Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Join the forum, it's quick and easy

Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.
Deqani-ks
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Një ditë në urban, aty ku hyn njeri dhe del për Psikiatri

Shko poshtë

Një ditë në urban, aty ku hyn njeri dhe del për Psikiatri  Empty Një ditë në urban, aty ku hyn njeri dhe del për Psikiatri

Mesazh nga Linddt Tue Jun 29, 2010 10:10 am

Lodhja, mërzitja, stresi por dhe vjedhja, janë vetëm disa nga pasojat që të shkaktojnë urbanët


Nëse ka diçka në kryeqytet e cila të shkakton tension nervash ky është transporti urban. Madje me bindje mund të themi që edhe në vendet më të varfra në botë autobusët nuk janë si në Tiranë. Papastërtia, kushtet mizerabël, era e keqe mes pluhurit e vapës së tmerrshme në këto ditë të nxehta Qershori, dyndja e qytetarëve dritaret që janë bllokuar e s’mund të hapen,

madje edhe konfliktet mes shoferit, ndonjë qytetari a ndonjë prej dhjetëra xhepistëve të cilët duket sikur janë në territorin e tyre, të japin panoramën e dhimbshme se i vetmi transport më i përdorur për gati 900 mijë banorë është në kushte mizerabël. Edhe pse jemi larg disponimit të autobusëve me kondicioner si në shtetet fqinje, marrjes së biletës me një shtypje të vetme të butonit e sjelljes normale të shoferëve e të fatorinëve, fati duket sikur është tepër koprac me ne, kur shohim natën vonë tek vjen drejt nesh ndonjë autobus me drita të forta. Ashtu si të gjitha eksperimentet që bëhen zakonisht me ne, Bashkia e Tiranës ka sjellë ditët e fundit edhe disa autobuzë që përveçse nuk i sheh gjëkundi ditën, të shtojnë ankthin se përpara se të hipësh në karakatinat e zakonshme që duken sikur do të shqyhen mes e përmes nga momenti në moment, nuk të ofrojnë asnjë lloj kushti tjetër përveç djersitjes lodhjes e frikës se dikush si me magji do të gllabërojë të gjitha paratë që ke në xhep me një të frenuar të shoferit, i cili zakonisht ose është duke e zënë gjumi në timon ose frenon pa e vrarë shumë mendjen, duke fluturuar në fund të autobusit, gra, pleq, fëmijë e çtë jenë në të. Radhët e qytetarëve me orë të gjata në stacione janë momentet më kulminante, madje pikërisht atëherë kur ndonjë grua e moshuar është duke u çapitur të hyjë e fundit në urban, shoferi mbyll derën duke ja lënë gjysmën e trupit jashtë. Më pas fillojnë debatet, e gruaja e moshuar e cila është gati të shpërthejë në lot nuk bën zë. Por e njëjta gjë nuk ndodh rrallë, pothuajse ditë për ditë në këto karrakatina që Bashkia e Tiranës na i ka bërë peshqesh, e ka vite që nuk i ndërron dot sikur të kushtonin miliarda ndodhin incidente nga më të ndryshmet, madje nuk mungojnë as rastet kur në situate të ndryshme bëhet palë e tretë edhe policia.
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Një ditë në urban, aty ku hyn njeri dhe del për Psikiatri  Empty Re: Një ditë në urban, aty ku hyn njeri dhe del për Psikiatri

Mesazh nga Linddt Tue Jun 29, 2010 10:11 am

Kushtet
Autobusët në të cilët lëvizin përgjatë gjithë ditës, pjesa më e madhe e qytetarëve mund të themi që janë në kushte mizerabël, pasi sapo hyn në to sheh një karakatinë të zakonshme të cilën mund ta gjesh zakonisht në vend grumbullimet e varrezave të makinave. Keqpërdorimi i tyre nga shoferët, zakonisht të lë në mes të rrugës e të duhet që përpos vonesës në punë të hipësh e të zbresësh me shpejtësi për mos tu ngjeshur në fund të autobusit. Pa përjashtim linjat e autobusëve urban në kryeqytet janë në gjendje skandaloze, që nga linja e unazës ku qelbesh nga era, e deri tek linja e kinostudios apo e kombinatit ku zotër të këtyre mjeteve urbane janë hajdutët e xhepave të cilët në 80 për qind të rasteve nuk lënë askënd pa kontrolluar edhe pse këta të fundit nuk mund ti kuptojnë dot lëvizjet e tyre nga mbipopullimi i qytetarëve.Përshtypje të bëjnë, edhe sendiljet e rrjepura e të shqyera të cilat shpesh herë mbajnë miliona mikrobe e që depërtojnë direkt në trupin tonë sidomos gjatë periudhës së verës. Dyert e autobusëve që shpesh herë kur ka dyndje qytetarësh hapen e mbyllen edhe nga një pakujdesi e shoferëve që zakonisht nëse u afrohesh kundërmojnë era alkol bëhen shpesh shkak konfliktesh midis, qytetarëve e këtyre të fundit. Por ajo që të bie më shumë në sy është fakti se në 80 për qind të rasteve shoferët janë tepër të paedukuar e në rastet që ndokush rrëzohet për shkak të frenimit në mënyrë të rrufeshme të autobusit, mund të dëgjosh shprehi të tilla si “A i ke sytë në ballë, mbahu kur frenon autobusi”. Edhe pse kjo mënyrë është tejet banale edhe ankesat e qytetarëve kanë mbërritur deri në zyrat e Bashkisë së Tiranës apo edhe në Shoqatën e Transportit askush nuk ka ndërmarrë ndonjë masë. Madje masa nuk janë marrë edhe në rastet kur janë konstatuar se zakonisht shoferët, hajdutët e xhepave madje, edhe fatorinët që luajnë rolin e ndërmjetësit në episodet e pakëndshme kur ndokush grabitet janë bashkëpunëtorë midis tyre. Maje ndodh që nga shoferët nuk ndalohet autobusi, edhe kur ndonjë qytetar e ka parë xhepistin e duhet të zbresë nga autobusi për të ndjekur atë.
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Një ditë në urban, aty ku hyn njeri dhe del për Psikiatri  Empty Re: Një ditë në urban, aty ku hyn njeri dhe del për Psikiatri

Mesazh nga Linddt Tue Jun 29, 2010 10:11 am


Hajdutët e zhepave, ose padronët e urbanëve…
Ankesat e shërbimit privat për shqetësimet për shkak të kostos tashmë kanë mbetur pas me rritjen e çmimit të biletës, ndërsa oferta e tyre për udhëtarët është njësoj. Nëse një vit më parë njerëzit shfrynin se përse ishte rritur, bileta e aboneja ishte shtuar çuditshëm dyfish në këtë pikë vape, askush nuk i qan hallin tjetrit për çmimin, por shqetësimi numër një zë vend në rastet e shumta të vjedhjeve që janë shtuar në masë. Përpos kësaj kauze, shqetësimi tjetër ka të bëjë me komunikimin e fatorinëve që shpesh herë i sheh, gjysmë lakuriq tek kundërmojnë pa fund era alkol a gjetkë e tek të ngjiten apo të përplasin e të shtyjnë duke mos e bërë dysh fjalën. Që nga mënyra sesi vishen njerëzit e këtij shërbimi, tregohet një prezantim i ulët. Edhe pse në linjën e Unazës kanë veshjen e tyre, pastërtia lë shumë për të dëshiruar. Shtuar me erën e keqe që shpërndajnë, atëherë është një torturë e vërtetë. Kurse në linjën e Kinostudios përballesh me një cilësi që të çmerit pa fund. Edhe shtuar me pisllëkun, që i ka mbuluar dhe kjo të bën të ndjehesh si pjesëtar i klasave të ulëta të shoqërisë. Si për ironi të fatit është një nga linjat që ka qarkullimin më të madh të banorëve të kryeqytetit dhe që lidh dy pika shumë të prekura në Tiranë. Është aq e mjerë si linjë saqë nga kujtimet të bëhet më e afërt me periudhën që kemi kaluar. Në Unazë mund të shtosh dhe qyfyre të tjera, kur konduktori zbret dhe bën ndonjë punë të tijën dhe duhet të presësh me shoferin derisa ai të kthehet. Që të shikosh aspiratën e Tiranës urbane moderne mund të gjykosh shumë mirë nga ky shërbim. Por, këtu dhe për optimistin ka fare pak vend. Mbase gjendja mund të rregullohej po të shikonin vetë në një linjë strukturat që i drejtojnë por edhe ato të bashkisë të cilat vazhdojnë të pohojnë se ky shërbim nuk ka probleme. Mund të themi me bindje se transporti urban tashmë ka pësuar krizë të plotë. Radhët e gjata të njerëzve nëpër stacionet e autobusëve kanë shkaktuar jo pak probleme. Kështu, tendenca e pasagjereve për të hipur nëpër urbane pa i lejuar të tjerët të është një tjetër problem. Janë rreth 220 autobusë që janë vënë në shërbim të rreth 1 milion banorëve të Tiranës. Një shifër e tillë konsiderohet mjaft e ulët jo vetëm nga specialistët e transportit qytetës. Qytetarët janë skeptike ndaj një zgjidhjeje të mundshme. Megjithatë, ata shprehen se një indiferencë e tillë për të vetmin transport urban që gjendet në kryeqytet është e tepërt, madje e pajustifikueshme nga ana e Bashkisë së Tiranës. Përpos shtrenjtimit të jetesës, për cilindo banor që detyrohet të përdorë transportin urban, mungesa e aboneve dhe rritja e mundshme e çmimit të biletës është një goditje tepër e rëndë.
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Një ditë në urban, aty ku hyn njeri dhe del për Psikiatri  Empty Re: Një ditë në urban, aty ku hyn njeri dhe del për Psikiatri

Mesazh nga Linddt Tue Jun 29, 2010 10:11 am

Faturinot e shoferët, pazar me biletat e urbanëve
Edhe pse është thënë shpesh nga Drejtoria e Transportit Urban se për të gjithë personat që shkelin rregullat do të vendosen gjobat, apo edhe për personat që gjatë kontrolleve gjenden pa bileta, sërish asnjë masë nuk është marrë nga institucionet përkatëse. Por edhe pse në shumicën e rasteve janë vetë shoferët, apo edhe faturinot që zakonisht, shkelin rregullat duke mos i dhënë qytetarëve biletat edhe pse ato blihen kundrejt çmimeve prej 30 lekësh, asnjë masë nuk është marrë, e askush nga punonjësit në këtë rast nuk është penalizuar. Shpesh herë të gjithëve ne na ka ndodhur që edhe pse paguajmë fatorinoja në këmbim nuk na ka dhënë biletën, e më pas duke mos reaguar sikur të mos kishte ndodhur asgjë, kur ndodh që vjen ndonjë kontroll vjen me shpejtësi drejt nesh duke na zgjatur biletën sikur pesë minuta më parë të kishte harruar ta bënte këtë gjë. Por në rastet më banale të gjithë ne na ka ndodhur gjithashtu që të dëgjojmë shoferët e fatorinot tek shfryjnë e debatojnë midis tyre se nuk kanë dalë me fitim nga biletat e se autobusi përpara tyre ka pasur më shumë qytetarë e kjo gjë përbën shqetësim të madh.

Tabelat në urbane jashtë funksionit, higjiena në kushte skandaloze
Papastërtitë e autobusëve, mbeturinat e hedhura në të gjitha cepat e këtij mjeti kaq të domosdoshëm për të gjithë ne, janë kthyer tashmë në gjërat më pak të rëndësishme. Edhe pse ekzistojnë tabela “Ndalohen hedhja e mbeturinave” sërish janë vetë faturinot që biletat i fluturojnë në ajër. Linja e Laprakës, Kamzës, Vorës, si dhe ajo e Tufinës dhe Shkozës janë cilësuar si linjat me urbanët më të pistë në kryeqytet. Bileta të grisura, baltë e tharë, pluhur dhe zhavorr. Kjo është gjendja e njërit prej urbanëve të linjës Kamzë-Qendër-Kamzë. Tashmë pasagjerët janë mësuar me problemet e vonesës në trafik, dëmeve të shkaktuara nga punimet nëpër rrugë, vjedhjet. Ajo që s'e përballojnë dot, është papastërtia. Edhe pse firmat përgjegjëse të linjave urbane janë gjobitur disa herë për mos mbajtjen pastër dhe në rregull të autobusëve të linjave urbane sërish gjendja vazhdon të jetë e njëjtë. Për më tepër që ka edhe qytetarë që hanë në autobuzë madje personat e parë që u lejohet ndezja e ndonjë cigareje janë vetë shoferët që edhe pse në vend të parë mund të kenë ndonjë grua shtatzënë, apo ndonjë fëmijë, ky fakt nuk përbën ndonjë problem për ta. Në këtë kontekst tabelat nuk kryejnë asnjë funksion, e për më tepër edhe kur ato janë të thyera apo të keqpërdorura shoferët e fatorinot nuk marrin as mundimin më të vogël për ti hequr apo për ti vendosur sërish për të kryer funksionin për të cilin ndodhen në urbane.
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Një ditë në urban, aty ku hyn njeri dhe del për Psikiatri  Empty Re: Një ditë në urban, aty ku hyn njeri dhe del për Psikiatri

Mesazh nga Linddt Tue Jun 29, 2010 10:12 am

Para disa vitesh pata rastin te beja nje xhiro me autobuz...te unazes dhe fatorino u kap me i xhaje per pun aboneje se ckane i abone speciale kta se di xhajet dmth...e autobuzi mize plot njerez xhaja meshtet mas porte per zotin qe tu ra ...ky me duhan ne dore llomotiste e llomotiste pa pushim..
Ju vura ne mbrojtje te xhajes i cili s levizte dot per te nxjerre abonen ..atehere fatorinua qe kish vene cigaren ne cep buzes mu hodh avokatja ktij je ti qepe o goc halen e mos i msho gojes shif punen tate .....
o nenee o nenee o nene ......atehere tregova nje qetesi qe sdo ta tregoja kurre ....nxorra paketen me cigare dhe ju drejtova robve ....mu ça huna ...ktu u lejoka duhani kush do ta ndez ofroj une
per zotin dhjetra duar u zgjaten
e ndezem te tere
u be tymi havadan autobuzi qe ecte rrakapjekthi vapa ne max ne qe pinim duhan xhaja qe kerkonte abonen dhe fatorino qe turfullonte
me ne fund xhaja e gjeti dhe ja tregoi po e hengert morti kish harruarr te me kerkonte b300 lekshin mua tu u mor me llafe
zbrita te stacioni oxhakut dhe i thash
ta futa sta dhash 300 lekshin laugh laugh
si ore zbriti legeni laugh laugh laugh laugh
ja hodha 500 laaarg dhe fillooi te gjemonte 500 lekshin jo me mua.....
mami im ishte skuqur ishte bere flake
cna bere tha laugh
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Një ditë në urban, aty ku hyn njeri dhe del për Psikiatri  Empty Re: Një ditë në urban, aty ku hyn njeri dhe del për Psikiatri

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi