Interneti mbetet pa IP adresa te lira
Faqja 1 e 1
Interneti mbetet pa IP adresa te lira
“Rrjeti i gjithë rrjeteve” ngadalë po bëhet shumë i ngushtë. Një nga ekspertët kryesorë kompjuterik në botë, Vint Cerf, beson se interneti do të mbetet pa IP adresa në dispozicion deri në vitin 2010. Përkthyer në gjuhën laike kjo do të thotë se shumë shpejt disa kompjuterë nuk do të mund të lidhen në internet për shkak të tollovisë së madhe.
“Kjo është njëjtë sikur interneti të mbetet pa numra të lirë telefonik. Pa numra të lirë nuk është e mundur të kyçen abonentët e rinj në rrjet”, ka sqaruar në mënyrë metaforike Cerf i cili tërheq vëmendjen se duhet të fillojmë të kalojmë në sistem të ri nëse dëshirojmë të evitojmë këtë skenar duke marrë parasysh se numri i IP-ve të lira është duke u zvogëluar në mënyrë drastike. Ndryshe, kur është lansuar interneti më së pari në vitin 1977 ka pasur 4.2 miliardë adresa të lira.
Sistemi i ri për të cilin flet Cerf do të quhet IP v6 dhe tanimë ai përdoret në Japoni ku në këtë mënyrë janë të lidhur qindra senzorë për zbulimin e tërmetit në një sistem kompjuterik i cili automatikisht dërgon sinjale në rast të tërmetit.
IP v6 ka burim pothuajse të pashtershëm të adresave të lira IP: 3 x 340 miliardë.
Linddt- WebMaster
- Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Similar topics
» Counter Strike Pytje Te Lira
» Interneti, kandidat për Çmimin Nobel
» Kardashian nuk dëshiron të mbetet shtatzënë
» Samsung e Yahoo, se shpejti interneti nepermes televizionit
» Intel vazhdon te mbetet prodhuesi kryesor i kartave grafike
» Interneti, kandidat për Çmimin Nobel
» Kardashian nuk dëshiron të mbetet shtatzënë
» Samsung e Yahoo, se shpejti interneti nepermes televizionit
» Intel vazhdon te mbetet prodhuesi kryesor i kartave grafike
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi