Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

rally Albania

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

rally Albania

Mesazh nga Linddt prej Tue Jun 29, 2010 6:03 am

Eshtë padyshim gara më e rëndësishme shqiptare, një eveniment që rrallë mund ta ndeshësh në vendet e tjera ballkanike. Rally Albania

Eshtë padyshim gara më e rëndësishme shqiptare, një eveniment që rrallë mund ta ndeshësh në vendet e tjera ballkanike. Rally Albania do të nisë garën e qershorit, më e madhja në historinë e këtij sporti të ri të Shqipërisë. Në Parc Ferme, që këtë herë ka qenë në Sheshin “Skënderbej”, janë grumbulluar 50 makina dhe 50 motorrë. “Do të jetë një garë ndryshe nga herët e tjera, sepse për herë të parë do të përfshijë Shqipërinë dhe Kosovën”, tha Julinda Dhame, një prej organizatoreve të garës. “Ne jemi dy shtete, por duhet ta pranojmë se jemi një komb dhe ky është qëllimi që shkojmë edhe në Kosovë”, thotë më tej ajo. Një garë e “Rally Albania” nis gjithnjë e më ndryshe. Dje, në sheshin kryesor të kryeqytetit, pilotët janë bashkuar nën tingujt e muzikës të pijeve, ndërsa kureshtarët kishin mbushur pjesën anës rrugës. Kuriozë për makinat, për ata që garonin apo për vajzat që ishin pjesë e spektaklit që ofron një garë e tillë. “Duket si startet e Formula 1”, thoshte një prej të apasionuarve të kësaj gare teksa shihte makinat e frikshme që kontrolloheshin. Nisja e makinave për në Bovillë, që do të shënojë edhe pikën e startit për etapën e parë. Më pas, vijohet me garimin rrugë pa rrugë deri në Velipojë, një etapë që përfshin terrenin malor dhe atë ranor bashkë. Do të kalohet më pas në Prishtinë. Duket një etapë e zakonshme, por rëndësia qëndron në faktin se përfshin për herë të parë shtetin më të ri në botë. Më pas, etapa e tretë deri në Prizren, derisa hyhet tek “pjesa serioze” e garës së qershorit.

“Etapa më e vështirë është e katërta, ajo që nis nga Prizreni”, thotë kryekomisari Edvin Kasimati. “Ajo do të kalojë në segmentin e rrugës së re që po ndërtohet, nga Kalimashi në Rreps, ku në fund do të bëhet edhe një ceremoni për ndarjen e çmimeve”, sqaron ai
.....
ktu do vnojm dhe emrat e piloteve dhe e kemi me votim

Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: rally Albania

Mesazh nga Nitt-A prej Sun Jul 04, 2010 6:16 pm

thnx Very Happy

Nitt-A
Antar
Antar

Numri i postimeve : 49
PIKE : 76
Popullariteti Popullariteti : 15
Data e regjistrimit : 04/07/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: rally Albania

Mesazh nga lenti prej Sat Jul 24, 2010 9:53 pm

thnxxx

lenti
Master
Master

Numri i postimeve : 527
PIKE : 582
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 18/07/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: rally Albania

Mesazh nga Sponsored content Today at 6:23 pm


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi