Dhjetë kafshët më të pasura të botës
Faqja 1 e 1
Dhjetë kafshët më të pasura të botës
Janë të pasura e të famshme, por e veçanta është se kanë katër këmbë. Këto janë kafshët që kanë trashëguar prej ish-padronëve të tyre shuma të mëdha parash dhe kanë fatin të jetojnë mes luksit e komfortit.
Në faqen e internetit të gazetës angleze "Times", janë pasqyruar dhjetë kafshët më të pasura të botës. Ato që kryesojnë listën janë qen të racave të ndryshme, por nuk mungojnë edhe mace, e gjallesa të tjera me katër këmbë, si një breshkë dhe një majmun.
Vendi i parë
I pari në listën e fatlumëve qëndron Gunther VI. Ky pastor gjerman është djali i Gunther III, që në 1991-shin, pas vdekjes së padrones, trashëgoi një pasuri prej 139 milionë markash. Kur Gunther III ngordhi, pasuria i kaloi menjëherë në pronësi të birit, Gunther VI. Padronët e tij e investuan mirë pasurinë e qenit, duke blerë një nga ish-shtëpitë e këngëtares Madonna në Majami. Sipas kronikave të ndryshme, qeni zotëron pasuri përrallore në Bahamas, Itali, Gjermani, ndërsa sipas informacioneve në faqen e tij të internetit, jeton si mbret në një vilë përrallore dhe në stilin "playboy", mes vajzave të veshura me bikini dhe burrave me xhinse të bardha. Falë investimeve të shumta, pasuria e tij shkon deri në 130 milionë euro.
Vendi i dytë
Në vendin e dytë renditet një tjetër qen shumë i veçantë: barbonik (bubi me qime të bardha të dendura) Toby Rimes. Kjo kafshëzë e vogël është pasardhësja e një barboniku tjetër, që në 1931-shin trashëgoi rreth 20 milionë dollarë. Edhe tutorët e tij kanë qenë investues të mirë, duke qenë se sot pasuria e tij arrin deri në 65 milionë euro.
Vendi i tretë
Në vendin më të ulët të podiumit qëndron shimpanzeja Kalu. Para se të bëhej kafsha e tretë më e pasur e botës, kjo shimpanze kishte pasur një jetë të trishtuar: u gjet e lidhur në një pemë në Zaire nga Patricia O‘Neill, vajza e konteshës së Kenmorës, e cila e adoptoi menjëherë. Patricia e mori me vete në shtëpinë e saj në kryeqytetin e Afrikës së Jugut dhe deklaroi se një nga shqetësimet e saj më të mëdha ishte fati i kafshës pasi ajo të vdiste. Me sa duket Kalu vazhdon të bëjë një jetë të pasurish dhe nuk ia kalon aspak keq. Sot pasuria e saj i kalon 60 milionë eurot.
Kafshët e tjera
Kafshët e tjera që janë pjesë e listës nuk kanë trashëguar ndonjë pasuri të madhe, por shumë prej tyre u është garantuar një jetesë e qetë dhe e lumtur. Në vendin e katërt janë qeni pekimez Frankie dhe macet Ani e Pepe le Pew. Secili prej tyre ka trashëguar një të tretën e një vile në San Diego të Kalifornisë, vlera e të cilës arrin më shumë se 15 milionë euro. Për të bërë një jetë më të qetë e të sigurt, padronët e tyre u kanë lënë trashëgim rreth 10 milionë euro. Pas tyre, në vendin e pestë, renditet labradori Flossie, i cili trashëgoi nga padronia e tij, aktorja Drew Barrymore, një shtëpi në Beverly Hills që kushton 4.5 milionë euro. Sipas "Times", Flossie e ka merituar këtë pasuri: në 2002-shin i shpëtoi jetën padrones dhe të shoqit Tom Green me të lehurat e tij, pasi shtëpia e tyre ishte përfshirë nga flakët.
Në vendin e gjashtë qëndron Trouble, një qenushe (maltez terrier), të cilës vitin e kaluar Leona Helmsley, manjatja e hoteleve njujorkeze, i la një pasuri prej 8 milionë eurosh. Rrëmujaxhesha Trouble (emri ishte vërtet i goditur po të pyesje personelin e shërbimit të "Helmsley") është mësuar me një luks të shfrenuar: ha në pjata argjendi dhe kur padronia e saj ishte gjallë, kërkonte që shërbëtoret t‘ia prisnin dhe thërrmonin ushqimin, madje t‘ia fusnin edhe në gojë. Kur Trouble të ngordhë është vendosur që të varroset afër pronares së saj.
Në vendin e shtatë renditet maçoku i zi Tinker, me 650 mijë euro. Me sa duket, Tinker nuk do të ketë më kurrë probleme për qumësht dhe biskota, sepse vejusha Margaret Layne, e cila vdiq në vitin 2003, në moshën 89-vjeçare, i ka lënë një pasuri prej 650 mijë eurosh, përveç shtëpisë në Middlesex, ku maçoku do të ketë leje për 21 vjet, ose deri sa të ngordhë. Jo gjithmonë lumturia vjen nga paratë dhe pak muaj më vonë, pas vdekjes së Layne, filluan të vinin kërcënimet me vdekje për Tinkerin, që u transferua në një vend të sigurt në Uells. Në vendin e tetë janë qentë Tina dhe Kejt, me nga 665 mijë euro secili. Pas vdekjes së Nora Hardwell, që ndodhi vetëm një ditë para se të mbushte 90 vjeçe, ajo vendosi që qentë e saj të dashur, Kejt dhe Tina, të mund ta jetonin pjesën tjetër të jetës në luks dhe liri të plotë.
Në vendin e nëntë janë pozicionuar kafshët shtëpiake të Christina Foyle, me 150 mijë euro për kokë. Pronarja e librarisë së Londrës "Foley", vdiq në vitin 1999 dhe la një testament të posaçëm për katër macet e saja, të cilat ia besoi shërbëtores. Aktualisht gruaja ka blerë një shtëpi të madhe dhe jeton atje së bashku me katër macet.
Këtë sipar e mbyllin kafshët e nënës mbretëreshë të Anglisë. Para se të vdiste, mamaja e Elisabetës II dhuroi 3 milionë sterlina për të mbrojtur kafshët e pranishme në kështjellën e "Mey Farm"-it.

No.i.d- Legjend
- Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 31
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi