Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Join the forum, it's quick and easy

Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.
Deqani-ks
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

MODELET EKONOMIKE TË SHPJEGUARA NËPËRMJET LOPËVE

Shko poshtë

MODELET EKONOMIKE TË SHPJEGUARA NËPËRMJET LOPËVE Empty MODELET EKONOMIKE TË SHPJEGUARA NËPËRMJET LOPËVE

Mesazh nga Linddt Mon Jun 28, 2010 3:13 pm

Kjo nuk eshte nje barsalete , gjithsesi eshte shume zbavitse dhe deri diku e vertete.

MODELET EKONOMIKE TË SHPJEGUARA NËPËRMJET LOPËVE


SOCIALIZËM
Ti ke dy lopë.
Ti ja jëp njërën komshiut.

KOMUNIZËM
Ti ke dy lopë.
Shteti t’i merr të dyja dhe të jëp ty ca qumësht.

FASHIZËM
Ti ke dy lopë.
Shteti t’i merr të dyja dhe të shet ty ca qumësht.

NAZIZËM
Ti ke dy lopë.
Shteti t’i merr të dyja dhe të qëllon (me armë).

BUROKRATIZËM
Ti ke dy lopë.
Shteti t’i merr të dyja, qëllon njërën, mjel tjetrën, dhe pastaj e derdh qumështin.

KAPITALIZMI TRADICIONAL
Ti ke dy lopë.
Ti shet njërën dhe blen një dem.
Kopeja shumohet dhe ekonomia rritet.
Ti i shet ato dhe del në pension me të ardhurat që ke.

SURREALIZËM
Ti ke dy xhirafa.
Qeveria kërkon që ti ndjekësh kurs muzike.

NJË KORPORATË AMERIKANE
Ti ke dy lopë.
Ti shet njërën dhe shtrëngon tjetrën që të prodhojë aq qumësht sa do të prodhonin 4 lopë.
Më vonë, ti punëson një konsulent për të analizuar pse lopa ngordhi.

KAPITALIZMI I NDËRMARRJES ENRON
Ti ke dy lopë.
Ti shet tre prej tyre tek kompania jote e listuar në bursë, duke përdorur letra me vlerë të blera në bankë nga kunati yt, pastaj kryen një shkëmbim borxhi me një ofertë të përgjithshme në mënyrë që të marrësh mbprasht të katërta lopët, me një përjashtim tatimor për pesë lopë.
Të drejtat e qumështit të gjashtë lopëve transferohen nëpërmjet një ndërmjetësi në një Kompani të Ishujve Cayman, pronari sekret i së cilës është aksioneri kryesor i cili shet të drejtat për shtatë lopët mprapsht tek kompania jote e listuar.
Raporti vjetor thotë se kompania zotëron tetë lopë, me mundësinë për një më shumë.
Ti shet një lopë për të blerë një president të ri të Shteteve të Bashkuara, dhe duke mbetur me nëntë lopë në zotërim.
Asnje bilanc nuk ofrohet gjatë publikimit të raportit.
Atëhere publiku të blen ty një dem.

NJË KORPORATË FRANCEZE
Ti ke dy lopë.
Ti shkon ne grevë, organizon një rebelim dhe bllokon rrugët, sepse ti do tre lopë.

NJË KORPORATË JAPONEZE
Ti ke dy lopë.
Ti i ri-projekton ato në mënyrë që ato të jënë sa një-të-dhjetat e madhësizë së një lope të zakonshme dhe të prodhojnë njëzet herë më shumë qumësht.
Pastaj ti krijon imazh kartonash (një lopë të zgjuar) duke e quajtur “Cowkimon” dhe e tregton nëpër botë.

NJË KORPORATË GJERMANE
Ti ke dy lopë.
Ti i ri-ndërton në mënyre mekanike që ato të mund të jetojnë për 100 vjet, të hanë një herë në muaj, dhe të vetë mjelen.

NJË KORPORATË ITALIANE
Ti ke dy lopë, por ti nuk e di se ku janë.
Ti vendos që të shkosh për të ngrënë drekë.

NJË KORPORATË RUSE
Ti ke dy lopë.
Ti i numëron ato dhe mëson që ke pesë lopë.
Ti i numëron ato përsëri dhe mëson që ke 42 lopë.
Ti i numëron ato përsëri dhe mëson që ke 2 lopë.
Ti ndalon së numëruari lopët dhe hap edhe një shishe tjetë vodka.

NJË KORPORATË ZVICERIANE
Ti ke 5000 lopë. Asnjë prej tyre nuk të përket ty.
Ti i taton pronarët për magazinimin e tyre.

NJË KORPORATË KINEZE
Ti ke dy lopë.
Ti ke 300 veta që i mjelin ato.
Ti deklaron se ke punësim të plotë, dhe me produktivitet të lartë dhe të bollshëm.
Ti arreston gazetarin i cili raportoi gjendjen e vërtetë.

NJË KORPORATË INDIANE
Ti ke dy lopë.
Ti i adhuron dhe ju falesh atyre.

NJË KORPORATË BRITANIKE
Ti ke dy lopë.
Të dyja janë të çmendura.

NJË KORPORATË IRAKENE
Të gjithë mendojnë që ke shumë lopë.
Ti u thua atyre që nuk ke asnjë.
Asnjë nuk të beson ty, kështu që ato të bombardojnë keqaz dhe pushtojnë shtetin tënd.
Ti akoma nuk ke lopë, por të paktën tani ti je pjesë e Demokracisë.

NJË KORPORATË AUSTRALIANE
Ti ke dy lopë.
Biznesi duket se ecën shumë mirë.
Ti e mbyll zyrën dhe shkon për të pirë ca birra për të festuar.

NJË KORPORATË NEO-ZELANDEZE
Ti ke dy lopë.
Lopa në të majtë duket shumë tërheqëse.
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi