Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Join the forum, it's quick and easy

Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.
Deqani-ks
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Edhe një herë rreth himnit tonë kombëtar

Shko poshtë

Edhe një herë rreth himnit tonë kombëtar  Empty Edhe një herë rreth himnit tonë kombëtar

Mesazh nga Shooter-Ks Sun Jul 04, 2010 4:11 pm

Edhe një herë rreth himnit tonë kombëtar  Index
Edhe një herë rreth himnit tonë kombëtar

nga Prof. As. Dr. Vasil Tole


HYRJE

Qysh në fillim do të theksonim faktin, se problemi i shqyrtimit të historisë së krijimit të himnit tonë kombëtar “Rreth flamurit të përbashkuar” (apo qoftë edhe i bërjes ose jo të një himni tjetër), janë para së gjithash probleme për t’u diskutuar dhe rrahur nga muzikologjia shqiptare. Pohimi i këtij momenti në hyrje të shkrimit tonë ka një rëndësi të veçantë, pasi, siç do të shohim më poshtë, mungesa e analizave, debateve artistke dhe problemore mbi lëndën në fjalë, në më të shumtën e rasteve ka sjellë shtrëmbërime dhe keqkuptime të pavend lidhur me sa më sipër. Për këtë arsye, por dhe për disa të tjera syresh, jemi përpjekur që nëpërmjet këtij shkrimi integral lidhur me himnin tonë kombëtar “Rreth flamurit të përbashkuar” të shprehim të ç`ka dimë deri më sot rreth njërit prej simboleve tona kombëtare.

Në një vështrim të përgjithshëm, çështja e himneve kombëtare të vendeve të ndryshme është një problem i cili filloi të popullarizohej fillimisht në Angli, diku aty nga mesi i shek. XVIII. Në fakt, himne ka patur edhe përpara kësaj kohe, por rëndësia dhe kuptimi i tyre nuk ka qënë në këtë shkallë kaq të rëndësishme të cilës i referohemi neve sot, pasi askush nuk e mendonte se ky llojformimi i ri muzikor do të përfaqësonte një nga gjetjet gjeniale të të shprehurit të shpirtit të popujve. Muzikologjia daton si të parin himn atë të Holandës, himn i cili i përket vitit 1572 - “Wilhelmus van Nassouwe”. Ndërkohë, himni me fjalët më te vjetra në origjinë i përket himnit japonez, rreth shek. IX, tekst i cili rrjedh kryesisht nga folklori. Po në këtë arsyetim, himni më i gjatë në ekzekutim është “Marcha de la Patria”, i Argjentinës kompozuar nga Blas Parera në vitin 1813; ndërkaq himni kombëtar me më shumë vargje është ai i Greqisë etj. Pra siç e shohim, historia e formimit të himneve kombëtare është e ndryshme në vende të ndryshme. Me sa duket, në përcaktimin ose jo të një krijimi muziko-letrar si himn kombëtar, rol kryesor kanë luajtur edhe kontekste të caktuara, kryesisht historike në historinë e një vendi. Por ka edhe shembuj të tjerë. Këtu gjej rastin të përmend faktin, se p.sh himni zyrtar i Vatikanit u përcaktua në vitin 1949 me anë të një vendimi zyrtar të Selisë. Në bazë të himnit të Vatikanit qëndron muzika e kompozitorit francez Sharl Guno, i cili e shkroi këtë muzikë në vitin 1846 (vepra quhet “Marcia Pontificiale” dedikuar papa Piut të XI), muzikë e cila gati 100 vjet më vonë u vendos të ishte himn zyrtar i Selisë së Shenjtë. Dhe raste të tilla ka shumë[1].

Historiku i krijimit të himnit tonë kombëtar

Deri më tani, poeti Lasgush Poradeci është ai i cili ka përshkruar dhe botuar i pari historinë e krijimit të himnit tonë. Në punimin “Himni kombëtar “Flamurit pranë të bashkuar dhe gjeneza e tij”[2], L. Poradeci bëhet kështu edhe rrëfyesi kryesor për këtë ngjarje madhore. Në rrëfimin e tij të tërheq vëmendjen një hollësi. Kjo hollesi, lidhet me faktin e thjeshte se askush në ato çaste historike për Shqipërinë, nuk mendonte se ajo këngë e ngritur dhe e kënduar për të parën herë nga kori i kolonisë shqiptare të Bukureshtit, do të ishte himni i ardhshëm. Ja ç’thotë Lasgushi: -…me fjalë të tjera, himni nuk u përgatit me qëllimin e posaçmë që të shërbejë si Himn Kombëtar, të përmbushë misionin e shenjtë të këngës simbolike zyrtare të popullit”.

Nga këto rradhë, por dhe nga zhvillimi i mëtejmë i historisë së Shqipërisë, vëmë re se në kushtet kur nuk kishte shtet shqiptar ishte jashë mendjeje, që dikush të mendonte që në fillim të kishim himnin e pastaj të bënim shtetin, si me thene: “buxhakun para oxhakut”. Shumë vite më vonë, poeti i shquar Migjeni shkroi poezinë me titull “Kënga që s’kuptohet”, kushtuar melodisë sonë kombëtare. Në përpjekje për ta zhvendosur titullin e poezisë nga konteksti i saj, do të shohim se ky emërtim qëndron fare mirë për të, nisur jo vetëm nga largësia nga data e krijimit të himnit, por dhe se shkrimet historike për gjenezën e himnit tonë, kanë shërbyer në të njëjtën kohë edhe si kronikë besnike e lindjes së tij, por dhe si alibi.

Gjatë hulumtimeve të materialeve dokumentare rreth lëndës në fjalë, në librin “The Guinnes Book of Music”[3], është shkruar si më poshtë:

himni “Rreth flamurit të përbashkuar” është pranuar si himn kombëtar i Shqipërisë në vitin 1912
fjalët e himnit janë shkruar nga Asdreni
muzika e himnit është kompozuar nga Ciprian Porumbesku

Duke i shqyrtuar një nga një për sa më sipër, e vëteta do që të theksohet fakti kuptimplotë, se përpara se himni të bëhej himn zyrtar i shtetit të ri shqiptar më 1912, po sipas Lasgushit, “… kjo ngjau se populli e gjeti të pëlqyer; vetë e dëshiroi ai ashtu, nga gjiri i tij i dha trajtën dhe frymën, vetë e shënjtëroi, duke e dashur me zemër gjer në therori dhe më shumë e përtej vetëtherorisë. Me të luftuan çetat e kryengritjes që ishin nëpër gjithë viset e Atdheut, dhe vdiqën vdekjen e ëmbël dëshmorët e lirisë. Me të u ngrit Flamuri në Vlorë”. Me pak fjalë, kjo do të thotë që ngritja e flamurit nën tingujt dhe fjalët e “Betimit mi flamur” ishte vetëm një akt formal nga ana e Ismail Qemalit për ta njohur këtë këngë si këngën tonë kombëtare.

(Foto 1– “Faksimile e firmave të delegatëve në Kuvendin Kombëar në Vlorë më 28 Nëndor 1912”)

Së dyti, lidhur me fjalët e himnit. Në asnjë vend të botës, nuk gjejmë një himn kombëtar i cili t’i kushtohet po një simboli tjetër kombëtar siç është flamuri[4], dhe që të dy së bashku t’i kushtohen atdheut. Ja poezia e plotë e “Betimi mi flamur”[5]-(Hymni patriotik) e shkruar dhe publikuar nga Asdreni në vitin 1908:


Rreth flamurit të përbashkuar
Me një dëshir` e një qëllim,
Të gjith` atij duk` ju betuar
Të lidhim besën për shpëtim.
Prej lufte veç ay largohet
Që është lindur tradhëtor,
Kush është burrë nuk frikohet,
Po vdes, po vdes si një dëshmor!
Në dorë armët do t`i mbajmë
Të mprojmë atdhenë më çdo kënt,
Të drejtat tona ne s`i ndajmë;
Këtu armiqtë s`kanë vënt.
Se Zoti vetë e tha me gojë
Që kombe shuhen përmi dhe,
Po Shqipëria do të rrojë;
Për të, për të luftojmë ne!

O flamur, flamur, shenj` e shenjtë,
Te ty betohemi këtu,
Për Shqipërin` atdhen` e shtrenjtë,
Për nder` edhe lavdimn` e tu.
Trim, burrë quhet dhe nderohet
Atdheut kush iu bë theror;
Për jet` ay do të kujtohet
Mi dhet, mi dhe si një shenjtor!


Lidhur me origjinalitetin e poezisë së himnit do të citonim përsëri Lasgushin i cili thotë se “…tituli “Betimi mi flamur”, që i ka vënë himnit Asdreni, është një koncept dhe një akt e fakt etnikërisht shqiptar”. Po të njëjtën gjë në koncept e pohon edhe Migjeni, qysh në vargun e parë të poezisë kushtuar Melodisë kombëtare: “U vodh kënga nga zemra e kombit”. Që të gjithë e njohin edhe kontekstin e betimit popullor mbi flamur: - “Nën hijen e tij qofshim dhe në dorën tonë valoftë”.

Së treti lidhur me muzikën e himnit. Si Migjeni, po ashtu edhe Lasgush Poradeci anojnë të paktën në karakterizimin e përgjithshëm të himnit tonë për nga përbërësi muzikor i tij. “Këngë a vaj? Çë je? Thuejma, zemër kombi! (Migjeni); “U bë Shqipëria! Po u bë duke vuajtur me buzëqeshje, duke u kurajuar me këngën e jetës dhe të vdekjes nër dhëmbe: me Himnin e saj Kombëtar Shqiptar” (Lasgushi).

Më tej, Prof. Sokoli thotë se “… motivi i këtij himni e ka burimin te tradita muzikore gjermane , meqë këngët e lartpërmendura (nga kjo traditë-shënimi ynë) janë më të hershme se kompozimi i Porumbeskut”. Edhe kompozitori i shquar bashkëkohor George Ligetti[6] konstaton me të drejtë ngarkesën edhe origjinën internacionale të parakrijimit të Himnit Shqiptar të Flamurit. Pohimi i kësaj të dhëne është me rëndësi jo vetëm për faktin se krijimi i himnit tonë në pikëpamje muzikore ishte drejtuar përkah orientimit të përgjithshëm perëndimor, por dhe se në këtë mënyrë nuk ka arsye që ende të citohet Porumbescu si krijues i tij.

Vetë krijimtaria muzikore e Purumbeskut[7] ka një lidhje të fortë me traditën e shquar muzikore të Austrisë, vend ku ai studioi muzikë pranë konservatorit të Vienës. Tashmë njihet fakti, se në bazë të himnit të tij qëndron një nga meloditë më te njohura të rinisë austriake të gjysmës së dytë të shek. XIX. Në rastin e himnit të vjetër të Rumanisë “Pe al nostin steag”, të kompozuar nga C. Porumbescu me fjalë të A. Barteanut, po sipas Prof. Sokolit, “… mjafton të krahasojmë fillimet e këtyre këngëve gjermane me fillimin e Himnit të Flamurit për të parë ngjashmërinë e madhe, ose pothuajse njëjtësinë e disa masave”.

Shembulli muzikor nr. 1- “Melodia dhe teksti i Himnit Kombëtar”

Në Shqipëri në vitet 1900-1945, nga muzikologjia jonë konstatohet se krahas folklorit muzikor dhe tendencave të para të muzikës profesioniste shqiptare, u krijua dhe kultivua edhe nje repertor këngësh me origjinë vendase dhe internacionale, këngë të cilat këndoheshin në gjuhën shqipe. Kjo gjë u vu re si në aspektin e këngëve lirike si psh serenatat, po ashtu edhe në fushën e këngëve patriotike e më pas atyre partizane. Pa u zgjatur këtu do të përmendja këngën “Të gjithë ne o djema”, me fjalë dhe muzikë nga Spiridon Ilo (1876-1950); këngën “Vlora-Vlora”, me kompozitor Thoma Nasin dhe poezi nga Ali Asllani; “Këngën e dëshmorëve të Shkodrës”, me fjalë dhe muzikë nga Kolë Jakova; “Këngën e Asim Zenelit” me fjalë nga Qamil Buxheli dhe muzikë nga Mustafa Krantja; “Bashkohi shokë me ne në çetë”, me fjalë dhe muzikë nga Kolë Jakova; “Shkrep me zjarr porsi rrufeja”, me fjalë nga A. Skali dhe muzikë nga Kristo Kono; këngët “Kushtrimi i lirisë”, “Britma e çlirimit”, “Hakmarrja” , “Ato maja rripa-rripa”, “Rini-Rini”, “Himni i ushtrisë” me muzikë të Dhora Lekës e shumë të tjera.

E gjithë kjo krijimtari kishte bërë jetën e saj nga goja në gojë dhe vetëm gjatë viteve ’50, tek ne u bënë përpjekjet e para për të grumbulluar dhe notizuar këngët patriotike edhe partizane që ishin kënduar nga populli për vite me rradhë duke përfshirë këtu edhe himnin e flamurit. Dy botimet e para të kësaj fushe i përkasin vitit 1959 të përgatitura përkatësisht nga Gaqo Avrazi -“Këngë patriotike”, dhe nga Baki Kongoli - “Këngë partizane”. Në materialet shoqëruese të tyre me të drejtë konstatohet se në përgjithësi për të gjithë këtë repertor vihet re se pjesërisht janë krijime me autor, pjesërisht të popullit dhe pjesërisht melodira të importuara që tashmë ato janë asimiluar në thesarin e muzikës sonë. Konstatimi vazhdon me faktin se populli këto këngë i ka bërë të tijat duke marrë formën shqiptare saqë po t’i krahasosh me origjinalin ndryshojnë mjaft njera nga tjetra[8]. Dhe ky nuk është vetëm një fenomen shqiptar. Në kulturën muzikore të ç’do vendi, në të gjitha kohërat gjendet një repertor i tërë muzikor i cili qarkullon pa ndërprerë, duke ndryshuar gjuhën si dhe stilemat muzikore të materialit fillestar. Kjo është një dukuri normale e shkëmbimit të kulturave.

Për sa më sipër, edhe muzika e himnit kurrsesi nuk mund të quhet plagjaturë e për më tepër imitim. Po ashtu, ajo nuk duhet të konsiderohet si një pamundësi kompozimi prej krijuesve shqiptarë. Pikërisht zgjedhja e kësaj melodie ndoshta mund të ketë qënë edhe e rastësishme, por ne mendojmë se parapëlqimi i saj synonte zgjedhjen e një gjuhe muzikore tepër të lexueshme e të qartë për të tjerët, për të kuptuar aspiratën e kombit shqiptar në ato vite të errëta të historisë së tij. Duke pasur dhe përdorur në ndërtimin e tij melodik, gjymtyrë të tëra pan-evropiane, himni synonte (me gjetjen muzikore “rastësore”), pikërisht Europën. I krijuar në kohën e ripërtëritjes së ndërgjejges historike shqiptare, melodia me tekstin e Asdrenit sillte dhe ende sjell zërin e njërit prej popujve të rilindur të Europës.


Shembulli muzikor nr. 2- “Partitura e Himnit Kombëtar, orkestruar nga akademik Cesk Zadeja”

Rreth historisë së shkrim-notizimit të himnit tonë kombëtar

Duhet theksuar se që nga krijimi i tij e deri në fund të viteve 40’ të shek. XX, himni ynë përveç se është kënduar dendur, ka bërë një jetë më së shumti gojë më gojë dhe pjesërisht është interpretuar me nota. Pas vitit 1912, interpretimi me nota i himnit ishte domosdoshmëri pasi ai ishte i destinuar të luhej edhe në ceremoni të ndryshme të shtetit shqiptar jashtë vendit. Në një letër të dërguar nga Faik Konica, në atë kohë përfaqësues në legatën e Mbretërisë Shqiptare në Washington, drejtuar Ministrisë së Punëve të Jashtme shkruhet shprehimisht se “… morra nga ministria e detit e Sh.B.A një letrë ku më luten t’u gjej një kopje për bandë t’avazit kombëtar të Shqipërisë…kuptova që avazi ynë ësht i vetëmi avaz kombëtar që nuk e kanë”.

Për herë të parë për partiturën e himnit flet Lasgushi kur përshkruan dërgimin e himnit në atdhe nga kolonia shqiptare e Bukureshtit në vitin 1908 me anë të Tashko Ilos dhe Hilë Mosit i cili punonte ne kete kohe si sekretar prane nje tregetari te madh te Korces. Lasgushi i quan ata me qëllim kasnecë, pasi ishin në të vërtetë mbartës të një mesazhi që fillimisht duhej kënduar. Që të dy erdhën në Korçë “… me partiturat e himnit të bëra imtësisht gati me fjalë shqip”, dhe prej këtu filloi mësimi dhe përhapja e himnit kombëtar në të gjithë Shqipërinë. Po sipas Lasgushit “…përhapja parashikonte në krye të të gjithave mësimin e këngës”. Pikërisht për këtë arsye u zgjodh Hilë Mosi i cili kishte përveç formimit letrar dhe intelektual edhe talentin muzikor.

Mendoj se përhapja e himnit në popull do të ketë pasur vështirësi serioze për dy arsye. E para lidhet me mungesën e mësimit të muzikës dhe të sistemit muzikor në Shqipëri në ato vite, dhe e dyta lidhet me veshin muzikor të shqiptarit. Përhapja e himnit në një rrugë “gojë më gojë”, ndërmjet transmetuesve të tij (shpesh herë pa arsim muzikor), dhe bartësve të tij të ardhshëm , me siguri duhet ë ketë sjellë një rikrijim të mundshëm të tij. Së dyti, historia ka provuar se është tepër e vështirë, për të mos thënë e pamundur, që një populli si i yni t’i imponosh një melodi të huaj, aq më tepër melodinë që do të shndërrohej më pas në këngën kombëtare shqiptare.

Në një kohë me ardhjen e Hil Mosit dhe Tashko Ilos në Korçë, një shtytje mësimit të muzikës në përgjithësi dhe mësimit të himnit në veçanti i dha krijimi i “Bandës së Lirisë” themeluar më 1 tetor 1908. Qysh në formim banda përbëhej prej 25 muziktarësh me vegla të ndryshme. Fakt është se komuniteti i ri i muziktarëve në Korçë, pajtoi me pagesë një dirigjent italian të quajtur Pasquale i cili shërbeu si dirigjent i “Bandës së Lirisë”. Aq shumë u lidh ai me të sa më vonë edhe himnin e bandës së Lirisë e kompozoi ai vetë me fjalë të Hil Mosit. Pas kësaj periudhe, me gjallimin edhe të formacioneve të tjera muzikore nëpër qytetet e Shqipërisë si Shkodra, Elbasani, Gjirokastra, Vlora, Gjakova etj, përhapja e himnit me nota u bë më e lehtë.

(Foto 2 - “Banda e Lirisë në Korçë”)


Mbi regjistrimet muzikore të himnit tonë kombëtar

Regjistrimi i parë muzikor në disk i himnit tonë kombëtar, është bërë nga shoqëria diskografike “Albanian Phonograph Records”. Kjo është shoqëria e parë diskografike shqiptare e shekullit të XX, e ideuar dhe themeluar në Amerikë në vitin 1923 nga muziktari dhe patrioti Spiridon T.Ilo nga Korça. Në një kontekst më të përgjithshëm, vlera e “A.P.R” është shumëplanëshe dhe lidhet me gjithë zhvillimin e kulturës dhe artit muzikor shqiptar të viteve ‘20-‘40. Himni ynë kombëtar është kënduar dhe regjistruar në disk nga vetë Spiridon Ilo së bashku me tenorin arbëresh Giuseppe Mauro. Vlen të theksohet se tenori arbëresh Giuseppe Mauro, në vitet 20’ të shek. XX ka qënë një ndër tenorët me famë botërore. Në kohën kur së bashku me Spiridon Ilon regjistroi himnin tonë kombëtar në diskun e prodhuar nga shoqëria diskografike “Albanian Phonograph records”, me nr. E-3948, G. Mauro ishte ftuar në New York nga Metropolitan Opera për të interpretuar atje rolin e Otellos nga opera me të njëjtin titull e Verdit.

Foto 3- “Faksimile e botimeve të Albanian Phonograph Records”

Himni ynë ka njohur shumë versione të regjistruara në disqe duke filluar prej viteve ‘40 e deri në fund të viteve ’60. Ndër këto regjistrime në disqe, përmendim atë te regjistruar pranë “ODEONIT” me nr. Ab 56 me mbishkrimin: “Hymni i flamurit”, Një pjes e korit të shkollës Normale Femërore të Korçës drejtue prej Maestro Z. Sotir V. Kosmos. Ky kor ka interpretuar gjithashtu në diskun me nr. Ab 55 edhe “Hymnin Mbrentorë” etj. Regjistrimi më i mirë profesionalisht i himit tonë kombëtar, është ai i vitit 1995. Ky regjistrim është interpretuar nga orkestra simfonike e Bambergut-Gjermani dhe është orkestruar posaçërisht për këtë orkestër nga kompozitori ynë i shquar Prof. Çesk Zadeja (1927-1997(-“Artist i Popullit”) me rastin e vizitës së Presidentit gjerman në Shqipëri.

Historiku i përpjekjeve për himne të tjera kombëtare.


Na duhet të themi se mbas pëlqimit të përgjithshëm të “Rreth flamurit të përbashkuar” si himn kombëtar (1912), në mënyrë të vazhdueshme janë shkruar këngë apo qoftë edhe vetëm poezi për himn kombëtar. Poezi për himn kombëtar kanë shkruar At Gjergj Fishta më 1913, Ernest Koliqi më 1921 si fitues i vendit të parë në konkursin[9] për himn kombëtar shpallur nga Ministria e Arsimit, Fan S.Noli më 14 nëntor 1926 me titull “Hymni i flamurit”[10], Mihal Grameno me titull “Kënga Kombëtare”[11], Hil Mosi “Himn i Bandës së Lirisë”[12]. Himn kemi edhe nga poeti Lasgush Poradeci më 1933, të botuar tek “Vallja e yjeve” etj. E përbashkëta e gjithë këtyre poezive është fakti se që të gjitha pothuajse i referohen përsëri simbolit të flamurit, gjë që është edhe në thelb të poezisë së Asdrenit.

Mbi njatë flamur Perëndia
me dorë t’vet Ai ka shkrue:
Për shqiptarët do t’jet Shqupnia..
At. Gjergj Fishta

O vend e vatër,
O nëne e babë.
Fan Stilian Noli

Një poezi të shkëlqyer përsa i përket references sonë lidhur me flamurin kemi edhe nga Zef Serembja[13]:

Flamuri shqiptar
S`i shihet n`horizont i dlirë shkëlqimi
Dhe as nuk i fal ngjyrat për fitore
Më nuk shartohet mbi lavdin njerëzore
Porsi një shenjë drite apo mjerimi.
I grisur ra dhe s`e përfill njeri,
Dhe gjindja e Arbrit, e ndershme e krenare
mori mërgimin dhe as ndalet fare
në një breg mikpritës n`siguri.

N`mëshirë të fatit përherë duke ndeshur
Intruga diplomatësh, n`hidhërim
Ç`do shpresë e ç`do premtim ngadalë i tretet
Dhe koha kalon, rend fluturim.
Nga gjithshka na premtuan asgjë s`mbetet.
Më keq na shkelin se sa truall`n e zhveshur.


Qysh në vitin e parë të vendosjes së mbretërisë nga Ahmet Zogu, Shqipëria u bë edhe me himnin e mbretërisë. Në ndyshim nga himni “Betimi mi flamur”, himni i i ri mbretërisë i kushtohej tërësisht figurës së mbretit, një traditë e njohur kjo për të gjitha himnet e mbretërive, me muzikë të Thoma Nasit dhe me fjalë të Kristo Floqit. Një tjetër përpjhekje për himn mbretëror kemiedhe nga Loni Logori, i cili nuk arriti të njihej si i tillë. Një variant i himnit të mbretërisë është interpretuar dhe regjistruar në disqe nga sazet e Selim dhe Hafize Leskovikut në vitet ’20.

Në vitin 1922, Këshilli i Ministrave shpall konkursin për bërjen e “Himnit zyrtar kombëtar”[14]. Për shpalljen e konkursit dhe kriteret e tij caktohet Ministria e Arsimit ku ndër të tjera u përcaktua edhe masa e shpërblimit prej 1000 franga ari për vjershëtarin e himni dhe 3000 franga ari për kompozitorin e tij. Më tej, në vitin 1937, në përvjetorin e 25 pavarësisë, u organizua një konkurs, me qëllim bërjen e një himni tjetër kombëtar. Sipas arsyetimeve të Komisionit të ngritur për kremtimet e 25 vjetorit të vetqeverimit, “… hymni i sotëm i flamurit kombëtar asht fjalë për fjalë përkëthimi i një marshi rumun dhe gjithashtu melodija e tij asht nji kopjim i plotë i muzikës rumune”[15].

Duke e konsideruar ekzistencën e këtij himni “… si një cen për ndërgjegjen kombëtare dhe për sedrën t`onë atdhetare”, komisioni i përbërë nga Zj. Parashqevi Kyrias, Mati Logoreci, Kol Rodhe, Telki Selenica, Sotir Papakristo, Karl Gurakuqi, Zoi Xoxa, Lasgush Poradeci, Qemal Butka dhe Odhise Paskali në mbledhjen e dates 05. 03. 1937 vendosën hartimin e një himni tjetër me frymë thjesht shqiptare. Ky komision ngriti edhe një komison-juri, e cila do të vendoste për caktimin e krijimit artistik i cili do të ishte himni i ri kombëtar. Komisioni përbëhej nga At Gjergj Fishta, Mid`hat Frashëri dhe Konstantin Cipo. Për hir të së vërtetës, Mid`hat Frashëri bën dorëheqjen nga kjo Juri, dorëheqje e bërë e ditur publikisht me letrën e tij të dt.26. 07. 1937. drejtuar Komisionit qëndror të kremtimeve të vetqeverimit. Nga 76 krijime, juria e përbërë nga At Gjergj Fishta dhe Kostaq Cipo shpallën fitues himnin e krijuar nga Beqir Çela[16]., i cili mbante pseudonimin “Osoja i Ri”.


O Flamur, yll i lirisë,
Valëvit me plot shkëlqim;
E prej qiellit t`Shqipërisë
Të dëgjohet në amëshim

Foto 4- “Faksimile e librit kushtuar krijimeve për teksin e Himnit Kombëtar, Tiranë 1937”

Fakt është se ky konkurs për poezinë e himnit nuk u pasua edhe nga një tjetër konkurs i cili do t`i kushtohej muzikës së tij. Për këtë arsye, duke mbetur vetëm një tekst, kjo poezi nuk pati popullaritet dhe si e tillë u fshi nga qarkullimi, megjithëse pjesëmarrësit dhe krijimet e këtij konkursi u botuan në shtypin e kohës. Për variacion të temës së njohur të flamurit, edhe konkursi në fjalë u quajt “Tekstet për konkursin e Hymnit të Flamurit”. Më pas kemi edhe një konkurs për melodinë e himnit kombëtar. Në konkurs u shpall fitues një kompozitor italian mjaft i njohur, por edhe për këtë nuk pati një vendim zyrtar të metëjshëm për ta zyrtarizuar si himnin tonë kombëtar.

Krijime artistike mbi këtë temë, të konsideruara në vetvete të pavaruara (por me titullin “Hymni Mbretnor”), kemi të realizuar me vargje të Loni Logorecit dhe “muzikuar si e këndon Spiridon T. Ilo” në tonalitetin Fa +. Ky variant është botuar edhe me nota (facsimile e partiturës) dhe hapet me strofën:

Ardhi koha e bekuar
Për Shqipëri të lëftojmë
Mbretin tonë ta nderojmë
Dhe të vdesim të gëzuar

Në kopertinë të këtij botimi krahas titullit “Hymni Mbretnor”, gjejmë edhe foton e tenorit të shquar arbëresh Giuseppe Mauro dhe shënimin “… kënduar prej të dëgjuarit tenorit shqipëtar Zotit Giuseppe Mauro”.

Shembulli muzikor nr. 3-“Faksimile e melodise dhe tekstit të Himnit mbretëror”

Në këtë kohë, një përpjekje tjetër për të ndryshuar himnin ekzistues të flaumurit, u bë edhe nga ana e kompozitorit Thoma Nasi dhe poetit Kristo Floqi. Në ndryshim nga sa më sipër, këta dy autorë e ruajtën të paprekur linjën melodike të “Himnit të Flamurit”, por synuan ndryshimin e vargjeve të tij. Me këtë rast, kompozitori Thoma Nasi realizoi të parin klavir të himnit tonë kombëtar së bashku me harmonizimin përkatës

Shembulli muzikor nr. 4- “Faksimile e klavirit të himnit të flamurit”

Pas pushtimit , në vitet 1942-43, në malet e Shqipërisë partizanja Dhora Leka krijoi himnin e ushtrisë çlirimtare, himn i cili njihet edhe sot zyrtarisht si himni i ushtrisë sonë, kjo krahas shumë himneve të brigadave partizane apo formacioneve të tjera luftarake etj.

Pas çlirimit të vendit më 29 Nëndor 1944, rreth fundit të vitit 1945-fillimit të 1946, u organizua konkursi i parë shtetëror për himn kombëtar. Krahas shumë krijimeve të paraqitura, si krijimi më i mirë u shpall “Himni i Shqipërisë së re”, me poezi të Skënder Luarasit dhe muzikë të Kristo Konos, rezultat që u bë i ditur me shpalljen e Shqipërisë republikë më 11 Janar 1946. Koha tregoi se edhe ky krijim artistik nuk u ligjerua që të zëvendësonte himnin ekzistues për arsye nga më të ndryshmet, megjithëse “Himni i Shqipërisë së re” (në ndonjë rast edhe me fjelë të tjera), pati interpretime të ndryshme, kryesisht nga kori i ushtrisë. Pas kësaj, përpjekjen tjetër serioze për të shkruar një himn, e kemi në fillim të viteve ’70. Nga Këshilli i ministrave të asaj kohe, në bashkëpunim me ministrinë e arsimit dhe kulturës si dhe Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë u shpall një konkurs për “Himnin e Republikës”. Në këtë konkurs morën pjesë ajka e krijuesve tanë, ndër ta Çesk Zadeja, Ismail Kadare, Tish Daija, Fatos Arapi, Nikolla Zoraqi, Xhevahir Spahiu, Pjetër Gaci, Feim Ibrahimi, Tasim Hoshafi etj. Sipas ish sekretar të lidhjes së shkrimtarëve dhe artistëve, studiueses dhe kritikes së muzikës zj. Hamide Stringa konkursi pati një organizim shumë serioz si nga ana e krijuesve ashtu edhe nga organizatorët. Më kujtohet se kemi bërë shumë takime për të parë materialet dhe për t’i seleksionuar. Pas seleksionimit u arrit në dy variante. Në himnin e krijuar nga Çesk Zadeja dhe në atë të Nikolla Zoraqit me poezi të Fatos Arapit të titulluar “E lirë u ngrit toka jonë”. Pati mendime që të njihej si himn edhe kënga e Pjetër Gacit “Për ty atdhe”.

Historia e himneve vazhdon edhe më tej, por gjithësesi pa sjellë ndonjë rezultat i cili të ndikonte në ndryshimin e himnit tonë kombëtar. Në të gjithë këtë histori të himneve të tjera, ajo ç’ka duhet thënë është e lidhur me faktin se asnjë vendim nga cilido forum artistik apo shtetëror, nuk ka ndikuar në zëvendësimin apo ndryshimin e himnit ekzistues të flamurit, për arsyen e thjeshtë, se himni është ngulitur thellë me rëndësinë, peshën dhe domethënien e tij në memorien kolektive të shqiptarëve. Ndoshta gjithë ç’ka thamë më sipër mund të jenë një argument i mjaftë për të kuptuar, se pse kanë “dështuar” përpjekjet për të ribërë në himn të ri të Shqipërisë. Kjo nuk do të thotë se s’do të ketë përpjekje të tjera, por mendoj se mbrapa tyre, edhe sikur himni “Rreth flamurit të përbashkuar” të mos njihet më si himn zyrtar, shqiptarët kudo që të jenë do të vazhdojnë përsëri të këndojnë thjesht këngën “Rreth flamurit të përbashkuar”.


Së fundi

Ajo që duhet ritheksuar është fakti se ndryshe dhe si në asnjë himn tjetër të botës, himni ynë ekzistues është një me flamurin tonë kombëtar. Ky binom shprehet që në titullin e poezisë së himnit “Betimi mi flamur”, që siç e përsëritëm është një akt e fakt etnikërisht shqiptar. Nisur nga ky vështrim, himni është edhe kënga e flamurit dhe njëkohësisht edhe kënga jonë zyrtare. Për veçoritë e popullit tonë, popull i ndarë në katër shtete, faktor i bashkimit kombëtar, faktor i “prishjes” së kufijve artificialë, faktor i unifikimit etj, ka qënë edhe flamuri dhe himni ynë i njëjtë. Për sa më sipër, e udhës do të ishte që të presim kohë më të qeta, kohë gjakftohta të cilat do të na ndihmojnë që të rishikojmë të gjithë së bashku, me qetësinë dhe maturinë e duhur gjërat të cilat mund të ishin bërë ndryshe, ku një ndër gjërat mbase do të ishte edhe himni. Deri atëhere, himni i vërtetë i shqiptarëve apo “Avazi ynë kombëtar”, siç shprehet Konica do të jetë ai që do të njihet, do të këndohet dhe do të respektohet nga të gjithë shqiptarët, ashtu siç është shkruar në nenin 14, pika 4 të Kushtetutës: Himni Kombëtar është “Rreth flamurit të përbashkuar”.


Tiranë 2000-2003


--------------------------------------------------------------------------------

[1] World anthems. RCA Victor 09026-61344-2, p1992. English Chamber Orchestra ; Donald Fraser, conductor. CONTENTS: Marcha real (Spain) -- Advance Australia fair (Australia) -- Jeszcze Polska (Poland) -- Patria amada, Brasil! (Brazil) -- Kong Christian (Denmark) -- Ee Mungu nguvu ye tu = Oh God of all creation (Kenya) -- O! Canada (Canada) -- God save the Queen (Great Britain) -- Ch'i Lai! = Arise! (China) -- La brabanconne (Belgium) -- Maamme Laulu = Our land (Finland & Estonia) -- Isten aldd meg a Magyart = God bless the Hungarians (Hungary) -- Ja, vi elsker dette landet (Norway) -- Einigkeit und Recht und Freiheit (Germany) -- Kde Domov Muj? = Where is my home? (Czechoslovakia) -- The star spangled banner (United States) -- Segnorees apo tin kopsi = I shall always recognize you (Greece)-- Wilhelmus van Nassouwe (The Netherlands) -- The peaceful reign (Japan) -- Hatikvah = The hope (Israel) -- Walla zaman 'algunud = Hail, gallant troops (Egypt) -- La marseillaise (France) -- Sean eternos los laurales (Argentina) -- Due gamla, du fria (Sweden) -- Mexicanos al grito de guerra (Mexico) --Ethiopia (instrumental) -- Land der Berge (Austria) -- Lietuva (Lithuania) -- Inno di mameli (Italy) Compact Disc CX2505

[2] Lasgush Poradeci, “Vepra”, Tiranë 1990, fq. 356-373. Botuar fillimisht në gazetën “Tomorri” në vitin 1942.

[3] “The Guinnes Book of Music”[3], Great Britain, 1981, fq. 189.

[4] Shiko dhe Bardhosh Gaçe, “Flamuri dhe Ismail Qemali”, Tiranë 1997.

[5] Marrë nga Asdreni, “Poezi”, Tiranë, 1972, fq. 18-19. The National Anthem
United around the flag,
With one desire and one goal,
Let us pledge our word of honor
To fight for our salvation
Only he who is a born traitor
Averts from the struggle.
He who is brave is not daunted,
But falls - a martyr to the cause.
With arms in hand we shall remain,
To guard our fatherland round about.
Our rights we will not bequeath,
Enemies have no place here.

For the Lord Himself has said,
That nations vanish from the earth,
But Albania shall live on,
Because for her, it is for her that we fight.


[6] George Ligetti, “Perspective of New Music”-Spring Summer 1978, fq. 19. Shiko gjithashtu Vasil S.Tole, “Himni shqiptar dhe ligeti”, gaz. “Drita”, 18 qershor 1995, fq. 5.

[7]Rumani 14 tetor 1853- Rumani † 1883.

[8] Shiko “Këngë patriotike”, Tiranë 1959, Hyrja; dhe “Këngë partizane”, Tiranë 1959, “Në vend të parathënjes”.

[9] Antarë të jurisë përzgjedhëse ishin Gjergj Fishta, Fan Noli, Luigj Gurakuqi, Mid’hat Frashëri.

[10] Fan Noli, “Vepra letrare 1”.

[11] Mihal Grameno, “Vepra 1”, Prishtinë 1979.

[12] Hil Mosi, “Vepra letrare”.

[13] Nga Zef Serembe, “POEZI”, Tiranë 1999, fq. 196.

[14] Shiko gazeta “Drita”, 2 korrik 1922, fq. 4.

[15] Shiko “Konkursi për Hymnin e Flamurit”, Nr. 2, Tiranë 1937, fq. 3.

[16] Shiko gaz. “Demokratia”, dt. 22 gusht 1937.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Edhe një herë rreth himnit tonë kombëtar  Empty Re: Edhe një herë rreth himnit tonë kombëtar

Mesazh nga Shooter-Ks Sun Jul 04, 2010 4:12 pm

Historia e Hymnit
gazeta shqiptare

-----

HISTORIA

Cila është historia e vërtetë e himnit tonë kombëtar.

"Vjedhja" e melodisë së himnit rumun dhe mendimet e qeveritarëve të ndryshëm për frymën joshqiptare…

Tentativat e Zogut dhe Enverit për të ribërë Himnin e Flamurit


----------------------------------------

Rezarta Delisula


Dhe nëse himni u përhap në tërë Shqipërinë dyke zotëruar zemrat shqiptare, kjo ngjau se populli e gjeti të pëlqyer; vetë e dëshiroj ay ashtu, nga gjiri i tij i dha trajtën dhe frymën, vetë e shentëroj dyke e dashuruar me zemër gjer në therrori dhe më shumë e më përtej vetëtherrorisë; i cili himn dhe e mbaroj punën e tij të thjeshtë që kish për të bërë, punën e tija ashtu siç qe ay i vogël ay për një punë të madhe shqiptare: u bë Shqipërija". Këto fjalë ka shkruar i madhi Lasgush Poradeci më 1943, teksa përjetonte tentativat e qeveritarëve për të krijuar një Himn të ri të Flamurit. "Rreth flamurit të përbashkuar, me një dëshirë e një qëllim…". Për shqiptarët ky ishte dhe mbeti himni kombëtar.


Tentativa e Zogut
Në prag të 25-vjetorit të Pavarësisë, kori i vajzave të institutit "Nana Mbre-tëreshë", nën udhëheqjen e sopranos e dirigjentes korçare Gjeorgjia Filçe, kënduan Himnin e ri të Flamurit. Ky grup u përgatit nga maestro Capanino i teatrit lirik "San Carlo" të Napolit. Një himn i ri. Pikërisht këtë mendonin drejtuesit e shtetit se i duhej vendit më 1937. "Rreth flamurit të përbashkuar" konsiderohej si përkthimi i një marshi rumun me muzikë tërësisht rumune. Një komision i veçantë u ngrit me qëllimin e organizimit të konkursit për Himnin e Flamurit me frymë tërësisht shqiptare. Në mes 76 konkurrentëve që paraqitën krijimet e tyre, fitoi Beqir Çela, i cili në atë kohë njihej me pseudonimin "Osoja i Ri". Ndërsa sërish kompozitori i Himnit të Flamurit do të ishte një i huaj. E. A. Mario, kompozitori napoletan i "Legjendës së Piavës", u zgjodh për të krijuar muzikën e Himnit të ri të Flamurit. Në kohë rekord, në 15 tetor 1937, në kryeqytet u luajt për herë të parë himni i ri.

Euforia
"O Flamur, yll i lirisë, Valëvit me plot shkëlqim; E prej qiellit t`Shqipërisë; Të dëgjohet në amëshim". Kjo është një strofë e Himnit të ri të Flamurit të krijuar në vitin 1937. Para një publiku shumë të zgjedhur, përfaqësuar nga anëtarë të kabinetit, si dhe nga ministri i Italisë Jacomoni, konsulli i Italisë Valerio Valeriani, autori i himnit Beqir Çela, kompozitori E. A. Mario, si dhe përfaqësues të shtypit, u këndua për herë të parë himni i ri. "Suksesi ishte i jashtëzakonshëm dhe publiku fort i zgjedhur mbeti tepër i kënaqur. Mbrëmja kushtuar "Hymnit të Famurit" do të mbetet e paharueshme në zemrat e të gjithë ndigjuesit, të cilët pa përjashtim përshëndetën E. A. Mario dhe ndihmësin e tij z. M. Campanino". Kështu shkruan "Gazeta Shqiptare" e datës 16 tetor 1937 për ceremoninë e zhvilluar në sallën e bashkisë për dëgjimin e Himnit të Flamurit. Entuziazmi vazhdoi deri më 28 nëntor, atëherë kur në sheshin kryesor të Tiranës, "Skënderbej", do të ngrihej flamuri i 25 vjetëve vetëqeverisje. ``Ç'ngjau atëhere? Ngjau se himni i dytë, i ekzekutuar prej muzikave zyrtare, ndoqi si një rrymë uji e pa pritur dhe e fortë shtratin e lumit, gjith dyke mos lojtur dot nga vendi gurin e rëndë të himnit të parë në mes të rrymës…', shkruan Poradeci.

E vërteta e himnit
Në shkrimin "Himni Kombëtar 'flamurit pranë të bashkuar' dhe gjeneza e tij", shkrimtari Lasgush Poradeci sjell për herë të parë historinë e krijimit të Himnit të Flamurit. Kori Kishtar Shqiptar i Bukureshtit filloi të gjallërohej në fillim të viteve 1900. Ashtu siç e thotë shkrimtari dhe publicisti Poradeci, Bukureshti në atë kohë ishte kryeqyteti shqiptar i mërgimit. Kori udhëhiqej nga profesori rumun Kiriak, i cili më pas, duke pasur shumë punë me korin e tij të shoqërisë "Karmen", ia la në dorë drejtimin 25-vjeçarit Ionesku. Ky i fundit, përveç këngëve shqipe, i jepte korit për të mësuar edhe këngë popullore e marshe patriotike, si dhe himnin kombëtar të Rumanisë 'Mbi flamurin tonë'. Himni i Rumanisë ishte shkruar nga poeti Ioan Barsan me muzikë të Çiprian Porumbeskut. Viti 1907. Të entuziazmuar nga ky himn, kori shqiptar iu lut Asdrenit të thurte disa vargje të përshtatura me atë melodi, që të këndohej prej tyre. Kori kërkonte një himn shqip. Vetëm pas disa ditëve Asdreni solli tekstin e himnit "Rreth flamurit të përbashkuar", titulli origjinal 'Betimi mbi flamur'. "Dhe himni harin të bëhet kësisoj Himni Kombëtar i Kollonisë së Bukureshtit, që përfaqësonte Shqipërinë në atë vend mërgimi aq të djegur për atdhe, dyke u bërë zakon të këndohet rregullisht përpara dhe pas çdo ushtërimi të korit", shkruan Poradeci. Fjalët e Asdrenit u shkrinë në melodinë e himnit kombëtar rumun. Më 1912, me ngritjen e flamurit në Vlorë, himni i shqiptarëve të Bukureshtit, tashmë i kënduar dhe në Shqipëri, u njoh si himni ynë kombëtar.

Ngatërresat
Të shumta kanë qenë polemikat për himnin kombëtar të ligjëruar më 1912. Muzika i përkiste himnit kombëtar të Rumanisë, ndërsa teksti i ishte përshtatur tekstit origjinal nga Asdreni, megjithatë në popull "Rreth flamurit të përbashkuar" këndohej si himni ynë. Tentativat e para nisën që në kohën e qeverisjes së Zogut, por dolën pa sukses. Pas çlirimit të vendit më 29 nëntor 1944, rreth fundit të vitit 1945-fillimit të 1946-s, u organizua konkursi i parë shtetëror për himnin kombëtar. Ndër shumë krijimet e paraqitura, si krijimi më i mirë u shpall "Himni i Shqipërisë së re", me poezi të Skënder Luarasit dhe muzikë të Kristo Konos, rezultat që u bë i ditur me shpalljen e Shqipërisë republikë më 11 janar 1946. Në fillim të viteve '70, Këshilli i Ministrave, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe të Kulturës, si dhe me Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, shpall një konkurs për "Himnin e Republikës". Në këtë konkurs morën pjesë krijuesit më të mirë, ndër ta Çesk Zadeja, Ismail Kadare, Tish Daija, Fatos Arapi, Nikolla Zoraqi, Xhevahir Spahiu, Pjetër Gaci, Feim Ibrahimi, Tasim Hoshafi etj. Pas seleksionimit, u arrit në dy variante: në himnin e krijuar nga Çesk Zadeja dhe në atë të Nikolla Zoraqit me poezi të Fatos Arapit, të titulluar "E lirë u ngrit toka jonë". Pati mendime që të njihej si himn edhe kënga e Pjetër Gacit "Për ty atdhe". Por, edhe pse konkurset për një himn të ri kombëtar vazhdonin, te gjithsecili vazhdohej të këndohej e të pranohej himni i shqiptarëve të Rumanisë. 'Edhe uji vazhdoj udhën e vendosur dyke rrethuar gurin, edhe guri i rrethuar qëndroj pa tundur në vënd", përfundon Lasgush Poradeci.


HIMNI I VJETER RUMUN


MI FLAMURIN T'ONE

Mi flamurin t'onë është shkruar bashkim,
Bashkim në vetëdije dhe në ndjenja
Dhe nënë hijen e tij të madhërishme
Do përballim çdo goditje.

Në luftën e rëndë trembet ay,
Që vetë është mëndje-arratisur,
Po ne të bashkuar në çdo kohë
Do jemi, do jemi mundës.

E armatosmë dorën t'onë
Që të mpruajmë një vend të shtrenjtë,
E drejta jonë është zotëronjëse,
Dhe qëllimi ynë i shenjtë.

Dhe në librën e përjetësisë shkruan
Se shumë kombe do humbasin,
Po Rumanija jonë e Shtrenjtë
Përjetë, përjetë do lulëzojë.

Shkruar nga Ioan Barsan


HIMNI KOMBETAR

BETIMI MBI FLAMUR

Rreth flamurit të përbashkuar,
Me një dëshirë dhe një qëllim,
Të gjithë Atij duke iu betuar,
Të lidhim besën për shpëtim.

Prej lufte veç ai largohet,
Që është lindur tradhëtor,
Kush është burrë nuk friksohet,
Po vdes, po vdes si një dëshmor.

Në dorë armët do t'i mbajmë,
Të mbrojmë Atdheun në çdo vend,
Të drejtat tona ne s'i ndajmë,
Këtu armiqtë s'kanë vend.

Se Zoti vet e tha me gojë,
Që kombe shuhen përmbi dhé,
Po Shqipëria do të rrojë,
Për të, për të luftojmë ne.

Shkruar nga Asdreni


Dorëshkrimet e Asdrenit

Aleksandër Stavri Drenova (Asdreni) lindi në Drenovë të Korçës, ku edhe mori mësimet e para. Më vonë shkoi në Rumani, ku vazhdoi shkollën e mesme. Nga viti 1890, në gazeta të ndryshme shqiptare filluan të botohen vjershat e tij. Pas shpalljes së Pavarësisë erdhi në Shqipëri, por sërish u detyrua të kthehej në Rumani. Më 1904 botoi përmbledhjen e poetike "Rreze dielli", e më vonë "Ëndrra e lot" dhe "Psallme murgu". Më 1907 shkroi poezinë "Betimi mbi flamurin", që u bë himni ynë kombëtar. I mbetën në dorëshkrim "Këmbana e Krujës" dhe vjersha të tjera.

Regjistrimi i parë muzikor në disk i himnit tonë
kombëtar, është bërë nga shoqëria diskografike "Albanian Phonograph Records". Kjo është shoqëria e parë diskografike shqiptare e shekullit XX, e ideuar dhe themeluar në Amerikë në vitin 1923 nga muziktari dhe patrioti Spiridon T. Ilo nga Korça, kënduar nga tenori arbëresh Giuseppe Mauro.

Regjistrimi më i mirë profesionalisht i himit tonë
kombëtar është ai i vitit 1995. Ky regjistrim është interpretuar nga orkestra simfonike e Bambergut (Gjermani) dhe është orkestruar posaçërisht për këtë orkestër nga kompozitori ynë i shquar, prof. Çesk Zadeja (1927-1997), "Artist i Popullit", me rastin e vizitës së presidentit gjerman në Shqipëri.


- Himni i parë i përcaktuar nga muzikologët është "Wilhelmus van Nassouwe", që është himni i Holandës, i cili i përket vitit 1572

- Himni me fjalët më të vjetra në origjinë i përket himnit japonez, rreth shek. IX, tekst i cili rrjedh kryesisht nga folklori.

- Himni më i gjatë në ekzekutim është "Marcha de la Patria" i Argjentinës, kompozuar nga Blas Parera në vitin 1813.

- Himni kombëtar me më shumë vargje është ai i Greqisë.


HIMNI KOMBETAR ME 1937

O Flamur, yll i lirisë,
Valëvit me plot shkëlqim;
E prej qiellit t'Shqipërisë
Të dëgjohet në amëshim

HIMNI KOMBETAR
Muzika: E.A. Mario
Teksti: Beqir Çela

HYMNIT MBRETNOR

Ardhi koha e bekuar
Për Shqipëri të lëftojmë
Mbretin tonë ta nderojmë
Dhe të vdesim të gëzuar

HIMNI I MBRETERISE
Muzika: Thoma Nasi;
Teksti: Kristo Floqi
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Edhe një herë rreth himnit tonë kombëtar  Empty Re: Edhe një herë rreth himnit tonë kombëtar

Mesazh nga Shooter-Ks Sun Jul 04, 2010 4:12 pm

Hymni i Flamurit Kombtar nga At Gjergj Fishta:

Hartimi i ketij Hymni asht ndoshta momenti ma i lumnueshmi e ma i guximshmi per Poetin e Kombit.
Malazezet mbas 7 muejsh rrethimi kishin hy ne Shkoder. Megjithese ketyne ju desht me dale, Fuqite Nderkombetare nuk e ngrehen flamurin e Shqypnis. Ishte nata e sh'Antonit dite e kremte 13 qershor 1913. Po mbushej muaji qe Fuqite nderkombetare kishin marre nen kontroll qytetin.
At Fishta keshilluar me disa bashkevellazen (franceskane) te vet kishte vendose me ngrehe flamurin e Shqypnis e ne kete entuziazem kishte hartue edhe hymnin i cili u ishte mesue menjihere femijeve te shkolles franceskane.
Ndersa ne maje te kumbonares se kishes franceskane te Gjuhadolit valvitej flamuri ma se 4 metrash, femijet menjehere u shperndane neper rruget e qytetit tue kendue "Porsi fleta".
Menjehere erdhi urdhni prej sundimtarit te qytetit Kolonel De Philips, qe ta ulnin por franceskanet nu gjegjen kurrsesi.
(Komenti shkruar nga At Viktor Volaj marre nga libri Mrizi i Zanave me poezi te zgjedhura te Fishtes botim i vitit 1941)

HYMNI I FLAMURIT KOMBTAR

Porsi fleta e ejllit te Zotit
Po rreh flamuri i Shqypnis
E thrret t'bijt e Kastriotit
Me u mbledhe tok ne cete t'ushtris

Bini toske, ju. bini gege!
si dy rrufe qe shkojn tue djege!
A ngadhnjyesa a t'gjith deshmore!
Trima, mbrende! me dore! me dore!

Per mbas flamurit te vet shqiptari
kur rrok armet per t'drejta t'veta
Atje lufta ndezet zhari,
atje armiku vehet m't'lehta

Bini toske... etj

Mbi njate flamur Perendia
Me dore t'vet Ai e ka shkrue
Per shqyptar do t'jet Shqypnia
Kush ua preke, ai kjofte mallkue

Bini toske... etj

Shka? Athue at toke t'bekueme
qi vete Zoti na e ka dhanun
sot me e shkele kamba e poshtnueme
e nji t'hueji na kem me ia lanun?

Bini toske... etj

Ah, JO, kurr. njiqind here para
Kem me u shkri me gra me fmi
Kem me mbete kortare nder ara
se me e shkele lame t'huej n'Shqypni

Bini toske... etj

M'kambe Sokola te Shqypnis
Flamuri yne qe ne ajer po shtiellet
Si pol veshje 'Perendise
Kah na ban hije prej qiellet

Bini toske... etj

Ma mire dekë me u shue nen hije
T'flamurit tone n'fushe t'mejdanit
se me rrnue nji jete robnije
per nen sukuj t'hueje t'ballkanit

Bini toske... etj

Armet e besen na i njeh bota
trima n'za kem pasun t'Paret
Luften ne na e msoi Kastriota
Kë, thue, frike do t'ken shqyptaret?

Bini toske... etj

Urra! djem eh u dhashte e mbara
Sot a kurr me dekë per Atdhe
Flamuri yne qe u nis perpara
ndimo Zot per Atdhe e Fe

Bini toske... etj
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Edhe një herë rreth himnit tonë kombëtar  Empty Re: Edhe një herë rreth himnit tonë kombëtar

Mesazh nga Shooter-Ks Sun Jul 04, 2010 4:13 pm

FLAMURIT TONË!


Nëpër shekuj s´u përkule,
O, Flamuri ynë kombëtar,
Ngjyra jote na ka frymëzuar,
Mbi armiq dhe mbi tradhtarë!

Tash, gjarpërinjtë po zvarrojnë,
Freskinë tënde ta infektojnë,
Me një flamur, „multietnik“
Padrejtësisht, të injorojnë!

Çohu Shqiponjë e hapi kthetrat,
Shumë gjarpërinj ke tek lisi,
Mos lejo t´i copëtojnë flatrat,
Errësisht, po të zvetënohet fisi!

Sulmo, rrufeshëm si kapedane,
Siç bëre shekujve prore!
Mos lejo të ta shkelin nderin,
Na jep vrulle për fitore!

Ah! Si ndryshohet simboli i gjakut,
Pse injorohet simboli i qëndresës,
Po a ndryshohet simboli i nderit,
Pse fyhet simboli i besës?!

Po t´i hiqet koka Shqiponjës,
Për t´ju mohuar pamja Flamurit,
Fëmijët e djepit do të zgjohen,
Do t´ merr flakë stralli prej gurit!
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Edhe një herë rreth himnit tonë kombëtar  Empty Re: Edhe një herë rreth himnit tonë kombëtar

Mesazh nga Shooter-Ks Sun Jul 04, 2010 4:13 pm

FAN STILIAN NOLI :

Anës Lumenjve

Arratisur, syrgjynosur,
Rraskapitur dhe katosur
Po vajtonj pa funt, pa shpresë,
Anës Elbë-s, anës Spree-së.
Ku e lam' e ku na mbeti,
Vaj-vatani e mjer mileti,
Anës detit i palarë,
Anës dritës i paparë,
Pranë sofrës i pangrënë,
Pranë dijes i panxënë,
Lakuriq dhe i dregosur,
Trup e shpirt i sakatosur.

Se ç'e shempnë derbederët,
Mercenarët dhe bejlerët,
Se ç'e shtypnë jabanxhinjtë,
Se ç'e shtrythnë fajdexhinjtë,
Se ç'e pren' e se ç'e vranë,
Ç'e shkretuan anembanë,
Nënë thundrën e përdhunës
Anës Vjosës, anës Bunës.

Çirem, digjem i vrerosur,
Sakatosur, çarmatosur,
As i gjall', as i varrosur,
Pres një shenj' e pres një dritë,
Pres me vjet' e pres me ditë,
Se ç'u tera, se ç'u mpaka,
Se ç'u çora, se ç'u mplaka,
Lark prej vatrës dhe prej punës,
Anës Rinit, anës Tunës.
Çakërdisur, batërdisur,
Përpëlitur dhe zalisur,
ËndËronj pa funt, pa shpresë,
Anës Elbë-s, anës Spree-së.

Dhe një zë vengon nga lumi,
Më buçet, më zgjon nga gjumi,
Se mileti po gatitet,
Se tirani lebetitet,
Se pëlcet, kërcet furtuna,
Fryhet Vjosa, derdhet Buna,
Skuqet Semani dhe Drini,
Dridhet beu dhe zengjini,
Se pas vdekjes ndriti jeta
Dhe kudo gjëmon trumbeta.
Ngrehuni dhe bjeruni,
Korini dhe shtypini,
Katundar' e punëtorë,
Që nga Shkodra gjer në Vlorë!

Ky ilaç e ky kushtrim
më bën djal' e më bën trim,
më jep forc' e më jep shpresë,
anës Elbë-s, anës Spree-së.
Se pas dimrit vjen një verë,
që do kthehemi njëherë,
pranë vatrës, pranë punës,
Anës Vjosës, anës Bunës.

Arratisur, syrgjynosur,
Raskapitur e katosur,
brohoras me bes' e shpresë,
anës Elbë-s, anës Spree-së.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Edhe një herë rreth himnit tonë kombëtar  Empty Re: Edhe një herë rreth himnit tonë kombëtar

Mesazh nga Shooter-Ks Sun Jul 04, 2010 4:13 pm

A flamur kemi ne kosovaret se,jau kemi ftof juve te shqiperis.
Ky flamuri i Hashim Thaqit eshte shume identik me flamurin e bosnes dhe eshte interesant se kurfar ndjenje nuk ka zgjua kjo leck qe ne pa deshiren ton jemi te detyruar ta pranojm si flamur.
Edhe himni eshte shume qesharak qe askush nuk arriti te na e spjegoj sa do pak domethenjen e tij.
Une e kuptoi qe ne eshte dashte ta kemi nje flamur pak me ndryshe se sa i shqiperis por qe te mos ket far te bej me popullin qe jeton en kosove kjo nuk me hyn ne kok.
I ndjeri rugova pat filluar ta perdor flamurin dardan bile ne nje fest nendori qen vendos neper institucione,por dikujt i pengoj sepse deshironte te na e sjell nje flamur qe sot e kemi,dhe pa fije turpi ju versulen shtyllave ku ishin vendos flamujt e dardanis i grumbulluan dhe para kamerave ua dhan flaken sepse ishine flamur shqipetar kurse per marre te zotit e pranuan ket leck qe kemi sot dhe askush nuk e perdor dhe nuk do ta perdor ndonje her perveq atyre qe e dzajnuan e qe sot i kemi ne pushtet.
drenicaku nuk është në linjë Përgjigju Duke Cituar
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Edhe një herë rreth himnit tonë kombëtar  Empty Re: Edhe një herë rreth himnit tonë kombëtar

Mesazh nga Shooter-Ks Sun Jul 04, 2010 4:14 pm

A flamur kemi ne kosovaret se,jau kemi ftof juve te shqiperis.
Ky flamuri i Hashim Thaqit eshte shume identik me flamurin e bosnes dhe eshte interesant se kurfar ndjenje nuk ka zgjua kjo leck qe ne pa deshiren ton jemi te detyruar ta pranojm si flamur.
Edhe himni eshte shume qesharak qe askush nuk arriti te na e spjegoj sa do pak domethenjen e tij.
Une e kuptoi qe ne eshte dashte ta kemi nje flamur pak me ndryshe se sa i shqiperis por qe te mos ket far te bej me popullin qe jeton en kosove kjo nuk me hyn ne kok.
I ndjeri rugova pat filluar ta perdor flamurin dardan bile ne nje fest nendori qen vendos neper institucione,por dikujt i pengoj sepse deshironte te na e sjell nje flamur qe sot e kemi,dhe pa fije turpi ju versulen shtyllave ku ishin vendos flamujt e dardanis i grumbulluan dhe para kamerave ua dhan flaken sepse ishine flamur shqipetar kurse per marre te zotit e pranuan ket leck qe kemi sot dhe askush nuk e perdor dhe nuk do ta perdor ndonje her perveq atyre qe e dzajnuan e qe sot i kemi ne pushtet.
drenicaku nuk është në linjë Përgjigju Duke Cituar
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Edhe një herë rreth himnit tonë kombëtar  Empty Re: Edhe një herë rreth himnit tonë kombëtar

Mesazh nga Shooter-Ks Sun Jul 04, 2010 4:14 pm

Rreth flamurit të përbashkuar
Me një dëshir` e një qëllim,
Të gjith` atij duk` ju betuar
Të lidhim besën për shpëtim.
Prej lufte veç ay largohet
Që është lindur tradhëtor,
Kush është burrë nuk frikohet,
Po vdes, po vdes si një dëshmor!
Në dorë armët do t`i mbajmë
Të mprojmë atdhenë më çdo kënt,
Të drejtat tona ne s`i ndajmë;
Këtu armiqtë s`kanë vënt.
Se Zoti vetë e tha me gojë
Që kombe shuhen përmi dhe,
Po Shqipëria do të rrojë;
Për të, për të luftojmë ne!

O flamur, flamur, shenj` e shenjtë,
Te ty betohemi këtu,
Për Shqipërin` atdhen` e shtrenjtë,
Për nder` edhe lavdimn` e tu.
Trim, burrë quhet dhe nderohet
Atdheut kush iu bë theror;
Për jet` ay do të kujtohet
Mi dhet, mi dhe si një shenjtor!

Ai i cili e shkrua keto vargje, Ai dhe vetem ai meriton dhuraten "Nobel".Keto vargje duhet dikunde te shkruhen me germa te arta.Me keto vargje te shkruara,duhet q'do zemer i shqiptarit dhe te shqipetares te punoj, te troket dhe te jetoj.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Edhe një herë rreth himnit tonë kombëtar  Empty Re: Edhe një herë rreth himnit tonë kombëtar

Mesazh nga Shooter-Ks Sun Jul 04, 2010 4:15 pm


Cili intelektual shqiptar ka mundesisht ta spjegoi kete strofen e himnit shqiptar?Dhe do e kuptoi se keni vertete ndjenja njerezore ?Ama ti pergjigjeni secilit varg!
E nese dikush ja qellone kesaje enigme ne pasqyre ,do u tregoi,pse e zbuluan flamurin dhe himnin shtetet me pare !!!
Kaloni qaste te mira!
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Edhe një herë rreth himnit tonë kombëtar  Empty Re: Edhe një herë rreth himnit tonë kombëtar

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi