Jeta e Jackson-it nëpërmjet këngëve të tija
Faqja 1 e 1
Jeta e Jackson-it nëpërmjet këngëve të tija
Fjalët e shumta janë varfëri, aq më shumë kur bëhet fjalë për legjendarin më të madh të të gjitha kohërave, Michael Jackson… Personalitet sa i veçantë po aq dhe i vrullshëm, bëri realitet dhe jetoi të gjitha ato që të tjerët s’ëndërronin dot e jo më t’i shijonin, madje dhe në moshë shumë të re. Ishte njeriu që njohu përbuzjen por dhe lavdinë absolute. Çeli papritur dhe u “vyshk” ngadalë por gjithmone nën dritën e admirimit të gjitheaneshem. Edhe pse Michael nuk është më midis nesh, këngët e tija do të mbeten gjithmonë si tinguj të paharruar në veshët tanë, duke na sjellë ndërmend madhështinë absolute e cila[/color] do të mbetet e pavdekshme. Notat e tija të larta por dhe aftësitë unike kërcimtare e bënë të dallonte menjëherë nga anëtarët e tjerë të bandës Jackson 5. Sot legjenda e muzikës pop që kaloi panteonin e historisë, humbi betejën me vdekjen në 14:26 (ore lokale) mesditën e së enjtes. Mbreti i muzikës vdiq parakohe, në moshën 50 vjeçare, në një spital të Los Angeles, pasi pak më parë kishte pësuar pushim zemre. Para se të linte frymën e fundit legjendari Michael Jackson arriti të shkruante me shkronja të arta emrin e vet në historinë e
C.r.b.n- Homie
- Numri i postimeve : 465
PIKE : 777
Popullariteti : 11
Data e regjistrimit : 26/06/2010
C.r.b.n- Homie
- Numri i postimeve : 465
PIKE : 777
Popullariteti : 11
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Re: Jeta e Jackson-it nëpërmjet këngëve të tija
Gjendja shëndetësore e super yllit Amerikan ishte venitur pas një serë ndërhyrjesh të njëpasnjëshme plastike. Madje para disa javësh lajmi se vuante nga kanceri i lëkurës ishte përhapur në të gjithë botën. Gjatë betejës që jepte me sëmundjen e rëndë, Michael-i kishte shprehur shqetësimin që ndjente në lidhje me jetën e tij, megjithese mjekët që e ndiqnin e kishin qetësuar duke i thënë se së shpejti do të ribëhej mirë, dhe se gjendja e tij shëndetësore do të rehabiltohej plotësisht. Kohët e fundit Michael-i ndodhej në fazë përgatitjesh intensive për realizimin e një serë koncerteve të programuara në Londër, të cilat priteshin me agoni të madhe nga adhuruesit e tij. Ylli i famshëm ishte baba i tre fëmijëve të mitur, Michael Joseph Jackson, Paris Michaele Jackson, dhe Prince “Blanket” Michael Jackson II. Sipas vëllait të këngëtarit, Jackson ndodhej brenda shtëpisë së tij në Bel Air të Los Angeles në çastet më dramatike të jetëvdekjes së papritur, menjëherë pas pushimit të zemrës, të afërmit që e rrethonin thirrën ambulancën, por mesa duket Michael-i ishte shuar para se të shkonte në urgjence. Pas transportimit në ambjentet spitalore mjekët u munduan ta risillnin në jetë për më shumë se dy orë, por gjithçka ishte e parikthyeshme. Sipas babait të yllit Amerikan, i biri i tij ndodhet në gjendje shumë të vështirë psikologjike pas humbjes së të atit. Fillimisht lajmi në lidhje me vdekjen e Jackson ishte transmetuar në mënyra të ndryshme, disa thonin se ka rënë në gjendje kome, ndërsa ca të tjerë se ka vdekur. Megjithatë konfirmimin e së vërtetës e bëri mjeku ligjor Gred Collar i cili deklaroi karakteristikisht: “Michael Jackson vdiq në mesditën e së Enjtes në 14: 26 (orë lokale).” Trupi i pajetë i këngëtarit legjendar u transportua me helikopter në morg, ku do të realizohet nekropsia/nekrotomia me qëllim përcaktimin e shkaqeve të vdekjes së papritur.[/b]
C.r.b.n- Homie
- Numri i postimeve : 465
PIKE : 777
Popullariteti : 11
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Re: Jeta e Jackson-it nëpërmjet këngëve të tija
Michael Joseph Jackson është emri i fëmijës së shtatë (nga 9 gjithësej të familjes) që lind në 29 Gusht 1958 në Indiana. Qysh në fëmijëri fillon të angazhohet me muzikën, dhe së bashku me vëllezërit e tij krijon një bandë të vogël, të quajtur Jackson 5. Në hapat e para të tij, banda luan në club-e të vegjël dhe paralelisht merr pjesë në konkurse të ndryshme, me protagonist gjithmonë Michael-in. Rruga drejt suksesit fillon në vitin 1968, kur njerëzit që përfaqësonin industrinë e rëndë të muzikës së zezë, të Motown, zbulojnë të rinjtë e talentuar dhe fëmijën mrekulli me zërin e shkëlqyer. Menjëherë pas kësaj nënshkruhen kontratat me kompaninë dhe banda hyn në studiot e Kalifornisë për inçizimin e katër këngëve të para: “I Want You Back”, “ABC”, “Thë Love You Save” dhe “I’ll Be There”. ABC dhe tre këngët e tjera renditen në vendin e parë në US Hits dhe kompania u rinovon kontratën. Në vitin 1971 Michael fillon karierën solo, por pa u larguar nga Motown, rihyn në studio dhe inçizon hite të njëpasnjëshme. Tashmë të gjitha mediat shkruajnë dhe flasin për “bandën fëminore” dhe suksesin që korr vazhdimisht, rivalëve te kompanisë nuk u zënë këmbët dhe… në 1976 banda nënshkruan kontratë të re me kompaninë Epic dhe quhet Jackson, meqë Jackson 5 i përkiste Motown. Në atë periudhë fillojnë dhe bashkëpunimet e mëdha me yjet e kohës si Diana Ross dhe shumë të tjerë. Eshtë piku i bandës ku adhuruesit e thjeshtë shndërrohen në tifozat më fanatikë të tyre. Paralelisht, Michael vazhdon karierën solo deri në 1984 kur banda vendos të shpërndahet dhe secili të ndjek rrugën e vet diskografike. Ndërsa në 1982 Jackson kishte qarkulluar një album, suksesi i te cilit kishte thyer çdo rekord, me mbi 50 milion kopje të shituara. Michael rrëmben 8 Çmime Grammy brenda një nate. Suksesi i rradhës vjen në 1987 me kengen “bad”. Të njëjtin vit nis dhe shkruan biografinë e vet e cila qarkullon në 1988. Në 1991 hap një kapitull të ri në jetën e tij nëpërmjet kontratës që realizon me kompaninë Sony, por dhe me shumë ndryshime në jetën private. Në vitin 1994 martohet me të bijën e Elvis Presley, Lisa Marie, por martesa e tyre nuk zgjat më shumë se 19 muaj. Më pas vijojnë njohje dhe fëmijë të tjerë në jetën tronditëse të super yllit. Këngët që lartësuan karierën e tij dhe e bënë të njohur në çdo kënd të botës si “Mbretin e Muzikës Pop” ishin sukseset: “Thriller”, “Bad” dhe “Dangerous”.
Të famëshmit nga fusha e muzikës dhe jo vetem shprehën ngushëllimet e tyre në lidhje me humbjen e super yllit Michael Jackson.
Jermaine Jackson (vëllai i yllit)
“Vëllai im, mbreti legjendar i muzikës pop, Michael Jackson, vdiq të enjten ne 25 Qershor 2009 në 14:26. Mendohet se pësoi pushim zemre. Familja jonë u kërkon të gjitha mediave të respektojnë jetën tonë private në këto çaste të vështira. Allahu le të jetë me ty Michael. Të dua.”
Madonna
“Nuk ndaloj dot së qari. Gjithmonë e adhuroja Michael Jackson-in. Bota humbi një ndër më të mëdhenjtë, por muzika e tij do të jetoje përgjithmonë. Zemra ime është bashkë me fëmijët dhe anëtarët e tjerë të familjes së tij.”
C.r.b.n- Homie
- Numri i postimeve : 465
PIKE : 777
Popullariteti : 11
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Similar topics
» Lohan e shqetësuar pas daljes së këngëve
» Te telefonosh nepermjet internetit
» MODELET EKONOMIKE TË SHPJEGUARA NËPËRMJET LOPËVE
» Truri i njeriut dhe roboti komunikojnë nëpërmjet një kompjuteri
» Jeta
» Te telefonosh nepermjet internetit
» MODELET EKONOMIKE TË SHPJEGUARA NËPËRMJET LOPËVE
» Truri i njeriut dhe roboti komunikojnë nëpërmjet një kompjuteri
» Jeta
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi