Kreshnik Qato, kampion i botës në versionin WBF
Deqani-ks :: Sport :: Sportet e Tjera
Faqja 1 e 1

Kreshnik Qato i jep Shqipërisë titullin e parë botëror. Boksieri nga Durrësi ka fituar sfidën përballë portugezit Vitor Sa, me vendim unanim (119-110, 117-111 dhe 120-111). Në këtë mënyrë, 30-vjeçari triumfon në ringun e pallatit të sportit “Asllan Rusi”, për titullin kampion bote në versionin WBF dhe titullin mesdhetar të federatës WBC për peshat e mesme. “Ndjehem i gëzuar”, ka deklaruar kampioni shqiptar menjëherë pas ndeshjes. “Falënderoj të gjithë publikun. Ua dedikoj fitoren këtyre tifozëve dhe viktimave të Gërdecit”.
Mbrëmja ka filluar në mënyrë festive me këngë dhe kërcime. Fillimisht në ring kanë hipur italiani Luka Mesi, kundër francezit Alasan Kalibali, në një sfidë promovuese në peshën e mesme të lehtë. Boksieri italian e ka filluar mjaft mirë dyluftimin dhe që në raundin e parë e ka rrëzuar në tokë kundërshtarin, i cili shpëtohet vetëm nga gongu. Mesi vazhdon të dominojë bindshëm deri në raundin e gjashtë dhe në fund fiton me vendim unanim (58-55, 58-55 dhe 59-54 pikë). Pas një prezantimi të gjatë të gjyqtarëve dhe përfaqësuesve të federatave, përpara fillimit të sfidës është kënduar edhe himni shqiptar nga tenori i njohur Kastriot Tusha.
Qato vjen në këtë ndeshje pas 11 fitoreve radhazi. Ai nuk humbet që prej vitit 2004. Qato e fillon mjaft mirë sfidën, është i shpejtë në ring, por nga dëshira e madhe për të dominuar që në sekondat e para, nuk kujdeset shumë për mbrojtjen dhe qëndron shumë i zbuluar. Pikërisht nga ky gabim durrsaku ndëshkohet: kur mungonin edhe 20 sekonda nga përfundimi i raundit të parë, Qato bie në tapet pas një goditjeje dyshe potente të Vitor Sa, duke pësuar një “knock-down”, që ia bën më të vështirë vazhdimin e sfidës. Raundi i dytë fillon në mënyrë shumë agresive nga boksieri portugez, i cili e vë në vështirësi të dukshme kundërshtarin. Dueli vazhdon të jetë shumë i zjarrtë, ku edhe pse kuqeziu tenton më shumë, 35-vjeçari Sa është më i saktë në goditjet e tij nga distanca e afërt. Pas një raundi të tretë të balancuar, në fillim të raundit të katërt Qato shfaqet shumë agresiv, duke lëshuar disa gjuajtje me të majtën dhe të djathtën, megjithatë pa shkaktuar ndonjë dëm serioz te kundërshtari. Këto 180 sekonda kanë folur dukshëm për durrsakun, edhe sepse portugezi Sa ka treguar shenjat e para të lodhjes. Përballja vazhdon me Qaton gjithmonë në sulm dhe shumë të freskët si fizikisht, ashtu edhe psikologjikisht, ndërkohë që Vitor Sa duket pasiv, por nuk harron të gjuajë me të majtën e tij të rrezikshme. Pavarësisht se ka kaluar gjysma e sfidës, boksierët shkëmbejnë disa goditje të shpejta dhe vetëm gongu i ka ndarë nga njëri-tjetri. Sfida ndizet përsëri në 50 sekondat e fundit të raundit të tetë, ku të dy boksierët “harrojnë” taktikën dhe duelojnë pastër, duke shkëmbyer goditje të forta. Qato vazhdon të dominojë në ring, megjithatë ende nuk ka gjetur goditjen e “knock-down”-it. Prej këtij momenti e deri në fund, kuqeziu dominon sfidën dhe në fund vendimi i gjyqtarëve i jep të drejtë.

Akili- Legjend
- Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010
Deqani-ks :: Sport :: Sportet e Tjera
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi