Stresi
Faqja 1 e 1
Stresi
NE JETOJMË NË EPOKËN E STRESIT
Niveli i tanishëm i zhvillimit njerëzor ose epoka teknologjike i ka bërë marrëdhëniet njerëzore më të ndërlikuara, më të përkohshme dhe për rrjedhojë, njeriu i sotëm duhet të përballojë shumë përvoja të reja në periudha kohore të shkurtëra.Në epokat e mëparshme, ishte e zakonshme që brezi i ri trashëgonte gati në mënyrë stereotipike përvojën prindërore dhe përmbysjet kulturore që ndodhin në trajektoren kohore të shumë gjeneratave. Për njeriun e sotëm ku p.sh. dijet biologjike dyfishohen çdo 5 vjet, është e zakonshme që në jetën e tij të përjetojë 2 ose me shumë përmbysje kulturore. Përvoja e vjetër e bazuar mbi të shkuaren duhet zëvendësuar, për ndryshe nëqoftëse ne jetojmë me të kaluarën, mendimet dhe veprimet tona divorcohen me realitetin dhe rrjedhimisht mbetemi anash në rrymen e zhvillimit. E nëqoftëse, midis përvojës sonë dhe kërkesave të kohës, krijohet një hendek i madh, atëherë edhe vet mbijetueshmëria jonë vihet në pikëpyetje. Shpesh herë ambicjet janë gati të pakufishme, ndërsa mundësitë gjithmonë janë më të kufizuara. Këto kontradita bëhen më të mprehta po të mendojmë se njeriu i sotëm jeton jo vetëm për mbijetueshmëri fizike por edhe për cilësi të jetës. Shoqëria e sotme, të paktën deri tani bazohet në dogmen që "njeriu vetëm njëherë jeton" dhe rrjedhimisht ai duhet të jetojë maksimumin e mundësive të epokës së tij. Nën dritën e arsyetimeve të tilla, njeriu i sotëm mund të përfytyrohet në një garë të vazhdueshme, të pandalshme me zhvillimin. Elementet zhvillimore të epokës sonë na shkaktojnë stres kryesisht nëpërmjet situatave të mëposhtme:
1. Ndryshime shumë të mëdha në kohë shumë të shkurtër. Në mënyrë të veçantë, kur njeriu gjatë jetës së tij ekspozohet ndaj 2 ose me shumë përmbysjeve kulturore, ritmi i tillë i zhvillimit në mënyrë të paevitueshme prodhon stres.
2. Kur nuk ke përgatitjen e duhur për t'iu adaptuar kërkesave të reja.
Kur individit i mungojnë modelet për të imituar ose shprehitë (përgjigjet dhe veprimet e aplikuara më përpara dhe që i kanë siguruar atij zgjidhje të sukseshme) atëherë përballimi i streseve bëhet i vështirë dhe përmasat e stresit të prodhuar janë të mëdha.
3. Erozioni i vlerave tradicionale pa zëvendësimin e përshtatshëm të tyre.
Vlerat mund të jenë filozofi, ngjarje, person, objekt, përvojë apo teori që kur zgjidhet në mënyrë të lirë i kontribuon kuptimit të jetës së individit. Është në karakterin e epokës sonë që shumë vlera tradicionale të humbasin domethënien përballë problemeve të kohës. Moszëvendësimi i tyre çon në boshllëk të vlerave dhe rrjedhimisht përbën një burim stresi.
4. Ndjenja e depersonalizimit në erën teknologjike.
Zhvillimi i vrullshëm i krijon tek individi ndjenjen sikur ai është i nënvlerësuar dhe i parëndësishëm. Kjo mund të nxisë depersonalizimin, ndjenjën e vetmisë dhe ndërgjegjësimin e të qënit jashtë kontaktit me mjedisin.Thomas Holmes dhe Richard Rahe, nga studimet e tyre, kanë hartuar të ashtuquajturën "shkallë të ripërshtatjes shoqërore", e cila vlerëson nga pikpamja sasiore në njësi ndikimin që kanë ngjarjet mbi jetën e njeriut. Një përmbledhje e shkurtër paraqitet në tabelën 1.1 të mësipërme.Nga studimet e këtyre autorëve del që stresi bëhet i rrezikshëm veçanërisht nëqoftëse gjatë një viti individi grrumbullon mbi 150 njësi. Gjatë një periudhe 6 mujore, 37% e atyre që kanë grumbulluar 150-199 njësi, 51 % e atyre që kanë grumbulluar 200-299 njësi dhe 79% e personave që kanë pasur 300 e më shumë njësi janë sëmurur, të paktën një herë. Sigurisht që vlerësimi sasior i stresit i dhënë në tabelën e mësipërme varet shumë edhe nga karakteristikat dhe konstitucioni shpirtëror kombëtar: Shoqëria shqiptare në përgjithësi dhe shqiptari në veçanti, duke kaluar në periudha përmbysjesh të sistemit shoqëror, është duke iu nënshtruar kërkesave të reja, përmbysjeve kulturore, rivlerësimit të vlerave dhe traditës e rrjedhimisht një stresi të fuqishëm. Vështirësitë ekonomike dhe humbjet masive në njerëz e kanë bërë stresin të kudondodhur ndër ne. Pasojat e këtij stresi reflektohen në mënyra të ndryshme në jetën e njerëzve tanë. Kështu mjekët referojnë për shtim të numrit të të sëmurëve të konsultuar, ndërsa kardiologët referojnë që infarkti i miokardit këto kohët e fundit po takohet në mosha të reja, çfarë tregon për rolin favorizues ose shpërthyes të stresit.

No.i.d- Legjend
- Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 31
Re: Stresi
SI TA PERBALLOJMË STRESIN
Kur një stimul shkakton stres, njeriu përpiqet të eliminojë ose stimulin ose gjendjen e shkatuar prej tij. Ndonëse mund të mënjanojmë një pjesë të stimujve stresore, largimi i plotë i tyre është i pamundur. E ndërsa mënjanimi i stimujve stresore është i pamundur, modulimi i përgjigjes së tyre duket se mbetet fusha kryesore e përpjekjeve për të eleminuar stresin. Përvoja dhe shprehitë janë një mekanizëm që na ndihmojnë për t'u orientuar në situatat e reja duke pakësuar stresin. Futja në veprim e mekanizmave mbrojtës, siç janë sublimimi, racionalizimi, intelektualizimi etj, ndihmon për të reduktuar përmasat e stresit. Meqenëse stresi shpesh lind si rrjedhojë e të menduarit irracional dhe alogjik, riorganizimi i percepsioneve dhe i të të menduarit mund të ndihmojë në përballlimin e stresit. Së fundi, konsultimi me psikologët ose mjekët, përdorimi i mundshëm i barnave ankthheqës mund të jenë një mënyrë e përkohëshme për të përballuar stresorët dhe efektet e tyre mbi organizmin.

Si ta mundim stresin qysh në fillim të javës ?
Olsi Kolami
Erdhi sërish e hëna, rikthehet rituali : stresi. Nuk është aspak rasti për të mbledhur buzët apo për të përlasur telefonin. Bashkë me detyrimet e përditshme të punës, vijnë edhe streset që na bëjnë të ndihemi të paqetë. Për psikologët mjafton të ndjekësh një sërë rregullash, për të dalë nga kjo situatë. Sipas të përditshmes gjermane “Bild”, për të përmirësuar humorin e së henës duhet që së pari të ndajmë, nëse kjo periudhë stresante që po kalojmë lidhet me jetën tonë sentimentale apo ngarkesën brenda mureve të zyrës. Një ndër gjërat e para që ndihmon në shmangien e stresit në zyrë, është të ngrënit. Janë ato që quhen ndryshe “ushqimet që të sjellin humorin”. Arrat, lajthitë, kikirikët, karamelet, lëpirëset dhe frutat mund të konsiderohen pa frikë si një mënyrë mjaft e mirë e cila shkakton energji pozitive në mjedisin ku punojmë. Ndoshta duket paksa e besdishme për ata që janë të lidhur me dietat, por mos harroni që energjia pozitive, gjithnjë ndikon në përmirësimin e humorit. Një tjetër armë po kaq e fortë sa ushqimet për të mundur stresin, është edhe sporti. Nëse jeni shumë të zënë, përpiquni të gjeni pak hapësirë të lirë kohë për të bërë një shëtitje. Hapësirat e gjelbra dhe dielli favorizojnë prodhimin e serotoninës, një substancë e cila është e pranishme në tru, që bën të mundur aktivizimin e muskujve. Nëse hapësira kohore mungon, përpiquni që me anën e një topi plastik ose tenisi të luani, për të kaluar gjendjen ku ndodheni. Sipas “Bild” para se të shkoni në zyrë, dëgjoni muzikë, shihni disa sekuenca gazmore në televizor, që të mos përfshiheni në inkriminimin e javës tuaj. Ndërsa për ata që nuk u besojnë shumë rregullat e psikologëve, mjekësia këshillon përdorimin e vitaminës B, e cila ndikon në qetësimin e nervave dhe largimin e depresionit.

Sa normal është stresi në jetë dhe shkalla e ndikimit ?
Stresi është i pashmangshëm në jetë. Stresi është normal dhe i nevojshëm, në atë shkallë sa nuk ndikon në kualitetin e shëndetit dhe jetës. Mund të dobësoni, efektet e stresit duke identifikuar shkaqet nga vjen, duke e kuptuar dhe pranuar nëse mund ta kontrollosh apo jo, dhe duke mësuar aftësitë menaxhuese të tij. Tek secili prej nesh efektet e stresit janë të ndryshme, si dhe rrugët për t’u shëruar ndryshojnë nga një person tek tjetri. Ju mund të provoni disa metoda dhe të zbuloni se cila është rruga më e mirë që ju përshtatet.
Disa teknika qetësuese
Aktiviteti i rregullt fizik është një nga teknikat më efektive të menaxhimit të stresit. Në një rast tjetër shkruaj diçka që të bën të rrëfesh të fshehtat e tua. Mbajtja e një ditari nuk është vetëm praktikë e adoleshentëve. Shpreh ndjenjat, bisedo, qesh, qaj dhe shpreh inatin. Janë veprime normale për të qenë pastaj i qetë. Bëj diçka që të kënaq, një hob ose aktivitet që mbush kohën e lirë. Kjo mund t’iu ndihmojë të relaksoheni. Punët vullnetare në shërbim të të tjerëve do ju ndihmojnë të dobësoni stresin. Frekuentoni qendra relaksimi ku përfshihen, ushtrime për frymëmarrjen, ushtrime për qetësimin e muskujve, masazhe trupi, aromaterapi, joga dhe ushtrime tradicionale kineze. Por janë edhe disa aktivitete që njihen pak, si të mësosh si të qetësosh trupin tënd përmes vetëhipnotizimit, të meditosh, praktiko ushtrime imagjinare, dëgjo muzikë qetësuese dhe shoqërohu me njerëz që dinë të bëjnë humor. E rëndësishme është të reduktoni sasinë e stresit në jetën tuaj.
Disa teknika për të shmangur stresin e panevojshëm
- Menaxho kohën. Programimi dhe organizimi i kohës suaj mund t’iu bëjë më shumë produktivë.
- Strategjitë për të përballuar. Përpiqu të dallosh mënyrat e sjelljes që ndikojnë në stres dhe gjej mënyrat për t’i reduktuar.
- Krijo një stil jete. Balanco detyrimet duke i dhuruar vetes kohën e mjaftueshme për t’u qetësuar. Ushqehu mirë, mos pi duhan dhe limito sa të mundesh konsumin e alkoolit.
- Mbaj afër miq të mirë: Njerëzit që kanë një rrjet të fortë shoqëror që i mbështet janë shumë të aftë të përballojnë ndryshimet e jetës.
- Ndrysho mënyrën e të menduarit. Thuaju “stop” mendimeve që të shkaktojnë stres. Zgjidhi problemet duke punuar dhe krijo intimitet me orenditë e zyrës apo shtëpisë, që të jenë sa më të këndshme për syrin.
Por stresi mund të jetë i pakalueshëm. Ndërkohë që mund t’iu vijë në ndihmë një mik ose familjar, ju mund të kërkoni edhe këshillat e një profesionisti.

Shkalla e stresit
Shkalla e stresit tuaj mund të jetë dhe një tipar gjenetik i trashëguar, sa të mbështetur ndiheni nga familja dhe miqtë, eksperiencat e mëparshme, përballja me streset, dhe aftësia juaj për ta përballuar apo për t’u kthyer mbrapa. Çfarë është shumë stresuese për një person ndoshta nuk mund të jetë për një tjetër. Shkalla e stresit tuaj në ndonjë situatë varet se sa ju e nuhasni atë dhe sa zgjat më vonë. Shumë njerëz kanë mësuar se si të sillen me stresin e tyre më mirë se të tjerët. Nëse keni dyshim për daljen nga gjendja e stresit, ju duhet të mësoni mënyra më të mira për t’u shëruar. Ndryshimet që mund të ndodhin në jetë, si humbja e një njeriu të dashur, martesa, ndryshimi i vendit të punës janë disa shkaqe për t’u ndier të stresuar, por përgjithësisht kohëzgjatja varet nga vetë ju.
Teknikat për të shmangur stresin e panevojshëm
Menaxhoni dhe organizoni kohën tuaj
Redukto mënyrat e sjelljes që ndikojnë në stres
Mbaj afër miq të mirë
Ndrysho mënyrën e të menduarit
Thuaju “stop” mendimeve që të shkaktojnë stres
Kërkoni këshillat e një profesionisti
Jepi vetes kohën e mjaftueshme për t’u qetësuar
Dëgjo muzikë të qetë
Realizo shëtitje të qeta
Mos pini alkool dhe duhan
Ndikimi i stresit në shëndetin e njeriut
Stresi mund të ketë një ndikim serioz në shëndetin tuaj, sidomos nëse ai bëhet kronik. Ai godet zemrën dhe qarkullimin e gjakut, sistemin nervor dhe atë imunitar. Shkakton dhimbje gjymtyrësh, ankth e vështirësi në të kuptuar. Të gjitha këto shkaktojnë probleme të dobësimit të arterieve të gjakut, diabetit, astmës, probleme në marrëdhëniet me njerëzit dhe sjellje e vakët në shkollë apo punë. Kur ju jeni të stresuar, trupi juaj çliron hormone që shpeshtojnë frymëmarrjen dhe rrahjet e zemrës, dhe japin një vërshim energjish. I gjithë trupi përgatitet të përballet me rrezikun. Kjo njihet si “lufta për luftë”, reagimi në gjendje stresi. Ky reagim në fakt varet nga situata ku ndodheni, kur situata stresuese kalon, trupi kthehet në gjendjen e tij normale.
Stresi sjell një jetë të ndryshueshme
Pak stres është normal, madje i nevojshëm për të pasur një jetë të ndryshueshme dhe interesante. Përgjigjja ndaj stresit mund të jetë e dobishme në rastet kur reaksioni i shpejtë ndaj tij, bëhet i dobishëm. Prapëseprapë, mund të vështirësojë aftësinë tuaj për t’i bërë ballë detyrimeve komplekse dhe interaktive me njerëzit që iu rrethojnë. Në qoftë se ju ndiheni të shtypur nga një gjendje mbistresante për një periudhë të shkurtër kohë ju mund të filloni të ndiheni të dobët dhe të shfaqni probleme shëndetësore. Lajmi i mirë është se mund të gjeni rrugë, që ju shpien drejt indiferencës dhe shpenzimin e kohës me të tjera plane që nuk iu lënë kohë që të mendoni rreth stresit. Kalimi i kësaj gjendje do të sillte çaste të qeta dhe të ëmbla pas asaj stuhie të furishme emocionesh të pakontrolluara.
Stresi mund të veprojë mbi çdo njeri
Stresi përkufizohet si një shpërndarje mendore ose emocionale, brengë ose hidhërim, pasojë e një shtypjeje apo lodhjeje mendore. Kjo lodhje mendore vjen si pasojë e një ngjarjeje jashtë përvojave të përditshme, që përjeton njeriu. Stresi mund të veprojë mbi cilindo dhe të përjetohet me frikë, tmerr dhe humbje të shpresave. Shkaku më i rëndomtë që shpie në një pasojë të tillë është një kërcenim serioz për jetën, për humbjen e fëmijës apo të bashkëshortit, apo dhe për shkatërrimin e një marrëdhënieje të të rëndësishme. Trauma mund të përjetohet pas një aksidenti në grupe njerëzish, pas luftërash a fatkeqësish natyrore etj. Edhe ngjarje të përditshme mund të bëhen burim stresi, si për shembull një zënkë, në rrugë, shkollë apo familje.
Pse reagojmë fuqishëm pas një tragjedie
Ka disa arsye pse tragjeditë lënë ndikim të fuqishëm emocional tek njerëzit. Shpesh tragjeditë e dëmtojnë besimin elementar që ne e kemi për jetën. Mund të jetë se mënyra si e shohim jetën është dëmtuar, ne ndoshta kemi reaguar ndryshe nga si kemi dëshiruar apo pritur gjatë krizave. Tragjeditë zakonisht ndodhin papritmas dhe pa ndonjë paralajmërim. Ne nuk kemi kohë t’i përshtatemi kësaj përvoje të re. Kjo zakonisht është jashtë përvojave tona normale dhe ne duhet të ballafaqohemi me atë që është e panjohur për ne dhe nuk kemi dituri si të sillemi. Kur ndodh një tragjedi, mendja jonë e mban në kujtesë traumën me shumë fuqi, si mënyrë natyrale për vetëmbrojtje për t’u siguruar që nuk do të kaloni nëpër asilloj situate prapë. Por si rezultat i kësaj, ju do të mbeteni me reagime post traumatike dhe stres

Disa këshilla të ekspertëve për të shmangur stresin në punë
1- Kujdesuni për zyrën apo për vendin e punës
2- Krijoni marrëdhënie të mira me kolegët dhe me shefat
3- Lejoji vetes pesë minuta pushim pas çdo një orë punë
4- Vendosni se cilat gjëra janë primare në punë
5- Mos rrini për shumë kohë në të njëjtin pozicion
6- Mësoni të qeshni dhe të bëni shaka në punë
7- Vishni rroba të rehatshme dhe të përshtatshme
8- Mbani gjithnjë një krem për duart
1- Kujdesuni për zyrën apo për vendin e punës
2- Krijoni marrëdhënie të mira me kolegët dhe me shefat
3- Lejoji vetes pesë minuta pushim pas çdo një orë punë
4- Vendosni se cilat gjëra janë primare në punë
5- Mos rrini për shumë kohë në të njëjtin pozicion
6- Mësoni të qeshni dhe të bëni shaka në punë
7- Vishni rroba të rehatshme dhe të përshtatshme
8- Mbani gjithnjë një krem për duart
No.i.d- Legjend
- Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 31
Re: Stresi
-mbajeni trupin ne temperaturen e duhur , pasi temperaturat e ulta dhe të larta jane shkaktare dhe stimuluese të stresit
-hiqeni mendjen nga puna me tu shkeputur prej saj, të pakten ata qe nuk kane punë krijuese
-perpiquni të bëni një jete të qete ,afektive, dhe seksuale: familja e rregullt është ilaci me i mirë antistres
-evitoni mbingarkesen ne punë, mos bëni shumë punë mbrenda dites, ne rast të kundert do të akumuloni stres vetem duke menduar se çfarë do bëni me pare
-ha dhe pi me balance , është me mirë një ushqim i rregullt dhe i ekuilibruar, sesa të kesh një ngrenje qe ndryshon shpesh
-flini aq sa keshillohet për moshen tuaj, gjumi i paket shkakton stres tek të gjithë, ndersa gjumi i tepert është gjithashtu shkaktues i stresit
-mos bëni sport shumë të lodhshem , p.sh. duke vrapuar shumë kilometra ne ditë ju mendoni se e keni larguar stresin , por ju vetem e keni trasformuar ate ne një tip tjeter stresi
-qendro larg monotonise , degjo muzike, qendro me miq dhe me shoke-shoqe, meso gjera të reja,vizito vende të reja,shko me pushime, etj
-shmangeni perdorimin e makines ne menyre të tepruar, dhe kjo keshille sherben për ata persona me probleme ne qarkullimin e gjakut, si dhe femrat gjate ciklit menstrucional
-nese perdorni mjekime antistres duhet të konsultoheni me mjekun për ndryshimin e dozes
-bëni meditimin si të drejten tuaj të lindur të pakten nga 5 deri ne 15 minuta ne ditë

Stresor eshte cdo stimul qe shkakton reagim te paparashikuar ne nje individ!
Stres akut; nje film i pakendshem, zhurma te papritura, situata te pakontrollueshme, semundje fizike, trauma etj
Stres kronik; gjumi i pamjaftueshem, mbingarkesa apo nenngarkesa ne pune, izolimi, statusi shoqeror etj.
Sigurisht qe ka shume faktore te tjere qe shkaktojne fenomenin psikologjik qe ndryshe quhet Stres, me efektet negative dhe pozitive!
Ne SHBA konsiderohet si semundja #1 e popullsise. Studimet shkencore kane vertetuar vazhdimisht influencen direkte te stresit ne sistemin e Imunitetit te organizmit.
Stresi si semundje mendore jo vetem qe con ne gjendje depresioni (ky i fundit perparon ne diagnoza me serioze), por le pasoja shendetsore edhe pasi faktori stresues apo stimuli nuk jane me ne veprim.
Ka njerez qe nen influencen e stresit stimulohen ne menyre pozitive ne kryerjen dhe arritjen e detyrave te ndryshme. Por ka dhe nga ata qe Stresi thjesht i ve perfund.
Reagimi dhe pasojat varen nga permbajtja gjenetike, rrethanat jetesore, eksperienca etj.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi