Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Join the forum, it's quick and easy

Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.
Deqani-ks
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nokia nis betejen kunder te pathyeshmit iPhone

Shko poshtë

Nokia nis betejen kunder te pathyeshmit iPhone Empty Nokia nis betejen kunder te pathyeshmit iPhone

Mesazh nga Linddt Sun Sep 12, 2010 5:56 pm

Nokia e ka pranuar sfidën e iPhone prandaj javën e ardhshme planifikon të paraqes celularin e saj të parë me ekran të ndjeshëm në prekje i cili, gjoja, është një kërcënim serioz për celularin jashtëzakonisht të popullarizuar të kompanisë Apple - iPhone.

Gjatë dy viteve të fundit, një numër i madh i prodhuesve kanë depërtuar në industrinë e ekraneve të ndjeshëm në prekje, si LG, Samsung apo Sony Ericsson e madje edhe Google, mirëpo në këtë segment Nokia është vonuar. Sipas burimeve të agjencisë së lajmeve Reuters, Nokia, prodhuesi më i madh i celularëve në botë, do të zbuloj celularin e vet me emrin kodues “Tube” gjatë një ngjarje të madhe e cila do të ndodhë më 2 tetor në Londër.

“Nokia është nën presion të madh kur merret parasysh se prej prodhuesit më të madh të celularëve të gjithë presin shumë, e që një vjet e gjysmë ajo nuk ka hyrë në botën e celularëve me ekran të ndjeshëm në prekje”, ka deklaruar analistja e kompanisë Gartner, Carolina Milanesi.

Për shkak të shtyrjes së gjatë të prodhimit të celularëve me touch-screen aksionet e Nokias kanë rënë për 50 për qind nga fillimi i këtij viti dhe tani kushtojnë 13.21 euro për aksion. Mirëpo, nuk ka arsye për brengosje, sepse Nokia gjithmonë “është vonuar” me modelet inovative, mirëpo disi gjithmonë i ka shkuar për dore të korr sukses.

Zëdhënësit e Nokias për modelin e ri “Tube” nuk kanë pasur komente, mirëpo shumë njerëz besojnë se nuk do të paraqitet vetëm një pajisje me ekran të ndjeshëm në prekje por një seri e tërë. Së paku kështu ka qenë në të kaluarën e Nokias e cila shpeshherë gjatë një herë ka paraqitu serinë prej 3-4 celularësh.
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi