Lifestyle & Kuriozitete.
Faqja 1 e 2
Faqja 1 e 2 • 1, 2
Lifestyle & Kuriozitete.
Uria na bën të lumtur
Ghrelina është hormon i cili rregullon apetitin dhe përqendrimi i tij rritet në momentet kur jemi të uritur, ndërsa një studim i ri ka treguar se rritja e nivelit të ghrelinës ndikon edhe kundër depresionit.
Me anë të eksperimenteve, shkencëtarët kanë ardhur në përfundim se personat të cilët janë të uritur (e kanë të rritur nivelin ghrelinës) janë më energjikë dhe më të shoqërueshëm.
Në këtë mënyrë është treguar se uria përveçse nxit ngrënien, ndikon po ashtu edhe në lehtësimin e stresit.

Linddt- WebMaster
- Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Re: Lifestyle & Kuriozitete.
Të qarit i lehtëson vetëm disa
Ekspertët holandezë kanë zbuluar se lehtësimi nga të qarit varet nga personi, koha dhe vendi ku qan.
Pasi kanë analizuar 3.000 persona, autorët e studimit kanë ardhur në përfundim se të qarit nuk i lehtëson të gjithë.
Se çfarë efekti do të ketë të qarit, varet nga personi i cili qan. Shumica e participantëve kanë thënë se pasi kanë qarë janë ndier më të lehtësuar, sidomos nëse dikush i ka ngushëlluar ata.
Megjithatë, një e treta e të anketuarve kanë pohuar se janë ndier shumë më keq pasi kanë qarë.
Ekspertët njoftojnë se të qarit dhe kontrollimi i frymëmarrjes i ndihmon trupit në tejkalimin e stresit. Kur njerëzit përjetojnë stres, zemra rreh më shpejtë dhe trupi djersitet. Ndërsa nëse individi i caktuar qan, atëherë ngadalësohet frymëmarrja dhe lotët kanë efekt qetësues.

Veprimi i kafeinës më i shprehur te meshkujt
Një hulumtim i realizuar në Universitetin e Barcelonës sugjeron se kafeina ka veprim më të fuqishëm dhe më të shpejtë te meshkujt.
Rezultatet e grumbulluara nga 670 participantë tregojnë se nëse një mashkull pi një filxhan kafe, efekti i saj është pas vetëm dhjetë minutave, ndërsa ky veprim te femrat shtyhet dhe është shumë më pak i shprehur.

Edhe bletët e dëshirojnë kokainën
Bletët reagojnë pas marrjes së kokainës në mënyrë që lëvizin shumë, janë të zhurmshme, ‘disponohen’ dhe zmadhohen, ndërsa në momentin kur përfundon efekti i kokainës, ato luftojnë për të marrë më shumë, shkruan "The Sun".
Shkencëtari nga Universiteti i Sydneyt, Andrew Barron, ka analizuar ndikimin e kokainës në trurin e bletëve dhe sjelljet e tyre, me ç’rast ka zbuluar se nën ndikimin e kokainës bletët komunikojnë më mirë me njëra-tjetrën dhe kanë një trup më të shprehur.
“Kur përfundoi efekti i kokainës, bëmë një test dhe vërejtëm se gjendja e tyre euforike ishte ndërprerë”, thotë dr. Marron.
Ky hulumtim tregon se në të ardhmen bletët mund të shfrytëzohen për studime të mëtutjeshme në lidhje me substancat narkotike.

Vajzat i dallojnë më mirë shijet
Në një hulumtim të ri, në të cilin është analizuar ndjenja e shijes ndërmjet vajzave dhe djemve, është vërejtur se vajzat e kanë shumë më të shprehur këtë ndjenjë në krahasim me djemtë.
Në studim kanë marrë pjesë 8.900 nxënës, vajza dhe djem, me ç’rast ka rezultuar se vajzat i dallojnë më mirë shijet sesa djemtë, mirëpo dallimi nuk është shumë i madh.
Nga ky studim është zbuluar edhe diçka interesante: çdo i treti fëmijë nuk pëlqen shijen ëmbël, ndërsa 70% e fëmijëve dëshirojnë të hanë peshk.

Ketamina gjithnjë e më e famshme tek elita
Kokaina më nuk është modë e pasanikëve të rinj, por ata tash preferojnë përdorimin e ketaminës, preparat për qetësimin e kuajve, të cilin e kanë përdorur ushtarët amerikanë gjatë luftës në Vietnam.
Ketaminën deri para do kohe e kanë përdorur narkomanët, të cilët nuk kanë pasur para për të blerë kokainë, ndërsa së fundmi është bërë shumë i popullarizuar ndërmjet të rinjve të pasur dhe të famshëm.
Llogaritet se në dhjetë vitet e fundit përdorimi i ketaminës është rritur trefish.
Dozat e vogla të ketaminës shkaktojnë gjendje euforike dhe shtojnë energjinë, ndërsa në doza të mëdha mund të shkaktojë probleme seriozë të shëndetit.
Përdoruesit e humbin ndjenjën për realitetin dhe kanë halucinacione, ndërsa nganjëherë mund të bien në një gjendje e cila konsiderohet si gjysmë-vetëdije, me ç’rast ata janë të ndarë nga bota reale, janë të paralizuar dhe nuk mund të flasin.

Komeditë romantike mund ta prishin dashurinë
Edhe pse është menduar se filmat romantikë janë zgjedhje e përsosur për takimin e parë ndërmjet çifteve, ekspertët nuk pajtohen me këtë mendim. Ata thonë se argëtimi duke shikuar komeditë romantike mund ta prishë lidhjen, pasi që iu ofron njerëzve pasqyrë joreale për dashurinë dhe lidhjen.
Filmat e tillë si “Bridget Jones’ Diary” dhe “Notting Hill” do t’u nxisin që edhe në jetën reale të kërkoni situata të tilla ideale. Shkencëtarët kanë zbuluar se personat të cilët shikojnë komeditë romantike besojnë në dashurinë e fatit shumë më tepër në krahasim me ata të cilët ndjekin zhanret tjera.
“Nuk dëshirojmë t’ua vrasim gëzimin njerëzve dhe nuk u rekomandojmë të mos shikojnë filma të tillë, por dëshirojmë t’i paralajmërojmë që t’i shikojnë këto filma në mënyrë pak më kritike dhe ta analizojnë mesazhin të cilin e përcjellin ata”, pohojnë ekspertët.

Ecja e shpejtë zvogëlon apetitin për çokollatë
Që më parë është ditur se nën ndikimin e aktivitetit trupor zvogëlohet apetiti, ndërsa një studim i ri tregon se të ecurit e shpejtë zvogëlojnë dëshirën për të ngrënë çokollatë.
Disa “adhurues” të çokollatës kanë pranuar që të mos hanë çokollatë për tre ditë rresht. Pastaj nga ata është kërkuar që të ecin shpejtë 15 minuta, dhe është analizuar nevoja për të ngrënë çokollatë.
Dëshira e tyre për produktin e preferuar ka qenë e zvogëluar pas aktivitetit trupor.

Cilat vitamina ju mungojnë?
Gjatë dimrit hamë ushqim të njëllojshëm, i cili më së shumti nuk është i freskët. Gjatë kësaj periudhe po ashtu lëvizim më pak, dhe kjo çon edhe në zvogëlimin e nivelit të vitaminave.
Nëse dëshironi të zbuloni se cila vitaminë ju mungon në organizëm, këtë më së miri mund ta bëni duke i shikuar në pasqyrë. Lëkura e thatë, që vërehet me paraqitjen e zbokthit dhe akneve, është pasojë e mungesës së vitaminave E, B2 dhe C.
Sytë e skuqur, të ndjeshëm në dritë dhe pjesët e nxira nën sy, janë një tregues i qartë për mungesën e vitaminës A dhe beta-karotenit. Çarja e buzëve, me plagë të lehta, tregon se keni mungesë të vitaminës E dhe B6.
Dhëmbët të cilët janë prekur nga kariesi, janë shenjë e mungesës së vitaminës C dhe kalciumit. Flokët e rralluara, të thyeshme, të thara, me maje të zbardhura dhe me zbokth, paralajmërojnë në mungesë të vitaminës B2 dhe B5.
Pamja hidhëruese dhe e pakënaqësisë në fytyrë është vetëm një shenjë e mungesës së vitaminave në grupit B.

Duhanpirja pasive zvogëlon pjellorinë e femrave
Femrat të cilat shpesh janë në shoqëri me duhanpirësit e kanë shumë më të vështirë të mbeten shtatzënë, pohojnë shkencëtarët amerikanë nga Universiteti Rochester.
Studimet e mëparshme kanë treguar se femrat të cilat pinë duhan janë të rrezikuara për shfaqjen e komplikimeve gjatë shtatzënisë, ndërsa fëmijët e tyre kanë prirje më të madhe për të pasur probleme shëndetësore.
Të dhënat e reja të grumbulluara nga më shumë se 4.800 femra sugjerojnë se femrat të cilat kanë pasur së paku njërin prind duhanpirës, e kanë më të vështirë të mbeten shtatzënë.
Përveç kësaj, femrat të cilat i janë ekspozuar duhanit pasiv në adoleshencë dhe në moshë të rritur janë të rrezikuara që të kenë abort për 39% më shumë, ndërsa rreziku për të mos mbetur shtatzënë është 68%, shkruan revista “Tobacco Control”.

Mbipesha nis në moshën pesëvjeçare
Një studim i realizuar në Angli, ka treguar se fëmijët paracaktohen për të pasur mbipeshë që në moshën pesëvjeçare.
Studimi, i cili është realizuar me 223 fëmijë, ka treguar se teprica e kilogramëve fillon të “vendoset” që në moshën parashkollore të fëmijës. Rezultatet e fundit tregojnë se së paku një nga katër fëmijë në moshën ndërmjet katër dhe pesë vjeç, ka kilogramë të tepërt ose ka mbipeshë.
Ekspertët paralajmërojnë se kjo peshë e tepërt në këtë moshë ka ndikim negativ në shëndetin e mëvonshëm të fëmijës, dhe në radhë të parë është e lidhur me paraqitjen e diabetit tip 2.

Stresi para shtatzënisë dhe lindja parakohe
Femrat, të cilat para shtatzënisë kanë përjetuar ndonjë përvojë stresuese, janë më shumë të rrezikuara për të lindur fëmijët parakohe.
Ky konkludim bazohet në studimet e realizuara në Danimarkë, të cilat kanë analizuar më shumë se një milion femra në 24 vitet e fundit.
Rezultatet e botuara në revistën “Human Reproduction” tregojnë se afër 16% e femrave, të cilat kishin pasur ndonjë situatë stresuese deri në gjashtë muaj para shtatzënie, kishin lindur foshnjat e tyre para kohe.

Stresi armiku i zemrës
Një studim i ri pohon se stresi është shprehi e keqe që rrit rrezikun për paraqitjen e sulmit në zemër si edhe problemeve tjera kardiovaskulare.
Në studim janë analizuar ekspozimi ndaj stresit, karakteristikat trupore, konsumimi i alkoolit, pirja e duhanit, aktiviteti trupor dhe niveli i kolesterolit në gjak te 6.576 participantë.
Rezultatet kanë treguar se stresi rrit rrezikun për shfaqjen e sulmit në zemër për 50%, duhani për 41%, mungesa e aktivitetit trupor për 22%, ndërsa alkooli për 2%.
Duke u bazuar në këto rezultate, autorët e studimit kanë ardhur në përfundim se mënyra më e mirë për të pasur një zemër të shëndoshë është të luftohet stresi dhe shprehitë e këqija në mënyrë të kombinuar.

Gërhitja harxhon kalori
Personat të cilët gërhasin harxhojnë dukshëm më shumë kalori gjatë fjetjes, bëjnë të ditur studimet e reja të zhvilluara në Universitetin e Kalifornisë.
Të dhënat e mbledhura nga 212 persona të hulumtuar tregojnë se personat me simptoma më të shprehura të apnesë (personat që gërhasin gjatë fjetjes) djegin mesatarisht 373 kalori në ditë më shumë se sa personat të cilët gërhasin butë.
Shkencëtarët besojnë se shkaktarët e kësaj janë ndryshimet në sistemin nervor të cilat i shkakton apnea.
Apneja shkakton edhe opstrukcion të rrugëve të frymëmarrjes në gjumë, ndërsa për pasojë është zvogëlimi i kualitetit të gjumit, përgjumja ditore si dhe rreziku i shtuar për hipertension dhe çrregullime në sistemin kardiovaskular.
Shkencëtarët shtojnë se në rrethana normale për të harxhuar 373 kalori është e nevojshme të stërvitet së paku gjysmë ore.

Nëse është i shëndetshëm nuk do të thotë se s’ka kalori
Shpeshherë ndodh kuptimi i gabueshëm ndaj ushqimit të shëndetshëm dhe jo të shëndetshëm.
Së fundmi është bërë një anketim, i cili ka treguar se vetëm 35% e njerëzve vlerësojnë sasinë e kalorive të cilën e ofron ushqimi të cilin ata e konsumojnë.
Për këtë arsye ekspertët rekomandojnë se të gjithë njerëzit duhet të informohen për sasinë e energjisë të cilën e konsumojnë nëpërmjet një ushqimi të caktuar. Pavarësisht se ai renditet në grupin e ushqimeve të shëndetshme, kaloritë e tepërta mund të shkaktojnë mbipeshë.

Amerikanet më lehtë do të hiqnin dorë nga seksi sesa interneti
Thuajse çdo e dyta femër në Amerikë (afër 46% e femrave në përgjithësi) mund të jetojë dy javë pa bërë seks, mirëpo jo pa internet, ka treguar një hulumtim i ri.
Në anketimin e realizuar me 2.120 persona, është treguar se të njëjtën gjë do ta bënin vetëm 30% e meshkujve.
Nga përgjigjet tjera, është treguar se 95% e amerikanëve e konsiderojnë të domosdoshëm, shumë të nevojshëm ose të nevojshëm përdorimin e internetit.
78% e tyre mendojnë se interneti u ka mundësuar të jenë në lidhje më të afërt me miqtë dhe të afërmit, ndërsa 87% mendojnë se interneti u ka ndihmuar të kursejnë para.

Ndryshimet gjenetike mbrojnë zemrën
Studimet e reja amerikane bëjnë të ditur se ekzistojnë disa mutacione gjenetike të cilat mbrojnë zemrën nga pasojat e ushqimit jo të shëndetshme, me nivel të lartë të yndyrave.
Magazina shkencore Science, ka publikuar se tek 5% e të hulumtuarve është zbuluar një mutacion që lehtëson zbërthimin e shtresave të triglicerideve në enët e gjakut.
Është zbuluar se ndryshimet tek gjeni me emrin APOC3 janë lidhur me rritjen e përqendrimit të kolesterolit të mirë (HDL) si dhe me uljen e kolesterolit të keq (LDL), gjë që përmirëson gjendjen e enëve të gjakut.
Hulumtuesit besojnë se të dhënat e marra nga 800 persona të hulumtuar, do të ndihmojnë në zhvillimin e një terapie të re për kontrollimin e kolesterolit në gjak.

Dieta me mungesë sheqernash
Shkencëtarët kanë krahasuar ndikimin e dietës me konsumim të ulët të karbohidrateve (sheqernave) në aftësitë njohëse të femrave.
Në studim kanë marrë pjesë 20 femra, me moshë ndërmjet 22 dhe 55-vjeçare. Gjysma e tyre brenda tri javësh i janë nënshtruar dietës me sasi të vogël të karbohidrateve, ndërsa gjysma tjetër kanë mbajtur dietë të zakonshme me zvogëlimin e konsumimit të energjisë në përgjithësi.
Femrat të cilat i kanë larguar karbohidratet nga ushqimi i tyre, e kanë pasur shumë vështirë t’i zgjedhin detyrat që kanë pasur të bëjnë me të mbajturit mend. Në momentin kur karbohidratet janë futur sërish në ushqim, funksionet njohëse janë kthyer sërish në normale.
Shkencëtarët supozojnë se kjo ndodh pasi që largimi i karbohidrateve nga ushqimi ka ndikim të drejtpërdrejtë në tru, duke pasur parasysh se truri e përdor vetëm glukozën si burim energjie.

Shtatzëna kujdes nga kafeina
Një studim i ri ka treguar se femrat të cilat nuk e zvogëlojnë konsumimin e kafeinës gjatë shtatzënisë shtojnë rrezikun për ta lindur foshnjën me peshë më të vogël trupore.
Studimi ka përfshirë mbi 2.600 femra, te të cilat është përcjellë sasia e kafeinës të cilën e kanë konsumuar deri në fund të shtatzënisë.
Rezultatet kanë treguar se konsumimi i më shumë se 200 mg kafeinë në ditë është ndërlidhur me lindjen e foshnjës me masë më të vogël për 60-70 g. Konsumimi më i madh i kafeinës ka rezultuar me zvogëlim edhe më të madh të peshës trupore.
Sasia më e madhe e kafeinës ka ardhur nga kafja, çaji, kokakola dhe çokollata.
Autorët e studimit rekomandojnë që shtatzënat ta zvogëlojnë konsumimin e kafeinës nën 200 mg në ditë, që është ekuivalente me dy filxhanë kafe ose dy filxhanë e gjysmë çaj.

Ç’ndodh kur njëri mban dietë
Shkencëtarët kanë analizuar se çka ndodh me njërin nga partnerët kur tjetri mban dietë.
Gjatë një periudhe dymbëdhjetëmujore janë përcjellë 360 çifte martesore, ku njëri nga partnerët për shkak të mbipeshës ose diabetit është dashur të mbajë dietë.
Rezultatet kanë treguar se edhe partneri tjetër ka pasur dobi nga dieta: është dobësuar, si dhe ka zvogëluar konsumimin e energjisë dhe yndyrave.

Më mirë gjumë se makiato
Ekspertët pohojnë se për të pasur një ditë më të mirë dhe për të qenë më të kthjellët duhet që në vend të kafesë në mesditë të bëni një sy gjumë.
Pas disa eksperimenteve, shkencëtarët kanë ardhur në përfundim se gjumi ka ndikim shumë më të mirë në nxitjen e efektivitetit trupor dhe mendor sesa kafeina.
Një grup prej 60 vullnetarësh janë përfshirë në një eksperiment, ku disa prej tyre kanë fjetur afër dy orë, disa kanë marrë tableta me 200 mg kafeinë (sa dy filxhanë kafe), ndërsa të tretët kanë marrë placebo.
Më vonë të gjithë këta participantë u janë nënshtruar disa testeve ku kanë qenë të obliguar në zgjidhjen e detyrave. Grupi i participantëve të cilët kanë fjetur kanë qenë shumë më të suksesshëm se dy grupet tjera.

Gjithnjë e më shumë femra të varura nga seksi
Në kohën moderne gjithnjë e më shumë femra kërkojnë ndihmën e profesionistëve për shkak të vartësisë nga seksi, sidomos femrat britanike dhe ato amerikane.
Qendrat rehabilitues të cilat u ndihmojnë të varurave nga seksi janë gjithnjë e më të kërkuara kohëve të fundit, madje kapaciteti aktual është i pamjaftueshëm për numrin e të regjistruarave e të reja.
Një qendër e tillë me emrin “Life Healing” është e lokalizuar në Santa Fe të NewMexicos, ku rregullisht paraqiten raste të reja të të varurave nga seksi, ndërsa së fundmi kanë filluar të paraqiten edhe tinejxheret.
Në këtë qendër, trajtimi i cili zgjat vetëm një muaj kushton 30.000 dollarë. Gjatë kësaj periudhe njëmujore, pacientet jetojnë nëpër apartamente të vogla, pa televizor, pa telefon dhe pa kompjuter. Ekspertët pohojnë se të varurat dhe të varurit nga seksi kanë problem psikik i cili duhet mjekuar.
Vetë terapia bazohet në ndërrimin e bindjes së këtyre femrave ‘se janë gjithmonë të vetmuara’, Bindja se ata nuk kanë kurrë partner seksual, i shtyn ato të kërkojnë meshkuj vazhdimisht dhe për këtë arsye kalojnë në një drejtim të gabuar. Ajo që është thelbësore, pohojnë shkencëtarët, është që këto femra të çlirohen nga vetëfajësimi.

Frika nxit sëmundjet e zemrës
Personat të cilët vuajnë nga sulmet e panikut janë më të prirë që të sëmuren nga sëmundjet e zemrës, shkruan në revistën "European Heart Journal".
Në bazë të të dhënave, shkencëtarët kanë publikuar se personat nën moshë 50-vjeçare, të cilët kanë sulme të frikës dhe krijojnë panik, janë të rrezikuar tri herë më shumë për të zhvilluar sëmundje kardiovaskulare.
Ky përfundim është nxjerrë nga të dhënat e grumbulluar prej studimeve të cilat kanë përfshirë më shumë se 400.000 persona të të gjitha moshave, ku janë përfshirë edhe 57.000 participantë të cilët kanë pasur probleme me sulmet e panikut.
Studimi ka treguar se në grupet e personave me sulme të panikut me moshë nën 50 vjet, rreziku për të pasur sulm në zemër ka qenë për 38% më i lartë, ndërsa rreziku për t’u shfaqur ndonjë sëmundje tjetër e zemrës ka qenë për 44% më i lartë. Edhe te personat mbi 50 vjet, të cilët kanë vuajtur nga paniku, ka ekzistuar rreziku i shfaqjes së sëmundjeve kardiovaskulare, porse në shkallë më të ulët.

Alergjikët mund të mos shfaqin reaksion
Llogaritet se afër 10-20% e të rriturve janë alergjikë në ushqim. Megjithatë, një studim i ri gjerman ka treguar se çdo i dyti person i cili konsiderohet se është alergjik në një lloj të ushqimit, në fakt nuk është.
Shkencëtarët kanë analizuar 419 persona të dyshimtë se kanë alergji. Me ç’rast me llogaritjen e përqendrimit të antitrupave specifikë është vërtetuar se vetëm gjysma e tyre kanë qenë alergjikë.
Këto rezultate tregojnë se sa rëndësi ka diagnoza e saktë në ushqim, me qëllim që të pengohet shmangia e panevojshme e atij lloji të ushqimit për të cilin dyshohet se individi është alergjik.
Alergjenët më të shpeshtë ushqyes janë të pranishëm në gluten, peshk, guaska dhe gaforre, kikirikë, sojë, qumësht etj.

Mposhtni sëmundjen Alzheimer me ushtrime
Ushtrimet trupore të cilat përfshijnë nxehjen dhe zgjatjen, dhe të cilat kryhen së paku tri herë në javë me nga 75 minuta mund të përmirësojë gjendjen e pacientëve me demencë.
Ushtrimet e organizuara të cilat janë të dizajnuara për përmirësimin e forcës, fleksibilitetit, lëvizshmërisë dhe koordinimit, mund ta përmirësojnë gjendjen e përgjithshme të pacientët me sëmundjen Alzheimer (demencën senile).
Personat me këtë sëmundje të cilët i kanë të kufizuara mundësitë fizike, janë shumë pak të aftë për kryerjen e aktiviteteve të përditshme, gjë që ndikon në kualitetin e tyre jetësor.
Shkencëtarët nga Universiteti i Madridit (“Universidad Europa de Madrid”) kanë analizuar ndikimin e ushtrimeve fizike te pacientët me sëmundjen Alzheimer, femra dhe meshkuj me moshë mbi 70 vjeç, brenda 12 javësh. Ushtrimet kanë qenë të thjeshta: nxehje, zgjatje, ecje, lëvizje të nyjave, trajnime me gomë elastike, si edhe trajnime të koordinimit me anë të topit.
Rezultatet kanë treguar përmirësim të dukshim të fuqisë dhe fleksibilitetit, edhe të pjesës së sipërme edhe të pjesës së poshtme të trupit; aftësi të mbajtjes së baraspeshës, aftësi të ecjes më të lehtë dhe qëndrimit në një pozitë. Në këtë mënyrë këta pacientë ka krijuar aftësi për të kryer aktivitetet e përditshme, shkuarjen në tualet, çuarjen nga krevati, mbajtjen e higjienës personale etj.

Similar topics
» Kuriozitete
» 8 kuriozitete mbi gjumin
» kuriozitete te pergjitheshme!!!
» 100 KURIOZITETE PER TOKEN
» Kuriozitete interesante
» 8 kuriozitete mbi gjumin
» kuriozitete te pergjitheshme!!!
» 100 KURIOZITETE PER TOKEN
» Kuriozitete interesante
Faqja 1 e 2
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi