Universiteti i Vlores ne Udhekryq, "Quo Vadis"
Faqja 1 e 1
Linddt- WebMaster
- Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Re: Universiteti i Vlores ne Udhekryq, "Quo Vadis"
Ja cpo ndodh ne Universitetin e Vlores: Zhurme, disinformime, keqkuptime, moskuptime, inate, kercellitje dhembesh, arrogance, e-mail kercenuse, presione fizike, telefonata anonime vazhdojne pambari nga pushtetare, gazetare, individe te caktuar, grupe interesi e gjithfarellojesh zuzaresh e rrugecerish politike, institucionale e mediatike te pakenaqurish, te koruptuarish dallaveraxhinjsh e sekseresh sikur ne jemi kriminele dhe jo nje institucion akademik i cili perpiqet me te gjitha resurset e veta potenciale intelektuale e materiale qe ta transformoje UV ne nje Universitet modern.
Universiteti yne per here te pare funksionon si nje universitet perendimor. Menyra se si behen rregjistrimet, kodet e lendeve, kreditet, programet mesimore (sistemi informativ i Universitetit te Vlores (SIUV) programet e reja mesimore, referencat e teksteve, aktivitetet shkencore ne rritje, buletinet e revistat shkencore (E vetmja peer-reviewed Journal i kerkimit shkencor ne fushat e matematikes se aplikuar ne shqiperi, "The Albanian Math Journal", botohet ne UV), konferencat nderkombetare te organizuara nga UV (I vetmi universitet Shqiptar qe organizon konferenca me prestigj shkencor nderkombetat si eshte ACA 2010, etc) etj na dallojne se tepermi nga universitetet e tjera te vendit.
Ne kemi arritur dicka teper ambicioze me gjithe keto ndryshime, akademike, administrative dhe teknike. Dhe te gjitha keto ndryshime, fale punes se palodhur, neteve pa gjume, energjive te pashtershme aftesive te vecanta intelektuale, vizionit liberal amerikan, pervojes shumevjecare ne Universitetet amerikane te rektorit te ketij universiteti, prof Shaskes, mobilizimit dhe mbeshtetjes se fuqishme te pjeses me progrsiste te stafit akademik dhe te studenteve. Kjo ndoshta i shqeteson dhe i le pa gjume te gjithe ate fare ‘’ushtrie’’ te permendur me larte.
Eshte gjithe kjo ushtri qe me mbeshtetje e disa mediave televizive dhe te shkruara ku flamurin e mban “TV Klan”, “ORA NEWS” dhe gazeta “Koha Jone” qe disiformuan opinonin publik, qe tallen me prinderit dhe nxenesit e dobet jo se u dhimbsen, jo se kerkojne zgjidhje per ta, jo se mendojne per arsimin e larte, por thjesht per perfitime dhe intertesa klanore , politike apo personale.

Ligji i Arsimit te Larte abandonohet, kerkesa e senatit te UV qe perpare nje viti anashkalohet dhe nderkaq kerkohet rregjistrimi me force, shkarkimi i rektorit, pushimi i pedagogeve qe e mbeshtesin. Nuk permendet qe MASH me ne krye Znj Elida Hoxha gjithmone ka punuar kunder UV si per programet e reja, per kuotat, per mjediset, per mesataren, per kampusin e ri, per doktoraturen e matematikes, per masterat etj, ne nje kohe qe universitetet e tjera dhe sidomos ato private marrin me lehtesi te cuditshme cfare u duhen. Perse perdoren dy standarte nga MASH dhe vecanerisht nga znj Elida Hoxha ?
Po cfare ndodh ne te vertete ne UV? Perse eshte ngritur ne kembe gjithe kjo fare
“ushtrie ” institucionale e mediatike kunder Rektorit, pedagogeve, senatit e rektoratit?
Mos valle u dhimbsen nxenesit apo prindrit e tyre? Mos valle shqetesohen per standartet e arsimit te larte, mos valle jane me shume patriote nga ne qe punojme nate e dite per t’a transformuar UV, ne nje universitet modern, mos valle i ha meraku qe diplomat ne universitetet tona merren kot? Jo ,aspak! Ne te gjithe deklarimet e MASH-it dhe te mediave qe e mbeshtesin nuk permenden fare standartet akademike, niveli shkencor,
por vetem masivizimi, populizmi: dy arsyet kryesore qe po e shkaterrojne dhe ate cka mbetur nga arsimi i larte.
Edhe armiku me i madh Shqiperise do t’ua kishte zili metodat dhe format qe perdorin keta lloj njerezish per te frenuar, denigruar e sabotuar ecurine e ketij universiteti I cili brenda nje kohe shume te shkurter u transformua ne nje institucion bashkekohor.
Po cfare ndodh ne te vertete ne UV? Perse eshte ngritur ne kembe gjithe kjo fare
“ushtrie ” institucionale e mediatike kunder Rektorit, pedagogeve, senatit e rektoratit?
Mos valle u dhimbsen nxenesit apo prindrit e tyre? Mos valle shqetesohen per standartet e arsimit te larte, mos valle jane me shume patriote nga ne qe punojme nate e dite per t’a transformuar UV, ne nje universitet modern, mos valle i ha meraku qe diplomat ne universitetet tona merren kot? Jo ,aspak! Ne te gjithe deklarimet e MASH-it dhe te mediave qe e mbeshtesin nuk permenden fare standartet akademike, niveli shkencor,
por vetem masivizimi, populizmi: dy arsyet kryesore qe po e shkaterrojne dhe ate cka mbetur nga arsimi i larte.
Edhe armiku me i madh Shqiperise do t’ua kishte zili metodat dhe format qe perdorin keta lloj njerezish per te frenuar, denigruar e sabotuar ecurine e ketij universiteti I cili brenda nje kohe shume te shkurter u transformua ne nje institucion bashkekohor.
Linddt- WebMaster
- Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Re: Universiteti i Vlores ne Udhekryq, "Quo Vadis"
Por, arsyeja e vertete e ketij mllefi poliedrik e dirigjuar nga nje mentalitet kanunor, tribal, inatcor, kriminal eshte se ngjarjet e diteve te fundit ne UV nxorren ne shesh nje problem qe te gjithe dine: shtet, -pushtet, media , qe te gjithe e peshperisim neper tavolina; prinderit, mesuesit, nxenesit e studentet , e cdo njeri ne Shqiperi dhe jashte saj, por qe bejne sikur ne e dine dhe nuk e shikojne.
Problemi eshte qe arsimi parauniversitar ne pergjithesi dhe ai universitar ne vecanti jane bere per te vene duart ne koke , per te vene kujen .
Kete e vertetoi e gjithe zhurma e diteve te fundit per mos rregjistrimin e studenteve me mesatare poshte 6 sipas nje vendimi te drejte, te bazuar ne Ligj, te senatit te UV. Ky vendim i nxorri ’’petet lakrorit’’ te gatuar nga qeverite e majta dhe te djathta per arsimin gjate ketyre njezet vjeteve.
Arsimi i Larte mbledh ato cfare i dergon arsimi parauniversitar gjendja e te cilit pertej fasades digitale me ‘’salla kompjuterash e me internet’’ sidomos ne zonat rurale eshte ne gjendje te mjeruar: shumica e nxenesve nuk dine te shkruajne emrin e tyre, pa le te flasesh per formimin e tyre intelektual e shkencor. Skema e tanishme e pranimit ne universitete ka deshtuar plotesisht. Asnje ndryshim cilesor nuk ka arritur.
Perse vazhdohet te harxhohen para, mund, energji, kohe me te famshmen “ Merite – Preference” kur dyert e universiteteve jane te hapura edhe per nxenesit qe mbarojne gjimnazin me korespodense edhe per ata ngeles. Kjo skeme e paligjshme shkel te drejtat e njeriut: ne vend te Komitetit Ekzekutiv qe i caktonte se ku do te shkonin maturantet , tani kemi nxjerre komitet ekzekutiv te sofistikuar qe quhet APRIAL. Kjo skeme eshte ne kundershtim me te drejtat e IAL te cilat me ligj kane te drejten te pranojne studente sipas kritereve qe vendosin ata. Kjo skeme pengon konkurencen midis universiteteve .

Ajo favorizon vetem universitetet private pas te cilave sic thone gojet e liga qendron nje politikan. Larg qofte po te jete keshtu se dihet pastaj fati I universiteteve publike!
Prandaj kjo skeme duhet flakur sa me shpejt.Shpresojme tek Ministri i ri i Arsimit i cili me vizionet e tij perendimore njihet si reformator .
Ne perfundim te gjimnazit, pervec pasigurise se vertetesise se notes, kontigjenti i nxenesve del edhe gjithe pretendime per te vazhduar se s’ben studimet e larta. Shume mire! Por hyrja ne universitet duhet te kete disa kritere.Te forta madje!
Ju i dini me mire nga une ,kriteret qe vendosen ne universitetet prestigjoze, por le te mos krahasohemi me ta. Vende te tilla si Kenya, Singapori apo Zambia ku ne Web-site te universiteteve te tyre vihet re se nuk pranohen ne fakultete studente qe kane dale me mesatare te ulet ne mature.
Mesatarja shfaqet ne shumicen e Universiteteve si kriter pranimi edhe ne vende te tilla si Sllovenia.
Pra gjithkund synohet cilesia , jo sasia.Dyndje studentesh te dobet neper universitete shkaterojne perfundimisht vleren e diplomes dhe coroditin masivisht tregun e punes.
Ne universitete duhet te shkojne nxenesit me mesatare te larte nga shkolla e mesme sepse eshte humbje e madhe kohe e energjish te perpiqesh ne universitet te mesosh nxenes qe nuk dine te lexojne apo shkruajne mire. Nga ana tjeter keta studente i zene vendin nje studenti qe e meriton , por kryesorja, keto jane nje faktor psikologjik negativ per studentet cilesore te cilet jane te detyruar te marrin mesime te nivelit te nje shkolle fillore.
Jo cdo njeri mund e duhet te shkoje ne universitet .Perse MASh, nuk hap shkolla te larta per profesione te ndryshme ku nxenesi i dobet mund te behet nje hidraulik, elektricist, mekanik, i shkelqyer dhe do te ndihet mire edhe me veten edhe me shoqerine se sa te thyeje xhamat per t’u rregjistruar me zor ne universitet?
Linddt- WebMaster
- Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Re: Universiteti i Vlores ne Udhekryq, "Quo Vadis"
A mund te rregjistrohet njera prej atyre vajzave me mesatare poshte gjashtes e trukuar si per shfaqje cirku kur ju pergjigj gazetares te TV lokal e indinjuar: ‘’Une jam nje vajze moderne, qe kam shume endrra ne sirtar dhe ju nuk mund te me pengoni te realizoj endrrat e mia, sepse une jam vajze me bote dhe me shume miq e shoke dhe kam te drejten time, sepse studentet bejne jete te bukur dhe une dua te jete bukur, pse cfare kam une qe te mos bej jete te bukur’’? Sigurisht nuk mund te presesh me shume nga nje student me mesatare gjimnazi 5.1. Perse duhet te fitoje te drejten e studimit kjo vajze, kjo bartese e handikapateve te formimit leksiko- logjik .Apo qe neser ta shohim ne parlament dhe te marre vendime per arsimin?!
Universitetet publike mbahen ne kembe me parate e taksapaguesve.C’kerkoni ju te pergatisim ne? Njerez me formim te dyshimte per shtetin dhe popullin ? A po mos valle shteti i kerkon te tille?
Na i thoni qe ta dime si te veprojme. Por jo te na detyroni me arogance, frike, nenshtrim, urdhera e presione te gjithfarellojshme. Perse ,me patjeter duhet te rregjistrohen? Fundja le te rregjistrohen ne universitete te tjera qe kane nevoje per studente dhe problemi zgjidhet .
Ne kohen qe vendimi i senatit te UV jep mesazhin qe ne UV diplomat nuk merren kot dhe kur ne prisnim qe kjo perpjekje pozitive te UV, sado e vecuar ne kuadrin e arsimit te larte, per te vendosur nje barriere potenciale, per nje nivel cilesor te atyre qe shkojne ne Universitete, te vleresohej, dhe perkrahej nga MASH, MEDIA dhe universitete te tjera te vendit si nje veprim pozitiv ne perputhje me nenin 33 te Ligjit te Arsimit te Larte, ju kerkoni te na ’’kryqezoni’’ dhe Rektorin ta ’’digjni’’ ne turen e druve si ’’heretik“ si antikonformist, i cili nuk pranon te zbatoje urdhra qe jane ne kundershtim me ligjin, se nje intelektual i guximshem eshte i fort dhe kete force ja jep DIJA. Ju kujtojme se ne Rilindjen Europiane lejmotivi i intelektualeve ishte DIJA ESHTE FORCE ne kundershtim me mesjetaret sipas te cileve BESIMI ESHTE DIJA BAZE.
Por pavarsisht ketyre ne ndjehemi te vleresuar kur degjojme shume qytetare e intelektuale, kur lexojme me dhjetra e-mail-e qe na mbeshtesin dhe qe thone
’’Bravo u qofte ’’ se Universitetet u bere me keq nga Fillorja .
Desha te vecoj ketu gazetaren Edlira Gjoni te “Tirana Observer“ dt 23 shtator e cila thekson “: Mu duk i guximshem dhe i drejte vendimi i UV per te mos rregjistruar ne deget e tij studente me mesatare poshte gjashtes. Madje mu duk i vonuar ky reagim ne emer te CILESISE. Por atij vendimi qe iu kundervune pa asnje argumentimi kandidatet per studente, i erdhi menjehere kunder edhe MASH. Per fat te keq!

Kur nje nxenes eshte i paafte te shkoje me mendte e veta deri tek pesa ne gjimnaz si ka mundesi te pretendoje qe te pranohet ne Universitet per tu diplomuar si : avokat, gazetar, psikolog, matematikan, fizikan, apo inxhinjer? E ne vend qe te frenohet coroditja e tregut te vlerave , te te nxenit ajo po nxitet akoma me shume, kur ne menyre zyrtare kandidatet per student poshte gjashtes inkurajohen nga drejtoresha famekeqe e MASH-it znj Elida Hoxha se do te rregjistrohen me patjeter neper fakultetet ku jane shpallur fitues.
MASH dhe ato Mediat servile duhet te mesohen te mos bejne presione, kercenime , ”prerje kokash” se vendimi i marre nuk eshte deshire subjektive e nje Rektori, por nje vendim kolegjial i nje senati me nje ndergjegje civile qe kerkon ti thote STOP- karton diplomave pa vlere, i mbeshtetur nga nje staf akademik ne unitet mendimi dhe veprimi kur vjen fjala per cilesine dhe pavaresine akademike.
Keto jane parimet themelore te edukimit universitar te parashtruara ne ligjin e Arsimit te larte, te miratuara ne Parlamentin Shqipetar dhe ne do t’i mbrojme me cdo kusht keto parime me fanatizem se Universiteti nuk eshte prone e MASh-it , por e popullit qe paguajne taksa per te arsimuar femijet e tyre dhe per t’i pajisur ata me Diploma qe te konkurojne me sukses si brenda ashtu dhe jashte Shqiperise. Dhe kushtet ne i kemi plotesuar.
Reforma qe eshte bere ne administrate dhe sistemin informativ te UV ka realizuar nje eficence ku Universiteti i Vlores funksionon si nje Universitet Amerikan.Cdo student ka transkriptin e vet, merr informacion per orarin, programin, syllabuset, konsultat, qendren tutoriale,notat per 48 ore , per gjthcka qe i duhet.Kjo reforme kuptohet qe e beri administraten me efikase e me kosto me te ulet. Ky sistem dhe disa masa institucionale i lane me gisht ne goje disa seksere, apo pedeagoge e dallaveraxhinj te cilet e kishin kthyer UV ne qender biznesi. Studentet u cliruan nga “gjobat e majme”te disa pedagogeve te cilet tashme bejne edhe peticione per heqjen e rektorit. Ky sistem largoi edhe shume te tjere te cilet me nderhyrjet e tyre ,miqesite e farefisnite merrnin Diploma kot. Atehere si mendoni Ju nuk mund te ngjalle reaksion nje ndryshim i tille i cili coi ne minimizimin e korrupsionit dhe ne cvegjetimin intelektual te disa pedagogeve apo punojesve qe nuk u pergjigjeshin dot ndryshimeve te tilla. Per here te pare ne universitetin e Vlore u organizuan kurset verore per studentet, te cilet eleminuan vjeshten dhe provimet e mbartura qe ishin bere ”gangrena” e UV ose arena e pazarlleqeve per te marre provimet me para. Kuptohet se te gjitha keto ndryshime kane irrituar dhe irritojne te gjitha ate ”ushtri” qe kemi permendur me larte, sepse gjithe ketyre njerezve ju prene te gjitha lidhjet dhe aksesi per te futur hundet ne Universitet. Per here te pare pas 15 vjeteve u be promovimi stafit me rigorozitetin me te larte sipas ligjit te Arsimit te Larte.Edhe kjo ishte nje arritje e papare per UV e cila me siguri ka irrituar ata pedagog te cilet per nje kohe te gjate vetem kane vegjetuar ne UV dhe s’kane bere asnje perpjekje per kualifikimin e tyre.
Atehere me te drejte pyesim? A duhet t’i pritet koka rektorit per te gjitha keto ndryshime dhe arritje? Pavarsisht se cmendon znj. Elida Hoxha, senati vendosi qe mbi bazen e ketyre arritjeve kishte ardhur tashme koha per CILESINE. Prandaj si fillim vuri mesataren 6 duke lene hapur problemin per vitin tjeter per te vendosur per nje mesatare mbi shtate.

Keto jane argumentat tona qe besoj. Znj.Elida Hoxha duhet t’i gjeje te arsyeshme.Ne qoftese ju znj. Elida keni “argumenta te tjera” pervec kokfortesise tuaj dhe dashakeqsise ndaj UV dhe pretendimit se meqenese ketyre studenteve u ka dale emri ne gazete dhe me patjeter te rregjistrohen – dhe per kete ju kembengulni sepse e kuptoni qe kete katrahure e keni bere ju personalisht per neglizhence apo per paaftesi, por nderkaq nuk keni guximin te kerkoni falje ose te gjeni nje rruge per ta zgjidhur.
Rruga eshte e thjeshte dhe mund tjua tregojme ne. Te gjithe ata studente te perpunohen me formularin A3 per ne universitete te tjera te cilet kane nevoje per studente, pervec UV. Ne rast te kundert ne qofte se ju do te vazhdoni te perdorni forcen apo te nxitni nepermjete mediave dhe gazetave studentet qe te pushtojne UV, atehere dijeni se ju do te perballeni me nje bojkot total derisa problemi te zgjidhet.
Por ne shpresojme dhe besojme tek Profesor Tafaj i cili kete problem e gjen te mbartur nga paraardhesit. Per me teper, ne keto vitet e ardhshme kemi shansin te drejtohemi nga nje akademik qe e njeh me imtesi universitetin dhe Arsimin e Larte dhe qe tregon perkushtim e kujdes te vecante per djemte e vajzat shqiptare qe kane mbaruar jashte vendit, te cilet duke sakrifikuar edhe interesat e tyre personale me kontributin e tyre intelektual po tregojne se edhe ne Shqiperi ka mundesi qe nje universitet te ndryshoje. Shembulli me i mire per kete eshte UV, shembull i cili duhet te perqafohet nga te gjitha universitetet e vendit.
Prof. As. Jorgo Mandili
Departamenti i Fizikes UV

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi