Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Join the forum, it's quick and easy

Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.
Deqani-ks
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Interviste e rektorit te universitetit te Tiranes...

Shko poshtë

Interviste e rektorit te universitetit te Tiranes...   Empty Interviste e rektorit te universitetit te Tiranes...

Mesazh nga Linddt Tue Jun 29, 2010 9:41 am

Modeli im per Universitetin

Pas fitores me nje diference te thelle votash, Rektori i sapozgjedhur i Universitetit te Tiranes, Dhori Kule, shpalos projektin e tij per shkollen e larte. Cfare do te ndryshoje dhe pse te gjitha fakultetet kane mundesine te jene bashkekohore

- Zoti Kule, vota e studenteve dhe stafit akademik ju zgjodhi Rektor te Universitetit te Tiranes per kater vitet e ardhshme. Cilat jane mbresat, cfare ndjesish moret nga procesi zgjedhor?

Procesi zgjedhor i sapoperfunduar ne universitetet publike shqiptare per zgjedhjen e organeve drejtuese te tyre, megjithese nuk kishte elemente te karakterit politik, prape se prape kaperthente natyrshem mbresa komplekse. Ajo qe me gezon me shume konsiston ne faktin qe bota akademike se bashku me studentet, i percollen shoqerise sone elementet e kultures dhe te intelektualizmit ne perballjen me nje sfide qe kishte ne vetvete dhe perzierje te karakterit politik. Me vjen mire qe arritem te perballonim projektin pilot te zgjedhjeve, ne kuadrin e detyrimit qe ka Shqiperia ne zbatim te Marreveshjes se Stabilizim Asociimit per zgjedhje te lira e te ndershme. Mendoj se u konkretizua ai mesazh, te cilin une e kam perseritur shpesh: Pra, qe zgjedhjet ne universitete, nuk kane te humbur apo te fituar, nuk prodhojne pozite dhe opozite, prandaj debati do te ishte joefektiv.

Keto zgjedhje ishin nje test obligues per mua. Por, ajo qe me ka lene me teper mbresa eshte vota masive e studenteve ne favorin tim. Dhe voten e tyre e shoh si nje obligim per punen time si Rektor i UT-se. Studentet, me mire se kushdo tjeter, e dine se cfare duan dhe dine te marrin vendime te sakta.

- Me mbylljen e procesit te votimit, ka pasur edhe ndonje akuze kundrejt jush, per presion ndaj studenteve dhe manipulim te rezultatit. Si do t’u pergjigjeshit ketyre akuzave?

Kujt i shkon ne mendje te thote se studentet mund te manipulohen, atehere ai nuk i njeh dhe nuk i do ata. Pikerisht sepse studentet jane te pamanipulueshem. Sic e thashe, vota e tyre eshte obligim maksimal per mua dhe do te perpiqem te bej realitet projektin per ta bere Universitetin e Tiranes bashkekohor.

- Shkollat e larta shqiptare perballen sot me nje sere problemesh dhe nevoje per reforma te efektshme. Cilat do te jene levizjet tuaja per ta permiresuar kete situate?

Se pari, jashte retorikes boshe, arsimi i larte ka detyrimin moral te beje mesim mire. Cdo ore e deshtuar do te jete nje alarm per kedo dhe do te mbahet qendrim per te gjithe ata qe cenojne kete. Kerkimi shkencor do te jete pjese e logjistikes se cdo pedagogu. Kam parasysh se, ne perputhje me ligjin, suksesi i misionit te kerkimit shkencor kerkon edhe krijimin e strukturave qe do ta realizojne ate. Do te kete nje qender kerkimore me degezime ne cdo departament te UT-se, ne funksion te transmetimit te te rejave shkencore si specialisteve te ardhshem, ashtu edhe ne sherbim te kerkuesve te ndryshem, qe shfaqen ne tregun e ofertave studimore.

Kurrikulat, ne perputhje me kerkesat dhe standardet e Kartes se Bolonjes, do te konsultohen me organet e Universitetit dhe do te miratohen ne perputhje me ligjin per arsimin e larte, ne menyre qe edhe diplomat te jene te integruara.

Nje sfide e rendesishme eshte fakti qe, krahas arritjeve ne 50 vite te Universitetit te Tiranes, duhet te pergatiten stafe te reja pedagogjike, te rekrutuara dhe qe do te rekrutohen. Investimi me i rendesishem eshte ne stafet pedagogjike. Madje, do te bej presion pozitiv qe keto stafe te bejne doktoratura jashte shtetit, sepse celesi i shkolles eshte mesuesi.

- Po ne lidhje me bashkepunimin ndermjet Universitetit te Tiranes me ato te rretheve, cfare keni ndermend te beni?
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Interviste e rektorit te universitetit te Tiranes...   Empty Re: Interviste e rektorit te universitetit te Tiranes...

Mesazh nga Linddt Tue Jun 29, 2010 9:41 am

Kemi parashikuar te miratojme Konventen e Bashkepunimit te Perbashket mes universiteteve publike, ne menyre qe kerkesat e Kartes se Bolonjes, per modalitete te liberalizimit, te behet mes nesh ne fillim. Pra, te ndihmojme njeri-tjetrin ne pika te dobeta dhe te punojme ne menyre integrale, pasi produkti qe ne nxjerrim eshte nje produkt qe i ben mire ose keq vendit, ne varesi te cilesise se tij. Por, bashkepunimi do te shtrihet edhe me universitetet private, te cilet sot jane nje realitet i arsimit te larte shqiptar; jane komplementare te tregut. Do t’u sugjeroj te punojme ne menyre institucionale dhe fushat e komunikimit jane te shumta.

- Ne nje deklarate tuajen te fundit, keni thene se Universitetin e Tiranes do ta beni njesoj si Fakultetin e Ekonomise. Pra, sa me bashkekohor dhe me ndryshime cilesore. Si do ta beni kete?

Ne te gjitha fakultetet ekziston mundesia qe te funksionojne si fakultete bashkekohore. Realisht, ne Fakultetin e Ekonomise ne arritem te realizonim nje model. Hapesirat jane qe te gjitha fakultetet te funksionojne me nje fryme bashkekohore. Diplomat qe do te dalin nga Universiteti i Tiranes, duhet te jene diploma qe do te thithen si nga tregu i brendshem i punes, ashtu edhe nga ai nderkombetar. Diploma e mjekesise eshte ajo qe kerkon punen me te madhe ne kete drejtim. Por, jam optimist per kete, sepse stafi pedagogjik ne ate fakultet eshte jashtezakonisht i mire. Menyra e punes se studenteve eshte ajo qe nxjerr produktin cilesor.

Jurisprudenca eshte nje tjeter fushe qe ka nevoje te permiresohet ne themel. Duhet te nise nga A-ja. Madje, nuk duhet humbur asnje ore ne kete fakultet ku pergatiten juristet e ardhshem shqiptare. Deget e mesuesise gjithashtu kane probleme. Mendoj se ato do te hedhin hapa te rendesishme gjate mandatit tim. Ato dege jane celesi i shkolles, por pikerisht aty na shkojne nxenesit me te dobet.

- Shpeshhere thuhet se Shqiperia do te hyje ne nje faze inflacioni diplomash. A mund te ndodhe kjo dhe nese po, si mund te shmanget?

Une kam qene gjithnje pro idese per masivizim te universiteteve. Kjo do te ishte karakteristika e pare perendimore. Por, ne jemi ende shume larg numrit te studenteve per banore. Mesatarja e raportit eshte 25 studente per 1.000 banore. Megjithate, nuk duhet te ngaterrojme masivizimin me standardet. Masivizimi eshte i mire vetem ne rastin kur kemi krijuar stafe akademike te kualifikuara dhe kur realisht behet mesim. Nuk quhet masivizim kur studentet hyjne e dalin vetem per te marre nje diplome dhe kaq. Frika e kesaj mbetet ne sektorin publik, pasi mjafton nje mik dhe u zgjidh problemi i punesimit. Nje diplome e tille do te demtonte edhe sipermarrjen private. Nga te shkolluarit, shoqeria gjen vetem te mira. Jam perkrahes i masivizimit te shkollave me kushtin qe te kete standarde.
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi