Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Join the forum, it's quick and easy

Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.
Deqani-ks
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lulet e majit per ty

Faqja 1 e 2 1, 2  Next

Shko poshtë

lulet - Lulet e majit per ty Empty Lulet e majit per ty

Mesazh nga Akili Tue Aug 10, 2010 4:01 pm

C'rendesi ka

Ne mbreme u zume
Kush kishte faj me shume
E c'rendesi kane fjalet
Rendesi ka qe ne nuk flasim
Dhe nuk e dime
Se sa do zgjasim.

...................


Ndonjeher ulem e shkruaj
Thua po bej mrekulli
I lexoj me vjen ti gris
Por me vjen keq si per nje femi
Akili
Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

lulet - Lulet e majit per ty Empty Re: Lulet e majit per ty

Mesazh nga Akili Tue Aug 10, 2010 4:01 pm

PER TE QENE I PASUR

Per te qene i pasur shume kam enderuar,
S`kam lene gje ne jete pa provuar.
Mbusha lloto, bera dhe biznes,
Por te gjitha me dalin ters.
Dhe Zotit ja thashe si deshire
nje nate kur pashe nje meteor.
Por prap i varfer ngela
C`ti besh s`u beka gje me zor.
Akili
Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

lulet - Lulet e majit per ty Empty Re: Lulet e majit per ty

Mesazh nga Akili Tue Aug 10, 2010 4:02 pm

Ne mbreme u zume
Kush kishte faj me shume
E c'rendesi kane fjalet
Rendesi ka qe ne nuk flasim
Dhe nuk e dime
Se sa do zgjasim.

he mo pajtohuni ju....
sh te bukur poezine
Akili
Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

lulet - Lulet e majit per ty Empty Re: Lulet e majit per ty

Mesazh nga Akili Tue Aug 10, 2010 4:02 pm

QYTETI IM

Qyteti im eshte shume i vogel,
Per te tjeret........pa rendesi.
Aty u linda, aty u rrita,
Ne me te bukuren femijeri.
Qyteti im eshte shume i vogel,
Per te tjeret..........pa rendesi.
Une nuk dua te largohem,
Do isha krejt pa femijeri!
Akili
Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

lulet - Lulet e majit per ty Empty Re: Lulet e majit per ty

Mesazh nga Akili Tue Aug 10, 2010 4:02 pm



I Perbuzur ,me mekuri , me Vardarin dhimbjen ndaj
Mos m a prekni kengen ,se ia shkrova Asaj!

Asaj qe po martohet,Vera e vesh ne velle nuserije
E ju vargjet mos m i prekni, aty futa zemren time !

Neper uje erdhi nje leter ,I thash ujit mos t'a mbyt
Ndoshta me poshte dikush tjeter ,e pret ulur nat e dite
Ngutu leter ai te pret,mu si un I merzitur!
Ulur rreth Vardarit vet ,nje fjale nga ajo duke pritur !

Me ler mua ne dhembshuri ,dhimbjen me Ujin t a ndaj
Vardarit ia dhash Vargjet , qe ia shkrova Asaj!
Edhe un nje shishe hodha , zemra me pushoi se qari
M i lerni vargjet te notojne ! ,derisa te shtjerr Vardari
Akili
Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

lulet - Lulet e majit per ty Empty Re: Lulet e majit per ty

Mesazh nga Akili Tue Aug 10, 2010 4:02 pm

EH!!!!!!

Nga mengjesi heret
Deri naten vone
Nje fjale mesove
Vetem siurdheron

Di te kundershtosh?!
Thuaj nje her`s`dua
Qe te na qetesosh
Shoket....edhe mua.
Akili
Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

lulet - Lulet e majit per ty Empty Re: Lulet e majit per ty

Mesazh nga Akili Tue Aug 10, 2010 4:02 pm

PUTHJA E PARE

Per puthjen gjith`embelsi,
Kam lexuar shume poezi
Keshtu thone poetet
E te bejne zili.
Po kur e provova
Me kripe mu mbush goja!
Dreq o poet!!??
Dhe mora vendim
Ne jeten time :
Puthje s`ka me!
Vitet kaluan
Betimin....e shkela sigurisht
Po per puthjen e kripur
Ndjej nostalgji
Se ish e para ne jeten time
Dhene ne plazhin e Durrsit
Prapa nje kabine.
Akili
Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

lulet - Lulet e majit per ty Empty Re: Lulet e majit per ty

Mesazh nga Akili Tue Aug 10, 2010 4:03 pm

Faleminderit Adem Gashi
Ne te presim ketej nga Pishkashi.
Per miq gjithnje kemi deshire
Dhe i presim shume mire
Ne do ta provosh
Eja te na takosh.
Akili
Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

lulet - Lulet e majit per ty Empty Re: Lulet e majit per ty

Mesazh nga Akili Tue Aug 10, 2010 4:03 pm

HESHTJE!

Heshtje,heshtje,heshtje
Mes nesh ra serisht heshtja
Mua heshtja me tmerron
S`di c`ndjesi sjell per ty?
Edi si heshtja do te thyet
Pak ledhatime ne krevat
Dhe..............................!!
Gjate pa folur do te rri
Mjaft qe e para te flasesh ti
Vec jo duke bere dashuri!
Akili
Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

lulet - Lulet e majit per ty Empty Re: Lulet e majit per ty

Mesazh nga Akili Tue Aug 10, 2010 4:03 pm

JO SI TE TJERET!

Nje dite, ulur ne kafene
Me lindi nje ide.
Ne shkrepse, nisa ta shkruaj
Shkrepsja po mbaronte,
E mendimi ende vazhdonte.
Te lutem nje shkrepse
Edhe nje,edhe nje,edhe nje.
Ndersa mendimi vazhdonte
Lek per shkrepse s`kam me
Kamarierit me lutje i drejtohem
Te lutem..............................
Edhe nje shkrepse tjeter!
Ai qeshi dhe tha:
-S`eshte me mire,
Te merrni nje cope leter?
Ah mor i shkrete
I thshe vetes.
S`u bere si te tjeret
S`te ndryshoi dot jeta
Mbete duke shkrojtur
Vec ne shkrepse e paketa.
Akili
Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

lulet - Lulet e majit per ty Empty Re: Lulet e majit per ty

Mesazh nga Akili Tue Aug 10, 2010 4:04 pm

Qyteti im eshte shume i vogel,
Per te tjeret..........pa rendesi.
Une nuk dua te largohem,
Do isha krejt pa femijeri!
Akili
Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

lulet - Lulet e majit per ty Empty Re: Lulet e majit per ty

Mesazh nga Akili Tue Aug 10, 2010 4:04 pm

dashurise..


ti duhet te jesh..
qe dhe un te jem..
ndryshe.. pa ty..
nje sterkale dallge ..
do jem.. qe ne mesnate..
atje larg..
ne detin e terbuar.. era e zhduk..
ti duhet te jesh..
qe te gjej mendimin..
qe te mbahem..
si nje anije.. tek spiranca e saje
ngulur thell mes shkembijsh..
ti patjeter duhet te jesh..
qe te kem me se ti mbush..
endrrat e pagjumin..
te jesh..
qe cdo mbremje e mengjes..
te kem arsye te shoh hen e diell..
e me durim te shoh e flas me yjet..
e me gaz te pres rrezen e trendafilte te agimit..
duku dashuri..
qe dhe syt te ken pse te lotojn..
pas nje melodie kenge..
qe zemra trak te bej..
para nje perendimi dielli..
kur kuqen det e qiell..
e si dy buze.. bashkohen..
tutje tej ne horizont e..
nje puthje.. ndjellin..
te jesh dashuri..te jesh..
se si gjokset cdo cast duan ajer..
dhe zemrat cdo dit duan.. shprese..
pra sillu dashuri..
afer nesh..
te te themi.. mirmbrema e mirmengjes..
lindu dashuri..
dhe kur sdo te me kesh..

Akili
Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

lulet - Lulet e majit per ty Empty Re: Lulet e majit per ty

Mesazh nga Akili Tue Aug 10, 2010 4:04 pm

FAJTOR

Nje femije qe nga syri lot i rrodhi
Rreth vetes shume kureshtare mblodhi.
Ju afrova prane
Dhe ne krahe hopa e mora
C`ke ti xhan qe qan
Sa turp per fajtoret
Nga ky lot as deti s`i lan.
Sot mami dhe babi u zune
Mos valle fajtor jam une?!
O mami dhe babi qe une nuk ju njoh
Po femijen tuaj valle kush do e ngroh?
O mami dhe babi qe lotet harxhuat
Per femijen tuaj valle si nuk menduat?!
Akili
Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

lulet - Lulet e majit per ty Empty Re: Lulet e majit per ty

Mesazh nga Akili Tue Aug 10, 2010 4:04 pm

TANGO

Te them te drejten, ate dite isha mjaft i merzitur dhe nuk kisha cfare te beja. Isha i detyruar te prisja Sokolin. Ai eshte nje shoku im. Studion dhe per te mbajtur vetveten, punon edhe DJ. Edhe une studioj.Jam ne nje shkolle per koreografi. Gjendesha aty ate dite per te pritur , Sokolin, sepse i kisha premtuar qe ta coja me makine ne shtepine e tij ate mbremje. Ju, do te pyesni:- Si eshte e mundur te merzitet tjetri ne diskoteke?! Une, vertet po merzitesha. Diskoteka ishte prenotuar nga nje gjimnaz. Djem e vajza 17-18 vjecare qe kishin vendosur nje rregull per festen e tyre.(pauza mes dy kercimeve) Gjeja me e merzitshme. Gjate ketyre pushimeve, flisnin e benin shakate e tyre. Nuk e di por mu krijua pershtypja qe dike prisnin dhe ai dikush duhet te ishte i rendesishem, sepse nje nga djemte dilte shpeshe per te pare. Kur hapej dera, te gjithe shikonin me kuriozitet kush hynte dhe po qe se nuk ishte ai qe prisnin te vinte ne salle, ngrihej nje "oooh", si zhgenjim. Kisha perpara nje gote whisky. Po shihja s`di se ku. Por me e bukura ishte se nuk e di dhe c`po mendoja kur degjoj te hapet dera. Shikimi im ndoqi itenerarin e shikimit te te tjereve.Ne dere u shfaq nje burre jo shume i gjate. Ne shikim te pare duhej te ishte 65-70 vjec. Floket i ishin zbardhur krejtesisht. Mendova mos ishte ndonje mesues i tyre, por reagimi qe shkaktoi mermeritja qe ne te vertete ishte me e forte se ne rastet e tjera dhe mbi te gjitha fjalet e njerit prej djemve, me bene te kuptoj se nuk ishte mesuesi i tyre.
- Ej plakush! Ke ngaterruar dere! Ketu nuk luajne domino!
Flokethinjuri nuk i kushtoi vemendje. Beri sikur nuk degjoi asgje. Iu afrua banakut dhe porositi nje whisky. Zeri i meperparshem u be me ironik.
- I shkreti do pije per arinj!
Pergjigja mu duk me therese se ironia e atij djalit.
-E di. Nuk eshte per lepurushe si puna jote!-tha plaku me nje qetesi indiferente.
Ne te vertete, djali duhet te ishte skuqur ne fytyre, por dritat e diskotekes e fshihnin skuqien e tij.
Nje nga djemte iu afrua. Kishte nje pale syze te holla , qe i jepnin nje pamje disi intelektuale dhe si duket, ishte ai qe e kuptoi gabimin e shokut te tij. Iu drejtua plakut:
-Me felni zoteri! Ne jemi nje shoqeri. Ndonjehere , ndonjeri nga ne flet me shume nga c`duhet. Mbase te fyem me fjalet tona dhe te kerkojme te falur. Po te doni mund te rrini dhe te gezoni me ne. Jeni i ftuari yne special.-Perfundoi ai.
Burri flokethinjur nuk foli, por dha nje buzeqeshje, qe per mua ishin mijra fjale. U kthye nga pista e vellzimit dhe shikonte te rinjte qe kercenin. Ishin te bukur, sic eshte ajo moshe, por mbi te gjitha mbizotronte nje vajye bionde qe leviste me shume elegance. Ishte teper sensuale. Te gjithe e shikonin me kenaqesi . Edhe une, ashtu si te tjeret, nuk mund t`i hiqja syte prej saj. Une e quajta "mbretereshe".
Ne moment pauze, pas tre-kater vallzimesh.
Plaku u ngrit dhe doli ne mes te pistes. Desha ti flas. Ndalo!Mos ju jep mundesi per tu tallur, por nuk fola. Plaku eci me hap te sigurt dhe ndaloi perpara "mbretereshes". Beri nje xhest dhe leshoi disa fjale te nje tjeter kohe:
-Zonjushe! Me jepni kenaqesine e nje vallezimi?, - i tha me nje ze te qendrueshem dhe ne te njenjten kohe beri nje perkulje te lehte.
Biondia ne fillim u duk sikur nuk e kuptoi, ose beri sikur nuk e kuptoi. Pastaj me nje buzeqeshje pak ironike u fut edhe ajo ne loje . U perkul edhe ajo lehte perpara plakut dhe i shtriu doren.
Ne disko ky veprim krijoi nje efekt te cuditshem. DJ ishte ndalur sepse nuk dinte se cfare muxike kesaj kopje disi te cuditshme. U ndie zeri i plakut:
-Nje tango ju lutem!
Ajo kerkese i habiti te gjithe, por edhe Sokolin qe deri ne ate kohe kishte vene te njenjten tip muzike, gati mekanikisht. Megjitheate, tangoja u gjet. Ndodhi dicka qe nuk ndodh kurre neper diskoteka. Kush ishte me kembe hapej per te liruar qendren e pistes . Kush ishte ulur ngrihej per te pare me mire. Dritat qe me perpara ishin marramendese u drejtuan fikse drejt qendres se pistes. Plaku qe kishte kapur lehte per beli vajzen, dukej i rinuar, me shpatullat e drejta, me shikimin e fiksuara tek syte e biondes. U ndien notat e para te tangos. Dy balerinet filluan te bejne levizjet e para. Nga ky moment, brenda meje, lindi nje kuriozitet profesional.Fillova te ndiqja levizjet e kembeve,pozicionin e nderrimit te drejtimit dhe lojen e shikimeve.Vajza,ishte shume e mire,por plaku ishte i shkelqyer ne udheheqjen e vallezimit.Aq i mire,sa goditi edhe nje si puna ime qe per koreografi gati gati jam profesionist.Ky lloj vallzimi do te ishte perfekt edhe ne shkolle.Ishte aq perfekt,sa edhe une po `vidhja`dicka nga `sekreti`i plakut.Por me e pabesueshmja ishte se ata te dy nuk njiheshin fare.Dhe tani kercenin sikur te kishin bere prova mijra here.Merrnin fryme njeheresh aq sa bene edhe gjithe sallen te merrte fryme me ritmin e tyre.Pastaj muzika mbaroi dhe u degjuan vetem dy fjale:
- Faleminderit zonjushe!
Shperthyen duartrokitjet,qe per disa minuta mbuluan cdo fjale tjeter.Plaku shoqeroi bionden ne vendin ku e mori,e falenderoi me nje perkulje te lehte dhe u kthye te vendi i tij,ktheu me fund ate pak whisky qe i kishte mbetur dhe u drejtua per nga Sokoli.Dicka i tha dhe ai i dha mikrofonin.Zeri i tij doli ne bokse.
- Dikush me quajti plak.Nuk ka gje se plak jam.Dikush,zoteri.Faleminderit!Dikush me mori per gjysh.Shkon mire edhe kjo.Dola tju kerkoj falje qe ju nderpreva festen.Kerkova mikrofonin per t`i thene dicka atij qe u mundua te me fyeje.Kush do qofte ai,nuk me intereson ta njoh.Ne kohen time te rinise,tango ishte moderne.....ne kete kemi mesuar.Kur isha i ri,zoti e di sa deshire kam patur....per te qene ne nje ambient si ky.Te isha ne qender te pistes....e te mos shikoja asgje rreth meje,te beja nje vallzim si ky me nje vajze....qe nuk ja di as emrin,ishte endrra ime.Por....ne kohen time...lokale te tilla nuk ekzistonin....nuk ja lejuan rinise tone...tjeter kohe.Pauzat e gjata qe bente dhe veshtiresia ne te folur,te linte te kuptoje se c`donte te thoshte....
- Isha betuar se nuk do vdisja pa e plotesuar endrren time,te pakten pese minuta.E tani ,pese minutat kaluan.Ju kerkoj edhe nje here te falur dhe ju falenderoj per kenaqesine qe me dhate.La mikrofonin dhe desh te largohej.U gjend i rrethuar nga te rinjte qe e lutnin per te qendruar akoma.Dikush po i betohej se ai nuk po i bezdiste.Mbi te gjitha,"mbreteresha",partnerja e vallezimit i lutej me keto fjale:
- Me the qe vallezimi te dha nje kenaqesi te rralle.Tani te lutem,me jep edhe ti nje kenaqesi mua,rri edhe pak!Plaku nuk degjoi,ose nuk donte te degjonte,doli nga rrethi dhe ju afrua deres.Pasi i hodhi edhe nje veshtrim tjeter salles,doli.
Nuk kishin kaluar as dy minuta,kur hyn ne salle punonjesi i garderobes dhe ju tha te rinjve:
- Cfare i bete atij plakut qe doli me syt e mbushur me lot?!
Ate dite me muzike ne disko nuk u vu.
Mbase u mbajt zi per lotet e nje brezi enderr vrare.
Akili
Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

lulet - Lulet e majit per ty Empty Re: Lulet e majit per ty

Mesazh nga Akili Tue Aug 10, 2010 4:04 pm


I doja te gjitha lulet
Por lulen time me shum
Tani kur nuk eshte me
Pak kan vler tek une!

Ti ishe lulja ime
Preherin ma le thate
Engjellusha ime
Kam mbet si e ngrat!

Lule ne shpirtin tim
Ti do jesh gjithmon
Te betohem shpirt
Se nena s'te harron!

Kur maji te vije
Lulet ne kopsht kur qelin
Atehere me lot ju ofrohem
Me duket se pa rrite nga dhembja ngelin!
Akili
Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

lulet - Lulet e majit per ty Empty Re: Lulet e majit per ty

Mesazh nga Akili Tue Aug 10, 2010 4:05 pm

Lulet e majit mezi po i presim
ato vertet kane shume vlere
ngjyra ngjyra boten ndricojne
mezi presim t’mrekullueshmen ere.

Me lulet behen dhe kenge
me ta thurren dhe poezi
per ta tregohen dhe histori
per ta flasin legjenda, lashtesi.

Sikur te binin dhe nga qielli,
jo vetem nga toka, te lundronim mbi ta
si rreze dielli do shenderiste bota
kemisha s’do kish nevoje per ngjyra.

Lulet percjellin nje mesazh gjithnje
paqe dhe dashuri pa fund dhurrojne
lumturi ne shpirt te sjellin shume
ne ate stine, te gjithe dashurrojne.
Akili
Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

lulet - Lulet e majit per ty Empty Re: Lulet e majit per ty

Mesazh nga Akili Tue Aug 10, 2010 4:05 pm

MISSI......!

Debora ne qytet,
Zu te bjere.
Ne djemte si te papare,
Fillojme te luajm.
Pozicionet zeme,
Dhe" lufta" filloj.
Si predha,
Topat e bores fluturojne,
Sa tek njeri,
Tek tjetri pozicion.
Per nje moment
"Lufta" ne vend ndaloi,
Sikur komanda
Keshtu urdheronte.
MISSI i qytetit,
Ne rruge po kalonte!
Eh si qenka kjo pune
Nje MISS ndaloka dhe nje lufte!?
Pavarsisht,
Se kjo e jona
Ishte paqesore
E behej,
Me topa debore.
Akili
Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

lulet - Lulet e majit per ty Empty Re: Lulet e majit per ty

Mesazh nga Akili Tue Aug 10, 2010 4:05 pm

JETË

Si valle orienti,
Dridhet tymi i cigares
Harruar mbi tavëll.
Digjet cigarja e harruar
Dhe hirin lë aty.
Ashtu si cigarja,
Dhe jeta ime po digjet
por s'di në po lë hi!
Akili
Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

lulet - Lulet e majit per ty Empty Re: Lulet e majit per ty

Mesazh nga Akili Tue Aug 10, 2010 4:05 pm

Lulja Per TY.

Nje lule ne dore e kam,
Po e ruaj per ty o shpirt,
Nje dite do te afrohem
Dhe nje fjal te peshperis.

Te them se kete lule,
Per ty e kam keputur,
Nga maji i bukur e dashur
Per ty e kam ruajtur.

Mere Zemern time,
Po si kete lule te bukur
Mere mi fal aromen tende
Pash syrin e bukur..
Akili
Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

lulet - Lulet e majit per ty Empty Re: Lulet e majit per ty

Mesazh nga Akili Tue Aug 10, 2010 4:06 pm

Lulet

Lulet e Majit me perkasin
mua ,kam lindur ne kete stine
se bashku me lulet jam rritur ,
me fluturat ato me falen bukurine.

Lulet me falen aromen ,flutures
i vodha ngjyrat dhe krijova emrin tim.
Akili
Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

lulet - Lulet e majit per ty Empty Re: Lulet e majit per ty

Mesazh nga Akili Tue Aug 10, 2010 4:06 pm

Lulet e Majit kan nje hijeshi,
Ate e ke ti ne syrin tend te zi.
Nese te perkasin une do ti fal,
Per to do te ndjej shume mall!

Ti fal une o Kosovare e merguar,
Merri dhe mbushe jeten me arom.
Me krahet e flutures ti mori vash,
Mundohu dhe do te fluturosh.

Eja nga Kosova aty ku linde,!
Ka shume lule, shume ledhatime..
Me Lulet e Majit xhamadan me qendis
Me le ta vesh per dashurin e femiris.

E t'knaqem duke lodruar ne livadhe,
Me fluturat e bukura te hedh valle
Do te jetoj edhe me gjat mori vash
Xhamadanin e bukur po te ma falesh..
Akili
Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

lulet - Lulet e majit per ty Empty Re: Lulet e majit per ty

Mesazh nga Akili Tue Aug 10, 2010 4:06 pm

HESHTJA QE E VRAU
Kisha kaluar një ditë të lodhëshme, dhe vendosa të shtrihem pak atë pas dite. Papritur trokiti dera. Njëherë s’desha ta hap, por trokitja insistoi dhe kështu që u ngrita dhe e hapa. U shfaq në derë një murgeshë. Murgeshë aq të bukur nuk kisha parë! Erdha në vete vetëm nga zëri i saj.
- A mund të bisedojmë pak?
- -Patjetër.
Nxitova në përgjigje, si për t’i kërkuar ndiesë për atë hutim dhe bëra me dorë për nga dhoma e pritjes.
- E di që ju shkruani,-nisi ajo bisedën. Dua që të shfletoni këtë ditar dhe të shkruani pastaj diçka për të . Dhe më zgjati një bllok. Mora ditarin dhe nisa ta shfletoj por më ndërpreu zëri i saj.
- Më fal ! Kam shënuar me kryq më interesantet, për atë që duhet të shkruani.
Fillova të lexoj.
-E SHTUNE, 8 prill..........
Sot më thanë për një vajzë, për tu fejuar.Prindërit më thanë që ishte nga familje e mirë. Miku që kishte ndërhyrë, thoshte që vajza ishte e bukur. Dakort!-thashë. Nuk po ua prish. Nëna filloi të qajë ndërsa babai më ftoi për kafe. Nuk e di se si po ndihem. Mezi po pres të prezantohem me atë vajzën.
-E ENJTE 13 PRILL...........
Sot u prezantova me atë vajzën që ata donin.E quajnë Elvira.Me të vërtetë ishte simpatike.Biseduam rreth tre orë dhe arritëm në një konkluzion se ne bëjmë për njëri tjetrin.Ah,se për pak harrova!Rreth një orë,biseduam me duar të shtrënguara.Pak për të qeshur,por ashtu ndodhi.
- E dielë, 23 prill.......
Sot do të shkruaj pak më gjatë.Sot me të vërtetë është ditë e shënuar për mua.Shkuam për të bërë vizitën te shtëpia e Elvirës.Kur hymë,kryem ritualin e takimeve.Me thënë të drejtën,asnjë nuk pashë,se më vinte zor.Kur u ulëm,miku bëri prezantimin.
- Ky është babai i djalit- tha ai dhe vazhdoi duke prezantuar gjithë të tjerët.Si mbaroi me ne,filloi me ata të vajzës,me të njëjtin rregull dhe seriozitet.Me të mbaruar listën e gjatë,u drejtua nga babai i Elvirës dhe tha:
- Harruam ndonjë, or mik?!
- Po!. Po – tha babai i Elvirës. – Është dhe vajza tjetër .
- Lola, o Lola! – thirri dikush.
Në derë u shfaq një hyjni. Një vajzë jo shumë e gjatë, me flokë të verdha të bëra, si i thonë, me ‘rrica’. Me thënë të drejtën, mbase turp është, por u drodha kur e pashë. Ndjeva diçka që nuk e kisha ndjerë më parë!
Filluan të më merreshin mëntë. Goja mu tha. Duart filluan të më dridheshin. Ndjeva një këputje. Në sy më mbeti Lola. Ato buzë që më ngjanin me dy petale trëndafili. Ai bel i hollë, që thua se nga çasti në çast mund të këputej. O Zot! Ç’po më ngjet?! Ç’i kam këto budallallëqe që më vinë në kokë?! Kështu fillova të qetësohem. Kur për dreq ajo erdhi prapë në dhomë dhe unë u ndieva prapë njësoj.
Ç’të ishte kjo gjëndie?! Kur mbaroi dreka, njerëzit e mi ikën. Mua më mbajtën aty.
U shtriva në njërën nga dhomat. Pas pak hyri Elvira, sikur kisht punë. U afrua e me zë të mekur më pyeti: - Artan po fle?
- Jo!- i thashë.
- Të rri pak unë- tha ajo dhe uli sytë si e zënë në faj.
Bashkuam duart dhe filluam të flasim. Pas bashkimit të duarve, i erdhi radha edhe puthjeve. Ishte hera e parë. O Zot! Puthja Elvirën dhe përfytyroja Lolën! E tmerrshme! Nuk po kuptoja asgjë! Më pas, pata dhe dy tre takime në shtëpi me Lolën. E njënjta gjëndje. Një afsh i nxehtë më përpinte tërë trupin. Ç’të bëja?! Në mbrëmje dolëm xhiro me Elvirën. Kur fliste ajo, më bëhej sikur dëgjoja zërin e Lolës dhe mundohesha të kontrolloja çdo fjalë se mos gabimisht përmëndja emrin e saj. Shkuam në shtëpi. Kur u ulëm të hamë darkë, Lola u ul përballë meje. Oh ç’tmerr! Nuk po haja dot bukë. Ndërsa ajo, ashtu e çiltër siç ishte, nuk e çante kokën fare. Duke ngrënë, bënte dhe shaka. Nuk di ç’të them! Po ajo përse duhej ta çante kokën?! Ajo nuk vuante.
Kur po ikja, u takova me të gjithë. Kur dora ime preku dorën e Lolës, të gjitha simptomat që ndjeja më parë,i ndjeva të shumëfishuara. Mendoj që sapo të martohem, do të shuhet kjo ndjenjë vetëvetiu dhe shumë shumë do të mbetej thjeshtë një simpati.
- E DIEL 7 MAJ..........
Kthyen vizitën njerzit e Elvirës. Asgjë për tu shënuar. Lola mungonte. Dhe ajo drekë që unë kisha menduar se do shkonte fantastike, mu kthye në bezdi. Aq u bezdisa sa mezi po duroja të ngriheshin e të iknin. Në darkë bëra për herë të parë dashuri me Elvirën. Por ç’e do! Unë prap përfytyroja Lolën?!
- E MËRKURË 17 MAJ...........
Kështu nuk vazhdohet më. Me dikë duhet të flas. Po me kë?! Kujt t’ja hap zemrën?! A nuk është turp?! Tani nuk ndihem keq kur e kam pranë. Përkundrazi, kur nuk e kam pranë, ndihem i dërrmuar. Bëhem nervoz, i zymtë, mbyllem në guackën time. Sapo e shoh atë, tjetërsohem, bëj shaka, ndihem i lirshëm. Më vjen keq për Elvirën, sepse e ndiej që ajo më do. Unë s’mund t’i kërkoj as falje.
- E MARTË 6 QERSHOR..........
Sot mori fund. E kuptova 100% që kam rënë në dashuri me Lolën. E pashë me një djalë. Nuk e di se si u përmbajta që nuk vajta të zihem me atë djalin. U bëra xheloz! Kur u nda nga ai djali, e takova dhe e pyeta se kush ishte ai?
Ajo qeshi dhe tha: - Është i dashuri i Teutës, një shqes së saj.
- Po ti, a ke ndonjë shok? – Pyeta unë.
- Jo!. Jo,-tha ajo- por kur ta kem, ty do të ta tregoj të parit.
U gëzova si fëmijë që ajo s’kishte të dashur.
- E SHTUNË 17 QERSHOR............
Isha ulur në kolltuk tek shtëpia e Elvirës. Isha vetëm dhe shihja televizor. U hap dera dhe hyri Lola. Pa një herë në të tëra dhomat, pastaj mbylli derën me çelës. Më erdhi pranë dhe më tha :
- Ej, a e kupton se je i ngathët!,- dhe mu hodh sipër. O Zot u mbusha me djersë. Tentova të iki me vrap dhe në moment u zgjova. Isha në ëndërr. S’ishte hera e parë që e shihja në ëndërr, ishte e përnatëshme prezente në ëndërrat e mija. Por kjo e fundit më sikletosi shumë.
- E DIELE, 30 KORRIK.....
Sot ishte dita e dasmës.Dasma kaloi shkëlqyeshëm!Kërceva me Lolën,të tjerat nuk kanë rëndësi.
- E HËNË, 7 GUSHT.......
Jemi këtu në plazh,në Durrës,vetëm unë me Elvirën.Pushimet,ose siç e quajnë muajin e mjaltit,po shkon shumë mirë.I kam vënë vetes detyrë ta harroj ‘atë’.Nuk dua t’ja përmënd emrin,se kam frikë se përsëri më fillon ajo gjëndje e padurueshme.Po mundohem të bie në dashuri me Elvirën.Ajo është shumë e mirë dhe e ndjej që më do me gjithë shpirt.
- E PREMTE 13 GUSHT......
O Zot të lutem më ndihmo!Të lutem bëj diçka për mua se o do çmëndem o do vdes!Është e pamundur ta harroj.Brënda një jave e kam parë njëzet herë në ëndërr.Nuk di si të veproj.Parandjej një gjë të keqe.
- E PREMTE 18 GUSHT...........
Duhet t’ja hap zemrën dikujt. Po kujt?Po ti them Lolës.....? Jo,jo! Po sikur ta presë keq.....? Jo,jo pastaj vetëm të zhdukem, ose të vras veten. Është turp. Çdo të thotë bota? Po familjet tona? Po më del mëndja vëndit e zemra po më çahet.
- E SHTUNË 30 SHTATOR............
Ditë monotone. Ka tre katër ditë që ndiej një këputje dhe një shtërngim në gjoks. Shumë njerëz më thonë që jam dobësuar e zverdhur. Duhet të vizitohem tek mjeku.
- E ENJTE 12 TETOR...........
Elvira më tha që është shtatzënë. U gëzova shumë. Do bëhesha baba.......
- E MËRKURË, 25 TETOR...............
Sot ndjeva një dhimbje të madhe në gjoks,mu duk sikur mu ndal fryma. Shkova tek mjeku ai më tha që s’kisha gjë. Më qetësoi disi.
- E ENJTE, 30 NËNTOR...........
Nuk kanë lënë analizë e aparaturë pa bërë me mua, dhe të gjithë më thonë ‘S’KE GJË’. Por unë rri vetëm shtrirë, se s’mund të qëndroj. Gjoksi më shtrëngon fort. O Zot, po vdes pa u bërë baba, pa e parë krijesën time. Po ç’të kem vallë?
- E DIEL, 31 DHJETOR............
Sot është nata e vitit të ri. Të gjithë festojnë, veç familja ime, jo. Jam dobësuar shumë, aq sa s’rri dot as ulur. E ç’vit ri quhet ky! Më mirë të vdes, se kështu po torturoj të tjerët.
- E MARTË, 10 JANAR..........
Në shtëpi erdhën tre kushërira të babait. Njëra, ajo më e moshuara më erdhi tek krevati dhe më tha: - A ke ndonjë brengë që s’ja ke treguar njeriu mor bir?
- Jo!- Gënjeva unë .........
- E MËRKURË, 14 SHKURT............
Sot do të vijë Lola.............................................. .................................................. ............

Mbarova së lexuari. Ngrita sytë nga ditari dhe kuptova që murgesha më kish ndjekur në lexim gjatë gjithë kohës.
Heshtjen e theu ajo:
- Po,po unë vajta atë ditë. Ai më kërkoi ta merrja këtë ditar e ta lexoja por më vonë........ Më kërkoi që ta shtrëngoja në kraharor................ E përqafova........ Por........... Ai, mbeti në krahët e mi.
Dy pika lot i ranë nga ata sy aq të bukur.
- Pasi lexova gjithë ditarin- vazhdoi ajo, vendosa veç të lutem, pafundësisht për atë që më deshi mbi çdo gjë. Dhe unë do të jem përjetësisht vetëm e tija.
Tha këto dhe u ngrit e iku. Unë mbeta me ditarin në dorë dhe me shpirtin e mbushur me dhimbje nga kjo histori.
E ç’mund të shkruaj unë më shumë se ky ditar moj murgeshë e bukur?!
Akili
Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

lulet - Lulet e majit per ty Empty Re: Lulet e majit per ty

Mesazh nga Akili Tue Aug 10, 2010 4:06 pm

NË KËT BOTË

Takova sot Xhim Morrison
Me vdekjen shëtiste
Ditën apo netëve von’
Ajo nga pas e ndiqte
Të njoh i thashë Xhim
Të kam par’ në fotografi
Ndaj eja një kafe ta pim’
Se s’shihemi më të dy
Ty më tha të njoh fare pak
Je stërnip më thanë
I Adamit gjysmak
Dhe i Evës ...putanë
Në këtë botë s’të dëgjojnë
Edhe po të bësh mrekulli
Veç kur vdes të kerkojnë
Dhe thonë...oh sa i madh qe ai
Akili
Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

lulet - Lulet e majit per ty Empty Re: Lulet e majit per ty

Mesazh nga Akili Tue Aug 10, 2010 4:07 pm

Kur ..............?!

Feste kishin te dashuruarit.
U puthen, sa s`kishin me fuqi.
Ca sheshit, ca fshehurazi.
Aq sa, per neser s`lane.
Po ata qe...... vetem jane
Festen valle kur e kane?
Akili
Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

lulet - Lulet e majit per ty Empty Re: Lulet e majit per ty

Mesazh nga Akili Tue Aug 10, 2010 4:07 pm

Ne festa dashunije,
Duhen dy te ri,
ne mbremje jan vetem.
Mendojn ne dashuni.

Ata kur ndahen,
Lotet ju pikojn,
Deri ne diten tjeter,
Dashuni kerkojn.

Kur vjen e dashuna dite
Me shume knaqesi takohen
Shen Valentinin e bukur
Ata deferohen.
Akili
Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

lulet - Lulet e majit per ty Empty Re: Lulet e majit per ty

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 1 e 2 1, 2  Next

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi