Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Join the forum, it's quick and easy

Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.
Deqani-ks
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Skandali i shitjes se territorit Greqise

Shko poshtë

Skandali i shitjes se territorit Greqise Empty Skandali i shitjes se territorit Greqise

Mesazh nga Linddt Tue Jun 29, 2010 7:35 am

29.04.2009

Deputetët e Parlamentit shqiptar i kërkojnë kryeministrit Berisha të bëjë transparente marrëveshjen Shqipëri- Greqi për kufijtë detarë. "Gazeta Shqiptare" zbuloi se me firmosjen e marrëveshjes së delimitimit qeveria shqiptare i dhuron Greqisë rreth 225 km2 sipërfaqe ujore dhe grekët afrohen 11 kilometra drejt Karaburunit.

Deputetët e parlamentit shqiptar reagojnë ashpër ndaj skandalit të firmosjes së marrëveshjes për kufirin detar mes Shqipërisë e Greqisë.

Sipas “Gazeta Shqiptare” e cila ka zbardhur të plotë marrëveshjen, e firmosur dy ditë më parë nga Ministri i Jashtëm Lulzim Basha e homologia greke Dora Bakojanis, ndarja e ujërave territoriale Shqipëri-Greqi është përcaktuar tanimë në bazë të 150 koordinatave të reja, cka do të thotë se qeveria shqiptare i ka dhuruar Greqisë rreth 225 km2 sipërfaqe ujore dhe grekët afrohen 11 kilometra drejt Karaburunit.

Deputetët e opozitës e deklarojnë të turpshme veprimin dhe i kërkojnë kryeministrit të bëjë transparente në Kuvend marrëveshjen e firmosur në Tiranë gjatë vizitës së kryeministrit grek Kostas Karamanlis

Deputeti socialist Marko Bello në një prononcim për tv NEWS24 i kërkon kryeministrit Berisha të bëjë transparente marrëvëshjen dhe ka falenderuar “Gazeta Shqiptare” për zbulimin e skandalit “Falenderojmë ‘Gazeta Shqiptare’ që bëri transparente marrëveshjen” tha ish- ministër shteti në qeverisjen socialiste ndërsa shtoi se gjatë takimit me Karamanlis “kryeministri la në heshtje dhe cështjen came.

Deputeti i koalicionit të Polit të Lirisë, Gilman Bakalli e cilësoi si rast të dytë flagrant që kryeministri Berisha tenton të marrë vendime të cilat bien në kundërshtim me taksapaguesit shqiptarë dhe në mungesë të transparencës.

“Është një turp i madh për qeverinë shqiptare, aktiviteti i së cilës po karakterizohet nga një mungesë e madhe transparence. Asnjë nga deputetët shqiptarë nuk ishte në dijeni të marrëveshjes. Asnjë deputet nuk kishte në tavolinën e punës marrëveshjen që do të nënshkruante kryeministri me Karamanlis.

Është rasti i dytë flagrant kur kryeministri Berisha nënshkruan apo flet për projekte të rëndësishme që kanë një rëndësi të madhe për vendin. Kujtoj këtu gadishmërinë që ka shprehur kryeministri Berisha për të ndërtuar central bërthamor. Kur të gjitha mediat e huaja flisnin për ndërtimin e një centrali bërthamor në Shkodër, Berisha deklaronte se ishin shpifje të opozitës”.

Bakalli shtoi më tej se javën e ardhshme në bashkëpunim dhe me disa deputetë të tjerë të koalicionit do t’i kërkojë kryeministrit Berisha të bëjë transparente në Kuvend marrëveshjen që ka zbuluar media dhe për “të cilat uroj që të mos jenë të vërteta”- theksoi Bakalli duke shtuar se “Qenka në fatin e keq të këtij kombi që cdo qeveri para ikjes mundohet të shesë copa tokash, objekte të rëndësie të vecantë në disfavor të taksapaguesve shqiptarë.
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Skandali i shitjes se territorit Greqise Empty Re: Skandali i shitjes se territorit Greqise

Mesazh nga Linddt Tue Jun 29, 2010 7:35 am

Berisha dhuratë Greqisë 225 km2 në Jon

Shqipëria është trajtuar si një plaçkë lufte në marrëveshjen që qeveria Berisha nënshkroi me Greqinë dy ditë më parë. Shteti ynë, jo vetëm që është tkurrur në kufijtë e tij detarë në jug të vendit, por ka humbur edhe pozitat e tij të dikurshme në det, të cilat kanë qenë tepër strategjike në raport me Greqinë. Dëshmi e këtij pretendimi është pikërisht vija e re e kufirit detar e përcaktuar nga kjo marrëveshje, që rezulton totalisht në shkelje të hapur të parimit të baraslargësisë së këtij kufiri mes dy shteteve. Është pikërisht ky parim, të cilin kjo marrëveshje pretendon se respekton në nenin 1 të saj, ku shprehimisht thuhet se: “Kufiri detar ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë do të caktohet në përputhje me parimin e baraslargësisë. Në mënyrë më specifike, vija e delimitimit do të jetë vija e mesme, çdo pikë e së cilës është e baraslarguar nga pikat më të afërta të vijës bazë (si kontinentale ashtu edhe ishullore), nga e cila matet gjerësia e ujërave territoriale detare”. Por, në fakt, nuk rezulton kështu.

Me ndihmën e një eksperti topograf, “Gazeta Shqiptare” boton sot faktet që vërtetojnë këtë konkluzion. Në bazë të marrëveshjes, ndarja e ujërave territoriale Shqipëri-Greqi është përcaktuar tanimë në bazë të 150 koordinatave të reja, cka do të thotë se qeveria shqiptare i ka dhuruar Greqisë rreth 225 km2 sipërfaqe ujore . Me ndihmën e ekspertit, “Gazeta Shqiptare” ka kryer disa matje në hartë mbështetur mbi këto koordinata. Konkretisht, rezulton se pika 30 me koordinata (39° 42' 07.20" V / 19° 57' 33.70" L) është larg nga Kepi i Stillos (Shqipëri), në distancën 2.4 km dhe nga Korfuzi (Greqi), me distancën 9.6 km. Gjithashtu, pika 100 me koordinata (39° 54' 14.75" V / 19° 47' 07.07" L) është larg nga Kepi i Qefalit (Shqipëri) në distancën prej 11 km, kurse nga ishulli i Erikuzës (Greqi) në distancën prej 15.6 km. Kurse, pika 125 me koordinata (40° 01' 24.19" V / 19° 33' 53.35" L) është larg nga Dhërmiu (Shqipëri) në distancën 14.8 km, ndërsa nga ishulli i Otonit (Greqi) 22 km. Pra, shihet qartë se parimi i baraslargësisë së vijës së kufirit mes dy shteteve tona nuk respektohet. Dhe, ajo çka vlen të theksohet është se ky parim është shkelur në të gjithë vijën kufitare, nga pika 1 deri në atë me numër 150.

Faktet e reja që boton sot “Gazeta Shqiptare” rrëzojnë totalisht pretendimet e djeshme të Ministrisë sonë të Jashtme dhe asaj të Mbrojtjes. Në një njoftim të përbashkët të këtyre dy institucioneve, të shpërndarë dje për mediat thuhet shprehimisht se: “Në procesin e negocimit të kësaj marrëveshjeje të rëndësishme, matjet janë bërë me metodat shkencore më të avancuara dhe nga specialistët më të mirë të fushës. Siç është theksuar shprehimisht në tekstin e marrëveshjes, 150 koordinatat e përcaktuara, të cilat të bashkuara në një vijë të pandërprerë caktojnë kufirin detar mes dy vendeve, janë absolutisht të baraslarguara nga pikat më të dala të kufirit tokësor të secilit vend”.
(G. Shqiptare)
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi