Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Join the forum, it's quick and easy

Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.
Deqani-ks
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Simbolizimi i Jin Jangut

Shko poshtë

Simbolizimi i Jin Jangut Empty Simbolizimi i Jin Jangut

Mesazh nga No.i.d Fri Jul 02, 2010 7:16 pm

Jin Jangu eshte nje simbol perdoret nga miliona njerez te moshave, nacionaliteteve, rracave dhe gjinive te ndryshme. Kete simbol e gjejme te skalitur ne mbajtese qelesash, varese, unaza, te pikturuara ne mure dhe ne bluza. Ashtu sikur edhe te gjithe simbolet e tjere, dhe Jin Jangu flet ne subkoshiencen tone, na josh , na magnetizon, me nje menyre krejt misterioze.

Disa thone se shpreh te miren dhe te keqen – mbase ne nje menyre krejt siperfaqsore – dhe kjo eshte vetem nje interpretim feminor i ketij simboli. I gjithe mendimi dhe kozmogonia kineze ndodhen brenda ketij simboli, jeta, vdekja, frika, fuqia, erresira, drita. Jini dhe Jangu jane dy polet plotesues dhe te kundert te natyres.

Jangu eshte e bardha. Eshte ai qe ka pergjegjsine per levizjen, agresivitetin, iniciativen, kreativitetin, forcen mashkullore, ndjenjat e konfirmuara, Qiellin, driten, te ngrohten, te forten. Jang do te thote ‘’ flamure qe valezojne ne Diell’’, domethene dicka qe shkelqen ose qe ndricon.

Jini eshte e zeza. Eshte pergjegjes per erresiren, pasivitetin, moslevizshmerine, pranimin, elementin femeror, mungesen e jetes, henen, naten, te ftohtet, fushat e natyres qe marrin dhe mirembajne, qe mbrojne jeten brenda tyre, mitren ne trupin e femrave, shpellat, ujrat e palevizshme, te buten, gjerat qe terhiqen, ndjenjat e erreta dhe dinake. Jin do te thote ‘’i erresuar, i vranet’’. Keto dy lloje energjish perbejne shprehje te nje realiteti unik qe ndodhet pertej cdo lloj forme dhe esence, pertej cdo lloj dualizmi. Tao-ne.

Nese do te vezhgonim simbolin e Tai- ishi Tu, ashtu sikur quhet, do te shikojme se perbehet nga nje rreth qe eshte i ndare ne dy pjese te barabarta. Njera pjese eshte e bardhe me nje pike te zeze brenda, dhe pjesa tjeter eshte e zeze me nje pike te bardhe brenda. Ne kete menyre ngjyrat nderrohen me njera tjetren pa ndalim dhe me kete menyre krijohet bota me te gjithe nuancat e saj.

Ndersa simboli leviz, pika zeze qe ndodhet ne gjysmen e bardhe fillon te zmadhohet dhe te forcohet, deri sa ne nje moment pushton te gjithe pjesen, e cila zevendesohet nga e bardhe ne te zeze. Kjo levizje e energjise ka si rezultat krijimin e gjendjeve te mesme ne natyre, qe e bejne boten te jete e shumellojshme, te nderlikuar dhe me te plote. Prej kesaj levizjeje krijohen dhe kater stinet dhe ndryshimi i tyre, shumeformimi i territorit ashtu sic na e shpjegon Feng Shui, ndryshimet e kohes, ndryshimet e humorit tone, lindja e trupave femerore dhe mashkullore. Pa kete levizje, bota materiale, ose ‘’Maja’’ ashtu sikur e quajne Indianet, do te ishte monotone dhe e njeanshme.

Mesimet qe na jep Jin Jangu, fshihen pas Feng Shuit. Ky art i lashte i gjeomandise ka per qellim kuptimin e natyres dhe harmonizimin energjive krijuese dhe marrese te vendit. Qellimi eshte ekuilibri qe nevojitet ne cdo lloj rasti. Keshtu sipas ketij arti, ne shtepite e te gjalleve duhet te mbizoteroje energjia jetedhenese Jang, sidomos ne dhomat e femijeve. Ndersa ne dhomat e gjumit perkundrazi, duhet te mbizoteroje energjia Jin, pasi ajo dhome eshte nje vend pushimi dhe qetesimi. Energjia e tepruar Jin provokon semundje, humbje, madje edhe vdekje. Perkundrazi energjia Jin ndihmon trupin dhe kuron semundjet, pasi dridhet, zien nga jeta dhe sjell fat te mire.

Mesimdhenia e Jin Jangut ka frymezuar dhe artet mariale. Tao eshte nje burim ushqimi per zhvillimin e arteve marciale tradicionale ne Kine. Puna e tyre eshte me teper brendesore, dhe nje shembull i mire per kete jane murgjit e manastireve Shao Lin.

Sipas Taoizmit, te gjitha gjerat kane dy fuqi te kunderta, Jinin dhe Jangun, dy ane qe bashkembeshteten, ndihmohen dhe luftojne. Keto principe perdoren ne pergaditjen fizike dhe mendore te Arteve Marciale, te bazuar ne energjine CI qe perbehet nga Jin Jangu.

Ne artet marciale, Jangu eshte prape me superior, eshte jeta, miresia, trimeria, bukuria dhe virtyti, rregulli dhe te gjithe elementet etike, shpirterore, qe nevojitet per zgjuar brenda nesh ne menyre qe te mund te behemi Njerez. Ndersa Jin eshte nentokesori, ligesia, egoizmi, e shemtuara, kaosi, degradimi dhe urrejtja. Edukimi i luftetareve eshte nje beteje e Jinit dhe Jangut dhe kjo eshte rruga e veterealizimit.

Mjekesia tradicionale kineze bazohet ne elementet Jin dhe Jang te trupit njerezor. Cdo semundje konsiderohet si nje tronditje e ekuilibrit midis ketyre dy elementeve. Ne pergjithsi, pjesa brendesore e trupit eshte Jang dhe pjesa siperfaqsore quhet Jin. Pjesa perpara eshte Jang dhe pjesa e pasme e trupit eshte Jin. Brenda trupit ekzistojne organe Jin dhe Jang. Ekulibri brenda trupit mbahet fale rrjedhjes se duhur te vazhdueshme te Ci, ose energjise jetedhenese qe qarkullon nepermes nje sistemi.

Nese kjo rrjedhe e ishit te Jin dhe Jang do te ndalohej, atehere individi do te semurej, dhe semundja kurohet me vendosjen e gjilperave ne pika te ndryshme te trupit qe rregullojne rrjedhen e ishi.

Keto jane disa nga zbatimet e mesimdhenies se lashte te Jin Jangut. Nje mesimdhenie kaq e lashte aq sa edhe malet e fushat qe krijohen nga levizja e tij. Kaq te mencur sa edhe yjet dhe jeta qe ekzistojne sepse ai ekziston. Ashtu sikurse edhe ne cdo dije te lashte, ne vetem mundohemi te degjojme, te interpretojme madherine dhe dijet qe ajo fsheh. Ai qe behet i ndergjegjshem i Jin Jangut, eshte i afte te interpretoje universin dhe behet bashkepunetor te rrjedhes se pafund te gjerave dhe te Zhvillimit.
No.i.d
No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 31

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi