NGJARJET ME TE CUDITSHME TE VITIT
Faqja 1 e 1
NGJARJET ME TE CUDITSHME TE VITIT
Një gjykatë në Maqedoni u përball me një rast, ku një ari i murrmë akuzohej se kishte vjedhur mjaltë. Të shqetësuar se lajmet e kronikës së zezë po preknin "shëndetin dhe jetën e njerëzve", politikanët në Rumani. Një vajzë nëntë-vjeçare e përfshirë në një çështje gjyqësore në Zelandën e Re tërhoqi vëmendje ndërkombëtare për shkak të emrit të saj.
Maqedonasi hedh në gjyq ariun
Një gjykatë në Maqedoni u përball me një rast, ku një ari i murrmë akuzohej se kishte vjedhur mjaltë. Zoran Kiseloski, një rritës bletës ishte përpjekur të ndalonte ariun që t'i sulmonte kosheret, duke vënë përreth zonës drita dhe duke vënë bokse me muzikë të lartë. Zgjedhja e muzikës turbofolk do mjaftonte për të larguar çdo krijesë nga zona, por ariu vazhdonte të kthehej. Kështu që Kiseloki e hodhi në gjyq dhe fitoi nga shteti rreth tre mijë dollarë, meqë ariu s'mund t'ia jepte.
Rumunët shqetësohen nga lajmet
Të shqetësuar se lajmet e kronikës së zezë po preknin "shëndetin dhe jetën e njerëzve", politikanët në Rumani tentuan të miratojnë një ligj që u kërkon radiove dhe televizorëve të transmetojnë një lajm me histori pozitive për çdo lajm të zymtë. Gjykata Kushtetuese e vendit e sfidoi ligjin duke theksuar: "Lajmi është lajm. S'është as pozitiv dhe as negativ. Thjesht reflekton realitetin". Ky legjislacion do dështonte gjithsesi, pasi shkel ligjet e të drejtës së njeriut për lirinë e fjalës të BE-së.
Çështja e emrit në Zelandë
Një vajzë nëntë-vjeçare e përfshirë në një çështje gjyqësore në Zelandën e Re tërhoqi vëmendje ndërkombëtare për shkak të emrit të saj: "Talula Does The Hula From Hawaii". Gjykatata vendosi se emri ishte formë abuzimi dhe vajza u mbajt nën kujdestari nga gjykata. Gjykatësi theksoi se kjo ishte pjesë e një fenomeni më të gjerë; emra të tjerë fëmijësh në Zelandën e Re së fundmi përfshijnë "Number 16 bus shelter" dhe "Fish" etj.
Gjarpërinjtë dhe gjoba e parkimit
Një grua në Londër ia doli t'i shpëtonte një gjobe parkimi me një justifikim krejt të padëgjuar më parë. Gruaja, një valltare orientale kishte lënë makinën e ndezur në një zonë, ku nuk lejohej parkimi dhe shkoi të performonte në lokal. Pasi mori gjobë, ajo shpjegoi se kishte qenë e nevojshme ta linte motorin ndezur sepse makina ishte plot me gjarpërinj që i përdorte për kërcim dhe duke qëndruar ngrohtë ato nuk binin në gjumë. Gjoba iu anulua.
Shimpanzeja nuk është person
Gjykatat ndonjëherë marrin vendime të ndryshme në lidhje me faktin nëse një çështje i përket një kategorie të caktuar ligjore. Por një ngjarje e jashtëzakonshme ndodhi kur Gjykatës së Lartë në Austri iu kërkua të vendoste se Mathew Hiasl Pan, një shimpanze, është person. Një grup i të drejtave të kafshëve bënë padinë e pazakonshme, në mënyrë që të mund të adoptonin Matthew pasi streha ku kishte jetuar për 25 vjet ishte mbyllur. Gjykatësi vendosi se nuk mund ta shqyrtonte rastin pasi nuk ishte i autorizuar të fliste në emër të Matthew.
Avokati arrestohet se i dha klientit një karamele
Një avokat është arrestuar se shpërfilli urdhrat dhe i ka klientit një karamele në gjykatë. "Damon Rossi, 38- vjeçar është arrestuar në shtëpinë e tij, një ditë pasi i mori leje dy policëve nëse mund t'i jepte klientit një karamele", thotë zëdhënësi i policisë. Rossi ia dha atij karamelen, edhe pse dy policët e ndaluan. "Çfarë do të më bëni, do më arrestoni?", u tha atyre. Policët nuk morën asnjë masë menjëherë, pasi nuk donin të prishnin procesin gjyqësor. Ata ia raportuan çështjen sherifit dhe atëherë u mor vendimi të arrestohej avokati.
3-vjeçari thërret policinë 81 herë radhazi
Policia norvegjeze thotë se ka marrë 81 telefonata në linjën e urgjencës, por në to nuk dëgjohej asgjë, veç mërmëritjeve të pakuptueshme. Më në fund kanë zbuluar se telefonuesi ishte një 3-vjeçar që luante me telefonin celular. Policia në Haugesund thotë se linja "112" e urgjencës mori 81 telefonata brenda një javë, por policët nuk ishin në gjendje ta dëshifronin fjalorin. Policia thotë se kompania e telefonit "Telenor" më në fund mundi të zbulojë telefonuesin dhe atëherë kuptuan se 3-vjeçari kujtonte se telefoni ishte lodër.
Piktura e kalit shitet për 2 mijë paund
Një kalë, pikturat abstrakte të të cilit janë shitur për më shumë se 2 mijë paund, do të ketë ekspozitën e tij në Venecie. Cholla, që shqiptohet "Çoia", sipas një kaktusi shkretëtire, e mban penelin me dhëmbë dhe lyen pëlhurën e bardhë. I zoti, Renee Chambers, 51- vjeçar, nga Reno, Nevada thotë se e vuri re për herë të parë talentin e kalit katër vite më parë, kur leu gardhin. Ai thotë: "Dukej mjaft i interesuar tek ajo që po bëja dhe një ditë i dhashë furçën". I zoti i tij thotë se e shtrëngoi atë dhe e leu me bojën e kutisë. Që nga ajo ditë i zoti e përdor kalin duke përfituar nga shitja e pikturave abstrakte.

No.i.d- Legjend
- Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 31
Similar topics
» NGJARJET ME TE RENDESISHME TE VITIT 2008..
» 2008 DISA NGA LAJMET ME TE ÇUDITSHME TE VITIT
» Fruta me forma te cuditshme...
» 10 Protestat më të çuditshme
» Makinat me te cuditshme ne bote

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi