Adelina Ismaili: “Fiton Amerikën dhe ia vjedhin këpucët”
Faqja 1 e 1
Adelina Ismaili: “Fiton Amerikën dhe ia vjedhin këpucët”
Është kthyer nga turneu në Amerikë, është gjallë sigurisht, edhe pse dolën fjalët për vdekjen e saj, ndërkohë që flet ekzkluzivisht për “Panorama plus”. Është shumë e sinqertë, me një dozë humori në vete. Ja çfarë na tregon Adelina.
Adelina ishe në turne në Amerikë për të disatën herë me rradhë, na thuaj si kalove dhe sa ishte përmalluar publiku atje për këngët shqipe?
Përshëndetje. Është hera e tretë që isha në Amerikë dhe pa teprime, kam pasur një turne të shkëlqyer që nuk do ta harroj deri në fund të jetës. Të jem e sinqertë, nga ato pak biseda që arrita të kem me fansa në Amerikë, publiku atje duket mjaft i përmalluar, por dhe i dëshpëruar nga koncertet shqiptare të cilat kryesisht janë të organizuara mjaft dobët. Ndoshta ky fakt ka ndikuar që turneu im të cilësohët si njëri ndër më të suksesshmit në kohën e fundit që ka ndodhur në Amerikë, gjithnjë për komunitetin shqiptar po flas. Guxoj të them që organizatorët atje duhet të mendojnë seriozisht për organizime më normale nëse duan që rinia të mos u ikë në koncerte amerikane, gjë që do ta bëja dhe vet.
Së bashku me ju ishte dhe Sabri Fejzullahu, ka kohë që nuk kemi dëgjuar bashkëpunime mes juve, si u bë që pas kaq shumë vitesh të jeni më të suksesshëm se kurr në skenë?
Me xhaxhin Sabri mund të mos takohem 20 vite, por kurdo që bashkohemi jemi ai i njëjti ekip fitues që korr gjithçka para vetës. Gjithmonë e kam quajtur vetën njeri me fat që jetoj në kohën e një legjende siq është ai. Është e vështirë të flasësh për emocionin që të mbërthen kur ke përballë Sabri Fejzullahun, dhe dashurinë që arrin t`ia falësh publikut në ato momente. Dhe unë nuk mund të flas as dhe një fjalë të vetme kur ai më prezanton. Une guxoj vetëm të përkulem para asaj madhështie. Publiku këtë e sheh, e ndjen, dhe s`ka si të mungojë kënaqësia para tërë atij sinqeriteti që fal Sabri Fejzullahu. Kjo bënte që të gjithë në mbarim të koncertit të ndjenim vetën fitues.
Na trego ndonjë ngjarje interesante, prapaskena nga koncertete sepse si zakonisht këngëtarëve ju ndodhin gjëra të papritura?
Ouuu, prapaskenat mbesin të njëjtat siç kanë qenë gjithmonë. Kolegë nga jashtë e brenda që duan të sabotojnë koncertet me çdo kusht kanë qenë kokëdhëmbja më e madhe e nikoqirëve tonë (qesh). Mjerisht, asnjëri nuk besonte që vërtetë kam mbrojtje ligjore derisa shfaqej policia. Pastaj “mallkimi i suksesit” siç e quaj unë, kur një koncert të suksesshëm edhe prezantuesja e quan “koncerti im” (qesh). Stresi i ndërrimit të pesë shteteve amerikane brenda pesë ditësh, organizator që do edhe gjyshën e vet ta bëj “yllin” e koncertit, kërcënime të montuara nga konkurrenca që nuk frikësojnë askënd, etj. Do ti tregoj dy të forta nga prapaskena, një e shëmtuar një e bukur. Dikush që nuk i’a them emrin dot, mi vodhi 2 palë këpucë. Tingëllon e çuditshme, por unë po qeshja shumë. Ika i’a bleva dhe getat personit në fjalë dhe i thash: ”Aman merri se të shkojnë me këpucët, do lësh namin me ato këmbë”. E dyta ishte Melinda nga American Idol. Befasia më e bukur që më ka ndodhur. Ajo vajzë përveç kualiteteve që i ka dhënë Perendia, kishte dhe një shpirt aq të madh saqë më nxorri lotët kur po qante duke më përqafuar dhe fliste se jam idhulli i saj që nga mosha 2 vjeçare. Ka gjithçka në prapaskena, dua t’i mbaj në mend të bukurat.
SHFAQET AURELA!
Mësuam që në dy koncertet e fundit mysafire e turneut ishte dhe Aurela Gace. Kjo paraqitje e befasishme e saj, a është një bashkëngjitje në krahun e dy legjendave kosovare për të justifikuar dështimin në Eurovision ,apo thjesht Aurela vërtet të ka në zemër? Na trego si dukej Aurela në ato koncerte?
Ardhja e Aurelës ishte suprizë dhe për neve, morrëm vesh një javë para turneut, turne i cili në fakt ishte programuar që nga qershori i vitit të kaluar. Një surprizë e këndshme për të gjithë ne, besoj. Shiko, unë kam dhënë mendimin tim për Aurela Gace dhe nuk ndryshon. Është një ndër figurat e rralla që çmoj lart në skenën shqiptare. Si person, Aurela është njeriu më i dashur që një këngëtare mund ta ketë afër vetës në turne. Si profesionaliste, nuk diskutohet. Unë cmoj së pari moshën e saj më të madhe dhe arritjet që secila këngëtare nga Shqipëria i dëshiron, besoj. Normalisht që në skenë secili mundohemi të mposhtim gjithkënd, por na dallon mënyra. Dikush në skenë, dikush me prapaskenë. Është mysafire që do ta dëshironte cdokush. Unë Eurovisionin as që e shikoj. Dua të besoj që Aurela vërtet më ka në zemër siç e kam dhe unë. Duket mrekulli dhe i’a kam thënë që i ka rënë nuri i bukurisë dhe duket më seksi se kurrë. Në koncertin e parë dhe nuk arritëm të komunikojmë shumë, ishte rrëmujë. Por në koncertin e dytë, unë që nuk mbyll gojë kurr, ngela pa tekst kur degjova se çfarë po fliste Aurela në skenë për mua. Është njeri i madh.
Megjithatë, kjo “surprizë” e turneut dhe përgjigja yte lë shumë për të dëshiruar që gjërat janë kurdisur në momentin e fundit. Jeni e gatshme t`ia falni fansat dikuj tjetër në koncertet e juaja?
Po ta them troç, për herën e fundit: Cdokush ka të drejtën të mundohet të fitojë avantazh nga artistë tjerë, por deri më sot askush nuk ka arritur. Shumëkush po derdh mund e bën konspiracione që unë patjetër të armiqësohem me kolegë që i cmoj, por as këtë deri më sot askush nuk e ka arritur. Përveç në rastet kur ata vet duan “duelin”. Duelet e mia që cdokush ka të drejtë ti kurdisë në prapaskenë, kanë mbaruar qysh moti me vendimin e publikut mu në skenë. Edhe po të doja, fansa nuk mund të fal. E tëra që mund të bëj është të mundohem atyre mijëra fansave t`iu jap momente kënaqësie kur arrij që me këngët e mia dhe vetëm të mia, me performansën, aktrimin, shakatë dhe vallëzimin t`i bëj të ndjehën mirë.
PROJEKTI BOTËROR, ENDE MISTER. SUPRIZA SHQIPTARE-ZANFINA
Ky turne është reklamuar nga një kompani presrigjioze që organizon edhe koncertet e 50 Cent, nga kjo mësuam se Adelina vërtetë ia ka mësyer të pushtojë gjithë botën e jo vetëm Europën? Na zbulon ndonjë detaj nga ky bashkëpunim?
Është kompania ime amë në Zvicër që përkujdeset për cdo gjë që ka të bëjë me menagjimin e organizimit te koncerteve të mia në tërë botën. Vërtet që jam e privilegjuar që kam arritur të jem pjesë e një shtëpie të madhe që organizon koncertet e yjeve botëror. Mos të ekzagjeroj, unë nuk kam mësyer të pushtoj. Thjesht, jam duke punuar intensivisht dhe kam fatin që projektet e mia menaxhohen nga kompani që i dëshiron cdo artist në këtë botë. Kjo gjë merr kohë shumë. Si këngëtare, mezi po pres të publikoj projektin sa më parë. Si bashkë-producente e projektit, e kam patjetër jem gjakftohtë, të respektoj punën e menaxhmentit tim dhe të pres. Sa më lart po synojmë, më shumë kohë shkon. Gjithsesi, është një botë tjetër dhe një jetë ndryshe kur je pjesë e një kompanie të këtij niveli kaq profesional. Është si një ëndërr.
Pas tri vitesh punë, ikën me pushime
“Lançimi dhe promovimi i projektit do kërkojë nga unë shumë përkushtim dhe seriozitet këtë verë. Pastaj më duhen së paku 3 javë pushim, nuk jam ndalur tri vite me turne botërorë dhe jam shumë e lodhur fizikisht. Nuk guxoj të planifikoj asgjë tjetër, edhe pse do më ngelet pikë në zemër nëse nuk arrij të përsëris turneun ballkanas këtë verë. Por, nuk hyj në rangun e atyre që mundohen të mbajnë nga 2-3 karriera e në fund mbesin duke kënduar në lokale pijanecësh. Më mirë një projekt i mirë dhe serioz njëherësh. Pastaj shohim e bëjmë. Jam 31 vjeç dhe kam 25 vite karriere intensive. I kam arritur të gjitha që kam ëndërruar dhe çdo ambicie e tepërt mund të rrezikojë njeriun tek unë. Është koha që të mendoj seriozisht të jetoj lumturinë. Lumturinë që ma ka falur Zoti.”
Si e priti lajmin e “vdekjes”
Është përfolur shumë rasti i fundit që u shpif nga një portal se Adelina është në Spitalin e Prishtinës dhe më pas ka vdekur. Si e prite?
Ajo shpifje e tmerrshme nuk ishte koincidencë. Unë nuk merrem me ta, është kompania që përkujdeset për çdo keqpërdorim të imazhit tim dhe me padinë merren juristët brenda kompanisë, në këtë rast dhe avokati im. Gjithsesi, kemi pista që na tregojnë që kjo shpifje është bërë nga kolegë për të sabotuar turneun. Kur them që nuk tregoj ku jam dhe çfarë po bëj, nuk e bëj për të luajtur “të mistershmen”, por janë kontratat që më detyrojnë për gjëra të tilla, saktësisht për të mbrojtur integritetin, imazhin dhe punën time nga ngjarjet e shëmtuara. Isha e brengosur kur më treguan që fansat ishin tmerruar dhe, me të zbritur në New York, nga Parisi kontaktuam njerëzit kompetentë dhe zëdhënësën time. Fatkeqësisht, ende ka këngëtarë që mendojnë se karriera ndërtohet duke iu futur nën pantallona kriminelëve apo duke tentuar të njollosin punën e tjetrit, por le të marrin vesh një herë e përgjithmonë që ato gjëra kanë marrë fund. Jemi në vitin 2011, nuk pijnë më ujë gënjeshtrat e askujt. Faleminderit Zotit që dita-ditës po merret vesh kush është kush.
Ke vendosur të bësh padi?
Edhe pse nuk jam asapk kompetente për të folur mbi këtë çështje, sepse po e përsëris, me këtë punë merret kompania me të cilën punoj, guxoj të them që kemi të bëjmë me tetë vepra penale dhe e tëra varet se çfarë do vendosë gjyqësia.
Intervista e huazuar nga PanoramaPLUS
No.i.d- Legjend
- Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 31
Similar topics
» Adelina Ismaili: Serbja Mia më ka vjedhur stilin
» Adelina Ismaili: Në “Kënga Magjike” komplot ndaj meje
» Dosjet që po çudisin Amerikën
» Genta Ismaili duet më motrën
» Genta Ismaili duet më motrën
» Adelina Ismaili: Në “Kënga Magjike” komplot ndaj meje
» Dosjet që po çudisin Amerikën
» Genta Ismaili duet më motrën
» Genta Ismaili duet më motrën
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi