Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Join the forum, it's quick and easy

Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.
Deqani-ks
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Hitleri dhe "Projekti" i tij per te pushtuar HENEN!

Shko poshtë

Hitleri dhe "Projekti" i tij per te pushtuar HENEN! Empty Hitleri dhe "Projekti" i tij per te pushtuar HENEN!

Mesazh nga Linddt Tue Jun 29, 2010 8:27 am

Të gjithë e dimë se Hitleri donte të pushtonte të gjithë botën, por pyetja që lind sot, është a ia ka arritur të pushtojë... Hënën.
Historianë gjermanë thonë se kjo mund të jetë realizuar e madje-madje mund të jetë i vetmi rast që njeriu ka shkuar në Hënë, duke hedhur poshtë edhe Neil Armstrongun. Në antikitet, Hëna shihej si perëndi, si një vend i paarritshëm nga njeriu dhe një tokë, ku jetonin vetëm jashtëtokësorët. Në kohët moderne, arritja e njeriut në Hënë u kthye në realitet, por ndoshta jo. Teori të ndryshme konspiracioni me të dhëna të rëndësishme kanë dalë në pah në lidhje me satelitin e vetëm të planetit tonë. A ka qenë Neil Armstrong në Hënë apo industria gjigande e filmit amerikan arriti të prodhonte një iluzion që duron prej dhjetëra vjetësh, thjesht dhe vetëm për të treguar superioritet në Luftën e Ftohtë me Bashkimin Sovjetik? Në një sondazh të vitit 1978, një në tre amerikanë mendonte se plani i ecjes në Hënë është realizuar në shkretëtirën e Nevadës, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe se asnjëherë njerëzit nuk kanë arritur të shkelin në Hënë. Gjithsesi, kjo teori kundërshtohet së tepërmi nga NASA, e cila vazhdimisht ka siguruar se Neil Armstrong ka qenë njeriu i parë në Hënë. Nga ana tjetër, historianët gjermanë pretendojnë se kanë gjetur materiale dhe fakte të pakundërshtueshme, të cilat tregojnë ekzistencën e një baze në Hënë, të ndërtuar nga nazistët në vitin 1942, të cilët, sipas tyre, kanë qenë të parët që kanë shkelur në rërën e satelitit.
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hitleri dhe "Projekti" i tij per te pushtuar HENEN! Empty Re: Hitleri dhe "Projekti" i tij per te pushtuar HENEN!

Mesazh nga Linddt Tue Jun 29, 2010 8:27 am

Teoria më e përhapur për arritjen e njerëzve në Hënë përpara Neil Armstrongut është hedhur nga historiani dhe akademiku anglez, Viktor Feden, i cili në një libër të publikuar në vitin 1988 ka pretenduar ekzistencën e fakteve për uljen e një anijeje kozmike në Hënë. Feden ka vërtetuar deri më sot vetëm prodhimin e pjatave fluturuese, të cilat janë ndërtuar nga gjermanët që prej vitit 1939 në territorin e Nju Suabia në Antarktidë. Më pas, Feden ka hedhur teorinë e fluturimeve hapësinore dhe ndërtimit të një qendre në Hënë, në vitin 1942, nga nazistët, të cilët përdornin një teknologji mjaft të përparuar. Në një intervistë të dhënë për ABC-në në vitin 1997, Feden u habit nga çudia që ngjalli pretendimi i tij te bashkëbiseduesit. “Nazistët krijuan aeroplanët modernë, krijuan qendrat e para bërthamore. Çfarë ka për t’u habitur kjo që them?”, - tha ai, duke ngjallur një debat të gjerë ndërmjet akademikëve. I respektuar në qarqet akademike të Britanisë, teoria e Fedenit vazhdon të konsiderohet si një bazë që ka nevojë për investigim. Ana historike e teorisë në fjalë, e cila sipas Fedenit është mbledhur në Akademinë e Shkencave të Berlinit, tregon se nazistët u ulën për herë të parë në Hënë rreth fundvitit 1942, duke përdorur pjata fluturuese jashtatmosferike. Raketa “Mith” ishte rreth 15 metra e lartë dhe kishte një diametër prej 50 metrash, ndërkohë që në të përdorej turbina “Uallter”, e krijuar posaçërisht për këtë raketë. Me zbritjen e tyre në Hënë, nazistët vunë re diçka të veçantë: Hëna është e mbuluar nga kratere dhe nga rëra, por në të ekzistonte pesha e gravitetit shumë herë më e madhe sesa në Tokë. Ky fakt, sipas Fedenit, nuk kundërshton atë të NASA-s, por thjesht tregon se Hëna, si një satelit i Tokës, bie pre e një bashkëveprimi ndërmjet dy trupave qiellorë dhe si më i vogli, normalisht ka një gravitet më të madh. Në këtë mënyrë, nazistët diku nga viti 1943 ndërtuan një bazë ajrore në Hënë dhe e quajtën atë Suabia në Hënë, duke iu referuar jo vetëm vendit të origjinës, por edhe Nju Suabias, tokës së pushtuar nga gjermanët në vitin 1938 në Antarktidë, ku është vërtetuar ekzistenca e një qendre të vrojtimit hapësinor si dhe eksperimente, të cilat do të bëheshin më vonë baza e projekteve të NASA-s për hapësirën. Por me problemet e nazizmit në Tokë, sipas Fedenit, të gjitha këto projekte u anuluan dhe baza në Hënë mbeti pa njeri. Fluturimi i fundit për në bazën në fjalë, sipas Fedenit, i cili pretendon se i referohet Akademisë së Shkencave të Berlinit, është bërë në vitin 1944. Normalisht, historia e tij ka hasur kundërshtime të mëdha, kryesisht për sa i përket teknologjisë së përdorur nga nazistët për realizimin e këtij projekti gjigand. Mirëpo, mbështetësit e kësaj teorie iu referohen të dhënave të mbledhura nga periudha e pasluftës në Antarktidë, ku janë gjetur rrënojat e qendrës hapësinore naziste në Nju Sabia, si edhe turbina e famshme “Uallter”, turbinë kjo që u bë pararoja e anijeve kozmike të Bashkimit Sovjetik dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hitleri dhe "Projekti" i tij per te pushtuar HENEN! Empty Re: Hitleri dhe "Projekti" i tij per te pushtuar HENEN!

Mesazh nga Linddt Tue Jun 29, 2010 8:28 am

Neil Armstrong është bërë simboli i njeriut që kaloi kufijtë e Tokës dhe arriti për herë të parë të shkelte në “dhé” të huaj, por në vitin 1994, kjo do të kundërshtohej në mënyrë të egër nga një numër ish-funksionarësh të NASA-s dhe nga historianë të ndryshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjithçka filloi pas publikimit të Brian Oller-it me titull “Diçka nuk shkon mbarë”, ku ish-funksionari i NASA-s tregoi se filmimet në Hënë nuk ishin në lidhje të drejtpërdrejtë, por u transmetuan pas disa ditësh dhe se në to pati ndërhyrje të shumta, sepse një pjesë e tyre ishte dëmtuar. Të shtyrë nga kjo thënie, filluan të dilnin hamendësime dhe të dhëna të ndryshme, që kundërshtonin uljen në Hënë të Neil Armstrongut dhe kolegëve të tij në satelitin e Tokës. “Në konkurrencën e Luftës së Ftohtë, për të marrë pra merita pas daljes së Juri Gagarinit në hapësirë, NASA planifikoi një udhëtim pa njerëz në bord të “Apollo 8” në Hënë”, - thotë fizikani dhe ish-punonjësi i NASA-s, Bart Sibrel. Sipas tij, anija arriti rreth orbitës së Hënës, por nuk mundi të ulej dhe u përplas me rërën e satelitit. Mirëpo, gjatë uljes së dhunshme, anija kozmike arriti të merrte disa fotografi të Hënës si edhe të planetit tonë, të cilat më vonë do të përdoreshin nga NASA për t’i bindur njerëzit se arriti të ulte një qenie të gjallë aty. Në këtë mënyrë, sipas teorisë, Neil Armstrong nuk është ulur asnjëherë në Hënë, por thjesht ka kryer disa hapa në shkretëtirën e Nevadës, në jugperëndim të Shteteve të Bashkuara, të cilat u survejuan nga regjisorë të Hollivudit. Në këtë teori përfshihet edhe parashikimi i Arthur Klark, tri vite përpara uljes së Armstrongut në Hënë, i cili kishte thënë se një njeri do të arrijë ta prekë shkretëtirën e satelitit të vetëm të Tokës. Kjo thënie e ka kthyer Arthur Klarkun në skenaristin e “Rërës së Nevadës”, siç quhet ulja e Armstrongut në Hënë nga këta dyshues. “Të çosh anije në Hënë është diçka e thjeshtë, - kishin thënë atëherë sovjetët. - Të çosh njerëzit është pothuajse e pamundur”. Kjo shprehje e shefit të Shërbimit Hapësinor Rus kishte të bënte me fotografitë e treguara nga NASA, që tregonin një panoramë të Tokës, të cilat u bënë edhe emblema e ekzistencës së njeriut në këtë trup qiellor. Një tjetër fakt që e përforcon teorinë e këtij grupimi dyshuesish është se përgjatë uljes së “Apollo 11” në Hënë, shkretëtira e Nevadës u mbyll për një periudhë më të gjatë se një muaj. Sipas specialistëve, atë kohë shkretëtira u mbyll për arsye të eksperimenteve bërthamore dhe jo për ndonjë arsye tjetër. Gjithashtu, dyshuesit paraqesin si fakt të pakundërshtueshëm edhe shpejtësinë e transmetimit të zërit të Armstrongut nga Hëna në Tokë. Sipas tyre, është e pamundur që zëri në Tokë të arrijë për 4 sekonda, siç është në sekuencat e filmuara, pasi shpejtësia e zërit do ta vononte atë të paktën 18 sekonda. NASA i ka kundërshtuar këto teori, duke përmendur termin heretik e në këtë mënyrë nuk ka pranuar të japë asnjë shpjegim shkencor për argumentet e dyshuesve. Duhet theksuar se në një mënyrë ose në një tjetër, të gjithë pjesëtarët e grupit të punës për përgatitjen e ekuipazhit të “Apollo 11” vdiqën brenda katër javësh nga ulja në Hënë e anijes kozmike.
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hitleri dhe "Projekti" i tij per te pushtuar HENEN! Empty Re: Hitleri dhe "Projekti" i tij per te pushtuar HENEN!

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi