Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Join the forum, it's quick and easy

Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.
Deqani-ks
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

NGJARJET ME TE RENDESISHME TE VITIT 2008..

Shko poshtë

NGJARJET ME TE RENDESISHME TE VITIT 2008.. Empty NGJARJET ME TE RENDESISHME TE VITIT 2008..

Mesazh nga No.i.d Fri Jul 02, 2010 6:23 pm

Shpikje dhe përparime të vlefshme sa një botë në mjekësi e shkencë e histori personale të njerëzve të famshëm të zvarritura nëpër çdo tabloid të mundshëm që gjendet në tezgat e shitjes. Disa prej këtyre ngjarjeve ishin të protokolluara që në fillim të atij vit, të tjerat, të paparashikuara mbërritën në portë të njerëzimit. Dhe këtë fillim viti, ekziston një protokoll zyrtar a një kalendar i ngjarjeve kryesore që do të zhvillohen përgjatë vitit.

Datat janë të fiksuara, përgatitjet vazhdojnë, pritet vetëm dita dhe ora e caktuar për fillimin e tyre. Sigurisht, kur të bëjnë si çdo vit bilancin e 2008-ës do të shohim ngjarje që s'i kishim parashikuar, ngjarje që s'gjendeshin në asnjë protokoll zyrtar a në pritshmëritë joformale të njerëzve të thjeshtë a të rëndësishëm. Por aktualisht, ne dimë ngjarjet më të rëndësishme që do të zhvillohen këtë vit dhe që shumë njerëz mezi i presin. I tillë është kampionati evropian i futbollit, një prej ngjarjeve sportive më të rëndësishme jo vetëm të vitit, por edhe të këtyre viteve. Kampionati zhvillohet në Austri dhe Zvicër dhe prenotimet nëpër hotele kanë filluar që tani nga ata që duan ta ndjekin nga afër. Po ashtu në verë janë dhe Lojërat Olimpike që do të zhvillohen në Kinë. Një ngjarje tjetër e rëndësishme është edhe festivali evropian i këngës që këtë vit do të zhvillohet në Beograd. Në janar janë zgjedhjet në Pakistan, ndërsa në nëntor do të përfundojë gara e gjatë elektorale për zgjedhjen e presidentit të ri amerikan. Viti do të mbyllet me përfundimin e ndërtesës më të lartë në botë në Dubai.

1 janar 2008: Malta e Qipro hyjnë në Eurozonë
Një ndër ngjarjet zyrtare në ditën e parë të vitit të ri është hyrja e Maltës dhe Qipros në eurozonë. Që prej ditës së parë të këtij viti këto dy vende zyrtarisht do të përdorin si euron si valutë.

1 janar 2008: Sllovenia merr presidencën e BE-së
Që prej ditës së parë të vitit 2008 Sllovenia është vendi president i Bashkimit Evropian. Sllovenia ka marrë presidencën në gjashtë mujorin e parë të vitit si vendi më i ri anëtar i BE-së.

7 janar 2008: Eklips diellor
Ditët e para të janarit të vitit 2008 do të sjellin dhe një eklips të pjesshëm diellor. Eklipsi do të prekë Australinë lindore, Antarktidën dhe Zelandën e Re.

18 janar: Zgjedhjet në Pakistan
Në mes të janarit do të mbahen në Pakistan zgjedhjet e përgjithshme. Zgjedhjet janë shtyrë për shkak të trazirave që pasuan vrasjen e Benazir Bhutto-s.

21 shkurt 2008: Eklips i plotë i hënës
Eklipsi i diellit në fillim të janarit do të pasohet nga një eklips i plotë i hënës në shkurt. Ky eklips do ndodhë në Evropë, Amerikë, dhe në pjesën perëndimore të Azisë.

24 shkurt 2008: Ndarja e çmimeve "Oscar"
Si çdo vit, në shkurt do të zhvillohet ceremonia e ndarjes së çmimeve "Oscar" në teatrin "Kodak" në Hollivud. Në seksionin e filmave të huaj do marrë pjesë filmi "Eduard" i regjisores greke, ku intepretojnë Gazmend Gjoka dhe Ndriçim Xhepa.

2 mars 2008: Zgjedhjet presidenciale në Rusi
Edhe pse presidenti Putin u zgjodh "Njeriu i vitit" nga revista amerikane "Time" ai nuk do të vazhdojë dhe për shumë kohë të jetë president i Rusisë. Më 2 mars në venden zhvillohen zgjedhjet presidenciale.

16 mars 2008: Nis kampionati botëror i "Formula 1"
Për të pasionuarit pas garave të makinave, ky është një prej evenimenteve më të rëndësishme. Kampionati botëror i "Formula 1" nis në Melburn, Australi në mars.

24 maj 2008: Festivali Evropian i këngës në Beograd
Një eveniment i rëndësishëm muzikor, në të cilin merr pjesë edhe Shqipëria. Festivali evropian i muzikës do të zhvillohet këtë vit në kryeqytetin serb, Beograd.

7-29 qershor 2008: Kampionati evropian i futbollit "Euro2008"
Një prej ngjarjeve më të rëndësishme sportive të këtij viti, është kampionati evropian i futbollit që do zhvillohet në Austri dhe Zvicër nga 7 qershori deri më 29 qershor.

31 korrik 2008: Bill Gates lë "Microsoft-in"
Themeluesi legjendar i "Microsoft" dhe njeriu më i pasur i botës, Bill Gates do të tërhiqet nga të gjitha pozicionet e tij në kompaninë gjigande për t'iu kushtuar bamirësisë. Ai do ruajë titullin honorifik si president i kompanisë.

8-24 gusht 2008: Lojërat Olimpike në Kinë
Prej më shumë se katër vitesh Kina ka nisur përgatitjet për Lojërat Olimpike që do të zhvillohen këtë vit aty. Stadiume të reja ndërtuara dhe kuzhinë evropiane dhe amerikane për turistët e shumtë që do ndjekin evenimentet sportive.

4 nëntor 2008: Zgjedhja presidenciale në SHBA
Pas një maratone të gjatë fushatash presidenciale në SHBA, e cila ka nisur që vitin e kaluar, në nëntor të këtij viti do të zgjidhet zyrtarisht presidenti i ri i vendit.

30 dhjetor 2008: Përfundon ndërtesa më e lartë në botë
Mbyllja e vitit 2008 do të shënojë dhe përfundimin e ndërtesës më të lartë në botë. Puna për ndërtimin e kullës "Burj Dubai" vazhdon në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara.
No.i.d
No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 31

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi