Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Join the forum, it's quick and easy

Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.
Deqani-ks
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Seri e re e kompjutereve nga HP

Shko poshtë

 Seri e re e kompjutereve nga HP Empty Seri e re e kompjutereve nga HP

Mesazh nga Linddt Sun Sep 12, 2010 5:50 pm

Nga kompania Hewlett Packard na vjen një seri e re, më e fuqishme e kompjuterëve tek të cilët i tërë hardueri është i vendosur në ekranin e ndjeshëm në prekje. TouchSmart IQ800 duket fantastik dhe ofron mundësi të mjaftueshme edhe për përdoruesit të cilët kanë kërkesa të mëdha.

Të fillojmë nga ekrani, tek i cili në një diagonale prej 25.5 inçësh inxhinierët e HP-së kanë futur rezolucionin prej 1920 x 1200 piksela. Ekrani është i ndjeshëm në prekje, derisa kompjuteri vjen me disa aplikacione të zhvilluar posaçërisht për të, prej të cilave kemi pakëz frikë, sepse tentimet e tilla në platformën e Windows shumë shpesh nuk përfundojnë si të famshme.

Sa u përket specifikave tjera, janë paraqitur dy modele: TouchSmart IQ804 dhe IQ816.

Të dyja modelet kanë pranues të integruar televiziv, kamerë uebi dhe mbështetje për Bluetooth. IQ816 ka edhe lexues Blu-ray, DVD rekorder, kartelë grafike GeForce 9600M GS dhe procesor të Intelit Core 2 Duo T8100 i cili punon me takt prej 2.10 GHz. Modeli më i dobët ka procesor diç më modest, përkundër taktit më të lartë të punës: Core 2 Duo T5850 me 2.16 GHz dhe kartelë grafike 9300M GS.

Modeli më i dobët do të vjen në treg shumë shpejt me çmim prej 1.899 dollarësh amerikanë (rreth 1.330 euro, derisa ai më i fuqishëm do të del në shitje gjatë muajit tetor me çmim prej 2.099 dollarësh, respektivisht, 1.472 euro.
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi