdhe dhe vijë kufitare 1,424 km që e ndanë atë nga : Algjeria 965 km dhe Libia 459 km
Klima e Tunizisë është klimë mesdhetare në veri me dimër të butë me reshje shiu e verë të thatë dhe në jug klimë shkretinore
Relievi e Tunizisë është terren malorë në veri, në pjesën qendrore male të zhveshura dhe në jug gjendet Sahara. Pika më e ultë e relievit është -17 m në vendin e quajtur "Shat al Garsah" (ang.hatt al Gharsah) dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 1,544 metrave në vendin e quajtur "Jebel eh Kambi" (ang.:Jebel ech Chambi).
Si pasurit natyrore të Tunizisë sipas CIA-Factboock llogariten të jenë : Vajguri, Fosfate, Hekuri (Fe), Plumbi (Pb), Zinku (Zn) dhe Kripa. Si tokë e punueshme llogaritet të jetë diku 17.86% e sipërfaqes së vendit.
No.i.d
No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 31

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Afrika veç e veç  - Faqe 2 Empty Re: Afrika veç e veç

Mesazh nga No.i.d Wed Aug 18, 2010 2:18 pm

Uganda

Uganda ndodhet në Afrikën lindore, në perëndim të Kenisë
Sipërfaqja e përgjithshme e Ugandës 236,040 km2 (21 herë e diçka ma e madhe se Kosova) prej së cilës 36,330 km2 janë ujë. Uganda shtrihet rreth koordinatave gjeografike 1 00 V, 32 00 P. Uganda nuk ka bregdet përpos daljeve në liqenet e shumta dhe në liqenin e madh Viktoria ndërsa vija kufitare prej 2,698 km e ndanë atë nga : Republika Demokratike e Kongos 765 km, Kenia 933 km, Ruanda 169 km, Sudani 435 km, Tanzania 396 km
Klima në Ugandë është tropikale dhe në përgjithësi mund të ndahet në dy sezone të reshjeve, atë nga dhjetori deri në shkurt dhe nga qershori deri në gusht. Në pjesën verilindore është një klimë gjysmë shkretinore.
Relievi i Ugandës përbëhet kryesisht nga rrafshet e përmbyllura nga malet anash. Pika më e ultë e relievit 621 m është në liqenin Albert dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 5,110 metrave te pika Margarita në malet Stanley (ang.: Margherita Peak on Mount Stanley ), në kufi me RD Kongos.
Si pasurit natyrore të Ugandës sipas CIA-Factboock llogariten të jenë : Bakri (Cu), Kobalti (Co), Prurja e ujit, Guri gëlqerorë, Kripa dhe Toka e punueshme . Si tokë e punueshme llogaritet të jetë diku 25.88 % e sipërfaqes së vendit.
No.i.d
No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 31

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Afrika veç e veç  - Faqe 2 Empty Re: Afrika veç e veç

Mesazh nga No.i.d Wed Aug 18, 2010 2:18 pm

Xhibuti

Xhibuti (ang.Djibouti) ndodhet në Afrikën lindore me dalje në Gjirin e Aden-it dhe detin e Kuq, në mes të Eritresë dhe Somalisë.
Sipërfaqja e përgjithshme e Xhibutit 23,000 km2 (pakë ma e vogël se Maqedonia) prej së cilës 20 km2 janë ujë. Xhibuti shtrihet rreth koordinatave gjeografike 11 30 V, 43 00 L. Xhibuti ka një vijë bregdetare 314 km të gjatë dhe vijë kufitare 516 km që e ndanë atë nga : Eritrea 109 km, Etiopia 349 km dhe Somalia 58 km
Klima në Xhibut është shkretinore me temperatura të larta dhe thatësi.
Relievi i Xhibutit përshkohet nga malet në pjesën qendrore që e ndajnë vendin në dy rrafshnalta dhe në rrafshin bregdetarë. Pika më e ultë e relievit -155 m është në liqenin Asal-- (ang.: Lac Assal) dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 2,028 metrave në vendin e quajtur Musa Aliu (ang.: Moussa Ali ).
Si pasurit natyrore të Xhibutit sipas CIA-Factboock llogariten të jenë sipërfaqet gjeo-termike. Si tokë e punueshme llogaritet të jetë diku 0.04 % e sipërfaqes së vendit.
No.i.d
No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 31

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Afrika veç e veç  - Faqe 2 Empty Re: Afrika veç e veç

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 2 e 3 Previous  1, 2, 3  Next

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi