Lexo në Kur'an, suren
2 posters
Deqani-ks :: Arti & Kultura :: Feja Islame :: Bota Islame
Faqja 1 e 5
Faqja 1 e 5 • 1, 2, 3, 4, 5
Lexo në Kur'an, suren
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
1. Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
2. Falënderimi i takon All-llahut , Zotit të botërave !
3. Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
4. Sunduesit të ditës së Gjykimit!
5. Ty të adhurojmë dhe prej Teje ndihmë kërkojmë!
6. Udhëzona në rrugën e drejtë!
7. Në rrugën e atyre ndaj të cilëve ke bekimin, e jo në të atyre që je i hidhëruar , dhe
që kanë humbur !
Edituar për herë të fundit nga Shpejtim-Ks në Wed Jul 07, 2010 6:48 am, edituar 2 herë gjithsej
AvaTar-Ks- Master
- Numri i postimeve : 505
PIKE : 548
Popullariteti : 1
Data e regjistrimit : 02/07/2010
Re: Lexo në Kur'an, suren
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
1. Elif, Lam, Mim.
2. Ky është libri në të cilin nuk ka dyshim, udhëzues për ata që frikësohen (nga All-llahu).
3. Të cilët e besojnë të fshehtën , e kryejnë faljen dhe prej asaj që Ne i kemi furnizuar, japin .
4. Dhe ata të cilët e besojnë atë që tíu shpall Ty, dhe atë që është shpallur para teje, dhe të cilët për ahiretin (botën tjetër) janë të bindur.
5. Të tillët janë të udhëzuarit nga Zoti i tyre dhe të tillët janë të shpëtuarit.
6. E për ata që mohuan është njëlloj, ua tërhoqe vërejtjen apo nuk ua tërhoqe, ata nuk besojnë.
7. All-llahu vëndoi vulë në zemrat e tyre dhe vëshët e tyre, ndërsa në të pamurit e tyre ka një perde, e për ta ka dënim të madh.
8. Ka prej njerëzve që thonë: ìNe i besojmë All-llahut dhe jetës tjetër (ahiretit)î, por ata nuk janë besimtarë.
9. (Përpiqen ta) mashtrojnë All-llahun dhe ata që besuan, por nuk mashtrojnë tjetërkë pos vetes, dhe nuk e kuptojnë!
10. Në zemrat e tyre ka sëmundje, pra All-llahu ua shton sëmundjen, dhe pësojnë dënim të dhembshëm për shkak se përgënjenin .
11. E kur atyre u thuhet: ìMos bëni çírregullira në tokëî! Ata thonë: ìNe jemi vetëm paqësues!î
12. A nuk janë vërtet ata çírregulluesit?; Por nuk kuptojnë!
13. Dhe kur atyre u thuhet: Besoni sikurse besuan njerëzit! Ata thonë: ìA të besojmë ashtu siç besuan mendjelehtit?î A nuk janë vërtet mu ata mendjelehtit?; Por nuk e dinë.
14. E kur i takojnë ata që besuan thonë: ìNe besojmë!î por kur veçohen me djajt e vet u thonë: ìNe jemi me ju, ne vetëm jemi tallurî.
15. All-llahu tallet me ta, dhe ua shton të këqiat duke i lënë të bredhin.
16. Të tillët janë ata që blenë lajthitjen me udhëzimin, pra nuk pati fitim tregëtia e tyre dhe ata nuk qenë të udhëzuar.
17. Shembulli i tyre është si shembulli i atij që ndezë një zjarr dhe posa ai ndriçon vendin përreth tij, All-llahu ua shuan dritën atyre dhe i lë në errësira, (dhe aty) nuk shohin.
18. (Janë) Të shurdhër, memecë dhe të verbër, ata nuk kthehen (nga rruga e shtrembër).
19. Ose (Shembulli i tyre është) si ndonjë shi i rreptë prej së larti me errësirë, me bubullimë e me vetëtimë, e prej frikës së vdekjes, nga rrufeja, ata vejnë gishtat në veshët e tyre. Po All-llahu është rrethues i mosbesimtarëve (atij nuk mund tíi shpëtojë askush).
20. Vetëtima gati ua merrë të pamurit dhe, saherë që ajo u bënë dritë atyre, ata ecin në te, e kur u errësohet mbesin aty. E sikur të donte All-llahu, do tíua merrte të dëgjuarit (me krismën e bubullimës) dhe të pamurit (me shkëndijën e vetëtimës). Vërtetë, All-llahu është i plotëfuqishëm për çdo gjë.
21. U ju njerëz, adhuronie Zotin tuaj, i cili ju krijoi juve ashtu që të jeni të devotshëm (të shpëtuar).
22. Ai, i cili për ju bëri tokën shtrat, (vendbanim) e qiellin kulm, e prej qiellit ju lëshoi shi me të cilin ju siguroi lloje të frutave si ushqim për ju, pra mos i përshkruani All-llahut shokë, duke qenë se ju e dini (që Ai nuk ka shokë).
23. E në qoftë se jeni në dyshim në atë që Ne ia shpallëm gradualisht robit tonë, atëherë sillnie ju një kaptinë të ngjashme si ai (Kuríani) dhe thirrni (për ndihmë) dëshmitarët tuaj (zotërat) pos All-llahut, nëse jeni të sinqert (në thëniet tuaja se Kuríani nuk është prej Zotit).
24. E mos e paçit bërë (deri më tash), e as që do ta bëni kurrë (edhe në të ardhmën), atëherë ruajuni zjarrit, lëndë e të cilit janë njerëzit dhe gurët, që është i përgaditur për mosbesimtarët.
25. E, përgëzoi ata që besuan dhe bënë vepra të mira se ata do të jenë në Xhennete në të cilët rrjedhin lumenj. Saherë që u jepet ndonjë ushqim nga frutat e tij, ata thonë: ìKy është që me te u ushqyem edhe më parëî. Ngase, u sillet ushqim i ngjashëm (vetëm në formë, e jo edhe në shije). Aty do të kenë ata bashkëshorte të pastra dhe aty do të jenë përgjithmonë.
26. All-llahu nuk ngurron që të marrë çfarëdo shembulli, qoftë mushkonjë a diçka edhe më e imët se ajo. Sa u përket atyre që besuan, ata e dinë se është e vërtetë nga Zoti i tyre, ndërsa ata të cilët mohuan do të thonë: ìÇídeshi All-llahu me këtë shembull?î Ai me të lajthitë shumë, dhe udhëzon me të shumë (në rrugën e drejtë), por nuk lajthitë me të (tjetërkë), pos fasikët (mëkatarët e mëdhenj).
27. Ata që e thyejnë besën e dhënë All-llahut pasiqë është lidhur ajo, dhe e këpusin atë që All-llahu ka urdhëruar të jetë e kapur (sa i takon fesë së All-llahut, monoteizmit Islam, dhe të praktikohen ligjet e saj në tokë dhe gjithashtu sa i takon të mbajturit e lidhjeve të mira me farefisin dhe miqësinë ) e edhe bëjnë shkatërrimie në tokë, të tillët janë ata të dështuarit.
28. Si e mohoni All-llahun, e dihet se ju ishit të vdekur, e Ai ju ngjalli, mandej ju bën të vdisni e pastaj ju ringjall, e mandej te Ai do të ktheheni?
29. Ai (All-llahu) është që për juve krijoi gjithçka ka në tokë, pastaj vullnetin e vet ia drejtoi qiellit dhe i bëri ata shtatë qiej. Ai është i Gjithëdijshmi për çdo gjë.
30. (Përkujto Muhammed) Kur Zoti yt u tha engjëjve: ìUnë po krijoj (po përcaktoj) në tokë një zëvendësî! Ata thanë: ìA do të vëshë në te atë që bënë çrregullime dhe që derdh gjaqet, e ne të madhërojmë Ty me lavdërimin Tënd dhe plotësisht të adhurojmëî! Ai tha: ìUnë di atë që ju nuk diniî!
31. E Ai (Zoti) ia mësoi Ademit të gjithë emrat (e sendeve) , pastaj ata ua prezentoi engjëjve dhe u tha: ìMë tregoni për emrat e këtyre (sendeve të emërtuara), nëse jeni të drejt (çka mendoni)?î
32. (Engjëjt) Thanë: ìTi je i pa të meta, ne kemi dije tjetër përveç atë që na mësove Ti. Vërtetë, Ti je i gjithdijshëmi, i urti!î
33. (Zoti) Tha: ìO Adem, njoftoj ata (engjëjt) me emrat e atyre (sendeve)!î E kur u rrëfeu atyre për emrat e tyre, (Zoti) tha: ìA nuk u kam thënë juve se Unë, më së miri e di fshehtësinë e qiejve e të tokës dhe më së miri e di atë, që ju e publikoni dhe atë që e mbani fshehtë. î
34. E kur u thamë engjëjve: përuluni (bini në sexhde) Ademit, ata menjëherë iu përulën, me përjashtim të iblisit (djallit). Ai rrefuzoi dhe u mbajtë në të madh dhe u bë pabesimtar.
35. Ne i thamë: ìO Adem, ti dhe bashkëshortja juaj banoni në Xhennet dhe hani lirisht nga frutat e tij kah të doni, po mos iu afroni asaj bime (peme) e të bëheni zulumqarë (të vetvetes suaj). î
36. Po djalli i bëri që ata të dy të mashtrohen në atë (pemë ose Xhennetin) dhe i nxori ata nga ajo (e mirë) që ishin në te, e Ne u thamë: ìZbritni (dilni), jeni armik i njëri-tjetrit, e ju deri në një kohë në tokë keni vendbanim dhe dëfrimî.
37. E Ademi prej Zotit të vet pranoi disa fjalë (lutje) , prandaj Ai ia fali (gabimin), síka dyshim se Ai është Mëshiruesi, Pendimpranuesi.
38. Ne u thamë: ìDilni prej atyhit që të gjithë, e juve gjithqysh do tíu arrijë udhëzim prej Meje, e kush pranon udhëzimin Tim, për ata nuk ka as frikë as që do të brengosenî.
39. E ata që mohuan dhe përgënjeshtruan argumentet tona, të tillët janë banues të zjarrit, ata do të jenë aty përgjithmonë.
40. O bijtë e israilit, kujtoni (jini mirnjohës për) të mirat e Mia, të cilat ua dhurova juve dhe zbatoni premtimin që më keni dhënë Mua. Unë zbatoj atë që u premtova dhe të më keni frikë vetëm Mua.
41. Dhe besonie atë, që e shpalla (Kuríanin), e që vërteton atë e keni ju e mos u bëni mohues të parë të tij, dhe mos i ndërroni ajetet e Mia (Kuríanin) me një vlerë të paktë, por vetëm Mua të ma keni dronë.
42. E mos e ngatërroni të vërtetën me të pavërtetën dhe me vetëdije të fshehni realitetin .
43. Falni namazin dhe jepni zeqatin, dhe përuluni (në rukuí ) me ata që përulen.
44. A po i urdhëroni njerëzit për punë të mira, e veten tuaj po e harroni? Ndërsa ju e lexoni librin (Tevratin). A nuk po mendoni?
45. Kërkoni ndihmë (në të gjitha çështjet) me durim dhe me namaz, vërtetë, ajo është e madhe (e vështirë), por jo edhe për ata që kanë frikë (Zotin).
46. Të cilët janë të bindur se do të takojnë Zotin e vet dhe se ata do tíi kthehen Atij.
47. O bijtë e israilit, përkujtone dhuntinë, Time, të cilën ua dhurova, dhe Unë ju pata (të parët tuaj) dalluar ndaj njerëzve të tjerë (të asaj kohe).
48. Dhe ruajuni një ditë kur askush askujt nuk do të mund tíi kryej asgjë, kur nuk pranohet për te (jobesimtarin) ndonjë ndërmjetësim dhe nuk pranohet për te kompensim, e as që do të ndihmohen ata (fajtorët).
49. Përkujtoni edhe kur ju shpëtuam prej popullit të faraonit, që nga ai shijuat dënimin më të idhët, duke ua therrur bijtë tuaj, e duke ua lënë gjallë gratë tuaja. Në këtë torturë përjetuat një sprovim të madh nga Zoti juaj.
50. Dhe kur për ju e ndamë detin, e ju shpëtuam, ndërsa ithtarët e faraonit i fundosëm, e ju i shihnit (me sytë tuaj).
51. E kur i premtuam Musait (tíia japim Tevratin) dyzet netë, pas tij ju (pasi shkoi ai për Tevrat) e adhuruat viçin, ju ishit dëmtues (të vetes suaj).
52. Mandej edhe pas asaj ua falëm (gabimin), ashtu që të falenderoni.
53. Dhe (përkujtoni) kur ia dhamë Musait librin, dalluesin në mënyrë që të udhëzoheni në rrugë të drejtë.
54. Dhe kur Musai popullit të vet i tha: ìO populli im, me adhurimin e viçit (në vend të Zotit), ju i bëtë zullum vetvetes, pra pendohuni para Krijuesit tuaj, dhe mbytne vetveten. Kjo për ju është më së miri te Krijuesi juaj. E Ai ua pranoi pendimin tuaj, Ai është mëshirues, ndaj pranoi shumë pendimin.
55. Dhe kur i thatë: ìO Musa, ne nuk të besojmë ty derisa ta shohim All-llahun haptazi, e atëherë juve u rrëmbeu rrufeja (zjarri) dhe ju e shihnit.
56. Pastaj, që të jeni mirënjohës pas vdekjes suaj juve ju ngjallëm.
57. Dhe Ne bëmë që retë tíu bëjnë juve hije, ju furnizuam me rrëshirë (të ëmbël -Manna ) dhe me shkurtëza (Salwa). (Ju thamë) Hani nga të mirat që ju furnizuam! (Ata nuk qenë mirënjohës). Po Neve ata nuk na bënë kurrfarë dëmi, por ata dëmtuan vetveten.
58. E kur ju thamë: ìHyni në këtë fshat (vendbanim), dhe hani në te lirisht ku të dëshironi, e hyni në derën (e fshatit) përulur dhe thuani: ìHittatunî - ndjesë, Ne ua falim mëkatet tuaja, e bamirësve ua shtojmë shpërblimin.
59. E ata që ishin mizorë atë që u ishte thënë e ndryshuan me një fjalë tjetër, e Ne për shkak se ata kundërshtuan, lëshuam nga qielli Rizjan (lloj dënimi) kundër atyre që ishin mizorë.
60. Dhe (përkujtoni) kur Musai kërkoi ujë për popullin e tij, e Ne i thamë: ìBjeri gurit me shkopin tëndî, atëherë nga ai gufuan dymbëdhjetë kroje që secili grup e dinte vendin ku do të pinte ujë. (U thamë) Hani dhe pini nga begatitë e All-llahut e mos vazhdoni të jeni çrregullues në tokë.
61. Madje kur ju thatë: ìO Musa, ne nuk mund të durojmë (hamë) vetëm një ushqim (të njëjtë), lute pra Zotin tënd për ne të na furnizojë me çka mbinë toka prej perimeve të saj, prej trangujve, prej hudrave, prej thjerze (groshë) dhe prej qepëve të sajî! (Musai) Tha: ìA kërkoni ta ndërroni të mirën për atë që është me e thjeshtëî? Zdirgjuni pra në qytet, se aty do të keni atë që kërkoni! E mbi ta rëndoi poshtrimi dhe skamja, e ata kundër vetes shkaktuan hidhërimin e All-llahut. Kjo ndodhi ngase ata mohonin argumentet e All-llahut, mbytnin pejgamberët pa kurrfarë të drejte, dhe për shkak se kundërshtuan dhe i kalonin kufijt në të keqe.
62. Vërtet, ata që besuan, ata që ishin jehudi, krishterët sabejët , kush besoi prej tyre (sinqerisht) All-llahun, dhe botën tjetër dhe bëri vepra të mira, ata e kanë shpërblimin te Zoti i tyre. Për ta nuk ka frikë as nuk kanë përse të pikëllohen.
63. (Përkujtoni) Kur Ne patëm marrë prej jush besën tuaj, ngritëm mbi ju (kodrën) Turin (u thamë): veproni sipas atij (Tevratit) që ua dhamë me seriozitet, e mësoni atë që është në te, ashtuqë të ruheni.
64. E pas asaj (besës) ju më vonë ia kthyet shpinën e po të mos ishte mirësia dhe mëshira e All-llahut ndaj jush, ju do të ishit prej të dëshpruarve (në të dy jetërat).
65. Ju tanimë e keni të njohur çështjen e atyre nga mesi juaj që nuk respektuan (urdhërin) në të shtunën, e Ne u thamë: Shndërrohuni në majmunë të përbuzur!
66. Atë (shndërrimin e tyre) e bëmë masë ndëshkuese për ata që e përjetuan (me sy) dhe për të pastajshmit, por edhe si këshillë për të devotshmit.
67. (Përkutjoni) Edhe kur Musai popullit të vet i tha: ìAll-llahu ju urdhëron ta therrni një lopë! Ata thanë: ìA bën tallje me ne?î Ai tha: ìAll-llahut i mbështetem të më ruaj e të mos bëhem nga injorantët!î
68. Ata thanë: ìLute Zotin tënd për ne të na sqarojë çfarë është ajo? Ai tha: ìAi thotë se ajo është një lopë as e vjetër (e moshuar) as e re (mëshqerë), është e mesme, zbatoni pra atë që urdhëroheni!î
69. Ata thanë: ìLute Zotin tënd për ne që të na sqarojë çfarë është ngjyra e saj? A tha: ìAi thotë se ajo është një lopë e verdhë, ngjyra e saj është e fortë që kënaqë shikuesitî.
70. Ata thanë: ìLute Zotin tëndë për ne që të na sqarojë çfarë është ajo, se lopët na janë përzier (janë bërë të ngjashme) e ne do të gjejmë të vërtetën në dashtë All-llahu!
71. Ai tha: ìAi thotë se ajo është lopë jo e lodhur duke lëruar tokën as duke ujitur bimët, ajo është pa të meta dhe në të nuk ka shenjë (ngjyrë tjetër)!î Ata thanë: ìE tash na e sqarove saktë dhe e therrën atë, e për pak e lanë pa e kryer punën.
72. (Përkujtoni) Kur e patët mbytur një njeri dhe u kundërshtuat mes veti për te, e All-llahu është zbulues i asaj që e mbanit fshehtë.
73. E ne u thamë: ìMëshoni atij (të vdekurit) me një pjesë të saj (të lopës së therrur)!î Ja, kështu All-llahu ngjallë të vdekurit dhe ua sqaron argumentet e veta, ashtu që të kuptoni.
74. Edhe pas (fakteve të qarta) zemrat tuaja u bënë pasandej të forta si guri, e edhe më të forta, sepse ka nga gurët prej të cilëve gufojnë lumenj, e ka disa prej tyre që çahen dhe prej tyre buron ujë, madje ka prej tyre që nga frika ndaj Zotit rrokullisen tatëpjetë (nga maja e kodrës). All-llahu nuk është i pakujdeshëm ndaj asaj që veproni ju.
75. A shpresoni se do tíu besojnë ata juve (jehudët), kur dihet se një grup prej tyre dëgjuan fjalët e All-llahut, edhe pse i kishin kuptuar, e duke qenë të vetëdijshëm (çíbënin) i ndryshuan ato.
76. E kur takonin ata që kishin besuar (muslimanët) thonin: ìNe kemi besuar! E kur veçoheshin ata mes veti thonin: ìA po ju tregoni atyre (muslimanëve) për atë që All-llahu ua shpalli juve (në Tevrat rreth Muhammedit a. s. ) që ata para Zotit tuaj të kenë argumente kundër jush. A nuk jeni duke kuptuar.
77. A thua nuk e dinë ata (jehuditë) se All-llahu e di atë çka e fshehin dhe atë çka e publikojnë?
78. E ka disa prej tyre që janë analfabetë, nuk e kuptojnë librin, por jetojnë vetëm në shpresa, duke mos qenë të sigurt.
79. Është shkatërrim për ata që me duart e veta e shkruajnë librin, e pastaj thonë: ìKy është nga All-llahu!, e për të arritur me te një fitim të paktë, pra është shkatërrim i madh për ta çka shkruan duart e tyre dhe është shkatërrim i madh për ta ajo çka fitojnë.
80. Ata edhe thanë: ìNeve nuk do të na kapë zjarri vetëm për disa ditë të numëruara!î Thuaj: ìA mos keni marrë prej All-llahut ndonjë premtim, e All-llahu nuk e thyen premtimin e vet, ose jeni duke thënë për All-llahun atë që nuk e dini?
81. Po, (do të ju kapë zjarri) ai që bën keq dhe që e vërshojnë gabimet e tij, ata janë banues të zjarrit, aty janë përgjithmonë.
82. E ata që besuan dhe bënë vepra të mira, ata janë banues të Xhennetit, aty janë përgjithmonë.
83. (përkujtoni) Kur Ne morëm zotimin e bijve të Israilit; mos adhuroni tjetërkë, përveç All-llahun, të silleni mirë ndaj prindërve, ndaj të afërmëve, ndaj jetimëve, ndaj miskinëve (të varfërve) dhe njerëzve u thuani fjalë të mira; faleni namazin dhe jepeni zekatin, e pastaj ju e thyet zotimin dhe përveç një pakice prej jush, ia kthyet shpinën zotimit.
84. Dhe kur morëm zotimin tuaj që të mos derdhni gjakun tuaj, të mos dëboni vetën tuaj nga vendi juaj, e ju e pranuat, ndaj dëshmonie.
85. Pastaj qe, ju jeni ata që mbytni njëri-tjetrin, i dëboni disa prej jush nga vendi i tyre duke bashkëpunuar kundër tyre si është mëkatë e padrejtë, e nëse ata bien te ju në robëri, ju jepni konpensim për (tíi liruar) ata, e dëbimi i tyre nga vendi është i ndaluar për ju. A e besoni një pjesë të librit, e tjetrën e mohoni? Çímund të jetë ndëshkimi ndaj atij që punon ashtu prej jush, pos poshtërim në jetën e kësaj bote, e në ditën e gjykimit ata hidhen në dënimin më të ashpër. All-llahu nuk është i pakujdesshëm ndaj asaj që veproni ju.
86. Të tillë janë ata, që e vlerësuan jetën e kësaj bote mbi botën tjetër, andaj atyre as nuk do tu lehtësohet dënimi, e as që do të ndihmohen ata.
87. Ne i patëm dhënë Musait librin dhe pas tij patëm dërguar shumë pejgamberë. Isait, birit të Merjemës i dhamë argumente (mrekulli) dhe e fuqizuam me (Xhibrilin) shpirtin e shenjtë. E saherë që u erdhi ndonjë i dërguar me çka nuk u pëlqeu juve, a nuk u bëtë kryelartë dhe disa prej tyre i përgënjeshtruat e disa i mbytët?
88. E (jehuditë e kohës së Muhammedit) thonë: ìZemrat tona janë në këllëf!î Jo, por për shkak të mosbesimit të tyre, All-llahu i ka mallkuar, andaj pak janë që besojnë (ose: pak send besojnë).
89. E kur u erdhi atyre prej All-llahut libri (Kuríani) që është vërtetues i atij, që e kishin pranë, e që para se tíu vinte e kërkonin ndihmën e tij kundër mosbesimtarëve, e mohuan atë (Muhammedin) që e njihnin, kur u erdhi. Pra mallkimi i Allahut qoftë kundër mosbesimtarëve!
90. E shëmtuar është ajo për çka ata e shitën vetvetën. Atë që e shpalli All-llahu të mos e besojnë nga zilia, për shkak se All-llahu nga mirësia e Tij tíi shpallë atij që dëshiron nga robët e vet. Andaj merituan zemërim mbi zemërim (gazep mbi gazep). Mosbesmtarët kanë dënim që i poshtërson.
91. Dhe kur atyre u thuhet: ìBesoni atë që e shpalli All-llahuî, ata thonë: ìNe besojmë atë që na u shpall neveî, kurse e mohojmë atë pas tij, edhe pse është vërtetues i atij, që e kanë ata dhe është i vërtet. Thuaj: ìNëse jeni besimtarë, pse i mbytnit më parë pejgamberët e All-llahut?î
92. Juve u pat ardhur Musai me argumente, por pas tij ju e adhuruat viçin, pra ju ishit mizorë.
93. (Përkujtoni) Kur morëm premtimin tuaj dhe mbi ju ngritëm kodrën Tur, (u thamë) merrni këtë që u dhamë seriozisht dhe dëgjoni (respektoni). Ata thanë: ìDëgjuam (me vesh) e kundërshtuamî. E për shkak të mosbesimit të tyre, adhurimi ndaj viçit ishte përzier me gjak në zemrat e tyre. Thuaj: ìNëse jeni besimtarë, besimi juaj është duke u udhëzuar keqî.
94. Thuaj: ìNëse bota tjetër (Xhenneti) te All-llahu është vetëm për ju, edhe për njerëzit e tjerë, nëse jeni të sinqert, kërkone vdekjen (e shkoni më shpejtë).
95. E për shkak të veprave të tyre (mëkateve), ata kurr nuk e dëshirojnë atë. All-llahu di për zullumqarët.
96. Është e sigurtë se njerëzit më lakmues për të jetuar, ti ke për të gjetur ata (jehuditë), bile edhe më lakmues se idhujtarët. Ndonjëri prej tyre dëshiron të jetojë njëmijë vjet, por edhe sikur të jetojë, ajo (jeta e gjatë) nuk do ta shpëtoj atë prej dënimit. All-llahu sheh çka veprojnë ata.
97. Thuaj: Kush është armik i Xhibrilit (është armik i All-llahut), e ai me urdhërin e All-llahut e zbriti Kuríanin në zemrën tënde, që është vërtetues i asaj që ishte më parë dhe udhërrëfyes e përgëzues për besimtarët.
98. Kush është armik i All-llahut, i engjëjve të Tij, i të dërguarve të Tij, i Xhibrilit dhe i Mikailit (ai është mosbesimtarë), All-llahu është pa dyshim armik i mosbesimtarëve.
99. Ne të kemi shpallur ty (Muhammed) argumente të qarta dhe ato nuk i mohon askush, përveç atyre që kanë dalë respektit.
100. (nuk besojnë argumentet tona se) Saherë që ata kanë dhënë ndonjë premtim, një grup prej tyre e hodhi atë, por shumica e tyre nuk beson.
AvaTar-Ks- Master
- Numri i postimeve : 505
PIKE : 548
Popullariteti : 1
Data e regjistrimit : 02/07/2010
Re: Lexo në Kur'an, suren
101. E kur u erdhi atyre ndonjë i dërguar prej All-llahut, vërtetues i asaj që kishin ata, një grup prej tyre të cilëve iu ishte dhënë libri, e hodhi pas shpine librin e All-llahut, kinse nuk dinin (asgjë).
102. (E hodhën librin e Zotit) E ndoqën atë që thonin djajt në kohën e sundimit të Sulejmanit. Por Sulejmani nuk ishte i pafe, djajt ishin të pafe, sepse u mësonin njerëzve magjinë. (Ndoqën) Edhe atë që u zbriti në Babil dy engjëjve, Harutit dhe Marutit. E ata të dy nuk i mësonin askujt (magjinë) para se tíi thonin: ìNe jemi vetëm sprovë, pra mos u bën i pa fe!î E, mësonin (njerëzit) prej atyre dyve atë (magji) me çka ndanin burrin prej gruas së vet, por pa lejën e All-llahut me atë askujt nuk mund tíi bënin dëm dhe ashtu mësonin çka u sillte dëm e nuk u sillte dobi atyre. E ata (jehuditë) e kanë ditur se ai që (hodhi librin) e zgjodhi atë (magjinë), ai në botën tjetër nuk ka ndonjë të drejtë (në mëshirën e Zotit). Po ta dinin, ata se për çíka e shitën vetveten, ajo është shumë e keqe.
103. E sikur të kishin besuar ata dhe sikur të ishin ruajtur (prej mëkateve), po të dinin, shpërblimi prej All-llahut do të ishte shumë më i dobishëm.
104. O ju që keni besuar, mos thuani: Raina - po thuani: Undhurna dhe respektoni! Mosbesimtarët kanë dënim të dhëmbshëm.
105. As ata, ithtarët e librit që nuk besuan, e as idhujtarët nuk duan që juve të ju vijë ndonjë e mirë nga Zoti juaj. Mirëpo, All-llahu me mëshirën e vet veçon atë që dëshiron, All-llahu është Zot i mirësisë së madhe.
106. Ne nuk abrogojmë (pezullojmë) asnjë nga argumentet tona, apo ta hedhim në harresë e të mos sjellim edhe më të dobishëm se ai, ose të ngjashëm me te. A nuk e ke ditur se All-llahu është i plotfuqishëm për çdo send?
107. A nuk e ke ditur se vetëm All-llahut i takon sundimi i qiejve e i tokës, dhe se pos All-llahut nuk keni as mbrojtës as ndihmëtar.
108. A doni të pyetni të dërguarin tuaj sikurse u pyet më parë Musai. Ai që e ndërron besimin me mosbesimin, ai tanimë e ka humbur rrugën e drejtë.
109. Shumë ithtarë të librit (jehudi, krishterë), edhe pasiqë iu është bërë e qartë e vërteta, nga vetë zilia e tyre personale dëshiruan që pas besimit tuaj tíiu kthejnë në mosbesimtarë, pra ju lini dhe largohuni prej tyre derisa All-llahu ta sjellë urdhërin e vet. All-llahu ka mundësi për çdo send.
110. Kryeni faljen (namazin) dhe jepne Zeqatin, e çfardo të mirë që e përgatitni për veten tuaj, atë e gjeni te All-llahu. Síka dyshim All-llahu përcjell çdo veprim tuajin.
111. Ata edhe thanë: ìKurrsesi nuk ka për të hyrë kush në Xhennet, përveç atij që është jehudi ose i krishterë! Ato janë fantazi të tyre! Thuaju: ìSillni argumentin tuaj (çka thoni) po qe se jeni të drejtë?
112. Nuk është ashtu (si thonë ata), po ai që është dorëzuar All-llahut dhe është bamirës, ai e ka shpërblimin e vet te Zoti i tij, për ata nuk ka frikë, as nuk kanë pse të mërziten.
113. Jehuditë thanë se të krishterët nuk kanë të mbështetur në asgjë (nuk kanë fe të vërtetë). Edhe të krishterët thanë se jehudit nuk janë të mbështetur në asgjë, e duke qenë se ata të dy palët e lexojnë librin. Po kështu si thëniet e tyre, thanë edhe ata që nuk dinin (idhujtarët për Muhammedin). Po në ditën e gjykimit për atë që ata nuk pajtoheshin, All-llahu gjykon ndërmjet tyre.
114. E kush mundet të jetë më mizor se ai që në xhamitë e All-llahut pengon të përmendet emri i Tij (të bëhet ibadet) dhe përpiqet për shkatërrimin e tyre. Atyre ndryshe nuk u takoi të hyjnë vetë në to, vetëm duke qenë rrespektues (të tyre e jo rrënues). Ata në këtë jetë kanë nënçmim e në botën tjetër dënim të madh.
115. Të All-llahut janë edhe (anët nga) lindja edhe perëndimi, dhe kahdo që të ktheheni, aty është anë e All-llahut. Vërtetë, All-llahu është i gjerë (në bujari) e i dijshëm.
116. Ata (ithtarët e librit) thanë: ìAll-llahu ka fëmijëî I pastër është Ai nga kjo e metë! E Tij është gjithçka në qiej e në tokë, gjithçka i është nënshtruar Atij.
117. Ai është shpikës i qiejve e i tokës (pa kurrfarë modeli të mëparshëm) e kur dëshiron diçka, ai vetëm i thotë: ìBëhu!î në atë moment bëhet.
118. E ata që nuk dinë (kurejshitët politeistë) thanë: ìPërse të mos na flasë neve All-llahu, ose të na vijë ndonjë argument!î po kështu, thëniet e tyre në mënyrë të njëjtë i patën përsëritur edhe ata që ishin para tyre. Të njëjta janë zemrat e tyre. Ne tanimë sqaruam argumentet për një popull që dëshiron të bindet.
119. Ne të dërguam ty (o Muhammed a. s.) me të Vërtetën (Islamin), përgëzues dhe nedhir (vërejtës, qortues, paralajmërues), e ti nuk je përgjegjës për banuesit e Xhehennemit.
120. As jehuditë, e as krishterët kurrë nuk do të jenë të kënaqur me ty deri që të pasosh fenë e tyre. Thuaju: ìUdhëzimi i All-llahut është udhëzim i drejtë. E nëse pasiqë të ka ardhur ty e vërteta shkon pas mendimeve të tyre, nuk ka kush të ndihmojë e as të mbrojë nga All-llahu.
121. Atyre, të cilëve u dhamë librin dhe të cilët e lexojnë drejtë ashtu si është, ata e besojnë atë (Kuríanin). E ata që e mohojnë atë, të tillët janë ata që dështuan (në dynja e në ahiret).
122. O bijtë e israilit, kujtoni të mirat e Mia që ua dhurova, që ju dallova mbi njerëzit tjerë (të asaj kohe).
123. Dhe ruajuni një ditë kur askush nuk do të mund ta ndihmojë tjetrin për asnjë send, nuk pranohet prej askujt kompensim, nuk do tíi bëjë dobi askujt ndonjë ndërmjetësim dhe as që do të ndihmohen (mëkatarët).
124. Përkujto (O i dërguar) kur Zoti i vet, Ibrahimin e provoi me disa obligime, e ai i përmbushi ato, e Ai tha: ìUnë po të bëj ty prijës (imam) të njerëzimit!î Ai tha: ì(bën o Zot) Edhe nga pasardhësit e mi!î (Zoti) Tha: ìMirësinë Time nuk mund ta gëzojnë mizorët!î
125. Dhe kur shtëpinë (Qaben) e bëmë vendkthim dhe vendsigurie për njerëzit, (u thamë) Vendin ku qëndroi Ibrahimi pranonie për vendfalje! Ibrahimin dhe Ismailin i urdhëruam: ju të dy pastrone shtëpinë Time për vizituesit, për ata që qëndrojnë aty dhe për ata që falen aty.
126. Dhe kur Ibrahimi tha: ìZoti im, bëje këtë një qytet sigurie dhe banorët e tij, që besuan All-llahun dhe jetën tjetër, furnizoj me lloje të frutave!î Ai (All-llahu) tha: ì(e furnizoj) Edhe atij që nuk besoi do tíia mundësoj shfrytëzimin e frutave për një kohë të shkurtër, e pastaj do ta shtyej në dënimin e zjarrit, e sa përundim i shëmtuar është ai.
127. Edhe kur Ibrahimi dhe Ismaili, duke i ngritur themelet e shtëpisë (Qabes luteshin): ìZoti ynë, pranoje prej nesh, se me të vërtetë Ti je që dëgjon dhe di!î
128. Zoti ynë, bëna neve dyve besimtarë të sinqertë ndaj Teje dhe nga pasardhësit tanë, njerëz të bindur ndaj Teje, na e mëso manasikun (rregullat e adhurimit) dhe falna neve, vërtetë Ti je Falësi, Mëshiruesi!î
129. Zoti ynë, dërgo ndër ta, nga gjiu i tyre të dërguar që tíu lexojë atyre ajetet Tua, tíu mësojë atyre librin dhe urtësinë, e tíi pastroj (prej ndytësisë së idhujtarisë) ata. Síka dyshim se Ti je ngadhënjyesi, i dijshmi.
130. E kush largohet prej fesë së Ibrahimit përveç atij që poshtron vetveten. Ne atë e bëmë të zgjedhur në këtë botë, kurse në botën tjetër ai është njëri prej të lartëve.
131. Kur Zoti i vet atij i tha: ìDorëzohuî! Ai tha: ìIu kam dorëzuar Zotit të gjithësisëî!
132. E Ibrahimi i porositi bijtë e tij me këtë (fe), e edhe Jakubi, (u thanë) ìO bijtë e mi, All-llahu ua zgjodhi fenë (islame) juve, pra mos vdisni ndryshe, por vetëm duke qenë muslimanë!î
133. A ishit ju (ithtarë të librit) dëshmitarë kur Jakubit iu afrua vdekja, e ai bijve të vet u tha: ìÇka do të adhuroni pas mejeî? Ata thanë: ìDo të adhurojmë Zotin (Ilah ) tënd, dhe Zotin e prindërve tuaj: Ibrahimit, Ismailit, Isíhakut, Një të Vetmin Zot dhe ne, vetëm Atij i jemi dorëzuar!î
134. Ai ishte një popull që kaloi, atij i takoi ajo që fitoi, e juve u takon ajo që fituat, prandaj ju nuk jeni përgjegjës për atë që vepruan ata.
135. Ata (ithtarët e librit) thanë: ìBëhuni jehudi ose të krishterë, e gjeni rrugën e drejtëî! Thuaj: ìjo, (asnjërën) por fenë e drejtë të Ibrahimit që ai nuk ishte nga idhujtarët.
136. Ju (besimtarë) thuani: ìNe i besuam All-llahut, atë që na u shpall neve, atë që iu shpall Ibrahimit, Ismailit, Isíhakut, Jakubit dhe pasardhësve (të Jakubit që ishin të ndarë në dymbedhjetë kabile), atë që i është dhënë Musait, Isait dhe atë që iu është dhënë nga Zoti i tyre pejgamberëve, ne nuk bëjmë dallim në asnjërin prej tyre dhe ne vetëm atij i jemi bindur.
137. Në qoftë se ata besuan ashtu siç besuat ju ata vërtetë kanë gjetur rrugën e drejtë, e nëse refuzojnë, atëherë ata janë kundërshtarë (opozitë), po ty (Muhammed) kundër tyre do të mjaftojë All-llahu. Ai është dëgjuesi, i dijshmi.
138. (kjo fe jona është) Njgyrosje e All-llahut, e kush ngjyros (me fe) më mirë se All-llahu? Ne vetëm atë e adhurojmë.
139. Thuaj: ìA doni të grindeni me ne për All-llahun, e Ai është Zoti ynë dhe Zoti juaj dhe ne kemi vepra (shpërblimin e veprave) tona, e ju keni veprat tuaja. Por ne jemi (besimtarë) të sinqertë ndaj Tij.
140. A pretendoni se Ibrahimi, Ismaili, Is-haku, Jakubi dhe pasardhësit kanë qenë jehudi ose të krishterë? Thuaj: ìA e dini ju më mirë apo All-llahu? Kush është më mizor se ai, që e ka dëshminë e All-llahut pranë veti dhe e fshehë. All-llahu nuk është i panjoftuar me veprimet tuajaî.
141. Ai ishte një popull që shkoi, të cilit i takoi ajo që fitoi, e juve u takon ajo që fituat, prandaj ju nuk jeni përgjegjës për atë që ata vepruan.
142. Disa mendjelehtë nga njerëzit do të thonë: ìÇka i ktheu ata (muslimanët) prej kiblës (drejtimit) në të cilin ishin ata (Kudsi)? Thuaj: ìTë All-llahut janë lindja dhe perëndimi, Ai e vë në rrugën e drejtë atë që doî.
143. Disa ashtu (sikur u udhëzuam në fenë islame) Ne u bëmë juve një popull të drejtë (një mes të zgjedhur) për të qenë ju dëshmitarë (në ditën e gjykimit) ndaj njerëzve , dhe për të qenë i dërguari dëshmitar ndaj jush. E kiblen nga e cila ti u drejtove nuk e bëmë për tjetër, vetëm se për të provuar atë që shkon pas të dërguarit, nga ai që kthehet prapa, ndonëse kjo ka qenë vështirë (për disa), por jo edhe për ata që All-llahu i drejtoi. All-llahu nuk është që tíua humbë besimin tuaj. Síka dyshim se All-llahu është shumë i butë dhe mëshirues ndaj njerëzve.
144. Ne shumë herë po shohim kthimin e fytyrës tënde kah qielli, e Ne gjithqysh do të drejtojmë ty në drejtim të një kibleje (Qabja) që ti e do atë. Pra kthehu anës së xhamisë së shenjtë (Qabes), dhe kudo që të jeni (o besimtarë) kthehuni kah ajo anë. E atyre që u është dhuruar libri, ata e dinë sigurisht se kjo (kthesë) është e vërtetë nga Zoti i tyre. E All-llahut nuk mund tíi fshihet ajo që veprojnë ata.
145. Po edhe sikur tíu sillshe çdo lloj argumenti atyre që u është dhënë libri, ata nuk pasojnë kiblen tënde, e as ti nuk do të pasosh kiblen e tyre, po asnjëra palë nuk do ta pasojë kiblen e tjetrës. E pas dijes, e cila të ka ardhur, po e zëmë se ishe vënë pas dëshirave të tyre, atëherë ti do të ishe mizor.
146. Atyre që u kemi dhënë librin, ata e njohin ate (Muhammedin) siç i njohin bijtë e vet, e një grup prej tyre edhe pse e dinë këtë, janë duke e fshehur të vërtetën.
147. E vërteta është nga Zoti yt, pra kurrsesi mos u bë nga ata që dyshojnë.
148. Secili (popull) ka një anë, të cilës ai i kthehet, ju shpejtoni kah punët e mbara, kudo që të jeni All-llahu ka për tíju tubuar të gjithëve, All-llahu ka fuqi për çdo send.
149. Kahdo që të shkosh ktheje fytyrën tënde kah ana e xhamisë së shenjtë, kjo është e vërtetë nga Zoti yt. All-llahu përcjell gjithçka veproni ju.
150. Dhe kahdo që të dalësh, ktheje fytyrën tënde kah ana e xhamisë së shenjtë (Qabja) dhe kudo që të gjendeni ktheni fytyrat tuaja kah ana e saj, ashtu që njerëzit mos të kenë argument kundër jush, përveç atyre që janë mizorë nga ata (që nga inati nuk pranojnë kurrfarë fakti), por mos ia keni frikën atyre, frikësohuni prej Meje (e bëra këtë) që të gjeni rrugën e drejtë dhe që të plotësojë mirësinë Time ndaj jush.
151. (sikurse plotësova mirësinë Time ndaj jush) Ashtu siç dërguam nga gjiu i juaj të dërguar tíu lexojë ajetet Tona, tíju pastrojë, e tíju mësojë librin dhe traditën, e edhe tíju mësojë atë që nuk e dinit.
152. Pra më kujtoni Mua, Unë ju kujtoj juve, Më falënderoni e mos Më mohoni.
153. O ju që keni besuar, kërkoni ndihmë me durim e me të falur, se vërtetë All-llahu është me durimtarët.
154. E për ata që u mbytën në rrugën e All-llahut mos thoni: ìJanë të vdekurî, Jo, ata janë të gjallë, por ju nuk kuptoni.
155. Ne do tíju sprovojmë me ndonjë frikë, me uri, me ndonjë humbje nga pasuria e nga jeta e edhe nga frytet, por ti përgëzoji durimtarët.
156. Të cilët, kur i godet ndonjë e pakëndëshme thonë: ìNe jemi të All-llahut dhe ne vetëm te Ai kthehemi!î
157. Të tillët janë ata që kanë bekime prej Zotit të tyre dhe mëshirë dhe të tillët janë ata të udhëzuarit.
158. ìSafaî dhe ìMerveî janë nga shenjat (për adhurim) e All-llahut, e kush e mësyen shtëpinë për haxh (Qaben për haxh), ose për umre (vizitë jashtë kohës së haxhit), nuk është mëkat për te tíi vizitojë ato dyja (të ece në ato dy vende). E kush bën ndonjë të mirë nga vullneti (jo obliguese), síka dyshim se All-llahu është shpërblyes i gjithdijshëm.
159. Ata, të cilët fshehin argmentet dhe faktet që Ne i shpallëm, e pasi që ato ua sqaruam njerëzve në librin, të tillët i mallkon All-llahu, i mallkojnë edhe ata që mallkojnë.
160. Përveç atyre që pendohen, që përmirësohen dhe që u shpjegojnë njerëzve, (të vërtetën), të tillëve ua pranoj pendimin, se Unë pranoj shumë pendimin, jam mëshirues.
161. Ata, të cilët mohuan dhe vdiqën si pabesimtarë, kundër tyre është mallkimi i All-llahut, i engjëjve dhe i të gjithë njerëzve.
162. Ata përgjithmonë janë aty (në zjarrë), as nuk u lehtësohet dënimi, as nuk u jepet afat.
163. Zoti juaj (që meriton adhurim) është një, All-llahu, nuk ka zot pos Atij që është mëshirëplotë, gjithnjë mëshiron.
164. Është fakt se në krijimin e qiejve e të tokës, në ndërrimin e natës e të ditës, të anijes që lundron në det që u sjell dobi njerëzve, në atë shi që e lëshon All-llahu prej së larti e me të ngjall tokën pas vdekjes së saj dhe përhapë në te nga çdo lloj gjallese, në qarkullimin e erërave dhe reve të nënshtruara mes qiellit e tokës, (në të gjitha këto), për një popull që ka mend ka argumente.
165. E nga njerëzit ka asish që në vend të All-llahut besojnë idhujt , që i duan (i madhërojnë) ata, sikur (që besimtarët e vërtetë e duan) All-llahun, po dashuria e atyre që besuan All-llahun është shumë më e fortë. E sikur që dinin ata që bënë mizori se kur do ta shohin dënimin (në botën tjetër), do të binden se e tërë fuqia i takon vetëm All-llahut (e jo idhujve) dhe se All-llahu është ndëshkues i rreptë.
166. Dhe (sikur të shihnin) kur do të largohen ata që u prinin atyre që i ndiqnin (paria largohet prej atyre që u shkuan pas), e të gjithë e shohin dënimin dhe këputen lidhjet e tyre.
167. E Ata, të cilët u patën shkuar pas do të thonë: ìAh, sikur të na lejohej një kthim (në dynja) e të largohemi prej tyre (prijësve) siç u larguan ata tash prej nesh!î Kështu All-llahu do tíju paraqesë veprat që janë dëshprim për ta, e ata nuk kanë të dalë prej zjarrit.
168. O ju njerëz, hani nga ajo që është në tokë e që është e lejuar dhe e mirë, e mos shkoni hapave të djallit se ai është armik i hapët i juaji.
169. Ai ju urdhëron vetëm me të këqia e turpësi, dhe ju shtyen të thoni për All-llahun atë që nuk e dini.
170. E kur u thuhet atyre (idhujtarëve): ìPranoni atë që All-llahu e shpalli!î Ata thonë: ìJo, ne ndjekim atë rrugë në të cilën i gjetëm prindërit tanë!î Edhe sikur prindërit e tyre të mos jenë udhëzuar në rrugën e drejtë (ata do tíi pasonin)?î
171. Shembulli i (i thirrësit të) atyre që nuk besuan është sikurse i atij (bariut) që u lëshon britmë atyre (bagëtive) që nuk dëgjojnë tjetër vetëm se britmë e zë (e nuk kuptojnë). Ata janë të shurdhër, memecë e të verbër, ata nuk kuptojnë.
172. O ju që besuat, hani nga të mirat që u kemi dhënë, dhe falënderoni All-llahun, nëse jeni që vetëm Atë e adhuroni.
173. (All-llahu) Ua ndaloi juve vetëm të ngordhtën, gjakun, mishin e derrit dhe atë që therret (ngritet zëri me te) jo në emër të All-llahut. E kush shtrëngohet (të hajë nga këto) duke mos tepruar, për të nuk është mëkat. Vërtetë All-llahu falë, është mëshirues.
174. Ata që fshehin nga libri atë që shpalli All-llahu dhe për te fitojnë shumë të paktë, ata në barqet e tyre fusin vetëm zjarr. Atyre All-llahu nuk do tíu flasë në ditën e gjykimit dhe as nuk i shfajson ata, por për ta pason dënimi i rëndë e i padurueshëm.
175. Ata janë që në vend të udhëzimit e morën humbjen dhe dënimin në vend të shpëtimit. Sa të durueshëm qenkan ata ndaj zjarrit?
176. Atë (dënim) për shkak se All-llahu e zbriti librin (Tevratin), me sqarim të drejtë, e ata që bënë ndryshime në librin, janë në një përçarje të largët nga e vërteta.
177. Nuk është tërë e mira (e kufizuar) të ktheni fytyrat tuaja kah lindja ose perëndimi, por mirësi e vërtetë është ajo e atij që i beson All-llahut, ditës së gjykimit, engjëjve, librit, lajmëtarëve dhe pasurinë që e do, ua jep të afërmve, bonjakëve, të vërfërve, udhëtarëve, lypësve dhe për lirimin e robërve, dhe ai që e fal namazin, e jep zeqatin, dhe ata që kur premtojnë e zbatojnë, dhe të durueshmit në skamje, në sëmundje dhe në flakën e luftës. Të tillët janë ata të sinqertit dhe të tillët janë ata të devotshmit.
178. O ju që besuat, u është bërë obligim gjurmimi për dënim për mbytje: i liri për të lirin, robi për robin, femra për femrën. Kurse atij që i falet diçka nga vëllau i vet atëherë ajo le të përcillët (e atij që e fal) kuptueshëm dhe shpagimi (nga dorasi) atij le tíi bëhet me të mirë. kjo është një lehtësim dhe mëshirë prej Zotit tuaj. E kush tejkalon pas këtij (pajtim), ai ka një dënim të idhët.
179. O ju të zotët e mendjes, kjo masë e dënimit është jetë për ju, ashtu që të ruheni (nga mbytja e njëri tjetrit).
180. Kur ndonjërit prej jush i është afruar vdekja, nëse lë pasuri pas vete, testamenti (vasijeti) për prindërit dhe për të afërmit u është bërë juve obligim, por ashtu siç është drejtë. Për ata që janë të devotshëm kjo është detyrë që lypet kryer.
181. Kush bën ndryshimin e tij pasi që ta ketë dëgjuar (ditur) atë, mëkati për te u takon atyre që ndryshojnë. All-llahu dëgjon dhe di.
182. E kush frikësohet prej testamentuesit se gabimisht po largohet nga drejtësia, ose qëllimisht do të bëjë mëkat, ai që bën pajtim ndërmjet tyre, ai nuk ka mëkat. Vërtetë All-llahu shumë falë dhe shumë mëshiron.
183. O ju që besuat, agjërimi (saum ) u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm.
184. (jeni të obliguar për) Ditë të caktuara, e kush është i sëmurë prej jush ose është në udhëtim (e nuk agjëroi), atëherë ai (le të agjërojë) më vonë aq ditë. E ata që i rëndon ai (nuk mund të agjërojnë), janë të obliguar për kompenzim, ushqim (ditor), i një të varfëri ai që nga vullneti jep më tepër, ajo është aqë më mirë për te. Mirëpo, po që se dini, agjërimi është më i mirë për ju.
185. (ato ditë të numëruara janë) Muaji i Ramadanit që në te (filloi të) shpallet Kuríani, që është udhërëfyes për njerëz dhe sqaruesi i rrugës së drejtë dhe dallues (i të vërtetës nga gënjeshtra). E kush e përjeton prej jush këtë muaj, le të agjërojë, ndërsa kush është i sëmurë ose në udhëtim, le të agjërojë aqë ditë nga ditët e mëvonshme. All-llahu me këtë dëshiron lehtësim për ju, e nuk dëshiron vështërsim për ju. (të agjëroni ditët e lëshuara më vonë) Që të plotësoni numrin, të madhëroni All-llahun për atë se u udhëzoi dhe që të falenderoni.
186. E kur robët e Mi të pyesin ty për Mua, Unë jam afër, i përgjigjem lutjes kur lutësi më lutet, pra për të qenë ata drejt të udhëzuar, le të më përgjigjen ata Mua dhe le të më besojnë Mua.
187. Natën e agjërimit u është lejuar afrimi të gratë tuaja, ato janë prehje për ju dhe ju jeni prehje për ato. All-llahu e di se ju e keni mashtruar vetveten, andaj ua pranoi pendimin tuaj dhe ua fali gabimin. Tash e tutje bashkohuni me to dhe kërkoni atë që ua ka caktuar All-llahu dhe hani e pinin derisa qartë të dallohet peri i bardhë nga peri i zi në agim, e pastaj agjërimin plotësojeni deri në mbrëmje. E kur jeni të izoluar (në iítikafë) në xhamia, mos tíu afroheni atyre (për marëdhënie intime). Këto janë dispozitat e All-llahut, pra mos i kundërshtoni. Ja kështu, në këtë mënyrë All-llahu ua sqaron njerëzve argumentet e veta që ata të ruhen.
188. Dhe mos e hani pasurinë e njëri- tjetrit në mënyrë të palejuar, e as mos u paraqitni me te (me ryshfet) te gjyakatësit për të grabitur në mënyrë të padrejtë një pjesë të pasurisë së njerëzve, kur ju e dini (se pa të drejtë po e hani atë).
189. Të pyesin ty për hënën e re (dhe fazat e saj) Thuaj: ìAto janë përcaktime të kohës prë njerëzi dhe për haxh. Nuk është mirësi të hyni nga mbrapa në shtëpitë por është mirësi kush ruhet (nga të këqiat). Në shtëpia hyni kah dyert e tyre dhe kinie frikë All-llahun që ashtu të gjeni shpëtim.
190. Dhe luftoni në rrugën e All-llahut kundër atyre që ju sulmojnë e mos e teproni se All-llahu nuk i do ata që e teprojnë (e fillojnë luftën).
191. Dhe luftoni ata kudo që tíi zini, dëboni prej vendit ata sikurse ju përzuan ata juve. Fitneja është më e rëndë se vrasja. Mos i luftoni ata pranë xhamisë së shenjtë (Mesxhidul-Haram ) deri që ata tíju luftojnë juve aty, e nëse ju sulmojnë, atëherë sulmoni edhe ju ata. I këtillë është ndëshkimi ndaj pabesimtarëve.
192. Dhe nëse heqin dorë, pra All-llahu është Mëkatfalësi, Mëshiruesi.
193. Vritni ata derisa të zhduket fitneja dhe të aplikohet feja vetëm për All-llahun. E në qoftë se ndalen (nga propaganda dhe lufta), atëherë lereni armiqësinë, përveç atyre që janë zullumqarë.
194. Muaji i shenjtë ( i sivjetit) është për muajin e shenjtë (të vjetit), e shenjtëritë (shkelja e tyre) janë masë ndëshkuese. Pra, kush ju sulmon juve, kthenia sulmin atij edhe ju po në atë masë dhe kini frikë nga All-llahu e ta dini se All-llahu është me të devotshmit.
195. Dhe jepni për një rrugë të All-llahut e mos hidhni veten në rrezik dhe bëni mirë, se me të vërtetë All-llahu i do bamirësit.
196. E kryenie haxhin dhe umrën për hir të All-llahut, po në qoftë se pengoheni, atëherë (therrni për kurban) çka tíju vijë më lehtë prej kurbanëve, e mos i rruani kokat tuaja derisa të arrijë kurbani vendin e caktuar. Po kush është prej jush i sëmurë ose ka mundim koke (e rruhet para kohe) kompensim është: agjërim, sadaka ose kurban. E kur jeni të sigurt, ai që bënë umrën para haxhit (duhet therrë) një kurban që i vjen më lehtë, mirëpo nëse nuk ka, le të agjëroj tri ditë gjatë haxhit e shtatë ditë kur të ktheheni, këto jeni dhjetë ditë të plota. Ky është rregull për ata që nuk kanë familjen pranë xhamisë së shenjtë. Pra kinie dro All-llahun dhe dine se All-llahu është ndëshkues i rreptë.
197. Haxhi është në muajt e caktuar e kush bën (ia fillon të zbatojë) haxhin në këta muaj, nuk duhet afruar gruas, nuk bën të merr nëpër këmbë dispozitat e sheriatit, as nuk duhet shkaktuar grindje. All-llahu di për atë që e punoni nga e mira. Dhe përgatituni me furnizim (për rrugë), e furnizimi më i mirë është devotshmëria, e ju të zotët e mendjes keni dronë Time.
198. Nuk është mëkat për ju të kërkoni begati nga Zoti juaj (të bëni ndonjë tregti gjatë haxhit). E kur të derdheni (hiqeni) prej Arafatit , përmendeni All-llahun në vend të shenjtë (Muzdelife) , përmendeni Atë, ashtu si u ka udhëzuar Ai, sepse më parë ishit të humbur.
199. Pastaj zdirgjuni andej kah zdirgjen njerëzit, kërkoni All-llahut falje, se All-llahu fal e është mëshirues.
200. E kur tíi kryeni detyrat tuaja, përmendeni All-llahun sikurse i përkujtoni prindërit tuaj, bile përmendeni edhe më fortë. Ka disa prej njerëzve që thonë: ìZoti ynë, na jep Ti neve në këtë botë!î për të nuk ka asgjë në botën tjetër.
201. E, ka prej tyre asish që thonë: ìZoti ynë na jep të mira në këtë jetë, të mira edhe në botën tjetër, dhe na ruaj prej dënimit me zjarr!î
202. Të tillët e kanë shpërblimin nga ajo që e fituan. All-llahu është i shpejtë në llogari.
203. All-llahun përmendeni në ditët e caktuara (në ditët e bajramit). Kush ngutet (të largohet prej Mines) për dy ditë, nuk bën mëkat, po edhe ai që e shtyen (edhe për një ditë) nuk bënë mëkat, këto rregulla janë për atë që don të jetë i përpikët. Pra, kini kujdes All-llahun dhe dine se ju, te Ai tuboheni.
204. Ka ndonjë nga njerëzit që fjala e tij të mahnit, por vetëm në këtë botë (pse në botën tjetër gjykon Ai që e di të fshehtat), dhe për atë që ka në zemrën e tij, e paraqet All-llahun dëshmues, e në realitet ai është kundërshtari më i rreptë.
205. E posa të kthehet, ai në tokë vepron të bëjë shkatërrim në te, të asgjësojë të korrat (mbjelljet) dhe gjallesat. E All-llahu nuk e do çrregullimin (fesadin).
206. Dhe kur i thuet atij: ìKij frikë All-llahun!î, atë e kap eufori për punë mëkati. Shtrat i shëmtuar është ai që i takon atij (Xhehennemi).
207. Ka nga njerëzit, i cili për hirë të All-llahut e flijojnë vetveten, e edhe All-llahu është shumë i mëshirshëm për robtë e vet.
208. O ju që besuat, hyni në islamizmin e tërësishëm (Përqafoni fenë islame në tërësi), e mos ndiqni rrugën e djallit, sepse ai është armik i juaji i hapët.
209. E nëse devijoni pasi u kanë ardhur argumentet e qarta, ta dini pra se All-llahu është i plotëfuqishëm, i vetëdijshëm.
210. Ata nuk janë duke pritur tjetër, por vetëm tíu vijë All-llahu (urdhëri i All-llahut në ditën e gjykimit) nën hije të reve, (tíu vijnë) engjëjt dhe çështja të jetë e kryer (kush për Xhennet e kush për Xhehennem). Vetëm te All-llahu është fundi i të gjitha çështjeve.
211. Pyeti bijtë e Israilit, se sa argumente të çarta u kemi dhënë atyre (dhe nuk besuan). E kush e ndërron të mirën e All-llahut pasi që tíi ka ardhur ajo, síka dyshim se ndëshkimi i All-llahut është i ashpër. 212. Atyre që nuk besuan, u është bërë e hijshme jeta e kësaj bote dhe bëjnë tallje me ata që besuan. Po ata që u ruajtën (besimtarët) në ditën e kijametit. All-llahu i jep (shpërblim) pa masë atij që e do.
213. Njerëzit ishin një popull (të fesë së natyrshme islame) e (kur u përçanë) All-llahu dërgoi pejgamberët përgëzues dhe qortues, dhe atyre Ai u zbriti edhe librin me fakte të sakta për të gjykuar në atë që u kundërshtuan vetëm ata që kishin libër (ithëtarët e librit). E përpos atyre që iu kishte dhënë ai (libri) dhe u kishin ardhur argumente të qarta, nuk kundërshtoi kush në te (në librin), po edhe atë (kundërshtim e bënë), nga zilia ndërmjet tyre, mirëpo All-llahu me mëshirën e Tij i udhëzoi ata që besuan te e vërteta e asaj për çka ishin kundërshtuar. All-llahu e vënë në rrugë të drejtë atë që dëshiron.
214. Po ju menduat se do të hyni në Xhennet, pa u provuar edhe ju me shembullin e atyre që ishin para jush, të cilët i patën goditur skamjet e vuajtjet dhe qenë tronditur, sa që i dërguari thoshte, e me te edhe ata që kishin besuar: ìKur do të jetë ndihma e All-llahut?î Ja (u erdhi ndihma) vërtetë ndihma e All-llahut është afër!î
215. Të pyesin se çdo të japin. Thuaj: ìAtë që jepni për të afërmit, për bonjakët, për të varfërit, për gurbetçinjtë. E çdo të mirë që punoni, síka dyshim se All-llahu e di.
216. Juve u është bërë obligim kitali (xhihadi) , ndonëse ju e urreni atë. Por mund që ju ta urreni një send, e ai është shumë i dobishëm për ju, dhe mund që ju ta doni një send, e ai është dëm për ju. All-llahu di, e ju nuk dini.
217. Të pyesin për luftën në muajin e shenjtë, thuaj: ìLufta në te është e madhe (mëkat i madh) , por pengimi nga rruga e All-llahut, mosbesimi ndaj Tij, pengimi nga xhamia e shenjtë (Qabja) dhe dëbimi i banorëve të saj nga ajo, janë mëkate edhe më të mëdha te All-llahu. E fitneja është edhe më e madhe se mbytja. Ata do tíu luftojnë juve vazhdimisht për tíju zbrapsur, nëse munden, nga feja juaj. E kush zbrapset prej jush nga feja e tij dhe vdes si pabesimtar, ata i kanë zhdukur veprat e veta në këtë jetë dhe në jetën tjetër. Të tillët janë banorë të zjarrit dhe në të do të qëndrojnë përjetshëm.
218. Ata të cilët besuan, ata që u shpërngulën dhe luftuan në rrugën e All-llahut, ata meritojnë të shpresojnë në mëshirën e Tij. All-llahu falë shumë dhe është mëshirues.
219. Të pyesin ty për verën dhe bixhozin . Thuaj: ìQë të dyja janë mëkat i madh, e ka edhe dobi në to (të pakta) për njerëz, por dëmi i tyre është më i madh se dobia e tyre. Të pyesin ty edhe se çído të japin. Thuaj: ìTepricën!î Kështu ua sqaron All-llahu juve argumentet ashtu që të mendoni (çka është mirë e çka është keq).
220. (të mendoni) Për këtë botë dhe për botën tjetër. Dhe të pyesin ty për bonjakët. Thuaj: ìPo tíi ndihmoni në punët e tyre është më mirë, e nëse i përzieni (pasurin e tyre me tuajën), ata janë vëllezërit tuaj. All-llahu di të dallojë qëllimkeqin nga qëllimmiri. E sikur të dëshironte All-llahu do tíju rëndojë. All-llahu është më i fuqishëm, më i urti.
221. Mos u martoni me idhujtare deri që ato të besojnë (Zotin). Një robëresh besimtare është më e vlefshme se një idhujtare, edhe nëse ajo (idhujtarja) ju mahnitë. Mos u martoni as me idhujtarë deri që ata të besojnë (Zotin). Një rob besimtar është më i vlefshëm se idhujtari edhe nëse ai ju mahnit. Ata ju ftojnë për në zjarr, e All-llahu me mëshirën e vet ju fton për në Xhennet, për në shpëtim dhe u sqaron njerëzve argumentet e veta, ashtu që ata të përkujtojnë.
222. Të pyesin ty për menstruacionin (hajdin). Thuaj: ìAjo është gjendje e neveritur, andaj largohuni prej grave gjatë menstruacionit dhe mos iu afroni atyre (për marëdhënie) derisa të pastrohen. E kur të pastrohen, atëherë afrohuni atyre ashtu siç u ka lejuar All-llahu. All-llahu i do ata që pendohen, dhe ata që ruhen prej punëve të ndyta e të neveritshme.
223. Gratë tuaja janë vendmbjellje e juaj, afrohuni vendmbjelljes suaj si të dëshironi, por përgatitni për vetën tuaj, dhe kinie frikë All-llahu, e ta dini se fundi juaj është te Ai, e besimtarëve jepu myzhde.
224. E mos e bëni All-llahun peng të betimeve tuaja (kur betoheni në Te), kur doni të bëni vepra të mira, të silleni mirë dhe të bëni pajtim ndërmjet njerëzve. All-llahu dëgjon të gjitha dhe i di.
225. All-llahu nuk ju merr në përgjegjësi për betimet tuaja të paqëllimta, por ju merr për ato që i bëni qëllimisht me gjithë zemër. All-llahu është i butë dhe falë shumë.
226. Ata që betohen se do të largohen prej grave të tyre (të mos bëjnë kontakt me to), afati i pritjes është katër muaj. Në qoftë se kthehen ata (heqin dorë nga betimi), síka dyshim All-llahu bën falje dhe mëshiron.
227. E në qoftë se ata kanë vendosur për shkurorëzim, All-llahu dëgjon (fjalët e tyre) i di (qëllimet e tyre).
228. E ato gra që janë shkurorëzuar janë të obliguara të presin tri menstruacione. Nëse ato i besojnë All-llahut dhe ditës së mbramë, atyre nuk u lejohet të fshehin atë që All-llahu krijoi në mitrat e tyre. E burrat e tyre kanë më shumë të drejta që gjatë asaj kohe, nëse duan pajtim, tíi rikthejnë ato. Edhe atyre (grave) u takon e drejta sikurse edhe përgjegjësia në bashkëshortësi, e burrave u takon një përparësi ndaj tyre. All-llahu është i gjithfuqishëm, i urtië.
229. Lëshimi (pas së cilit mund të bëhet rikthimi) është dy herë, e (pastaj) ose jetë e njerëzishme (bashkëshortore) ose shkurorëzim me mirëkuptim. E juve (burrave) nuk u lejohet tíu merrni asnjë send nga ajo që u keni dhuruar (si niqah), vetëm nëse që të dy frikësoheni se nuk do të mund tíi ruajnë dispozitat e All-llahut (në bashkëshortësi). E nëse keni frikë se ata të dy nuk do të mund tíi ruajnë dispozitat e All-llahut, atëherë për atë, me çka ajo bën kompensim për shkurorëzim (hule) , për ata të dy nuk ka mëkate. Këto janë dispozita të All-llahut, pra mos i kundërshtoni, sepse kush i tejkalon dispozitat e All-llahut, pikërisht të tillët janë zullumqarët.
230. E në qoftë se ai (burri) e lëshon atë (për herë të tretë), pas atij (lëshimi) nuk lejohet më derisa të martohet ajo për një burrë tjetër. E nëse ai (burri i dytë) e lëshon atë, atëherë për ata dy, po qe se mendojnë se do tíi zbatojnë dispozitat e All-llahut, nuk ka pengesë të rikthehen (në bashkëshortësi). Këto janë dispozita të All-llahut që ia sqaron një populli që kupton.
231. E kur tíi keni lëshuar gratë dhe ato i afrohen afatit të tyre, atëherë ose mbani si duhet, ose i lëni si duhet (të kryejnë fatin), e mos i mbani sa për tíi dëmtuar, e të bëheni të padrejtë. E kush bën atë, ai e ka dëmtuar vetveten. Dispozitat e All-llahut mos i merrni për shaka. Përkujtoni të mirat e All-llahut, ndaj jush edhe atë që ju shpalli Kuríani dhe dispozitat e sheriatit me të cilat ju udhëzon, dhe keni frikë All-llahun e dine se All-llahu është i gjithdijshëm për çdo send.
232. Dhe kur i lëshoni gratë, e ato e përmbushin afatin e tyre (të pritjes), nëse pëlqejnë mes vete ashtu si kërkojnë rregullat, mos i pengoni që të martohen për burrat e tyre. Me këtë këshillohet ai që prej jush e beson All-llahun dhe botën tjetër, kjo është më e dobishme për ju, më e pastër, se All-llahu e di, e ju nuk e dini.
233. Nënat, ato që duan ta plotësojnë gjidhënien, janë të obliguara tíu japin gji fëmijëve të vet dy vjet të plota. I ati i fëmijës është i obliguar për furnizim dhe veshmbathjen e tyre (gruas) ashtu si është rregulli. Askush nuk ngarkohet më tepër, vetëm aq sa ka mundësin e tij. Asnjë nën nuk bën të dëmtohet me fëmijën e saj, e as babai me fëmijën e tij. Po ashtu është i obliguar edhe trashëgimtari (i fëmijës). E nëse pas një konsultimi dhe pëlqimi (prindërit) shfaqin dëshirën për ndërprerjen (më heret) e gjinit, nuk është ndonjë mëkat për ta. Nëse ju baballarët) për fëmijën tuaj dëshironi gjidhënëse tjetër me kusht që pagesën tíia bëni në mënyrë të duhur, nuk është ndonjë mëkat. Kini frikë nga All-llahu dhe dine se All-llahu sheh çka punoni.
234. E ata që vdesin dhe lënë gra pas vete, ato (gratë) presin katër muaj e dhjetë ditë. E kur ta kryejnë ato afatin e tyre, nuk është mëkat për ju (familja kujdestare) për atë që bëjnë ato në mënyrë të njerëzishme më veten e tyre. All-llahu hollësisht e di çka veproni.
235. Paraqitja juaj për martesë ndaj grave (që kanë kryer afatin e tyre), në mënyrë të tërthortë, ose mbajtja fshehtë në veten tuaj, nuk është mëkat për ju. All-llahu e di se ju do tíua përmendni atyre (dëshirën për martesë), por kursesi mos u premtoni atyre fshehtazi (diç tjetër), përpos tíu thoni fjalë të lejuara. Dhe mos vendosni lidhjen e kurorës derisa të përfundojë afati i caktuar. Ta dini se All-llahu e di çka fshehni në vete, pra kini frikë prej Atij, dhe dine se All-llahu shumë falë është i butë.
236. Nuk është mëkat për ju nëse i lëshoni gratë pa pasur kontakt (martesë) me to dhe para se tíu caktoni atyre ndonjë caktim (kurorë-nikah), po pajisni ato (me ndonjë pajisje), pasaniku sipas mundësisë së tij dhe i varfëri sipas mundësisë së tij. Një pajisje e zakonshme është obligim për bëmirësit.
237. E nëse i lëshoni ato para se të kontaktoni, por u keni pas caktuar atyre një caktim (kurorës), atëherë duhet tíu jepni gjysmën e asaj që e keni caktuar, përveç nëse ju falin ose ju falë ai në duart e të cilit është lidhja e kurorës. E të falni (burra ose gra) është më afër devotshmërisë, e mos e harroni bamirësinë ndërmjet jush. Vërtetë, All-llahu sheh atë që veproni.
238. Vazhdoni rregullisht namazet (faljet), e edhe atë namazin e mesëm , dhe ndaj All-llahut të jeni respektues (në namaze).
239. E nëse këni frikë (nga armiku), atëherë fauni duke ecur ose duke kaloruar , por kur të jeni të siguruar, përkujtoni (me namaz) All-llahun ashtu si u mësoi Ai për atë që ju nuk dinit.
240. Ata që vdesin nga mesi i juaj dhe lënë pas vete gra, le të testamentojnë (lënë porosi) për gratë e tyre, furnizimin për një vjet, duke mos i nxjerrë prej shtëpisë. E nëse (me dëshirën e vet) dalin, nuk është mëkat për ju për atë punë të lejueshme që bëjnë ato me vetveten. All-llahu është më i fuqishmi, më i dituri.
241. Për të devotshmit është obligim që edhe për gratë e lëshuara të bëjnë një furnizim të zakonshëm.
242. Kështu, që tíi kuptoni, All-llahu ua shpjegon argumentet e veta.
243. A nuk di për ata, të cilët nga frika prej vdekjes u larguan prej atëdheut të vet, e të cilët ishin me mijëra, e All-llahu atyre u tha: ìVdisni!î (ata vdiqën) Pastaj i ngjalli. All-llahu është shumë bamirës për njerëz, por shumica e njerëzve nuk janë mirënjohës.
244. Luftoni për hirë të All-llahut, etë dini se All-llahu dëgjon, di.
245. Kush është ai që i huazon All-llahut një hua të mirë, e Ai tíia shtojë atij shumëfish Atë? All-llahu shtrëngon (varfëron) dhe çliron (begaton) dhe kthimi juaj është vetëm te Ai.
246. A nuk ke marrë vesh për parinë e bijëve të israilit pas Musait? Kur i patën thënë një të dërguarit të tyre (Shemíunit): ìCakto për neve një sundues e të luftojmë në rrugën e All-llahut!î Ai (pejgamberi) tha: ìA mund të ndodhë që nëse lufta u bëhet obligim ju të mos luftoni!î ata thanë: ìE çíkemi ne që të mos luftojmë në rrugën e All-llahut, kur dihet se ne jemi dëbuar nga atdheu dhe bijt tanë?î E kur u obliguan me luftë, përveç një pakice prej tyre, ata u zbrapën. All-llahu është i njohur për punët e zullumqarëve.
247. Pejgamberi i tyre u tha: ìAll-llahu caktoi sundues tuajin Talutinî Ata thanë: ìSi mund të jetë ai sundues yni, kur ne kemi më shumë meritë se ai për sundim, madje ai edhe nuk është i pasur? Ai tha: ìAll-llahu zgjodhi atë sundues tuajin dhe e pajisi me dituri të gjerë e me fuqi trupore!î All-llahu ia jep sundimin e vet atij që do, All-llahu është dhurues i madh, i dijshëm.
248. Lajmëtari i tyre u tha: ìShenjë e sundimit të tij është që tíju sjellë arkën, që e bartin engjëjt, dhe që në te gjeni qetësim (shpirtëror - Sekine) nga Zoti juaj e, edhe diçka që ka mbetur nga thesari i familjes së Musait dhe Harunit. Síka dyshim se ky, po qe se jeni besimtarë, është një fakt për juî.
249. E kur doli (prej qytetit) Taluti me ushtrinë, tha: ìAll-llahu do tíju sprovojë me një lumë, e ai që pi prej atij, ai nuk është me mua, e kush nuk shijon atë, ai është me mua, përveç atij që me dorën e vet e pi një grusht?î Mirëpo, me përjashtim të një pakice prej tyre, të tjerët pinë nga ai. E kur e kaloi ai (taluti) atë së bashku me te edhe ata që ishin besimtarë thanë: ìNe sot nuk kemi fuqi kundër Xhalutit dhe ushtrisë së tij!î Po ata që ishin të bindur se do ta takonin All-llahun thanë: ìSa e sa grupe të vogla me dëshirën e All-llahut kanë triumfuar ndaj grupeve të mëdha!î All-llahu është me durimtarët.
250. E kur dualën përballë Xhalutit dhe ushtrisë së tij, thanë: ìZoti ynë! na dhuro durim! na i përforco këmbët tona dhe na ndihmo kundër pabesimtarëve!
251. Me ndihmën e All-llahut i thyen ata, e Davudi e mbyti Xhalutin dhe All-llahu i dha atij (Davudit) sundimin dhe hikmetin (urtësinë, nubuwetin ) dhe e mësoi atë për çdo gjë që deshi. Dhe sikur All-llahu të mos i mbronte njerëzit me disa prej disa të tjerëve, do të shkatërrohej toka, po All-llahu është bamirës i madh ndaj njerëzimit.
252. Këta janë argumente të All-llahut, po tíi lexojmë ty me saktësi, e síka dyshim se ti (Muhammed) je prej të dërguarve.
253. Këta (për të cilët të rrëfyem) janë të dërguarit, disa prej tyre i dalluam nga të tjerët, prej tyre pati që All-llahu u foli, disa i ngriti në shkallë më të lartë, Isait, birit të Merjemës i dhamë argumente dhe e përfocuam me shpirtin e shenjtë (Xhibrilin). E sikur të donte All-llahu, nuk do të mbyteshin ndërmjet vete ata (populli) që ishin pas tyre, pasi që atyre u patën zbritur argumentet, por ata megjithatë u përçanë. E pati prej tyre që besuan dhe pati të tillë që nuk besuan,e sikur të dëshironte All-llahu ata nuk do të mbyteshin, por All-llahu punon çka dëshiron.
254. O ju që keni besuar, para se të vijë një ditë kur nuk do të ketë as shitblerje, as miqësi, e as ndërmjetësi, jepni nga ajo me çka Ne u furnizuam juve. Pabesimtarët janë mizorë.
255. All-llahu - síka zot pos Tij. I Gjalli, Vigjiluesi. Nuk e ze të koturit, e as gjumi. E Tija është çíka në qiej dhe çíka në tokë. Kush mund të ndërmjetësojë te Ai, pos me lejën e Tij? Ai e di se çípo u ndodhë dhe çído tíu ndodhë. Dhe asgjë nga dija e Tij nuk mund të përvetësojnë, pos sa të dojë Ai. Ndërsa pushteti i Tij përfshin qiejt dhe tokën. E nuk lodhet duke i ruajtur (mirëmbajtur), ngase Ai është i Larti, Madhështori. (Ky ajet quhet edhe ìAjetul-Kursijî)
256. Në fe nuk ka dhunë. Është sqaruar e vërteta nga e kota. E kush nuk i beson tagutët , e i beson All-llahut, ai është kapur për lidhjen më të fortë, e cila nuk ka këputje. All-llahu është dëgjues i dijshëm.
257. All-llahu është mbikëqyrës i atyre që besuan, i nxjerr ata prej errësirave në dritë. E kujdestarë të atyre që nuk besuan janë djajtë që i nxjerrin ata prej drite e i hudhin në errësira. Ata janë banues të zjarrit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë.
258. A nuk ke arritur të dijsh për atë që përse All-llahu i kishte dhënë pushtet, ai (Nemrudi) polemizoi me Ibrahimin rreth Zotit të tij. Kur Ibrahimi tha: ìZoti im është Ai që jep jetë dhe vdekje!î Ai tha: ìEdhe unë jep jetë dhe vdekje!î Ibrahimi tha: ìZoti im e sjell diellin nga lindja, sille pra ti atë nga perëndimi?î Atëherë ai që nuk besoi mbeti i hutuar. All-llahu shpie në rrugë të drejtë popullin mizor.
259. Ose (nuk je i njohur) me shembullin e atij që kaloi pranë një fshati që ishte rrënuar në kulmet e tij, e tha: ìSi e ngjallë All-llahu këtë pas shkatërrimit të tij?î e All-llahu e bëri të vdekur atë (pyetësin - Uzejrin) njëqind vjet, pastaj e ringjalli dhe i tha: ìSa qëndrove (i vdekur)?î Ai tha: ìNjë ditë, ose një pjesë të ditës!î Ai (All-llahu) Tha:îJo, por ke ndejtur (i vdekur) njëqind vjet, shikoje ushqimin dhe pijen tënde si nuk është prishur, e shikoje edhe gomarin tënd (si i janë shkapërderdhur eshtrat). E për të bërë ty argument për njerëzit (bëmë këtë sprovë), shiko se si i kombinojmë eshtrat e pastaj i veshim me mish. E kur iu bë e qartë atij tha: ìU binda se me të vërtetë All-llahu ka mundësi për çdo send!î
260. ìPërkujto kur Ibrahimi tha: ìZoti im, më mundëso të shoh se si i ngjallë të vdekurit?î Ai (Zoti) tha: ìA nuk beson?î Ai (Ibrahimi) tha: ìPo, por desha që zemra e ime të ngopet (bindje)!î Ai (Zoti) tha: ìMerri katër shpezë pranë vete (therri e copëtoji), e pastaj në çdo kodër vëne nga një pjesë të tyre, mandej thirri ato, do të vijnë ty shpejt, e dije se All-llahu është i Gjithfuqishmi, i Urti. î
261. Shembulli i pasurisë së atyre që e japin në rrugën e All-llahut është si një kokërr prej të cilës mbijnë shtatë kallinj, ndërsa në secilin kalli ka nga njëqind kokrra. All-llahu ia shumëfishon (shpërblimin) atij që dëshiron, All-llahu është Bujar i Madh, i di qëllimet.
262. Ata që për hir të All-llahut e japin pasurinë e tyre, e pastaj atë që e dhanë nuk e përcjellin me të përmendur e me mburrje, ata e kanë shpërblimin e vet të Zoti i tyre, për ta nuk ka frikë, ata as që do të brengosen.
263. Një fjalë e mirë dhe një lehtësim (që i bëhet lypësit) është më e mirë se një lëmoshë që përcillet me të keqe. All-llahu nuk ka nevojë për askë, është i Butë.
264. O ju që besuat, mos i prishni lëmoshat tuaja me të krenuar e me ofendim siç bën ai që ia jep pasurinë e vet sa par sy e faqe të njerëzve, e nuk beson All-llahun dhe botën tjetër. Shembulli i tij është si një gur i madh e i lëmuar bmi të cilin ka pak dhe, e kur e godet atë një shi i madh e lë të zhveshur (lakuriq). Ata (formalistët) nuk arrijnë asgjë nga ajo që punuan. All-llahu nuk udhëzon popullin pabesimtar.
265. E shembulli i atyre që pasurinë e vet e japin nga bindja e tyre e duke kërkuar kënaqësinë e All-llahut, i përngjan një kopshti në një rrafshnaltë që i bie shi i madh, e ai jep fruta të dyfishtë. Po edhe nëse nuk i bie shi i madh, i bie një rigë (që i mjafton). All-llahu sheh atë që veproni.
266. A dëshiron ndonjëri prej jush ndonjë kopsht me hurma e rrush në të cilin rrjedhin lumenj, në të cilin ka nga të gjitha frutet, e atë (pronarin e kopshtit) ta ketë kapur pleqëria dhe ai të ketë pasardhës të mitur, e atë (kopshtin) ta godasë ndonjë stuhi me zjarr e ta djegë. Kështu All-llahu jua sqaron argumentet që të mendoni.
267. O ju që besuat, jepni nga më e mira e asaj që e fituat dhe nga ajo që ju dhamë prej tokës, e mos nxitoni ta jepni atë më të pavlefshmen nga ajo, e që ju nuk do ta pranonit për vete pos symbyllas. Dhe dijeni se All-llahu nuk ka nevojë për ju, ngase është i Madhëruar.
268. Djalli ju frikëson me varfëri dhe ju urdhëron për të këqija, e All-llahu ju garanton falje (mëkatesh) e begati; All-llahu është Dhurues i Madh, i Dijshëm.
269. Ai ia dhuron hikmetin atij që do, e kujt i është dhënë hikmeti, i është dhënë mirësi e shumtë, por nuk përkujtohet askush pos të mençurve.
270. All-llahu di për atë që e keni dhënë nga pasuria ose keni zbatuar ndonjë premtim (nedhër), e për mëkatarët nuk ka ndonjë ndihmës.
271. Nëse lëmoshat i jepni haptazi, ajo është mirë, por nëse ato ua jepni të varfërve fshehurazi, ajo është edhe më e mirë për ju dhe Ai ua largon të këqiat. All-llahu është i njohur hollësisht për veprat e juaja.
272. ìNuk është obligim yti (Muhammed) udhëzimi i tyre (në rrugë të drejtë), All-llahu e shpie në rrugë të drejtë ate që do. Çkado që të jepni nga pasuria, e keni për veten tuaj, po mos jepni për tjetërkë, por vetëm për hir të All-llahut, e çkado që tíu jepni të tjerëve nga pasuria, ajo do tíu kompensohet në mënyrë të plotë duke mos ju dëmtuar. î
273. (Jepni) për të varfërit që janë të angazhuar në rrugën e All-llahut dhe nuk kanë mundësi të gjallërojnë në tokë, duke qenë se ata nuk lypin, prandaj ai që nuk e di gjendjen e tyre mendon se ata janë të pasur. Ata i njeh nga vetë pamja e tyre (të raskapitur), por nuk kërkojnë e as nuk i mërzisin njerëzit. Pra çkado që të jepni nga pasuria, síka dyshim se All-llahu e di atë mirë.
274. Ata, të cilët pasurinë e tyre e shpërndajnë (në rrugë të Zotit) natën e ditën, fshehurazi ose haptazi, ata shpërblimin e vet e kanë të Zoti i tyre dhe për ta nuk ka as frikë, as pikëllim.
275. Ata që e hanë kamatën nuk ngrehen ndryshe pos siç ngrehet i çmenduri nga të prekurit e djallit. (Bëjnë) kështu ngase thanë: ìShitblerja nuk është pos kamatë!î e All-llahu ka lejuar shitblerjen, ndërsa ka ndaluar kamatën. Atij që i ka ardhur këshillë (udhëzim ) prej Zotit të tij dhe është ndalur (prej kamatës) i ka takuar e kaluara dhe çështja e saj mbetet te All-llahu, e kush e përsërit (pas ndalimit), ata janë banues të zjarrit, ku do të mbesin përgjithmonë.
276. All-llahu zhduk kamatën dhe shton lëmoshën, All-llahu nuk e do asnjë besëprerë dhe mëkatar.
277. Síka dyshim se ata që besuan dhe bënë vepra të mira, falën namazin dhe dhanë zekatin i pret shpërblim i madh te Zoti i tyre, ata nuk do të kenë kurrfarë frike as brengosje.
278. O ju që besuat, keni frikë All-llahun dhe nëse jeni besimtarë të sinqertë hiqni dorë prej asaj që ka mbetur nga kamata.
279. E në qoftë se nuk e bëni këtë (nuk heqni dorë nga kamata), atëherë binduni se jeni në konflikt me All-llahun dhe të dërguarin e Tij. E nëse jeni penduar, atëherë juve ju takon kryet e mallit tuaj - askë nuk dëmtoni, e as vetë nuk dëmtoheni.
280. Po në qoftë se ai (borxhliu) është në gjendje të vështirë, atëherë bëni një pritje deri sa të vijë në një çlirim. E tíia falni (borxhin) në emër të lëmoshës është shumë më e mirë për ju, nëse dini.
281. Dhe ruajuni ditës kur do të ktheheni te All-llahu, dhe secilit njeri i plotësohet ajo që ka fituar, dhe atyre nuk u bëhet padrejtësi.
282. O besimtarë, kur merrni hua prej njëri-tjetrit për një afat të caktuar, shkruajeni atë. Dhe nga gjiu juaj le të shkruajë një shkrues i drejtë dhe të mos ngurrojë nga të shkruarit ashtu siç e ka mësuar All-llahu. Le të shkruajë, ndërsa atij le tíi diktojë ai që pranon borxhin, le tíi frikësohet All-llahut, Zotit të tij e të mos lërë mangët asnjë send nga ai. E në qoftë se ai që ngarkohet me borxh është i paaftë mentalisht, është i mitur ose nuk është në gjendje të diktojë, atëherë le të diktojë drejt kujdestari i tij. Kërkoni të dëshmojnë dy dëshmitarë burra nga mesi juaj, e në qoftë se nuk janë dy burra, atëherë një burr e dy gra, nga dëshmitarët që i pëlqeni. (Dy gra në vend të një burri) Për atë se nëse njëra prej tyre gabon, tíia përkujtojë tjetra. Dëshmitarët të mos refuzojnë kur të thirren. Dhe mos përtoni për ta shkruar atë dhe afatin e tij, i vogël qoftë ose i madh, sepse kjo është më e drejtë te All-llahu, më e fortë për dëshmi dhe më afër mosdyshimit. Vetëm nëse është tregti e menjëherëshme (dora-doras) që e praktikoni mes jush, atëherë nuk është ndonjë mëkat të mos e shënoni. Por, kur bëni shitblerje, dëshmojeni. E ai (pronari i pasurisë) nuk dëmton as shkruesit as dëshmitarët, e nëse bëni (dëmtimin), ai është mosrespekt i juaj (ndaj dispozitave të All-llahut). Keni frikë All-llahun se All-llahu ju dhuron dituri (të jashtzako-nshme), All-llahu është i Gjithdijshëm për çdo send.
283. E në qoftë se gjendeni në udhëtim dhe nuk gjeni shkrues, atëherë merrni peng (paradhënie ose kapar) . E nëse i besoni njëri-tjetrit, atij që i është besuar le ta zbatojë atë (amanetin) që i është besuar, dhe le të ketë frikë All-llahun, Zotin e tij. Mos e fshehni dëshminë, sepse ai që e fsheh atë është mëkatar me zemrën e vet, All-llahu di atë që veproni.
284. Të All-llahut janë çíka në qiell dhe çíka në tokë, e për atë që e keni në veten tuaj, e shfaqët haptazi ose e mbajtët fshehtë, All-llahu do tíju marrë në llogari, e Ai ia fal atij që do dhe dënon atë që do. All-llahu ka mundësi për çdo send.
285. I dërguari i besoi asaj që iu shpall prej Zotit të Tij, si dhe besimtarët. Secili i besoi All-llahut dhe melekëve të Tij dhe të dërguarve të Tij. ìNe nuk bëjmë dallim në asnjërin nga të dërguarit e Tijî, dhe thanë: ìDëgjuam dhe respektuam. Kërkojmë faljen tënde o Zoti ynë, te Ti është ardhmëria (jonë). î
286. All-llahu nuk ngarkon askë përtej mundësive të veta, atij (njeriut) i takon ajo që e fitoi dhe atij i bie ajo (e keqe) që e meritoi. ìZoti ynë, mos na dëno nëse harrojmë ose gabojmë! Zoti ynë, mos na ngarko neve barrë të rëndë siç i ngarkove ata para nesh! Dhe Zoti ynë, mos na ngarko me atë për të cilën nuk kemi fuqi! Dhe na i mbulo të këqiat, na fal dhe na mëshiro. Ti je Mbrojtësi ynë, pra na ndihmo kundër popullit pabesimtar!
102. (E hodhën librin e Zotit) E ndoqën atë që thonin djajt në kohën e sundimit të Sulejmanit. Por Sulejmani nuk ishte i pafe, djajt ishin të pafe, sepse u mësonin njerëzve magjinë. (Ndoqën) Edhe atë që u zbriti në Babil dy engjëjve, Harutit dhe Marutit. E ata të dy nuk i mësonin askujt (magjinë) para se tíi thonin: ìNe jemi vetëm sprovë, pra mos u bën i pa fe!î E, mësonin (njerëzit) prej atyre dyve atë (magji) me çka ndanin burrin prej gruas së vet, por pa lejën e All-llahut me atë askujt nuk mund tíi bënin dëm dhe ashtu mësonin çka u sillte dëm e nuk u sillte dobi atyre. E ata (jehuditë) e kanë ditur se ai që (hodhi librin) e zgjodhi atë (magjinë), ai në botën tjetër nuk ka ndonjë të drejtë (në mëshirën e Zotit). Po ta dinin, ata se për çíka e shitën vetveten, ajo është shumë e keqe.
103. E sikur të kishin besuar ata dhe sikur të ishin ruajtur (prej mëkateve), po të dinin, shpërblimi prej All-llahut do të ishte shumë më i dobishëm.
104. O ju që keni besuar, mos thuani: Raina - po thuani: Undhurna dhe respektoni! Mosbesimtarët kanë dënim të dhëmbshëm.
105. As ata, ithtarët e librit që nuk besuan, e as idhujtarët nuk duan që juve të ju vijë ndonjë e mirë nga Zoti juaj. Mirëpo, All-llahu me mëshirën e vet veçon atë që dëshiron, All-llahu është Zot i mirësisë së madhe.
106. Ne nuk abrogojmë (pezullojmë) asnjë nga argumentet tona, apo ta hedhim në harresë e të mos sjellim edhe më të dobishëm se ai, ose të ngjashëm me te. A nuk e ke ditur se All-llahu është i plotfuqishëm për çdo send?
107. A nuk e ke ditur se vetëm All-llahut i takon sundimi i qiejve e i tokës, dhe se pos All-llahut nuk keni as mbrojtës as ndihmëtar.
108. A doni të pyetni të dërguarin tuaj sikurse u pyet më parë Musai. Ai që e ndërron besimin me mosbesimin, ai tanimë e ka humbur rrugën e drejtë.
109. Shumë ithtarë të librit (jehudi, krishterë), edhe pasiqë iu është bërë e qartë e vërteta, nga vetë zilia e tyre personale dëshiruan që pas besimit tuaj tíiu kthejnë në mosbesimtarë, pra ju lini dhe largohuni prej tyre derisa All-llahu ta sjellë urdhërin e vet. All-llahu ka mundësi për çdo send.
110. Kryeni faljen (namazin) dhe jepne Zeqatin, e çfardo të mirë që e përgatitni për veten tuaj, atë e gjeni te All-llahu. Síka dyshim All-llahu përcjell çdo veprim tuajin.
111. Ata edhe thanë: ìKurrsesi nuk ka për të hyrë kush në Xhennet, përveç atij që është jehudi ose i krishterë! Ato janë fantazi të tyre! Thuaju: ìSillni argumentin tuaj (çka thoni) po qe se jeni të drejtë?
112. Nuk është ashtu (si thonë ata), po ai që është dorëzuar All-llahut dhe është bamirës, ai e ka shpërblimin e vet te Zoti i tij, për ata nuk ka frikë, as nuk kanë pse të mërziten.
113. Jehuditë thanë se të krishterët nuk kanë të mbështetur në asgjë (nuk kanë fe të vërtetë). Edhe të krishterët thanë se jehudit nuk janë të mbështetur në asgjë, e duke qenë se ata të dy palët e lexojnë librin. Po kështu si thëniet e tyre, thanë edhe ata që nuk dinin (idhujtarët për Muhammedin). Po në ditën e gjykimit për atë që ata nuk pajtoheshin, All-llahu gjykon ndërmjet tyre.
114. E kush mundet të jetë më mizor se ai që në xhamitë e All-llahut pengon të përmendet emri i Tij (të bëhet ibadet) dhe përpiqet për shkatërrimin e tyre. Atyre ndryshe nuk u takoi të hyjnë vetë në to, vetëm duke qenë rrespektues (të tyre e jo rrënues). Ata në këtë jetë kanë nënçmim e në botën tjetër dënim të madh.
115. Të All-llahut janë edhe (anët nga) lindja edhe perëndimi, dhe kahdo që të ktheheni, aty është anë e All-llahut. Vërtetë, All-llahu është i gjerë (në bujari) e i dijshëm.
116. Ata (ithtarët e librit) thanë: ìAll-llahu ka fëmijëî I pastër është Ai nga kjo e metë! E Tij është gjithçka në qiej e në tokë, gjithçka i është nënshtruar Atij.
117. Ai është shpikës i qiejve e i tokës (pa kurrfarë modeli të mëparshëm) e kur dëshiron diçka, ai vetëm i thotë: ìBëhu!î në atë moment bëhet.
118. E ata që nuk dinë (kurejshitët politeistë) thanë: ìPërse të mos na flasë neve All-llahu, ose të na vijë ndonjë argument!î po kështu, thëniet e tyre në mënyrë të njëjtë i patën përsëritur edhe ata që ishin para tyre. Të njëjta janë zemrat e tyre. Ne tanimë sqaruam argumentet për një popull që dëshiron të bindet.
119. Ne të dërguam ty (o Muhammed a. s.) me të Vërtetën (Islamin), përgëzues dhe nedhir (vërejtës, qortues, paralajmërues), e ti nuk je përgjegjës për banuesit e Xhehennemit.
120. As jehuditë, e as krishterët kurrë nuk do të jenë të kënaqur me ty deri që të pasosh fenë e tyre. Thuaju: ìUdhëzimi i All-llahut është udhëzim i drejtë. E nëse pasiqë të ka ardhur ty e vërteta shkon pas mendimeve të tyre, nuk ka kush të ndihmojë e as të mbrojë nga All-llahu.
121. Atyre, të cilëve u dhamë librin dhe të cilët e lexojnë drejtë ashtu si është, ata e besojnë atë (Kuríanin). E ata që e mohojnë atë, të tillët janë ata që dështuan (në dynja e në ahiret).
122. O bijtë e israilit, kujtoni të mirat e Mia që ua dhurova, që ju dallova mbi njerëzit tjerë (të asaj kohe).
123. Dhe ruajuni një ditë kur askush nuk do të mund ta ndihmojë tjetrin për asnjë send, nuk pranohet prej askujt kompensim, nuk do tíi bëjë dobi askujt ndonjë ndërmjetësim dhe as që do të ndihmohen (mëkatarët).
124. Përkujto (O i dërguar) kur Zoti i vet, Ibrahimin e provoi me disa obligime, e ai i përmbushi ato, e Ai tha: ìUnë po të bëj ty prijës (imam) të njerëzimit!î Ai tha: ì(bën o Zot) Edhe nga pasardhësit e mi!î (Zoti) Tha: ìMirësinë Time nuk mund ta gëzojnë mizorët!î
125. Dhe kur shtëpinë (Qaben) e bëmë vendkthim dhe vendsigurie për njerëzit, (u thamë) Vendin ku qëndroi Ibrahimi pranonie për vendfalje! Ibrahimin dhe Ismailin i urdhëruam: ju të dy pastrone shtëpinë Time për vizituesit, për ata që qëndrojnë aty dhe për ata që falen aty.
126. Dhe kur Ibrahimi tha: ìZoti im, bëje këtë një qytet sigurie dhe banorët e tij, që besuan All-llahun dhe jetën tjetër, furnizoj me lloje të frutave!î Ai (All-llahu) tha: ì(e furnizoj) Edhe atij që nuk besoi do tíia mundësoj shfrytëzimin e frutave për një kohë të shkurtër, e pastaj do ta shtyej në dënimin e zjarrit, e sa përundim i shëmtuar është ai.
127. Edhe kur Ibrahimi dhe Ismaili, duke i ngritur themelet e shtëpisë (Qabes luteshin): ìZoti ynë, pranoje prej nesh, se me të vërtetë Ti je që dëgjon dhe di!î
128. Zoti ynë, bëna neve dyve besimtarë të sinqertë ndaj Teje dhe nga pasardhësit tanë, njerëz të bindur ndaj Teje, na e mëso manasikun (rregullat e adhurimit) dhe falna neve, vërtetë Ti je Falësi, Mëshiruesi!î
129. Zoti ynë, dërgo ndër ta, nga gjiu i tyre të dërguar që tíu lexojë atyre ajetet Tua, tíu mësojë atyre librin dhe urtësinë, e tíi pastroj (prej ndytësisë së idhujtarisë) ata. Síka dyshim se Ti je ngadhënjyesi, i dijshmi.
130. E kush largohet prej fesë së Ibrahimit përveç atij që poshtron vetveten. Ne atë e bëmë të zgjedhur në këtë botë, kurse në botën tjetër ai është njëri prej të lartëve.
131. Kur Zoti i vet atij i tha: ìDorëzohuî! Ai tha: ìIu kam dorëzuar Zotit të gjithësisëî!
132. E Ibrahimi i porositi bijtë e tij me këtë (fe), e edhe Jakubi, (u thanë) ìO bijtë e mi, All-llahu ua zgjodhi fenë (islame) juve, pra mos vdisni ndryshe, por vetëm duke qenë muslimanë!î
133. A ishit ju (ithtarë të librit) dëshmitarë kur Jakubit iu afrua vdekja, e ai bijve të vet u tha: ìÇka do të adhuroni pas mejeî? Ata thanë: ìDo të adhurojmë Zotin (Ilah ) tënd, dhe Zotin e prindërve tuaj: Ibrahimit, Ismailit, Isíhakut, Një të Vetmin Zot dhe ne, vetëm Atij i jemi dorëzuar!î
134. Ai ishte një popull që kaloi, atij i takoi ajo që fitoi, e juve u takon ajo që fituat, prandaj ju nuk jeni përgjegjës për atë që vepruan ata.
135. Ata (ithtarët e librit) thanë: ìBëhuni jehudi ose të krishterë, e gjeni rrugën e drejtëî! Thuaj: ìjo, (asnjërën) por fenë e drejtë të Ibrahimit që ai nuk ishte nga idhujtarët.
136. Ju (besimtarë) thuani: ìNe i besuam All-llahut, atë që na u shpall neve, atë që iu shpall Ibrahimit, Ismailit, Isíhakut, Jakubit dhe pasardhësve (të Jakubit që ishin të ndarë në dymbedhjetë kabile), atë që i është dhënë Musait, Isait dhe atë që iu është dhënë nga Zoti i tyre pejgamberëve, ne nuk bëjmë dallim në asnjërin prej tyre dhe ne vetëm atij i jemi bindur.
137. Në qoftë se ata besuan ashtu siç besuat ju ata vërtetë kanë gjetur rrugën e drejtë, e nëse refuzojnë, atëherë ata janë kundërshtarë (opozitë), po ty (Muhammed) kundër tyre do të mjaftojë All-llahu. Ai është dëgjuesi, i dijshmi.
138. (kjo fe jona është) Njgyrosje e All-llahut, e kush ngjyros (me fe) më mirë se All-llahu? Ne vetëm atë e adhurojmë.
139. Thuaj: ìA doni të grindeni me ne për All-llahun, e Ai është Zoti ynë dhe Zoti juaj dhe ne kemi vepra (shpërblimin e veprave) tona, e ju keni veprat tuaja. Por ne jemi (besimtarë) të sinqertë ndaj Tij.
140. A pretendoni se Ibrahimi, Ismaili, Is-haku, Jakubi dhe pasardhësit kanë qenë jehudi ose të krishterë? Thuaj: ìA e dini ju më mirë apo All-llahu? Kush është më mizor se ai, që e ka dëshminë e All-llahut pranë veti dhe e fshehë. All-llahu nuk është i panjoftuar me veprimet tuajaî.
141. Ai ishte një popull që shkoi, të cilit i takoi ajo që fitoi, e juve u takon ajo që fituat, prandaj ju nuk jeni përgjegjës për atë që ata vepruan.
142. Disa mendjelehtë nga njerëzit do të thonë: ìÇka i ktheu ata (muslimanët) prej kiblës (drejtimit) në të cilin ishin ata (Kudsi)? Thuaj: ìTë All-llahut janë lindja dhe perëndimi, Ai e vë në rrugën e drejtë atë që doî.
143. Disa ashtu (sikur u udhëzuam në fenë islame) Ne u bëmë juve një popull të drejtë (një mes të zgjedhur) për të qenë ju dëshmitarë (në ditën e gjykimit) ndaj njerëzve , dhe për të qenë i dërguari dëshmitar ndaj jush. E kiblen nga e cila ti u drejtove nuk e bëmë për tjetër, vetëm se për të provuar atë që shkon pas të dërguarit, nga ai që kthehet prapa, ndonëse kjo ka qenë vështirë (për disa), por jo edhe për ata që All-llahu i drejtoi. All-llahu nuk është që tíua humbë besimin tuaj. Síka dyshim se All-llahu është shumë i butë dhe mëshirues ndaj njerëzve.
144. Ne shumë herë po shohim kthimin e fytyrës tënde kah qielli, e Ne gjithqysh do të drejtojmë ty në drejtim të një kibleje (Qabja) që ti e do atë. Pra kthehu anës së xhamisë së shenjtë (Qabes), dhe kudo që të jeni (o besimtarë) kthehuni kah ajo anë. E atyre që u është dhuruar libri, ata e dinë sigurisht se kjo (kthesë) është e vërtetë nga Zoti i tyre. E All-llahut nuk mund tíi fshihet ajo që veprojnë ata.
145. Po edhe sikur tíu sillshe çdo lloj argumenti atyre që u është dhënë libri, ata nuk pasojnë kiblen tënde, e as ti nuk do të pasosh kiblen e tyre, po asnjëra palë nuk do ta pasojë kiblen e tjetrës. E pas dijes, e cila të ka ardhur, po e zëmë se ishe vënë pas dëshirave të tyre, atëherë ti do të ishe mizor.
146. Atyre që u kemi dhënë librin, ata e njohin ate (Muhammedin) siç i njohin bijtë e vet, e një grup prej tyre edhe pse e dinë këtë, janë duke e fshehur të vërtetën.
147. E vërteta është nga Zoti yt, pra kurrsesi mos u bë nga ata që dyshojnë.
148. Secili (popull) ka një anë, të cilës ai i kthehet, ju shpejtoni kah punët e mbara, kudo që të jeni All-llahu ka për tíju tubuar të gjithëve, All-llahu ka fuqi për çdo send.
149. Kahdo që të shkosh ktheje fytyrën tënde kah ana e xhamisë së shenjtë, kjo është e vërtetë nga Zoti yt. All-llahu përcjell gjithçka veproni ju.
150. Dhe kahdo që të dalësh, ktheje fytyrën tënde kah ana e xhamisë së shenjtë (Qabja) dhe kudo që të gjendeni ktheni fytyrat tuaja kah ana e saj, ashtu që njerëzit mos të kenë argument kundër jush, përveç atyre që janë mizorë nga ata (që nga inati nuk pranojnë kurrfarë fakti), por mos ia keni frikën atyre, frikësohuni prej Meje (e bëra këtë) që të gjeni rrugën e drejtë dhe që të plotësojë mirësinë Time ndaj jush.
151. (sikurse plotësova mirësinë Time ndaj jush) Ashtu siç dërguam nga gjiu i juaj të dërguar tíu lexojë ajetet Tona, tíju pastrojë, e tíju mësojë librin dhe traditën, e edhe tíju mësojë atë që nuk e dinit.
152. Pra më kujtoni Mua, Unë ju kujtoj juve, Më falënderoni e mos Më mohoni.
153. O ju që keni besuar, kërkoni ndihmë me durim e me të falur, se vërtetë All-llahu është me durimtarët.
154. E për ata që u mbytën në rrugën e All-llahut mos thoni: ìJanë të vdekurî, Jo, ata janë të gjallë, por ju nuk kuptoni.
155. Ne do tíju sprovojmë me ndonjë frikë, me uri, me ndonjë humbje nga pasuria e nga jeta e edhe nga frytet, por ti përgëzoji durimtarët.
156. Të cilët, kur i godet ndonjë e pakëndëshme thonë: ìNe jemi të All-llahut dhe ne vetëm te Ai kthehemi!î
157. Të tillët janë ata që kanë bekime prej Zotit të tyre dhe mëshirë dhe të tillët janë ata të udhëzuarit.
158. ìSafaî dhe ìMerveî janë nga shenjat (për adhurim) e All-llahut, e kush e mësyen shtëpinë për haxh (Qaben për haxh), ose për umre (vizitë jashtë kohës së haxhit), nuk është mëkat për te tíi vizitojë ato dyja (të ece në ato dy vende). E kush bën ndonjë të mirë nga vullneti (jo obliguese), síka dyshim se All-llahu është shpërblyes i gjithdijshëm.
159. Ata, të cilët fshehin argmentet dhe faktet që Ne i shpallëm, e pasi që ato ua sqaruam njerëzve në librin, të tillët i mallkon All-llahu, i mallkojnë edhe ata që mallkojnë.
160. Përveç atyre që pendohen, që përmirësohen dhe që u shpjegojnë njerëzve, (të vërtetën), të tillëve ua pranoj pendimin, se Unë pranoj shumë pendimin, jam mëshirues.
161. Ata, të cilët mohuan dhe vdiqën si pabesimtarë, kundër tyre është mallkimi i All-llahut, i engjëjve dhe i të gjithë njerëzve.
162. Ata përgjithmonë janë aty (në zjarrë), as nuk u lehtësohet dënimi, as nuk u jepet afat.
163. Zoti juaj (që meriton adhurim) është një, All-llahu, nuk ka zot pos Atij që është mëshirëplotë, gjithnjë mëshiron.
164. Është fakt se në krijimin e qiejve e të tokës, në ndërrimin e natës e të ditës, të anijes që lundron në det që u sjell dobi njerëzve, në atë shi që e lëshon All-llahu prej së larti e me të ngjall tokën pas vdekjes së saj dhe përhapë në te nga çdo lloj gjallese, në qarkullimin e erërave dhe reve të nënshtruara mes qiellit e tokës, (në të gjitha këto), për një popull që ka mend ka argumente.
165. E nga njerëzit ka asish që në vend të All-llahut besojnë idhujt , që i duan (i madhërojnë) ata, sikur (që besimtarët e vërtetë e duan) All-llahun, po dashuria e atyre që besuan All-llahun është shumë më e fortë. E sikur që dinin ata që bënë mizori se kur do ta shohin dënimin (në botën tjetër), do të binden se e tërë fuqia i takon vetëm All-llahut (e jo idhujve) dhe se All-llahu është ndëshkues i rreptë.
166. Dhe (sikur të shihnin) kur do të largohen ata që u prinin atyre që i ndiqnin (paria largohet prej atyre që u shkuan pas), e të gjithë e shohin dënimin dhe këputen lidhjet e tyre.
167. E Ata, të cilët u patën shkuar pas do të thonë: ìAh, sikur të na lejohej një kthim (në dynja) e të largohemi prej tyre (prijësve) siç u larguan ata tash prej nesh!î Kështu All-llahu do tíju paraqesë veprat që janë dëshprim për ta, e ata nuk kanë të dalë prej zjarrit.
168. O ju njerëz, hani nga ajo që është në tokë e që është e lejuar dhe e mirë, e mos shkoni hapave të djallit se ai është armik i hapët i juaji.
169. Ai ju urdhëron vetëm me të këqia e turpësi, dhe ju shtyen të thoni për All-llahun atë që nuk e dini.
170. E kur u thuhet atyre (idhujtarëve): ìPranoni atë që All-llahu e shpalli!î Ata thonë: ìJo, ne ndjekim atë rrugë në të cilën i gjetëm prindërit tanë!î Edhe sikur prindërit e tyre të mos jenë udhëzuar në rrugën e drejtë (ata do tíi pasonin)?î
171. Shembulli i (i thirrësit të) atyre që nuk besuan është sikurse i atij (bariut) që u lëshon britmë atyre (bagëtive) që nuk dëgjojnë tjetër vetëm se britmë e zë (e nuk kuptojnë). Ata janë të shurdhër, memecë e të verbër, ata nuk kuptojnë.
172. O ju që besuat, hani nga të mirat që u kemi dhënë, dhe falënderoni All-llahun, nëse jeni që vetëm Atë e adhuroni.
173. (All-llahu) Ua ndaloi juve vetëm të ngordhtën, gjakun, mishin e derrit dhe atë që therret (ngritet zëri me te) jo në emër të All-llahut. E kush shtrëngohet (të hajë nga këto) duke mos tepruar, për të nuk është mëkat. Vërtetë All-llahu falë, është mëshirues.
174. Ata që fshehin nga libri atë që shpalli All-llahu dhe për te fitojnë shumë të paktë, ata në barqet e tyre fusin vetëm zjarr. Atyre All-llahu nuk do tíu flasë në ditën e gjykimit dhe as nuk i shfajson ata, por për ta pason dënimi i rëndë e i padurueshëm.
175. Ata janë që në vend të udhëzimit e morën humbjen dhe dënimin në vend të shpëtimit. Sa të durueshëm qenkan ata ndaj zjarrit?
176. Atë (dënim) për shkak se All-llahu e zbriti librin (Tevratin), me sqarim të drejtë, e ata që bënë ndryshime në librin, janë në një përçarje të largët nga e vërteta.
177. Nuk është tërë e mira (e kufizuar) të ktheni fytyrat tuaja kah lindja ose perëndimi, por mirësi e vërtetë është ajo e atij që i beson All-llahut, ditës së gjykimit, engjëjve, librit, lajmëtarëve dhe pasurinë që e do, ua jep të afërmve, bonjakëve, të vërfërve, udhëtarëve, lypësve dhe për lirimin e robërve, dhe ai që e fal namazin, e jep zeqatin, dhe ata që kur premtojnë e zbatojnë, dhe të durueshmit në skamje, në sëmundje dhe në flakën e luftës. Të tillët janë ata të sinqertit dhe të tillët janë ata të devotshmit.
178. O ju që besuat, u është bërë obligim gjurmimi për dënim për mbytje: i liri për të lirin, robi për robin, femra për femrën. Kurse atij që i falet diçka nga vëllau i vet atëherë ajo le të përcillët (e atij që e fal) kuptueshëm dhe shpagimi (nga dorasi) atij le tíi bëhet me të mirë. kjo është një lehtësim dhe mëshirë prej Zotit tuaj. E kush tejkalon pas këtij (pajtim), ai ka një dënim të idhët.
179. O ju të zotët e mendjes, kjo masë e dënimit është jetë për ju, ashtu që të ruheni (nga mbytja e njëri tjetrit).
180. Kur ndonjërit prej jush i është afruar vdekja, nëse lë pasuri pas vete, testamenti (vasijeti) për prindërit dhe për të afërmit u është bërë juve obligim, por ashtu siç është drejtë. Për ata që janë të devotshëm kjo është detyrë që lypet kryer.
181. Kush bën ndryshimin e tij pasi që ta ketë dëgjuar (ditur) atë, mëkati për te u takon atyre që ndryshojnë. All-llahu dëgjon dhe di.
182. E kush frikësohet prej testamentuesit se gabimisht po largohet nga drejtësia, ose qëllimisht do të bëjë mëkat, ai që bën pajtim ndërmjet tyre, ai nuk ka mëkat. Vërtetë All-llahu shumë falë dhe shumë mëshiron.
183. O ju që besuat, agjërimi (saum ) u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm.
184. (jeni të obliguar për) Ditë të caktuara, e kush është i sëmurë prej jush ose është në udhëtim (e nuk agjëroi), atëherë ai (le të agjërojë) më vonë aq ditë. E ata që i rëndon ai (nuk mund të agjërojnë), janë të obliguar për kompenzim, ushqim (ditor), i një të varfëri ai që nga vullneti jep më tepër, ajo është aqë më mirë për te. Mirëpo, po që se dini, agjërimi është më i mirë për ju.
185. (ato ditë të numëruara janë) Muaji i Ramadanit që në te (filloi të) shpallet Kuríani, që është udhërëfyes për njerëz dhe sqaruesi i rrugës së drejtë dhe dallues (i të vërtetës nga gënjeshtra). E kush e përjeton prej jush këtë muaj, le të agjërojë, ndërsa kush është i sëmurë ose në udhëtim, le të agjërojë aqë ditë nga ditët e mëvonshme. All-llahu me këtë dëshiron lehtësim për ju, e nuk dëshiron vështërsim për ju. (të agjëroni ditët e lëshuara më vonë) Që të plotësoni numrin, të madhëroni All-llahun për atë se u udhëzoi dhe që të falenderoni.
186. E kur robët e Mi të pyesin ty për Mua, Unë jam afër, i përgjigjem lutjes kur lutësi më lutet, pra për të qenë ata drejt të udhëzuar, le të më përgjigjen ata Mua dhe le të më besojnë Mua.
187. Natën e agjërimit u është lejuar afrimi të gratë tuaja, ato janë prehje për ju dhe ju jeni prehje për ato. All-llahu e di se ju e keni mashtruar vetveten, andaj ua pranoi pendimin tuaj dhe ua fali gabimin. Tash e tutje bashkohuni me to dhe kërkoni atë që ua ka caktuar All-llahu dhe hani e pinin derisa qartë të dallohet peri i bardhë nga peri i zi në agim, e pastaj agjërimin plotësojeni deri në mbrëmje. E kur jeni të izoluar (në iítikafë) në xhamia, mos tíu afroheni atyre (për marëdhënie intime). Këto janë dispozitat e All-llahut, pra mos i kundërshtoni. Ja kështu, në këtë mënyrë All-llahu ua sqaron njerëzve argumentet e veta që ata të ruhen.
188. Dhe mos e hani pasurinë e njëri- tjetrit në mënyrë të palejuar, e as mos u paraqitni me te (me ryshfet) te gjyakatësit për të grabitur në mënyrë të padrejtë një pjesë të pasurisë së njerëzve, kur ju e dini (se pa të drejtë po e hani atë).
189. Të pyesin ty për hënën e re (dhe fazat e saj) Thuaj: ìAto janë përcaktime të kohës prë njerëzi dhe për haxh. Nuk është mirësi të hyni nga mbrapa në shtëpitë por është mirësi kush ruhet (nga të këqiat). Në shtëpia hyni kah dyert e tyre dhe kinie frikë All-llahun që ashtu të gjeni shpëtim.
190. Dhe luftoni në rrugën e All-llahut kundër atyre që ju sulmojnë e mos e teproni se All-llahu nuk i do ata që e teprojnë (e fillojnë luftën).
191. Dhe luftoni ata kudo që tíi zini, dëboni prej vendit ata sikurse ju përzuan ata juve. Fitneja është më e rëndë se vrasja. Mos i luftoni ata pranë xhamisë së shenjtë (Mesxhidul-Haram ) deri që ata tíju luftojnë juve aty, e nëse ju sulmojnë, atëherë sulmoni edhe ju ata. I këtillë është ndëshkimi ndaj pabesimtarëve.
192. Dhe nëse heqin dorë, pra All-llahu është Mëkatfalësi, Mëshiruesi.
193. Vritni ata derisa të zhduket fitneja dhe të aplikohet feja vetëm për All-llahun. E në qoftë se ndalen (nga propaganda dhe lufta), atëherë lereni armiqësinë, përveç atyre që janë zullumqarë.
194. Muaji i shenjtë ( i sivjetit) është për muajin e shenjtë (të vjetit), e shenjtëritë (shkelja e tyre) janë masë ndëshkuese. Pra, kush ju sulmon juve, kthenia sulmin atij edhe ju po në atë masë dhe kini frikë nga All-llahu e ta dini se All-llahu është me të devotshmit.
195. Dhe jepni për një rrugë të All-llahut e mos hidhni veten në rrezik dhe bëni mirë, se me të vërtetë All-llahu i do bamirësit.
196. E kryenie haxhin dhe umrën për hir të All-llahut, po në qoftë se pengoheni, atëherë (therrni për kurban) çka tíju vijë më lehtë prej kurbanëve, e mos i rruani kokat tuaja derisa të arrijë kurbani vendin e caktuar. Po kush është prej jush i sëmurë ose ka mundim koke (e rruhet para kohe) kompensim është: agjërim, sadaka ose kurban. E kur jeni të sigurt, ai që bënë umrën para haxhit (duhet therrë) një kurban që i vjen më lehtë, mirëpo nëse nuk ka, le të agjëroj tri ditë gjatë haxhit e shtatë ditë kur të ktheheni, këto jeni dhjetë ditë të plota. Ky është rregull për ata që nuk kanë familjen pranë xhamisë së shenjtë. Pra kinie dro All-llahun dhe dine se All-llahu është ndëshkues i rreptë.
197. Haxhi është në muajt e caktuar e kush bën (ia fillon të zbatojë) haxhin në këta muaj, nuk duhet afruar gruas, nuk bën të merr nëpër këmbë dispozitat e sheriatit, as nuk duhet shkaktuar grindje. All-llahu di për atë që e punoni nga e mira. Dhe përgatituni me furnizim (për rrugë), e furnizimi më i mirë është devotshmëria, e ju të zotët e mendjes keni dronë Time.
198. Nuk është mëkat për ju të kërkoni begati nga Zoti juaj (të bëni ndonjë tregti gjatë haxhit). E kur të derdheni (hiqeni) prej Arafatit , përmendeni All-llahun në vend të shenjtë (Muzdelife) , përmendeni Atë, ashtu si u ka udhëzuar Ai, sepse më parë ishit të humbur.
199. Pastaj zdirgjuni andej kah zdirgjen njerëzit, kërkoni All-llahut falje, se All-llahu fal e është mëshirues.
200. E kur tíi kryeni detyrat tuaja, përmendeni All-llahun sikurse i përkujtoni prindërit tuaj, bile përmendeni edhe më fortë. Ka disa prej njerëzve që thonë: ìZoti ynë, na jep Ti neve në këtë botë!î për të nuk ka asgjë në botën tjetër.
201. E, ka prej tyre asish që thonë: ìZoti ynë na jep të mira në këtë jetë, të mira edhe në botën tjetër, dhe na ruaj prej dënimit me zjarr!î
202. Të tillët e kanë shpërblimin nga ajo që e fituan. All-llahu është i shpejtë në llogari.
203. All-llahun përmendeni në ditët e caktuara (në ditët e bajramit). Kush ngutet (të largohet prej Mines) për dy ditë, nuk bën mëkat, po edhe ai që e shtyen (edhe për një ditë) nuk bënë mëkat, këto rregulla janë për atë që don të jetë i përpikët. Pra, kini kujdes All-llahun dhe dine se ju, te Ai tuboheni.
204. Ka ndonjë nga njerëzit që fjala e tij të mahnit, por vetëm në këtë botë (pse në botën tjetër gjykon Ai që e di të fshehtat), dhe për atë që ka në zemrën e tij, e paraqet All-llahun dëshmues, e në realitet ai është kundërshtari më i rreptë.
205. E posa të kthehet, ai në tokë vepron të bëjë shkatërrim në te, të asgjësojë të korrat (mbjelljet) dhe gjallesat. E All-llahu nuk e do çrregullimin (fesadin).
206. Dhe kur i thuet atij: ìKij frikë All-llahun!î, atë e kap eufori për punë mëkati. Shtrat i shëmtuar është ai që i takon atij (Xhehennemi).
207. Ka nga njerëzit, i cili për hirë të All-llahut e flijojnë vetveten, e edhe All-llahu është shumë i mëshirshëm për robtë e vet.
208. O ju që besuat, hyni në islamizmin e tërësishëm (Përqafoni fenë islame në tërësi), e mos ndiqni rrugën e djallit, sepse ai është armik i juaji i hapët.
209. E nëse devijoni pasi u kanë ardhur argumentet e qarta, ta dini pra se All-llahu është i plotëfuqishëm, i vetëdijshëm.
210. Ata nuk janë duke pritur tjetër, por vetëm tíu vijë All-llahu (urdhëri i All-llahut në ditën e gjykimit) nën hije të reve, (tíu vijnë) engjëjt dhe çështja të jetë e kryer (kush për Xhennet e kush për Xhehennem). Vetëm te All-llahu është fundi i të gjitha çështjeve.
211. Pyeti bijtë e Israilit, se sa argumente të çarta u kemi dhënë atyre (dhe nuk besuan). E kush e ndërron të mirën e All-llahut pasi që tíi ka ardhur ajo, síka dyshim se ndëshkimi i All-llahut është i ashpër. 212. Atyre që nuk besuan, u është bërë e hijshme jeta e kësaj bote dhe bëjnë tallje me ata që besuan. Po ata që u ruajtën (besimtarët) në ditën e kijametit. All-llahu i jep (shpërblim) pa masë atij që e do.
213. Njerëzit ishin një popull (të fesë së natyrshme islame) e (kur u përçanë) All-llahu dërgoi pejgamberët përgëzues dhe qortues, dhe atyre Ai u zbriti edhe librin me fakte të sakta për të gjykuar në atë që u kundërshtuan vetëm ata që kishin libër (ithëtarët e librit). E përpos atyre që iu kishte dhënë ai (libri) dhe u kishin ardhur argumente të qarta, nuk kundërshtoi kush në te (në librin), po edhe atë (kundërshtim e bënë), nga zilia ndërmjet tyre, mirëpo All-llahu me mëshirën e Tij i udhëzoi ata që besuan te e vërteta e asaj për çka ishin kundërshtuar. All-llahu e vënë në rrugë të drejtë atë që dëshiron.
214. Po ju menduat se do të hyni në Xhennet, pa u provuar edhe ju me shembullin e atyre që ishin para jush, të cilët i patën goditur skamjet e vuajtjet dhe qenë tronditur, sa që i dërguari thoshte, e me te edhe ata që kishin besuar: ìKur do të jetë ndihma e All-llahut?î Ja (u erdhi ndihma) vërtetë ndihma e All-llahut është afër!î
215. Të pyesin se çdo të japin. Thuaj: ìAtë që jepni për të afërmit, për bonjakët, për të varfërit, për gurbetçinjtë. E çdo të mirë që punoni, síka dyshim se All-llahu e di.
216. Juve u është bërë obligim kitali (xhihadi) , ndonëse ju e urreni atë. Por mund që ju ta urreni një send, e ai është shumë i dobishëm për ju, dhe mund që ju ta doni një send, e ai është dëm për ju. All-llahu di, e ju nuk dini.
217. Të pyesin për luftën në muajin e shenjtë, thuaj: ìLufta në te është e madhe (mëkat i madh) , por pengimi nga rruga e All-llahut, mosbesimi ndaj Tij, pengimi nga xhamia e shenjtë (Qabja) dhe dëbimi i banorëve të saj nga ajo, janë mëkate edhe më të mëdha te All-llahu. E fitneja është edhe më e madhe se mbytja. Ata do tíu luftojnë juve vazhdimisht për tíju zbrapsur, nëse munden, nga feja juaj. E kush zbrapset prej jush nga feja e tij dhe vdes si pabesimtar, ata i kanë zhdukur veprat e veta në këtë jetë dhe në jetën tjetër. Të tillët janë banorë të zjarrit dhe në të do të qëndrojnë përjetshëm.
218. Ata të cilët besuan, ata që u shpërngulën dhe luftuan në rrugën e All-llahut, ata meritojnë të shpresojnë në mëshirën e Tij. All-llahu falë shumë dhe është mëshirues.
219. Të pyesin ty për verën dhe bixhozin . Thuaj: ìQë të dyja janë mëkat i madh, e ka edhe dobi në to (të pakta) për njerëz, por dëmi i tyre është më i madh se dobia e tyre. Të pyesin ty edhe se çído të japin. Thuaj: ìTepricën!î Kështu ua sqaron All-llahu juve argumentet ashtu që të mendoni (çka është mirë e çka është keq).
220. (të mendoni) Për këtë botë dhe për botën tjetër. Dhe të pyesin ty për bonjakët. Thuaj: ìPo tíi ndihmoni në punët e tyre është më mirë, e nëse i përzieni (pasurin e tyre me tuajën), ata janë vëllezërit tuaj. All-llahu di të dallojë qëllimkeqin nga qëllimmiri. E sikur të dëshironte All-llahu do tíju rëndojë. All-llahu është më i fuqishëm, më i urti.
221. Mos u martoni me idhujtare deri që ato të besojnë (Zotin). Një robëresh besimtare është më e vlefshme se një idhujtare, edhe nëse ajo (idhujtarja) ju mahnitë. Mos u martoni as me idhujtarë deri që ata të besojnë (Zotin). Një rob besimtar është më i vlefshëm se idhujtari edhe nëse ai ju mahnit. Ata ju ftojnë për në zjarr, e All-llahu me mëshirën e vet ju fton për në Xhennet, për në shpëtim dhe u sqaron njerëzve argumentet e veta, ashtu që ata të përkujtojnë.
222. Të pyesin ty për menstruacionin (hajdin). Thuaj: ìAjo është gjendje e neveritur, andaj largohuni prej grave gjatë menstruacionit dhe mos iu afroni atyre (për marëdhënie) derisa të pastrohen. E kur të pastrohen, atëherë afrohuni atyre ashtu siç u ka lejuar All-llahu. All-llahu i do ata që pendohen, dhe ata që ruhen prej punëve të ndyta e të neveritshme.
223. Gratë tuaja janë vendmbjellje e juaj, afrohuni vendmbjelljes suaj si të dëshironi, por përgatitni për vetën tuaj, dhe kinie frikë All-llahu, e ta dini se fundi juaj është te Ai, e besimtarëve jepu myzhde.
224. E mos e bëni All-llahun peng të betimeve tuaja (kur betoheni në Te), kur doni të bëni vepra të mira, të silleni mirë dhe të bëni pajtim ndërmjet njerëzve. All-llahu dëgjon të gjitha dhe i di.
225. All-llahu nuk ju merr në përgjegjësi për betimet tuaja të paqëllimta, por ju merr për ato që i bëni qëllimisht me gjithë zemër. All-llahu është i butë dhe falë shumë.
226. Ata që betohen se do të largohen prej grave të tyre (të mos bëjnë kontakt me to), afati i pritjes është katër muaj. Në qoftë se kthehen ata (heqin dorë nga betimi), síka dyshim All-llahu bën falje dhe mëshiron.
227. E në qoftë se ata kanë vendosur për shkurorëzim, All-llahu dëgjon (fjalët e tyre) i di (qëllimet e tyre).
228. E ato gra që janë shkurorëzuar janë të obliguara të presin tri menstruacione. Nëse ato i besojnë All-llahut dhe ditës së mbramë, atyre nuk u lejohet të fshehin atë që All-llahu krijoi në mitrat e tyre. E burrat e tyre kanë më shumë të drejta që gjatë asaj kohe, nëse duan pajtim, tíi rikthejnë ato. Edhe atyre (grave) u takon e drejta sikurse edhe përgjegjësia në bashkëshortësi, e burrave u takon një përparësi ndaj tyre. All-llahu është i gjithfuqishëm, i urtië.
229. Lëshimi (pas së cilit mund të bëhet rikthimi) është dy herë, e (pastaj) ose jetë e njerëzishme (bashkëshortore) ose shkurorëzim me mirëkuptim. E juve (burrave) nuk u lejohet tíu merrni asnjë send nga ajo që u keni dhuruar (si niqah), vetëm nëse që të dy frikësoheni se nuk do të mund tíi ruajnë dispozitat e All-llahut (në bashkëshortësi). E nëse keni frikë se ata të dy nuk do të mund tíi ruajnë dispozitat e All-llahut, atëherë për atë, me çka ajo bën kompensim për shkurorëzim (hule) , për ata të dy nuk ka mëkate. Këto janë dispozita të All-llahut, pra mos i kundërshtoni, sepse kush i tejkalon dispozitat e All-llahut, pikërisht të tillët janë zullumqarët.
230. E në qoftë se ai (burri) e lëshon atë (për herë të tretë), pas atij (lëshimi) nuk lejohet më derisa të martohet ajo për një burrë tjetër. E nëse ai (burri i dytë) e lëshon atë, atëherë për ata dy, po qe se mendojnë se do tíi zbatojnë dispozitat e All-llahut, nuk ka pengesë të rikthehen (në bashkëshortësi). Këto janë dispozita të All-llahut që ia sqaron një populli që kupton.
231. E kur tíi keni lëshuar gratë dhe ato i afrohen afatit të tyre, atëherë ose mbani si duhet, ose i lëni si duhet (të kryejnë fatin), e mos i mbani sa për tíi dëmtuar, e të bëheni të padrejtë. E kush bën atë, ai e ka dëmtuar vetveten. Dispozitat e All-llahut mos i merrni për shaka. Përkujtoni të mirat e All-llahut, ndaj jush edhe atë që ju shpalli Kuríani dhe dispozitat e sheriatit me të cilat ju udhëzon, dhe keni frikë All-llahun e dine se All-llahu është i gjithdijshëm për çdo send.
232. Dhe kur i lëshoni gratë, e ato e përmbushin afatin e tyre (të pritjes), nëse pëlqejnë mes vete ashtu si kërkojnë rregullat, mos i pengoni që të martohen për burrat e tyre. Me këtë këshillohet ai që prej jush e beson All-llahun dhe botën tjetër, kjo është më e dobishme për ju, më e pastër, se All-llahu e di, e ju nuk e dini.
233. Nënat, ato që duan ta plotësojnë gjidhënien, janë të obliguara tíu japin gji fëmijëve të vet dy vjet të plota. I ati i fëmijës është i obliguar për furnizim dhe veshmbathjen e tyre (gruas) ashtu si është rregulli. Askush nuk ngarkohet më tepër, vetëm aq sa ka mundësin e tij. Asnjë nën nuk bën të dëmtohet me fëmijën e saj, e as babai me fëmijën e tij. Po ashtu është i obliguar edhe trashëgimtari (i fëmijës). E nëse pas një konsultimi dhe pëlqimi (prindërit) shfaqin dëshirën për ndërprerjen (më heret) e gjinit, nuk është ndonjë mëkat për ta. Nëse ju baballarët) për fëmijën tuaj dëshironi gjidhënëse tjetër me kusht që pagesën tíia bëni në mënyrë të duhur, nuk është ndonjë mëkat. Kini frikë nga All-llahu dhe dine se All-llahu sheh çka punoni.
234. E ata që vdesin dhe lënë gra pas vete, ato (gratë) presin katër muaj e dhjetë ditë. E kur ta kryejnë ato afatin e tyre, nuk është mëkat për ju (familja kujdestare) për atë që bëjnë ato në mënyrë të njerëzishme më veten e tyre. All-llahu hollësisht e di çka veproni.
235. Paraqitja juaj për martesë ndaj grave (që kanë kryer afatin e tyre), në mënyrë të tërthortë, ose mbajtja fshehtë në veten tuaj, nuk është mëkat për ju. All-llahu e di se ju do tíua përmendni atyre (dëshirën për martesë), por kursesi mos u premtoni atyre fshehtazi (diç tjetër), përpos tíu thoni fjalë të lejuara. Dhe mos vendosni lidhjen e kurorës derisa të përfundojë afati i caktuar. Ta dini se All-llahu e di çka fshehni në vete, pra kini frikë prej Atij, dhe dine se All-llahu shumë falë është i butë.
236. Nuk është mëkat për ju nëse i lëshoni gratë pa pasur kontakt (martesë) me to dhe para se tíu caktoni atyre ndonjë caktim (kurorë-nikah), po pajisni ato (me ndonjë pajisje), pasaniku sipas mundësisë së tij dhe i varfëri sipas mundësisë së tij. Një pajisje e zakonshme është obligim për bëmirësit.
237. E nëse i lëshoni ato para se të kontaktoni, por u keni pas caktuar atyre një caktim (kurorës), atëherë duhet tíu jepni gjysmën e asaj që e keni caktuar, përveç nëse ju falin ose ju falë ai në duart e të cilit është lidhja e kurorës. E të falni (burra ose gra) është më afër devotshmërisë, e mos e harroni bamirësinë ndërmjet jush. Vërtetë, All-llahu sheh atë që veproni.
238. Vazhdoni rregullisht namazet (faljet), e edhe atë namazin e mesëm , dhe ndaj All-llahut të jeni respektues (në namaze).
239. E nëse këni frikë (nga armiku), atëherë fauni duke ecur ose duke kaloruar , por kur të jeni të siguruar, përkujtoni (me namaz) All-llahun ashtu si u mësoi Ai për atë që ju nuk dinit.
240. Ata që vdesin nga mesi i juaj dhe lënë pas vete gra, le të testamentojnë (lënë porosi) për gratë e tyre, furnizimin për një vjet, duke mos i nxjerrë prej shtëpisë. E nëse (me dëshirën e vet) dalin, nuk është mëkat për ju për atë punë të lejueshme që bëjnë ato me vetveten. All-llahu është më i fuqishmi, më i dituri.
241. Për të devotshmit është obligim që edhe për gratë e lëshuara të bëjnë një furnizim të zakonshëm.
242. Kështu, që tíi kuptoni, All-llahu ua shpjegon argumentet e veta.
243. A nuk di për ata, të cilët nga frika prej vdekjes u larguan prej atëdheut të vet, e të cilët ishin me mijëra, e All-llahu atyre u tha: ìVdisni!î (ata vdiqën) Pastaj i ngjalli. All-llahu është shumë bamirës për njerëz, por shumica e njerëzve nuk janë mirënjohës.
244. Luftoni për hirë të All-llahut, etë dini se All-llahu dëgjon, di.
245. Kush është ai që i huazon All-llahut një hua të mirë, e Ai tíia shtojë atij shumëfish Atë? All-llahu shtrëngon (varfëron) dhe çliron (begaton) dhe kthimi juaj është vetëm te Ai.
246. A nuk ke marrë vesh për parinë e bijëve të israilit pas Musait? Kur i patën thënë një të dërguarit të tyre (Shemíunit): ìCakto për neve një sundues e të luftojmë në rrugën e All-llahut!î Ai (pejgamberi) tha: ìA mund të ndodhë që nëse lufta u bëhet obligim ju të mos luftoni!î ata thanë: ìE çíkemi ne që të mos luftojmë në rrugën e All-llahut, kur dihet se ne jemi dëbuar nga atdheu dhe bijt tanë?î E kur u obliguan me luftë, përveç një pakice prej tyre, ata u zbrapën. All-llahu është i njohur për punët e zullumqarëve.
247. Pejgamberi i tyre u tha: ìAll-llahu caktoi sundues tuajin Talutinî Ata thanë: ìSi mund të jetë ai sundues yni, kur ne kemi më shumë meritë se ai për sundim, madje ai edhe nuk është i pasur? Ai tha: ìAll-llahu zgjodhi atë sundues tuajin dhe e pajisi me dituri të gjerë e me fuqi trupore!î All-llahu ia jep sundimin e vet atij që do, All-llahu është dhurues i madh, i dijshëm.
248. Lajmëtari i tyre u tha: ìShenjë e sundimit të tij është që tíju sjellë arkën, që e bartin engjëjt, dhe që në te gjeni qetësim (shpirtëror - Sekine) nga Zoti juaj e, edhe diçka që ka mbetur nga thesari i familjes së Musait dhe Harunit. Síka dyshim se ky, po qe se jeni besimtarë, është një fakt për juî.
249. E kur doli (prej qytetit) Taluti me ushtrinë, tha: ìAll-llahu do tíju sprovojë me një lumë, e ai që pi prej atij, ai nuk është me mua, e kush nuk shijon atë, ai është me mua, përveç atij që me dorën e vet e pi një grusht?î Mirëpo, me përjashtim të një pakice prej tyre, të tjerët pinë nga ai. E kur e kaloi ai (taluti) atë së bashku me te edhe ata që ishin besimtarë thanë: ìNe sot nuk kemi fuqi kundër Xhalutit dhe ushtrisë së tij!î Po ata që ishin të bindur se do ta takonin All-llahun thanë: ìSa e sa grupe të vogla me dëshirën e All-llahut kanë triumfuar ndaj grupeve të mëdha!î All-llahu është me durimtarët.
250. E kur dualën përballë Xhalutit dhe ushtrisë së tij, thanë: ìZoti ynë! na dhuro durim! na i përforco këmbët tona dhe na ndihmo kundër pabesimtarëve!
251. Me ndihmën e All-llahut i thyen ata, e Davudi e mbyti Xhalutin dhe All-llahu i dha atij (Davudit) sundimin dhe hikmetin (urtësinë, nubuwetin ) dhe e mësoi atë për çdo gjë që deshi. Dhe sikur All-llahu të mos i mbronte njerëzit me disa prej disa të tjerëve, do të shkatërrohej toka, po All-llahu është bamirës i madh ndaj njerëzimit.
252. Këta janë argumente të All-llahut, po tíi lexojmë ty me saktësi, e síka dyshim se ti (Muhammed) je prej të dërguarve.
253. Këta (për të cilët të rrëfyem) janë të dërguarit, disa prej tyre i dalluam nga të tjerët, prej tyre pati që All-llahu u foli, disa i ngriti në shkallë më të lartë, Isait, birit të Merjemës i dhamë argumente dhe e përfocuam me shpirtin e shenjtë (Xhibrilin). E sikur të donte All-llahu, nuk do të mbyteshin ndërmjet vete ata (populli) që ishin pas tyre, pasi që atyre u patën zbritur argumentet, por ata megjithatë u përçanë. E pati prej tyre që besuan dhe pati të tillë që nuk besuan,e sikur të dëshironte All-llahu ata nuk do të mbyteshin, por All-llahu punon çka dëshiron.
254. O ju që keni besuar, para se të vijë një ditë kur nuk do të ketë as shitblerje, as miqësi, e as ndërmjetësi, jepni nga ajo me çka Ne u furnizuam juve. Pabesimtarët janë mizorë.
255. All-llahu - síka zot pos Tij. I Gjalli, Vigjiluesi. Nuk e ze të koturit, e as gjumi. E Tija është çíka në qiej dhe çíka në tokë. Kush mund të ndërmjetësojë te Ai, pos me lejën e Tij? Ai e di se çípo u ndodhë dhe çído tíu ndodhë. Dhe asgjë nga dija e Tij nuk mund të përvetësojnë, pos sa të dojë Ai. Ndërsa pushteti i Tij përfshin qiejt dhe tokën. E nuk lodhet duke i ruajtur (mirëmbajtur), ngase Ai është i Larti, Madhështori. (Ky ajet quhet edhe ìAjetul-Kursijî)
256. Në fe nuk ka dhunë. Është sqaruar e vërteta nga e kota. E kush nuk i beson tagutët , e i beson All-llahut, ai është kapur për lidhjen më të fortë, e cila nuk ka këputje. All-llahu është dëgjues i dijshëm.
257. All-llahu është mbikëqyrës i atyre që besuan, i nxjerr ata prej errësirave në dritë. E kujdestarë të atyre që nuk besuan janë djajtë që i nxjerrin ata prej drite e i hudhin në errësira. Ata janë banues të zjarrit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë.
258. A nuk ke arritur të dijsh për atë që përse All-llahu i kishte dhënë pushtet, ai (Nemrudi) polemizoi me Ibrahimin rreth Zotit të tij. Kur Ibrahimi tha: ìZoti im është Ai që jep jetë dhe vdekje!î Ai tha: ìEdhe unë jep jetë dhe vdekje!î Ibrahimi tha: ìZoti im e sjell diellin nga lindja, sille pra ti atë nga perëndimi?î Atëherë ai që nuk besoi mbeti i hutuar. All-llahu shpie në rrugë të drejtë popullin mizor.
259. Ose (nuk je i njohur) me shembullin e atij që kaloi pranë një fshati që ishte rrënuar në kulmet e tij, e tha: ìSi e ngjallë All-llahu këtë pas shkatërrimit të tij?î e All-llahu e bëri të vdekur atë (pyetësin - Uzejrin) njëqind vjet, pastaj e ringjalli dhe i tha: ìSa qëndrove (i vdekur)?î Ai tha: ìNjë ditë, ose një pjesë të ditës!î Ai (All-llahu) Tha:îJo, por ke ndejtur (i vdekur) njëqind vjet, shikoje ushqimin dhe pijen tënde si nuk është prishur, e shikoje edhe gomarin tënd (si i janë shkapërderdhur eshtrat). E për të bërë ty argument për njerëzit (bëmë këtë sprovë), shiko se si i kombinojmë eshtrat e pastaj i veshim me mish. E kur iu bë e qartë atij tha: ìU binda se me të vërtetë All-llahu ka mundësi për çdo send!î
260. ìPërkujto kur Ibrahimi tha: ìZoti im, më mundëso të shoh se si i ngjallë të vdekurit?î Ai (Zoti) tha: ìA nuk beson?î Ai (Ibrahimi) tha: ìPo, por desha që zemra e ime të ngopet (bindje)!î Ai (Zoti) tha: ìMerri katër shpezë pranë vete (therri e copëtoji), e pastaj në çdo kodër vëne nga një pjesë të tyre, mandej thirri ato, do të vijnë ty shpejt, e dije se All-llahu është i Gjithfuqishmi, i Urti. î
261. Shembulli i pasurisë së atyre që e japin në rrugën e All-llahut është si një kokërr prej të cilës mbijnë shtatë kallinj, ndërsa në secilin kalli ka nga njëqind kokrra. All-llahu ia shumëfishon (shpërblimin) atij që dëshiron, All-llahu është Bujar i Madh, i di qëllimet.
262. Ata që për hir të All-llahut e japin pasurinë e tyre, e pastaj atë që e dhanë nuk e përcjellin me të përmendur e me mburrje, ata e kanë shpërblimin e vet të Zoti i tyre, për ta nuk ka frikë, ata as që do të brengosen.
263. Një fjalë e mirë dhe një lehtësim (që i bëhet lypësit) është më e mirë se një lëmoshë që përcillet me të keqe. All-llahu nuk ka nevojë për askë, është i Butë.
264. O ju që besuat, mos i prishni lëmoshat tuaja me të krenuar e me ofendim siç bën ai që ia jep pasurinë e vet sa par sy e faqe të njerëzve, e nuk beson All-llahun dhe botën tjetër. Shembulli i tij është si një gur i madh e i lëmuar bmi të cilin ka pak dhe, e kur e godet atë një shi i madh e lë të zhveshur (lakuriq). Ata (formalistët) nuk arrijnë asgjë nga ajo që punuan. All-llahu nuk udhëzon popullin pabesimtar.
265. E shembulli i atyre që pasurinë e vet e japin nga bindja e tyre e duke kërkuar kënaqësinë e All-llahut, i përngjan një kopshti në një rrafshnaltë që i bie shi i madh, e ai jep fruta të dyfishtë. Po edhe nëse nuk i bie shi i madh, i bie një rigë (që i mjafton). All-llahu sheh atë që veproni.
266. A dëshiron ndonjëri prej jush ndonjë kopsht me hurma e rrush në të cilin rrjedhin lumenj, në të cilin ka nga të gjitha frutet, e atë (pronarin e kopshtit) ta ketë kapur pleqëria dhe ai të ketë pasardhës të mitur, e atë (kopshtin) ta godasë ndonjë stuhi me zjarr e ta djegë. Kështu All-llahu jua sqaron argumentet që të mendoni.
267. O ju që besuat, jepni nga më e mira e asaj që e fituat dhe nga ajo që ju dhamë prej tokës, e mos nxitoni ta jepni atë më të pavlefshmen nga ajo, e që ju nuk do ta pranonit për vete pos symbyllas. Dhe dijeni se All-llahu nuk ka nevojë për ju, ngase është i Madhëruar.
268. Djalli ju frikëson me varfëri dhe ju urdhëron për të këqija, e All-llahu ju garanton falje (mëkatesh) e begati; All-llahu është Dhurues i Madh, i Dijshëm.
269. Ai ia dhuron hikmetin atij që do, e kujt i është dhënë hikmeti, i është dhënë mirësi e shumtë, por nuk përkujtohet askush pos të mençurve.
270. All-llahu di për atë që e keni dhënë nga pasuria ose keni zbatuar ndonjë premtim (nedhër), e për mëkatarët nuk ka ndonjë ndihmës.
271. Nëse lëmoshat i jepni haptazi, ajo është mirë, por nëse ato ua jepni të varfërve fshehurazi, ajo është edhe më e mirë për ju dhe Ai ua largon të këqiat. All-llahu është i njohur hollësisht për veprat e juaja.
272. ìNuk është obligim yti (Muhammed) udhëzimi i tyre (në rrugë të drejtë), All-llahu e shpie në rrugë të drejtë ate që do. Çkado që të jepni nga pasuria, e keni për veten tuaj, po mos jepni për tjetërkë, por vetëm për hir të All-llahut, e çkado që tíu jepni të tjerëve nga pasuria, ajo do tíu kompensohet në mënyrë të plotë duke mos ju dëmtuar. î
273. (Jepni) për të varfërit që janë të angazhuar në rrugën e All-llahut dhe nuk kanë mundësi të gjallërojnë në tokë, duke qenë se ata nuk lypin, prandaj ai që nuk e di gjendjen e tyre mendon se ata janë të pasur. Ata i njeh nga vetë pamja e tyre (të raskapitur), por nuk kërkojnë e as nuk i mërzisin njerëzit. Pra çkado që të jepni nga pasuria, síka dyshim se All-llahu e di atë mirë.
274. Ata, të cilët pasurinë e tyre e shpërndajnë (në rrugë të Zotit) natën e ditën, fshehurazi ose haptazi, ata shpërblimin e vet e kanë të Zoti i tyre dhe për ta nuk ka as frikë, as pikëllim.
275. Ata që e hanë kamatën nuk ngrehen ndryshe pos siç ngrehet i çmenduri nga të prekurit e djallit. (Bëjnë) kështu ngase thanë: ìShitblerja nuk është pos kamatë!î e All-llahu ka lejuar shitblerjen, ndërsa ka ndaluar kamatën. Atij që i ka ardhur këshillë (udhëzim ) prej Zotit të tij dhe është ndalur (prej kamatës) i ka takuar e kaluara dhe çështja e saj mbetet te All-llahu, e kush e përsërit (pas ndalimit), ata janë banues të zjarrit, ku do të mbesin përgjithmonë.
276. All-llahu zhduk kamatën dhe shton lëmoshën, All-llahu nuk e do asnjë besëprerë dhe mëkatar.
277. Síka dyshim se ata që besuan dhe bënë vepra të mira, falën namazin dhe dhanë zekatin i pret shpërblim i madh te Zoti i tyre, ata nuk do të kenë kurrfarë frike as brengosje.
278. O ju që besuat, keni frikë All-llahun dhe nëse jeni besimtarë të sinqertë hiqni dorë prej asaj që ka mbetur nga kamata.
279. E në qoftë se nuk e bëni këtë (nuk heqni dorë nga kamata), atëherë binduni se jeni në konflikt me All-llahun dhe të dërguarin e Tij. E nëse jeni penduar, atëherë juve ju takon kryet e mallit tuaj - askë nuk dëmtoni, e as vetë nuk dëmtoheni.
280. Po në qoftë se ai (borxhliu) është në gjendje të vështirë, atëherë bëni një pritje deri sa të vijë në një çlirim. E tíia falni (borxhin) në emër të lëmoshës është shumë më e mirë për ju, nëse dini.
281. Dhe ruajuni ditës kur do të ktheheni te All-llahu, dhe secilit njeri i plotësohet ajo që ka fituar, dhe atyre nuk u bëhet padrejtësi.
282. O besimtarë, kur merrni hua prej njëri-tjetrit për një afat të caktuar, shkruajeni atë. Dhe nga gjiu juaj le të shkruajë një shkrues i drejtë dhe të mos ngurrojë nga të shkruarit ashtu siç e ka mësuar All-llahu. Le të shkruajë, ndërsa atij le tíi diktojë ai që pranon borxhin, le tíi frikësohet All-llahut, Zotit të tij e të mos lërë mangët asnjë send nga ai. E në qoftë se ai që ngarkohet me borxh është i paaftë mentalisht, është i mitur ose nuk është në gjendje të diktojë, atëherë le të diktojë drejt kujdestari i tij. Kërkoni të dëshmojnë dy dëshmitarë burra nga mesi juaj, e në qoftë se nuk janë dy burra, atëherë një burr e dy gra, nga dëshmitarët që i pëlqeni. (Dy gra në vend të një burri) Për atë se nëse njëra prej tyre gabon, tíia përkujtojë tjetra. Dëshmitarët të mos refuzojnë kur të thirren. Dhe mos përtoni për ta shkruar atë dhe afatin e tij, i vogël qoftë ose i madh, sepse kjo është më e drejtë te All-llahu, më e fortë për dëshmi dhe më afër mosdyshimit. Vetëm nëse është tregti e menjëherëshme (dora-doras) që e praktikoni mes jush, atëherë nuk është ndonjë mëkat të mos e shënoni. Por, kur bëni shitblerje, dëshmojeni. E ai (pronari i pasurisë) nuk dëmton as shkruesit as dëshmitarët, e nëse bëni (dëmtimin), ai është mosrespekt i juaj (ndaj dispozitave të All-llahut). Keni frikë All-llahun se All-llahu ju dhuron dituri (të jashtzako-nshme), All-llahu është i Gjithdijshëm për çdo send.
283. E në qoftë se gjendeni në udhëtim dhe nuk gjeni shkrues, atëherë merrni peng (paradhënie ose kapar) . E nëse i besoni njëri-tjetrit, atij që i është besuar le ta zbatojë atë (amanetin) që i është besuar, dhe le të ketë frikë All-llahun, Zotin e tij. Mos e fshehni dëshminë, sepse ai që e fsheh atë është mëkatar me zemrën e vet, All-llahu di atë që veproni.
284. Të All-llahut janë çíka në qiell dhe çíka në tokë, e për atë që e keni në veten tuaj, e shfaqët haptazi ose e mbajtët fshehtë, All-llahu do tíju marrë në llogari, e Ai ia fal atij që do dhe dënon atë që do. All-llahu ka mundësi për çdo send.
285. I dërguari i besoi asaj që iu shpall prej Zotit të Tij, si dhe besimtarët. Secili i besoi All-llahut dhe melekëve të Tij dhe të dërguarve të Tij. ìNe nuk bëjmë dallim në asnjërin nga të dërguarit e Tijî, dhe thanë: ìDëgjuam dhe respektuam. Kërkojmë faljen tënde o Zoti ynë, te Ti është ardhmëria (jonë). î
286. All-llahu nuk ngarkon askë përtej mundësive të veta, atij (njeriut) i takon ajo që e fitoi dhe atij i bie ajo (e keqe) që e meritoi. ìZoti ynë, mos na dëno nëse harrojmë ose gabojmë! Zoti ynë, mos na ngarko neve barrë të rëndë siç i ngarkove ata para nesh! Dhe Zoti ynë, mos na ngarko me atë për të cilën nuk kemi fuqi! Dhe na i mbulo të këqiat, na fal dhe na mëshiro. Ti je Mbrojtësi ynë, pra na ndihmo kundër popullit pabesimtar!
AvaTar-Ks- Master
- Numri i postimeve : 505
PIKE : 548
Popullariteti : 1
Data e regjistrimit : 02/07/2010
Re: Lexo në Kur'an, suren
1. Elif, Lamë, Mimë.
2. All-llahu është Një, e nuk ka të adhuruar (Zot) pos tij, është i përjetshëm mbikëqyrës.
3. Ai ta zbret ty (Muhammed) librin me argument që të është vërtetues i librave të mëparshme. Ai e zbriti më parë Tevratin dhe Inxhilin.
4. Udhërrfim për njerëz, e zbriti edhe Furkanin (dalluesin e së vertetës nga gënjeshtra). S`ka dyshim për se ata që mohojnë argumentet e All-llahut i pret ndëshkimi i rreptë. All-llahu është ngadhënjyes, shpagimtar.
5. S`ka dyshim se All-llahu nuk mund t`i fshihet asgjë në tokë e as në qiell.
6. Ai është që ju krijon (formon) juve në mitra ashtu si të dojë. S`ka Zot pos Tij, e që është fuqiplotë i urti.
7. Ai është që ta zbriti ty e që në të ka ajete të qarta dhe ato janë bazë e librit, e ka të tjerë që nuk janë krejtsisht të qarta (muteshabih). E ata, që në zemrat etyre kanë anim kah e shtrembëta, ata gjurmojnë atë që nuk është krejt qartë për të shkaktuar huti, e kinse kërkojnë komentin e tyre. Po, pos All-llahut askush nuk e di domethënien e tyre të saktë. Dijetarët e pajisur me dituri thonë: ìNe u kemi besuar atij (atyre që janë të paqarta), të gjitha janë nga Zoti ynë! Por këtë e kuptojnë vetëm ata që janë të zotët e mendjes.
8. ìZoti ynë, mos na i lako zemrat tona pasi na i drejtove, na dhuro mëshirën Tënde, pse vetëm Ti je dhuruesi i madhî.
9. ìZoti ynë Ti je ai që në një ditë do t`i tubosh njerëzit, ditë që përtë cilin nuk ka dyshim. All-llahu nuk shkel premtimin e vet.
10. Është e vertetë se atyre që nuk besuan nuk do t`u vlejë asgjë para All-llahut, as pasuria e as fëmijët e tyre. Ata vetë janë lëndë e zjarrit.
11. Si gjendja e pasardhësve të faraonit dhe e atyre që ishin para tyre, që përgënjeshtruan argumentet tona, e All-llahu i shkatërroi me fajet e tyre, All-llahu ndëshkon shumë ashpër.
12. Thaju atyre që nuk besuan: ìDo të jeni të mposhtur (ne këtë jetë) dhe do të hidheni në Xhennenem. Sa i shëmtuar është ai djep (shtrat).
13. Ju (jehudi) patët një përvojë të madhe në ato dy grupet që u konfrontuat ndërmjet vete, njëri grup luftonte në rrugën e All-llahut e tjetri ishte pabesimtar, dhe me shikimin e syve të tyre i shihnin se ishin dy herë më shumë se besimtarët. Po, All-llahu me ndihmën e vet përforcon atë që do. Vërtetë, në këtë është një përvojë e madhe për ata që kanë mendje të kthjelltë.
14. U është zbukuruar njerëzve dashuria ndaj të këndjeve prej grave, djemve, pasurisë së grumbulluar nga ari e argjendi, ndaj kuajve të stolisur, bagëtisë e bujqësisë. Këto janë kënaqësi të kësaj bote, po te All-llahu është e ardhmja më e mirë.
15. Thuaj: ìA tíju lajmëroj për diç shumë më të mirë se ato? Për ata që frikësohen , ata kanë te Zoti i tyre Xhennete nëpër të cilat rrjedhin lumenj dhe aty do të jenë përgjithmonë, kanë bashkëshorte të pastra , dhe kënaqësi nga All-llahu. All-llahu është Basir (Ai që sheh çdogjë) për robërit.
16. Të cilët thonë: ìZoti ynë, ne vërtet besuam, na i falë mëkatet tona dhe na ruaj prej ndëshkimit të zjarrit!î
17. Durimtarët, të drejtit, të devotshmit, dorëdhënit, faljekërkuesit në asíhar (syfyr).
18. All-llahu vërtetoi se nuk ka zot tjetër përveç Tij, e dhe engjëjt e ata që kanë dijeni, se Ai është Zbatues i drejtësisë. Nuk ka zot përveç Tij, Fuqiplotit, të Urtit.
19. Pa dyshim feja te All-llahu është Islami. U kundërshtuan ata që u është dhënë libri, pasi që u erdhi e vërteta, nga zilia mes vete. E kush mohon argumentet e All-llahut, (le ta dijë se) All-llahu (ia) llogaritë shpejtë.
20. E, nëse të polemizojnë, thuaj: ìIa kam nënshtruar fytyrën (qenien) All-llahut, e edhe ithtarët e mij!î E thuaju edhe atyre që u është dhënë libri dhe analfabetëve: ìA u nënshtruat?î Nëse janë nënshtruar, atëherë janë përudhur e nëse refuzojnë, vërtet ti ke (për obligim vetëm) kumunikimin; All-llahu është Basir (Ai që sheh) për robërit.
21. Ata që mohojnë argumentet e All-llahut, mbysin pejgamberët pa farë të drejte, mbysin njerëz që këshillujnë për të drejtën, ti ata lajmëroi për një ndëshkim të dhembëshëm e pikëllues.
22. Ata veprat e tyre i asgjësuan në këtë botë dhe në botën tjetër, ata nuk kanë ndonjë mbrojtës.
23. A nuk i sheh ti ata, të cilëve u është dhënë mjaft nga libri, kur të thirrën që ndërmjet tyre të gjykojë libri i All-llahut, se si një grup prej tyre prapësohej. Ata janë refuzues.
24. E atë (e bënin) ngase ata thonin: ìNeve nuk do të na djegë zjarri vetëm për pak ditë të numëruara, e ajo që shpifën për fenë e tyre, i mashtroi keq.
25. E, si do të jetë gjendja e tyre kur Ne do tíi tubojmë ata një ditë, për të cilën nuk ka dyshim dhe çdo njeriu do tíi ofrohet ajo që e ka e fituar, duke mos iu bërë atyre kurrnjë e padrejtë.
26. Thuaj: ìO All-llah, Sundues i çdo sendi, Ti ia jep pushtetin atij që do, Ti ia heq prej dore pushtetin atij që do dhe e përul atë që do, e lartson atë që do. çdo e mirë është në dorën Tënde , vërtet, Ti ke mundësi për çdo gjë!î
27. Ti e fute natën në ditë dhe Ti e fute ditën në natë, Ti nxjerr nga i vdekuri të gjallin dhe nga i gjalli të vdekurin dhe Ti e begaton pa masë atë që do!
28. Besimtarët të mos i miësojnë mosbesimtarët, e tíi lënë manash besimtarët. E kush bën atë, ai nga feja e All-llahut nuk ka asgjë, përveq për qëllim ruajtja prej të keqës së tyre. All-llahu ju tërheq vërejtjen prej (dënimit të) Tij pse vetëm te All-llahu është e ardhmja.
29. Thuaj: ìEdhe nëse e fshefin atë që keni në zemrat tuaja ose, e publikoni, All-llahu e di gjithçka ka në qiej e çíka në tokë; All-llahu është i plotëfuqishëm për çdo send.
30. Ditën kur çdo njeri e gjen pran vete atë që veproi mirë ose keq, e për atë të keqe që bëri, do të dëshiroj që në mes tij dhe në mes asaj të jetë një distancë shumë më e madhe (e mos ta shohë). All-llahu u jep të frikësohen prej dënimit Tij, megjithqë All-llahu është i mëshirshëm ndaj robëve.
31. Thuaj: Nëse e doni All-llahun, atëherë ejani pas meje që All-llahu të ju dojë, tíju falë mëkatet tuaja, se All-llahu është që fal shumë, mëshiron shumë.
32. Thuaj: ìBinduni All-llahut dhe të dërguarit, e ata refuzojnë, atëherë All-llahu nuk i do pabesimtarët!î
33. All-llahu e zgjodhi (pejgamber) Ademin, Nuhun, familjen Ibrahimit, familjen e Imranit mbi popujt tjerë (të asaj kohe).
34. Që janë pasardhës njëri prej tjetrit. All-llahu dëgjon gjithçka dhe i di të gjitha.
35. (Përkujtohu) Kur gruaja e Imranit pat thënë: ìZoti im, Unë këtë që është në barkun tim, vendosa ta kushtoj thjesht vetëm për shërbimin Tënd, pra pranoje këtë prej meje, vertetë Ti je Ai që dëgjon e di!î
36. E kur ajo e lindi tha: ìZoti im, unë e linda femër!î Po All-llahu e di më së miri atë që ajo e lindi. E mashkulli nuk si femra. îDhe unë e emërtova atë Merjeme , e atë dhe pasardhësit e saj po tíi lë Ty në mbrojtje prej djallit të mallkuar.
37. Zoti i saj e pranoi premtimin e saj si është më mirë, e rriti me një edukatë të mirë e të plotë dhe e vuri nën kujdesin e Zekirjas. Sa herë që hynte Zekirjaja në mihrabin e saj gjente te ajo ushqimin e thonte: ìAi është nga All-llahu, se All-llahu atë që do pa masë e furnizon!î
38. Aty në atë moment Zekirjaja e lut Zotin e tij e thotë: ìZoti im, falma edhe mua nga ana juaj një ppasardhës (fëmijë) të mirë,vërtet, Ti je dëgjues i lutjesî!
39. E duke u falulr ai në faltore engjëjt e thërrasin: ìAll-llahu të përgëzon ty me Jahjanë, që do të vërtetojë fjalën (Isain) e ardhur nga All-llahu, e që do të jetë prijës i matur dhe pejgamber nga të dalluarit!î
40. Ai (Zekirjaja) tha: ìZoti im,si mund të kem unë djalë kur mua më ka arritu pleqëria dhe shoqja ime beronjë (sterile)?î Tha (All-llahu): ìKështu,All-llahu punon çka të dojë!î
41. Ai (Zekirjaja) tha: ìZoti im më jepë mua një shenjë!î Shenja e jote - tha Ai - është që tri ditë nuk do të mund tíu flasësh njerzve, pos me gjeste (mimikë),e ti përmende shumë Zotin tënd dhe madhëroje mbrëmje e mëngjes!î
42. Përkujto kur engjujt i thanë:îOj Mejreme, All-llahu të dalloi ty (me besim e karakter), dhe të lartësoi mbi gratë e botës.
43. Oj Mejreme, vazhdoje adhurimin ndaj Zotit tënd, bën sexhde dhe falu për Zotin bashkë me ata që falen!
44. Këto janë nga lajmet e fshehta (të hershme) që po tíi shpallim ty. Ti nuk ishe ndër ta kur i hidhnin shortet se kush prej tyre do të bëhej kujdestar i Mejremes, nuk ishe pranë tyre as kur ata ziheshin mes vete.
45. Përkujto kur engjujt i thanë: ìOj Mejreme, All-llahu të përgëzon me fjalën e vet (me lindjen e një fëmije si rezultat i fjalës së Zotit).
46. E që duke qenë në djep (foshnje) u flet njerëzve, e edhe si i rritur e që është nga të përsosurit.
47. Ajo tha: ìZoti im, si mund të kemë unë djalë e mua símë ka prekur njeriu (nuk jam e martuar)? Ai (All-llahu) tha: ìJa, kështu, All-llahu krijon çka të dojë. Kur Ai vendos për një çështe, vetëm i thotë: Bëhu! Ajo menjëherë bëhet.
48. Ai (All-llahu) ia mëson atij librin (besimin), urtësinë, Tevratin dhe Inxhilin.
49. Dhe, të dërguar te bijtë e Israilit: unë kam ardhur nga Zoti juaj me argument, unë nga balta ju bëj diç si shpendi, i fryej atij dhe ai me lejen e All-llahut bëhet shpend, unë i sheroj të verbërit, të sëmurit ne lëkurë, dhe unë me lejen e All-llahut ngjalli të vdekurit: unë ju tregoj për atë që e hani dhe për atë që e depononi në shtëpiat tuaja. Vertetë, kjo është fakt për ju nëse jeni besimtarë.
50. Dhe (kam ardhur) që tíju vërtetoj Tevratin që e keni para duarsh, tíju lejoj disa që u ishin ndaluar juve, kam ardhur me argument nga Zoti juaj, pra kinie frikë All-llahun dhe më dëgjoni mua.
51. All-llahu është Zoti im dhe Zoti juaj. Adhuronie Atë; kjo është më rrugë e drejtë!
52. E kur e kuptoi Isai vendosmërinë e tyre në mosbesim (dhe qëllmin që ta mbysin), tha: ëKush janë ndihmëtarët e mij për në rrugë të All-llahut?í Havarijunët thanë: ëNe jemi ndihmëtarë të fesë së All-llahut, nei besuam All-llahut, e ti dëshmo për ne se jemi muslimanë (të bindur, të dorëzuar)!
53. Zoti ynë, ne e besuam atë që e zbrite (shpalljen), e pasuam të dërguarin (Isain), pra shënona bashkë me ata që dëshmojnë (besimin e drejtë)!í
54. E, ata (jehudië) i kurdisën një dredhi (mbytjen e Isait), All-llahu iu kundëvu dredhisë së tyre, All-llahu është asgjësuesi më i fuqishëm kundër atyre që bëjnë dredhi.
55. (Përkujto, o i dërguar) Kur All-llahu tha: ëO Isa, Unë po të marr ty, po të ngris te Unë, po të shpëtoj prej sherrit të atyre që nuk besuan. E ata që të besuan ty, do tíi ngrisë lart mbi ata që nuk besuan deri në ditën e kijametit , pastaj vetëm te Unë është kthimi juaj, Unë gjykuj mes jush për atëqë kudështoheshit.
56. Për sa u përket atyre që nuk besuan, Unë do tíi ndëshkoj me një ndëshkim të ashpër në këtë botë dhe në botën tjetër,dhe ata nuk do të kenë ndihmëtarë.
57. E për sa u përket atyre që besuan dhe bënë vepra të mira, atyre u japë shpërblim të plotë. All-llahu nuk i do të padrejtit.
58. Këto që po tíi lexojmë ty (o i dërguar) janë nga ajetet, janë nga Kuríani i pa të meta (i rrezistueshëm).
59. Vërtet, qështja e Isait (të lindur pa baba) te All-llahu është sikurse qështja e Ademit. Atë e krijoi Ai nga dheu, e pastaj atij i tha ìBëhu!î ai u bë.
60. E vërtetëështë (kjo) nga Zoti yt, e ti kurrsesi mos u bën nga ata që dyshojnë.
61. E kush të kundërshton ty në qështjen e tij (Isait) pasi të është bërë e ditur e vërteta, ti thuaj: ëEjani i thërrasim bijtë e tanë dhe bijtë tuaj, gratë tona dhe gratë tuaja, vetë ne dhe vet ju, mandej sinqerisht të lutemi për mallkim, dhe mallkimi nga ana e All-llahut ta hedhim kundër gënjeshtarëve.
62. Síka dyshim, ky është lajm i vërtetë. Nuk ka asnjë të adhuruar tjetër pos All-llahut. All-llahu është Ai, i plotëfuqishmi, i vetëdijshmi.
63. E nëse ata refuzojnë (besimin e drejtë), ata janë ngatërrestarë, për të cilët All-llahu e di shumë mirë.
64. Thuaju (o i dërguar): ìëO ithtarë të librit (Tevrat e Inxhil), ejani (të bashkohemi) te një fjalë që është e njejtë (e drejtë) mes nesh dhe mes jush: të mos adhurojmë, pos All-llahut, të mos ia bëjmë Atij asnjë send shok, të mos konsiderojmë njëri - tjetrin zotër pos All-llahut!î E në qoftë se ata refuzojnë, ju thoni: ìDëshmoni pra, se ne jemi muslimanë (besuam një Zot)!î
65. (madje thuaju): ìO ithtarë të librit,pse po polemizoni me ne rreth Ibrahimit? E, nuk ja në shpallur as Tevrati as Inxhilli, vetëm se pas tij?! A nuk e kuptoni (gënjeshtrën tuaj)?î
66. Ja ju jeni ata që polemizuat edhe për atë që e dinit (për Isain) e përse polemizoni për atë që síkeni kurrfarë dije (ppër Ibrahimin)? All-llahu e din të vërtetën e ju nuk e dini.
67. Ibrahimi nuk ka qenë as jehudi as i krishterë, por ai ishte larg besimeve të kota, ishte musliman dhe nuk ishte prej idhujtarëve.
68. Njerëzit më me meritë për tíu thirrur në Ibrahimin, ishin ata që e ndoqën atë (besimin e tij) dhe ky Pejgamber me ata që besuan (ymeti i këtij). All-llahu është mbrojtës i besimtarëve.
69. Një grup nga uthtarët e librit kishin dëshirë tíu shpiejnënë rrugë të gabuar por ata nuk mashtrojnëtjetërpos vetes së tyre, dhe nuk e vërejnë.
70. O ithtarë të librit, përse nuk i besoni ajetet (Kuríanin) e All-llahut, e duke e ditur të vertetën?
71. O ithtarët e librit, përse, duke qenë se ju e dini të vertetëne ngatërroni me gënjeshtën dhe fshihni realitetin?
72. Një grup nga ithtarët e librit thanë (të vetëve): ìBesoni para dite në atë që u është shpallur atyre që besuan (muslimanëve), e pasdite mos e besoni, e ndoshta edhe ata (muslimanët), do të zbrapsen (nga besimi i tyre).
73. Dhe (u thonin):Mos i besoni askujt përveç atij që ështënë fenë tuaj!îThuaj (o i dërguar):îI vetmi udhëzim është udhëzimi nga All-llahu!î (u thoni të vetëve mos besoni nga droja) Se po i jepet ndokujt (pejgamberllëku) sikurse u është dhënëjuve dhe (nga droja) se tíju paraqesin fakte (muslimanët) para Zotit tuaj (ditën e gjykimit). Thuaju: ìE tërë e mira është në duar të All-llahut,Ai ia jep atë kujt të dojë; All-llahu është dhurues i gjërë, i gjithdijshëmî
74. Ai veçon me mëshirën e vet (me pejgamerllëk) kë të dojë. All-llahu është Zot i mirësisë së madhe.
75. Ndër ithtarë të librit ka, që po ia besove një sasi të madhe (ari), ai ta kthen ty atë, por ka të atillë që po ia besove një dinarë, ai nuk takthen ty atë, përveç nëse gjithnjë irri gati (ia kërkon pajada). Këtë (e bëjnë)për arsye se ata thonin:îNe nuk kemi kurrfarë përgjegjësie ndaj (pasurisë që u marrim) të të paditurëve (arabëve analfabetë). Pra duke e ditur të vertetën, ata bëjnë gënjeshtër ndaj All-llahut.
76. Jo,(nuk është ashtu si thonë ata)po kush e përmbush emanetin e vet (është besnik) dhe ruhet nga mëkatet, síka dyshim,All-llahu i do ata që ruhen.
77. Ata që për një vlerë të paktë e shesin besën e dhënë All-llahut, ndryshojnë edhe zotimet e tyrue, të tillët nuk kanë pjesë (mëshirë) në botën tjetër, dhe në ditën e kijametit All-llahu nuk u flet atyre,nuk i shikon ata dhe i pastron (prej barrës së gabimeve), ata kanë një dënim të dhembshëm.
78. Në të vertetë, një grup prej tyre janë ata që pëhtjellojnë gjuhët e tyre kur lexojnë librin (për të deformuar kuptimin) ashtuqë ju të mendoni se ajo (shprehje) është nga libri, po ajo nuk është nga (i vertetë), adje thonë:Kjo është nga All-llahu!îPo ajo nuk është nga All-llahu. Ata duke ditur thonë gënjeshtra për All-llahun.
79. Síështë e drejtë as nuk i takoiasnjë njeriu që tíi ketë dhënë All-llahu librin, urtësinë dhe pejgamberllëkun,e pastaj ai tíu thotë njerëzve:îBëhuni rob të mij (adhuromëni mua) e jo të All-llahut!î por (ju thotë):îBëhumi dijetarë të mësimeve të Zotit, ngase e keni mësuar njerëzve livrin dhe e keni studiuar atë.
80. Dhe as që ju urdhëron ai (pejgamberi) që të adhuroni engjëjt , as pejgamberët për zota. Vallë, a ju urdhëoi ai juve mosbesimin pasiqë ju jeni muslimanë?
81. Përkujtoni (o ithtarë të librit) kur All-llahu mori zotimin e pejgamberëve: nga ajo se juve ju dhashë libër e urtësi, e që verteton atë që ju keni pranë veti. Tha (All-llahu):îA pranuat, a e morët sipër obligimin Tim? ìAta thanë:îNe e pranuam!îTha (All-llahu):îDëshmoni pra, edhe Unë dëshmoj bashkë me ju!î
82. E kush shkel këtë (zotim) pas kësaj, ata janë jashtë respektit ndaj All-llahut.
83. A mos kërkojnë ata (ithtarët e librit) fe, pos fesë së shpallur nga All-llahu? E Atij i është dorëzuar gjithë çíka në qiej e në tokë, me dashje dhe te Ai kthehen.
84. Thuaj: ìNe i kemi besuar All-llahut, edhe asaj që na zbrit neve, edhe asaj që i është zbritur Ibrahimit, Ismailit, Is-hakut, Jakubit dhe pasardhësve. Edhe asaj që i është dhënë Musait dhe Isait,edhe asaj që i është zbritur të gjithë pejgamberëve nga Zoti i tyre. Ne nuk bëjmë kurrfarë dallimi në mes tyre dhe ne vetëmAtij jemidorzuar.
85. E, kush kërkon fe tjetër përveç fesë islame, atij kurrsesi nuk do ti pranohet dhe ai në botën tjetër është nga të dëshpruarit.
86. E,si ta udhëzojë All-llahu një popull që pas besimit të tyre u bënë pabesimtarë dhe pasi dëshmoi se i dërguari është i vërtetë, dhe pasi tíju kenë ardhur atyre argumente të qarta? Alllahu nuk i mundëson udhëzimin e Vet popullit zullumqarë.
87. Ndëshkimi i të tillëve është:mallkimi nga All-llahu, nga engjëjt dhe nga gjithë njerëzimi tok.
88. Ata përgjithmonë janë në te (në zjarr), atyre as nuk ju lehtësohet dënimi dhe as nuk u jepet afat.
89. Përveq atyre që pas asaj upendan dhe u përmirsuan. Vërtet , All-llahu falë shumë dhe mëshiron.
90. Ata, të cilët pas besimit të tyre u bënë pabesimtarë,e pastaj e shtuan mosbesimin, atyre kurrsesi nuk du pranohet pendimi. Të tillët janë mu ata të humburit.
91. Ata që nuk besuan dhe vdiqën si mosbesimtarë, anjërit prej tyre nuk do tíu pranohet ër konpensim, qoftë edhe plotë faqen e dheut ari. Ata i pret dënim dhëmshëm dhe për ta nuk ka ndihmëtarë.
92. Kurrë nuk do të arrini sinqeritetin e plotë me besim (as kënaqësinë e lumtur në Xhennet) derisa të mos e jepnimë të dhëmbshmen (më të dashurën) e pasurisë suaj. çkado që jepni (për Zotin), All-llahu atë e di.
93. I tërë ushqimi ishte i lejuar për bijtë e israilit, përveç atij që Israili (Jakubi) para se të s briste Tevrati, ia ndaloi vetvetës. Thuaju: ìSillne pra një Tevrat dhe lexoni atë, nëse jeni të vërtetë (në çka thoni)?
94. Ai që edhe pas kësaj shpif gënjeshtra kundër All-llahut, ata vërtet janë mizorë.
95. Thuaj: ìAlahu e tha të vërtetën, pra ndiqne fenë e pastër të Ibrahimit, sepse ai nuk u ta konte idhujtarve.
96. Shtëpia (xhamia) e parë e ndërtuar për njerëz, është ajo në Bekë (Mekë), e dobishme udhërrëfyese për mbarë njerëzimin.
97. Aty ka shenja të qarta: vendi iIbrahimit, dhe kush hyn në te, ai i sigurt, Për hirë të All-llahut, vizita eshtëpisë (Qabes) ësht obligim për atë që ka mundësi udhëtimi te ajo, e kush nuk e beson (ai nuk e viziton); All-llahu nuk është i nevojshëm për (ibadetin që e bëjnë) njerëzit.
98. Thuaj: ìO ithtarë të librit, përse i mohoni ajetet (argumentet) e All-llahut? E All-llahu mbikëqyr atë që veproni.
99. Thuaj: ìO ithtarë të librit, përse e pengoni atë që besoni nga rruga e All-llahut , duke u angazhuar që ta paraqitni atë të shtrembër, ndërsa vetë ju, jeni dëshmues se është e vërtetë! Veprimi juaj nuk mund tíi shmanget mbikëqyrjes së All-llahut.
100. O ju që besuat, në qoftë se ju i bindeni një grupi të atyre që iu është dhënë libri, ata, do tíju kthejnë në mosbesimtarë.
101. Si bën të mos besoni, kr juve janë duke iu lexuar (duke iu shpallur) ajetet e All-llahut dhe kur në mesin tuaj gjendet i derguari i Tij? E kush i përmbahet fesë së All-llahut, ai padyshim është i udhëzuar në rrugën e drejtë.
102. O ju që besuat, kinie frikë All-llahun me sinqeritet të vërtetë dhe mos vdisni, pos vetëm duke qenë muslimanë (besimtarë)!
103. Dhe kapuni që të gjithë ju për litarin (fenë dhe Kuríanin) e All-llahut, e mos u përçani!Përkujtomie nimetin e All-llahut ndaj jush, kr ju(para se ta pranonit fenë islame) ishit të armiqësuar, e Ai bashkoi zemrat tuaja dhe ashtu me dhuntitë e Tij aguat të jeni vëllezër. Madje ishit në buzë të greminës së Xhehennemit, e Ai ju shpëtoi prej tij. Po kështu All-llahu ua shqaron juve argumentet e veta që ju të gjeni të vërtetën e lumtur.
104. Nga ju le të jetë grup që thërret në atë që është e dobishme, urdhëron për punë të mbara dhe ndalon nga e keqja. Të tillët janë ata të shptuarit.
105. E mos u bëni si ata që u ndanë dhe u përçanë pasi u patën zbritur argumentet. Ata do të pësojnë një dënim të madh.
106. Në ditën kur ka fëtyra që zbardhen dhe ka fytyra që nxihen. E për sa u përket atyre fëtyrave që janë nxirë u (thuhet): ìA edhe pasbesimit tuaj u bëtë pabesimtarë? Vuanie pra, dënimin për shkak se ishit që nuk besojshit!î
107. Ndërsa atyre që u janë zbardhur, ata janë në mëshirën (Xhennetin) e All-llahut dh aty janë përgjithmonë.
108. Ja, këto që po tíi lexojmë ty janë argumentet e sakta të All-llahut. E All-llahu nuk është ai që e do padrejtsinë për njerëz.
109. Të All-llahu jaë çíka në qiej dhe çíka në tokë dhe vetëm te All-llahu kthehen çështjet.
110. Je jeni populli më i dobishëm, i ardhur për të mirën e njerëzve, të urdhëroni për mirë, të ndaloni nga veprat e këqia dhe të besoni në All-llahun. E sikur ithtarët e librit të besonin drejt, do të ishte shumë më e mirë për ta. Disa prej tyre janë besimtarë, por shumica e tyre janë larg rrugës së Zotit.
111. Ata kurrsesi nuk mund tíju sjellin ndonjë dëm jve, përveç ndonjë shqetësimi, po edhe në ju luftofshin, ata do të zmbrapsen prej jush. Mandej ata nuk janë të ndihuar.
112. Atyre (jehudive) u është vënë njollë e nënçmimit kudo që të gjenden, vetëm nëse kapen për litarin (fenë) e All-llahut dhe kthehen në besën e njerëzve (të muslimanëve), ata kanë shkaktuar kundër vetes përbuzje nga All-llahu, andaj atyre u është shtar shtypja e mjerimi. Këtë për shkak se ata i mohonin argumentet e All-llahut, i mbytnin mizorisht pejgamberët dhe për shkak se kundërshtonin (udhëzimet e Zotit) dhe tejkalonin (çdo normë njerëzore).
113. Ata (ithtarët e librit) nuk janë të njejtë. Nga ithtarët e librit ka që janë në rrugë të drejtë, gjatë natës lexojnë ajetet e All-llahut duke u lutur.
114. I besojnë All-llahut dhe së ditës, këshllojnë për të mirë dhe largojnë nga të dobishme, edhe ata janë prej të mirëve.
115. E çfarëdo të mire që bëjnë, ajo nuk u mohohet. All-llahu i di shumë mirë të devotshmit.
116. Síka dyshim se atyre që nuk besuan, nuk do tíu bëjnë dobi ndaj (dënimit të) All-llahut as pasuria e as fëmijët e tyre. Ata janë banues të zjarrit dhe aty janë përgjithmonë.
117. Shembulli i asaj që ata e japin në këtë jetë (për tíu lavdëruar e për e përmendur) është si i një erë me breshër që godet dhe shkatërron të mbjellat e një populli që e ka lëshuar rrugën në dëm të vetes. All-llahu nuk u bëri zullum atyre, por ata ishin që i benë të padrejtë vetes së vet.
118. O ju që besuat, mos i zini për miq të ngushtë të tjerët jashtë mesit tuaj, ata nuk pushojnë së bepruari në dëm tuajin, u dëshirojnë çka u mundon juve. Urrejta kundër jush duket nga gojët e tyre, por ajo që fshehin në tyre, është edhe më e madhe. Ne pra, u kemi sqaruar faktet nëse ju i kuptoni.
119. Ja, ju (muslimanë) jeni që i doni ata, e ata nuk u duanjuve. Madje ju i besoni librat në tërësi (të gjitha shpalljet), e kur u takojnë thonë:îNe kemi besuar!î e kur veçohen,ata mllefi kundër grisin majet e gishtrinjve. Thuaju: ìVdisni me atë mllef tuajin!î All-llahu i di shumë mirë se çka mbajnë (të fshehtat) zemrat e tyre.
120. Nëse ju përjetoni ndonjë të mirë, ata i dëshpron ajo, e nëse u godet ndonjë e keqe, ata gëzohen për atë. Po, në qoftë se ju bëhi të durueshëm dhe ruheni (mëkateve), dinakëria e tyre nuk do të tíu dëmtojë aspak. Është e sigurt se All-llahu e ka në dorë atë që punojnë ata.
121. Përkujto (O i dërguar) kur dole nga familja jote që tíua përcaktosh besimtarëve vendet për luftë, e All-llahut është që dëgjon (fjalët) dhe që kupton (qëllimet).
122. Kur dy grupe prej jush gati u treguan të dobëta, po All-llahu ishte që u ndihmoi atyre (që të mos largoheshin), andaj besimtarët le tíi mbështeten vetëm All-llahut.
123. All-llahu u ndihmoi juve në Bedr kur ju ishit pak në numër, e për të qenë mirënjohës, keni frikë nga Zoti.
124. Kur ti u thoshe besimtarëve: ìA nuk është mjaft për ju që Zoti juaj tíju vazhdojë ndihmën me tre mijë engjëjt e zbritur?î
125. Po, nëse jeni të qëndrushëm e të matur, e ata (armiqtë) tíju vinë tash në këtë momoent, Zoti juaj ua vazhdon juve ndihmën me pesë mijë engjëjve të ushtruar (për luftë) ose të shënuar.
126. E atë(ndihmë) All-llahu nuk e bëripër tjetër por vetëm për tíju gëzuar dhe me të të qetësojë zemrat tuaja, përndrushe ndihma vjen vetëm prej All-llahut, ngadhënjyesit, të urtit.
127. (u ndihmoi) Që ta këpusë një grup nga ata që nuk besuan (duke i mbytur a zënë rovër), ose për tíi demoralizuar dhe ashtu të kthehen të dëshpruar.
128. Ty nuk të takon asgjë rreth çështjes se a do tíu pranojë Ai pendimin apo do tíi dënojë ata,në të vërtetë ata janë zullumqarë.
129. Vetëm e All-llahut është gjithçíka në qiej e në tokë, Ai i fal atij që do dhe Ai dënon atë që do. All-llahu është mëkatfalës, mëshirues.
130. O ju të clët besuat, mos e hani kamaatën që po e shumë fishoni dhe kini frikë (dënimin e) All-llahut ashtu që të gjeni shpëtim.
131. Dhe ruajuni zjarrit që është përgaditur për pabesimtarët.
132. E bindjuni All-llahut dhe të dërguarit, ashtu qëtë mëshiroheni.
133. Dhe ngutuni (me punë që meritoni) në falje mëkatesh nga Zoti juaj dhe për në një Xhennet, gjerësia e të cilit është si gjerësia e qiejve dhe e tokës, i përgatitur për të devotshmit.
134. Të cilët japin kur janë shlirë edhe kur janë në vështirësi dhe që e frenojnë mllefin, që u falin (keqen) njerëzve, e All-llahu i do bamirësit.
135. Edhe ata të clët kur bëjnë ndonjë (mëkat) të shëmtuar ose i bëjnë zullum vetës së tyre, e përmendin All-llahun dhe kërkojnë falje për mëkatet e tyre - e kushi i falë mëkatet përveç All-llahut? - dhe që duke ditur, nuk vazhdojnë në ata që kanë punuar (në të keqen).
136. Shpërblimii të tillëve është falja nga Zoti i tyre dhe Xhennetet nëpër të cilët rrjedhin lumenj e aty do rrijnë përgjithmonë. a i mirë është shpërblimi i atyre që punojnë.
137. Përpara jush kanë kaluar ppopujt ndaj të cilëve janë zbatuar ligjet, ndaj, udhtoni nëpër tokë dhe shikoni si qe përfundimi i atyre që përgenjeshtruan.
138. Ky (Kuríani) është sqarim për njerëzit, është dhëzim dhe këshillë për të devotshmit.
139. E mos u dobësoni (fizikisht0 dhe mos u dëshproni (shpirtërisht) derisa ju jeni më të lartit, po qe se jeni besimtarë të sinqert.
140. Në qoftë se juve u preku çka u dhemb (në Uhud). edhe atë popull (armikun) e pat prekur dhembje si kjo e juaja (në Bedr. Ne, këto ditë i ndrrojmë (u japim në përdorim) mes njerëzve për tíu ditur te All-llahu ata që besuan dhe për tíi zgjedhur disa prej jush për dëshmorë (ose dëshmues). All-llahu nuk i do zullumqarët.
141. Dhe që All-llahu tíi pastrojë besimtarët, ndërsa gradualisht tíi shkatërrojë mosbesimtarët.
142. A mos menduat ju se do të hyni në Xhennet e All-llahu pa i ditur (pa u vërtetua në praktikëse prej jush kanë luftuar, dhe pa u ditur cilët prej jush ishin të durueshëm.
143. Ju ishit ata që dëshironit vdekjen para se të ballafaqoheshit me te. Ja pra, atë e patë dhe e shikuat me sytë tuaj.
144. Muhammedi nuk është tjetër vetëm se i dërguar. Edhe përpara tij pati të dërguar (që vdiqën ose u vranë). E nëse ai vdes ose mbytet, a do të ktheheshit ju prapa (nga feja ose lufta)?E kushdo që kthehet prapa, ai nuk i bën dëm All-llahut aspak, kurse All-llahu Ne do tíi shpërblejë mirënjohësit.
145. Askuh nuk vdes pa vullnetin dhe lejen e All-llahut. Ai është shënim i afatit të caktuar. E kush e dëshiron shpërblimin e kësaj bote, Ne atij ia japim, e kush e dëshiron shpërblimin e botes tjetër, edhe atij do tíia japim atë, kurse mirënjohësit Ne do tíi shpërblejmë.
146. E sa pejgamberë pati qësë bashku me të luftuan turma të mëdha besimtarësh dhe për atë që i goditi në rrugën e All-llahut, ata nuk u dobësuan dhe nuk u përulën. All-llahu i do durimtarët.
147. Fjala e tyre nuk ishte jetër pos vetëm: ìZoti ynë, na i falë mëkatet tona dhe lëshimet në punët tna dhe na forco në vendet tona (në luftë), nduhmona kundër popullit jobesimtar!î
148. Ndaj All-llahuua u dha atyre shpërblimin e kësaj bote dhe shpërbllimin më të mirë të botës tjetër; All-llahu i do punë mirët.
149. O besimtarë, nëse u nënshtroheni jobesimtarëve, ata ju kthejnë prapa aty ku ishit (në kufër) dhe atherë do të jeni të humbur.
150. Sepse vetëm All-llahu është ndihmëtar i juaji dhe Ai është më imiri ndihmës.
151. Ne do të mbjellim frikën në zemrat e atyre që nuk besuan sepse ata All-llahut i trillojnë e imveshin zota të tjerë, duke mos pasur për të kurrëfar fakti, ndaj vendbanimi i tyre do të jetë xhehnemi. Sa i shëmtuar është vendi i mizorëve.
152. All-llahu përmbushi premtimin e vet ndaj jush, ngase me vullnetin e Tij i korrët ata (me shpata) deri kur u dobësuat dhe u përçatë ndërmjet vete, në çështjen e vendit (që u pat caktuar Pejgamberi) dhe pasi vrejtët atë që e dëshironit (prenë e luftës ), e atëherë kundërshtuat (urdhërin e Pejgamberit). Pati prej jush që e deshën këtë jetë (ata që u ngutën pas presë) e pati prej jush që e deshtën botën tjetër. Pastaj, për tíju sprovur u zmbrapi juve nga ata. Po All-llahu u fali juve; All-llahu është dhurues i madh ndaj besimtarëve.
153. Dhe kur largoheshit e nuk përfillshit as njëri-tjetrin, ndërsa i dërguari ju thërriste mbrapa. Atëherë u goditi me dëshprim për dëshprim (që i shkaktuat Pejgamberit), ashtu që mos pikëlloheni për atë që u shpëtoi (preja e luftës) e as për atë që u goditi. All-llahu është i njohur hollësisht me atë që veproni.
154. Mandej, pas asaj tronditjeje tërëndë, Ai u lëshoi sa për qetësim, një kotje (gjumi të lehtë) që i kaploi një grup prej jush, kurse një grup i kishte preokupuar vetëm çështja e vetvetes. Ata formuan bindje të padrejtë ndaaaaj All-llahut, bindje injorante, e thonin: ì Ne nuk kemi në dorë asgjë nga kjo çështje!î Thuaj: ìE tërë çështja është vetëm në duar të All-llahut!î Ata fshehin në vetvete atë që uty nuk ta shprehin. Thonin : ìSikur ne të kishim diçka në dorë në këtë çështje, ne nuk do të mbyteshim këtu!î Thuaj: ìEdhe sikur të ishit në shtëpitë tuaja, atyre që është caktuar mbytja (vdekja), do të dilnin në vendin e flijimit të tyre!î Në mënyrë që All-llahu të provojë atë që është në zemrat e tuaja (sinqeritetin, ose hipokrizinë) dhe që të pastrojë atë që është në zemrat tuaja. All-llahu i di shumë mirëtë fshehtat në zemrat.
155. Vërtet, ata që u zbrapsën prej jush ditën e ndeshjes së dy grupeve (besimtarë dhe idhujtarë në Uhud), ata vetë djalli i shtyri të rrëshqasin me disa punë të tyre që i bënë, po All-llahu ua fali atyre gabimin; All-llahu është mëkatfalës dhe i butë.
156. O besimtarë, mos u bëni si ata që nuk besuan dhe, për vllezërit e tyre që kishin dalë në udhëtim (tregtie e gjallërimi) ose që kishin shkuar në luftë thonin: ì Sikur të kishin ndejtur pranë nesh (e të mos dilnin), atë (bindje), All-llahu ua bëri një dëshprim në zemrat etyre. Pse All-llahu ë është Ai që jep jetë dhe jep vdekje dhe All-llahu sheh atë që ju punoni.
157. E sikur të ishit mbytur në rrugën e All-llahut, ose tíu kikshte zënë vdekja, do të gëzonit falje e mëshirë prej All-llahut që është shumë më e dobishme se ajo çka ata grumbullojnë.
158. Ti ishe ibutë ndaj atyre, ngase All-llahu të dhuroi mëshirë, e sikur të ishe i vrazhdë e zemërfortë, ata do shkapërderdheshin prej teje, andaj ti falju atyre dhe kërko ndjesë për ta, e konsultohu me ta në të gjitha çështjet, e kur të vendosësh, atherë mbështetu në Allhun, se All-llahu ido ata që mbështeten.
160. Nëse All-llahu dëshiron tíju ndihmojë, síka kush që mund tíju mposhtë, e nëse Ai iu lë pa ndihmë, atherë kush është ai pas Tij, që dotíjundihmojë? Pra vetëm All-llahut le tíi mbështeten besimtarët.
161. Asnjë pejgamberi nuk i takoi të bëjë hile dhe kush bën hile (në ndarjen e plaçkës së luftës), ai në ditën e kijametit vjen i ngarkuar me atë që ka bërë, pastaj secilit njeri i jepet ajo që e ka fituar, duke mos iu bërë e padrejtë.
162. A është i njejtë ai qëiu bind All-llahut dhe kërkoi kënaqësinë e Tij, si ai që tërhoqi kundër vetes hidhërim të madh nga All-llahu dhe e ardhmja e tij është Xhehennemi, që është përfundim shumë i keq?
163. Ata kanë dallim te All-llahu, e All-llahu she shumë mirë ata që veprojnë.
164. Është e vërtetë se All-llahu u dha dhurataë të madhe besimtarëve, kur ndër ta nga mesi ityre dërgoi të dërguarqë atyre tíu lexojë shpalljen e Tij, tíi pastrojë ata, tíua mësojë Kuríanin dhe sheriatin, edhepse, më parë ata ishin krejtësisht të humbur.
165. E kur juve u goditi një dështim (në Uhud) e që ju ia patët dhënëatë dyfish (armikut në bedër), thatë: ìPrej nga kjo?î thuaj: ìAjo është nga vetë ju!î Síka dyshim se All-llahu është i plotëfuqishëm për çdo send.
166. Ajo që ju goditi juve ditën eballafaqimit të dy grupeve (besimtarë dhe idhujtarë), ishte me lejen e All-llahut, për tíu dalluar besimtarët e sinqert.
167. Dhe, për tíu ditur ata që ishin hipokritë. E atyre u është thënë: ìEjani e luftoni në rrugën e All-llahut ose mbroni vetën!î E ata thanë: ìSikur të dinim se do të luftohej, ne do të vinim pas jush!î Në atë moment ata ishin më afër mosbesimit se besimit. Flisnin me gojët e tyre atë që uk e kishin në zemrat e tyre, po All-llahu edi mirë për atë që fshehin.
168. Dhe ata që nuk luftuan dhe atyre të vetëve u thanë: ì Sikur të na dëgjon neve (e të ktheheshin siç u kthyem ne ), nuk do të mbyteshim!î thuaju: ìLargoie pra vdekjen prej vetes suaj, nëse jeni të sigurt çka thoni?î
169. Kurrsesi të mos mendoni se janë të vdekur ata që ranë dëshmorë në rrugën e All-llahut. P ërkundrazi, ata janë të gjallë duke u ushqyer te Zoti ityre.
170. Janë të gëzuar me atë që u dha All-llahu nga të mirat e Tij, dhe atyre që kanë mbetur ende pa i bashkuar rradhëve të tyre, u marrin myzhde se për ta nuk ka as frikë dhe as që kanë pse të brengosen.
171. Ata janë të gëzuar me begati e dhurata që ua dha All-llahu, e síka dyshim se All-llahu nuk ua humb shpërblimin besimtërëve.
172. Të cilët edhe pasi i goditi plaga iu përgjegjën All-llahut dhe të dërgurit. E për ata prej tyre që bënë, mirë dhe u rujtën, është një shpërblimi madh.
173. E atyre (shokëve të pejgamberit) që dikush u tha : ìPopulli (idhujtaët( është tubuar tíju sulmoja, pra kini frië!î Ajo, vetëm u a shtoi edhe më shumë besimin e thanë e thanë: ìNeve na mjafton që kemi All-llahu, Ai është mbrojtësi më i mirë!î.
174. Dhe atë pa i gjetur kurrfarë e keqe fituan begati e mirësi të mëdha nga Allhu dhe e arritën kënaqsinë e Tij All-llahu është dhurues i madh.
175. P atë (propagndë) e bëri vetëm shejtani që dëshironte me miqtë e vet (idhujtarët), tíju friksojë, poju mos u frikësoni prej tyre, frikësomënu Mua, nëse jeni besimtar.
176. E ty të mos të brengosin ata që përpiëen për mosbesim, ata kurrsesi nuk mund të dëmtojnë asgjë All-llahun. All-llahu me urtësinë e vet dëshiron që atyre të mos u takojë kurrfarë e mire në botën tjetër dhe ata kanë një dënim të madh.
177. Ata që në vend të besimit pranuan kufrin, nuk i bëjnë asgjë dëm All-llahut, ata ipret një dënim i idhët.
178. Të mosmendojnë ata që nuk besuan se afatin që u dhamë Ne atyre të jetojnë, është në dobi të tyre. Ne i lamë të jetojnë vetëm që shtojnë edhe më shumë mëkate, se ata ipret një dënmim nënçmues
179. All-llahu nuk ju zblon juve të fshehtat (e të dini se çímbajnë në zemrët e tyre). Por All-llahu është Ai që nga të dërguarit e vet zgjedh atë që do (e i zbulon ndonjë të fsehtë). Prandaj, bsoni All-llahut dhe të dërguarit të Tij, e në i besofshit dhe nëse ruheni, atëherë ju keni një shpërblim të madh.
180. Ata, të cilët bëjnë koprrraci me atë nga të mirat e veta u dha All-llahu, të mos mendojnë kurrsesi se ajo është në dobi të tyre. Jo, ajo është në dëm të tyre. Ajo e mirë me çka bënë koprraci, në ditën e kijametit do tíu mbështillet në qafën e tyre. All-llahut i mbesin trashëgim qiejt dhe toka, All-llahu është i njohur mirë më atë që veproni.
181. All-llahu ka dëgjuar fjalën e tyre që thanë: ì All-llahu është i varfër e ne jemi të pasur!î Ne do të shënjojmë atë që thanë ata dhe që i mbytën pejgamberët pa kurrfarë faji, e do tíju themi: ìVuane mundimin e djegjies së zjarrit.
182. Kjo është meritë e duarve tuaja, se All-llahu nuk zullumqarë ndaj robëve.
183. Ata janë që thanë: ìAll-llahu na ka porositur që të besojmë asgjë të dërguar derisa ai të na sjellë një kurban që do ta ngrënë zjarri. Thuaju: ìPara meje juve u erdhën të dërguar me argumente dhe me atë që e thatë, e përse i mbytet ata, nëse thoni të vërtetën?î
184. Po nëse ata ty të përgënjeshtrojnë, janë përgënjeshtruar edhe para teje të dërguar që u erdhën me argumente të prera, me shkrime qiellore dhe me libër të nditshëm.
185. Secili njeri do të shijojë vdekjen, e shpërblimet tuaja u plotësohen diten e kijametit, e kush shmanget zjarrit e futet në Xhennet, ai ka arritur shpëtim, e jeta e kësaj bote nuk është tjetër pos një përjetim mashtrues.
186. Ju patjetër do të sprovoheni si në pasurinë tuaj, si në vetën tuaj, madje do të dëgjoni ofendime të shumta prej atyre që u është libri para jush, e edhe prej idhujtarëve, po në qoftë se duroni dhe ruheni, ajo është gjëja më vendimtare.
187. Dhe kur All-llahu mori zotimin nga ata që i pat dhënë libri: që githqysh tíua publikoni atë njerëzve, e të mos e fshehni, por ata e lanë pas dore atë për pak send të kësaj jete; pra, bënë punë të keqe.
188. Mos mendo se janë të shpëtuar ata që gëzohen për atë që bënë (e fshehen çështjen tënde) dhe dëshirojnë të jenë të lavdëruar për atë që nuk e punuan mos llogarit shpëtimpër ta (nu e thanë të vërtetën), ata kanë njëë dënim të dhëmbshëm.
189. Vetëm All-llahut i takon sundimi i qiejve e i tokës dhe All-llahu është i gjithfuqishëm për çdo send.
190. Në krijimin e qiejve e të tokër, në ndyshimin e natës dhe të ditës, ka argumente të qarta për ata që kanë arsye dhe intelekt.
191. Për ata që All-llahun e përmendin me përkujtim kur janë në këmbë, kur janë ulur, kur janë të shtrirë dhe thellohen në mendimie rreth krijimit të qiejve e të tokës (duke thënë)::Zoti ynë, këtë nuk e krijove kot, i lartësuar qofsh, ruanaprej dënimit të zjarrit!
192. Zoti ynë, atë ti e fute në zjarr, atë e ke poshtëruar; oër mizorët nuk ka ndihëtarë!
193. Zoti ynë, ne dëgjuam një thirrës që ftonte për besim(e që thoshte):Të besoni Zotin tuaj! E ne besuam! Zoti ynë, na i falë mëkatet tona, na i mbulo të metat dhe pas vdekjes na bashko me të mirët!
194. Zoti ynë, jepna atë që nëpërmjet të dërgurëve Tu, na e premtove dhe në ditën e kijametit mos na turpëro; vërtet Ti je Ai që nuk e shkel premtimin!î
195. Zoti i tyre iu përgjegj lutjes së tyre (e tha): Unë nuk ia humb mundin asnjërit prej jush, mashkull qoftë apo femër. Ju jeni njëri nga tjetri por ata që u dëbuan prej shtëoive të tyre dhe emigruan, u munduan vetëm pse ishin në rrrugën Time, lftuan dhe u vranë, atyre patjetërdo t;ua shlyej mëkatet e tyre dhe do tíi veje në Xhennete në të cilët burojnë lumenj. Ai është shpërblim nga ana e All-llahut, se më i miri i shpërblimeve është te All-llahu.
196. Të mos mashtrojë bredhja nëpër qytete e atyre që nuk besuan.
197. Ajo është një kënaqësi e pakët, e pastaj vendi i tyre është Xhehennemi që është vend mjerimi.
198. Por ata që ia patën frikën Zotit të tyre, ata i kanë Xhennetet nëpër të cilat rrjedhin lumenj dhe aty janë përgjithmonë. Ajo është pritje nga ana e All-llahut, e për të mirët më e dobishmja është ajo që është te All-llahu.
199. Po edhe nga ithtarët e librit ka që besojnë All-llahun, e besojnë atë që u është shpallur juve, e besojnë atë që është shpallur atyre, janë të bindur ndaj All-llahut në shpallje nuk i shesin për pak sendtë kësaj jete. Të tillët kanë shpërblimin e vet te Zoti i tyre, e All-llahu është që llogarinë e bën shpejt.
200. O ju besimtarë, bëni durim, bëhuni të qëndrueshëm kundër armikut, rrini të përgaditur dhe, që të shpëtoni, ruajuni dënimit të All-llahut.
AvaTar-Ks- Master
- Numri i postimeve : 505
PIKE : 548
Popullariteti : 1
Data e regjistrimit : 02/07/2010
Re: Lexo në Kur'an, suren
1. O ju njerëz! Kinie frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje (njeriu) dhe nga ajo krijoi palën (shoqën) e saj, e prej atyre dyve u shtuan burrra shumë e gra. Dhe kinie frikë All-llahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin (akraballëkun), se All-llahu është mbikëqyrës mbi ju.
2. Bonjakëve (jetimëve) jepini kur të rriten pasurinë e tyre, dhe mos e ndërroni të pastërtin (mallin tuaj që e keni halall) me të ndytin (me haramin) edhe mos ehani pasurinë e tyre (të përzier) me asurinë tuaj, pse ky është mëkat i madh.
3. Në qoftë se frikoheni se nuk do të jeni të drejtë ndaj bonjakeve, atëherë martohuni me ato gra që ju pëlqejnë; me dy, me tri e me katra. E nëse i frikoheni padrejtësisë (ndaj tyre), atëherë vetëm me një, ose (martohuni) me ato që i keni nën pushtetin tuaj (robëreshat). Ky (përkufizim) është më afër që të mos gaboni.
4. Grave jepnu dhuratën e kurëzimit së tyre (niqahin) më të mirë, e në qoftë se ato nga vullneti i vetju falin diçka nga ajo, atëherë hane atë hallall të mirë.
5. Mendjelehtësve (të papjekurve) mos u jepni pasurinë tuaj që All-llahu e bëri për ju mekamje, e ata ushqeni nga ajo, veshni dhe u thoni fjalë të mira.
6. Provoni bonjakët derisa të bëhen për martesë,e nëse vëreni te ta pjekuri, atherë drzonju atyre pasurinë e tyre. Mos e hani atë duke shkapërderdhur dhe duke u ngutur para setë rrite ata. Kush është i pasur le të ruhet (shfytëzimit të pasurisë të jetimëve), e kush është ivarfër, le të hajë me maturi. E kur tíju dorëzoni atyre pasurinë e vet, dëshmoni atë (që ju dorëzoni). Mjafton që All-llahu është llogaritës.
7. Meshkujve ju takon pjesë nga pasuria që e lënë prindërit e të afërmit (pas vdekjes), edhe femrave ju takon pjesë nga ajo që lënë prindërit e të afërmit, le të jetë pak ose shumë ajo që lënë, ju takon pjesë e coaktuar (nga Zoti).
8. Kur të prezentojnë (në pjestimin e pasurisë që ka lënë i vdekuri) të afërmë, bonjak dhe varfnjak (që nuk janë pjestarë në trashigim), jepnu nga ajo (pasuri e lënë) dhe atyre thuanu fjalë të mira.
9. Le të frikësohen ata (në prag të vdekjes) sikur të linin pas vete pasardhës të paaftë për të cilët kanë dro (si do të jetë gjendja e tyre) le tíi ruhen allahut (dënimit të Tij) dhe le tíju thonë (jetimëve) fjalë prindore.
10. Ata që e hanë pa të drejtë pasurinë e jetimëve, në të vërtetë ata hanë atë që mbush barkun e tyre zjarr dhe do të futen në zjarrin e Xhehennemit.
11. All-llahu ju urdhëron për (çështen e trashigimit) fëmijët tuaj:për mashkullin hise sa për dy femra; nëse janë (trashëgimtare) vetëm femra, dy e më shumë, atyre ju takojnë dy të tretat e pasurisë që trashëgohet; nëse është një femër, asaj i takon gjysma; për prindërit, për seilinnga ata, lu takon e gjashta nga ajo që ka lënë (i vdekuri) nëse ka fëmijë; e nëoftëse (i vdekuri) nuk ka fëmijë e atë e trashëgojnë (vetëm) prindërit, atëherë nënës së tij i takon një e treta; në qoftë se ai (i vdekuri) ka vëllezër, nënës së tij itakon vetëm një e gjashta, (kjo e drejtë në trashëgim bëhet) pasi të kryhet (vasijjeti) që ka lënë dhe pasi të lahet borgji; ju nuk dini se kush është më afër dobisë suaj. (Ky përcaktim është) Urdhër nga All-llahu. Vërtet All-llahu është më i Dijshmi, më i Urti.
12. Juve ju takon gjysma e asaj (pasurie) që e lënë gratë e tuaja, nëse ato nuk kanë fëmijë, por nëse ato kanë fëmijë,juve ju takon një e katërta nga ajo që lënë ato, pasi të kryhet testamenti i tyre dhe pasi të lahet borgji. Atyre (grave) ju takon një e katërta nga ajo që lini ju, nëse nuk kini fëmijë, por nëse keni fëmijë, atyre ju takon një e teta nga ajo që leni pas kryrjes së testamentit qëkeni përcaktuar ose borxhit. Në qoftë se (i vdekuri) është mashkull ose femër, e trashëgohet nga ndnjë ilargët (pse síka as prindër as fëmijë) po ka hjë vëlla ose një motër (nga nëna), atëherë secilit prej tyre u takon një e gjashta, e në qoftëse sejanë më shumë (se një vëlla ose se nj motër) ata janë pjesmarrës të barabartë në të tretën (e tërë pasurisë), pas testamentit të porositur ose borxhit, e duke mos dëmtuar (trashëguesit). Ky përcaktim është porositur prej All-llahu. All-llahu është i gjithëdijshmi, jo ingutshëm.
13. këto janë (dispozita) të caktuara prej All-llahut (urdhërave) dhe të dërguarit të tij, atë e dërgon në Xhennete nën të cilin burojnë lumenj. Aty do të jenë përgjithmonë. E ky është shpëtim i madh.
14. Kush e kundërshton All-llahu dhe të dërguarin e Tij, dhe i shkel dispozitat e Tij, atë e shtie në zjarr të përjetëshëm. E për të është një dënim i rëndë.
15. Ato nga gratë tuaja që bëjnë imoralitet (zina), kërkoni që kundër tyre të dëshmojnë katër vetë prej jush (burra); nëse vërtetohet më dëshmitarë (imoraliteti), mbyllni ato në shtëpia derisa tíi marrë vdekja ose derisa All-llahu të përcaktojë ndonjë rrugë për to.
16. Ataa të dy prej jush që bëjnë atë (imoralitet-zina), ndëshkoni; e në qoftë se ata pendohen dhe përmirësohen, atëherë hiqni dorë prej tyre, pse All-llahu pranon fort pendimin dhe mëshiron shumë.
17. Pendim i pranueshëm te All-llahu është vetëm ai i atyre që r bëjnë të keqen me mosdije shpejt pendohen; të tillëve All-llahu ju pranon pendimin, se All-llahu është më i dijshmi, më i urti.
18. Nuk është pendim (i pranueshëm) i atyre që vazhdimisht bëjnë punë të këqia dhe vetëm atëherë kur tíi vjen vdekja ndonjërit prej tyre, të thotë: ìUnë tash u pendova!î e as i atyre që vdesin duke qenë jobesimtarë. Ndaj tyre kemi përënim të ashpër.
19. O ju që besuat, nuk është lejuar për ju të trashëgoni gratë (e të vdekurve) në mënyrë të dhunshme, e as tíi shtëngoni për tíu marrë diçka nga ajo që ju keni dhënë atyre, përveç nëse ato bëjnë ndonjë imoralitet të hapur. çoni jetë të mirë me to. Nëse urreni ato, bëni durim që All-llahu të japë shumë të mira në një send që ju e urreni.
20. Në qoftë se dëshironi të ndërroni (ta merrni) një grua në vend të një gruaje (të lëshuares) i keni pas dhënë shumë të madhe, mos merrni prej saj snjë send. A do të merrni atë pa të drejtë e në mënyrë mizore?
21. Dhe si mund të merrni atë kur njëri-tjetri iu keni bashkuar (në një shtrat) dhe kur ato kanë marrë prej jush një besë të fortë?
22. Mos u martoni me ato gra me të cilat qenë të martuar prindërit tuaj, me përjashtim të asaj që ka kaluar (para islamizmit) pse ajo ishte turpësi, përbuzje e traditë e shëmtuar.
23. U janë ndaluar juve (të martoheni me): nënat tuaja, bijat tuaja, motrat tuaja, hallat tuaja, tezet tuaja, bijat tuaja, bijat e motës, nënat tuaja që ju kanë dhënë gji, motrat nga gjiri, nënëat e grave tuaja (vjehrrat) dhe vajzat që janë nën kujdesin tuaj e të lindura (prej tjeër babai) nga gratë tuaja me të cilat patët kontakt, e nëse nuk ken pasur kontakt me to (me gratë), atëherë síka pengesë (të martoheni me ato vajza), dhe (janë të ndaluara) gratë e bijve tuaj që janë të lindjes suaj (jo të bijëve të afoptuar), dhe të bashkoni (përnjeherë në një niqah) dy motra, përpos asaj që ka kaluar. Vërtetë, All-llahu falë shumë, është mëshirues i madh.
24. (Nuk u lejohet të martoheni) Edhe me gra të martuara (që kanë burrat e nuk janë të lëshuara), përveç atyre që i keni futur në pushtetin tuaj (robëreshat e lufrtës). (Ky është) obligim mbi ju nga All-llahu. U janë lejuar, pos këtyre (që u përmendën), të tjerat që tíi merrni me pasurinë tuaj (me niqah) duke pasur për qëllim bashkëshorësi e jo prostitucion (kurvëni). Epër atë që përjetuat ju nga ato (gratë me të cilat patët kurorë), jepnu shpërblimin e tyre të caktuar se është obligim. E nuk ka pengesë për ju, pas përcaktimit (te niqahut), në atë që ju pëlqeni mes vete. All-llahu është i gjithëdijshëm, i urti.
25. Dhe kush nuk ka prej jush mundësi materiale që të martohet me femra të lira besimtare, le të martohet me ato besimtare tuaja që i keni nën pushtetin tuaj (robëreshat). All-llahu di më së miri për besimin tuaj. Ju jeni nga njëri- tjetri (të një origjine0. Pra, martohuni me ato (robëresha) r me lejen e të zotërve të tyre dhe jepnu kurorën në mënyrë të drejtë, (zgjidhni) të ndershme e jo prostitute të hapta e të fshehta. E kur të jenë të martuara ato,nëse bëjnë ndonjë punë të turpshme, ndëshkimi kundër tyre është sa gjysma e atij të grave të lira (jo robëresha). Kjo (martesë me robëresha) është e lejuar për ata që i frikësohen imoralitetit, por të jeni të durueshëm, është më mirë për ju. All-llahu është mirrëdashës, mëshirëplotë.
26. All-llahu dëshiron tíju sqarojë çështjet etíju drejtojë në rrugën e atyre që ishin para jush (pejgamberët) dhe tíju pranojë pendimin. Alahu e di më së miri gjendjen e robërve dhe është më i urti.
27. All-llahu dëshiron tíju pranojë pendimin, e ata që ndjekin dëshirat e epsheve, dëshirojnë që ju të shmangeninë tërësi (nga rruga e drejtë).
28. All-llahu dëshiron tíju lehtësoj (dispozitat), e megjithatë njeriu është i paaftë (për tíju përballuar epsheve).
29. O ju që besuat, mos e hani mallin e njëri-tjetrit në mënyrë të palejuar, përpos tregtisë në të cilën keni pajtueshmëri mes vee, dhe mos mbytni veten tuaj (duke mbytur njëri-tjetrin). Vërtet, All-llahu është i mëshirueshëm për ju.
30. Kush bën këtë (që ndaloi Zoti) qëllimisht dhe tejkalon kufijtë, Ne do ta hudhim atë në një zjarr të fortë. Dhe kjo është leht për All-llahun.
31. Nëse lagoheni prej mëkateve të mëdha, të cilat u janë të ndalueshme, Ne ju shlyejmë mëkatet e vogla dhe ju fusim në një vnd të ndershëm.
32. Mos lakmoni në atë, që All-llahu gradoi disa nga ju mbi disa të tjerë. Burrave ju takon hise nga ajo që fituan ata dhe grve gjithashtu ju takon hise bga ajo që fituan ato. All-llahut kërkoni nga të mirat e Tij. All-llahu është i dijshëm për çdo send.
33. Ne u kemi caktuar për secilin trashëgimtarë, pjesën e pasurisë që e lënë prindërit ose të afërmit. E atyre që ju keni premtuar, jepnu pjesën ë tyre. All-llahu është dëshmues mbi çdo send.
34. Burrat janë përgjegjës për gratë, ngase All-llahu ka graduar disa mbi disa të tjerët dhe ngase ata kanë shpenzuar nga pasuria e tyre. Prandaj, me atë që All-llahu i bëri të ruajtura, gratë e mira janë respektuese, janë besnike ndaj të fsheftës. E ato që keni dro kryelartësisë së tyre, këshilloni, madje largohuni nga shtrati (e më në fund), edhe rrahni (lahtë, nëse nuk ndikojnë këshillat as largimi), e nëse ju respektojnë, atëherë mos u sillni keq ndaj tyre. All-llahu është më i larti, më i madhi.
35. Nëse i frikësohen përçarjes mes tyre (burrit e gruas), dërgoni një pari të drejtë nga familja e tij dhe një pari të drejtë ngafamilja e saj. Nëse ata të dy (ndërmjetësuesit) kanë për qëllim pajtimin, All-llahu ju mundëson afrimin mes tyre (burrit e gruas). All-llahu është i dijëshëm, është njohës i mirë.
36. Adhurone All-llahun e mos i shoqëroni Atij asnjë send, sillnu mirë ndaj prindërve, ndaj të afërmve, ndaj jetimëve, ndaj të varfërve, ndaj fqiut të afërt, ndaj fqiut të largët, ndaj shokut pranë vetes, ndaj udhëtarit të largët dhe ndaj robërve. All-llahu nuk e do atë që është kryelartë dhe atë që lavdërohet.
37. Ata që vetë janë koprracë dhe urdhërojnë njerëzit për koprraci, dhe e fshehin atë që ju ka dhënë All-llahu nga mirësitë e veta. Ne kemi përgatitur dënim të turpshëm për jobesimtarët;
38. Edhe ata që e japin pasurinë e tyre për sy e faqe të botës,e nuk e besojnë All-llahun as ditën e mbramë. E ai që e k shok djallin, ai pra është shok i shëmtuar.
39. Dhe çka do tíi gjente ata, po ta besonin All-llahun, ditën e gjykimit dhe të jepnin nga ajo që i dhuroi All-llahu? Po All-llahu di më së miri për ta.
40. Síka dyshim se All-llahu nuk bën pa drejtë as sa grimca, e nëse ajo vepër ështëe mirë, Ai e shumëfishon atë dhe Vetë Ai i jep shpërblim të madh.
41. Dhe si do të jetë gjendja e atyre (që nuk besuan), kur Ne do të sjelli dëshmitarë për çdo popull, e ty do të sjellim dëshmitarë mbi ata (që nuk besuan)?
42. Atë ditë ata që nuk besuan dhe kundërshtuan të dërguarin, do të dëshironin (të varroseshin) të rrafshohej mbi ta toka ngase nuk mund tíi fshehin All-llahut asgjë.
43. O ju që besuat, mos iu afroni namazit duke qenë të dehur, deristë dini se çíflitni, e as duke qenë xhuhubë (të papastër) derisaaa të laheni, përpos kur jeni udhëtarë. Nëse jeni të sëmurë, jeni në ndonjë udhëtim, ose ndonjeri prej jush vjen nga ultësira (nevojtorja), ose keni takuar gratë, e nuk gjeni ujë, atëherë mësyne dheun dhe fërkoni me duart (tejemmum). All-llahu shlyen e falë mëkatet.
44. A nuk i vure re (Muhammed) ata që iu pate dhënë pjesë nga libri (paria fetare jehude) se si e vazhdojnë rrugën e gabuar dhe dëshirompjnë që e edhe ju të humbni!?
45. All-llahu di mësë miri për armiqtë tuaj. Mjafton që All-llahu është përkrahës i juaj dhe mjafton që All-llahu është ndihëtarër i juaji.
46. Një palë bga jehudite është që ndryshojnë fjalët (e Zotit) nga vendet e veta, e (kur i thërret ti) ata thonë: ìDegjuam (fjalën tënde) fhe kundërshtuam (thirrjen tënde), dhe thonë: ìdëgjo mos dëgjofsh!î (dhe thonë): ìRainaî (këto i thonë) duke përdredhur gjuhët e tyre dhe duke atakuar fenë. E sikur të thoshin ata: ìDëgjuam, respektuam, dëgjo dhe vështronaî, do të ishte më e drejtë, por për shkak të refuzimit të tyre, All-llahu i mallkoi, prandaj besojnë vetëm pak (besim gjysmak).
47. O ju që u është dhënë libri, besone atë që e zbritëm (Kuríanin) e që është vërtetues i atij që e keni (Tevratit), para se të shlyjmë fytyra (tíua fshijmë shqisat) dhe tíi rrotullojmë ose tíi mallkojmë ata si i mallkuam ata të së shtunës. Urdhëri i All-llahut është i kryer.
48. Síka dyshim se All-llahu nuk falë (mëkatin) tíi përshkruhet Atij shok (idhujtarinë), e përpos këtij (mëkati) i falë kujt të do. Kush përshkruan All-llahut shok, ai ka trilluar një mëkat të madh.
49. A nuk ke kuptuar për ata që vlerësojnë vetveten? Jo, All-llahu vlerëson atë që do dhe nuk bën padrejtë asnjë fije.
50. Shiko se si shpifin kundër All-llahut! Mjafton kjo (shpifje) si mëkat i hapët.
51. A nuk u vure re atyre që iy është dhënë pjesë nga libri? Besojnë idhuj e djallëzi dhe për ata që nuk besuan thonë: ìKëta janë në rrugë të drejtë, se ata që besuan!î
52. Ata janë që All-llahu i mallkoi, e atë që e mallkon All-llahu, për të nuk ka ndihmëtarë.
53. A mos kanë ata ndonjë pjesë të pshtetit? Ata nuk do tíu jepnin njerëzve as sa grimca.
54. A u kanë zili atyre njerëzve për atë që All-llahu u fha nga mirësitë e Tij? Ne u patëm dhënë pasardhësve të Ibrahimit librin e sheriatin dhe u patëm dhënë atyre pushtet të madh.
55. Po disa prej tyre i besuan atij (Muhammedit), e disa e refuzuan. Për ta mjafton zjarri i Xhennemit.
56. Është e vërtetë se ata që mohuan argumentet Tona, do tíi hudim në zjarr. Sa herë që u digjen lëkurat e tyre, Ne ndërrojmë lëkura të tjera që të shijojnë dënimin. All-llahu është i plotëfuqishëm, i drejtë.
57. ata që besuan dhe bënë vepra të mira, Ne do tíi fusim në Xhennet nën të cilin burojnë lumenj, ku do te jenë përgjithmonë. Aty kanë edhe bashkëshorte të pastra e hije të mrekullueshme.
58. All-llahu ju urdhëron që tíu jepni amanetin të zotëve të tyre dhe kur të gjykoni, ju urdhëron të gjykoni me të drejt mes njerëzve. Sa e mirë është kjo që ju këshillon. All-llahu dëgjon dhe sheh si veproni.
59. O ju që besuat, nënshtrojuni All-llahut, dhe nënshtrojuni të dërguarit dhe përgjegjësve nga ju. Nëse nuk pajtoheni për ndonjë çështje, drejtojuni All-llahut dhe të Dërguarit po qe se i besoni All-llahut dhe ditës së fundit. Kjo është më e dobishmja dhe përfundimi më i mirë.
60. A i vure re ata që mendojnë se besuan atë që të zbriti ty, dhe atë që zbriti para teje, se si dëshirojnë mes tyre të gjykojë djalli, e duke qenë se janë urdhëruar që të mos e besojnë atë. E djalli dëshiron tíi humbë në pafundësi.
61. Kur u thuhet atyre: ìEjani (për të gjykuar) te ajo që e zbriti All-llahu dhe te i dërguariî i sheh se si dyfytyrëshit ta kthejnë shpinën.
62. E qysh do të jetë (gjendja e tyre) kur tíi godasë ata ndonjë e keqe, e shkaktuar nga vetë duart e tyre, e pastaj vinë te ti (për tíu arsyetuar) dhe betohen në All-llahun: ìNe nuk patëm tjetër qëllim, vetëm afrim e pajtimî (e jo refuzimin e gjykimit tënd).
63. Ata janë për të cilët e di All-llahu çka mbajnë në zemrat e tyre. Po ti hiqu tyre, tërhiqu vërejtjen (për hipokrizi) dhe thuaju fjalë që lënë përshtypje në veten e tyre.
64. Ne nuk dërguam asnjë të dërguar vetëm që me urdhërin e All-llahut tíi bëhet respekt (nga njerëzit) atij. E sikur të vinin ata te ti, pasi që ta kenëdëmtuar veten e tyre (nuk kanë pranuar gjykimin tënd), e të kërkonin ata vetë ndjesë te All-llahu, e edhe i dërguari të kërkojë ndjesë për ta, ata do të kuptonin se All-llahu pranon pendimin dhe është mëshirues.
65. Për Zotin tënd jo, ata nuk janë besimtarë (të asaj që të zbriti ty as të asaj para teje) derisa të mos zgjedhin ty për të gjykuar në atë konflikt mes tyre, e pastaj (pas gjykimit tënd) të mos ndiejnë pakënaqësi nga gjykimi yt dhe (derisa) të mos binden sinqerisht.
66. Sikur tíi kishim obliguar ata: mbytni vetvetn tuaj,atë (obligim) nuk do ta zbatonin, me përjashtim të një pakice prej tyre. Po sikur të zbatonin atë që këshilloheshin do të ishte më mirë për ta dhe do tíi përforconte më shumë.
67. Dhe atëherrë do tíu jepnim atyre nga ana Jonë shpërblim të madh.
68. Dhe do tíi udhëzonim në rrugë të drejtë.
69. E kushdo që i bindet All-llahut dhe të dërguarit, të tillët do të jenë së bashku me ata që All-llahu i shpërbleu: (me) pejgamberët, besnikët e dalluar,dëshmorët dhe me të mirët. Sa shokë të mirë janë ata!
70. Ky shpërblim i madh është prej All-llahut. Mjafton që All-llahu di mësë miri.
71. O ju që besuat, rrini të përgatitur (të armatosur) dhe dilni (për në luftë) grup pas grupi apo të gjithë së bashku.
72. Ka disa prej jush që zvaritet (nuk del në luftë). E nëse ju godet juve ndonjë e papritur thotë: ìZoti më favorizoi që nuk isha i pranishëm bashkë me taî (në luftë).
73. Po nëse ju takon juve ndonjë e mirë nga All-llahu, ai (munafiku) me siguri do të thoshte: si mos të kishte ekzistuar mesh jush dhe mes tij ndonjë njoftëssi, për fat, të kisha qenë së bashku me ta e të kisha arritur një fitim të madh.
74. Le të luftojnë në rrugën e Allaut, ata që e japin jetën e kësaj bote për tjetrën. Kush lufton në rrugën e All-llahut e mbytet (bie dëshmor) ose triumfon, Ne do tíi japim atij shpërblimtë madh.
75. çíkeni që nuk luftoni për Zotin dhe për (tíi shpëtuar) të paaftit : nga burrat, nga gratë e nga fëmijët, të cilët luten: ìZoti ynë! nxirrna nga ky fshat (Meka), banorët e të cilit janë mizorë. Jepna nga ana Jote shpëtim e ndihmë!î
76. Ata që besuan luftojnë në rrugë të All-llahut, e ata që nuk besuan luftojnë në rrugë të djallëzuar. Luftoni pra miqtë e djallit, síka dyshim se intriga e është e dobët.
77. A nuk i vure re ata të cilëve iu pate thënë: ìndalni duart tuaja jepne zeqatin!î E kur iu bë atyre obligim lufta, që një grup prej tyre u frikësoheshin njerëzvesiç është frika ndaj All-llahut, e edhe më fort. Thonin: ìZoti ynë, pse na e bëre obligim luftën? Sikur të na e kishe shtyrë deri nënjë afat të afërt!î Thuaju: ìPërjetimi ikësaj bote është pak, e për atë që është i devotshëm, bota tjetër është shumë më e dobishme. Nuk do tíju bëhet pa drejtë as sa fija.
78. Kudo që të jeni vdekja do tíju kapë, po edhe në qoftë se jeni në pallate të fortifikuara. E nëse i qëllon ata (munafikët) ndonjë e mirë, thonë: ìKjo është nga All-llahuî. E nëse i qëllon ata ndonjë e keqe: ìKjo është nga ti (Muhammed)î. Thuaju: ìTë gjitha janë nga All-llahu!î çíështë me këtë popull që nuk kupton gati asnjë send?
79. çfarëdo e mire që të vjen është nga All-llahu, e çka të ndodhë nga ndonjë e keqe është nga vetë ti. Ne të dërguam ty Pejgamber për mbarë botën. Mjafton që All-llahu është dëshmues për këtë.
80. Kush i bindet Pejgamberit, ai i është bindur All-llahut, e kush e refuzon, Ne nuk të dërguam roje kundër tyre .
81. Dhe thonë: ìjemiî Të bindurî. E kur largohen prej teje, një grup prej tyre (natën) planifikon diçka tjetër nga ajo që u thua ti. All-llahu shënon atë që e ndryshojnë. Mos u vë veshin atyre e mbështetu All-llahut.
82. A nuk e përfillin ata (me vëmndje) Kuríanin? Sikur të ishte prej dikut tjetër, përvrç prej All-llahut, do të gjenin në te shumë kundërthënie.
83. Madje kur u vjen atyre (munafikëve) ndonjë lajm qetësues (kur fitojnë myslimanët) ose shqetësues (kur dështojnë), ata e përhapin atë, sikurtíia linin atë (përhapjen lajmit) Pejgamberit dhe përgjefgjësve të tyre, ata do dinin të nxjerrin përfundime (se si do të duhej shpallur). Por sikur të mos ishte dhuntia e All-llahut ndaj jush dhe mëshira e Tij, u, pos një pakice, do të ndiqnit rrugën e djallit.
84. Lufto në rrugën e All-llahut1 Nuk obligohet kush pos teje. Ngacmoi besimtarët (për luftë), allahu do të zmbrapsë fuqinë e të pabesëve. All-llahu është më fuqiforti, më ndëshkuesi.
85. Kush ofrin ndihmë të mirë, do të ketë pjesë nga ajo,dhe kush ofron ndihmë të keqe do të ngarkohet me të. All-llahu është i plotfuqishëm ndaj çdo sendi.
86. Kush përshëndeteni me ndinjë përshëndetje, ju ktheni përshëhdetje edhe më të mirë, ose kthenie ashtu. All-llahu llogarit për çdo send.
87. Për All-llahun, që síka tjetër pos Tij, pa tjetër Ai do tíju tubojë në ditën e gjykimit për të cilën gjë nuk ka dyshim. E mund të jetë më i vërtetë se All-llahu në thënie?
88. E çka është me ju që në çështjen e munafikëve jeni dy grupe; derisa për atë që bën, All-llahu i përmbysi ata? a mos doni ta vini në rrugë të drejtë atë që All-llahu e ka humbur? Për atë që All-llahu e ka humbur, nuk do të gjeni rrugë!
89. Ata dëshirojnë që edhe ju të mos besoni sikurse nuk besuan vetë dhe bëheni të njejtë. MOs izininipër miq prej yre deisa ata të shpëngulen (si ju) për hirë të All-llahut, enëse refuzojnë,ataherë kudo që tíi gjeni, kapni dhe mbytni dhe prej tyre mos zini as mik as ndihmës.
90. Përpos atyre që srtehohen te një popull, me të cilin keni marrveshje, e ju u vjen rëndë të luftojnë kundër jush ose kundër popullit të vet. Skur All-llahu të donte do tíju jepte atyre fuqi e pushtet mbi ju dhe do tíju luftonin. Në qoftëse ata tërhqen prej jush, nuk ju luftojnë dhe ju ofrojnë paqe, atëheë All-llahu nuk ju lejon rrugë (rrugë) kundër tyre.
91. Ju do të hasni në të tjerë, që duan të sigurohen te ju (duke u paraqitur si bsimtarë) dhe të sigurohen te populli i vet (si jobesimtarë). E, saherë që thirren, (kundër jush) i përgjigjen thirrëjes. Në qoftë se nuk largohen prej jush, nuk ju ofrojnë paqe dhe nuk heqin dorë nga lufta kundër jush, atherë kapeni dhe mbytni kudo që tíi takoni. Kundër tyre u kemi dhënë fakte të qarta.
92. Asnjë besimtarëi nuk i është i lejuar të mbysë besmitarin tjetër, përpos gabimisht. E kush e mbytë gabimishht një besimtarë, ai është i obliguar ta lirojë nj rob besimtarë dhe shpagimin (e gjakut). Në se ia falin (familja gjakun). Në qoftë se ai (i mbyturi gabimisht) është besimtarë, por i takon popullit që është armik ijuaji, atëherë është obligil vetëm lirimi injë robi besimtar. Në qoftëse se ai (i mbyturi) është nga ai popull që keni marrveshjen me të, atëherë është obligim shpagmi i (gjakut) që i dorëzohet familjes së tij dhe lirimi injë robi besimtar. E kush nuk ka mundësi (të lirojë një rob), letë agjëroj dy muaj rresht, si pendim (i pranuar) ndaj All-llahut. All-llahu është më idijshmi, ligjdhënësi më i drejtë.
93. Kush e mbytë një besimtarë me qëllim, dënimi itij është Xhehnemi, në të cilin do të jetë përgjithmonë. All-llahu është i hidhëruar ndaj tij, e ka mallkuar dhe ika përgaditur dënim të madh.
94. O ju që besuat, kur marshoni në rrugën e All-llahut (për në luftë), të jeni të matur (të mos nguteni), e mos i thoni atij që ju shpreh selamin (besimin): ìNuk je besimtarë!î, duke kërkuar me të mjet (mall0 të kësaj bote, pse te All-llahu janë begatitë e mëdha. Ashtu (jo besimtarë) ishit edhe ju më parë, e All-llahu ju dhuroi (besimin), pra sqaroni mirë! All-llahu e di në hollësi çka veproni.
95. Nuk janë të barabartë prej besimtarëve ata që ndejtën (nuk luftuan) dhe ata që me pasurnë dhe me jetën e tyre luftuan në rrugën e All-llahut, me përjashtim të atyre që ishin të penguar pa vullnetin e vet. Ata që luftuan me pasurinë dhe jetën e tyre,All-llahu igradoi në një shkallë më të lartë mbi ata që ndejtën (me arsye). Por të gjithëve All-llahu u premtoi shpërblim, ndërsa ata që ndejtën (pa arsye) All-llahu gradoi luftëtarët me një shpërblim të madh.
96. Vende të larta me falje gabimesh e mëshirë nga Ai. All-llahu është që falë shumë dhe mëshiron.
97. Engjëjt që ua morën shpirtine atyre që ishin mizorë të vetëvetës ju thanë: ìNë çka ushit ju? - Ata thanë: ìNe ishim të paftë në atë tokë!î (engjujt ju thanë: ìA nuk ishtë e gjërë toka e All-llahut e të migroni në të?î (e të praktikonit lirisht fenë e Zotit). Vendi ityre është Xhehennemi dhesa vend i keq është ai!
98. Përveç atyre që ishin të paaftë nga burrat, grat e fëmijët që nuk kishin mundësi të gjenin, as mënyrë, as rrugë (për shpërngulje).
99. Atyre do tíua falë All-llahu. All-llahu është që shlyen e falë shumë (gabime).
100. Kush shpërngulet për hirë të (të fesë) All-llahut, ai gjen mundësi të madhe dh begati në tokë. E kush del prej shtëpisë si migrues te All-llahu dhe i dërguari i Tij, dhe e zë vdekja (në rrugë), te All-llahu është mëshirues, mbulon të metat.
101. Kur tëjeni nëudhëtim e sipër, nuk është mëkat për ju të shkurtoni namazin, nëse frigoheni se jobesimtarët dotíju sjellin ndonjë të keqe. Jobesmtarët janë armiq tuaj të hapët.
102. Kur të jesh ti (Muhammed) bashkë me ta dhe ju falë namazin, një grup prej tyre, duke i bartur armët, le të vijë e le të falet me ty (grupi tjetër në roje),ekur të bien në sexhde (të kryejnë një reqatë),këta le të të qëndrojnë mbrapa jush (në roje) e le të vijë grupi tjetër, që nuk është falur , e të falet me ty dhe le tíi bartin armët dhe të jenë në gjendje gadishmërie. Ata që nuk besojnë, e dëshirojnë moskujdesin tuaj ndaj armëve e mjeteve që tíiu vërsulen njëherë me të gjitha fuqitë. Nëse jeni të lodhur nga ndonjë shi ose jeni të sëmurë, nuk është mëkat të mos ibartni armët, por mbani gadishmërinë tuaj. All-llahu ka përgaditë dënim nënqmues për jobesimarët.
103. Kur të kryeni namazin (e frikës) përmendeni All-llahun, kur jeni në këmbë, ulur, të mbështetur. E kur të qetësoheni (nga lufta), atëherë faleni namazin në mënyrë të rregullt, pse namazi është obligim (për kohë) i caktuar për besimtarët.
104. Mos u tregoni të dobët në ndjekjen e armikut, pse nëse ndieni dhëmbje edhe ata ndjejnë dhëmbje sikurse ju, e ju shpresoni nga All-llahu çka ata nuk shpresjnë. All-llahu është i Dijshëm, Ligjdhënës i Matur.
105. Ne të zbritëm ty (Muhammed)librin (Kuríanin) me plot të vërteta, që të gjykosh mes nerzëve me atë që të mësoi All-llahu. Mos u ngatërro për tradhtarët (mos udil në ndihmë).
106. Kërko falje (për këtë) All-llahut. All-llahu falë, mëshiron.
107. Mos polemizo për ata që tradhtojnë vetveten. All-llahu nuk e do atë që është gënjeshtar e mëkatar.
108. Ata fshihen (turpërohen) prej njreëzve, e nuk turëprohen prej All-llahut, e Ai është me ta edhe kur planifikojnë fshehtas thënie me të cilat nuk është ikënaqur Ai. All-llahu nuk mund tíi shpëtojnë veprimet etyre.
109. Ja, ju jeni ata që i mbrojtët (gënjeshtarët) në ejtën e kësaj bote, kush do të polemizojë me All-llahun për ditën e gjykimit, apo kush do ti marrë në mbrojtje?
110. Kush bën ndonjë të keqe apo ngarkon veten, pastaj kërkon falje te All-llahu, ai e gjen All-llahun falës dhe mëshirues.
111. Kush bën ndonjë mëkat, ai ka ngarkuar vetveten. All-llahu idi hollësitë, është gjykatës i drejtë.
112. Kush bën ndonjë gabim ose mëkat,e pastaj atë ia hudh një të pafajshmit, ai ngarkohet me një shpifje e me një mëkat të hapët.
113. E sikur të mos ishte dhuntia e All-llahut dhe mëshira e Tij ndaj teje, një grup prej tyre do të humbte ty, por ata nuk humbin tjetër, poos vetes së tyre. Ty nuk mund të dëmtojë asgjë . All-llahu të shpalli ty, librin dhe sheriatin, të mësoi çka nuk dije. Dhuntia e All-llahut ndaj teje është shumë e madhe.
114. Në shumë biseda të tyre të fshehta nuk ka kurrfarë dobie, përveç (bisedës) kush këshillon për lëmoshë, për ndonjë të mirë ose pajtim mes njerëzve. e kush i bën këto duke pasur për qëllim vetëm kënaqësinë e All-llahut, Ne do ti japim më vonë (në botën tjetër) shpërbllim të madh.
115. Kush ikundërvihet të dërguarit, pasi që iështë bërë eqatë e vërteta dhe ndjek rrugë tjetër nga ajo e e besimtarëve, Ne e lëmë në atë që ka zgjedhur (në dynja) e e fusim në Xhehennem. Përfundim i keq është ai.
116. Është e vërtetë se All-llahu nuk falë (mëkatin) tíi bëhet Atij shok, pos këtij (mëkati), të tjerat i falë atij që dëshiron. Ai që i përshkruan shok All-llahut, ai ka humbur dhe bërë një largim të madh (prej të vërtetës).
117. Ata nuk lusin tjetër pos Tij vetëm (emra idhujsh) femra dhe nuk tjetër pos djallit plot sherr.
118. Atë e mallkoi All-llahu. Ai ka thënë: ìUnë do të përfitoj një pjesë të caktuar të robërve të tuî.
119. Do tíi (shmang nga e vërteta), do tíi bëjë të shpresojnë në gjëra të kota; do tíi urdhëroj dhe ata dotë shqyejnë veshët e bagëtive; do ti urdhëroj dhe ata do të shëmtojnë krijesat e All-llahut. E kush bën mik djallin, e jo All-llahun, ai ka dështuar sheshazi.
120. Ai u premton atyre dhe i bën të shpresojnë, por djalli nuk premton tjetër vetëm se mashtrim.
121. Të tillët (që ndjekin djallin) kanë vendin në Xhehennem dh e prej tij nuk kanë për të ikur (shpëtim).
122. E ata që besuan dhe bënë vepra të mira, Ne do tíi vendosim në Xhennete, ku rrjedhin lumenj e ku do jenë përgjithmonë. Premtimi i saktë i All-llahut. E kush mund të jetë më saktë në fjalë se All-llahu?
123. Nuk është (shpëtim) sipas shpresave tuaja as sipas shpresave të ithtarëve të librit. Kush bën ndonjë nga punët e mira, qoftë mashkull ose femër duke qenë besimtarë, të tillët hyjnë në Xhennet dhe nuk u bëhet farë padrejtësie.
124. Kush bën ndonjë nga punët e mira, qoftë mashkull ose femër duke qrnë besimtarë, të tillët hyjnë në Xhennet dhe nuk u bëhet farë padrejtësie.
125. Kush ka fe më të mirë se ai i që sinqerisht i është bindur All-llahut dhe, duke qenë bamirës, e ndjek fenë e drejtë të Ibrahimit? All-llahu e zgjodhi Ibrahimin të dashurin më të ngushtë.
126. Vetëm të All-llahut janë çíka në qiej dhe çíka në tokë. All-llahu ka përfshirë çdo send.
127. Kërkojnë prej teje (Muhammed) përgjigje - fetva për (çështjen) gratë. Thuaju: ìAll-llahu ju sqaron nga libri (Kurí ani) përkitazi me gratë jetime, me të cilat lakmoni të martoheni me to, e nuk u jep atë që është caktuar (niqah ose miras), (ju sqaron) lidhur me të paaftit (fëmijët jetimë) dhe që të mbani drejtësi ndaj jetimëve! Dhe, çfarëdo të mire që punoni, All-llahu di shumë për të.
128. Nëse ndonjë grua i frikësohet largimit pse ftohjes së burrit të vet ndaj asaj, atëherë nuk gabojnë po qe se bëjnë mes vete mbarim (pajtim). Pajtimi është më i dobishmi. Megjithëkëtë, koprracia është epranishme ndër njerëz. Por, nëse silleni mirë dhe ruheni, síka dyshim se All-llahu hollësisht me gjithçka veproni.
129. Ju kurrsesi nuk do të mund ta mbani drejtësinë mes grave edhe nëse përpiqeni, pra mos anoni plotësisht nga ndonjëra e të lini tjetrën si të varur. E nëse përmirësoheni dhe ruheni se (padrejtësisë), All-llahu ju dhe ju mëshiron.
130. Por nëse ndahen prej njëri tjetrit, All-llahu begaton me mirësinë e Tij secilin prej tyre. All-llahu është bujar i madh, i plotdijshëm.
131. Vetëm e All-llahut është çíka në qiej e çíka në tokë. Ne patëm sugjeruar atyre që iu pat dhënë libri para jush, e edhe juve që të keni frikë nga All-llahu. Po në mos besofshit, (dine) e All-llahut është çëka në qiej e çíka ka në tokë. All-llahu është i panevojë e i falënderuar.
132. Të All-llahut janë gjithë çíka në qiej e çíka në tokë. Mjafton që All-llahu është ipërkujdesshëm.
133. Nëse Aëshiron, ju zhduk juve or njerëz, e sjell të tjerë. Për këtë është i plotfuqishëm.
134. Kush (me punënë e vet) dëshiron shpërblimin e kësaj bote, (ai gabon), shpëëëërblmi i kësaj dhe i asaj botës tjetër është te All-llahu, e All-llahu dëgjon, sheh.
135. O ju që besuat, vazhdimisht të jeni dëshmues të drejtë për horë të All-llahut edhe nëse është kundër (interesit) vetvetes suaj, kundër prindërve ose kundër të afërmve, le të jetë ai (për të cilin dëshmohet) pasanik ose varfnjak, pse All-llahu di më mmirë për ta. mos ndiqni pra emocionin e tíi shmangeni drejtësisë. Nëse shtrëmbëroni ose tërhiqeni, All-llahu plotësisht di çíka punoni.
136. O ju që besuat, besoni vazhdimisht All-llahun, të dërguarit të Tij, librit që gradualsht ia shpalli të dërguarit të Tij dhe librit që e pat zbritur më parë. Kush nuk i beson All-llahut, engjëjve të Tij, librave të Tij, të dëguarve të Tij dhe botës tjetër, ai ka humbur tepër larg.
137. Vërtet, ata që besuan e pastaj tradhëtuan, përsëri besuane pastaj tradhtuan dhe e shtuan mosbesimin, All-llahu nuk u falë atyre as nuk i udhëzon në rrugë të drejtë.
138. Ti (Muhammed) lëjmëroj munafikët se me të vërtetë ata kanë një dënim të dhembshëm.
139. Janë ata që, përkundër besimtarëve, i miqësojnë jobesimtarët. Vallë, a mos kërkojnë fuqi te ta? Síka dyshim, e tërë fuqia i takon All-llahut.
140. Juve u është shpallur në librin (Kuríanin) që, kur të dëgjoni se po mohohet Kuríani i All-llahut dhe po bëhet tallje me të, mos rrini me ata derisa të mos hyjnë në bisedë tjetër. Përndyshe, ju do të jeni si ata. All-llahu do tíi tubojë tradhëtarët dhe jobesimtërët që tq gjithë në Xhehennem.
141. Ata janë që presin se çípo ju ngjanë juve. Nëse me ndihmën e All-llahut ngadhënjeni, ata thonë: ìA nuk ishim me ju?î E nëse jobesimtarëve u takon ndonjë fitim, ata thonë: ìA nuk mbizotëruam ne mbi ju (por nuk deshtëm të mposhim0 dhe penguam prej jush besimtarët!î All-llahu do të gjykojë mes jufsh ditën e gjykimit. All-llahu krrsesi nuk iu mëndëson jbesimtarëve mbizotërim të pltë mbi besimtarët.
142. Munafikët përpiqen të mashtrojnë All-llahun (duke u paraqitur rrejshëm si besimtarë), por All-llahu mbizotëron dinakëritë e tyre. Ata edhe kur falen, falen me përtaci dhe vetëm sa për tíu dukur te njerëzit dhe fare pak e përmendin All-llahun.
143. Ata janë të luhatshëm ndërmjet atij dhe atij (besimit dhe mosbesimit) e nuk janë asme ata (me jobesimtarët). Po atë që e mposht All-llahu, ti nuk mund të gjesh shpëtim për te.
144. O ju që besuat, mos zini miq jobesimtarët e tíi lini manash besimtarët! A doni tíi sillni allahut argument të qartë kundër vetës!
145. Síka dyshim, munafikët do të jenë në shtresën më të ulët (në fund0 të zjarrit dhe për ta nuk do të gjesh mbrojtës,
146. Përveq atyre që u penduan, u përmirësuan, iu përmbajtën All-llahut (mësimeve të Tij) dhepraktikojnë sinqerisht fenë e tyre për All-llahun. Të tillët do të jenë bashkë me besimtarët, e All-llahu ka për tíiu dhënë besimtarëve shprblim të madh.
147. çfarë ka All-llahu me dënimin tuaj? E falënderuat dhe i besuat? (e para nuk i pakëson sundimin e as e dyta nuk ishton) All-llahu është mirënjohës i dijshëm.
148. All-llahu nuk do publikimin e shprehjeve të këqia përveç (publikimit) të atij që i bërë padrejt. All-llahu është dëgjues, i dijshëm.
149. Nëse publikoni ndonjë të mirë ose e fshihni, ose i falni ndonjë të keqe (dikujt), All-llahu i plotfuqishëm falë shumë.
150. Síka dyshim se ata që nuk besojnë All-llahun dhe të dërguarin e Tij, dëhirojnë të bëjnë dallim mes All-llahut dhe të dërguarve të Tij e thonë: ìNe i besojmë disa e nuk i besojmë disa të tjerëî e mes këtij duam të marrin rrugë.
151. Të tillët lanë jobesimtarët e vërtetë; e Ne kemi përgatitur dënim të fortë e nënçmues për jobesimtarët.
152. E ata që besuan All-llahun dhe të dërguarin e Tij dhe nuk bënë kurrfarë dallimi në asnjë prej tyre, të tillëve do tíu jepet shpërblim i merituar. All-llahu falë shumë dhe është mëshirues.
153. Ithtarët e librit (jehuditë) kërkojnë prej teje tíu sjellësh një libër (komplet) nga qielli. Po ata patën kërkuar prej Musait edhe më tepër e i patën thënë: ìDëtfona Zotin shesheasî (ta shohim me sy) e për shkak të mizorisë së tyre i kapi rrufeja. mandej edhe pasi që iu patën shfaqur atyre mrekulli të qarta, ata adhuruan. Ne u patëm falur atë, e Musait i dhamë argumente të forta.
154. Ne ngritëm mbi ta (bregun) Turíin pse ishin zotuar (ta pranojnë Tevratin)í u patëm thënë: ìHyni në derë (të bejtul mukadesit) të përulur, dhe u patëm thënë: ìMos e thyeni të shtnënî (mos gjuani peshk). Ashtu Ne patëm marrë prej tyre besëtë fortë.
155. Dhe për shkak të thyerjes së besës së dhënë, të mohimit të ajeteve (shpalljes) të All-llahut, të mbytjes së pejgamberëve pa kurrfarë të drejtë dhe thënies së tyre: ìZemrat tona janë të mbuluaraî (me perde). Jo, por për shkak të mohimit të tyre All-llahu ua vulosi ato (zemrat), e nuk besojnë prej tyre vetëm pakkush.
156. Edhe për shkak të mosbesimit dhe të thënies së tyre shpifëse kundër Merjemes;
157. madje për shkak të thëhies së tyre: ìNe e kemi mbytur mesihun, Isain, birin e Merjemes, të dërguarin e All-llahutî. Po ata asnuk e mbytën as nuk e gozhduan (nuk e kryqëzuan në gozhda), por atyre u përngjau. Ata që nuk u pajtuan rreth (mbytjes së) tij, janë në dilemë për të (për mbytje) e nuk kanë për të kurrfarë dije të saktë, përveç që iluzojnë. E ata me siguri nuk e mbytën atë.
158. Përkundrazi, All-llahu e ngriti atë pranë Vetes. All-llahu është i poltfuqishëm, i dijshëm.
159. Nuk ka asnjë nga ithtarët e librit vetëm se ka për tíi besuar atij (Isait) para vdekjes së vet, e në ditën e gjykimit ai dëshmon kundër tyre.
160. Dhe për shkak të mizorisë së tyre, që ishin jahudi, dhe për shkak se penguan shumë nga rruga e All-llahut, Ne ua ndaluam (ua bëmë haram) disa (lloje ushqimesh) të mira që u ishin të lejuara.
161. Edhe për shkak të marrjes së kamatës edhe pse e kishin të ndaluar atë dhe ngrënies së pasurisë së njerëzve në mënyrë të padrejtë. Ne kemi përgatitur dënim të mundimshëm për ata që nuk besuan prej tyre.
162. Por ata, prej tyre që kanë thesar të diturisë, dhe besimtarët, besojnë atë që tu shpallty dhe atë që u shpall para teje, besojnë edhe ata që e falin namazin dhe japin zeqatim dhe besimtarët në All-llahun e në jetën e ardhshme. Të tillëve do tíu japim shpërblim të madh.
163. Ne të frymëzuam ty me shpallje sikurse e patëm frymëzuar Nuhun dhe pejgamberët pas tij; e patëm frymëzuar Ibrahimin, Ismajlin, Is-hakun, Jakubin dhe pasardhësit e tij, Isain, Ejubin, Junusin, Harunin, Sulejmanin, e Davudit i patëm hënë Zeburin.
164. Dhe (dërguam) të dërguar më parë që të rrëfyem për ta,dhe të dërguar të tjerë për të cilët nuk të rrëfyem, e Musait i foli All-llahu me fjalë.
165. të dërguar që ihin lajmgëzues e kërcënues, ashtu që pas dërgimit të dërguarve njerëzit të kenë fakt (arsyetim) pars All-llahut. All-llahu është i pavarur në sundimin e vet dhe di si të veprojë.
166. (Jehuditë i thanë se nuk të besojnë në shpallje Muhammedit) Por allahu dëshmon për atë që tíu zbrit ty, atë ta zbriti sipas dijes së Vet, edhe engjëjtë dëshmojnë, po mjaft është All-llahu dëshmues.
167. Ata që nuk besuan dhe penguan nga rruga e All-llahut, ata kanë humbur shumë larg.
168. Aa që nuk besuan dhe bënë zullum, All-llahu as nuk ka për tíi falur as nuk ka për tíi drejtuar në rrugë ,
169. Përpos rrugës së Xhehennemit, në të cilin do të jenë përjetë të përsosur. E për All-llahun kjo është lehtë.
170. o ju njerëz, juve u erdhi i dërguari me të vërtetën (fenë e drejtë) nga Zoti juaj, pra të i besoni se është më e dobishme për ju. por nëse vazhdoni ta refuzoni, ta dini se çíka në qiej e tokë është vetëm e All-llahut. All-llahudi (gjendjen e robëve), është më urti.
171. O ithtarët e librit, mos teproni në fenë tuaj dhe mos thuani tjetër gjë për All-llahun, përveç asaj që është e vërtetë. Mesihu Isa, bir i merjemes, ishte vetëm i dërguar i All-llahut. Ishte fjalë e Tij (bëhu) që ia drejtoi Merjemes dhe ishte frymë (shpirt) nga Ai. Besonie pra All-llahun dhe të dërguarin e Tij e mos thoni: ìTreî (trini). Pushoni (së thëni), se është më mirë për ju. All-llahu është vetëm një All-llah; larg qoftë asaj që Ai të kektë fëmijë. çíka ka në qiej dhe në tokë është vetëm e Tij. Mjafton që All-llahu është planifikues i pavarur.
172. Mesihu nuk tërhiqet prej asaj se është rob i All-llahut, nuk tërhiqet as engjëjt më të zgjedhur. Kush tërhiqet prej adhurimit ndaj Tij dhe bën mendjemadhësi, Ai so tíi ringjallë dhe do tíi tubojë të gjithë pranë Tij.
173. E përsa i përket atyre që besuan dhe vepruan mirë, Atyre do tíju përmbushet shpërblimi i e merituar, por edhe do tíiu shtohet prej dhuntisë së Tij. Përsa i përket atyre që u tëhoqën dhe mbajtën veten kryelartë, ata do tíi ndëshkojë me një ndëshkim fort të dhëmbshëm dhe pos All-llahut nuk do tíi gjejnë vetes as mbrojtës as ndihmës.
174. O ju njerëz, juve ju erdhi nga Zoti juaj argument dhe Ne ju zbritëm dritë të qartë.
175. Ata që i besuan All-llahut dhe iu përmbajtën Atij (librit të Tij), Aido tíi fusë në mëshirën (Xhennetin) e Tij dhe do tíi gradojë e do tíi udhëzojë për në rrugë të drejtë.
176. Kërkojnë përgjigjen tënde. Thuaju: ìAll-llahu ju përgjigjet për çështjen e ìkelale-sî (ai që nuk prindër as fëmij që e trashigojnë). Nëse vdes një njeri që nuk fëmijë, por ka motër, atëherë asaj (motrës) i takon gjysma e pasurisë së lënë. Ai (vëllau) trashëgon tërë atë (që le motra) nëse ajo nuk ka fëmijë. Në qoftë se ato janë dy (motra që trashëgojnë), atyre dyjave u takojnë dy të tretat që lë ai. Në qoftë se janë vëlezër dhe të përzier burra dhe gra, atëherë mashkullit i takon hise dy fish më shumë se sa femrës. All-llahu ju sqaron, ashtu që të mos humbni. All-llahu di për çdo send..
AvaTar-Ks- Master
- Numri i postimeve : 505
PIKE : 548
Popullariteti : 1
Data e regjistrimit : 02/07/2010
Re: Lexo në Kur'an, suren
1. O ju që besuat! Zbatoni premtimet (obligimet). U janë (lejuar tíi hani) kafshët shtëpiake, me përjashtim të atyre që po ju lexohen (në këtë kaptinë si të ndaluara) dhe përveç gjetisë, që nuk është e lejuar derisa jeni në ihram. Vërtetë, All-llahu vendos atë që dëshiron.
2. O ju që besuat! Mos i shkelni simbolet e All-llahut, as muajin e shejtë (mos lejoni luftën), as kurbanin (mos e pengoni), as atë me qafore (të caktuar për kurban), as (mos pengoni) ata që duke kërkuar begati nga Zoti i tyre dhe kënaqësinë e Tij, kanë mësyrë (për vizitë) shtëpinë e shejtë (Qaben). E kur të hiqni ihramin, atëherë ghahtoni. Urrejtja ndaj një populli, që iu pat penguar nga xhamia e shenjtë, të mos iu shtyej të silleni në mënyrë të padrejtë kundër tyre. Ndihmohuni mes vete me të mira dhe në të mbara, e mosni në mëkate e armiqësi. Kini dro dënimit të All-llahut, se me të vërtetë All-llahu është ndëshkues i fortë.
3. Juve u janë ndaluar (tíi hani): ngordhësira, gjaku, mishi i derrit,ajo që therret jo në emrin e All-llahut, e furmja, e mbytura, e rrëzuarja, e shparja (nga i tjetrës), ajo që e ka ngrënë egërsira, përveç asaj që arrini ta therrni (para se të ngordhë), ajo që është therrur për idhuj, dhe (u është e ndaluar) të kërkoni me short fatin. Kjo është mëkat ndaj All-llahut. Tashmë, ata që mohuan, humbën shpresën për fenë tuaj (se do të ndërroni), andaj mos u frikësonju atyre, por mua të më frikësoheni. Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju islamin fe. E kush detyrohet nga uria (të hajë nga të ndaluarat), duke mos anuar dhe duke mos patur qëllim mëkatin, All-llahu falë shhumë dhe është mëshirues.
4. Të pyesin ty (Muhammed), çka u është lejuar atyre? Thuaju: ìU janë lejuar të gjitha ushqimet e mira dhe ai (gjahu) i gjahtarëve (shtazëve) të dresuara që i mësoni ashtu si ju ka mësuar juve All-llahu. Hani, pra, atë që gjahtuan për juve dhe më parë përmendie emrin e All-llahut. Kini dro nga All-llahu pse All-llahu shpejt merr masa.
5. Sot u lejuan për ju ushqimet e mira, edhe ushqimet (të therrurat) e ithtarëve të librit janë të lejuara (hallall) për ju, edhe ushqimet (të therrurat) tuaja janë të lejuara për ta (u janë lejuar). Gratë e ndershme besimtare, dhe (gra) të ndershme nga ata të cilëve u është dhënë libri para jush, kur atyre u jepni pjesën e caktuar të kurorës, por duke pasur për qëllim martesën, jo imoralitetin dhe jo si dashnore ilegale. E kush mohon (tradhton) besimin, ai ka asgjësuar veprën e vet dhe ai në botën tjetër është prej të shkatërruarve.
6. O ju që besuat! Kur doni të ngriteni për të falur namazin, lani fytyrat tuaja dhe duart tuaja deri në bërryla; fërkoni kokat tuaja, e këmbët lani deri në dy zogjt. Nëse jeni xhunubë, atëherë pastrohuni (lahuni)! Në qoftë se jeni të sëmurë, ose në ndonjë udhëtim,ose ndonjëri prej jush vjen prej vendit të nevojës, ose keni kontaktuar me gratë dhe nuk gjeni ujë, atëherë mësyne (merrni tejemum) dheun e pastër dhe me të fërkoni fytyrat dhe duart tuaja. All-llahu nuk dëshiron (me obligim për abdest e larje) tíiu sjellë ndonjë vështirësi, por dëshiron tíju pastroj të mirën e Tij ndaj jush e që tíi falënderoheni.
7. Përkujtoni dhuntinë e All-llahut, që ju dha (fenë Islame) dhe zotimin e Tij, të cilin e pat marr prej jush kur thatë: ìDëgjuam e
respektuamî. Kinie frikë All-llahun, pse All-llahu i di shumë mirë të fshehtat në gjoksa (në zemra).
8. O ju që besuat! Bëhuni plotësisht të vendosur për hir të All-llahut, duke dëshmuar të drejtën, dhe të mos u shtyjë urrejtja ndaj një populli e tíi shmangeni drejtësisë; bëhni të drejtë se ajo është më afër devotshmërisë. Kinie dro Alahun se All-llahu di holësiht për atë që veproni.
9. Atyre që besuan dhe bënë vepra të mira, All-llahu u premtoi falje për mëkate dhe shpërblim të madh.
10. E ata që mohuan dhe përgënjeshtruan argumentet Tona, ata janë banues të Xhehennemit.
11. O ju që besuat! Përkujtone të mirën e All-llahut ndaj jush kur, një populltentoitë zgjasë duart e veta (për mbytje)kundër jush, krse Ai zmbrapsi duart e tyre prej jush. Respektonie All-llahun (duke zbatuar urdhërat e Tij) dhe vetëm All-llahut le tíi mbështeten besimtarët.
12. në të vërtet All-llahu pat marrë zotimin e beni israilve. Dhe prej tyre dërguam (caktuam) dymbëdhjetë prijës. All-llahu tha: ìUnë jamë (mbrojtës) me ju!î Në qoftë se falni namazin, e jepni zeqatin, u besoni të dërguarve të Mi dhe u ndihmoni atyre, huazoni për hirë të All-llahut hua rë mirë, Ai patjetër do tíju shlyejmëkatet tuaja dhe do tíju shtie në zhenete nën të cilët rrjedhin lumenj. E kush kundërshton pas këtij (zotimi) prej jush, ai e ka humbur rrugën e drejtë.
13. Për shkak se ata e thyen zotimin e tyre, Ne i mallkuam ata, dhe zemrat e tyre i bëmë të forta (të shtangura). Ata i ndryshojnë fjalët (në Tevrat) nga domethënia e tyre dhe braktisën një pjesë me të cilën ishin urdhëruar. Ti vazhdimisht do të vërejsh tradhtinë e një pjese
të tyre, përpos një pakice nga ata. Pra falju dhe hiqu tyre. All-llahu ido ata që bëjnë mirë.
14. Ne e morëm zotimin dhe të atyre që thanë: ìNe jemi nesaraî e edhe ata e harruan një pjesë të saj me të cilën ishin udhëzuar, andaj Ne kemi ndërsyer armiqësinë e urrejtjen ndërmjet tyre deri në dtën e kijametit. E më vonë All-llahu do tíinjohtojë ata me atë që bënë.
15. O ithtarë të librit, juve ju erdhi i dërguari Jonë që ju sqaron shumë nga ajo që fshihnit prej librit, e për shumë nuk jep sqarime. Juve ju erdhi erdhi nga All-llahu dritë, dhe libër i qartë.
16. All-llahu e vë me atë (me Kuríanin) në rrugët e shpëtimit atë që ndjek kënaqësinë e tij dhe me ndihmën e Tij i nxjerr ata prej errësirave në dhe i udhëzon në një rrugë që është e drejtë.
17. E mohuan (e bënë kufr) të vërtetën ata që thanë se: ìZot është ai, Mesihu bir i Merjemesî Thuaju: ì Nëse dëshiron All-llahu ta shkatërrojë Mesihun, birin e Merjemes, nënën e tij dhe gjithë çíka në tokë, kush mund ta pengojë atë?î Vetëm Atij i takon pushteti i qiejve, i tokës dhe çíka mes tyre. Ai krijon çdo gjë që dëshiron. All-llahu është i gjithfuqishëm për çdo gjë.
18. Jehuditë dhe të krishterët thanë: ìNe jemi bijtë e All-llahut dhe të dashurit e Tijî. Thuaju: ìE pse pra, Ai ju dënon me mëkatet tuaja?î Jo, ju jeni njerëz që Ai ju krijoi. Ai i falë atij që do dhe dënon atë që do. Sundimi i qiejive, itokës dhe i githë çíka ka në mes tyre është vetëm e All-llahut dhe vetëm te Ai është e ardhmja.
19. O ihtarë të librit, ju erdhi i dërguari i Jonë, ju sqaron (çështjet e fesë) pas ndërprerjes së të dërguarve, në mënyrë që të mos thoni: ìNeve nuk na erdhi as i dërguar që të na përgëzojë, e as të na tërheqë vrejtjen ì. Pra ja, ju erdhi përgëzuesi dhe kërcenuesi. All-llahu është fuqiplotë për çdo send.
20. Përkujto (O i dërguar) kur Musai i tha popullit të vet: ìO popull imi, përkujtonie dhuratën e All-llahut ndaj jush, kur në mesin tuaj fërgoi pejgamberë, ju mundësoi të jeni sundues dhe ju dha çka nuk idha askujt nga popujt.
21. O popull imi, hyni në tokën e shejtë, të cilën All-llahu ua premtoi, dhe mos u ktheni mbrapa, pse atëherë khteheni të dëshpruar.
22. Ata (populli i Musait) thanë: O Musa, aty është një popull i fuqishem (dhunues), prandaj ne nuk do të hyjmë aty kurrë derisa ata të
mos dalin nga ajo (të na e lirojnë pa luftë), nëse dalin ata nga ajo, ne nuk hyjmë.
23. Dy burra, prej tyre (prijësve) që All-llahu i kishte pajisur me bindje dhe kishin frikën e Tij, thanë: ìHynjy atyre nga dera, e kur tíu hyni nga ajo, atëherë ju jeni ngadhënjyes. Dhe vetëm All-llahut mbështetjuni, nëse jeni besimtarë të sinqertë.
24. Ata thanë: ìO Musa, ne kurrë nuk hyjmë në të derisa ata janë aty, shko pra ti dhe Zoti yt e luftoni, ne po rrimë këtu!î
25. (Musai) Tha: ìZoti im! Unë nuk kam në dorë pos vetes sime dhe as vëllai im (Haruni nuk ka në dorë pos vetvetes, ose: pos vetes sime dhe vëllai tim), ndana, pra, neve prej popullit të fëlliqtë.
26. (All-llahu) Tha: ìAjo (tokë) është e ndaluar (haram) për ta katërdhjetë vjet. Do të sillen nëpër tokë (të hutuar). Ti mos u keqëso për
popullin e shfrenuar.
27. Lexoju (Muhammed) atyre (jehudive e të tjerëve) ngjarjen e vërtetë të dy djemve të Ademit, kur të dy flijuan kurbanë, nga të cilët
njërit iy pranua. Ai (që nuk iu pranua) tha: ìUnë do të të mbys tyî (Kabili i tha Habilit). E ai (që iu pranua) tha: ìAll-llahu pranon
vetëmprej tësinqertëveî,
28. Dhe, nëse ti e zgjatë te unë dorën tënde për të më mbytur, unë nuk e zgjas te ti dorën për të mbytur; unë i frikësohem All-llahut, Zotit të botërave!î
29. Unë (nuk dua të të mbys, por) dua që ta barësh mëkatin tim dhe mëkatin tënd, e të bëhesh nga banorët e zjarrit, e ai është dënim i zullumqarëve.
30. Atëherë epshi i tij e bindi atë për mbytjen e të vëllait dhe e mbyti atë. Ai mbeti prej më të dëshpruarve (hidhëroi prindëtit, mbeti pa vëlla, u përbuz prej Zotit dhe u fut në Xhehennem).
31. All-llahu dërgoi një sorrë, e cila groponte në dhe, për ríi reguar atij se si ta mbulojë trupin e të vëllait. E ai i tha: ìI mjei unë, a nuk qesh i afrë të bëhem si kjo sorrë, e a mbuloja trupin e vëllait tim?î Ashtu mbeti i penduar.
32. Për këtë (shkak të atij krimi) Neu shpallëm (ligji) beni israilve se kush mbyt një njeri (pa të drejtë), pa pasë mbytur ai ndonjë tjatër dhe p pasë bërë ai ndonjë shkatërrim në tokë, atëherë (krimi i tij) është si tíi kishte mbytur gjithë njerëzit. E kush e ngjall (bëhet shkak që të jetë ai gjallë) është si tíi kishte ngjallur (shpëtuar) të gjithë njerëzit. Atyre (beni israilve) u erdhën të dërguarit Tanë me argumente, mandej edhe pas këtij (vendimi) shumë prej tyre e teprojnë (kalojnë kufinjt në mbytje) në këtëtokë.
33. Dënimi i atyre që luftojnë (kunddërshtojnë) All-llahun dhe të dërguarin e Tij dhe bëjnë shkatërrime në tokë, nuk është vetëm se të
mbyten ose të gozhdohen, ose (të gjymtohen), tíu priten duart dhe këmbët e tyre të anëve të kundërta, ose të dëbohen nga vendi. Kjo (masë ndëshkuese) është poshtërim për ta në dynja, dhe në botën tjetër ata do të kenë dënim të madh.
34. Përveç atyre që janë penduar para se tçi kapni. E, dine pra se All-llahu bën falje të madhe, është mëshirues.
35. O ju që besuat! Kinie frikë All-llahun dhe kërkoni afrim te Ai, luftoni në rrugën e Tij që të gjeni shpëtim.
36. Atyre që mohuan, edhe sikur të ishte e tyre e gjithë ajo që është në tokë,e edhe njëherë aq për ta dhënë shpagim (zhdëmtim) nga dënimi i ditës së kijametit, nuk u pranohet. Ata kanë dënim të dhembshëm.
37. Ata përpiqen të dalin nga zjarri, por síkanë të dalë nga ai, ata kanë dënim të përhershëm.
38. Vjedhësit dhe vjedhësit preniu duart, si shpagim i veprës që bën, (kjo masë është) dënim nga All-llahu. All-llahu është i fuqishëm, ligjdhënës i urtë.
39. E kush pendohet pas punës së keqe (vjedhjes) dhe përmirësohet, síka dyshim, All-llah ia pranon pendimin, All-llahu është që falë shumë, është mëshirues.
40. A nuk di se All-llahu është Ai që sundimi i qiejve dhe i tokës është vetëm iTij, andaj Ai dënon atë që do dhe e falë atë që do. All-llahu është i plotfuqishëm pr çdo gjë.
41. O ti i dërguar! Të mos brengos vrapimi në mosbesim i tyre që me gojët e tyre thanë: ìNe kemi besuarî, e zemrat e tyre nuk kanë besuar (munafikët), e as i tyre që janë jehudi, të cilët shumë i përgjigjen gënjeshrës dhe shumë e dëgjojnë (fjalën) një populli që nuk vjen te ti, ata janë që i menjanjojnë fjalët pas vënies së tyre në vendin e vet ( nga ana e All-llahut) e thonë: ìNëse u jepet kjo, pranoni, e nëse nuk u jepet,atëherë refuzoni. Po atë që All-llahu do, të humbë, ti nuk mund të bësh asgjë për te (nuk mund ta shpëtosh). Janë ata të cilëve All-llahu nuk deshi tíiu pstrojë zemrat (prej kufrit). janë ata që në këtë jetë kanë poshtërim, kurse në botën tjetër
42. Janë ata që i përgjigjen të pavërteës dhe hanëshumë haramin (ryshfetin). Nëqoftë se vijnë te ti (për ndonjë gjykim), gjyko mes tyre ose hiqu tyre. nëse prapsesh prej tyre (nuk gjykon), ata nuk mund të sjellin ty kurrfarë dëmi. Po nëse gjykon ms tyre, gjyko drejtë; All-llahu i do të drejtit.
43. E si kërkojnë ata gjykimin tënd, kur ata kanë Tevratin, e në të cilin është vendimi i Allauhut, e pastaj ata refuzojnë më vonë atë (vendimin tënd)? Ata nuk janë besimtarë.
44. Ne e zbritëm Tevratin, në të cilin është udhëzimi i drejtë dhe drita. Sipas tij gjykuan ndaj atyre që ishin jehudi, pejgamerët që ishin të bindur, gjykuan edhe dijetarët e devotshëm e paria fetare, ngase ishin të obliguar ta ruanin librin e Allauhut dhe ishin mmbrojtës të tij. Prandaj, mos u frikësoni nga njerëzit, vetëm Mua të më frikësoheni dhe mos i ndërroni argumentet e Mia për pak send. E kush nuk gjykon me atë që zbriti All-llahu, ata janë mohues.
45. Ne u caktuam atyre në të (në Tevrat) kundërmasat ndëshkuese: njeriu (mbytet) për njeriun, syri për syrin, hunda për hundën, veshi për veshin,dhëmbi për dhëmbin, por edhe plagët kanë kundër masë. E kush e falë atë (hakmarrjrrjen), ajo është shpagim (nga mëkatet) për të. E kush vendos sipas asaj që zbriti All-llahu, ata janë mizorë (të pa drejt).
46. Ne vazhduam gjurmët e tyre (të pejgamberëve) me Isain, birin e Merjemes, vërtetues i Tevratit që kishin më parë. Atij i dhamë Inxhilin, që është udhëzim i drejtë dhe dritë, që është vërtetues i Tevratit që kishin pranë, që ishte udhëzues e këshillues për të devotshmit.
47. (E zbritëm) Që ithtarët e Inxhilit të gjykojnë sipas asaj që All-llahu e zbriti në të. E kush nuk gjykon sipas asaj që All-llahu e zbriti, të tillët janë mëkatarë të dalë jashtë rrugës së Zotit.
48. Ne edhe ty (Muhammed) ta zbritëm librin (Kuríanin) e vërtetë që është vërtetues i librave të mëparshme dhe garantues i tyre. Gjyko, pra, mes tyre me atë që All-llahu e zbriti, e mos pëlqe epshet e tyre e të largohesh nga e vërteta që i erdhi. Për secilin prej jush, Ne caktuam ligje program (të posaçëm në çështje të veprimit). Sikur të donte Alahu, do tíju bënte një popull (në fe e sheriat), por deshi tíju sprovojë në atë që iu dha juve, andaj ju (besimtarë) përpiquni për punë të mira. Kthimi i të gjithë juve është te All-llahu, e Ai do tíju njoftojë me atë që kundërshtoheshi.
49. (Ta zbritëm) Që edhe ti të gjykosh me atë që të zbriti All-llahu, e mos ndiq dëshirat e tyre dhe ruaju rrezikut të tyre që të mos të shmangin nga një pjesë e asaj që ta zbriti All-llahu. Nëse ata refuzojnë (gjykimin tënd), ti dije se All-llahu ka për qëllim tíi ndëshkojë për disa mëkate të tyre. Në të vërtetë, një shumicë e njerëzve janë jashtë rrugës.
50. A thua mos po kërkojnë gjykimin e kohës së injorancës, po për një popull që bindshëm beson, a ka gjykim më i mirë se ai i
All-llahut?
51. O ju që besuat! Mos zini miq as jehuditë, e as të krishterët. Ata janë miq të njëri-tjetrit. E kush prej jush i miqëson ata, ai është prej tyre. Vërtetë All-llahu nuk vë në rrugë të drejtë popullin zullumqarë.
52. E ata që në zemrat e tyre kanë sëmundje, i sheh se ngarendin te ta (për miqësi) duke thënë: ìPo frikësohemi se mos po na sillet ndonjë e keqeî. Po All-llahu do të sjellë fitoren, ose diç tjetër nga ana e Tij, e atëherë do të pendohen për atë që e mbanin fsheht në shpirtin e tyre.
53. Ata që besuan ju thonë: ìA këta ishin që u betuan në Zotin me betimin më të fortë të tyre se ishin me ju? I shkatërruan veprat e veta dhe aguan të dëshpëruar.
54. O ju që besuat! Kush largohet prej nga feja e vet (i bën dëm vetes) síka dyshim se All-llahu do të sjellë një popull që Ai e do atë (popull) dhe ata e duan Atë (Zotin),(një popull) që është modest e i butë ndaj besimtarëve, por i ashpër dhe i fortë ndaj mohuesve, që ufton në rrugën e All-llahut dhe që nuk i frikësohet kërcënimit të asnjë kërcënuesi. Kjo (cilës e atij populli) është dhuratë e All-llahut që i jep atij që do. All-llahu është dhurues i madh, i dijshëm.
55. Mik (i afërt) juaji është vetëm All-llahu, është i dërguari i Tij dhe ata që besuan e që falin namazin dhe jalin zeqatin duke bërë rukuë (duke qenë respektues).
56. E kush ka për mik All-llahun, të dërgurin e Tij dhe ata që besuan, síka dyshim se ana (pala-krahu) e All-llahut është ngadhënjyese.
57. O ju që besuat! Mos i merrnipër miq aaata të cilëve u është dhënë libri para jush edhe as jobesimtarët që me fenë tuaj tallen dhe luajnë. Kinie dro All-llahun po qe se jeni besimtarë.
58. Edhe thirrjen (ezanin) tuaj për namaz ata e marrin për tallje e lojë. Me këtë vërtetojnë se janë popull që nuk kupton.
59. Thuaj: ìO ithtarë të librit, a na shihni për të me të vetëm pse besuam All-llahun; besuam atë që na zbriti neve dhe atë që zbriti më parë! Síka dyshim, shumica jush janë të shfrenuar.
60. Thuaj: ì A tíju lajmëroj për një të keqe (të zezë) më të dëmshme (nga ajo e metë që na e shihni) si dënim nga All-llahu? (Ajo është) Mallkimi i atij që e mallkoi All-llahu dhe hidhërimi ndaj tij, që disa rej tyre i shdërroi në majmunë e në derra, e i bëri të djallit. Të tillët janë në pozitë më të keqe dhe më të humburit prej rrugës së drejtë.
61. E kur vijnë te ju, thonë: ìKemi besuarî, ndërsa ata me (kufr) mosbesim kanë hyrë dhe me të kanë dalë. Po All-llahu di më së miri se çka fshihnin ata.
62. Dhe, shumë prej tyre isheh se nguten në mëkat, në mizori e në ngrënie të haramit. Sa e shëmtuar është ajo që bënë ata.
63. E, pse paria fetare (e krishterë dhe jehude) të mos i ndalin nga ato thënie të tyre të rreme dhe nga ngrënia e haramit (e ryshfetit)! Sa punë e keqe është ajo e tyre (e parisë fetare).
64. Jehuditë thanë: ìDora e All-llahut është e shtrënguar!î Qofshin të shtangur duart e tyre dhe qofshin të mallkuar, pse thanë atë. Jo, duart e Tij janë të shlira. Ai furnizon ashtu si të dojë. Kjo që tíu zbrit ty do tíu shtojë disave nga ata (nga paria fetare) shumë largimin dhe mohimin. Ne ndërmjet tyre hodhëm armiqësi dhe urrejtje që do tíu vazhdojë deri në ditën e kijametit. Sa herë që ndezën zjarr për luftë, All-llahu e shuajti atë, e ata përpiqen për shkatërrime në tokë. All-llahu nuk i do ngatërrestarët.
65. Sikur ithtarët e librit të besonin dhe të ruheshin (naramit), Ne do tíua shlyenim mëkatet e tyre dhe do tíi fusnim në Xhennete me përjetime të begatshme.
66. Dhe, sikur ta zbatonin Tevratin, Inxhilin dhe Kuríanin, që u zbritën nga Zoti i tyre, ata do të kishin furnizim me bollëk nga qielli dhe toka. Ështënjë grup i drejtë (i matur) prej tyre, por është e keqe ajo që punojnë shumica prej tyre.
67. O ti i dërguar! Komunikoje atë që tíu zbrit prej Zotit tënd, e nëse nuk bën (kumtimin në tërësi), atëherë nuk e ke kryer detyrën (revelatën-risalen). All-llahu të garanton mbrojtjen prej njerëzve (prej armiqve). All-llahu nuk vë në rrugë të drejtë popullin që mohon.
68. Thuaj: ìO ithtarë të librit, junuk jeni asgjë (në fe) derisa të mos zbatoni Tevratin, Inxhilin dhe atë që ju zbriti nga Zoti i juaj. E kjo që tíuzbrit ty nga Zoti yt do të shtojë te shumica prej tyre rezistencë e mohim. Po ti, mos u keqëso për popullin që nuk beson.
69. Síka dyshim se kush e beson All-llahun (sinqerisht) e beson ditën e gjykimit dhe bën vepra të mira, qoftë prej atyre qëbesuan, prej jehudivë, prej sabiinëve (të krishterë që adhurojnë yjtë), prej të krishterëve, për ta nuk do të ketë frikë as pikëllim (me kusht që të kenë pranuar të dërguarin e fundit- Muhammedin).
70. Ne patëm marrë besën prej beni israilve, atyre u dërguam pejgamberë, por sa herë që u erdhi atyre ndonjë pejgamber që (me mësime) nuk u pëlqeu epsheve të tyre, ata disa prej tyre i përgënjeshtruan, kurse disa të tjerë i mbytën.
71. Ata menduan se nuk do të kenë telashe (që i mbytën pejgamberët), mirëpo ashtu u verbuan (nga rruga e drejtë) dhe u shurdhuan (nga e vërteta). Pastaj (pasi i zuri belaja) All-llahu u pranoi pendimin. Mirëpo, më vonë shumë prej tyre mbetën të verbër e të shurdhër. All-llahu di për atë që punuan.
72. Bënë kufr (mohuan të vërtetën) ata që thanë: ìAll-llah është ai, Mesihu, bir i Merjemesî. E vetë Mesihu, (Isai) tha: ìO beni israil, adhuronie All-llahun, Zotin tim dhe Zotin tuaj, sepse ai që i përshkruan Zotit shok, All-llahu ia ka ndaluar (ia ka bërë haram) atij
Xhennetin dhe vendi i tij është zjarri. Për mizorët nuk ka ndihmës.
73. Gjithashtu bënë kufr (mosbesim) ata që thanë: ì All-llahu është i treti i treveî. Síka në gjithësi tjetër pos një All-llahu, e nëse pushojnë nga ajo që thanë (tre zotëra), do tíi kapë dënim i dhëmbshëm, ata që nuk besuan prej tyre.
74. E pse të mos pendohen dhe të kërkojnë te All-llahu falje, kur All-llahu dihet se falë shumë, është mëshires.
75. Mesihu, bir i Merjemes, nuk është tjetër, vetëm se i dërguar; para tij pati shumë të dërguar. Nëna e tij ishte e drejtë (e ndershme). Që të dy ata ishin që ushqeheshin (si njerëzit tjerë). Ja, si u sqarohen atyre argumentet dhe shih pastaj sesi ikthejnë shpinën të vërtetës!
76. Thuaju: A adhuroni pos All-llahut atë që nuk mund tíju sjellë as dëm as dobi? All-llahu është që dëgjon (çíthoni) që di (çíveproni).
77. Thuaju: ìO ithtarë të librit, mos e teproni në fenë tuaj jashtë të vërtetës dhe mos shkoni pas epsheve të një populli mëparshëm që ka humbur, që ka shkakttjerëve dhe që u largua në tërsi prej rrugës së drejtë.
78. Ata që mohuan të vërtetën nga beni israilët, u mallkuan prej gjuhës së Davudit dhe të Isait, të birit të Mejremës. Kshtu uveprua sepse kundërshtuan dhe e tepruan.
79. Ata ishin që nuk ndalonin njëri-tjetrin nga e keja që punonin. E ajo që bënin ishte e shëmtuar.
80. I sheh shumë prej tyre që i miqësojnë ata që mohuan. E keqe është ajo që i përgaditën vetës së tyre ngase All-llahu është i hidhëruar kundër tyre dhe ata përjanë në azab (në vuajtje të dënimit).
81. Sikur të ishin ata që vërteëtë e besojnë All-llahun, pejgamberin dhe atë që i zbriti atij, nuk do tíi zinin për miq ata (idhujtarët), por shumica prej janë fasika (mëkatarë).
82. Gjithqysh ti do të vëresh se jehuditë dhe ata që i përshkruan Zotit shok (idhujtarët) janë njerëzit me armiqësi të fortë kundër kundër besimtarëve (kundër muslimanëve). Ndërsa do të vëresh se më të afërmit si miq për besimtarët thanë: ìNe jemi nesara-krishterëî. Këtë ngase prej tyre (të krishtrëve) ka dijetarë (ulema) dhe të devotshëm, dhe se ata nuk janë kryeneçë.
83. kur edëgjojnë atë që i është zbritur të dërguarit (Kuríanin), prej syve të tyre rrjedhin lotë, ngase e kanë kuptuar të vërtetën dhe thonë: ìZoti ynë , ne kemi besuar, pra regjistro ndër ata që që dëshmojnë (ndër ymetin e Muhammedit).
84. (the thonë) Përse të mos besojmë All-llahun dhe atë të vërtetë që na erdhi, duke qenë se ne shpresojmë që Zoti ynë do të na qojë (në Xhennet) së bashku me njerëzit emirë.
85. Për ata që thanë, All-llahu i shpërbleu me Xhennete, në të cilët rjedhin lumenj, ku do të jenë përgjithmonë. Ky është shpërblimi për njerëzit bamirës.
86. Ndërkaq, ata që mohuan dhe përgenjeshtruan arumentet Tona, janë banues të zjarrit.
87. O ju që besuat! Mos i ndaloni (mos i bëni haram) të mirat që për ju i lejoi (i bëri hallall) dhe mos teproni, se All-llahu nuk i do ata që teprojnë (i kalojnë kufijtë e dispozitave të Zotit).
88. Hani nga ajo që All-llahu ju furnizou si hallall të mirë dhe, duke qenë se ju All-llahut i besoni, ruanu dënimit të Tij!
89. All-llahu nuk ju merr në përgjegjësi për betimiet e juaja të paqëllimta (për betim), por ju merr për ato që jeni zotuar qëllimisht. E shpagimi i tij (i betimit të bërë) është duke i ushqyer dhjetë të varfër me ushqim mesatar që ushqeni familjen tuaj, ose duke i veshur ata (të dhjetë), ose duke liruar një rob. E kush nuk ka mundësi tíi bëjë këto, le të agjërojë tri ditë. Ky është shpagim për betimet tuaja kur itheni ato. Ruani betimet tuaja. Kështu All-llahu ju shqaron dispozitat e veta, ashtu që jeni mirënjohës.
90. O ju që besuat, síka dyshim se vera, bixozi, idhujt dhe hedhja e shigjetës (për fall) janë vepra të ndyta nga shejtani. Pra, largohuni prej tyre që të jeni të shpëtuar.
91. Shejtani nuk dëshiron tjetër, përveç se nëpërmjet verës dhe bixhozit të hedh armiqësi mes jush, tíju pengojë nga të përmendurit Zotit dhe tíju largojë nga namazi. Pra, a po i jepni fund (alkoolit e bixhozit)?
92. Bindjuni All-llahut dhe të dërguarit e kini kujdes (mos kundërshtoni). E nëse refuzoni, atëherë pra, dine se obligim i të dërguarit Tonë është vetëm komunikimit i qartë.
93. Ata që besuan dhe bënë punë të mira, nuk kanë mëkat për atë që u ushqyen (më herët) derisa ruhen (prej haramit), besojnë dhe bëjnë vepra të mira, mandej ruhen (nga ajo që ka qenë e lejuar e është e ndaluar) dhe besojnë dhe pastaj ruhen (nga çdo mëkat) dhe bëjnë mirë. All-llahu i do ata që bëjnë mirë.
94. O ju që besuat, All-llahu do tíju sprovojë me diçka nga gjahu që e arrijnë duart ose shigjetat tuaja, për tíu te All-llahu ai që i frikësohet Atij në heshtje (në bazë besimi). E kush i shkel (dispozitat) pas këtij (sqarimi) ai ka dënim të dhëmbshëm.
95. O ju që besuat, mos e mbytni gjahun, duke qenë ju në ihram. E kush e mbyt atë me qëlim, aterë dënimi është therrorizimi injë kafshe shtëpiake të ngjashme me atë (të egrën) që ka mbytur. Për këtë çështje vendosin dy njerëz të drejtë nga mesi juaj, duke bërë at kurban për Qabe, ose (dënimi është ) duke ushqyer të varfër, ose sa ai (ushqimi), agjërimi, këtë për shijuar të keqen e punës së tij. All-llahu ka falur të kaluarën. E kush bën përsëri, (gabimin) All-llahu dënon ashpër. All-llahu çshtjet), hakmerret (me dënim).
96. Gjahu dhe ushqimi në det u është lejuar, si përjetim për ju dhe për udhëtarët, kurse gjahu tokësor u është ndaluar sa të jeni në ihram. Kinie dro All-llahun, te i cili do të tuboheni!
97. All-llahu e bëri Qaben, shtëpinë e shenjtë, vend jetësimi (çështjet të fesë të jetës) për njerëz, dhe muajin e shenjtë, edhe kurbanin edhe (ato kafshë të shënuara për kurban) atë me qafore. Këtë (përcaktim nga Zoti) që ta dini se All-llahu e di çíka në qiej dhe çíka ka
në tokë dhe se All-llahu ka përfshirë me urtësinë e dijen e vet çdo send (përcaktimi i Zotit për këto është me qëllim të caktuar, e për të mirën e njerëzve).
98. Dijeni se All-llahu është ndëshkues i rreptë, dhe se All-llahu është dhurues, është mëshirues.
99. I dërguari nuk ka tjetër obligim vetëm të kumtojë (shpalljen); All-llahu di çípublikoni dhe çíbani fshehtë.
100. Thuaj: ìNuk është e njejtë e keqja dhe e mira, po edhe nëse të mahnit ty shumimi i së keqes, pra kini frikë All-llahun (e mos pranoni të keqen) o ju të zotët e mendjes, ashtu që të shpëtoni.
101. O ju që besuat, mos pyetni për sende që, nëse u thuhet ajo (pyetja) haptazi, ju vjen keq juve, e nëse pyetni për to gjatë kohës kur zbritej Kuríani, do tíju dalë në shesh (dhe do ta ngarkoni veten pa nevojë). All-llahu u fali (pyetjet që i bëtë më herët); All-llahu falë shumë, është i bute.
102. Një popull që ishte para jushpat bërë aso pyetjesh, e pastaj (nuk i zbatoi) u bë mohues i tyre.
103. All-llahu nuk emëroi (për të shenjtë) Behirën, as Saibën, as Vesilën, dhe as Hamën, porata që nuk besuan trillojnë rrenë për All-llahun, (duke thënë se All-llahu i përcaktoi) dhe shumica e tyre nuk kuptojnë (se janë duke shpifur).
104. E kur ju thuhet atyre: ìEjani te ajo që zbriti All-llahu dhe te (çka thotë) i dërguari, ata thonë: ìNa mjafton ajo që igjetëm prindërit tanëî, (a mjafton) edhe nëse prindërit e tyre ishiin që nuk dinin asgjë dhe nuk ishin në rrugë të drejtë.
105. O ju që besuat, ruane veten tuaj! Ai që ka humbur, nuk ju dëmton juve kur jeni në rrugë të drejtë. Kthimi i të gjithë juve është te All-llahu dhe Ai ju njohton për atë që vepruat.
106. O ju që besuat, dëshmimi me rastin e atij që lë testament (vasijjet) kur i është afruar ndonjërit prej jush vdekja, bëhet me dy dëshmitarë të drejtë nga mesi juaj, ose nga dy të tjerë pos jush, nëse jeni në udhëtim (në rrugë e síkeni të afërm) dhe ju gjen telashja e vdekjes. E nëse dyshoni (në dëshminë e tyre) i ndalni ata të dy pas namazit (të iqindisë) dhe ata betohen në All-llahun: ìNe nuk e japim betimin në All-llahun për asgjë edhe sikur të jetë (ai për të cilin betohemi) i afërm dhe nuk e fshehim dëshminë e (porositur prej) All-llahut, pse atëherë ne do të jemi mëkatarë!î
107. E nëse dihet se ata të dy kanë merituar mëkat (kanë gënjyer) atëherë në vend të tyre merren dy të tjerë prej atyre që kanë meritë (meritë trashëgimi) dhe ata të dy betohen në All-llahun: ìDëshmimi ynë është më i drejtë nga dëshmimi i atyre (dy të parëve), dhe ne nuk e tejkaluam (drejtësinë), pse atëherë do të ishim nga mizorët!î
108. Ky (rregull) është më afër që të bëjnë dëshmimin (dëshmitarët e testamentit) ashtu si është drejt, dhe që të frikësohen
(dëshmitarët trashëgimtarë) se po thyhet betimi i tyre me një betim tjetër. Kini frikë All-llahun dhe bindjuni, se All-llahu nuk vë në rrugë të drejtë popullin shkatërrues.
109. (Përkujtonie o njerëz) Ditën kur All-llahu i tubon të dërguarit e u thotë: ìçfarë përgjigje (popujt) u dhanë juve?î Ata (pejgamberët) thonë: ìNe nuk dimë, vërtet Ti je që i di të gjitha të fshehtat!î
110. All-llahu (atë ditë) i thotë: ìO Isa, bir i merjemes, përkujtoj të mirat e Mia ndaj teje dhe ndaj nënës sate, kur të fuqizova me shpirtin e shenjtë (Xhibrilin), e ti u fole njerëzve (kur ishe) në djep dhe (kush ishe) i pjekur (si burrë), kur ta mësova ty librih e urtësinë Tevratin e Inxhilin, kur melejen Time formove nga balta si formë shpeze e i fryve asaj dhe me urdhërin Tim u bë shpezë, kur e shërove të verbërin dhe të sëmurin nga sëmundja e lëkurës me dëshirën Time, kur me urdhërin Tim i nxore (të gjallë) të vdekurit, kur i zbrapa beni israilët prej teje (që deshën të të mbysin) atëherë kur erdhe me argumente, e disa prej tyre që nuk besuan than: ìKjo (mrekullia e Isait) nuk është tjetër vetëm se magji e qartë!î
111. Dhe kur i frymëzova Havarijjunët (i urdhërova): ìTë më besoni Mua dhe të dërguarin Tim!î E ata thanë: ì Ne besuam, e ti dëshmo se ne jemi muslimanëî.
112. Dhe (përkujto) kur Havarijjunët thanë: ì O Isa, bir i Merjemes, Zoti ta mund të na zbresë një tryezë nga qielli?î (Isai) tha: ìKeni frikë All-llahun nëse jeni besimtarë!î
113. (Ata) Thanë: ìNe dëshirojmë të hamë nga ajo dhe të na binden (edhe më shumë ) zemrat tona dhe të vërtetojmë bindshëm se na e the të vërtetën e të bëhemi dëshmues të saj!î
114. Isai, bir i Merjemes, tha: ìO All-llah, Zoti ynë, zbritna nga qielli një tryezë, të na jetë festë (gëzim)për ne dhe për ata (që vijnë) pas nesh, të jetë argument prej Teje, dhe dhurona se Ti je furnizuesi më i mirë!î
115. All-llahu tha: ìUnë atë ua zbres, e kush prej jush mohon pastaj, Unë atë e dënoj me një dënim që nuk e dënoj asnjë nga njerëzitî.
116. Dhe kur All-llahu tha: ìO Isa, bir i Merjemes, a ti njerëzve u the: ìMë besoni mua dhe nënës time dy zota pos All-llahut!?î (Isai) Tha: ìLarg asaj të mete je Ti (o Zoti im). Nuk më takon mua ta them atë që síështë e vërtetë. Ta kisha thënë unë atë, ti do ta dije. Ti e di çíka në mua, e unë e di çíka në Ty. Ti je më i dijshmi i të fshehtave!î
117. Unë nuk u kam thënë tjetër atyre, pos asaj që Ti më urdhërove;ta adhuroni All-llahun, Zotin tim dhe Zotin tuaj,dhe sa isha ndër ta, kam qenë përcjellës i tyre, e pasi që më more mua, Ti ishe roje (dhe dëshmues) i tyre. Ti je dëshmitar për çdo send!î
118. Nëse i dënon ata, në të vërtetë ata janë robër Tu, e nëse u falë atyre, Ti je i gjithëfuqishmi, i urti.
119. All-llahu tha: ìkjo është dita që të drejtëve u bën dobi drejtësia e tyre. Ata kanë Xhennete në të cilët rrjedhin lumenj, janë për jetë të pasosur në ta. All-llahu është i kënaqur me ta dhe ata janë të kënaqur ndaj Tij. Ky është shpëtim i madh.
120. Vetëm i All-llahut është sundimi ndaj qiejve e tokës dhe çka ka në to. Ai është i plotëfuqishëm për çdo send.
AvaTar-Ks- Master
- Numri i postimeve : 505
PIKE : 548
Popullariteti : 1
Data e regjistrimit : 02/07/2010
Re: Lexo në Kur'an, suren
1. Falenderimi i qoftë vetëm All-llahut, që krijoi qiejt dhe tokën, që formuloi errësirat e dritën, e megjithëkëtë (që Ai meriton lavdërim) ata që mohuan, i barazojnë (idhujt) me Zotin e tyre.
2. Ai është që ju krijoi nga balta, e mandej ju caktoi një afat (për vdekje) dhe një afat është i caktuar pranë dijes së Tij, dhe pas (gjithë kësaj të vërtete) ju dyshoni.
3. Ai është All-llahu (që adhurohet e madhërohet prej çka kanë tokë; Ai i di fshehtësitë dhe publikimet tuaja dhe Ai e di atë që bëni.
4. Nuk ka argument që u vjen atyre nga argumentet e Zotit të tyre, eqë ata nuk i shmangen.
5. Ata përgënjeshtruan të vërtetën kur u erdhi, e më vonë do të kuptojnë lajmin e asaj me të cilën talleshin.
6. A e vrejtën ata sa gjenerata para tyre i shkatërruam që Ne u patëm mundësuar atyre (komoditet) në tokë çfarë juve nuk ju mundësuam; u patëm lëshuar nga qielli shi me bollëk dhe u patëm bërë që të rrjedhin lumenj ndër ta, e për shkak të mëkateve të tyre i shkatërruam dhe pas tyre sollëm (breza) tjerë.
7. Edhe sikur të zbritnim ty një libër të shkruar në letër, e ta preknin atë me duart e tyre, ata që mohuan do të thoshin: ìKjo nuk është tjetër përveç një magji e qartëî.
8. E pastaj thanë: ìPse të mos i zbret atij (Muhammedit) një engjëll (të na thotë për Muhammedin se është i dërguar)î. E sikur të zbritnim Ne një engjëll, çështja do të merrte fund duke mos u dhënë atyre një afat.
9. Sikur ta bënim Ne atë (të dërguarin) engjëll, atë do ta bënim (në formë) njeriu e do tíua përzienim (ngatërronim) atyre atë që i përzien ata vetes së tyre.
10. Edhe të dërguarit të tjerë para teje janë përqeshur, e ata që u tallën pësuan (dënim) për shkak se talleshin.
11. Thuaj: ìEcni nëpër tokë e mandej shikoni se si qe përfundimi i gënjeshtarëve.
12. Tuaj: ìE kujt është e tërë kjo në qiej e tokë?î Thuaj: ìVetëm e All-llahutî. Ai ia përaktoi mëshirën Vetes. Ai do tíju tubojë në ditën e gjykimit, për të cilën gjë nuk ka dyshim. Ata që i shkaktuan humbje vetvetes, ata nuk besojnë.
13. Vetëm e Tij është gjithëçka pushon e lëviz natën e ditën. Ai gjithëçka dëgjon dhe gjithëçka di.
14. Thuaj: ìA pos All-llahut, krijues i qiejvedhe i tokës, që ushqen të tjerët, ndërsa vetë nuk ushqehet, të pranoj Zot tjetër?î Thuaj: ìUnë jam urdhëruar të jem i pari që bindem dhe (urdhërohem): të mos bëhem kurrsesi nga idhujtarët.
15. Thuaj: ìVërtet, unë i frikësohem dënimit të ditës sëmadhe, nëse nuk i përulem Zotit timî.
16. Kush mënjanohet atë ditë nga ai (dënimi), atë Ai e ka mëshiruar, dhe ai është shpëtim i qartë.
17. Nëse All-llahu të godet me ndonjë të keqe, síka kush që ta largojë atë pos Tij, e nëse të dhuron ndonjë të mirë, duhet ditur se Ai është i gjithëfuqishëm për çdo send.
18. Ai është mbizotërues ndaj robërve të Tij. Ai hollësisht di punët e Tij dhe të robërve të Vet.
19. Thuaj: ìCili send ka dëshminë më të madhe?î Thuaj: ìAll-llahu është dëshmues mes meje e jush, e mua më është shpallur ky Kurían që me të tíju tërheqë vërejtjen juve dhe atij që i komunikohet (dhe të gjithë atyre që vijnë pas jush deri në ditën e kijametit). Ju po dëshmoni se All-llahut ka edhe zota tjerë, a?î Thuaj: ìUnë nuk dëshmoj!î Ai është vetëm një Zot dhe unë jam i pastër nga ajo që j u i shoqëroni!î
20. Atyre që Ne u kemi dhënë librin, e njohin atë (Muhammedin) sikurse i njohin bijtë e tyre. Janë ata që asgjësuan vetveten, andaj nuk besojnë.
21. Kush është më mizor se ai që ndaj All-llahut shpif gënjeshtra apo ka përgënjeshtruar faktet e Tij? Síka dyshim, shpifësit dhe gënjeshtarëtnuk kanë shpëtim.
22. Përkujto ditën kur Ne i tubojmë të gjithë dhe u themi atyre që i shoqëruan: ìKu janë ata të shoqëruarit tuaj, që i trillonit?î
23. Atëherë (pas atij sprovimi) përgjigje tjetër síu mbetetpërveç të thonë: ìPër All-llahun, o zoti ynë, ne nuk ishim dhujtarë!î
24. Shih, se si bëjnë gënjeshtra kundër vetes dhe si u shkoi huq ajo që trillonin!
25. Ka prej atyre që ty të dëgjon (kur lexon Kuríanin). Po Ne kemi krijuar mbulesë mbi zemrat e tyre që të mos e kuptojnë atë dhe në veshët e tyre sajuam shurdhim, dhe edhe dikur tíi shohim të gjitha faktet. ata nuk besojnë, derisa kur te ti e të polemizojnë ata që mohuan thonë: ìNuk është tjetër ky (Kuríani) vetëm se mit i hershëm.
26. Ata ndalojnë (të tjerët) nga ai dhe vetë largohen prej atij (Kuríanit), e me atë nuk shkatërrojnë tjerët vetëm vetveten, dhe nuk e hetojnë.
27. E sikur tíi shihje ata kur janë ndalur pranë zjarrit e thonë: ìAh sikr të ktheheshim (në dynja), të mos gënjejmë faktet e Zotit toë e të bëhemi nga besimtarët!î
28. Jo, (síështë ashtu) po atyre u doli në shesh ajo që e mbanin fshehtë më parë, prandaj edhe sikur të ktheheshin ata do të përsëritnin atë që e kishin të ndaluar, e síka dyshim, ata janë gënjeshtarë.
29. Ata thanë: ìNuk ka tjetër, vetëm kjo jeta jonë në këtë botë, dhe ne nuk do të rigjallemi.
30. Dhe, sikur tíi kishte parë ata kur të ndalohen para Zotit të tyre e u thuhet atyre: ìA nuk është kjo (ringjalja) e vërtetë?î Ata thonë: ì Po, për zotin tonë!î thotë: ìShijoni pra dënimin për atë që mohonit!î
31. Ata që përgënjeshtruan se do të takohen me All-llahun (në ditën e gjykimit) kanë humbur përderisa tíu vijë momenti (kijameti) befas e të thonë: ìtë mjerët ne për atë që lëshuamî (nga punët e mira në dynja), e duke i bartur gabimet e veta në shpinë, dhe, e shëmtuar është ajo që bartin.
32. Jeta e kësaj bote nuk është gjë tjetër vetëm se një përjetim e mashtrim. Síka dyshim se bota tjetër është më e dobishmja për ata që ruhen. A nuk logjikoni?
33. Ne dimë se ty të brengos ajo që thonë, e ata nuk të gënjejnëty, por ata mizorë mohojnë argumentet e All-llahut.
34. Janë përgënjeshtruar të dërguar para teje, duruan atë gënjeshtër, dhe u torturuan përderisa u erdhi ndihma Jonë, prandaj síka kush që ndryshon fjalët (premtimet) e All-llahut. E ti je i njohur me disa nga ngjarjet e të dërgarve (edhe ti do të ndihmohesh sikurse ata).
35. Por, nëse refuzimi i tyre të është bërë brengë e madhe , ti kërkoje, nëse ke mundësi, ndonjë vrimë në tokë ose në qiell e tíu sjellësh atyre ndonjë argument (po ti símund ta bësh këtë). Të kishte dashur All-llahu i kishte tubuar në rrugë të drejtë; po ti mos u bë nga të padijshmit (dhe mos u brengos).
36. vetëm ata që kanë dëgjim të shëndosh i përgjigjen (ftesës). Të vdekurit (ata që dëgjojnë dhe nuk besojnë) All-llahu i ringjall, e pastaj te Ai kthehen (u jepatë që e meritojnë).
37. Dhe thanë : ìPërse të mos i zbret atij (Muhammedit) një mrekulli nga Zoti i tij?î Thuaj: ìSíka dyshim se All-llahu ka fuqi tíia zbresë një mrekulli, por shumica e tyre nuk e dinë (se çka do tíi gjente më pas).
38. Nuk asnjë gjallesë në tokë dhe as shpendë që fluturojnë me dy krahë e që nuk janë të nara në grupe (të ndryshme), sikurse edhe ju (Zoti i krijoi, i pajisi si juve). Asgjë nuk kemi lënë pas dore nga evidenca. Më në fund te Zoti i tyre do të tubohen.
39. E ata që i bënë të rreme faktet Tona janë shurdmemecë të mbetur në errësira. All-llahu e humb kë të dojë e vë në rrugë të drejtë atë që do.
40. Thuaju: ì Nëse u vjen dënimi nga All-llahu ose u vjen kijameti, më tregoni,nëse jeni të sinqertë, a do të thirrni kë pos All-llahut (për ndihmë?î
41. Jo, vetëm Atij (All-llahut) do tíi luteshi, e nëse do Ai, ju heq atë për çka i luteni, e do tíi harronit ata (zota) që ia shoqëronit.
42. Ne kemi dërguar (pejgamberë) edhe te popjt parateje (e derisa nuk dëgjuan), i dënuam më skamje emjerim, ashtu që të përulen.
43. E pse të mos përuleshin kur ju erdhi atyre dënimijonë? Por zemrat e tyre ishin ngurosor, po edhe djalli ua hjeshoi atë që bënin.
44. Meqë lanë pas dore atë me çka u këshilluan (tíi i drejtohen Zotit), Ne ua hapëm dyrt e çdo gjëje (begatie) derisa kur u gëzuan për atë që ju kishte dhënë, i kapëm befas, e ata mbetën të zhgënjyer.
45. Ndaj u zhduk mbeturina e popullit mizor, pra Falënderim i qoftë Zotittë botave.
46. Thuaj: ìNëse All-llahu ua merr të dëgjuarit, të pamurit dhe ua mbyll zemrat, pos All-llahut cili zot tjetër do tíju sjellë atë?î. Shih sesi ua shqarojmë faktet e megjithkëtë ata nuk ua vënë veshin!
47. Thuaj: ìMë tregoni nëse dënimi nga All-llahut u vjen befas ose me parashenja, a shkatërrohet kush tjetër pos popullit mizor?î
48. Ne të dërguarit nuk i dërgojmë ndryshe vetëm si përgëzues dhe qortues. E kush besoi dhe u përmirësua, ata nuk kanë as frikë as brengë.
49. Ata që i përgënjeshtruan faktet tona, ata i kap dënimi ngase nuk respektuan normat.
50. Thuaj: ìUnë nuk u them juve se i kam në kompetencë depotë e All-llahut (e tíju sjellë mrekulli), as nuk pretendoj se i di fshehtësitë (e tíju tregojë se kur do tíju vijë dënimi), as nuk u them se unë jam engjëll. Unë ndjek vetëm atë që më shpallet mua. Thuaj: ìA janë baras i verbëti dhe ai që sheh?î A nuk mendoni?
51. Ti tërhiqju vërejtjen me këtë (Kurían) atyre që i frikësohen tubimit para zotit të tyre, në mënyrë që të ruhen, sepse pos Tij nuk do të ketë as mbrojtës as ndërmjetësues.
52. Dhe mos i përze ata që adhurojnë Zotin e tyre pa pra mëngjes e mbrëmje, duke qenë të sinqertë ndaj Tij. Ti nukpërgjigjesh asgjë nga llogaria e tyre e as ata nuk kanë kurrfarë përgjegjësie nga llogaria jote, e po i dëbove ata do të bëhesh nga të padrejtit.
53. Kështu Ne i sprovojmë disa me disa tjerë (pasanikun me varfnjakun, atë me autoritet me atë pa të) ashtu që të thonë: ì A këto janë mes nesh qëAll-llahu i dhuroi?î A nuk është All-llahu më i dijshmi për ata që janë mirënjohës?!
54. E kur të vijnë ty ata që i besojnë ajetet tona, thuaju: ìSelamu alejkum, Zoti juaj ia ngjeshi vetes mëshirën. Kuh bën prej jush ndonjë ë keqe pa dije, e mandej pas asaj (të keqe) pehdohet dhe përmirësohet, síka dyshim se All-llahu është që falë shumë dhe është Mëshirues.
55. Ja, kështu Ne i sqarojmë argumentet, në mënyrë që të dalë në shesh rruga e kriminelëve.
56. Thuaj: ìUnë jam i ndaluar të adhuroj ata që adhuroni ju, pos All-llahut! thuaj: ìUnë nuk njeki dëshirat tuaja, pse do të ishte atëherë do te isha i humbur e jo prej të udhëzuarve (në rrugë të drejtë).
57. Thuaj: ìUnë i përmbahem të vërtetës (që më erdhi) nga Zoti im. Ju e gënjyet atë, e për atë që nguteni ju (dënimin), nuk e bëj unë, vendimi i takon vetëm All-llahut; Ai e rrëfen të vërtetën dhe Ai është më i miri i gjykatësve.
58. Thuaj: ìSikur të ishte ajo për të cilën nguteni j te unë, çështja mes meje dhe jush do të ishte e përfunduar. All-llahu më së miri i di për mizorët.
59. çelësat e fshehtësive janë vetëm te Ai, atë (fshehtësinë) nuk e di kush pos Tij. Ai e di çka ka në tokë dhe në det, Ai e di për çdo gjeth që bie dhe síka kokërr në thellësi të tokës, síka të njomë dhe síka të thatë që nuk është (shënuar) në librin e qartë (LehviMahfud).
60. Ai është që ju vë në gjumë natën dhe e di çka vepruat ditën, pastaj ju ngjall-zgjon në të (ditën) për deri në afatin e caktuar (vdekje). Pastaj do të ktheheni e do tíju njohtojë me atë që keni pas vepruar.
61. Vetëm Ai është mbizotërues ndaj robërve të vet. Ndaj juve dërgon rojë (cakton engjëj) derisa kur tíi vijë ndonjërit prej jush vdekja, atij ia marrin shpirtin të dërguarit tanë (të tjerë) dhe ata nuk bëjnë kurrfarë lëshimi.
62. Pastaj i kthehen All-llahut, Snduesit të vërtetë të tyre. Vetëm i tij është sundimi (gjykimi) dhe Ai është më i shpejti i llogaritësve.
63. Thuaj: ìKush ju spëton prej errësirave (trishtuese) të tokës e të detit e (nga trishtimi) ju e lutni Atë haptas e fshehtas (duke thënë), nëse Ai na shpëton prej kësaj, ne do të jemi (besimtarë) mirënjohës?î
64. Thuaj: ìAll-llahu ju shpëtin nga ajo dhe nga çdo brengosje. Megjithëkëtë ju Atij i përshkruani shok.
65. Thuaj: ìAi ka fuqi (tíju shpëtojë, por edhe) tíju sjellë dënim prej së larti ose prej së poshti nën këmbët tuaja apo tíju ndaj në grupe e ta luftoni njëri-tjetrin. Shih se si i sqarojmë faktet në mënyrë që të kptojnëî.
66. E populli yt e konsideroi atë (Kuríanin) të rremë, porse ai (Kuríani) është i vërtetë. Thuaj: ìUnë nuk jam rojë e juajî.
67. çdo lajm e ka afatin e realizimit, e më vonë, ju do të kuptoni.
68. Kur sheh ata se janë thelluar (me tallje) në çështjet Tona, largohu prej tyre derisa të kalojnë në bisedë tjetër. Nëse djalli të bën të harrosh (e rri me ta), pasi të bie ndër mend, mos rri me popullin mizor.
69. Për ata që ruhen (për besimtarët) síka kurrfarë përgjegjësie (që tallen), por duhet tíju përkujtojmë në mënyrë që ruhen edhe ata (që tallen).
70. Hiqu atyre që e marrin fenë (në vend që ta resprktojnë) për lojë e dëfrim dhe i ka mashtruar jeta e kësaj bote. Ti përkujto me të (Kuríanin) që të mos bjerë njeriu viktimë e asaj që ka veprruar, e që síka mbrojtës as ndërmjetësues për te pos All-llahut. je ai (njeri) edhe nëse jep, çdo lloj shpagimi nuk i pranohet. Të tillët janë ata që ranë viktimë e asaj që punuan. Ata , për skak se mohuan, për pije kanë ujë të vluar e dënim të idhët.
71. Thuaj: ìA pos All-llahut të adhurojmë çka nuk na sjell as dobi as dëm dhe të kthehemi mbrapa (në kufur) pasi që All-llahu na vuri në rrugë të drejtë? Dhe atëherë të bëhemi sikur ai, të cilin djallëzit e kanë rrëmbyer (e kanë hedhur)në tokë (në një humnerë) e lënë të hutuar që, edhe pse ai ka shokë që e thërrasin në rrugë të drejtë (i thonë): ìEja te neî (ai nuk përgjigjet). Thuaj: ìI vetmi udhëzim është ai udhëzimi i All-llahut, dhe se jemi urdhëruar që tíi dorëzohemi zotit të botëve.
72. (Na është thënë) Dhe falne nmazin dhe kini frikë prej Tij, se Ai është te i cili do të tubohemi.
73. E Ai është që krijoi qiejt dhe tokën me qëllim të caktuar, e (ruajuni dënimit) ditën kur thotë : ìBëhuî! Ajo bëhet. Fjala e Tij është e njëmendtë dhe Atij i takon sundimi ditën kur i fryhet ìSuritî (kjo është hera e dytë). Ai e di të fshehtën dhe konkretën, është më i urti që di për çdo gjë në hollësi.
74. Përkujtoju (o i dërguar) kur Ibrahimi i tha vëllaut të vet Azerit: ìA statuja (idhuj) adhuroni për zota? Unë po të shoh ty dhe popullin tënd në një humbje të sigurt.
75. E kështu Ibrahimit ia mundësuam tíi shohë madhësitë e qiejve e të tokës për tíu bërë edhe më i bindur.
76. E kur atë e mbuloi nata, ai e pa një yll e tha: ìKy është Zoti im!î E kur u zhduk ai (perëndoi) tha:î Unë nuk i dua ata që humbënî.
77. Kur e pa hënën të posa tha: ìKy është Zoti im! e kur perëndoi ajo, tha: Nëse Zoti im nuk më udhëzon, unë do të jem prej njerëzve të humbur!î
78. Kur e pa diellin të lindur, tha: ìKy është Zoti im, ky është i madh!î e kur ai perëndoi, tha: O populli im, unë jam i pastërnga ajo që ju i shoqëroni!î
79. Unë me veten time i drejtohem Atij që krijoi qiejt e tokën, larg besimeve të tjera; unë nuk jam prej atyre që i përshkruajnë shok!
80. Po atë e (me Ibrahimin) polemizoi populli i tij e ai tha: ìA polemizoni me mua, rreth All-llahut e Ai më udhëzoi?î Unë nuk u frikohem atyre që ju ia bëni shok, vetëm nëse Zoti im do ndonjë send (të më godas, ai më godet). Me dijen e Tij Zoti im ka përfshirë çdo send, a nuk e merrni me mend?î
81. E si tíju frikohem atyre që ju ia shoqëruat, e ju frikoheni për atë që i shoqëruat All-llahut pa pasur kurrfarë argumenti. E cili grup, pra, është më e drejtë të jetë i sigurt, nëse jeni që kuptoni?
82. Ata që besuan dhe besimin e tyre nuk e ngatërruan me besim të kotë, atyre u takon të jenë të sigurt dhe atajanë në rrugë të drejtë.
83. Këto janë argumentet tona që ia dhamë Ibrahimit kundër popullit të tij. Ne ngrisim në shkallë të lartë atë që duam. Zoti yt çdo send e vë në vendin e vet, asgjë nuk mund tíi fshehet.
84. Ne atij (Ibrahimit) i falëm Is-hakun dhe Jakubin dhe secilin prej tyre e udhëzuam. Më parë edhe Nuhun e patëm udhëzuar. E nga pasardhësit e tij (të Ibrahimit) udhëzuam Davudin, Sulejmanin, Ejjubin, Jusufin, Musain dhe Harunin. Kështu i shpërblejmë bamirësat.
85. (shpërblyem) Edhe Zekerijanë, Jahjanë, Isain, Iliajasin të gjithë prej të mirëve të përsosur.
86. (shpërbylem) Edhe Ismailin, Eljesanë, Junusin dhe Lutin. Të gjithë këta i veçuam mbi njerëzit tjerë.
87. Edhe disa nga prindërit, nga pasardhësit dhe nga vëllezërit e tyre i zgjodhëm (për pejgamberë) dhe i udhëzuam në rrugë të vërtetë.
88. Ky është udhëzim i All-llahut, udhëzon me të kë të dojë nga robët e Tij. E sikur tíi përshkruajnë shok Zotit (edhe ndonjë nga këta) kishte për tíiu shkuar huq ajo që kanë vepuar.
89. Ata shin që u patëm dhënë librin, urtësinë e pejgamberllëkun; e nëse këta (idhujtarët mekas) e refuzojnë këtë (pejgamberllëkun tënd), Ne e kemi siguruar këtë me një popull që nuk e refuzon.
90. Ata (të dërguarit e përmedur) ishin që All-llahu i vuri në rrugë të drejtë, andaj ti merri shembull në udhëzim. Thuaj: ìUnë nuk kërkoj për këtë (komunikimin e Kuríanit) shpërblim prej jush. Ky nuk është tjetër, përveç një këshillë për mbarë njerëzit.
91. Ata (mohuesit) nuk e njohën All-llahun sa duhet njohur Atë kur thanë; ìAll-llahu nuk i shpalli gjë asnjë njeriu!î Thuaj: ìKush e zbriti librin, me të cilin erdhi Musai e që ishte dritë e udhërrëfyes për njerëz, e të cilin ju e bëni të shpërndarë në letra,që disa i prezentoni, kurse shumicën e fshehni. Dhe u mësuat çka nuk e dinit ju as prindërit tuaj? Thuaj: (e zbriti) All-llahuî. Mandej lëri ata që luajnë në atë kotësunë e tyre.
92. Edhe ky (Kurían) është libër që e zbritëm; është i bekuar, vërtetues i të mëparshmes, e që tíi tërheqesh vërejtjen nënës së fshatrave (të banorëve mekas) dhe atyre përrreth saj (mbarë botës). Ata që e besojnë Ahiretin, besojnë në të (Kuríanin), ata edhe e falin namazin rregullisht.
93. E kush është më gabimtar i madh se sa ai që trillon rrenë ndaj Zotit, ose thotë: ìMua po më shpallet e nuk i është shpallur asgjë, ose se sa ai që thotë: ìDo të thur diçka të ngjajshme me atë që e ka zbritur All-llahuî. E, sikur tíi shihje mizorët kur janë në agoni të vdekjes, e engjëjt kanë shtrirë duart e veta (me ndëshkim) e (u thonë): ìShpëtonie pra vetveten (nëse mundeni)î. ìTash përjetoni dënimin e turpshëm për shkak se e thoshit të pavërtetën për All-llahun, dhe ndaj argumrnteve të Tij ishit kryeneç.
94. Në të vërtetë ju na erdhët një nga një (të vetmuar), ashtu si ju krijuam së pari; keni lënë prpa shpinës atë që u patëm dhënë, e nuk po shohim se i keni me vete ndërmjetësuesit tuaj, të cilët i mendonit se për ju janë ndihmëtarë (i shoqëronit All-llahut). Síka dyshim, është këputur lidhja mes jush, dhe mbaroi ajo çka mendonit (ndërmjjetësues apo zotëra tjerë).
95. Síka dyshim, All-llahu është zbërthyes i farës (i kokrrës së saj) dhe i bërthamës (së pemës). Ai nxjerr të gjallin nga i vdekuri dhe Aiështë nxjerrës i të vdekurit nga i gjalli. Ky është All-llahu, e si atëherë shmangeni (nga besimi)?
96. Ai është krijues i dritës së mëngjesit. Natën e bëri kohë pushimi, e diellin dhe hënën për llogaritje të kohës. Ky (rregull) është caktim i plotfuqishmit,i gjithëdijshmit.
97. Ai është, që krijoi yjet për ju që me ta të orientoheni në errësira kur jeni në tokë ose në det. Vërtet Ne i shpjeguam argumentet tona për një popull që di të mendojë.
98. Ai është që ju krijoi (filloi) prej një njeriu; aty (mbi tokë) jetoni (qëndroni) dhe nën te do të pushoni. Ne i sqaruam argumentet një populli që di të kuptojë.
99. Ai është që lëshoi nga lartë shiun e me të nxori bimën e çdo sendi dhe prej bimës gjelbërim dhe prej tij (prej gjelbërimit) kokrra të dendura në kallinj. E nga hurmet, nga sythat tyre kalaveshë të afërt (për tíi vjelë). Edhe kopshtie me hardhi, ullinj e shegë të ngjajshme (në dukje) e të llojllojshme (në shije). Shikoni pra frutat e tyre kur i formojnë dhe kur piqen (të gjitha këto nga shiu). Edhe në këto ka fakte për njerëzit që besojnë.
100. E xhinët ia bëjnë shokë All-llahut, e në të vërtetë Ai i krijoi ata (xhinët) dhe duke mos patur kurrfarë dije, ata shpifën se Ai (Zoti) ka djem e vajza. Larg (shpifjeve) është madhëria e Tij e lartë.
101. Ai (All-llahu) është që krijo (pa kurrfarë shembulli) qiejt dhe tokën (e duke qenë i tillë), e si do të ketë Ai fëmijë kur nuk pati bashkëshorte? çdo send e krijoi Ai, dhe është më i dijshmi për të gjitha sendet e krijuara.
102. Ky është All-llahu, Zoti juaj, nuk ka të adhuruar përveç Tij, Krijues i çdo sendi, pra adhuronie Atë; Ai është mbikëqyrës ndaj çdo sendi.
103. Tëparët (e njerëzve) nuk mund ta përfshinë Atë, e Ai i ërfshinë të arët. Ai është shumë i kujdesshëm, hollësisht i njohur.
104. Juve ju erdhën argumente të qarta nga Zoti i juaj e kush i sheh (kupton) ai e ka për vete, e kush verbërohet, ai e ka për të zezën e vet. E në (pejgamberi) nuk jamërojë e juaj.
105. e kështu Ne i sqarojmë dëshmitë, ashtu që ata thonë: ìKe mësuar tiî (nga librat, po fjalës së tyre nuk i vihet veshi0 dhe që për tíia bërë edhe më të qarta një populli që di të dallojë (të vërtetën nga e kota).
106. Ti (Muhammed) praktoko atë që tíu shpall nga Zoti yt. Síka Zot, përveç Tij. Largohu prej idhujtarëve.
107. E sikur të donte All-llahu, ata nnuk do të ishin idhujtarë. Ne nuk të bëmë përcjellës të tyre e as që je mbikëqyrës i tyre.
108. Ju mos ua shani ata (zota) që u luten (idhujtarët), pos All-llahut, e (si hakmarrje) të fyejnë All-llahun nga armiqësia, duke mos ditur (për madhërinë e Tij). Kështu Ne i kemi zbukuruar çdo populli veprimin e vet, mandej e ardhmja e tyre është te Zoti i tyre, e Ai i shpërble për atë që vepruan.
109. Ata u betuan me një betim të fortë në All-llahun, se nëse uvjen atyre ndonjë mrekulli, do ta besojnë. Thuaj: ìçështja e atyre mrekullive është te All-llahuî. E ku e dini ju, ndoshta kur të vijnë ato nuk u besojnë.
110. Ne i rrotullojmë zemrat e të parët e tyre (prej besimit) ashtu sikundër nuk e besuan atë (Kuríanin) për herë të parë, dhe i lëmë të bredhin të hutuar në atë mashtrimin e tyre.
111. E edhe sikur tíju zbritnim Ne atyre engjëjt, tíju flitnin të vdekurit, tíju tubonin atyre çdo send (gjallesë) konkretisht, ata nuk kishin për të besuar, vetëm po të donte All-llahu, por shumica e tyre nuk dinë (se besimi është dhuratë nga Zoti).
112. dhe kështu (sikurse edhe ty) çdo pejgamberi i bëmë armiq disa nga njerëzit dhe nga xhinët e djallëzuar, që me fjalë të shkëlqyeshme në mënyrë të fshehtë nxit njëri-tjetrin në mashtrime. E sikur të donte Zoti yt, ata nuk do të bënin atë (armiqësi), po ti lëri ata me ato trillime.
113. Dhe që të anojnë (te ato fjalë mashtruese) zemrat e atyre që nuk besojnë boën e ardhshme dhe që të kënaqen e ngarkohen me atë që janë duke u ngarkuar (ty nuk të dëmtojnë asgjë).
114. (Thuaj) A pos All-llahut të kërkoj unë gjykatës (mes meje dhe juve)? kur Ai është që zbriti librin në mënyrë të shkoqitur? Atyre që u dhamë librin e dinë se ai (Kuríani) është i zbritur prej Zotit tënd saktësisht, pra mos u bë prej atyre që dyshojnë.
115. Fjalët e Zotit tënd janë plot të vërteta (çka lajmërojnë) dhe plot të drejta (çka gjykojnë). Síka kush që të ndryshoj fjalët (vendimet) e Tij. Ai është që dëgjon e di.
116. Në qoftë se u bindesh shumicës (mohuese që janë) në tokë, ata do të largojnë ty nga rruga e All-llahut. Ata nuk ndjekin tjetër vetëm supozime dhe nuk janë tjetër vetëm se rrenacakë.
117. Síka dyshim, Zoti yt e di më së miri për atë që është larguar rruga e Tijdhe Ai është më i dijshmi për të udhëzuarit.
118. Ju (besimtarë) hani nga ajo që ( është therrur dhe) dhe është përmendur emri i All-llahut, po qe se jeni të bindur në faktet e Tij.
119. çíkeni ju që të mos hani nga ajo për të cilën është përmendur emri i All-llahut, e Ai ju sqaroi juve se çka është ndaluar për ju, përveçkur jeni detyruar (atëherë edhe harami është hallall). Një shumicë (e mohusve), duke mos pasur kurrfarë dije, por vetëm nga pasionet e tyre, duan tíi largojnë nga e vërteta (njerëzit). Po Zoti yt di më së miripër ata që i shkelin dispozitat.
120. Dhe mos bëni mëkate as haptas as fshehtas. Ata që bëjnë mëkatin do të ndëshkohen për mëkatin e bërë.
121. Dhe mos hani nga ajo që (para therjes së saj) nuk është përmendur emri i All-llahut, vërtet ajo (ngrënia) është mëkat. Djallëzit i nxisin miqtë e vet që tíju polemizojnë juve, e nëse i dëgjoni ata, atëherë jeni si ata (idhujtarë).
122. Vallë, a është ai që qe i vdekur kurse Ne e ngjallëm dhe idhamë dritë, me të cilën ecën mes njerëzve, si ai që ka mbetur në errësirë (i humbur) dhe nuk mund të shpëtojë nga ajo? Ja, kështu (si këtij në errësirë) iu dket mirë mohusve ajo që veprojnë.
123. Dhe ashtu (sikurse në Mekë) në çdo qytet kemi bërë kriminelët e tij pari, në mënyrë që të bëjnë dredhi në të, por nuk mashtrojnë tjetër kë pos veten e tyre dhe prapëseprapë nuk kuptojnë.
124. E kur uvjen atyre ndonjë argument i prerë (për Muhammedin), ata thonë: ìKurrsesi nuk e besojmë atë (dërgesën e Muhammedit) derisa të mos na jepet edhe neve ngjajshëm me atë që iu pat dhënë të dërguarve të All-llahutî! Më së miri All-llahu e di ku ta vërë dërgesën (risalen) e vet. Ata që bën krim do tíigodasë poshtrimi dhe dënimi i fortë te All-llahu për shkak se vazhdimisht bënin hile.
125. Atë që All-llahu dëshiron ta udhëzojë, ia zgjeron zemrën për (të pranuar) islamin. Atë që dëshiron ta lërë të humbur, zemrën e tij ia bën shumë të ngusht si tëngjitej në qiell. Kështu All-llahu lëshon dënimin mbi ata që nuk besojnë.
126. Kjo është rruga e Zotit tënd, është e drejtë, Ne shpjeguam argumentet për njerëz që përkujtojnë.
127. Ata e kanë vendin e shpëtimit (Xhennetin) te Zoti i tyre; Ai është mbrojtës i tyre, për atë që ata vepruan.
128. Përkujto ditën kur Ai i tbon ata të gjithë (e u thotë): ìO grumbull i xhinve, ju mashtruat shumë njerëz!î E nga njerëzit që ishin miq të tyre (tëxhinve) thonë: ìZoti ynë ne përfituam njëri prej tjetrit, dhe e arritëm afatin të cilin e caktove!î Tha: ì(Zoti) Zjarri është vendi juaj, përgjithmonë jeni në të, pos (kohës) çka do All-llahuî Vërtet Zotit yt është më i urti, më i dijshmi.
129. PO ashtu (sikur u dhamë xhinve dhe njerëzve përjetim), Ne i bëjmë sundues disa mizorë mbi mizorët e tjerë për shkak të asaj që fituan (vepruan).
130. O grumbull i xhinve dhe i njerëzve! A nuk ju erdhën nga mesi juaj të dërguar tíju rrëfejnë argumentet e Mia dhe tíju tërheqin vërejtjen për takimin tuaj në këtë ditë? Ata thonë: ì Dëshmojmëkundër vetvetesî. I pat mashtruar ata jeta e kësaj bote dhe ashtu(të detyruar) dëshmuan kundër vetvetes se me të vërtetë e refuzonin (të vërtetën).
131. Këtë (dërgimin e të dërguarve) ngase Zoti yt,nuk është që për shkak të mëkatit të shkatërrojë një vend, e banorët etij të jenë të painformuar.
132. Po për secili (veprues) ka shkallë(që do tíi arrijë) sipas asaj që vepruan. All-llahu nuk është i pakujdesshëm ndaj asaj që veprojnë.
133. Zoti yt nuk ka nevojë për asgjë, Ai është mëshirues. Nëse do Ai, juve ju zhduk dhe sjell kë të dojë pas jush, ashtu sikurse ju solli juve nga pasardhësit e atyre që ishin para jush.
134. Ajo që iu kërcënohet (kijameti, ringjallja, llogaria, përgjegjësia) pa tjetër do të vijë, e ju nuk mund ta pengoni. (Nuk mund ta menjanoni caktimin e Zotit).
135. Thuaj: ìO populli im (kurejshit)! veproni në atë që jeni, e unë do ta vazhdoj të veproj në atë që jam, e më vonë do ta dini se kujt do tíi takojë e ardhmja e lavdishme. Është e ditur se zullumqarët nuk gjejnë shpëtim.
136. Dhe nga aj që krijoi Si prej të lashtave dhe prej kafshëve shtëpake, ata (idhujtarët) ndanë një pjesë për All-llahun dhe thanë: ìKjo është për All-llahun, si mendonin ata , e kjo është e idhujve tanëî. Ajo që ishte për idhujt, nuk shkon te All-llahu, e ajo që është për All-llahun, shkon te idhujt e tyre. sa gjykim i shëmtuar është ai që gjykojnë (pjesën e idhujve e plotësonin nga ajo e All-llahut, në rast nevoje, e të All-llahut jo).
137. Kështu shumicës së idhujtarëve, idhujt ua hijeshuan atyre mbyten e fëmijëve të vet, për tíi shkatërruar (me mashtrime) dhe për ëua ngatërruar fenë (që e kishin pasur të Ismailit). Po sikur të donte All-llahu, ata nuk do të bënin atë, andaj hiqu tyre dhe asaj që shpifin.
138. Dhe sipas bindjes së tyre ata thoshin: ìKëto kafshë dhe këto bimë janë të ndaluara, nuk mund të ushqehet me to, përveç ata, të cilëvene ua lejomë; këto janë kafshë që është ndaluar tíu hipet; këto janë kafshë jatë therrjes së tyre nuk përmendin emrin e All-llahut, duke shpifur ndaj Tij. Ai do tíi ndëshkojë ata për shpifjet e tyre.
139. Madje ata thonin: ìçka është në barqet e këtyre kafshëve është vetëm për mashkujt tanë, e ndaluar për gratë tona. E nëse ishte e ngordhtë (fruti në bark) ata (mashkuj e femra) ishin të barabartë në të. Do të ndëshkojë Ai cilësimin ë tyre të rrejshëm. Ai është i përsosur në punët e Tij, i dijshëm për krijesat e Tij.
140. Síka dyshim se kanë dështuar keq ata që mbytën fëmijët e tyre nga mendjelehtësia e pa kurrfarë dije dhe ata që duke i shpifur Zotit, shpallën të ndaluar atë që Zoti u kishte dhuruar. Ata kanë humbur rrugën e drejtë dhe prej fillimit nuk ishin në udhëzim.
141. Ai (All-llahu) është që krijoi kopshtie (bimët e të cilave) të ngritura lart (në shtylla) dhe të rrafshta (të shtrira në tokë), edhe hurmet dhe drithërat me frute (shije) të ndryshme; (krijoi) ullinjtë dhe shegët e ngjashme (nga shija). Hani frutat e tyre kur të piqen dhe ditën e korrjes (të vjeljes) së frutave jepne atë pjesë që është obligim (të varfërve e nevojlive) dhe (hani-jepni) mos teproni, pse Ai nuk i do shkapërderdhësit.
142. Nga kafshët (shtëpiake krijoi) edhe aso për ngarkim (për hipje)dhe aso, prodhimi i të cilave përdoret për shtrojë (leshi i tyre ose për therrje. Haninga ajo që All-llahu ju dhuroi, e mos ndiqni gjurmët (rrugët) e shejtanit, pse ai është armik juaj i hapët.
143. Ai (krijoi) tetë lloje (nga kafshët shtëpiake): prej deleve dy (dash e dele), prej dhive dy (cjap e dhi). Thuaj: ìA janë të ndaluar (haram) dy meshkuj apo dy femra apo çka mbanë (pjell) mitra e dy (llojeve të tyre) femrave?î Më tregoni, pra, me fakte të ditura (e jo me trillime) nëse jeni të sinqertë.
144. Ai (krijoi) edhe nga devet dy (lloje) dhe nga lopët dy (lloje). Thuaj: ìA dy meshkuj i ka ndaluar (haram), a dy femrat, pse çka mban mitra e dy (llojeve të tyre) femrave?î A mos ishit të pranishëm kur All-llahu ju porositi me këtë (hallall apo haram)?î E kush është më mizor se ai që trillon rrenë për All-llahun dhe ashtu tíi humbë njerëzit në mungesë të dijes. All-llahu nuk vë në rrugë të drejtë mizorët.
145. Thuaj: ìNë atë që më është shpallur mua (në Kurían) nuk po gjej diçka të ndaluar nga ushqimi, përveç në qoftë se ai (ushqimi) është: coftinë, gjak i derdhur ose mish derri, ai i ndytë, dhe pos asaj që është therrur jo në emër të All-llahut (por të ndonjë idhulli) e që është mëkat. E kush detyrohet (tíi hajë këto të ndaluara), por duke mos pasur për qëllim shijen dhe duke mos e tepruar; Zoti yt është që falë e mëshiron shumë.
146. E (posaqërisht) ndaj atyre qëjanë jehudi Ne kemi ndaluar çdo (kafshë) thundrake: nga lopët dhe delet u kemi ndaluar dhjmin e tyre, pos atij (dhjami) në shpinën dhe në zorrët e tyre dhe pos atij të përzier me ndonjë asht. Këtë (masë-ndalesë) e morëm si ndëshkim ndaj mëkatit të tyre. Síka dyshim, Ne jemi të vërtetë (në çka ju rrëfejmë).
147. PO, në qoftë se (për këtë jehuditë) të përgënjeshtrojnë Thuaj: ìSamëshirues i madh është ky Zoti juaj,po (mos u mashtroni) dënimi i Tij për njerëzit kriminelënuk mund të prapësohet!î
148. E ata që i shoqëruan Zotit, do të thoshin: ìSikur të donte All-llahu nuk do tíi bëim shok (nuk do të ishim idhujtarë), as ne, as prindërit tanë, e as nuk do të ndalonim asnjë send. îKështu patëngënjyer edhe ata që ishin para tyre derisa (për shkak të mëkatit) përjetuan dënimin tonë të ashpër. Thuaj: ìA mos keni ndonjë fakt e të na prezentoni atë neve?î Ju i mbështeteni vetëm hamendjes, në të vërtetë,vetëm gënjeni.
149. Thuaj: ìAll-llahu ka argumentin më të plotë dhe sikur të donte Ai do tíju vinte në rrugë të drejtë të gjithëve.
150. Thuaj: ìSillni dëshmitarët, të cilët dëshmojnë se All-llahu ndaloi (bëri haram) ato ( që i ndalonin vetë). Nëseda të dëshmojnë rrejshëm, ti mos dëshmo bashkë me ta dhe mos shko pas dëshirave të atyre që argmentet Tona i bënë të rremedhe pas atyre që nuk besojnë jetën e që largohen prej Zotit të tyre (adhurojnë tjetër).
151. Thuaj: ìEjani tíju lexojë atë që me të vërtetë ju ndaloi Zoti juaj: të mos i shoqëroni Atij asnjë send, të silleni mirë me prindërit, të mos i mbytni fëmijët tuaj për shkak të varfërisë, sepse Ne u ushqejmë juve dhe ata, të mos u afroheni mëkateve të hapta apo të fshehta, mos e mbtni njeriun sepse mbytjen e tij e ndaloi All-llahu, përpos kur është me vend. Këto janë porositë e Tij, kështu të mendoni thellë.
152. Mos iu afronu pasurisë së jetimit derisa ai të arrijë pjekurinë, (mund tíi afroheni) vetëm në mënyrë më të mirë, zbatoni me drejtësi masën dhe peshojën, Ne nuk ngarkojmë asnjë njeri përtej mundësive të tij. Kur të flitni (të dëshmoni), duhet të jeni të drejtë edhe është çështja për (kundër) të afërmit, dhe zotimin e dhënë All-llahut plotësonie. Këto janë me çka Ai ju porositë kështu që të përkujtoni.
153. Dhe se kjoështë rruga (feja) Ime e drejtë (që e caktova për ju), pra përmbajuni kësaj, e mos ndiqni rrugë të tjerae tíju ndajnë nga rruga e Tij. Këto janë porositë e Tij për ju, ashtu që ë ruheni.
154. E Musait i dhamë librin plotësim (i të mirave) për atë që tregon bindje të mirë, dhe sqarues për çdo send, udherrëfyes e mëshirë, ashtu që të besojnë se do të takohen me Zotin e tyre.
155. Dhe ky libër, dobi prurës, Ne e zbritëm, përmbanju këtij, ruajuni shtu që të mëshiroheni.
156. (E zbritëm Kuríanin) Që të (mos) thoni: ìLibri u zbrit vetën dy grupeve para nesh (jehudive e të krishterëve) dhe se ne ishim të panjohur me librat (me mësimet) e tyre.
157. Dhe që të (mos) thoni: ìSikur të na kishte zbritur neve libri, (sikurse u zbriti atyre dy grupeve) ne do të ishim edhe në të udhëzuar se ata. Juve ju erdhi nga Zoti juaj argumenti (Kuríani), ju erdhi udhëzimi, mëshira. E kush është më zullumqar se ai që argumentet eZOtit i bën të rreme dhe ua këthen shpinën atyre? Ne do tíi ndëshkojmë me ndëshkim më të rëndë ata që ua kthyen shpinën argumenteve Tona, për shkak të prapësimit që bënë.
158. A mos janë duke pritur tjetër ata (pas këtyre fakteve) vetëm tíju vjë engjëjt (tíua marrin shpirtin), të vijë Zoti yt (urdhëri për shkatërrim) ose të vijnë disa nga shenjat e Zotit tënd, (në) ditën kur vijnë disa shenja të Zotit tënd, asnjë njeriu nuk ivlen besimi i Tij nëse nuk ka besuar më parë ose nuk ka bërë në besimin e tij kurfarë të mire. Thuaj: ìPritni, edhe ne jemi duke pritur!î
159. Vërtet at që e përqanë fenë e tyre dhe u ndanë në grupe, ti (Muhammed) nuk ke kurfarë përgjegjësie. çështja e tyre është vetëm te All-llahu, Ai do tíi njohë me atë që punuan.
160. Kush vjen me një (punë) të mirë, ai (në ditën e gjykimit) shpërblehet dhjetë fish, e kush vjen me (vepër) të keqe, ai ndëshkohet vetëm për të. Atyre nuk u bëhet e padrejtë.
161. Thuaj: ìVërtet Zoti im më udhëzoi në rrugë të drejtë, që është fe e drejtë, fe e Ibrahimit, që ishte larg besimeve të kota. Ai (Ibrahimi) nuk ishte idhujtar!
162. Thuaj: ìNamazi im, kurbani im dhe vdekja ime janë thjesht për All-llahun, Zotin e botëve.
163. Ai nuk ka shok (nuk adhuroj tjetër). Me këtë (thjeshtësi të adhurimit vetëm për Zotin) jam i urdhëruar dhe jam i pari i muslimanëve (i pari që pranoj dhe bindem)!
164. Thuaj: ì A të kërkojë Zot pos All-llahut, e Ai është Zot i çdo sendi (ekzistues) dhe dëmi i secilit person është kundër vetes. Askush nuk do të bartë barrën e tjetrit. Mandej, kthimi juaj është te All-llahu; e Ai ju njohton për atë që përçaheshit.
165. Ai është që ju bëri sundues (zëvendësues) në tokë (pas shkatërrimit të atyre që ishin më parë) dhe lartësoi në një shkallë më të lartëdisa nga ju mbi të tjerët, për tíju sprovuar në atë që u dha. All-llahu është ndëshkues i shpejtë, është që falë e Mëshirues.
AvaTar-Ks- Master
- Numri i postimeve : 505
PIKE : 548
Popullariteti : 1
Data e regjistrimit : 02/07/2010
Re: Lexo në Kur'an, suren
1. Elif, Lam, Mim, Sadë.
2. (Ky është) Libri, që të është ty, që me të tíu tërheqësh vërejtjen dhe tíi këshillosh besmtarët, pra të mos ketë shtrëngim në gjoksin tënd (për kumtimin e tij).
3. Përvetësoni atë që ju është zbritur nga zoti juaj, e mos zini miq (përkrahës) pos Tij. Pak është ajo që po merrni përvojë.
4. Sa fshatra (banorë) kemi shkatërruar (me fajin e tyre) e dënimi Jonë u erdhi natën, a (ditën) kur ishin duke pushuar (duke fjetur).
5. Kur u erdhi atyre dënimi Jonë, síkishin çítë kërkonin tjetër, vetëm të thonë: ìVërtet,ne ishim zullumqarëî (të pranojmë gabimin).
6. Ne patjetërdo të marrim në përgjegjësi ata, të cilëve u është dëguar (pejgamber), e do tíi marrim në pyetje edhe të dërguarit.
7. Dhe duke e ditur mirë Ne do tíu rrëfejmë atyre (për atë që punuan), se Ne nuk ishim që mungonim (ishim të pranishëm).
8. Atë ditë eshimi (masa) është i drejtë. Atij që i rëndohen peshojat ,ata janë të shpëtuar.
9. Kujt i vijnë lehtë peshojat, ata e humben vetveten, ngase i refuzan argumentet Tona me të padrejtë.
10. Ne ju vendosëm në tokë dhe ju mundësuam jeesën (mjetet për të jetuar), e pak prej jush po falënderoni.
11. Ne ju krijuam pastaj ju dhamë formën, e mandej ngjëjve u thamë: ìbëni sexhde për Ademinî. Ata i bënë sexhde pos Iblisit. Ai nuk qe prej atyre që bënë sexhde.
12. (All-llahu) tha: ìçka të pengoi ty të bësh sexhde, kur Unë të urdhërova?î Ai (Iblisi) tha: ìUnë jam më i vlershëm se ai, më krijove mua nga zjarri, e atë e krijove nga balta!î
13. (All-llahu) Tha: ìZbrit nga ai (Xhenneti), nuk të takon të bësh kryelartësi në të, dil jashtë, síka dyshim ti je i poshtëruarî.
14. (Iblisi) Tha: ìMë afatizogjer ditën kur ringjallen (njerëzit)!î
15. (All-llahu) Tha: ìTi je i Afatizuar!î
16. (Iblisi) Tha: ìPër shkak se më humbe mua, unë do tíu ulem atyre (do tíu zë pusi)në rrugën Tënde të drejtë,
17. Mandej, do tíju sillem atyre para, prapa,ga edjathta dhe nga e majta e tyre, e shumicën e tyre nuk do ta gjejsh që të falënderohen (të besojnë)!î
18. (All-llahu) Tha: ìDil nga ai (Xhenneti), i urrjetur, i dëbuar. Kush prej tyre vjen pas teje, Unë kam për ta mbushur Xhehennemin me të gjithë ju.
19. (Ne i thamë) o Adem, ti dhe bashkëshortja jote zini vend në Xhennet, hani nga të doni, e mos iu afroni kësaj peme, pse do të bëheni prej zulumqarëve (të vetvetes suaj).
20. Shejtani i nxiti ata të dy (i mashtroi), që tíua zbulojë atyre pjesët e turpshme që u ishin të muluara dhe tha: ìZoti juaj nuk ua ndaloi ju dyve atë pemë vetëm që të mos bëhi meleqë (engjëj), ose të mos bëheni prej të përjetshmëve .
21. Dhe ju bëri be atyre (duke u thënë) se: unë jam këshillues për ju.
22. Atëherë me mashtrim i zbriti (në nivel të palakmueshëm). E kur e shijuan pemën u zbulua vendturpi i tyre dhe filluan të mbulojnë atë (duke vënë gjeth mbi gjeth) nga gjethet e (pemëve të) Xhennetit. Zoti i tyre i thirri (duke u thënë): ìA nuk ua ndalova ju dyve atë pemë dhe a nuk ju thashë ju dyve se shejtani është armik i haptë për ju?!î
23. Ata të dy thanë: ìZoti ynë, ne i bëmë të padrejtë vetvetes, në qoftë se nuk na falë dhe nuk na mëshiron, ne me siguri do të jemi prej të shkatërruarve!î
24. (All-llahu) tha: ìZbritni, jeni arimk i njëri-tjetrit. Në tokë ju e keni vehdqëndrimin (vendbanimin) dhe përjetim deri në një kohë.
25. Tha: ìNë të (në tokë) do të jetoni (do të gjallëroni), në të do të vdesni (do të varroseni) dhe prej saj do të nxirreni (do të ringjalleni).
26. O bijtë e Ademit, Ne krijuam për ju petk që ju mbulon vendturpësinë dhe petk zbukues. Po petku i devotshmërisë, ai është më i miri. Këto janë argumentet e All-llahut, ashtu që ata të përkujtojnë.
27. O biktë e Ademit, të mos ju mashtrojë kurrsesi sejtani sikurse i nxori prindërit tuaj nga Xhenneti, zhveshi prej tyre petkun e tyre që tíju dalë në shesh lakuriqësia e tyre. Vërtetë ai dhe shoqëria e tij ju sheh, ndërsa ju nuk e shihni. Ne i kemi bërë shejtanët miq të atyre që nuk besojnë.
28. Kur (punojnë ata (idhujtarët) diçka të shëmtuar, thonë: ìNe i gjetëm që kështu prindërit tanë, edhe All-llahu na urdhëroi këtë (vizitën rreth Qabes lakuriq). Thuaju: ìAll-llahu nuk urdhëron të shëmtuarën, a thoni për All-llahun çka nuk dini?î
29. Thuaj: ìAll-llahu më urdhëroi mua drejtësinë dhe në tërësi kthejuni Atij në çdo namaz (lutje) dhe adhuronie Atë duke qenë të sinqertë në lutje vetëm për të. Ashtu sikur ju filloi (krijoi) sëpari do të ktheheni te Ai.
30. Një grup (nga ju) Ai e vuri në rrugë të drejtë, e nga një grup meritoi të jetë i hmbur, pse ata (të hmburit) shejtanët i morën për miq, e megjithatë mrndonin se ishin në rrugë të drejtë.
31. O bijtë e Ademit, vishuni bukur për çdo namaz (lutje), han dhe pini e mos teproni, pse Ai (All-llahu) nuk i do ata që e teprojnë (shkapërderdhin).
32. Thuaj: ìKush i ndaloi bukuritë dhe ushqimet e mira që All-llahu i krijoi për robtë e vet?î Thuaj: ìAto janë në këtë botëpër ata që besuan, e në ditën e kijametitjanë të posaqme për ta. Kështu i sqaron argumentet një populli që kupton.
33. Thuaj: ìZoti im i ndaloi vetëm të këqijat e turpshme, le të jenë të hapta ose të fshehta, ndaloi mëkatin, mdaloi shtypjen e tjetrit pa të drejtë, ndaloi tíi mvishni All-llahut shok pa patur për të kurrfarë argumenti, dhe ndaloi të thoni për All-llahun atë që nuk e dini se është e vërtetë.
34. çdo popull (që përgënjeshtroi pejgamberët) ka afatin e vet, e kur tíu vijë afati tyre, ai nuk mund të shtyhet për një ashnjë moment, e as të përngutet më parë.
35. O bijtë e Ademit, juve ju vijnë të dërguar nga mesi juaj, ju përkujtonë faktet e Mia (shkoni pas tyre). E kush ruhet dhe përmirësohet, për ta síka as frikë as síkanë përse të pikëllohen.
36. E ata që i konsideruan të rreme faktet tona dhe kryelartësi u larguan prej tyre, ata janë banues të zjarrit dhe në të janë përjetë.
37. Kush është më mizor se ai që trilin shpifje ndaj All-llahut, apo i përgënjeshtron argumentet e Tij? Ata e arrijnë pjesën e tyre që u është caktuar (në shënime) deri kur tíu vijnë atyre të dërguarit tanë (mekaiket) tíju marrin shpirtine u thonë: ìKu janë ata që pos Zotit i lutshit?î Ata thonë: ìKanë humbur prej neshî dhe ashtu dëshmojnë për vete se ishin mohues (kafira).
38. (All-llahu) Ju thotë: ìHyni në Xhehennem me atë popull që ishte para jush nga xhinët dhe nga njerëzit (e që ishin si ju). Sa herë që një gruphyn në të , e mallkon atë të mëparshmin derisa kur të arrijnë në të të ggjithë, grupi i fundit i tyre thotë për grupin e parë: ìZoti ynë, këta (pari) na kanë humbur neve (nga rruga e drejtë), pra shtoju dënimin me zjarr atyre!î (All-llahu) Thotë: ìPër secilin (grup) është (dënimi) i shtuar, por ju nuk po dini.
39. Të parët e tyre (paria) të mbramëve të tyre ju thotë: ì Ju nuk keni përparësi ndaj nesh (pse vetë keni bërë kufur), shijone pra dënimin për atë që e fituat!î
40. Nuk ka dyshim se ata që përgënjeshtruan argumente Tona dhe nga mendjemadhësia u larguan prej tyre, atyre nuk u hapen dyert e qiellit dhe nuk do të hyjnë në Xhennet deri të përbirojë devja vrimën e gjilpërës. Ja, kështu i shpërblejmë kriminelët.
41. Për ata është përgattitur shtrat nga zjarri dhe mbulojë (mga zjarri). E kështu pra i shpërblejmë zullumqarët.
42. Ata që besuan dhe bënë vepra të mira, e Ne as që obligojmë ndoken çka nuk ka mundësi (të veprojë), të tillët janë banues të Xhennetit dhe në të janë përgjithmonë.
43. Nga zemrat e tyre kemi hequr (kemi zhdukur) çdo gjë që ishte krijuar nga zilia (nga urrejtja), janë në Xhennet, ku rrjedhin lumenj, e ata thonë: ìfalënderojmë All-llahun që na udhëzoi për këtë (për iman, për punë të mira,na hoq zilinë, na futi në Xhennet), pse sikur të mos na drejtonte All-llahu, ne nuk do të dinim të udhëzoemi. Vërtet, të dërguarit e Zotit na e thanë të vërtetën dhe ne i besuam!î E atyre u drejtohet thirrje: ìKY është Xhenneti, iu dha juve për atë që vepruat.
44. Ata të Xhennetit i thërrasin (i pyesin) banuesit e zjarrit e u thonë: ìNe e gjetëm të vërtetë atë që na e pat premtuar Zoti në, e ju (banues të zjarrit) a e gjetët të vërtetën atë që pat premtuar Zoti juaj?î Ata (banuesit e zjarrit) thonë: ìPoî. Atëherë në mes të tyre (mes dy grupeve) thërret një zë: ìMallkimi i All-llahut qoftë mbi zullumqarët!î
45. Ata që penguan nga rruga (imani) e All-llahut dhe që kërkuan strembërimin e saj dhe ata që ishin mohues të botës tjetër.
46. E mes atyre dyve (dy grupeve) është një perde (mur), e mbi Araf (lart mbi mur) janë burra që i njohin secilin (të Xhennetit dhe të Xhehennemit) me shenjat e tyre. Ata i thërrasin banuesit e Xhennetit: ìPaqja (shpëtimi) qoftë mbi ju!î Ata (të Arafit) nuk kanë hyrë në të, po shpresojnë.
47. E kur u shkon shikimi i tyre nga ata të Xhehennemit, Thonë: ìZoti ynë mos na bë neve me mizorët!î
48. Ata të Arafit i thërrasin do burra që i njohin me shenjat e tyre dhe u thonë: ìçka ju vlejti ai grumbullimi juaj (në pasuri e numër) dhe ajo që bënit kryelartësi?î (e tash jeni në Xhennenem).
49. A këta janë ata (besimtarët), për të cilët betoheshi se nuk ka për tíi përfshirë mëshira e All-llahut?î (në mënyrë ironike i përqeshin kufarët, mandej u thonë besimtarëve): ìVazhdoni në Xhennet, as nuk ka frikë për ju, as nuk keni për tíu brengosur!î
50. Banuesit e zjarrit i thërrasin (dhe i lusin) ata në Xhennet (duke ju thënë): ìNa qitni diç nga uji apo nga ajo që u ka dhënë All-llahu (se mbaruam nga etja)!î Ata (në Xhennet) thonë: ìAll-llahu i ka ndaluar që të gjitha këto për jobesimtarët!î
51. Ata që fenë e tyre e morrën tallje e lojë dhe të cilët i mashtroi jeta e dynjas. Sot, pra, Ne i harrojmë ata sikurse na e patën harruar takimin e kësaj dite të tyre dhe, sikurse i refonin argumentet Tona!î
52. Ne u sollëm atyre (mekasve) një libër (Kuríanin) që ua shkoqitëm në baza të diturisë, e që është udhërrëfyes e mëshirë për ata që besojnë.
53. Ata nuk presin tjetër, por vetëm atë që do tíu vijë. E atë ditë kur tíu vijë (dënimi i premtuar) ajo që e pritnin, ata të cilët më parë e kishin harruar thonë+. ìVërtet të dërguarit e Zotit tanë erdhën me fakte të vërteta, a kemi ndonjë ndërmjetsues që të na shpëtojë, ose të kthehemi (në dynja) e të veprojmë tjetër nga ajo që vepruamî Ata shkatërruan vetveten dhe ushkoi huq trillimi ë bënin.
54. Vërtet, Zoti juaj, All-llahu është Ai që krijoi qiejt dhe tokën brenda gjashtë ditësh, pastaj qëndroi mbi Arshin, Ai e mbulon ditën me natë, që me të shpejtë e kërkon atë (mbulimin e dritës së ditës), edhe dielli, edhe hëna e edhe yjet i janë nënshtruar sundimit të Tij. Ja, vetëm Atij itakon krijimi dhe sundimi. I madhëruar është All-llahu, Zoti i botëve.
55. Lutnie Zotin tuaj të përulun e në heshtje, pse Ai nuk ido ata që e teprojnë.
56. Mos bëni çrregullime në tokë pas rregullimit të saj (me të ardhur të pejgamberëve) dhe lutnie Atë duke pasur frikë (dënimin) dhe duke shpresuar (mëshirën. Síka dyshim se mëshira e All-llahut është pranë atyre të mirëve.
57. Ai është që i lëshon erërat si myzhde pranë mëshirës (shiut) së Tij. E kur ato (erëra) barin re të mëdha mbi, ne i sjellim mbi një tokë të vdekur dhe lëshojmë në të ujin (shiun), dhe me të (me ujin ) nxjerrim të gjithë fruta. Kështu i nxjerrim (i ngjalllim) të vdekurit, ashtu që të përkujtoni (fuqinë e Zotit).
58. Me lejen e All-llahut toka e mirë mbinë bimët, e ajo që nuk është kualitative, ajo nuk mbinë vetëm (pak) me vështirësi. Kështu Ne i rradhisim argumentet Tona për ata që falenderojnë.
59. Ne patëm dërguar Nuhun te populli i vet, e ai i tha: ìO populli im, adhuronie vetëm All-llahun, nuk keni zot tjetër pos Tij. Unë kam frikë për dënimin Tuaj në një ditë të madhe!î
60. Paria e tij tha: ìNe po të shohim (në këtë që na thërret) plotësisht të humbur!î
61. (Nuhu) Tha: ìO populli im, unë nuk kam kurrfarë humbje, por unë jam i dërguar prej Zotit të botëve!î
62. ìUnë ju kumtoj juve shpalljet e Zotit tim, ju këshilloj dhe unë di nga Zoti im çka ju nuk dini!î
63. ìA mos u çuditët që shpallja ju erdhi nga Zoti juaj përmes (gjuhës së) një njeriu nga mesi juaj, për tíju tërhequr vërejtjen që të ruheni dhe ashtu të shpëtonni!î
64. Po ata e përgenjeshtruan atë (Nuhun), e Ne e shpëtuam atë dhe ata që ishin me të në anije, ndërsa ata që përgenjeshtruan faktet tona i fundosëm. Vërtet, ata ishin popul i verbër.
65. Edhe te (populli) Ad-i (dërguam) vëllain e tyre Hudin, e ai tha: ìO populli im, adhuronie (një Zot) All-llahun, ju nuk keni zot pos Tij, a nuk po frikësoheni?!î
66. Paria që nuk besoi nga populli i tij tha: ìNe po të shohim mendjelehtë dhe të konsiderojmë vërtet rrenacak!î
67. Tha (Hudi): ìO populli im, nuk jam mendjelehtë (nuk kam të metë mendore), por unë jam i dërguar prej Zotit të botëveî.
68. (Jam idërguar( Që tíu komunikoj shpalljet e Zotit tim dhe unë jam këshillues besnik për ju.
69. Amos ju erdhi çudi që ju erdhi përmes një njeriu nga mesi juaj, e për tíju tërhequr vërejtjen. Perkujtoni kur Ai ju bëri sundues pas popullit të Nuhut dhe ju shtoi fuqinë fizike. Përkujtoni të mirat e All-llahut që të gjeni shpëtim.
70. Ata thanë: ìA na erdhe (të na frikësosh) që ta adhurojmë vetëm All-llahun e të braktisim atë çka adhuronin prindërit tanë? Nëse je i vërtet (çka thua) sillna atë që na premton (kërcenohesh)î.
71. (Hudi) Tha: ìJuve ju gjeti dënimi dhe përbuzja nga Zoti juaj. A më polemizoni mua për emra (të idhujve) që i emëruat ju dhe prindërit tuaj, e që për ta All-llahu nuk shpalli kurfarë argumenti? Pritni pra, (dënimin) edhe unë ë bashku me ju jam duke e priturî.
72. Ne më mëshirën tonë e shpëtuam atë dhe ata që ishin me të, dhe ishkulëm nga rrënja, ata që përgenjeshtruan argumentet Tona dhe nuk ishin besimtarë.
73. Edhe te (populli) i Themudit u dërguam vëllain e tyre, Salihun, e ai ju tha: ìO populli im, besonie All-llahun (një) nuk keni zot tjetë pos Tij. Që, ju erdhi argumenti nga Zoti juaj. Ja, kjo devja është mrekulli për ju. Linie këtë të lirë të hajë në tokën e All-llahut dhe kurrsesi mos e merrni me të keq, e tíju kapë dënim i dhembshëm.
74. Përkujtoni All-llahun kur Ai ju bëri sundues pas Adit, ju vendosi në tokë e ju në rrafshin e saj ndërtoni pallate, kurse në kodrina ngritni shtëpia, përkujtoni të mirat e All-llahut e mos u bëni shkatërrues në tokë.
75. Krerët kryelartë nga populli i tij thanë atyre që ishin më të dobët e që kishin besuar: ìA e dini se me të vërtetë Salihu është i dërguar nga Zoti i tij?î Ata thanë: ìVërtet, ne jemi besimtarë të asaj me çka është dërguarî.
76. Ata kryelartit thanë: ìNe jemi mojues (jobesimtarë) të asaj që ju i besuatî.
77. Ata e therrën devën dhe me kryelartësi shkelën dispozitëne Zotit të tyre dhe thanë: ìO Salih atë me çka na u kërcenove, nëse je prej të dërguarveî.
78. Atëherë ata përjetuan tërmetin dhe u gdhinë në shtëpitë e tyre kufoma të ngrira.
79. Ai uzmbraps prej tyre e tha: ìO populli im, unë ju komunikova dërgesën e Zotit tim, ju këshillova sa munda, por ju nuk i përfillni këshilluesitî.
80. Përkujto kur popullit të vet Luti i tha: ìA punoni të shëmtuaren, që asnjë nga popujt e botës nuk e bëri para jushî.
81. Vërtet, ju të shtyrë nga epshet u afroheni burrave duke i lënë gratë. Po ju jeni popull i shfrenuarî.
82. Përgjigjja e popullit të tij nuk ishte tjetër vetëm se të thoonë: ìDëboni ata (Lutin me besimtarë) nga vendbanimi juaj, ata janë njerëz që ruhen shumë (e i largohen të shëmtuarës)î.
83. Ne shpëtuakm atë dhe familjen e tij, pos gruas së tij që mbeti aty (ndër të shkatërruarit).
84. Ne lëshuam mbi ata një lloj shiu (me gurë). E shiko se si ishte fundi i kriminelëve!
85. E në Medjen (dërguam) vëllain e tyre Shuajbin. Ai tha: ìO popuuli im, adhuronie All-llahun (një), ju nuk keni zot tjetër pos Tij. Juve ju erdhi mrekullia nga Zoti juaj. Zbatoni drejtë matjen dhe peshojën, e mos u bëni padrejtësi njerëzve në sendet e tyre, dhe mos bëni çrregullime në tokë pas përmirësimit të saj. Këto janë më të dobishme për ju, nëse jeni besimtarë.
86. Mos zini pusi në çdo rrugë e të kërcënoheni dhe ta pengoni nga rruga e All-llahut atë që i ka besuar atij (Shuajbit), e të kërkoni shtrembërimin e asaj (e rrugës). Përkujtoni kur ishit pakicë e Ai ju shumoi dhe shikoni se sifndi i çrregullusve.
87. E në qoftë se një grup prej jush është që besoi asaj me të cilën unë u dërgova, enjë grup nuk, duroni deri të gjykojë All-llahu, e Ai është gjykatësi më i mirë.
88. Paria, që ishte krjelartë nga populli i tij, tha: ìO Shuajb, ne do të dëbojmë ty dhe së bashku me ty edhe me ata që besuan nga fshati ynë, ose pa tjetër të ktheheni në fenë tonëî. Ai (Shuajbi)tha: ìA edhe nëse ne nuk e dëshirojmë atë (kthimin)?î.
89. Ne do të kemi shpifur gënjeshtër ndaj All-llahut, nëse ktheheni në fenë tuaj (idhujtare), pasi që All-llahu na shpëtoi nga ajo. Nuk është për ne të kthehemi në të vetëmnëse është dëshira e All-llahut, Zotit tonë. Zoti ynë ka përfshirë me diturinë e vet çdo send, ne ju kemi mbështetur All-llahut. Zoti ynë, vendos mes nesh dhe mes popullit tonë gjykimin tënd të drejtë, se Ti je më i miri gjykatës.
90. Krerët prej popullit të tij, që nuk besuan, i thanë: (Popullit i thanë) Nëse shkoni (pranoni)pas Shuajbit, (pas fesë së tij) atëherë ju jeni me siguri të dëshpëruar.
91. Ata (popullin e padëgjueshëm) i kapi tërmet i fortë dhe aguan në shtëpitë e tyre kufoma të gjunjëzuara.
92. Ata që përgënjestruan Shuajbin, sikur nuk ekzistuan fare aty, ata që konsideruan Shuajbin rrenacak, vërtet ishin të dështuarit.
93. E ai (Shuajbi) u kthye e tha: ìO populli im, vërtet unë ju kumtova porositë e Zotit tim, ju dhashë këshilla, e si të brengosem për një popull që nuk besoiî.
94. Ne nuk e dërguam asnjë pejgamber në ndonjë vendbanim e që nuk e ndëshkuam atë (popullin) me skamje e vështirësi të tjera, në mënyrë që ata të përulen (të binden).
95. Mandej e zqvendësuam të keqen me të mirën derisa u shumuan ato (të mirat) e thanë: ìPridërit tanë i pat goditur skamja e mjerimiî (ky është rregull natyror, po ata nuk falënderuan). Atëherëbefas i dënuam pa e vërejtur ata.
96. E sikur banorët e këtyre vendbanimeve të kishin besuar dhe të ishin ruajtur, Nedo tíju hapnim begati nga qielli e toka, por ata përgënjeshtruan, andaj i dënuam me shkatërrim për atë që merituan.
97. A mos u siguruan banorët e fshatrave nga dënimi jonë kur ata ishin fjetur (natën)?
98. A mos u siguruan banorët e fshatrave nga dënimi jonë para dite kur ata ishin duke luajtur?
99. A mos u siguruan ata prej ndëshkimit të All-llahut? Nuk sigurohet kush prej frikës së ndëshkimit të All-llahut pos njerëzve të humbur.
100. A nuk e kanë të qartë ata që trashëguan tokën pas banorëve të saj (që u shkaktërruan) se, nëse dëshirojmë Ne i godasim (i dënojmë)për mëkatet e tyre, ua mbyllim zemrat e tyre, dhe ata nuk dëgjojnë (këshillat).
101. Këto janë fshatra për të cilat po të tregojmë disa nga lajmet e tyre. Atyre iu patën ardhur të dërguarit e tyre me argumente (me mrekulli), por ata nuk i besuan asaj të cilën më parë e kishin gënjyer. Ja, kështu vulos All-llahu zemrat e atyre që nuk besojnë.
102. Ne te shumica e tyre nuk gjetëm zbatimin e premtimit, e gjetëm shumicën e tyre jashtë bindjes (respektit).
103. Mandej pas tyre dërgam Musain me mrekulli të argumentuara te faraoni dhe rrethi i tij, e ata i refuzuan ato, e shih se si ishte përfudimi i shkatruesve?
104. Musai tha: O faraon, síka dyshim, unë jam i dërguar prej Zotit të botëveî.
105. Është dinjitet për mua ta them për All-llahun vetëm të vërtetën. Unë u kam ardhur me argumente nga Zoti jaj, lejoi pra beni israilët të vijnë me mua!î
106. Ai (faraoni) tha: ìNëse ke ardhur me ndonjë argument, dhe nëse je ai që thua, na trego pra at argumentî.
107. Ai (Musai) e hodhi shkopin e vet, kur ja, u shfaq gjarpër i vërtetë.
108. Dhe e nxori dorën e vet, kur qe, për shikuesit dritë e bardhë.
109. Rrethi i parisë nga populli i faraonit tha: ìKy nuk është tjetër pos magjistar i përsosurî.
110. Ai dëshiron tíju nxjerrë prej tokës suaj: ìE çka më urdhëroni (propozoni ju)?î
111. Ata (krerët) thanë: ìNdale atë dhe vëllaun e tij, e na dërgo nëpër qytete tubues (të magjistarëve).
112. Të sjellin çdo magjistarë të dijshëm (të aftë).
113. Magjistarët erdhën te faraoni, e thanë: ì ne do të kemi shpërblim, në qoftë se dalim fitues!î
114. Ai (faraoni) tha: ìPo, dhe ju do të jeni prej të afërmëve të miî.
115. Ata (magjistarët) thanë: ìO Musa, (zgjidh)-ose do të hedhish ti ose ne po hedhim?î
116. Ai (Musai)tha: ìHidhnijuî! Ekur hodhën ata (shkopinjë e litarë), magjepsën sytë e njerëzve, i frikësuan ata dhe sollën një maji të madhe.
117. E Ne e frymëzuam Musain (duke i thënë): ìHidhe shkopin tënd!î Kur qe , ai gëlltiste atë që kishin magjepsuar.
118. Atëherë u dëshmua e vërteta dhe u zhduk ajo që kishin përgatitur.
119. Aty u mundën ata (magjistarët dhe faraoni) dhe u kthyen të poshtëruar.
120. E magjistarët u hodhën (u përulën) në sexhde),
121. Dhe thanë: ìNe i besuam Zotit të gjithësisë,
122. Zotit të Musait dhe të Harunit!î
123. E faraoni tha: ìI besuat atij (Musait) para se tíju lejoja unë? Kjo është një dredhi që ju e përgatitët në qytet (Misir) për tíi ëbuar prej tij banorët e tij (kibtët), po më vonë do ta kuptoni (çka do tíju gjejë).
124. Kam për tíua prerë duartë dhe këmbët tërthorazi, pastaj të gjithë juve do tíju gozhdoj.
125. Ata (që besuan) hanë: ìSíka dyshim, ne jemi të kthyer te Zoti ynëî.
126. Ti nuk hakmerresh ndaj nsh vetëm pse besuam në argumentet e Zotit tonë, pasi që na erdhën ata. Zoti ynë, na dhuro durim (për dënimin që do të na bën faraoni) dhe na bën të vdesim muslimanë!î
127. Të parët nga populli i faraonit thanë: ìA do të lejosh Musain dhe popullin e tij të bëj përçarje në tokë dhe të braktisin ty dhe zotat e tu?î Ai (faraoni) tha: ìDo tíua mbysim djemtë e do tíi lëmë të gjalla gratë e tyre për shërbim, ne jemi dominues mbi taî.
128. Popullit të vet Musai i tha: ìKërkon ndihmë prej All-llahut dhe kini durim. Síka dyshim se toka është e All-llahut, ia lë në trashëgim atij që nga robët e tij, e ardhmja e lumtur është për të devotshmit.
129. ata (populli i musait) thanë: ìNe ishim të shtypur para se të na vije ti, e edhe pasi na erdheî. Ai (Musai) tha: ìËshtë shpresë se All-llahu do ta shkatërrojë armikun tuaj (faraonin), e ju do tíju bëjë ta zëvendësoni në këtë vend, e do tíju shikojë se si veproniî.
130. (Për madhërinë e Zotit) Ne e provuam popullin e faraonit me skamje dhe me pakësim të frutave, në mënyrë që të marrin mësim.
131. Kur u vinte atyre e mira (viti i begatshëm), ata thonin: ìKjo është e (mira) jona thjeshtî. E kur i godiste ndonjë e keqe, fatin e zi ia përshkruanin Musait dhe atyre (besimtarëve) që ishin me të. Veni re, fati i tyre është te All-llahu (e jo te Musai), por shumica e tyre këtë nuk e dinin.
132. Ata thanë: ìMe çfarëdo argumenti të na vijshë që me te të na magjepsesh (largosh nga feja që kemi), ne nuk do të besojmë tyî.
133. Atëherë (për shkak të mohimit) Ne lëshuam kundër tyre: vërshimin, karkalecat, rriqërat (insekte dëmtuese), bretkocat dhe gjakun, fakte të gjalla njëra pas tetrës, po ata mbanin kokëfortësi sepse ishin mëkatar.
134. Pasi që i gjeti belaja (me ato masa dënimi) ata thanë: ìO Musa, lute ër ne Zotin tënd me atë meritë që ke (si pejgamber), nëse na e largon dënimin ne do të pranojmë ty (si të dërguar) dhe do tíi lejojmë beni israilët bashkë me ty (të shkoni ku të doni).
135. E kur e larguam nga ata dënimin (me lutjen e Musait) për deri në një afat që do të arrinin, ata e thyen besën.
136. Atëherë ndërmorën kundër tyre dhe i fundosëm në det, ngase përgënjeshtruan argumentet Tonadhe nuk qanë kokën për to.
137. E atij populli që ishte i nënshtruar i trashëgam lindje e perëndim të tokës, që Ne e bekuam (me të mira), ndërsa për durimin që patën, u plotësua fjala më e mirë (premtimi i vërtetë) e Zotit ndaj beni israilve; rrënuan atë që bënte faraoni i tij, si dhe atë që kishin ndërtuar ata.
138. Bni israilët i kaluam përtej detit, e ata me një popull që adhuronte do statuja të tyre, dhe thanë: ìO Musa, na e bën edhe ne një zot (statujë) si zotët që i kanë ata (ai popull)î. Ai (Musai) tha: ìJu jeni popull që nuk diniî.
139. Vërtet, ai popull (që po adhuron idhuj) është i shkatërruar në atë (adhurim) dhe ajo që vepruan është e agsjësuar (síka dobi).
140. Musai tha: ìMos deshët, pos All-llahut, të kërkoj për ju zot tjetër, kurse Ai ju vlerësoi mbi njerëzit e tjerë?î
141. Përkujtoni (o beni israil) kur Ai ju shpëtoi prej popuulit të faraonit, që u shtroi më të keqen mundm, ua mbyti djemt tuaj, ua la të gjalla gratë tuaja. E ju me këto ishit në sprovë të madhe nga Zoti juajî.
142. Dhe Ne i caktuam Musait tridhjetë net (afatin për shpallje), e ato i plotësuam edhe me dhjetë dhe kështu u mbush afati për takim Zotin e tij në katërdhjetë net. Ndërsa Musai vëllait të vet Harunit,i tha: ìMë zëvendëso mua te populli im dhe rregulloo, e mos shko rrugës së të këqinjveî.
143. E kur Msai erdhi në kohën që i caktuam dhe i foli Zoti i vet, ai tha: ìZoti im! Më mundëso pamjen tënde e të shikoj!î Ai (Zoti) i tha: ìTi nuk ke mundësi të më shohësh, por shiko kodrën, e nëse ajo qëndron në vendin e vet, ti do të shohësh Mua. Kur u drejtua kah kodra, një pjesë e dritës nga Zoti i tij e bëri atë (kodrën) thërmi, e Musait i ra të fikët. Kur erdhi në vete, tha: ìE lartë është madhëria Jote, pendohem te Ti (për atë që kërkova), dhe unë jam i pari i besimtarëve!î
144. Ai (All-llahu) tha: ìO Musa, Unë të gradova ty bi njerëzit me shpalljen Time dhe me të folurit tim. Merr atë që të dhash dhe bëhu mirënjohës.
145. Dhe i përshkruan atij në pllaka çdo gjë (që i nevojitej), si këshillim dhe sqarim për secilin send. ìMerri këto me seriozitet dhe urdhëroje popullin tënd që tíi përvetësojë më të mirat e tyre (dispozitat me shpërblim më të madh). Unë do tíua tregoj vendbanimin mëkatarëve.
146. Unë do tíi zbraps nga argumentet e Mia ata të cilët pa pasur drejtë bëjnë kryelarësi në tokë, të cilët edhe nëse shohin çdo argument nuk besojnë, dhe nëse shohin udhën e shpëtimit, nuk e marrim atë rrugë, nëse e shohin rrugën e gabuar atë e marrin rrugë. Këtë (verbërim të tyre), ngase ata i konsideruan të rreme faktet Tona dhe ngase i lanë pas dore ato.
147. Ata të cilët i mohuan argumentet Tona dhe takimin në ditëne botës së ardhshme, ata asgjësuan veprat e tyre. A shpërblehen ata (më thevab ose me dënim) pos sipas asaj si kanë vepruar.
148. Populli i Musait, pas tij (kur ai shkoi në kodrën Tur për pranimin e shhpalljes) e mbaroi nga stolitë e tyre një figurë viçi që kishte britmë (Pallte). A nuk e shihnin ata se ai nuk ju fliste as nuk i udhëzonte në ndonjë rrugë të drejtë. E morën atë (e adhuruan si idhull viçin), e ishin të padrejtëndaj vetes së tyre.
149. E kur në duart e tyre u thye (ajo vepër e shëmtuar u penduan) dhe e kuptuan se me të vërtetë kanë gabuar thanë: ìNëse nuk na mëshiron Zoti ynë dhe nuk na falë gabimin, ne padyshim do të jemi nga më të dëshpruarit.
150. E kur u kthye Musai shumë i hidhëruar te populli i vet, tha: ìSa keq më paskeni zëvendësuar pas shkuarjes sime! A e ngutët (pritjen) urdhërin e Zotit tuaj? I hodhi pllakat dhe e zuri për (flokë) koke vëllain e vet duke e tërhequr kah vetjaî. Ai (vëllai Harun) tha: ìO bir i nënës sime, populli më mundi dhe gati më mbyti, mos i kënaq me mua armiqtë de mos më konsidero mua me njerëzit mizorëî.
151. (Musai) Tha: ìZoti im, më falë mua dhe vëllain tim dhe na dhuro mëshirën Tënde, se Ti je mëshirues i mëshiruesve.
152. Nuk ka dyshim se ata që adhuruan viçin ka për tíi përfshirë përbuzja nga Zoti i tyre dhe nënçmimi në jetën e dynjasë. Kështu, i shpërblrjmë (me dënim) trilluesit e rrenës.
153. E ata që ënë vepra të këqia e pastaj u penduan pas tyre, dhe besuan sinqerisht, Zoti yt ua falë gabimet dhe është mëshirues pas tij (pas pendimit të tyre).
154. E kur iu ndalë hidhërimi Musait, ai mori pllakat (që i pat hedhur), e në tekstin e tyre ishin (shënuar) udhëzime e mëshirë për ata që kanë frikë ndaj Zotit të tyre.
155. Musai zgjodhi nga populli i vet shtatëdhjetë veta për kohën që Ne ia caktuam takimin. E pasi që kapi ata dridhja (e tokës), ai tha: ìZoti im!, sikur të kishe dashur Ti, i kishe zhdukur më parë ata dhe mua. A po na zhduk për atë që bënë të marrët nga ne? Kjo është vetëm sprovë e Jotja, që me të e bën të humbur atë që do, dhe e vë në rrugë të drejtë atë që do. Ti je mbrojtësi ynë, pra falna e mëshirona, se Ti je më i miri që falë (gabimet).
156. Dhe cakto për ne (jetë) të mirë në dynja dhe të mirë në botën tjetër, pse vërtet jemi kthyer kah Ti. Ai (Zoti) tha: ìDënimi im është ai me të cilin e godas cilindua, e mëshira Ime ka përfshirë secilin send. Atë (Mëshirën) do ta caktoj për ata të cilët i ruhen (mëkateve), e japon zeqatin dhe për ata që argumentet tona i besojnë.
157. Që pranojnë të dërguarin (Muhammedin), Pejgamberin arab, (që nuk shkruan as nuk lexon), të cilin e gjejenë të cilësuar (të përshkruar me virtytet e tij), te ata në Tevrat dhe në Inxhil,e që i urdhëron ata për çdo të mirë dhe i ndalon nga çdo e keqe, u lejon ushqimet e këndëshme dhe u ndalon ato të pakëndshmet, dhe heq nga ata barrën e rëndë të tyre dhe prangat që ishin mbi ta. Pra, ata të cilët e besojnë atë, e ndërojnë dhe e ndihmonë, veprojnë me dritën që iu zbrit me të, të tillët janë të shpëtuarit.
158. Thuaj (Muhammed): ìO ju njerëz! Unë jam i dërgari i All-llahut te të gjithë ju. All-llahut që vetëm i Tij është sundimi i qiejve e i tokës, síka të adhuruar tjetër pos Tij; Ai jep jeë dhe Ai jep vdekje, pra besoni All-llahun dhe të dërguarin e Tij, pejgamberin e pashkolluar, që beson All-llahun dhe shpalljet e Tij, ndiqnie rrugën e tij që ta gjeni të vërtetën.
159. Edhe prej populloit të Musait qe një grup që udhëzoi drejtë dhe iu përmbajt asaj (drejtësisë).
160. Ne i ndamë ata (populln e Musait) nëdymbëdhjetë grupe fises, e kur Musait i kërkoi ujë populli i vet, Ne e udhëzuam (duke thënë): ìBjeri me shkopin tënd guritî (ai ira) dhe prej tij (gurit) gufuan dymbëdhjetë kroje, ashtu që secili grup e dinte krojin e vet. Ne bëmë që retë tíu bëjmë hije atyre dhe u sollëm rrëshirë dhe shkutëza (dhe u thamë): ìHani nga të mirat me të cilat ju dhuruam!î (e pse ishit përbuzës). Ata nuk na dëmtuan Ne, por e dëmtuan vetveten e tyre (ngase u dënuan).
161. (përkujto edhe këtë) Kur atyre iu tha: ìBanoni në këtë fshat (vendbanim) dhe hani nga (frutat e tij) kah të doni e thuani: ìFaljeî dhe në derë hyni të përulur, se Ne do tíua shtojmë edhe më punëmirëve!î
162. E ata prej tyre q ishin mizorë ndrushuan fjalë tjetër nga ajo që iu kishte thënë, atëherë Ne zbritëm kundër tyre një dënim nga qielli për shkak se ishin zullumqarë.
163. Dhe pyeti ti (Muhammed) për fshatin që ishte në breg të detit e ata e shkelën rendi e të shtunës (që e kishin të ndaluar gjuajtjen e peshqve), kur në të shtunën e tyre peshqit u vinin sheshazi mbi ujë, e në ditën që nuk festonin nuk u vinin. Ja, kështu i sprovuam ata ngase ishin mëkatarë.
164. Dhe kur një grup prej tyre thanë: ìPërse këshilloni një popull që All-llahu do ta shkatërrojë ose dënojë me një dënim të ashpër?î Thanë (këshilluesit): ìArsyetimi para Zotit tuaj dhe me shpresë që tíju largohen gabimeveî.
165. E kur braktisën atë për të cilën ishin këshilluar, Ne i shpëtuam ata që pengonin nga të këqiat, ndërsa ata që kundërshtuan i kapëm me një dënim të fortë, ngase ishin të shfrenuar.
166. E kur ata tejkaluan me arogancë të hapët, nga ajo që ishin të ndaluar, Ne i shndërruam në majmunë të përbuzur.
167. Përkujto (o i dërguar) kur Zoti Yt shpalli qartas se mbi ta do të vë, deri në ditën e kijametit, sundimin e ndinjë që ka për tíua shijuar atyre mundimin më të shëmtuar. Vërtet Zoti yt ndërmerr shpejt dënimin, Ai edhe falë e mëshiron shumë.
168. Ne i shpërndajmë ata në grupe nëpër tokë; prej tyre ka të mirë, por edhejo të tillë. Ne i provuam me të mira e me të këqia, në mënyrë që të tërhiqen nga e keqja.
169. e pas tyre erdhi brezi që trashëgoi librin. Këta merrnin mjete të pavlerë të kësaj bote (lakmues që nuk dallonin të mrën a të keqen) e thonin: ìDo të na faljeî, e merrnin atë përsëri. A nuk është marrë prej tyre zotimi në librin (Tevratin) se nuk do të thonë ndaj All-llahut tjetër pos të vërtetës dhe ata e dinim mirë se çka në të (libër). Po, a nuk po kuptoni se bota tjetër është më e mirë (se ajo çka merrnit ju) për ata që ruhen.
170. Po atyre që i përmbahen librit dhe falin namazn, Ne nuk u humbin shpërblimin të të mirëve.
171. Përkujto kur ngritën kodrën mbi ta si re, e ata menduan se ajo do të bie mbi ta. (Ne u thamë): Merrni këtë që u dhamë me kujdes dhe përkujtoni çíkeni në të, e të ndaleni nga ajo që është e ndaluar.
172. Përkujto kur Zoti Yt nxori nga shhpina e bijve të Ademit pasardhësit e tyre dhe i bëri dëshmues të vetes së tyre (duke u thënë): ìA nuk jam Zoti juaj?î Ata thanë: ìPo, dëshmuam!î Të mos thoni në ditën e kijametit: ìNe nga ky (dëshmim) ishim të panjohur.
173. Ose të mos thoni: ìPrindërit tanë më parë ishin idhujtarë, e ne ishim pasardhës të tyre. A do të na shkatërrosh ne për atë që bënë ata asgjësues të së vërtetës?î
174. Po kështu u sqarojmë argumentet, që ata të kthehen nga e gabuarja në të vërtetën.
175. Dhe lexoju atyre tregimin e atij që patëm dhënë dituritë Tona, ndërsa ai u zhvesh prej tyre dhe atëherë atë e shoqëroi shejtani dhe kështu ai u bë prej të humburëve.
176. E sikur të donim Ne, do ta ngrisnim lartë me (dituri), por ai nuk iu largua tokës (dynjasë) dhe shkoi pas epshit të vet. Shembulli i tij është si ai i qeit, të cilin nëse e përzë ai e nxjerr gjuhën, po edhe nëse nuk e përzë, ai sërish e nxjerr gjuhën. Ky është shembuli i atyre që i konsideruan të rreme argumentet Tona. Ti rrëfe tregimet (ymetit tënd) në mënyrë që ata të mendojnë.
177. Shembulli i keq është populli, që përgenjeshtroi faktet Tona dhe e dëmtoi vetveten.
178. Atë që All-llahu e udhëzon në rrugë të drejtë, e atë që e humb, e ata janë të dëshpruarit.
179. Ne krijuam shumë nga xhinët e njerëzit për Xhehennem. Ata nuk kanë zemra që me to nuk kuptojnë, ata kanë sy që me ta nuk shohin dhe ata kanë veshë që me ta nuk dëgjojnë. Ata janë si kafshët, bile edhe më të humbur, të tillët janë ata të marrët.
180. All-llahu ka emrat më të mirë, andaj Atë thirrnie me ata e hiquni nga ata që shtrembërime me emrat e Tij. Ata kanë për tíu shpërblyer (me dënim) për veprimet e tyre.
181. E ndër ata që krijuam Ne, ka njerëz që udhëzojnë në të drejtën e edhe veprojnë me të.
182. Ndërsa ata që i konsideruan të rreme argumente Tona, Ne do tíi shpijmë në humbje në mënyrë graduale kah nuk ekuptojnë ata.
183. Mirpo, atyre u jap afat, se kapja (dënimi) Ime është e fortë.
184. A nuk menduan ata se ai bashkëkohaniku i tyre (Muhammedi) nuk ka farë çmendurie, ai është vetëm qortues i hapët.
185. A nuk vështruan ata me vëmendje pushtetin e madh në qiej e në tokë dhe çka krijoi All-llahu prej sendeve, e edhe në atë se ndoshta u është afruar afati i tyre i vdekjes. Atëherë, cilës bisedë pos kësaj (Kuríanit) do ti besojnë?
186. Për atë që All-llahu e la në humbje, sído tëketë udhëzues, dhe ata do tíi lë të bredhin në vrazhdësinë e tyre.
187. Të pyesin ty (Muhammed) për çastin (katastrofën e përgjithshme) se kur do të ndodhë ai. Thuaj: ìAtë e di vetën Zoti im, kohën e tij nuk mund ta zbulojë kush pos Tij (e sjell kijametin pa e hetuar asnjë nga krijesat). çështja e tij (se kur do të ndodh) është preokupim i rëndë (për krijesat) në qie e në tokë. Ai (katastrofa) nuk ju vjen ndryshe, vetëm befas. Të pyesin ty sikur ti di për të. Thuaj: ìPër të di vetëm All-llahu, por shumica e njerëzve nuk e dinë (pse është e fshehtë)î.
188. Thuaj: ìUnë nuk kam në dorë për veten time as ndonjë dobi, as ndonjë dëm, pos çka do All-llahu. Sikur ta dija të fshehtën, do të shumoja për vete të dobishmet, e nuk do të më prekte gjë e keqe. Unë nuk jam tjetër vetëm se qortues dhe përgëzues për njerëzit që besojnë.
189. Ai (All-llahu) është Ai që ju krijoi prej një vete, e prej saj për tíu qëtësuar pranë saj. Kur e mbuloi ai (mashkulli) atë (gruan), ajo u ngarkua me një barrë të lehtë dhe ashtu vazhdoi me të, e kur u bë e rëndë, ata të dy lutën All-llahun, Zotin e tyre: ìNëse na jep një (fëmijë) të mirë, ata (pa të meta), ne do të jemi falendërues ndaj Tejeî.
190. Pasi që atyre të dyve ju dha (fëmijë) të mirë, ata (fëmijë e pasardhës) ipërshkruan shokë në atë që iu dha. I pastër është All-llahu nga ajo që ia përshkruajn.
191. I përshkruajnë shok atë çka nuk mund të të krijojë asnjë send, e ata (idhujt( vetë janë të krijuar.
192. Ata (idhujt) nuk mund tíju sjellin atyre ndinjë ndihmë e as veten e tyre ta ndihmojnë.
193. Dhe, edhe nëse i thirrni për tíi udhëzuar, ata nuk ju përgjigjen. Për ju është njejtë, i thirrët ata ose heshtët.
194. Síka dyshim se ata që po i adhuroni ju pos All-llahut, janë të krijuar sikur ju (njerëzit janë më të përsosur). Thirrni pra ata, e le tíju përgjigjen juve nëse thuani të vërtetën.
195. A kanë ata (idhujt) këmbë të ecin me to, akanë duar të rrëmbejnë me to, a kanë s të të shohin me ta? Thuaj: ìThirrni shokët (zotët) tuaj r thurrni kurtha për mua e mos pritniî.
196. Mbrojtësi i im është All-llahu që zbriti librin. Ai kujdeset për të mirët.
198. Dhe nëse i thirrni për udhëzim, nuk dëgjojnë, e të duken se po të shikojnë ty, po ata nuk shohin.
199. Ti (Muhammed) merre të lehtën, urdhëro për të mirë dhe hiqu prej të padijshmëve.
200. E nëse të godet shejtani me ndonjë vesvese, ti kërko strehim te All-llahu, sepse vërtet Ai dëgjon e di.
201. Vërtet, ata që janë të ruajtur, kur i prek ndonjë iluzion nga djalli, ata përkujtojnë (All-llahun), nga djalli, ata përkujtojnë (All-llahun), dhe atëherë shohin (të vërtetën).
202. E vëllezërit e tyre (jo të ruajturit) i përkrahin (shejtanët) për në humbje dhe nuk ndahen.
203. Dhe, kur ti nuk u sjell atyre ndonjë mrekulli (që e kërkojnë) thonë: ìPërse ti nuk e trilove vetë?î Thuaj ìUnë (nuk trilloj) i përmbahem vetëm asaj që më shpallet nga Zoti im, ky (Kuríani) është argument (me të cilin ndriçohe zemrat) nga Zoti juaj, është udhërrëfes dhe mëshirë për popullin që beson.
204. Kur lexohet Kuríani, ju dëgjoni atë (me vëmendje) dhe heshtni, në mënyrë që të fitoni mëshirë.
205. Ti përmende Zotin tënd në vete (heshtas), me respekt e me dro, jo me shprehje të larta, (përmende) në mëngjes e në mbrëmje dhe mos u bërë prej atyre që nuk kanë kujdes.
206. Síka dyshim se ata që janë pranë (afër) Zotit tënd (melekët) nuk tërhiqen nga adhurimi ndaj Tij nga mendjemadhësia, Atë e madhërojnë dhe vetëm Atij i bëjnë sexhde.
AvaTar-Ks- Master
- Numri i postimeve : 505
PIKE : 548
Popullariteti : 1
Data e regjistrimit : 02/07/2010
Re: Lexo në Kur'an, suren
1. Të pyesin ty (Muhammed) për plaçkën (e fituar në luftë), thuaju: ìPlaçka, (mënyra e ndarjes së saj) është çështje e All-llahut dhe të dërguarit, prandaj kini frikë All-llahun, përmirësoni gjendjen e unitetit tuaj dhe nëse jeni besimtarë, respektone All-llahun dhe të dërguarin e Tij.
2. E, besimtarë të vërtetë janë vetëm ata, të të cilëve kur përmendet All-llahu u rrënqethen zemrat e tyre, kur u lexohen ajetet e Tij u shtohet besimi, dhe që janë të mbështetur vetëm te Zoti i tyre.
3. Dhe, të cilët falin (rregullisht) namazin dhe nga ajo, me çka Ne i furnizuam, ata japin.
4. Të tillët janë besimtarë të vërtetë dhe për këtë kanë vende të larta te Zoti i tyre, kanë falje dhe kanë furnizim në mënyrë të ndershme.
5. (Mospajtimi i tyre për plaçkë është) Ashtu si ai kur të nxori Zoti yt nga shtëpia jote për të vërtetën, e një grup nga besimtarët nuk ishte i kënaqur.
6. Bëjnë polemikë me ty për të vërtetën pasi që e kishin të qartë (se ti veron me lejen e Zotit) sikur me qenë se shtyheshin në vdekje të sigurt.
7. Përkujtoni kur All-llahu ju premtoi njerën prej dy grupeve se është juaja, e ju dëshironit tíju takojë ai (grup) i paarmatosur, ndërsa All-llahu dëshiroi që me premtimet e Tij ta vendosë të vërtetën, e të zhdukë në themel mbeturinën e mohusve.
8. Ta forcojë të vërtetën e ta çrrënjosë të kotën, edhe pse këtë e urrejnë kriminelët.
9. Përkujtoni kur kërkuat ndihmë prej Zotit tuaj, e Ai ju është përgjigjur: ìUnë do tíju ndihmoj me njëmijë engjëj që vijnë një pas një (grup pas grupi).
10. All-llahu nuk e bëri atë (ndihmën) për tjetër (tíu japë myzhde) dhe për tíi forcuar (qetësuar) me të zemrat tuaja, pse ndihma në realitet është vetëm prej All-llahut. All-llahu është mbizotërues dhe i urtë.
11. Dhe kur Ai ju kaploi me një kotje (gjumë) që ishte siguri për ju nga ana e Tij, ju lëshoi shi nga qielli për tíju pastruar me të, largoi prej jush shtimet e shejtanit, e që të fuqizojë bindjen në zemrat tuaja dhe tíju përforcoj me të (me shi) këmbët tuaja.
12. Edhe kur Zoti yt u kumtoi engjëjve se: ìUnë jam me ju, pra, inkurajoni ata që besuan! Unë do të hedh frikë në zemrat e atyre që nuk besuan, e ju goditni në qafë e lartë, mëshonju atyre në çdo gjymtyrë (gishtërinj).
13. Këtë (ndëshkim për ta) ngase kundërshtuan All-llahun dhe të dërguarin e Tij, e kush kundërshton All-llahun dhe të dërguarn e Tj, nuk ka dyshim se All-llahu është ndëshkimfortë.
14. Kështu e keni (dënimin), pra shijone, e për mohuesit është edhe dënimi i zjarrit.
15. O ju që besuat! Kur të ndesheni në turmën (që lëviz ngadalë) e atyre që mohuan,mos ua ktheni shpinën.
16. Kush ua kthen atyre shpinën, në atë moment veç atij që kthehet për të luftuar ose përtíiu bashkëngjitur një grupi tjetër, ai ka tërhequr kundër vetes hidhërimin e All-llahut dhe vendi i tij është Xhehennemi. E ai është përfundim i kq.
17. Ju nuk i mbytët (në të vërtetë) ata, por All-llahu (me ndihmën që ua dha) i mbyti ata, dhe ti nuk i gjuajte ata, por All-llahu (të ndihmoi) i gjuajti, e (bëri këtë) për tíi shpërblyer besimtarët me një dhunti të mirë nga ana e Tij. All-llahu gjithçka dëgjon dhe di.
18. Ja kjo është e vërteta. All-llahu dobëson dredhitë e mohusve (kufarëve).
19. Nëse ju (idhujtarë) kërkuat fitore, ja, ku e keni fitorën, po nëse hiqni dorë (nga lufta kundër Pejgamberit), ajo do të jetë në dobinë tuaj, e nëse ju ktheheni, edhe Ne kthehemi. Ana (grumbulli) juaj nuk do tíju vlejë asgjë edhe nëse është e madhe, sepse All-llahu është me besimtarët.
20. O ju që besuat, respektoni All-llahun dhe të dërguarin e Tij, e mos e braktisni atë se ju dëgjoni.
21. Dhe mos u bëni si ata që thanë: ìDëgjuamî, por nuk dëgjojnë.
22. Vërtet gjallesat më të dëmshme te All-llahu janë ata të shurdhëtit, memecët, të cilët nuk logjikojnë.
23. Sikur të dinte All-llahu për ndonjë të mirë prej tyre, do tíi bënte të dëgjojnë, po edhe sikur tíi bënte të dëgjojnë, ata do të zbrapseshin të shtrembër.
24. O ju që besuat, përgjigjuni All-llahut dhe të dërguarit kur ju ftojnë për atë që ju jetëson (ju ngjall), dhe dijeni se All-llahu ndërhyn ndërmjet njeriut dhe zemrës së tij, dhe se te Ai do të tuboheni!
25. Ruajuni nga sprovimi (fitneja) që nuk godet vetëm ata që bënë mizori vetëm prej jush, dhe ta dini se All-llahu është Ndëshkues i Rreptë.
26. Përkujtoni kur ishit pakicë e të dobët në tokë, të frikësuar se do tíju rrëmbejnë njerëzit, e Ai ju mundësoi vend të dhe ju përkrahu me ndihmën e Tij, ju furnizoi me të mira, që të jeni mirënjohës.
27. O ju që besuat, mos e tradhtoni All-llahun dhe të dërguarin, që të tradhëtoni amanetet tuaja, ndërsa ju e dini.
28. Dhe, dijeni se pasuria e juaj dhe fëmijët tuaj janë vetëm sprovë, dhe se te All-llahu është shpërblimi i madh.
29. O ju që besuat, nëse keni frikë All-llahun, Ai do të vërë udhëzim (në zemrat tuaja) për ju, do tíua mbulojë të këqiat, do tíua falë mëkatet. All-llahu është dhurues i madh.
30. Përkujto (o i dërguar) kur ata që nuk besuan thurnin kundër teje; të ngujojnë, të mbysin ose të dëbojnë. Ata bënin plane, e All-llahu është më i miri që asgjëson (dredhitë).
31. E kur atyre u lexohen ajetet Tona (Kuríani), thonin: ìKemi dëgjuar (këso fjalësh) dhe sikur të donim edhe ne do të thonim diçka të ngjajshme me këtëdhe se ky nuk është gjë tjetër pos mit i lashtëî.
32. Dhe (përkujto) kur thanë: ìO All-llah! nëse është ky (Kuríani) vërtet prej Teje, lësho gur nga qielli kundër nesh, ose sillna ndonjë dënim të idhët.
33. Po All-llahu nuk do tíi dënojë ata, derisa ti (Muhammed) je në mesin e tyre dhe All-llahu nuk do tíi dënojë, derisa ata kërkojnë falje (istigfarë).
34. çka kanë ata që të mos i dënojë All-llahu, kur ata janë që pengojnë (të tjerët) nga xhamia e shenjtë (Qabja), e edhepse nuk janë mbikëqyrës të saj. Kujdestarët e saj janë vetëm ata që ruhen (të devotshmit), por shumica e tyre nuk është që di.
35. Lutja e tyre pranë shtëpisë (Qabes) nuk ishe tjetër veçëse britmë dhe duartrokitje, prandaj vuane dënimin për shkak se mohonit.
36. Ata që nuk besuan, shpenzojnë pasurinë e tyre për të penguar nga rruga e All-llahut. Ata do të shpenzojnë atë dhe ajo do të bëhet dëshprim i tyre, e madje ata do të mposhten. E ata që mohuan, do të përmblidhen vetëm në Xhehennem.
37. (Kjo masë) Që ta dallaojë All-llahu të keqin nga i miri, dhe që të këqinjët njëri mbi tjetrin, tíi hedhë në Xhehennem. E të tillët janë më të dëshpruarit.
38. Thuaju atyre që nnuk besuan nëse heqin dorë (nga rruga e tyre e gabuar dhe besojnë) do tíu falet e kaluara, po nëse vazhdojnë, ligji (i Zotit), izbatuar ndaj të parëve ëhtë i ditur (edhe ju do tíju zë).
39. Luftoni ata derisa të mos mbetet idhujtari (besim i kotë), e i tërë adhurimi të bëhet vetëm për All-llahun. Po nëse ata ndalen (i japin fund mosbesimit), All-llahu është mbikëqyrës për atë që veprojnë.
40. Po nëse refuzojnë, ta dini se All-llahu është mbrojtës i juaji. E, sa mbikëqyrës e ndihmës i mirë është Ai.
41. Ju (besimtarë) ta dini se një e pesta e asaj që fituat, nga ndonjë send, i takon (përkujtuesve të) All-llahut, të dërguarit të Tij, të afërmve të tij (të dërguarit), jetimëve, nevojtarëve dhe atyre në mërgim, (ky është përcaktimi i Zotit), nëse keni besuar All-llahun, dhe atë, (Kuríanin) që ia zbritëm robit Tonë (Muhammedit) ditën e furkanit (ditën e Bedrit, kur u dallaua e vërteta nga e shtrembëra), ditën e konfrontimit të dy grupeve. All-llahu është i fuqishëm për çdo gjë.
42. Kur ju ishit në bregun e afërt të luginës, e ata në bregun e largët të saj (ju ishit kah Medina e ata kah Meka), ndërsa karavani ishte më poshtë prej jush (kah deti). Dhe, sikur të ishit ju ata që njëri tjetrit i keni caktuar takimin, do ta thyenit caktimin. Por All-llahu ishte Ai që zbatojë çeshtjen e kryer tanimë, e të shkatërrojë me argument atë që u shkatërrua dhe të bëjë të jetojë me argumentet atë që jetoi. All-llahu vërtet dëgjon e di.
43. Dhe (përkujto) kur All-llahu tíi dëftoi ty ata në ëndërr, të paktë në numër, e sikur tíi dëftonte shumë, ju do të dobësoheshit e do të grindehsit për çështjen (e luftës), por All-llahu ju shpëtoi. All-llahu vërtet e di shumë mirë se çímbajnë kraharorët (zemrat).
44. Përkujtoni kur u takuat (në sheshin e luftës), e Ai bëri që ata në sytë tuaj të duken pak, e po ashtu edhe ju të dukeni në sytë e tyre pak; e bëri këtë për të zbatuar All-llahu një çështje që ishte e vendosur. Vetëm te All-llahu është përfundimi i çështjeve.
45. O ju që besuat, kur të konfrontoheni me ndonjë grup, përqëndrohuni dhe përmendni çdo herë All-llahun që të arrini fitoren e dëshiruar.
46. Dhe respektone All-llahun e të dërguarin e Tij, e mos u përçani mes vete e të dobësoheni e ta humbni fuqinë (luftarake). Të jeni të durueshëm se All-llahu është me të durueshmit.
47. Mos u bëni si ata që dolën prej shtëpive të tyre sa për krenari e për tíi parë bota, e që pengonin nga rruga e All-llahut. All-llahut nuk mund tíi shpëtojnë me atë veprim të tyre.
48. Përkujto (Muhammed) kur shejtani u dha guxim për veprat e tyre dhe tha: ìSíka kush që mund tíiu mposhtë sot ju, unë jam mbrojtës Juaji!î E kur u ballafaquan të dy grupet, ai u tërhoq prapa e tha: ìUnë tërhiqem prej jush, unë shoh çka nuk shihni ju, unë i frikësohem All-llahut. All-llahu ndëshkon shumë ashpër.
49. Kur hipokritët dhe ata që në zemrat e tyre kishte sëmundje (dyshim) thanë: ìKëta (muslimanët) i ka mashtruar feja e tyre (síkanë fuqi të luftojnë). Po kush mbështetet në All-llahun, síka dyshim, se All-llahu është mgadhnjyes i urtë.
50. Sikur tíi kishe parë engjëjt kur ua marrë shpirtin atyre që mohuan (do të shihje tmerr), u binin fytyrave dhe shpinave të tyre (para, prapa): ìShijoni dënimin e djegjes!î
51. Këtë (dënim e morët) për shkakun e asaj që fituat. All-llahu nuk është i padrejtë për robtë e Tij.
52. Edhe idhujtarët, siç e kishte traditë populli i faraonit, e dhe ata që ishin para tyre, i mohuan argumentet e All-llahut, e për shkak të mëkateve All-llahu i skatërroi. All-llahu është i plotfuqishëm, ndëshkues i ashpër.
53. Këtë (masë ndëshkuese) e bëri ngase All-llahu nuk ishte ndryshues i një begatie, të cilën ia ka dhuruer një populli, derisa të ndryshojë ai vetë në vetvete (të bëhet përbuzës i së mirës) dhe ngase All-llahu dëgjon (çka thonë) dhe di (çka punojnë).
54. Ashtu siç ishte traditë e popullit të faraonit dhe atyre që kishin qenë më parë, që i konsideronin të rreme faktet e Zotit të tyre, e Ne për këto të këqija të tyre i shkatërruam, e popullin e faraonit (edhe faraonin) e fundosëm, por të gjithë këta ishin dëmtues të vetes së tyre.
55. Krijesat më të dëmshme te All-llahu janë ata që mohuan, nuk pritet që ata të besojnë;
56. Këta janë ata prej të cilëve ti pate marrë premtimin (se nuk do të ndihmojnë idhujtarët) e të cilin ata nuk e ruajtën por si çdo herë e thyejnë premtimin e tyre.
57. Po nëse i ndesh (i zë) ata në luftë, atëherë ti ata (me shkatërrimin e tyre) shpartallo ata që janë pas tyre, në mënyrë që të marrin mësim.
58. Nëse ti e tradhtinë e një populli (ndaj marrëveshjes), atëherë edhe ti ua dh atyre (marrëveshjen) në mënyrë të njejtë, sepse All-llahu nuk i do ata që tradhtojnë (fshehurazi).
59. Dhe, ata që mohuan, mos të mendojnë kurrsesi se shpëtuan, (se na ikën). Ata nuk mund ta bëjnë të paaftë Atë (zotin)që i ndjek.
60. E ju përgatituni sa të keni mundësi force, (mjete luftarake e kuaj të caktuar për betejë kundër atyre (që tradhtojnë) e me të, (me përgatitje) ta frikësoni armikun e All-llahut, armikun tuaj dhe të tjerët, të cilët ju nuk i dini (se kush janë), e All-llahu i di ata. çkado që shpenzoni për rrugë të All-llahut, ajo do tíju konpenzohet dhe nuk do tíju bëhet padrejtë.
61. Në qoftë se ata, anojnë kah paqja ano edhe ti kah ajo, e mbështetu në All-llahun. Ai është që dëgjon dhe di.
62. Po nëse duan të mashtrojnë me të (me paqen), ty të mjafton All-llahu. Ai është që të fuqizojë ty me ndihmën e vet dhe me besimtarët.
63. Dhe Ai është që bashkoi zemrat e tyre. Edhe sikur ta shpenzoshe gjithë ata që është në tokë, nuk do të mund tíi bashkoje zemrat e tyre, por All-llahu bëri bashkimin e tyre, pse Ai është i gjithëfuqishëm, i urtë.
64. O Pejgamber! All-llahu të mjafton ty dhe besimtarëve që janë me ty.
65. O Pejgamber! Nxiti besimtarët për luftë. Nëse prej jush jaë të durueshëm, (trima të fqishëm), do tíi mundni dyqind, e nëse janë njëqind, do tíi mundni njëmijë sish që nuk besuan, për shkak se ata janë njerëz që nuk kptojnë (pse luftojnë).
66. All-llahu ju bëri lehtësim tash duke ditur se jeni dobësuar. Nëse prej jush janë janë njëqind të durueshëm, do ti mundni dyqinnd, e nëse prej jush janë njëmijë, me ndimën e Zotit do tíi mundni dy mijë. All-llahu është me ata që janë të durueshëm.
67. Për asnjë pejgamber nuk ke qe me vend të ketë robër derisa ta ketë dërmuar me luftë (armikun) në tokë. Ju keni për qëllimpërjetimet e kësaj bote, ndërsa All-llahu dëshiron për ju Ahiretin. All-llahu mbizotëron çdo gjë, di çka është e mirë për robtë.
68. Po të mos ishte dispozita e hershme e caktuar prej All-llahut (që të mos dënohet ai që përpiqet, po nuk qëllon), juve do tíju kishte goditur një dënim i madh për atë që e morët.
69. Pra, (është e lejuar preja e luftës) hani atë që e fituat me luftë, si të lejuar dhe të mirë, përmbajuni dispozitave të All-llahut se All-llahu është Ai që falë dhe që mëshiron.
70. O Pejgamber! Thuaju atyre robërve që i keni në duart tuaja se posa të vërejë All-llahu ndonjë të mirë (besim të drejtë e të sinqertë) në zemrat tuaja, Ai u jep edhe më shumë të mira nga ajo çka është marrë nga ju, ua falë gabimet, se All-llahu falë pa masë, se është mëshirues i madh.
71. E nëse (robërit) duan të tradhëtojnë ty, ata më parë tradhtuan All-llahun, (nuk besuan) e Ai (të ndihmojë), të mundësojë të ngadhnjesh ndaj tyre. Alahu i di të gjitha ndodhitë, vepron me urtësinë e Tij.
72. Është e vërtetë se ata që besuan, u shpërngulën dhe luftuan me pasurinë e tyre në rrugën e All-llahut, dhe që strehuan (të shpërngulurit) dhe u ndihmuan, të tillët janë miq të njëri tjetrit (në ndihmë dhe në trashëgim). Ata që besuan por që nuk u shpërngulën, ju nuk keni përkujdes as ndihmë për ta deri sa të shpërngulen edhe ata. E nëse ata kërkojnë ndihmë prej jush për çështjen e fesë, atëherëjeni të obliguar tíu ndihmoni, përveç nëse është puna kundër një populli që me të keni marrëveshje (nuk mund tíu ndihmoni në luftë kundër atij populli). All-llahu mbikëqyr atë që veproni.
73. Ata që e mohuan të vërtetën janë miq të njëri-tjetrit. E nëse nuk e bëni atë (të ndihmoni e të kujdeseni njëri-tjetrin), bëhet trazirë dhe rrëmujë e madhe në tokë.
74. Po at që besuan, migruan dhe luftuan për rrugën e All-llahut, dhe ata që strehuan dhe ndimuan, janë besimtarë të vërtetë. Atyre u takon falje (e mëkateve) dhe furnizimi në mënyrë të ndershme.
75. Ndërsa edhe ata që besuan më vonë, e që u shpërngulën dhe luftuan së bashku me ju, janë të njejtë me ju (në të drejta). E, (sipas dispozitave), farefisi ka më përparësi ndaj njëri-tjetrit (se sa ensarët e muhaxhirinët). All-llahu di në hollësi për çdo send.
AvaTar-Ks- Master
- Numri i postimeve : 505
PIKE : 548
Popullariteti : 1
Data e regjistrimit : 02/07/2010
Re: Lexo në Kur'an, suren
1. Denoncim nga All-llahu dhe i dërguari i Tij ndaj idhujtarëve me të cilët ju patët lidhur kontratë (kumtesë për shkeputjen e
marrëveshjes).
2. Pra, ju (idhujtarë) qarkulloni nëpër tokë (lirisht) katër muaj, e dine se fuqinë e All-llahut nuk mund ta bëni të paaftë dhe se All-llahu
mposhtë mohuesit.
3. Dhe (ky është) një kumtim nga All-llahu dhe i dërguari i Tij, drejtuar gjithë njerëzve në ditën e haxhit të madh, se All-llahu është
tërhequr prej (marrëveshjes së) idhujtarëve, e njëkohësisht edhe i dërguari i Tij. Po, nëe pendoheni, do të jetë më mirë për ju, e nëse ia
ktheni shpinën (rrugës së drejtë), ta dini se nuk mund tíi shpëtoni (ndjekjes së) All-llahut. E, ti përgëzoji ata që mohuan me një dënim
të padurueshëm.
4. Pos atyre idhujarëve me të cilët keni lidhur marrëveshje, e të cilët nuk ju kanë shmengur asgjë dhe nuk e kanë ndihmuar askënd
kundër jush, pra, edhe ju përmbushni marrëveshjen e tyre deri në afatin e caktuar. Síka dyshim se All-llahu i do të devotshmit.
5. E kur të kalojnë muajtë e shenjtë, luftoni idhujtarët kudo që tíi gjeni, robëroni dhe ngujoni ata, e vinju pritë në çdo shteg. Në qoftë se
pendohen, e falin namazin dhe e japin zeqatin, atëherë ua lëshoni rrugën, se vërtet All-llahu falë është mëshrues.
6. E nëse ndokush prejidhujtarëve të kërkon strehim, ti strehoje në mënyrë që tíi dëgjojë fjalët e All-llahut (Kuríanin(, e mandej në
vendin e tij të sigurt. Këtë ngase ata janë popull që nuk e dinë (të vërtetën e fesë islame).
7. Si mund të kenë udhujtarët besë (marrëveshje) te All-llahu dhe te i dërguari i Tij, përveç atyre me të cilët keni lidhur marrëveshje
pranë xhamisë së shenjtë (Qabes), e derisa ata i përmbahe (marrëveshjes) përmbahuni edhe ju. All-llahu i do ata që ruajnë besën.
8. Si (mund të kenë besë) ata të cilët nëse ju mundin, nuk përfillin ndaj jush as farefisni dhe as marrëveshje. Ata ju bëjnë lajka me fjalët
e tyre kundërshtojnë ngase shumica e tyre janë besëthyes.
9. Ata i shkëmbyen ajetet e All-llahut për një vlerë të paktë dhe penguan nga rruga e Tij. Ata keq vepruan.
10. Ata nuk respektojnë te asnjë besimtarë as farefisninë as marrëveshjen; si të tillë janë përdhunues.
11. Po, nëse ata pendohen,e falin namazin dhe e japin zeqatin, atëherë i keni vëllezë në fe. Ne sqarojmë agumentet për ata njerëz që
kuptojnë.
12. E nëse ata thyejnë zotimet e tyre pas marrëveshjes, ofendojnë fenë tuaj, atëherë luftoni krerët e mohuesve. Ata vërtet nuk kanë
besë, luftoni që të frenohen (nga krimi e fyerja).
13. Përse të mos e luftoni një popull që thyen zotimete veta dhe tentuan të dëbojnë të dërguarin? Në të vërtetë ata ua filluan të parët
luftën. A u frikësoheni atyre? Më e drejtë është tíi frikësoheni All-llahut, nëse jeni besimtarë.
14. Luftoni ata, All-llahu i dënon dhe i mposht ata nëpërmjet jush, e juve ju ndihmon kundër tyre dhe shëron zemrat e njerëzve
besimtarë.
15. dhe Ai mënjanon brengat nga zemrat e tyre. All-llahu ia pranon pendimin atij që do. All-llahu i di të fshehtat, me urtësi zgjidh
çështjet.
16. A mos menduat se do të mbeteni anash (pa u pravuar), e pa u sqaruar te All-llahu ata që luftuanprej jush dhe, përpos All-llahut, pos
të dërguarit të Tij dhe pos besimtarëve, nukmorën ndonjë të jashtëm mik intim. All-llahu e di hollësisht atë që bëni ju.
17. Nuk është e drejtë e idhujtarëve të kujdesen për xhaminë e All-llahut, duke qenë se vetë dëshmojnë për veten e tyre se janë
mohues. Të tillëve u shkuan kot veprat e tyre dhe ata janë përgjithmonë në zjarr.
18. E drjtë e përkujdesjes së xhamive të All-llahut është vetëm e atij që i ka besuar All-llahut dhe ditës së mbramë e që e falë namazin,
jep zeqatin e nuk i frikësohet askujt pos All-llahut. Të tillët do të jenë të udhëzuarit (në rrugën e drejtë).
19. A mos e konsideruat dhënien e ujit haxhinjve dhe kujdestarinë ndaj xhamisë së shenjtë, si besimin e atij që i besoi All-llahut dhe
ditës së fundit dhe që luftoi në rrugën e All-llahut? Jo, ato nuk janë të barabarta te All-llahu. Popullin mizor All-llahu nuk e vë në rrugë të
drejtë.
20. Ata të cilët besuan, migruan dhe luftuan me pasurinë dhe veten e tyre në rrugën e All-llahut, ata kanë pozitë më të larët te All-llahu
dhe vetëm ata janë fatlumë.
21. Zoti i tyre i përgëzon ata me mëshirë nga Ai, me disponim ndaj tyre, me Xhennete ku ata do të kenë nimet (hirësi-mirësi) të
pandërprerë.
22. Ata aty do të jenë të pasosur e te All-llahu është shpërblim i madh.
23. O ju që besuat, mos u froni miqësi (dashuri) prindërve tuaj, as vëllezërve tuaj, nëse ata vlerësojnë mosbesim kundër besimit. E
kush prej jush miqësohet me ta, ata janë mizor.
24. Thuaj (o i dërguar): ìNë qoftë se etërit tuaj, vëllezërit tuaj, bashkëshortet tuaja, farefisi juaj, pasuria që e fituat, tregëtia që frikoheni
se do të dështojë, vendbanimet me të cilat jeni të kënaqur, (të gjitha këto) janë më të dashura për ju se All-llahu, se i dërguari i Tij dhe
se lufta për në rrugën e Tij, atëherë, pritni derisa All-llahu të sjellë vendimin e Tij. All-llahu nuk vë në rrugën e drejtë njerëzit e prishur.
25. Nuk ka dyshim se All-llahu ju ka ndihmuar në shumë beteja, e edhe në ditën e Hunejnit, kur juve ju mahnit numri i madh, i cili nuk
ju vlejti asgjë, dhe me gjerësinë e saj që e kishte toka u ngushtua për ju, pastaj ju u zbrapsët (ikët).
26. Pastaj All-llahun zbriti qetësinë e vet në të dërguarin e Tij dhe në besimtarë, zbriti një ushtri që ju nuk e patë, i dënoi ata që
mohuan, e ai ishte ndëshkim ndaj mosbesimtarëve.
27. All-llahu pastaj i falë atij që do. All-llahu falë shumë dhe mëshiron shumë.
28. O ju që besuat, vërtetë idhujtarët janë të ndyrë, andaj pas këtij viti të mos i afrohen më xhamisë së shenjtë. Nëse i frikësoheni
skamjes All-llahu me dëshirën e vet do tíju pastroj me mirësitë e Tij. All-llahu është i gjithdijshëm, është i urtë.
29. Luftoni ata që nuk besojnë All-llahun e as botën tjetër, nuk e konsiderojnë të ndaluar (haram) atë që e ndaloi All-llahu dhe i dërguari
i Tij, nuk besojnë fenë e vërtetë, prej atyre të cilëve u është dhënë libri, derisa ta japin xhizjen në dorë e duke qenë të mposhtur.
30. E jehuditë thanë: Uzejri është djali i All-llahut , e të kristerët thanë: Mesihu është djalë i All-llahut. Ato ishim thënie të tyre me gojët
e tyre (fraza të thata), që imitojnë thëniet e jobesimtarëve të mëhershëm. All-llahu i vraftë, si largohen (nga e vërteta)!
31. Ata i konsideruan ìahbarëtî (priftër jehudi) të tyre, ìruhbanëtî (murgjit e krishterë) të tyre dhe Mesihun (Isain) birin e Merjemes, për
zota pos All-llahut, ndërsa ata nuk janë urdhëruar për tjetër (nga pejgamberët) pos për adhurimin ndaj All-llahut një, e që nuk ka të
adhuruar tjetër pos tij. I lartë është Ai nga çka i shoqërojnë.
32. Ata përpiqen me gojët e tyre ta shuajnë dritën e All-llahut, e All-llahu nuk do tjetër, pos ta përsosë dritën e Tij ndonëse jobesimtarët
e urrejnë.
33. Ai (All-llahu) është që e dërgoi të dërgarin e Tij me udhëzim të drejtë e fe të vërtetë, e për ta bërë që të dominojë mbi të gjitha fetë,
edhe pse e urrejtën idhujtarët.
34. O ju që besuat, vërtet një shumicë e parisë fetare e jehudive dhe e të krishterëve, në mënyrë të paligjshme e hanë pasurinë e
njerëzve dhe pengijnë të tjerët nga rruga e All-llahut. Ata të cilët e ruajnë arin e argjendin e nuk e japin për rrugën e All-llahut, lajmëroji
për një dënim të dhëmbshëm.
35. Atë ditë kur ajo (pasuri e deponuar) fërgohet në prushin e Xhehennemit, e me të (ashtu zharavë) lyhen ballët, anët dhe shpinat e
tyre (do tíu thuhet): ìKjo është ajo që e dispozituat për veten tuaj, pra shijoni atë që e depozitonit!î
36. Te All-llahu numri i muajve është dymbëdhjetë (sipas hënës), ashtu si është në librin e All-llahut prej ditës kur krijoi qiejt dhe tokën.
Prej tyre katër janë të shenjtë. Kjo është fe e drejtë. Pra, mos e ngarkoni (me mëkat) veten tuaj ata (katër muaj). Luftoni të gjithë
idhujtarët pa dallim, siç ju luftojnë ata juve pa dallm, e dinë se All-llahu është me ata që ruhen (të këqiave).
37. E shtyrja (e një muaj në vend të një tjetri) nuk është tjetër vetëm se një rritje e mosbesimit, që me të edhe më shumë humbin ata
që mohuan, pse në një vit e bëjnë të lejuar atë (muajin e shenjtë), e në një vit të ndaluar (të shenjtë), e për të përputhur numrin që
All-llahu i bëri të shenjtë dhe me atë, e bëjnë të lejuar atë që All-llahu e ndaloi. Atyre u janë hijeshuar veprat e tyre të këqia. Po,
All-llahu nuk vë në rrugë të drejtë popullin mohues.
38. O ju që besuat, çíështë me ju, që kur ju thuhet: ìDilni në rrugën e All-llahut!î, ju rëndoheni përtokë? A jeni më të kënaqur me jetën e
dunjasë, se sa me ahiretin? Kënaqësia e jetës së dunjasë, në krahasim me ahiretin është e vogël!
39. Nëse nuk dilni, Ai do tíju dënojë me një dënim të dhembshëm, do tíju zëvendësojë me një popull tjetër dhe Atë nuk e dëmtoni
aspak. All-llahu ka mundësi për çdo gjë.
40. Nëse nuk e ndihmoni atë (Muhammedin s. a. w. s. ), atë pra e ka ndihmuar All-llahu, kur e përzunë ata që nuk besuan të dytin prej
dyve. Kur ishin në shpellë, ai (Muhammedi s. a. w. s. ) i tha shokut të vet (Ebu Bekrit r. a. ): ìMos u brengos, vërtet All-llahu është me
ne!î E All-llahu zbriti qetësinë (sekinen) e Vet mbi të, dhe e fuqizoi me fuqi që ju nuk e patë dhe e bëri fjalën e atyre që nuk besuan më
të ultën, kurse fjala e All-llahut është më e larta. All-llahu është i Fuqishmi, i Urti.
41. Dilni me lehtësi ose vështirësi, dhe luftoni me pasurinë tuaj dhe me veten tuaj në rrugën e All-llahut; kjo është për ju më e
dobishmja, nëse e dini.
42. Sikur të ishte fitim i afërt dhe udhëtim mesatar, ata (hipokritët) do të vinin pas teje, por për ta ishte largësi e vështirë. Ata do të
betohen në All-llahun: ìSikur të kishim mundësi, do të dilnim me juî. E shkatërrojnë veten e tyre; All-llahu e di se ata janë rrenacakë.
43. All-llahu ta fali ty (Muhammed) gabimin pse atyre ju dhe leje (të ngelin pa dalë) para se të bëhej për ty e qartë se cilët ishin të
drejtë dhe tíi dije me kohë rrenacakët.
44. Ata që besojnë All-llahun dhe botën tjetër, nuk të kërkojnë leje për të mos luftuar me pasurinë dhe veten e tyre. All-llahu i di të
sinqertit.
45. Vetëm ata që nuk besojnë All-llahun dhe botën tjetër dhe që zemrat e tyre janë të dyshimta, të kërkojnë leje(për të mos vajtur në
luftë), pra ata, sillen vërdallë në dyshimin e tyre.
46. E sikur të kishin dëshiruar ata të dalin, do të bënin për të (për luftë) ndonjë përgatitje, por All-llahu nuk e pëlqeu ngritjen e tyre, ndaj
i zmbrapsi, dhe u është thënë: ìRrini me të paaftit ( fëmijët, gratë e pleqtë).
47. Edhe sikur të dilnin me ju, ata nuk do tíju shtonin tjetër pos ngatërresës dhe shumë shpejt do të përçanin mesin tuaj, duke kërkuar
tíju turbullojnë. E ndër ju ka të tillë që i dëgjojnë ata. All-llahu i di shumë mirë hipokritët.
48. Ata edhe më parë tentuan përçarjen tuaj, tíi ngatërruan ty çështjet derisa të erdhi e vërteta dhe ngadhënjeu vendimi i All-llahut,
përkundër asaj që ata e urrenin.
49. Dhe prej tyre ka të tillë që thonë: ìMë lejo mua (të mos shko në luftë) e mos më vë në sprovë!î Ja, ata mu në sprovë kanë rënë (më
parë). Xhehennemi gjithsesi i përfshin nga të gjitha anët jobesimtarët.
50. Nëse ty të takon ndonjë e mirë (në luftë), ajo u vjen keq atyre, e nëse të godet ndonjë e pakëndshme, ata thonë: ìNe edhe më parë
kemi ndërmarrë për çështjen tonë dhe kthehen të gëzuar.
51. Thuaj: ìNeve nuk na godet asgjë tjetër, përveç çka na ka caktuar All-llahu; Ai është ndihmëtar yniî. Prandaj, vetëm All-llahut le tíi
mbështeten besimtarët.
52. Thuaj: ìçípritni për ne tjetër, pos njerës nga dy të mirat (o fitues, o dëshmorë)? Ndërsa ne presim për ju që nga ana e All-llahut, ose
nëpërmjet duarve tona, tíju godas me dënim. Pra, ju pritni, e bashkë me ju presim edhe ne.
53. Thuaj: ìShpenzuat ju me dëshirë a me dhunë, nuk u pranohet kurrsesi, vërtet ju ishit popull i padëgjueshëm.
54. Mospranimin e dhënieve të tyre nuk e pengoi tjetër gjë vetëm pse ata mohuan All-llahun dhe të dërguarin e Tij, dhe namazin e falin
vetëm me përtaci, e lëmoshën nuk e japin ndryshe pos duke urrejtur.
55. Prandaj, mos të mahnitë (mos e shih të mirë) pasuria e tyre e as fëmijët e tyre, All-llahu do vetëm tíi dënojë me to në jetën e kësaj
bote e tíju nxjerrë shpirtërat duke qenë ashtu qafira.
56. Ata betohen në All-llahun se vërtet janë si ju, po ata nuk janë me ju, ata janë popull që frikohet.
57. Sikur të gjenin ndonjë vendstrehim, ndonjë shpellë a ndonjë vrimë, ata do të shkonin aty me vrapim.
58. Ka prej tyre që do të bëjnë vërejtjen në ndarjen e lëmoshës, nëse u jepet nga ajo, ata mbesin të kënaqur, e nëse nuk u jepet, ata
hidhërohen.
59. E sikur të kënaqeshin me atë që ua dha All-llahu dhe idërguari i Tij, e të thonin: ìNe na mjafton All-llahu, All-llahu do të na furnizojë
nga të mirat e Tij, e edhe i dërguari i Tij, dhe se vetëm te All-llahu e mbështesim dëshirën (do të ishte shumë më mirë për ta)î.
60. All-llahu caktoi obligim që lëmosha (zeqati etj. ) tíju takojnë vetëm: të varfëre (nevojtarëve), të ngratëve (që síkanë fare(, punonjësve
9që e tubojnë), atyre që duhet përfituar zemrat (të dobëtve në besim), e duhet dhënë edhe për lirim nga robëria, të mbyturve në borgje,
(luftëtarëve) në rrugën e All-llahut dhe atij që ka ka mbetur në rrugë. All-llahu e di gjendjen e robërve, punon sipas urtësisë së vet.
61. Ka prej tyre që e ofendojnë Pejgamberin e thonë: ìAi është bërë vesh (beson çka dëgjon)î. Thuaj: ìAi është vesh itë mirës suaj
(dëgjon të mirën dhe vepron e jo të keqen), ai beson All-llahun (çka i thotë), u zë besë beismtarëve dhe është mëshirues për ata që
besuan nga mesi juaj, e ata që nuk e lënë të qetë të dërguarin e All-llahut, ata kanë dënim të dhëmbshëm.
62. Ata ju betohen (muslimanëve) në All-llahun për tíju bërë juve të kënaqur (se síkanë qëllime të këqia), e me e drejtë është që ata të
bëjnë të kënaqur All-llahun dhe të dërguarin r Tij (me adhurim dhe vepra të sinqerta) nëse vërtet janë besimtarë.
63. A nuk e ditën ata se kush kundërshton All-llahun dhe të dërguarin e Tij, atij i është caktuar zjarri i Xhehennemit, ku do të jenë
përjetë, e ky është ai poshtërimi madh.
64. Hipokritët kanë dro se do të zbritet ndonjë kaptinë që do të nxjerr në shesh atë që kanë në zemrat e tyre. Thuaj: ìAni, talluni!î
All-llahu do ta zbulojë atë që i frikësoheni.
65. E nëse i pye ti ata (përse tallen), do të thonë: ìNe vetëm jemi mahnitur e dëfruarî. Thuaj : ìA me All-llahun, librin dhe të dërguarin e
Tij talleni?î
66. Mos kërkoni fare ndjesë, ju pasiqë (shpallët se) besuat, keni mohuar. Nëse një grupi nga ju i falim, grupin tjetër e dënojmë, ngase
ishin kriminelë.
67. Hipokritët dhe hipokritet janë si njëri tjetri; urdhërojnë për të keqen e ndalojnë nga e mira dhe shrëngojnë duart e tyre. Harruan
All-llahun (nuk i binden), prandaj Ai i harroi (nga mëshira). Nuk ka dyshim, hipokritët janë ata të prishurit.
68. Hipokritëve dhe hipokriteve dhe jobesimtarëve All-llahu u ka përcaktuar zjarrin e Xhehennemit, ku do të jenë përgjithmonë, ai
mjafton për ta, dhe ata i ka mallkuar All-llahu. Ata kanë dënim të pandërprerë.
69. Ju hipokritë jeni si ata para jush, që ishin më të fuqishëm se ju, kishin më shumë pasuri e fëmijë, që përjetuan ata që u takoi,
sikurse që përjetuat edhe ju pjesën tuaj, madje edhe ju u zhytët (në të këqija) siç u zhytën ata. Të tillët asgjësuan veprat e veta në këtë
jetë dhe në jetën tjetër, dhe të tillët janë plotësisht të dëshpruar.
70. A nuk u arrijti atyre lajmi i atyre që ishin më heret si: i popullit të Nuhut, i Adit, i Themudit, i popullit të Ibrahimit, i atyre të Medjemit
dhe i të rrotulluarve (populli i Lutit). Atyre u patën ardhur të dërguarit e tyre me argumente. All-llahu (që i shkatërroi) nuk ua bëri atyre
padrejtë, por ata ia bënë padrejtë vetes.
71. Besimtarët dhe besimtaret janë të dashur për njëri-tjetrin, urdhërojnë për të mirë, e ndalojnë nga e keqa, e falin namazin dhe japin
zeqatin, respektojnë All-llahun dhe të dërguarin e Tij. Të tillët do tíi mëshirojë All-llahu. All-llahu është ngadhnjyes, i urtë.
72. Besimtarëve dhe besimtareve All-llahu u premtoi Xhennete nën të cilët rrjedhin lumenj, në to do të jenë përgjithmonë, dhe (u
premtoi) vendbanime të bukura në Xhennetin e Adnit, edhe një disponim nga All-llahu që është mbi të gjitha. Ky, pra është ai shpëtimi i
madh.
73. O Pejgamber, lufto jobesimtarët dhe hipokritët dhe sillu rreptë ndaj tyre - vendi i tyre është Xhehennemi që është përfundimi më i
keq.
74. Ata betohen në All-llahun se kanë thënë (asgjë të keqe), e në të vërtetë, kanë thënë fjalë që nuk përkojnë me besimin, dhe pasi
patën shprehur besimin ata e mohuan, dhe u përpoqën për atë (mbytjen e Pejgamberit) që nuk e arritën. Ata nuk urrejnë për tjetër pos
pse All-llahu nga mirësitë e Tij dhe i dërguari i begatoi ata. Nëse ata pendohen do të jetë më mirë për ta, e nëse refuzojnë, All-llahui
dënon me një dënim të dhembshëm si në këtë botë ashtu edhe në botën tjetër. E në këtë rruzull të tokës nuk ka për ta as mbrojtës, e
as ndihmës.
75. E prej tyre (hipokritëve) pati sish që i patën dhënë besën All-llahut që: ìNëse na jep (All-llahu) nga mirësia e Tij, ne do të ndajmë
lëmoshë dhe do të bëhemi prej punëmirëve.
76. Kur ju dha (All-llahu) nga të mirat e Veta, ata bënë koprraci me atë (që u dha), ethyen besën dhe u zbrapsen nga respekti ndaj
All-llahut.
77. Dhe për shkak se u thyen besën që i patën dhënë All-llahut, dhe për shkak të asaj se gënjenin, All-llahu u ngjeshi hipokrizinë në
zemrat e tyre deri në ditën që e takojnë Atë.
78. A nuk e ditën ata se All-llahu e di fshehtësinë e tyre (në zemra), bisedën e tyre, dhe se Ai (All-llahu) i di të gjiha të fshehtat.
79. Ata (hipokritë) që i përqeshnin besimtarët, që me vullnetin e vet japin lëmoshë, i përqeshin edhe ata të cilët nuk kanë më shumë se
çka është e domosdoshme për jetesën e tyre, e njëkohësisht tallen me ta, All-llahu u dha shpërblimin e taljeve të tyre - dënimin më të
rëndë.
80. Kërko falje për ta ose mos kërko (është njejtë), e edhe nëse kërkon falje shtatëdhjetë herë, All-llahu nuk do tíua falë, sepse ata
mohuan All-llahun dhe të dërguarin e Tij, e All-llahu nuk vë në rrugë të drejtë (të shpëtimit) ata që nuk respektojnë.
81. Ata (hipokritë) që mbetën (pa shkuar në luftë), u gëzuan për ndejen e tyre pas të dërguarit të All-llahut dhe nuk dëshiruan që të
luftonin me pasurinë dhe veten e tyre në rrugën e All-llahut dhe thanë: ìMos dilni (në luftë) në vapë!î Thuaju: ìZjarri i Xhehennemit ka
vapën edhe më të fortë, nëse janë që kuptojnë!î
82. Le të qeshin pak (në dynja) e le të qajnë shumë (në botën tjetër). Ai është shpërblim i asaj që fituan.
83. Nëse All-llahu të kthen ty (prej Tebukut) te ndonjë grup i tyre (hipokritëve), e ata të kërkojnë leje për të dalë (me ty në ndonjë luftë),
thuaju: ìJu nuk do të dilni kurrë me mua dhe kurrë nuk do të luftoni ndonjë armik së bashku me mua! Ju ishit të kënaqur herën e parë
që nuk luftuat, pra rrini me ata që mbetën!î
84. Dhe asnjërit prej tyre kur të vdesin, mos ia fal namazin (e xhenazës) kurrë, e as mos qëndro pranë varrit të tij (për lutje e vizitë),
pse ata mohuan All-llahun dhe të dërguarin e Tij dhe vdiqën kryeneçë.
85. Po ty të mos duket e mirë pasuria e tyre dhe fëmijët e tyre. All-llahu deshi tíi mundojë me të në këtë botë dhe tíu dalë shpirti duke
qenë mohues.
86. E kur zbritët një kaptinë (që thotë): të besoni All-llahun dhe luftoni së bashku me të dërguarin e Tij, ata të pasurit kërkuan leje prej
teje dhe thanë: ìNa le të mbesim me ata që rrinë!î
87. U pajtuan të mbesin me ata që nuk vajtën (në luftë). Po zemrat e tyre janë mbyllur, andaj ata nuk kuptojnë.
88. Por, i dërguari, e së bashku me të edhe ata që besuan, luftuan me pasurinë dhe veten e tyre dhe atyre u takuan të gjitha të mirat,
ata janë të shpëtuarit.
89. All-llahu u ka përgatitur atyre Xhennete që në të rrjedhin lumenj, ku do të qëndrojnë përgjithmonë. Ai është suksesi i madh.
90. Disa nga arabët beduinë që kërkuan falje, erdhën për tíiu dhënë leje (të mos shkonin në luftë), e ata të tjerët që kishin gënjyer (me
besim) All-llahun dhe të dërguarin e Tij ishin ndalë (paleje). Ata që prej tyre nuk besuan, do tíi godasë dënim i ashpër.
91. Nuk është ndonjë mëkat për të dobëtit, as për të sëmurët, e as për ata që nuk kanë me çka të përgatiten, kur janë të sinqertë ndaj
All-llahut dhe të dërguarit të Tij, pra për të mirët nuk ka rrugë qortimi. All-llahu falë shumë, është mëshirues.
92. (nuk ka qortim) Dhe as për atë që kur erdhën te ti për tíi bartur me kafshë, u the: ìNuk kam me çka tíju bartë. Ata u kthyen, e prej
pikëllimit se nuk kishin me çka të përgatiteshin nga sytë e tyre ridhnin lotë.
93. E keqja është për ata që duke qenë pasanikë kërkuan leje dhe u pajtuan të mbeteshin me ata që nuk vajtën. Po, All-llahu ka
vulosur zemrat e tyre, ata nuk do të gjejnë rrugë.
94. Kur të ktheheni te ata, ata do tíju kërkojnë falje, thuanju: ìMos u arsyetoni, ne nuk ju besojmë, për gjendjen e juaj na ka njoftuar
All-llahu. Veprën tuaj do t shohë All-llahu dhe i dërguari i Tij, e pastaj ju do të ktheheni te Ai që i di të fshehtat dhe të dukshmet, e Ai
do tíju lajmërojë për atë që keni vepruar.
95. Ata do tíju betohen në All-llahun, kur të ktheheni te ata, për të mos i qortuar, ju pra hiqnu tyre ata janë të ndyrë, e vendi i tyre do të
jetë Xhehennemi, shpërblim për atë që fituan.
96. Ata ju betohen juve që të jeni të kënaqur ndaj tyre, e nëse ju shprehni kënaqësi, All-llahu nuk është i kënaqur me popullin e
paturpshëm.
97. Arabët beduinë janë të pajisur me mohim e hipokrizi më të fortë, dhe janë më të përshtatshëm për të mos i njohur dispozitat që ia
zbriti të dërguarit të Tij All-llahu. All-llahu i di çështjet, Ai është i urtë.
98. Ka disa beduinë që për atë që e jep, e konsideron si të dështuar dhe presin kthesa kundër jush. Kundër tyre e ardhmja qoftë e
keqe! All-llahu dëgjon, di.
99. Po, ka edhe disa nga beduinët që besojnë All-llahun dhe botën tjetër dhe atë që e japin e konsiderojnë afrim te All-llahu dhe bekim
te i dërguari. Veni re, ato janë afrime te All-llahu për ta, e All-llahu do tíi përfshijë në mëshirën e Tij. All-llahu falë dhe është mëshirues.
100. All-llahu është i kënaqur me të hershmit e parë prej muhaxhirëve (migruesve) dhe prej ensarëve (vendasve-ndihmëtarë) dhe prej
atyre që i pasuan ata me punë të mira,e edhe ata janë të kënaqur ndaj Tij. Atyre u ka përgatitur Xhennete, në të cilëtrrjedhin lumenj, ku
do të jenë përjetë të pasosur. E ky është fitim i madh.
101. Edhe rreth jush ka beduinë që janë hipokritë, e edhe nga banorët e Medinës që janë përcaktuar për hipokrizi. ti nuk i di ata, Ne i
dimë, ata do tíi dënojmë dy herë, pastaj shtyhen në dënimin e madh.
102. Ka edhe të tjerë që i kanë pranuar mëkatet e veta: ata përzien vepra të mira, e edhe të tjeatë këqija. Atyre do tíua falë All-llahu, se
Ai i falë atij që pendohet, e mëshiron atë që përmirësohet.
103. Merr prej pasurisë së tyre (të atyre që pranuan gabimin) lëmoshë që tíi pastrosh me të dhe tíu shtosh (të mirat) dhe njëkohësisht
lutu për ta, se lutja jote është qetësim për ta. All-llahu dëgjon dhe sheh.
104. A nuk e ditën ata se All-llahu është ai që ranon pendimin e robëve të vet, pranon lëmoshat dhe se, vetëm All-llahu është Ai që
shumë pranon pendimin dhe është mëshirues.
105. Dhe thuaj: ìVeproni, All-llahu do ta shohë veprën tuaj, edhe i dërguari i Tij e besimtarët, e vonë do të ktheheni te njohësi i të
fshehës dhe të dukshmes, e do tíju njoftojë për atë që vepruat.
106. Ka edhe të tjerëqë janë duke pritur urdhërin e All-llahut, a do tíi dënojë apo do tíi falë pas pendimit. All-llahu e di gjendjen e tyre
dhe di çíbën me të.
107. (Nga hipokritët më të shëmtuarit janë) Edhe ata që ndërtuan xhami sherri, mosbesimi e përçarjeje mes besimtarëve dhe ftuan në
pritje (solemne) atë që më parë kishte luftuar kundër All-llahut dhe të dërguarit të Tij. Ata do të betohen: ìNe nuk kemi pasur tjetër
qëllim, vetëm për të mirë!î Po All-llahu dëshmoi se ata vërtet janë rrenacakë.
108. Ti mos u fal aty kurrë! Një xhami e cila që prej ditës së parë është themeluar në respekt ndaj All-llahut (pa hile), është më e drejtë
të falesh në të, aty ka burra që dëshir të pastrohen mirë, e All-llahu i do të pastrit.
109. A është më imirë ai që ndërtesën e vet e themeloi në devotshmëri dhe në kënaqësi të All-llahut, apo ai që në ndërtesën e vet e
themeloi buzë bregut të shembur e bashkë me të bie në zjarrin e Xhehennemit? All-llahu nuk i udhëzon njerëzit zullumqarë.
110. Ndërtesa e tyre të cilën e ndërtuan ata (e që e shembi Pejgamberi) vazhdimisht do të jetë mllef në zemrat e tyre, pos nëse
pëlcasin zemrat e tyre. All-llahu di, është i urtë.
111. All-llahu bleu prej besimtarëve shpirtërat dhe pasurinë e tyre me Xhennet. Luftojnë në rrugën e All-llahut, mbysin dhe mbyten.
(All-llahu dha) Premtim të cilin e vërtetoi në Tevrat, Inxhill e Kurían. E kush është më zbatues i sigurt i premtimit të vet se All-llahu?
Pra, gëzonju tregtisë që bëtë me Të. Ky është sukses i madh.
112. (Të Xhennetit janë) Edhe ata që pendohen, ata që sinqerisht adhurojnë, ata qqë falenderojnë, ata që agjërojnë, ata që bëjnë ruku,
që bëjnë sexhde, që urdhërojnë për të mira e ndalojnë nga të këqijat, edhe përmbushin dispozitat e All-llahut. Pra, përgëzoj besimtarët.
113. Nuk është e drejtë për Pejgamberin e as për besimtarët të kërkojnë falje për idhujtarët, edhe nëse janë të afërt të tyre, pasi që ta
kenë të qartë se me të vërtet ata (idhujtarët) janë banues të Xhehennemit.
114. Edhe lutja e Ibrahimit për babain e vet nuk ishte tjetër, pos për shkak të një premtimi që ia pat premtuar atij, e kur iu bë e qartë se
ai ishte armik i All-llahut, u largua prej tij. Síka dyshim, Ibrahimi ishte shumë i ndieshëmë dhe i butë.
115. All-llahu nuk e humb një popoull pasi që ta ketë udhëzuar atë, para se tíju sqarojë atyre se prej çka duhet ruajtur. All-llahu është i
gjithdijshëm për secilin send.
116. Síka dyshim se sundimi i qiëjve e i tokës është i All-llahut, Ai jep jetë dhe vdekje, e ju, përveç All-llahut, nuk keni përkrahës tjetër.
117. All-llahu ia fali Pejgamberit, edhe muhaxhirëve edhe ensarëve, të cilët në çastin e vështirë shkan pas tij, kur (nga vështirësitë)
zemrat e një grupi nga ata, gati u lëkundën, por Ai ua fali (i stabilizoi zemrat e tyre) atyre. Vërtet Ai është i butë, i mëshirshëm ndaj
tyre.
118. (Ai u fali) Edhe atyre të treve, të cilëve iu pat shtyrë aq (pranimi i pendimit) sa që toka u bë e ngushtë për ta, përkundër gjerësisë
së saj, kur u ngushtuan edhe shpirtërat e tyre sa që u bindën se nuk ka srehim prej All-llahut (tjetër ku) pos te Ai. Prandaj edhe atyre
ua fali ai, në mënyrë që të pendohen. All-llahu pranon pendimin se është mëshirues.
119. O ju që besuat! Ta keni në kujdes All-llahun dhe të jeni me ata të drejtit.
120. Nuk ishte me vend për banorët e Medinës e as për ata që ishin rreth tyre nga beduinët, të ngelin (pa shkuar) pas të dërguarit të
All-llahut e as të kursejnë veten e tyre ndaj vetes së tij (Pejgamberit). Nuk ishte me vend ngase, ata nuk i godet as rtja, as lodhja, as
uria kur janë në rrugën e All-llahut, dhe nuk shkelin ndonjë vend që i hidhëron mosbesimtarët, dhe nuk arrijnë kundër armikut çkado
qoftë (mbytje, robërim të tyre ose ngadhënjim mbi ta), vetëm se të gjitha ato do tíu evidentohen atyre si vepër e mirë (shpërblyese).
All-llahu nuk ua humb shpërblimin veprimirëve.
121. Dhe nuk japin kontribut, të vogël ose të madh, nuk kapërcejnë ndonjë luginë, e qe të mos u shenohet (për shpërblim) atyre, për tíi
shpërblyer All-llahu më së miri atë që vepruan.
122. Nuk është e nevojshme të dalin në luftë të gjithë besimtarët. E përse nga çdo grumbull i tyre yë mos shkojë një grup për tíu
aftësuar në diturinë fetare, për ta mësuar popullin e vet kur të kthehen te ata, në mënyrë që ata ta kuptojnë (e të ruhen).
123. O ju që besuat! Luftoni jobesimtarët që i keni afër jush, e le ta ndiejnë prej jush grushtin e fortë kundër tyre. E dine se All-llahu
është me të devotshmit.
124. E kur zbret ndonjë kaptinë, ka prej tyre që thonë: ìCilit prej jush ia shtoi kjo besimin?î Sa u përket atyre që besuan, atyre u
shtohet besimi dhe gëzohen për të.
125. E sa u përket atyre që kanë sëmundje në zemrat e tyre, ajo (zbritja e kaptinës) ndytësisë së tyre u shton ndytësi dhe ata vdesin
si jobesimtarë.
126. A nuk e shohin ata se për çdo vit sprovohen një herë apo dy herë, e përsëri nuk pendohen e as nuk përkujtohen.
127. E kur zbret ndonjë sure, ata shikojnë njëri-tjetrin (dhe thonë): ìA ju pa dikush?î pastaj largohen. All-llahu largoi zemrat e tyre (nga
besimi) ngase janë popull që nuk kupton.
128. Ju erdhi i dërguar nga mesi juaj. Atij i vie rëndë për vuajtjet tuaja. I brengosur për besimtarët, i butë dhe i mëshirëshëm.
129. Po nëse refuzojnë, thuaj: ìMë mjafton All-llahu, síka zot pos Tij, te Ai mbështetem, e Ai është Zot i Arshit të madh!î
AvaTar-Ks- Master
- Numri i postimeve : 505
PIKE : 548
Popullariteti : 1
Data e regjistrimit : 02/07/2010
Re: Lexo në Kur'an, suren
1. Elif, Lamë, Ra. Këto janë ajetet e librit të pacenueshëm.
2. A ishte çudi për njerëzit, që Ne një njeriu nga mesi ityre i thamë: Tërhiqjau vërejtjen njerëzve, kurse ata që besuan gëzoi se me të vërtetë kanë pozitë të lartë te Zoti i tyre. E ata që besuan thanë: ìSíka dyshim, kjo është një magji e vërtetë!î
3. Vërtet Zoti juaj është All-llahu, i cili krijoi qiejt e tokën brenda gjashtë ditësh e pastaj qëndroi mbi Arshin; Ai rregullon gjendjen. Ndërmjetësues nuk do të ketë vetëm poqese lejon Ai. Ky, madhëria e Tij është All-llahu, Zoti juaj, pra adhurojeni Atë! A nuk merrni mësim?
4. kthimi i të gjithë juve është te Ai, premtimi i All-llahut, është i vërteë. Ai e filloi krijimin e pastaj e përsërit atë për tíi shpërblyer me të drejtë ata që besuan dhe bënë vepra të mira. E për ata që mohuan, ka pije të valë dhe dënim të dhembshëm, për shkak se ata mohonnin.
5. Ai e bëri diellin, e hënën dritë dhe asaj (hënën) ia caktoi fazat, që ta dini numrin e viteve dhe llogarinë. All-llahu nuk krijoi këtë për tjetër, pos me qëllim të caktuar. Ai ia sqaron argument një populli që kupton.
6. Në ndërrimin e natës e të ditës, dhe në çka krijoi All-llahu në qiej e në tokë, vërtet ka fakte për njerëzit që kanë droje.
7. Ata që nuk presin takimin Tonë, që janë të kënaqur me jetën e dynjasë dhe kanë gjetur prehje në të, dhe ata që janë indieferentë ndaj argumenteve Tona.
8. Vendi për të tillët është zjarri, për shkak të asaj që punuan.
9. E ata që besuan dhe bënë vepra të mira, Zoti i tyre, për shkak të besimit të tyre i udhëzon në Xhennete të begatshme në të cilët rrjedhin lumenj.
10. Lutja e tyre aty është: ìI lartë je o All-llah!î, e përshëndetja e tyre është: Selam! dhe lutja e fundit e tyre: ìFalënderimi i qoftë All-llahut, Zotit të botëve!î
11. Sikur All-llahu tíua shpejtonte njerëzve pranimin e kërkesës për të keqen, ashtu si e pranon shpejtimin e kërkesës për të mirën, atyre do tíu përfundonte afati (i vdekjes). Po Ne, ata që nuk janë të bindur se do të vijnë para nesh, i lëmë të bredhin në mashtrimet e tyre.
12. E kur njeriun e godet dëmi, ai na lut qoftë shtrirë, ulur ose në këmbë, e kur Ne ia largojmë të keqen, ai, sikurse të mos na ishte ulur fare për dëmin që e pat goditur. Kështu kriminelëve u duket mirë ajo që veprojnë.
13. Ne kemi shkatërruar gjenerata para jush (o idhujtarë), pse nuk besonin, edhe pse të dërguarit u erdhën me argumente të qarta. Kështu shpërblejmë Ne njerëzit kriminelë.
14. Pastaj juve ju bëmë zëvendësues pas tyre në Tokë për tíju parë si do të veproni.
15. Dhe kur atyre u lexohen ajetet Tona të qarta, ata që nuk besojnë takimin Tonë (ringjalljen), thonë: ìSillna një Kurían tjetër, ose ndryshoje këtë!î Thuaj: ìMua nuk më takon që ta ndrushojë vetë, unë përcjelli vetëm atë që më shpallet, unë nëse kundërshtoj Zotit tim i frikësohem dënimit të një Ditës të madhe.
16. Thuaj: ìSikur të kishte dashur All-llahu, unë nuk do tíua kisha lexuar juve atë, as nuk u kisha njoftuar me të. Unë para tij kam jetuar në mesin tuaj (as nuk ditur as nuk kam lexuar), a nuk mendoni?î
17. A ka më mizor se ai, që shpif ndaj All-llahut gënjeshtër ose përgenjeshtron faktet e Tij? Mëkatarët vërtet síkanë për të shpëtuar.
18. Ata pos All-llahut adhurojnë çdo gjë që nuk bën as dobi, e thonë: ìKëta janë ndërmjetësuesit tanë te All-llahu!î Thuaj: ìA po e informoni All-llahun me diçka që Ai nuk e di se çíka në qiej dhe në tokë?î I pastër është madhëria e Tij nga ajo që shoqërojnë!
19. Njerëzit nuk ishin tjetër pos të një feje, e u përçanë. E sikur të mos ishte caktim i hershëm nga Zoti yt, do të përfundohej (me dënim) mes tyre, për atë që ishin të përçarë.
20. Dhe thonin: ìPërse nuk i vjen atij (Muhammedit) ndonjë mrekulli nga Zoti i tij?î Po ti thuaj: ìE fshehta është (çështje) vetëm e All-llahut (Ai sjell mrekulli). Prandaj, ju pritni se edhe unë së bashku me ju po pres!î
21. E kur Ne ua dhurojmë njerëzve mëshirën pasi tíi ketë godotur e keqja (skamja), kur qe ata u bëjnë hile argumenteve tona. Thuaj: ìAll-llahu është më i shpejti në ndëshkimî. Síka dyshim, përcjellësit tanë (melaiket) regjistrojnë atë që po thurrni ju.
22. Ai (All-llahu) ua bëri të mundshëm udhëtimin në tokë e në det, deri kur jeni në anije që lundrojnë me ta (me udhëtarët) me anë të një ere të lehtë dhe janë të lumtur me të (me erën e lehtë), ia beh një erë fortë dhe nga të gjitha anët rrethohen nga valët dhe binden se janë shkatërruar, e lusin All-llahun pa farë përzierje të idhujve (duke thënë): Nëse na shpëton nga kjo (katastrofë), ne do të jemi gjithnjë falënderues!î
23. E kur Ai (All-llahu) i shpëtoi ata, ja, ata veprojnë mbrapshtë në tokë, pa arsye. O ju njerëz! Kryeneçësia është vetëm kundër vetes suaj, është përjetim i jetës së kësajbote, pastaj kthimi juaj është te Ne, e Ne ju shpërblejmë për veprimet tuaja.
24. Shembulli i jetës së kësaj bote është si i një shiu që e kemi zbritur nga qielli, e me anën e të cilit gërshetohen bimët e tokës (mbijnë dhe shpeshtohen të gjitha llojet) prej nga hanë njerëzit e kafshët deri kur toka të ketë marrë stolinë e vet dhe të jetë zbukuruar (me bimë, pemë e behar), e banorët e saj të mendojnë se janë të zotët e saj,e asaj i vjen urdhëri ynë, natën ose ditën, Ne e bëjmë atë (të mbjellat) të korrur sikurse të mos ekzistonte dje. Kështu Ne u sqarojmë faktet njerëzve që mendojnë.
25. All-llahu thërret për në Xhennet, dhe atë që do, e vë në rrugë të drejtë.
26. Atyre që bëjnë vepra të mira, u takon e mira (Xhenneti) edhe më tepër (e shohin All-llahun). Fytyrat e tyre nuk i mbulon pluhuri i zi as nënçmimi, ata janë banues të Xhennetit, aty janë përgjithmonë.
27. E ata që bënë të këqia, dënimi i së keqes është aq sa është ajo, ata i mbulon poshtërimi. Ata nuk mund tíi mbrojë kush nga All-llahu, fytyrat e tyre, porsi tíi kishte mbuluar ndonjë copë e errët e natës. Ata janë banues të përjetshëm të zjarrit.
28. Atë ditë i tubojmë të gjithë, ndërkaq atyre që i kanë bërë shok All-llahut u themi: ìRrini në vendin tuaj, ju dhe idhujt tuaj!î Ne ndajmë ata. E idhujt e tyre u thonë: ìJu nuk na adhuruat ne!î
29. All-llahu na mjafton si dëshmues ms nesh e jush (kështu u thonë idhujt idhujtarëve). Ne nuk dimë gjë për adhurimin tuaj ndaj nesh (ne nuk dëgjojmë, nuk shohim e nuk kuptojmë).
30. Aty, në atë vend, secili njeri provohet me atë që e ka bërë më parë dhe kthehen te All-llahu, Sundimtari i tyre i vërtetë dhe humb (shkon huq) prej tyre ajo që trillonin (se do tíu bëjnë shefatë).
31. Thuaj: ìKush ju furnizon me ushqim nga qielli e toka, kush e ka në dorë të dëgjuarit e të pamët (tuaj), kush nxjerr të gjallin nga i vdekuri e kush nxjerr të vdekurin nga i gjalli, kush rregullon çdo çështje?î Ata do të thonë: ìAll-llahuî. Ti thuaj: ìA nuk frikësoheni?î (dënimit).
32. E ky është All-llahu, Zoti juaj i vërtetë. Pas të vërtetës nuk ka tjetër pos iluzione, e si po ia ktheni shpinën (të vërtetës)?
33. Kështu është pra, vendimi i zotit tënd kundër të shfrenuarve, pse ata nuk besojnë.
34. Thuaj: ìA ka prej idhujve tuaj ndokush që ta fillojë krijimin e mandej atë (pas vdekjes) ta rikthejë?î Thuaj: ìAll-llahu e nus krijimin dhe sërish e rikthen. Si i largohen pra, së vërtetës?
35. Thuaj: ìA ka ndokush prej idhujve tuaj që ndonjë të humbur ta drejtojë në rrugën edrejtë? Thuaj: ìVetëm All-llahu udhëzon në të vërtetën. . Atëherë pra, a është më e drejtë të shkohet pas tij që udhëzon në rrugën e drejtë, apo pas atij që nuk udhëzon, (sepse nuk mund të udhëzojë as vetveten) vetëm nëse prej dikuj tjetër udhëzohet? çíështë me ju? Si gjykoni?
36. Shumica e tyre nuk përkjnë tjetër pos supozim, e supozimi nuk është asgjë ndaj të vërtetës. All-llahu di shumë mirë për atë që punojnë.
37. Nuk është e logjikshme të mendohe se ky Kurían është i trilluar prej dikujt pos All-llahut, por është vërtetues i asaj (shpalljes) që ishte më parë, dhe sqarues e komentues i librit. Nuk ka farë dyshimi se është (i zbritur) nga Zoti i botëve.
38. Përkundër kësaj, ata (idhujtarët) thonë se atë e trilloi ai (Muhammedi). Ti thuaj: ìSillne pra ju një kaptinë të ngjajshme me këtë, madje thirrni kë të doni në ndihmë, pos All-llahut, po qe se jeni të drejtë në atë që thoniî.
39. Por ja, ata përgënjeshtruan atë (Kuríanin) pa e kuptuar dhe pa ju ardhur shpjegimi i tij. Po kështu, gënjenin dhe ata që ishin më përpara. Shiko si ishte përfundimi i zullumqarëve.
40. Ka prej tyre (te të cilët u dërgua Muhammedi) që e besojnë atë(Kuríanin), e ka prej tyre edhe asaish që atë nuk e besojnë. Zoti i njeh ë së miri kokëfortit.
41. Po nëse ata të përgënjeshtruan ty, thuaj: ìMua më takon (shpërblimi nga) vepra juaj, ju nuk përgjigjeni për atë që bëj unë, e as për atë që bëni ju.
42. Ka prej tyre që të dëjojnë (kur lexon, por formalisht). A mund të bësh të shurdhëtin të dëgjojë, edhe kur ata nuk kuptojnë?
43. Ka prej tyre që të shikon ty (duket se po të shikon). A mund ta udhëzosh ti të verbërin, kur ata nuk shohin (të vërtetën)?
44. All-llahu nuk u bën asgjë të padrejtë njerëzve, por ata i bëjnë të padrejtë vetes së tyre.
45. (Përkujto) Ditën kur i tubojnë ata, (atyre u duket) sikur nuk qëndruan (në dynja) vetëm një moment të ditës, atëherë njihen mes vete. E, vërtet, kanë dështuar ata që nuk besuan këë prezencë para All-llahut, edhe nuk gjetën udhën e drejtë.
46. Nëse ta bëjmë të mundshme të shohish diçka nga (dënimi) që u premtuan atyre (mirë), ose ta marrim shpirtinty (kurse ti nuk sheh gjë), e ardhmja e tyre është vetëm te Ne. All-llahu është dëshmues i asaj që punojnë.
47. Secili popull kishte të dërguarin e vet, e kur u vinte i dërguari i tyre bëhej gjykimi i drejtë mes tyre, atyre nuk u bëhet padrejtësi.
48. Ata thonë: ìKur do të jetë ky premtim (dënim), nëse jeni të drejtë çíka thoni?
49. Thuaj: ìUnë nuk mund tíi sjellë vetes sime as dëm as dobi, pos atë që dëshiron All-llahuî. çdo popull ka afatin (e caktuar), e kur të vijë afati i tyre, ata nuk mund ta vonojnë as për një moment e as ta ngutin.
50. Thuaj: ìMë tregoni, nëse u vjen dënimi i Tij natën ose ditën, e çka i shluen të nguten për të, kriminelët?î
51. A pasi që të ndodhë (dënimi) do të besoni atë? A tani!? (po besoni), e ju ishit ata që kërkonit tíu vijë më shpejt?
52. Më vonë (në ditën e kijametit) atyre që bënë zullum u thuhet: ìShijoni dënimin e përjetshëm!î Mos jeni dënuar më shumë se çíkeni merituar?î
53. E ata kërkojnë tíu tregosh (e do të thonë): a është e vërtetë ajo (që thua për dënimin)? Thuaj: ìPo, pasha Zotin tim, ajo është më se e vërtetë, dhe ju nuk do të mund ta pengoni kurrsesi.
54. Secili njeri që ka dëmtuar veten (duke mosbesuar), po të ishte e tij çdo gjë që ekziston në tokë, ai do ta flijonte atë (për të shpëtuar). E kur e shohin dënimin, aa fshehindëshprimin (nga hutia). Atëherë bëhet gjykimi i drejtë mes tyre nuk u bëhet padrejtë.
55. Vini re! Nuk ka dyshim se gjithçka që gjendet në qiej e në tokë është e All-llahut! Kini kujdes. Premtimi iAll-llahut është më se i vërteë, por shumica e tyre nuk e dinë.
56. Ai jep jetë dhe vdekje, dhe vetëm te Ai do të ktheheni.
57. O ju njerëz! Juve ju erdhi nga zoti juaj këshilla (Kuríani) dhe shërimi i asaj që gjendet në krahrorët tuaj (në zemra), edhe udhëzim e mëshirë për besimtarët.
58. Thuaj: ìVetëm mirësisë së All-llahut dhe mëshirës së Tij le tíi gëzohen, se është shumë më e dobishme se ajo që grumbullojnë ata.
59. Thuaj: ìMë thuani, atë që All-llahu ju dha si ushqim (të lejuar), e ju nga ai diçka bëtë të ndaluar e diçka të lejuar?î Thuaj: ìA ju lejoi All-llahu ju, ose ju i shpifni All-llahut?î
60. Po çfarë është mendimi i atyre që shpifin All-llahut, për ditën e kijametit? All-llahu është dhurues i madh ndaj njerëzve, por shumica e tyre nuk falënderojnë.
61. Ti nuk angazhohesh me asnjë çështje, nuk lexon nga ai pjesë nga Kuríani dhe nuk bëni ndonjë vepër, vetëm se ne jemi prezentuesit tuaj, kur ju ndërmerrni atë. Zotit tënd nuk mund tíi fshihet as në okë e as në qiell as sa grimca e as më e vogël se ajo e as më e madhe, por vetëm sa është evidentuar në librin e sigurt.
62. A nuk janë vërtet Ewlijatë (të dashurit) e All-llahut pa frikë e brengosje?
63. Të cilët besuan dhe ishin (prej atyre) që frikësohen.
64. Atyre u jepen myzhde në jetën e dunjasë dhe në jetën tjetër (për shpëtim në Xhennet). Nuk ndryshojnë fjalët e All-llahut. E, ai është suksesi i madh.
65. Po ty të mundojnë thëniet e tyre. E tërë fuqia dhe ngadhënjimi i takon vetëm All-llahut. Ai i dëgjon dhe di të gjitha.
66. Ta keni të ditur se gjithçka që është një qiej e në tokë janë në pushtetin e All-llahut (pra, edhe idhujtarët). E ata, që pos All-llahut adhurojnë, në të vërtetë nuk janë kah pasojnë zota, ata nuk janë kah pasojnë tjetër pos supozimeve dhe nuk janë tjetër vetëm se gënjejnë.
67. Ai (All-llahu) bëri për ju natën që në të pushoni, e ditën të ndritshme (të shihni). Në këtë (që bëri) vërtet ka argumente për një popull që dëgjon.
68. (Pas të gjitha argumenteve) Ata (jobesimtarët) thanë: ìAll-llahu ka fëmijëî. Larg asaj është All-llahu, Ai síka nevojë, e Tij është çíka në tokë, ju nuk argumente për këtë (që ta thoni), a thoni për All-llahun çka nuk dini?
69. Thuaj: ìAta që trillojnë gënjeshtër për All-llahun, nuk kanë për të shpëtuarî.
70. Ata kanë një përjetim në dynja, pastaj kthimi i tyre është vetëm te Ne, e Ne do të bëjmë që ata të shijojnë dënimin e dhembshëm për shkak se nuk besonin.
71. Lexoju atyre ngjarjen e Nuhut, kur i tha popullit të vet: ìO populli im, nëse u vjen rëndë qëndrimi im më mesin tuaj, përkujtimet e mia me ajetet e All-llahut, e unë iu kam mbështetur vetëm All-llahut, ju vendosni për qëllimin tuaj, thirrni në ndihmë edhe zotat tuaj, e mos e mbani fshehtë, dhe zbatoni atë kundër meje e mos pritni.
72. E nëse prapësoheni (nga mësimet e mia), unë nuk u kërkoj ndonjë shpërblim, se shpërblimi im është vetëmprej All-llahut. Unë jam i urdhëruar të jam njëri prej muslimanëve.
73. e ata (populli i tij) e konsideruan atë rrenacak e Ne e shpëtuam atë dhe ata që ishin bashkë në anije, dhe i bëmë që ata të jenë pasardhës (zëvendësues), kurse ata që përgënjeshtruan ajetet tona i përmbytëm. Shih pra, si ishte fundi i gënjeshtarëve.
74. Mandej pas tij dërguam të dërguar te popujt e tyre , të cilët erdhën dhe u sollën atyre argumente të forta, por ata nuk i besuan asaj, të cilën më parë e kishin përgënjeshtruar. Kshtu, pra u vulosim zemrat atyre që kalojnë kufijtë.
75. Pastaj, pas tyre dërguam Musai dhe Harunin me argumentet tona, te faraoni dhe paria e rrethit ta tij, po ata paraqitën kryelartësi, pse ishte popull që bënte krime.
76. E kur u erdhi atyre e vërteta e sigurt nga Ne, ata thanë: ìKjo nuk është tjetër pos magji e qartë.
77. Musai tha: A të vërtetës i thoni magji? A magji është kjo? Magjistarët nuk shpëtojnë?
78. Ata thanë: ìMos erdhe të na largosh nga ajo (feja) që e gjetëm te prindërit tanë, për tíju mbetur ju dyve madhështia në tokë? Po ne nuk u besojmë juve dyve.
79. Faraoni tha: ìSillmëni mua të gjithë magjistarët e aftë.
80. E kur erdhën magjistarët, Musai u tha: ìHidhni çíkeni për të hedhurî.
81. E kur i hodhën ata, Musai u tha: ìKjo që e sollët ju tash, vërtet është magji!î Po All-llahu do ta asgjësojë këtë, sepse All-llahu nuk e përkrahë veprën e të prishurve.
82. Dhe me argumentet e veta All-llahu e fuqizon të vërtetën, ndonëse e urrejnë të pabesët.
83. Duke pasur frikë nga faraoni dhe nga rrethi i tij se do tíi turturojnë, Musait nuk i besoi kush pos një pjese të pasardhësve të popullit të tij. Vërtet, faraoni ishte mbizotërues në tokë dhe ai ishte prej shkatërrimtarëve.
84. Musai tha: ìO populli im, nëse i keni besuar All-llahut, vetëm atij mbështetuni, nëse jeni të dorëzuar (vendimit të Tij)!î
85. Ata iu përgjegjën duke i thënë: ìAll-llahut iu kemi mbështetur, Zoti në, mos i mundëso popullit mizor të na sprovojë!î
86. Dhe me mëshirën tënde, na shpëto prej popullit jobesimtarë!î
87. Ne i thamë Musait dhe vëllait të tij tíi bëni vend në Egjipt popullit tuaj, shtëpitë tuaja tíi bëni faltore e ta falni namazin rregullisht. Ti (Musa) përgëzoi besimtarët!
88. Musai tha: ìZoti ynë, Ti i ke dhënë faraonit dhe parisë së tij mjete të përjetimit dhe pasuri në jetën e kësaj bote, ashtu që o Zot ynë, po i largojnë njerëzit prej rrugës tënde. Zoti ynë, zhduke pasurinë e tyre, shtrëngoi zemrat e tyre, e të mos besojnë derisa të shijojnë dënimin e idhët.
89. Ai (All-llahu) tha: ìLutja juaj është pranuar, prandaj ju të dy qqëndroni ashtu si jeni e mos ndiqni rrugën r atyre që nuk dinë!
90. Ne i kapërcyem beni israilët përtej detit, e faraoni dhe ushtria e tij i ndoqi mizorisht dhe armiqësisht derisa e përhshiu atë përmbysja e ai tha: ìBesova se nuk ka Zot tjetër pos Atij që i besuan beni israilët, edhe unë jam nga muslimanët!î
91. Ti tani beson, ndërsa ma parë kundërshtove dhe ishe njëri prej shkatërruesve!
92. Sot po të shpëtojmë ty (po të nxjerrim prej detit) me trupn tënd (të vdekur), që të shërbesh si argument për ata që vijnë pas teje. Vërtet, ekziston një shumicë njerëzis që nuk hulumtojnë argumentet Tona.
93. Në të vërtetë, Ne i vendosëm beni israilët (pas shkatërrimit të armiqve të tyre) në një vend të mirë, i furnizuam ata me ushqime të dobishme dhe nuk ishin të përçarë (rreth fesë) vetëm pasi që u erdhi atyre dituria (Tevrati). Zoti yt, do të gjykojë mes tyre në ditën e kijametit, për atë që ishin përçarë.
94. Po, (fjala vjen) nëse je në dyshim për këtë që të zbritëm ty (për ngjarjet e pejgamberëve), atëherë pyeti ata që lexojnë librin para teje. Ty të erdhi nga Zoti yt e vërteta, pra, mos u bë prej atyre që dyshojnë.
95. Dhe mos u bë prej atyre që përgënjeshtruan argumentet e All-llahut, e të bëhesh nga të dështuarit.
96. Kundër atyre, për të cilët ka përfunduar caktimi i Zotit tënd, ata nuk besojnë,
97. Edhe sikur tíu kishin paraqitur atyre çdo lloj argumenti, ata nuk besojnë derisa të shohin dënimin e rëndë.
98. Përse nuk pati vendbanim që të ketë besuar e besimi i tij të ketë ndihmuar (në shpëtim), pos popullit të Junusit, që pasi që besoi, Ne larguam prej tyre dënimin shëmtues në jetën e kësaj bote dhe i lejuam të jetojnë deri në një afat të caktuar.
99. SIkur të kishte dashur Zoti yt, do tíi besonin çka janë në tokë që të gjithë. A ti di tíi detyrosh njerazit të bëhen bedsimtarë?
100. Nuk është e mundur për asnjë njeri të besojë (ndryshe), pos me ndihmën e All-llahut. E dënimin u jepë atyre që nuk mendojnë.
101. Thuaj: ìVështroni me vëmendje çka në (nga argumentet) në qiej e në tokë. Po argumentet dhe qortimet nuk bëjnë dobi ndaj një popull që nuk beson.
102. A janë duke pritur tjetër (fat) pos ditët (e zeza) si të atyre që ekzistonin para tyre? Thuah: ìPritni, pra, se edhe unë bashkë me ju po pres!î
103. E Ne pastaj i shpëtojmë të dërguarit tanë, edhe ata që besuan. Ja kështu, është detyrë e Jona, tíi shpëtojmë besimtarët.
104. Thuaj: ìO ju njerëz, nëse ju dyshoni në fenë time, unë nuk adhuroj ata që ju i adhuroni pos All-llahut, por adhuroj All-llahun që u jepë vdekjen (ashtu si u ka dhënë jetën), dhe jam i urdhëruar të jem besimtarë (i Zotit një).
105. Dhe (jam i urdhëruar): Përqëndrohu me tërë qenien tënde në fenë e drejtë, e mos u bë nga idhujtarët!
106. Dhe mos lut tjetër kë pos All-llahut, ndonjë (idhull) që nuk të sjell as dobi as dëm, e nëse bën atë, dije se i ke bërë padrejt vetvetes.
107. Nëse All-llahu të provon me ndonjë të keqe, atë símund ta largojë kush pos Tij, po nëse dëshiron të japë ndonjë të mirë, síka kush që mund ta pengojë dhuntinë e Tij. E shpërblen me të, atë që do nga robët e Tij. Ai falë dhe mëshiron shumë.
108. Thuaj: ìO ju jerëz, juve ju erfdhi e vërteta nga Zoti juaj, e kush merr rrugën e drejtë, ai ka vetëm për veten e vet, ndërsa kush e merr të shtrembëren, ai e ka humbur veten. Unë nuk jam rojë e juaj!î
109. Ti ec pas asaj që të shpallet dhe bëhu i durueshëm derisa All-llahu të gjykojë. Ai është më i miri i gjykatësve!
AvaTar-Ks- Master
- Numri i postimeve : 505
PIKE : 548
Popullariteti : 1
Data e regjistrimit : 02/07/2010
Re: Lexo në Kur'an, suren
1. Elif, Lamë, Ra, (ky është) Libër, ajetet e të cilit janë radhitur (në mënyrë të përsosur, njëkohësisht) edhe shkoqitur nga i Dijshmi i të gjitha çështjeve në hollësi.
2. Që te mos adhuroni tjetër përveç All-llahut. Unë jam (dërguar) nga Ai qortues e përgëzues për ju.
3. E të kërkoni falje Zotit tuaj dhe pendohuni (kthehuni) te Ai, se Ai do të ju mundësojë përjetime të mira (në këtë jetë) deri në një afat (të caktuar) dhe çdo punëmiri i jep shpërblimin e merituar. në qoftë se refuzojnë (të kërkojnë falje), unë pra kam frikë për ju, dënimin e ditës së madhe.
4. Se kthimi i juaj është vetëm te All-llahu, Ai ka fuqi për çdo send.
5. Ja, ata mbështjellojnë (armiqësinë në) gjoksat e tyre që ta fshehin nga Ai, po ta dini se edhe kur mbulohen me petkat e tyre, Ai e di se çka fshehin dhe çka shfaqin. Síka dyshim se Ai e di shumë mirë çka mbajnë zemrat (qëllimet) e tyre.
6. Nuk ka anjë gjallesë në tokë që All-llahu të mos ia ketë garantuar furnizimin e saj, Ai e di vendbanimin dhe vendstrehimin e saj (pas vdekjes). Të gjitha (këto) janë në librin e njohur (Levhi Mahfudhë).
7. Ai është i cili krijoi qiejt e tokën brenda gjashtë dite (fazave), e Arshi (Froni) i Tij kishte qenë (më parë) mbi ujë, që tíju sprovojë, se cili prej jush është më vepërmirë. Nëse ti u thua: ìJu do të ringjalleni pas vdekjes!î Ata që nuk besuan thonë: ìKjo (çka na thua) nuk është tjetër vetën se magji e hapur.
8. Nëse Ne e vonojmë ndëshkimin për një kohë të shkurtër kundër tyre, ata thonë: ìçka po e pengon atë?î Le të dijnë se ditën kur tíu vijë, ai nuk zbrapët prej tyre, ata do tíi rrethojë ai (dënimi) me të cilin talleshin.
9. Po nëse Ne ia japim njeriut ndonjë begati nga ana jonë, e pastaj e tërheqim atë prej tij, ai do të jetë i dëshpruar dhe përbuzës.
10. E nëse pas të keqes që e pat goditur atë, Ne dhurojmë të mira, ai do thotë: ìKaluan të këqiat prej meje!î Vërtet, ai është shfrenuar dhe mendjemadh.
11. Përveç atyre, të cilët kishin durim dhe bënin vepra të mira, të tillët kanë falje (të gabimeve) dhe shpërblim të madh.
12. A mos (shpresojnë idhujtarët se) do të lëshë nga ajo që tíu shpall ty (ngase u vjen rëndë ta dëgjojnë), dhe të shtëngon zemrën tënde ajo (komunikimi i shpalljes), për shkak se ata do të thonë: ìPse të mos i ketë zbritur atij (Muhammedit) ndonjë pasuri, ose përse të mos i ketë ardhur bashkë me të ndonjë engjëll?î Ti je vetëm qortues, e All-llahu për kujdeset prër çdo send.
13. Apo, pse ata thonë: ìAi (Muhammedi) e trilloi atë (Kuríanin)î. Thuaj: ìFormuloni pra, dhjetë kaptina si ai (Kuríani) ashtu të trilluara (siç thoni ju) dhe thirrni, pos All-llahit, po qe se jeni të drejtë (çka thoni), kë të mundeni për ndihmë!î
14. E nëse nuk përgjigjen juve, atëherë pra ta keni të qartë se ai (Kuríani), është i zbritur me dijen e All-llahut dhe se nuk ka zot pos Tij. A jeni pra myslimanë?î
15. Kush ka për qëllim jetën e kësaj bote dhe të mirat e saj, Ne do tíu plotësojmë atyre shpërblimin e veprave të tyre në të, dhe atyre në të, dhe atyre nuk do tíu mungojë gjë.
16. Të këtillëve në botën tjetër u përket vetëm Xhehennemi. Ajo që punuan dhe vepruan ata ka dështuar dhe është asgjësuar.
17. A ai që është (i mbështetur) në argument nga Zoti i tij dhe atë e përforcon dëshmia nga Ai, e para tij (Kuríanit) ishte (dëshmitar) libri i Musait (Terati) që ishte udhërrëfyes e mëshirë - (është i njejtë me atë që ka për qëllim vetëm këtë jetë)? Të tillët (që janë në rrugë të drejtë) e besojnë (Kuríanin). E kush prej tyre grupeve refuzuan atë, vendi i tij është zjarri. E ti (Muhammed) mos kij dyshim në te, ai është e vërtetë nga Zoti uyt, në të síka dyshim, por shumica e njerëzve nuk e besojnë.
18. E kush është më mizor se ai që trillon për All-llahun? Të tillët paraqiten para Zotit të tyre, e dëshmitarët thonë: ìKëta ishin të cilët gënjyen ndaj Zotit të tyre, pra mallkimi i All-llahut qoftë kundër mizorëve!î
19. Të cilët pengojnë nga rruga e All-llahut dhe përpiqen atë ta shtrembërojnë, mu ata janë që nnuk e besojnë botën tjetër.
20. Ata nuk ishin të paprekshëm në tokë (prej dënimit të Zotit), dhe ata nuk kishin mbrojtës pos All-llahut. Atyre u shumëfishohet dënimi, sepse ata nuk ishin që mund të dëgjonin dhe as nuk shikonin.
21. Ata mashtruan vetveten dhe humben prej tyre ata (idhujt) që i patën trilluar.
22. Është e vërtetë se ata në botën tjetër janë më të humburit.
23. Ata që nuk besuan dhe bënë vepra të mira dhe u përulën ndaj Zotit të tyre, ata janë banues të Xhennetit, në të janë përgjithmonë.
24. Shembulli i gjendjes së këtyre është (i atyre që nuk besuan) si ai i verbëri dhe i shurdhëti dhe (i atyre që besuan) si ai që sheh dhe dëgjon. A janë në pozitë të barabartë? A nuk përkujtoheni?!
25. Ne patëm dërguar edhe Nuhun te populli i vet (me porosi të njejtë si Muhammedin që tíu thotë): Unë ju tërheq vërejtjenn haptazi.
26. Që të mos adhuroni tjetër kë pos All-llahut, sepse unë kam frikë për dënimin tuaj në ditëm e pikëllueshme.
27. Paria që nuk besoi nga populli i tij tha: ìNe nuk të shohim ndryshe vetëm si njeri, sikurse edhe ne, ne nuk po se të pasojë kush, përveç atyre që janë më të poshtërit e më mendjelehtit nga mesi ynë dhe ne nuk shohim se ju keni ndonjë vlerë mbi ne, përkundraz, ne ju konsiderojmë gënjeshtar!î
28. (Nuhu) Tha: ìO populli im, më thuani nëse unë jam i mbështetur në argument të qartë nga Zoti im dhe Ai më dha mëshirë nga ana e Tij, e juve u janë fshehur ato (argumentet ngase jeni dhëmë pas kësaj jete), a mos do tíju detyrojmë për to (pranimin e tyre), kur ju jeni urrejtës të tyre!
29. O populli im, unë për këtë nuk kërkoj prej jush ndonjë pasuri, shpërblimi im është vetëm te All-llahu. Dhe unë kurrsesi nuk i largoj ata që besuan, ata janë afër Zotit të tyre; por unë ju shoh si popull që nuk dini e nuk kuptoni.
30. O populli im, a nuk po mendoni se nëse unë i përze ata , kush do të mund të më mbrojë mua nga All-llahu (dënimi i Tij)?
31. Unë nuk u them juve se te unë janë depot e All-llahut, as nuk u them se unë e di të fshehtën, as nuk u them se unë jam engjëll, as nuk u them atyre që sytë tuaj i nënçmojnë, se All-llahu nuk u dhuroi atyre të mira. All-llahu e di më së miri se çka në shpirtrat e tyre, pse atëherë unë konsiderohem zullumqar.
32. Ata thanë: ìO Nuh, ti polemizove me ne dhe e zgjate polemikën tonë. Urdhëro, e nëse flet të vërtetën, sillnie pra, të na godasë ajo me çka na kërcënohesh!î
33. Ai tha: ìAtë ju sjell vetëm allahu, po qe se dëshiron, e ju nuk mund ta pengoni!î
34. Nëse përpiqem tíju këshilloj, po qe se All-llahu don tíju humb, këshilla ime nuk bën dobi. Ai është Zoti juaj dhe vetëm te Ai do të ktheheni.
35. A mos po thonë se ai e trilloi atë? Thuaj: ìNëse unë kam trilluar, atëherë ai është mëkati im, e unë jam larg nga krimet tuajaî.
36. E, Nuhut i qe shpallur: ìNuk do të besojë më askush nga populli yt, përveç atyre që kanë besuar (deri më tash), pra mos u brengos për ata që punojnë ataî.
37. E, mbaroje anijen nën mbikëqyrjen tonë dhe me mësimin tonë, e mos míu drejto Mua për ata që bënë zullum, ata gjithqysh janë të përmbytur.
38. Dhe ai ndërtonte anijen e paria e popullit të tij, saherë që kalonte pranë tij përqeshej me të. Ai u thoshte: ìNëse talleni me ne, edhe ne do të tallemi me ju, ashtu siç po talleni ju!î
39. Dhe më vonë do të kuptoni se cili do të pësojë dënimin e turpshëm dhe mbi të cilin do të jetë dënim i përjetëshëm.
40. E kur erdhi urdhëri ynë (i caktuar për ndëshkim) dhe gufoi (uji) prej furrës (vend ku piqet buka), Ne i thamë: ìNgarko në të çdo krijesëë nga një çift edhe familjen tënde, përveç për kë është marrë vendim i hershëm kundër tij, e (ngarkoje) edhe kush ka besuar, po përveç një pakice nuk i kishin besuar atij.
41. Dhe ai tha: ìHipni në rë, me emrin e All-llahut ajo lundron dhe ndalet. Vërtet, Zoti është që falë shumë, është mëshirues.
42. Ajo lundron me ta nëpër valë si, e Nuhu e thirri djjalin e vet, që ishtë në një vend të ndarë: ìO djali im, hip nashkë me ne, e mos u bë me mohuesit!î
43. Ai (djali) tha: ìUnë do të ngjitëm në një kodër që do të më mbrojë nga uji (vërshimi)!î Tha: nuk ka sot mbrojtës prej dënimit të All-llahut, pos atë që Ai e ka mëshiruar!î Vala hyri mes tyre të dyve, e ai (djali u mbyt në ujë.
44. E iu pat thënë: ìOj tokë, përbije ujin tënd, dhe o qiell, ndërpreje (shiun), uji u tërhoq, urdhëri u zbatua dhe ajo (anija) undal në (kodrën) Xhudij, e u tha: ìI shkatërruar qoftë populli mizor!î
45. Nuhu e luti Zotin e vet, duke thënë: ìO, Zoti im, djali im është i familjes sime, e premtimi Yt është isaktë, ndërsa Ti je më idrejti i të drejtëve!î
46. (Zoti) Tha: ìO Nuh, ai (djali) nuk ishte nga familja jote (për të cilën të premtova se do tíi shpëtojë), ai ishte punëkeq, e ti mos më kërko Mua atë që nuk e di, Unë të këshilloj që të mos bëhesh nga injorantët!î
47. (Nuhu) Tha: ìZoti im, unë mbështetem në mbrojtjen Tënde që të (mos) kërkoj prej Teje atë për çka nuk kam njohuri, e në qoftë se nuk më fal mua dhe nuk më mëshiron Ti, do të jam i humbur!î
48. Iu pat thënë: ìO Nuh, zbarko qofsh ishpëtuar nga ana Jonë, me begati për tu. Enjë popull (tjetër) do tíi mundësojmë përjetime, e pastaj do tíi godasë dënim i dhembshëm nga ana Jonë.
49. Këto janë disa rrëfimet e panjohura (pr ty), që po tíi shpallim ty, e që para këtij (Kuríanit) nuk i ke ditur as ti as populli yt. Pra të jeshh i durueshëm se përfundimi (i lavdishëm) është për të devotshmit.
50. Edhe te (populli) Adi (dërguam) nga mesi tyre Hudin që tha: ìO populli im, ju nuk keni zot tjetër pos Tij, ju vetëm po hutoheni me trillime.
51. O populli im, unë për këtë nuk kërkoj prej jush ndonjë shpërblim. Shpërblimi im është vetëm prej Atij që më krijoi. A nuk po kuptoni.
52. O populli im, kërkoni falje prej Zotit tuaj dhe ktheniu Atij, Ai ju lëshon shi me bollëk, dhe fuqisë suaj i shton fuqi, e mos refuzoni të bëheni e të bëheni mëkatarë!î
53. Ata thanë: ìO Hud, ti nuk na solle ndonjë argument, e ne nuk i brakisim zotat tanë për fjalën tënde dhe ne nuk të besojmë tyî.
54. Ne nuk themi tjetër vetëm se dikush prej zotave tanë të ka goditur me çmendje! Ai tha: ìUnë dëshmitar e kam All-llahun, e ju dëshmoni se unë jam larg nga ajo çka ju i shoqëroni.
55. (larg adhurimit) Pos Tij. Ju pra, të gjithë përpiquni kundër meje e mos më jepni afat.
56. Unë iu kam mbështetur Allaut, Zotit tuaj, pse Ai nuk ka asnjë nga gjallesat, e që Ai të mos e ketë nën sundim, vërtet Zoti im është i drejtë.
57. Nëse kundërshtoni, unë ju kumtova atë me tëcilën jamë dërguar te ju. Zoti im do tíju zëvendësojë me një popull tjetër, Atij nuk mund tíi bëni kurrëfarë dëmi. Vërëtet, Zoti im është përcjellës i çdo sendiî.
58. E kur arriti vendimi Ynë (për dënim), Ne me mëshirën Tonë e shpëtuam Hudin, e bashkë me të edhe ata që kishin besuar. I shpëtuam prej dënimit të rëndë.
59. E ato ishin (gjurmë të gënjeshtrave të fisit) Ad-ët, që mohuan argumentet e Zotit tëtyre, kundërshtuan të dërguarin r Tij, shkuan pas urdhërit të çdo kryelarti kundërshtar.
60. Ata u prcollën me mallkim si në këtë botë, ashtu edhe në ditën e gjykimit. Le të dihet, Adët mohuan Zotin e tyre. Qoftë i shkatërruar Adi, populli i Hudit!
61. Edhe te (populli) Themud e patëm njërin prej tyre, Salihun, e ai u tha: ìO populli im, adhuronie All-llahun, ju nuk keni zot tjetër pos Tij, Ai së pari ju krijoi nga dheu dhe ju bëri banues të tij, andaj kërkoni falje prej Tij, dhe shprehni pendim te Ai. Síka dyshim, Zoti im është afër (me mëshirë), Ai përgjigjet (lutjeve)î!
62. Ata thanë: ìO Salih, ti ishe shpresë jona para kësaj. Si mund të na ndalosh të adhurojmë atë që adhuruan prindërit tanë? Vërtet, ne jemi shumë të dyshimtë e në dilemë në atë që na thërret ti!î
63. ìO populli im, më tregoni ju, nëse unë jam (i bazuar) në argument (të qartë) nga Zoti im,dhe Ai të më ketë dhënë mua mëshirë (gradën pejgamber) nga ana e Tij, kush do të më mbrojë mua nga All-llahu, nëse unë kundërshtoj Atë? Ju nuk më shtoni tjetër vetëm humbje.
64. O populli im, kjo është devja e All-llahut, për ju është një argument. Lënie pra, të ushqehet në tokën e All-llahut e mos e prekni me ndonjë të keqe e të ju godas menjëherë dënimi!î
65. E megjithatë, ata e therrën atë, e ai (Salihu) ju tha: ìPërjetoni në vendin tuaj tri ditë, ky është caktim jo i rrejshëm!î
66. E kur erdhi vendimi Ynë (për dënim), Ne e shpëtuam Salihun nga poshtërimi i asaj dite, e bashkë me të, edhe ata që besuan. Zoti yt është ai i fuqishmi, ngadhënjyesi.
67. Ndërsa ata që bënë zullum, i kapi (në ditën e katërt) krisma dhe gëdhinë kufoma (të ngrira) në vendin e tyre.
68. (gëdhinë) Sikur të mos kishin qenë fare në të. Kuptonie pra, (populli ) Themud e mohoi Zotin e vet. Mallkimi qoftë kundër Themudit!
69. Edhe Ibrahimit i patën ardhur të dërguarit (engjëjt) tanë me myzhde dhe i thanë: ìSelamî. Ai u përgjegj: ìGjithnjë paçi selamî dhe nuk vonoi tíju sjellë një viç të pjekur (të fërguar në gurë).
70. Kur pa se duart e tyre nuk shtrihen kah ai (viç), iu dukën të pazakonshme dhe ndjeu prej tyre njëfarë frike. Ata i thanë: ìMos u frikëso, ne jemi të dërguar të populli i Lutitî.
71. E gruaja (Sare) e tij (Ibrahimit) rrinte në këmbë dhe qeshi, e Ne e përgëzuam atë me Is-hakun, e pas Is-hakut Jakubin.
72. Ajo tha: ìE mjera unë, si do të lindë unë kr jam e vjetëruar, kurse ky burri im është i shtyer më moshë, vërtet kjo është gjë e çuditshme.
73. Ata i thanë: ìSi, mos po çuditesh me caktimin e Zotit?î Mëshira e All-llahut dhe bekimi i Tij qoftë me ju o familje e shtëpisë (së Ibrahimit)! Vërtet, Ai është meritues për falënderim është bamirës i madh.
74. Pasi që Ibrahimit i kaloi frika dhe i erdhi myzhdeja, ai nisi dialog me të dërguarit tanë rreth popullit të Lutit. .
75. Vërtet, Ibrahimi ishte shumë i butë, shumë i dhembshëm dhe i kthyeshëm.
76. (engjëjt i thanë) O Ibrahim lëre këtë (dialog), urdhëri i Zotit tënd tashmë ka zbritur, síka tjetër, ata do të përjetojnë dënim të pashmangshëm.
77. E kur të dërguarit tanë i erdhën Lutit, ai u keqësua për ta dhe u ngushtua rëndë me ardhjen e tyre e tha: ìKjo është ditë e vështirë!î
78. Dhe populli i tij, ë më parë bënin punë të turpshme, erdhi me ngtite ai (te Luti), e ai tha: ìO populli im, qe këto bijat e mia (gratë e atij vendi), janë më të pastra për ju kinie frikë pra All-llahun e mos më turpëroni me mysafirët e mi, a nuk ka ndër ju ndonjë njeri të mençur (e të ju ndalojë nga e keqja)?î
79. Ata thanë: ìPo ti e ke të ditur se ne, nuk kurrfarë lakmie në bijat tua, ti e di me siguri se çka dëshirojmë ne!î
80. Ai tha: ìAh, sikur të kisha fuqi kundër jush (tíju zbrapsë), ose të kisha mbështetje në ndonjë përkrahje (të fisit) të fortë!î (do tíi mbroja mysafirët e mij).
81. (engjëjt) Thanë: ìO Lut, ne jemi të dërguarit e Zotit tënd, ata (populli yt) nuk kanë për tíu afruar te ti, e ti kah fundi i natës udhëto me familjen tënde dhe askushrej jush të mos vështrojë mbrapa (familha do të shpëtojë), pos gruas sate, ajo do të jetë e goditur me çka do të goditen edhe ata. Afati i tyre është mëngjesi, a nuk është mëngjesi afër?
82. Kur erdhi urdhëri në, Ne përmbysëm të gjitha ato (fshatrat e tyre) duke kthyer çdo gjë nga lart poshtë, dhe mbi ta reshëm gurë të fortë pa ia nda.
83. (gurë) Të shënuar te Zoti yt. Ai (vend) nuk është larg zullumqarëve (idhujtarëve kurejshitë).
84. Edhe Medjenit (i dërguam) vëllain e tyre Shuajbin që ju tha: ìO popull im, adhuronie All-llahun, ju nuk keni Zot tjetër pos Tij, mos matni as mos peshoni mangut, unë po shoh se jeni në gjendje të mirë jetësore, pra unë po frikësohem për ju nga dënimi që do tíju përfshijë një ditë!î
85. O populli im, veproni drejtë gjatë matjes dhe peshimit, e mos dëmtoni njerëzit në asgjë dhe mos shkaktoni rrëmujë në tokë!î
86. Atë pjesë që ju lejoi All-llahu është shumë më e mirë për ju, nëse jeni besimtarë, e unë nuk jamë rojë juaj!î
87. Ata thanë: ìO shuajb, a namazi yt po të thotë të na urdhërosh që ta braktisim atë që adhuruan prindërit tanë, ose )po të urdhëron) për të punuar në pasurinë tonë ashtu si të dëshirojmë? Vërtet, ti qenke i butë e i mençurî. (Kjo ishte tallje e tyre).
88. ìO popull im, më thuani pra, nëse unë kam argumente të sigurta nga Zoti im dhe nga ana e Tij, Ai më furnizoi mua me të mira (si mund të mos ju udhëzoj në rrugë të drejtë?) Unë nuk dua tíju kundërshtoj (duke punuar) për atë nga e cila po ju ndaloj, unë nuk dua tjetër vetëm të përmirësoj aq sa mundem, por këtë mund ta arrij vetëm me ndihmën e All-llahut, vetëm Atij iu kam mbështetur dhe vetëm te Ai jam i drejtuar!î
89. O populli im, kundërshtimi ndaj meje të mos u shpie (në mosbesim) që të ju gjejë ajo që e gjeti popullin e Nuhut, populin e Hudit ose popullin e Salihut. E populli i Lutit nuk është larg prej jush.
90. Kërkoni falje zotit tuaj she sinqerisht pendohuni ndaj Tij. Vërtet, Zoti im është mëshirues, shumë i dashur.
91. Ata thanë: O Shuajb, ne nuk po e kuptojmë shumicën nga ajo që thua dhe ne të konsiderojmë ty të dobët në mesin tonë, dhe sikur të mos ishte ai grupi yt, ne do të gurëzonin ty, ngase ti nuk je i çmuar ndër neî.
92. Ai tha: ìO populli im, a është më i çmuar te ju farefisi im se All-llahu, që e keni hedhur Atë pas shpine? Nuk ka dyshim, Zoti im i di të gjitha ato që veproniî.
93. O populli im, veproni sa të mundeni, unë veproj, e më vonë do ta kuptoni se kush do të pësojë atë dënim që e poshtëron dhe kush është ai rrenacak. Pritni se edhe unë së bashku me ju jam duke pritur.
94. E kur erdhi urdhëri Ynë, Ne me mëshirën tonë e shpëtuam Shuajbin dhe bashkë me të edhe ata që besuan, ndërsa zullumqarët i kapi britma e tmerri, duke gëdhirë në vendin e tyre kufoma të gjunjëzuara.
95. (gëdhinë) Si të mos kishin ekzistuar fare aty. Qoftë i shkatërruar Medjeni sikurse ishte shkatërruar Themudi!
96. Ne e patëm dërguar Musain me dispozitat tona dhe me mrekulli konkrete,
97. Te faraoni dhe rrethi i tij, e ata iu bindën urdhërit të faraonit, po urdhëri i faraonit nuk ishte mençuri.
98. Në ditën e kijametit ai (faraoni) i prinë popullit të vet dhe i fut në zjarr. Sa i shëmtuar është ai vend i ofruar.
99. Edhe në këtë botë ata i përcolli mallkimi, e edhe në ditëne kijametit. Sa e keqe është ajo dhuratë e dhuruar.
100. Këto janë disa nga lajmet e vendeve që po tíi rrëfejmë ty; disa prej tyre ekzistojnë ende, e disa janë shkatërruar.
101. Ne nuk u bëmë padrejtë atyre, por ata vetvetes i bënë padrejtë. E kur erdhi urdhëri i Zotit tënd, atyre nuk u ndihmuan asgjë zotat e tyre, të cilëve luteshin pos All-llahut, dhe nuk fituan tjetër pos shkatërrim.
102. Ja, kështu është ndëshkimi i Zotit tënd, kur dënon vendet që janë zullumqare. Vërtet, ndëshkimi i Tij është i dhëmbshëme i ashpër.
103. Në këto (rrëfime) me të vërtetë ka një përvojë për atë që i frikësohet dënimit të botës tjetër. Ajo është ditë e tubimit të njerëzve dhe ajo është ditë dëshmuese.
104. Dhe atë (ditë) nuk e shtyejmë vetëm deri në një afat që është i caktuar.
105. E kur të vijë ajo ditë, askush nuk do të fasë, pos me lejen e Tij, e prej tyre (të tubuarëve), ka fatzi dhe fatbardhë.
106. e për sa u përket atyre fatkëqinjve, ata janë në zjarr, aty ata kanë dihatje e kërhamzë të vështirë (në frymëmarrje).
107. Aty janë përgjithmonë, sa të jenë qiejt dhe toka, përveç atë çka do Zoti yt, vërtet Zoti yt punon çka dëshiron.
108. E për sa u përket atyre fatmirëve,ata jan në Xhennet përgjithmonë sa të jenë qiejt dhe toka, përveçatë çka do Zoti yt (All-llahu ju dhuron) shpërblim të pakëputur.
109. Për adhurimin që bëjnë këta (idhujtarët), ti mos kij dyshim (se është i kotë). Nuk adhurojnë tjetër vetëm si adhuronin më parë prindërit e tyre, e Ne do tíu japim pjesën e tyre pa mangësi.
110. Ne edhe Musait i patëm dhënë librin, e u bë përçarje rreth tij, e sikur të mos ishte vendim i Zotit tënd i përcaktuar më heret, me siguri do të kryhej (dënimi kundër tyre). Vërtet, ata (populli yt) kanë shprehur dyshim rreth tij.
111. Síka tjetër, vetëm se secilit prej tyre, Zoti yt do tíu përmbushë veprat e tyre, se Ai është i njohur hollësisht për atë që veprojnë.
112. Ti (Muhammed) përqëndrohu vendosmërisht ashtu si je i urdhëruar, e bashkë me ty edhe ata që u penduan (prej idhujtarisë), e mos tejkaloni (kufijtë e caktuar), se më të vërtetë Ai është shikues i asaj që veproni.
113. Dhe mos anoni kah ata që bënë zullum, e për atë shkak tíju kapë zjarri, sepse përveç All-llahut nuk keni mbrojtës, e mbeteni të pa ndihmuar.
114. Dhe fale namazin në dy skajet e ditës, e edhe në orët e aërta (me ditën) të natës. Síka dyshim se vepra e mira i shlyejnë ato të këqiat. Kjo është një këshillë për ata që pranojnë këshillat.
115. Dhe ti, jij i durueshëm, se All-llahu nuk ua humb shprblimin bëmirësve.
116. E përse të mos ketë pasur nga breznitë që ishin para jush, të zotët e mendjes e të nderit që të ndalonin çrregullimin e kaosin në tokë, përveç një pakice, të cilët i shpëtuam (ngase frenuan nga të këqiat), e ata që ishin mizorë u dhanë pas kënaqësive si të shfrenar, duke vazhduar të jenë mëkatarë.
117. E Zoti yt nuk është që të shkatërrojë mizorisht vendet, nëse banorët e tyre janë punëmirë.
118. Sikur të dëshironte Zoti yt, do tíi bënte njerëzit të një feje (por nuk dëshiroi, ai e di pse). Ata vazhdimisht janë në kundërshtime (mes vete),
119. Përveç atij që mëshiroi zoti yt. Po për këtë edhe i krijoi ata. Fjala e Zotit tënd: ìGjithsesi do ta bush Xhehennemin me të gjithë exhinët dhe njerëzitî, ka marrë fund (është plotësuar).
120. Të gjitha këto që tíi rrëfyem ty nga lajmet e pejgamberëve, janë që të forcojnë zemrën tënde, dhe në to ka ardhur e vërteta e këshilla, si dhe përkujtime për besimtarët.
121. E atyre që nuk besojnë thuaju: ìVeproni sa të mundeni në atë të tuajën, edhe ne jemi duke vepruarî.
122. Ju pritni (çído të na gjejë neve), edhe ne jemi duke pritur (se çído tíju gjejë juve).
123. Vetëm All-llahut i takon dija për fshehtësitë e qiejve dhe të tokës, çdo çështje i kthehet (në kompetencë) vetëm atij, pra adhuroje Atë, mbështetu te Ai, se Zoti yt, nuk është i panjohur për atë që veproni.
AvaTar-Ks- Master
- Numri i postimeve : 505
PIKE : 548
Popullariteti : 1
Data e regjistrimit : 02/07/2010
Re: Lexo në Kur'an, suren
1. Elif, Lamë, Ra. Këto (ajete që tíu zbritën) janë ajetet e librit të qartë.
2. Ne e zbritëm atë Kurían arabisht, ahtu që ta kuptoni.
3. Ne me të shpallur të këtij Kuríani po të rrëfejmë ty (Muhammed) me të bukurin rrëfim, edhe para tij ishe nga të painformuarit.
4. (përkujto) Kur Jusufi, babait të vet i tha: ìO baba im, pashë (në ëndërr) njëmbëdhjetë yje dhe diellin dhe hënën, i pashë duke më bërë mua sexhde!î
5. Ai (Jakubi) tha: ìO biri im, mos u trego ëndërrën tënde vëllezërve tu, se po të bëjnë ndonjë dredhi, síka dyshim, djalli për njeriun është armik i hapëtî.
6. Ja, keshtu Zoti yt të zgjedh ty, të mëson interpretimin e ëndërrave, plotëson dhuntinë e tij ndaj teje dhe familjes së Jakubit, sikrse pat plotësuar atë më parë ndaj prindërve tu, Ibrahimit dhe Is-hakut. Vërtet, Zoti yt është më i dijshmi, më i urti!î
7. Njëmend, për ata që pyesin (interesohen) në ndodhinë e Jusufit dhe të vëllezërve të tij, pati fakte (mbi fuqunë e Zotit).
8. Kur ata (vëllezërit) thanë: ìPasha Zotin, Jusufi dhe vëllai i tij, janë më të dashur te baba ynë se sa ne, ndërsa ne jemi grup (i fortë). Vërtet, babai ynë është në gabim sheshazi.
9. Mbytnie Jusufin ose hidhnie diku larg në një vend e babai juaj tíju dojë juve e pas asaj (pendohuni) bëheni njerëz të mirë.
10. NJëri prej tyr etha: ìMos e bmytni Jusufin, e në oftë se jeni për të bërë diç, lëshonie atë në fund të bunarit, do ta marrë atë dikush prej dhëtarëveî.
11. Ata thanë: ìO baba ynë çíke që nuk na beson për Jusufin, e ne ia duam të mirën atij?
12. Dërgoje nesër atë me ne, le të hajë pemë dhe le të luajë me siguri do ta ruajmë atë.
13. Ai tha: ìUnë mallëngjehem po të vijë me ju, e edhe kam frikë se do ta hajë ujku, kur mungon kjdesi juaj për tëî.
14. Ata thanë: ìPër Zotin, nëse e ha ujku, e duke qenë në grup kaq i fortë, atëherë ne mos qofshim fare!î
15. Pasi që ata shkuan me të dhe vendosën ta vënë në fund të bunarit, Ne i shpalëm: ìTi do tíi njoftosh ata për këtë vepër të tyre, e duke mos ditur ata (do të vijë koha të ju thuash për këtë vepër e ata nuk do të dinë se ti je Jusufi)î.
16. E në mbrëmje erdhën duke qarë te baba i tyre.
17. Thanë: ìO baba në, ne shkuam të bëjmë gara, e Jusufin e lamë te teshat tona dhe atë e kishte ngrënë ujku. Ti nuk do ttë na besosh neve, edhe po të emi të vërtetë!î
18. E erdhën (i sollën) e në këmishën e tj me gjak të rrejshëm. Ai tha: ìJo, (nuk e k ngrënë ujku), por epshet tuaja ua hijeshuan punën. Halli im është: durim i mirë. All-llahu është nga i cili kërkohet ndihmë për këtë që përshkruani juî.
19. Dhe atypari kaloi një gru udhëtarësh, e e dërguan ujëbartësin (për ujë), e ai e lëshoi kofën e vet (në bunar) dhe tha: ìMyzhde! Qe një djalosh!î Ata e fshehën atë si mall tregtie. Po All-llahu e dinte shumë mirë seçívepronin ata.
20. Dhe e shitën atë (Jusufin( për një çmim të vogël, për disa dirhemë (masë argjendi) të numëruar, sepse në mesin e tyre pati asash që nuk lakmuan (për çmim më të lartë).
21. E ai që e bleu nga Misiri (Egjipti) i tha gruas së ve: ìBëni pritje të kënaqshme, se është shpresë tíia shohim hajrin ose ta adoptojmë për fëmijë!î Ja, kështu (sikuse e shpëtuan nga bunari), Ne i bëmë vend Jusufit në tokë (në Egjipt), e që tíia mësojmë atij shpjegimin për disa ëndërra. All-llahu është mbizotërues i punës së vet, por shumica e njerëzve nuk e dinë (fshehtësinë e çështjeve).
22. E kur e arriti pjekurinë e tij, Ne i dhamë pushtet e dituri. E kështu Ne i shpërblejmë punëmirët.
23. E ajo, në shtëpinë ë së cilës ishte Jusufi, i bëri lajka atij dhe ia mbylli dyert e i tha: ìEja!î Ai (Jusufi) tha: ìAll-llahu më ruajtë, ai zotëriu im (e burri yt), më nderoi me vendosje të mirë (si mud tíi bëj hile në familje)î. Síka dyshim se tradhtarët nuk kanë sukses.
24. Ajo mësyni atë qëllimidht, e atij do tíi shkonte mendja ndaj saj, sikur të mos i prezentohej argumenti nga Zoti i tij. Ashtu (e bëmë të vendosur) që të larojmë nga ai të keqen dhe të ndytën. Vërtet, ai ishte nga robët tanë të zgjedhur.
25. Dhe, që të dy ata u ngutën kah dera, e ajo ia grisi këmishën nga mbrapa dhe pranë dere ata të dy takuan burrin e saj, e ajo tha ìçfarë mund të jetë ndëshkimi i atij që tenton të keqen në familjen tënde, përpos të burgoset, ose dënim të dhembshëm. ?î
26. Ai (Jusufi) tha: ìAjo míu vërsul mua!î Një dëshmitar nga familja e saj gjykoi: nëse këmisha e tij është grisur përpara, ajo ka thënë të drejtën, kurse ai gënjen.
27. E nëse këmisha e tij është grisur prapa, atëherë gënjen ajo, kurse ai është i drejtë.
28. E kur e pa ai (burri i saj) këmishën e tij të grisur prapa, tha: ìKjo është dredhi juaja, vërtet dredhia juaj është e madhe!î
29. ìJusuf, largohu nga kjo (mos ia përmend askujt)! E ti (gruas) kërko falje për mëkatin tënd, se vërtet ti qenke fajtore!î
30. Një grup nga gratë e qytetit thanë: ìGruaja e zotëriut (e ministrit) i vërsulet marrëzisht shërbëtorit të vet, atë e ka kapluar në shpirt dashuria, e ne jemi të bindura se ajo është në humbje të hapët.
31. E kur ajo dëgjoi për ato përshpëritjet e tyre, dërgoi tíi thërrasë ato, u përgaditi vend mbështetje dhe secilës prej tyre idha nga një thikë e tha: ìDilu para atyre!î Kur e panë atë, ato u tronditën dhe i prenë duart e tyre e thanë: ìAll-llahut i qofshim falë! Ky nuk është njeri, ky nuk është tjetër vetëm se ndonjë engjëll i lartë!î
32. Ajo tha: ìQe, ky është ai për të cilin më qortuat mua, e unë e mësyna atë, po ai u ruajt fort. Po që se nuk e bën çka e urdhëroj, ai gjithqysh do të burgoset dhe do të nënçmohetî.
33. Ai (Jusufi) tha: ìO Zoti im, burgu është më idëshiruar për mua, se sa atë që më ofrojnë ato mua dhe nëse Ti nuk më largon prej meje dredhinë e tyre, unë mund të anoj te ato dhe të bëhem injorant.
34. E Zoti i tij ia pranoi lutjen atij dhe largoi nga ai dredhinë e tyre. Vërtet, Ai është që dëgjon (lutjet) dhe di (gjendjen).
35. Mandej, pasi që vertetuan argumentet (e pastërtisë së Jusufit), atyre (ministrit dhe rrethit të tij) iu paraqit ideja që ata për një kohë ta burgosin.
36. Së bashku me të hynë në burg dy të rinj. Njëri prej atyre dyve tha: ìUnë ëndërrova veten se po shtrydhi (rrush për) verëî. E tjetri tha ìUnë ëndërrova se po bart mbi kokë një bukë nga e cila hanin shpezëtî. Na trego komentin e saj, se ne të konsiderojmë nga komentuesit e mirë (të ëndërrave).
37. Tha: ìnuk ju vjen juve ndonjë ushqim me të cilin ushqeheni, e që unë të mos e dijë, tíju përshkruaj atë para se tíju vijë. Kjo është nga ajo çka më mësoi Zoti im (nuk është fall e as prognozë). Unë kam braktisur fenë e një populli që nuk e beson All-llahun as botën tjetër, e ata ishin jobesimtarëî.
38. Unë ndoqa fenë e prindërve të mij: Ibrahimit, Is-hakut, Jakubit. Neve nuk na takoi tíi përshkruajmë kurrë një send shok All-llahut. Ky (besim i drejtë) është dhuratë e madhe nga All-llahu ndaj nesh dhe ndaj njerëzve, por shumica e njerëzve nuk ia dinë vlerën.
39. O ju dy shokët e mij të burgut, a ësshtë më mirë të adhurohen zota të ndryshëm ose All-llahu, i vetmi ngadhënjimtar?î
40. Ata që adhuroni përveq All-llahut, nuk janë tjetër vetëm se emra që i pagëzuat ju dhe prindërit tuaj. All-llahu nuk shpalli ndonjë fakt për ta, vendimi (në çështjen e adhurimit) nuk i takon kujt, pos All-llahut, e Ai urdhëroi të mos adhuroni tjetër vetëm Atë. Kjo është feja e drejtë, por shumica e njerëzve nuk e dinë.
41. O shokët e mij të burgut! Njëri prej ju dyve do tíi japë të verë zotëriut të vet, e tjetri do të varet, kurse shpezët do të hanë nga koka e tij. çështja për të cilën kërkuat shpjegim, ka marrë fund (kështu).
42. E atij për të cilin besonte se është i shpëtuar i tha: ìMë përkujto mua te zotëriu ytî. Po djali e vuri në harresë ta përkujtonte te zotëriu i tij, e për këtë mbeti në burg disa vjet.
43. E (kur u afrua lirimi i Jusufit) mbreti tha: ìKam parë ëndërr shtatë lopë të majme dhe shtatë lopë të dobëta që i hanin ato (të dobëtat, i gëlltitën ato të majmet) dhe shtatë kallinj të gjelbër (që kishin lidhur frytin) e (shtatë) të tjerë të tharë. O ju pari, nëse dini të interpretoni ëndrrën, më tregoni për ëndërrën time!î
44. Ata (paria) thanë: ìËndërra të përziera, e ne nuk dimë komentin e ëndërrave të tillaî.
45. E ai prej atyre dyve që shpëtoi (që i pat thënë Jusufi ta prmendë) e përkujtoi pas një periudhe e tha: ìUnë ju tregoj kuptimin e saj. Pra më lejoni të shkoj (te Jusufi)î.
46. (E dërguan te burgu, e ai tha) O Jusuf, o ti i drejti, na shpjego për shtatë lopë të dobëta që i hanin shtatë lopë të majme, dhe shtatë kallinj të gjelbër eshtatë të thatë, e ndoshta po kthehem te njerëzit (me përgjigjje), ashtu që edhe ata të kuptojnë (vlerën dhe dijen tënde)!
47. Ai (Jusufi) tha: ìMbillni shtatë vjet vazhdimisht, e çka keni korrur lënie në kallinj, pëveç një pakice nga e cila do të hani.
48. Pastaj, do të vijnë shtatë (vjet) të vështira (me skamje) që do të hanë atë që keni ruajtur për to, përveç një pakice nga ajo që do ta ruani (në depo për farë).
49. Mandej, pas asaj vjen një vit (i begatshëm) në të cilin njerëzve u bie shi dhe në të cilin do të kenë të vjela (vit i begatshëm në përgjthësi)î.
50. E mbreti tha: ìMë sillni mua atë (Jusufin)!î Dhe kur i shkoi atij (Jusufi) i dërguari (i mbretit), ai itha: ìKthehu te zotëriu yt dhe pyete atë: çíëshë puna e atyre, që i prenë duart e tyre? Vërtet, Zoti im e di shumë mirë dredhinë e tyreî.
51. Ai (mbreti) tha: ìçka ishte puna juaj kur ju vetë e dëshiruat (iu vërsulët) Jusufin?î Ato thanë: ìZoti na ruajt, ne nuk dijmë ndaj tij asnjë të keqe!î Gruaja e ministrit tha: ìTash doli në shesh e vërteta, e unë iu vërsula atij me dashuri, e ai është nga të drejtit!î
52. Këtë (e bëra thotë Jusufi) për ta ditur ai (ministri) se unë nuk e tradhtova tinëzisht dhe së vërtet All-llahu nuk realizon dredhinë e tradhtarëve.
53. Unë nuk e shfajsoj veten time, pse epshi është shumë nxitës për të keqen, përveq atë që ka mëshiruar Zoti im, se Zoti im është që fal e mëshiron shumë.
54. Mbreti tha: ìMe sillni muaatë, theshtë ta veçoj për veten time!î (ia sollën Jusufin) E pasi që bisedoi me të tha: ìTash ti ke pozitë dhe je i besueshëmî.
55. Ai (Jusufi) tha: ìMë cakto mua përggjegjës të depove të vendit, unë jam besnik i dijshëmî.
56. Dhe kështu Ne Jusufit i dhamë pozitë në vend (në Egjipt) zinte vend aty ku dëshironte. Ne e pajisim me të mira tona atë që duam, e Ne nuk ua humbim shpërblimin punëmirëve.
57. Po shpërblimi i botës tjetër, gjithsesi është shumë më i mirë për ata që besuan dhe ata që u frikësuan dhe u ruajtën.
58. Dhe (pas një kohe) vijnë vëllezërit e Jusufit e hynë te ai, e ai i njohti, ndërsa ata nuk e njihnin.
59. E pasi i furnizoi me të gjithë artikujt e nevojshëm (me barë drithi për të cilin kishin ardhur, etj. ), u tha: ìMë sillni një vëlla tuajin që keni nga baba, a nuk e vëreni se unë vërtet u plotësoj barrën (peshojën) dhe se unë jam mikëpritësi më mirë!î
60. E nëse nuk ma sillni atë (vëllaun), Ju nuk do të merrni te unë barë drithi (për ushqim), e as mos iu afroni (vendit tim).
61. Ata thanë: ìNe do të përpiqemi për të (për ta marrë) te babai i tij dhe gjithsesi ne do të bëjmë atë!î
62. Ai (Jusufi) djelmoshave të tij shërbëtorë të tij u tha: ìVënie mallin e tyre (barrën që kishin sjellë për të blerë drith) në barrët e tyre, ashtu që kur të këthehen te familja e tyre (tíi hapin barrët) ta njohin, e ndoshta do të kthehen sërish te naî.
63. E kur u kthye te babai i tyre thanë: ìO baba ynë, po na ndalohet barra (drithi), lejonie të vijë me ne vëllau ynë (Binjamini) që të marrim ushqim, e ne do të ruajmë atë (nga çdo e keqe)î.
64. Ai (Jakubi) tha: ìA tíu besoj për këtë sikurse u besova më parë për vëllain e tij (Jusufin), po All-llahu është mbrojtësi më i mirë dhe Ai i mëshiruesveî.
65. E kur i hapën barrët e tyre, e gjetën mallin e tyre që iu ishte kthyer dhe thanë: ìO ati ynë, çka duam më tepër, qe ky është malli ynë që na u kthye, do të furnizojmë me drith familjen tonë, do ta ruajmë vëllain tonë dhe do ta shtojmë një barrë deveje, e kjo është sasi e lehtë (për sundimtarin)î.
66. Ai (Jakubi) tha: ìUnë kurrsesi nuk e dërgoj atë me ju, derisa të më jepni besën (e fortë) në All-llahun, se gjithsesi do të ma ktheni atë mua, përveç nëse u diktojnë rrethanat e nuk mundeniî. E kur ata ia dhanë besën (u betuan), ai tha: ìAll-llahu është garantues për këtë që e thamëî.
67. Po ai (Jakubi) tha: ìO bijtë e mij, mos hyni (në Egjipt) për një derë, po hyni nëpër dyer të ndryshme. Unë nuk mund të largoj prej jush asnjë send nga caktimi i All-llahut, vendimi nuk është i tjetërkujt vetëm i All-llahut, vetëm Atij iu kam mbështetur dhe vetëm Atij le tíi mbështeten ata që besuan.
68. Dhe ata hynë ashtu si porositi babai i tyre, po ajo nuk ishte gjë që do tíu ndihmonte asgjë nga caktimi i All-llahut, përveç një dëshirë të Jakubit që e kishte në vete dhe kreu. Po ai (Jakubi) ishte i dijshëm për te, ngase Ne e kemi mësuar për atë, por shumica e njerëzve nuk e dinë.
69. E kur hynë te Jusufi, aii (Jusufi) e afroi pranë vete vëllain e vet (Binjaminin) dhe tha: ìUnë jam vëllai yt, e ti mos u pikëllo për atë që ata vepruan!î
70. E kur i pajisi ata me pajimet e tyre e vuri tasin (gotën) në barrën e vëllait të vet, e pastaj një thirës thirri: ìO ju devexhinj, ju jeni vjedhës!î
71. U kthyen (devexhinjtë) dhe thanë: ìçka keni humbur?î
72. (shërbëtorët e sundimtarit) Thanë: ìKemi humbur tasin e sunduesit, e kush e sjell atë (tasin), ka (shpërblim) një barrë deveje (drith). Unë vetë jam për këtë garantues!î
73. Ata (vëllezërit e Jusufit) thanë: ìPasha All-llahun, ju e dini se ne nuk kemi ardhur për të bërë shkatërrime në tokë dhe nuk jemi vjedhës!î
74. (shërbëtorët) Thanë: ìNëse jeni gënjeshtarë, çfarë duhet të jetë ndëshkimi i atij (që ka vjedhur)?î
75. Vëllezërit thanë: ìDënimi i tij është, vetë ai (të robërohet) në barrën e të cilit gjendet. Kështu ne i dënojmë të padrejtit!î
76. Dhe filloi (kontrollimi) në barrët e tyre, përpara barrës së vëllait të vet, e pastaj e nxorri atë (tasin) nga barra e vëllait të vet. Kështu Ne e mësuam të planifikojë Jusufi. Sipas ligjit të mbretit, atij (Jusufit) nuk i takonte ta ndalte (peng) vëllain e vet, përveç kur është dëshira e All-llahut. Atë që duam Ne e lartësojmë shumë në dituri, e mbi secilin të dijshëm ka edhe më të dijhëm.
77. (vëllezërit) Thanë: ìNë pastë vjedhur ky, ka pasë vjedhur më parë një vëlla i tij. Jusufi këtë e mbajti fshehtë në vete e nuk ua zbuloi atyre dhe tha: ìJu jeni në pozitë më të keqe (këtë e tha me vetvete e jo atyre), All-llahu e di më mirë për atë që trilloni.
78. Ata thanë: ìO zotëri, ai ka një babë shumë të vjetër, pra , në vend të tij na merr njërin prej nesh. Bënë këtë të mirë se ti je prej atyre që bëjnë mirë!
79. Ai (Jusufi) tha: ìAll-llahu na ruajt, të marrim tjetër pos atij te i cili e kemi gjetur teshën tonë, ne atëherë do të jemi të padrejtë!î
80. E kur e humbën shpresën prej tij, u veçuan për tíu konsultuar. Më i maddhi i tyre tha: ìA nuk e dini që babi juaj ka marrë prej jush besën në All-llahun, e më parë çafrë padrejtësie keni bërë ndaj Jusufit?î Unë pra nuk ndahem kurrë prej kësaj toke (të Egjiptit) deri që të më lejojë babai im, ose të vendosë All-llahu (mirë) për mua, e Ai është gjykatës më i drejtë.
81. Ju kthehuni te babai juaj dhe thuani: ìO at ynë, djali yt vodhi, ne dëshmojmë vetëm për atë që dijmë, e për të fshehtën ne nuk ishim roje!î
82. Ti dërgo e pyeti (banorët në) qytetin ku ishim ne, po ashtu edhe (ata me) karavanin me të cilin kemi ardhur. Ne jemi të drejtë (çítë themi).
83. Ai (Jakubi) tha: ìJo, çështjen ua lehtësoi epshi juaj, (mua nuk më ka mbetur tjetër) Durimi i mirë, shpresë që All-llahu do të míi sjellë të gjithë; Ai është më i dijshmi, më i urti!î
84. Dhe, ua ktheu shpinën e tha: ìO dëshprim i imi për Jusufin, hde nga pikëllimi iu zbardhën të dy sytë, po i përmbajtur (nga pikëllimi).
85. Ata thanë: ìPër All-llahun ti vazhdimisht e përkujton Jusufin derisa do të sëmuresh rëndë, e të shkatërroheshî.
86. Ai (Jakubi) tha: ìUnë hidhërimin tim dhe pikëllimin tim, ia parashtroj All-llahut, e unë di për All-llahun atë që ju nuk e diniî.
87. (Jakubi u tha të bijëve të vet) O bijtë e mi, shkoni dhe hulumtoni (në Egjipt) për Jusufin dhe vëllain e tij, e mos e humbni shpresën nga mëshira e All-llahit, pse vetëm populli jobesimtarë e humb shpresën në All-llahun.
88. (shkuan) E kur hynë te ai i thanë: ìO ti zotëri, neve dhe familjen tonë na ka goditur skamje e vështirë, e kemi ardhur me një mall të vjetër, e ti pra na mbush masën (barrën) dhe na dhuro, All-llahu i shpërblen ata që dhurojnëî.
89. Ai (Jusufi) tha: ìA e dini çka keni bërë me Jusufin dhe vëlain e tij, kur ishit injorantë?î
90. Ata thanë: ìA ti je vetë Jusufi?î Ai tha: ìUnë jam Jusufi, e ky është vëllai im, All-llahu na dhuroi shpëtim, pse ai që ruhet dhe bën durim, síka dyshim All-llahu nuk e humb shpërblimin e punëmirëveî.
91. Ata thanë: ìPasha All-llahun, është e vërtetë se All-llahu të ka lartësuar mbi ne, kurse ne vërtet ishim fajtorë!î
92. Ai tha: ìSot nuk ka qortim kundër jush, All-llahu ju faltë juve; Ai është më mëshirues i mëshiruesve!
93. Ju shkoni me këtë këmishën time, dhe hidhnia atë babit tim në fytyrë, e atij do tíi kthehen të pamët, e pastaj ejani te unë me tërë familjen timeî.
94. (u nisën) Dhe posa u ndanë devet (prej qytetit), i ati i tyre tha: ìPo e ndiej erën e Jusufit, mos më konsideroni të matufosur. î (këtë ia tha familjes së vet në Palestinë).
95. Ata (që ishin prezent) thanë: ìPër All-llahun ti vërtet qëmoti në humbjeî.
96. E kur erdhi myzhdexhiu, ia vuri atë (këmishën) mbi fytyrën e tij, atij iu kthye të pamët dhe tha: ìA nuk ju thashë se unë di nga All-llahu çka ju nuk dini?î
97. Ata thanë: ìO baba ynë, lutu për neve të na falen mëkatet tona, se me të vërtetë kemi qenë fajtorë!î
98. ìMë vonë do të kërkoj Zotit tim faljen tuajî, tha ai (Jakubi), se vërtet, Ai është që falë, është mëshirues.
99. (E morën familjen dhe shkuan) e kur hynë te Jusufi, ai i afroi ngat vete të dy prindërit r tij dhe tha: ìMe dëshirën e All-llahut hyni në Egjipt të sigury!î
100. Dhe ai të dy prindërit e vet i mori lart në fron (i uli pranë vete), e ata iu përulën atij, e ai tha: ìO ati im, kjo është domethënia e ëndërreës sime të mëparshme. Zoti im këtë tanimë e bëri realitet, e mua më dhuroi mirësi kur më nxorri prej burgut, e juve u solli ngs fshati pasi djalli pat futur përçarje ndërmjet meje dhe vëllezërve të mij. Zoti, im me mjeshtri e butësi realizon dëshirën e vet për çka don, vërtet Ai është më i dijshmi, i urti.
101. (Pasi iu plotësua dëshira Jusufit tha) Zoti im, Ti më ke dhënë mua pushtet, më mësove mua komentin e ëndërrave; o Krijues i qiejve e i tokës, Ti je kujdestar imi në dynja e në Ahiret, më bën të vdes mysliman dhe më bashko me të mirët!î
102. Këto janë nga ato lajme të panjohura, e Ne po tíi shpallim ty (Muhammed), se ti nuk ke qenë pranë tyre kur ata vendosën çështjen e tyre (hudhjen e Jusufit në bunar etj. ) dhe kur bënin dredhi.
103. Po ti edhe pse lakmon (për besimin e tyre), shumica e njerëzve nuk do të besojnë.
104. Megjithatë që ti nuk kërkon prej tyre ndonjë për të (për këshillë e udhëzim). Ai (Kuríani) nuk është tjetër vetëm se këshillë për mbarë njerëzit.
105. Sa e sa argumente ka në qiej e në tokë, të cilët i shohin, por ata nuk i vështrojnë fare.
106. Dhe shumica e tyre nuk beson ndryshe All-llahun, vetëm se duke i shoqëruar (zota të tjerë).
107. A mos janë siguruar ata prej dënimit që mund tíu vijë nga All-llahu e tíi mbulojë, ose befas duke mos hetuar fare tíu vijë katastrofa e përgjithshme.
108. Thuaj: ìKjo është rruga ime, e vënë në fakte të qarta, e që unë dhe ai që vjen pas meje. Larg të metave është All-llahu, e unë nuk jam nga idhujtarët. î
109. Ne nuk dërguam para teje vetëm se burra nga banuesit e qyteteve, të cilët i pajisëm me shpallje. A nuk udhëtuan ata nëpër tokë e të shihnin se si ishte përfundimi i atyre që ishin më parë? E síka dyshim se jeta e botës së ardhshme është shumë më e dobishme për ata, të cilët janë ruajtur; a nuk mendoni?
110. (nuk dërguam tjetër vetëm burra e ndihma u vonua) Derisa të dërguarit gati e humbnin shpresën (se do tíi besojë populli), dhe menduan se u përgënjeshtruan (pse ende nuk i kapi dëninmi), e atëherë u erdhi atyre (tëdërguarve) ndihma Jonë. Ne i shpëtuan atë që dashtëm. E dënimi Ynë kundër popullit idhujtarë nuk zbrapset.
111. Ne tregimet e tyre (të dërguarve dhe të Jusufit me vëllezër) pati mësime e përvojë për të zotët e mendjes. Ai (Kuríani) nuk është bisedë e trilluar, por vërtetues i asaj që ishte më parë (librave të shenjta) dhe sqarues i çdo sendi, e edhe udhërrëfyes e mëshirë për një popull që beson.
AvaTar-Ks- Master
- Numri i postimeve : 505
PIKE : 548
Popullariteti : 1
Data e regjistrimit : 02/07/2010
Re: Lexo në Kur'an, suren
1. Elif, Lamë, Mimë, Ra. Këto ajete të kësaj kaptine dhe e tërë ajo që tíu shpall ty nga Zoti yt, janë realitet, por shumica e njerëzve nuk besojnë.
2. All-llahu është Ai që ngriti qiejt pa ndonjë shtyllë. Ju i shihni ato. Ai u vendos mbi Arsh dhe nënshtroi diellin e hënën që çdo njëri udhëton deri në një afat të caktuar; Ai rregullon çështjen (e gjithësisë), sqaron argumentet, që të jeni të bindur për takimin (pas ringjalljes) me Zotin tuaj.
3. Dhe ai është, i cili tokën e shtriu, dhe në të krijoi kodra e lumenj dhe prej secilit frut bëri dy lloj (çift), bëri që nata ta mbulojë ditën. Vërtet, në gjithë këtë ka fakte për njerëzit që thellë mendojnë.
4. E në tokë, copa sipërfaqesh, te ngjitura njëra me tjetrën, kopshte të hardhisë, të bmjella (të llojllojshme) dhe hurma (bimë këto) që janë të degëzuara në shumë trupa dhe jo të degëzuara (nga një filiz) e të gjitha jiten nga një ujë, dhe Ne shijen në ngrënie të frutave të tyre e kemi dalluar njërën prej tjetrës. Edhe kjo dëshmon për argumente për njerëzit e mençur.
5. E nëse ti (Muhammed) çuditesh (përse të përgënjeshtrojnë), është edhe më e çuditshme thënia e tyre: ìA do të kemi krijimtë ri pasi të jemi bërë dhe?î këta janë ata që mohuan Zotin e tyre, ata që do të ndëshkohen me pranga në qafë. Pra këta janë banues të zjarrit ku do të qëndrojnë përgjithmonë.
6. E ata prej teje këkojnë ngutje zbatimit të së keqes para të së mirës edhe pse para tyre pati aso dënimesh (por nuk kanë marrë mësim). Síka dyshim se Zoti yt u fal njerzve mëkatet e tyre, por síka dyshim se Zoti yt është edhe ndëshkues i rreptë.
7. Ata, të cilët nuk besuan thonë: ìPse të mos i ketë zbritur atij (Muhammedit) ndonjë argument (mrekulli praktike) nga Zoti i tij?î Ti je vetëm qortues. çdo popull pati udhëzues (pejgamber).
8. All-llahu e di se çíbart çdo grua, dhe (e di) çka pakësojnë e çka shtojnë mitrat. te Ai është çdosend me masë të caktuar.
9. Ai është që di të fshehtëndhe të dukshmen, Ai është i madhëruari e i latrësuari.
10. Për të është njësoj (në dijen e Tij) si ai që fsheh prej jush thënien, si ai që e shpreh haptazi, si ai që vepron fshehtas natën (në errësirë të natës) dhe si ai që vepron haptazi ditën.
11. Ai (njeri) ka përcjellës një pas një, para tij dhe prapa tij, që me urdhërin e All-llahut e ruajnë atë. All-llahu nuk e prish gjendjen e një populli (nuk ua largon të mirat) për derisa ata ta ndryshojnë veten e tyre. Po, kur All-llahu vendos ta ndëshkojë një popull, atë nuk ka kush që ta zbrapsë. Ata, (njerëzit) nuk kanë mbrojtës tjetër pos Tij.
12. Ai është që ju shfaq vetëtimën trishtuese (nga ndonjë fatkeqësi), por edhe shpresëdhënëse (për shi), dhe formulon re të dendura.
13. Ndërkaq, murmurima madhëron (Zoti një) me falënderimin (që i takon) e Tij, (e madhërojnë) edhe engjëjt nga droja ndaj Tij. E Ai dërgon rrufetë dhe me ato godt kë të dojë. Ndërsa idhujtarët polemizojnë rreth All-llahut, e ai është ndëshkues i rreptë.
14. Lutje e vërtetë është vetëm ajo drejtuar Atij, e ata që u luten të tjerë pos Tij, ata nuk u përgjigjen atyre asgjë tjetër (gjendja e tyre është) vetëm si e aij që shtrin duart (prej së largu) kah uji, që ai (uji) nuk do tíi arrijë (sepse uji është send i vdekur e nuk e kupton për etjen e tij). E lutja e jobesimtarëve (drejtuar pos Zotit) nuk është tjetër vetëm se dështim (kotësi).
15. Gjithçka ka në qiej e në tokë i bën sexdhe vetëm All-llahut me dëshirë ose me dhunë, (i bëjnë sexhde) ëshë hijet e tyre në mëngjes e mbrëmje.
16. Thuaj: ìKush është Zoti (Krijuesi) i qiejve e i tokës?î Thuaj: ìAll-llahu!î Thuaj: ìA keni pranuar pos tij zota që nuk kamë mundësi tíi sjellin as dobi as dëm vetvetes?î Thuaj: ìA është i barabartë i verbëri me atë që sheh, ose, a janë të njëjta errësirat me dritën?î A mos i bënë All-llahut shokë (idhuj) e edhe zota krijuam si krijoi Ai dhe atyre u është bërë i ngjashëm (i paqartë) krijimi (e nuk po dinë se ciliështë krijim i Zotit, e cili i idhujve)? Thuaj: ìAll-llahu është krijues i çdo sendi, Ai është i vetmi ngadhënjyes!î
17. Ai e lëshon ujin (shiun) nga qielli e sipas madhësisë së tyre rrjedhin përrocka, kurse vele bart mbi vete shkumë të fryer lart. Shkuma e ngjashme është edhe ajo kur shkrihet (metal) në zjarr për të përfituar ndonjë stoli ose ndonjë mjet. Kështu, All-llahu sqaron shembullin e të së vërtetës dhe të pavërtetës. Për sa i përket shkumës (së ujit apo të metaleve), ajo hidhet si mbeturinë, ndërsa ajo që u sjell dobi njerëzve, ajo mbetet në tokë. Kësisoj All-llahu i sjell shembujt.
18. Atyre që i janë përgjegjur Zotit të tyre u takon shpërblimi më i mirë, ndërsa ata që nuk iu përgjigjen Atij, ata do të japin si kompensim, sikur të ishte e tyre aqë shumë sa e gjithë pasuria tokësore edhe një herë aq. Ata kanë llogarinë më të rëndë, vendstrehimi i tyre është Xhehennemi që është shtrat i keq.
19. A është i njejtë ai që e di se ajo që tíu shpall ty nga Zoti yt është e vërtetë, si ai që është i verbër? Vetëm njerëzit e arsyeshëm që kanë mendje të shëndoshë e kuptojnë të vërtetën.
20. Ata janë, të cilët e zbatojnë besën e dhënë All-llahut dhe nuk e thyejnë zotimin.
21. Dhe ata që e mbajnë lidhjen për të cilën All-llahu ka urdhëruar të mbahet, që frikësohen nga Zoti i tyre dhe nga llogaria e rëndë e përgjegjësisë.
22. Edhe ata që patën durim (ndaj të këqiave) për të fituar kënaqësinë e Zotit të tyre dhe që e falën namazin, dhe nga ajo me çka Ne i furnizuam ata kanë dhënë fshehtas e haptas dhe me të mirë e largojnë të keqen. Të tillët kanë përfundim më të mirë.
23. (përfundimi i mirë është) Xhennete të Adnit (vende të përjetshme) ku do të hyjnë ata, edhe prindërit, gratë dhe fëmijët e tyre të cilët kanë qenë vepërmirë ata do tíi vizitojnë engjëjt duke hyrë në secilën derë.
24. (u thonë) Selamun alejkum, me durimin tuaj gjetët shpëtimin; sa ërfundim i lavdishëm është ky vend.
25. E ata që e thyejnë besën e dhënë All-llahut pasi u patën zotuar, e këpusin atë për të cilën All-llahu ka urdhëruar të jetë e pakëputur, bëjnë shkatërrime në tokë, ata janë të mallkuar dhe ata kanë përfundim të keq.
26. All-llahu i ofron furnizim me bollëk atijqë do dhe ia kufizon (atij ë do). Po ata (jobesimtarët) janë të gëzuar me jetën e kësaj bote. e jeta e kësaj bote ndaj botës tjetër nuk është tjetër vetëm se një përjetim (i shkurtër).
27. E ata që nuk besuan (idhujtarët mekas) thonë: Përse nuk iu shpall (Muhammedit) ndonjë mrekulli nga Zoti i tij?î Thuaj: ì(Iu shpall Kuríani, por ju u verbuat) All-llahu e le të humbur atë që do, kurse atë që pendohet nga të këqiat e shpie në rrugë të drejtë.
28. Ata që besuan dhe me të përmendur All-llahun, zemrat e tyre qetësohen; pra ta dini se me të përmendur All-llahun zemrat stabilizohen.
29. Ata janë të cilët besuan dhe bënë vepra të mira, ata janë të lumtur dhe kanë ardhmëri të mirë.
30. Kështu, Ne të dëguam te një popull, para të cilit kauluan shumë popuj, e që tíju komunikosh atë që Ne të shpallëm ty, sepse ata jnë duke mohuar Mëshiruesin (Zotin). Thuaj: ìAi (Rrahmani) është Zoti im, nuk ka zot tjetër pos Atij. Vetëm Atij i jam mbështetur dhe vetëm te Ai është e ardhmja ime.
31. Sikur të ishte ndonjë Kurían që me të do të ecnin malet, që me të do të plasej toka, që me të do të flisnin të vdekurit (është ky)?î Jo, (ata nuk besojë) se e tërë çështja i takon vetëm All-llahut. A nuk e kanë të qartë atë që besuan se, sikur të donte All-llahu, do tíi drejtonte në rrugë të drejtë të gjithë njerëzit, por ata që nuk besuan e për shkak të asaj që bënë, do tíi godas vazhdimish fatkeqësi e kohës ose do ta rrehojë (fatkeqësia) vendin e tyre, derisa të vijë urdhëri i All-llahut (e të triumfojë islami). All-llahu nuk e thenë premtimin.
32. edhe me të dërguarit para teje kanë bërë tallje. Porse Unë atyre që nuk besuan u pata dhënë afat, pastaj i ndëshkova (me dënim), e çfarë ishte dënimi Im!
33. A është Ai që përcjell secilin njeri se çívepron (sikur idhujt që nuk kuptojnë asgjë)? e ata i përshkruajnë All-llahut shokë. Thuaj: ìPërshkruani realitetin e tyre! A ju po e njoftoni Atë për atë (shok) kinse Ai nuk po ditka se çíka në tokë, apo vetëm po i emërtoni me fjalë (e ata as që ekzistojnë)? Jo, por ata që nuk besuan u duket e mirë dredhia e tyre, ndaj janë larguar nga rruga e drejtë, dhe atë që All-llahu e le të humbur, për te nuk ka udhëzues.
34. Ata kanë dënim në jetën e kësaj bote , e síka dshim se dënimi i botës tjetër është shumë i rënrë. Ata nuk ka kush tíi mbrojë prej ndëshkimit të All-llahut.
35. Shembulli (atributi) i Xhennetit që u është premtuar të devotshëmve është: që nën (palatet) të rrjedhin lumenj, që ushqimi në të dhe hija në të është e përhershme. ai është përjetim i lumtur i atyre që i shin ruajtur,e pëfundimi i jobesimtarëve është zjarri.
36. Ata të cilëve Ne u dhamë shallje, gëzohen me atë që tíu shpall ty, e ka prej grupacioneve (të besimeve të ndryshme) që mohojnë një pjesë të tij (të Kuríanit). Thuaj: ìUnë jam urdhëruar që të adhuroj vetëm All-llahun, e mos tíi bëj shok Atij. Unë vetëm te Ai thërras (njerëzit) dhe vetëm te ai është kthimi im!î
37. Dhe ashtu, Ne e shpallëm atë (Kuríanin) kushtetutë në arabishte. e nëse ti pasi të kanë ardhur argumente të qarta, shkon pas dëshirave të tyre, ti nuk ke prej All-llahut as ndihmë as mbrojtje.
38. Ne dërguam edhe para teje të dërguar dhe atyre u mundësuam të kenë gra e fëmijë. Asnjë të dërguari nuk i takoi të sjellë ndonjë mrekulli vetëm me lejen e All-llahut. Për secilin afat ekziston evidencë e caktuar.
39. All-llahu shlyen (nga ajo evidencë) çka të dojë, e edhe forcon (çka të dojë). Vetëm te Ai është baza e librit (Levhi Mahfudhi).
40. Ne mund të mundësojmë ty ta shohësh atë (dënimin) që u premtojmë atyre, ose ta marrin (shpirtin) ty. Obligim yti është vetm kumtimi, kurse Jona është llogaria.
41. A nuk shohin ata se Ne i sjellim pakësimin e tokës (së tyre) nga të gjitha anët e saj. All-llahu gjykon, e síka kusj që mund tíi kundërvihet gjykimit të Tij. Ai ndërmerr masë të shpejtë.
42. Edhe ata (jobesimtarët) para tyre (idhujtarëve) bënë intrigë, po e gjithë intriga është e nënshtruar dëshirës së All-llahut, Ai e di se çka vepron secili njeri, e mohuesit do të kuptojnë se kujt do tíi takojë ardhmëri e lumtur.
43. E ata që mohuan thonë: ìTi nuk je i dërguar!î Thuaj: ìMjafton që All-llahu është dëshmitarë midis meje dhe midis jush dhe (është dëshmitar) ai që ka njohuri të librit (të shpalljeve)î.
AvaTar-Ks- Master
- Numri i postimeve : 505
PIKE : 548
Popullariteti : 1
Data e regjistrimit : 02/07/2010
Re: Lexo në Kur'an, suren
1. Elif, Lamë, Ra. (ky është) Libër; Ne ta shpallëm ty që me urdhërin e Zotit tíi nxjerrësh njerëzit prej errësirës në dritë; (tíi nxjerrësh prej errësirës) në rrugë të Fuqiplotit, të Falënderuarit.
2. Të All-llahut, i të cilit është çíka në qiej dhe çíka në tokë. Është mjerim për mohuesit për dënimin e ashpër që i pret.
3. Ata që i japin përparësi jetës së kësaj bote ndaj botës tjetër, pengojnë nga rruga e All-llahut dhe kërkojnë shtrembërimin e saj. Të tillët qartas janë në humbje.
4. Ne asnjë nga të dërguarit nuk e dërguam ndryshe vetëm në gjuhën e popullit të vet, ashtuqë ai tíu shpjegojë atyre (në atë gjuhë). E All-llahu e lë të humbur atë që do, dhe e udhëzon në rrugë të drejtë atë që do. Ai është i fuqishmi, i urti.
5. Ne e patëm dërguar Musain me argumentet tona (dhe i thamë); xnirre popullin tënd prej errësirave në dritë dhe përkujtoju atyre të mirat e All-llahut (që u dhuroi), se vërtet në ato (përkujtime) ka argumente për secilin që është shumë i durueshëm dhe shumë falënderues.
6. (përkujto) Kur Musai i tha popullit të vet: ìPërkujtonie dhuntinë e All-llahut ndaj jush; kur ju shpëtoi prej rrethit të faraonit që ju shijonin dënimin më të shëmtuar, ju mbytnin bijtë tuaj, e lënin gratë tuaja të jetojnë. Në ato kishit sprovë të madhe nga Zoti juaj. î
7. Dhe (pëkujtoni) kur Zoti juaj njoftoi bindshëm: ìNëse falënderoni, do tíua shtojë të mirat, e nëse përbuzni, síka dyshim, dënimi Im është i vështirë!î
8. E Musai tha: ìNëse ju, dhe të gjithë ata që janë në tokë mohoni, All-llahu është i panevojshëm (për falënderim, i lavdishëm (vetvetiuî.
9. A nuk jeni të njohur me lajmin (ndodhinë) e atyre që ishin para jush, si populli i Nuhut, i Adnit, i Themudit e edhe i atyre që erdhën pas tyre, që nuk di kush për ta poa All-llahut. Atyre u patën ardhur të dërguarit e vet me argumente, ata i vënin duart e tyre (në shenjë talljeje) në gojët e veta: ìNe e mohojmë atë me çka jeni të dërguar dhe ne dyshojmë shumë në atë që ju na thërrisniî.
10. Të dërguarit e tyre u thanë: ìA mos keni dyshim në All-llahun, Krijuesin e qiejve e të tokës? Ai ju thërret (në besim) për tíju falur mëkatet dhe për tíju vazhduar (jetën deri në një afat të caktuar!î Ata thanë: ìJu nuk jeni tjetër pos njerëz siç jemi edhe ne, ju dëshironi të na pengoni nga ajo që adhuronin prindërit tanë, pra na sillni ndonjë argument të qartë!î
11. Të dërguarit e tyre ju thanë: ìNe nuk jemi tjetër vetëm se njerëz si dhe edhe ju, por All-llahu i jep dhuratë kujt të dojë nga robtë e vet. Ne nuk na takon të sjellim ndonjë argument, vetëm me dëshirën e All-llahut, pra, besimtarët le tíi mbështeten vetëm All-llahut.
12. E përse të mos i mbështetemi All-llahu derisa Ai na udhëzoi në rrugën tonë (të drejt). Për Zotin, ne gjithsesi do të durojmë e do të përballojmë mundimet që na bëni, e vetëm All-llahut letíi mbështeten vazhdimisht ata që gjithnjë iu mbështeten.
13. Ata që mohuan të dërgarit e vet thanë: ìPër Zotin, ne do tíju dëbojmë nga vendi ynë, ose ju domosdo do të ktheheni në fenë tonë!î E atyre (të dërguarëve) Zoti u shpalli; Ne gjithqysh do tíi shkatërrojmë zullumqarët.
14. Dhe pas tyre Ne do tíju vendosim në atë tokë. E këtë (ndihmë) për atë që i frikësohet pranisë Sime dhe i frikësohet dënimit Tim.
15. Ata (të dërguarit) e kërkuan ndihmën, ndërsa çdo kryelartë idhnak pësoi dështim.
16. E pas tij (kryelartit) është Xhehennemi, në të cilin i jepet ujë të ndyrë (që rrjedh prej lëkurave të djegura0,
17. Përpiqet ta përbijë, po nuk mund ta gëlltis atë, atij i vjen vdekja nga të gjitha anët (sipas shenjave shkatërruese), po ai nuk vdes (e të shpëtojë prej vuajtjeve), atë e pret dënim shumë i rëndë.
18. Shembulli i veprave të atyre që nuk besuan është si hiri, të cilin me puhi e shkapërderdh era në ndonjë ditë të stuhishme, e ata nuk mund të realizojnë asgjë nga veprat që kanë bërë, e ky është ai dështimi i madh.
19. A nuk e ke kuptuar ti se All-llahu krijoi qiejt dhe tokën me urtësi, e nëse Ai do, juve ju zhduk e sjell krijesë (popull) të re.
20. E kjo, nuk është vështirë (rëndë) për All-llahun.
21. E të gjithë (njerëzit) sheshas i paraqiten All-llahut. Ata të dobëtit (masa e nënshtruar) u thonë parisë (udhëheqëse): ìNe ishim pasuesit tuaj, andaj a mund të nalehtësoni diç nga dënimi i All-llahut?î Ata (paria) thonë: ìSukur të na kishte udhëzuar All-llahu, ne do tíju udhëzonim juve. Për ne tash është njësoj, u pikëlluam thellë ose duruam, për ne nuk ka ikje (shpëtim).
22. E të kryhet çështja (të hyjnë ata të Xhennetit dhe të Xhehennemit në të, Xhehennemlinjve) djalli (u mban ligjeratën e shëmtuar) dhe u thotë: ìVërtet, All-llahu ju pat premtuar premtim të vërtetë, e unë ju pata premtuardhe, qe, nuk zbatova premtimin ndaj jush. Po unë nuk pata kurrfarë pushteti ndaj jush (që tíju detyroj), përpos që ju thirra (në rrugë të gabuar), e ju míu përgjigjët; atëherë, pra mos më qortoni mua, po qortnie veten. Unë nuk mund tíju shpëtoë juve, e as ju nuk mund të më shpëtoni mua. Unë mohoj shoqërimin tuaj që më bëtë mua më parë (më adhuruat në vend të Zotit). Síka dyshim, jobesimtarët kanë dënim të dhembshëm.
23. E ata, të cilët besuan dhe bënë vepra të mira, me urdhërin e Zotit të tyre u vendosën në Xhennete, nën pallatet e të cilëve rrjedhin lumenj, ku do të jenë përgjithmonë. Përshëndetja e tyre në të është ìselamî - paqe.
24. A nuk ke kuptar se si All-llahubëri shembull: fjalën e irë si pema e mirë që rrënjët e saj janë thellë (në tokë) e degët e saj janë lart,
25. E që me vullnetin e Zotit, ajo e jep frutin e vet në çdo kohë. All-llahu, pra u parashtron njerëzve shembuj ashtuqë ata të mendojnë.
26. Dhe shembulli i fjalës së keqe si një pemë e keqe që është shkulur mbi tokë e që nuk ka të qëndruar.
27. All-llahu forcon ata që besuan në fjalëne fortë (të mirë) në jetën e kësaj bote e edhe në botën tjetër, ndërsa mizorët All-llahu i bën të humbur. All-llahu punon çka të dojë.
28. A nuk i vërejte ata që dhuntinë e All-llahut e ndërruan me mosbesim dhe popullin e vet e sollën në vendin e shkatërrimit,
29. (e sollën) Në Xhehennem të shijojnë djegien, e sa vend i keq është ai.
30. Ata i bënin (krahasonin) shokë All-llahut për tíi shmangur (njerëzit) nga rruga e Tij. Thuaj: ìShfrytëzoni përjetimet se e srdhmja e juaj është te Zjarri!î
31. Robëve të Mi, të cilët besuan thuaju: ìTë falin rregullisht namazin dhe me atë që i furnizuam ata, të japin fshehtas e haptas, para se të vijë një ditë që në të nuk ka as kompensim as miqësiî.
32. All-llahu është Ai që i krijoi qiejt dhe tokën, dhe lëshoi prej së larti ujë (shi), e me të nxjerr fruta si ushqim për ju, dhe për të mirën tuaj u vuri në shërbim anijet, të lundrojnë nëpër det me urdhërin e Tij, e në shërbimin tuaj i vuri edhe lumenjtë.
33. Për ju nënshtroi diellin dhë hënën që në mënyrë të zakonshme vazhdimisht udhëtojnë. Për ju përshtati edhe natën e ditën.
34. Dhe Ai ju dha gjithatë që e kërkuat (që kërkoi nevoja juaj) dhe, edhe në qoftë se përpiqeni tíi numëroni të mirat (në numër). Vërtet, njeriu është i padrejtë dhe shumë për përbuzës.
35. (përkujto) Kur Ibrahimi tha: ìZoti im! bëne këtë qytet të sigurt dhe më mbro mua e bijtë e mi nga adhurimi i idhujve (statuja gurësh).
36. Zoti im! ata vërtet i shmangin (nga rruga e drejtë) shumë njerëz. E kush më respekton mua, ai është i mi (në fe), e kush më kundërshton mua, atëherë Ti je që fal dhe mëshiron.
37. Zoti ynë! unë një pjesë të familjes sime e vendosa në një luginë, ku nuk ka bimë, e pranë shtëpisë tënde të shenjtë. Zoti ynë (i vendosa aty) që të falin namazin, pra bën që zemrat e disa njerëzve të mallëngjehen për ata, dhe, për të falënderuar me mirënjohje, furnizoj ata me fruta.
38. Zoti ynë! síka dyshim se Ti e di çka fshehin dhe çka publikojmë, se All-llahut nuk mund tíi fshihet asnjë në send në tokë e as në qiell.
39. Falënderimi i qoftë All-llahut, i cili në pleqëri më fali mua Ismailin dhe Is-hakun! Vërtet, Zoi im dëgjon dhe i përgjigjet lutjes.
40. O Zoti im! më bën mua nga ata që falin namazin, e edhe prej pasardhësve të mijë dhe pranoje lutjen time o Zoti ynë!
41. Zoti ynë! më fal (gabimet) mua edhe prindërve të mi, fali edhe të gjithë besimtarët ditën kur jepet llogaria.
42. E ti kurrsesi mos e mendo All-llahun si të pakujdesshëm ndaj asaj që veprojnë zullumqarët; Ai vetëm është duke i lënë ata përderisa një ditë në të cilën sytë shtangen (mbesin të hapur).
43. (atë ditë) Ata të ngutur e duke i ngritur kokat e tyre lar, nuk lëvizin sytë e tyre ( për të shikuar), e zemrat e tyre janë të zbrazura (nga frika).
44. Dhe ti tërhiqju vërejtjen njerëzve për ditën kur atyre do t;ju vijë dënimi, e ata që ishin mizorë thonë: ìZoti ynë! na jep afat për një kohë të shkurtër tíi përgjigjemi thirrjes tënde (për besim) dhe tíi pasojmë të dërguarit!î A nuk e besuat ju më parë se për ju nuk ka lëkundje (prej dynjasë në botën tjetër)?
45. Dhe ju u vendosët në vendbanimet e atyre që e dëmtuan vetveten (e Ne i shkatërruam) dhe e kishit të qartë se si vepruam Ne me ta, dhe ju sollëm shembuj edhe juve.
46. (megjithatë) Ata përgatitën kurthin e tyre, por kurthi i tyre gjendet në duart e All-llahut, qoftë ai kurthi i tyre që shkulën edhe kodrat nga ai.
47. E kurrsesi mos mendo se All-llahu e shkel premtimin e vet, që u dha të dërguarëve të tij. All-llahu është triumfues që ndërmerr masa ndëshkuese.
48. (ndëshkon kundërshtarët) Ditën kur toka ndryshohet në tjetër tokë, e edhe qiejt (në tjerë qiej), e ata (njerëzit) të gjithë dallin sheshazi para All-llahut, Një, Mbizotërues.
49. E idhujtarët atë ditë i sheh të lidhur në pranga.
50. Petkat e tyre janë nga katrani (pezhgveja - zifti), kurse fytyrat e tyre do tíi mbulojë zjarri.
51. (dalin para Zotit) Për ta shpërblyer All-llahu secilin njeri me atë që e fitoi. Vërtet, All-llahu është llogaritar i shpejtë.
52. Ky (Kuríani) është kumtesë për njerëz, që me të të këshillohen dhe të dinë se Ai është vetëm një zot, dhe që tíi këshilloj ata që kanë mend.
AvaTar-Ks- Master
- Numri i postimeve : 505
PIKE : 548
Popullariteti : 1
Data e regjistrimit : 02/07/2010
Re: Lexo në Kur'an, suren
1. Elif, Lam, Ra. Këto janë ajetet e librit, të Kuríanit të plotkuptueshëm.
2. Ata që nuk besuan shpeshherë do të kishin dëshiruar të kishin qenë myslimanë.
3. Leri (Muhammed) ata, të hanë, të dëfrehen dhe tíi preokupojë shpresa (se do të jetojnë shumë), e më vonë do të kuptojnë.
4. Ne nuk kemi shkatërruar asnjë fshat (vendbanim) ndryshe vetëm në afatin e tij të caktuar.
5. Asnjë popull nuk mund ta shpejtojë afatin evet e as ta shtyjë për më vonë.
6. Dhe ata thanë: ìO ti që tíu shpall përkujtimi (Kuríani), me të vërtetë ti je çmendur!î
7. Përse nuk na erdhe me enjëj (që të vërtetojnë) nëse je i sinqertë?
8. Ne nuk i dërgojmë engjëjt (u përgjigjet Zoti) ndryshe vetëm kur duhet (kur e kërkon urtësia e Zotit) dhe atëherë ata nuk aftizohen.
9. Ne me madhërinë Tonë e shpallëm Kuríanin dhe Ne gjithsesi jemi mbrojtës të tij.
10. Ne përapara teje kemi dërguar të dërguar në grupet e popujve të hershëm.
11. E atyre nuk u erdhi asnjë nga të dërguarit, e të mos talleshin me të.
12. Ja kështu e fusim atë në zemrat e kriminelëve (mosbesimin - talljen).
13. Ata nuk e besojnë atë (Kuríanin). Po ligji (i dënimit) ndaj popujve më të hershëm tashmë është i provuar (se si i shkatërroi Zoti).
14. Edhe sikur Ne tíu hapnim atyre në qiell dhe të ngjiteshin vazhdimisht lart në të (e të shihnin engjëjt e fshehtësitë).
15. Ata gjithqysh do të thonin: ìNeve na janë ndalë sytë (të pamët). Jo, ne jemi njerëz të magjepsur.
16. Ne në qiell kemi krijuar galaksione yjesh dhe atë (qiellin) e kemi zbukuruar për ata që e shikojnë me vëmendje.
17. Dhe atë (qiellin) e kemi ruajturprej çdo djalli të mallkuar.
18. Përveç atij që vjedh (përgjon) çka dëgjohet, po edhe atë e kapë ylli i zjarrtë (e djeg).
19. E tokën e kemi shtruar dhe në të kemi vuar kodra dhe kemi bërë që në të të mbijnë bimë të caktuara të të gjitha llojeve.
20. Dhe Ne ju krijuam juve në te jetesën (mjetet për jetë) e edhe tyre për të cilët ju nuk jeni furnizues.
21. E nuk ka asnjë send që të mos ta ketë burimin te Ne, po Ne, nuk e japim atë ndryshe vetëm sipas një mse të caktuar (të nevojshme).
22. Ne i lëshojmë erërat mbarësuese, e nga qielli (retë) lëshojnë shi dhe atë ju japim ta pini, e ju nuk mund ta ruani atë.
23. Ne, vërtetjemi që japim jetë e vdekje dhe Ne jemi trashëgues (të qiejve e tokës).
24. Síka dyshim se Ne e dimë për ata që ishin para jush dhe edhe për ata që vijnë pas.
25. E Zoti yt është Ai që i tubon të gjithë ata (të kaluarit e të ardhëshmit), vërtet Ai është shumë i urtë, shumë i dijshëm.
26. Ne krijuam njeriun nga balta e argjilit, të zi e të prihsur (me erë të keqe)? (të formuar-të trajtuar-mesnun).
27. E xhinët i krijuam më parë nga zjarri, nga flaka e fortë.
28. Dhe (përkujto) kur Zoti yt engjëjve u tha: ìUnë po krijoi njeriun nga balta e tharë, e zezë e me erë.
29. E kur ta përsosë atë (në formën e njeriut) dhe do tíi japë atij shpirtin që është krijesa Imja, atëherë ju bini atij në sexhdeî.
30. Të gjithë engjëjt tok, bënë sexhde.
31. Përpos Iblisit. Ai refuzoi të jetë me ata që bënë sexhde?î
32. Ai tha: ìO Iblis, çíështë ajo që ti mos jehsë me ata që bënë sexhde?î
33. Ai tha: ìNuk është për mua tíi bëjë sexhde një njeriu që e krijove nga balta e terur, e zezë e me erëî.
34. (All-llahu) tha: ìDil pra, prej aty, tiqofsh i mallkuar!
35. Vërtet, mallkimi kundër teje qoftë deri në ditën e gjykimitî.
36. (Iblisi) Tha: ìZoti im, më jep afat deri në ditën kur ata (njerëzit) të ringjallen!
37. (Zoti) Tha: ìTi je prej të afatizuarve.
38. deri në kohën e ditës së caktuarî.
39. (Iblisi) Tha: ìZoti im, për shkak që më përzune (më largove), unë do tíua zbukurojë (të këqiat) atyre sa të jenë në tokë (në këtë botë) dhe të gjithë ata do tíi largojë nga rruga e drejtë!î
40. Përveç robërve të Tu, të cilët i ke bërë të sinqertë.
41. (Madhëria e Tij) Tha: ìkjo është rruga Ime e drejtë (e qartë)î.
42. Se ndaj robëve të Mi (të sinqertë) nuk ke kurrëfarë force (as fizike as mendore), përveç atyre të humburve që vijnë pas teje.
43. E síka dyshim se Xhehennemi është vendpremtimi i të gjithë atyre.
44. Ai (Xhehennemi) i ka shtatë dyer, çdonjëri prej tyre ka shtegun (derën) e caktuar (nëpër të cilën do të hyjë).
45. E ata, të cilët iu ruajtën (mosbesimit dhe punëve të këqija) janë në Xhennete e mes burimeve.
46. (u thuhet) Hyni në to, të shpëtuar (prej çdo të keqeje) të siguruar (nga vdekja).
47. Ne kemi hequr prej zemrave të tyre çfardo urrejtje, e at në mbështetëse qëndrojnë ballë për ballë njëri-tjetrit duke qenë të vëllazëruar.
48. Ata aty nuk igodet kurrfarë lodhje dhe nuk do të nxirren kurrë prej tij.
49. Njoftoi robët e Mi se vërtet Unë jam Ai që fal shumë dhe mëshirues i madh.
50. Po (njoftojë) se edhe dënimi Im është ai i dhëmbshëm.
51. Enjoftoj edhe për mysafirët e Ibrahimit.
52. kur ata hynë te ai dhe thanë: ìSelamen - e përshëndetën e ai (Ibrahimi) tha: ìNe po frikësohemi prej jush!î
53. Ata thanë: ìMos u frikëso ne po të marrim myzhde për një djalë të zgjuar!î
54. Ai (Ibrahimi) tha: ìA më merrni myzhde kur më ka kapur mua pleqëria? Me çka po më përgëzoni ju?
55. Ata thanë: ìNe të morëm myzhde me atë që është e sigurtë e ti mos u bë i pashpresë!î
56. Tha: ìAskush nuk e humb shpresën në mëshirën e Zotit të vet, përveç atyre që janë të humburî
57. Tha: ìE çka është pra çështja e juaj, o të dërguar?î
58. Ata thanë: ìNe jemi dërguar te një popull i prishur!î
59. Me përjashtim të familjes së Lutit. Ata do tíi shpëtojmë që të gjithë.
60. Përpos gruas sëtij,ne kemi vendosur, ajo të mbetet me ata të dënuarit (All-llahu ka vendosur).
61. E kur i erdhën familjes së Lutit të dërguarit,
62. Ai (Luti) tha: ìJu jeni njerëz të panjohur (nuk ju njoh)!
63. Ata thanë: ìJo, (nuk kemi qëllim të keq ndaj teje) Të kemi ardhur ty me atë (dënim) që ata dyshonin.
64. Të kemi sjellë të vërtetën, e ne jemi të drejtë (çka themi).
65. Ti ec me familjen tënde pasi të kalojë një pjesë e natës dhe rri pas tyre (që të mos frkësohen) dhe asnjëri prej jush të mos kthejë mbrapa (për të shikuar) dhe shkoni andej kah urdhëroheni.
66. E Ne i kumtuam atij (Lutit) atë çështje, se zhdukja e tyre deri në më të mbramin, do të jetë në mëngjes.
67. E banuesit e qytetit (sadum) erdhën të gëzuar duke i lajmëruar njëri-tjetrin.
68. Tha: (Luti): ìKëta janë mysafirët e mi, e mos më turpëroni mua,
69. Edhe kinie frikë All-llahun e mos më nënçmoni!î
70. Ata thanë: ìA nuk të kemi ndaluar që të mos na përzihesh në njerëzit (që ne i mësyjmë)?
71. Ai (Luti) tha: ìJa, këto (gratë) bijat e mija, nëse do të bëni (martohuni me to)!î
72. Pasha jetën tënde (Muhammed), síka dyshim se ata (Populli i Lutit) ishin të humbur në dehjen e tyre.
73. E në kohën e lindjes (së diellit) ata i përfshiu ushtima e tmerrshme.
74. Dhe duke e përmbysur anën e lartë të qytetit poshtë, Ne e përmbysëm dhe lëshuammbi ta shi (të dheut të pjekur në Xhehennem) si gurë.
75. Në atë (ngjarje), vërtet ka argumente për ata që mendojnë.
76. Dhe se ato (vendbanime të shkatërruara) ende janë të dukshme pranë rrugës.
77. Për ata që besojnë, ka fakte në të.
78. Edhe populli i ìEjkësî ishin zullumqarë.
79. E Ne ndërrmorëm kundër tyre (i shkatërruam), dhe që të dyja ato (vendi Sadum dhe Ejke) janë në rrugë që duken.
80. Edhe populli i ìHixhresî i përgënjeshtroi të dërguarit.
81. Ne u patëm parashtruar atyre (mrekullitë) Tona, por ata i kundërshtonin ato.
82. Ata skalisnin shtëpia në kodra shkëmbore për të qenë të sigurt.
83. E ata në mëngjes i goditi gjëmim i tmerrshëm e shkatërrues.
84. Dhe nuk u ndihmoi atyre asgjë ajo që vepruan.
85. E Ne nuk i krijuam qiejt as tokën ndryshe vetëm me urtësi (të madhe). E síka dyshim se momenti i fundit (kijameti) do të vijë, e ti (Muhamme) sillu me njerëzishmëri.
86. Vërtet, Zoti yt është krijuesi i përgjithshëm, më i dijshmi.
87. Ne të kemi dhënë ty shtatë (ajete) që përsëriten (Fatiha përsëritet në rekate të namazit) edhe Kuríanin e madhërueshëm.
88. E ty të mos shkojnë kurrsesi sytë në atë me çka Ne i pajisëm disa prej tyre, as mos u brengos për ta (pse nuk besuan), kurse ndaj besimtarëve jij i përulur e i butë.
89. Dhe thuaj: ìUnë jam qortues i hapët (për dënimin nga Zoti për ata që kundërshtojnë).
90. (u sjellim dënim) Sikurse u sollëm atyre që bëjnë ndarjen. (e librave të mëparëshme).
91. Të cilët e bënë Kuríanin të ndarë në pjesë.
92. Pasha Zotin tënd, ata gjithë do tíi marrim në përgjegjësi.
93. Për atë çívepruan.
94. Publiko haptas atë për të cilën urdhërohesh, e hiqu idhujtarëve.
95. Síka dyshim se Ne të mjaftojmë ty kundër atyre që tallen,
96. të cilët All-llahut, i kundërvejnë zot tjetër, e më vonë ata do ta kuptojnë (prapavinë e tyre).
97. Ne e dimë mirë se ti ngushtohesh shpirtërisht për atë që thonë ata.
98. Po ti madhëroje me falënderime Zotin tënd e bëhu prej atyre që luten (përulen duke u falur).
99. Dhe adhuroje Zotin tënd deri të vijë ty e vërteta (vdekja).
AvaTar-Ks- Master
- Numri i postimeve : 505
PIKE : 548
Popullariteti : 1
Data e regjistrimit : 02/07/2010
Re: Lexo në Kur'an, suren
1. Erdhi (është afruar) caktimi i All-llahut (kijameti), pra mos kërkoni ngutje (ardhjen para kohës), e tij! E pstër dhe e lartë është madhëria e Tij në krahasimme atë që ata i shoqërojnë (shokë).
2. Me urdhërin e Tijia zbret engjëjt me shpalljen atij që Ai dëshiron nga robtë e vet (duke thënë) tíua tërhiqni vërejtjen (tíi njoftoni) se nuk ka të adhuruar (zot) tjetër vetëm Unë, pra të më keni frikën.
3. I krijoi qiejt e tokën me urtësi precize. I lartë është Ai nga çka ata (idhujtarët) i shoqërojnë.
4. E krijoi njeriun nga një pikël (uji), kur qe, ai (njeriu) kundërshtar i hapët.
5. Edhe kafshët Ai krijoi dhe në saje të këtyre ju mund të mbroheni (nga të ftohtit), keni edhe dobi të tjera dhe prej tyre hani.
6. Në to (në kafshët) ju shihni hijeshi (idili) kur në mbrëmje ato i ktheni (nga kullosa) dhe kur në mëngjes i lëshoni (për në kullosë).
7. Ato bartin barën tuaj (të rëndë) nnë ndonjë vend (të largët) që ju do të arrinit atje me shumë vështirësi (me gjysmë shpirti). Vërtet, Zoti juaj është shumë Bamirës dhe shumë Mëshirues.
8. Edhe kuajt (i krijoi), edhe mushkat edhe gomarët, për tíju hipur atyre dhe si stoli, e Ai krijon (për hipje) çka ju (tash) nuk dini.
9. Udhëzimi për në rrugë të drejtë i takon All-llahut e ka edhe rrugë që është e shtrembër. Po sikur të kishte dëshiruar Ai, do tíu kishte udhëzuar që të gjithëve.
10. Ai është që për ju lëshoi nga (lart) qielli ujë, që prej tij të keni për të pirëdhe prej tij të keni bimë që në to do tíi kullotni (bagëtinë).
11. Me atë (shiun) mbijnë, për të mirën tuaj, të lashtat, ullinjtë, hurmat, rushnajat dhe nga të gjitha frutat (e pemëve). Në këto (të mira) ka argumente për një popull që vështron.
12. Dhe për ju nënshtroi natën e ditën dhe diellin e hënën. Edhe yjet janë të nënshtruar me urdhërin e Tij. vërtet, në këto ka argumente për një popull që mendon.
13. Edhe për atë që ju krijoi në tokë lloje të ndryshme (bagëti, bimë, pemë, minerale etj. );ka fakte për një popull që di të merrë përvojë.
14. Pastaj, Ai është që nënshtroi detin, që prej tij të hani mish të freskët, e prej tij të nxirrni stoli që i bani (i vishni), e i sheh anijet si çajnë (lundrojnë) në të (me ushti,ë e çajnë ujin në det). Ua nënshtroi që të shfrytëzoni nga begatitë e Tij dhe ashtu të falënderoni (Zotin).
15. Dhe Ai vuri kodra (të forta) në tokë, ashtu që ajo të mos lëkundet me ju, (bëri) edhe lumenj e rrugë që të mund të orientoheni.
16. Vuri edhe shenja të tjera (për orientim ditën), ndërsa (natën) ata orientohen me anën e yjeve.
17. Atëherë pra, a është Ai që krijon njësoj, sikurse ai që nuk krijon? A nuk po mendoni?
18. Po edhe nëse përpiqeni tíi numëroni dhuntitë (të mirat) e All-llahut, nuk do të mund të arrini tíi përcaktoni ato. Me siguri All-llahu shumë fal dhe shumë mëshiron.
19. All-llahu e di atë që ju e fshihni dhe atë që e publikoni.
20. Ata (idhujt) që i adhurojnë (idhujtarë) pos All-llahut, ata nuk krijojnë asnjë send, po vetë ata janë të krijuar.
21. Janë të vdekur e jo të gjallë, dhe ata nuk e dinë se kur do të ringjallen (adhuruesit e tyre).
22. Zoti juaj (që meriton adhurim) është një Zot, E ata që nuk e besojnë botën tjetër, zemrat e tyre janë mohuese (të njësisë së Zotit) dhe ata janë kryelartë.
23. Është e vërtetë se All-llahu e di atë që e fshehin dhe atë që e shfaqën haptazi dhe se Ai nuk i do arrogantët.
24. Kur atyre u thuhet (mohuesëve): çíështë ajo që shpalli Zoti juaj?î, ata thonë: ìMite të popujve të hershëm!î
25. (e thonë atë shpifje) Sa për tíi bartur në ditën e gjykimit mëkatet e veta të plotadhe një pjesë të mëkateve të atyre që, pa farë arsye i mashtruan dhe i huumbën. Sa e keqe është ajo me çka ngarkohen.
26. Edhe ata që ishin para tyre vënë intriga. Po All-llahu rrënoi themel ndërtimet e tyre (intrigat) dhe kulmi u shembmbi ta, dhe ashtu u erdhi dënimi kah nk kuptuan.
27. Mandej, në ditën e gjykimit Ai i turpëron ata dhe thonë: ìKu janë ata që míi bënit shokë Mua dhe për hir të tyre grindeshit?î E ata që ishin të zotët e dijës, do të thonë: ìVërtet, sot turpësia dhe e keqja i përfshiu jobesimtarëtî.
28. të cilët, duke qenë mizorë të së vetvetes së tyre, engjëjt ua marrin shpirtin, e ata shprehin dorëzimin (në momentin e vdekjes, duke thënë): ìNe nuk ishim që bëmë ndonjë të keqe!î (u jipet përgjigja). Po All-llahu e di shumë mirë atë që e punuat ju.
29. Andaj, hyni në dyert e Xhehennemit, aty do të jeni përjetë: sa vend i keq është ai i kryelartëve!î
30. Atyre që patën frikë nga (dënimi) All-llahu, u thuhet: ìçíështë ajo që shpalli Zoti juaj?î Ata thoshin: ìShpalli çdo të mirë!î Ata që bënë vepra të mira, edhe në këtë jet kanë shpërblim të mirë, por shpërblimi i tyre në botën tjetër është shumë më i mirë, e sa vend i mirë është ai i të devotshëmve.
31. Është Xhenneti i Adn-it, ku do të hyjnë, nën të rrjedhin lumenj, aty kanë çka të dëshirojnë, ashtu i shpërblen All-llahu të ruajturit.
32. të cilvet duke qenë të pastër, engjëjt ua marrin shpirtin, duke u thënë: ìSelamun alejkumî - gjetët shpëtimin, hyni në xhehet, për hir të asaj që vepruat.
33. A mos presin ata (idhujtarët) diçka tjetër përveç tíu vijnë engjëjt (e tíua marrin shpirtin) ose tíu vijë urdhëri (dënimi) i Zotit tënd. Ashtu punonin ata që ishin para tyre, pra All-llahu nuk u bëri padrejtësi atyre, por ata ishin që vetvetes i bënë padrejtë.
34. Andaj, ata i goditi dënimi i të këqijave që i bënë dhe i kaploi (i përfshiu ajo e keqe) ajo me të cilën ata talleshin.
35. Ata që i bënin shok zotit (idhujtarët) thanë: ìSikur të kishte dashur All-llahu, as ne, eas prindërit tanë nuk do të adhuronin asnjë send pos Tij, dhe nuk do të ndalonim (nuk do të konsideronim të ndaluar) asnjë send poa (ndalesave të) Tij. Kështu (këso gënjeshtrash) bënin edhe ata që ishin para tyre. Po a mos kanë të dërguarit obligim tjetër, përveç që tíi njoftojnë qartazi?
36. Ne dërguam në çdo popull të dërguar që tíu thonë: ìAdhuroni vetëm All-llahun, e largonu djave (adhurimit të tyre)!î Por, pati nga ata që All-llahu e udhëzoi dhe pati nga ata që isshte i gjykuar me humbje, pra udhëtoni nëpër botë dhe shihni se si ishte fundi i gënjeshtarëve?
37. Nëse ti (Muhammed) pëpiqesh për tíi vënë në rrugë të drejtë ata (die se ), All-llahu nuk e udhëzon atë që e ka humbur, dhe për ata nuk ka ndihmëtar.
38. Ata u betuan në All-llahun, me betimin e tyre të fortë se ìAll-llahu nuk e ringjall atë që vdes!î Po, (i ringjall) ai ësjtë premtim i Tij i prerë, por shumica e njerëzve nuk dinë.
39. I ringjall pë tíua sqaruar atyre atë pë çka përçaheshin dhe, për tíua bërë me dije atyre që nuk besuan se me të vërtetë ishin gënjeshtarë.
40. Ne kur dëshirojmë një send vetëm i themi atij: ìBëhu!î, ai menjëherë bëhet.
41. Ata që migruan për hir të All-llahut, e pasi që u torturuan, atyre gjithsesi do tíu mundësojmë vendbanim të mirë edhe në këtë botë, po shpërblimi i botës tjetër është edhe më i madh, sikurse njerëzit ta dinin (për atë shpërblim).
42. Janë ata që bënë durim dhe vetëm Zotit të tyre iu mbështetën.
43. Ne as para teje nuk dërguam tjetër, përveç burra, të cilëve u dhamë shpallje. Ju (idhujtarë) pyetni pra dijetarët (e Tevratit e të Inxhilit) nëse ju nuk dini
44. (i patëm dërguar) Me argumente e me libra të shenjtë. Ty ta zbritëm Kuríanin që tíu shpjegosh njerëzve atë që u është shpallur atyre, me shpresë se do ta studiojnë (Kuríanin).
45. A mos janë të sigurt ata që përgatitën kurthe, se All-llahu nk do tíi trandë ata me tokën, ose nuk do tíu vijë atyre dënimi kah nuk mendojnë?
46. Ose tíi rrëmbejë ata duke qenë në udhëtimet e tyre (për jetë e tregti), e ata nuk mund tíi shpëtojnë asaj.
47. Ose do tíi kapë ata duke qenë në panikë nga frika. Po, síka dyshim se Zoti juaj është i butë, i mëshirshëm (andaj nuk ua ngut dënimin).
48. A nuk po shohin ata (keqbërësit) se çdo send që e krijoi All-llahu, e sjell hijen e vet djathtas dhe majtas duke iu perulur All-llahut (duke i bërë sexhde) dhe duke qenë respektues e përulës (e si e mbajnë veten lart disa njerëz).
49. Vetëm All-llahut i bën sexhde çdo gjallesë që është në qiej e që është në tokë, e edhe engjëjt, ata nuk bëjnë kryelartësi.
50. I frikësohen Zotit të tyre që është mbi ta dhe i përmbahen në përpikëri asaj me çka urdhërohen.
51. E, All-llahu tha: ìMos adhuroni dy të aduruar, sepse Ai është vetëm një zot, pra vetëm Mua më keni dronëî.
52. Vetëm e Tij është çka ka në qiej e në tokë, dhe vetëm Atij i takon vazhdimisht adhurimi. A mos i keni frikë dikujt tjetër pos All-llahut?
53. Dhe çdo të mirë që e keni, ajo është prej All-llahut, madje edhe kur ju godet e keqja, ju vetëm te Ai e ngritni zërin (me lutje).
54. Pastaj, kur Ai e largon prej jush dënimin, qe, një grup prej jush i përshkruajnë shok Zotit të tyre.
55. (I bëjnë shok) Dhe ashtu ata përbuzin atë që Ne u dhamë atyre, pra shfrytëzoni (për një kohë) se më vonë do të kuptoni (rrjedhimin).
56. E nga ajo që Ne i furnizuam, ata u ndajnë një pjesë atyre (zotave) që nuk kuptojnë asgjë. Pasha All-llahun, patjetër do të merreni në pëgjegjësi për atë që trillonit.
57. Ata i përshkruajnë All-llahut vajzat. I pastër është Ai nga ajo!, ndërsa vetes së tyre (i përshkruajnë) çka u ka ënda (djemtë).
58. Kur ndonjëri prej tyre lajmërohet me (lindjen) vajzë, fytyra e tij i prishet dhe bëhet pot mllef.
59. fshihet prej njerëzve, për shkak të asaj të keqeje me të cilën u lajmërua (e konsideron bela, e jo dhuratë prej zotit). Mandej, (mendon) a do ta mbajë atë, ashtu i përulur, apo do ta mbulojë atë (të gjallë) në dhe. Sa i keq është ai gjykim i tyre.
60. Shembulli i keq u takon atyre që nuk besojnë botën tjetër, ndërsa All-llahut i takon shembulli më i lartë. Ai është fuqiploti, i urti.
61. Sikur All-llahu tíi dënonte njerëzit (zullumqarë) për shkak të mizorisë së tyre, nuk do të linte mbi të (tokë) asnjë gjallesë, por Ai i lë për më vonë deri në aftin e caktuar, e kur të vijë afati i tyre, për asnjë moment nuk mund ta vonojnë as ta ngutin.
62. E ato *vajzat) që i urrejnë për për vete, ia mveshin All-llahut, gjuhët e tyre shpifin rrenën se, atyre do tíu takojë më e mira (Xhenneti), síka dyshim, i tyre është zjarri, dhe se ata janë të parët në të.
63. Pasha All-llahun, Ne dërguam edhe para teje të dërguar ndër popuj, po veprat e tyre (të këqija) ua hijeshoi djalli, se ai është mik i tyre, e ata kanë një dënim të idhët.
64. Ne nuk të shpallëm ty për tjetër Kuríanin, vetëm që tíu sqarosh atyre atë për çka u përçanë, (ta zbritëm) që të jetë udhëzim e mëshirë për njerëzit që besojnë.
65. All-llahu lëshoi prej qiellit ujë (shi0 dhe me të ngjalli tokën pas vdekjes së saj. Në këtë është një argument i fortë për ata që më vëmendje dëgjojnë (e kuptojnë).
66. Ju edhe kafshët keni mësim (përvojë). Ne nga një pjesë e asaj që kanë në barqet e tyre mes ushqimit të tyre dhe gjakut, ju japim të pinni qumësht të pastër, të shijshëm (të lehtë) për ata që e pinë.
67. Edhe nga frutat e hurmës dhe të rrushit nxirrni prej tyre pije (lëngje) dhe ushqim të mirë. Síka dyshim se edhe në këtë ka fakte (mbi fuqinë e Zotit) për njerëzit që kanë menduar.
68. Zoti yt i dha instinkt bletës: ìNdërto shtëpi nëtpër kodra (male), nëpër drunj (pemë) dhe kulmet që (njerëzit) i ndërtojnë.
69. Pastaj ha nga të gjitha (llojet) frutat dhe futu nëpër rrugët e nënshtruara (e të mësuara) prej Zotit tënd). Nga barqet e tyre (të bletëve) del lëng, ngjyra e të cilit është e ndryshme dhe në të cilin ka shërim (bar - ilaç) për njerëz. Edhe në këtë ka arsye për atë popull që mendon thellë.
70. All-llahu ju krijoi, pastaj Ai ua merr shpirtin. E ka prej jush që shtyhet deri në jetën më të vjetër, ashtu që të mos dijë asgjë nga çka ka ditur. All-llahu është më i dijshmi, më i fuqishmi.
71. All-llahu favorizoi disa prej jush mbi disa tjerë në furnizim. Atyre që u është dhënë përparësia (në furnizim), nuk janë furnizues të atyre që posedojnë (robërve), ata (të gjithë) në të janë të barabartë (furnizues kryesor është All-llahu), A mos duan të mohojnë dhuntinë e All-llahut?
72. All-llahu krijoi për ju bashkëshorte nga vetë loji juaj, e prej bashkëshorteve tuaja - fëmijë e nipa dhe ju furnizoi me (ushqime) të mira. A besojnë ata të pavërtetën, e të mirat e All-llahut i mohojnë?
73. Dhe pos All-llahut adhurojnë çka nuk janë në gjendje tíu sjellin asnjë furnizim nga qiejt as nga toka dhe as që kanë mundësi?
74. Pra, mos i përshkruani All-llahut shembuj! All-llahu i di të gjitha e ju nuk dini.
75. All-llahu sjell shembuj: një rob që është pronë e tjetrit e që nuk ka në dorë asgjë, dhe atë, të cilin ne e kemi furnizuar me një furnizim të mirë, ai jep nga ai (furnizim) fshehtas e haptas. A janë pra ata të dy të barabartë? Falënderues qoftë All-llahu, por shumica e tyre nuk dinë.
76. All-llahu sjel shembull: dy njerëz, njëri prej atyre dyve është memec që nuk ka aftësi për asgjë *as për vete as për të tjerët) dhe vetë ai është barrë për kujdestrarin e tij, pse kudo që ta orientojë, a nuk sjell ndonjë dobi. A është ibarabartë me atë që udhëzon për drejtësi e edhe vetë është në rrugën e drejtë?
77. Vetëm All-llahut i tokon (ta dijë) fshetësia ë qiejve dhe tokës! çështja e katastorfës (e kijametit) është (në shpejtësi) vetëm sa hedh një shikim, ose ajo është edhe më afër. All-llahu është i gjithfuqishëm për çdo send.
78. All-llahu ju nxorri nga barqet e nënave tuaja (si foshnje) që nuk dinit asgjë. Ju pajisi me (shqisa për) të dëgjuar, me të parë dhe me zemër, ashtu që të jeni falënderues.
79. A nuk i shohn ata shpendët fluturues në ajrin e qiellit, të cilët nuk i mban kush, përveç All-llahut. Edhe ne këto ka fakte për njerëzit që besojnë.
80. All-llahu ju bëri shtëpitë tuaja vendbanim të qetë dhe nga lëkurat e kafshëve ju mndësoi të keni shtëpi që lehtë i bartni kur udhëtoni, e edhe kur vendoseni, ndërsa nga leshi dhe qimet e tyre, nga leshi i egër i tyre, petka e shtroja dhe tíi shfrytëzoni për një kohë.
81. All-llahu, nga ajo që krijoi Ai, ju bëri edhe hije, e në kodra vendstrehime, edhe petka që ju mbrojnë prej të nxehtit dhe petka që ju mbrojnë në luftë. Ashtu All-llahu plotëson të mirat nfaj jush, në mënyrë që të dorëzoheni (besoni).
82. Po nëse ata prapësohen (prej besimit), atëherë obligimi yt është komunikimi i qartë.
83. Ata i njohin të e All-llahut, pastaj i injorojnë, e shumica e tyre janë jobesimtarë.
84. E ditën kur prej secilit popull sjellim dëshmitarin, tyre që nuk besuan nuk u jepet leje për arsyetim, e as që kerkohet prej tyre (të arsyetohen).
85. Dhe kur do ta shohin dënimin ata që ishin zullumqarë, atëherë as nuk do tíu lehtësohet, as nuk do tíu jepet afat.
86. Ata ishin idhujtarët kur do tíi shohin idhujt e vet (zotat), thonë: ìO Zoti ynë, këta, janë idhujt tanë, të cilët ne i patëm adhuruar pos Teje!î Ata (idhujt) ua kthejnë fjalën: ìJu jeni rrencakë!î
87. Dhe ata (idhujtarët) i dorëzohen All-llahut, e atë çka ata e trillonin u asgjësohet.
88. Atyre që nuk besuan dhe penguan nga rruga e All-llahut, u shtojmë dënim mbi dënim për shkak se bënin shkatërrime.
89. Dhe (përkujtoju njerëzve) atë ditë, kur në secilin popull do të sjellim dëshmitarë kundër atyre. Ne ty të shpallëm librin sqarim për çdo send, udhëzim e mëshirë dhe myzhde për myslimanët.
90. All-llahu urdhëron drejtësi, bamirësi, ndihmë të afërmve, e ndalon nga imoraliteti, nga e neveritura dhe dhuna. Ju këshillon ashtu që të merrni mësim.
91. Meqë keni premtuar, pra zbatojeni premtimin e dhënë ndaj All-llahut, e mos i prishni betimet pasi i keni vërtetuar ato, duke qenë se All-llahun e bëtë garant tuajin. Vërtet, All-llahu e di se çka punoni.
92. Mos u bëni (në çështjet e betimit) si ajo (grua) që e prish tjerrin e saj psi të ketë dredhur fort, e tíi bëni betimet tuaja dredhi (mahtrim) mes jush, për shkak se një popull është më i madh se tjetri. All-llahu vetëm ju sprovon me këtë, e në ditën e gjykimit Ai gjithsesi do tíju sqarojë atë gjë rreth të cilës kundërshtoheshit.
93. Sikur të dëshironte All-llahu do tíju bënte një popull (në njëfe) por (sipas dijes së Vet) Ai e lë të humbur atë që do, dhe e udhëëzon tjetrin që do, e patjetër do të përgjigjeni për atë që vepruat.
94. Mos i përdorni betimet tuaja për dredhi mes jush, e të rrëshqitni pas forcimit, e të shijoni të keqen (e dredhisë0 nga rruga e All-llahut, e ju do të keni dënim të madh.
95. Mos e shitni besën e dhënë All-llahut për një vlerë të paktë, pse atë që do ta keni te All-llahu është shumë e dobishme për ju nëse jeni që e dini.
96. Ajo që e keni pranë vetës është e përkohshme, e ajo që është te All-llahu është e përjetshme. E Ne do tíu japim atyre që ishin të durueshëm shpërblimin më të mirë të asaj që vepruan.
97. Kush bën vepër të mirë, qoftë mashkull ose femër, e duke qenë besimtar, Ne do tíi japim atij jetë të mirë (në këtë botë), e (në botën tjetër) do tíu japim shpërblimin më të mirë për veprat e tyre.
98. Kur të lexosh Kuríanin kërko mbrojtjen e All-llahut prej djallit të mallkuar.
99. Vërtet, ai (shejtani) nk ka kurrfarë fuqie kundër atyre që besuan dhe i janë mbështetur Zotit të tyre.
100. Mbizotërimi i tij është vetëm mbi ata që përkrahin atë dhe mbi ata që për shkak të tij u bënë idhujtarë.
101. Kur një ajet e zavendësojmë me një ajet tjetër - e All-llahu di më së miri se çka shpall - ata thonë: ìTi (Muhammed) je vetëm trilluesî Jo, por shumica e tyre nuk dinë.
102. Thuaj; ìAtë (Kuríanin) e solli ìRuhul Kudusî - shpirti ishenjtë - plot vërtetësi nga Zoti yt, për tíi përforcuar edhe më ata që që besuan,dhe për të qenë udhërrëfyes e myzhde për myslimanët.
103. Ne dimë shumë mirë se ata thonë: ìAtë (Muhammedin) është kah e mëson një njeri!î Mirpo, gjuha e atij nga i cili anojnë (supozojnë) ata është jo arabe (e paqartë), e kjo (e Kuríanit) është gjuhë arabe e stilit të lartë e të qartë.
104. Síka dyshim se ata që nuk besojnë ajetet (e Kuríanit) a All-llahut, ata nuk i drejto All-llahu në rrugën e drejtë dhe ata kanë një dënim të dhembshëm.
105. Gënjeshtrën e trillojnë vetëm ata që nuk i besojnë argumentet e All-llahut; të tillët janë ata gënjeshtarët.
106. Ai që pas besimit të tij e mohon All-llahun, me përjashtin të atij që dhunohet (për të mohuar), e zemra e tij është e bindur plotësishtme besim, por fjala është për atë që ia hap gjoksin mosbesimit, ata i ka kapur hidhërimi nga All-llahu dhe ata kanë një dënim të madh.
107. Këtë (dënim të madh) ngase ata më tepër e deshtën jetën e kësajbote se sa jetën e botës tjetër, e Alllahu nuk e udhëzon njerëzit jobesimtarë.
108. Të tilët janë ata që All-llahu ua mbylli zemrat, dëgjimin dhe pamjen e tyre dhe të tillët janë ata naivët.
109. Është e vërtetë se ata në botën tjetër, mu ata janë të dështuarit.
110. Pastaj Zoti yt, atyre që pasi u torturuan, migruan, mandej luftuan dhe qëndruan, dhe pas të gjitha këtyre vuajtjeve, síka dyshim se Zoti yt atyre do tíua falë dhe do tíi mëshirojë (Ai është që fal, është mëshirues).
111. (Përkujto) Ditën që vjen kur secili njeri do të përpiqet për vetveten dhe secilit njeri do tíi plotësohet ajo që e meriton. e nuk u bëhet padrejtë.
112. All-llahu sjell si shembull një fshat (vendbanim) që ishte i sigurt dhe i qetë, të cilit i vinte furnizimi nga të gjitha anët me bollëk, kurse ata (banorët) i përbuzën të mirat e All-llahut. Atëherë All-llah, për shkak të sjelljes së tyre, ua veshi petkun (ua ngjeshi) e urisë dhe të frikës.
113. Atyre u pat ardhur i dërguari nga mesi i tyre, e ata e përgënjeshtruan atë, andaj i kapi dënimi që ishin zullumqarë.
114. E ju (besimtarë), hani, pra. nga të mirat që ua dha All-llahu, të lejuara e të pastra, jimi mirënjohës për dhuntitë e All-llahut, nëse jeni të sinqertë në adhurim vetëm mdaj Tij.
115. Ai ua ndaloi juve vetëm cofëtinën, gjakun, mishin e derrit dhe atë që theret jo në emër të All-llahut. E kush detyrohet (tíi hajë) duke mos qenë dhunues dhe duke mos e teruar (nëngrënie), All-llahu fal dhe është mëshirues.
116. Mos i thoni asaj rrenës së gjuhve tuaja: ìKjo është hallall e kjo është haramî e të shpifni ndaj All-llahut rrenën. Vërtet, ata që shpifin rrenën ndaj All-llahut , nuk kanë shpëtim.
117. Kanë një përjetim të vogël (në këtë jetë), e do të kenë dënim të padurueshëm.
118. E atyre që ishin jehudi (çifutë) u patëm ndaluar atë që të kemi treguar më parë, po Ne nuk u bëmë padrejtë atyre, por ata vetvetes i patën bërë padrejtë.
119. Pastaj Zoti yt për ata që nga mosdija bënë punë të këqija, e pastaj u penduan dhe bënë mirë, síka dyshim se Zoti yt është që shumë fal dhe shumë mëshiron.
120. Vërtet, Ibrahimi ka qenë shembëlltyrë e të mirave, adhurues i All-llahut, besimtarë i drejtë dhe nuk a qenë nga idhujtarët.
121. Falënderues për të mirat e Tij. Ai (All-llahu) e zgjodhi atë (për pejgamber) dhe e udhëzoi në rrugën e drejtë.
122. Atë ne e pajisëm me të mira në këtë botë, e në botën tjetër ai është me më të mirët.
123. Pastaj, ty të shpallëm: ìNdiqe fenë e drejtë të Ibrahimit, se ai nuk ka qenë nga idhujtarët.
124. E shtuna (festimi ose belaja e saj) u është përcaktuar vetëm atyre që u kundërshtuan rreth saj. E Zoti yt do të gjykojë mes tyre në ditën e gjykimit për atë që ata kundërshtoheshin.
125. Ti (Muhammed) thirr për në rrugën e Zotit tënd me urtësi e këshillë të mirë dhe polemizo me ata (kundërshtarët) me atë mënyrë që është më e mira. Zoti yt është Ai që e di më së miri atë që është larguar nga rruga e Tij dhe Ai di më së miri për të udhëzuarit.
126. Në qoftë se doni të merrni hak, atëherë ndëshkoni në atë masë sa jeni ndëshkuar ju; e nëse duroni pa dyshim ai është më i mirë për ata që durojnë.
127. Pra, të jesh i durueshëm! Durimi yt është vetëm m ndihmën e All-llahut. Ti mos u pikëllo për ata, as mos u brengos për dredhitë që bëjnë ata!
128. Síka dyshim se All-llahu është me ata që janë të devotshëm (që ruhen prej të këqijave) dhe me ata që janë bamirës.
AvaTar-Ks- Master
- Numri i postimeve : 505
PIKE : 548
Popullariteti : 1
Data e regjistrimit : 02/07/2010
Re: Lexo në Kur'an, suren
1. Pa të meta është Lartëmadhëria e Atij që robin e Vet e aloi në një pjesë të natës prej Mesxhidi Haramit (prej Qabes) gjer në Mesxhidi Aksa (Bejti Mukaddes), rrethinën e të cilës Ne e kemi bekuar, (ia bëmë këtë udhëtim) për tíia treguar atij disa nga argumentet Tona. vërtet, Ai është dëgjuesi ( i fjalëve të Mu hamedit), pamësi (i punëve të Muhammedit).
2. Edhe Musai Ne i kemi dhënë librin dhe atë (librin) e bëmë udhërrëfyes për beni israilët që të mos marrin, përveç Meje, ndonjë që i besojnë çështjet.
3. Pasardhësit të atyre që i batëm (ishpëtuam) së bashku me Nuhun (bëhuni mirënjohës!) Vërtet ai ishte rob shumë falënderues.
4. Ne u kumtuam në libër beni israilve: ìJu do të bëni shkatërrime dy herë në tokë dhe do të tejkaloni duke bërë zullum të madhî.
5. Kur erdhi koha e premtimit të parë, Ne dërguam kundër jush njerëz Tanë, që ishin të fuqishëm e të ashpër (sulmues) dhe ata hulumtuan (rreth e përqark) përreth vendit (duke mos u frikësuar). E ai (ndëshkim) ishte vendim i preë.
6. Pastaj, Ne ua kthyem juve mbisundimin kundër atyre, ju përforcuam me pasuri e me djem dhe ju shtuam më së shumti.
7. Nëse bëni mirë, bëni për vete, e nëse bëni keq, bëni kundër vetes. E kur vjen koha e fundit (herën e dytë Ne i dërgojmë) që tíju shëmtojnë të fytyrat tuaja, që të hyjnë në xhaminë (Aksa) sikurse hynë heërn e parë dhe që të shkatërrojnë rrënjësisht atë që arrijnë.
8. Zoti juaj do tíju mëshirojë (nëse pendoheni), e nëse ju i ktheheni 9të keqes), kthehemi (me ndëshkim) edhe Ne. E Xhehennemin e kemi bërë burg për jobesimtarët.
9. Është e vërtet se ky Kurían udhëzon për atë rrugë që ështëmë se e vërteta, e besimtarët që bëjnë vepra të mira i përgëzon se ata pa dyshim do të kenë shpërblim të madh.
10. Ndëkaq, për ata që nuk e besojnë botën tjetër, Ne kemi përgaditur një dënim të rëndë.
11. Njeriu (e tepron) lutet për keq, ashtu sikurse lutet për mirë, (po Zoti nuk e pranon lutjen e tij për keq); njeriu (nga vetë natyra e tij) është i ngutshëm.
12. Ne i bëmë natën dhe ditën dy fakte (që dokumentojnë për fuqinë Tonë), e shenjën e natës e shlyem me (e errësuam), e shenjën e ditës e bëmë të ndritshme që të mund të angazhoheni për shfrytëzimin e begative të dhuruara nga Zoti juaj, dhe që të mësoni njehësimin e vjetëve dhe llogaritjen (e kohës). Ne kemi sqaruar çdo send në mënyrë të hollësishme.
13. Secili njeri ia kemi njgjeshur në qafë fluturakën (shënimin - për veprimin) e tij, në ditën e gjykimit, Nee do tíia prezentojmë atij libër të hapur,
14. ìLexo librn tënd, mjafton të jesh sot llogaritës i vetvetesî.
15. Kush e udhëzon veten në rrugën e drejtë, ai e ka udhëzuar vetëm vetveten e vet, e kush e ka bërë humbjen kundër vetvetes së vet, e askushnuk do ta batë barrën e tjetrit. E Ne nuk dënuam askë para se tíia dërgojmë të dërguarin.
16. kur duam të shkatërrojmë ndonjë vend (popull), i urdhërojmë pasanikët (parinë) e atyhit (të jenë në rrugë), e ata kundërshtojnë; atëherë zbatohet dënimi ei merituar kundër tyre dhe i shkatërrojmë krejtësisht.
17. Sa e sa gjenerata i kemi shkatërruar pas Nuhut. Mjaft është Zoti yt vëzhgues i mëkateve të robëve të Tij.
18. kush është që ka për qëllim vetëm kët botë, Ne atij që duam i japim në të aq sa duam, e pastaj atij i bëjmë të hyjë në Xhehennem i nënqmuar, i përbuzur.
19. E kush e ka për qëllim botën tjetër, duke qenë ai besimtarë, përpiqet për të ashtu si i tako asaj, angazhimi i tyre do të jetë i pranishëm (te Zoti).
20. Ne secilit atyre dhe atyre i japim nga të mirat e Zotit tënd dhe dhënia e Zotit tënd nuk është e kufizuar.
21. Shiko se si Ne i kemi dallluar disa prej tjerëve, po dallimi në botën tjetër është më i madh dhe është përparësi më e madhe.
22. E mos shoqëro me All-llahun ndonjë zot tjetër, e të bëhesh i qortuar i papërkrahur.
23. Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni tjetër pos Tij, që të silleni në mënyrë bamirëse ndaj prindërve. Nëse njërin prej tyre, ose që të dy, i ka kapur pleqëria pranë kujdesit tënd, atëherë mos u thuaj atyre as ìof - ohî, as mos u bë i vrazhdë ndaj tyre, po atyre thuaju fjalë të mira (të buta respektuese).
24. Dhe në shenjë mëshire shtrije pranë tyre krahun përulës e respektues dhe thuaj: ìZoti im! mëshiroi ata të dy, sikurse më edukuan mua kur isha i vogëlî.
25. Zoti juaj e di më së miri atë që keni në shpirtin tuaj. Nëse keni qëllime të mira, vërtet Ai u fal atyre që pendohen.
26. Dhe jepi çdo të afërmi të drejtën që i takon, edhe të varfërit, edhe atij në kurbet, po mos shpenzo tepëre pa rrugë.
27. Ata që shpenzojnë tepër (mastrafxhinjtë) janë vllezër (në veprim) të djajve, e djalli është përbuzës i madh i Zotit të Tij.
28. Nëse detyrohesh tíua kthesh shpinën atyre (të afërme etj. ), duke kërkuar mëshirën, të cilën e shpreson nga Zoti yt (furnizim për tíi ndihmuar ata), atëherë thuaju atyre fja;ë të mira (të lehta).
29. Dhe mos e bën dorën tënde të lidur për qafe (mos u bë koprrac), e as mos e shtrij në tërësi, e të bmetesh i qortuar dhe duarthatë (nga shpenzimi i tepërt).
30. Síka dyshim se Zoti yt është Ai që furnizon me bollëk atë që do dhe ia kufizon atij që do. Ai hollësisht e di për robtë e vet dhe i vështron.
31. Ju mos i mbytni fëmijët tuaj nga frika e varfërisë, se Ne ua sigurojmë furnizimin atyre dhe juve, e mbytja e tyre është mëkat i madh.
32. Dhe mos iu afroni amoralitetit (zinasë), sepse vërtet ai shtë vepër e shëmtuar dhe është një rrugë e keqe.
33. Dhe mos mbytni njerin që All-llahu ka ndaluar (mbytjen e tij), përveç me drejtësi (që e kërkon sheriati). E kush mbytet pa të drejtë (pa faj), kujdestarit të tij Ne i kemi dhënë të drejtë (të kërkojë drejtësinë), e ai të mos kalojë kufirin në mbytje derisa ai është i ndihmuar (pprej Zotit).
34. Mos përdoroni pasurinë e jetimit ndryshe vetëm në mënyrë të mirë (për tíia shtuar), derisa ai të arijë pjekurinë e vet. Premtimin zbatonie, pse për premtim ka përgjegjësi.
35. Masën mbusheni kur matni (me enë) dhe peshoni me peshojë të drejtë (precize). Kjo është më e dobishme dhe ka përfundim më të mirë.
36. Mos iu qas asaj për të cilën nuk kë njohuri, pse të dëgjuarit, të pamët dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.
37. Dhe mos ec nëpër tokë me mburrje, pse ti as nuk mund ta çashë tokën as nuk mund ta arrishë lartësinë e maleve.
38. E keqja e të gjitha këtyre është e urrejtur te Zoti yt.
39. Këto janë nga urtësia që Zoti yt të shpalli ty. Mos shoqëro me All-llahun ndonjë zot tjetër e të hidhesh në Xhehennem i qortuar dhe i larguar.
40. A mos u dalloi Zoti juaj me djem, e për vete zgjodhi melaike që ju i mendoni femra? Vërtet, ju jeni duke thënë fjalë të mëdha.
41. Ne sqaruam në mnyrë të ndryshme (argumentet) në këtë Kurían, ahtu që ata të nxjerrin përvojë, por kjo nuk u shtoi atyre tjetër, vetëm se largim (nga e vërteta).
42. Thuaj: ìsikur të kishte zota të tjerë përveç Atij, sikundër thonë ata, atëherë ata (zotat) do të kërkonin rrugë për mbizotërim ndaj të Madhëruarit (për tíia marrë pushtetin).
43. I pa të meta është Ai, Lartësia e Tijështë e madhe nga ajo që thonë ata.
44. Lartmadhëri të merituar i shprehin Atij shtatë qiejt e toka dhe çka ka në to, e nuk ka asnjë send që nuk e madhëron (nuk i bënë tesbihë), duke i shprehur falënderim Atij, por ju nuk kuptoni atë madhërim të tyre (pse nuk është në gjuhën e tuaj). Ai është i butë dhe fal shumë.
45. Kur ti e lexon Kuríanin, në mes teje dhe atyre që nuk e besojnë botën tjetër, Ne e vëmë një perde të padukshme.
46. Ndërkaq, në zemrat e tyre vëmë një mbulesë dhe shurdhim të thellë të veshëve të tyre që nuk mund ta kuptojnë atë. E kur e përmend ti në Kurían Zotin tënd, vetëm Atë, ata ikin mbrapa dhe largohen.
48. Shih se si të mveshin ty epitete (i çmendur, poet, i magjepsur), andaj ata kanë humbur dhe nuk mund të gjejnë rrugën (e vërtetë).
49. Ata thanë: ìApasi të bëhemi eshtra të kalbur, dhe e pluhur, a mos do të bëhemi krijesë e re e ringjallur?î
50. Thuaj: ìEdhe nëse të jeni gurë a hekur!î
51. Ose ndonjë krijesë që ju duket e madhe! Ata do të thonë: ìKush do të në rikthejë neve në jetë?î Thuaj: ìAi që ju krijoi për të parën herë!?? E ata do të tundin kokat e tyre nga ti e do të thonë: ìKur është ajo (ringjallja)?î Thuaj: ìNdoshta do të jetë afër!î
52. (ringjallja është) Atë ditë kur Ai j thërret, kurse ju i përgjigjeni të përulur e duke lavdëruar Atë, e ju duket se ju qëndruat (në dynja) vetëëm pak kohë.
53. E ti robve të Mi thuaju: ìLe ta thon ata që është më e mira, pse djalli ndësen mes tyre, e është e ditur se djalli është armik i hapët i njeriutî.
54. Zoti i juaj më së miri e di gjendjen tuaj, nëse Ai do, ju mëshiron dhe nëse Ai do, ju dënon, e ty (Muhammed) nuk të kemi dërguar rojë të tyre (nuk të besuam ty punën e tyre e tíi fusësh me dhunë në besim).
55. Zoti yt e di më së miri gjenden e atij që është në qiej e tokë. Ne kemi dalluar disa pejgamberë nga të tjerët, prandaj, Davudit i kemi dhënë Zebur (shënime).
56. Thuaj: ìFtoni ata, të cilët i menduat (zota) pos Atij, e ata nuk mund të heqin prej jush mjerimin, as nuk mund të mënjanojnëî.
57. Të tillë (zotat) që këta po lusin (pos Zotit), vetë ata (zotat e tyre) kërkojnë afrimin (te Zoti i vërtetë), shpresojnë në mëshirën e Tij dhe i frikësohen dënimit të Tij. Vërtet, dënimit të Zotit tënf ëshë për tíiu ruajtur.
58. Nuk ka asnjë nga fshatrat (nga vendbanimet e kundërshtarëve) e që Ne nuk do ta shkatërrojmë ose ndëshkojmë atë me dënim të ashpër para ditës së kijametit. Kjo është theksuar në Libër (lehvi mahfudh).
59. Neve nuk na pengoi asgjë që tíu sjellim argumente (mrekulli0, pos asaj që ata të parët i përgënjeshtruan ato. Ne i dhamë Themudit deven (mrekulli) konkrete, e ata e mohuan atë. E mrekullitë (ose fenomenet natyrore që shkatërrojnë), Ne nuk i dërgojmë për tjetër vetëm për frikësim.
60. përkujto, kur Ne të thamë: ìZoti yt ka përfshirë (me dijen e Vet) të gjithë njerëzit (e di që këta nuk besojmë edhe në ju sjellësh mrekulli). E atë pamjen tënde që të treguam (natën e Miraxhit) dhe pemën e mallkuar (të përmendur në Kurían), nuk ibëmë tjetër vetëm sprovë për njerëz. Ne i frikësojmë ata (idhujtarët), po nuk shton ai tjetër vetëm se rebelim të madh.
61. Përkujto kur Ne u thamë engjëjve: ìBëni sexhde Ademit!î (në shenjë përshëndetjeje) e ata i bënë, me përjashtim të Iblisit. Ai tha: ìA tíi bej sexhde atij që e krijove nga balta?î
62. (mandej vazhdoi e) tha: ìA e sheh (i tha Zotit) këtë që Ti e vlerësove mbi mua, nëse më lë të jetojë deri në ditën e kijametit, unë gjithsesi do tíi shfaros pasardhësit e tij, më përjashtim të një pakiceî.
63. (Zoti) tha: ìShko, ekush prej tyre vjen pas teje, shpërblimi juaj është Xhehennemi, shpërblim i plotëî.
64. Dhe me atë alarmin e zërit tënd, mashtroje atë që mundesh prej tyre, me kalorësit e këmbësorët tu thirri (bërtitu) ata, përzieju me ta në pasuri dhe në fëmijë dhe premtoju atyre, po shejtani nuk u premton tjetër, përveç mashtrim.
65. Në të vërtet, ti nuk ke kurrfarë fuqie ndaj robërve të Mi. Mbrojtja e Zotit tënd është e mjaftueshme (për ata).
66. Zoti juaj është Ai që për ju mundëssoi lundrimin e anijeve në det në mënyrë që të kërkoni nga të mirat e Tij. Vërtet, Ai është shumë mëshirues ndaj jush.
67. E kur ju kap juve paniku (frika) në det, i humbni (nga kujtesa) ata që i lutni, u mbete vetëm Ai (All-llahu), mirpo pasi që Ai tíju shpëtojë e të arrini në tokë, ia ktheni shpinën. Ashtu, njeriu është përbuzës.
68. A mos jeni të siguruar që nuk do tíu shafitë në tokë ose nuk do tíju lëshojëndonjë shtërngatë e ju nuk do të keni mbrojtës.
69. A mos jeni të sigurt se Ai nuk do tíju kthejë njëherë tjetër në det, etíju lëshojë ndonje furtunë të erës, e për shkak të mosbesimit tuaj tíju fndosë, e pastaj nuk do të gjeni kiush do të hakmerrej kundër nesh për ju.
70. Ne, vërtet nderuam pasardhësit e Ademit (njerëzit), u mundësuam të udhëtojnë hipur në tokë e në det, ibegatuam me ushqime të mira, i vlerësuam ata (i lartësuam) ndaj shumicës së krijesave që Ne i krijuam.
71. (përkujto) Ditën kur do të thërrasim secilin njeri me prijësin (librin, pejgamberin, shënimet e veprave) e tyre. E atij që i jepet libri i tij nga e djathta e tij, të tillët i lexojnë shënimet e tyre (të mira), dhe nuk u bëhet e padrejtë asnjë fije.
72. E kush ka qenë i verbër në këtë (botë), ai do të jetë edhe në botën tjetër i verbër dhe më i humburi i rrugës së drejtë.
73. Në të vërtetë ata (idhujtarët) gati arritën të sprovijnë ty nga ajo që Ne ta shpallëm, e të trillosh tjetër nga çka të shpallëm, e atëherë do të zinin ty mik.
74. Dhe sikur Ne të mos të kishim forcuar ty, ti gati anove diçka pak te ta.
75. E atëherë Ne do ta shijonim mundimin dyfish të kësaj jete dhe dyfish të jetës tjetër, e pastaj ti nuk do të gjeje mbrojtës kundër nesh.
75. E atëherë Ne do ta shijonim mundimin dyfish të kësaj jete dhe dyfish të jetës tjetër, e pastaj ti nuk do të do të gjeje mbrojtës kundër nesh.
76. Ata gati të shqetësuar në tokë (në Mekë) për të përzënë prej saj, po atëherë edhe ata nuk do të mbeteshin pas teje (pas pak kohe do të shkatërroheshin).
77. Ky është ligji i Tij edh me të dërguarit që i dërgoi para teje. E në ligjin Tonë ti nuk gjen ndryshim.
78. Fale namazin kur zbret (nga zeniti) dielli, e deri në errësirën e natës dhe duke bërë lutjen (namazin) e agimit. Vërtet, lutja e agimit është e përcjellur.
79. Dhe në një pjesë të natës zgjohu me të (me Kuríanin - namazin), është e sigurt se Zoti yt do të ngrisë ty në një vend të lavdishëm.
80. Dhe thuaj: ìZoti im, më shpjer në vend të mirë dhe më nxjerr në mënyrë yë ndershme dhe nga ana Jote më dhuro fuqi ndihmueseî.
81. Dhe thuaj: ìErdhi e vërteta e u zhduk e kotaî. Vërtet, e kota gjithnjë ka qenë e zhdukur.
82. Ne të shpallim Kuríanin që është shërim për besimtarët, kurse jobesimtarëve nuk u dhton tjetërpërpos dëshprim.
83. E kur e begatojmë (me të mira) njerin, ai prapësohet dhe largohet i mashtruar, e kur e godet e keqja, ai humb shpresën.
84. Thual: ìSecili vepron sipas rrugës së vet, e Zoti juaj e di më së miri për atë që është në rrugë më të drejtëî.
85. Të pyesin ty për shpirtin; Thuaj: ìshpirti është çështëje që i përket vetëm Zoti tim, e juve ju është dhënë fort pak dijeî.
86. Po të kishim dëshiruar, Ne do ta shlyenim nga gjoksi yt atë që të shpallëm ty, e ti nuk do të gjeje mbrojtës që do të ruane.
87. Por kjo është mëshirë nga Zoti yt dhe mirësia e Tij ndaj teje, vërtet është e madhe.
88. Thuaj: ìEdhe sikur të bashkoheshin njerëzit dhe xhinët për të sjellë një Kurían të tillë, ata nuk do të mund të bënin si ky sado që do ta ndihmonin njëri - tjetrinî.
89. Ne sqruam njerëzve në këtë Kurían shëmbuj (argumente) të çdo lloji, e shumica e njerëzve nuk deshi tjetër, vetëm mohimin.
90. Ata thanë: ìNuk të besojmë ty derisa që të na nxjerrësh prej tokës burime.
91. Ose, (nuk të besojmë deri që) të kesh kopshte me hurma e me rrush, e të bësh të rrjedhin vazhdimisht lumenj në mesin e tyre.
92. Ose, (nuk të besojmë derisa) të bjerë mbi qiell copa - copa, ashtu si po mendon ti (se do të na dënojë Zoti), apo të na sjellësh All-llahun dhe engjëjt pranë nesh.
93. Ose të kesh një shtëpi prej ari, apo të ngjirtesh lart në qiell, po ne nuk të besojmë për ngjitjen tënde derisa të na sjellësh një libër që ta lexojmë?!î Thuaj ìSubhanallah - i Madhërishëm është Zoti im, a mos jam unë tjetër vetëm se njeri, pejgamber?î
94. Po njerëzit nuk i pengojnë tjetër që të besojnë, kur u erdhi atyre shpallja, vetëm se thoshin: ìA thua All-llahu dërgoi njerin pejgamberë!î
95. Thuaj: ìSikur të kishte në tokë engjëj që ecin qetë (si njerëzit), Ne do tíu çonim atyre nga qielli engjëj pejgamberë!î
96. Thuaj: ìAll-llahu më mjafton për dëshmitar mes meje dhe mes jush, Ai hpllësisht injeh dhe i sheh robtë e vetî.
97. Atë që All-llahu e drejton në rrugë të drejtë, ai është udhëzuar, e atë që e le të humbur, për ata nuk do të gjesh ndihmëtarë përveç Atij. Në ditën e kijametit Ne i tubojmë ata duke i tërhequr rrëshqanas me fytyra për dhe, të verbër, memecë të shurdhët. Vendi ti tyre është Xhehennemi, sa herë që të pushojë flaka Ne u shtojmë flakën e zjarrit.
98. Ai (dënim) është meritë e tyre, ngase ata mohuan argumentet tona dhe thanë: ìA pasi të bëhemi eshtra e pluhur do të ringjallemi krijesë e re?î
99. A nuk e kuptuan ata se All-llahu që krijoi qiejt e tokën është i plotëfuqishëm që të krijojë ështu siç janë ata, dh Ai u ka caktuar afatin (e vdekjes e të ringjalljes) në të cilin nuk ka dyshim, po zullumqarët nuk deshën tjetër vetëm të refuzojnë.
100. Thuaj: ìSikur të kishit depotë e begative të Zotit tim, nga frika se po shpenzohen, do të bëheni koprracë; njeriu është dorështrënguarî.
101. Ne i patëm dhënë Musait nëntë argumente (mrekulli) të qarta. Pyeti pra ti (Muhammed) beni israilët (nëse duan të dëshmojën) kur ai u ka ardhur atyre (Musai), e atiji pat thnë faraoni: O Musa, unë mendoj ti je i magjepsur!
102. Ai (Musai) tha: ìPo ti e di se ato (mrekullitë) nuk i zbriti kush tjetër pos Zotit të qiejve e të tokës, i zbriti të dukshme, e unë besoj, o faraon! se ti je shkatërruarî.
103. Ai (faraoni) deshi tíi dëbojë ata nga vendi (Egjipti), kurse Ne e përmbysëm atë dhe të gjithë ata që ishin me të së bashku.
104. Pas tij beni israilve u thamë: ìRrini në vend, e kur të vijë koga e botës tjetër, Ne ju sjellim të gjithëve të përzierî.
105. Ne me urtësi e zbritëm atë (Kuríanin) dhe me urtësi është zbritur. E ty nuk të dërguam tjetër vetëm se përgëzues dhe qortues.
106. Dhe (ta shpallëm) Kuríanin që Ne e ndam pjesë - pjesë për tíua lexuar njerëzve dalëngadalë dhe ashtu e shpallëm atë një pas një.
107. Thuaj: ìI besuat ju atij ose nuk i besuat (atij nuk i bëhet dëm), e atyre që u është dhënë dijeni (nga lbrat e parë) para tij, kur u lexohet atyre, ata hudhen me fytyra (përdhe) duke i bërë sexhdeî.
108. Dhe thonë: ìI lartësuar është Zoti ynë, premtimi i Zotit tonë është realizuarî.
109. Dhe duke qarë hudhen me fytyra (kur e dëgjojnë Kuríanin) dhe ai ua shton eshe më përuljen (ndaj All-llahut0.
110. Thuaj: ìThërrisni: All-llah ose thërrisni Er Rrahman, me të cilindo që ta thërrisni (me këta dy emra), emrat e Tij janë më të bukurit. E ti mos e ngrit zërin (duke lexuar) në namazin tënd, po as mos e ul tepër në të, e mes kësaj kërkoje njërrugë mesatareî.
111. Dhe thuaj: ìFalenderuar qoftë All-llahu, i cili nuk pati fëmijë dhe nuk ka për Të shok në sundim, dhe i përket aftësisë, nuk ka nevojë për ndihmëtarë, dhe madhëroje Atë me madhërinë që i takonî.
AvaTar-Ks- Master
- Numri i postimeve : 505
PIKE : 548
Popullariteti : 1
Data e regjistrimit : 02/07/2010
Re: Lexo në Kur'an, suren
1. Falënderimi i takon vetëm All-llahut që ia shpalli robit të vet Librin dhe në të nuk lejoi ndonjë kundërthënie.
2. (ia shpalli) Të saktë (pa shmangie), pët tíua tërhequr vërejtjen (atyre që nuk besojnë) ndaj një dënimi të rëndë prej Tij, e për tíi përgëzuar besimtarët që bëjnë vepra të mira, se ata do të kenë një shpërblim të mrekullueshëm.
3. Duke qenë në të përgjithmonë.
4. Për tíua tërhequr vërejtjen atyre që thanë se All-llahu ka fëmijë.
5. Dhe për atë (fëmijë), as ata, e as të parët e tyre nuk kanë kurrfarë dijenie. Sa e madhe është ajo fjalë që del nga gojët e tyre, e ata nuk thonë tjetër vetëm se gënjeshtër.
6. A thua ti, do ta shkatërrosh veten nga hidhërimi pas tyre, nëse ata nuk i besojnë këtij ligjërimi (Kuríanit)?
7. Gjithçka që është mbi tokë, Ne e bëmë stoli të saj, për tíi provuar ata, se cili prej tyre do të jetë më vepërmirë.
8. Ne kemi për ta bërë gjithçka që është mbi të dhe pa bimë (shkatërrojmë çdo gjelbërim).
9. A ms mendove ti se ata të vendosurit e shpellës dhe Rekimit ishin nga mrekullitë Tona më të çuditshme?
10. Kur djelmoshat u strehuan në shpellë e thanë: O Zoti ynë, na dhuro nga ana Jote mëshirë dhe na përgatit udhëzim të drejtë në tërë çështjen tonë!î
11. Ne u vumë mbulojë mbi veshët e tyre (i vumë në gjumë) në shpellë për disa vite me rradhë.
12. Pastaj ata i zgjuam (prej gjumit) për të parë se cili prej tyre dy grupeve është më preciz në njehësimin e kohës sa qëndruan gjatë.
13. Ne po të rrëfejmë saktë çështjen e tyre. Ata ishin disa djelmosha, kishin besuar Zotin e tyre, e Ne atyre edhe më ua shtuam bindjen.
14. Edhe i forcuam zemrat e tyre (i bëmë të qëndrueshëm) sa që kur ngritën thanë: ìZoti ynë është Zoti i qiejve e i tokës, nuk adhurojmë ndonjë zot tjetër pos Tij, e Ne atyre edhe më ua shtuam bindjen.
15. Këta, populli ynë ka besuar zota tjerë pos Tij, pse pra nuk sjellim ndonjë argument të qartë për aa? A ka më mizor se aiqë shpif gënjeshtër ndaj All-llahut?
16. Derisa jeni izoluar prej tyre dhe prej asaj që adhurojnë ata, pos All-llahut, atëherë strehonu në shpellë, e Zoti juaj ju dhuron nga mëshira e tij e gjerë dhe u lehtëson në çështjen tuaj atë që është në dobinë tuaj.
17. Dhe ti e shihje diellin kur lindte bartej prej shpellës së tyre nga ana e djathtë, e kur perëndonte largohej nga ata nga ana e majtë, e ata ishin në një vend të gjerë të saj. Kjo ishte një nga argumentet e All-llahut. Atë që e udhëzon All-llahu, ai vërtet është udhëzuar, e atë që e humb, ti nuk do të gjejsh për të ndihmës që do ta udhëzonte.
18. Do të mendoje se ata janë të zgjuar, ndërsa ata ishin të fjetur, e Ne i rotullonim herë në krahun e djathtë e herë në të majtin. Qeni i tyre kishte shtrirë këmbët e para pranë hyrjes. Sikur të kishe hasur në ta, do të ishe kthyer duke ikur dhe do të ishe mbushur frikë prej tyre.
19. Ashtu (sikurse i vumë në gjumë) i zgjuam ata që të pyesin njëri-tjetrin (se sa kanë fjetur). Njëri prej tyre foli e tha: ìSa keni ndejur?î Ata thanë:îKemi ndejur një ditë ose një pjesë të ditës!î Disa thanë: ìZoti juaj e di më së miri se sa keni ndejur, prandaj dërgonie njërin prej jush me këtë argjend (monedhë argjendi) në qytet, e të zgjedhë ushqim më të mirë, e tíju sjellë atë juve dhe le të ketë shumë kujdes e të mos i japë të kuptojë askujt për juî.
20. Pse, nëse ata (të qytetit) kuptojnë për ju, do tíju mbysin me gurë, ose do tíju kthejnë në fenë e tyre, e atëherë kurr nuk keni për të shpëtuar.
21. Dhe ashtu (sikurse i zgjuam nga gjumi) i zbuluam (tíi shohim njerëzit), e të kuptojnë se premtimi i All-llahut (për ringjallje) është i sigurt dhe se katastrofa e përgjithshme (kijameti) është e padyshimtë. (i zgjuam) Mu atëherë kur ata (populli) bisedonin për çështjen e tyre dhe thanë: ìNdëronu atyre një ndërtesë (të jetë shenjë). Zoti i tyre di më së miri për ta. E ata që ishin me shumicë thanë: ìDo të ndërojmë gjithqysh në hyrjen e tyre një xhamiî.
22. Ata (që bisedonin për këtë) do të thonë: ìIshin tre, i katërti ishte qeni i tyre, dhe thonë: ìIshin pesë, e qeni i tyre ishte i gjashti i tyreî, kjo ishte hamendje, po edhe thonë: ìIshin shtatë, e qeni i tyre ishte i teti!î Thuaj: ìZoti im di më së miri për numrin e tyre, përveçnjë pakice nuk di kush për ta, e ti (Muhammed) mos polemizo për numrin e tyre vetëm ashtu në tërësi, dhe askë mos e pyet për taî.
23. Dhe mos thuaj kurrsesi për ndonjë çështje: ìUnë do të bëj këtë nesër!î
24. Vetëm (nëse i shton): ìNë dashtë All-llah!î E kur të harrosh, përmende Zotin tënd dhe thuaj: ìShpresohet se Zoti im do të më japë udhëzim edhe më të afërt prej këtij (të as-habi kehfit)î.
25. (dhe thonin) Ata qëndruan në shpellën e tyre treqind e nëntë vjet.
26. Thuaj: ìAll-llahu e di më së miri sa kanë ndejur, Atij i takon fshehtësia e qiejve dhe tokës. Çfarë (i çuditshëm) është të pamët e Tij dhe çfarë është të dëgjuarit e Tij! Pos Tij ata (njerëzit) nuk kanë ndihmëtarë. Në vendimin e Tij nuk mund tíi përzihet askush.
27. Lexo çka të është shpallur ty nga libri i Zotit tënd! Nuk ka kush që mund tíi ndryshojë fjalët e Tij dhe pos Tij, nuk mund të gjesh stehim.
28. Përkufizoje veten tënde me ata që lusin Zotin e tyre mëngjes e mbrëmje, e që kanë për qëllim kënaqësinë (razinë) e Tij, dhe mos i hiq sytë e tu prej tyre e të kërkosh bukurinë e kësaj bote dhe mos iu bind atij që ia kemi shmangur zemrën e tij prej përkjtimit ndaj Nesh dhe i është dhënë epshit të vet, pse puna e tij ka mbaruar.
29. E ti thuaj: ìE vërteta është nga Zoti juaj, e kush të dojë, le të besojë, e kush të dojë, le të mohojë. Ne kemi përgaditur për jobesimtarët zjarr që muret e tij (të flakës) i rrethojnë ata, e nëse kërkojnë shpëtim, ndihmohen me një ujë si katran që përzhit fytyrat. E shëmtuar është ajo pije, e vend i keq është aiî.
30. E ata që besuan dhe bënë vepra të mira, síka dyshim se Ne nuk humbim shpërblimin atij që është bamirës.
31. Të tillët e kanë vendin në Xhennetin e Adnit, nën të cilin rrjedhin lumenj; e aty stolisen me rrathë të artë dore dhe ata veshin rrobe të gjelbërta prej mëndafshi të hollë e të trashë, janë mbështetur aty në shtretër. Sa shpërblim i mrekulleshëm është dhe sa vend i bukur është ai.
32. E ti sillu atyre (që kërkuan tíi largosh varfanjakët) si shembul dy njerëz; njërit prej tyre i dhamë dy kopshte (vreshta) nga rrushi dhe ato i rrethuam me hurma, e në mes atyre djave bimë tjera.
33. Të dy kopshtet jepnin frutat e veta pa munguar prej tyre asgjë, e në mesin e tyre bëmë të rrjedhë një lumë.
34. Ai kishte edhe pasuro tjetër. E ai atij shokut të vet (që ishte besimtar) itha: - duke iu krenuar atij - ìUnë kam pasuri më shumë se ti e, kam edhe krah më të fortë!î
35. Dhe ai hyri në kopshtin e vet (e me besimtarin për dore), po duke qenë dëmtues i vetës (duke mos besuar dhe duke u krenuar) tha: ìUnë nuk mendoj se zhduket kjo kurrë!î
36. Dhe nuk besoj se do të ndodhë kijameti, (dita e gjykimit), por nëse bëhet që të kthehem te Zoti im, padyshim do të gjej ardhmëri edhe më të mirë se kjo.
37. Atij ai shoku ivet (besimtari) itha - duke e polemizuar atë -: ìA e mohove Atë që të krijoi ty nga dheu, pastaj nga një pikë uji, pastaj të bëri njeri të plotë?î
38. ìPor për mua, Ai All-llahu është Zoti im, e Zotit tim unë nuk ibëj shok askë!î
39. E pse ti kur hyre në kopshtin tënd nuk the: ìMa shaell llah, la kuvete il-la bil lahî - (Allhu çka do, bëhet, síka fuqi pa ndihmën e Tij). Nëse ti më sheh mua se unë kam më pak prej teje edhe pasuri edhe fëmijë (krah më të dobët).
40. Po unë shpresoj se Zoti im do të më japë edhe më të mirë nga kopshti yt, e këtij tëndit tíi shkaktojë fatkeqësi nga qielli e të gdhijë tokë e lëmuar (e zhveshur).
41. Ose të gdhijë uji i shterur, e ti kurrsesi nuk mund ta kërkosh atë!î
42. Dhe vërtet, u shkatërruan frutat e ti, e ai filloi tërrahë shuplakët për atë që kishte shpenzuar në të, e ajo ishte rrënuar në kulmet e saj dhe thoshte: ìO i mjeri unë, të mos i kisha bërë Zotit tim akë shok!î
43. E nuk pati krah (grup), pëveç All-llahut të vërtetë që tíi ndihmojë atij dhe nuk mundi ta pengojë.
44. Në atë vend ndihma është vetëm e All-llahut të vërërtetë. Ai është shpërblyesi më i mirë dh te Ai ëhstë përfundimi më i mirë.
45. E ti (Muhammed) paraqitjau atyre shembullin e kësaj bote që ëshë si një ujë (shi) që Ne e lëhsojmë nga qielli, e prej tij bima e tokës zhvillohet e shpeshëtohet sa që përzihet mes vete, e pas pak ajo bëhet byk (pas tharjes) që e shpërndajnë erërat. All-llahuka fuqi për çdo send.
46. pasuria dhe fëmijët janë stoli e kësaj bote, kurse veprat e mira (frtyi i të cilave është i përjetshëm) janë shpërblimi më i mirë te Zoti yt dhe janë shpresa më e mirë.
47. (Prkujto) Ditën kur Ne i shkulim kodrat, dhe tokën e sheh të sheshtë (të zbuluar) dhe Ne i tubojmë ata e nuk na mbete asnjë prej tyre pa e tubuar.
48. Dhe vihet libri (i veprave),e i sheh mëkatarët të frikësuar nga shënimet që janë në të dh thonë: ìTë mjerët ne, çíështë puna e këtij libri që nuk ka lënë as (mëkat) të vogël e as të madh pa e përfshirë?î dhe atë që vepruan e gjejnë të gatshme - prezente, e Zoti yt nuk i bën padrejt askujt.
50. (Përkujto) Kur u thamë engjëjve: ìPëruluni Ademit, e ata iu përulën përpos Iblisit. Ai ishte nga xhinët, prandaj nuk respektoi urdhërin e Zotit të vet. Vallë, a në vend Timin do ta merrni për mik atë dhe pasardhësit e tij, ndërsa ata janë armiq tuaj?î Sa këmbim i shëmtuar është ai i jobesimtarëve!
51. Unë nuk ua prezentova krijimin e qiejve e të tokës atyre që po i adhuroni e as krijimin e vetë atyre, e as nuk mora mdihmëtrë të humburit.
52. E ditën kur Ai thotë: ìThirrni ata, për të cilët menduat se janë bashpuntorët e Mij!î I thërrasin, por ata nuk u përgjigjen (për ndihmë) atyre dhe ato lidhjet e tyre (në dynja) Ne i zhdukim.
53. Kriminelët e shohin zjarri dhe binden se do të hudhen në të, dhe se nuk do të gjejnë shtegdalje prej tij.
54. Në këtë Kurían Ne shtruam çdo lloji shembulli për hirë të njerëzve, po njeriu (jobesimtar), më shumë se çdo tjetër është kundërshtar.
55. Pasi që tíu ketë ardhur udhëzimi, njerëzit nuk i pengoi tjetër të besojnë dhe të kërkojën falje prej Zotit të tyre, vetëm se presin tíu vijë edhe atyre fatëkeqësia e popujve të mëparshëm ose tíu vijë atyre dënimi ballë për ballë.
56. Ne nuk i dërgojmë ndrushe të dërguarit pos vetëm si përgëzues e qortues. E, megjithatë, ata që nuk besuan polemizojnë me të, ta mbizotërojë të vërtetën, dhe argumentet e Mia dhe atë me çka u qortuan i marrin për tallje.
57. Kush është më zullumqarë se ai që është këshilluar me argumentet e Zotit të vet, e ua kthejn shpinën atyre dhe harron atë që vetë e punoi? Ne kemi vënë mbi zemrat e tyre mbulesë në mënyrë që të mos e kuptojnë atë (Kuríanin), kurse në veshët e tyre shurdhim, andaj edhe nëse i thërret ti ata nërrugë të drejtë, ata si të tillë nuk do të udhëzohen kurrë.
58. Zoti yt është që flë shumë dhe bën mëshirë të madhe, sikur tíi ndëshkonte ata për atë që kanë vepruar, do tíua ngutte atyre tash dënimin, por ata kanë momentin e caktuar, e pos Tij nuk do të gjejnë ata strehim.
59. Ato janë fshatra (vendbanime) që kur bënë zullum, Ne i shkatërruam dhe për shkatërrimin e tyre u patëm caktuar kohë të sakta.
60. (përkjto) Kur Musai djaloshit që e shoqëronte i tha: ìNuk do të ndalem së ecuri deri të arrijë vendtakimin e e dy deteve, ose do të udhëtoj një kohë të gjatë.
61. Kur arritën ata të dy vendtakimin e atyre deteve, e harruan pehkun e tyre, e ai (peshku) mori rrugën e vet si (strofull) në det.
62. Pasi ata e kaluan atë vend, ai (Musai) i tha djaloshit: ìNa jep sillën tonë (ushqimin), meqë nga ky udhëtim jemi lodhurî.
63. AI (djaloshi - Jushaë bin Nun) tha: ìA e sheh!?î Kur u strehuam te shkëmbi, unë e harrova peshkun dhe përveç djallit, nuk më bëri ksh ta harrojë q të përkujtojë ty atë, dhe ai në mënyrë të çuditshme mori rrugën për në det!
64. Ai (Musai) tha: ìAi është (vendi) që ne po e kërkojmë!î Dhe u kthyen që të dy rrugës së tyre prej nga kishin ardhur.
65. Dhe e gjetën një robë Tanë, të cilit i kemi dhuruar mëshirë nga ana e Jonë dhe e kemi mësuar me një dituri të posaçme nga Ne.
66. Atij (Hidrit - njeriut të mirë e të dijshëm) Musai i tha: ìA pranon të vijë me ty, që të më mësosh nga ajo që je imësuar(i dhuruar) ti: dituri të drejtë e të vërtetë?
67. Ai (Hidri) tha: ìSigurisht, ti nuk do të mund të kesh durim me mua!î
68. Si do të durosh për atë që nuk je i njoftuar?
69. (Musai) Tha: ìNë dashtë All-llahu, do të shohësh se do të jem i durueshëm dhe nuk do të kundërshtoj ty asgjë!î
70. Ai i tha: ìNëse më shoqëron ti mua, atëherë mos më pyet për asgjë, derisa unë vetë të të tregoj për tëî.
71. E ata të dy shkuan *duke ecur) deri kur hipën në anije, ai (i dishmi) e shqeu atë. Ai (Musai) tha: ìA e shqeve që ti fundosësh udhëtarët e saj, vërtet bëre një punë të hatashme?î
72. Tha: ìA nuk të thashë se nuk do të mund të kehs durim me mua?î
73. (Musai) Tha: ìMos më qorto për se harrova dhe më mundo me vështirësi në këtë shoqërim timin (lehtësoma punën)!î
74. Vazhduan të shkojnë deri kur e takuan një djalë të ri, e ai (i dijshmi) e mbyti atë. (Musai) Tha: ìA e mbyte njeriun e pastër, pa mbytë ai askë?! Vërtet ke bërë një pumë të shëmtuar!î
75. Ai (i dijshmi) tha: ìA nuk të thashë se vërtet ti nuk do të mund të kesh durim me mua?î
76. (Musai) Tha: ìNëse pas kësaj të pyes (të kundërshtoj) për ndonjë gjë, atëherë mos më lejo të shoqëroj. Tashmë ndaj meje ke arsyetim (të mos më shoqërosh)!î
77. Vazhduan të shkojnë deri arritën te bannorët e një qyteti që prej tyre kërkuan tíu japin ushqim, po ata nuk deshën tíi pranojnë si mysafirë (e as tíi ushqejnë) e ata të dy gjetën një mur që gati rrëzohej, e ai e drejtoi atë (murin). (Musai) Tha: ìSikur të kishe dashur do tíu merrje shpërblim për këtë!î
78. Ai (i dijshmi) tha: ìTash ka ardhur koha e ndarjes mes meje e teje, e unë do të tregoj për domethënien e asaj që nuk mund të keshë durim!î
79. Sa i përket anijes, ajo ishte pronë e të varfërve, që veprojnë në det, e unë desha të bëjë atë me të meta, ngas para tyre ishte një sundues që grabiste çdo anije (të aftë - pa të meta).
80. Sa i përket djaloshit, dy prindërit e tij ishin besimtarë, e u frikësuam se ai do tíi shpie ata të dy në humbje e në mosbesim.
81. Deshëm që Zoti tíu japë në vend të tij një më të mirë se ai dhe më të afërt në respekt dhe në mëshirë (ndaj prindërve).
82. Përsa i përket murit, ai ishte i dy djelmoshave jetimë të atij qyteti, e nën të ata kishin një thesar (ari) dhe babai i tyre ka qenë njeri i mirë, e Zoti yt dëshiroi që ata dy (jetimë) ta arrijnë pjekurinë e vet dhe ta nxjerrin ata vetë thesarin e tyre. Kjo ishte mëshrë e Zotit tënd (ndaj tyre). Dhe unë nuk e pranova tërë atë sipas bindjes sime (po sipas udhëzimit të Zotit). Ky, pra, është sqarim i asaj për të cilën nuk munde të kesh durim!
83. Të pyesin ty për Dhulkarnejnin, thuaju: ìDo tíju rrëfej për punën e tij me Kurían (me shpallje)î.
84. Ne i mundësuam atij forcë në tokë dhe i dhamë mundësi për çdo send që të mund të arrijë.
85. Ai iu rrek një aso mundësie (dhe mori rrugën nga perëndimi).
86. Deri kur vendperëndimin e diellit, e gjrti se po perëndon në njëfarë burimii me lym të zi dhe aty e gjeti një popull. E Nei thamë: ìO Dhulkarnejn, ose do tíi dënosh, ose do t-i marrësh me të mirë e tíi udhëzosh!î
87. Ai (Dhulkarnejni) tha: ìAi që vazhdon edhe mëtej të jetë zullunqar, atë do ta dënojmë, pastaj i kthehet Zotit të vet e Ai e dënon atë me një dënim të tmerrshëmî.
88. Sa i përket atij që besoi dhe bëri vepra të mira, atij i takon shpërblimi më i mirë (Xhenneti) dhe atij nga ana Jonë do tíi bëjmë lehtësi (në jetë).
89. Pastaj, ai iu rrek një aso mundësie (mori rrugën e lindjes).
90. Deri kur arriti vndlindjen e diellit, e gjeti atë se po lind mbi një popull, që nuk i kemi dhënë ndonjë mbulojë prej tij (diellit).
91. Ashtu (bëri edhe me këtë popull), e Ne e kemi ditur gjendjen e tij (mundësitë dhe sundimin e drejtë të tij).
92. Mandej, ai iu rrek ërsëri një aso mundësie (një rrugë të tretë mes perëndimit e lindjes - nga veriu).
93. Deri kur arriti mes dy kodrave (si penda) dhe mbrapa tyre gjeti një popull që thuajse nuk kuptonte asnjë gjuhë (përveç gjuhës së vet).
94. Ata thanë: ìO Dhulkarnejn, vërtet Jexhuxhi dhe Mexhuxhi janë duke bërë shkatërrime në tokë, a bën që ne të japim ty një kontribut (një formë tagri a tatimi), e që të bësh një pendë mes nesh dhe mes tyre?î
95. Ai (Dhulkarnejni) tha: ìAtë që mua ma mundësoi Zoti im është shumë më e mirë (nga ajo që më ofroni ju), po ju më ndihmoni me fuqi punëtore të bëj një pendë të fortë mes jush dhe mes atyre!î.
96. Më sillni copa të hekurit! E kur e nivelizoi ai me dy anët e kodrave, tha: ìNdizni!î e kur e bëri atë (hekurin) zjarr (si zjarr nga të ndezurit) tha: ìMë sillni bakër të shkrirë tíia hedhë atij!î
97. E ata as nuk arritën ta kapërcenin e as ta shponin.
98. Ai (Dhulkarnejni) tha: ìKjo është një e mirë nga Zoti im, e kur të vjen caktimi i Zotit tim, Ai e bën atë rrafsh, e caktimi i Zotit tim është i sigurt.
99. (Kur të vijë caktimi i Zotit, ose kur të dalin Jexhuxh Mexhuxhët) Ne bëjmë atë ditë që ata të përzihen si valët njëra me tjetrën. Dhe i fryhet Surit (për herën e dytë) e të gjithë ata i tubojmë.
100. Atë ditë ua prezentojmë zhehenemin jobesimtarëve me një prezentim të hapët (trishtues).
101. Atyre që sytë i kishin të mbuluar ndaj argumenteve te Mia dhe që nuk mund të dëgjonin (fjallët e All-llahut).
102. A mos menduan aa që nuk besuan se përkundër Meje të marrin zota (mbrojtës) robtë e Mi? Ne kemi përgatitur për jobesimtarët Xhehennemin vendpritje.
103. Thuaj: ìA tíju tregojmë për më të dëshpruarit në veprat e tyre?î
104. Ata janë veprimi i të cilëve u asgjësua në jetën e kësaj bote, e megjithatë ata mendojnë se janë kah bëjnë mirë.
105. Të tillët janë ata që nuk besuan argumentet e Zoit të tyre as takimin (ringjalljen) e Tij, andaj veprat e tyre shkuan huq dhe në ditën e gjykimit atyre nuk do tíu jepet kurrfarë vlere.
106. Këtë, ngase shpërblimi i tyre është Xhehennemi, për shka se nuk besuan dhe argumentet e Mia e të dërguarit e Mi i morën për tallje.
107. Síka dyshim se ata që besuan dhe bënë vepra të mira, vendpritje për ta janë Xhennetet e Firdevsit.
108. Aty do të jenë përgjithmonë, e nuk kërkojnë të largohen nga ai (ose tíu ndryshohet).
109. Thuaj: ìsikur të ishte deti ngjyrë për tíi shkruar fjalët e Zotit tim, deti (uji i tij) do të shterrej para se të përfundojnë fjalët e Zotit tim, e edhe sikur të sillnim shtesë edhe një si ai (deti)î.
110. Thuaj: ìUnë jam vetëm njeri, sikurse ju, mua më shpallet se vetëm një Zot është Zoti juaj, e kush është që e shpreson takimin e Zotit të vet, le të bëjë vepër të mirë, e në adhurimin ndaj Zotit të tij të mos përziejë askë.
AvaTar-Ks- Master
- Numri i postimeve : 505
PIKE : 548
Popullariteti : 1
Data e regjistrimit : 02/07/2010
Re: Lexo në Kur'an, suren
1. Kaf Ha Jaí Aíjn Sadë!
2. (ky është) Përkujtim i mëshirës së Zotit tënd ndaj robit të vet Zekeriait,
3. Kur ai iu lut Zotit të vet me një zë të ulët, e
4. Tha: ìZoti im! Vërtet, mia më janë dobësuar eshtrat, më janë përhapur thinjat në kokën time, e me lutjen time ndaj Teje o Zoti im, asnjëherë nuk kam qenë i dëshpëruarî.
5. Unë ua kam frikë pasardhësve të mi pas meje (kushërinjve se do ta humbnin fenë), ndërsa gruaja ime është sterile, pra më falë nga ajo mirësia Jote një pasardhës (një fëmijë).
6. Të më trashëgojnë mua dhe tíi trashëgojë ata nga familja e Jakubit, dhe bërë atë, o Zoti, të këndshëm! (të vyeshëm)!î
7. O Zekëria, Ne po të përgëzojmë ty me një djalë, emri i të cilit është Jahja, e që askush para tij nuk u emërtua me këtë emër.
8. Ai tha: ìZoti im, si do të kemë unë djalë kur gruaja ime ishte që nuk lind, e unë kam arritur pleqëri të thellë?î
9. Tha: ìJa, kështu Zoti yt ka thënë: se ajo për Mua është lehtë; Unë të krijova më parë ty, që nuk ishe fare!î
10. Ai (Zekeriai) tha: Zoti im, më jep mua një shenjë (që të di)!î Ai (All-llahu) tha: ìShenja jote është se, (duke qenë shëndoshë e mirë), nuk do të mund tíu flasesh njerëzve tri net (e tri ditë)î.
11. Dhe ai doli prej faltores para popullit të vet dhe u dha shenjë adhuroni (All-llahun) mëngjes e mbrëmje.
12. O Jahja, merre librin me shumë kujdes, dhe ashtu, dhe ashtu Ne i dhamë atij urtësi kur ishte fëmijë.
13. Dhe nga ana jonë i mundësuam të jetë i butë, i pastër dhe respektues (i dëgjueshëm).
14. Edhe i sjellshëm ndaj prindërve të vet, nuk ishte kryelartë e i padëgjueshëm.
15. Dhe selam (prej nesh) atij ditën kur u lind, ditën kur vdes dhe ditën kur do të ngritet i gjallë (e përshëndetën dhe i garantuam)!
16. E, përmendju në këtë libër (tregimin për) Merjemen kur ajo u largua prej familjes së saj në një vend në lindje.
17. Ajo, vuri një perde ndaj tyre, e Ne ia dërguam asaj Xhebrilin, e ai iu paraqit asaj njeri në tërësi.
18. Ajo tha: ìUnë i mbështetem të Gjithëmëshirëshmit prej teje, nëse je që frikësohesh Atij (pra më le të lirë)!î
19. Ai (Xhibrili) tha: ìUnë jam vetëm i dërguar (melek) i Zotit tënd për të dhuruar ty një djalë të pastër (pejgamber)î.
20. Ajo tha: ìSi do të kem unë djalë, kur mua nuk më është afruar njeri (nuk jam e martuar), e as nuk kamë qenë e pamoralshmeî.
21. Ai (Xhibrili) tha: ìJa, kështu ka thënë Zoti yt; ajo për Mua është lehtë, e për ta bërë atë (djalin e krijuar pa babë) argument për njerëzit e edhe mëshirë nga ana e Jonë. Kjo është çështje e kryer!î
22. Ajo e barti atë (Isain), andaj (me të në bark) u izolua në një vend të largët.
23. E dhembja (e lindjes) e mbështeti atë te një trup i hurmës. Ajo tha: ìAh sa mirë ka qenë për mua të kisha vdekur para kësaj e të isha e harruar që moti!î
24. E prej së poshtmi atë e thirri (Xhibrili): ìMos u brengos, Zoti yt bëri pranë teje një përrockë (uji)î.
25. E ti shkunde trupin e hurmës se do të bijnë ty hurma të freskëta.
26. Ti pra, ha pi e qetësou, dhe nëse sheh ndonjë prej njerëzve thuaj: ìUnë ka vendsur heshtje për hir të Gjitëhmëshirshmit, andaj asnjë njeriu sot nuk i flas!î
27. Dhe duke e bartur ngryk shkoj me të te të afërmit e vet ata i thanë: ìOj Merjeme, ke bërë një punë shumë tëkeqe!î
28. Oj motra e Harunit, babai yt nuk ishte njeri i prishur e as nëna jote nuk ka qenë e pamoralshme!
29. Atëherë ajo u dha shenjë kah (Isai). Ata thanë: ìSi tíi flasim atij që ëshë foshnjë në djep?î
30. Ai (Isai) tha: ìUnë jam rob i All-llahut, mua më ka dhënë (ka caktuar të më japë) librin dhe më ka bërë Pejgamber.
31. Më ka bërë dobiprurës kudo që të jem dhe më ka porositur me namaz (falje) e zeqatë për sa të jemë gjallë!
32. Më ka bërë të mirësjellshëm ndaj nënës sime, e nuk më ka bërë kryelartë as të padëgjueshëm!
33. Selami (shpëtim prej All-llahut) është me mua ditën kur u linda, ditën kur të vdes dhe ditën kur të dal (prej varrit) i gjallë!î
34. Kjo është (fjalë) e vërtetë, rreth Isait, birit të Merjemes në të cilin ata shkaktojnë dyshime.
35. Nuk i takoi (nuk ka nevojë) All-llahu të ketë ndonjë fëmijë, i pastër është Ai, kur dëshiron një send Ai vetëm i thotë atij: Bëhu!î. Ai menjëherë bëhet.
36. (Isai i tha popullit të vet) Dhe se All-llahu është Zoti im dhe Zoti juaj, pra adhuronie Atë, kjo është rrugë (fe) e drejtë.
37. Po, grupet u kundërshtuan mes vete (rreth Isait). Të mjerët ata që nuk besuan se çka kanë për të parë ditën e madhe!
38. Ditën kur do të na paraqiten neve, sa mirë do të dëgjojnë edhe shohin (ose njerëzit do të dëgjojnë e shohin çka i gjen ata), por tash për tash (në këtë jetë) zullumqarët janë të humbur qartë.
39. Ti tërhiqu atyre vërejtjen për ditën e dëshprimit, kur të marrë fund çështja (e përgjejgësisë e dikush në xhehet, dikush në zjarr), se ata (sot) janë të painformuar, dhe ata nuk janë duke besuar.
40. Síka dyshim se Ne e trashëgojmë (na mbetet) tokën dhe çka ka në të, dhe të Ne do të jetë e ardhmja e tyre.
41. Përkujtoju (lexoju idhujtarëve e të tjerëve) në Libër (në Kurían) Ibrahimin. Ai vërtet ishte shumë i drejtë dhe pejgamber.
42. Kur babait të vet i tha: ìO babai im, pse adhuron atë që as nuk dëgjon, as nuk sheh, e as nuk ke asgjë prej tij?
43. O babai im, mua më është dhënë nga dituria çka ty nuk të është dhënë, andaj më dëgjo se unë të udhëzoj në rrugë të drejtë.
44. O babai im, mos adhuro djallin, sepse djalli është kundërshtar i Mëshiruesit.
45. O babai im, unë kam frikë se do të godet ndonjë dënim prej të Gjithmëshirshmit e do të jesh shok i djallit!î
46. Ai (babai) tha: ìA ti, Ibrahim, i refuzon zotat e mi? Nëse nuk ndalesh (së fyeri ndaj zotave të mi), unë do të gurëzoj, ndaj largohu prej meje për një kohë të gjatë!î
47. Ai (Ibrahimi) tha: ìQofsh i lirë prej meje! Unë do ta lus Zotin tim për të falur ty, pse ai (babai) shte i kujdsshëm ndaj meje.
48. Unë po largohem prej jush dhe prej çka adhuroni ju pos All-llahut, e shpresoj se me adhurimin ndaj Zotit tim nuk do të jem i humbur!î
49. E pasi u largua prej tyre dhe prej çka adhuronin ata pos All-llahut, Ne i dhuruam atij Is-hakun dhe Jakubin dhe që të dy i bëmë pejgamberë.
50. Dhe atyre (të gjithëve) u dhamë (të mira) nga mëshira Jonë, edhe i bëmë që të jenë të përmendur për të mirë (ndër njerëz).
51. Përmendju në Libër (tregimin për) Musain! ai ishte i zgjedhur (prej Zotit) dhe ishte i dërguar, pejgamber.
52. Dhe Ne e thirrëm nga ana e djathtë e kodrës Tur, e afruam për tíi folur (të dëgjojë bisedën tonë).
53. Nga mëshira Jonë i dhamë vëllain e tij Harunin, Pejgamber.
54. Përkujtoju në këtë Libër Ismailin! Ai ka qenë shumë besnik (premtoi të bëhet kurban) dhe i dërguar, pejgamber.
55. Ai urdhëronte familjen e vet me faljen e namazit dhe me zeqatë, dhe ishte dhumë i pranishëm te Zoti i tij.
56. Përkujtoju në libër edhe Idrisin! Ai ishte shumë i drejtë dhe pejgamber.
57. Ne e ngriëm atë në një vend të Lartë (ia ngritëm lart famën).
58. Këta (të përmendur) ishin që All-llahu i gradoi nga pejgamberët pasardhës të Ademit, prej pasardhësve të atyre që i patëm bartur (në anije) bashkë me Nuhun, prej pasardhësve të Ibrahimit dhe të Jakubit (Israilët), dhe prej atyre që i udhëzuam dhe i bëmë të zgjedhur; kur u lexoheshin atyre ajetet e Zotit, binin në sexhde dhe qanin.
59. E pas tyre (të mirëve) erdhën pasardhës të këqij, që e lanë namazin e u dhanë pas kënaqësive (trupore), e më vonë do të hidhen në çdo gjë të keqe (ose në Gaja).
60. Me pëjashtim të atij që pendohet dhe beson e bën vepra të mira, të tillët do të hyjnë në Xhennet dhe atyre nuk u bëhet padrejtë.
61. Ato janë Xhennetet e Adnit. që Mëshiruesi u pat premtuar robve të vet, pa i parë ata (i besuan pa i parë), e premtimi i Tij është i kryer.
62. Aty nuk dëgjojnë fjalë boshe, por vetëm përshëndetje. Aty manë ushqimin e vet (të llojllojshëm) mëngjes e mbrëmje.
63. Ato janë Xhennetet që do tíua trashëgojnë robve Tanë që ishin të ruajtur.
64. Ne (engjënt, thotë Xhibrili) nuk zbresim (nuk vijmë) vetëm me urdhërin e Zotit tënd. Vetëm Atij i takon e tërë çështja e tashme e ardhme dhe mes tyre, e Zoti yt nuk është që harron.
65. Ai është Zoti i qiejve dhe i tokës dhe çka ka në mes tyre, pra Atë adhuroje, e në adhurim ndaj Tij bëhu i qëndrueshëm. A di për Të ndonjë emnak (adash)!
66. E njeriu thota: ìA njëmed pasi të vdes do të nxirrem i gjallë (do të ringja;;en)?î
67. Po, a nuk po mendon njeriu se Ne e krijuam atë më parë kur ai nuk ishte asgjë?
68. Pasha Zotin tënd, Ne do tíi tubojmë (pas ringjalljes) ata bashkë më djajtë dhe do tíi afrojmë ata rreth Xhehennemit të gjunjësuar.
69. Pastaj, nga secili grup do tíi kapim ata që kishin qenë më jorespektues ndaj të Gjithmëshirshmit.
70. E Ne e dujmë më së miri se cili prej tyre ka më meritë të hudhet në të.
71. Dhe nuk ka asnjë prej jush që nuk do tíi afrohet atij. Ky (kontaktim i Xhehennemit) është vendim i kryer i Zotit tënd.
72. Pastaj, (pas kalimit pran tij) do tíi shpëtojmë ata që ishin ruajtur (mëkateve), e zullumqarët do tíi lëmë aty të gjunjëzuar.
73. E kur u lexoheshin atyre ajetet tona të argumentuara, ata që nuk kshin besuar u thoshin atyre që kishin besuar: ìCili grup (ne ose ju) ka vend jete më të mirë dhe kuvend më autoritativ?î
74. E, sa e sa gjenerata kemi shkatërruar para tyre e që ishin më të pajisur dhe më të dukshëm.
75. Thuaj: ìAtij që është në humbje (në mosbesim), le tíia vazhdojë atij i Gjithfuqishmi për një kohë, e kur do ta shohin atë që po u premtohet: ose dënimin (në këtë jetë) ose kijametin, atëherë do ta kuptojnë se kush do të jetë në pozitë më të keqe dhe më i dobët në përkrahje!î
76. E All-llahu u shton besimi atyre që u udhëzuan, e veprat e mira të pëjetshme, janë shprblim më i dobishëm te Zoti yt, dhe përfundim me i mirë.
77. A je i njoftyar për atë që mohoi argumentet Tona e tha: ìMua githqysh do të më jepet pasuri e fëmijë (në botën tjetër)?î
79. Jo, nuk është ashtu, po Ne do të shënojmë atë që po e thotë ai, dhe do të vazhdojmë atij dënim pas dënimi.
80. Dhe Ne e trashëgojmë atë (në pasuri e fëmijë) që të thotë ai, e ai ka për të na ardhur i vetmuar.
81. Dhe kur ata në vend të All-llahut adhuruan zota tjerë për tíu krenuar me ta.
82. Përkundrazi, ata (idhujt) do të tërhiqen prej adhurimit të atyre dhe do të bëhen armiq të tyre.
83. A nuk e di ti se Ne i kemi lëshuar djajt kundër jobesimtarëve, e ata nxisin pa ndërpreë në vepra të këqija.
84. Pra, ti mos u ngut kundër tyre, se Ne jemi duke ua numëruar atyre (jetën në ditë, frymëmarrje etj. ).
85. Ditën kur do tíi tubojmë të devotshmit te i Gjithëmëshirshmi si musafirë të ftuar.
86. Ndërsa mëkatarëve u grahim në Xhehennem të etshëm.
87. Nuk ka të drejtë ndërmjetësim askush, përveç atij që ka lejuar i Gjithëfuqishmi.
88. Ata thanë: ìI Gjithëfuqishmi ka fëmijëî.
89. Ju (jobesimtarë) vërtet sollët një fjalë shumë të shëmtuar.
90. Aq të shëmtuar sa gati u copëtuan qiejt, gati pëlciti toka dhe gati u shembën kodra nga ajo (fjalë).
91. Për atë se të Gjithëmëshirshmit i përshkruan fëmijë.
92. E të Gjithëmëshirshmit nuk i takon të ketë fëmijë.
93. Nuk ka tjeër, vetëm se githë çka është në qiej e në tokë ka për tíiu paraqitur Zotit si rob.
94. Ai me diturinë e vet i ka përfshirë të githë, dhe ka numëruar e evidntuar çdo gjë të tyre në mënyrë të saktësishme.
95. Dhe në ditën e kijametit secili do tíi paraqitet Atij i vetëmuar.
96. Nuk ka dshim se ata që bënë vepra të mira, atyre i Gjithëmëshirshmi do tíu krijojë (në zemrat e tyre) dashuri.
97. Ne e bëmë atë (Kuríanin) të lehtë me gjuhën tënde vetëm që me të tíi përgëzosh të devotshmit, dhe me të tíi tëheqish vërejtjen një populli që ëshë kryeneç.
98. Sa shumë brezni kemi shkatërruar para tyre. A po vëreni ndonjë prej tyre, ose a po dëgjon zërin e ulët të tyre (nuk u ndihet zëri)?
AvaTar-Ks- Master
- Numri i postimeve : 505
PIKE : 548
Popullariteti : 1
Data e regjistrimit : 02/07/2010
Re: Lexo në Kur'an, suren
1. Ta Ha.
2. Ne nuk ta shpallëm Kuríanin për të munduar ty.
3. Ta shpallëm vetëm këshillë (përkujtim) për atë që frikësohet.
4. Shpallje nga Ai që krijoi tokën dhe qiejt e lartë.
5. Mëshiruesi që qëndron mbi Arsh.
6. E Tij është çdo gjë që ekziston në qiej dhe në tokë dhe çdo gjë që gjendet në mes tyre, edhe çíka nën dhe.
7. Andaj, nëse bën shprehjen (lutjen haptazi), Ai e di të fshehtën, madje edhe më shumë se kjo.
8. Ai është All-llahu, nuk ka Zot pos Tij, Atij i takojnë emrat më të bukur.
9. A të ka ardhur ndonjë njohuri për ndodhin e Musait?
10. Kur ai e pa një zjarr, e i tha familjes së vet: ìRrini ku jeni, se vërejta një zjarr, e unë ndoshta do tíju sjellë ndonjë acë prej tij, ose do të gjejë te zjarri ndonjë udhërrëfyesî.
11. E kur shkoi te Ai (zjarri), u thirrë: O Musa!
12. Vërtet Unë jam Zoti yt, hiq atë që ke mbathur (opingat e nallet), se je në luginën e shenjtë Tuva.
13. Unë të zgjodha ty (për pejgamber), prandaj dëgjo mirë se çípo të shpallet!
14. Vërtet, vetëm Unë jam All-llahu, nuk ka zot tjetër pos Meje,pra Mua më adhuro dhe fal namazin për të më kujtuar Mua.
15. Síka dyshim se momenti (kijameti) do të vijë pa tjetër, Unë gati e kam fshehë atë; (do të vijë) për tíu shpërblyer secili njeri për atë që ka bërë.
16. Prandaj, të mos shmang ty nga kjo, ai që nuk i beson atij dhe që është dhënë pas dëshirave, se atëherë shkatërrohesh.
17. O Musa , çíështë ajo që e ke premtuar në të djathtën tënde?
18. Ai (Musai) tha: ìAi është shkopi im që të mbahem në të, dhe me të u shkund (gjethe nga drunjtë) dhenve të mia, dhe me të kryej edhe nevoja tjera.
19. Ai (All-llahu) i tha: ìHidh atë, O Musa!î
20. Ai e hodhi atë, kur ja, ai një gjarpër i madh që lëvizte me shpejtësi.
21. (All-llahu i) Tha: ìKape atë, e mos u frikëso, se Ne do ta kthejmë atë përsëri në gjendjen e mëparshme!î
22. Dhe, fute dorën tënd e do ta nxjerrësh atë të bardhë pa asnjë të metë. Kjo është një mrekulli tjetër.
23. (këtë e bëmë) Në mënyrë që të mundësojmë të shohësh disa nga argumentet Tona të mëdha.
24. ìShko te faraoni se ai ka ngritur kokë (është bërë arrogant)î.
25. Ai (Musai) tha: ìMa zgjëro (më ndihmo) gjoksin tim!
26. Dhe më lehtëso në këtë punë timen!
27. Më zgjidh nyjen e gjuhës sime!
28. Që ta kuptojnë fjalën time!
29. Më cakto një ndihmëtar nga familja ime,
30. Harunin, vëllain tim,
31. Që me të të ma forcosh fuqinë time,
32. Bëma shok atë në punën time,
33. Në mënyrë që të madhërojnë Ty më shumë,
34. Dhe të përkujtojnë Ty shpesh.
35. Vërtet, Ti je Ai që na sheh dhe na i di punëtî.
36. Ai (All-llahu) tha: ìO Musa, tíu dha ajo që kërkove!î
37. Ne edhe një herë ta dhuruam ty mirësinë Tona.
38. Atëherë kur nënën e frymëzuam me atë që nuk kuptohet ndrushe pos me inspirim (me frymëzim - shpallje).
39. (Ne i thamë) ìVëre atë (fëmijë, Musain) në arkë, e mandej hidhe në lumë e lumi e hjedhë në breg, atë e merre armiku Im dhe i tij. E nga ana Ime mbolla (në zemra të njerëzve) dashuri ndaj teje, e që të edukoheshe nën mbikëqyrjen Timeî.
40. Kur motra jote ecte (të përcillte) e thoshte: ìA doni tíju tregoj atë që do të kujdeset për të? E Ne të kthyem te nëna jote, që të gëzohej ajo e të mos mbetej e pikëlluar. Ti pate mbytur një njeri, e Ne të shpëtuam nga mërzia dhe të sprovuan me sprova të mëdha. Ti qëndrove me vite ndër banorët e Medjenit, e pastaj erdhe, o Musa, në kohën e caktuarî.
41. Dhe Unë të zgodha ty për shpalljen Time.
42. Shko me argumentet e Mia ti dhe vëllai yt, e mos e hiqni prej kujdesit të përmendurit ndaj Meje.
43. Shkoni që të dy te faraoni, se ai vërtet e ka tepruar.
44. Atij i thuani fjalë të buta, ndoshta ai mendohet a frikësohet.
45. Ata të dy thanë: ìZoti ynë, ne kemi frikë se do të na ndëshkojë menjëherë ose do tíi kalojë kufijtë kundër neshî.
46. Ai (All-llahu) tha: ìMos u frikësoni, se Unë (me ndihmën Time) jam me ju, dëgjoj (çído tíju thotë)dhe shoh (çído të bën me ju)î.
47. I shkoni i thuani atij: ìNe jemi të dy dërguar të Zotit tënd, lëshoi beni israilët të vijnë më ne, e mos i mundo! Ne kemi ardhur me argumentet nga Zoti yt, e shpëtimi është për atë që ndjek rrugën e drejtë.
48. Ne na është thënë se dënimi është për atë që gënjen (të dërguarit) dhe ia kthen shpinën besimitî.
49. Ai (faraoni) tha: ìE kush është Zoti i ju dyve, o Musa?î
50. (Musai) Tha: ìZoti ynë është Ai që çdo sendi i dha formën e vet, pastaj e udhëzoi atë?î
51. Ai tha: ìSi është gjendja e popjve të mëparshëm?î
52. Dija për ata është te Zoti im, e shënuar në një libër. Zoti im nuk gabon e as nuk harronî.
53. (Zoti im) I cili për ju e bëri tokën djep, për të mirën tuaj hapi rrugë nëpër të, lëshoi shiun prej së larti, e kjo mundësoi që të mbijnë bimë të llojeve të ndryshme.
54. Hani ju dhe kullotni kafshët tuaja (nga ato bimë). Vërtet, për të gjitha këto (që u përmendën) ka argumente për ata që kanë mendje të shëndodhë.
55. Prej asaj (tokës) Ne u krijuam ju, e ju do tíu kthejmë përsëri në të, e prej saj do tíju nxjerrim edhe një herë.
56. Ne ia bëmë të mundshme atij tíi shohë të gjitha argumentet Ton, por ai i fënjeu ato dhe i refuzoi.
57. (Atëherë faraoni) Tha: ìO Musa, a mos na ke ardhur që me magjinë tënde të na nxjerrësh prej tokës tonë (prej Egjiptit)?
58. Edhe ne do të kundërvihemi me një aso magjie, pra cakto një dhe një vend që do të na përshtatet, e që nuk do ta thyenim as ne as tiî.
59. (Musai) Tha: ìKoha e caktuar le të jetë dita e festës në mënyrë që njerëzit të tubohen para diteî.
60. Faraoni u kthye dhe tuboi magjistarët e vet dhe doli në kohën (dhe vendin) e caktuar.
61. Atëherë Musai u tha atyre (magjistarëve): ìMjerimi është juaji, prandaj mos shpifni ndaj All-llaht ndonjë gënjeshtër e tíju shkatërrojë me një dënim, se pa dyshim ai që shpif ka dështuar keqî.
62. Ata (magjistarët) polemizuan për çështjen e tyre, por bisedën e bënë fshehurazi (nga masa).
63. Ata pastaj (pas bisedës së fshehur) thanë: ìKëta të dy janë magjistarë, që me magjinë e tyre duan tíju nxjerrin nga toka juaj dhe ta zhdukin drejtimin (ideologjinë) tuaj që padyshim është më i drejtiî.
64. Pra, (meqë janë magjistarë) ju vendosni seriozisht çështjen tuaj dhe dilni në shesh tok të bashkuar, e ai që trimfon sot, ai ka arritur suksesin,
65. Ata thanë: ìO Musa, do të hedhësh ti apo ne po hedhim të parët?î
66. Ai (Musai) tha: Jo, hidhni ju! Kur, ja, atij iu dk se nga ajo magji e tyre litarët dhe shkopinjtë lëviznin (si gjarpërinj).
67. E Musai ndjeu në vete njëfarë frike.
68. Ne i thamë atij: ìMos ke frikë, është më se e sigurt se ti do të jesh triumfues!î
69. Tani hidhe atë që e ke në dorën tëndetë djathtë (shkopin), që tíi gëlltisë ato që i bënë ata, sepse ajo që bënë ata nuk është asgjë tjetër pos mashtrim magjistari, e magistari nuk do të ketë sukses kudo qoftë.
70. Atëherë (kur shkopi i Musait i ëlltiti) magjistarët u hodhën në sexhde e thanë: ìNe i besuam Zotit të Harunit dhe të Musait!î
71. Ai (faraoni) tha: ìAi besuat atij para se tíu japë leje? Ai (Musai) është prijës i juaj, i cili a mësoi magjinë, unë do tíua pres duart e këmbët tërthorazi e do tíu varë në trungujt e hurmave, e atëherë ju do a kuptoni se cili prej nesh ka dënim më të ashpër e më të vazhdueshëm?î
72. Ata thanë: ìPasha Atë që na krijoi, nuk të japim përparësi ty ndaj argumenteve që na erdhën, e ti bëje atë që mendon ta bës, dhe mund ta zbatosh vetëm atë që i takonjetës së kësaj bote!î
73. Ne i besuam Zotit tonë që Ai të na falë gabimet dhe magjinë, me të cilën ti na detyrove. All-llahu është më i miri (në të shpërblyerit) dhe më i përjetshmi (në të dënuar)!
74. Ai që i paraqitet Zotit të vet si kriminelë, e ka Xhehennemin, në të cilin as nuk vdes as nuk jeton.
75. Ndërsa ai që i paraqitet Atij besimtar e që ka bërë vepra të mira, të tillët i presin merita të larta.
76. (do ta presin) Xhennete të Adnit, nëpër të cilët do të rrjedhin lumenj dhe atydo të jenë përjetë. Ky është shpërblimi i atij që është pastruar nga mosbesimi.
77. Ne i kumtuam Musait: ìUdhëto natën me robtë e Mij, hapu atyre me rrugë të terur në det, e mos ke frikë se do të zënë, a do të fundosëshî.
78. Atyre iu vu prapa faraoni me ushtrinë e vet, po ata pësuan në det ashtu si pësuan.
79. Faraoni e humbi popullin e vet, e nuk e udhëzoi.
80. O bijt e israilit, Ne ju shpëtuam prej armikut tuaj, ua përcaktuam anën e djathtë të Turit (për shpalljen e Tevratit), ju furnizuam me rrëshirë (si mjalti) dhe shkurtëza.
81. Hani nga të mirat që u dhuruam, e mos u bëni përbuzës se do tíu godasë hidhërimi Im, e atë që e zë hidhërimi Im, ai ka mbaruar.
82. Nuk ka dyshim se Unë e fal atë që është penduar, që ka besuar, që ka bërë vepra të mira dhe që përqendrohet për në rrugën e drejtë.
83. Po ty o Musa: ìçítë nguti para popullit tënd?î
84. Ai u përgjigj: ìJa, ata jnë pranë meje, e unë u nguta te ti, o Zoti im, që të jeshë i kënaqur ndaj meje!î
85. Ai (All-llahu) Tha: ìNe sprovuam popullin tënd pas teje, dhe ata i hodhi në humbje Samiriji!î
86. Musai u kthye te populli i vet i hidhëruar e i pikëlluar dhe tha: ìO populli im, a nuk u premtoi juve Zoti juaj premtim të mirë, a mos u bë kohë e gjatë e ju e harruat premtimin, ose dëshiruat të ju godasë hidhërimi nga Zoti juaj, andaj e thyet besën që ma keni dhënë?î
87. Ata thanë: ìNe nuk e thyem besën tënde me dëshirën tonë, por ne ishim ngarkuar me barrë të rënda nga stolitë e popullit e i hodhëm ato (në zjarr), e ashtu i hodhi edhe Samirijaî.
88. E ai (Samirija) ua mbaroi atyre një viç me trup që pëlliste, e ata thanë: ìKy është zoti juaj dhe Zoti i Musait, po ai (Musai) e ka harruarî.
89. A nuk e kuptonin ata se ai (viç) as nuk u përgjigjej atyre, e as nuk kishte mundësi tíju sillte ndonjë dobi a dëm.
90. E Haruni atyre u pat thënë më parë: ìO populli im, ju vetëmu sprovuat me të, pse Zoti juaj është i Gjithmëshirëshmi, andaj ejani pas meje dhe më dëgjoni për këtë që po ua thëmî.
91. Ata i thanë: ìNe nuk dp tíi ndahemi këtij (adhurimit të viçit) deri që të kthehet Musai!î
92. Ai (Musai u kthye e) tha: ìO Harun çítë prngoi ty kur i pe se morën rrugën e gabuar,
93. E ti mos u vazhdosh rrugën time? Amos e kundërshtove edhe ti porosinë time?î
94. Ai (Haruni) tha: ìO bir i nënës sime, mos më kap as për mjekrre as për flokë, se unë u frikësova se do të thuash: i përçave beni israilët dhe nuk e ke respektuar porosinë time?î
95. Ai (Musai) tha: ìE çka ishte puna jote, o Samirij?î
96. Tha (Samirija): ìUnë pashë atë që ata nuk panë, e mora një grusht nga gjurma e të dërguarit (nga fërkemi i kalit të Xhibrilit) dhe ia hodha atij (viçit) dhe kështu më mashtroi vetvetjaî.
97. Ai (Musai) tha: ìPrandaj, largohu sepse sa të jeshë gjallë ke për të thënë: (këdo që e sheh) ìMos míu afro!î E ty të pret edhe një moment (dënim) i pathyeshëm. E ti tash shikoje zotin tënd që e adhurove bindshëm, e tani atë do ta djegim e do ta bëjmë shkrumb dhe hirin e tij do ta shpërndajmë nëpër detî.
98. I adhurari juaj është vetëm All-llahu, që përveç Tij nuk ka zot tjetër, e dituria e Tij ka përfshirë çdo send.
99. Po kështu, Ne të rrëfejmë ty për disa ngandodhitë që kanë kaluar më heret dhe nga ana jonë të dhamë ty shpalljen plot përkujtime.
100. Kush i kthen shpinën kësaj (shpalljes - Kuríanit), ai do të bartë në ditën e kijametit barrën më të rëndë.
101. Nën atë do të qëndrojnë përgjithmonë. Sa barrë e keqe është për ta në ditën e kijametit.
102. Ditën kur i fryhet surit (bririt), atë ditë Ne i tubojmë mëkatarët symavijosur (të verbër, të shëmtuar).
103. E ata pëshpërisin mes vete: nuk qëndruat (në dynja) më shumë se nja dhjetë ditë.
104. Ne më së miri e dijmë se çka flasin ata, e edhe atë kur më i mençuri prej tyre u tha: ìNuk qëndruat më shumë se një ditë!î
105. Ty të pyesin edhe për kodrat, thuaj: ìZoti im mund tíi bëjë thërrime të shpërndaraî.
106. Dhe vendin e tyre ta bëjë rrafsh pa farë bime e ndërtese.
107. E nuk do të shohësh në të as ultësirë e as lartësirë.
108. Atë ditë, ata do të shkojnë pas thirrësit. e nuk do tíi largohen atij, e para të Gjithmëshirshmit ulen zërat e nuk dëgjohet tjetër pos një zë i ulët.
109. Atë ditë nuk bën dobi as ndërmjetësimi, përveç atij, të cilin e ka lejuar i Gjithmëshirshmi të ndërmjetësojë dhe për të cilin e pëlqeu ndërmjetësimin.
110. Ai i di ato që ishin para tyre dhe ato që vijnë pas, po dija e tyre nuk mund ta përfshij ate.
111. E fytyrat (e mëkatarëve) e turpëruara, i përlen të Përjetshmit, të Gjithfuqishmit, sepse ka dështuar ai që barti padrejtësinë.
112. Kush është besimtar dhe bën vepra të mira, ai nuk i frikësohet ndonjë padrejtësie e as ndonjë mungese (në shpërblim).
113. Kështu Ne e shpallëm këtë Kurían arabisht dhe përsëritëm në të vërejtjet, në mënyrë që ata të ruhen ose ai (Kuríani) tíu sjellë atyre përvojë mësimi.
114. I lartë është All-llahu, Sundue i vërtetë. Ti mos nxito me Kuríanin para se të përfundojë shpallja e tij te ti, dhe thuaj: ìZoti im, më shto dituri!î
115. Na i patëm urdhëruar edhe Ademit (të mos i afrohej pemës), po ai harroi, pra re ai nuk gjetën vendosmëri.
116. Përkujto kur Ne u thamë engjëjve: ìBëni sexhde ndaj Ademit, ata i bënë, pos Iblisit, i cili nuk deshiî.
117. E Ne i thamë: ìO Adem ky është armik yti dhe i bashkëshortes tënde, pra mos tíju nxjerrë kurrsesi nga Xhenneti, e tíju vë në vështirësi (për të siguruar mjetet e jetesës)î.
118. Ti aty (në Xhennet) nuk ke për të qenë i uritur e as nuk ke për të mbetur i zhveshur.
119. Aty nuk ke për të pasur etje e as nuk do të kesh vapë.
120. Por, atë e ngacmoi djalli duke i thënë: ìO Adem, a do të të treoj për pemën e pavdekshmërisë dhe të sundimit të pazhdukshëm!î
121. Ata të dy hëngrën nga ajo (pemë) dhe që të dy u zhveshën, e ia nisën ta mbulojnë veten e tyre me gjethe që mbldhnin nëpër Xhennet, dh kështu Ademi theu urdhërin e Zotit të ve dhe gaboi.
122. Mandej Zoti i vet atë të zgjedhur, ia pranoi pendimin dhe e vuri në rrugën e drejtë (të vendosur).
123. Ai (All-llahu) u tha: ìZbritni prej aty që të gjithë, do të jeni armiq të njëri-tjetrit. Nëse u vjen na Unë udhëzim (libër e pejgamber) kush i përmbahet udhëimit Tim, ai nuk ka për të humbur (në dunja) e as nuk ka për të dështuar (në etën tjetër)î.
124. E kush ia kthen shpinën udhëzimit Tim, do të ketë jetë të vështirë dhe në ditën e kijametit do ta ringjall të verbër.
125. Ai (që nuk besoi) do të thotë: ìZoti im, prse më ngrite të verbër, kur unë isha me sy?î
126. Ai (All-llahu) thotë: ìAshtu si harrove ti argumentet Tona që tíi ofruam, ashtu je ti i harruar sotî.
127. Po kështu Ne e shpërblejmë edhe atë që zhytet në mëkate dhe nk i beson argumentet e Zotit të vet, po dënimi në botën tjetër është edhe më i ashpër dhe i përjetshëm.
128 A nuk e kanë të qartë ata se sa breza para tyre i kemi zhdukur, e këta ecin nëpër ato vendbanime të tyre. Në gjurmët e atyre ka fakte për ata që kanë arsye të shëndoshë.
129. E, sikur të mos ishte vendimi dhe afati i caktuar më heret nga Zoti yt, dënimi do tíi kapte ata.
130. Prandaj, ti bëhu i durueshëm ndaj asaj që thonë ata, dhe duke falënderuar Zotin tënd, falu para lindjes së diellit dhe para perëndimit të tij, falu edhe në orët e matës dhe në skajet e ditës, ashtu që të gjejsh kënaqësi (me shpërblim).
131. Dhe mos ia ngul sytë bukurisë së kësaj jete me të cilën i bëmë të kënaqen disa prej tyre (mosbesimtarë), e për tíi sprovuar me të, sepse shpërbimi i Zotit tënd është më i mirë dhe është i përjetshëm.
132. Urdhëro familjen tënde të falë namaz, e edhe ti vetë zbatoje atë, ngase zne nuk kërkojmë prej teje ndonjë furnizim (për ty as për familjen tënde), Ne të frnizojmë ty (dhe ata), ardhmëria e mirë është e atij që ruhet.
133. Ata thanë: ìpërse nuk na solli ai ndonjë argument nga Zoti i vet? A nuk u erdhi atyre sqarim (në Kurían) për atë që ishte në broshurat e mëparshmeî.
134. Dhe sikur tíi ndëshkonim ata me ndonjë dënim para tij (para se të shpallim Kuríanin) ata do të thonin: ìZoti ynë, përse nuk na çove ndonjë të dërguar që tíiu përmbaheshim fakteve Tua para se të poshtëroheshim e të mjeroheshimî.
135. Thuaj: ìSecili është duke pritur, pra pritni edhe ju, se së shpejti do ta kuptoni se kush ishin ithtarët e rrugës së drejtë dhe e gjeti të vërtetënî.
AvaTar-Ks- Master
- Numri i postimeve : 505
PIKE : 548
Popullariteti : 1
Data e regjistrimit : 02/07/2010
Re: Lexo në Kur'an, suren
1. Njërezve u është afruar koha e llogarisë së tyre, e ata të hutuar në pakujdesi nuk përgatiten fare për të.
2. Atyre nuk u vjen asnjë këshillë e re (në Kurían) nga Zoti i tyre, e që ata të mos tallen me të duke e dëgjuar.
3. Të shmangura nga e vërteta janë zemrat e tyre. Ata që janë zullumqarë dhe duke biseduar fshehtas (thonë): ìA mos është ky (Muhammedi) diç tjetër pos njeri, sikurse edhe ju, pra a do tíia pranoni magjinë e tij kur ju po e dini?î
4. Ai (Muhammedi) tha: ìZoti im di për thënien që thuhet në qiell e në tokë (pra di edhe për bisedën tuaj), Ai është më dëgjuesi, më i dijshmi!î
5. Ata madje thanë: ì(për Kuríanin) Ëndërra të përziera, madje thanë se ai (Muhammedi) vet e trilloi, ai është poet! Le te na e sjellë një mrekulli ashtu si u dërguan të mëparshmit (me mrekulli)!î
6. Banorët e qyteteve para tyre nuk i besuan (mrekullitë), prandaj Ne i shkatërruam, a mos do të besojnë këta?
7. Ne edhe para teje nuk dërguam tjetër pos burra, të cilëve u dhamë shpallje, e nëse nuk dini këtë, atëherë pyetni njerëzit e dijshëm.
8. Ne nuk i bëmë ata (pejgamberët) trupa që nuk hanë ushqim e as nuk ishin të përjetshëm (të pavdekshëm).
9. Ne u plotësuam pastaj premtimin, i shpëtuam ata dhe kë dëshiruam Ne, ndërsa ata që kaluan çdo kufi, i zhdukëm.
10. A nuk e kuptoni se Ne ua shpallëm librin në të cilin gjendet krenaria juaj?
11. Ne shpartalluam sa vendbanime që ishin mizore, e ne vend të tyre sollëm popull tjetër.
12. E ata kur e hetonin forcën e dënimit tonë, iknin me shpejtësi.
13. (atëherë atyre u thuhet) Mos ikni, po kthehuni në begatitë dhe në vendbanimet tuaja se ndoshta do të mund të merreni vesh (e gjithë kjo ishte një ironi kndër tyre).
14. Ata thonin: ìO shkatërrimi ynë, vërtet ne ishim zullumqarë!î
15. Mjerimi i tyre vazhdoi ashtu derisa i bëmë të korrur e të ftohur (të vdekur).
16. Ne nuk e krijuam qiellin, tokën e çdo gjë çka mes tyre shkel e shko (pa qëllim të caktuar).
17. Sikur të kishim dashur të zbavitemi dhe sikur të donim ta bënim atë, Ne do të zbaviteshim në kompetencën Tonë, por Ne nuk bëmë atë.
18. Përkundrazi, Ne të pavërtetën e godasim me të vërtetën dhe ajo (e vërteta) triumfon mbi të ndërsa ajo (gënjeshtra) zhduket. E juve (jobesimtarëve) u takon shkatërrimi, për atë që i përshkruani (Zotit, si fëmijë etj. ).
19. Vetëm e Tij është çdo gjë që është në qiej e tokë! E ata që janë pranë TIj (melaiket), nuk shprehin mendjemadhësi në adhurim ndaj Tij, e as nuk u bëhet (ibadet) monotn.
20. Ata lartësojnë (All-llahun) natë e ditë dhe nuk mërziten.
21. A mos morën ata zota prej toke që mund të ringjallin (të vdekurit)?
22. Sikur të kushte në to (në qiej e në tokë) zota pos Allhut, ato të dyja do të shkatërroheshin. Larg asaj që i përshkruajnë është All-llahu, Zot i Arshit.
23. Ai nuk pyetet se çka punon, po ata, (njerëzit), pyeten.
24. A përvetësuan ata zota tjerë pos Tij? Thuaj: ìSillne argumentin tuaj? Ky (Kuríani) është argument për këta që janë më mua dhe për ata që ishin para meje, por shumica tyre nuk e dinë të vërtetën, andaj edhe nuk vështojnë.
25. Ne nuk dërguam asnjë të dërguar para teje e të mos i kemi shpallur atij se: nuk ka zot tjetër përveç Meje, pra më adhuroni!î
26. E ata thanë: ìI Gjithëmëshirshmi ka fëmijë!î Larg asaj qoftë madhëria e Tij! Ja ata jnanë rob të ndershëm!
27. Që nuk flasin para Tij, ata veprojnë me urdhërin e Tij.
28. Ai (All-llahu) e di çka vepruan më parë dhe çka do të veprojnë, dhe ata nuk përpiqen të ndihmojnë pos për atë me të cilin është i kënaqur Ai, e ata nga frika prej tij janë të pakujdesshëm.
29. Ndërsa, kush thotë prej tyre se unë jam zot pos Tij, ndëshkimi për të është Xhehennemi. Kështu i ndëshkojmë Ne zullumqarët.
30. A nuk e dinë ata, të cilët nuk besuan se qiejt dhe toka ishin të ngjitura, e Ne i ndamë ato të dyja dhe ujin e bëmë bazë të jetës së çdo sendi; a nuk besojnë?
31. Dhe në të (tokë) Ne kemi krijuar bjeshkë të paluhatshme që të mos i lëkundë ata, dhe nëpër to kemi bërë lugina e rrugë në mënyrë që ata të dinë të orientohen.
32. Qiellin ua kemi bërë kulm të sigurt, por ata zbrapsen prej atyre argumenteve.
33. Ai është që krijoi natën e ditën, diellin e hënën dhe secili prej tyre noton në orbitë.
34. Ne, asnjë njeri para teje (Muhammed) nuk i dhamë jetë të përhershme, e nëse ti vdes, a mos do të mbesin ata përgjithmonë?
35. çdo krijesë do ta shijojë vdekjen, e NE, në shenjë sprove ju sprovojmë me vështirësi e kënaqësi, dhe ju ktheheni te Ne.
36. E kur të shohin ty ata që nuk besuan, nuk të marrin ndryshe vetëm se në tallje (duke thënë): ìA ky është ai që përgojon zotët tuaj!î E ata përmendjen e Mëshiruesit (Rrahman) e mohojnë.
37. Njeriu nga vet natyra e tij është i ngutshëm, e Unë do tíua tregoj juve masën Time ndëshkuese, pra mos kërkoni tíu vie më shpejtë.
38. Ata thanë: ìKur do të jetë ai premtim (me dënim) nëse thoni të vërtetën?î
39. Sikur ta dinin ata që nuk besuan se atëherë nuk d të mund ta largojnë zjarrin as nga fytyrat e tyre e as nga shpinat, e as që do të ndihmohen (nuk do të ishin jobesimtarë).
40. Por atyre do tíu vijë befas, do tíi tronditë ata, e atëherë as nuk mund ta largojnë dhe as nuk u jepet afat.
41. Në të vërtetë, janë bërë përqeshje edhe me të dërguarit tjerë para teje, e ata që u tallën me ta, i përfshiu ajo me çka talleshin.
42. Thuaj: ìKush u mbron juve prej (dënimit të) të Madhëruarit natën en ditën?î Por jo, ata i kthejnë shpinën këshillave të Zotit të tyre.
43. A mos kanë ata pos Nesh zota të tjerë që i mbrojnë? Po ata nuk mund tíi ndihmojnë vetvetes (e lërë më adhuruesve), Ata (mosbesimtarët) as nuk do të pranohen prej Nesh në fqinjësi.
44. Por Ne u dhamë atyre dhe prindërve të tyre jetë të gjatë me kënaqësi (e ata u mashtruan). A nuk e vërejnë ata se Ne u pakësojmë tokën nga anët e saj, atëherë a mos ata do të jenë fitues (o të humbur)?
45. Thuaj: ìUnë ua tërheq vërejtjen vetëm me anën e kësaj shpalljeje, po i shurdhëti nuk dëgjon thirrjen edhe kur i tërhiqet vërejtjaî.
46. E sikur tíi godasë pak ndonjë e keqe nga dënimi i Zotit tënd, ata do të thonë: ìTë mjerët ne, i bëmë vetes padrejtësiî!
47. Në ditën e gjykimit Ne do të vëmë peshoja të drejta, e askujt nuk i bëhet e padrejtë asgjë, edhe nëse është (vepra) sa peshoja e një kokrre të melit Ne do ta sjelllim atë. E mjafton që Ne jemi llogaritës.
48. Ne i patëm dhënë Musait e Harunit Furkanin (dalluesin e të vërtetës e të kotës - Tevratin), që ishte dritë e këshillë për të devotshmit.
49. Të cilët ia kanë frikën Zotit të tyre edhe pse edhe pse nuk e shohin dhe ata të cilët ia kanë dronë kijametit.
50. Edhe ky (Kuríani) është këshillë, është i bekuar që Ne e shpallëm. A, ju po e refuzoni.
51. Ne i dhamë Ibrahimit herët të mbarën, sepse Ne kemi njohur mirë atë (ia dhamë të mbarën se e meritoi).
52. Kur ai babai dhe popullit të vet u: ìçíjanë këto statuja që i adhuroni?î
53. Ata thanë: ìI gjetëm të parët tanë, që po i adhuroninî.
54. Ai u tha: ìEdhe të parët tuaj e edhe ju qartë ishit të humbur!î
55. Ata thanë: ìMe gjithë mend e ke apo mos po tallesh!î
56. Atëherë ai tha: ìJo, por Zoti juaj është Zoti i qiejve e i tokës, ështëai që i krijoi ato, ndërsa unë jam dëshmues për këtë!î
57. Pasha All-llahun, posa të largoheni ju, unë kam për tíia bërë atë që duhet statujave tuaja!
58. Dhe i bëri ato copë-copë, përveç një më të madhes që e kishin ata më shpresë se atij do tíi drejtohen (për të kuptuar se kush i theu).
59. (Kur u kthyen ii panë) Ata thanë: ìKush e bëri këtë me zotat tanë? Ai na qenka kriminel!î
60. (pastaj) hanë: ìKemi dëgjuar për një djalosh që i përqeshte ato, të cilit i thonin Ibrahimî.
61. Ata thanë: ìSilleni atë këtu në sy të njerëzve që ta shohin (e ta dënijmë)î.
62. I thanë: ìA e bëre ti këtë me zotat tanë, o Ibrahim?î
63. Ai tha: ìJo, por atë, e bëri i madhi i tytre, ju pyetni ata nëse janë që flasin?î
64. Ata u ndalën e u menduan me veten, e dikush tha: ìVërtet, ju jeni ata të gabuarit (pse adhuroi gjëra të këto)î.
65. Mirëpo, pastaj e shoshitën këtë gjë në kokat e tyre (u kthyen nga bindja në koëfortësi) dhe thanë: ìPo ti e ke ditur se këta nuk flasin!î
66. Ai tha: ìA po adhuroni pra në vend të All-llahut asish që nuk u sjellin kurrfarë dobie as dëmi?î
67. Medet për ju dhe për ata që i adhuroni, pos All-llahut, po a nuk po kuptoni?î
68. Atëherë ata thanë: ìDigjeni atë (Ibrahimin) dhe ndihmoni zotat tuaj, nëse doni tíu ndihmoni!î
69. Po Ne i thamë: ìO zjarr, bëhu i ftohtë dhe shpëtim për Ibrahimin!î
70. Ata deshën tíi bëjnë atij (Ibrahimit) kurth, po Ne ata i bëmë më të dështuarit.
71. E Ne shpëtuam atë e edhe Lutin në atë tokën që e kemi bekuar për njerëz.
72. Dhe ia falën atij Is-hakun, e si dhuratë edhe Jakubin. Dhe që të gjithë i bëmë të mirë (pejgamberë).
73. Dhe ata i bëmë shembëlltyrë që udhëzonin sipas urdhërit Tonë, i orientuam në punë të mira, në falljen e namazit, në dhënien e zeqatit, dhe ata ishin adhurues Tanë të sinqertë.
74. Lutit Ne i dham të jetë pejgamber dhe i dijshëm, andaj edhe e shpëtuam prej atij fshati (vendbanim) që bënë punë të ndyra, ata ishin popull i dëmshëm e i prishur.
75. Atë (Lutin) e shpëtuam dhe e vëmë nën mëshirën Tonë, vërtet ai ishte prej më të mirëve.
76. (Përkujto) Edhe Nuhun kur më parë - pat thirrur (Zotin) e Ne ia pranuam atij (edhe luttjen)e ate dhe familjen e tij e shpëtuam nga ia tmerri i madh.
77. Ne e mbrojtëm atë prej atij populli që përgënjeshtronte argumentet Tona, vërtet ai ishte popull i keq, prandaj i përmbytëm të gjithë ata.
78. (Përkjto) Davudin e Sulejmanin kur pleqëronin për çëshjen e bimës (mbjelljes) të cilën delet e ati populli e kishin kullotur natën, e Ne ishim përcjellës të gjykimit të tyre.
79. E sulejmanit Ne ia mësuam atë (përgjegjen e saktë), po secilit (prej) u patëm dhënë urtësi e dije. Ne e bëmë që kodrat dhe shpezët të madhërojnë (bëjnë tesbih) së bashk me Davudin. Ne kemi mundësi (ta bëjmë këtë) edhe e bëmë.
80. Ne e mësuam atij (Davudit) mbarimin e petkave (të hekurta) për ju, që të ju mbrajnë në raste lufte. A jeni pra mirënjohës ju për këtë?
81. Ndërsa Sulejmanit (ia nënshtruam) erën e fortë që sipas dëshirës se tuj ecte me të deri te toka të cilën e kemi bekuar Ne. Ne jemi të gjithëdijshëm për çdo gjë.
82. Edhe disa nga djajtë (ia nënshtruam) që zhyteshin (në thellësi të ujit) dhe bënin për të (për Sulejmanin), por Ne i ruanim ata (të mos shmangeshin).
83. (Përkujto) Edhe Ejubin kur iu drejtua Zotit të vet me lutje: ìMë gjeti belaja, e Ti je më Mëshiruesi ndër Mëshiruesit!î
84. Ne iu përgjegjëm atij nga mëshira e Jonë, ia hoqëm ato vështirësi që i kishte, ia dhamë familjen e tij dhe aq sa ishin ata, dhe bëmë prkujtim për të devotshmit.
85. (Përkujto) Edhe Ismailin, Idrisin dhe Dhulkiflin, që të gjithë ishin të durueshëm.
86. Ata i përfshimë në mëshirën Tonë, se ishin vërtet prej të mirëve.
87. (Përkujto) Edhe atë të peshkut (Junusin) kur doli i hidhëruar (prej popullit) dhe mendoi se nuk do tíi vijë më ouna ngushtë, po në errësira ai tha se: ìNuk ka Zot pos Teje. Ti je i pastër, nuk ke të meta. Unë i bëra padrejt vetes!î
88. Ne iu përgjigjëm atij, e shpëtuam nga tmerri. Kështu i shpëtoëmë Ne besimtarët.
89. (Përkujto) Edhe Zekiriain kur e luti Zotin e vet: ìZoti im, mos më le të vetmuar se Ti je më i miri trashëgues (pas çdokujt)î.
90. Ne ia pranuam lutjen e tij, ia dhuruam atij Jahjain dhe ia përmirësuam bashkëshorten atij. Ata përpiqeshin për punë të mira, na u luteshin duke shpresuar dhe duke u frikësuar, ishin respektues ndaj nesh.
91. (Përkujto) Edhe atë që e ruajti nderin e saj, Ne e frymëzuam atë me shpirt (barrë) nga ana Jonë dhe atë dhe të birin e saj; bëmë mrekulli për njerëzit.
92. Kjo fe është e juaja dhe është e vetmja fe (e shpallur), kurse Unë jam Zoti juaj, pra më adhuroni vetëm Mua.
93. Po ata e ndanë çështjen e fesë dhe u përçanë mes vete (u ndanë në grupe: monoteistë, politeistë, jehudi, të krishterë, zjarrëputist etj. ), mirëpo, që të gjithë do të vijnë te Ne.
94. E kush bën ndonjë vepër të mirë dhe është besimtarë, mundi i tij nuk i mohohet, pse Ne i shënojmë ato.
95. Ndërsa është e pamundur për (banorët e) një fshat të cilin e kemi shkatërruar Ne, të kthehen (në këtë jetë).
96. Derisa të hapet (penda) e Jexhuxh Mexhuxhëve dhe ata do të zbresin nga çdo bregore me shpejtësi.
97. Dhe derisa të jetë afruar premtimi i saktë (dita e kijametit) e ai është momenti kur mbeten të shtangët sytë e atyre që nuk besuan (në ato çaste thonë): ìTë mjerët ne, vërtet ishim krejt të pavetëdijshëm për këtë (momment); por jo, është e vërtetë se ishim zullumqarë të mëdhenj.
98. Ju, dhe ajo që adhuruat ju pos All-llahut, do të jeni lëndë e Xhehennemit, dhe keni për të hyrë në të.
99. Sikur të kishit qenë ata zota, ata nuk do të hynin në të, po që të gjithë do të jenë aty përgjithmonë.
100. Aty ata do të kenë rrënkim dhe aty ata nuk dëgjojë.
101. E atyre të cilëve u priu e mbara nga ana jonë, do të jenë larg tij (Xhehennemit).
102 Ata nuk nuk do të dëgjojnë as zhurmën e tij, dhe ata do të jenë përgjithmonë të kënaqur me atë që e dëshirojnë vetë.
103. Ata nuk do tíi shqetësojë ajo frika e madhe (e fyerjes së gurit), dhe do tíi presin engjëjt (duke u uruar): ìKjo është dita e juaj që u premtohejî.
104. (Përkujto) Atë ditë kur Ne e paloj qiellin sikurse palimi i fletëve në libër. Ashtu sikundër e kemi filluar krijimin (tuaj), e rikthejmë. Ky është obligimi yni, e Ne e bëjmë këtë.
105. Ne e kemi shënuar në Zebur (në librat e shenjtë) pas shënimit (në Lehvi mahfudh), se me të vërtetë tokën do ta trashëgojnë robtë e Mij të mirë.
106. Ne këtë (që u përmend) ka mjaft për një popull të dëgjueshëm.
107. E Ne të dërguam ty (Muhammed) vetëm si mëshirë për të gjitha krijesat.
108. Thuaj: ìMua më shpallet se Zoti i juaji është vetëm një Zot, e ju a po dorëzoheni?î
109. E nëse ata refuzojnë, ti thuaju: ìUnë u njoftova ju në mënyrë të barabartë, dhe se unë nuk e di se është afër ose larg ajo që po premtoheni?î
110. Ai e di thënien e haptë, e di edhe atë që mbani fashehtë.
111. E nuk e di, mos është kjo sprovë për ju (vonesa e dënimit), apo të kënaqeni deri në një kohë.
112. Ai (Muhammedi) tha: ìZoti im, gjyko (mes meje dhe atyre gënjeshtarëve) me të vërtetën! E Zoti ynë, Mëshirues është ai prej të cilit kërkohet ndihmë kundër asaj që ju përshkruani!î
AvaTar-Ks- Master
- Numri i postimeve : 505
PIKE : 548
Popullariteti : 1
Data e regjistrimit : 02/07/2010
Re: Lexo në Kur'an, suren
1. O ju njerëz, ruanu dënimit nga Zoti juaj, sepse dridhja pranë katastrofës së kijametit është një llahtari e madhe.
2. Atë ditë, kur ta përjetoni atë, secila gjidhënëse braktis atë që ka për gjini dhe secila shtatëzënë e hedh para kohe barrën e vet, ndërsa njerëzit duken të dehur, po ata nuk janë të dehur, por dënimi i All-llahut është i ashpër.
3. Ka ndonjë nga njerëzit që kundërshton në çështje rreth All-llahut, pa kurrfarë dije dhe ndjek çdo djall të mbrapshtë.
4. Ai (djalli) është gjykuar ta humbë dhe ta orientojë në vuajtje të zjarrit të madh, atë që i miqësohet atij.
5. O ju njerëz, nëse dyshoni për ringjalljen, atëherë (mendoni krijimin tuaj) Ne u krijuam ju prej dheu, pastaj prej uji, pastaj prej një gjaku të ngjizur, pastaj prej një sa kafshatë mishi, që është krijesë e formuluar ose e paformuluar, në mënyrë që tíju sqarojmë. Ne e përqëndrojmë në mitër deri në një afat të caktuar, e mandej u nxjerrim foshnje dhe ashtu të arrini pjekurinë tuaj. Ka që dikush prej jush vdes herët, e dikush të jetojë deri në pleqëri të thellë, në mënyrë që mos dijë asgjë nga dija që ka pasur. E ti e sheh tokën e thatë-të vdekur, e kur Ne ia lëshojmë asaj ujin ajo gjallërohet, shtohet dhe nga të gjitha llojet rritë bimë të këndshme.
6. Këtë (e themi për ta ditur) se All-llahu është Ai i vërteti dhe se Ai ringjallë të vdekurit dhe Ai ka fuqi për çdo send.
7. Dhe nuk ka dyshim se kijameti do të vijë patjetër dhe se All-llahu me siguri do tíi ngjallë ata të varrezave (të vdekurit).
8. E ka ndonjë prej njerëzve që bën polemikë rreth çështjes së All-llahut, duke mos patur kurrfarë dije, kurrfarë udhëzimi dhe kurrfarë libri të besueshëm.
9. Ai që shtrembron qafën (në shenjë mendjemadhësie), e përpiqet tíi humbë njerëzit nga rruga e All-llahut. Atij do tíi takojë poshtrimi në këtë jetë, ndërsa në ditën e kijametit atij do tíia veshim dënimin e djegies (të zjarrit).
10. Këtë për shkak të asaj ë bënë duart tua, ndërsa All-llahu nuk është zullumqar ndaj robërve.
11. Ka nga njerëzit që adhuron Alahun me mëdyshje (luhatshëm) nëse e gode ndonjë e mirë aii qetësohet më të, po nëse e godet ndonjë e pamëndshme, ai kthehet në fytyrën e vet të vërtetë (të mëparshme), ai e ka humbur këtë dhe jetën tjetër e ky është ai dështimi i qartë.
12. Ai në vend të All-llahut lut atë që nuk mund tíi bëjë as dëm as dobi. Edhe kjo është ajo humbja pambarim.
13. Lut atë që dëmin e tij e ka më afër se dobinë e tij. Sa ndihmëtar e shok i keq qenke (do tíi thotë atij adhuruesi në ditën e kijametit).
14. Ata të cilët besuan dhe bënë vepra të mira, All-llahu do tíi vejë në Xhennete, nën të cilët rrjedhin lumenj. Síka dyshim, All-llahu punon atë që dëshiron.
15. Kush mendon se All-llahu nuk do ta ndihmojë atë (Muhammedin) në këtë dhe në tjerën jetë, ai le të ngrehet me ndonjë mjet deri në qiell e le ta këputë (ndihmën), e le të shikojë se a po ia largon mjeshtëria e tij atë që po e mllefos.
16. Dhe kështu Ne e zbritëm këtë (Kuríanin) plot me argumente të qarta, dhe se All-llahu vë në rrugë të drejtë atë që do.
17. Është e sigurt se All-llahu do të bëjë dallimin (do të gjykojë) në ditën e kiametit në mes atyre që ishin besimtarë (myslimanë) dhe të atyre që ishin jehudi, sabejë, të krishterë, zjarrputistë, idhujtarë. All-llahu di dhe vështron çdo gjë.
18. A nuk e di për All-llahun se Atij i nënshtrohet (i bën sexhde) kush është në qiej, edhe kush është në tokë, edhe në dielli, edhe kodrat, edhe bimët edhe shtazët, e edhe shumë njerëz, po shumë janë që dënimi është meritë e tyre. Atë që e poshtëron All-llahu nuk ka kush që mund të bëjë të ndershëm. All-llahu punon atë që dëshiron.
19. Këta janë dy kundërshtarë (grupe kundërshtarësh: besimtarë dhe jobesimtarë) që janë zënë rreth Zotit të tyre; e atyre që nuk besuan, u qepën rroba prej zjarri e u hudhet uji i valë mbi kokat e tyre.
20. Që me atë u shkrihet krejt çka në barqet e tyre e edhe lëkurat.
21. Për ata janë edhe kamgjikët e hekurtë.
22. Sa herë që përpiqen të dalin prej tij nga vuajtjet e padurueshme, kthehen në të përsëri (u thuhet): ìVuane dënimin me djegie!î
23. E ata që besuan dhe bënë vepra të mira, All-llahu i vendosë në Xhennete, nëpër të cilin rrjedhin lumenj, aty stolisen ata me rrath të artë e me xhevahirë, e petkat e tyre janë të mëndafshta.
24. Dhe ata janë që u udhëzuan me fjalët më të mira dhe u udhëzuan në rrugën e lavdishme.
25. Síka dyshim se ata të cilët nuk besuan dhe pengojnë prej rrugës së All-llahut dhe prej xhamisë së shenjtë (Qabes), të cilën Ne e bëmë të barabartë për njerëz, qofshin vendas ose të ardhur, dhe, kushdo që të përpiqet të bëjë ndonjë të keqe a ndonjë mëkat, Ne kemi për tíua shijuar një dënim të idhët.
26. Përkujtoje kur Ne e udhëzuam Ibrahimin për në vendin e shtëpisë (Qabës): të mos më përshkruaj Mua shok, pastroje shtëpinë Time për ata që e vizitojnë (bëjnë tavaf) që qëndrojnë në këmbë duke u falur, përkulur dhe që bëjnë sexhde.
27. Dhe thirr ndër njerëz për haxhin, se të vijnë ty këmbësorë e edhe kalorës me deve të rraskapitura që vijnë prej rrugëve të largëta.
28. (vijnë) Për të qenë të pranishëm në dobitë e tyre dhe që ta përmendin All-llahun në ato ditë të caktuara (në shenjë falënderimi) dhe për që i ka furnizuar me kafshë. Hani pra, prej tyre (kurbanave) dhe ushqeni të ngushtuarin e të varfërin.
29. Pastaj le të heqin papastërtinë e tyre, le tíi zbatojnë premtimet e veta dhe le të sillën (bëjnë tavaf) rreth shtëpisë së lashtë.
30. Pra, kështu: Kush madhëron atë që All-llahu e bëri të shenjtë, ajo është më e dobishme për te Zoti i vet. Juve u janë lejuar kafshët, pos atyre që u lexohen (në Kurían) pra largohuni nga ndyesitë e idhujve dhe largohuni fjalës shpifëse.
31. Duke qenë të sinqertë në besimin ndaj All-llahut, dhe duke mos i përshkruar Atij shok, e kush përshkruan shok All-llahut, ai është sikur të bjerë nga qielli e ta rrëmbejë shpendi, ose si ai të cilin e gjuan era e stuhishme në ndonjë vend të humbur.
32. Kjo ëhtë kështu! E kush madhëron dispozitat e All-llahut, ajo është shenjë e devotshmërisë së zemrave.
33. Ju keni dobi nga ato (shenja - kurbanë) për një kohë të caktuar, e pataj vendi i tyre është te shtëpia e lashtë.
34. Ne i kemi caktuar çdo populli vendtherrjen (e kurbanit), që ta përmendin emrin e All-llahut për arsye se i furnizoi ata me kafshët. Zoti juaj është një Zot, andaj vetëm Atij dorëzohuni, e përgëzo të dëgjueshmit.
35. Të cilët, kur përmendet All-llahu, u dridhen zemrat e tyre, të cilët janë të durueshëm ndaj asaj që i godet, të cilët rregullisht e falin namazin dhe të cilët japin për qëllime të dobishme nga ajo me çka furnizuam Ne.
36. E devet (therrjen e tyre për kurban) ua kemi bërë prej dispozitave të All-llahut, e ju prej tyre keni dobi, andaj përmendie emrin e All-llahut duke qenë ato (të përgatitura për therrje) në këmbë, e kur të shtrihen ato në tokë (dhe tíu dalë shpirti), hani prej tyre dhe ushqeni nevojtarin dhe atë që lyp. Ashtu, ato ua vëmë në shërbimin tuaj që juu të jeni mirënjohës.
37. te All-llahu nuk arrin as mishi as gjaku i tyre, por te Ai arin bindja e juaj. Ai ashtu ua nënshtroi ato juve që ta madhëroni All-llahu për udhëzimet që ua bëri. Bamirësëve merru myzhde.
38. All-llahu largon dëmet e idhujtarëve ndaj atyre që besuan, se All-llahu nuk e do asnjë tradhtarë e bukëpërmbystë.
39. Atyre që po sulmohen me luftë, u është dhënë leje të luftojnë, për shkak se u është bërë padrejtë, e All-llahu ka fuqi për tíu ndihmuar atyre (muslimanëve).
40. (U lejuan të luftojnë) Ata, të cilët vetëm pse thanë: ìAll-llahu është Zoti ynë!î u dëbuan pa kurfarë të drejte. E sikur All-llahu të mos i zbrapste disa me disa të tjerë, do të rrënoheshin manastirët, kisha, havrat e edhe xhamitë që në to përmendet shumë emri i All-llahut. E All-llahu patjetër do ta ndihmojë atë që ndihmon rrugën e Tij, se All-llahu është shumë i fuqishëm dhe gjithnjë triumfues.
41, (Ai ndihmon) Ata të cilët kur Ne u mundësojmë vendosjen në tokë, e falin namazin, japin zeqatin, urdhërojnë për të mirë dhe largojnë prej të keqes. All-llahut i takon përfundimi i çështjeve.
42. Po edhe nëse të përgënjeshtrojnë ty, para tyre patën përgënjeshtruar edhe populli i Nuhut, Adi dhe Themudi.
43. Edhe populli i Ibrahimit dhe populli i Lutit.
44. Po edhe banorët e Medjenit. Qe përgënjeshtruar edhe Musai; e Unë jobesimtarëve u pata dhënë afat, më pastaj u dhashë dënim, e çfarë ishte ai dënim Imi? (Ua ndryshova gjendjen në të keq).
45. E sa fshatra që ishin zullumqarë i shkatërruam Ne, e ato janë të rrënuara mbi kulmet e tyre dhe sa bunarë kanë mbetur shkretë e sa pallate të larta!
46. A nuk udhëtuan ata nëpër tokë e të kenë zemra me të cilat do të kuptojnë, dhe veshë me të cilat do të dëgjojnë? pse në të vërtet sytë nuk verbërohen, por verbërohen zemrat në krahrorë.
47. Ata kërkojnë prej teje tíua ngutësh dënimin, po All-llahu nuk e thyen premtimin e Vet, pse një ditë te Zoti yt është sa njëmijë vet, si llogaritni ju.
48. Shumë fshatra që ishin në rrugë të gabuar, Unë ua pata shtyrë dënimin në një kohë, e pastaj i zura me dënim dhe fundi i tyre është te Unë.
49. Thuaj: ìO ju njerëz, unë jam për tíua tërhequr haptazi vërejtjen.
50. E ata që besuan dhe bënë vepra të mira, do të kenë falje (të mëkateve), furnizim të begatshëm (në Xhenne).
51. Ndërsa, ata që u përpoqën tíi mposhtin argumentet Tona, të tillët janë banes të Xhehennemit.
52. Ne nuk dërguam para teje asnjë të dërguar (me shpallje) dhe asnjë pejgamber (të dërguar si vazhdues i shpalljes së mëparshme), e që, kur ai (i dërguari) dëshiroi diç, të mos ia pat hedhur në atë dëshirën e tij djalli, e All-llahu asgjëson atë që hedh djalli, dhe All-llahu fuqizon argumentet e Veta. All-llahu është shumë i dijshëm dhe me urtësi të madhe rregullon çështjet.
53. E për a bërë atë (dyshim) që djalli e hedh si sprovë për ata që në zemrat e tyre kanë dyshim (munafikët) dhe për ata, që i kanë të zemrat e shtangëta. Síka dyshim se jobesimtarët janë në një armiqësi të pambarim.
54. E, edhe për ta vërtetuar të dijshmit se me të vërtetë ai (Kuríani) është vërtetë prej zotit tënd dhe kështu tíi besojnë atij (Kuríanit) dhe (zemrat e tyre) të bindën ndaj tij. E All-llahu patjetër do tíi udhëzojë ata që besuan 9përqafuan) në rrugë të drejtë.
55. Ata që nuk besuan janë vazhdimisht në dyshim për të (për Kuríanin), derisa tíu vijë kijameti befas ose tíu vijë dënimi i ditës së pafrytshme.
56. Atë ditë i tërë sundimi i takon vetëm All-llahut, Ai gjykon mes tyre, E sa u përket atyre që besuan dhe bënë vepra të mira, ata kanë kënaqësitë e tyre në xenete.
57. Ndërsa, ata që nuk besuan dhe përgënjeshtruan argumentet ona, të tillët kanë dënim me nënçmim.
58. E ata që për hir të All-llahut braktisën atdheun e tyre, (e duke luftuar) u vranë ose vdiçën, All-llahu do tíi shpërblej me shpërblimin më të mirë, e síka dyshim All-llahu është më i miri shpërblyes.
59. Ata do tíi vë në një vend ku do të jenë të kënaqur. All-llahu di më së miri (kush çka merion) dhe është shumë i butë.
60. Kjo është kështu! E kush ndëshkon tjetrin me të njejtën masë me të cilën ka qenë i ndëshkuar vetë, e pastaj atij përsëri i bëhet padrejtë, All-llahu do ta ndihmojë atë patjetër. All-llahu shlyen shumë të këqijat dhe falë mëkatet.
61. Këtë (ndihmë) e bën ngase All-llahu (fuqiplotë) është Ai që fut natën në ditë e ditën në natë (dke shkurtuar njërën e zgjatur tjetrën). All-llahu me të vërtetë dëgjon (thëniet) e sheh (punët).
62. Kjo ngase All-llahu është Ai i vërteti, dhe atë që lusin ata pos Tij është e kotë. All-llahu është vërtetë Ai i larti, i madhi.
63. A nuk e di se All-llahu e lëshoi shiun prej qiellit, e toka agon e gjelbëruar, vërtet, All-llahu është i kujdesshëm, mirënjohës.
64. Vetëm e Tij është çka ka në tokë, All-llahu është Ai që síka nevojë për asgjë, është i plotfuqishmi i falënderuari.
65. A nuk sheh se All-llahu nënshtroi çdo gjë që gjendet në tokë, për të mirën tuaj, Ai nënshtroi anijet që sipias dëshirës së Tij të lundrojnë në det. Ai mban qiellin të mos bjerë në tokë po nëse dëshiron Ai. Síka dyshim se All-llahu është mirëbërës, mëshirues ndaj njerëzve.
66. Ai u dha jetën, u bën të vdisni, e pastaj ju ringjall. Vërtet, njeriu është përbuzës.
67. Secilit popull ne i dhamë ligj (fetar) që ata të veprojnë sipas tij, pra le të mos polemizojnë (popujt tjerë) me ty për këtë çështje (për çështjen e shtetit islam), e ti thirri te Zoti yt, se pa dyshim ti je në rrugë të drejtë.
68. E nëse ata të kundërshtojnë ty, ti thuaju: ìAll-llahu e di më së miri për këtë që ju po veproni.
69. All-llahu do të gjykojë mes jush në ditën e kijametit për atë që kundërshtoheshit.
70. A nuk e ke ditur se All-llahu di çka ekziston në qiell e në tokë, e tërë ajo është e shënuar në libër, ajo për All-llahun është shumë lehtë.
71. Ata (idhujtarët) adhurojnë në vend të All-llahut (idhuj) për të cilët nuk u ka ardhur kurrfarë fakti dhe nuk kanë dije, pra për idhujtarët nuk ka ndonjë ndihmëtar.
72. E kur u lexohen atyre ajetet tona të qarta, në fytyrat e atyre që nk besuan u vëren urrejtje. Gati u vërsulen atyre që ua lexojnë ajetet tona. Thuaj: ìA tíu tregoj për një më të keqe se kjo?î Zjarri, të cilin All-llahu e caktoi për ata që nuk besuanî. Sa i keq është ai vend ku do të shkojnë.
73. O ju njerëz, ja një shembull veni veshin pra: Vërtet ata që po i adhuroni në vend të All-llahut, ata nuk mund të krijojnë asnjë mizë, edhe nëse tubohen të gjithë për të, e po ashtu, nëse miza ua rrëmben atyre ndonjë send, ata nuk do të mund ta shpëtojnë atë prej saj. I dobët është edhe lutësi edhe i luturi.
74. Ata nuk madhëruan All-llahun me madhërinë e Tij të vërtetë, që meriton, All-llahu është ifuqishëm, ngadhnjyes.
75. All-llahu zgjedh të dërguar prej egjëjve dhe prej njerëzve, All-llahu dëgjon e sheh.
76. Ai e di atë që punuan më parë dhe atë që do të punojnë më vonë ata, dhe të gjitha çështjet i kthehen vetëm All-llahut.
77. O ju që besuat, falni namazin me ruku e sexhde dhe vetëm Zotin tuaj adhuronie. Bëni punë të mira (të dobishme), se do të gjeni shpëtim.
78. Luftoni me një luftë të denjë për hir të All-llahut, se Ai ju zgjodhi ju (ju përcaktoi për të luftuar për rrugën e TIj) dhe nuk ju obligoi në fe me ndonjë vështirësi, në fenë e babait tuaj, Ibrahimit. Ai edhe më parë, e edhe ky (Kuríani) ju quajti myslimanë, për të qenë i dërguari ëshmitarë juaji dhe për të qenë ju dëshmitarë ndaj njerëzve, pra falni rregullisht namazin, jepni zeqatin, përmbahuni me All-llahun se Ai është ndihmëtari juaj. Sa mbrojtës i mirë dhe sa ndihmëtarë i madh që është.
AvaTar-Ks- Master
- Numri i postimeve : 505
PIKE : 548
Popullariteti : 1
Data e regjistrimit : 02/07/2010
Re: Lexo në Kur'an, suren
1. Është e sigurtë se kanë shpëtuar besimtarët:
2. ata të cilët janë të përulur dhe janë të kujdesshëm gjatë faljes së namazit,
3. dhe ata të cilët i shmangën të kotës (fjalë a punë),
4. dhe ata të cilët rregullisht japin zeqatin,
5. dhe ata të cilët e ruajnë nderin e vet (sa i përket jetës intime),
6. me përjashtim ndaj grave të veta (me kurorë) dhe ndaj atyre (robreshave) që i kanë në pronësinë e vet, për të cilat nuk janë të qortuara,
7. e kush kërkon përtej tyre (dëfrim nga të ndaluarat), të tillët janë ata që e kanë shkelë normat e caktuara,
8. dhe ata të cilët me kujdes i ruajnë ato që u janë besuar (sende ose fjalë), e ruajnë edhe premtimin e dhënë,
9. dhe ata të cilët i kushtojnë kujdes kohës së namazit të tyre.
10. Të tillët janë mu ata trashëgimtarët,
11. të cilët e trashëgojnë Firdewsin, aty janë përgjithmonë.
12. Për All-llahun, Ne krijuam njeriun prej një ajke (lëngu), e një balte.
13. Pastaj atë (ajkë - baltë) e bëmë (e shëndrruam) pikë uji (farë) në një vend të sigurtë.
14. Më pas, atë pikë uji e bëmë copë gjaku, e atë gjak të ngurtë e bëmë copë mishi, e atë copë mishi e shndërruam në eshtra, dhe eshtrave ua veshëm mishin, pastaj atë e bëmë krijesë tjetër (me shpirt). I lartë është All-llahu, më i miri Krijues!
15. Mandej, pas kësaj (krijese) ju do të vdisni.
16. E në ditën e kijametit ringjalleni.
17. Ne krijuam mbi ju shtatë palë (qiej) dhe nuk jemi të pakujdesshëm ndaj asaj që krijuam.
18. Ne lëshaum me masë ujë nga qielli dhe atë e përqëndrojmë në tokë. Po Ne kemi mundësi edhe ta humbim ate (ujin).
19. Dhe me anën e tij Ne mundësuam pë ju kopshte hurmash e rrushi, që në to keni shumë pemë dhe hani prej tyre.
20. Dhe (krijuam) trupa drunjsh që mbijnë në kodrën Sina e që japin vajëra dhe mëlmesa për ngrënësit.
21. Ju ede nga kafshët keni një mësim, ngase ju freskojmë me lëng prej barqeve të tyre dhe keni shimë dobi prej tyre, e edhe prej tyre ushqeheni.
22. Dhe mbi to e anije bartni (hypni).
23. Ne e patëm dërguar Nuhun te populli i tij, e tha: ìO populli im, adhuronie vetëm All-llahun, se nuk ka zot tjetër pos tij; a nuk i frikësoheni (dënimit)?î
24. E paria e atij populli që nuk besuan thanë: ìKy nuk është tjetër pos njeri sikurse edhe ju, po dëshiron të jetë më i latrë se ju. Po të dëshironte All-llahu do të dërgonte engjëj; ne një gjë të tillë nuk e kemi dërguar as nga ta parët tanë!î
25. Ai nuk është tjetër pos një njeri i sëmurë mentalisht, andaj pritni (keni durim) edhe për një kohë.
26. Ai (Nuhu) tha: ìZoti im, më ndihmo për atë që më përgënjeshtrojnë.
27. Ne e i shpallëm: ìNdërto anijen nën mbikëqyrjen Tonë dhe sipas urdhërit Tonë, e kur të vijë urdhëri Ynë dhe të ashpërsohet gjendja atëherë ti hgarko në të prej secilit lloj nga një qift (palë), edhe familjen tënde, me përjashtim të atij ndaj të cilit ka marrë fund vendimi, kundër tij pra ti mos kërko (falje) prej Meje për ata janë të përmbytur.
28. E kur të vendosësh ti dhe kush është më ty në anije, atëherë thuaj: ìFalënderuar qoftë All-llahu, i cili na shpëtoi prej popullit të prishur!î
29. Dhe thuaj: ìZoti im, më zbarko në një vend të bekuar, e Ti je më i miri i atyre që bëjnë vendosjen!î
30. Nuk ka dyshim se në këto (ngjarje të popujve) ekzistojnë fakte bindëse. Në të vërtetë Ne i vëmë në sprovë.
31. Mandej pas tyre Ne ei sollëm popull tjetër.
32. Edhe atyre u dërguam pejgamber mga mesi i tyre (që u tha): ìAdhuronie All-llahun, ju nuk keni zot tjetër pos Tij, a nuk frikësoheni!î
33. Edhe paria nga populli i tij e cila nuk besoi dhe e mohoi jetën tjetër dhe të cilëve Ne u patëm mundësuar rehati e begati në jetën e kësaj bote, thanë: ìKy nuk është tjetër pos njeri sikurse edhe ju, ha ashtu si hani ju dhe pi ashtu si pini ju!î
34. E nëse i përuleni një njeriu që është si ju, vërtet, atëherë do të jeni të humbur e të mashtruar.
35. Mos vallë ai po ju premton se pasi që të vdisni, të bëheni dhe e eshtra (të kalbur), do të nxirreni të gjallë?î
36. Sa larg është sëndërtimi i asaj që premtoheni.
37. Nuk ka tjetër, pos jetës sonë të kësaj bote, vdesim, lindim dhe nuk do të ringjallemi!
38. E ai (Hudi(nuk është tjetër pos njeri që trillon gënjeshtra ndaj All-llahut, po ne nuk i besojmë atij.
39. Ai (Hudi) tha ìZoti im, më ndihmo se ata po më përgënjeshtrojnë!î
40. E Ai (Zoti) tha: ìSë shpejti do të dëshprohen ataî.
41. Atëherë me të drejtë ata i zuri ushtima (dënimi) dhe ashtu i bëmë sikur me qenë hedhurina (mebturina). Larg qoftë prej mëshirës së Zotit populli zullumqarë.
42. Mandej pas tyre Ne sollëm brezni të reja.
43. Asnjë nga popujt (e shkatërruar) nuk mundi ta shpejtojë e as ta vonojë afatin e caktuar.
44. Ne më pas dërguam pejganberët tanë një pas një, mirëpo, çdo herë që një popull i erdhi i dërguari i vet, ata e përgënjeshtruan atë, prandaj Ne i përcollëm ata (me dënim) njein pas tjetrit dhe i bëmë që të përmenden në tregime. I shkatërruar qoftë populli që nuk beson!
45. Më pas Ne dërguam Musain dhe vëllain e tuh Harunin me mrekulli dhe argumente tona të qarta,
46. te faraoni dhe rrethi i tij, po ata u treguan kryelartë, sepse ishin popull mendjemadh.
47. Dhe thanë: ìSi tíu besojmë dy njerëzve që janë si ne, kur populli i tyre është në shërbim tonë?î
48. Kështu, ata i përgënjeshruan që të dy, andaj me të drejtë i shkatërruam.
49. Ne Musait i dhamë librin (pas shkatërrimit të faraonit) në mënyrë që ata (populli israilit) të gjejnë rrugën e drejtë.
50. Edhe të birin e Merjemes dhe nënën e tij i paraq itëm si argumente (mrekulli) dhe ivendodëm që të dy në një rrafshnaltë dhe më ujë rrjedhës.
51. (ne u patë thënë): ìO ju të dërguar, hani atë që është e lejuar dhe mirë dhe bëni vepra të mira se Unë e di atë që ju veproni.
52. Kjo feja juaj është e vetmja fe e Unë jam Zoti juaj, runju dënimit Tim.
53. E ata më vonë u ndanë në grupe sipas çështjes së fesë dhe secili grup krenohej me atë që kishte përvehtësuar për vete.
54. Andaj, ti (Muhammed) lëri ata edhe një kohë në atë mashtrimin e tyre.
55. A mos mendojnë ata se me atë që jemi duke udhënë atyre nga pasuria dhe fëmijët,
56. Nxitojmë tíu ofrojmë atyre të mirat? Jo, kurrsesi, por ata nuk janë kah e kuptojnë.
57. Vërtet, ata të cilët ndaj madhërisë së Zotit të tyre kanë frikë.
58. ata, të cilët u besojnë argumenteve të Zotit të vet,
59. dhe ata, të cilët nuk i përshkruajnë shok Zotit të vet,
60. dhe,ata të cilët japin (sadaka-zeqatë) nga ajo që u është dhënë, pse dinë se do të kthehen te Zoti i tyre, andaj zemrat e tyre i kanë të frikësuara,
61. Të tillët janë duke nxituar drejt të mirave dhe të parët do tíi arrijnë ato.
62. Ne nuk e obligojmë asnjë njeri përtej mundësive të tij dhe te Ne është libri (i shënive) që shënon saktësisht (veprat) dhe atyre nuk u bëhet padrejtë.
63. Por zemrat e tyre (mohuasve) janë të verbëruara nga ky(libër), e përveç kësaj, ata vazhdojnë të bëjnë vepra të këqia.
64. Ndërkaq, kur tíi kapim me dënim ata qëë kanë çuar jetë të shfrenuar, atëherë ata me britmë bëjnë lutje (duke kërkuar mdihmë).
65. Mos e ngritni zërin tash, se ju nuk e keni ndihmën Tonë!
66. Sepse, juve u lexoheshin ajatet e Mia, e ju zbrapseshit.
67. Si arogant ndaj tij (ndaj Kuríanit, ose ndaj Qabës), e me fyerje kundër tij natën bisedoshit.
68. A nuk menduan ata thellë fjalën (Kuríanin), apo mos u erdhi atyre diçka, që të parëve të tyre të lashtë nuk u pat ardhur,
69. apo mos nuk e nnjohin të dërguarin e vet (Muhammedin), prandaj ata e refuzojnë atë?
70. Apo mos thanë për të se është i çmendur? Jo, por ai ka ardhur me të vërtetën, e shumica e tyre e urren të vërteën.
71. E sikur të përputhej e vërteta me dëshirat e tyre, do të shkatërroheshin qiejt e toka dhe çdo gjë që gjendet në to. E megjithatë që Ne atyre u sollëm (me këtë Kurían)famën e tyre, ata u zbrapsën ndaj përkujtimit të vet.
72. A mos u kërkon ti atyre ndonjë shpërblim? Po shpërblimi i Zotit tënd është më i miri, pse Ai është furnizues më i mirë.
73. çíështë e vërteta, ti i fton ata në rrugë të drejtë.
74. Po ata që nuk e besojnë botën tjetër, i shmangen rrugës së drejtë.
75. Edhe sikur tíi mëshironim ata (idhujtarët) dhe tíua kishim larguar fatkeqësitë, at do të vazhdonin të zhyteshin në zhgënjimin e tyre.
76. Ne i sprovuam at me dënim, po ata nuk iu përulën Zotit të tyre e as nuk iu drejtuan me lutje.
77. Deri sa tíua gapim një derë dënimi tëashpër, atëherë ata do të mbesin aty me shpresa të humbura.
78. Ai është që ua krijoi të dëgjuarit, të parit dhe të kuptuarit e juaj; sa pak jeni mirënjohës.
79. Dhe Ai është që ju krijoi ju në tokë dhe vetëm te Ai do të tuboheni.
80. Dhe Ai është që jep jetë dhe vdekje dhe vetëm Ai bën ndryshimine natës e të ditës; si nuk e kuptoni?
81. Por ja ata flasin, ashtu si flasin ata para tyre.
82. Ata thanë: ìPasi të vdesim e të bëhemi dhe e eshtra të kalbur, a do të ringjallemi?
83. Kjo na është premtuar ne edhe prindërve tanë më parë, po kjo nuk është gjë tjetër pos një mit i lashtë!
84. Thuaj: ìE kujt është toka dhe çdo gjë që ka në të, nëse jeni që e dini?î
85. Ata do të thonë: ìE All-llahutî. Atëherë thuaju: ìPërse pra nuk mendoni?î
86. Thuaj: ìKush është Zoti i shtatë qiejve dhe Zot i Arshit të madh?î
87. Ata do të thonë: ìAll-llahu!î Thuaju: ìE pse nuk frikësoheni pra?î
88. Thuaj: ìNë dorën e kujt është i tërë pushteti i çdo sendi, dh Ai është që mbron (kë të do), e që prej Atij nuk mund të ketë të mbrijtur; nëse jeni që e dini?î
89. Ata do të thonë: ìNë dorë të All-llahut!î Thuaj: ìE si mashtroheni pra?î
90. Por jo, Ne ua sollëm atyre të vërteën, e megjithatë, ata jetojnë me gënjeshtra (duke adhuruar idhuj).
91. All-llahu nuk ka marrë për veten kurrfarë fëmijë (as engjëjt,e as nga njerëzit), nuk ka me Të ndonjë zot tjetër, pse (sikur të kishte zot tjetër), atëherë secili zot do të veçohej me atë që ka krijuar, dhe do të dominonte njëri mbi tjetrin! I lartë, i pastër është All-llahu nga ato që i përshkruajnë.
92. Ai e di të fshehtën e të dukshmën, Ai është larg atyre që atë i shoqërojnë.
93. Thuaj: ìZoti im, po që se patjetër do të më tregosh atë (dënim) që ua premtove atyre?î
94. Zoti im, mos mëfut pra, mua te ai popull zullumqar!î
95. Në të vërtetë, Ne kemi fuqi të tregojmë ty atë që u kemi premtuar atyre.
96. Ti të keqen kthe me të mirën. Ne e dimë më së miri atë që shpifin ata.
97. Dhe thuaj: ìO Zot im, unë mbrohem me Ty prej cytjeve të djajve!î
98. Dhe mbëhtetem te Ti që ata të mos më afrohen!î
99. E kur ndonjërit prej tyre i vjen vdekja, ai thotë: ìO Zoti im, më kthe,
100. që të bëj vepra të mira e të kompensoj atë që lëshova!î Kurrsesi, (Kthim nuk ka) e kjo është vetëm fjalë që thotë ai, e ata kanë para tyre një perde (distancë periodike) der në ditën kur ringjallen.
101. E kur i fryhet surit (herën e dytë), atëherë, në atë ditë nuk do të ketë lidhje familiare mes tyre e as që do të pyes kush për njëri-tjetrin.
102. E kujt i peshojnë më rëndë peshojat (veprate mira), ata jamë të shpëtuarit.
103. Ndërsa, atyre që u peshojnë lehtë, peshojat (veprat e mira), ata janë që humben vetveten dhe janë në Xhehennem përgjithmonë.
104. Zjarri do tíua djegë atyre fytyrat dhe do të duken shumë të shëmtuar brenda tij.
105. (atyre u thuhet): A nuk u janë lexuar juve ajete e Mia; e ju nuk i besuat ato?
106. Ata thonë: ìO Zoti ynë, ne na patën mundur të këqiat (u dhamë pas epsheve të dynjasë) dhe si të tillë ishim popull i humbur!
107. Zoti ynë, na nxjerr prej tij, e nëse gabojmë përsëri,atëherë vërtet, jemi mizor!î
108. Ai thotë: ìHeshtni aty e mos më folni!î
109. Pse një grup prej robëve të Mi thanë: ìO Zoti ynë, ne besuam, prandaj na falë dhe na mëshiro, se Ti je më i miri i mëshiruesve!î
110. E ju i patët tallur ata, sa që ajo tallje bëri që të harronin përkujtimin ndaj Meje, madje edhe qeshnit me ta.
111. E Unë sot i shpërbleva ata për atë që ishin të durueshëm atë janë fitimtarët.
112. Ai thotë: ìE sa vjet keni kaluar në tokë?î
113. Ata thonë: ìKemi qëndruar një ditë ose një pjesë të ditës, pyeti ata që dinë numërimin!î
114. Ai thotë: ìMirë e keni, sikur ta dishit njëmend pak keni qëndruar!î
115. A menduat se Ne u krijuam kot dhe se nuk do ktheheni ju te Ne?
116. I lartë është All-llahu, Sunduesi i vërtet, nuk ka zot tjetër pos Tij, Zot i Arshit bujar.
117. E kush adhuron me All-llahun edhe ndonjë zot tjetër, për të cilin nuk ka kurrëfarë fakti, përgjegjësia e tij është para Zotit të vet, e mohuesit nuk do të shpëtojnë.
118. E ti thuaj: ìO Zoti im, më fal e më mëshiro, se Ti je me Mëshiruesi i mëshiruesve!î
AvaTar-Ks- Master
- Numri i postimeve : 505
PIKE : 548
Popullariteti : 1
Data e regjistrimit : 02/07/2010
Re: Lexo në Kur'an, suren
1. (Kjo është) Kaptinë të cilin Ne e shpallëm dhe Ne e bëmë detyrim të domosdoshëm (zbatimin e dipozitave që theksohen në të) dhe Ne parashtruam në të argumente të qarta në mënyrë që të merrni mësim.
2. (dispozitë obliguese është që) Laviren dhe lavirin tíi rrahni, secilit prej tyre me nga njëqind të rëna, dhe në zbatimin e dipozitave të All-llahut mos u tregoni zemërbutë ndaj atyre dyve, nëse jeni që besoni All-llahut dhe botës tjetër. E gjatë zbatimit të ndëshkimit ndaj tyre, le të jenë të pranishëm një nmër besimtarësh.
3. Laviri nuk do të duhej të martohej me tjetërkë, pos me ndonjë lavire ose idhujtare, e lavirja me të nuk do të duhen të martohej kush pos ndonjë lavir o idhujtarë. Ajo (kurvëria ose martesa më të) është e ndaluar për besimtarët.
4. Edhe ata të cilët bëjnë shpifje për gratë e ndershme dhe nuk sjellin katër dëshmitarë, tíi rrahni ata me nga tetëdhjetë të rëna dhe atyre mos u pranoni dëshminë më kurrë. të tillët janë të pabesueshëm.
5. Me përjashtim të atyre që më vonë pendohen dhe përmirësohen, vërtet All-llahu është që shumë falë e mëshiron.
6. Ndërsa ata të cilët shpifin për gra të veta dhe nuk kanë dëshmitarë tjetër përveç vetes Dëshmimi i çdonjërit prej tyre është: të betohen katër herë në All-llahun se ai e thotë të vërtetën.
7. E pesta (herë e betimit) është: mallkimi i All-llahut qoftë mbi të, nëse gënjen.
8. E nga ajo (gruaja e shpifur) largohet dënimi, nëse katër herë betohet në All-llahun se ai (shpifësi) gënjen.
9. E pesta herë e betimit të jetë që ta godis hidhërimi i All-llahut, atë (gruan) nëse ai, ka qenë i vërtetë.
10. Dhe sikur të mos ishte dhurata dhe mëshira e All-llahut ndaj jush (ju do të mbarojshit). Pa dyshim Alahu pranon pendimin është i gjithëdijshëm.
11. Síka dyshim se ata që trilluan shpifjen, janë një grup prej jush. Ju mos e mrrni atë si ndonjë dëm për ju, përkundrazi, ajo do të jetë në dobinë tuaj. Secilit prej tyre do tíi takojë dënimi sipas pjesëmarrjes në mëkat, e atij prej tyre që e barti pjesën e madhe (të shpifjes) i takon dënim i madh.
12. E përse kur e dëgjuan atë (shpifje) besimtarët dhe besimtaret të mos mendinin të mirën si për vete dhe të thonin: ìKjo është shpifje e qartë?!î
13. Përse ata nuk i sollën katër dëshmitarë për këtë? E derisa nuk sollën dëshmitarë, ata pra te All-llahu janë mu gënjeshtarët.
14. E sikur të mos ishte mëshira e All-llahut dhe mirësia e Tij ndaj jush, në këtë dhe në botën tjetër, ju do tíju kapte dënim shumë i madh për shkak të asaj në të cilën u hudhët.
15. Kur ju atë (shpifjen) e përcollët me gjuhën tuaj dhe për atë që nuk kishit kurrfarë dije folëshit duke menduar se ajo ishe imtëssi e parëndësishme, ndërsa te All-llahu ajo është e madhe.
16. E përse, kur e dëgjuat atë, nuk thatë: ìNe nuk na takon të flasim për këtë. I lartë je Ti, kjo është shpifje e madhe!î
17. All-llahu ju këshillon që një e tillë të mos përsëriet kurrë, nëse jeni besimtarë të denjë.
18. All-llahu sqaron për ju argumentet, sepse Ai është i dijshëm e i urtë.
19. Ata, të cilët dëshirojnë që te besimtarët të përhapet amoraliteti, ata i pret dënim i dhembshëm në këtë dhe në botën tjetër. All-llahu di (të fshehtat) e ju nuk e dini.
20. Sikur të mos ishte mirësia e All-llahut ndaj jush dhe mëshira e Tij, (do ta përjetoshit menjëherë dënimin), po All-llahu është shumë i butë, i mëshirshëm.
21. O ju që besuat, mo s shkoni gjurmëve të djallit, pse kush ndjek gjurmët e djallit ai urdhëron për të shëmtuara e të irituara, e sikur të mos ishte mirësia e All-llahut ndaj jush dhe mëshira e Tij, askush prej jush nuk do të pastrohej më kurrë (prej mëkatesh), por All-llahu e pastron atë që do Ai. All-llahu dëgjon e di.
22. Të ndershmit dhe të pasurit nga ju, të mos betohen se nuk do tíu jain t afërmve, të varfërve dhe atyre që pr hir të All-llahut lanë vendlindje e tyre, po le tíua falin (gabimin) dhe mos tíua zënë për të madhe. A nukdëshironi që All-llahu tíu falë. All-llahu falë dhe mëshiron shumë.
23. Vërtet, ata që akuzojnë gratë e ndershme, besimtare të pafajshme, janë të mallkuar në këtë botë dhe në botën tjetër dhe ata i pret një dënimshumë i madh.
24. Në atë ditë kur dëshmojnë kundër tyre gjuhët e tyre, duart e tyre dhe këmbët e tyre për atë që ata kanë punuar.
25. Atë ditë All-llahu ua plotëson shpërblimin e merituar, e ata e dinë se All-llahu është Ai i vërteti, i qarta në drejtësi.
26. Të këqiat (fra ose fjalë) janë për të këqinjtë edhe të këqinjtë janë për të këqijat, ndërsa të ndershmet janë për të ndershmit edhe të ndershmit janë për të ndershmet. Ata janë të pafajshëm nga ajo që u thotë atyre. Ata kanë falje të madhe dhe furnizimtë begatshëm.
27. O ju që besuat, mos hyni në shtëpi të huaja pa kërkuar leje dhe pa përshëndetur njerëzit e saj. Kjo është më mirë për ju në mënyrë që merri mësim.
28. Po nëse nuk gjeni aty asnjë, atëherë mos hyni në to derisa tíu jepet leja, e nëse u thuhet kthehuni, ju pra kthenu. Kjo është më e ndershme për ju. All-llahu di çdo gjë që veproni ju.
29. Nuk është për ju ndonjë mëkat, nëse hyni në shtëpi të pabanuara, e që në to keni ndonjë përfitim. All-llahu e di atë që e shfaqni haptas dhe atë që e mbani fshehtë.
30. Thuaju besimtarëve të ndalin shikimet (prej haramit), të ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre se kjo është më e pastër për ta. All-llahu është i njohur hollësisht për atë që bëjnë ata.
31. Thuaju edhe besimtareve të ndalin shikimet e tyre, të ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre. të mos zbulojnë stolitë e tyre përveç atyre që janë të dukshme, le të vejnë shamitë mbi krahrorin e tyre dhe të mos ua tregojnë bukuritë e tyre askujt përveç burrave të vet, babajve të vet ose babajve të burrave të vet, djemve të vet ose djemve të burrave të vet, vëllazërve të vet ose djemve të vëllezërve të vet, apo djemve të motrave të veta, ose grave të tyre (që u përmenden) dhe robreshave, të cilat i kanë në pronësinë e tyre, ose shërbetoreve nga medhkujt të cilët nuk ndiejnë nevojë pë femrat ose fëmijët nuk i kanë të pjekur për gra. Le të mos kërcasin me këmbët e tyre për të mos zbuluar fshehtsinë nga stolitë e tyre. Pendohuni të gjithë te All-llahu, o besimtarë, në mënyrë që të gjeni shpëtim.
32. Dhe marotoni të pamartuarat (të pamartuarit) edhe robërit e robëreshat tuaja që janë të ndershëm e të ndershme. Nëse janë të varfër, All-llahu i begaton nga mirësitë e Tij, All-llahu është bujar i madh, i gjithdijshëm.
33. E ata që nuk kanë mundësi martese, le të përmbahen derisa All-llahu tíi begatojë me të mirat e veta. E ata që i keni në pronësinë tuaj dhe kërkojnë prej jush tíi lironi në bazë të kompenzimit, atëherë ua bëni këtë të mundshme me marrveshje, nëse e dini se janë të besueshëm dhe jepnu nga pasuria që u ka dhënë All-llahu juve. Mo i detyroni robreshat tuaja të bëjnë imoralitet, e për shkak të ndonjë fitimi të kësaj bote, derisa ato dëshirojnë të jenë të pastra. E kush i detyron me dhunë të bëjnë atë, All-llahu i falë ato pas atij detyrimi. All-llahu falë dhe është mëshirues.
34. Ne u kemi shpallë juve argumente të qarta dhe shembuj nga ata që ishin para jush, e edhe kështu për të ruajturit.
35. All-llahu është dritë (ndiçues, udhëzues) i qiejve e i tokës. Shembulli i dritës së Tij i gjason kandilit të vendosur në një zgavër të errët. Kandili gjendet brenda një qelqi si të ishte yll flakërus e që ndizet prej (vajit të) një druri të bekuar, prej ullirit që nuk mund të quhet as i lidjes e as i perëndimit, e vaji i tij ndriçon pothuajsse edhe pa e prekur zjarri. Dritë mbi dritë. All-llahu udhëzon kah drita e Vet atë që do Ai. All-llahu sjell shembuj për njerëzit. All-llahu çdo gjë di shumë mirë.
36. (ajo dritë) Është në shtëpitë (xhamitë) që All-llahu lejoi të ngriten, e që në to të përmendet emri i Tij, tíi bëhet lutje Atij mëngjes e mbrëmje.
37. Ata janë njerëz që nuk i pengon as tregëtia e largët e as shitblerja në vend për ta përmendur All-llahun, për ta falur namazin dhe ta dhënë zeqatin, ata i frikësohen një dite kur do të tronditen zemrat dhe shikimet.
38. (ata i luten) që Allhu tíi shpërblejë më së miri për atë që punuan dhe për tíua shtuar të mirat nga Ai. All-llahu e dhuron pa masë atë që do.
39. E veprat e atyre që nuk besuan janë si valët (nga rrezet e diellit) në një rrafshinë ku i etshmi mendon se është ujë derisa kur tíi afrohet atij nuk gjen asgjë, por aty e gjen All-llahun dhe ai do tíia japë llogarinë e tij. Alahu është i shpejtë në llogaritje.
40. Ose (veprat e tyre) janë si errësirat në det të thellë të cilin e mbulojnë valët mbi valë dhe mbi ato retë e dendura, pra, errësira njëra mbi tjetrën sa që nuk mund ta shohë ai as dorën e vet. Atij të cilit All-llahu nuk jep dritë, ai nuk ka për të pasur dritë.
41. A nuk e di për All-llahun se Atij i lutet kush është në qiej e tokë, madje edhe shpezët krahhapura. Të gjithë e dinë dhe janë të udhëzuara në lutje ndaj Tij dhe për madhërimin e Tij. All-llahu e di çípunojnë ata.
42. Vetëm i All-llahut është i tërë sundimi i qiejve e i tokës dhe vetëm te Ai është e ardhmja.
43. A nuk e ke parë se si All-llahu drejton retë, pastaj i bashkon, i bënë grumbull ato dhe atëherë e sheh shiun se si rrjedh prej tyre. Ai lëshon prej së larti, nga retë e mëdha si kodra breshër dhe me te goditë këdo, e ia largon atij që do. Shkëlqimi i vetëtimës së dritës së resë gati sesítë merr të të parit.
44. All-llahu bënë rrotullimin e natës e të ditës dhe në të gjitha këto ka fakte për ata që kanë të parit të shëndoshë.
45. All-llahu krijoi secilën gjallesë prej uji, e prej tyre ka që ecin rrëshqitas në barkun e vet, ka që ecin në të dy këmbët e edhe asosh që ecin në të katër këmbët. All-llahu krijon çka të dojë, pse vërtet All-llahu ka mundësi për çdo gjë.
46. Ne kemi shpallur argumente të qarta, e All-llahu vë në rrugën e drejtë atë që do.
47. Ata (hipokritët) thonë: ìNe i kemi besuar All-llahut, të dërguarit të Tij, dhe u jemi bindur. Por pas asaj një grup prej tyre zbrapsën. Të tillët nuk janë besimtarë.
48. E kur thirrën që ndërmjet tyre të gjykojë All-llahu dhe i dërguari i tij, një grup prej tyre nuk i përgjigjen asaj.
49. Po nëse është që e drejta u takon atyre (në atë gjykim), ata i shkojnë atij të bindur e me respekt.
50. A thua janë të sëmurë në zemrat e tyre apo mos dyshojnë (në të dërguarin) ose mos frikësohen se All-llahu dhe i dërguari i Tij do të gjykojë padrejtë kundër tyre? Por jo, ata vet janë zullumqarë.
51. Kur thirrën besimtarët për gjykim ndërmjet tyre te All-llahu dhe te i dërguari i Tij, e vetmja fjalë e tyre është të thonë: ìDëgjuam dhe respektuam!î Të tillët janë ata të shpëtuarit.
52. Kush respekton All-llahun dhe të dërguarin e Tij, ia ka frikën All-llahut dhe i përmbahet udhëzimit të TIj, të tillët janë ata që do të arrijnë atë që dëshirojnë.
53. Ata (hipokritët) betohen me një betim të fortë në All-llahun se sikur tíi urdhëroshe ti, ata gjithsesi do të dilnin në (për në luftë). Thuaj: ìMos u betoniî Bindja është ditur, (ju vetëm me gojë thoni e jo me zemër). Síka dyshim, All-llahu hollësisht di çka vepron.
54. Thuaj: ìRespektone All-llahun, respektone të dërguarin!î Nëse ata refuzojnë, atëherë atij i takon përgjegjësia me çka është i ngarkuar ndërsa juve përgjegjësia me çka jeni ngarkuar, nëse i bindeni atij, atëherë keni gjetur të vërtetën . I dërguari ka obligim vetëm komunikimin e qartë.
55. Atyre nga mesi juaj të cilët besuan dhë bënë vepra të mira All-llahu u premtoi se do tíi bëjë zotërues në atë tokë ashtu si pat bërë zotërues ata që ishin para tyre dhe fenë të cilën Ai e pëlqeu për ta, do ta forcojë, e në vend të frikës Ai do tíu dhurojë siguri. Ata më adhurojnë Mua e nuk më shoqërojnë asgjë. E kush edhe pas kësaj mohon, të tillë janë ata më të prishurit.
56. Falni rregulisht namazin, jepni zeqatin dhe respektoni të dërguarin në mënyrë që të mëshiroheni.
57. Kurrsesi mos mendo se janë të pathyrshëm në këtë jetë ata që nuk besuan. Vendi tyre është zjarri e sa përfundim i keq është ai.
58. O ju të cilët besuat, ata të cilët i keni në pronësinë tuaj (shërbëtorët) dhe ata që nuk kanë arritur moshën e pjekurisë, duhet të kërkojnë leje prej jush (për të hyrë te ju në tri kohë: para namazit të sabahut, në kohën e drekës kur i hiqni rrobat tuaja (për të pushuar) dhe pas namazit të jacisë, që të tria këto kohë janë kur ju jeni të veshur. Pos atyre tri kohëve nuk është mëkat as për ju as për ata, të vizitoni njëri-tjerin. Kështu All-llahu ua sqaron argumentet e veta. All-llahu është i dijshëmi i urti.
59. E kur fëmijët tuaj ta arrijnë moshën epjekurisë, le të kërkojnë leje (për hyrje) ashtu si kërkuan ata para rteë. All-llahu ju shpjegon dipozitat e veta, sepse Ai di më së miri dhe është më i urti.
60. E gratë e moshuara, të cilat nuk dëshirojnë martesë më, nuk është mëkat ta heqin petkun mbulues të tyre, po duke mos qenë zbuluese të bukurive, megjithëqë më së miri është për to të jenë të përmbajtura. All-llahu dëgjon, di.
61. Nuk është mëkat për të verbërin, as të çalin, as për të sëmurin, as për ju vetë, ose nga shtëpitë e etërve tuaj, shtëpitë e nënave tuaja, në shtëpitë e vëllezërve e të motrave tuaja, ne shtëpitë e xhaxhallarëve, të hallave, të dajëve tuaj, në shtëpitë e tezeve tuaja ose të atyre që u janë besuar çelësat e tyre, ose (në shtëpitë) e miqve tuaj. Mund të hani bashkërisht ose veçmas, nuk është mëkat. Kur të hyni në ndonjë shtëpi përshëndetni (ata që janë në to) me një përsëndetje të caktuar nga All-llahu (me selamun alejkum) që është e bekuar dhe e këndëshme. Kështu All-llahu ua sqaron argumentet që tíi kuptoni.
62. Besimtarë janë ata që i besuan All-llahut dhe të dërguarit të Tij, dhe mur janë me të (të dërguarin) për ndonjë çështje të përbashkët (të rëndësishme), nuk largohen pa i kërkuar leje atij. Síka dyshim se ata që kërkojnë leje prej teje, ata i besojnë All-llahut dhe të dërguarit të Tij. E kur të kërkojnë leje për ndonjë punë të tyre, lejo kë duash, e kërkoi falje All-llahut për ata , se vërtet, All-llahu falë shumë e ështëmëshirues.
63. Thirrjen e të dërguarit mos e konsideroni si thirrjen tuaj ndaj njëri-tjetrit. All-llahu i di ata që tërhiqen prej jush tinëzisht, prandaj, le të ruhen ata që kundërshtojnë rrugën e tij (të të dërguarit) se ata do tíi zë ndonjë telashe, ose do tíi godasë dënimi i idhët.
64. Veni re, se vetëm në pushtetin e All-llahut është çka ka në qiej dhe në tokë. Ai e di gjendjen tuaj (besimin apo hipokrizinë), e ditën kur i kthehen Atij, Ai do tíu kallëzojë atyre për atë që vepruan. All-llahu është i dijshëm për çdo send.
AvaTar-Ks- Master
- Numri i postimeve : 505
PIKE : 548
Popullariteti : 1
Data e regjistrimit : 02/07/2010
Faqja 1 e 5 • 1, 2, 3, 4, 5
Deqani-ks :: Arti & Kultura :: Feja Islame :: Bota Islame
Faqja 1 e 5
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi