“TDS”, xhamajkanët e Kosovës
2 posters
Faqja 1 e 1
“TDS”, xhamajkanët e Kosovës
Kush janë “TDS”?
Ne jemi tre anëtarë: Shpend Hajredini – “MC Mix”, Kastriot Rexhaj – “Dr.Mic” si dhe Ornat Shufta. “TDS” është shkurtesë nga anglishtja që do të thotë ana e errët, ndërsa përmes fjalëve të teksteve tona kemi menduar që ta shndrisim atë anën e errët. Ne jemi shokë prej fëmijërisë dhe meqë jemi përshtat me ide dhe biseda, atëherë kemi krijuar edhe grupin tonë “TDS”.
Megjithatë me këngën “Si manikene” që ishte në bashkëpunim me “Skillz”, ju “shndritet” në skenën muzikore. E keni pritur këtë sukses?
Ne kemi punuar vazhdimisht për të ardhur deri te suksesi. Kënga “Si manikene” është mirëpritur jashtëzakonisht shumë dhe jemi të kënaqur me punën të cilën e kemi bërë për këtë këngë.
Çfarë mendon se e bëri grupin tuaj të veçantë që për kohë kaq të shpejt të popullarizoheni?
Ndoshta bashkëpunimi ynë dhe stili i muzikës që ndryshon pak nga rep grupet tjera e gjithashtu edhe zëri i anëtarit të grupit tonë, Kastriotit i cili ka zë të veçantë dhe e karakterizon edhe grupin tonë.
Këngët e juaja dhe stili duket si një zhanër xhamajkan. Është kjo një risi në rep skenën tonë muzikore?
Këngët tona kanë të bëjnë me një stil xhamajkan, por nuk është asgjë e huazuar as si këngë dhe as si stil muzikor.
Përpos këngëve në grup, ju keni bërë edhe këngë veçmas me këngëtarë të tjerë. Ka qenë kjo e mirëkuptueshme që secili anëtar të këndon me këngëtarë të tjerë?
Po, ne jemi ra në dakord që anëtarët e grupit të janë të pavarur për të bashkëpunuar edhe më këngëtarë të tjerë, por në pajtim me gjithë anëtarët e grupit.
Më shumë bëni ju oferta këngëtarëve, apo ata iu ofrohen juve për të bashkëpunuar?
Kemi ftesa edhe nga këngëtarë të shumtë, por edhe ne ju bëjmë atyre që mendojmë se ia vlejnë. Me Nora Istrefin kemi qenë duke biseduar dhe na ka ardhur si ide për të realizuar një këngë bashkërisht. Kënga doli e mirë dhe na vjen mirë që po pëlqehet edhe nga publiku.
Cilat janë planet e juaja të afërta?
Pas Ramazanit mendojmë që ta editojmë edhe një këngë të re me videoklip. Kënga është e realizuar por ende nuk është e përfunduar. Besojmë se në këtë këngë do të dalim vetëm ne si grup, jo në bashkëpunim me ndonjë këngëtarë tjetër. Pastaj jemi duke punuar intensivisht që në verën e vitit të ardhshëm të sjellim edhe albumin tonë të dytë.
Me çfarë merrni tjetër, përpos muzikës?
Unë e kam një studio timen muzikore ku punoj këngë edhe për këngëtarë të tjerë, ndërsa edhe anëtarët tjerë janë të angazhuar me koncerte dhe realizime për këngë të reja.
Linddt- WebMaster
- Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Re: “TDS”, xhamajkanët e Kosovës
fort knojn tds
C.r.b.n- Homie
- Numri i postimeve : 465
PIKE : 777
Popullariteti : 11
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi