Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Join the forum, it's quick and easy

Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.
Deqani-ks
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dhjetë statujat më të mëdha në botë

Shko poshtë

Dhjetë statujat më të mëdha në botë   Empty Dhjetë statujat më të mëdha në botë

Mesazh nga Bukuroshja Dq Sun Jul 04, 2010 9:50 am

Monumentet më të famshme që janë ndërtuar për të kapur qiellin


Statujat shërbejnë për të përkujtuar e nderuar koncepte e njerëz. Ngrijnë kulte e rrëfejnë përulësi. Janë me përmasa të ndryshme sipas kohës e stilit, të cilit janë ndërtuar. Por, disa statuja janë aq të mëdha dhe përfaqësuese sa nuk mund t’i shpëtojnë asnjë syri. Një ndër to është ajo e Jezusit golashënues në Ohajo. Në vitin 2004 kisha “Solid Rock” ngriti një statujë 19 metra të lartë të Jezusit që kishte ngritur krahët në qiell, të cilën e quajtën statuja e Mbretit të Mbretërve. Udhëtarët që kalonin aty e quajtën statujën Jezusi golshënues sepse duket sikur sapo ka shënuar një gol dhe po ngre krahët lart. Më 14 qershor kjo statujë u godit nga rrufeja dhe materiali prej fibrash qelqi dhe polisteroli u shkatërrua krejtësisht. Në vitin 1967, Bashkimi Sovjetik i dedikoi një monument gjigand një prej triumfeve më të mëdhenj të Luftës II Botërore. Thirrja e Mëmëdheut është 52 metra e lartë dhe ka ngritur një shpatë nga qielli, e cila është 33 metra. Për të mbërritur tek bazamenti i statujës duhen kaluar 200 shkallë, të cilat përkujtojnë betejën 200-ditore të Stalingradit, ku Ushtria e Kuqe theu rrethimin gjerman, për të pushtuar më pas ushtrinë. Zonja Liri ishte një dhuratë nga Franca dhe shërbente për përkujtimin e njëqindvjetorit amerikan në vitin 1876. Por, statuja nuk përfundoi në Francë, ku dhe po punohej, deri në vitin 1884 për t’u shpërbërë në 350 pjesë e paketuar në 214 arka për udhëtimin e gjatë përmes Atlantikut. Kur më në fund mbërriti në Nju Jork, në vitin 1885 statuja qëndroi në depo për 11 muaj për shkak se piedestali s’kishte përfunduar ende. Ajo u vendos më në fund më 28 tetor 1886. Tian Tan Buda ka qenë dikur statuja më e madhe e Budës në një ambient të hapur. Tian Tan Buda peshon rreth 250 tonë dhe kërkon që vizitorët të ngjisin 268 shkallë. Në një ditë të kthjellët, statuja mund të dallohet nga banorët e Makaut në Kinë prej përtej detit Jugor të Kinës. Statuja e ka marrë emrin nga baza, e cila është model i altarit të parajsës. Ndërtimi i kësaj statuje gjigande ka kushtuar 68 milionë dollarë dhe për ndërtimin e saj janë dashur thuajse tre vjet. Më 30 prill 2010, presidenti senegalez Abdoulaye Ëade zbuloi me solemnitet Statujën e Rilindjes Afrikane përpara 19 krerëve shtetesh afrikane, reverendit Jesse Jackson, këngëtarit Akon dhe përfaqësuesve nga Koreja e Veriut. Menjëherë pas kësaj nisën ankesat. Senegalezët u ankuan se statuja 49 metra e gjatë e bërë nga bakri ishte shumë e shtrenjtë (28 milionë dollarë) e shëmtuar (fjala staliniste u përmend shumë herë) dhe e korruptuar (për ndërtimin e saj punuan punëtorë koeano-veriorë). “Duart më të mëdha që luten” dhe që fillimisht njiheshin me emrin “Duart që shërojnë” janë dy duar masive që shfaqen në një proces lutjeje përbëjnë atë që njihet si skulptura më e madhe e bronzit në botë. Skulptura peshon 30 tonë dhe tani qëndron në hyrje të universitetit “Oral Roberts” në Tulsa, Oklahoma. Në bazamentin e saj është gdhendur një pasazh nga Bibla: “Dhe Jezusi u rrit në urtësi dhe shtat, bashkë me Zotin dhe njerëzit”. Krishti Shpëtimtar ngrihet 710 metra mbi Rio de Zhaneiro, në majën e malit Korkovado. Kjo statujë është 40 metra e lartë mbi një bazë të lartë prej dhjetë metrash. Krahët e hapura të statujës arrijnë në një gjerësi prej 30 metrash. Krishti i Rios është ndërtuar ndërmjet vitit 1922 dhe 1931 me beton dhe gurë të butë. Ai ka gjithnjë qenë një destinacion turistik për turitët si dhe njihet si simbol i qytetit më të madhe të Brazilit në gjithë botën.
Bukuroshja Dq
Bukuroshja Dq
Fillestar
Fillestar

Numri i postimeve : 91
PIKE : 128
Popullariteti Popullariteti : 8
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 30
Vendbanimi : kS

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dhjetë statujat më të mëdha në botë   Empty Re: Dhjetë statujat më të mëdha në botë

Mesazh nga Bukuroshja Dq Sun Jul 04, 2010 9:50 am

Genghis Khan
Mongoli

Thuajse 800 vjet pasi Genghis Khan pushtoi pjesën më të madhe të botës së njohur, banorët e Mongolisë e nderuan duke ngritur në nder të tij statujën më të madhe në botë. Kahn dhe kali i tij janë 40 metra të lartë mbi një kolose 10 metra të lartë dhe me 36 kolona. Statuja është e vendosur Tsonjin Boldog, vendin ku legjenda thotë se Khan ka gjetur një kamxhik të artë. Tetë shekuj më vonë, perandori tund një shkop të artë, gati për t’u hedhur në betejë sërish.

Jezusi golashënues
Ohajo, SHBA

Në vitin 2004 kisha “Solid Rock” ngriti një statujë 19 metra të lartë të Jezusit që kishte ngritur krahët në qiell, të cilën e quajtën statuja e Mbretit të Mbretërve. Udhëtarët që kalonin aty e quajtën statujën Jezusi golshënues sepse duket sikur sapo ka shënuar një gol dhe po ngre krahët lart. Më 14 qershor kjo statujë u godit nga rrufeja dhe materiali prej fibrash qelqi dhe polisteroli u shkatërrua krejtësisht.

Thirrja e Mëmëdheut
Volvograd, Rusi

Në vitin 1967, Bashkimi Sovjetik i dedikoi një monument gjigand një prej triumfeve më të mëdhenj të Luftës II Botërore. Thirrja e Mëmëdheut është 52 metra e lartë dhe ka ngritur një shpatë nga qielli, e cila është 33 metra. Për të mbërritur tek bazamenti i statujës duhen kaluar 200 shkallë, të cilat përkujtojnë betejën 200-ditore të Stalingradit, ku Ushtria e Kuqe theu rrethimin gjerman, për të pushtuar më pas ushtrinë.

Statuja e Lirisë
Nju Jork, SHBA

Zonja Liri ishte një dhuratë nga Franca dhe shërbente për përkujtimin e njëqindvjetorit amerikan në vitin 1876. Por, statuja nuk përfundoi në Francë, ku dhe po punohej, deri në vitin 1884 për t’u shpërbërë në 350 pjesë e paketuar në 214 arka për udhëtimin e gjatë përmes Atlantikut. Kur më në fund mbërriti në Nju Jork, në vitin 1885 statuja qëndroi në depo për 11 muaj për shkak se piedestali s’kishte përfunduar ende. Ajo u vendos më në fund më 28 tetor 1886.

Tian Tan Buda
Hong Kong

Tian Tan Buda ka qenë dikur statuja më e madhe e Budës në një ambient të hapur. Tian Tan Buda peshon rreth 250 tonë dhe kërkon që vizitorët të ngjisin 268 shkallë. Në një ditë të kthjellët, statuja mund të dallohet nga banorët e Makaut në Kinë prej përtej detit Jugor të Kinës. Statuja e ka marrë emrin nga baza, e cila është model i altarit të parajsës. Ndërtimi i kësaj statuje gjigande ka kushtuar 68 milionë dollarë dhe për ndërtimin e saj janë dashur thuajse tre vjet.

Monumenti i Rilindjes Afrikane
Dakar, Senegal

Më 30 prill 2010, presidenti senegalez Abdoulaye Ëade zbuloi me solemnitet Statujën e Rilindjes Afrikane përpara 19 krerëve shtetesh afrikane, reverendit Jesse Jackson, këngëtarit Akon dhe përfaqësuesve nga Koreja e Veriut. Menjëherë pas kësaj nisën ankesat. Senegalezët u ankuan se statuja 49 metra e gjatë e bërë nga bakri ishte shumë e shtrenjtë (28 milionë dollarë) e shëmtuar (fjala staliniste u përmend shumë herë) dhe e korruptuar (për ndërtimin e saj punuan punëtorë koeano-veriorë).

Duart më të mëdha që luten
Oklahoma, SHBA

“Duart më të mëdha që luten” dhe që fillimisht njiheshin me emrin “Duart që shërojnë” janë dy duar masive që shfaqen në një proces lutjeje përbëjnë atë që njihet si skulptura më e madhe e bronzit në botë. Skulptura peshon 30 tonë dhe tani qëndron në hyrje të universitetit “Oral Roberts” në Tulsa, Oklahoma. Në bazamentin e saj është gdhendur një pasazh nga Bibla: “Dhe Jezusi u rrit në urtësi dhe shtat, bashkë me Zotin dhe njerëzit”.

Krishti Shpëtimtar
Rio de Zhaniero, Brazil

Krishti Shpëtimtar ngrihet 710 metra mbi Rio de Zhaneiro, në majën e malit Korkovado. Kjo statujë është 40 metra e lartë mbi një bazë të lartë prej dhjetë metrash. Krahët e hapura të statujës arrijnë në një gjerësi prej 30 metrash. Krishti i Rios është ndërtuar ndërmjet vitit 1922 dhe 1931 me beton dhe gurë të butë. Ai ka gjithnjë qenë një destinacion turistik për turitët si dhe njihet si simbol i qytetit më të madhe të Brazilit në gjithë botën.

Genghis Khan
Mongoli

Thuajse 800 vjet pasi Genghis Khan pushtoi pjesën më të madhe të botës së njohur, banorët e Mongolisë e nderuan duke ngritur në nder të tij statujën më të madhe në botë. Kahn dhe kali i tij janë 40 metra të lartë mbi një kolose 10 metra të lartë dhe me 36 kolona. Statuja është e vendosur Tsonjin Boldog, vendin ku legjenda thotë se Khan ka gjetur një kamxhik të artë. Tetë shekuj më vonë, perandori tund një shkop të artë, gati për t’u hedhur në betejë sërish.

“Golden Driller”
Oklahoma, sHBA

Vinçi i madh i quajtur “Golden Driller” u ndërtua në vitin 1953 mbi një binç që dikur ishte funksional dhe shërbente për nxjerrjen e naftës. Ai është i përbërë prej 22 tonë hekur dhe beton e është ndërtuar për t’i bërë qëndresë një tornadoje që udhëton me 322 kilometra në orë. Oklahoma e ka deklaruar si monumenti zyrtar i shtetit në vitin 1979. Një pllakë në bazament shkruan: “Njerëzve të industrisë së naftës, të cilët me vizionin dhe guximin e tyre krijuan një jetë më të mirë për njerëzimin”.

Hanuman
Nju Delhi, Indi

Nëse statuja Hanuman në Indi nuk do ishte ngjyrë portokalli të ndezur dhe gjigande, mund të mos dukej mes trafikut dhe kaosit në Nju Delhi. Por, kjo perëndi hindu majmunësh qëndron në gjithë lavdinë e saj dhe nuk mund të mos ta zërë syri. Në mitologjinë hindu, Hanuman është komandanti i ushtrisë së majmunëve. Lindur nga një nimfë dhe perëndia i erës, Hanuman është bekuar me aftësinë për të fluturuar dhe për t’u rritur pafundësisht në përmasa.
Bukuroshja Dq
Bukuroshja Dq
Fillestar
Fillestar

Numri i postimeve : 91
PIKE : 128
Popullariteti Popullariteti : 8
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 30
Vendbanimi : kS

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi