Lexo në Kur'an, suren
2 posters
Deqani-ks :: Arti & Kultura :: Feja Islame :: Bota Islame
Faqja 4 e 5
Faqja 4 e 5 • 1, 2, 3, 4, 5
Re: Lexo në Kur'an, suren
1. Betohem në ditën e kijametit;
2. Betohem në shpirtin që është shumë qortues!
3. A mendon njeriu se nuk do tíi tubojmë eshtrat e tij?
4. Po, do tíia tubojmë! Duke qenë se Ne jemi të zotët tíia rikrijojmë si kanë qenë edhe majat e gishtave të tij!
5. Por, njeriu dëshiron të vazhdojë edhe mëtej në mëkate.
6. Andaj edhe pyet: ìKur është dita e kijametit?î
7. E, kur të merren sytë (të parët)?
8. E të zëhet hëna (errësohet),
9. Dhe të bashkohet dielli e hëna.
10. Atë ditë njeriu do të thotë: ìNga të iket!î
11. Jo, nuk ka strehim!
12. Atë ditë vetëm te Zoti yt është caku!
13. Atë ditë njeriu do të njihet me atë që çoi para dhe me atë që la prapa.
14. Po njeriu është dëshmitar i vetvetes.
15. Edhe nëse i paraqet arsyetimet e veta.
16. Ti (Muhammed) mos shqipto atë (Kuríanin) me gjuhën tënde për ta nxënë atë me të shpejtë!
17. Sepse Ne e kemi për detyrë tubimin dhe leximin e tij!
18. E kur ta lexojnë atë ty, ti përcille me të dëgjuar leximin e tij.
19. Dhe pastaj është obligim i yni që ta shkoqisim atë.
20. Jo, nuk është ashtu! Por ju jeni që e doni të ngutshmen (dynjanë).
21. Dhe e lini pas shpine atë të ardhmen (ahiretin).
22. Atë ditë do të ketë fytyra të shkëlqyera (të gëzuara).
23. Që Zotin e tyre e shikojnë.
24. Atë ditë ka fytyra edhe të vrazhda.
25. Që presin tíu thyhet kurrizi (të shkatërrohen).
26. Jo dhe Jo! Po kur të arrijë (shpirti) në gropë të fytit (të gjoksit),
27. Dhe thuhet (nga familja e të afërmit): ìKush do ta shërojë?î
28. Dhe ai bindet se ai po ndahet.
29. E tíi puqet kofsha për kofshe (tíi vështirësohet gjendja).
30. Atë ditë vetëm te Zoti yt shkohet.
31. E ai as nuk vërtetoi atë që duhej, as nuk u falë.
32. Por përgënjeshtroi dhe ktheu shpinën.
33. Dhe shkonte te familja e tij me fodullëk.
34. Të është afruar ty e keqja e tíu afroftë! (ose i mjeri ti i mjeri).
35. Edhe nje herë tíu afrua ty e keqja; tíu afroftë!
36. A mos mendon njeriu se do të lihet duke mos zënë asgjë (pa kurrfarë përgjegjësie).
37. A nuk ka qenë ai në një pikë ujë që derdhet.
38. E pastaj u bë gjak i trashë, e Ai e krijoi dhe e përsosi?
39. Dhe prej tij Ai i bëri dy lloje: mashkullin dhe femrën.
40. A nuk është Ai (Zot) i fuqishëm që i ngjall të vdekurit?
AvaTar-Ks- Master
- Numri i postimeve : 505
PIKE : 548
Popullariteti : 1
Data e regjistrimit : 02/07/2010
Re: Lexo në Kur'an, suren
1. Vërtetë ka kaluar një periudhë kohore, që njeriu nuk ekzistonnte fare si një diçka i përmendur.
2. Ne e krijuam prej një uji të bashkëdyzuar për të sprovuar atë, andaj e bëmë të dëgjojë e të shohë.
3. Ne e udhëzuam atë në rrugën të drejtë, e ai do të jetë: mirënjohës ose përbuzës.
4. Ne për jobesimtërët kemi përgatitur zinxhirë, pranga e zjarr.
5. Síka dyshim se të devotshmit do të pijnë nga gota që përziejra brenda saj është nga kafuri (aromatik).
6. Është një burim prej të cilit pijnë robërit e All-llahut dhe e bartin atë ku të duan.
7. Ata janë që zbatojnë premtimet e tyre dhe i frikësohen një dite dëmi i së cilës ka përmasa të mëdha.
8. Ata janë që për hir të Tij u japin ushqim të varvfërve, jetimmëve dhe të zënëve robër.
9. Ne po ju ushqejmë vetëm për hir të All-llahut dhe prej jush nuk kërkojmë ndonjë shpërblim e as falënderim.
10. Ne i frikësohemi (dënimit) Zotit tonë në një ditë që fytyrat i bën të zymta dhe është sshumë vështirë.
11. Po All-llahu i ruajti ata prej sherrit të asaj dite dhe u dhuroi shkëlqim në fytyra e gëzim të madh.
12. Dhe për shkak se ata duran, i shpërbleu me Xhennet dhe me petka mëndafshi.
13. Aty janë të mbështetur në koltukë dh aty nk shohin as diell (vapë) e as të ftohtë.
14. Hijet e tyre (të pemëve) janë afër mbi ta dhe kalaveshët e pemëve janë të qaur shumë afër.
15. Dhe atyre u bëhet shërbim me enë dhe me gota të tejdukshme.
16. Të tejdukshme nga argjenti që ata (shërbëtorët) i përcaktuan të jenë sa duhet (të mëdha o të vogla).
17. Dhe u jepet të pijnë aty gota të verës të përzier zenxhebilë (bimë aromatike).
18. (nga) burimi aty që queht selsebil (i lehtë në të pimë).
19. Dhe atyre u sillen për shërbim djelmosha që përherë janë të tillë sa që kur tíi kundrosh të duken si margairtarë të dërdhur.
20. Dhe kur të shikosh sty, sheh begati të mëdha e zotërim (pronë, pauri) të madh.
21. Kanë të veshura petka mëndafshi të hollë e të gjelbër (atllas) dhe të mëndafshit të trashë (brokat); janë të stoliur me bylyzykë të argjentë dhe Zoti i tyre ujep të pijnë pije të pastër.
22. Ky është shpërblimi juaji, sepse angazhimi juaji ka qenë i pranishëm.
23. Ne të shpallëm ty Kuríanin në intervale (pjesë-pjesë).
24. Andaj ti bëhu i durueshëm deri në vendimin e Zotit tënd e mos dëgjo as mëkatarë, as jobesimtarë.
25. Adhuroje Zotin tënd mëngjes e mbrëmje.
26. Dhe falu për hirë të Tij në një kohë të natës, mandej adhuroje Atë edhe natën më gjatë.
27. Vërtet, ata (idhujtarët) e duan shumë këtë jetë dhe e zënë asgjë ditën e rëndë që i pret.
28. Ne i krijuam ata dhe Ne e përsosëm krijimin e tyre, e sikur të duam, Ne i zhdukim ata e sjellim të tjerë më të mirë se ata.
29. Vërtet, këto janë një këshillë, e kush do e merr rrugën që e çon te Zoti i tij.
30. Po ju nuk mund të doni gjë, pos nëse do All-llahu, e All-llahu është shumë i dijshëm, shumë i urtë.
31. Ai atë që do, e shtie në mëshirën e Vet, kurse për zullumqarët ka përgatitur dënim të dhembshëm.
AvaTar-Ks- Master
- Numri i postimeve : 505
PIKE : 548
Popullariteti : 1
Data e regjistrimit : 02/07/2010
Re: Lexo në Kur'an, suren
1. Pasha erërat që fryejnë njëpasnjë (pandërprerë)!
2. Që janë shumë të stuhishme e shkaktojnë furtunë.
3. Pasha engjëjt që u është besuar shpërndarja e reve dhe që i shpërndajnë.
4. Dhe që ndajnë qartë (të vërtetën nga e pavërteta).
5. Dhe ata që sjellin shpallje (libra të Zotit, te pejgamberët).
6. Si arsyetim ose si vërejtje.
7. Síka dyshim se ajo që premtoheni ka për të ndodh pa tjetër.
8. Kur yjet të shuhen.
9. Dhe kur qielli të hapet,
10. Dhe kur kodrat të copëtohen,
11. Dhe kur të dërguarve u është caktuar koha?
12. E për cilën ditë atyre u është caktuar koha?
13. Për ditën e gjykimit (kur drejtësia e Zotit ndan të mirën nga e keqja).
14. E ku e di ti se çka është dita e gjykimit?
15. Atë ditë është shkatërrim për ata që përgënjeshtruan.
16. A nuk i kemi është shkatërrim Ne popujt më të hershëm?
17. Dhe pastaj pas tyre ua shoqëruam të tjerë më të vonshëm.
18. Ne ashtu bëjmë me kriminelët.
19. Atë ditë është mjerim i madh për ata që përgënjeshtruan.
20. A nuk u kemi krijuar juve nga një lëng i dobët?
21. Dhe atë e vendosëm në një vend të sigurt.
22. Për deri në një kohë të caktuar.
23. Dhe Ne bëmë përcaktimin e krijimit. Sa përcaktues të mirë jemi!
24. Atë ditë është shkatërrim për ata që nuk e njohën fuqinë tonë.
25. A nuk e bëmë Ne tokën që në gjirin e vet mban,
26. Të gjallë dhe të vdekur?
27. Dhe në të kemi vënë kodra të forta e të larta dhe ju dhamë të pini ujë që ua shuan etjen.
28. Atë ditë është mjerim për ata që përgënjeshtruan,.
29. (u thuhet) Shkoni te ai (Xhehennemi) që ju e konsuderuat rrenë.
30. Shkoni te ajo hije (mjegull) që ka tri degëzime.
31. Që nuk bën as hije, as nuk mbron prej flakës.
32. Ai (Xhehennemi) hedh gaca të mëdha si ndonjë kështjellë.
33. E që janë si të ishin deve të verdha (shumë të shpejta).
34. Atë ditë është shkatërrim për mohuesit.
35. Kjo është një ditë që ata nuk flasin.
36. Atyre as nuk u lejohet që të arsyetohen.
37. Atë ditë, mjerë ata që përgënjeshtruan!
38. Kjo është dita e gjykimit, u kemi tubuar juve dhe të mëparshmit.
39. Dhe nëse keni ndonjë dredhi, atëherë bëni dredhira!
40. Atë ditë është shkatërrim për ata që nuk besuan.
41. Dhe, nuk ka dyshim se të devotshmit do të jenë nën hije pranë burimeve,
42. Dhe kanë pemë çfarë të dëshirojnë.
43. Hani e pini shijshëm e me ëndje, për atë e keni vepruar.
44. Ne kështu i shpërblejmë mirëbërësit.
45. Atë ditë është mjerim për përgënjeshtuesit.
46. Ju (jobesimtarë në dynja) hani e kënaquni përpak kohë, sepse vërtet ju jeni rrebelë.
47. Atë ditë është mjerim për ata që mohuan të mirat e Zotit.
48. Dhe kur atyre u thuhej: ìPërkuluni!î, ata nuk përkuleshin.
49. Atë ditë është mjerim për ata që përgënjeshtuan.
50. Pra, cilës fjale (libër) pas këtij (Kuríanit) i besojnë?
AvaTar-Ks- Master
- Numri i postimeve : 505
PIKE : 548
Popullariteti : 1
Data e regjistrimit : 02/07/2010
Re: Lexo në Kur'an, suren
1. Për çka ata i bëjnë pyetje njëri-tjetri?
2. Për lajmin e madh e tronditës.
3. Në të cilin ata janë në kundërshti.
4. Jo, të mos pyesin, sepse ata do ta kuptojnë!
5. Përsëri Jo, se ata do ta kuptojnë!
6. A nuk e bëmë Ne tokën të përshtatshme (për jetë),
7. Ndërsa kodrat shtylla?
8. Dhe Ne u krijuam juve në çifte.
9. Dhe gjumin tuaj ua bëmë për pushim.
10. Dhe natën ua bëmë mbulesë (si rrobet).
11. Ndërsa ditën e bëmë për gjallërim.
12. Dhe Ne kemi ndërtuar mbi ju një shtatëshe të fortë.
13. Dhe kemi vënë ndriçuesin që flakëron.
14. Dhe prej reve të shtrydhura kemi lëshuar shi të madh.
15. Që me të të rrisim drithëra e bimë.
16. Edhe kopshte të dendura palë mbi palë.
17. Síka dyshim se dita e gjykimit është caktuar.
18. Është dita që i fryhet surit, e ju vini grupe-grupe.
19. Dhe qielli hapet e bëhet dyer-dyer.
20. Dhe kodrat shkulen dhe bëhen pluhur (si valë rrezesh).
21. E Xhehennemi është në pritë (në pusi).
22. Është vendstrehim i arrogantëve.
23. Aty do të mbesin për tërë kohën (pa mbarim).
24. Aty nuk do të shijojnë as freskim, as ndonjë pije.
25. Përveç ujë të valë e kalbësirë.
26. Si ndëshkim i merituar.
27. Ata ishin që nuk pritnin se do të jepin llogari.
28. Dhe argumentet Tona i përgënjeshtruan më këmbëngulje.
29. Ndërsa Ne çdo send e kemi ruajtur me shkrim të saktë.
30. E ju pra, vuani, se Ne nuk do tíu shtojmë tjetër vetëm se vuajtje.
31. Síka dyshim se të devotshmit kanë fitime të mëdha.
32. Kopshte e vreshta rrushi.
33. Edhe vasha të një moshe.
34. Edhe gota të mbushura plot verë.
35. Aty nuk dëgjojnë fjalë të kota, as gënjeshtra.
36. Shpërblime e dhurata të shumta dhënë nga Zoti yt.
37. Zoti i qiejve e i tokës, dhe çka ka ndërmjet tyre, që është mëshirues, të cilit nuk kanë të drejtë tíi bëjnë vërejtje.
38. Atë ditë Xibrili dhe engjëjt qëndrojnë të rreshtuar, askush nuk flet pos atij që e lejon Mëshiruesi, dhe i cili e thotë të vërtetën.
39. Ajo është dita e vërtetë, e kush dëshiron le të kthehet rrugës te Zoti i vet.
40. Ne ua tërhoqëm juve (idhujtarëve) vërejtjen për një dënim të afërt, në ditën kur njeriu (besimtar) shikon se çka i kanë sjellë duart e veta, e jobesimtari thotë: ìAh, sa mirë do të ishte për mua sikur të isha dhe"!
AvaTar-Ks- Master
- Numri i postimeve : 505
PIKE : 548
Popullariteti : 1
Data e regjistrimit : 02/07/2010
Re: Lexo në Kur'an, suren
1. Pasha ata (engjëj) që marrin shpirtrat me rrëmbim (përmbytshëm)!
2. Dhe ata që marrin shpirtra me lehtësim!
3. Dhe ata që notojnë me shpejtësi!
4. Dhe nxitësit të cilët me shpejtësi në vendin e vet i çojnë!
5. Dhe pasha ata që çdo çështje rregullojnë!
6. Ditën që vrullshëm bëhet dridhja.
7. Që pas saj pason tjetra.
8. Atë ditë zemrat janë të tronditura.
9. Shikimet e tyre janë të poshtruara (frikësuara).
10. Ata (idhujtarët në dynja) thonë: ìA thua do të bëhemi përsëri kështu si jemi?î
11. A edhe pasi të jemi bërë eshtra të kalbur?î
12. Ata thanë: ìAtëherë, ai kthim do të jetë dëshpërues për ne!î
13. Po ajo (ringjallja) nuk do të jetë tjetër pos një thirrje (klithje).
14. Dhe ja, ata mbi sipërfaqen e tokës.
15. A të ka ardhur ty rrëfimi i Musait?
16. Kur Zoti i tij e pat thirrur në luginën e bekuar Tuva (rrënzë kodrës Turi Sina).
17. Shko te faraoni se vërtet ai e ka tepruar.
18. Dhe thuaj: ìE ke ndër mend të pastrohesh?î
19. Unë të udhëzoi te Zoti yt e ti tíia keshë frikën Atij!
20. Dhe ai ia tregoi mrekullinë e madhe.
21. Po ai e përgënjeshtroi dhe e kundërshtoi.
22. Pastaj u kthye prapa dhe iku me të shpejtë.
23. I tuboi (të gjithë të vetët) dhe u mbajti fjalim.
24. E u tha: ìUnë jam zoti juaj më i lartë!î
25. Atëherë tmerrshëm e dënoi atë, për këtë të fundit dhe për atë të parën.
26. Në këtë ndëshkim ka përvojë mësimi për atë që frikësohet.
27. A është më i rëndë rëndë krijimi juaj apo ai i qiellit? E Ai e ngriti atë!
28. Ngriti kuoën e tij dhe e përsosi atë.
29. Natën ia errësoi e ditën ia ndriçoi.
30. E pastaj tokën e sheshoi.
31. Dhe prej saj nxori ujin e saj dhe kullosat e saj.
32. Kurse kodrat ia përforcoi.
33. Si furnizim për ju dhe për kafshët tuaja.
34. E kur të vijë vala e madhe (kijameti),
35. Atë ditë njeriu përkujton se çka ka punuar.
36. E Xhehennemi shfaqet sheshazi për atë që e sheh.
37. E për sa u përket atij që ka tepruar.
38. Dhe i dha përparësi jetës së kësaj bote,
39. Xhehennemi do të jetë vendi i tij.
40. E kush iu frikësua paraqitjes para Zotit të vet dhe ndaloi veten prej epsheve,
41. Xhenneti është vendi i tij.
42. Ty të pyesin për kijametin: ìKur do të ndodhë ai?!î
43. Po, në çfarë gjendje je ti tíua përkjutosh atë?
44. Vetëm te Zoti yt është dijenia për të.
45. Ti je vetëm qortues i atij që ia ka frikën Atij.
46. Ditën kur ta përjetojnë atë, atyre (idhujtarëve) do tíu duket sikur nuk kan jetuar më tepër se një mbrëmje ose një mëngjes të saj.
AvaTar-Ks- Master
- Numri i postimeve : 505
PIKE : 548
Popullariteti : 1
Data e regjistrimit : 02/07/2010
Re: Lexo në Kur'an, suren
1. Ai vrenjti (fytyrën) dhe u kthye.
2. Ngase atij i erdh i verbëri.
3. E ku mund ta dish ti, ndoshta ai do të pastrohet.
4. Apo do të këshillohet dhe këshilla do tíi bëjë dobi!
5. E ai që nuk ndien nevojë (për Zotin) pse ka pasuri,
6. Ti atij i vë veshin (i drejtohesh)!
7. Po ti nuk ke përgjegjësi, pse ai nuk pastrohet.
8. Ndërsa ai që nxiton dhe vjen te ti,
9. Dhe meqë ai frikësohet,
10. E ti nuk e zë asgjë (dhe nuk ia vë veshin fjalës së tij),
11. Jo ashtu! Në të vërtetë këto janë këshilla.
12. Kush do merr mesim nga kjo (nga Kuríani).
13. Është këshillë në flet të çmueshme.
14. Me vlerë të lartë e të ruajtur.
15. Në duar të udhëtuesve (engjëjve udhëtues mes All-llahut e njerëzve).
16. Të nderuar e të ruajtur.
17. Qoftë mallkuar njeriu, sa mohues i fortë është ai!
18. Po prej çkafi e krijoi Ai atë?
19. Atë e krijoi prej një pike uji dhe e përgatiti.
20. Pastaj atij ia lehtësoi rrugën.
21. Mandej atë e bëri të vdesë dhe atij i bëri varr (të varrosët).
22. Pastaj kur të dojë Ai e ringjallë atë.
23. Jo! Ai nuk zbatoi atë që urdhëroi Ai.
24. Njeriu le të shikoje ushqimin e vet.
25. Ne lëshuam shi të mjaftueshëm.
26. Pastaj e çamë tokën sipas nevojës së bimës,
27. Dhe bëmë që në të të mbijnë drithëra
28. Edhe rrush e perime,
29. Edhe ullinj e hurma,
30. Edhe kopshte të dendura,
31. Dhe pemë e kullosa,
32. Si mjete gjallërimi për ju dhe për bagëtinë tuaj.
33. E kur të vijë ushtima (krisma e kijametit);
34. Atë ditë njeriu ikën prej vëllait të vet,
35. Prej nënës dhe prej babait të vet,
36. Prej gruas dhe prej fëmjëve të vet.
37. Atë ditë secilit njeri i mjafton çështja e vet.
38. Atë ditë do të ketë fytyra të shndritura,
39. Të buzëqeshura e të gëzuara.
40. Atë ditë do të ketë edhe fytyra të pluhëruara,
41. Që i ka mbuluar errësira e zezë,
42. E të tillët janë ata mohuesit, mëkatarët.
AvaTar-Ks- Master
- Numri i postimeve : 505
PIKE : 548
Popullariteti : 1
Data e regjistrimit : 02/07/2010
Re: Lexo në Kur'an, suren
1. Kur dielli të jetë mbështjellur (dhe errësohet),
2. Dhe kur yjet të kenë rënë (e shkapërderdhur), 3. Dhe kur kodrat të kenë udhëtuar (e bërë pluhur në ajër),
4. Dhe kur devetë e shtrenjta të lihen pa bari në fushë,
5. Dhe kur egërsirat të jenë bashkuar (tubuar).
6. Dhe kur detet të vlojnë si zjarr i flakruar,
7. Dhe kur shpirtrat të jenë bashkuar.
8. Dhe kur të pyeten ato vajza të varrosura të gjalla,
9. Për çfarë mëkati ato janë mbytur,
10. Dhe kur fletushkat të jenë shpaluar,
11. Dhe kur qielli të jetë hequr,
12. Dhe kur Xhehennemi të jetë ndezur fort,
13. Dhe kur Xhenneti të jetë afruar,
14. Atëbotë njeriu do të dijë se çka ka ofruar (të mirë ose të keqe).
15. Betohem fuqimisht në yjet që tërhiqen (ditën, e ndriçojnë natën),
16. Që udhëtojnë e fshihen (si dreni në strofkë),
17. Pasha natën kur ajo ia beh me errësirë.
18. Pasha agimin kur ia shkrep!
19. Síka dyshim se ai (Kuríani) është thënie e të dërguarit fisnik (që e pranoi prej Zotit).
20. Që është i fortë dhe që ka vend të lartë te Zoti i Arshit.
21. Që është i respektuar atje (në mesin e engjëjve) dhe besnik.
22. Nuk është i marrë shoku juaj (Muhammedi)!
23. Dhe se ai e pat parë atë (Xhibrilin) në horizontin e qartë lindor.
24. Dhe ai nuk është që në të fshehtën (shpalljen) ka dyshim (ose ua lë mangu).
25. Dhe ai (Kuríani) nuk është thënie e djallit të mallkuar!
26. Pra, ku jeni, kah shkoni?
27. Ai (Kuríani) síështë tjetër pos këshillë për njerëzit!
28. Për atë nga mesi juaj që dëshiron të gjendet në të vërtetën.
29. Po ju nuk mundeni, por vetëm nëse dëshiron All-llahu, Zoti i botëve!
AvaTar-Ks- Master
- Numri i postimeve : 505
PIKE : 548
Popullariteti : 1
Data e regjistrimit : 02/07/2010
Re: Lexo në Kur'an, suren
1. E kur të çahet qielli.
2. Dhe kur të shkapërderdhen yjet.
3. Dhe kur të përzihen detet.
4. Dhe kur të trazohen varret.
5. Atëbotë secili njeri e din se çka punuar dhe çka ka lënë prapa!
6. O ti njeri po çítë mashtroi ty kundrejt Zotit tënd që është bujar e i urtë?
7. I cili të krijoi, të përsosi dhe të drejtoi.
8. Të formësoi në formën që Ai dëshiroi!
9. Jo, nuk është ashtu. Ju përgënjeshtroni ditën e përgjegjësisë.
10. Kurse ndaj jush janë përcjellësit!
11. Janë shkrues të ndershëm te All-llahu.
12. Ata e dinë se çka punoni.
13. E síka dyshim se të mirët janë në kënaqësinë e përjetimeve (në Xhennet).
14. Dhe se mëkatarët janë në Xhehennem.
15. Aty futen ata ditën e gjykimit (të cilën nuk e besonin).
16. Dhe nuk kanë të larguar prej tij.
17. E çítë mësoi ty se çíështë dita e gjykimit?
18. Përsëri, çítë mësoi ty se çíështë dita e gjykimit?
19. Është dita kur askush, askujt nuk do të mund tíi ndihmojë asgjë; atë ditë e tërë çështja i takon vetëm All-llahut!
AvaTar-Ks- Master
- Numri i postimeve : 505
PIKE : 548
Popullariteti : 1
Data e regjistrimit : 02/07/2010
Re: Lexo në Kur'an, suren
1. Të mjerët ata që masin e peshojnë.
2. Ata që kur matin prej njerëzve prej njerëzve, për vete e plotësojnë,
3. E kur u matin të tjerëve ose u peshojnë, u lënë mangu.
4. A nuk e donë të tillët se kanë për tíu ringjallur?
5. Në një ditë të madhe,
6. Në ditën kur njerëzit ngriten (prej varrezave) për të dalë para Zotit të botëve.
7. Jo, të mos rrinë gafil! Se shënimet e veprave të mëkatarëve janë në Sixhin (në një libër shënimesh të të këqijave më të dëmshme).
8. E, ku e di ti se çíështë sixhini?
9. Ai është një libër i qendisur (në një qeli në fund të burgut).
10. Atë ditë është shkatërrimi për gënjeshtarët.
11. Të cilët nuk e besojnë ditën e përgjegjësisë.
12. E atë ditë nuk e mohon kush, përveç atij që ka sharruar tepër në mosbesim e në punë të këqija.
13. E që kur i lexohen atij argumentet Tona, thonë: ìLegjenda të të parëve!î
14. Jo, nuk është ashtu! Por të këqijat që i punuan, zemrat e tyre ua mbuluan.
15. Jo dhe Jo! Atë ditë do të jenë të penguar prej (ta shohin) Zotit të tyre.
16. Pastaj ata do të hyjnë në Xhehennem.
17. Dhe do tíu thuhet: ìKy është ai të cilin e keni përgënjeshtruar!î
18. Jo, nuk janë të njejtë! Se libri i të mirave gjendet në Il-lijjinë!
19. E ku e di ti se çka është Ilijunë?
20. Është një llibër i qendisur qartë.
21. Të cilin e dëshmojnë engjëjt që janë më të të afërmit.
22. E síka dyshim se vepërmirët janë në përjetime e kënaqësi (Xhennet).
23. Të mbështetur në kolltukë vështrojnë.
24. Në fytyrat e tyre mund të kuptosh kënaqësinë e përjetimeve.
25. U jepet të pijnë pije në enë të mbyllura.
26. Pije që në fund asaj i vjen era misk! E për shpërblim të tillë le të garojnë ata që lakmojnë të mirën.
27. Dhe përzierja e asaj pije është në tensim (uji më i mirë).
28. Krua nga i cili do të pijnë më të afërmit e Zotit.
29. Mëkatarët ishin ata të cilët i përqeshnin ata që besuan.
30. Dhe kur kalonin (besimtarët) pranë (idhujtarëve), ata ia bënin me sy njëri-tjetrit.
31. E kur ktheheshin te familjet e veta, ktheheshin të kënaqur.
32. Dhe kur i shihnin ata (besimtarët) janë të humbur!î
33. Po Ne, nuk i caktuam ata (idhujtarët) si rojë të atyre (besimtarëve).
34. E sot, (në ditën e gjykimit), ata që besuan do të tallen me jobesimtarët.
35. Duke qëndruar të mbështetur (besimtarët) në kolltukë e duke shikuar.
36. A thua a u shpërblyen jobesimtarët për atë që punuan? (Po)
AvaTar-Ks- Master
- Numri i postimeve : 505
PIKE : 548
Popullariteti : 1
Data e regjistrimit : 02/07/2010
Re: Lexo në Kur'an, suren
1. Kur të pëlcet qielli.
2. Tíi bindet urdhërit të Zotit të vet, ashtu si takoi.
3. Dhe kur toka të shtrihet në gjerësinë e saj.
4. E të nxjerr çka ka brenda e të çlirohet,
5. Dhe tíi bindet Zotit të saj, ashtu si takoi.
6. O ti njeri, vërtet ti përpiqesh me një përpjekje të madhe që çon te Zoti yt, e atë (përpjekje) do ta gjesh.
7. E përsa i përket atij që libri i vet i jepet nga e djathta,
8. Ai do të llogaritet me një llogari të lehtë,
9. Do të kthehet te familja e vet i gëzuar.
10. E përsa i përket atij që libri i vet i jepet pas shpinës,
11. Ai do tíi ndjellë vetes shkatërrim,
12. Dhe do të hyjë në zjarr të ndezur fort.
13. Ai ka qenë i gëzuar në familjen e vet,
14. Dhe ka menduar se nuk ka për tíu kthyer.
15. Po, se, vërtet Zoti i tij gjithnjë e ka parë atë.
16. Betohem në kuqërrimin e horizontit pas perëndimit,
17. Dhe në natën dhe çka ajo tubon,
18. Dhe në hënën kur ajo është e plotë.
19. Ju patjetër do të përjetoni gjendje pas gjendjeje.
20. E, çka kanë ata që nuk besojnë?
21. Dhe kur u lexohet atyre Kuríani, nuk përulen (nuk bien në sexhde)?
22. Përkundrazi, ata që nuk besuan edhe përgënjeshtrojnë?
23. E All-llahu e di më së miri se çka mbajnë fshehtë ata!
24. Lajmëroji, pra me një dënim të dhembshëm.
25. Me përjashtim të atyre që besuan e bënë vepra të mira, të cilët kanë shpërblim të vazhdueshëm!
AvaTar-Ks- Master
- Numri i postimeve : 505
PIKE : 548
Popullariteti : 1
Data e regjistrimit : 02/07/2010
Re: Lexo në Kur'an, suren
1. Pasha qiellin me plot yje,
2. Pasha ditën e premtuar,
3. Pasha atë që dëshmon dhe atë që dëshmohet!
4. Mallkuar qofshin ata të zotët e hendeqeve,
5. Të zjarrit më plot lëndë djegëse,
6. Kur ata rrinin ulur rreth tij,
7. Dhe dëshmonin atë që bënin me besimtarët.
8. E nuk patën pse tíi urrejë, përveç që e besuan All-llahun, ngadhënjyesin, të lavdëruarin,
9. Të cilit i takon sundimi i qiejve e i tokës;, e All-llahu është dëshmitar i çdo sendi.
10. Është i sigurt se ata që i sprovuan besimtarët dhe besimtaret dhe nuk u penduan; ata kanë dënimin e Xhehennemit dhe dënimin e djegies.
11. Ata që besuan dhe bënë vepra të mira, ata kanë Xhennete nën të cilët burojnë lumenj. e ai është suksesi më i madh.
12. Është e vërtetë se goditja e Zotit tënd është e fortë.
13. Në të vërtetë, Ai është që e fillon (krijimin) dhe e rikthen.
14. Ai është që falë mëkatet, është i dashur.
15. Është i zoti i Arshit, të madhëruar!
16. E punon atë që dëshiron.
17. A të ka ardhur ty lajmi i ushtrive,
18. Të faraonit dhe të Thmeudit?
19. Por, këta që mohuan (idhujtarët), vazhdojnë me gënjeshtër.
20. Po All-llahu ata i ka rrethuar (nuk mund tíi shpëtojnë)!
21. Përkundrazi, (ata që gënjejnë), ai është Kurían i famshëm.
22. Në një pllakë të ruajtur mirë (në Levhi Mahfudhë).
AvaTar-Ks- Master
- Numri i postimeve : 505
PIKE : 548
Popullariteti : 1
Data e regjistrimit : 02/07/2010
Re: Lexo në Kur'an, suren
1. Pasha qiellin dhe yllin ndriçues (të natës)!
2. E ku e di tise çka është tariku - trokitësi?
3. Ai është ylli që shpon (errësirën me dritë).
4. Nuk ka asnjëri njeri që ndaj tij të mos ketë përcjellës.
5. Le të shikojë njeriu se prej çkahit është krijuar?
6. Ai është krijuar prej një uji që hidhet fuqishëm,
7. E që del nga kurrizi i shpinës dhe dërrasa e gjoksit.
8. E síka dyshim se Ai ka fuqi ta rikthejë në jetë atë.
9. Ditën kur do të gjurmohen të fshehtat.
10. E ai (njeriu) nuk ka forcë as ndihmëtarë.
11. Pasha qiellin që kohë pas kohe kthehet me shi.
12. Edhe kohën që qahet për bimë.
13. Është e vërtetë se ai (Kuríani) është fjalë që dallon - gjykon. 14. Nuk është ai i parëndësishëm (lojë e kotë)!
15. Ata vërtetë bëjnë kurtha.
16. Po edhe Unë përgatis dështimin e kurtheve të tyre!
17. E ti jobesimtarët jepju afat, afatizoi ata pak.
AvaTar-Ks- Master
- Numri i postimeve : 505
PIKE : 548
Popullariteti : 1
Data e regjistrimit : 02/07/2010
Re: Lexo në Kur'an, suren
1. Madhëroje emrin e Zotin tënd të Lartë!
2. I cili krijoi dhe përsosi,
3. Dhe i cili përcaktoi e orientoi,
4. Dhe i cili mundësoi mbirjen e kullosës;
5. E pastaj atë e bëri mbeturinë të zezë.
6. Ne do të lexojmë ty e nuk do të harrosh (Kuríanin).
7. Përveç asaj që All-llahu dëshiron. Ai e di të haptën e të fshehtën.
8. Dhe Ne do ta lehtësojmë ty më të lehtën.
9. Pra këshillo aty ku këshilla bën dobi.
10. Do të këshillohet ai që ka frikë,
11. Ndërsa do të shmanget më i keqi,
12. I cili do të hyjë në zjarrin e madh.
13. Pastaj nuk do të vdesë në të, por as nuk do të jetojë.
14. Ka shpëtuar ai që është patruar.
15. Që e përkujton emrin e Zotit të vet dhe falet.
16. Po ju i jepni përparësi jetës së dunjasë,
17. Ndërsa ahireti (amshimi) është më i mirë dhe e përjetshëm.
18. Vërtet kjo ishte në broshurat e lashta:
19. në broshurat e Ibrahimit dhe të Musait.
AvaTar-Ks- Master
- Numri i postimeve : 505
PIKE : 548
Popullariteti : 1
Data e regjistrimit : 02/07/2010
Re: Lexo në Kur'an, suren
1. A të erdhi ty lajmi për belanë që kaplon (kijameti)?
2. Atë ditë sheh fytyra të përulura,
3. Të lodhura e të rraskapitura (nga mundimi).
4. Ato hyjnë në zjarrin të ndezur fort,
5. U jepet të pijnë prej një kroi të valë.
6. Ata kanë ushqim tjetër pos një barishte me ferra helmuese.
7. Që as nuk jep fuqi, as nuk largon uri.
8. Atë ditë dheh fytyra të ndritshme,
9. Të kënaqura për veprimet e veta,
10. Në Xhennet të shkallës së lartë,
11. Aty nuk dëgjojnë fjalë të pakëndshme,
12. Aty ka kroje që rrjedhin,
13. Aty kanë shtretër të lartë,
15. Edhe jastekë të renduar për mbështetje,
16. Edhe qilima të shtruar.
17. A nuk i shikojnë devet se si janë krijuar?
18. Edhe qiellin se si është ngritur lart!
19. Edhe kodrat se si janë venduar!
20. Edhe tokën se si është shtruar!
21. E ti pra, këshillo, se je vetëm përkujtues,
22. Ti ndaj tyre nuk je mbizotërues!
23. Përveç atij zbrapset e nuk beson,
24. All-llahu atë me vuajtje e dënon.
25. Vetëm te Ne kthimin e kanë.
26. Dhe vetëm detyrë Jona është llogaira e tyre
AvaTar-Ks- Master
- Numri i postimeve : 505
PIKE : 548
Popullariteti : 1
Data e regjistrimit : 02/07/2010
Re: Lexo në Kur'an, suren
1. Pasha agimin!
2. Pasha dhjetë netët!
3. Pasha çiftin dhe pasha tekun!
4. Pasha natën që shkon!
5. A janë këto betime për të mençurin?
6. A nuk e i ti se çíbëri Zoti yt me Ad-in?
7. Me banorët e Iremit me ndërtesa të larta?
8. Që si ata (populli Ad) nuk është krijuar askush në tokë!
9. Dhe me Themudin, të cilët shpuan shkëmbinj në luginën (kura),
10. Dhe me faraonin i fortifikuar me tenda (ushtarake)!
11. Të cilët e tepruan me krime në tokë.
12. Dhe në të shtuan shkatërrimin.
13. E All-llahu kundër tyre lëshoi lloj-lloj dënimesh.
14. Pse Zoti yt është që përcjell (u rri në pritë).
15. E njeriu, kur e sprovon Zoti i tij, e nderon dhe e begaton, ai thotë: ìZoti im më ka nderuar!î
16. Por, kur për ta sprovuar ia pakëson furnizimin (e varfëron), ai thotë: ìZoti im më ka nënçmuar!î
17. Jo, nuk është ashtu! Por (punoni edhe më zi) ju nuk përfillnit bonjakun, 18. Nuk cytni njëri-tjetrin për ta ushqyer të varfërin,
19. Dhe ju e hani me të madhe trashëgimin (padrejtë).
20. Dhe pasurinë e doni së tepërmi.
21. Jo, mosni ashtu! Kur të dridhet toka njëpasnjëshëm!
22. Dhe kur të vijë Zoti yt dhe engjëjt qëndrojnë rradhë-rradhë!
23. Dhe atë ditë sillet Xhehennemi, ditën kur përkujtohet njeriu, e çídobi i bën atij përkujtimi?
24. Thotë: ìO, i gjori unë, sikur të isha i parapërgatitur për jetën time!î
25. Pra, ditën kur nuk dënon si Ai askush.
26. Dhe nuk do të farkojë pranga si Ai askush.
27. O shpirt i qetësuar!
28. Kthehu te Zoti yt i kënaqur (për vehte) e kënaqës (për Zotin)!
29. Hyr mes robërve të Mi!
30. Dhe hyr në Xhennetin Tim!
AvaTar-Ks- Master
- Numri i postimeve : 505
PIKE : 548
Popullariteti : 1
Data e regjistrimit : 02/07/2010
Re: Lexo në Kur'an, suren
1. Betohem në këtë qytet!
2. E ti je që gjendesh në këtë qytet!
3. Betohem në prindin dhe në atë që lind prej tij!
4. Vërtet, Ne e krijuam njeriun në vështirësi të njëpasnjëshme.
5. A mendon ai, se atë nuk mund ta mposhtë askush?
6. E thotë: ìUnë kam shpenzuar shumë pasuri!î
7. A mendon ai se atë askush nuk e ka parë?
8. A nuk i dhamë Ne atij dy sy?
9. Edhe gjuhë e dy buzë?
10. Dhe i sqaruam atij për të dy rrugët.
11. E ai nuk u hodh në përpjetëzen (rrugë e vështirë - qafëmalit).
12. E çígjë të mësoi ty se çíështë Akabe (rruga e vështirë)?
13. Është lirimi i një skllavi,
14. Ose dhënia e ushqimit në kohën kur mbretëron uria:
15. Ndonjë jetimi që është i afërt,
16. Ose ndonjë të varfëri që e ka molisur varfëria.
17. E pastaj të bëhej prej atyre që besuan, që këshilluan njëri-tjetrin për durim dhe që këshillluan për mëshirë (për ndihmë).
18. Të tillët janë të zotët e anës së djathtë.
19. Ndërsa ata që nuk i besuan argumentet Tona, ata jaanë të të majtës.
20. Kundër tyre është zjarri i mbyllur.
AvaTar-Ks- Master
- Numri i postimeve : 505
PIKE : 548
Popullariteti : 1
Data e regjistrimit : 02/07/2010
Re: Lexo në Kur'an, suren
1. Pasha diellin dhe dritën e tij!
2. Pasha hënën kur vjen pas tij!
3. Pasha ditën kur ai (dielli) e shndrit!
4. Pasha natën kur ajo e mbulon atë (dritën e diellit)!
5. Pasha qiellin dhe Atë që e ndërtoi atë!
6. Pasha tokën dhe Atë që e shtriu atë (e sheshoi)!
7. Pasha njeriun dhe Atë që e krijoi atë!
8. Dhe ia mësoi se cilat janë të këqijat dhe të mirat e tij.
9. Pra, ka shpëtuar ai që e pastroi vetveten.
10. E ka dështuar ai që e poshtëroi vetveten.
11. Themudi përgënjeshtroi për shkak të arrogancës së vet.
12. Kur më i keqi i tyre u ngrit me të shpejtë.
13. e Pejgamberi atyre u pat thënë: ìKinie kujdes devenë e All-llahut dhe ndaj pengimit të saj që të pijë ujë.
14. Ata nuk i besuan atij dhe atë (devenë) e therrën dhe Zoti i tyre për shkak të mëkatit të tyre ua rreshtoi ndëshkimet dhe i rrafshoi,
15. Duke mos iu frikësuar prapavisë së atij (ndëshkimi).
AvaTar-Ks- Master
- Numri i postimeve : 505
PIKE : 548
Popullariteti : 1
Data e regjistrimit : 02/07/2010
Re: Lexo në Kur'an, suren
1. Pasha natën që me errësirë mbulon gjithësinë!
2. Pasha ditën kur ajo shkrepëtin!
3. Pasha Atë që krijoi mashkullin e femrën!
4. Vërtet, veprimi juaj është i lloj-llojtë.
5. E sa i përket atij që jep dhe ruhet,
6. Dhe vërteton bindshëm për më të mirën,
7. Ne do ta përgatisim atë për më të lehtën.
8. E sa i përket atij që bën koprraci dhe ndien veten të pavarur (nga Zoti),
9. Dhe që mohon atë më të mirën,
10. Ne do ta përgatisim për më të vështirën.
11. E pasuria e tij nuk do tíi bëjë dobi, kur ai të zhduket.
12. Detyrë e jonë është vetëm të udhëzojmë.
13. Dhe vetëm e Jona është bota tjetër si dhe kjo.
14. Unë ua kam tërhequr vërejtjen për zjarrin të ndezur fort.
15. Që aty nuk hyn tjëtërkush, pos atij që është më i prishuri.
16. I cili përgënjeshtroi dhe u zmbraps.
17. Ndërsa ai që është më i devotshëm do të jetë larg tij.
18. Ai që e jep pasurinë e vet e pastrohet,
19. E jo për ta shpërblyer ndokë që i ka bërë mirë më parë.
20. Por vetëm për të fituar kënaqësinë e Zotit të vet, më të lartit,
21. Për Zotin, ai do të gëzojë atë kënaqësi!
AvaTar-Ks- Master
- Numri i postimeve : 505
PIKE : 548
Popullariteti : 1
Data e regjistrimit : 02/07/2010
Re: Lexo në Kur'an, suren
1. Pasha paraditën!
2. Pasha natën kur shtrinë errësirën!
3. Zoti yt nuk të ka lënë, as nuk të ka përbuzur.
4. Dhe se bota e ardhshme është shumë më e mirë për ty se e para.
5. E Zoti yt do të jepë ty, e ti do të kënaqesh.
6. A nuk të gjeti ty jetim, e Ai të bëri vend (të dha përkrahje).
7. Dhe të gjeti të paudhëzuar e Ai të udhëzojë.
8. dhe të gjeti të varfër, e Ai të begatoi.
9. Pra, mos e përul jetimin!
10. As lypësin mos e përzë!
11. E me të mirat që të dha Zoti yt, trego (udhëzo njerëz)!
AvaTar-Ks- Master
- Numri i postimeve : 505
PIKE : 548
Popullariteti : 1
Data e regjistrimit : 02/07/2010
Re: Lexo në Kur'an, suren
1. A nuk ta hapëm ne gjoksin tënd?
2. Dhe Ne hoqëm prej teje barrën tënde,
3. E cila shtypte shpinën tënde.
4. Dhe Ne, ta ngritëm lartë famën tënde?
5. E, pa dyshim se pas vështirësisë është lehtësimi.
6. Vërtet, pas vështirësisë vjen lehtësimi.
7. E kur ta kryesh (obligimin), atëbotë mundohu me adhurim (All-llahut).
8. Dhe, vetëm te Zoti yt përqëndro synimin!
AvaTar-Ks- Master
- Numri i postimeve : 505
PIKE : 548
Popullariteti : 1
Data e regjistrimit : 02/07/2010
Re: Lexo në Kur'an, suren
1. Pasha fikun dhe ullirin!
2. Dhe (kodrën) Turi Sina-en!
3. Dhe këtë qytet të sigurisë!
4. Vërtet, Ne e krijuam njerin në formën më të bukur.
5. Pastaj e zbritëm atë në më të ultin e të ultëve.
6. Përveç atyre që besuan dhe bënë vepra të mira; ata kanë shpërblim të pandërprerë.
7. E pas gjithë kësaj, çítë shtyri të përgënjeshtrosh ditën e shpërblimit (përgjegjësisë)?
8. A nuk është All-llahu më i urti gjykuesve?
AvaTar-Ks- Master
- Numri i postimeve : 505
PIKE : 548
Popullariteti : 1
Data e regjistrimit : 02/07/2010
Re: Lexo në Kur'an, suren
1. Lexo me emrin e Zotit tënd, i cili krijoi.
2. Krijoi njeriun prej gjakut të ngjizur.
3. Lexo për Zotin tënd Bujar!
4. Është Ai që ua mësoi pendën.
5. Ia mësoi njeriut atë që nuk e dinte.
6. Jo, është e vërtetë se ai i kalon kufintë,
7. Për shkak se e ndien veten të pavarur.
8. Po kthimi është vetëm te Zoti yt.
9. A më tregon atë që pengon,
10. një rob kur ai falet?
11. çímendon kur ai (robi) është në rrugë të drejtë?
12. Ose ai (rob) urdhëroi për sinqeritet.
13. A më trego nëse ai përgënjeshtron dhe zmbrapset (nga besimi)?
14. A nuk e di ai se All-llahu e sheh?
15. Jo, Jo! Nëse nuk tërhiqet, vërtet do ta kapim për flokësh mbi ballin.
16. Floku rrenacak, mëkatar.
17. E ai le tíi thërret ata të vetët.
18. Ne do tíi thërrasim zebanitë.
19. Jo, Jo! Ti mos iu bind atij, vazhdo me sexhde dhe afroju Zotit me të.
AvaTar-Ks- Master
- Numri i postimeve : 505
PIKE : 548
Popullariteti : 1
Data e regjistrimit : 02/07/2010
Re: Lexo në Kur'an, suren
1. Ne e zbritëm atë (Kuríanin) në natën e Kadrit. 2. E çítë bëri ty të dijsh se çíështë nata e Kadrit?
3. Nata e Kadrit është më e rëndësishme se një mijë muaj!
4. Me lejen e Zotit të tyre në (atë natë) të zbresin engjëj dhe shpirti (Xhibrili) për secilën çështje.
5. Ajo (që përcakton Zoti) është paqe deri në agim të mëngjesit.
AvaTar-Ks- Master
- Numri i postimeve : 505
PIKE : 548
Popullariteti : 1
Data e regjistrimit : 02/07/2010
Re: Lexo në Kur'an, suren
1. Ata nga ithtarët e librit dhe idhujtarët, të cilët nuk besuan, nuk iu ndanë (besimit të tyre) derisa atyre u erdhi argumenti i qartë,
2. I dërguari prej All-llahut, që lexon fletë të pastra,
3. Në të cilat ka vetëm dispozita të drejta.
4. Dhe ata të cilëve u është dhënë libri, nuk u ndanë vetëm pasi që u erdhi argumenti.
5. E duke qenë se ata nuk ishin të urdhëruar me tjetër, pos që ta adhuronin All-llahun me një adhurim të sinqertë ndaj Tij, që të largohen prej çdo besimi të kotë, ta falin namazin, të japin zeqatin, se ajo është feja e drejtë.
6. Síka dyshim se ata, të cilët nuk besuan nga ithtarët e librit dhe nga idhujtarët, do të jenë në zjarrin e Xhehennemit, aty do të jenë përgjithmonë. Të tilët janë krijesa më e dëmshme.
7. Ndërsa, ata që besuan dhe bënë vepra të mira, të tillët janë krijesa më e dobishme.
8. Shpërblimi për ta te Zoti i tyre janë: vendet ne Xhennete nëpër të cilët burojnë lumenj, e aty janë përgjithmonë, pakëputur. All-llahu është i kënaqur ndaj tyre, e edhe ata të kënaqur prej Tij. E ky është për atë, që i ka pasur frikën Zotit të vet.
AvaTar-Ks- Master
- Numri i postimeve : 505
PIKE : 548
Popullariteti : 1
Data e regjistrimit : 02/07/2010
Re: Lexo në Kur'an, suren
1. Kur të dridhet toka me dridhjen e saj të fuqishme,
2. Dhe të nxjerrë toka atë që ka në mbrendinë e saj (barrën nga brenda),
3. Dhe njeriu të thotë: ìçíka kjo (që bën këtë dridhje)?î
4. Atë ditë, ajo i rrëfen tregimet e veta,
5. Ngase Zoti yt e ka urdhëruar atë.
6. Atë ditë njerëzit shfaqen të ndarë në grupe që të shpërblehen për veprat e tyre.
7. E kushe punoi ndonjë të mirë, që pëshon sa grimca, atë do ta gjejë.
8. Dhe kush punoi ndonjë të keqe sa grimca, atë do ta gjejë.
AvaTar-Ks- Master
- Numri i postimeve : 505
PIKE : 548
Popullariteti : 1
Data e regjistrimit : 02/07/2010
Faqja 4 e 5 • 1, 2, 3, 4, 5
Deqani-ks :: Arti & Kultura :: Feja Islame :: Bota Islame
Faqja 4 e 5
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi