Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Join the forum, it's quick and easy

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Poezi Nga Xheladin Hamza

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Shko poshtë

Poezi Nga Xheladin Hamza - Faqe 2 Empty Re: Poezi Nga Xheladin Hamza

Mesazh nga Shooter-Ks Mon Jul 05, 2010 2:29 pm

MË JOSH FLAKË E ZBEHTË

Në qetësinë e mesnatës
Kur njerëzit në gjumë të qetë flejnë
Dhe ëndërrojnë ëndrrat e veta në qetësi
Mua më josh flakë e zbehtë
E një qiriri në fikje...

Me vete mi rrëmben kujtimet
Te deponuara nga fëmiria ime
Në një thes të paarnuar të varfërisë...

Si fletë mbi degë të thyera
Era në horizonte
Mendimet mi luhatë...

Me agun e parë të mëngjesit
Në thellësinë e shpellës së demonëve
Vdesin përjetësisht shpirtrat
E djajve të vërtetë...
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi Nga Xheladin Hamza - Faqe 2 Empty Re: Poezi Nga Xheladin Hamza

Mesazh nga Shooter-Ks Mon Jul 05, 2010 2:29 pm

Bashkëshortes sime për ditëlindjen e saj

TË NGREMË DOLLINË

Edhe për ditëlindjen tënde
Ma dhurove dashurinë
Të thellë gjerë në qiell
Ku u ngjitëm në shkëlqim drite
Të ngremë dollinë

U bëra aromë trëndafili
E nëpër damarët e trupit tënd
Shpirti im të lundroj
Pa kufi...

Dhe me ngadalë
Shkrihem në te
Përjetësisht porsi një meteor
Se kjo është dashuri hyjnore!
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi Nga Xheladin Hamza - Faqe 2 Empty Re: Poezi Nga Xheladin Hamza

Mesazh nga Shooter-Ks Mon Jul 05, 2010 2:30 pm

ME SHPIRT TË QETË

Më le të të shikoj
Me sy të tjerë
Se të mi u verbuan
Qerpikët mu mbyllën
Përjetësisht....

Mbi gjoksin tënd
Nën tingujt e rrahjeve
Të zemrës sate
Që i ngjajnë gurgullimës
Të lumit në ikje...

Me shpirt të qetë
Bash aty
Mbi gjoksin tënd
Dua të vdes!
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi Nga Xheladin Hamza - Faqe 2 Empty Re: Poezi Nga Xheladin Hamza

Mesazh nga Shooter-Ks Mon Jul 05, 2010 2:30 pm

DËNESA

Sonte dënesa
Pamëshirshëm fytin ma shtrëngon
Këngët në gabzherr mi ngulfat
Si lë qetë të marrin udhë
Shpirtin shtatë pash
Thellë e burgosë
Gjëmimi më dërmon
Lot më janë shterë
Në heshtje vajtoj...
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi Nga Xheladin Hamza - Faqe 2 Empty Re: Poezi Nga Xheladin Hamza

Mesazh nga Shooter-Ks Mon Jul 05, 2010 2:30 pm

NJË GOTË ME UJË

Një gotë me ujë
Ma jep or miku im
Ta shuaj etjen
E jetës në ikje
T’i lagi buzë të qara
E vdekjen ta arnoj me të...

Tek gabzherri ulur
Vdekja e bardhë
Durueshëm pret
Shpirti të del...

Një gotë ujë
Sall edhe një pikë ujë
Bënë rahmet
Se s’bënë mëkat
Or miku im!
xheladin nuk është në linjë Përgjigju Me Kuotë
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi Nga Xheladin Hamza - Faqe 2 Empty Re: Poezi Nga Xheladin Hamza

Mesazh nga Shooter-Ks Mon Jul 05, 2010 2:30 pm

DITË E ZYMTË

Dielli i zbehtë
shpalos ditën e tkurrur

Shpresa humbet në kujtimet
e iluzioneve të pavdekshme

Mes gishtrinjëve
shpalosi qiellin palë palë

Qetësia që këndon
lexon në ballin tim
këngët e plagëve

Në rrudhat e fytyrës
mbeti e shënuar ditë e zymtë
dhjetë shkurti dymijë e shtatë
e larë me gjakun e njomë

Mbi trungun tonë
djajtë edhe një herë
hodhën vallen e çmendurisë
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi Nga Xheladin Hamza - Faqe 2 Empty Re: Poezi Nga Xheladin Hamza

Mesazh nga Shooter-Ks Mon Jul 05, 2010 2:30 pm

ANI KOSOVË ANI...

Kosovë,
Dhembja ime
Gjaku im i fërguar
Nëntëqind e nëntëdhjetë e nëntë herë
Mbi zall të flaktë
Të kësaj bote të brishtë

Kosovë,
Dhembja ime
Xhani im i pasosur
Për Ty dhe dëshmorët
E ata janë bijtë tanë
Çdo pëllëmbë të kësaj toke të bekuar
Që e lagën me gjakun e njom
Në heshtje lutem çdo natë

Kosovë,
Dhembja ime
E zhveshur dhe e rrënuar
Në erërat më të frikshme
E larë me shirat e kuq si gjaku im...

Ani Kosovë ani...
Je jeta dhe vdekja ime
Ani Kosovë ani...
Je shpirti im
OH SA SHUMË TË DUA!
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi Nga Xheladin Hamza - Faqe 2 Empty Re: Poezi Nga Xheladin Hamza

Mesazh nga Shooter-Ks Mon Jul 05, 2010 2:31 pm

NE HESHTJE PËR TY QAJ

Në mendimet e mia
Të kristalta
Ti sërish shkëlqen
Në spektrin
E të gjitha ngjyrave
Të kësaj pranvere...

Ah,
Sikur të ishe e imja
E të të kem pranë
Në përqafimin tim
Të zjarrtë
Si dikur!

Në heshtje për ty qaj
Plagët dhembin kur ftohen
E unë kujt t’ia tregoj
Gjithë këtë boshllëk që kam?
xheladin nuk është në linjë Përgjigju Me Kuotë
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi Nga Xheladin Hamza - Faqe 2 Empty Re: Poezi Nga Xheladin Hamza

Mesazh nga Shooter-Ks Mon Jul 05, 2010 2:31 pm

EJA PLEQËRI EJA

Jo, jo
Nuk kam vështirë
Ta përqafoj pleqërinë...

Ajo mbi gjoksin tim
Çdo ditë pa u ndalë
Troket, troket e troket...

Jo, jo
Fare frikë s’kam
T’ia hapi parzmën time...

Le të vijë, le të vijë
T’më puthë përmallshëm në ballë
Mbi rrudhat ku rinia përjetësisht iku
Eja pleqëri eja, me ëndje të presë!
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi Nga Xheladin Hamza - Faqe 2 Empty Re: Poezi Nga Xheladin Hamza

Mesazh nga Sponsored content

Sponsored content

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Mbrapsht në krye

- Similar topics

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi