Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Join the forum, it's quick and easy

Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.
Deqani-ks
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Si perfunduan kokat e shtetit shqiptar

Shko poshtë

Si perfunduan kokat e shtetit shqiptar Empty Si perfunduan kokat e shtetit shqiptar

Mesazh nga Shooter-Ks Sat Jun 26, 2010 2:14 pm

Si perfunduan kokat e shtetit shqiptar
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Si perfunduan kokat e shtetit shqiptar Empty Re: Si perfunduan kokat e shtetit shqiptar

Mesazh nga Shooter-Ks Sat Jun 26, 2010 3:27 pm

Plot 14 kanë qenë krerët e shtetit shqiptar, që nga krijimi i tij më 28 nëntor 1912. Ismail Qemali, Turhan Pashë Përmeti, Princ Vidi, Esat Toptani, Fan S. Noli, Ahmet Zogu, Shefqet Verlaci, Omer Nishani, Haxhi Lleshi, Ramiz Alia e të tjerë kanë shkruar faqe të tëra në historinë tonë kombëtare. Ismail Qemali dha dorëheqjen, duke i lënë postin princ Vidit dhe vdiq në Itali në vitin 1919. Turan Pashë Përmeti nuk qëndroi gjatë në krye të shtetit shqiptar, ndërsa princ Vidi u detyrua të largohej nga Shqipëria pas rrëmujave vetëm pas gjashtë muaj qeverisjeje. Pas tij do të vinte në krye të shtetit Esat Pashë Toptani, i gjykuar për kohën si antishqiptar dhe i ekzekutuar në Paris në vitin 1920 nga Avni Rustemi. Fan Noli nuk ishte i prerë për të qenë kryetar shteti, ndaj dhe qëndroi për pak kohë në krye të qeverisë e më pas për t’i shpëtuar ndëshkimit të kundërshtarit të tij politik Ahmet Zogu e la përgjithmonë Shqipërinë duke u vendosur në SHBA, ku dhe vdiq në vitin 1965. Ahmet Zogu do të ishte njeriu më jetëgjatë në krye të shtetit shqiptar që nga themelimi i tij. Në fillim president dhe më pas mbret, zogu do ta linte pushtetin në vitin 1939, pas pushtimit të Shqipërisë nga Italia Fashiste. Zogu vdiq në Paris dhe eshtrat e tij nuk janë kthyer akoma. I fundit kryetar shteti në vitin 1939 do të ishte Shefqet Vërlaci. Nga viti 1939 e deri në vitin 1944, Shqipëria ndodhej e pushtuar dhe shtetin e drejtonin ushtarakët e zgjedhur nga Italia fashiste dhe Gjermania naziste. Në sistemin e Enver Hoxhës, që de fakto ishte kryetar i shtetit, kryetarët e Presidiumit të Kuvendit Popullor do të ishin figura dytësore dhe me pak peshë në jetën politike të vendit. Kuvendin Popullor nga viti 1944 e deri në vitin 1991 e kanë drejtuar Omer Nishani, Haxhi Lleshi, Ramiz Alia. Presidentët e Republikës Parlamentare të pasviteve ‘90 do të zgjidheshin Sali Berisha, Rexhep Meidani, Alfred Moisiu dhe Bamir Topi.
Modelet e Qeverisjes
Shqipëria ka provuar disa modele qeverisjeje, përfshirë protektoratin ndërkombëtar, monarkinë, regjimin e partisë–shtet, si dhe republikën parlamentare. Më 1912 u krijua qeveria e parë me Ismail Qemalin në krye, e cila kishte edhe kompetencat e kryetarit të shtetit. Më 6 shkurt 1914, Konferenca e Ambasadorëve emëroi princin Vilhelm Vid si kryetar të shtetit shqiptar. Në periudhën shtator 1914 – janar 1920, Shqipëria u bë shesh lufte duke ndërruar disa qeveri, ku detyra e kryetarit të shtetit u mbulua nga qeveri-regjenca të ndryshme. Më 8 janar 1920, Kongresi i Lushnjës zgjodhi Këshillin e Lartë prej 4 vetash, i cili do të kryente funksionet e kryetarit të shtetit duke rikthyer parlamentarizmin. Në vitin 1924 Fan Noli u zgjodh kryetar i qeverisë, duke ushtruar edhe funksionet e kryetarit të shtetit. Pas ndryshimeve të shpeshta në qeverisje, më 31 janar 1925, Asambleja Kombëtare miratoi formën republikane të regjimit dhe votoi Ahmet Zogun si President të Republikës. Tre vjet më pas, më 1 shtator 1928, Shqipëria u shpall Monarki ku Ahmet Zogu do të ishte mbret i shqiptarëve. Pas pushtimit të Shqipërisë nga Italia në prill 1939 dhe bashkimit të dy vendeve, Viktor Emanueli III u bë mbret i Shqipërisë. Vitet 1943-‘44 nën pushtimin gjerman rikthejnë qeverisjet–regjenca. Përfundimi i luftës së Dytë Botërore dhe çlirimi i Shqipërisë më 1944 u shoqërua me zgjedhjet e para parlamentare të dhjetorit vitit 1945 dhe me kalimin e funksionit të kryetarit të shtetit në organ kolegjial, si Presidium i Kuvendit Popullor. Në periudhën 11 janar 1946 – 12 dhjetor 1990, gjatë të cilës Shqipëria përjetoi diktaturën komuniste, funksionet e kryetarit të shtetit u kryen nga Omer Nishani (10 janar 1946 - 1 gusht 1953), Haxhi Lleshi (1 gusht 1953 - 22 nëntor 1982) dhe Ramiz Alia (22 nëntor 1982 – 22 shkurt 1991). Më 22 shkurt 1991 u krijua Këshilli Presidencial i drejtuar nga Ramiz Alia, i cili i ushtroi funksionet deri më 30 prill 1991. Më 30 prill 1991 me zgjedhjen e presidentit të parë të Republikës Parlamentare nga ana e një Parlamenti shumëpartiak, krijohet Institucioni Kushtetues i Presidentit të Republikës. Në çaste të vështira për popullin shqiptar, kur krerët e Lëvizjes Kombëtare bënin çmos për mbrojtjen e vendit nga copëtimi, vendimtare ishte nisja e Ismail Qemalit nga Stambolli për në Bukuresht. Në historinë e diplomacisë shqiptare shkruhet se Ismail Qemali arriti të përfitonte nga kundërthëniet ekzistuese të Fuqive të Mëdha. Ismail Qemali, në takimet e fundit që pati me përfaqësuesit diplomatik evropian, arriti të sigurojë simpatinë e idesë së popullit shqiptar për shpalljen e pavarësisë. Ismail Qemali kërkonte me urgjencë mbledhjen e delegatëve të Shqipërisë në Durrës apo Vlorë. Qemali me 14 patriotë shqiptarë më 19 nëntor u nis nga Trieste, për në Durrës, ku arriti më 21 nëntor 1912. Në rrethanat e rrezikshme politike që ekzistonin në vend nga rryma të ndryshme dhe zënkat e feudalëve shqiptarë, pamundësonin veprimin e lirë në ngritjen e flamurit kombëtar. Në çaste kritike që ekzistonin në Shqipërinë e Mesme, Ismail Qemali me shokë vendosi që të vazhdojë rrugën për nga Vlora. Në këtë kohë, ushtritë ballkanike kishin hyrë thellë në tokën e Shqipërisë. Ata, tashmë, kishin pushtuar Strugën, Elbasanin, Tiranën dhe ishin nisë për në Durrës, kurse Vlora mbahej e rrethuar prej grekëve. Qarkullimi nëpër Shqipëri nuk ishte aspak i lehtë, pasi bandat dhe ushtria e shteteve ballkanike kishin zaptuar pjesën më të madhe të vendit. I shoqëruar nga delegatet e disa qyteteve u nis për në Vlorë ku arritën në 25 nëntor. Ky qytet qysh më parë ishte përcaktuar si qendër ku do të mbahej Kuvendi gjithëkombëtar për shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë. Në referatin e vet foli shkurt për të kaluarën e Shqipërisë, gjendjen dhe rrethanat momentale politike. Ismail Qemali propozoi që Shqipëria të shpallet “Shtet më vete, e lirë, e pavarur. Të gjithë delegatët këtë propozim e aprovuan duke u ngritur në këmbë dhe duke e përcjellë me duartrokitje aktin e shpalljes së pavarësisë. Ismail Qemali e ngriti lart në Vlorën heroike flamurin e Skënderbeut. Me aktin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, kryetari i qeverisë së përkohshme, Ismail Qemali, më 29 nëntor 1912, i njofton për aktin historik gjashtë Fuqitë e Mëdha: Anglinë, Italinë, Austro-Hungarinë, Francën, Gjermaninë dhe Rusinë. Po ashtu, për këtë vendim, Ismail Qemali njofton edhe shtetet ballkanike: Rumaninë, Malin e Zi, Serbinë, Bullgarinë, Greqinë dhe Turqinë, duke kërkuar nga ata që të njihnin aktin e pavarësisë si ndryshim i vullnetit politik të kombit shqiptar.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Si perfunduan kokat e shtetit shqiptar Empty Re: Si perfunduan kokat e shtetit shqiptar

Mesazh nga Shooter-Ks Sat Jun 26, 2010 3:30 pm

Kryetari i qeverisë së përkohshme
Kujtimet e djalit të Ismail Qemalit
Djali i Ismail Qemalit, Qazim Bej Vlora, ka jetuar në Strugë nga viti 1936 deri në dimrin e vitit 1953, kur ndërroi jetë. Sipas dëshmive historike, ai ishte djali i parafundit i Ismail Qemalit dhe siç ka deklaruar në kujtimet e tij, në të gjitha ecejaket diplomatike që ka pasur është shoqëruar nga djali i tij, Qazimi. Ismail Qemali për djalin e tij ka thënë se, “ai ka qenë kujtesa e tij në tërë aktivitetet”. Qazim Bej Vlora ka lindur në vitin 1870. Në vitin 1919 ai është helmuar së bashku me të atin, duke ngrënë darkë në Itali. Ismail Qemali gjeti vdekjen, ndërsa Qazimi mundi ta përballojë dhe të jetojë. Në vitin 1936, Qazimi shkon në Strugë me një dokumentacion të pasur të qeverisë së Ismail Qemalit. Në moshën 66-vjeçare martohet me Behije Sherif Masllafin, e veja e Inajet Bej Ohrit, motra e të cilit ishte martuar me një tjetër djalë të Ismail Qemalit. Në vitin 1949, kur u prishën marrëdhëniet midis qeverisë shqiptare dhe asaj të Jugosllavisë, Qazimi ngeli i izoluar në Strugë. Sekretari personal i Ismail Qemalit, nga viti 1900 deri në vitin 1919, ai ka qenë pranë të atit në çdo udhëtim, në çdo mbledhje dhe gati në të gjitha përpjekjet diplomatike për trojet shqiptare. Qazim Bej Vlora ka qenë njohës shumë i mirë i disa gjuhëve të huaja, aktivist i shquar në qeverinë e Vlorës dhe sekretar personal i Ismail Qemalit. Vdes në Strugë në një anonimitet të plotë në dimrin e vitit 1953, duke lënë pas një dokumentacion të pasur dhe një bibliotekë shumë të madhe dhe përveç dokumenteve të qeverisë së Vlorës që ka konfiskuar policia e fshehtë maqedonase, fati i dokumenteve të tjera nuk dihet.

Një pasha në krye të shtetit (Turan Pashë Përmeti)
Në dhjetor të 1918-ës, Kongresi i Durrësit që bashkoi 50 delegatë nga pothuajse e gjithë Shqipëria politike (me përjashtim të Korçës dhe të Vlorës), konkludoi me formimin e qeverisë së Durrësit, fillimisht miqësore me Italinë, dhe që shpresonte të siguronte bashkimin e shqiptarëve dhe të trojeve të tyre në Ballkan gjatë muajve vendimtarë të Konferencës së Paqes në Paris. Kjo qeveri u kryesua nga Turhan Pashë Përmeti dhe reflektonte në përbërjen e saj tërë spektrin fetar të shoqërisë shqiptare. Që në fillim të krijimit, detyra më e ngutshme me të cilën u përball kjo qeveri, ishte caktimi i delegacionit që do ta përfaqësonte zyrtarisht atë në Konferencën e Paqes, ku de facto ndodhej “Qeveria e Botës”, si dhe përgatitja e memorandumeve dhe dokumenteve të tjera zyrtare drejtuar Fuqive të Mëdha. Një rol të rëndësishëm në përvijimin e qëndrimit të delegacionit zyrtar shqiptar në Paris luajtën dy figura të rëndësishme nga radhët e klerit katolik shqiptar, imzot Luigj Bumçi dhe at Gjergj Fishta. Rritja e revoltave anti-italiane në Shqipëri, kritikat e ashpra në shtypin shqiptar të kohës për Turhan Pashën dhe etiketimi i tij si filo-italian, bënë që, me vendim të qeverisë së Durrësit, në qershor të vitit 1919, ai të zëvendësohet si kryetar i delegacionit zyrtar shqiptar, me imzot Luigj Bumçin.

Princ Vidi
Më 17 mars Vidi, duke u mbështetur kryesisht te feudalët, formoi qeverinë e re shqiptare, në krye me Turhan Pashë Përmetin, një diplomat i vjetër që kishte qenë ambasador i Perandorisë Osmane për 25 vjet rresht në Peterburg të Rusisë. Me t’u vendosur në fronin e Shqipërisë, princ Vidi u përpoq të zgjidhte problemin më urgjent dhe më të ndërlikuar të vendit, atë të largimit të trupave greke nga Shqipëria e Jugut dhe të vendosjes së administratës shqiptare në këto vise. Por qysh në fillim, ai tregoi se nuk ishte i vendosur të mbronte deri në fund, pa kompromis interesat e shtetit shqiptar. Për të zgjidhur këtë çështje, ai hyri në bisedime me qeverinë “vorio-epirote” të shpallur në Gjirokastër. Dhe për këtë qëllim, Vidi caktoi si komisar të jashtëzakonshëm për Shqipërinë e Jugut oficerin holandez, Tomson, i cili kishte ardhur në Shqipëri për të ristrukturuar xhandarmërinë shqiptare. Ky shkoi në Korfuz dhe më 10 mars zhvilloi bisedime me përfaqësuesin e “vorio-epirotëve”, Karapanon. Tomsoni, duke ditur se Fuqitë e Mëdha, KNK dhe vetë princ Vidi nuk donin të kishin shumë kokëçarje, u premtoi grekëve disa të “drejta të veçanta” për popullsinë e “Epirit të Veriut”.
Largimi i princit Vilhelm Vidi nga Shqipëria
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Si perfunduan kokat e shtetit shqiptar Empty Re: Si perfunduan kokat e shtetit shqiptar

Mesazh nga Shooter-Ks Sat Jun 26, 2010 3:33 pm

Duke e ndier rrezikun nga sukseset e kryengritësve, princ Vidi bëri thirrje për ndihma nga të gjitha anët, por vetëm nga Veriu mundën të vinin disa forca të pakta, ndërsa Shqipëria e Jugut duke qenë përballë ndjekjeve, mizorive e shpërnguljeve nga forcat greke, nuk mundi të jepte ndihmë. Për rrjedhojë, në fund të korrikut 1914 dhe në pragun e shpërthimit të Luftës së Parë Botërore, Shqipëria ishte në gjendje të rëndë politike. Pushteti i qeverisë shqiptare, tashmë ishte kufizuar vetëm në Durrës e në Vlorë-(deri më 1 shtator kur ajo ra në duart e kryengritësve);në Shqipërinë e Mesme shtrihej pushteti i kryengritësve; viset e Jugut ndodheshin nën shtypjen e forcave greke, krahinat e Verilindjes nën presionin e vazhdueshëm të serbëve, ndërsa Shkodra ndodhej nën administrimin e forcave ndërkombëtare.
Princ V. Vidi bëri përpjekjen e fundit për të shpëtuar qeverisjen e tij. Ai iu drejtua edhe Fuqive të Mëdha me kërkesën për të zbatuar zotimin që kishin marrë në Konferencën e Londrës për të garantuar bashkërisht pavarësinë dhe sovranitetin e Shqipërisë dhe për këtë qëllim kërkoi formimin prej tyre të një force ndërkombëtare prej 3 mijë vetash, për të shtypur kryengritjen. Por Fuqitë e Mëdha, duke qenë në konflikt me njëra-tjetrën, premtuan se do të ndihmonin për të shpëtuar vetëm jetën e princit dhe të familjes së tij, por jo edhe intervenimin ushtarak atje.
Në këto rrethana, kur edhe kishte filluar Lufta e Parë Botërore, princ Vidi u detyrua të largohej nga Shqipëria, më 3 shtator 1914, pas plot 181 ditësh sundimi të pasuksesshëm. Vilhelm Vidi dhe suita e tij e lëshojnë Durrësin në orën 8 të mëngjesit, dhe me anijen italiane të luftës “Mizurati” kalon në Itali. Së bashku me të u larguan edhe ministrat e qeverisë, anëtarë të tjerë të oborrit mbretëror, si dhe udhëheqës të lëvizjes patriotike shqiptare, të cilët u vendosën pjesërisht në Shkodër, ndërsa një pjesë kaloi në vende të ndryshme të Evropës. Menjëherë pas largimit të V. Vidit, më 5 shtator në Durrës hynë kryengritësit dhe aty u vendos selia e Këshillit të Përgjithshëm. Aktet ndërkombëtare të viteve 1913-14 edhe pse kishin definuar pozitën neutrale të Shqipërisë dhe garancinë e Fuqive të Mëdha për këtë statut të saj, megjithatë Shqipëria u përfshi në planet ushtarako-strategjike të fuqive ndërluftuese, veçanërisht të Austro-Hungarisë e Italisë dhe të shteteve fqinje: Serbisë, Malit të Zi, Bullgarisë dhe Greqisë, të cilat që nga tetori 1912 nuk reshtnin për ta coptuar atë.
Toptani, si e mori në dorë qeverinë pas Vidit
Në fund të vitit 1913 dhe në fillim të vitit 1914, Shqipëria në pikëpamje politike ishte në një pozitë të mjeruar, sepse nuk kishte një qeverisje unike në gjithë vendin. Në të vërtetë, asokohe në Shqipëri sundonin shumë qeveri lokale si: qeveria e Vlorës e kryesuar nga Ismail Qemali; në Durrës nga 12 tetori 1913 vepronte “pleqësia e Durrësit” e Esat Pashë Toptanit etj. Komisioni Ndërkombëtar i Kontroll it (KNK) i kërkoi edhe Esat Pashë Toptanit, që ta shpërndante “Pleqësinë e Durrësit” dhe ai këtë e bëri më 12 shkurt 1914, pasi mori premtimin nga KNK-ja se më 21 shkurt do ta kryesonte delegacionin shqiptar në Gjermani, për t’i dhënë kurorën princ Vidit në emër të shqiptarëve.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Si perfunduan kokat e shtetit shqiptar Empty Re: Si perfunduan kokat e shtetit shqiptar

Mesazh nga Shooter-Ks Sat Jun 26, 2010 3:34 pm

Esat Pasha, me qëllim që të siguronte një pozitë me rëndësi në kabinetin qeverisës të princ Vidit, zyrtarisht deklaroi se e mirëpret caktimin e tij për princ të Shqipërisë, por fshehurazi vazhdoi tërë kohën, të nxiste lëvizjen për një princ mysliman në vend. Esat Pashë Toptani lindi më 13 qershor 1863 në Tiranë. Ai ishte mbështetës i xhonturqve, si dhe deputet i Parlamentit turk nga pala shqiptare. Gjatë luftërave ballkanike ishte komandant i forcave otomane në hapësirën Shkodër - Mali i Zi. Ministër i Brendshëm për pak kohë gjatë qeverisjes së princ Vidit. Arrestohet nga regjimi i Vidit për trazira. Më 5 tetor 1914, pas largimit të Vidit dhe vendosjes së influencës së tij në Tiranë, ai deklarohet kryeministër i Shqipërisë. Toptani u ekzekutua më 13 qershor 1920 nga Avni Rustemi në Paris. Kriza e parë e rëndë e qeverisë së princit, ndodhi më 19 maj. E nisur si një incident i vogël, si një revoltë fshatarësh, falë një sërë keqkuptimesh, mosmarrëveshjeve e dyshimeve, brenda pak orësh do të shndërrohej në një konflikt kompetencash ndërmjet xhandarmërisë ndërkombëtare dhe qeverisë shqiptare, për të degjeneruar shumë shpejt në akuza të ndërsjella tradhtie, që shpunë në arrestimin dhe syrgjynosjen e Esat Pashës. Më 17 maj, në Shijak, një fshat midis Durrësit dhe Tiranës, banda shqiptarësh të armatosur ishin ndeshur me një kompani të veçuar të xhandarmërisë. Mesa dukej, ata kërkonin përjashtimin nga shërbimi ushtarak për një dhjetëvjeçar, ndoshta edhe largimin e Esatit dhe pas të gjithë gjasave, synonin të hynin në Durrës për të paraqitur kërkesat e veta. Esat Pasha i dha urdhër majorit Sluys të vendoste dy mitraloza në rrugë për të mbrojtur kryeqytetin. Sluys refuzoi ta zbatonte dhe iu përgjigj se merrte urdhra vetëm nga princi ose eprorët e tij holandezë. Kjo ishte një fyerje, që një ministër i Luftës, i porsaemëruar gjeneral nga vetë princi dhe, për më tepër, kreu i një fisi me influencë dhe pasha osman, nuk mund ta duronte. Për pasojë, Esati i kërkoi princit ta shkarkonte oficerin. Kur Vidi refuzoi ta pushonte, duke argumentuar se kishte nevojë për majorin holandez, madje i këshilluar edhe nga ministri i Italisë, Aliotti vendosi t’i japë leje për një kohë të papërcaktuar dhe më pas për ta transferuar në Shkodër, Esati dha dorëheqjen nga qeveria. Princi e ktheu prapa dorëheqjen e ministrit të tij, por në këtë pikë u vu re një përmbysje pozicionesh krejt e beftë dhe e papritur. Pasi u prit nga princi, Sluys arriti ta bindë që pashai ishte tradhtar dhe e shtyu që të merrte ndaj tij masën e arrestit. Më 19 maj, Sluys i ngarkuar të kryente arrestimin, rrethoi shtëpinë e Esatit. Pas disa shkëmbimesh zjarri, pashai u dorëzua.
Fan Noli, një poliglot në krye të Shqipërisë
Dashurinë për popullin e atdheun ia ushqyen rrethi familjar e mjedisi shqiptar i Qytezës. Ende i ri, Fan Noli u hodh në luftën për çlirimin e atdheut nga zgjedha osmane. Kultura e gjerë që mori i dha atdhetarizmit të tij përmbajtje të përparuar. Luftën për çlirimin kombëtar e konceptonte si luftë me armë e pendë. Fan Noli përdori kishën si tribunë për forcimin e shqiptarizmit. Përkrahës i përdorimit të dhunës për t’u çliruar nga zgjedha e huaj, mbështeti veprimet e çetave dhe kryengritjet e mëdha me armë kundër sundimit osman (1910-1912). Pas Shpalljes së Pavarësisë, u vu në shërbim të qeverisë kombëtare të Vlorës. Me vështrim të mprehtë politik e bindje demokratike, ai e kuptoi se ruajtja e pavarësisë e përparimi shoqëror nuk mund të arriheshin, veçse me luftë të vendosur kundër armiqve të brendshëm çifligarë e konservatorë dhe kundër armiqve të jashtëm, të lidhur midis tyre në dëm të lirisë, tërësisë territoriale e zhvillimit demokratik të vendit. Pikëpamjet mbi organizimin e shtetit, politikën e brendshme e të jashtme, i shtjelloi në shkrime e fjalime në vitet 1921-1924. Luftoi që shteti të vinte në jetë parimet e demokracisë së përparuar borgjeze. Në krye të qeverisë, Fan Noli i shpalli këto parime demokratike, por ai dhe bashkëpunëtorët e tij nuk treguan vendosmërinë e duhur për t’i zbatuar deri në fund. Idetë e Nolit u zhvilluan, u poqën dhe arritën kulme të mendimit shqiptar. I mërguar, vazhdoi të ishte për disa vjet tribun i demokracisë shqiptare. Kështu, Noli do të bëhej një figurë udhëheqëse për vendosjen e rendit demokratik. Noli në qershor të 1924-ës do të zgjidhet kryeministër i Shqipërisë dhe për 6 muaj do të përballonte problemet ekonomike dhe politike. Programi i tij do të rezultonte i parakohshëm për bujqit dhe feudalët që nuk njihnin demokracinë e Kuvendin Popullor. Noli i rritur jashtë Shqipërisë, nuk e njihte dhe nuk mund ta njihte realitetin e vendit të tij. Në shtator të 1924, kryeministri Fan Noli dhe me Luigj Gurakuqin do të përfaqësonin Shqipërinë në Asamblenë e pestë të Lidhjes të Kombeve. Fjalimi i mbajtur nga kryeministër Noli, pati jehonë të madhe jo vetëm në vendet anëtare të Lidhjes, por edhe në vendet e tjera. Fan S. Noli si askush tjetër ngriti zërin për afrimin e Shqipërisë me botën, ngriti zërin për padrejtësitë historike që i janë bërë kombit shqiptar. Ai ngriti zërin dhe luftoi për liritë demokratike dhe mendimin e lirë. Ishte për një demokraci të tipit perëndimor, me pluralizëm politik dhe zgjedhje të lira. Për këtë u jepte përparësi marrëdhënieve me SHBA-të dhe mënyrës amerikane të jetesës. Veprimtaria diplomatike përben një faqe nga më të ndritura në jetën e Nolit.
Ahmet Zogu
Roli i Zogut në qendër të luftës politike në Shqipëri në vitet 1922-1939 ishte përcaktues. Ahmet Zogu gjatë këtyre viteve të pjesëmarrjes aktive në jetën politike shqiptare, kishte mësuar shumë. Ai kishte arritur në përfundimin se gëzonte një pjesë të mirë të cilësive të domosdoshme për politikën shqiptare: dualiteti politik i kishte shërbyer së tepërmi. Aftësia e tij në strategjinë ushtarake, por sidomos, për të tërhequr njerëzit pas vetes ishte e paarritshme. Zogu qëndroi në postin e kryeministrit pak më tepër se një vit. A Zogu lindi më 8 nëntor 1895, në Burgajet të Matit dhe vdiq më 9 prill 1961 në Sourenses Francë, pasi vuante nga kanceri. Në momentet e fundit të jetës së tij, Ahmet Zogu i kërkoi Geraldinës pistoletën që të vriste veten. Bashkëshortja ia dha pa fishekë, por gjendja e Ahmet Zogut ishte tejet e rëndë, aq sa nuk mundte të ngrinte as armën për vetëvrasje. Ahmet Zogu ka një karrierë politike brilante. Ai do të ishte President i Shqipërisë nga 1925 deri më 1928 dhe mbret më 1928 deri më 1939. Zogu u bë kryetar i një partie popullore reformiste. Ai ngriti postet në ministri nga viti 1920 dhe i forcoi pushtetin me anë të forcës në qershor 1924, por ai u kthye me asistentët jugosllavë në dhjetor dhe u zgjodh president më 1 shkurt të 1925-ës. Por kjo nuk i mjaftoi dhe u bë mbret më në 1 shtator 1928, Zogu ishte në një periudhë ku qeverisja e vendit ishte e trazuar dhe Shqipëria njohu qetësinë në këtë regjim. Ai pati një marrëveshje me Italinë më 1925-ën dhe ishte i kujdesshëm në marrëdhëniet me këtë shtet.
Ngritja e Zogut
Në periudhën midis viteve 1920-1922 u ndryshuan shtatë kryetarë qeverish. Në këtë periudhë, Shqipëria ishte jo vetëm tepër e përçarë, por këtij shteti të vogël i mungonte edhe shumica e kushteve paraprake të domosdoshme që karakterizojnë unitetin shtetëror të një vendi, si shkolla e lartë e centralizimit, mësimi fetar dhe gjuhësor, udhëheqja e një klase të ndërgjegjshme, nxitja intelektuale e jashtme, si dhe refuzimi sistematik i sundimit të huaj. Në periudhën e viteve 1920-1922, grupet e ndryshme politike e fisnore përlesheshin për pushtet. Largimi i pjesshëm i pluhurit politik në grupet politike si rezultat i përpjekjeve të Zogut bëri që të kishin përplasje me Fan Nolin. Zogu dhe bashkëpunëtorët e tij besonin në një qeverisje të fortë me një prijës që të vendoste së pari qetësinë dhe së dyti, për të vazhduar përparimin e vendit. Ndërsa Noli dhe ndjekësit e tij këshillonin të bënin ndryshime të shpejta radikale, me drejtime nga jashtë. Gjatë kohës që kishte qenë kryetar i qeverisë, Ahmet Zogu kishte vepruar në një mënyrë pak a shumë arbitrare, dhe kishte humbur besimin e kolegëve të tij në kabinet, të cilët ishin anëtarë të klikës. Ndërkohë, dhe në vend, pakënaqësia po rritej. Në Shqipërinë e Jugut njerëzit prisnin reformën agrare, dhe kjo popullsi ishte e detyruar të paguante një pjesë të madhe të taksave. Me gjithë këto pakënaqësi, Zogu ishte i bindur se ishin pjekur kushtet për të stabilizuar pozitën e vet nëpërmjet thirrjes së një asambleje kushtetuese, e cila do të caktonte kryeqytetin e vendit, do të vendoste natyrën e qeverisjes dhe do të rishikonte statutin e Lushnjës. Nëpërmjet kontrollit të këtyre procedurave, kryeministri do të arrinte të krijonte shtetin ideal për veten e tij. Për të, Zogu mendonte të mbështetej te popullsitë e malësisë, si dhe të popullsisë së Shqipërisë së Mesme dhe të Jugut. Zogu kishte mundur të siguronte mbështetjen e njëzetepesë deputetëve, të gatshëm ta ndiqnin në çdo rrethanë. Zogu po përpiqej t’i jepte fund sistemit të përçarjeve partiake dhe të krijonte një qeveri krejtësisht nën kontrollin e tij. Anëtarët e Klikës u bashkuan për të prishur planet e kryeministrit, fillimisht me propagandë dhe pastaj me grusht shteti. Si fillim e nisi Shefqet Korça, komandant i xhandarmërisë, që mori iniciativën dhe deklaroi se nuk do t’i nënshtrohej qeverisë. Përpara se kryeministri Ahmet Zogu të vepronte kundër Korçës, një tjetër komplot ishte përgatitur nga koloneli Haki, së bashku me oficerë të tjerë një grusht shteti, që do të kryhej më 28 Nëntor, ditën e festës kombëtare. Plani përfshinte vrasjen e kryeministrit dhe shpalljen e një qeverie të ushtarakëve. Por kryeministri u pengua të vepronte kundër komplotistëve, pasi ministrat e Punëve Botërore, Arsimit, Luftës, dhe Drejtësisë bashkë me regjentin Sotir Peçi deklaruan dorëheqjen. Në këtë kohë, vendi ishte i futur në një qorrsokak politik dhe juridik. Zogu ndodhej para tri alternativave: të jepte dorëheqjen dhe t’ia linte vendin “Klikës”, të hynte në kompromis me të për të ruajtjen e statukuosë dhe të fitonte kohë; të përdorte forcat e qeveritare, për të shtypur dhe për të çuar në litarë konspiratorët.
Kompromisi
Për këtë, Zogu i këshilluar edhe nga ministri i Britanisë së Madhe zgjodhi alternativën e dytë për kompromis. Qëndrimi i përfaqësuesve të huaj e shpëtoi situatën. Të gjithë ishin të bindur se kompromisi ishte i nevojshëm në këtë gjendje ekzistuese. Kompromisi i arritur ishte tipik shqiptar. Zogu ruante postin e kryeministrit, por funksioni i ministrit të Brendshëm do të kryhej në bazë të një sistemi rotacioni të përjavshëm prej të gjithë anëtarëve të kabinetit qeverisës. Ky ishte kompromisi i vetëm i pranuar prej palëve, të cilat mendonin se pas zgjedhjeve do të arrinin të shtypnin lehtësisht çfarëdo lloj opozite që do të krijohej. Kështu, në mbarim të vitit 1923 u çel fushata për zgjedhjet e Kuvendit kushtetues. Ishin të parat dhe të vetmet zgjedhje parlamentare që janë kryer në Shqipëri. U krijuan fletore, u themeluan parti në Korçë dhe Tiranë, për të paraprirë kandidatët e tjerë në zgjedhje. Duke shfrytëzuar lidhjet me Shefqet Vërlacin, Zogu arriti të tërhiqte pas vetes shumicën e bejlerëve, por pa siguruar një shumicë absolute për të krijuar qeverinë. Për këtë Zogu ishte në gjendje të dëshpëruar, ai e kuptonte se nuk mund të qëndronte në postin e kryeministrit, por prapë nuk donte të shpërndante koalicionin qeverisës. Në mes të këtij kaosi politik, më 24 shkurt Zogu shpëtoi nga atentati i Beqir Valterit, tek po ngjiste shkallët e ndërtesës së Parlamentit. Megjithëse i plagosur në dorë, kofshë dhe bark, Ahmet Zogu tregoi gjakftohtësi të jashtëzakonshme dhe hyri në sallën e Parlamentit ku zuri karrigen e tij qeveritare, pa dhënë asnjë shenjë alarmi, duke evituar kësisoj një gjakderdhje fatale. Zogu u shoqërua për në shtëpi me një eskortë të fortë. Atentati ndaj Zogut çoi në kristalizim të 2 grupeve në Parlament. Partia e opozitës me Fan Nolin dhe partia me përkrahësit e Zogut që kundërshtonin Avni Rustemin. Atentati e detyroi Zogun të largohej nga jeta politike, pasi në bazë të zakonit shqiptar, ai nuk mund të dilte nga shtëpia deri sa krimi të shpaguhej. Plagët e pengonin të merrte pjesë aktivisht në jetën politike. Por kryesorja ishte se atentati e bindi Zogun se qeveria e tij nuk mund të mbahej më në këmbë. Më 1923-in, pas një viti e dy muaj në postin e kryeministrit, Zogu dha dorëheqjen. Lufta politike, pas kësaj ngjarjeje u përqendrua për formimin e një qeverie. Për këtë, regjentët në mars vendosën qeverinë e përgatitur nga Zogu dhe emëruan Shefqet Bej Vërlacin si kryeministër. Roli i Zogut gjatë kësaj periudhe dhe përpjekjet e tij për rikthimin e pushtetit ishin të aktit të fundit që e shndërroi pakënaqësinë ekonomike dhe politike në revoltë të armatosur. Plani i tij ishte që të krijonte një situatë me të cilën qeveria do të detyrohej të shpallte gjendjen e jashtëzakonshme. Ahmet Zogu do të ishte aktor i padiskutueshëm në politikën shqiptare të asaj kohe. Ai u ngjit në postin ministror në vitin 1920 dhe e forcoi pushtetin me anë të forcës në qershor 1924, kur u kthye me ndihmën e jugosllavëve në dhjetor dhe u zgjodh president më 1 shkurt të 1925-ës. Ai do të ishte President i Shqipërisë deri më 1928. Ahmet Zogu do të shpallej mbret i shqiptarëve në vitin 1928, post të cilin e mbajti deri në vitin 1939. Zogu ishte në krye të shtetit shqiptar në një periudhë ku qeverisja e vendit ishte e trazuar, dhe Shqipëria njohu qetësinë në atë regjim. Më 6 prill, Ahmet Zogu u largua nga Shqipëria dhe u end në mërgim deri sa vdiq në vitin 1961.

KRERET E SHTETIT
1- Ismail Qemali Kryetar i shtetit, 4 dhjetor 1912 - janar 1914
2- Turhan Përmeti 7 shkurt 1914-20-maj 1914
3- Princ Vidi Maj 1914- nëntor 1914
4- Esat Toptani Nëntor 1914 -janar 1916
5- Fan S. Noli 16 qershor 1924-23 dhjetor 1924
6- Ahmet Zogu 24 dhjetor 1924 - 6 prill7- Shefqet Verlaci 12 prill 1939
8- Omer Nishani 10 janar 1946-1 gusht 1953
9- Haxhi Lleshi 1 gusht 1953-22 nëntor 1982
10- Ramiz Alia 22 nëntor 1982-30 prill 1991
11- Sali Berisha 9 prill 1992-27 mars 1997
12- Rexhep Mejdani 24 korrik 1997-24 korrik 2002
13- Alfred Moisiu 24 korrik 2002
14- Bamir Topi 24 korrik 2007
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Si perfunduan kokat e shtetit shqiptar Empty Re: Si perfunduan kokat e shtetit shqiptar

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi