Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Join the forum, it's quick and easy

Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.
Deqani-ks
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

A duhet të bashkohet Kosova me Shqipërinë?

Faqja 1 e 2 1, 2  Next

Shko poshtë

A duhet të bashkohet Kosova me Shqipërinë? Empty A duhet të bashkohet Kosova me Shqipërinë?

Mesazh nga Shooter-Ks Sun Jul 04, 2010 3:22 pm

Duhet te bashkohet Kosova me Shqiperine?


Si mendoni nese Kosova fiton Pavaresine duhet te bashkohet me Shqiperine?

Sa per kujtese Levizja per clirimin e kombit shqiptar nga zgjedha turke si dhe formimi i shtetit shqiptar linden ne Kosove dhe jo rastesisht Lidhja Shqiptare e Prizrenit u be ne kete qytet....


Mos harrojme se aspirata e Rilindasve shqiptare ishte krijimi i Shqiperise Etnike...Vazhdon edhe sot kjo aspirate tek shqiptaret?


Bashkimi i Kosoves me Shqiperine ne praktike do te thoshte nje shtet me i fuqishem shqiptar...
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

A duhet të bashkohet Kosova me Shqipërinë? Empty Re: A duhet të bashkohet Kosova me Shqipërinë?

Mesazh nga Shooter-Ks Sun Jul 04, 2010 3:22 pm

Lidhja Shqiptare e Prizerenit ishte hapi i pare i Bashkimit te shqiptareve per formimin e shtetit shqiptar...

.......shkruan historia e Shqiperise

Lëvizja për thirrjen e Kuvendit Kombëtar u gjallërua në kulm gjatë gjysmës së dytë të majit. Sapo u përhap lajmi se Kongresi i Berlinit do të mblidhej më 13 qershor 1878, në viset e të katër vilajeteve u zhvilluan mbledhje për të zgjedhur delegatët që do të niseshin për në Prizren. Nga viset shqiptare të vilajetit të Kosovës, të Shkodrës, të Manastirit dhe të Janinës, nuk u caktua si delegat për në Prizren asnjë nga elementët sulltanistë. Megjithatë, ulematë dhe funksionarët osmanë, duke përdorur mjete nga më të ndryshmet, bënë që në ato kaza, ku banonin në mënyrë të përzier popullsi myslimane shqiptare, boshnjake, turke dhe pomake (bullgarë të islamizuar), të caktoheshin si delegatë edhe mjaft pashallarë e bejlerë sulltanistë.


E shqetësuar nga zhvillimi i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, Porta e Lartë nuk e la fatin e politikës së saj në Shqipëri vetëm në duart e autoriteteve shtetërore të vilajeteve, por ndërhyri edhe vetë për të ndryshuar rrjedhën e ngjarjeve. Për këtë qëllim ajo thirri në Stamboll, në fund të majit, personalitetet më të dëgjuara të jetës politike shqiptare, si Iljaz pashë Dibrën, Ali bej Gucinë, Abdyl Frashërin, Ymer Prizrenin, Ahmet Koronicën, Zija Prishtinën, Mustafa pashë Vlorën, sheh Mustafa Tetovën, Vejsel bej Dinon dhe disa dhjetëra të tjerë, ndaj të cilëve ushtroi për disa ditë me radhë një trysni të fortë për t’i detyruar që t’i jepnin besëlidhjes karakterin e një organizate islamike ballkanike. Personalitetet shqiptare, që i rezistuan presionit të qeverisë osmane, Porta u përpoq t’i mbante në Stamboll me pretekste të ndryshme, për të penguar pjesëmarrjen e tyre në Kuvendin Kombëtar. Por ata u nisën për në Prizren pa lejen e saj.


Prizreni kishte marrë në ato ditë të para të qershorit një pamje festive. Përveç banorëve të përhershëm qarkullonin në qytet mijëra mysafirë të tjerë të veshur me rrobat e krahinave të tyre dhe të armatosur.
Kuvendi Kombëtar u hap më 10 qershor 1878. Por atë ditë në Prizren nuk kishin arritur të gjithë delegatët e krahinave shqiptare. Mungonin delegatët e vilajetit të Shkodrës, nisjen e të cilëve e kishin penguar intrigat e valiut turk, Hysen Pashës. Po ashtu, nga vilajeti i Janinës arritën vetëm dy delegatë (njëri nga të cilët ishte Abdyl Frashëri), pasi të tjerët ishin ende në udhëtim. Nga të dhënat e derisotme dokumentare nuk ka qenë e mundur të përcaktohet lista e plotë e delegatëve, as numri i saktë i atyre që u ndodhën të pranishëm në ditën e hapjes së Kuvendit të Përgjithshëm të Lidhjes. Njihen më se 110 emra, shumica e të cilëve vinin nga vilajeti i Kosovës.


Delegatët që morën pjesë në Kuvendin e Përgjithshëm kishin për çështjen kryesore të ditës një unitet të plotë mendimi; të gjithë qenë të vendosur për të kundërshtuar me çdo kusht copëtimin e trojeve shqiptare, për të mbrojtur tërësinë tokësore të Shqipërisë. Mendim të njëjtë shprehën delegatët që u takonin qarqeve atdhetare edhe për karakterin dhe programin politik të organizatës, që do të themelonte Kuvendi. Ata kërkuan me këmbëngulje që Kuvendi, ashtu siç ishte parashikuar prej tyre, të formonte një Lidhje Shqiptare me karakter kombëtar.

Cfare kane bere ne te kaluaren ndaj shqiptareve serbo-malazezet qe sot na paraqiten me "fytyre demokratike''?

Pasojat e Traktatit te Shen Stefanit..

Zemërimin e thellë që shkaktoi në Shqipëri Traktati i Shën-Stefanit e rriti më tej terrori i ushtrive serbo-malazeze mbi shqiptarët e viseve të pushtuara prej tyre dhe shpërngulja me dhunë nga këto krahina e dhjetëra mijë familjeve shqiptare, të cilat vërshuan si muhaxhirë në krahinat e papushtuara nga ushtritë ballkanike. Vetëm në vilajetin e Kosovës endeshin rreth 100 mijë burra, gra e fëmijë, të shpërngulur nga zona e pushtimit serb. Gati 38 mijë veta të dëbuar nga ushtritë ruse e bullgare qenë shpërndarë, sipas konsullit anglez Blunt, në viset e vilajetit të Manastirit. Sipas të dhënave të konsullit austro-hungarez Lipih (Lipich), mbi 26 mijë shqiptarë, të dëbuar nga zona e pushtimit malazez, ishin vendosur në vilajetin e Shkodrës. Por numri i shqiptarëve të shpërngulur ishte më i madh, po të kemi parasysh se jo pak prej tyre mërguan në vilajetet e Selanikut, të Stambollit, të Izmirit, të Adanasë e të Sirisë.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

A duhet të bashkohet Kosova me Shqipërinë? Empty Re: A duhet të bashkohet Kosova me Shqipërinë?

Mesazh nga Shooter-Ks Sun Jul 04, 2010 3:23 pm

Nuk kam kohe qe te merrem hollesisht me te gjitha temat qe ke hapur por po beje nje kombinim dhe po pergjigjem ketu shkurtimisht (sepse kemi dhe detyra te tjera gjat dites).

Pavaresisht nga pikpamjet politike, jemi te dy njerez qe duam ta shohim Kosoven te pavarur dhe te lire te veproj sipas deshires se vete. E pelqej Mustafajn, sepse kjo eshte pikerisht ajo qe ka shprehur ai ne intervistat apo fjalimet (nga ato qe kam lexuar deri tani).

Persa i perket bashkimit te Kosoves me Shqiperine, kjo eshte dicka qe duhet ta doje cdo njeri qe e konsideron veten Shqiptare.

Menyra se si mund te realizohet kjo deshire per bashkim eshte dicka shume e debatueshme dhe qe kerkon me teper pjekuri politike nga Shqiptaret kudo.

Kjo eshte dicka qe kerkon kohe. Hapi i pare duhet te jete Kosova e miratuar nga bota (pra bota nuk eshte gati ti japi pavaresi kosoves pa kushte dhe ne skemi cfare te bejme). Hapi i dyt duhet te jete Kosova e pavarur. Dhe hapi i trete duhet te jete nje bashkim i vullnetshem midis gjithe shqiptareve. Keto hape thuhen me leht se sa mund te behen ama....

Kur vjen puna te bashkimi kombetar dhe te ndienja e kombesise ekzistojn shume probleme.

Me aq sa kam lexuar une, populli shqiptar eshte nje "nder me te fundit" qe ka zhvilluar nje ndienje kombesie (ndienjen e te qenurit nje "nation"), ndienje nacionalizmi.

Ketu duhet dalluar midis patriotizmit qe ekziston per nje shtet dhe nacionalizmit qe ekziston per nje komb (gjithashtu varet se cfare konsideron nje komb).

Ne si shqiptare kemi shume per te mesuar per njeri-tjetrin.

Kemi nevoj qe te zhvillohemi me mire politikisht ashtu si edhe ekonomikisht. Kemi nevoj per nje sense te vertete te demokracise perpara se te kemi mundesine per te arritur qellimet tona, perpara se te kemi aftesi per te arritur qellimet tona.

Por, gjithashtu, kemi nevoj qe te identifikohemi me mire me njeri-tjetrin.

Ka "shqiptare" qe mund te shprehen se nuk eshte ne avantazh te vendeve qe te kete nje bashkim.... Une nuk beje pjese te kta njerez. Ama ekzistojn dhe njerez te tille...

Duke fituar Kosova nje lloj pavaresie tani shpejt, atehere i hapet rruga per mardhenie me te shpeshta me Shqiperine. Hapet vende per zhvillime per te dyja (Kosoven dhe Shqiperine). Duke u zhvilluar keto te dyja, duke qene te varura te njera-tjetra, duke patur suksese te dyja, vetem ashtu mund ti tregojm botes se eshte ne te mire te rajonit qe Kosova jo vetem te jete e pavarur por qe te kete mundesi dhe te bashkohet me shqiperine.

kaq per tani se me vajti vone

ju uroj nje dite te mire
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

A duhet të bashkohet Kosova me Shqipërinë? Empty Re: A duhet të bashkohet Kosova me Shqipërinë?

Mesazh nga Shooter-Ks Sun Jul 04, 2010 3:23 pm

Kosova eshte province e Serbise apo pjese e pandare e trojeve Etnike Shqiptare?


Cfare mendojne te huajt rreth kesaj teme?

Lexoni cfare thote nje post grek....
shkruan Lena Dhivani asistente Profesore ne Fakultetin Juridik te Athines...


Kόσσοβο:
Το χρονικό ενός προαναγγελθέντος θανάτου
Της ΛΕΝΑΣ ΔΙΒΑΝΗ
Επίκ. Καθηγήτριας Τμήματος Νομικής Πανεπιστημίου Αθηνών


"......Στα Βαλκάνια ειδικά όμως, η ιστορία μοιάζει ανησυχητικά με κρεμμύδι. Μόλις ξεφλουδίζεις μια φλούδα αλήθειας, ξεπροβάλλει μία άλλη από κάτω, εντελώς διαφορετική. Κάθε ξεφλούδισμα του κρεμμυδιού φέρνει δάκρυα στα μάτια των ενδιαφερομένων, τους ανεβάζει την πίεση και το ηθικό για να πολεμήσουν και να εξαφανίσουν τους -πάντα "ψευδόμενους ασύστολα προπαγανδιστές"- εχθρούς. ..."


Vecanerisht ne Ballkan historia i ngjan nje kokerr "qepe".....Sapo heq nje shtrese te se vertetes shfaqet nga poshte nje shtrese tjeter krejt e ndryshme nga e para...Cdo heqeje e nje shtrese te qepes sjell lote ne syte e atyre qe interesohen, iu ngre atyre atyre tensionin dhe moralin per te luftuar dhe per te zhdukur gjithmone sipas tyre " armiqte genjeshtare dhe propagandues"....

(Pra e sjell shembullin e "qepes" per ngjarjet historike dhe prtendimet e ballkanasve ndaj njeri tjetrit)

Χαρακτηριστικότατο παράδειγμα η ιστορία του Κόσσοβο....
Nje shembull karakteristik eshte historia e Kosoves...


"......Οι Σέρβοι ισχυρίζονται ότι είναι η δικιά τους Ιερουσαλήμ, η πνευματική και ιστορική καρδιά του λαού τους[2]. Δεν έχουν άδικο. Η περιοχή αυτή αποτελούσε πράγματι βασικό τμήμα του μεσαιωνικού βασιλείου της Σερβίας. Τον 12ο και 13ο αιώνα η σερβική δυναστεία είχε επιλέξει ως κέντρο εγκατάστασής της την κοιλάδα του Κόσσοβο ή Stara Serbia.[3] Ο μεσαιωνικός βασιλιάς Ντουσάν διάλεξε το Πρίζρεν για πρωτεύουσα. Εκεί θεμελιώθηκαν τα παλιότερα σερβικά μοναστήρια και το σερβικό πατριαρχείο[4], εκεί ο σέρβος πρίγκιπας Λάζαρος προσπάθησε να σταματήσει την εξάπλωση των Οθωμανών δίνοντας την ιστορική μάχη το 1389 και εκεί ηττήθηκε. Μετά από αυτή την ιστορική ήττα που στη συνέχεια περιβλήθηκε την αίγλη του μύθου, πλημμύρισαν οι νικητές μουσουλμάνοι τα εύφορα κτήματα του Κόσσοβο, έδιωξαν τους ηττημένους Σέρβους ή τους αφομοίωσαν.[5] Γι αυτό σήμερα η πλειονότητα του πληθυσμού είναι αλβανική. ....."


Serbet pretendojne se Kosova eshte Jeruzalemi i tyre, zemra historike dhe shpirterore e tyre. Nuk kane te padrejte. Ky rajon ishte ne te vertete pjese e mbreterise mesjetare te Serbise. Ne shekujt e 12-te dhe 13-te dinastia serbe kishte zgjedhur si qender per vendosjen e saj Kosoven ose sic quhej ndryshe Stara Serbia. Mbreti Dushan zgjodhi si kryeqytet Prizerenin. Aty u hodhen themelet e manastireve me te vjetra serbe si dhe Patriarkana Serbe, aty princi serb Lazar u perpoq qe ndalonte zgjerimin e Osmaneve duke bere betejen e vitit 1389 dhe aty humbi. Pas kesaj humbje historike e cila me vone u shenderua ne mit, zbarkuan mizerite fituese muslimane ne tokat pjellore te Kosoves, ndoqen serbet qe humben ose i asimiluan. Prandaj sot shumica e popullsise eshte shqiptare...



"......Οι Αλβανοί θεωρούν καταγέλαστη και αντιδραστική αυτήν την εκδοχή. Αν το Κόσσοβο ήταν η καρδιά του λαού σας, απαντάνε στους Σέρβους, πρέπει να συνειδητοποιήσετε ότι χτυπάει σ' ένα ξένο σώμα. Είμαστε πια η συντριπτική πλειοψηφία και θέλουμε την ανεξαρτησία μας. Όσο για τίτλους ιδιοκτησίας έχουμε τους παλιότερους. Οι Σλάβοι πρόγονοί σας κατέβηκαν τον 7ο αιώνα στα Βαλκάνια. Πριν απ' αυτούς όμως πάλι εμείς, δηλαδή οι πρόγονοί μας οι Ιλλυριοί, κατοικούσαμε στην περιοχή[6]. Οπότε λογικά και μεις ήρθαμε και σας εκτοπίσαμε με τη βοήθεια των Οθωμανών μετά το 1400. Δικαιωματικά αυξηθήκαμε και πληθυνθήκαμε μέχρι που γίναμε το προεξάρχον στοιχείο στα τέλη του 19ου αιώνα. Και όταν είδαμε ότι η Οθωμανική Αυτοκρατορία εισήλθε στο στάδιο της οριστικής διάλυσης, το 1878, οι εθνικοί μας ήρωες, οι Αλβανοί εθνικιστές της Λίγκα του Πρίζρεν, αποφάσισαν να διαδηλώσουν την επιθυμία τους για ίδρυση εθνικού αλβανικού κράτους. Το έκαναν γιατί έβλεπαν όλους τους γείτονες, Σέρβους, Έλληνες, Μαυροβούνιους, ακόμα και Βούλγαρους, να διεκδικούν κομμάτια της αλβανικής γης. Αν δεν το έκαναν τότε, το έδαφος της μελλοντικής Αλβανίας θα ήταν τόσο μικρό που δεν θα μπορούσε να εγγυηθεί ένα βιώσιμο κράτος......."



Shqiptaret e karakterizojne si shume provokues dhe qesharak kete version te serbeve..Nese Kosova ishte zemra e popullit tuaj, iu pergjigjen serbeve, atehere duhet te jeni te vetedijshem qe kjo zemer "rreh" dhe eshte ne trup te huaj. Tani ne jemi shumica e popullsise dhe duam pavaresine tone... Persa i perket "tapive" te cilat permendni shqiptaret kane tapi me te vjetra..Sllavet stergjysherit tuaj zbriten ne Ballkan ne shekullin e 7-te. Por para tyre, prape ne, dmth. stergjysherit tane Iliret banonim ne ate rajon. Atehere logjikisht edhe ne erdhem qe t'ju smprapsim me ndihmen e osmaneve pas viteve 1400... Drejtesisht u shtuam nga ana e popullsise derisa u beme shumica e popullsise nga fundi i viteve te shek. te 19-te. Dhe kur pame se Perandoria Osmane ishte drejt shthurjes perfundimtare se saj ne vitin 1878, heronjte tane kombetare, nacionalistet shqiptare te Lidhjes se Prizerenit, vendosen qe te demonstrojne deshiren e tyre per themelimin e shtetit shqiptar. E bene kete gje pasi shikonin gjithe fqinjet e tyre, Serbet, Greket, Malazezet deri dhe Bullgaret pretendonin copa te trojeve shqiptare. Nese nuk e benin kete gje atehere, territori i Shqiperise se mevonsheme do ishte kaq i vogel dhe nuk do mundete te siguronte nje shtet jetik.......
__________________
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

A duhet të bashkohet Kosova me Shqipërinë? Empty Re: A duhet të bashkohet Kosova me Shqipërinë?

Mesazh nga Shooter-Ks Sun Jul 04, 2010 3:23 pm

Cfare do te thojn armiqt dhe miqte tane, Kosova do ket pavarsi, ka te drejten te ekzistoj, dhe te drejten e Demokracis dhe lirise!
Endra per bashkimin e Shqiperise mund mos te behet asnjeher, por Kosova si shtet me vete do ta ket me mire edhe pse bashkimi sdo realizoet por Shqiperine do ta ket ne kufi dhe asnjehere larg. Si me bashkim apo pa bashkim, afer njeri tjetrit do jemi sci kemi qen me mijera vite...
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

A duhet të bashkohet Kosova me Shqipërinë? Empty Re: A duhet të bashkohet Kosova me Shqipërinë?

Mesazh nga Shooter-Ks Sun Jul 04, 2010 3:23 pm

Lere njeher qe bashkimi me Kosoven eshte i pamundur, dhe nuk do te behet asnjehere "de jure", sepse "de facto" them se po.

Po te ndodhte bashkimi, do hapeshin probleme ne Europe, si greqia+Qiproa, Serbia+Rep e Serbe te BH., Hungaria-Vojvodine, e shume te tjera.


Si kur te futemi ne BE, si kos ashtu ene Alb, dy vota do te thone me shume investime, me peshe ne politiken nderkombetare, si dhe ne Ballkan.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

A duhet të bashkohet Kosova me Shqipërinë? Empty Re: A duhet të bashkohet Kosova me Shqipërinë?

Mesazh nga Shooter-Ks Sun Jul 04, 2010 3:24 pm

Te behet njehere kosova nje entitet i pavarur, te zhvilloje instituciionet e veta, te zhvillohet si komunitet demokratik serioz evropian dhe pastaj nese do e ndjejme te nevojshme bashkimi do vije ne menyre te natyrshme mes ne shqiptareve. Por bashkimi si koncept e si ide nuk duhet te sundoje vetedijen tone kolektive si kushti primar i ekzistences se shqiptareve ne ballkan se ky lloj te menduari do na sjelle me shume telashe sesa te mira. Ky eshte mendimi im.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

A duhet të bashkohet Kosova me Shqipërinë? Empty Re: A duhet të bashkohet Kosova me Shqipërinë?

Mesazh nga Shooter-Ks Sun Jul 04, 2010 3:24 pm

Le ta dije cdo qytetar Shqiptar se Shqiperia eshte shtet i paqendrueshem pa Kosoven ekonomikisht, moralisht e politikisht. Do te mbetemi te varfer pa te.

Problemi qendron se ata qe ne 'zgjedhim' si ne Kosove ashtu edhe ne Shqiperi nuk kane vullnet per kete pune. A imagjinoni ju skoten e Rrugoves te levize ne Tirane? Plus do dalin probleme te tjera me karakter krahinor e fetar.

Kosova duhet te jete e pavarur per nje kohe te gjate perpara e te shikoje se bashkimi ka vlera monetare e jo vetem 'patriotike'.

Pra petlla ne uje eshte kjo pune
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

A duhet të bashkohet Kosova me Shqipërinë? Empty Re: A duhet të bashkohet Kosova me Shqipërinë?

Mesazh nga Shooter-Ks Sun Jul 04, 2010 3:24 pm

Ajo profesoresha greke ngaterron shume gjera qellimisht apo naivisht. Se pari, ajo niset me nje paragjykim qe shqiptaret jane dhe kane qene gjithmone muslimane gje qe e ben te harroje faktin se ne luften e Kosoves kunder Otomaneve para 600 vjetesh kane luftuar gjithe ballkansat bashke kunder okupimit otoman dhe Kosova eshte zgjedhur si vend i pershtatshem per lufte ne ate kohe e jo si vend i serbeve.

Shqiptaret ne ate kohe kane qene te gjithe te krishtere, dhe edhe ato manastire per te cilat ajo flet, kane qene edhe te shqiptareve, ne mos me shume te shqiptareve se te tjereve. Po te studiosh mire ata qe kane ngritur ato manastire, ata qe kane pikturuar ikonat ne ato manastire, pothuajse te gjithe kane qene shqiptare si psh. Llazajt e Decanit (qe serbet i quajne Llazoviqet) etj. etj.

Pastaj, ajo thote qe shqiptaret i kane ndihmuar turqit ne okupimin e Kosoves kur dihet boterisht qe shqiptaret jo vetem nuk kane ndihmuar turqit por edhe jane kombi qe ka luftuar me shume se cilido komb tjeter i Ballkanit kunder okupimit otoman.

Si Shqiperia ashtu edhe Kosova do jene shtete te qendrueshme ne cdo aspekt. Por natyrisht qe te bashkuara ne nje shtet te vetem do jene shume me te fuqishme ne cdo aspekt.

Problemi kryesor i bashkimit tone kombetar qendron ne faktin se jane krijuar dallime ne mentalitet dhe nje largim nga njeri-tjetri gjate kohes 50 vjecare te izolimit te Shqiperise, kohe kur nuk ka pasur pothuajse kurrfare kontakti mes shqiptareve te Shqiperise dhe atyre te Kosoves dhe viseve tjera shqiptare jashte Shqiperise. Tani keto vitet e fundit me hapjen e Shqiperise kane filluar kontaktet me njeri-tjetrin, marredheniet e ndryshme ne te gjitha fushat etj. etj. gje qe eshte duke krijuar nje mentalitet te pergjithshem e te njejte mbareshqiptar dhe nje afrim ashtu sic duhet te jete dhe sic ka qene gjithmone i gjithe shqiptareve. Kur te arrihet kjo plotesisht atehere do arrihet edhe bashkimi i Kosoves me Shqiperine.

Edhe skota e Rugoves do levize ne Tirane sikur edhe cfaredo skote tjeter qe mund te jete ne krye te Kosoves. Problemet krahinore e fetare midis shqiptareve nuk jane aq te medha qe te pengojne bashkimin, dhe poashtu kane nje trend eliminues pra, qe jane duke u eliminuar secilen here, edhe pse te tilla probleme do kete gjithmone sikur qe ka ne cdo vend tjeter te botes por jo aq sa te pengoje zhvillimin tone mbarekombetar.

Kosova e di fare mire se bashkimi kombetar nuk ka vetem vlera patriotike por edhe monetare e ekonomike. Bile ketu une do te thoja qe e di me mire se edhe shqiptaret e Shqiperise sepse po te mos e dinte nuk do kishte derdhur gjithe ate gjak qe ka derdhur pikerisht per keto vlera.

Problemi i Greqise me Qipron eshte i ndryshem nga ai i Shqiperise me Kosoven, sepse perderisa Qipro eshte e banuar me vetem 60% greke, Kosova eshte e banuar me 95% shqiptare. Poashtu edhe Republika e Serbeve te Bosnjes eshte problem tjeter sepse eshte nje entitet i krijuar tani keto vitet e fundit me masakra nga me c'njerezoret e treqind mije boshnjakeve dhe vet shteti i Bosnjes nuk mund te qendroje pa pasur edhe kete pjese nen vete. Megjithese, heret a vone edhe Bosnja do ndahet midis Serbise e Kroacise sepse mendoj se nuk mund te kete te ardhme. Vojvodina ka qene krahine me shumice hungareze por gjate ketyre 50 viteve te fundit eshte spastruar etnikisht dhe tani hungarezet atje jane me pak se 20 perqind e totalit te popullsise atje. Pra, krejt problem i ndryshem.

Une jam i bindur qe Kosova do fitoje pavaresine tani e pastaj me kohe ne nje te ardhme te afert edhe do bashkohet me Shqiperine.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

A duhet të bashkohet Kosova me Shqipërinë? Empty Re: A duhet të bashkohet Kosova me Shqipërinë?

Mesazh nga Shooter-Ks Sun Jul 04, 2010 3:24 pm

shqiperia me kosoven ka qene gjithmone e bashkuar te pakten shpirterisht dhe do zoti qe te jete gjithmone keshtu,sepse ne te gjithe lufterat qe kane ndodhur e kemi ndihmuar njeri tjetrin,edhe ne veshtiresine e 99 u kemi hapur dyert kosovareve.pastaj gjeografikisht dhe politikisht kjo eshte dicka e veshtire dhe nuk eshte vetem ne doren tone por edhe ne dore te nderkombetareve.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

A duhet të bashkohet Kosova me Shqipërinë? Empty Re: A duhet të bashkohet Kosova me Shqipërinë?

Mesazh nga Shooter-Ks Sun Jul 04, 2010 3:25 pm

Duke lene menjane aspektin kombetar, bashkimi i Kosoves me Shqiperine eshte dicka hyjnore.
Kosova eshte nje toke e shenjte.Duke u nisur nga antikiteti dardanet kane qene zoter te Ballkanit deri ne Troje.Jo rastesisht edhe beteja e Fushe-Kosoves ndodhi pikerisht aty dhe shenoi pushtimin e Ballkanit.
Kosova ka nje potencial uman te paimagjinueshem.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

A duhet të bashkohet Kosova me Shqipërinë? Empty Re: A duhet të bashkohet Kosova me Shqipërinë?

Mesazh nga Shooter-Ks Sun Jul 04, 2010 3:25 pm

Mendimi im lidhur me temen eshte qe Kosova te mos bashkohet me Shqiperine pasi te behet e Pavarur por te rritet vete si shtet, te zhvillohet vete me kapacitetin qe ka dhe atehere kur ta tregoje veten si nje shtet i konsoliduar nga cdo aspekt do isha gati per bashkim me Shqiperine.


Ndersa persa i perket kesaj qe tha Arber, nqs Greqia dhe Qipro vendosin te unifikohen ne nje Union atehere ku eshte e keqja ketu?
Te dyja jane shtete te pavarura dhe nese zhvillojne nje referendum per Union atehere le te bashkohen.
Republika serbe e Bosnjes nuk mund t'i bashkohet Serbise per faktin e thjeshte se eshte brenda territorit te Bosnje Hercegovines, dmth nuk eshte republike sovrane dhe e njohur nderkombetarisht por thjesht nje republike brenda nje Shteti.
Vojvodina nuk mund te bashkohet kurre me Hungarine per vete faktin se eshte nje province multi-etnike ku shumica e popullsise sot eshte serbe.
Ne rradhe te pare duhet te fitoje statusin e republikes sic e ka Mali i zi dhe ne rradhe te dyte cka eshte me kryesorja duhet ta mbipopulloje provincen me hungareze dhe te kete nje diference te dukshme.
Vojvodina eshte shume e perzier dhe do ngelet gjithmone nje province multietnike.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

A duhet të bashkohet Kosova me Shqipërinë? Empty Re: A duhet të bashkohet Kosova me Shqipërinë?

Mesazh nga Shooter-Ks Sun Jul 04, 2010 3:25 pm

Shqiperi e madhe apo e vogel ......
besoj se te gjithe apo pothuajse te gjithe jane dakort per bashkimin e kosoves me shqiperine, shpejte apo vone qe te ndodhe.

Mendoj se kjo nuk do te ndodhe kurre per disa arsyje.

Si mendoni ju se do te reagoje evropa ne qoftese do kerkohet bashkimi?

Kush i garanton evropes qe mbas bashkimit me kosoven shqiperia nuke do te kerkoje dhe tokat e tjera te greqise e maqedonise.

Ne qoftese fuqisohemi mos valle do bejme dhe ne si serbia?

Keshtu qe ky bashkim per mua nuk eshte i mundshem.

Pastaj mos te harrojme qe nqfs do hyjme te gjithe ne evrope nuk do kete me nevoje per bashkim trojesh se do kete vetem nje shtete. EU
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

A duhet të bashkohet Kosova me Shqipërinë? Empty Re: A duhet të bashkohet Kosova me Shqipërinë?

Mesazh nga Shooter-Ks Sun Jul 04, 2010 3:25 pm

Falë Ibrahim Rugovës Kosova synon Brukselin dhe jo bashkim me Tiranën, ka supozuar, Sali Berisha

Gjatë qëndrimit dhe fjalës që mbajti para deputetëve të Parlamentit Evropian, në Bruksel, kryeministri i Shqipërisë, Salih Berisha është cituar të ketë deklaruar se “falë Ibrahim Rugovës, Kosova synon Brukselin dhe jo bashkim me Shqipërinë. Berisha më tej ka rrëfyer sesi iu ka bërë thirrje shqiptarëve të viktimizuar të Kosovës, që t’ i falin serbët, duke përfunduar se Beogradi ka plotësisht të drejtë të interesohet për pakicën serbe në Kosovë.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

A duhet të bashkohet Kosova me Shqipërinë? Empty Re: A duhet të bashkohet Kosova me Shqipërinë?

Mesazh nga Shooter-Ks Sun Jul 04, 2010 3:25 pm

Nexhmedin SPAHIU

- Pavarësia dhe Sovraniteti i Kosovës, është kërkesa më maksimaliste e mundshme.
- Nuk i duhet kujt nënshkrimi i Sejdiut, Çekut , Berishës , Thacit e Surroit, po ne na duhet nënshkrimi i Bushit, Solanës, Koshtunicës, Buckovskit, Sali Berishës e Gjukanoviqit. Kosovës i duhet nënshkrimi i tyre i njohjës së pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës.


Ajo cfarë e bëri Vuk Drashkoviqin të qeshte ishte ndërhyrja e Adriatik Kelmendit se Kosova vec e ka bërë kompromisin e saj duke hequr dorë nga bashkimi me Shqipërinë. Drashkoviqi kishte të drejtë të qeshte me naivitetin e gazetarit kosovar, por jo vetëm të tij por edhe të një pjese të mirë të klasës politike dhe intelegjencisë së Kosovës. Kjo është sikur të thuash se unë po bëj kompromis se kam hequr dorë nga banimi në shtëpinë e vëllait dhe kam vendosur të ndërtoj shtëpinë time. Jo, ky nuk është kompromis. Është gjëja më e mirë që një familje përkatësisht një komb mund të bëj për vete. Ja ta zëmë sikur statusi i Kosovës të mos jete pavarësia dhe sovraniteti I saj por bashkangjitja Shqipërisë. Po sikur mbas disa vitesh kosovarëve t’u teket të shkëputen nga Shqipëria, atëherë kosovarëve do t’u duhet ta zhvillojnë edhe një luftë që të arrijnë statusin e pavarësisë e sovranitetit të cilin e kanë në shteg tani.
Nëse Kosova do të jetë e pavarur dhe sovrane atëherë mundësia e bashkimit të saj me ndonjë shtet tjetër mbetët e hapur përfshi këtu Shqipërinë. Megjithëse praktikat e ngjajshme tregojnë se kjo ka pak gjasa të ndodhë. Romunia dhe Moldavia, Bullgaria dhe Maqedonia kanë rast unifikimi por kjo nuk po ndodhë edhepse askush nuk po I pengon. Rastri më tregues është ai mes Malit të Zi dhe Serbisë. Sërbët dhe malazezët edhe pse I takojnë një etnie, një feje një gjuhe dhe ndodhen në kuadër të një unioni shtetëror, tendenca është që të ndahen e jo të bashkohen.
Tek e fundit, a është më mirë të kesh dy vota në OKB apo vetëm një?
Kështu është një gaf trashanik që të thuhet se ne kemi bërë kompromis. Problemi me Beogradin nuk është një cështje që duhet zgjidhur me rrugë kompromisi. Detyra e klasës politike të Kosovës është jo të merr poza prej heroi që nuk do ta nënshkruajë këtë apo atë zgjidhje të ofruar për Kosovën por t’I imponohet Beogradit dhe bashkësisë ndërkombëtare si subjekt ndërkombëtar. Nuk I duhet kujt nënshkrimi I Rugovës, Dacit, Kosumit, Thacit e Surroit, por ne na duhet nënshkrimi I Bushit, Solanës, Koshtunicës, Buckovskit, Sali Berishës e Gjukanoviqit. Na duhet nënshkrimi I tyre I njohjës së pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

A duhet të bashkohet Kosova me Shqipërinë? Empty Re: A duhet të bashkohet Kosova me Shqipërinë?

Mesazh nga Shooter-Ks Sun Jul 04, 2010 3:26 pm

Shqiperia mendoj qe ka per tu bashku me Kosoven ne 2 apo 3 dekada, nje her ja nisim me te njetin reprezentim te te dy shteteve, pastaj me radhe, heqja e doganave, polici me efikasitet ne te dyja shtetet/interpol allashqiptarce, kshu me rradhe gjer sa te kemi nje parlament te perbashket, nje far lloj unioni ekonomik.

Sic tha edhe Petersen, kombet bashkohen dhe pajtohen me njera tjetren kur ka fitim ekonomik per te dyja palet. Dhe fitim do kishin si Shqiperia po ashtu edhe Kosova.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

A duhet të bashkohet Kosova me Shqipërinë? Empty Re: A duhet të bashkohet Kosova me Shqipërinë?

Mesazh nga Shooter-Ks Sun Jul 04, 2010 3:26 pm

Ata qe jane kunder bashkimit me Kosoven jane edhe kunder cdo lloj bashkimi tjeter, eshte nje hipkrozi te thuash sic thone shume ne kete forum se duan te bashkohen me Evropen por jane kunder bashkimit me Kosoven.Kur nuk e do veten, kurre nuk mund te duahs dike tjeter.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

A duhet të bashkohet Kosova me Shqipërinë? Empty Re: A duhet të bashkohet Kosova me Shqipërinë?

Mesazh nga Shooter-Ks Sun Jul 04, 2010 3:26 pm

Pse mo Edvino ,nuk te vjen keq per kosovaret ??//
C na kane bere te shkretet njerez qe ti leme pa drita ,pa uje kur jane per bukuri atje ku jane??//
Mos u ha kurrizi kot?Mos i shih kosovaret qe kane pasur probleme me lirine e fjales ,sepse nga te tjerat ohuuuuu
Urbanistiken ,universitetin ,spitalet etj. qe ka Kosova ne nuk kemi per ti arritur tani per tani se jemi njerez te mbrapsht dhe tere paret e ndertimeve i futim ne xhep dhe ndertime hiiiiic.
Si shtet me vete do jene per bukuri kosovaret ,qeverine e tyre e kane ,asgje su mungon se pastaj do zihemi se kush do na qeverise dhe sikur nuk ka lezet.
Ky eshte mendimi im ...........
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

A duhet të bashkohet Kosova me Shqipërinë? Empty Re: A duhet të bashkohet Kosova me Shqipërinë?

Mesazh nga Shooter-Ks Sun Jul 04, 2010 3:26 pm

asht mese e vertet se nuk mundet me e ndalur askush kete te drejt qe te hetojm ne nji shtet se bashku qka e kan arritur dhe tentojn ta arrin shum shtete ne bote e pse ne te jetojm ne dyshtete te cilat historia e idhet arriti ti ndaj,keshtu qe edhe ne kemi te drejt te bashkohemi dhe me shpres qe do te lulzoj edhe ky bashkim sa me shpejt .PRA TE PUNOJM PER NJE SHQIPERI TE MADHE POR ME TE GJITHA VISET SHQIPTARE PRA UROJM QE TE NDODHE SA MA SHPEJT
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

A duhet të bashkohet Kosova me Shqipërinë? Empty Re: A duhet të bashkohet Kosova me Shqipërinë?

Mesazh nga Shooter-Ks Sun Jul 04, 2010 3:27 pm

Pershendetje

Kosova do te jete (dhasht Zoti i madherishem) pjese e Shqiperise, kur od te ndode mvaret me se shumti nga vete shqiptaret

Perpjekja shekullore e shqiptareve per te bashkuar tokat e tyre ku kan jetuar me mijera vite ne nje shtet te vetem ka qene dhe mbetet deshira dhe synimi i te gjithe shqiptareve te mirefillt gjat gjithe historise sone te dhimbshme. Edhe pse perkohesisht ne Kosove kerkohet pavaresia, ky eshte vetem nje status kalimar (i imponuar) qfardo qoft ai drejt qellimit perfundimtar te bashkimit te te gjitha tokave shqiptare ne nje shtet te vetem Shqiptar.

Bashkimi i trojeve shqiptare perveq qe eshte nje obligim patriotik kombetar, per ne eshte edhe e domosdoshme per mbijetese duke e dite se jemi te rrethuar me fqinje strategjia kombetare e te cileve ka qene dhe mbetet gjithmon copetimi i tokave tona. Formimi i nje shteti te vetem shqiptar perpos qe do te eliminonte konfliktet (nese jo gjithmon, bile per nje kohe me te gjate), do te mundesonte nje mireqenje ekonomike me te mire per te gjithe duke pase parasysh se do te beheshim nje treg me i madh dhe me i lakmueshem per investitoret e medhenje, duke i shtuar kesaj edhe mundesit e shumta turistike, te minierave, energjetike etj.

Ndersa sa i perket integrimit ne bashkimin evropian, nuk mund te kete integrim ne BE pa pase se pari integrim te vete shqiptareve. Kjo eshte ne baze te srategjise se tanishme te zhvillimeve ne evrope, kjo nuk eshte domosdoshmerisht edhe per te ardhmen sepse ne te ardhmen mund edhe mos te kete fare BE. Prandaj, ne duhet te kemi strategjine tone kombetare ne vazhdim, duke i percjell zhvillimet nderkombetare ne menyre qe procesi i bashkimit te jete sa me i favorshem dhe me i lehte per ne.

Kjo duhet te jete strategjia jone kombetare nese deshirojm te mbijetojm si komb ne kete rajon. Arritja e bashkimit kombetar mvaret pik se pari nga vete shqiptaret. Nese ne e kerkojm nje gje te tille dhe punojm intensivisht ne ate drejtim, do ta kemi edhe mbeshtetjen edhe te fuqive te medha. Kjo jo pse jemi "simpatik" per ameriken ose angline etj. por sepse me ate do te siguronim stabilitet, do te siguronim partner te mirefillt dhe se do te krijonim nje shtet demokratik e perparimtar.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

A duhet të bashkohet Kosova me Shqipërinë? Empty Re: A duhet të bashkohet Kosova me Shqipërinë?

Mesazh nga Shooter-Ks Sun Jul 04, 2010 3:28 pm

Problemi është se shkijet ngatërrojnë konceptet pushtet dhe popullësi.
Kosova në atë kohë ka qenë e pushtuar nga shkijet.Por kjo nuk i bën shkije ata njerëz që jetonin në Kosovë.
Sipas dokumenteve mesjetare në atë kohë shumica e popullsisë ishte shqipëtare, pas këtyre vinin vllehët, dhe më në fund fare shkijet.
Gjithashtu nga këto dok. vërtetohet se në këtë kohë veqse kishte filluar asimilimi i shqipëtarëve dhe vllehëve në shkije.

Për temën: Trojet shqiptare duhet të bashkohen të gjitha, Shqipëria londineze, Kosova, Presheva, Mali i Zi, Sanxhaku, Toplica, Maqedonia, Çamëria, Arbëreshët e Greqisë dhe të Italisë, dhe Shqipëtarët në Turqi.
Ka dhe nga ata që mendojnë se do të ketë konflikt mes shqipëtarëve të rajoneve të ndryshme.Kjo është gabim për vetë faktin se vetëdija se jemi të ndryshëm nga shqipëtarët andej kufiri, tashmë është zhdukur kjo vetëdije.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

A duhet të bashkohet Kosova me Shqipërinë? Empty Re: A duhet të bashkohet Kosova me Shqipërinë?

Mesazh nga Shooter-Ks Sun Jul 04, 2010 3:28 pm

Ka mijera e mijera vjet qe ne trojet shqiptare,qysh se mbahet mend se trolli shqiptar i banuar fillimisht nga iliret,qe jane nga kombet me te vjetra te botes,ka luftue e ka qeh nen roberin dhe dhunen e shume barbareve qe kaluen neper trojet tona qe kurre sja kena dhan kujt pa u derdh gjaku deri ne gu sikur neper baladat e Gjergj Elez Alis.
Neper trojet tona Shqiptare gjithmone jane pre koka bajlozash,sulltanash e krajlash,e pse,sepse ne shqiptaret gjithmone ken luftue per te qene te lire ne trojet tona,ne si komb kurre skemi luftue per ti marre gj kujt tjeter por vetem per te mrojt ate qe eshte e jona,dhe qe flamuri yne kuq e zi qe qoft i bekue ne jete te jeteve te valvitet i lire ne per trojet tona qe na i kane lane baballar,gjysha e ster gjysha.
Pa diskutim Kosova ka te drejt te bashkohet me Shqiperin,jemi nje komb,kemi nje gjuhe e nje flamur,kemi te njejtin emer SHQIPETAR.
Kosova ka faqe te lavdishme ne historin Shqiptare,atje ne qdo kohe munde te lindin nje U-C-K e re.
Ne nuke jemi as kriminel as barbare siq na quajn serbo-sllavet apo shovinistet grek.Jemi vetem shqiptar te nje nane qe duam te jemi te lire e te bashkuar si gjithe kombet e botes.
Ngrehuni shqiptar prej gjumit qonju,
e tgjith si vllazen nji bese shtrengonju,
e mos shikoni kisha e gjamia,
feja e shqiptarit asht SHQITARIA.
Rrnoft Shqipnia e rrnoft Kosova,rrnoft flamuri yne shqiptar me shipen e zeze dy krenare.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

A duhet të bashkohet Kosova me Shqipërinë? Empty Re: A duhet të bashkohet Kosova me Shqipërinë?

Mesazh nga Shooter-Ks Sun Jul 04, 2010 3:28 pm

A duhet të bashkohet Kosova me Shqipërinë?

Kjo ka me pak kuptim se sa te pyesesh nje grua shtatzene: A do te lindet ky femi?
__________________
Aeneas Dardanus
Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

A duhet të bashkohet Kosova me Shqipërinë? Empty Re: A duhet të bashkohet Kosova me Shqipërinë?

Mesazh nga Shooter-Ks Sun Jul 04, 2010 3:28 pm

CILA ESHTE MENYRA ME E MIRE PER TU BASHKUAR KOSOVA ME SHQIPERINE?
__________________
Po Do Paqe, Behu Gati Per Lufte
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

A duhet të bashkohet Kosova me Shqipërinë? Empty Re: A duhet të bashkohet Kosova me Shqipërinë?

Mesazh nga Shooter-Ks Sun Jul 04, 2010 3:28 pm

tanaheret kom menu si jonë e duhet me kon njo Shqiptartë.... e qe se ktu m'ra me lexu do strategji se ma mirë koka me i bo dy shtete.... un menxi pe shoh njo.... po pe kuptoj se pse kini shkru për dy shtete.... se besoni si babadimni jau bon edhe njo sivjet.... pritni se babadimni nashta jau bjen edhe pavarsinë e Iliridsë e masnej boheni tri shtete.... masnej edhe Malsinë.... qe katër.... edhe Çamërinë.... pesë.... nejse qekaq niher e masnej vjen babadimni e jau bon shtetet tjera me histori qysh e dijmë veç na Shqiptartë....

edhe une ktu pe ndaj një brengë sikur disa.... se osht vshtirë për Botë me na pranu ashtu..... se frikohen kur t'dalin e t'bertasin përfaqësustë e tana ktyne shteteve n'kombe t'bashkume.... atëher mas shumti frikohen kombet e bashkume se mos nuk po kanë ulëse për kto 5 shtete..... edhe osht e paparamenushme frika e botsë kur kto pesë shtete t'i bashkojnë forcat ushtarake.... sidomos forcat ajrore e ato detare.... për shemull.... me i lëshu gjith ato flutarake luftuse si i kanë kto 5 shtete ja shtijnë frikën botës se mos po ja nxojnë dillin....

nejse Shqiptartë duhet me i bo sa ma shumë shtete mi përfaqësu n'kombe t'bashkume.... na takon.... ne paçtë Kina e Amerika kani përfaqsus.... Shqiptartë duhet mi pasë mas pakti 5..... sa për fillim de.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

A duhet të bashkohet Kosova me Shqipërinë? Empty Re: A duhet të bashkohet Kosova me Shqipërinë?

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 1 e 2 1, 2  Next

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi