Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Join the forum, it's quick and easy

Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.
Deqani-ks
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lexo në Kur'an, suren

2 posters

Faqja 2 e 5 Previous  1, 2, 3, 4, 5  Next

Shko poshtë

Lexo në Kur'an, suren - Faqe 2 Empty Re: Lexo në Kur'an, suren

Mesazh nga AvaTar-Ks Tue Jul 06, 2010 6:39 pm

Lexo në Kur'an, suren - Faqe 2 25
1. Ai, që ia shpall Furkanin (Kuríanin, dallues të së vërtetës nga e pavërteta) robit të vet (Muhammedit) që të bëhet pejgamber i botes (këshillues), është i madhëruar.
2. Ai është që vetëm Atij i takon sundimi i qiejve dhe i tokës, Ai nuk ka as fëmijë e as nuk ka shok në sundimin e Tij. Ai krijoi çdo gjë, duke e përsosur në mënyrë të qartë e të matur.
3. Mirëpo, ata (idhujtarët) në vend të Tij adhuruan zota tjerë, të cilët nuk krijuan asgjë, sepse ata edhe vetë janë të krijuar. Ata nuk posedojnë për vetvete as dëm as dobi, ata nuk kanë në dorë as vdekje as jetë, e as ringjallje.
4. Dhe ata që nuk besuan, thinë: ìKy (Kuríani) nuk është tjetër vetëm se gënjeshtër, që e trilloi ai (Muhammedi), të cilit indihmuan edhe njerëz tjerë. Pra ata (idhujtarët) bënë shtrembërim e shpifjeî.
5. Edhe thanë: ì(për Kuríanin) Janë legjenda të të parëve, që ai (Muhammedi) kërkoi tíi shkruhen ato, e i lexohen atij mëngjes e mbrëmjeî.
6. Thuaj: ìAtë e shpall Ai, që e di të fshehtën në qiej e në tokë, Ai është që falë shumë, është mëshiruesî.
7. E ata thanë: ìçíështë me këtë të dërguar, i cili ha ushqim dhe c nëpër tregje? ërse të mos i jetë dërguar një engjëll së bashku me te, e të jetë qortues?î
8. Ose atij tíi jepet ndonjë thesar, apo të ketë ndonjë kopsht nga i cili do të ushqehej? Horrat madje thonë: ìJu vetëm jeni duke e ndjekur një njeri që e ka zënë magjia!î
9. Shih se çfarë shembujsh të sjellin, andaj ata janë të humbur dhe nuk mund ta gjejmë rrugën e drejtë.
10. Është i madhëruar Ai, i cili po të dëshirojë mund të të japë ty edhe më mirë se çíthonë ata, kopshte në të cilët rrjedhin lumenj, ku ka edhe pallate.
11. Por jo, ata përgënjeshtruan kiametin, e Ne për ata që nuk besojnë ditën e gjykimit kemi përgatitur zjarr të fortë.
12. Që posa të duket ai prej një vendi të largët, ata ia dëgjojnë atij vëlimin edhe kërhamzën e tij (Xhehennemit).
13. E kur të hudhen duarlidhur në një vend të ngushtë në të, atydo të kërkojnë shkatërrimin (vetëzhdkjen(.
14. Tash mos kërkoni vetëm njëherë shkatërrimin, por atë kërkonie shumëherë.
15. Thuaj: ìA është më i mirë ai (zjarri i Xhehennemit), apo Xhenneti i përjetshëm, i cili u është premtuar si shpërblim dhe vend jetësimi të devotshëmveî.
16. e aty, atë ditë që e dëshirojnë do ta kenë përgjithmonë. Ky premtim i Zotit tënd ka qenë dashtë kërkuar.
17. Ditën kur Zoti do tíi tubonë ata, e edhe ata që adhuruan pos All-llahut dhe u thonë (zotave të adhuruar): ìA i thirrët ju rbtë e Mi që tíu adhurojnë, apo ata vetë e humbën rrugën?î
18. Ata (idhujt) thonë: ìJe i panevojshëm për rival, o i madhëruar! Neve nuk na takoi që përveç Teje të kemi ndonjë mbrojtës tjetër, por Ti u ke dhënë të mira atyre dhe të të parëve të tyre, që ishin njerëz të prishur s që harruan të përkujtojnë!î
19. Ja (All-llahu u thotë idhujtarëve), këta ju përgënjeshtruan për atë që thoni (se ishin zota), pra ju as nuk keni mundësi të shpëtoni as tíi ndihmoni (vetes). E cilido ë bën padrejtësi prej jush, Ne i japim atij të përjetojë një dënim të madh.
20. Ne para teje dërguam pejgamberë të tjerë, por edhe ata ishin të dërguar që kanë ngrënë ushqim, që kanë ecur e shetitur nëpër tregje. Ne bëm njërin prej jush sprovë për tjetrin se a do të jeni të durueshëm. E Zoti yt është Ai që sheh çdo gjë.
21. E ata që nuk e shpresojnë takimin Tonë, thanë: ìPërse të mos na dërgohen neve engjëj, ose përse të mos shohim Zotin tonë ?î Ata tejçmuan lartë veten dhe u sollën me arrogancë.
22. Për kriminelët atë ditë kur i shohin engjëjt nuk ka gëzim, sepse ata (engjëjt) u thonë: ìËshtë e ndaluar çdo e mirë (apo Xhenneti është haram për ju)!î
23. E Ne i kthehemi ndonjë vepre që e bënë ata dhe e bëjmë atë për hi e pluhur.
24. Atë ditë banuesit e Xhennetit do të kenë vend shumë të mirë dhe pushimore shumë të këndshme.
25. Dhe (përkujto) ditën kur do të çahet qielli me anën e një reje e lëshohen engjëjt në një mënyrë madhështore.
26. Atë ditë sundimi i vërtetë është i të Gjithëmëshirëshmit, e ajo ditë për jobesimtarët do të jetë ditë e vështirë.
27. Atë ditë zullumqari do tíi kafshojë duart eveta dhe do të thotë: ìI mjeri unë, ta kisha marrë rrugën e Pejgamberit!î
28. O shkatërrimi im, ah të mos e kisha bërë filanin mik!
29. Në të vërteë, pasi e gjeta rrugën e drejë, ai më largoi mua prej asaj, e djalli është ai që njeriun e humb dhe e lë të vetmuar.
30. E i dërguari tha: ìO Zot imi, vërtet, populli im e konsideroi këtë Kurían si (diç) të hedhur!î
31. Shi kështu, Ne secilit pejgamber ia bëmë ndonjë armik prej jobesimtarëve, por mjfton që Zoti të jetë udhërrëfyes ndihmës yti.
32. E ata që nuk besuan thanë: ìPërse të mos i ketë zbritur atij (Muhammedit) Kuríani përnjëherë?î Ashtu (e zbritëm pjesë-pjesë) që me të të forcojmë zemrën tënde dhe Ne e sollëm atë ajet pas ajetit (dalëngadalë).
33. Dhe ata nuk të sjellin ndonjë shembull ty, e që Ne të mos ta tregojmë të vërtetën, duke të ofruar shpjegim të qartë e të plotë.
34. Ata do të tubohen, do të jenë të përmbysur me fytyrat e tyre në Xhehennem, të tillëve u përket vendi më i keq, ndaj ata janë më të humburit në rrugën e tyre.
35. Ne edhe Musait i patëm dhënë librin, e bashkuam me vëllain e vet, Harunin, që takeë si ndihmës.
36. U thamë: ìShkoni ju të dy te ai popull ë i përgënjeshtroi argumentet Tona!î E Ne pastaj i shkatërrruam ata shumë keq.
37. Ne e përmbytëm edhe popullin e Nuhut meqë ata të dërguarit i quajtën rrenacakë, e pët njerëzit, të cilët mendojnë, le të marrin mësim nga ata. E për mizorët Ne kemi përgaditur dënim të rëndë.
38. Edhe Adin, Themudin, banorët e Res-it dhe shumë gjenerata ndërmjet tyre (i shkatërruam).
39. E secilit prej tyre u patëm sjellë argumente, por të gjithë i rrënuam.
40. Ata (kurejshitët) kaluan buzë fshatit, i cili ishte gurëzuar me atë shiun (gurëzim prej së larti) e shëmtuar, po a nuk janë ata, të cilët e panë atë? Jo, nuk e vëhtruan, sepse ata ishin të tillë, të cilët nuk shpresonin në ringjallje.
41. E kur të shohin ty, nuk të çmojnë ndryshe, por vetëm në talje e thonë: ìA ky është ai që All-llahu e dërgoi pejgamber?î
42. ìSikur ne të mos ishim të qëndrueshëm ndaj tyre, ai gati na pat zbrapsur prej zotave tanë!î e më vonë, kur ra shohin qartazi dënimin, do ta kuptojnë se kush ishtë më larg nga e vërteta.
43. A e ke parë ti atë që, që për zot e qmon epshin e vet, a mos do tíi bëhesh ti atij mbrojtës?
44. A mendon ti se shumica e tyre dëgjojnë pse kuptojnë? Ata nuk trajtohen ndryshe, por vetëm si kafshë, bile janë edhe më të humbur nga e vërteta.
45. A e sheh se si Zoti yt e zgjati (andej e këndej) hijen, e sikur të kishte dashur do ta linte në një vend, pastaj diellin e bëmë rrëfyes të saj.
46. Pastaj Ne e tërheqim pak nga pak.
47. E ai është që natën ua bëri petk, gjumin e pushim e ditën e bëri për gjallërim.
48. Edhe Ai është, që i lëshon erëra myzhde në prag të mëshirës së Tij (shiut) dhe Ne lëshuam prej qiellit ujë të pastër.
49. Që me të tíi japim jetë një toke të vdekur dhe tíu japim të pijnë atyre që i krijuam, kafshë e shumë njerëz.
50. Ne shumë herë ua përkujtuam atyre këto fakte që të mendojnë, por shumica e njerëzve nuk deshën tjetër pos refuzimit.
51. Sikur të kishim dashur Ne, do të dërgonim pejgamber në çdo vendbanim.
52. Po ti mos dëgjo jobesimtarët e luftoi ata me të (me Kurían)
53. Ai la të lirë të bashkohen dy dete, ky (njëri) i pijshëm e i shijshëm, e ky (tjetri) i njelmët e i idhët, mes tyre bëri si të jetë ndonjë pendë, pritë që të mos përzihen.
54. Dhe Ai nga uji (fara) krijoi njeriun, dhe e bëri atë të ketë fis dhe të ketë miqësi. Zoti yt ka mundësi të jashtëzakonshme.
55. E ata në vend të All-llahut adhurojnë atë që nuk u sjell as dobi, as dëm atyre, po jobesimtari ndihmon atë që është kundër Zotit të vet.
56. E Ne nuk të dërguam ty për tjetër qëllim, por vetëm si përgëzues e si qortues.
57. Thuaj: ìUnë për këtë nuk kërkoj shpërblim prej jush, por vetëm kush të dojë të marrë rrugën që e afron te Zoti i vetî.
58. Ti mbështetju Atij të përjetshmit që nuk vdes kurrë, madhëroje me lavdërimin që i takon Atij, Ai mjafton për njohje në hollësi të mëkateve të robve të vet.
59. Ai krijoi qiejt e tokën dhe gjithçka që gjendet në mës tyre brenda gjashtë ditësh, e pastaj mbizotëroi Arshin. Ai është Mëshiruesi. Për këtë pyete ndonjë shumë të dijshëm.
60. E kur u është thënë atyre: Bëni sezhde ndaj të madhërishmit, ata thanë: ìE kush është Rrahmani - Mëshiruesi? A tíi bëjmë sexhde pse ti na urdhëron?î E kjo shtoi edhe më tepër largimin e tyre (nga feja).
61. I madhërishëm është Ai që krijoi yje në qiell dhe vendosi në të dritë (diell) e hënë që ndriçon.
62. Ai është që bëri natë e ditën zëvendsuese të njëra-tjetrës dhe për atë që dëshiron të mendojë apo të falënderojë, argument.
63. E robërit e Zotit janë ata që ecin nëpër tokë të qetë, e kur atyre me fjalë u drejtohen injorantët, ata thonë: ìPaqe!î
64. Dhe që për hirë të Zotit të tyre natën e alojnë duke bërë sexhde dhe duke qëndruar në këmbë (falen).
65. Edhe ata që thonë: ìZoti ynë, largoje prej nesh vuajtjen e Xhehennemit, e síka dyshim se vuajtja në të është gjëja më e rëndëî.
66. Ai, vërtet është vendqëndrim i keq.
67. Edhe ata që kur shpenzojnë nuk e teprojnë e as nuk janë dorështrënguar, po mbajnë mesataren e janë të matur.
68. Edhe ata që pos All-llahut, nuk lusin zot tjetër dhe nuk mbysin njeriun që ka ndaluar All-llahu, por vetëm kur e meriton në bazë të drejtësisë, dhe që nuk bëjnë kurvëri, ndërsa kush i punon këto, ai gjen ndëshkimin.
69. Atij i dyfishohet dënimi ditëne kijametit dhe aty mbetet i përbuzur përgjithmonë.
70. Përveç ati që është penduar dhe ka bërë vepër të mirë, të tillëve All-llahu të këqiat ua shëndrron në të mira. All-llahu është mëshirues, ndaj Ai falë shumë.
71. Ai që është penduar dhe ka bërë mirë, në të vërtet, ai është kthyer te All-llahu dhe është i pranishëm.
72. (Robërit e Zotit janë) Edhe ata që nuk dëshmojnë rrejshëm dhe kur (rastësisht) kalojnë pranë së keqes, kalojnë duke e ruajtur karakterin e vet.
73. Edhe ata që kur këshillohen me ajetet e Kuríanit të Zotit të tyre, nuk u kthejnë shpinën si të shurdhët e të verbër.
74. Edhe ata që thonë: ìZoti ynë, na bën që të jemi të gëzuar me (punën) e grave tona dhe pasardhsve tanë, neve na bën shembull për të devotshmitî.
75. Për shkak se duruan, të tillët shpërblehen me një shkallë të lartë (Xhennet) dhe aty priten me përshëndetje të selamit.
76. Aty janë përgjithmonë, e sa vendqëndrim dhe vendbanim i mirë është ai.
77. Thuaj: ìzoti im as nuk do të kujdesej për ju, sikur të mos ishte lutja juaj (kur gjendeni në vështirësi, ose sikur të mos ishit të thirur të besoni), e ju përgënjeshtruat, andaj dënnimi do tíju jetë i pandërprerëî.
AvaTar-Ks
AvaTar-Ks
Master
Master

Numri i postimeve : 505
PIKE : 548
Popullariteti Popullariteti : 1
Data e regjistrimit : 02/07/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lexo në Kur'an, suren - Faqe 2 Empty Re: Lexo në Kur'an, suren

Mesazh nga AvaTar-Ks Tue Jul 06, 2010 6:39 pm

Lexo në Kur'an, suren - Faqe 2 26
1. Ta, Sinë, Mimë.
2. Këto janë ajete të librit të (të Kuríanit) qartë!
3. A mos do të mbysësh ti veten (Muhammed) pse ata nuk bëhen besimtarë?!
4. Silur të duam Ne, do të zbritnim një argument (mrekulli) nga qielli mbi ta, e që qafat e tyre do tíi rrinin përulur atij.
5. Atyre nuk u vjen asnjë këshillë e re nga Mëshiruesi, e që ata mos tíia kthejnë shpinën.
6. Vërtet, ata përgënjeshtruan, por atyre do tíu vijë kobi i asaj me të cilën talleshin.
7. A nuk e shikuan ata tokën se sa shumë loje bimësh të dobishme bëmë të mbijnë në të?
8. Vërtet, në këto ka fakte (të forta), por megjithatë, shumica e tyre nuk kanë qenë besimtarë.
9. e síka dyshim se Zoti yt është Ai i Gjithfuqishmi (tíi ndëshkojë) po edhe i Mëshirshmi.
10. (Përkujto) Kur Zoti yt e thirri Musain: ìTë shkosh te ai popull zullumqarë!î
11. Populli i faraonit, a nuk janë duke u frikësuar (dënimit)?
12. Ai (Musai) tha: ìZoti im, kam frikë se do të trajtojnë si gënjeshtarë.
13. Do të më shtrëngohet krahrori (shpirti) im dhe nuk do të më leshohet gjuha ime (të flas rrjedhshëm), anaj dërgoje (bëre pejgamber) Harunin.
14. Madje unë kam një faj ndaj tyre, e kam frikë se do të më mbysin (për hakmarrje)!î
15. Ai (All-llahu) tha: ìKurrsesi (nuk do të mbysin), po shkoni ju të dy me argumentet Tona. Ne jemi me ju vështrues tuaj (ju dëgjojmë dhe ju ndihmojmë).
16. Shkoni dhe faraonit thoni: ìNe jemi të dërguar nga Zoti i të gjitha botëve.
17. Tíi lejosh beni israilët të vijnë me ne!î
18. Ai (faraoni) tha: ìA nuk të rritëm ty si fëmijë në mesin e tonë, ku i kalove disa vjet të jetës sate.
19. Dhe ti e bëre atë punën tënde që e bëre, prra ti je mohues (i të mirave që tíi bëmë).
20. (Musai) Tha: ìE bëra atë, atëherë kur isha i pavetëdijshëm.
21. Andaj, edhe ika prej jush kur u frikësova nga ju, e Zoti im më dhuroi dhe më bëri nga të dërguarit.
22. Më përmend atë të mirë që më bëre mua, e ti robërove beni israilët!î
23. (Faraoni) Tha: ìE cili është ai zot i botëve (që ju dërgoj)?î
24. Ai i tha: ìZoti i qiejve dhe i tokës dhe çíka ndërmjet tyre, nëse bindeni!î
25. Ai (faraoni) atyre që ishin përreth, u tha: ìA nuk e dëgjoni?!î
26. Ai (Musai) tha: ìZoti juaj dhe i prindërve tuaj të parë!î
27. (Faraoni) Tha: ìVërtet, i dërguari juaj që u është dërguar juve, me siguri është i çmendur!î
28. (Musai) Tha: ìZot i lindjes dhe i perëndimit dhe çíka ndërmjet tyr. po qe se kuptoni!î
29. (faraoni) Tha: ìNëse ti beson zot tjetër pos meje, do të gjendesh në mesin e të burgosurve!î
30. (Musai) Tha: ìA edhe nëse të sjell ndonjë argument të qartë!î
31. Ai tha: ìSille pra, nëse thua të vërtetën?î
32. Atëherë, (Musai) e hodhi shkopin e vet, i cili u shndërrua në gjarpër të vërtetë.
33. Nxori dorën prej xhepit, kur qe, ajo në sy të shikuesve flakëronte nga bardhësia.
34. (faraoni) Parisë që e rrethonte, u tha: ìVërtet, ky qenka magjistar shumë i aftë!î
35. Që me magjinë e vet dëshiron tíju dëbojë nga toka juaj, e çímë propozoni mua?
36. Paria) Shtyje atë dhe vëlain e tij (çështjen e tyre) për më vonë, e ti dërgo nëpër qytete tubues.
37. Që tíi sjellin të gjithë magjistarët e dijshëm këtu.
38. Dhe, magjistarët u tubuan në kohën e ditës së caktuar.
39. Edhe popullit iu tha: ìEjani e tubohuni,
40. Ashtu që tíi përkrahin magjistarët, nëse ata triumfojnëî.
41. E kur erdhën magjistarët i thanë faaonit: ìA do të ketë shpërblim për ne, nëse dalim ngadhnjimtarë?î
42. Ai tha: ìPo, bile ju do të jeni atëherë prej më të afërmve!î
43. Musai atyre u tha: ìHidhnie atë që keni për ta hedhur!î
44. E ata i hodhën litarët dhe shkopinjtë e tyre duke thënë: ìPër hir të madhërisë së faraonit, ne me sifuri do të jemi ngadhënjyes!î
45. Atëherë edhe Musai e hodhi shkopin e vet, i cili menjëherë gëltiset gjithë çka kishin improvizuar ata.
46. Atëherë magjistarët ranë në sexhde (u përulën).
47. E thanë: ìNe i besuam Zotit të botëve,
48. Zotit të Musait e të Harunit!î
49. Ai (faraoni) tha: ìI besuat atij, para se tíju lejoja unë?!î Síka dyshim se ai (Musai) është prijësi juaj që ua mësoi juve magjinë, e keni për të marrë vesh më vonë. Unë do tíua shkurtoi (do tíua prejë) duart dhe këmbët tuaja të anës së kundër (klithi) dhe që të gjithëve do tíu gozhdojî.
50. Ata (magjistarët) thanë: ìSíka rëndësi, ne kthehemi Zotit tonë,
51. Meqë ne jemi besimtarët e parë, shpresojmë se Zoti ynë do të na i falë mëkatet tona!î
52. Ne e urdhëruam (përmes shpalljes) Musain: ìTë udhëtosh natan me robërit e Mij dhe se ju do të ndiqeni (prej faraonit)î.
53. E faraoni dërgoi nëpër qytete për të tubuar njerëz,
54. (Duke u thënë se) Ata janë një grup i vogël (të cilët ikën me Musain).
55. Dhe se me të vërtetë, ata na kanë zemëruar (dhe ikën pa lejen tonë).
56. E me të vërtetë, ne duhet të jemi syçelë.
57. Dhe Ne (u mbushëm mendjen e) i nxorëm prej kopshteve e burimeve,
58. prej pasurisë në depo dhe prej vendbanimeve të bukura.
59. Ja ashtu, Ne ua bëmë atë trashëgim beni israilëve.
60. E ata (të faraonit) i arritën (beni israilët) në kohën e lindjes së diellit.
61. Dhe kur u panë dy grupet, shokët e Musait Thanë: ìMe siguri na zunë!î
62. Ai (Musai) tha: Kurrsesi, me mua është Zoti im, Ai do të më udhëzojëî.
63. Ndërsa Ne Musait i thamë: ìMeshkopin tënd bjeri detitî. Deti u nda dhe çdo pjesë u bë si kodër e madhe.
64. E Ne i afruam atje të tjerët (ata të faraonit).
65. Dhe Ne e shpëtuam Musain dhe të gjithë ata që ishin me të.
66. Kurse të tjerët i përmbytëm në ujë.
67. Vërtet, në këtë (ngjarje) ka fakte, por megjithatë shumica nuk besuan.
68. Nuk ka dyshim se Zoti yt është i gjithfuqishëm dhe i mëshirshëm.
69. Lexoju (nga ajo që të shpallëm ty Muhammed) atyre ngjarjen e Ibrahimit.
70. Kur i tha babait të vet dhe popullit të vet: ìçka jeni duke adhuruar?î
71. Ata i thanë: ìAdhurojmë idhuj, vazhdimisht u jemi besnikë atyre!î
72. Ai i tha: ìA ju dëgjojnë ata juve kur të luteni?î
73. Ose, ìa u sjellin juve dobi apo dëm?î
74. Ata thanë: ìJo, por kështu i gjetëm se bënin edhe prindërit tanë!î
75. Ai tha: ìA po shihni se çípo adhuroni?î
76. Ju dhe prindërit tuaj të mëparshëm,
77. Në të vërtetë, ata (që adhuroni ju) janë armiq të mij. përveç Zotit të botëve (nëse përveç idhujve adhuroni edhe Atë).
78. Zoti që më krijoi, Ai më udhëzon mua,
79. Dhe Ai që më ushqen dhe më jep të pijë,
80. Dhe kur të sëmurem A më shëron,
81. Ai më bën të vdesë e mandej më ngjall,
82. Ai te i cili kam shpresë se do të míi falë mëkatet e mia në ditën e gjykimit.
83. Zoti im, më dhuro mua urtësi dhe më bashko me të mirët!
84. Më bën përkujtim të mirë ndër ata që vijnë pas,
85. Më bn prej trashëgesve të Xhennetit të begatshëm,
86. Dhe fale babaim tim, se ai vërtet ishtë nga ata të humburit,
87. E mos më turpëro në ditën kur do të ringjallen.
88. Ditën kur nuk bën dobi as malli, as fëmijët.
89. (bën dobi) Vetëm kush i paraqitet Zotit me zemër të shëndoshë.
90. E Xhenneti u afrohet atyre që ishin të devotshëm.
91. Ndërsa Xhehennem u dëftohet atyre që ishin të humbur.
92. Dhe atyre u thuhet: ìKu janë ata që i adhuronit juî,
93. Pos All-llahut? Ata, a mund tíju ndihmojnë juve o vetes?
94. E ata (idhujt) dhe adhuruesit e tyre, njëri mbi tjetrin hudhën në të,
95. Dhe të gjithë ushtria (ithtarët) r djallit.
96. E duke u grindur mes vete në të, ata thonë:
97. ìPasha All-llahun, njëmend ne kemi qenë krejtësisht të humburî,
98. Kur juve (idhuj) u kemi barazuar me Zotin e botëve.
99. Neve nuk na humbi kush tjetër vetëm se kriminelët (prijësit).
100. E tash për ne nuk ndonjë ndihmës (ndërmjetësues).
101. Nuk ka as ndonjë mik të sinqertë.
102. E, sikur të mnud të kthehemi (dynja) edhe njëherë,, do të bëheshim besimtarë.
103. Në këtë (që u përmend) ka argumente të bindshme, po shumica e tyre nuk besuan.
104. Është e vërtetë se Zoti yt është i gjithëfuqishëm dhe i mëshirshëm.
105. Edhe populli i Nuhut gënjeu të dërguarit.
106. Kur vëllai i tyre (nga gjaku), Nuhu u tha: ìA nuk jeni kah frikësoheni?
107. Unë jam për ju pejgamber besnik.
108. Keni frikë (dënimit të) All-llahut e më dëgjoni mua.
109. Unë për këtë nuk kërkoj prej jush ndonjë shpërblim, shpërblimi për mua është vetëm prej Zotit të botëve.
110. Pra (edhe njëherë u them) frikësohuni prej All-llahut e më dëgjoni mua!
111. Ata thanë: ìE si të besojmë ty, kur ty të besojnë të ultit?î
112. Ai tha: ìUnë nuk dijë se çípunuan ata (që ju u thoni të ulët)î.
113. Përgjegjësia e tyre, nëse kuptoni, është vetëm para Zotit tim.
114. E unë nuk do tíi përzë besimtarët.
115. Unë nuk jamë tjetër, por vetëm sa tíu tërheq vërejtjen haptas.
116. Ata i thanë: ìO Nuh! Nëse nuk heq dorë (nga ajo që mëson), do të gurëzohesh (do të mbytesh me gurë)î.
117. Ai tha: ìO Zoti im, populli im më pandeh gënjeshtar.
118. Pra Ti me drejtësinë tënde gjyko ndërmjet meje dhe atyre dhe më shpëto mua dhe besimtarët që janë me mua!î
119. Andaj Ne e shpëtuam atë dhe të gjithë ata që ishin me të në anijen e mbushur plot.
120. Mandej i mbytëm në ujë ata që betën pas tyre.
121. Edhe në këtë (ngjarje) ka argumente, po shumica e tyre nuk ishin besimtarë.
122. Síka dyshim se Zoti yt është i plotfuqishëm i mëshirshëm.
123. Edhe populli Ad nuk i besoi të dërguarit.
124. Kur vëllai i tyre, Hudi u tha: ìA nuk frikësoheni?î
125. Unë për ju jam i dërguar besnik.
126. Andaj, keni frikë (dënimit të) All-llahut dhe më dëgjoni mua.
127. Unë nuk kërkoj për këtë ndonjë shpërblim prej jush, e shpërblimi është vetëm prej Zotit të botëve.
128. A në çdo bregore ngritni ndonjë shtëpi (ndërtesë) sa për lojë?
129. Dhe a i ndërtoni pallatet e fortifikura që të jeni përgjithmonë?
130. E kur rrëmbeni, rrëmbeni mizorisht.
131. Pra, kinie frikë All-llahun dhe në dëgjoni mua!
132. Kinie frikë Atë që u pajisi me çka e dinit vet.
133. U pajisi me mjete gjallërimi e me djem.
134. Me kopshte e me burime uji.
135. Vërtet, unë i frikësohem dënimit tuaj në një ditë të madhe.
136. Ata thanë: ìPër ne është krejt një, si na këshillove, si nuk na këshillove!î
137. Kjo (që na këshillon ti) nuk është tjetër vetëm se traditë (mitesh) të popujve të lashtë.
138. Se ne nuk kemi për tíu dënaur.
139. Dhe ashtu ata e trajtuan atë (Hudin) gënjeshtarët, e Ne atëhere i shkatërruam. Edhe ky është një fakt, po shumiza e tyre nuk besuan.
140. Vëretet, Zoti yt është i plotfuqishëm i mëshirshëm.
141. Edhe kabilja Themud nuk i besoi të dërguarit.
142. Kur vëllai i tyre, Salihu u tha: ìA nuk frikësoheni?î
143. Unë për ju jam i dërguar besnik.
144. Andaj, kinie frikë (dënimin e) e All-llahut dhe mua më dëgjoni!î
145. Unë nuk kërkoj për këtë ndonjë shpërblim prej jush, shpërblimi im është vetëm prej Zotit të botëve.
146. A jeni të sigurt se do të mbeteni në këtë që jeni (përgjithmonë)?
147. Në kopshte e në burime.
148. Edhe në të mbjella, e me hurma me frutat e tyre të freskët.
149. Dhe ju me mjeshtëri po ndërtoni shtëpi nëpër kodra shkëmbore.
150. Pra, kini frikë All-llahun e më dëgjoni mua.
151. E mos shkoni pas atyre që janë të pa frenuar (që e teprojnë me vepra të këqia).
152. Të cilët në tokë bëjnë shkatërrime, nuk bëjnë mirë.
153. Ata i thanë: ìTi je vetëm i magjepsurî.
154. Ti nuk je tjetër vetëm se njeri sikurse edhe ne, e nëse e thua të vërtetën, sille pra ndonjë argument!î
155. Ai tha: ìJa, kjo është devja, kjo do të pijë (ujë) në një ditë të caktuar, kurse ju në një ditë tjetër (jo për një ditë).
156. Dhe kësaj të mos i bëni ndonjë të keqe, se do tíju godasë dënimi i ditës së madhe!î
157. Po ata e therrën atë, madje u penduan (nga frika).
158. Por ata i zuri ai dënimi i premtuar. Edhe në këtë ka argument, por shumica e tyre nuk u bënë besimtarë.
159. Vërtet Zoti yt është i plotfuqishëm i mëshirshëm.
160. Populli i Lutit të dërguarit i konsideroi gënjeshtarë.
161. Kur vëllai i tyre, Luti i tha: ìA nuk i frikësoheni (All-llahut)?î
162. Unë jam i dërguar i juaj, jam i besueshëm!
163. Pra, kini frikë (dënimin) All-llahun dhe më dëgjoni mua!
164. Unë krkoj për këtë ndonjë shprblim prej jush, shpërblimi im është te Zot i botëve.
165. (Të mjerët ju) A shkoni pas meshkujve të kësaj bote.
166. E gratë tuaja i leni anash, të cilat Zoti juaj i krijoi për ju! Por ju jeni një popull që kaloni çdo kufij!î
167. Ata i thanë: ìO Lut, nëse nuk pushon (nga kjo që na thua), me siguri do të jesh i dëbuar prej nesh!î
168. Ai tha: ìUnë jam kundër veprimit tuaj!
169. Zoti im, më shpëto mua dhe familjen time nga ajo që ëjnë ata!î
170. Ne e shpëtuam atë dhe tërë familjen e tij,
171. Përpos një plake (gruas së tij) që mbeti me atë (në dënim).
172. E më pas i zhdukëm ata të tjerët.
173. E Ne u lëshuam atyre një shi të jashtëzakonshëm (gurë nga qielli), e sa i keq ishte ai shi për ata të cilëve iu pat tërhequr vërejtja.
174. Edhe në këtë kishte argument (për të mbledhur mend), po shumica e tyre nuk qenë besimtarë.
175. E Zoti yt, padyshim është Ai i plotfuqishmi dhe i mëshirëshëmi.
176. Edhe populi i Ejkës të dërguarit i konsiderojnë gënjeshtarë.
177. Kur Shuajbi atyre u tha: ìa nuk ruheni?î
178. Unë jam i dërguar te ju, jam i besueshëm!
179. Pra kini frikë (dënimin nga) All-llahun dhe më dëgjoni mua!
180. Unë nuk kërkoj për këtë ndonjë shprblim prej jush, shpërblimi im është prej Zotit të botëve!
181. Plotësoni matjen, e mos u bëni prej atyre që lënë mangu!
182. Dhe matni me peshojë (terezi) të saktë (precize).
183. Dhe ata leni mangu sendet e njerëzve, e mos bëni shkatërrime në tokë.
184. Frikësohuni Atij që u krijo juve dhe breznitë e para.
185. Ata thanë: ìSdyshim se ty të ka zënë magjia!î
186. Ti nuk je tjetër, por njeri si edhe ne, dhe ne nuk të konsiderojmë tjetër vetëm se gënjeshtarë!
187. E nëse je nga të vërtetit, atëherë lëshoje mbi ne një copë nga qielli (si dënim)!
188. Ai tha: ìZoti im e di më së miri për atë që ju veproni!î
189. Dhe ata e përgënjeshtruan ate, andaj i goditi dënimi i hijes. Vërtet, ai ishte dënimi i një dite të llahtarshme.
190. Edhe në këtë (ngjarje) ka argumente, po shumica e tyre nuk u bënë besimtarë.
191. E Zoti yt, pa dyshim është Ai i plotfuqishmi dhe i mëshirshmi.
192. E edhe ai (kuríani) është shpallje (zbritje) e Zotit të botëve.
193. Atë e solli shpirti besnik (Xhibrili).
194. (E solli) në zemrën tënde, për të qenë ti prej atyre që tërheqin vërejtjen (pejgamber).
195. (Të shpallëm) Me gjuthëtë kulluar arabe.
196. Dhe se ai (Kuríani) është i përmendur edhe në librat e mëparshëm.
197. A nuk ishte për ata (për jobsimtarët mekas) argument, se atë e dinin dijetarët (ulemaja) e beni israilëve?
198. E sikur tíia shpallin atë (Kuríanin) ndonjë joarabi,
199. e ai tíua lexonte atyre, ata nuk do tíi besonin atij.
200. Dhe kështu, Ne u futëm atë (dyshimin) në zemrat kriminelëve,
201. E ata nuk i besojnë atij (Kuríanit) derisa ta shohin dënimin e dhembshëm,
202. Dhe tíju vijë befas, duke mos e hetuar.
203. e atëherë të thonë: ìA thua do të na jepet afat?î
204. E si ata kërkojnë shpejtimin e dënimit tonë (kur ithanë pejgamberit sillnie dënimin).
205. Po më thuaj se edhe nëse Ne u jpim të jetojnë vite me rradhë,
206. e pastaj tíu vijë atyre ajo me çka u tërhiqet vërejtja,
207. çka do tíu vlejë atyre ajo jetë që gëzuan?
208. Ne nuk kemi ndëshkuar asnjë fshat (vendbanim), e ai të mos ketë pasur pejgamber.
209. Që ju përkujtojë (përfundimin e punës së keqe). Ne nuk bëmë të padrejtë.
210. Atë (Kuríanin) nuk e sollën djajt (si fallin falltorëve).
211. Atyre as nuk u takon e as që kanë mundësi.
212. Pse ata jnë të penguar edhe për ta dëgjuar!
213. Pra, përpos All-llahut, mos lut zot tjetër e të bëhesh prej të dënuarëve.
214. Dhe tërhiqju vërejtjen farefisit tënd më të afërt.
215. E të jeshë i butë ndaj besimtarëve që të pranuan ty.
216. E nëse ata (jobesimtarët) të kundërshtojnë, ti thuaj: ìUnë jam i pastër nga ajo që punoni juî.
217. Dhe mbështetu në të plotfuqishmin, Mëshiruesin.
218. I cili të sheh kur të ngritesh në këmbë.
219. (E të sheh) Edhe lëvizjen tënde në mesin e atyre që falen.
220. Në të vërtetë, Ai është dëgjuesi, i dijshmi.
221. A tíu tregojj unë se kujt i vijnë djajt?
222. Ata i vijnë çdo gënjeshtari mëkatari.
223. (U vijnë) Dhe hedhin dëgjimin, shumica e tyre gënjejn.
224. E për sa u përket poeteve (që Muhammedi nuk është i tillë), ata i ndjekin të humbrit (nga e vërteta).
225. A nuk sheh se ata hidhen në çdo anë (sa lavdërojnë, sa përqeshin).
226. Dhe ata janë që flasin atë çka nuk punojnë.
227. Me përjashtim të atyre që besuan, bënë vepra të mira,që e përmendën shumë All-llahun dhe që u mbrojtën pasi që atyre iu bë e padrejtë. E ata që bënë zullum do ta kuptojnë se çípërfundim i shkojnë (çídënim të ashpër ose çívendi në Xhehennem do tíi nënshtrohen).
AvaTar-Ks
AvaTar-Ks
Master
Master

Numri i postimeve : 505
PIKE : 548
Popullariteti Popullariteti : 1
Data e regjistrimit : 02/07/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lexo në Kur'an, suren - Faqe 2 Empty Re: Lexo në Kur'an, suren

Mesazh nga AvaTar-Ks Tue Jul 06, 2010 6:40 pm

Lexo në Kur'an, suren - Faqe 2 27
1. Ta, Sinë. Këto janë ajete të Kuríanit dhe të librit të kuptueshëm.
2. Janë udhërrefyes dhe myzhde për besimtarët.
3. Që falin namazin dhe e japin zeqatin dhe mu ata janë të bindur ndaj botës tjetër.
4. E atyre që nuk bsojnë botën e ardhme, Ne ua kemi hijeshuar veprat ndaj dhe ata bredhin.
5. Të tillët janë ata që u takon dënimi më i rëndë dhe mu ata do të jenë më të dëshpruarit në botën tjetër.
6. E síka dyshim se ti (Muhammed) e pranon Kuríanin nga i Urti, i Dijshmi.
7. (Përkujto) Kur Musai i tha familjessë vet: ìUnë e pash një zjarr,e nga ai do tíju sjellë ndonjë lajm ose do tíju sjell një urë të ndezur që të ngroheni.
8. E kur arriti te ai u thirr: ìI bekuar është ai pranë zjarrit dhe ata përreth tij. I veçuar në madhëri është All-llahu, Zot i botëve!
9. O Musa, në të vërtetë, Unë jam All-llahu, i plofuqishmi, i urti.
10. E ti, hidhe shkopin tënd! E kur e pa atë që lëvizte si të ishte gjarpër, ai (nga frika) ktheu prapa duke mos patur kjdes. ( I thamë) O Musa! Mos u frikës se pranë meje të dërguarit nuk frikësohen!
11. Përpos kush (nuk është i dërguar) bën mëkat (ai frikësohet) e që të keqen e zëvendëson me të mirën, atëherë síka dyshim se Unë jam ë fali shumë dhe jam mëshirues.
12. Fute dorën tënde në xhepin tënd, e ajo do të dalë e bardhë pa kurrfarë të keqe, e këto janë ndër nëntë argument për të (vajtur) faraon dhe populli i tij, se me të vërtetë ata jaë popull i prishur.
13. E kur u erdhën argumentet Tona të qarta, ata thanë: ìKjo pa dyshim është magji!î
14. Dhe, edhe pse bindshëm të besueshëm në to (se shin nga Zoti), i mohuan në mënyrë të padrejtë e me mendjmadhësi, pra shikoje se çfarë ishte fundi i shkatërrimtarëve.
15. Ne i patëm dhënë Davudit dhe Sulejmanit dituri, e ata të d thanë: ìI falënderohemi vetëm All-llahut që na dalloi (me të mira) mbi shumë robër të Tij besimtarëî.
16. E Sulejmani e trashëgoi Davudin dhe tha: ìO njerëz, ne kuptojmë gjuhën e shpendëve e na shtë dhuruar nga gjithçka, e, vërtet ky është shpërblim i qartëî.
17. E Sulejmanit ishte tubuar ushtria e vet që përbëhej nga exhinët, nga njerëzit dhe nga shpendët dhe ata mbanin rendin.
18. Deri atëherë kur ariitën mbi luginën e buburrecave, një buburrëc tha: ìO ju buburreca, hyni në vendet tuaja që të mos u coptojë Sulejmani dhe ushtria e tij duke mos ju vërejturî.
19. E ai (Sulejmani) buzëqeshi i gëzuar prej fjalës së tij dhe tha: ìZoti im, më mudnëso që të falënderoj të mirat Tuaja që míi dhurove mua dhe prindërve të mi dhe ëq të bëj vepra të mira që Ti i pëlqen, e me mëshirën tënde më shtie në mesin e robërve Tuaj të mirë!î
20. Dhe vështroi shpendët e tha: ìçíështë kjo që nuk e shoh pupëzën? Jo, ajo nuk qenka këtu!î
21. Unë do të dënoj atë më një dënim të ashpër ose do ta therrë ose ka për të më sjellë ndonjë argument të fortë (si arsyetim).
22. Ajo nuk zgjati shumë e tha: ìUnë kuptova atë që ti nuk je i njohur dhe të erdha nga Sebei me një lajm të sigurtî.
23. Në të vërtetë unë gjeta një grua që po i sundonte ata (Popullin e Sebe-it) dhe asaj i ishte dhënë çdo send, e ajo kishte një fron të madh.
24. Madje takova atë dhe popullin e saj se adhurojnë diellin e jo All-llahun, po djalli ua kishte hijeshuar atë veprim të tyre dhe i kishte shmangur rrugës së drejtë, andaj ata nuk gjejnë udhëzim.
25. (i kishte shmangur) Për të mos adhuruar All-llahun që nxjerr në shesh (e di) të fshehtën në qiej e në tokë, dhe që e di atë që fshehni dhe atë që publikoni.
26. All-llahu është një, nuk ka Zot tjetër pos Tij, Zot i Arshit të madh.
27. Ai (Sulejmani) tha: ìDo të shohim se a e thua të vërtetën apo je nga gënjeshtarët!î
28. Shko me këtë letrën time e hidhjau atyre, largohu (pak) nga ata dhe përgjo se çka bisedojnë!î
29. Ajo (gruaja - Belkisa) tha: ìO ju pari, mua më ka arritur një letër madhështore!î
30. (e lexova) Kjo është prej Sulejmanit (mandej e hapi, kur qe, në të) ìMe emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!î (Bismil-lahir-Rahmanir-Rrahim!)
31. (në vazhdim shkruan) ìTë mos u mbani në të madh kundër meje, po të vini të dorëzuar (edhe besimtarë)!î
32. Ajo tha: ìO ju pari, më sugjeroni në këtë çështje timën se unë nuk do të vendosi asgjë derisa edhe ju të jepni pëlqim!î
33. Ata (paria) i thanë: ìNe jemi të fuqishëm dhe jemi luftëtarë të rreptë, por puna qëndron te ti, e ti mendo se çka do të na urdhërosh!î
34. Ajo tha: ìKur sundusit e pushtojnë ndonjë vend, ata e rrënojnë atë parinë më të zgjedhur të atij vendi e nënshtrojnë. . Kështu ata veprojnë!î
35. Po unë do tíu dërgojë atyre një dhuratë (të madhe), e do të shohë se çka do të na sjellin të dërguarit (me dhuratë).
36. E kur i erdhi ajo Sulejmanit, ai tha: ìA me pasuri më ndihmoni mua? E atë që All-llahu më ka dhënë mua është shumë më e dobishme nga ajo që u ka dhënë juve! Por ju krenoheni me dhuratat tuaja!î
37. Kthehu te ata (i tha kryesuesit të të deleguarëve), se për Zotin ne do tíu vvijmë atyre me një ushtri, së cilës ata nuk do të mund tíi bëjnë ballë dhe do tííi dëbojmë prej aty të nënshtruar e të poshtëruar!
38. Ai (Sulejmani) tha: O ju pari, cili prej jush do të më sjellë fronin e saj, para se të vijnë ata të dorëzuar?î
39. Njëri prej xhinëve të vrazhdë (Ifriti) tha: ìUnë do ta sjellë atë ty, par se të ngrites nga vendi yt, unë për të km fuqi dhe jam i sigurt!î
40. E ai i cili kishte dituri nga libri tha: ìUnë ta sjell atë ty sa çel e mshel sytë (këtij i tha sille)!î E kur e pa atë (fron) të vendosur pranë tij (Sulejmani) tha: Kjo është dhuntia e Zotit tim që të sprovojë mua se a do ta falënderoj, apo mos do ta përbuz. E kush falenderon, ai falenderon për të mirën e vet, e kush përbuz, Zoti im (síka nevojë), është i pa nevojë e bujar!î
41. Ai (Sulejmani) tha: ìNdryshojani asaj fronin që ta provojmë se a po e njeh apo është nga ata që nuk dinë ta njohin!î
42. E kur erdhi ajo, iu tha: ìA është i tillë froni yt?î Ajo tha: ìSi të ishte vetë ai?!î (Sulejmani tha) Neve na është dhënë dituria përpara saj dhe ne ishim besimtarë para saj.
43. Pse atë (Belkisën) e kishte penguar ajo që adhuronte, pos All-llahut, dhe ishte nga një popull jobesimtar.
44. Asaj iu tha: ìHyn në pallat, e kur mendoi se është një ujë i madh dhe i përvol këmbëtî. Ai (Sulejmani) tha: ìKy është një pallat i lëmuar prej qelqi! Ajo tha: ìZoti im, unë i kam bërë krim vetes e tash i dorëzohem (pranoj besimin) All-llahut, Zotit të gjithësisë së bashku me Sulejmaninî.
45. Ne ia dërguam Themudit vëllain e tyre (nga gjaku), Salihun (tíu thotë): ìAdhuroni All-llahun!î Kur qe, ata du grupe që kundërshtoheshin.
46. Ai (Salihu) tha: ìO populli im, përse nguteni e kërkoni të keqen (dënimin) para të mirës, pse të mos kërkoni falje All-llahut që të mëshiroheni?î
47. Ata thanë: ìNe parandjejmë fatkeqësi më ty dhe me ata që janë më ty!î Ai tha: ìNdjellja e fatit tuaj është te All-llahu, por vetë ju jeni një popull që ngatërroheni!î
48. E në qytet ishin nëntë veta që bënin shkatërrime në tokë, e nuk përmirësonin.
49. Ata që thanë: ìBetohuni mes vete në All-llahu, ta mbytni atëdhe familjen e tij natë, e pastaj të afërmve të tij tíu thoni: Ne nuk morëm pjesë në mbytjen e familjes së tij, dhe se ne jemi të drejtë (të vërtetë)î
50. Ata përgaditën një kurth e Ne ua shpërblyer kruhtin duke mos e hetuar ata.
51. Pra, vështro se çfarë ishte përfundimi i dredhisë së tyre. Në të vërtetë, Ne zhdukëm të gjithë ata dhe popullin e tyre.
52. e këto janë shtëpitë e tyre të mbetura shkret për shkak të mizorisë së tyre. E ne nuk ka dyshim se në këtë (rrënim) për një popull që kupton ka argument.
53. Ne i shpëtuam ata që besuan dhe që ishin të mëtur (duke iu shmangur mëkatit).
54. (Përkujto) Lutin kur ai popullit të vet i tha: ìA bëni atë punë të shëmtuar që edhe vetë ju e kuptoni (se është e keqe)?î
55. A vërtet, ju nga epshi kontaktoni me meshkujt, e braktisni gratë tuaja? Ju jeni popull injorantë (xhahil)
56. Përgjegje e popullit të tij nuk qe tjetër vetëm se të thonë: ìPërzënie familjen e Lutit nga vendi juaj, sepse ata jamë njerëz që ruajnë pastërtinë?î
57. E Ne e shpëtuam atë dhe familjen e tij, përveç gruas së tij, së cilës oa caktuam të mbetet me të dënuarit.
58. E kundër atyre lëshuam një shi (me gurë); i shëmtuar ishte ai shi për ata të cilëve iu kishte tërhequr vërejtja.
59. Thuaj (o i dërguar): ìFalënderimi i qoftë All-llahut, e shpëtimi qoftë ndaj robërve të Tij që Ai i zgjodhi (pejgamberët)! A më i mrë (për të besuar) është All-llahu, apo ata që ia bëjnë shok?î
60. Ai krijoi qiejt e tokën, që për ju lëshoi shi nga qielli, e Ne me të bëmë të lulëzojnë kopshte të bukura, që përju ka qenë e pamundshme tíi bëni të mbijnë bimët në to; Amos ka ndonjë zot tjetër pos All-llahut? Jo, por ata janë popull që shtrembërojnë (të vërtetën).
61. A është Ai që tokën e bëri vendqëndrim e nëpër të rrjedhin lumenj, dhe asaj (tokës) i bëri (male) përforcuese, dhe në mes dy deteve bëri ndarje. A ka përveç All-llahu zot tjetër? Jo, por shumica e tyre nuk e dinë.
62. A është Ai që i përgjigjet nevojtarit (të mjerit) kur ai e thërret, duke ia larguër të keqen e juve ju bën mbizotërues të tokës. A ka zot tjetër pos All-llahut? Jo, por ju shumë pak përkujtoni.
63. Ai që ju orienton në errësirat e tokës e të detit, dhe Ai që pranë mëshirës së Tij (shiut), si myzhde i lëshon erërat. Vallë, a ka tjetër zot pos All-llahut? E lartë është madhëria e Tij nga çka ia përshkruajnë shok.
64. Ai që e filloi krijimin (e njeriut) e pastaj e përsëriti atë (e ringjall pas vdekjes) dhe Ai ë ju furnizn nga qielli e toka. A mos ka zot tjetër pos All-llahut? Thuaj: ìSilni argmentet tuaja, nëse jeni të sinqertë!î
65. Thuaj: ìAskush veç All-llahut as në qiejt, as në tokë nuk e di të fshehtën, as nuk e din se kur ringjallen!î
66. Por, dijenia e tyre arrihet në botën tjetër (kur të përjetojnë çka u është premtuar). Ja, ata dyshojnë për kët (për botën tjetër), bile janë të verbër ndaj saj.
67. Ndërsa ata të cilët nuk besun thanë: ìA pasi të (vdesim) bëhemi dhe e pluhur ne edhe prindërit tanë, (a thua) do të ringjallemi?
68. Kjo na është premtuar neve e dhe prindërve tamë më përpara, por kjo nuk është gjë tjetër veçse legjendë e të parëve!î
69. Thuaj: ìUdhëtoni nëpër tokë dhe shikoni se si ishte përfndimi i kundërshtarëve!î
70. Po ti (Muhammed) mos u trzo për ta, e as mos e ngushto veten nga ato dredhi që bëjnë!
71. E ata thonë: ìPo qe se jeni të sigurt në ato çka flitni,kur do të realizohet ai premtimi (me dënim)?î
72. Ti thuaj: ìTanimë u është ngjeshur juve një pjesë e atij premtimi për të cilin po ju ngutet juve!î
73. Síka dyshim se Zoti yt është shumë bëmirës ndaj njerëzve, po shumica e tyre nuk e falënderojnë .
74. E është e sigurt se Zoti yt di çka fshehin zemrat e tyre dhe çka shfaqin haptazi.
75. Nuk ka asgjë të fshehu në qiell e as në tokë, e tëmos jetë e shënuar në librin e saktë (dijenin e Zotit).
76. Vëërtet, ky Kuríani u rrëfen beni israilve të shumtën e asj që ata ishin të përçarë.
77. Dhe pamëdyshje ai është udhërrëfyes e mëshirë për besimtarët.
78. E Zoti yt, vërtet do të gjykojë mes tyre me drejtësinë e Tij, e Ai është i gjithfuqishmi e dijshmi.
79. E ti pra, mbështetu në All-llahun se me të vërtetë ti je në të drejtën e sigurt.
80. E ti nuk mund tíi bësh të dëgjojnë të vdekurit, e as nuk mund ta bësh të shurdhëtin të dëgjojë thirrjes, e sidomos kur ata ta thejnë shpinën.
81. E as që mund tíi largosh të verbërit nga humbja e tyre (zemrat e verbëra), ti nuk mund ta bësh të dëgjojë ndonjë tjetër, vetëm atë që i beson argumentet Tona, e ata janë myslimanë.
82. . E kur kundër tyre do të bëhet fjala (e dënimit) realitet. Ne do tíu nxjerrim një shtazë nga toka që do tíu flasë (ose do tíi lëndojë), sepse njerëzit nuk ishin të bindur në argumentet Tona.
83. E ditën kur do të tubojmë prej secilit popull grupe nga ata që kanë mohuar argumentet Tona, ata të vërë njëri pas tjetrit, do të jenë të penguar.
84. Deri sa të arrijnë (në vendin e llogarisë), Ai u thotë: ìA ju i mohuat argumentet e Mia duke mos i menduar dhe formuar dije për to? E çka vepronit ju ashtu (në dunja)?î
85. Dhe kundër tyre zbatohet vendimi (i dënimit) për shkak se bënë krim dhe ata nuk do të flasin.
86. A nuk shohin ata se Ne ua bëmë natën që të pushojnë, kurse ditën të ndritshme. Në këtë ka argument për një popull që beson.
87. (përkujto) Ditën kur i fryhet surit, e të frikësohet kush është në tokë, përpos kë do All-llahu (të mos frikësohet) dhe tíi vjnë Atij të gjithë të përulur.
88. E, i sheh kodrat e mendon se ato janë të palëvizshme, ndërsa ato lëvizin si retë, (kjo është) mjeshtëri e Allhut që përsosi çdo send, e Ai është hollësisht i njohur se çka punoni.
89. Kush ka bërë vepër të morë, ati do tíi takojë (shpërblim) edhe më i mirë se ajo dhe ata do të jenë të siguruar prej tmerrit të asaj dite.
90. E kush do të paraqitet me punë të këqia (me besim të gabuar, ata do të hidhen të përmbysur në fytyrat e tyre në zjarr, (u thuhet) Ju nuk shpërbleheni me tjetër pos me atë që punuat.
91. Unë jam urdhëruar të adhuroj vetëm Zotin e këtij qyteti, të cilin Ai e bëri të shenjtë, se Atij i takon çdo send, dhe jam urdhëruar të jemë prej besimtarëve të sinqertë.
92. E, edhe ta lexoj Kuríanin, e kush pranon dhëzimin e tij, ai udhëzohet vetëm për të mirën e vet, e kush ka humbur, ti thuaj: ìUnë vetëm tërheq vërejtjenî.
93. Dhe thuaj: ìFalënderoj Allahun, e Ai do tíua tregojë argumentet e veta dhe do tíi kuptoni ato atëherë (kur nuk u bën dobi). Zoti yt nuk është indiferent ndaj asaj që veproni juî.
AvaTar-Ks
AvaTar-Ks
Master
Master

Numri i postimeve : 505
PIKE : 548
Popullariteti Popullariteti : 1
Data e regjistrimit : 02/07/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lexo në Kur'an, suren - Faqe 2 Empty Re: Lexo në Kur'an, suren

Mesazh nga AvaTar-Ks Tue Jul 06, 2010 6:40 pm

Lexo në Kur'an, suren - Faqe 2 28
1. Ta, Sinë, Mimë.
2. Këto janë ajetet e librit (të Kuríanit) të plotkuptueshëm.
3. Që po tíi lexojnë ty nga lajmi rreth Musait, e që është e vërtetë për një popull që beson.
4. Me të vërtetë, faraoni ka ngritur kryet lart në tokë, e popullin e saj e ka grupëzuar dhe një grup prej tyre e shtyp, ashtu që djemte e tyre ua mbyt, e gratë e tyre ua lë të jetojnë. Vërtet, ai ishte prej më shkatërrimtarëve.
5. E Ne duam tíi lartësojmë ata që u shtypën në tokë, tíi bëjmë udhëheqës dhe tíi bëjmë trashëgues.
6. Dhe atyre tíu japim pushtet në tokë, e faraonit, Hamanit dhe ushtrisë së këtyre dyve tíua tregojmë atë që ruheshin (ia kishin frikën).
7. Ne nënën e Musait e inspiruam: tíi japë atij gji, e kur të keshë frikë për të, atëherë atë hidhe në lumë, e mos u frikëso as mos u pikëllo, se Ne do ta kthejmë atë ty dhe do ta bëjmë atë nga të dërguarit.
8. E atë e gjeti familja e faraonit, ashtu që në fund ai tíu bëhet atyre armik e dëshprim. Vërtet, faraoni, Hamani dhe ushtria e tyre ishin kundërshtarë (gabonin me qëllim).
9. E gruaja e faraonit tha: ìShpresë gëzimi për mua dhe për ty, mos e mbytni atë, ndoshta do të na sjellë dobi ose do ta adoptojmë për fëmijëî. Pra ata nuk e dinin rrjedhimin.
10. E zemra e nënës së Musait agoi e zbrazët (kur kuptoi se ka rënë në duar të faraonit) dhe gati ta zulojë atë (fëmijën), sikur të mos ia forconim Ne zemrën e saj që të bëhet e bindur (në premtimin e All-llahut).
11. E ajo i tha motrës së tij: ìGjurmoje atëî, kurse ajo e shikonte atë prej së largu dhe ata nuk e hetonin (se ishte motra e tij që e përcjell).
12. Ndërsa Ne ia patëm ndaluar atij më parë thithjen e gjinit, e ajo (motra e Musait) tha: ìA doni tíju tregoj për një familje që do të kujdeset për të dhe që do të jenë të sinqertë ndaj tij?î
13. Dhe ashtu atë e kthyem te nëna e vet që ajo të jetë e kënaqur e jo e pikëlluar dhe që ta kuptojë ajo se premtimi i All-llahut është i vërtetë e i sigurt, por shumica e tyre nuk e dinë.
14. E pasi ai (Musai) e arriti moshën madhore dhe u bë i pjekur, Ne i dhamë urtësi e dituri. Kështu ne i shpërblejmë bamirësit.
15. Dhe ai hyri në qytet në një kohë të pahetuar prej banorëve të tij, dhe në të i gjeti dy veta që po përlaheshin, njëri prej ithtarëve të tij e tjetri prej armiqve të tij, e ai i anës së tij i kërkoi ndihmë kundër armikut dhe Musai i ra grusht e ai vdiç. Ai (Musai) tha: ìkjo është prej veprave të djallit, e síkadyshim se ai është armik i hapët që shpie në humbjeî.
16. Ai tha: ìZoti im, unë e ngarkova veten e Ti më fal mua!î Dhe Ai ia fali, se Ai është që fal shumë, ësht mëshirues.
17. Ai tha: ìZoti im, betohem në ato të mira që míi dhurove mua se krrë nuk do të vihem në ndihmë të kriminelëveî.
18. Dhe (Musai) agoi i frikësuar në qytet e duke pritur (se çka po i ngjanë), kur qe, ai i cili kishte kërkuar ndihmë dje, e thirri sërish (në ndihmë), e Musai i tha: ìVërtet ti qenke ngatërrestar i njohur!î
19. E kur dëshi ta rëmbejë atë që ishte armik i të dyve, ai tha: ìA do të më mbysësh mua siç e mbyte dje njeriun, ti nuk do tjetër, vetëm se do të bëhesh arrogant n tokë, e nuk dëshiron të jeshë nga përmirësuesit!î
20. Dhe erdhi një njeri që ngutej nga ana më e largët e qytetit e tha: ìO Musa, parësimi është duke biseduar për të mbytur ty, pra ti dil (ik), unë jam këshillues ytiî.
21. E ai doli prej aty i frikësuar e duke pritur (se çípo ndodh) dhe tha: ìO Zoti im, më shpëto prej popullit zullumqarî.
22. Dhe kur drejtua kah Medjeni tha: ìShpresoj që Zoti im të më orientojë rrugës së drejtëî.
23. E kur arriti ujin e Medjenit, aty gjeti një grumbull njerëzish që po i jepnin bagëtisë ujë, e pak më larg prej tyr vërejti d gra që o i ndalnin (kafshët e tyre) e u tha: ìE çka është puna e juve dyjave?î Ato që të dyja i thanë: ìNe nuk u japim juë deri që të largohen barinjtë, kurse babai ynë është shumë i vjetër!î
24. Atëherë ai u dha ujë (kafshëve) të tyre, pastaj u largua anash nën një hije e tha: ìO Zoti im, unë kam nvojë për çkado që të më japësh!î
25. E njëra prej tyre erdhi te ai, ecte e turpërueshme, e tha: ìBabai im të thërret që të paguaj ty shpërblimin për atë që na u dhe (bagëtisë) ujë!î E Kur shkoi (Musai) te ai dh ai i tregoi atij ngjarjen, ai tha: ìMos ke frikë, paske shpëtuar nga populli zullumqar!î
26. Njëra prej atyre dyjave: ìO babai im, merre këtë në shërbim me pagë, pse më i miri i atij që do ta marrësh në shërbim është ai i fuqishmi, e bsniku!î
27. Ai (Shujabi) tha: Unë dëshiroj të martojë ty me njërën prej këtyre dy vjzave të mia, me kusht që të shërbesh tetë vjet, e nëse i plotëson dhjetë, ai është vullneti yt, e unë nuk dëshiroj të rëndojë ty, e në dashtë All-llahu, ti do të gjejsh te unë mirëkuptim!î
28. Ai (Musai) tha: ìKjo le të mbetet mes meje e teje, e cilindo afat që do ta kryej nga këta të dy, nuk do të ketë përgjegjësi për mua. Për këtë që po themi All-llahu është garantî.
29. E kur Musai e kreu afatin dhe udhëtoi me familjen e vet, e vërejti kah ana e Turit një zjarr, e familjes së vet i tha: ìRrini këtu, unë kam vërejtur një zjarr, ndoshta do tíju sjell nga ai ndonjë lajm ose një urë nga zjarri që të ngroheniî.
30. Dhe kur arrit te ai (zjarr) nga ana e djathtë e luginës së atij vendi të bekuar me pemë u thirr: ìO Musa, síka dyshim se Unë jm All-llahu, Zoti i botëve!î
31. Dhe ti hidhe shkpoin tënd! E kur e pa se po lëviz si të ishte gjarpër i shpejtë, ktheu të ikë e nuk e vëstroi prapa. O Musa, ktheu ku ishe e mos u frikëso se me të vërtetë ti je i sigurt.
32. Fute dorën në xhep e ajo do të dalë e bardhë pa ndonjë të metë dhe shtrëngoje për vete krahun tënd kur të frikësohesh. Këto janë dy argumente nga Zoti yt për te faraoni dhe rrethi i tij, se me të vërtetë ata janë popull i prishur.
33. Ai (Musai) tha: ìO Zoti im, unë kam mbytur një njeri prej tyre, e frikësohem se do të më mbysin!î
34. E vëllai im, Haruni, ësht më orator se unë, andaj dërgoje atë me mua ndihmë që të vërtetojë fjalët e mia. Unë kam frikë se do të më shpallin gënjeshtar.
35. (All-llahu iu përgjegj) Tha: ìNe do ta forcojmë ty krahun me vëllain tënd dhe me argumentet Tona do tíju japim pushtet juve dyve ashtu që ata të mos mund tíu afrohen juve, andaj ju të dy dhe ata që u janë bindur juve, jeni ngadhënjimtarëî.
36. E kur Musai ua solli atyre argumentet Tona të qarta, ata thanë: ìKjo nuk është tjetër vetëm se magji e trilluar dhe këtë nuk e kemi dëgjuar as ndër prindërit tanë të hershëm!î
37. E Musai tha: ìZoti im e di më së miri për atë që u erdhi me udhëzim prej Tij dhe kujt do tíi takojë përfundimi i mirë, se mizorët me siguri nuk do të kenë shpëtimî.
38. E faraoni tha: ìO ju pari, unë nuk njoh njoh zot tjetër për ju pos meje, andaj ti o Haman, míi pjek (tullat) nga dheu e më ndërto një kullë të lartë ndoshta do të arrijë ta shoh zotin e Musait, sepse nunë mendoj se vërtet ai është gënjeshtarî.
39. Dhe ashtu ai dhe ushtëria e tij u sollën në tokë me kruenëçësi ndaj të vërtetës dhe menduan se nuk do të kthehen te Ne.
40. Andaj, Ne e kapëm atë dhe ushtërinë e tij dhe e hodhëm në det, shiko pra se si përfundojnë mizorët.
41. Dhe ata i bëmë prijësa që thërrasin për në zjarr dhe ditën e kijametit atje nuk do tíu ndihmohet.
42. Edhe në këtë botë ikemi përcjellë ata me mallkim, kurse në ditë e kijametit ata janë të përbuzur.
43. E pasi i shkatërruam popujt e mëparshëm, Ne Musait i dhamë librin që është dritë për njerëz dhe udhëzim e mëshirë që të marrin mësim.
44. E ti nuk ishe në anën perëndimore (të vendit ku All-llahu i foli Musait) kur Ne Musait ia besuam shpalljën (e bëmë pejgamber dhe dërguam te faraoni), e ti as nuk ishe aty pran.
45. Por Ne krijuam popuj (mes Musait e teje Muhammed), e koha ka zgjaur (ndaj, të dërguam ty). Dhe nuk banove në mesin e popullit të Medjenit e tíu lexosh këtyre argumentet Tona (lajmin për Musaln, për Shuajbin, për vvajzat e tij), por Ne të dërguam (dhe të njoftuam).
46. Dhe ti nuk ke qenë pranë Kodrës Tur kur Ne e thirrëm (Musain), por (tregimi ynë) është mëshirë nga Zoti yt, për tíia tërhequr vërejtjen një populli që para teje nuk u kishte ardhur pejgamber, dhe ashtu ata të marrin mësim.
47. Dhe të mos thonë, kur tíi godasë ndonjë e papritur, të cilën e kanë merituar vetë: ìZoti ynë, përse nuk na ke dërguar ndonjë pejgamber që të pasonim argumentet Tua e të bëheshim besimtar!î
48. E kur Atyre u edhi e vërteta nga ana Jonë, ata thanë: ìPërse nuk iu dha atij (Muhammedit) sikurse Musait (ndonjë mrekulli materiale)! Po a nuk e mohuan atë që iu dha Musait më parë?î E, thanë: ìDy magji që përmbajnë njëra-tjetërn. Dhe thanë: çdonjëren prej tyre ne e mohojmë!î
49. Thuaj: ìNëse është e vërtetë çka thoni, atëherë sillni një libër prej All-llahut që është edhe më udhëzues se këta dy (Tevrati e Kuríani), e ti përmbahem edhe unë atij?î
50. E nëse ata nuk të përgjigjen ty, atëherë dije se ata ndjekin vetëm dëshirat e veta, e kush është më humbur se ai që duke pasur fakt prej All-llahut, ndjek epshin e vet? Síka dyshim se All-llahu nuk udhëzon popullin zullumqar.
51. Ndërsa Ne pandërprerë u dërguam atyre shpalljen, ashtuqë të mendojnë.
52. E atyre që Ne ua dhamë librin përpara këtij, disa prej tyre i besojnë këtij (Kuríanit).
53. Dhe kur u lexohet atyre, thonë: ìNe kemi besuar atij, ajo është e vërtetë prej Zotit tonë, ne edhe para tij kemi qenë myslimanë!î
54. Atyre u jepet shpërblim i dyfishtë për arsye se bënë durim, dhe ata të keqen e largojnë me të mirën, e nga ajo që Ne e furnizuam, ata japin.
55. Dhe kur e dëgjojnë ndonjë llomotitje marrëzie, i kthejnë shpinën dhe thonë: ìNe kemi vepra tona e ju tuajat, qofshit larg nesh, ne nuk na duhen injorantët!î
56. Është e vërtetë se ti nuk mund ta udhëzosh atë që do ti, por All-llahu udhëzon kë të dojë dhe Ai është që di më së miri për të udhëzuarit.
57. Ata thanë: ìNëse ne ndjekim rrugën e drejtë së bashku me ty, ne me të shpejtë do të jemi të dëbuar prej vendit tonë!î Po a nuk u siguruam Ne atyre një vend të shenjtë e të sigurt që aty sillen frutat e çdo sendi si furnizim mga ana Jonë, po shumica e tyre nuk e dinë.
58. E sa vendbanime që përbuzën jetën e vet Ne i kemi shkatërruar, e ja, ato janë shtëpitë e tyre, që pas tyre ato pak kohë janë banuar prej dokujt dhe Ne ishim trashëgues të tyre.
59. Zoti yt nuk është i tillë që tq shkatërrojë venbanimet para se në kryeqendër të tyre të dërgoj pejgamber, i cili do tíu lexojë atyre argumentet Tona, dhe Ne nuk shkatërruam vendbanime, po vetëm kur banorët e tyre ishin zullumqarë.
60. Dhe çdo gjë që u është dhnë juve është kënaqësi dhe shije e kësaj bote, ndërsa ajo që është te All-llahu (thevabi) është shumë më e mirë dhe përhershme, pra, a nuk mendoni?
61. A është ai, të cilit Ne i kemi premtuar një premtim të mirë (për Xhennet), sikurse ai të cilit i kemi dhënë kënaqësi të kësaj jete, kurse në ditën e kijametit ai do të jetë prej të dënuarve?
62. (përkujto) DItën kur i thërret ata e u thotë: ìKu janë ata shokët e Mi, të ccilët ju i pandehnit (si zota)?î
63. E ata, të cilët e merituan fjfalën (dënimin)), thonë: ìZoti ynë, këta janë që ne i humbëm, i humbëm ata si hunbëm edhe vetë, ne para Teje tërhiqëm se ata nuk na adhueuan neve!î
64. Dhe u thuhet: ìThirrni zotat tuajî! Ata i thërrasin, por ata nuk u përgjigjen dot, dhe shohin dënimin. E atëherë (do të dëshironin) sikur të kishin qenë në rrugën e drejtë (e të mos përjetonin dënimin).
65. Dhe ditën kur (All-llahu) i thërret ata e u thotë: ìÇfarë përgjigje u keni dhënë të dërguarve? ì
66. Atë ditë atyre u humbin faktet dhe ata nuk konsultohen ndërmjet vete.
67. E për sa i përket atij që është penduar, që ka besuar dhe ka bërë vepra të mira, ai le të shpresojë se është nga të shpëtuarit.
68. Zoti yt krijon çka të dojë dhe zgjedh kë të dojë, atyre nuk u takon zgjedhja. I pastër është i lartë është All-llahu nga çka i përshkruajnë për shok.
69. Dhe Zoti yt e di se çífshehin zemrat e tyre dhe se çífaqin hapatzi.
70. Ai është All-llahu, nuk ka Zot tjetër pos Tij, vetëm Atij i takon falënderimi në këtë botë dhe në botën tjetër dhe vetëm ATij i takon gjykimi dhe te Ai ktheheni.
71. Thuaj: ìSikur All-llahu tía bënte natën të përhershme (tíua zgjaste) deri në ditën e kijametit, çímendoni, coli zot pos All-llahut do tíju sillte juve dritë? A nuk merrni veshî
72. Thuaj: ìMë tregoni, nëse All-llahu ua bën ditën të vazhdueshme deri në ditën e kijametit, cili zot pos All-llahut do tíju sjellë natë që të pushoni në të? A nuk shihni (sa po gaboni)?î
73. Po mëshira e Tij, u bëri juve natën dhe ditën për të pushuar në të dhe për të përfituar nga begatitë e Tij, prandaj, të jini mirënjohës!.
74. Dhe ditën që i fton (All-llahu) e, thotë: ìKu janë ata që i menduat shokë të Mi?î
75. Dhe Ne do të nxjerrim prej çdo populli dëshmitarë e u themi: ìSillni argumentin tuaj!î ATëherë do ta kuptojnë se e drejta (për Zot) është vetëm e All-llahut, dhe dështon çdo trillim i tyre.
76. Karuni ishte nga populli i Musait dhe ai shtypte atë popull ngase Ne i patëm dhënë aq shumë pasuri sa që një grup i fuqishëm mezi bartin çelësat e (pasurisë së) tij, e kur populli i vet i tha: ìMos u kreno aq fortë sepse All-llahu nuk i do të shfrenuarit!î
77. Dhe me atë që të ka dhënë All-llahu, kërko (ta fitosh) botën tjetër, e mos le mangu atë që të takon nga kjo botë, dhe bën mirë ashtu siç të ka bërë All-llahu ty, e mos bën të këqia në tokë, se All-llahu nuk i do çrregulluesit.
78. Ai (Karuni) tha: ìMë është dhënë vetëm në saje të dijes sime!î Po a nuk e di ai se All-llahu shkatërroi para tij nga popujt e lashtë asish që ishte edhe më i fuqishëm e më i pasur se ai, po mëkatarët kriminelë as që do të pyeten për faje e tyre (meqë All-llahu e di).
79. Ai (Karuni) doli para popullit të vet me stolinë e vet, e ata që kishin synim jetën e kësaj bote thanë: ìah, të kishim pasur edhe ne si i është dhënë Karunit, vërtet ai është fatbardhë!î
80. E ata që ishin të zotët e diturisë thanë: ìTë mjerët ju, shpërblimi i All-llahut është shumë më i mirë për atë që besoi dhe bëri vepër të mirë, po atë nuk mund ta arrijë kush përveç durimtarëve!î
81. Po Ne atë dhe pallatin e tij i shafuam në tokë dhe, veç All-llahut nuk pati që ta mbrojë e as vetë nuk pati mundësi të mbrohet.
82. E ata që dje lakmuan të ishin në vendim e tij, filluan të thonë: ìA nuk shihni se All-llahu me të vërtetë i jep begati e komoditet atij që do nga robërit e vet, e edhe ia mungon atë atij që do, e sikur All-llahu të mos bënte mëshirë ndaj nesh, do të na sharronte në tokë edhe neve; sa habi, se si jobesimtarët nuk gjejnë shpëtim!î
83. Atë, vend të përjetshëm (Xhennetin) u kemi përcaktuar atyre që nuk duan as mendjemadhësi e as ngatërresë në tokë, e përfundim i këndshëm u takon atyre që i frikësohen All-llahut.
84. Kush sjell me vete punë të mirë, atij do tíi takojë shpërblimi edhe më i madh, ndërsa a që paraqitet me punë të këqija, do tíi jepe dënim vetëm aq sa e ka merituar.
85. Síka dyshim se Ai që ta bëri obligim Kuríanin, Ai do të kthejë ty aty ah erdhe. Thuaj: ìZoti im e di më mirë kush është që solli udhëzim të drejtë dhe kush është në humbje të sigurtî.
86. Ti as nuk ke shpresuar se do të shpallet ty libri, por kjo është mëshirë e Zotit tënd, andaj ti kurrsesi të mos jeshë ndihmëtar i jobesimtarëve.
87. Dhe kurrsesi ata të mos shmangin ty nga ajetet e All-llahut meqë ato tíu kanë shpallur ty, dhe ti thirr te Zoti yt dhe kurrsesi mos u bën pasues i dëshirave të idhujtarëve.
88. Veç All-llahut mos adhuro ndonjë zot tjetër, síka të adhuruar tjetër veç Tij. Vetëm Atij i takon gjykimi dhe te Ai do të ktheheni!
AvaTar-Ks
AvaTar-Ks
Master
Master

Numri i postimeve : 505
PIKE : 548
Popullariteti Popullariteti : 1
Data e regjistrimit : 02/07/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lexo në Kur'an, suren - Faqe 2 Empty Re: Lexo në Kur'an, suren

Mesazh nga AvaTar-Ks Tue Jul 06, 2010 6:41 pm

Lexo në Kur'an, suren - Faqe 2 29
1. Elif, Lamë, Mimë.
2. A menduan njerëzit të thonë: ìNe kemi besuar, e të mos vihen në sprovë?î
3. Ne i sprovuam ata që shin para tyre, ashtu që All-llahu gjithqysh do tíi dallojë ata që e thanë të vërtetën do tíi dallojë dhe gënjeshtarët.
4. A mos menduan ata që bëjnë vepra të këqija (krime) se do të na shpëtojnë (tíi ikin dënimeve)? Sa i shmtuar është gjykimi i tyre!
5. E kush shpreson takimin (shpërblimin) e All-llahut, síka dyshim se afati i All-llahut do të vijë pa tjetër, e Ai është dëgjuesi i dijshmi.
6. E kush lufton (përpiqet për të mirë), ai bën luftë për vete, se All-llahu vërtet nuk ka nevojë për askë në tërë botën.
7. Po ata që besuan dhe bënë vepra të mira, Ne me siguri do tíua shlyejmë të këqijat do tíi shpërblejmë më së miri për atë që vepruan.
8. Ne e kemi obliguar njeriun me punë të mira ndaj prindërve të vet, e nëse ata të dy përpiqen të shpiejnë ty që të më pëshkruash Mua shok (zot tjetër) për çka ti nuk di asgjë, atëherë ti mos i respekto ata. Kthimi juaj është te Unë, e Unëdo tíju njoftoj për atë që keni vepruar.
9. E ata që besn e bënë vepra të mra, ata do tíi rradhisim ndër më të mirët.
10. Ka disa njerëz që thonë: ìNe i kemi besuar All-llahut, e kur goditet me ndonjë të keqe për shkak të (rrugës së) All-llahut, si sprovimin prej njerëzve e trajton si dënimin e All-llahut (prej të cilit njerëzi ikin prej mosbesimit në besim), e nëse vjen ndonjë fitore prej Zotit tënd, ata do të thonë: ìNe kemi qenë me ju!î Po a nuk është Alahu që di më së miri për atë që është në zemrat e njerëzve?
11. All-llahu do tíi vërë në pah ata që besuan dhe do tíi vërë në thumb hipokritët.
12. Ata që nuk bsuan u thanë atyre që besuan: ìEjani në rrugën (në fenë) tonë, e ne po i bartim mëkatet tuaja (po qe se është mëkat rruga jonë). Po ata nuk do të bartin asgjë nga mëkatet e tyre, në të vërtetë ata janë gënjeshtarë.
13. Ata pa tjetër do të bartin barrën e vet, e me atë veten edhe barrë tjera, e në ditën e kijametit do të merren në përgjegjësi për atë që kanë trilluar.
14. Ne e dërguam Nuhun te populli i vet, e ai kaloi ndër ata njëmijë pa pesëdjetë vjet, e ata meqë ishin horra i përfshiu vërshimi.
15. Ndërsa atë vetë dhe të tjerët që ishin në anije, i shpëtuam dhe Ne atë (ngjarje) e bëmë argument për tërë botën.
16. Edhe Ibrahimin (e dërguam) kur ai popullit të vet i tha: ìAdhuronie All-llahun dhe keni frikë prej Atij, se kjo, nëse e kuptoni, është shumë më mirë për ju.
17. Ju në vend të All-llahut jeni duke adhuruar vetëm idhuj që i trilloni vetë si gënjeshtarë. Síka dyshim se ata që i adhuroni në vend të All-llahut, nuk posedojnë furnizimin tuaj, pra kërkonie furnizimin te All-llahu, adhuronie Atë dhe shprehni falënderimin Atij, pse te Ai do të ktheheniî.
18. Po nëse ju ërgënjeshtroni, edhe popuj para jush përgënjeshtruan, e të dërguarit nuk i takon tjetër pos komunikimi i kuptueshëm.
19. A nuk e kanë vërejtur ata se si All-llahu nis krijimin, e pastaj atë e përsërit, e kjo është lehtë për All-llahun.
20. Thuaj: ìUdhëtoni nëpër tokë e shikoni se si filloi krijimi, pastaj All-llahu e fillon krijesën tjetër (ringjalljen). Është e vërtet se All-llahu ka mundësi për çdo send.
21. Ai ndëshkon atë që do dhe mshiron kë të dojë dhe te Ai do të silleni.
22. Ju nuk keni mundësi ta bëni të paaftë (Zotin tuaj tíju dënojë) as në tokë e as në qiell, dhe përpos All-llahut, nuk keni as mbrojtës as ndihmëtarî.
23. E ata që nuk besuan argumentet e All-llahut dhe takimin me Të, të tillët kanë humbur shpresën nga mëshira Ime dhe aa i pret dënimi i hidhur.
24. Po përgjegjja e popullit të tij nuk ishte tjetër vetëm të thotë: ìMbytnie atë (Ibrahimin) ose digjnie!î Mirëpo, All-llahu e shpëtoi atë prej zjarrit. Pë një popull që beson, këtu vërtet ka fakte bindëse.
25. Ai (Ibrahimi) tha: ìJu përqafuat, veç All-llahut, idhuj vetëm sa për bashkëjetesë mes jush në jetën e kësaj bote, e në ditën e kijametit (ndryshon gjendja) ju do të refuzoni njëri-tjetrin dhe do të mallkoni njëri-tjetrin; fundi juaj është zjarri, për ju nuk do të ketë ndihmëtarëî.
26. Atij (Ibrahimit) i besoi Luti, e ai (Ibrahimi) tha: ìUnë shpërngulem atje ku më udhëzoi Zoti im, Ai është i gjithfuqishëmi, i urtiî.
27. Dhe Ne i dhuruam atij Is-hakun dhe Jakubin, e në pasardhësit e tij shpallëm pejgamberllëkun dhe librin e shenjtë (librat e shpallura), atij i dhamë shpërblimin në këtë botë , kuse në botëm tjetër do të jetë ndër të mirët e përsosur.
28. (Dërguam) Edhe Lutin, i cili popullit të vet i tha: ìJu, bëni aq punë të shëmtuar sa askush para jush nga tërë bota nuk e ka bërëî.
29. Ju jeni që kontaktoni meshkujt, që sulmoni njerëzit në rrugë, që në vendtubimet tuaja bëni punë të ndyta. Përgjegjja e popullit të tij nuk ishte tjetër vetëm të thonë: ìNëse e thua të vërtetën, na silldënimin nga All-llahu?î
30. Ai tha: ìO Zoti im, më ndihmo kundër popullit të prishur!î
31. E kur të dërguarit tanë (engjëjt) i erdhën me myzhde Ibrahimit, i thanë: ìNe jemi shkatërrues të banorëve të këtij qyteti, pse banorët e tij janë mizorë!î
32. Ai (Ibrahimi) tha: ìAty është Luti!î Ata i thanë: ìNe e dimë edhe më mirë se kush është aty, atë dhe familjen e tij do ta shpëtojmë përveç gruas së tij, ajo do të mbetet me të zhdukuritî.
33. E pasi të dërguarit tonë i erdhën Lutit, ai për shkak të tyre u shqetësua dhe u ngushtua, po ata i thanë: ìMos ke frikë, as ms u pikëllo, ne të shpëtojmë ty dhe familjen tënde, përveç gruas sate që do të mbetet me të dënuaritî.
34. Ne mbi banorët e këtij qyteti do të lëshojmë një dënim nga qielli për shkak se ata bëjnë punë të liga.
35. E nga ai vend Ne kemi lënë gjurmë për një popull që mendon.
36. E në Medjen (dërguam) vëllaun e tyre Shuajbin dhe si u tha: ìO populli im, adhuronie vetëm All-llahun dhe kinie rikën ditën e fundit, e mos e teproni si shkatërrues në tokë!î
37. Po ata e përgenjështruan, andaj i përfshiu tërmeti dhe aguan të shtangur (të ftohur e të vdekur) në shtëpitë e tyre.
38. (I shkatërruam) Edhe Adin e Themudin, e venbanimet e tyre janë të qarta për ju. Djalli ua pat zbukuruarveprat e tyre dke i shmangur nga e vërteta, edhe pse e shihni atë.
39. Edhe Karunin, faronin dhe Hamanin. Atyre Musai u solli fakte por ata treguan mendjemadhësi, ndaj nuk mundën tíi shptojnë dënimit.
40. Secilin prej tyre e kemi dënuar për shkak të mëkatit të vet; disa prej tyre Ne i goditëm me furtunë plot rërë, disa i shkatërruam me krismë nga qielli, kurse disa të tjerë i sharrum në tokë dhe disa përmbytëm në ujë. All-llahu nuk u bëri atyre ndonjë padrejt, por ata vetës së tyre i bënë padrejtë.
41. Shembulli i atyre, të cilët veç All-llahut morën mbrojtës (zota idhujsh), është si shembulli i marimangës që thur shtëpi, e sikur ta dinin ata, më e dobëta shtëpi është e shtëpia e marimangës.
42. All-llahu e di se çíadhurojnë ata pos Tij (ose nuk adhurojnë asgjë), Ai është ngadhënjyesi, i urti. .
43. Këta janë shembuj që Ne ua sjellim njerëzve, po këta nuk i kupton kush pos dijetarëve.
44. All-llahu krijoi qiejt dhe tokën me një serozitet të caktuar. Në to më të vërtetë ka fakte për besimtarët.
45. Ti lexo atë që po të shpallet nga libri (Kuríani), fal namazin, vërtet namazi largon nga të shëmtuarat dhe të irituarat, e përmendja e All-llahut është më e madhja (e adhurimeve); Allhu e di çpunoni ju.
46. Ithtarët e librit mos i polemizoni ndryshe (kurr i thirrni në fenë tuaj) vetëm ashtu si është më së miri, përveç atyre që janë mizorë dhe thuajuni: ìNe i besuam asaj që na u zbrit dhe që u zbrit juve dhe se Zoti ynë dhe Zoti juaj është një, dhe se ne i jemi dorëzuar Atij.
47. Dhe po ashtu (siç i zbritëm librat e mëparshëm), Ne ta zbritëm ty librin. E ata, të cilëve Ne u kemi dhënë librin, i besojmë këtij (Kuríanit) edhe nga ata (idhujtarët arabë) ka që i besojnë këtij, kurse argumentet tona nuk i refuzon askush, përpos jobesimtarëveî.
48. Ti (Muhammed) nuk ishe që lexpn ndonjë libër para këtij, e as që shkruajshe atë me dorën tënde të djathtë, pse atëherë do të dshonin ata të prishurit.
49. Por jo ai është plot argumente të qarta në zenrat e atyre që u është dhënë dituria, e argumentet Tona nuk i mohon kush pos të shfrenuarëve.
50. Ata thanë: ìPërse të mos i ketë zbritur atij një mrekulli nga Zoti i tij?î thuaj: ìçështja e mrekullive është vetëm në duar të All-llahut, e unë nuk jam tjetër pos tërheqës i vërejtjes dhe shpjeues.
51. Po a nuk u mjafoti atyre që Ne ta shpallëm librin, icili u lexohet atyre, e síka dyshim se kjo është dhuratë e përkujtim për njerëz që duan të besojnëî.
52. Thuaj: ìMjafton që All-llahu është dëshmitar ndërmjet meje dhe juve, Ai e di çíka në qiej e në tokë, e ata që i besuan të kotës e nuk e besuan All-llahun, ata janë të dështuarëtî.
53. Ata kërkojnë prej teje ngutjen e ndëshkimit, e sikur të mos ishte afati i caktuar, atyre do tíu vinte ndëshkimi, po ai patjetër do tíu vijë atyre befas ashtu që ata nuk e hetojnë.
54. Po, si e kërkojnë ata ngutjen e ndëshkimit? E në të vërtetë Xhehennemi është që i ka rrethuar në të gjitha anët jobesimtarët.
55. Ditën kur ata i mbulon dënimi (i zjarrit) prej së larti dhe së poshtmi nën këmbët e tyre, e u thonë: ìShijone atë që keni vepruar!î
56. O robët e Mi që besuat, toka Ime është e gjërë, pra vetëm Mua më adhuroni.
57. Secili njeri do të shijojë vdekjen, e pastaj do të ktheheni te Ne.
58. E ata që besuan dhe bënë vepra të mira, atyre do tíu bëjmë vend të lartë në Xhennet në të cilin rrjedhin lumenj, aty janë përgjithmonë; sa i mirë është shpërblimi për ata që vepruan.
59. Të cilët benë durim dhe vetëm Zotit të tyre iu mbështetën.
60. Sa e sa gjallesa janë që nuk kanë mundësi për furnizimin e vet. All-llahu i furnizon ato ehe juve. Ai është dëgjuesi, i dijshmi.
61. Nëse ti i pyet ata: ìKush krijoi qiejt e tokën, kush i nënshtroi (të lëvizin) diellin dhe hënën?î Ata do të thonë: ìAll-llahu!î E si prapsoheni, pra?
62. All-llahu i jep furnizim atij që do nga robërit e vet, e ia pakëson (shtrëngon) aitj që do. Vërtet, All-llahu është i gjithdijshëm për çdo gjë.
62. Dhe nëse ti pyet ata: ìKush e lëshon shiun nga qielli dhe me të e ngjall tokën pas vdekjes së saj?î Ata thonë: ìAll-llahu!î Thuaj: ìFalënderimi i qoftë All-llahut, por shumica e tyre nuk mendojnëî.
64. Kjo jetë e kësaj bote nuk është tjetër vetëm se dëfrim e lojë, e jetë e vërtetë, padyshim është ajo e botës së ardhme (Ahireti), sikur ta dinin.
65. (Idhujtarët e dinë për All-llahun pse) Kur hipni ata në anije (u këputet lidhja me tokë, dhe frikësohen) i luten sinqerisht All-llahut, e kur i shpëton ata (dhe dalin) në tokë, qe, po ata të njejtit lusin idhuj!
66. Po le të përbuzin ato të mira që ua dhamë dhe le të kënaqen, (e mos të besojnë), se më vonë do ta kuptojnë.
67. A nuk e kanë vërejtur ata se Ne kemi bërë vendin e shenjtë (Mekën) të sigurt, e njerëzit për rreth tyre rrëmbehen (plaçkiten, mbyten). Po, a i besojnë ata të kotës, e të mirat e All-llahut i përbuzin?
68. E kush është më mizor se ai që shpif gënjeshtër ndaj All-llahut, ose përgënjeshtron të vërtetën pasi tíi ketë ardhur ajo? Po, a nuk është Xhennemit vend për jobesimtarët?
69. E ata, të cilët luftuan për hir Tonë, Ne, me siguri do tíi orientojmë rrugës për te Ne, e nuk ka dyshim se All-llahu është në krahun e besimtarëve.
AvaTar-Ks
AvaTar-Ks
Master
Master

Numri i postimeve : 505
PIKE : 548
Popullariteti Popullariteti : 1
Data e regjistrimit : 02/07/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lexo në Kur'an, suren - Faqe 2 Empty Re: Lexo në Kur'an, suren

Mesazh nga AvaTar-Ks Tue Jul 06, 2010 6:41 pm

Lexo në Kur'an, suren - Faqe 2 30
1. Elif, Lamë, Mimë.
2. Bizantinët (rumët) u mundën,
3. në tokën më afër (tokës arabe), po pas disfatës së tyre, ata do të ngadhënjejnë,
4. brenda pak viteve. Çështja është vendim i All-llahut, fillim e mbarim (për disfatë dhe për fitore). E atë ditë (kur do të fitojnë bizantinët) besimtarët do të gëzohen,
5. për ndihmën e All-llahut. Ai ndihmon atë që do dhe Ai është i gjithëfuqishëm, mëshirues.
6. Premtimi i All-llahut është (ky), All-llahu nuk e thyen premtimin e Vet, por shumica e njerëzve nuk po dinë.
7. Edhe atë që dinë nga jeta e kësaj bote, është dije e cekë, por ndaj jetës së përjetshme (ndaj Ahiretit) ata janë plotësisht të verbëruar (të painteresuar).
8. Dhe, a nk menduan ata me vetën e tyre se All-llahu nuk krijoi qiejt dhe tokën dhe çdo gjë që gjendet ndërmjet tyre pa ndonjë qëllim të caktuar dhe për një kohë të kufizuar por një pjesë e njerëzve janë mohues të takimit me Zotin e tyre (në momentin e ringjalljes pas vdekjes).
9. A nuk udhëtuan ata nëpër tokë e të shohin se si qe përfundimi i atyre që ishin para tyre!?? Ata ishin edhe më të fortë se këta, ata e lëruan tokën dhe e rindërtuan atë më shumë se sa këa, e rindërtuan, atyre u patën ardhur të dërguarit e vet me fakte të qarta. Pra, Alahu nuk ishte që tíju bëjë të padrejtë atyre, por ata vetvetes i bënë të padrejtë.
10. Mandej përfundimi i atyre që bënë punë të këqia, ishte më i keqi, për shkak se argumentet e All-llahut i përgënjeshtruan dhe talleshin me to.
11. All-llahu e fillon krijimin, mandej e përsërit atë, e më në fund te Ai do të ktheheni.
12. E ditën kur të ndodh kijameti, kriminelët heshtin.
13. Ata nuk do të kenë ndërmjetësues (ndihmëtarë) prej shokëve (zotave) të tyre, e me shokët (zotat) e tyre ishin jobesimtarë.
14. Dhe ditën kur të ndodhë kijameti, atë ditë do të ndahen (njerëzit).
15. E ata, të cilët besuan dhe bënë vepra të mira, ata d të jenë të gëzuar në një kopshtë (të Xhennetit).
16. E për sa u përket atyre që nuk besuan, dhe i bënë të rreme argumentet Tona dhe takimin në botën tjetër, ata do të kenë mundime (azab) të vazhdueshme.
17. Atëherë, All-llahun lartësonie kur të vijë mbrëmja dhe kur të agojë mëngjesi.
18. Falënderimi i takon vetëm Atij prej gjithçka ka në qiej e në tokë, edhe në mbrëmje edhe ditën.
19. Ai krijon të gjallin prej të vdekurit dhe të vdekurin prej të gjallit, Ai e ngjall tokën pas vdekjes së saj, e po ashtu edhe ju do të nxirreni (të gjallë prej varrezave).
20. Nga faktet (e fuqisë) e Tij është edhe ajo, se Ai ju krijoi prej dheu, e mandej ju (u zhvilluat në) njerëz që veproni të shpërndarë.
21. Dhe nga faktet (e madhërisë së) e Tij është që për të mirën tuaj, Ai krijoi nga vetë lloji juaj palën (gratë), ashtu që të gjeni prehje te ato dhe në mes jush krijoi dashuri dhe mëshirë. Në këtë ka argumente për njerëzit që mendojnë.
22. Nga argumentet e Tij është krijim i qiejve e i tokës, ndryshimi i gjuhëve tuaja dhe i ngjyrave tuaja. Edhe në këtë ka argumente për njerëz.
23. Nga argumentet e Tij është edhe gjumi juaj natën dhe ditën, edhe përpjekja juaj për të fituar nga të mirat e Tij. Në këtë ka argumente për popullin që dëgjon.
24. Nga argumentet e Tij është edhe ajo që ua dëfton vetëtimën edhe frikë e dhe si shpresë, dhe nga qielli lëshon shi e me të e ngjall tokën pas vdekjes së saj. Në këtë ka argumente për një popull që di të mendojë.
25. Nga argumentet e Tij është që me fuqinë e Tij bëri të qëndrojë (pa shtyllë) qielli e Toka, mandej kur tíju thërret juve me një thirrje prej tokës, ju menjëherë dilni.
26. E Tij është çka në qiej e në tokë dhe të gjithë vetëm Atij i përulën.
27. Dhe Ai është që e shpik jetën dhe pastaje përsërit atë, e ajo (përsëritja) është edhe më e lehtë oër Te (sipas mendimit tuaj). Shembëlltyra më e lartë është vetëm e Tij në qie tokë dhe Ai është mbizotëruesi, i urti.
28. Ai (Zoti) ju jep një shembull nga vetë ju; a i keni shokë (ortakë) ata që janë në posedim tuaj (shërbëtorët), në atë që Ne u dhamë juve (në pronësi), që të jeni ju të barabartë në të, (në përdorimin e saj) e të frikësoheni prej tyre (se po marrin kompetencë) si frikësoheni ju në mes vete. (Ju nuk pranoni ortakë shërbëtorët tuaj, të jeni të barabartë, nuk keni frikën e tyre, e si më përshkruani Mua ortakë)? Ne kështu u sqarojmë faktet njerëzve që janë të zotët e mendjes.
29. Jo (ata nuk kanë fakt), por ata që i bënë të padrejtë vetes, të cilët pa ndonjë fakt të dijes shkuan pas epshit të vet. Po kush mund ta vërë në rrugë të drejtë atë që All-llahu e ka lënë të humbur, e ata nuk do të kenë ndihmëtarë.
30. Përqënrohu në vetëvetën tënde sinqerisht në fenë, ilrguar prej çdo të kote, (e ajo fe), feja e All-llahut në të cilën i krijoi njerëzit, síka ndryshim (mos ndryshoni) të asaj natyrshmërie të krijuar nga All-llahu, ajo është feja e drejtë por shumica e njerëzve nuk e dinë.
31. (Përqëndrohu në atë fe) Të kthyer sinqerish te Ai, kini frikë prej Atij dhe falnie namazin e mos u bëni nga idhujtarët,
32. Të cilët e përqanë fenë e tyre dhe u ndanë në grupe, ku secili grup i gëzohet idesë së vet.
33. Kur njerëzit i prek ndonjë e keqe, ata me përulje i luten Zotit të tyre, duke iu drejtuar vetëm Atij, e kur AI nga të mirat e veta u shijon atyre, ja, që një grup prej tyre i përshkruajnë shok Zotit të vet.
34. Le të mohojnë atë që Ne u kemi dhënë, pra kënaquni, e më vonë do ta kuptoni.
35. A mos Ne u kemi shpallur atyre ndonjë argument, që ai vërteton (flet) për atë që ata Mua më përshkruajnë shok?
36. E kur Ne u japim njerëzve begati të mira, ata u gëzohen atyre, e nëse ata i godit ndonjë e keqe për shkak të veprimit të tyre, atëherë ata e humbin shpresën.
37. Vallë, po a nuk shohin ata se All-llahu ijep furnizim të mjaftueshëm atij që do Ai dhe ia pakëson. Në këtë, për një popull që beson, Ka argument.
38. Andaj, jepja të afërmit atë që i takon, e ehe te varfërit edhe udhëtarit, e kjo është shumë më e dobishme për ata që vepronë për hirë të All-llahut dhe të tillët janë ata të shpëtuarit.
39. Dhe çka të jepni nga pasuria për të shtuar e rritur (me kamatë), në pasurinë e njerëzve, ajo nuk do të shtohet te All-llahu, e çka të jepni nga sadakaja (bamirësia) me qëllim që tíi afroheni All-llahut, të tillët janë ata që u shumfishohet (shpërblimi).
40. All-llahu është Ai që ju jrijoi, që ju furnizoi, që ju bën të vdisni e pastaj ju ngjall. A ka ndonjë prej zotave tuaj që mund të bëjë diçka nga këto? I pastër është AI i pa të meta, i madhëruar është Ai nga çka ata ia mveshin dhe trillojën.
41. Për shkak të veprave (të këqia) të njerëzve, janë shaqur në tokë e në det të zeza (bela, skamje, katastrofa, humbje e bereqetit etj. ), e për ta përjetuar ata një pjesë të kësaj të keqeje që e bënë, ashtu që tërhiqen (nga të këqijat).
42. Thuaj: ìEcni nëpër tokë dhe shikoni s si ishte përfundimi i atyre që ishin më parë, shumica e tyre iashin jobesimtarëî.
43. Ti përmbaju fuqimisht fesë së drejtë, para se të vijë dita që nuk ka kthim, pse prej All-llahut është caktuar, atë ditë ata (njerëzit) ndahen.
44. Kush nuk besoi, barrën e mosbesimit të vet e ka kundër vetes, e kush e bëri punë të mirë, ata vetvetes i përgaditë vendin (Xhennetin).
45. QË tíi shpërblejë Ai (All-llahu) nga të mirat e veta, ata që besuan dhe bënë vepra të mira, vërtet, Ai nuk i do jobesimtarët.
46. Nga argumentet e Tij është edhe: Që Ai tíi lëshojë erërat myzhdexhinj dhe tíu shijojë juve nga meshira e vet (shiun); dhe të lundrojë anijet me vullnetin e Tij, dhe që të përfitoni nga të mirat e Tij dhe ashtu, ju jeni mirënjohës.
47. Ne edhe para teje popujve të tyre u dërguam pejgamberë dhe ata u erdhën atyre me argumente të qarta, e kundër atyre që bën krim, Ne ndërmorëm masa mdëshkuese. Obligimi yni ishte të ndihmojmë besimtarët.
48. All-llahu është Ai që i lëshon erërat, e ato lëkundin retë dhe Ai i shtrinë lart si të dojë e i bën ato edhe të ndara në pjesë, dhe përmes tyre e sheh se si bie shi, e kur ia lëshon atë kujt të dojë prej robërve të vet, qe, ata gëzohen.
49. Edhe para se tíu binte (shiu) atyre, ata më para tij ishin të dëshpruar.
50. E sikur Ne të lëshojmë një erë e ta shohin atë (të mbjellat) e zverdhura, pa dyshim ata pas kësaj do të jenë mohues (përbuzës).
52. Në të vërtetë, ti (Muhammed) nuk mund tíi bësh të dëgjojnë të vdekurit e as nuk mund ta bësh që të shurdhëti të dëgjojnë thirrjen, kur ata kthejnë shpinën.
53. Dhe as që je ti udhëzues i rë verbërve nga humbja e tyre, ti nuk mund ta bësh të dëgjojë tjetër vetëm atë që u beson argumenteve Tona, se ata janë të bindur.
54. All-llahu është Ai që ju krijoi në gjendje të dobët, pastaj pas asaj dobësie ju dha fuqi, e pas fuqisë, dobësi e pleqëri. Ai krijon çka të dojë, Ai është më i dijshmi, më i fuqishmi.
55. e ditën kur të bëhet kijameti ( ditën e gjykimit), kriminelët betohen se nuk qëndruan (në dynja) gjatë, por vetëm një çast të shkurtër. Kështu kanë qenë ata që i bishtëruan të së vërtetës.
56. E atyre që iu është dhënë dija dhe besimi thonë: ìJu keni qëndruar aq sa u pat caktuar All-llahu deri në ditën e ringjalljes, e kjo pra është dita e ringjalljes, por ju ishit që nuk e pranonit!î
57. E ata ditë për ata që bënë zullum, arsyetimi nuk u bën dobi e as që kërkohet prej tyre të justifikohen.
58. Ne në këtë Kurían u kemi sjellë të gjithë shembujt, po pasha All-llahun, edhe sikur tíu sillje çfarëdo mrekullie ti atyre, ata që nuk besuan do të thoin: Ju (Muhammedi me besimtarë) nuk jeni veçse mashtrues (gënjeshtarë).
59. Në këtë mënyrë All-llahu vulos zemrat e atyre që nuk kuptojnë.
60. Ti pra bën durim, pse premtimi i All-llahut është i saktë, e kurrsesi të mos luhasin ty ata që janë të dyshimtë.
AvaTar-Ks
AvaTar-Ks
Master
Master

Numri i postimeve : 505
PIKE : 548
Popullariteti Popullariteti : 1
Data e regjistrimit : 02/07/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lexo në Kur'an, suren - Faqe 2 Empty Re: Lexo në Kur'an, suren

Mesazh nga AvaTar-Ks Tue Jul 06, 2010 6:42 pm

Lexo në Kur'an, suren - Faqe 2 31
1. Elif, Lamë, Mimë.
2. Ato janë ajetet të librit me plot urtësi të përsosur.
3. E që janë udhëzim e mëshirë për ata që janë punëmirë.
4. Të cilët rregullisht e falin namazin dhe japin zeqatin dhe ata, e mu ata janë të plotbindur për botën tjetër (Ahiretin).
5. Të tillët janë të udhëzuar në një rrugë të qartë prej Zotit të vet dhe janë fatlumë.
6. Po ka nga njerëzit që blenë tregime boshe e më qëllim që tíi largojnë njerëzit prej rrugës së All-llahut pa pasur kurrfarë fakti dhe për tíi marrë ato (ajetet e) All-llahut si tallje. Për ta me siguri është përgaditur dënim i turpshëm.
7. E kur lexohen atij ajetet Tona, ai kthehet kryelartë dhe bëhet sikur nuk i ka dëgjuar ato, bëhet sikur në veshët e tij ka shurdhim të rëndë, pra, ti përgëzoje atë më një dënim të dhëmbshëm.
8. E ata që besuan dhe bënë vepra të mira, për ata janë Xhennetet e begatshme,
9. që në to janë përgjithmonë. Premtimi i All-llahut i prerë, e Ai është i gjithfuqishmi, i urti.
10. Ai i krijoi qiejt pa shtylla, sikurse po i shihni e në tokë vendosi kodra të rënda që të mos luajë vendi bashkë me ju e nëpër të shpërndau nga të gjitha gjallesat, dhe nga qielli Ne kemi lëshuar shi e kemi bërë të mbijnë në të nga të gjitha llojet më të dobishme.
11. Kjo është vepër e krijimit të All-llahut, e me trgoni pra mua se çíkrijuan ata të tjerët pos Tij. jo. asgjë, pra, idhujtarët janë në një humbje të pafund.
12. Ne i patëm dhënë Llukmanit mençuri të përsosur (e i thamë): Të falënderosh All-llahun, e kush falënderon, e Mira e ati falënderimi i takon atij, e kush refuzon (edhe ai e ka për vete), në të vërtet, All-llahu nuk ka nevojë (për falënderimin e tij) pse Ai vetë është i lavdishëm.
13. (prkujtoju popullit tënd) Kur Llukmani duke e këshilluar, birit të vetr i tha: ìO djali im, mos i përshkruaj All-llahut shok, sepse idhujtaria është padrejtësi më e madhe!î
14. Ne njeriun e kemi urdhëruar për (sjellje të mira ndaj) prindërit të vet, sepse nëna e vet atë e barti me mund pas mundi dhe pas dy viteve ia ndau gjinin. (e porositëm) Të jeshë mirënjohës ndaj Meje dhe ndaj dy prindërve tu, pse vetëm te Unë kthimi juaj.
15. E nse ata të dy tentojnë ë ti të më përshkruash Mua shok, për çka ti nuk ke kurrfarë fakti, atëherë mos i respekto ata, o në çështjet e jetës së kësaj bote të keshë mirëkuptim ndaj tyre, e ti ndiqe rrugën e atij që është i kthyer kah Unë, mande kthimi juaj është te Unë, e Unë do tíju njoftoj për atë që keni punuar.
16. O djali im, síka dyshim se edhe ajo (vepra) peshon sa kokrra e lirit, e të jetë e fshehurnë rrasë guri, ose në qiej apo në tokë, All-llahu do ta sjellë atë, se All-llahu është i butë dhe hollësisht i informuar.
17. O djali im, fale namazin, urdhëro për punë të mira, e ndalo nga të këqiat, përballo me durim çdo gjë që të godet, vërtet, këto janë nga çështjet më të preferuara.
18. Dhe mos shtrembëro fytyrën tënde prej njerëzve, mos ec nëpër tokë kryelartë, se All-llahu nuk e do asnjë mendjemadh e që shumë lavdërohet.
19. Të jesh i matur në ecjen tënde, ule zërin ënd, se zëri më i egër është zëri i gomarit.
20. A nuk e dini j se All-llahu nënshtroi për të mirën tuaj çka në qiej e çka në tokë dhe plotësoi ndaj jush të mirat e Tij të dukshmen e të fshehta, e megjithatë prej njerëzve ka që polemizojnë çështjen e All-llahut duke mos pasur as dituri, duke mos qenë i udhëzuar dhe duke mos pasur libër të ndritshëm.
21. Dhe kur atyre u thuhet: ìPasoni atë që e shpall All-llahuî ata thonë: ìJo, ne ndjekim atë që gjetëm te prindërit tanë!î E edhe sikur tíi kishte thirrur ata në dënimin e zjarrtë!
22. E kush ia dorëzon veten All-llahut duke qenë edhe punëmirë, ai është kapur për lidhjen më të sigurt dhe vetëm te All-llahu është përfundimi i çështjeve.
23. Ty mos të brengos mosbesimi i atij që nuk beson, kthimi i tyre është vetëm te Ne, e për atë që vepruan, Ne do tíu tregojmë. All-llahu vërtet është i dijshëm për atë që mbajnë në zemra.
24. Ne u japim të jetojnë pak (në kët botë), e pastaj i shtrëngojmë ata me një dënim të rëndë.
25. Nëse ti pyet ata: Kush krijoi qiejt e tokën? Me siguri do të thonë: ìAll-llahu!î thuaj: ìAll-llahut i qoftë lavdërimi!î Por shumica e tyre nuk dinë.
26. Vetëm të All-llahut janë të gjitha që gjenden në qiej e në tokë; All-llahu është Ai që síka nevijë dhe është i lavdishëm.
27. Sikur të gjithë drutë në tokë të jenë lapsa dhe sikur deti tíi shtohen edhe shtatë dete (e të jenë me ngjyrë), nuk do të mbaroni fjalët e All-llahut (do të shterroheshin detet, do të soseshin lapsat, e jo mrekulitë e Zotit). All-llahu është ngadhënjyesi i urtë.
28. Krijimi dhe ringjallja juaj nuk ështëmë e rëndë se krijimi i një qenije (një njeriu); vërtet, All-llahu është që i dëgjon e isheh veprat e njerëzve.
29. A nuk e di se All-llahu e fut (errësirën) natën në ditë dhe fut (dritën) ditën në natë, dhe AI i nënshtroi Diellin e Hënën (të lindin e të përendojnë) dhe secili rrjedh (noton) deri në një afat të caktuar dhe se All-llahu hollësisht është i njohur për atë që veproni.
30. Kjo (dokumenton) se All-llahu është Ai (Zot) i vërtetë, dhe se ajo që adhurojnë pos Tij është gënjeshtër, e All-llahu është Ai i larti, i madhi.
31. A nuk sheh se anijet lundrojnë në saje të mirësisë së All-llahut, e oër tíu reguar juve madhërinë e Tij. Vërtet, edhe në këtë ka argument për secilin që është shumë i durueshëm dhe shumë mirënjohës.
32. E kur i mbulon ata ndonjë valë si reja, i drejtohen All-llahut sinqerisht me besim vetëm ndaj Tij, e kur i shpëton ata e dalin në tokë, ka disa prej tyre që i mbesin besimit të drejtë, e faktet Tona nuk i refuzon kush pos të pabeit dhe përbuzësit.
33. O ju njerëz, kini frikë ditës kur prindi nuk mund tíi bëjë dobi fëmijës së vet, e as fëmija nuk mund tíi bëjë asnjë send prindit të vet. Premtimi i All-llahut (për thevab ose azab) është e sigurt, pra mos ju mashrojë jeta e kësaj bote dhe të mos ju mashrojë ndajë All-llahut djalli mashtrues.
34. Síka dyshim se vetëm All-llahu e di kur do të ndodhë kijameti, Ai e di kur e lëshon shiun. Ai e di se çka në mitra (të nënave), nuk e di kush pos Tij se çka do tíi ndodhë (çka do të punojë) nesër, dhe askush nuk e di, pos Tij, se në çívend (ose kohë) do të vdesë. All-llahu është më i dijshmi, më i njohuri.
AvaTar-Ks
AvaTar-Ks
Master
Master

Numri i postimeve : 505
PIKE : 548
Popullariteti Popullariteti : 1
Data e regjistrimit : 02/07/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lexo në Kur'an, suren - Faqe 2 Empty Re: Lexo në Kur'an, suren

Mesazh nga AvaTar-Ks Tue Jul 06, 2010 6:42 pm

Lexo në Kur'an, suren - Faqe 2 32
1. Elif, Lamë, Mimë.
2. Shpallja e librit (e Kuranit), nuk ka dyshim se është (shpallje) nga Zoti i gjithësisë.
3. A mos po thonë se ai (Muhammedi) e trilloi? Jo, ajo është e vërtetë prej Zotit tënd që tíi tërheqësh vërejtjen një populli që nuk u erdhi ndonjë pejgamber para teje, ashtu që ata të gjejnë rrugën e drejtë.
4. All-llahu është Ai që krijoi qiejt dhe tokën dhe gjithë çíka ndërmjet tyre, brenda gjashtë dite, pastaj mbizotëroi Arshin. Përveç Tij nuk keni ndonjë ndihmëtar tjetër e as ndërmjetësues, pra a nuk jeni kah mendoni!
5. Ai është që udhëheq çështjen (e të gjitha krijesave) prej qiellit në tokë, pastaj ajo (çështja) ngritet te Ai në një ditë që sipas llogarisë suaj është sa njëmijë vjet.
6. Ai është njohës i të (gjitha) fshehtës dhe të dukshmes, i gjithëfuqishmi, Mëshirëbërësi.
7. Ai që përsosi krijimin e çdo sendi, e krijimin e njeriut e filloi nga balta.
8. Pastaj bëri që pasardhësit e tij të rrjedhin prej një pike uji të dobët.
9. Mandej, Ai e formëson atë (në barkun e nënës) dhe nga ana e vet i jep shpirt atij dhe Ai është që juve ju pajis edhe me dëgjim, me të parit dhe me zemër, e pak send është ajoqë ju falënderoni.
10. E ata thanë: ìA pasi që ne të tretemi në tokë, a thua ne rishtazi do të krijohemi?î Por (çka është edhe më keq) ata nuk besojnë se do të dalin para Zotit të tyre.
11. Thuaj: ìEngjëlli i vdekjes, i cili është caktuar për ju, ua merr shpirtrat, e pastaj do të ktheheni te Zoti juajî.
12. E, sikur të shihje mëkatarët se si ukin kokat e veta pranë Zotit të tyre: ìZoti ynë, tash pamë dhe dëgjuam, na kthe pra edhe një herë e të bëjmë vepra të mira, se tash jemi të bindurî. 13. Sikur të kishim dëshiruar Ne, scilit do tíi jepnim udhëzimin, por fjala (vendimi) Ime ka marrë fund (definitiv) se do ta mbush Xhehennemin së bashku me exhinë e njerëz.
14. Prandaj shijoni këtë (dënim) për shkak se ju të e patët harruar takimin tuaj në këtë ditë, e edhe Ne tash u harruam juve, ndaj, për shkak të asaj që keni vepruar, shijoni dënimin e përjetshëm.
15. Argumentet tona, i besojnë, në t vërtetë, ata që kur këshillohen me to, bien në fytyra (bëjnë sexhde), që madhërojnë Zotin e tyre në shenjë falënderimi dhe ata nuk bëjnë kryelartësi,
16. I heqen trupat e tyre prej dyshekëve, duke e lutur Zotin e tyre nga frika dhe nga shpresa dhe nga ajo që Ne u kemi dhënë (pasuria) atyre, ata japin.
17. Pra, për ata që kanë vepruar nuk di askush për atë kënaqësi (të zemrës e shpirtit) që u është caktuar atyre si shpërblim.
18. A mos është ai që ishte besimtarë, sikurse ai që ishte jasht rrugës? Jo! Këta nuk janë të barabartë.
19. Për sa u përket atyre që besuan dhe bënë vepra të mira, ata, për hir të veprave që i bënë, vendpritje e kanë Xhennetin.
20. E ata që nuk respektuan All-llahun, skutë e tyre është zjarri. Sa herë që të tentojnë të dalin nga ai, kthehen në të dhe atyre u thuhet: ìShijoni dënimin e zjarrit që ju e konsideronit rrenë.
21. Ne do tíu shijojmë atyre dënimin më të shpejtë (në dynja) para dënimit të madh (në Ahiret), ndoshta do të tërhiqen (prej të këqiave).
22. E kush është më zullumqarë se ai që këshillohet me ajetet e Zotit të vet, e pastaj u kthyen shpinën atyre? Ne me siguri do të hakmirremi kundër kriminelëve.
23. Ne i patëm dhënë edhe Musait librin, e ti (Muhammed) mos ke dyshim në çka pranon (në Kuríanin libër qiellor si Musait), kurse atë (librin e Musait) e bëmë udhërrëfyes për beni israilët.
24. Dhe prej tyre Ne bëmë prijës që me urdhërin Tonë udhëzojmë, pasi që ata (që i bëmë prijësa) ishin të durueshëm dhe ndaj argumenteve Tona ishin të bindur.
25. Síka dyshim se Zoti yt është Ai që në ditën e kijametit do të gjykojë mes tyre në atë që ishin të përçarë.
26. A nk e kanë të qartë ata (mekasit) se sa nga popujt para tyre i shkatërruam, që nëpër ato vendbanime të tyre janë kah kalojnë? Është e vërtetë se ato (vende të shkatërruara) ka fakte, se nuk janë duke dëgjuar me vëmendje?
27. Si nuk kanë parë ata se Ne e sjellim ujn në tokën e thatë dhe me të nxjerrim bimë që prej tyre ushqehen kafshët e tyre, bile edhe ata vetë, A nuk janë duke parë (e të kuptojnë)?
28. E në anën tjetër ata thonë: ìe kur do të jetë ai ngadhënjim (çlirimi i Mekës ose gjykimi i Zotit), nëse jeni të drejtë çka thoni.
29. Thuaj: ìDitën e kijametit, atyre që kanë qenë jobesimtarë, nuk u bën dobi besimi e as nuk u jepet afat.
30. Andaj, ti largohu prej tyre dhe prit, edhe ata janë duke pritur.
AvaTar-Ks
AvaTar-Ks
Master
Master

Numri i postimeve : 505
PIKE : 548
Popullariteti Popullariteti : 1
Data e regjistrimit : 02/07/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lexo në Kur'an, suren - Faqe 2 Empty Re: Lexo në Kur'an, suren

Mesazh nga AvaTar-Ks Tue Jul 06, 2010 6:43 pm

Lexo në Kur'an, suren - Faqe 2 33
. O ti Pejgamber, qëndro i fortë në besnikëri ndaj All-llahut, e mos i përfill jobesimtarët dhe hipokritët, se vërtet All-llahu ësht i gjithëdijshëm, i di çështje në hollësi.
2. Dhe ti vepro sipas asaj që po të shpallet nga Zoti yt; All-llahu është i njohur shumë mirë me atë që ju veproni.
3. E, mbështetu në All-llahun, se mjafton që All-llahu të jetë mbrojtës yti.
4. All-llahu nuk krijoi dy zemra në gjoksin e asnjë njeriu e as nuk ua bëri gratë tuaja, prej të cilave largoheni me dhihar nëna tuaja, (duke krahasuar shpinën e gruas me atë të nënës), e as nuk ua bëri djem tuaj të adoptuarit tuaj (fëmijët e tjetërkujt që po i adoptoni si të juaj). Këto janë vetëm thënie tuaja që i shqiptoni me gojët tuaja, e All-llahu e thotë atë që është realitet, dhe Ai udhëzon në rrugën e drejtë.
5. Ju thirrni (mbështetni) ata në etëri e vërtetë të tyre, kjo është më e drejtë te All-llahu, e nëse nuk ua dini (nuk dini se kush janë) etërit e tyre, atëherë ata janë vëllezërit tuaj dhe të afërmit tuaj në fe. Nuk ëshë ndonjë mëkat juaji ajo për çka keni gabuar, por (është mëkat) ajo që zemrat tuaj e bëjnë qëllimisht, po All-llahu është që falë, është mëshirues.
6. Pejgamberi është më i ndishëm ndaj besimtarëve se sa ata ndaj vetë vetvetes së tyre, ndërsa gratë e tij janë në vend të nënave të tyre. E ata (të afërmit) farefisi nga barku, sipas dispozitave të All-llahut, kanë më tepër përparësi ndaj njëri tjetërit se sa besimtarët e tjerë dhe se sa muhaxhirët ( të mërguarit), përveç nëse dashamirëve tuaj doni tíu bëni ndonjë të mirë (u lëni testament ose diç tjetër). Kjo është e regjistruar në librin e shquar (Lehvi mahfush, Kurían).
7. (përkujto) Kur Ne e morëm (me betim) prej pejgamberve premtimin e tyre; edhe prej teje, prej Nuhut, Ibrahimit, Musait, Isait birit të Merjemes, pra morëm prej tyre besë të fotrë.
8. Për të marrë në pyetje këta të sinqertë për sinqeritetin e tyre, e për jobesimtarët Ai ka përgatitur ndëshkim të dhembshëm.
9. O ju që keni besuar, përkujtonie të mirën e All-llahut ndaj jush, kur juve u erdhi një ushtri e Ne kundër tyre lëshuam një furtunë dhe ushtri që ju nuk e shihnit, e All-llahu e shihte atë që ju vepronit.
10. Kur ata u erdhën juve edhe prej së larti edhe prej së poshti, dhe kur shikimet u shtangën, e zemrat arritën në fyt, e ju sajonit mendime të llojllojta për All-llahun.
11. Atje, në atë vend qenë sprovuar jobesimtarët, dhe qenë tronditur me një dridhje të fortë.
12. Kur hipokritët dhe ata që në zemrat e tyre kishin sëmundje, thonin: ìAll-llahu dhe i dërguari Tij, nuk na premtuan tjetër vetëm se mashtrim!î
13. Dhe kur një grup prej tyre thanë: ìO banorë të Jethribit, nuk ka qendresë për ju, ndaj kthehuni!î E një grup prej tyre kërkonin lejen e Pejgamberit, duke thënë: ìShtëpitë tona janë të pambrojtura, në realitet ata nuk donin tjetër por vetëm të iknin.
14. Dhe sikur tíu hynin atyre nga anët e saj (Medinës) dhe prej tyre të kërkohej tradhëtia, ata do të ishin të gatshëm për të dhe nuk do të vononin aspak. (të tradhëtonin).
15. E, ata ishin që i patën dhënë besën All-llahut më parë se nuk do të kthehen prapa (nuk do të ikin), pra premtimi i dhënë All-llahut mban edhe përgjegjësi.
16. Thuaj: ìNëse ikët prej vdekjes ose prej mbytjes, ikja nuk do tíju bëjë dobi, sepse edhe atëherë nuk do të (shpëtoni) përjetoni vetëm për pak kohëî.
17. Thuaj: ìKush do tíju mbrojë prej All-llahut, nëse Ai ua ka caktuar ndonjë të keqe, ose (do tíju godit me ndonjë të keqe) nëse Ai ua ka caktuar ndonjë të mirë. Po përveç All-llahut ata nuk do të gjejnë për vete ndonjë përkrahës e as ndonjë ndhmëtarî.
18. All-llahu i ka njohur shumë mirë ata që ndër ju pengonin dhe ata vëllezërve të vet u thonin: ìEjani me ne!î E ata nuk vijnë në luftë, vetëm pakicë.
19. Janë koprracë ndaj jush (nuk ju duan të mirën). E kur u vjen frika i sheh ata të shikojnë ty, e sytë e tyre rrotullohen si të atij nga të fiktit para vdekjes, e kur largohet frika, ata ju shpojnë juve me gjuhë ë mprehta, lakmues për pasuri (për plaçkë -ganimet). Të tillët nuk kënë besuar, andaj All-llahu ua asgësojë verat e tyre, e kjo për All-llahun është lehtë.
20. Ata mendonin se grupet aleate nde nuk kishin shkuar, dhe nëse aleatët kthehen ehe njëherë, ata (hipokritët) do të dëshironin të kishin qenë beduinë diku me arabët dhe prej tyre të pyesin për çështjen tuaj, por edhe sikur të ishin në mesin tuaj, ata krejt pak do të luftonin.
21. Ju e kishit shembullin më të lartë në të dërguarin e All-llahut, kuptohet, ai që shpreson në shpërblimin e All-llahut në botën jetër, ai që atë shpresë e shoqëron duke e përmendur shumë shpesh All-llahun.
22. E kur myslimanët e panë ushtrinë aleate, thanë: ìKjo është ajo që All-llahu dhe i dërguari i Tij na premtuan neve, e All-llahu dhe i dërguari i Tije thanë të vërtetën. Ajo (ushtria e armikut që e panë) vetëm ua shtoi atyre besimin dhe mbështetjen.
23. Prej besimtarëve kishte burra që vërtetuan bsën e dhënë All-llahut, e disa prej tyre e realizuan premtimin duke dhënë jetën, dhe ka prej tyre që janë duke pritur (ta zbatojnë) dhe ashtu nuk bënë kurrfarë ndryshimi.
24. Që All-llahu tíi shpërblejë të vërtetit për sinqeritetin e tyre e hipokritët tíi ndëshkjë, nëse do, ose tíua falë atyre; All-llahu është që falë shumë, është mëshirues.
25. Dhe All-llahu i zbrapsi ata që nuk besuan me atë mllefin e tyre, duke mos arritur kurrnjë të mirë. Dhe All-llahu ua largoi luftën besimtarëve. All-llahu është i fuqishëm, ngadhënjyes.
26. E ata nga ithtarët e librit (jehuditë), të cilët u ndihmuan atyre (idhujtarëve), Ai (All-llahu) i nxori prej kështjellave të veta dhe në zemrat e tyre u shtini frikën, ashtu ë një grup e mbytni, kurse grupin tjetër e robëroni.
27. E juve ju la trashëgim tokën e tyre, shtëpitë e tyre, pasurinë e tyre dhe tokën që ende nuk e keni shkelur. All-llahu ëstë i gjithfuqishëm për çdo send.
28. O ti Pegamber, thuaju grave tuaja: ìNë qoftë se lakmoni jetën e kësaj bote dhe stolitë e saj, atëherë ejani: unë po ju jap furnizimin (për lëshim) dhe po ju lëshoj ashtu si është e rrugës.
29. E në qoftë se e don All-llahun, të dërguarin e Tij dhe botën tjetër, atëherë të jeni të sigurta se All-llahu ka përgatiur shpërblim të madh për ato prej jush që bëjnë punë të mira.
30. O gra të Pejgamberit, cilado prej jush që bën punë të ligë ë të shëmtuar, asaj dënimi i shtohet dyfish e kjo për All-llahun është shumë lehtë.
31. E kush prej jush i përvishet adhurimit të All-llahut dhe respektimit të të dërguarit të Tij dhe bën punë të mira, asaj do tíi japim shpërblimin e dyfishtë he për të kemi përgatitur furnizim të këndshëm.
32. O gratë e Pejgamberit, ju nuk jeni si asnjë grua tjetër, nëse keni kujdes e ruheni, andaj mos u llastoni në të folur e të lakmojë ai që ka sëmundje në zemrën e tij, po thuani fjalë të matura.
33. Dhe rrini në shtëpitë tuaja e mos shfaqni bukurinë tuaj si shfaqej në injorancën e hershme, falnie namazin , lepnie zeqatin dhe respektonie All-llahun dhe të dërguarin e Tij. All-llahu ka për qëllim që nga ju o familje e shtëpisë (se Pejgamberit) të largojë ndytësinë e mëkateve dhe tíju pastrojë deri në skaj.
34. E, përkujtonie atë nga ajetet e All-llahut dhe rregullat e fesë që po u lexohen në shtëpitë tuaja; vërtet, All-llahu është i kujdesshëm dhe i njohur hollësisht për çdo gjë.
35. Nuk ka dyshim se për myslimanet, besimtarët e besiamtaret, adhuruesit e adhurueset, të sinqertit dhe të sinqertat, durimtarët dhe durimtaret, të përvuajturit dhe të përvuajturat, sadakdhënësit dhe sadakdhënëset, agjëruesit dhe agjërueset, ruajtësit e nderit dhe ruajtëset e nderit, shumë përmendësit e All-llahut e shumë përmendëset e All-llahut , All-llahu ka përgatitur falje (mëkatesh) dhe shpërblim të madh.
36. Kur All-llahu ka vvendosur për një çështje, ose i dërguari i Tij, nuk i takon (nuk i lejohet) asnjë besimtari dhe asnjë besimtareje që në atë çështje të tyre personale të bëjnë ndonjë zgjidhje tjetërfare. E kush e kundërshton All-llahun dhe të dërguarin e Tij, ai është larguar shumë larg së vërtetës.
37. (Përkujto) Kur i the atij që All-llahu e kishte shpërblyer (me besim) e edhe ti i pate bërë mirë: ìMbaje bashkëshorten tënde dhe kij frikë na All-llahu!î, e ti e mbaje fshehtë në veten tënde atë që All-llahu do ta zbulojë dhe u frikësohesh njerëzve, por më e drejtë është që tíi friksohesh All-llahut. E pasi që Zejdi e kishte vendosur atë që kishte menduar ndaj saj, Ne ta kurorëzojmë ty atë, e për të mos pasur besimtarët vështirësi (mëkat) në martesë me gratë e të adoptuarëve të tyre, kur ata heqin dorë prej tyre. E vendimi i All-llahut është kryer.
38. Pejgamberit nuk i përket kurrnjë qortim për atë që All-llahu e ngarkoi me të. Ky ishte ligj i All-llahut edhe ndër ata që ishin më parë, e urdhëri i All-llahut është vendim i kryer.
39. (ligj i All-llahut ndë) Ata, të cilët i kumtojnë shpalljet e All-llahut, i frikësohen vetëm All-llahut e askujt tjetër pos Tij, e All-llahu është mjaft të jetë llogatitës.
40. Muhammedi nuk ka qenë babai i asnjërit prej burrave tuaj por ai ishte i dërguari i All-llahut dhe vulë e të gjithë pejgamberëve, e All-llahu është i dijshëm për çdo send.
41. O ju që besuat, përkujtoni All-llahun sa më shpesh.
42. Dhe madhëronie Atë mëngjes e mbrëmje.
43. Ai ju mëshiron juve e edhe engjëjt e Tij, e për tíju nxjerrë juve prej errësirave në dritë dhe Ai ndaj besimtarëve është shumë i mëshirues.
44. Ditën që e takojnë Atë (Zotin), përshëndetja e tyre është Selam (paqe) dhe për ta ka përgatitur shpërblim të mirë.
45. O ti Pejgamber, Ne të dërguam ty dëshmues, lajmëtar përgëzues e qortues.
46. Dhe me urdhërin e All-llahut, thirrës për në rrugën e Tij dhe pshtarë ndriçues.
47. E besimtarëve jepu sihariq se prej All-llahut ata kanë dhunti të madhe.
48. Mos i dëgjo jobesimtarët e hipokritët dhe mos ua vë veshin mundimeve të tyre ndaj teje, e mbështetju All-llahut se All-llahu është mbrojtje e mjaftueshme.
49. O ju që besuat, kur të keni lidhr kurorë me besimtaret e pastaj i lëshoni ato para se të keni kontaktuar me to, ju nuk keni të drejtë të kërkoni që ato të presin afatin e caktuar (iddetin), po jepniu diçka atyre dhe lironi në mënyrë të njerëzishme.
50. O ti Pejgamber, Ne të kemi lejuar gratë, të cilave u ke dhënë shpërblimin e kurorës, dhe ato që me ndihmën e Akkahut hynë në posedimin tëned (robëreshat e luftës) dhe bijat e axhës tënd, bijat e hallave tua e dajës tënd, bijat e tezeve tua (të janë lejuar, pos grave me nuqah dhe të afërtat), të cilat kanë migruar (kanë bërë hixhret) si ti, dhe një grua besimtare nëse ajo ja falë veten Pejgamberit dhe nëse Pejgamberi dëshiron të martohet me të (një martesë e tillë pa shpërblim të niqahit) duke qenë kjo (rast) vetëm për ty e jo edhe për besimtarët. Ne e dimë se çíu kemi bërë atyre obligim rreth grave të tyre dhe rrëth atyre që i kanë në pronësinë e vet, ashtu që ti të mos keshë vështirësi, e All-llahu është që falë shumë, është mëshirues.
51. Ti je i lirë të lëshosh atë që don prej tyre dhe të mbash pranë vete atë që don, e edhe të kërkosh afrimin e asaj nga e cila ke qenë larguar, dhe nuk ke mëkat. Kjo është më së afërmi që ato të qetësohen shpirtërisht e të mos brangosen dhe të jenë të kënaqura me atë që ti u ofron të gjitha atyre. All-llahu e di çka mbani në zemrat e tuaja, All-llahu është më i dijshmi, më i buti.
52. Prej tash e mbrapa tyr nuk të llejohen më gra (të tjera) e as në veend të tyre të marrësh ndonjë tjetër, po edhe sikur të mahnit bukuria e tyre, përveç atyre që ike në posedim (robëreshat), All-llahu është përcjellës ndaj çdo sendi.
53. O ju që besuat, mos hyni në shtëpitë e Pejgamberit ndryshe vetëm se nëse u lejohet për ndonjë ngrënie e duke mos pritur përgatitjen e saj, por kur të thirreni, atëherë shpërndahuni, duke mos hyrë në bisedë me njëri tjetrin, vërtet këto (pritja, qëndrimi, biseda) e mundojnë Pejgamberin, por ai turpërohet prej jush; All-llahu nuk i turpërohet realitetit. E kur kërkoni prej tyre (grave të Pejgamberit) ndonjë send, atë kërkonie pas perdës, kjo është më e pastër për zemrat tuaja dhe të tyre. Juve nuk u takon ta mundoni të dërguarin e All-llahut, e as të martoheni kurrë me gratë e tij, pas (vdekjes së) tij. Këto janë te All-llahu mëkat i madh.
54. E shprehët ju haptazi ose fshehtazi ndonjë send, síka dyshim se All-llahu çdo send e di.
55. Nuk është mëkat për ato (gratë e pambuluara) ndaj etërve të tyre, as ndaj djemve të tyre, as ndaj djemve të vëllezërve të tyre, as ndaj djemve të motrave të tyre, as ndaj grave të tyre, e as ndaj robëreshave të tyre. E, frikësohuni (o ju gra) All-llahut, All-llahu është pranë çdo sendi.
56. Është e vërtetë se All-llahu dhe engjëjt e Tij me madhërim e mëshirojnë Pejgamberin. O ju që keni besuar, madhëronie pra atë (duke rënë salavatë) dhe përshëndeteni me selam.
57. E síka dyshim se ata janë, të cilët e fyejnë All-llahun dhe të dërguarin e Tij, ata i ka mallkuar All-llahu në Dynja e në Ahiret dhe për ta ka përgatitur një dënim të dhembshëm.
58. E ata që fyejnë besimtarët dhe besimtaret, për çka ata nuk janë fajtorë, ata kanë ngarkuar veten me shpifje dhe me një mëkat shumë të madh.
59. O ti Pejgamber, thuaju grave tua, bijave tua dhe grave të besimtarëve le të vëjnë shamitë (mbulojë) e veta mbi trupin e tyre, pse kj është më afër që ato të njihen (se nuk janë rrugaçe) e të mos ofendohen. All-llahu fal gabimet e kaluara, Ai është mëshirues.
60. Po nëse hipokritët dhe ata që kanë zemra të sëmura, dhe ata që përhapin gënjeshtra në Medinë, nuk ndalen, Ne bëjmë që ti të dominosh mbi ta e pastaj ata nuk do të jenë fqinj me ty në të, vetëm një kohë të shkurtër.
61. (Do të jenë) Të mallkuar, kudo që të ndeshen do të kapen dhe do të mbyten.
62. (Ky është) Ligji i All-llahut edhe ndër ata që ishin më parë, e në ligjin e All-llahut nuk mund të gjesh ndryshim.
63. Njerëzit të pyesin për kijametin (katastrofën) e ti thuaj: ìPër atë e di vetëm All-llahu! E, ku mund ta dish ti, ai ndoshta është afër!î
64. All-llahu i ka mallkuar jobesimtarët dhe për ta ka përgatitur zjarr të ndezur fort.
65. Aty do të mbesin përgjithmonë dhe për ta gjejnë kë tíi mbrojë apo tíi ndihmojë.
66. Ditën kur fytyrat e tyre do të përmbysen në zjarr e thonë: ìTë mjerët ne, ta kishim adhuruar All-llahun e respektuar të dërguarin!î
67. Dhe thonë: ìZoti ynë, ne i dëgjuam udhëheqësit tanë dhe të parët tanë, por ata na shmangën nga rruga e drejtëî.
68. Zoti ynë, jepu atyre dënim të dyfishtë dhe mallkoj ata si është më së keqi!
69. O ju që keni besuar, mos u bëni si ata që e ofenduan Musain, e All-llahu e pastroi atë nga ajo që i thanë. Ai te All-llah ishte me famë.
70. O ju besimtarë, pëmbajuni mësimeve të All-llahut dhe thuani fjalë të drejta.
71. Ai (All-llahu) iu mundëson të bëni vepra të mira, ju shlyen juve mëkatet tuaja, e kush respekton All-llahundhe të dërguarin e Tij, ai ka arritur një sukses të madh.
72. Ne u ofruam emanetin (obligimet) qiejve, tokës dhe maleve, e ato nuk deshën ta marrin përsipër atë, u frikësuan prej tij, ndërsa njeriu atë e mori mbi vete; dhe ai i bëri padrejt vetes, dhe ishte padijshëm.
73. (Njeriu e mori për sipër) Ashtu që All-llahu të ndëshkojë hipokritët dhe hipokritet, idhujtarët dhe idhujtaret, e tu falë besimtarëve dhe besimtareve. All-llahu është Ai që falë shumë dhe është mëshirues.
AvaTar-Ks
AvaTar-Ks
Master
Master

Numri i postimeve : 505
PIKE : 548
Popullariteti Popullariteti : 1
Data e regjistrimit : 02/07/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lexo në Kur'an, suren - Faqe 2 Empty Re: Lexo në Kur'an, suren

Mesazh nga AvaTar-Ks Tue Jul 06, 2010 6:43 pm

Lexo në Kur'an, suren - Faqe 2 34
1. Falënderimi i takon All-llahut, e të cilit është çíka në qiej dhe çíka në tokë dhe i tërë falënderimi i takon Atij në botën tjetër. Ai është i urti i përsosuri në njohuri.
2. Ai e di çka vihet në tokë dhe çka del prej saj dhe çka zbret prej qiellit e çka ngrihet në të; Ai është Mëshiruesi, Mëkatfalësi.
3. E ata që nuk besuan thanë: ìNuk do të na vijë neve kijameti!î Thuaj: ìPo. psha Zotin tim që e di të fshehtën, pa tjetër do tíju vijë ai juve. Atij nuk mund tíi shihet as në qiell as në tokë sendi sa grimca, e as më i vogël, e as më i madh, vetëm se janë të regjistruar në librin e qartëî.
4. (Janë të shënuar) Që tíi shpërblejë ata që besuan dhe bënë vepra të mira. Për të tillët ka falje dhe furnizim të mirë.
5. Ata që u prërpoqën tíi mposhtin faktet Tona, ata do të kenë një dënim të keq, të dhëmbshëm.
6. Ndërsa atyre që u është dhënë dijenia, e dinë se kjo që të është shpallur ty nga Zoti, shtë e vërtetë dhe se udhëzon për në rrugën e Fuqiplotit, të lavdishmit.
7. Dhe ata që nuk besuan thanë: ìA doni tíju trgojmë për një njeri që do tíju informojë juve se si, pasi që (të vdisni) të jeni të copëtuar plotësisht, ju do të krijoheni rishtazi?
8. A është duke krijuar gënjeshtër ndaj All-llahut, apo e ka kapur çmendia?î Jo, por ata që nuk besojnë botën e ardhme, janë të dënuar përjetë, e tash në humbje të pambarim.
9. A nuk e shohin qiellin e tokën që i ka rrethuar ata para dhe prapa? Sikur të duam, Ne e shafitim tokën me a ose shembin mbi ta copa nga qielli. Síka dyshim se në këtë ka argumente për secilin njeri që kthen mendjen te Zoti.
10. Ne i patëm dhënë Davudit dhuratë të madhe nga ana e jonë: ìO male dhe shpezë, lartësoni (me tesbih) së bashku me të!î Ne ia zbutëm atij edhe hekurin (si brumë).
11. (I thamë) Puno këmisha të plota (nga hekuri) dhe thurri me precizitet ato. Dhe bëni vepra të mira (o familja e Davudit), se Unë vëzhgoj atë që ju punoni.
12. Edhe Sulejmanit ia nënshtruam erën që paraditja (e udhëtimit me të duke shkuar) ishte sa një muaj dhe pasditja e saj (në të kthyer) sa një muaj (udhëtimi). I bëmë që atij tíi rrjedhë burim i remit dhe me urdhërin e Zotit të tij, ia nënshtruam xhinët që punonin sipas dëshirës së tij, e kush largohet prej tyre nga urdhëri Jonë, atij do tíia shijojmë zjarrin e fortë.
13. I punonin atij çka ai dëshironte: pallate të fortifikuara, skulptura, pjata (të drunjëta) sikurse rezervuare, enë (kazana) të palëvizshme. veproni duke falnderuar, o familje e Davudit, e nga robërit e Mi, pak janë mirënjohës.
14. E kur ia caktuam atij vdekjen, askush tjetër, nuk i njoftoi ata (xhinët) për vdekjen e tij, përveç krimbit që i brejti shkopin e tij, e kur u rrëzua ai, për xhinët u bë e qartë se sikur të ishin ata që e dinin të fshehtën, nuk do të vazhdonin të qëndronin në mundimin e rëndë.
15. Populli Sebe pati një begati në vendbanimin e vet: kishin nga të dy anët kopshte, nga ana e djathtë (e luginës) dhe nga ana e majtë. Hani (u thamë) nga begatitë e Zotit tuaj dhe falënderonju Atij. Qytet i mirë dhe Zot mëkatfalës.
16. Po ata i kthyen shpinën, e Ne e lëshuam kundër tyre rrjdhën e pendës dhe dy kopshtet e tyre i shndërram në dy kopshte me fruta të idhët, drunj të thatë dhe diçka pak bari të egër.
17. Atë dënim ua dhamë atyre për shkak se nuk besuan, e Ne nuk dënojmë, përveç mohuesit.
18. Dhe, në mes tyre dhe mes fshatrave të bekuara (në Sham), ju bëmë fshatra të njëpasnjëshme dhe ju bëmë udhëtim të parshtatshëm. Udhëtoni të sigurt nëpër to natën dhe ditën.
19. Po ata thanë: ìZoti ynë, na i largo udhëtimet tona!î E ashtu e dëmtuan veten dhe i bëmë ata ngjarje tregimesh, i ndamë plotësisht. Në këtë ka argumente për secilin durimtar e mirënjohës.
20. Në të vërtetë, djalli realizoi mendimin e vet ndaj tyre, ndaj edhe e dëgjuan atë, përpos një grupi besimtarësh.
21. E ai (djalli) nuk pati kurrfarë pushteti nda tyre, përveç që (dija e Jonë t dal në shesh) të dihet ai që beson në botën tjetër, prej atij që është në dyshim për të. E Zoti yt është përcjellës ndaj çdo gjëje.
22. Thuaj: ìThirrni ata, të cilët i menduat për zota pos All-llahut!î Ata nuk posedojnë sa një grimcë as në qiej e as në tokë dhe as që kanë në to nonjë pjesë, dhe Ai nuk ka prej tyre ndonjë përkrahje.
23. Dhe ndërmjetësimi nuk bën dobi ek Ai, përveç atij të cilit i jep leje, e kur hiqe frika nga zemrat e tyre (të ndërmjetësuesve), ata thonë: ìçka tha Zoti juaj!î (rreth shefatit). Ata (engjëjt e lartë) thonë: ìTë vërtetën!î (u dha leje). Ai është më i larti, më i madhi.
24. Thuaj: ìKush ju furnizon nga qiejt e nga toka?î Thuaj: ìAll-llahuî. E atëherë, ose ne ose ju jemi në rrugë të drejtë, po në një humbje të dukshme!
25. Thuaj: ìJu nuk jeni përgjegjës për gabimet tona, e as ne nuk përgjigjemi për atë që veproni ju!î
26. Thuaj: ìZoti ynë n tubon neve dhe juve, e pastaj me drejtësi gjykon mes nesh, se Ai është gjykatës i drejtë, i dijshëm.
27. Thuaj: ìMíi tregoni ata (idhuj) që ia shoqëroni Atij si rivalë!î Jo, kurrsesi nuk ka shok, por Ai është All-llahu, i gjithfuqishmi, i urti!î
28. Ne nuk të dërguam ty ndryshe vetëm se për të gjithë njerëzit, myzhdedhënëa dh tërheqës i vërejtjes, por shumica e njerëzve nuk e dinë.
29. E thonë: ìKur është ai premtim, nëse jeni të vërtetë?î
30. Thuaj: ìJu keni afatin e një dite që për asnjë moment nuk do të shtyheni për më vonë, e as nuk do të nguteni më para.
31. Dhe ata që nuk besuan thanë: ìNe nuk i besojmë këtij Kuríani, e as atij që idhte para tij, (librave të tjerë)?!î E sikur tíi shihje zullumqarët kur ë dalin para Zotit të tyre të ndalen, kthejnë fjalën (fyese) njëri-tjerit, atyre që ishin pari, u thonë: ìSikur të mos ishit ju, ne do të kishim qenë besimtarë!î
32. E ata që ishin pari, atyre që kishin qenë të dobët u thonë: ìA ne ju penguam prej udhëzimit të drejtë pasi që u pat ardhur juve? Jo, por ju vetë ishit kriminelë!î
33. E ata që kishin qenë të shtypur, atyre që ishin krerë u thonin: ìJo, por dredhia juaj natë e ditë (na largoi prej besimit), kur ju na thërrisnit të mos e besojmë All-llahun dhe tíi bëjmë Atij shokë. E kur e shohim dënimin, e fshehin dëshpërimin e vet dhe Ne u vëmë prangat në qafat e tyre që nuk besuan. Ata nuk dënohen për tjetër pos për atë që punuan.
34. Ne nuk dërguam në asnjë vendbanim ndonjë nga pejgamberët e që pasanikët e tij të mos i thonin: ìNe nuk i besojmë asaj me çka jeni dërguarî.
35. Ata thoshin: ìNe kemi më shumë pasuri e fëmijë, e ne nuk do të jemi të ndëshkuarî.
36. Thuaj: ìAll-llahu ia shumon begatinë atij që do, e edhe ia pakëson, por shumica e njerëzve nuk dinëî.
37. Nuk është pasuria juaj, e as fëmijët tuaj ajo që ju afro pranë Nesh, është vetëm besimi dhe veprat e mira; të tillët shpërblehen shumëfish për atë që vepruan dhe ata janë në dhoma të larta të shpëtuar.
38. Ndërsa, ata që përpiqen tíi mposhtin argumentet Tona, të tillët janë të dënuar.
39. Thuaj: ìSíka dyshim se Zoti im është Ai që jep furnizim të begatshëm atij që do nga robërit e vet dhe Ai ia pakëson atij, e çkado që të jepni, Ai e kompenson atë dhe Ai është dhuruesi më i madh.
40. Dhe, (përkujto) ditën kur i tubon ata të gjithë e pastaj engjëjve u thotë: ìA këta ishin që etëm juve u adhuronin?î
41. Ata (engjëjt) thonë: ìI pa të meta je o i madhëruar! Ti je Zoti ynë, larg asaj që ata thonë! Por ata kanë qenë që adhuronin xhinët (djajtë) dhe shumica sish u besonin atyreî.
42. E sot pra, Nuk keni gjë në dorë tíi bën dobi, as dënim njëri-tjetrit, dhe atyre që ishin zullumqarë u themi: ìShijoni dënimin e zjarrit, të cilin e konsideruat gënjeshtër!î
43. E kur u lexohen atyre ajetet tonaa të qarta, ata thoshin: ìKy nuk është tjetër vetëm se njeri, i cili dëshiron tíju shmangë nga ajo që adhuronin prindërit tuajî dhe thoshin: ìKu (Kuríani) nuk është tjetër vetëm se gënjeshtër e trilluar!î Madje, ata që nuk besuan të vërteën, pasi ajo u erdhi, i thanë: ìKjo (Muhammed, feja islame, Kuríani) nuk është tjetër vetëm se maxhi e qartë!î
44. Po Ne nuk kemi u dhënë atyre ndonjë libër që të mësojnë dhe as nuk dërguam te ata ndonjë pejgamber para teje (pra ata nuk dinë si është pejgamberi as si është shpallja).
45. Edhe ata që ishin para këtyre (kurejshitëve) patën përgënjeshtruar, dhe këta nuk kanë (kurejshitët) as një të dhjetën e asaj, që Ne u patëm dhënë atyre, e konsideruan rrenacakë të dërguarit e Mi, ja si ishte dënimi Im.
46. Thuaj: ìUnë ju këshilloj vetëm me një gjë: Për hir të All-llahut të angazhoheni sinqerisht dy nga dy ose një nga një, e pastaj të mendoni thellë (që ta kuptoni) se shoku juaj (Muhammedi) nuk ka ndonjë çmendje. Ai nuk është tjetër vetëm tíju tërheqë vërejtjen për një dënim të ashpër (nëse nuk besoni)î.
47. Thuaj ìUnë nuk kërkova prej jush ndonjë shpërblim, nëse kam kërkuar, ai le të, mbetet juve, shpërbilmi është vetëm prej All-llahut, e Ai është dëshmitarë për çdo sendî.
48. Thuaj: ìZoti im, Njohës i të fshehtave, sjell të vërtetënî.
49. Thuaj: ìErdhi e vërteta, e kota u zhduk pa fillim dhe pa kthim!î
50. Thuaj: ìNëse unë kam humbur, atëherë e keqja e humbjes është vetëm në dëm timin, e nëse e kam gjetur të vërtetën, atëherë ajo është me ndihmën e Zotit tim; Ai është dëgjues, i afërt!î
51. E sikur tíi shohësh ata kur i kap frika e nuk kanë shpëtim ehe të kapen prej një vendi afër (do të shihje tmerr të madh).
52. Dhe thonë: ìNe i kemi besuar atij (Kuríanit, Muhammedit)!î Po si arrijnë ata beimin prej së largu?
53. Kur ata më parë e mohuan atë dhe prej së largu thoshin me hamendje (síka ringjallje, síka përgjegjësi etj. ).
54. Dhe ndërhyhet (ndërhyn All-llahu) ndërmjet tyre dhe ndërmjet asaj që dëshirojnë ata, ashtu sikurse është vepruar me parë me të ngjashmit e tyre (partinë e tyre); vërtet, ata ishin ë një dyshim të fortë.
AvaTar-Ks
AvaTar-Ks
Master
Master

Numri i postimeve : 505
PIKE : 548
Popullariteti Popullariteti : 1
Data e regjistrimit : 02/07/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lexo në Kur'an, suren - Faqe 2 Empty Re: Lexo në Kur'an, suren

Mesazh nga AvaTar-Ks Tue Jul 06, 2010 6:44 pm

Lexo në Kur'an, suren - Faqe 2 35
1. Falënderimi i qoftë Allauht, Krijuesit të qiejve e tokës Sajuesit të engjëjve me mga dy palë, tri palë e katër krahë, ndërmjetsues (në mes Tij dhe pejgamberëve). Ai shton në krijimin atë që do, vërtet, All-llahu ka fuqi për çdo send.
2. Atë që All-llahu ua dhuron njerëzve nga mëshira e Tij, nuk ka kush që mund ta pengojnë, e atë që Ai e ndal, nuk ka kush që mund ta lirojë pos Tij; Ai është ngadhnjyesi, i gjithdijshmi.
3. O ju njerëz, ruani me mirënjohje të mirat që All-llahu u dhuroi! A ka ndonjë zot tjetër që u furnizon juve nga qielli e toka? Nuk ka zot tjetër përveç Tij, e si pra, e ktheni shpinën?
4. Po, nëse ty të konsiderojnë rrenacak, edhe të dërguarit para teje kanë qenë të përgënjeshtruar, po vetëm te All-llahu kthehen çështjet.
5. O ju njerëz, síka dyshim se premtimi i All-llahut është i vërtetë, pra të mos u mashtrojë juve jeta e kësaj bote dhe të mos u mashtrojë juve ndaj All-llahut ai i mashtruari (shejtani).
6. Djalli është armik i juaji, pra edhe ju konsideronie armik, ai e thërret atë grupin e vet, vetëm për tíi bërë banues të zjarrit.
7. Ata që nuk besuan, kanë një dënim të ashpër, e ata që besuan dhe bën vepra të mira, ata kanë falje (të mëkateve) dhe shpërblilm të madh).
8. A atij që vepra e vet e keqe i është hijeshuar dhe e sheh si të mirë (a është i njejtë me atë që i largohet asaj)? Në të vërtetë, All-llahu e largon nga e vërteta atë që do dhe Ai e udhëzon atë që do, andaj ti (Muhammed) mos shkatërro veten me dëshpërim për ta, All-llahu e di shumë mirë atë që bëjnë ata.
9. All-llahu është Ai që i lëshon erërat, e ato i lëkundin retë dhe Ne i derdhim ato në një vend të thatë dhe me atë ujitje e ngjallim tokën pas vdekjes së saj. Ja, kështu është ringjallja.
10. Kush e dëshiron krenarinë (le ta dijë) e tërë krenaria i takon All-llahut (pra le të kërkojë prej Tij), te Ai ngritet fjala e mirë (besimi) dhe veprimi i mirë, e Ai i pranon. E ata që përgatitin dredhira të këqia, për ata është një dënim i rëndë dhe dredhia e tyre është e zhdukur.
11. All-llahu ju krijoi prej dheu, mandej prej një pike uji, e pastaj ju bëri çift. E asnjë femër nuk bart e as nuk lind ndryshe, vetëm se me dijen e Tij, dhe nuk i jepet kujt të jetojë gjatë ose tíi shkurtohet jeta e tij, vetëm se ajo është e shënuar në Libër (Lehvi mahvudh), e kjo për All-llahun është e lehtë.
12. E nuk janë të njejtë dy dete; ky i ëmbël shuan etjen dhe pirja e tij është e lehtë, e ky tjetri i njelmët djeg. E prej secili ju hani mish të freskët, nxirrni stoli që i bani; e, i sheh anijet se si çajnë ujin për të kërkuar të mirat e Tij. Ashtu që ju falënderoni.
13. Ai është që zgjat natën në pjesë të ditës dhe zgjat ditën në pjesë të natës, i nënshtroi diellin dhe hënë që secili lëviz (udhëton) deri në afatin e caktuar. Ky është All-llahu, Zoti juaj, i tërë sundimin është i Tij, e ata që i lutni në vend të Tij, nuk posedojnë as sa një cipë (e hurmave, fije).
14. Nëse ata i thëritni, ata nuk dëgjojnë thirrjen tuaj, po të zëmë se dëgjojnë nuk mund tíju përgjigjen juve në ditën e kijametit, ata do të mohojnë adhurimin tuaj ndaj tyre. E kush nuk të informon ty si i Dijshmi (All-llahu).
15. O ju njerëz, ju keni nevojë All-llahun e All-llahu nuk ka nevojë për ju; Ai është i falënderuari.
16. Po të dojë Ai, juve ju zhduk e sjellë krijesë të re.
17. E për All-llahun ajo nuk është e vështirë.
18. dhe asnjë mëkatar nuk do të bartë mëkatin e tjetërit, po edhe nëse mëkatarin thërret ndonjë për tíia bartur atë, ajo nuk do tíi bartet atij, edhe nëse (ai që thërret) është i afërt i tij. Ti mund tíua tërhequr vërejtjen vetëm atyre që i kanë frikën Zotit të tyre edhe pse nuk shohin dhe që e falin namazin. E kush pastron veten, ai ka bërë pastrimin për të mirën e vet, se vetëm te All-llahu është e ardhmja.
19. Nuk janë të barabartë i verbëri dhe ai që sheh.
20. Dhe as errësirat e drita.
21. E as hija me vapën.
22. E nuk janë të njejtë as të gjallit e të vdekurit, All-llahu bën të dëgjojë atë që do, e ti nuk mund të bësh të dëgjojë ai që është në varr.
23. Ti nuk je tjetër vetëm i dërguar që tërheq vërejtjen.
24. Ne të dërguam ty me atë që është e vërtetë, lajmgëzues e qortues, e nuk pati asnjë nga popujt që nuk pati të dërguar.
25. Edhe nëse të përgënjeshtrojnë ty, përgënjeshtruan edhe ata që ishin para tyre, që atyre u patën ardhur argumente të qarta, me broshura dhe me Libër të ndritshëm.
26. Pastaj (pasi refuzuan) i shkatërrova ata që nuk besuan, e sa i tmershëm ishte ndëshkimi Im!
27. A nuk e sheh se All-llahu lëshon nga qielli ujë, e Ne nxjerrim me të fruta, ngjyra e të cilave është e ndryshme, e edhe nëpër kodra ka vija të bardha e të kuqe ngjyrash të ndryshme, e ka edhe shumë të zeza.
28. Edhe nga njerëzit, nga gjallesat, nga kafshët po ashtu ka të ngjyrave të ndryshme. Po All-llahut ia kanë frikën nga robërit e Tij, vetëm dijetarët, All-llahu është mbi gjithçka është mëkatfalës.
29. Ata që lexojnë librin e All-llahut, e falin namazin dhe nga begatitë që Ne u kemi dhënë japin fshehtazi e haptazi, ata e shpresojnë në një fitim që kurrë nuk humbet.
30. Që Ai (All-llahu) do tíju plotësojë shpërblimin e tyre, e edhe do tíju shtojë nga mirësia e Tij, vërtet Ai është mëkatfalës dhe shumë dhe shumë mirënjohës.
31. Dhe ajo që Ne të shpallëm ty nga libri, është e vërtetë e saktë, ë vërteton edhe për ato që ishin para tij. Vëetet, All-llahu është hollësisht i njohur ndaj robërve të vet, isheh të gjitha.
32. Pastaj Ne u lamë në trashëgim librin robërve Tanë që Ne i kemi zgjedhur; e prej tyre ka që janë dëmtues të vetëvetës, ka që janë mesatarë, e ka prej tyre që janë më ndihmën e All-llahut, të parët në punë të mira, kjo është ajo mirësia e madhe.
33. Xhennetet e Adnit janë që do të hyjnë në to, aty do të stollisen me rrethdorëza nga ari e margaritari, e petkat e tyre janë të mëndafshta.
34. E ata thonë: ìFalënderuar qoftë All-llahu që largoi prej nesh brengat; vërtet, Zoti ynë është që falë shumë dhe është bamirës.
35. I cili nga mirësia e Tij na vendosi në vendin e përjetshëm, ku nukk do të na prekë ndonjë mundim fizik dhe ku nuk na prek ndonjë molisje.
36. Po për ata që nuk besuan është zjarri i Xhehennemit. Ata as nuk gjykohen që të vdesin (të rehatohen) e as nuk u lehtësohe ndëshkimi. Kështu e ndëshkojmë secilin që është shumë i pabesim.
37. Dhe ata do të klithin aty: ìO Zot ynë, nxirrna e të bëjmë vepra të mira, e jo si ato që i bënim!î Po a nuk u dhamë juve jetë aq sa që ai ka dashur të mendojë, ka mundur të mendojë gjatë asaj kohe, madje juve u ka ardhur edhe pejgamberi, pra shijoni, se për zullumqarët nuk ka ndonjë ndihmëtar.
38. Nuk ka dyshim, se All-llahu e di të fshehtën e qiejve e të tokës dhe Ai është që e di se çka mbajnë gjoksat.
39. Ai është që juve ju bëri zëvendësues në Tokë, e kush nuk besoi të keqen e mosbesimit e ka kundër vetes; dhe mosbesimi i jobesimtarëve nuk u shton tjetër te Zoti i tyre vetëm se urrejtje të fortë dhe jobesimtarëve nuk u shton tjetër, mosbesimi i tyre vetëm se dëshpërim.
40. Thuaj: ìMë tregoni për zotat tuaj që i adhuroni pos All-llahut, më bëni të shohë se çíkrijuan ata në tokë; a mos kanë pjesë ata në qiej, a mos u kemi dhënë atyre ndonjë libër, e ata kanë argument në të?î Jo, por mizorët nuk i premtojnë njëri-tjetrit diçka tjetër vetëm se mashtrim.
41. All-llahu i mban qiejt dhe tokën që të mos zhduken, e nëse zhduken, síka askush pos Tij që mund tíi mbajë; Ai është që nuk ngutet, është që falë.
42. Ata me betimin më të fortë të tyre janë betuar në All-llahun se, nëse u vjen atyre ndonjë pejgamber, do të jenë më të udhëzuarit (më besimtarët) nga njeri i atyre popujve (jahudi ose i krishterë), e kur u erdh atyre pejgamberi, atyre nuk u shtoi tjetër vetëm se largim.
43. (Largim) Për shkak të mendjemadhësisë dhe dredhisë së keqe, por dredhia e keqe nuk godit tjetër vetëm ata që kurdisën. Pra ata nuk janë duke pritur tjetër vetëm gjurmët e të parëve, e në ligjin e All-llahut kurrë nuk do të hasësh devijim.
44. A nuk udhëtuan ata nëpër tokë e të sohin se si ishte përfundimi i atyre që ishin para tyre, ndonëse ata ishin edhe më të fuqishëm. All-llahu nuk është i tillë që ndonjë send në qiej e as në tokë të mund ta bëjë të paaftë Atë; Ai është i dijshëm, i fuqishëm.
45. E sikur All-llahu tíi kapte njerëzit sipas veprave (të këqia) të tyre, nuk doheut asnjë gjallesë, por Ai i afatizon deri në momentin e caktuar, e kur të vijë afati i tyre, síka dyshim se All-llahu i ka parasysh robërit e vet.
AvaTar-Ks
AvaTar-Ks
Master
Master

Numri i postimeve : 505
PIKE : 548
Popullariteti Popullariteti : 1
Data e regjistrimit : 02/07/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lexo në Kur'an, suren - Faqe 2 Empty Re: Lexo në Kur'an, suren

Mesazh nga AvaTar-Ks Tue Jul 06, 2010 6:44 pm

Lexo në Kur'an, suren - Faqe 2 36
1. Ja, Sinë!
2. Pasha Kuríanin e pacenueshëm në urtësinë e tij të lartë.
3. Síka dyshim se ti (Muhammed) je prej të dërguarve.
4. Je në një rrugë të drejtë.
5. (Kuríani është) Zbritje e plotfuqishmit, e Mëshiruesit.
6. Për tíia tërhequr një populli, që të parët e tyre nuk u është tërhequr, e për atë shkak ata janë të hutuar.
7. Për Zotin tashmë ka marrë fund (thënia) shumicës së tyre, andaj ata edhe nuk besojnë.
8. Ne u kemi varë në qafat e tyre pranga e ato u arrijnë deri në nofulla, andaj ata mbesin me koka lart.
9. Ne u kemi vënë edhe para tyre pendë edhe mbrapa tyre pendë dhe ua kemi mbuluar sytë, prandaj ata nuk shohin.
10. Dhe për ata është e njejtë, a ua tërhoqe vërejtjen a nuk ua tërhoqe, ata nuk besojnë.
11. Ti ia tërheq vërejtjen vetëm atij që e përvetson Kuríanin dhe i frikësohet Mëshiruesit dhe kur është vetëm (i papashëm prej njerëzve), pra jepi myzhde atij prë falje dhe shpërblim të mirë.
12. Vërtet, Ne i ngjallim të vdekurit dhe i shkruajmë veprat; gjurmët e tyre dhe çdo gjë kemi regjistruar në librin e ruajtur (lehvi mahvudh).
13. Përmendju atyre një shembull të banorëve të fshatit, kur atyre u patë ardhur të dërguarit.
14. Kur Ne dërguam te ata dy, e ata i përgënjeshtruan që të dy, atëherë i përforcum me një të tretë dhe u thanë: ìNe jemi të dërguar te ju.
15. Ata (fshatarët) thanë: ìJu nuk jeni tjetër, vetëm se njerëz sikurse ne dhe se All-llahu nuk u ka shpallur asgjë; ju nuk jeni tjetër vetëm se rrenacakë.
16. Ata thanë: ìZoti ynë e di se me të vërtetë ne jemi të dërguar te ju.
17. Dhe nuk jemi të aobliguar për tjetër, përveç tíju kumtojmë ashtu qartë.
18. Ata (fshatarët) thanë: ìNe parandiejmë kob me ju dhe nëse nuk tërhiqeni, ne do tíju gyrëzojmë dhe do të përjetoni ndëshkim të idhët prej nesh.
19. Ata (të dërguarit) thanë: ìFati i keq është i juaji, a pse u këshilluat, a (na kërcënoheni)? Jo, por ju jeni popull i shfrenuar!î
20. Dhe prej skajit më të largët të qytetit erdhi një njeri qëngutej e tha: ìO populli im, dëgjoni të dërguarit!î
21. Dëgjoni atë që nuk kërkon prej jush ndonjë shpërblim dhe janë udhërrëfyes!
22. E, çíkam unë që të mos e adhuroj atë që më krijoi dhe, te Ai ktheheni.
23. A mos do të pranoj zota tjerë pos Tij, e nëse do Mëshiruesi të më godasë me ndonjë të keqe, ndërmjetësimi i tyre nuk do të më vlejë asgjë,e as që do të më shpëtjnë.
24. Unë do të jem atëherë në një humbje të hapët.
25. Unë i kam besuar Zotit tuaj, pra më dëgjoni!î
26. Atij i është thënë: ìHyn në Xhennet! e ai tha: ìAh, sikur ta dinte populli im,
27. për çka më fali Zoti im dhe më bëri prej të nderuarve!î
28. Pas tij, Ne nuk zbritëm ndonjë ushtri nga qieeli kundër popullit të tij, e as që ishte vendimi yni të zbresim tjetër,
29. përveç një britmë të tmerrshme, kur qe, ata të ftohur (të vdekur).
30. O sa dëshprim i madh për robërit që nuk u erdhi ndonjë i dërguar, vetëm se ata u tallën me të.
31. A nuk e panë ata se sa gjenerata kemi zhdukur para tyre dhe ata nuk u kthyen.
32. Dhe të gjithë, të tubuar, do të paraqiten pranë Nesh.
33. Dhe për ata është argument (për fuqinë e Zotit) toka e vdekur, të cilën Ne e ngjallim, nxjerrim prej saj drith nga i cili ata hanë.
34. Dhe në të Ne u kemi bërë kpshte hurmash e rrushi dhe në të u kemi dhënë burime (uji).
35. Ashtu që ata të hanë nga ata fruta dhe nga çka prodhojnë vetë duart e tyre. A i gëzojnë këto dhe nik falënderojnë.
36. I pastër nga të metat është Ai që krijoi të gjitha llojet (çiftet) nga çka mban toka, nga vetë ata dhe nga çka ata nuk dinë.
37. Për ata është argument edhe nata, prej të cilës largojmë ditën, kurse ata mbesin në terr.
38. Edhe dielli udhëton për në kufirin e vet (në cakun përfundimtar). Ai është (udhëtim) përcaktim i ngadhnjyesit, të dijshmit.
39. Edhe hënës i kemi caktuar (pozicionet) derisa të kthehet në trajtën e harku (rrem i hurmës së tharë).
40. As dielli nuk mund ta arrijë hënën, e as nata para ditës po secili noton në një galaksion.
41. Argument për ta është edhe ajo se Ne pasardhësit e tyre (të Ademit) i vartëm në anije të mbushur përplot.
42. Dhe ngjashëm me të, u krijuam atyre diçka që tíi hipin.
43. E sikur të duam Ne, i i përmbytim ata, e nuk ka efekt as lutja e tyre dhe as që do të shpëtonin.
44. Përveç nga mëshira Jonë ndaj tyre, dhe që të përjetojnë të mirat deri në një kohë të caktuar.
45. E kur u thuhet atyre: ìKini frikë asaj që ngjau para jush dhe asaj çka do tíju ngjajë më vonë, e që të mëshiroheni (ata nuk dëgjojnë).
46. Nuk ka asnjë argument që u erdhi atyre nga argumentet e Zotit, e që ata nuk ia kthyen shpinën.
47. Dhe kur u thuhej: ìJepni nga ajo që All-llahu u begatoi, ata që nuk besuan, besimtarëve u thanë: ìA ta ushqejmë atë që sikur të donte All-llahu do ta ushqente? Ju nuk jeni tjetër vetëm se të humbur qartë!î.
48. Dhe thoshin: ìPo qe se jeni të vërtetë, kur do të jetë ai premtim?î
49. (All-llahu u përgjigjet) Nuk janë duke pritur tjetër vetëm se një britmë që i rrëmben ata kur janë duke u zënë mes vete.
50. E nuk do të mund të lënë as porosi (vasijet-testament) as të kthehen në familjet e tyre.
51. Dhe i fryhet Surit, kur qe, duke u ngutur prej varrezave paraqiten te Zoti i tyre.
52. E thonë: ìTë mjerët ne! Po kush na ngriti prej ku ishim të shtrirë në varre?î E, kjo është ajo që premtoi Zoti dhe vëtetuan të dërguarit.
53. Ajo nuk është tjetër, përveç një zë i fuqishëm dhe ata të gjithë të paraqitur para Nesh.
54. Sot pra, akujt nuk i bëhet e padrejtë diçka dhe nuk shpërbleheni me tjeër vetëm për atë që vepruat.
55. Ata të Xhennetit tash janë të angazhuar me kënaqësi.
56. Ata dhe shoqet e tyre janë nën hijet të mbështetur në kolltukë.
57. Aty kanë pemë dhe çka të duan.
58. Kanë ìSelamî, thënie e Zotit mëshirues!
59. E tash, ju kriminelë, ndahuni!
60. O bijtë e Ademit (kriminelë), po a nuk u dërgova porosinë që të mos e dëgjoni djallin, se me të vërtetë ai është armiku juaj i hapët!?
61. *Ju porosita) Të më adhuroni Mua, se kjo është rruga e sigurt!
62. Vërtet, ai ka humbur shumë njerëz prej jush, a nuk mblodhët mend?
63. Ky është Xhehennemi që juve u premtohe.
64. Hyni tash në të, për shkak se mohuaat çdo të vërtetë!
65. Sot Ne ua mbyllim gojët e atyre, Neve na flasin duart e tyre, kurse këmbët e tyre dëshmojën për atë që punuan.
66. E sikur të duam Ne do tíua verbonim ytë e tyre, e ata do ta mësynin rrugën, po si do të dhihnin?
67. Dhe sikur të duam, do tíi kishim gjymtuar ata në vend, e nuk do tëmund të shkoninas para as prapa.
68. E atij që i japim të jetojë gjatë, e kthejmë prapa në krijimin e tij. A nuk janë duke menduar?
69. Ne as nuk ia mësuam atij (Muhammedit) poezinë, e as që i takon ajo atij, ai (Kuríani) nuk është tjetër vetëm se këshillë dhe Kurían i qartë.
70. Për tíia tërhequr vërejtjen ati që është gjallë (me mend e zemër) dhe dënimi të bëhet meritë për jobesimtarët.
71. A nuk e shohin ata se nga ajo që Ne vetë e shpikëm, u krijuam atyre kafshët që i kanë.
72. Dhe ua bëmë ato që tíu biden atyre, e disave prej tyre u hipnin, ndërsa prej disave ushqehen.
73. Ata kanë edhe dobi të tjera në to, e edhe pinë (qumësht) prej tyre. A nuk duhet falënderojnë?
74. Po, shkojnë e në vend të All-llahut adhurojnë zota të tjerë me shpresë se do të ndihmohen prej tyre.
75. Ata nuk mund tíu ndihmojnë atyre, por këta (idhujtarët) u janë bërë ushtri e gatshme e tyre.
76. E ty mos të brengosin thëniet e tyre, Ne dimë çka mbajnë ata fshehtë dhe çka publikojnë.
77. A nuk mendon njeriu se Ne e krijuam atë prej një pike uji (fare), kur qe, ai kundërshtarë i rreptë.
78. Ai na solli Neve shembull, e harroi krijimin e vet e tha: ìKush i ngjall eshtrat duke qenë ata të kalbur?
79. Thuaj: ìI ngjall Ai që i krijoi për herë të parë, e Ai është shumë i dijshëm për çdo krijim.
80. Ai që prej drurit të gjelbër ju bëri zjarrin, e ju prej tij ndezni.
81. A nuk është i fuqishëm Ai, që kerijoi qiejt e tokën, të krijojë njerëz sikundër që i krijoi ata? Po Ai është krijuesi, i dijshmi.
82. Kur Ai dëshiron ndonjë send, urdhëri i Tij është vetëm tíi thotë: ìBëhu!î Ai menjëherë bëhet.
83. I lartë është Ai ë në dorën e Tij është pushteti mbi çdo send dhe vetëm te Ai ktheheni.
AvaTar-Ks
AvaTar-Ks
Master
Master

Numri i postimeve : 505
PIKE : 548
Popullariteti Popullariteti : 1
Data e regjistrimit : 02/07/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lexo në Kur'an, suren - Faqe 2 Empty Re: Lexo në Kur'an, suren

Mesazh nga AvaTar-Ks Tue Jul 06, 2010 6:45 pm

Lexo në Kur'an, suren - Faqe 2 37
1. Pasha të rradhiturit (melaiket), që në rreshta (safa) qëndrojnë.
2. Dhe nxituesit, që me nxitim shtyjnë.
3. Dhe pasha lexuesit, që lexojnë përkujtimin.
4. Është e vërtetë se Zoti juaj është vetëm Një.
5. Zot i qiejve dhe i tokës e çka ka mes tyre dhe Zot i lindjeve (të yjeve).
6. Vërtetë, Ne kemi stolisur qiellin më të afërt (të dynjasë) me bukurinë e yjeve.
7. Dhe me mbrojtje prej çdo djalli të prishur.
8. Ashtu që nuk mund të përgjojnë parinë më të lartë (engjëjt më të zgjedhur), pse gjuhen me shkëndija nga të gjitha anët.
9. Ata janë të përzënë dhe do të kenë një dënim të përhershëm.
10. Përveç atij që rrëmben vrullshëm, po atë e ndjek ylli që e djeg.
11. Ti pra, pyeti ata (idhujtarët): a janë ata krijesë më e fortë, apo çka Ne krijuam. Ne i krijuam ata prej një balte që ngjitet.
12. Por ti je i habitur, e ata tallen.
13. E kur këshillohen, ata nuk marrin parasysh këshillën.
14. E kur shohin ndonjë mrekulli, ata nxitin në përqeshje.
15. Dhe thanë: ìKy (Kuríani) nuk është tjetër vetëmn se magji e kulluar.
16. A, pasi të vdesim ne, të bëhemi dhe e eshtra të kalbur a do të ringjallemi?
17. A edhe të parët tanë të herëshëm?
18. thuaj: ìPo, bile ju do të jeni të nënçmuar!î
19. Ajo do të jetë vetëm një britmë, kur që, ata të ngritur shikojnë.
20. E thonë: ìO, të mjerët ne, kjo është dita e gjykimit!î
21. Kjo është dita e ndasisë që ju e konsideruat rrenë.
22. Tuboni ata që ishin zullumqarë, shoqërinë e tyre dhe ata që i adhuruan.
23. (adhuruan) Pos All-llahut, orientoni rrugës së xhehimit!
24. Ndalni ata, sepse do të merren në përgjegjësi.
25. Çka keni që nuk ndihmoni njëri-tjetrin?
26. E, ata sot janë dorëzuar në tërësi.
27. E kthehen e ia hedhin përgjegjësinë njëri-tjetrit.
28. (Të shtypurit) u thonë (atyre të parëve): ìJu ishit që na vinit neve nga ana e djathtë (na pengonit pre së vërtetës).
29. Ata (paria) u thonë: ìJo, ju vetë nuk ishit besimtarë.
30. Ne nuk kemi pasur ndonjë pushtet ndaj jush, por ju vetë ishit që nuk respektuat (porositë e Zotit).
31. E, ajo thënia (premtimi) e Zotit tonë u vërtetua kundër nesh, e síka dyshim se ne po e shijojmë (dënimin).
32. Ne u ofruam juve rrugën e humbjes, ashtu sikurse edhe vetë ishim të humbur.
33. Dhe atë ditë ata do të jenë në dënim të përbashkët.
34. Kështu Ne veprojmë me kriminelët.
35. Për arsye se kur u thuhej atyre: ìNuk ka Zottjetër përveç All-llahut, ata e mbanin veten lart.
36. Dhe thoshin: ìA do tíi braktisim ne zotat tanë për një poet të çmendur?î
37. Jo, (nuk është çka thonë ata) por ai u solli të vërtetën dhe vërtetoi të dërguarit e parë.
38. Ju, pa tjetër do të përjetoni dënimin më të ashpër.
39. Dhe nuk ndëshkoheni për tjetër, përveç për atë që vepruat.
40. Me përjashtim të robëve të All-llahut që ishin të sinqertë,
41. Të tillët janë ata që kanë furnizim të dalluar,
42. Pemë të llojllojshme, ata janë të nderuar,
43. Në Xhennete të begatshme,
44. Të mbështetur në kolltukë me fytyrë nga njëri-tjetri,
45. Atyre u bëhrt shërbim me gota (me verë) nga burmi,
46. E barshë (vera), që ka shije për ata që e pinë,
47. Prej asaj nuk ka dhembje koke, e as që ata do të dehen nga ajo,
48. E pranë tyre janë (hyritë) symëdhatë me shikim të pëulur,
49. Sikur ato të jenë inxhi e paprekur (ve e ruajtur).
50. I qasen njëri-tjetrit e bisedojnë,
51. Prej tyre njëri flet e thotë: ìUnë kam pasur njëfarë miku,
52. thoshte: ìA je ti pre atyre që besojnë se
53. Kur të jemi të vdekur, të jemi bërë dhe e eshtra të kalbur, do të jemi të shpërblyer për vepra?î
54. Ai (besimtari në Xhennet) thotë: ìA vini ju të shikojmë?î
55. Ai shikon dhe e vëren atë (mikun) në mes të Xhehennemit.
56. Ai thotë: ìPasha All-llahun, për pak më rrëzove (në Xhehennem) edhe mua.
57. Dhe sikur të mos ishte dhuntia e Zotit tim, unë do të isha bashkë me ty në zjarr,
58. Dhe ne nuk do të vdesim më,
59. Përveç asaj vdekjes sonë të parë dhe ne nuk do të dënohemi më!î
60. Vërtet, ky është ai suksesi i madh,
61. Për një shpërblim të këtillë le të veprojnë vepruesit!
62. A kjo pritje (me shpërbllim të All-llahut) është më e mirë, apo pema e ìZekumë-itî?
63. Ne atë e kemi bërë sprovë për zullumqarët.
64. Ajo është një pemë që mbin në fund të Xhehennemit.
65. Pema (fruti) e saj është sikurse kok a dreqërish.
66. E ata do të hanë nga ajo dhe do të mbushin barqet prej saj.
67. Pastaj, ata do të kenë kundrejt atij ushqimi edhe ujë të valë.
68. Mandej kthimi i tyre është në Xhehennem.
69. Ata i gjetën dhe shkuan pas prindërve të tyre të humbur.
70. Ata u ngutën dhe shkelën hapave të tyre (pa menduar).
71. Po, edhe para këtyre (popullit tënd) shunica e popujve të kaluar ishin të humbur.
72. Ne atyre u patëm dërguar pejgamberë.
73. E shif se si ishte përfundimi i atyre, të cilëve u qe tërhequr vërejtja.
74. Me përjashtim të robëve të All-llahut që ishin të sinqertë.
75. Për Zotin Neve na pat thirr në ndihmë Nuhu, Ne jemi përgjegjës të mirë.
76. Dhe Ne e shpëtuam atë dhe familjen e tij prej asaj të keqe të madhe.
77. E pasardhësit e tij i bëmë ata që vazhduan jetën.
78. Dhe Ne ua lamë atë kujtim për njrëzit e ardhshëm.
79. Selam i qoftë Nuhut (prej All-llahut e prej krijesave) në mbarë botën (si kujtim ndaj tij).
80. Ne kështu i shpërblejmë të mirët.
81. Vërtet, ai ishte prej robëve tanë që janë besimtarë.
82. E pastaj i përmbytëm në një ujë të tjerët (që nuk besuan).
83. Edhe Ibrahimi ishte i grupit të tij.
84. Kur Zotit të vet iu bind me zemër të pastër.
85. Kur babait të vet dhe popullit të vet i tha: ìçka është ajo që ju adhuroni?î
86. A në vend të All-llahut doni zota të trilluar?
87. çka është mendimi juaj ndaj Zotit të botëce?
88. Dhe atëherë u lëshoi një shikim yjeve,
89. E tha: ìUnë jam i sëmurë!î
90. Ata u kthyen dhe u larguan prek tij.
91. Ai u drejtua kah zotat e tyre dhe u tha: ìA nuk po hani ju?î
92. çka keni pra, që nuk po flitni?
93. Iu afrua atyre ngadalë, duke u mëshuar me të djathtën (me fuqi).
94. Ata (populli) iu afruan atij me të shpejtë (sigurisht e qortuan).
95. Ai (Ibrahimi) tha: ìA adhuroni atë që vetë e keni gdhendur?î
96. E All-llahu ju krijoi juve edhe atë që e punoni.
97. Ata thanë: ìNdërtonja atij një vend dhe hudhne atë në zjarr!
98. Ata i menduan atij një kurth, kurse Ne i mposhtëm ata të nënçmuarî.
99. Ai tha: ìUnë po shkoj aty ku më urdhëroi Zoti im, e Ai më udhëzon!î
100. Zoti im, më dhuro mua (një fëmijë) prej të mirëve!
101. Ne e gëzuam atë me një djalë që do të jetë i butë (i sjëllshëm).
102. Dhe kur arriti ai (djalli) që së bashku me të (me Ibrahimin) të angazhohet në punë, ai (Ibrahimi) tha: ìO djalli im, unë kam parë (jam urdhëruar) në ëndërr të pres ty. Shiko pra, çka mendon ti?î Ai tha: ìO babai im, punoje atë që urdhërohesh, e ti do të më gjesh mua, nëse do All-llahu, prej të durueshmëve!î
103. E kur ata të dy iu dorëzuan urdhërit të Zotit dhe përmbysi atë në fytyrë (në ballë).
104. Ne e thirrëm atë: ìO Ibrahim!î
105. Ti tashmë e zbatove ëndrrën! Ne kështu i shpërblejmë të mirët!
106. Vërtet, kjo ishte sprovë e qartë.
107. Ne e shpaguam atë me një të therrur (kurban) të rëndësishëm.
108. Dhe ndaj tij Ne lamë përkujtim të mirë ndër popujt e ardhshëm.
109. Selam (shpëtim e paqe) pastë Ibrahimi!
110. Kështu, në këtë mënyrë Ne i shpërblejmë bamirësit.
111. Vërtet, ai ishte nga robërit Tanë besimtarë.
112. Dhe Ne e gëzuam atë me (një djalë tjetër) Is-hakun, pejgamber prej të mirëve.
113. Dhe Ne i dhuruan bekim atij dhe Is-hakut e prej pasardhësve të atyre dyve do të kenë punëmirë e të ndershëm, e edhe dëmtues t hapët të vetvetes.
114. Pasha madhërinë Tonë, Ne u dhamë të mira Musait e Harunit.
115. I shpëtuam ata dhe popullin e tyre prej një mjerimi të madh.
116. Ne u ndihmuam atyre dhe ata ngadhënjyen.
117. Atyre dyve u hamë librin e përsosur e të qartë.
118. Dhe të dy ata i udhëzuam rrugës së drejtë.
119. Përkujtim të këndshëm ndaj të dyve kem lënë në popujt e më vonshëm.
120. (Përkujtimin) ìSelamunî - qofshin të mëshiruar Musai dhe Haruni.
121. Kështu, në këtë mënyrë Ne i shpërblejmë bamirësit.
122. Vërtet, ata të dy ishin besimtarë nga robërit Tanë.
123. Edhe Iljasi ishte prej të dërguarve Tanë.
124. Kur ai, popullit të vet i tha: ìA nuk jeni kah frikësoheni?î
125. A e adhuroni ìBaíël-inî (emër i një statuje) e braktisni adhurimin ndaj ë mirit që është Krijues?
126. All-llahun, Zotin tuaj e të prindërve tuaj të hershëm!!î
127. Ata e përgënjeshtruan, andaj ata medoemos janë të sjellë në Xhehennem.
128. Me përjashtim të robërve besnikë ndaj All-llahut.
129. Edhe ndaj tij kemi lënë përkujtim të mirë në të ardhshmit.
130. ìSelamunî - qoftë i mëshiruar Iljasi (ose edhe besimtarët e Iljasit).
131. Kështu, në këtë mënyrë Ne i shpërblejmë bamirësit.
132. Síka dyshim, ai ishte besimtar nga robërit Tanë.
133. Edhe Luti, pa mëdyshje ishte prej të dërguarve Tanë.
134. Kur Ne e shpëtuam atë dhe tërë familjen e tij bashkë.
135. Përveç një plake (grua e tij) që mbeti me të dënuarit.
136. Pastaj të tjerët i rrënuam.
137. E ju (mekas) me siguri kaloni atypari mëngjes (ditën)
138. e mbrëmje (natën). Pra, a nuk mbildhni mend?
139. Edhe Junusi ishte një nga të dërguarit Tanë.
140. kur iku te anija që ishte e mbushur plot (udhëtarë).
141. E ai mori pjesë në short, po humbi (i ra sorti atij).
142. Dhe atë e kafshoi (e gëlltit) peshku, zatën ai ishte që e meritoi qortimin.
143. E sikur të mos ishte ajo që ai kishte qenë prej atyre që shumë e përmendin Zotin.
144. Ai do të mbetej në barkun e tij deri në ditën e ringjalljes.
145. E Ne e hodhëm në një tokë pa bimë (shkretëtirë), ndërsa ai ishte i sëmurë.
146. Dhe Ne bëmë që për të të mbijë një bimë (tíi bëjë hije) nga kungulli.
147. Ne (pastaj) e dërguam atë te njëqindmijë e më shumë.
148. E ata i besuan, e Ne ua vazhduam atyre të përjetojnë për deri në një kohë.
149. E ti (Muhammed) pyeti ata (idhujtarët): ìA të Zotit tënd janë vajzat, kurse të tyre djemtë?î
150. Apo, Ne i krijuam endjëjt femra , e ata ishin dëshmitarë (kur Ne i krijuam engjëjt femra)?!
151. Vini re se si ata nga trillimet e tyre thonë:
152. ìAll-llahu ka lindë!î Síka dyshim se ata janë gënjeshtarë (kur thonë se engjëjt janë bijat e Zotit).
153. A thua vajzat Ai i ka bërë më të zgjedhura se djemt?
154. Po çíkeni ju kështu, si po gjykoni ashtu?
155. A nuk jeni duke menduar?
156. A mos keni ju ndonjë argument të sigurt?
157. Sillnie pra, librin tuaj, nëse është si thoni ju!
158. Ata (idhujtarët) pohuan mes Tij e mes engjëjve (xhinëve) lidhmëri farefisnore, po xhinët e dinë se ata (idhujtarët) janë të hedhur në zjarr.
159. All-llahu është i pastër nga ajo çka i përshkruanë.
160. Ata (engjëjt) janë vetëm robër të sinqertë të Zotit (ata nuk i përshkruajnë gjë).
161. E, as ju dhe as ata që i adhuroni,
162. Nuk mund ta vini në sprovë askë ndaj Atij (besimit në Zotin),
163. Përveç atij që është i gjykuar për Xhehennem.
164. E, nuk ka prej nesh (grupit të engjëjve) që nuk e ka vendin (detyrë, pozitën) e vet të njohur.
165. Edhe ne (engjëjt) jemi të rreshtuar (në adhurim),
166. Dhe ne jemi që i bëjmë tesbih (mohojmë se ai ka të meta).
167. Po edhe pse ata ishin që thoshin:
168. Sikur të gjendej te ne ndonjë libër nga të parët,
169. Ne do të ishim robër të All-llahut, të sinqertë.
170. Po (kur u erdhi libri), ata e mohuan atë (Kuríanin), e më vonë do të kuptojnë.
171. E tashmë fjala (premtimi) e jonë u është dhënë më parë robërve tanë të dërguar,
172. se ata, pa dyshim do të jenë të ndihmuar.
173. dhe se ushtria jonë do të jenë ata ngadhënjyesit.
174. Prandaj, për një kohë, ti (Muhammed) hiqu tyre.
175. E ti vështroji ata se edhe ata do ta shohin (ndihmën tonë ndaj juve besimtarëve).
176. A mos po kërkojnë shpejtimin e ndëshkimit tonë?
177. E kur të vjen ai (dënimi) në territorin e tyre, mëngjes i shëmtuar do të jetë për ata që u ishte tërhrqur vërejtja.
178. E ti largohu për një kohë prej tyre,
179. Dhe ti vështroi se edhe ata më vonë do të shohin.
180. I Lartësuar është Zoti yt, Zot i fuqisë nga ajo që ia përshkruajnë.
181. Qoftë paqja mbi të dërguarit.
182. Dhe falënderimi i takon All-llahut, Zotit të botërave!
AvaTar-Ks
AvaTar-Ks
Master
Master

Numri i postimeve : 505
PIKE : 548
Popullariteti Popullariteti : 1
Data e regjistrimit : 02/07/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lexo në Kur'an, suren - Faqe 2 Empty Re: Lexo në Kur'an, suren

Mesazh nga AvaTar-Ks Tue Jul 06, 2010 6:46 pm

Lexo në Kur'an, suren - Faqe 2 38
1. Sad. Pasha Kuríanin që është përplot përkujtime (është i famshëm dhe síka dyshim se është mrekulli).
2. Por ata që nuk besuan janë në kryeneçsi e kundërshtim.
3. Sa gjenerata para tyre i kemi asgjësuar, të cilët lutën për shpëtim, po nuk ishte koha e shpëtimit.
4. Ata (idhujtarët) habiten, ngase u erdhi pejgamberi nga mesi i tyre, e mosbesimtarët thanë: ìKy është magjistar, rrenësî.
5. A mendon ai tíi bëjë zotat Një Zot? Vërtet, kjo është gjë shumë e çuditshme!
6. Paria nga mesi i tyre shkoi duke i thënë njëri-tjetrit: vazhdoni të jeni të qëndrueshëm në adhurimin e zotave tuaj, pse kjo është një gjë e kurdisur.
7. Ne nuk kemi dëgjuar diçka të këtillë në popullin (në fenë) e fundit; kjo nuk është tjetër, pos një trillim!
8. A mos atij, nga mesi ynë, iu zbrit Kuríani? Jo, por ata janë në dyshimndaj Kuríanit Tim, por për shkak se ende nuk e kanë shijuar dënimin Tim.
9. A mos ata i kanë depotë e mëshirës së Zotit tënd, Ngadhënjyesit, Dhuruesit!
10. A mos është i tyre pushteti i qiejve e i tokës dhe çka ka ndërmjet tyre? Pra, le të rreken me shkaqet (deri në qiell e të komandojnë)!
11. (Ata janë) Një ushtri e grupacioneve që është aty, ajo është e thyer.
12. Përgënjedhtruan para tyre populli i Nuhut, Adi dhe Firavni i ngrehinave të mëdha.
13. (Përgënjeshtruan) Edhe Themudi, edhe populli i Lutit dhe banorët e Ejkes. Ato ishin grupacione (kundërshtare)
14. Secili prej tyre përgënjeshtroi të dërguarit, andaj i gjeti dënimi Im.
15. Po edhe këta nuk janë duke pritur tjetër vetëm se një ushtimë që nuk ka të përsëritur.
16. Ata edhe thanë: ìZoti ynë, ngutna pjesën tonë para ditës së përgjegjësisë (të gjykimit)!î
17. Ti duro ndaj asaj që thonë ata, dhe përkujtorobin Tonë Davudin, të fuqishmin (në fe e trup), vërtet ai gjithnjë i drejtohej All-llahut.
18. Ne ia nënshtruam kodrat që së bashku që së bashku me të bënin tesbihë mbrëmje e mëngjes,
19. Edhe shpezët e tubuara, të gjitha, vetëm Atij i ishin drejtuar.
20. Ne ia forcuam edhe sundimin atij, i dhamë mençuri dhe aftësi në gjykime.
21. A të ka arritur lajmi i palëve ndërgjykuese, kur kaluan prej së larti në dhomën ku lutej.
22. Kur hynë te Davudi, ai u frikësua prej tyre, po ata i thanë: ìMos ke frikë, ne jemi dy palë në kundërshtim që i kemi bërë padrejtë njëri-tjetrit, ndaj gjyko me drejtësi mes nesh e mos shmang, dhe udhëzona në rrugë të drejtëî.
23. Ky miku im i ka nëntëdhjetë e nëntë dele, ndërsa un ë kam vetëm një dhe dhe më ka thënë: ìMa ler mua ta posedoj atë! ì Dhe më rëndoi e më mundi me fjalë!î
24. Ai (Davudi) tha: ìAi ka bërë padrejtë ndaj teje me kërkimin e deles tënde (për tíia bashkuar) te delet e veta. Është e vërtetë se shumica prej otakëve i bëjnë padrejtë njëri-tjetrit, me përjashtim të atyre që kanë besuar dhe punuar vepra të mira, por të tillë janë pak!î e Davudi mendoi se Ne kemi vënë në sprovë atë, andaj kërkoi falje nga Zoti i vet, ra i përkulur dhe u pendua.
25. Ne atë ia falë, atijdhe ai është i afërt te Ne dhe ka përfundim (ardhmëri) të mirë.
26. O Davud: ìNe të kemi bërë sundimtar në tokë, e ti pra gjyko me drejtësi mes njerëzve, e mos shko pas dëshirave se ato ë shmangin prej rrugës së All-llahu. Ata që largohen prej rrugës së All-llahut i pret dënim i rëndë për shkak se e harruan ditën e përgjegjësisëî.
27. Ne nuk e krijuam qiellin e as tokën dhe çka ka në mes tyre, pa qëlllim (shkel e shko), ai është mendim i atyre që nuk besuan, pra dënimi me zjarr është mjerim për ata që nuk besuan.
28. A mos do tíi barazojmë ata që besuan dhe bënë vepra të mira me ata që bënë shkatërrime në tokë, apo do tíi konsiderojnë njësoj si të ruajturit prej të këqiave, si ata që janë mëkatarë?
29. (Ky është) Libër i begatshëm, Ne ta shpallëm ty këtë, që tíi studiojnë argumentet e tij dhe që të marrin mësim prej tij ata që kanë mend.
30. Ne Davudit i falëm Sulejmanin, rob shumë i mirë dhe shumë i kthyer nga Zoti.
31. Kur në një parambrëmje iu shfaqën atij kuaj që, kur ishin të ndalur, rrinin gatitu në tri këmbë, e ishin edhe shumë të shpejtë.
32. E ai tha: ìUnë i dhashë përparësi dashurisë së kuajve, ndaj Zotit tim, derisa (dielli) e fsheh dhe perëndoiî.
33. ìMíi ktheni ata mua!î Atëherë filloi tíu mësjojë këmbëve e qafave.
34. Ne e sprovuam Sulejmanin dhe e mbajtëm në postin e tij si një trup, e pastaj u rikthye n gjendjen në jendjen e parë.
35. Tha: ìZoti im, më fal (gabimin), më dhuro asi pushteti që askush pas meje nuk do të ketë; vërtet, Ti je dhuruesi më i madh.
36. Ne ia nënshtruam erën që, sipas urdhërit të tij, ajo të ecën lehtë dhe nga të dëshirojë ai.
37. Ndërsa djajtë (ia nënshtruam) për çdo ndërtim dhe zhytje në ujë.
38. Dhe të tjerët (djaj) që ishin të lidhur në panga.
39. Ky është shpërblimi Ynë, e ti dhuro ose mos dhuro, për këtë nuk përgjigjesh.
40. Ai vërtet ka vend të lartë te Ne dhe ardhmëri të mirë.
41. Përkujto edhe robin tonë Ejubin, kur me lutje iu drejtua Zotit të vet: ìDjalli më ka goditur me mundim e dhembje!î
42. Bjeri me këmbën tënde tokës! Ky është (ujë) i ftohtë, lahesh dhe pi.
43. E nga mëshira Jonë dhe mësim për ata që kanë menduar, Ne ia falëm familjen e tij dhe po aq sa ishin ata.
44. E, merre me dorën tënde njëdeng thupra dhe bjeri me të, e mos e thyej betimin! Vërtet, Ne e gjetëm atë të durueshëm. Sa rob shumë i mirë ishte ai dhe i kthyer te Zoti.
45. Përkujto robërit tanë Ibrahimin, Is-hakun, Jakubin që ishin të fortë në zbatimin e detyrave dhe largpamës në fe.
46. ne i pajisëm ata me një virtyt të posaçëm, me përkujtim ndaj botës tjetër.
47. Síka dyshim se ata ishin te Ne prej të zgjedhurve më të mirë.
48. Përkujto Ismajlin, Eljesan, Dhelkiflin, që të gjithë prej të zgjedhurve.
49. Ky është një përkujtim. E është e sigurt se ata që janë të ruajtur, kanë një ardhmëri të mirë.
50. Xhennetet e Adnit janë me dyer të hapura për ata.
51. Aty do të jenë të mbështetur në kolltukë dhe të kërkojnë emë e pije të llojeve të ndryshme.
52. Ata kanë pranë vetes (hyri) sypërulura të një moshe.
53. Këto janë ato që premtoheshit për ditën e llogarisë.
54. Ky është furnizimi Ynë, i cili nuk ka të mbaruar.
55. Kjo është kështu, E, sa u përket atyre që nuk besuan, ata kanë një ardhmëri shumë të keqe,
56. Xhehennemin që do të hudhen në të, e sa djep i shëmtuar është ai.
57. Ky është ujë i valë dhe i ndyrë; le ta shijojnë atë!
58. I presin edhe dënime të tjera të llojllojta sikurse ai.
59. Ky është një grumbull që bashkohet me ju (u thonë engjëjt parisë): ìMos paqin komoditet as mirëseardhje (thonë paria)!î Ata janë që do të digjen në zjarr.
60. Ata (të shtypurit) thonë: ìJo, juve mos u qoftë as mirëseardhja, as komoditeti; ju jeni që na e përgatitët këtë!î Sa vendqëndrim i keq është!
61. O Zoti ynë, ata thonë: ìAtij që na e bëri këtë, shtoja dyfish dënimin në zjarr!î
62. Dhe thonë: ìçíëshë që nuk po i shohim disa burra që ne i konsideronim prej të këqijve.
63. E që i kemi pas marrë ata ër tallje, a mos na u ka larguar shikimi prej tyre?î
64. Kjo armiqësi në mes banuesve të zjarrit është e vërtetë.
65. Thuaj: ìUnë jam vetëm këshillues, e nuk ka ndonjë zot tjetër përpos All-llahut Një, Dërmuesit.
66. Zot i qiejve e i tokës dhe çíka mes tyre, i plotfuqishmi, Mëkatfalësiî.
67. Thusj: ìKy (Kuríani) është një kumtesë e madhe!î
68. Të cilës ju ia ktheni shpinën.
69. Unë nuk kam pasur kurrfarë dije për eliten e lartë (melaike) kur ata bën polemikë (rreth Ademit).
70. Mua nuk më shpalet tjetër vetëm se, unë nuk jam tjetër pos një tërheqës i hapët i vërejtjes!
71. Kur Zoti yt u tha engjëjve: ìUnë po krijoi një njeri nga balta,
72. dhe kur ta kem përsosur atë dhe tíi kem dhënë nga ana Ime shpirt, ju menjëherë përuljunju atij (në sexhde)î.
73. Engjëjt, të gjithë së bashku iu përulën,
74. përveç Iblisit që ishte kryelartë dhe që u bë prej jobesimtarëve.
75. (Zoti) Tha: ìO Iblis, çka të pengoi ty tíi përulësh atij që Unë vetë e krijova? A bëre kryeneçësi, apo ke qenë prej atyre që shesin fodullëk?î
76. Ai (Iblisi) tha: ìUnë jam më i miri prej tij, mua më ke krijuar nga zjarri, e atë e krijove nga balta!î
77. (Zoti) Tha: ìdil pra prej tij (prej Xhennetit), ti je i mallkuar.
78. Dhe largimi prej mëshirës Sime ka për të përcjellë deri në ditën e gjykimit!î
79. Ai tha: ìZoti im, më jep afat deri në ditën e ringjalljes!î
80. (Zoti) Tha: ìPo, je prej atyre të afatizuarëve,
81. deri në kohën e ditës së caktuar!î
82. Ai tha: ìPasha madhërinë Tënde, kam për tíi shmangur pre rrugës së drejtë që të gjithë,
83. përveç atyre që janë të sinqertë nga robërit e Tu!î
84. (Zoti) Tha: ìPasha të vërtetën, e Unë e flas vetëm të vërtetën:
85. Unë do ta mbushi Xhehennemin me ty dhe të gjithë ata që vijnë pas teje!î
86. Thuaj (Muhammed): ìUnë nuk kërkoj pre jush ndonjë shpërblim, dhe unë nuk jam prej atyre që bëjnë trillimeî.
87. Ky (Kuríani) nuk është tjetër vetëm se këshillë për botët.
88. E ju gjithsesi do ta kuptoni pas pak kohe vërtetësinë e tij.
AvaTar-Ks
AvaTar-Ks
Master
Master

Numri i postimeve : 505
PIKE : 548
Popullariteti Popullariteti : 1
Data e regjistrimit : 02/07/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lexo në Kur'an, suren - Faqe 2 Empty Re: Lexo në Kur'an, suren

Mesazh nga AvaTar-Ks Tue Jul 06, 2010 6:46 pm

Lexo në Kur'an, suren - Faqe 2 39
1. Shpallja e librit është prej All-llahut, të gjithfuqishmit, të urtit.
2. Ne ta shpallëm ty librin për hir të së vërtetës, andaj ti adhuroje All-llahun duke qenë i sinqertë në adhurimin e Tij!
3. Vini re! Adhurim i sinqertë është vetëm ai për All-llahun! Ndërsa ata që në vend të tij adhurojnë miq të tjerë (duke thënë): Ne nuk i adhurojmë ata për tjetër, vetëm që të na afrojnë sa më afër All-llahut, síka dyshim se All-llahu do të gjykojë mes tyre për atë që ata ishin në kundërshtim. E, është e vërtetë se All-llahu nuk udhëzon në rrugë të drejtë, atë që është rrenës, jobesimtarë.
4. Sikur të kishte dashur All-llahu të ketë fëmijë, do të zgjidhte atë që dëshiron nga çka Ai vetë krijon. I pastër është Ai! Ai është All-llahu, i vetmi, i fuqishmi!
5. Ai krijoi qiejt e tokën me qëllim të caktuar; Ai natën mbështjell (vendi të) ditës dhe ditës ia mbështjell natës; Ai nënshtroi diellin dhe hënën, që ssecili lëviz deri në një afat të caktuar, pra Ai është ngadhënjyesi, mëkatfalësi.
6. Ai ju krijoi juve prej një njeriu, mandej prej tij e krijoi palën (çiftin) e tij dhe Ai krijoi për juve tetë nga qiftet e kafshëve. Ai u krijoi në barqet e nënave tuaja, krijim (etapë) pas krijimit në tri errësira. Ky është All-llahu, Zoti juaj, vetëm i Tij është pushteti, nuk ka tjetër pos Tij. E, si pra, i shmangeni (adhurimit të Tij)?
7. Nëse ju nuk besoni, All-llahu nuk është nevojtarë për ju; megjithatë, Ai nuk është i kënaqur me mosbesimin e robërve të Vet, e nëse jeni mirënjohës ndaj Tij, Ai e pëlqen atë për ju. Ndërkaq, nuk do ta bartë asnjë mëkatarë barrën e tjetrit. Pastaj, e ardhmja juaj është vetëm te Zoti juaj, e AI do tíju njoftojë me atë që keni vepruar. Vërtet, Ai e di shumë mirë se çka mbajnë zemrat.
8. E kur e godit njeriun ndonjë e keqe (ndonjë dëm), ai e lut Zotin e vet duke kërkuar ndihmë vetëm prej Tij, e kur nga ana e TIj i je ndonjë të mira (ia largon të keqen), ai e harron atë që më parë është lutur Atij, dhe i përshkruan shokë All-llahut për të larguar (njerëzit) nga rruga e Tij. Thuaj: ìKënaqu për pak kohë më mosbesimin tënd, se ti pa dyshim je nga banuesit e zjarrit!î
9. (A jobesimtari e ka gjendjen më të mirë) Apo ai që kohën e natë e kalon në adhurim, duke bërëb sexhde, duke qëndruar në këmbë, i ruhet (dënimit të) botës tjetër dhe shpreson në mëshirën e Zotit të vet? Thuaj: ìA janë të barabartë ata që dinë dhe ata që nuk dinë?î Po, vetëm të zotët e mendjes marrin mësim.
10. Thuaj: ìO robërit e Mi që keni besuar, kini frikë ndaj Zotit tuaj. Ata që bënë mirë në këtë jetë, kanë të mirë të madhe, e Toka e All-llahut është e gjërë, ndërsa të durueshmive u jepet shpërblimi i tyre pa masë!î
11. Thuaj: ìUnë jam i urdhëruar ta adhuroj All-llahun, të jem i snqertë në adhurimin ndaj Tij!î
12. Dhe jam i urdhëruar të jem i pari i myslimanëve!
13. Thuaj: ìUnë i frikësohem dënimit të një dite të madhe, nëse kundërshtoj Zotin timî.
14. thuaj: ìvetëm All-llahun e adhuroj, sinqerisht ndaj Tij e bëj adhurimin tim.
15. E ju pra , adhuroni pos Tij çka të doni!î Thuaj: ìTë dështuar në ditën e kijametit janë ata që e kanë hmbur veten dhe familjen e vet. Vini re: ky është dështimi i njëmendët.
16. Se ata do të kenë shtresa të zjarrit edhe sipër edhe prfundi. Me këtë All-llahu i frikëson robërit e Vet: ìO robërit e Mi, kinie frikë (dënimin)!î
17. Ndërkaq, ata që u larguan prej adhurimit të idhujve dhe ju drejtuan All-llahut, ata kanë gëzim të madh, e ti përgëzoj robërit e Mi!
18. Të cilët i dëgjojnë fjalët dhe pasojnë atë më të mirën prej tyre. Të tillët janë ata që All-llahu i udhëzoi në rrugën e drejtë dhe të tillët janë ata të mençurit.
19. E, atij që i është përcaktuar vendimi për dënim, a mund ta shpëtosh ti prej zjarrit?
20. Ndërkaq, ata që u ruajtën për hir të Zotit të tyre, për ta do të ketë dhoma të ndërtuara njëra mbi tjetrën, nën të cilat rrjedhin lumenjtë. Premtimi i All-llahut, e All-llahu nuk e thyen premtimin.
21. A nuk e sheh se All-llahu lëshon ujë nga qielli dhe atë e shpërndanë në tokë nëpër burime, mandej me të mbijnë bimë të llojeve dhe të ngjyrave të ndryshme, pastaj ajo thahet dhe ti e sheh ata të zverdhurar dhe pastaj e bën atë të llomitr. Síka dyshim se në këtë ka argument për të zotët e mendjes.
22. Atij që All-llahu ia ka zgjruar kraharorin për besim islam, ai është në një dritë të sigurt prej Zotit të vet. Të mjrët janë ata që nga zemërfortësia e tyre nuk përmendin All-llahun, të tillët janë në humbje të qartë.
23. All-llahu e shpalli të folmën më të mirë, librin, të ngjashëm në mrekulli, të përsëritur herë pas herë (me këshilla e dispozita), që prej (dëgjimit të) tij rrënqethen lëkurat dhe zemrat e tyre. Ky (libër) është udhëzim i All-llahut, me të udhëzon atë që do. E atë që All-llahu e le të humbur, për të nuk ka ndonjë udhëzues.
24. E ai që me fytyrën e vet mbrohet nga dënimi në ditën e kijametit (a është i njejtë me atë të shpëtuarin)? Kur mizorëve u thuhet: ìPërjetoni të keqen e asaj që punuat!î
25. Edhe ata para tyre përgënjeshtruan, por u erdhi ndëshkim nga nuk e menduan.
26. All-llahu u bëri të përjetojnë në këtë jetë poshëtrimin, por dënimi i botës tjetër është edhe më i madh, sikur ta dinin ata.
27. Ne u kemi sjellë njerëzve në këtë Kurían shembuj nga çdo lëmi e nevojshme, ashtu që të marrin përvojë, (mësim),
28. Duke qenë Kurían arabisht që nuk ka kundërthënie, me qëllim që të ruhen prej rrugës së gabuar.
29. All-llahu solli një shembull: Një njeri (rob) në posedimin e të cilit ishin ortakë pa marrëveshje mes vete dhe njëri (rob) që është thjesht në posedimin e një njeriu. A janë ata të dy të një lloji (të një gjendjeje)? Lavdërimi i takon vetëm All-llahut, por shumica e tyre, nuk e dinë.
30. Ti do të jesh i vdekur, e edhe ata do të jenë të vdekur.
31. E pastaj, në ditën e kijametit pranë Zotit tuaj do të grindeni mes vete.
32. E kush është më mëkatar se ai që flet të pavërtetën ndaj All-llahut dhe se ai që kur i erdhi e vërteta e përgënjeshtroi? A nuk është në Xhehennem vendqëndrimi për jobesimtarët?
33. E ai që e solli të vërtetën dhe ai që e vërtetoi atë, të tillët janë të ruajturit.
34. Ata te Zoti i tyre kanë çkado që dëshirojnë, e ai është shpërblimi i bamirësve.
35. All-llahu do tíua shlyej atyre edhe më të keqen që e punuan dhe do tíu jepë shpërblime më të mira për ata që punuan.
36. A nuk i mjafton All-llahu robit të vet? E ata të friksojnë ty me të tjerët pos Tij. Po atë që e ka humbur All-llahu, për të nuk ka udhëzues!
37. Atë që All-llahu e drejton, atë nuk ka kush e humbë; a nuk është All-llahu i gjithëfuqishëm që ndërmerr ndëshkime?
38. Po nëse i pyet ata se kush i krijoi qiejt e tokën, sigurisht ata do të thonë: ìAll-llahu!î Ti thuaju: ìMë tregoni pra, për ata që i adhuroni, pos All-llahut, nëse All-llahu më godit mua me ndonjë të keqe, a munden ta largojnë ata atë të keqe, ose, nëse All-llahu dëshiron ndonjë të mirë ndaj meje, a munden ta pengojnë ata të mirën e Tij?î Thuaju: ìMua më mjafton All-llahu. Vetëm Atij i mbështeten të mbështeturitî.
39. Thuaj: ìO populli im, veproni sipas gjendjes suaj, e edhe unë veproj sipas times e më vonë do ta dini,
40. se cilit do tíi vijë dënimi që e poshtëron dhe do ta goditë dënim i përjetshëm!î
41. Ne ta zbritëm ty librin me argumente për njerëz, e kush orientohet në rrugën e vërtetë, ai e ka për vete e kush e humb, ai i bën dëm vetëm vetes, e ti nuk je garantues i tyre.
42. All-llahu i merr shpirtrat kur është momenti i vdekjes së tyre (i vdekjes së trupave të tyre), e edhe atë që është në gjumë e nuk ka vdekur, e atij që i është caktuar vdekja e mban (nuk e kthen), e atë tjetrin (që nuk i është caktuar vdekja, por është në gjumë), e lëshon (të kthehet) deri në afatin e caktuar. Vërtet, në këto ka argumente për një popull që mendon.
43. A mos kanë zgjedhur ndërmjetësues përveç All-llahut? Thuaj: ìA edhe pse janë që nuk posedojnë asgjë e as nuk kuptojnëî.
44. Thuaj: ìI tërë shefaati (ndërmjetësimi) i takon vetëm All-llahut, i Tij është pushteti i qiejve dhe i tokës, e më vonë vetëm te Ai ktheheniî.
45. Kur përmendet vetëm All-llahu, zemrat e atyre që nuk besojnë botën tjetër, neveriten, e kur përmenden, përveç Atij, të tjerët, ata gëzohen.
46. Thuaj: ìO All-llah, Krijues i qiejve e i tokës, Njohës i të fshehtës edhe i të dukshmës, Ti je që gjykon mes robërve Tu për atë që ata kundërshtoheshinî.
47. E sikur të ishte e atyre që nuk besuan, e tërë ajo çka ka në tokë e edhe njëherë aq, do ta jepnin kompensim për tíi shpëtuar dënimit të tmerrshëm në ditën e kijametit. E prej All-llahut do tíu prezentohet (lloji i dënimit) çka as nuk kanë mund të mendojnë.
48. Dhe do tíua dalin në shesh të këqiat që i kanë punuar dhe i përfshin ata ajo me të cilën talleshin.
49. Kur e godit njeriun ndonjë e keqe, ai na lutet Neve, e kur nga ana Jonë ia shëndërrojmë atë në ndonjë të mirë, ai thotë: ìKjo më është dhënë në bazë të dijes sime!î Jo, por ajo është një sprovë, por shumica e tyre nuk e dinë.
50. Ashtu patën thënë edhe ata që ishin para tyre, por atyre nuk u bëri dobi ajo çka kishin fituar.
51. Ata i goditën të këqijat që i kishin punuar. Edhe prej këtyre, ata që bënë zullum, do tíi godasin të këqiat e veprave të tyre dhe nuk mund tíi shpëtojnë asaj (goditjeje).
52. A nuk e dinë ata, se All-llahu i jep furnizim të plotë atij që do. Edhe në këto ekzistojnë fakte për një popull që beson.
53. Thuaj: ìO robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar me shumë gabime veten tuaj, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së All-llahut, pse All-llahu i falë të gjitha mëkatet, Ai është që shumë falë dhe është mëshirues!î
54. Dhe, kthehuni te Zoti juaj dhe përuljuni Atij para se tíu vijë dënimi, se pastaj nuk do të ketë kush tíju ndihmojë.
55. Dhe përmbajuni asaj më të mirës që u është shpallur nga Zoti juaj, para se tíju vijë dënimi befas e ju të mos dini.
56. Dhe të mos thotë ndokush: ìO i mjeri unë që kam lënë mangu respektimin ndaj All-llahut dhe ë kam qenë prej atyre që talleshin!î
57. Ose të mos thotë: ìAh, sikur të më kishte udhëzuar All-llahu (në rrugë të drejtë) e të kisha qenë prej atyre që janë të ruajtur!î
58. Apo, kur ta shohë dënimin të thotë: ìSikur të isha kthyer edhe njeherë e të isha bërë prej atyre bamirësve!î
59. Jo, ty të patën ardhur argumentet e Mia, e ti i përgënjeshtrove ato, u bëre kryeneç dhe ishe prej atyre që nuk besuan.
60. E ata që bënë gënjeshtër ndaj All-llahut, do tíi shohësh në ditën e kijametit, fytyrat e tyre të nxira. A nuk është në Xhehennem vendi i Kryelartëve?
61. Ndërsa All-llahu do tíi shpëtojë me atë suksesin e tyre ata, që kishin qenë të ruajtur. Ata nuk dotíi kapë e keqja e as nuk do të jenë të shqetësuar.
62. All-llahu është krijues i çdo sendi dhe Ai ëshë mbikëqyrës ndaj çdo gjëje.
63. Vetëm te Ai janë çelësat e qiejve dhe tokës, ndërsa ata që nuk i besuan argumentet e All-llahut, të tillët janë ata të dështuarit.
64. Thuaj: ìO ju injorantë, a mos më thirrni të adhuroj tjetër, në vend të All-llahut?î
65. Pasha Alahun, ty të është shpallur, e edhe atyre para teje: ìNëse i bën shok (All-llahut), veprat tua janë të asgjësuara dhe ti do të jeshë prej të humburve.
66. Prandaj, vetëm All-llahun adhroje dhe bëhu mirënjohës!î
67. Ata nuk e çmuan All-llahun me atë madhështinë që i takon, ndërsa, në ditën e kijametit e tërë toka është në grushtin e Tij, e qiejt të mbështjellë në të djathtën e Tij. Ai është i pastër nga të metat dhe Ai është i lartë nga çka ata i shoqërojnë!
68. Dhe i fryhet Surit dhe bie i vdekur çka ka në qiej dhe në tokë, përveç atyre që do All-llahu (të mos vdesin), pastaj i fryhet atij herën tjetër, kur qe, të gjithë aa të ngritur e presin (urdhërin e Zotit).
69. Toka është ndriçuar me dritën e Zotit të vet, libri (shënimet mbi veprat) është vënë pranë dhe sillen pejgamberët e dëshmitarët, e kryhet mes tyre gjykimi me drejtësi, e atyre nuk u bëhet padrejtë.
70. Dhe, secili njeri shpërblehet me atë që ka vepruar, e Ai më së miri e di se çípunuan.
71. E ata që nuk besuan sillen në grupe te Xhehennemi, e kur arrijnë te ai, dyert e tij hapen e roja e tij u thotë atyre: ìA nuk u patën ardhur juve të dërguar nga mesi juaj tíju lexojnë shpalljet e Zotit tuaj, tíju tërheqin vërejtjen për ballafaqimin tuaj në këtë ditë?î Po, (na kanë ardhur. . . ) thonë ata, por fjala (vendimi) e dënimit domosdo është bërë realitet kundër jobesimtarëve!
72. U thuhet: ìHyni nëpër dyer të Xhehennemit, aty do të jeni përgjithmonë, sa vend i keq është për kryelartët!î
73. E ata që ishin të devotshëm ndaj Zotit të tyre, sillen në grupe te Xhenneti, e kur arrijnë aty, dyert e tij i gjejnë të hapura dhe roja e tij u thotë atyre: ìSelamun alejkumî - qofshi të shpëtuar, ishit të pastër, andaj hyni në të, aty do të jeni përgjithmonë.
74. E ata (të Xhennetit) thanë: ìFalënderuar qoftë All-llahu, i cili premtimin e Vet e bëri realitet ndaj nesh dhe na e la në disponim tokën e Xhennetit që të vendosemi aty ku të duam! Sa shpërblim i mirë është i atyre që vepruan drejtëî.
75. E do tíi shohësh engjëjt të rreshtuar përreth Arshit, e madhërojnë me falënderim Zotin e vet. E në mes tyre (njerëzve) kryhet gjykimi me drejtësi dhe thuhet: ì(prej të gjithëve) Falënderuar qoftë vetëm All-llahu, Zoti i botëve!î
AvaTar-Ks
AvaTar-Ks
Master
Master

Numri i postimeve : 505
PIKE : 548
Popullariteti Popullariteti : 1
Data e regjistrimit : 02/07/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lexo në Kur'an, suren - Faqe 2 Empty Re: Lexo në Kur'an, suren

Mesazh nga AvaTar-Ks Tue Jul 06, 2010 6:47 pm

Lexo në Kur'an, suren - Faqe 2 40
1. Ha, Mimë.
2. Shpallja e librit është prej All-llahut, Fuqiplotit, Gjithdijshmit.
3. I cili fal mëkatin dhe pranon pendimin, dhe që është ndëshkues i ashpër, por edhe bamirës. Nuk ka zot tjetër përveç Atij. Te Ai është e ardhmja e çdokujt.
4. Rreth argumenteve të All-llahut nuk kundërshton kush, pos atyre që nuk besuan; pra ty të mos te mashtrojë lëvizja e tyre nëpër qytete.
5. Populli i Nuhut dhe grupacione pas tyre patën përgënjeshtruar përpara këtyre (idhujtarëve), dhe secili popull (që përgënjeshtroi), u përpoq ta asgjësojë të dërguarin e vet dhe luftoi me çështje të kota, ashtu me ato deshi ta likuidojë të vërtetën, e Unë i ndëshkova ata, e çfarë ishte ndëshkimi Im ndaj tyre?
6. Po ashtu, ka marrë fund vendimi i Zotit tënd (për dënim) kundër atyre që nuk besuan, se ata janë banues të zjarrit.
7. Ndërsa ata (engjëjt) që e bartin Arshin dhe ata që janë përreth tij, lartësojnë me falënderim Zotin e tyre, i besojnë Atij dhe i luten Atij tíi falë ata që besuan (duke thënë): ìZoti yna, Ti me mëshirën dhe me diturinë Tënde ke përfshirë çdo send, andaj falu atyre që u penduan dhe ndoqën rrugën tënde, e edhe ruaj ata nga dënimi i Xhehennemit!
8. Zoti ynë, shtiji në Xhennete të Adnit, të cilët ua ke premtuar, ata edhe kush ishte i mirë, prej etërve të tyre, grave të tyre dhe pasardhësve të tyre. Vërtet, Ti je ngadhnjesi, i urti!
9. dhe i mbron ata prej të këqiave, pse atë që Ti e mbron atë ditë prej të këqiave, Ti e ke mëshiruar atë, e ai është shpëtimi i madhî.
10. Síka dyshim e ata që nuk besuan do të thirren (do tíu thuhet); ìHidhërimit i All-llahut pse u ftuat të besoni e ju nuk besuat (në dynja), është më i madh se urrejtja juaj ndaj vetesî.
11. Ata (jobesimtarët) thonë: ìZoti ynë, na bëre të vdesim dy herë dhe na ngjalle dy herë , e ne pranuam për mëkatet tona, pra a ka ndonjë rrugëdalje?î
12. ky (dënimi) është, pse kur bëhet thirrja për të besuar All-llahun Një, ju e mohuat, e nëse i përshkruhej shok Atij, ju besuat, pra i tërë sundimi është në duart e All-llahut, të lartit, të madhëruarit!
13. Ai (All-llahu) është që po ua dëfton juve argumentet e veta, që ju sjell furnizim prej qiellit (shiun), por përveç atyre që janë të kthyer te Zoti, të tjerët nuk marrin mësim.
14. Pra, adhuronie All-llahun me një adhurim të sinqertë ndaj Tij, edhe pse jobesimtarët e urrejnë atë (adhurimin).
15. Ai (All-llahu) është i pozitës më të lartë, zoti i Arshit; Ai me urdhërin e vet ia sjell shpirtin (shpalljen) atij që do nga robërit e vet, për tíua tërhequr vërejtjen ndaj ditës së takimit (të kijametit).
16. Ditës kur ata do të dalin (prej varrezave) në shesh, e All-llahut nuk mund tíi fshiheet asnjë gjë e tyrre. I kujt është pushteti sot? (bëhet pyetja). I All-llahut, i Atij që është një, i fuqiplotit (është përgjigjja)!
17. Sot shpërblehet secili njeri me atë që ka vepruar. Sot nuk ka padrejtësi, All-llahu llogarit shpejt.
18. ti tërhiqu atyre vërejtjen për ditën e kijametit,kur zemrat, të mllefosura arrijnë në fyt. Për zullumqarët nuk ka as mik e as ndërmjetsues që i shkon fjala.
19. Ai di për shikimin me cep të syve, e edhe për atë që e fshehin në zemra.
20. All-llahu gjykon me drejtësi, ndërsa ata që adhuronin tjetër po Atij, ata nuk kanë në dorë të gjykojnë asgjë. All-llahu është Ai që dëgjon dhe sheh.
21. A nuk udhëtuan ata nëpër tokë të shohin se si ishte përfundimi i atyre që patën qenë para tyre? Ata ishin edhe më fuqishëm se këta e edhe lanë më shumë gjurmë më tokë, po All-llahu i dënoi për shkak të mëkateve të tyre dhe nuk patë ndonjë që tíi mbrojë prej dënimit të All-llahut.
22. E ai (dënimi ishte) për arsye se ata i mohuan argumentet e qarta, të cilat ua sillnin të dërguarit e tyre, andaj All-llahu i shkatërroi. AI vërtetë është i fuqishëm, ndëshkues i ashpër.
23. Ne e kemi pas dërguar Musain me argumente e fakte të qarta,
24. te faraoni dhe te Hamanit e Karuni, e ata i thanë: ìMagjistar e gënjshtar!î
25. Kur ua solli ia të vërtetën nga ana Jonë, ata thanë: ìMbytni djemtë e atyre që i besuan atij, e lini të jetojnë gratë e tyre, por dredhitë e tyre nuk qenë tjetër pos dështimî.
26. Faraoni tha: ìmë lini mua ta mbys Musain, e ia le të thërrasë Zotin e vet, pse unë kam frikë se po ua ndryshon fenë tuaj, ose po nxit trazira në vend!î
27. Musai tha: ìUnë iu kam mbështëtur Zotit tim dhe Zotit tuaj që të më mbrojë prej çdo kryeneçi, që nuk i beson ditës së përgjrgjësisë!î
28. Një njeri besimtar nga familja e faraonit që e fshehte besimin e vet, tha: ìA doni ta mbytni një njeri vetëm pse thotë Zoti im është All-llahu, derisa prej Zotit tuaj u ka sjellë argmente? Nëse ai është rrenës, për vete e ka rrenën, e nëse është i drejtë, juve do tíju godit diçka nga ajo që ai ju premton. Síka dyshim se All-llahu nuk udhëzon në rrugë atë që e tejkalon dhe është rrenës.
29. O populli im, sot pushteti është juaji në vend, po kush do të na mbrojë prej dënimit të All-llahut nëse ia na përfshin? ì Faraoni tha: ìUnë nuk kam mendim tjetër tíju japë pos atij që ju thashë dhe nuk jam duke ju udhëzuar tjetër pos në rrugën e drejtë!î
30. Ndërkaq, ai që kishte besuar tha: ìO populli im, unë kam frikë për ju se po u gjen si i gjeti popujt e mëparshëm (grupet e mëparshme)!î
31. Si rasti i popullit të Nuhut, të Adit, të Themudit dhe të atyre që ishin pas. All-llahu nuk bën pdrejtë ndaj rbërve.
32. O populli im, unë kam frikë për ju ditën e britmës (të mjerimit),
33. Ditën, kur nga frika ktheheni të ikni, e nuk ka kush që të prapësojë prej jush dënimin e All-llahut, Atë që All-llahu e lë të humbur, për të nuk ka ndonjë që e drejton.
34. Edhe Jusufi, qush herët ju pat ardhur me argumente të qarta e ju gjithnjë ishit në dyshim ndaj asaj që ju pat sjellë, derisa edhe kur vdiq ai, ju patët thënë: ìAll-llahu nuk do të dërgojë pas tij pejgamber!î Ashtu All-llahu e bën të humbur atë që është i shfrennuar, i dyshimtë.
35. Ata që duke mos pasur kurrfarë fakti pranë vetes, polemizojmë rreth argumenteve të All-llahut. Kjo (polemikë) shton urrejtje të madhe te All-llahu dhe te ata që kanë besuar. Po kështu All-llahu vulos çdo zemër të arrogantit, të zullumqarit.
36. E faraoni tha: ìO Haman, ndërtoma një pyrg, e ndoshta do tíi gjejë rrugët.
37. Rrugët e qiejve, e ta shoh Zotin e Musait, pse unë mendoj se ai është rrenësî. Dhe ashtu, faraonit iu dukë e mirë vepra etij e keqe dhe u shmang prej rrugës së drejtë, kështu që parashikimet e faraonit ishin të asgjësuara.
38. Ai që kishte besuar tha: ìO populli im, ejani pas meje, e unë tíju udhëzoj në rrugë të drejtë!
39. O populli im, kjo jetë e kësaj bote nuk është tjetër vetëm se një përjetim i përkohshëm, ndërsa bota tjetër është ajo e përhershmja.
40. Kush bën ndonjë vepër të keqe, ndëshkohet vetëm për aq sa është ajo, e kush bën ndonjë vepër të mirë, qoftë mashkull a femër, por duke qenë besimtar, të tillët hyjnë në Xhennet dhe aty shpërblehen pa masë.
41. Dhe, o populli im, çíështë që unë ju thërras në shpëtim, e ju më thirrni për në zjarm?
42. Më thirrni ta mohoj All-llahun dh adhuroj atë që nuk di asgjë për të i gjithfuqishmi, më katfalësi!
43. Është e vërtetë se atij te icili më thirrni ju mua, nuk i takon adhurimi as në dynja as në botën tjetër dhe se e ardhmja jonë është te All-llahu, síka dyshim se të larguarit prej rrugës së drejtë, ata janë banus të zjarrit.
44. Juve do tíju bjerë ndërmend çka po u them, e çështjen tme ia besoj All-llahut; vërtet, All-llahu mbikëqyr robërit!î
45. Dhe All-llahu e shpëtoi atë (besimtarin) prej të këqijavë që i kurdisën, ndërsa ithtarët e faraonit i përfshiu dënimi më i keq.
46. Ata i nënshtroi zjarrit mëngjes e mbrëmje, ditën e kijametit (u thuhet engjëjve): ìIthtarët e faraonit futni në dënimin më të rëndë!î
47. Dhe (përkujto) ur duke qenë në zjarr, ata grinden në mes vete, e të dobëtit u thonë atyre të mëdhenjve: ìNe kemi qenë ithtarë tuaj (në dynja), a mund të na largoni ndonjë pjesë të dënimit me zjarr?î
48. Ata që kishin qenë pari thonë: ìNe të gjithë jëmi në të!î All-llahu ka vendosr në mënyrë të prerë në mes njerëzveî.
49. Dhe ata, që janë në në zjarr, rojës së Xhehennemit i thonë: ìLutnie Zotin tuaj të na e lehtësoj dënimin, bile një ditë!î
50. Ata u thonë: ìA nuk u patën arritur juve të dërguar tuaj me argumente të qarta? Ata përgjigjen: ìPo (na kanë ardhur)!î E pra, (u thotë roja) lutnu ju vetë, po lutja e jobesimtarëve është asgjë!î
51. Ne patjetër do të ndihmojmë të dërguarit tanë në jetën e kësaj bote, edhe ata që besuan, e edhe në ditën e prezentimit të dëshmive.
52. Në ditën kur zullumqarëve nuk u bën dobi arsyetimi i tyre, ata janë të mallkuar dhe ata e kanë vendin e keq.
53. Për Zotin, Ne Musait i dhamë udhëzimin, e beni israilëve u lamë në trashëgim librin.
54. Ua lamë (librin) udhërrëfyes e përkujtues për të zotët e mendjes.
55. Ti bën durim, se premtimi i All-llahut është vërtetë, kërko falje për mëkatin tënd, lartëso me falënderim Zotin tënd mbrëmje e mëngjes.
56. Ata që kundërshtojnë shpalljen e All-llahut pa pasur argument, nuk kanë tjetër në zemrat e tyre vetëm se një mendjemadhësi, me të cilën nuk do tíia arrijnë qëllimit, e ti kërko mbrojtje te All-llahu, se Ai të gjitha i dëgjon dhe isheh.
57. Síka dyshim se krijimi i qiejve dhe tokës është më i madh se krijimi i njerëzve, por shumica e njerëzve nuk e dinë.
58. Nuk është e barabartë i verbëri dhe ai që sheh, e as ata që besuan dhe bënë vepra të mira, nuk janë të barabartë me të këqijtë, por pak jeni duke marrë mësim.
59. Kijameti gjithsesi do të vijë, aty nuk ka dyshim, por shumca e njerëzve nuk besojnë.
60. Zoti juaj ka thënë: ìMë thirrni Mua, Unë ju përgjigjem, e ata që nga mendjemadhësia i shmangen adhurimit i shmangeb adhurimit ndaj Meje, do të hyjnë të nënçmuar në Xhehennemî.
61. All-llahu është Ai, që juve ua bëri natën të pushoni në të, e ditën të ndritëshme. All-llahu ëhtë dhurues ndaj njerëzve, por shumica e njerëzve nuk falënderojnë.
62. Ky është All-llahu, Zoti , Krijuesi i çdo sendi, nuk ka zot pos Tij, e si prapësoheni?
63. Kështu prapësohen ata që argumentet e All-llahut i mohojnë.
64. All-llahu është Ai që ua bëri tokën vendbanim e qiellin kulm, dhe ju formësoi, e formën tuaj e bëri më të mirë dhe ju pajisi me të mira. Ky është All-llahu, Zoti juaj, i lartë, pra është All-llahu, Zot i botëve!
65. Ai është i përjetshmi, síka zot, vetëm Ai, pra adhuronie Atë me adhurim të sinqertë ndaj Tij, falënderimi i qoftë vetëm All-llahut, Zotit të gjithësisë.
66. Thuaj: ìUnë jam ndaluar të adhuroj ata që ju i adhuroni pos All-llahut, pasi mua më kanë ardhur argumente të qarta nga Zoti im, dhe jam urdhëruar tíi dorëzohem Zotit të çdo krijeseî.
67. Ai (All-llahu) është që ju krijoi juve (të parin tuaj) prej dheu, pastaj prej një pike uji, pastaj prej gjakut të ngjizur, mandej ju bën të lindeni si foshnjë e më vonë të arrini pjekurinë, e pastaj të plakeni, e ka prej jush që vdes më herët, e që të gjithë të arrini afatin e caktuar dhe ashtu të kuptoni realitetin.
68. Ai është që jep jetë dhe sjellë vdekje, e kur dëshiron një gjë, Ai vetëm thotë: ìbëhuî, e ajo menjëherë bëhet.
69. A nuk i sheh ata që kundërshtojën argumentet e All-llahut se si largohen nga e vërteta?
70. Ata janë që përgënjeshtruan librin (Kuríanin) dhe atë me çka Ne i dërguam të dërguarit tanë, e më vonë ata do të kuptojnë.
72. Atyre do tíu vihen prangat dhe zingjirët në qafat e tyre e do të zhyten.
73. Mandej atyre u thuhet: ìKu janë ata që i adhuronit,
74. pos All-llahut?î Ata thonë: ìNa kanë humbur sysh, por jo ne nuk kemi qenë që kemi adhuruar më parë ndonjë send!î Ja, kështu All-llahu i humb jobesimtarët.
75. Këtë (dënim) e keni për shkak se gëzoheshit padrejt në dynja (duke bërë mëkate etj. ) edhe për shkakse krenoheshit (me mendjemadhësi).
76. Hyni në dyert e Xhehennemit (nëpër shtatë dyer); aty do të jeni përgjithmonë. E, sa vend i shëmtuar është ai i kryeneçëve!
77. Ti pra, bëhu i durueshëm; premtimi i All-llahut është i vërtetë. E Neose do të bëjmë të shohishdiçka nga ajo që u premtojmë atyre, ose do ta marrim jetën (pa parë asgjë), e ata vetëm te Ne do të kthehen.
78. Ne kemi dërguar pejgamberë para teje, për disa tyre të kemi njohtuar me rrëfimet e tyre, e për disa sish nuk të kemi njoftuar, e asnjë pejgamberi nuk i takoi të sjellë ndonjë argument, vetëm se me urdhërin e All-llahut. E kru të vijë koha e caktuar nga All-llahu, zbatohet gjykimi me drejtësi dhe aty atëherë dështojnë ata të kotit.
79. All-llahu është Ai që për ju i krijoi kafshëët që disave tíu hipni prej disave të ushqeheni.
80. Ju prej tyre keni edhe dobi të tjera, dhe përmes tyre tíi plotësoni nevojat tuaja, duke hipur në to me anë të anijeve barteni (udhëtoni).
81. Dhe Ai është që ju mundësoi tíi shihni argumentet e Tij; e cilin, pra prej argmenteve të All-llahut e mohoni?
82. A nuk udhëtuan ata nëpër tokë e të shikojnë se si prfunduan ata që ishin më parë, të cilët ishin edhe më të fortë për nga forca e ndikimi në tokë. por ajo që fituan, nuk u ndihmoi asgjë.
83. Kur u erdhën atyre të dërgiarit me argumente të qarta, ata iu gëzuan dijenisë së vet dhe atëherë i përfshiu ajo që e tallnin.
84. E kur e panë dënimin tonë, thanë: ìNe i kemi besuar vetëm All-llahut dhe i kemi mohuar ata që i ia shoqëronimî.
85. Por besimi i tyre, kur e vërejtën dënimin tonë, nuk u bëri dobi. Ky është ligj i All-llahut (i kheshëm) ndaj robërve të Tij dhe aty, në atë çast pësuan disfatë jobesimtarët.
AvaTar-Ks
AvaTar-Ks
Master
Master

Numri i postimeve : 505
PIKE : 548
Popullariteti Popullariteti : 1
Data e regjistrimit : 02/07/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lexo në Kur'an, suren - Faqe 2 Empty Re: Lexo në Kur'an, suren

Mesazh nga AvaTar-Ks Tue Jul 06, 2010 6:48 pm

Lexo në Kur'an, suren - Faqe 2 41
1. Ha, Mimë.
2. Zbritje prej Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
3. Libër që ajetet e tij janë të shkoqitura, duke qenë Kurían arabisht për një popull që di ta kuptojë.
4. Është përgëzues dhe qortues, po shumica e tyre ia kthyen shpinën, andaj ata nuk dëgjojnë.
5. Ata thanë: ìZemrat tona janë të mbyllura nga ajo që ti na thërret dhe në veshët tanë kemi shurdhim të rëndë, kështu që nddërmjet nesh edhe ndërmjet teje ekziston një perde, prandaj, ti vepro sipas tëndës e ne vazhdojmë tonën!
6. Thuaj: ìUnë jam vetëm njeri sikurse edhe ju, mua më shpallet se Zoti juaj është vetëm Zoti një, pra drejtonju Atj dhe kërkoni falje prej Tij. Për idhujtarët është mjerim i madh.
7. të cilët nuk ejapin zeqatin dhe mu ata e mohojnë botën tjetër.
8. Nuk ka dyshim se ata që besuan dhe bënë vepra të mira, kanë shpërblim të përhershëm.
9. thuaj: ìA ju jeni ata që nuk i besoni Atij që e krijoi tokën për dy ditë dhe Atij i përshkruani shok, e Ai është Zoti i botëve!
10. Ai që në të vuri kodra të forta, ia shtoi të mirat asaj dhe brenda katër ditëve të plota caktoi të gjitha kushtet për të jetuar në të. Pra, për ata që pyesin (për kohën e krijimit të saj)î
11. Mandej e mësyu qiellin (krijim e qiellit) e ai ishte tym (mmjegullinë që ishte si materie e parë) dhe atij e edhe tokës i tha: ìQasuni urdhërit Tim me dëshirë ose me dhunë!î Ato të dyja thanë: ìPo i qasmi me dëshirë!î
12. Dhe ata i krijoi shtatë qiej brenda dy ditëve dhe secilit qiell icaktoi atë që i nvojitej. Qiellin më të afërt (të dynjasë) Ne e stolisë me yje ndriçuese dhe e bëmë të mbrojtur. Ky është caktm i plotfuqishmit, i të dijshmit.
13. Në qoftë se ata nuk përgjigjen, ti thuaj: ìUnë tërhoqa vërejtjen e një rufeje (dënimi), si rrufeja e Adit dhe Themudit!î
14. Kur atyre u erdhën të dërguar nga të gjitha anët, i këshilluan: ìTë mos adhroni tjetër po vetëm All-llahunî, ata thanë: ìSikur Zoti ynë të kishte dëshiruar (ta dëgjonim) do të dërgonte engjëll, e kësaj m çka jeni dërguar ju, ne nuk i besojmë!î
15. Sa i përket Adit, ata pa pasur kurrfarë të drejte, u treguan mendjemdhënj ndaj banorëve në tokë dhe thanë: ìKush ka fuqi më të fortë se ne?î A nuk e diten ata se All-llahu, i cili i krijoi ka fuqi më të fortë se ata?! Ata mohuan argumentet tona.
16. Andaj Ne kundër tyre lëshuan një erë shumë të ftohtë gjatë disa ditëve fatzeza për tíu dhënë të pëjetojnë dënimin nënçmuesnë jetë e kësaj bote, ndërsa dënimi në botën tjetër do të jetë edhe më i shëmtuar dhe ata nuk do të ndihmohen.
17. Sa i përket Themudit. Ne atyre u patëm treguar rrugën e drejtë, por ata megjithatë më shumë e deshën verbërinë, andaj ata i kapi tmerri i dënimit të turpshëm për shkak të asaj që vepruan.
18. Ndërkaq, Ne ishpëtuam ata që kishin besuar dhe që ishin të ruajtur.
19. E ditën kur armiqtë e All-llahut tubohen për në zjarr dhe ata janë të rrethuar.
20. E derisa afrohen atij, kundër tyre dëshmojnë: të dëgjuarit e tyre, të parit e tyre dhe lëkurat e tyre për çdo gjë që ata kanë punuar.
21. Ata lëkurave të tyre u thonë: ìPërse dëshmuat kundër nesh?î Ato thonë: ìAll-llahu që çdo sendi ia ka dhënë të folur na dha edhe neve, e Ai është që u krijoi juve herën e parë dhe vetëm te Ai do të ktheheniî.
22. Ju nuk fshiheshit (kur bënit mëkate) se do të dëshmojnë kundër jush të dëgjuarit tuaj, të parit tuaj dhe lëkurat tuaja, bile ju menduat se All-llahu nuk di shumë gjëra që ju bënit.
23. mendimi juaj i gabuar, të cilin e patët ndaj Zotit tuaj, është ai që ju shkatërroi dhe tani jeni më të dëshpruarit.
24. Nëse bëjnë durim, zjarri është vend i tyre, e nëse kërkojën të kthehen në atë që e dëshironë (në kënaqësinë e Zotit), atë nuk do të arrijnë.
25. Ne u patëm mundësuar atyre të kenë asi shokësh që ua hijeshojnë atë që e bënin në atë kohë (në dynja) dhe atë që do tíu vijë më vonë dhe ashtu dënimi ndaj tyre u bë me vend si ndaj popujve që ishin para tyre nga xhinët dhe njerëzit, se vërtet ata ishin të humbur.
26. Ata që nuk besuan thanë: ìmos dëgjoni këtë Kur;an dhe kur të lexohet ai, ju bëni zhurmë (bërtitni) ashtu që ta pengoni!î
27. E, Ne atyre që nuk besuan pa tjetër do tíu japim të përjetojnë dënim të ashpër dhe do tíi shpërblejmë me më të keqen e asaj që punuan.
28. Dhe ai ndëshkim i armiqve të All-llahut është zjarri, aty është vendi i tyre i përhershëm, si shpërblim për shkak se ata refuzuan argumente tona.
29. Ata që nuk besuan thonë: ìO Zoti ynë, na itrego ata të dy nga xhinët dhe jerëzit, të cilët na bënë të jemi të humbur, e tíi shkelim me këmbët tona dhe le të jenë prej më të poshtërve!î
30. Síka dyshim se ata që thanë: ìZoti ynë është All-llahuî, pastaj nuk u luhatën, atyre u zbresin melaiket (në prag të vdekjes dhe u thonë): ìMos u frikësoni dhe mos u pikëlloni, keni myzhde Xhennetin që ju premtohej!
31. Ne jemi miqtë e juaj në jetën e dunjasë dhe në ahiret, ku do të keni atë që dëshironi dhe gjithçka kërkoni.
32. Pritje nga Falësi, Mëshiruesi!î
33. E kush ka fjalën më të mirë prej atij që thërret te All-llahu, vepron (punë) të mira dhe thotë: ìUnë jam prej muslimanëve?î
34. Nuk është e barabartë e mira dhe e keqja. Andaj, (të keqen) ktheje me mirësi, se atëherë ai, mes teje dhe të cilit ka armiqësi, do të bëhet (si) mik i afërt.
35. Mirëpo, këtë nuk e arrin kush, pos atyre të durueshmëve, dhe nuk e arrin kush, pos atyre me virtyt të lartë.
36. E nëse ty të ngacmon ndonjë ngacmim prej shejtanit, kërko mbrojtje në All-llahun, vërtet Ai është Dëgjuesi, i Dijshmi!
37. Nga faktet e madhështisë së Tij janë nata, dita, dielli e hëna. Mos i bëni sexhde as diellit, as hënës! Bëni sexhde vetëm All-llahut, i cili krijoi ato, nëse adhuroni vetëm Atë!
38. Po nëse ata (kufarët) janë kryeneç (e nuk bëjnë sexhde), atëherë ata që janë pranë Zotit tënd (engjëjt më të lartë), Atij i bëjnë tesbih natën e ditën dhe ata nuk mërziten prej adhurimit.
39. Nga argumentet e Tij është edhe toka që ti e sheh atë të thatë (shkretëtirë), e kur Ne i lëshojmë asaj shiun, ajo gjallërohet e shtohet. E, síka dyshim se Ai që e ngjalli atë, do tíi ringjallë të vdekurit, pse Ai ka mundësi për ëdo gjë.
40. Ata që sulmojnë argumente Tona, nuk mund të na fshihen. Pra, a më mirë i ka punët ai që do të hudhet në zjarr, apo ai që në në ditë e kijametit vjen i sigurt? E ju pra veproni si të dëshironi, e ta dini se Ai sheh atë që punoni.
41. Ata që e mohuan Kuríanin kur u erdhi, janë të marrë; ai është një libër ngadhnjyes (i pashoq).
42. Atij nuk mund tíi mvishet e pavërteta nga asnjë anë; është i zbritur prej të Urtit, të lavdishmit.
43. Ty nuk po të thuhet tjetër përveç asaj që u është thënë të dërguarve para teje. Vërtet, Zoti yt është ai që falë, po është edhe Ai që ndëshkon rëndë.
44. Sikur Ne tabënim Kuríanin në gjuhë të huaj, ata do të thoshin: ìPërse nuk janë ajetet e tij të kuptueshme (të shkoqitura), a është ai (Kuríani) në gjuhë të huaj, kurse ai (pejgamberi) është arab?î Thuaj: ìAi është për besimtarët udhëzues e shërues. E ata që nuk besojnë në veshët e tyre kanë shurdhim, dhe ai për ta është verbërim. Të tillët janë sikurse thirren prej një vendi të largët e nuk dëgjojnëî.
45. Ne edhe Musait i patëm dhënë librin, lidhur me të cilin pati kundërshtime. Sikur të mos ishte vendimi më parë prej Zotit tënd (të shtyhet ndëshkimi), puna mes tyre do të kryhej, pse ata janë në një dyshim ndaj tij.
46. Kush bën mirë, ai e ka për vete, e kush bën keq, ai vepron kundër vetes, e Zoti yt nuk u bën padrejtësi robërve.
47. Vetëm Ai e di për katastrofën (për kijametin). Asnjë frut nuk del prej lëvozhgës së vet dhe asnjë femër nuk mbart e as nuk lind pa dijen e Tij. E ditën kur Ai thërret ata se ku janë ata qëmíi bënit shok? Ata thonë: ìNe të kemi njohur Ty, nuk na ndonjë prej nesh që dëshmon se ke shok!î
48. Dhe humb prej tyre ajo që më parë adhuronini, e binden se ata nuk kanë shpëtim.
49. Njeriu nuk lodhet prej kërkesës për mirë, e kur atë e godit e keqja, ai keqësohet shumë dhe humb shpresën.
50. E nëse pas të këqiave që e goditë, Ne i japim të mira nga ana Jonë, ai me këmbëngulje do të thotë: ìKëtë e kam arritur vet (këtë do ta kemë gjithnjë), e nuk mendoj se do të bëhet kijameti, po, edhe nëse do të kthehem te Zoti im, unë te Ai do të kemë edhe më mirë!î Ne pa tjetër do tíi njoftjmë ata që nuk besuan për atë që punuan dhe do tíu japim të përjetojnë dënim të rëndë.
51. Ne kur e begatojmë njeriun, ai nuk falënderon dhe largohet, e kur e godet e keqja, ai përulet dhe lutet shumë.
52. Thuaj: ìMë tregoni, nëse ai (Kuríani) është prej All-llahut, e ju e mohuat atë, kush është më i humbur se ai që është në kundërshtim të fortë?î
53. Ne do tíu bëjmë atyre të mundshme që të shohin argumentet Tona në horizonte dhe në veten e tyre deri që tíu bëhet e qartë se ai (Kuríani) është i vërtetë. A nuk mjfton që Zoti yt është dëshmitar për çdo gjë?
54. Vini re! Ata janë në dyshim për takimin me Zotin e tyre (me botën tjetër), e ta dini se Ai ka përfshirë me dijen e vet çdo send.
AvaTar-Ks
AvaTar-Ks
Master
Master

Numri i postimeve : 505
PIKE : 548
Popullariteti Popullariteti : 1
Data e regjistrimit : 02/07/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lexo në Kur'an, suren - Faqe 2 Empty Re: Lexo në Kur'an, suren

Mesazh nga AvaTar-Ks Tue Jul 06, 2010 6:48 pm

Lexo në Kur'an, suren - Faqe 2 42
1. Ha, Mimë.
2. Ajn, Sinë, Kaf.
3. All-llahu, fuqiploti, i gjithëdijshmi kështu (këto ajete) të shpall ty dhe atyre që ishin para teje.
4. Vetëm e Tij është çíka në qiej dhe çíka në tokë dhe Ai është Mbizotëruesi , i Madhëruari!
5. Qiejt e lartë mbi ta (ose qiejt njëri mbi tjetrin) gati pëlcasin (nga madhëria e Zotit ose nga thëniet e çoroditura të idhujtarëve). Ndërkaq, engjëjt vazhdimisht madhërojnë (bëjnë tesbih) duke falënderuar Zotin e tyre dhe kërkojnë falje të mëkateve për ata (besimtarët) që janë në tokë. Ta dini se All-llahu është Ai mëkatfalësi, Mëshiruesi!
6. All-llahu është përcjellës i atyre që, pos Tij, adhurojnë zota të tjerë. Ti (o i dërguar), nuk je i obliguar ndaj tyre.
7. Prandaj, Ne të shpallëm ty Kurían arabisht që ta këshillosh kryefshatin (Mekën) dhe ata përreth saj, dhe tíu tërheqih vërejtjen për ditën e tubimit (kijametit), për të cilën nuk ka dyshim. Një grup për në Xhennet, kurse nj grup për në zjarr.
8. Po sikur të kishte dashur All-llahu, do tíi bënte ata (njerëzit) një popull (të një feje), por Ai shtie në mëshirën e vet atë që do (atë që me vullnetin e vet pranon rrugën e drejtë), e jobesimtarët nuk kanë mbrojtës, as ndihhmës.
9. Përkundrazi, ata zgjodhën mbrojtjës pos Atij, po vetëm All-llahu është Ai mbrojtësi dhe Ai ngjall të vdekurit dhe Ai ka mundësi për çdo send.
10. Për çdo send që nuk pajtoheni, gjykimi për të është te All-llahu. Ai (gjykatësi i famshëm) është All-llahu, Zoti im, vetëm Atij i jam mbështetur, dhe vetëm Atij i drejtohem.
11. Ai është krijues i qiejve e i tokës. Ai nga lloji juaj krijoi për ju bashkëshorte, edhe nga kafshët krijoi çifte, ashtu që tíju shumojë. Asnjë send nuk është si Ai; Ai është dëgjuesi, shikuesi.
12. Të Tij janë çelësat e qiejve e të tokës. Ai begaton shumë atë që do dhe nuk begaton (atë që gjithashtu do). Ai është i gjithdijshëm për çdo send.
13. Ai u përcaktoi juve fe atë që i pat përcaktuar Nuhut dhe atë që Ne ta shpallëm ty dhe atë me çka e patëm porositur Ibrahimin, Musain dhe Isain. (I porositëm) Ta praktikoni fenë e drejtë e mos u përçani në të. Për idhujtarët është rëndë kjo në çka ju i thirrni ata. All-llahu veçon për të (për besim të drejtë) atë që do dhe e udhëzon atë që i drejtohet Atij.
14. Po ata, vetëm pasi që u erdhi e vërteta, nuk u përçanë për tjetër, por nga zilia mes tyre. e sikur të mos ishte fjalë (vendimi) e hershme nga Zoti yt për deri në një afat të caktuar do të kryhej (dënimi) me ta. Nuk ka dyshim se ata që e trashëguan librin prej tyre (prej të parëve) janë në dyshim të thellë ndaj tij (ndaj librit Tevratë e Inxhil).
15. E për këtë shkak (të përçarjes së tyre), ti thirr dhe përqëndrohu ashtu si të është urdhëruar dhe mos shko pas sëshirave e thuaj: ìUnë kam besuar në librat që i shpalli All-llahu, jam urdhëruar të mbajë drejtësi mes jush, All-llahu është Zoti ynë dhe Zoti juaj; Ne kemi përgjegjësinë e veprave tona e ju të veprave tuaja, nuk ka polemikë mes nesh dhe jush; All-llahu bën tubimin mes nesh dhe vetëm te Ai është përfundimi.
16. Ata që kundërshtojnë fenë e All-llahut pasi që asaj i janë përgjigjur (njerëzit), faktet e tyre janë të asgjësuara te Zoti i tyre, ata janë të përbuzur dhe ata do të kenë dënim të rëndë.
17. All-llahu është Ai që e zbriti librin e vërtetë dhe drejtësinë. Ti nuk mund ta dish, ndishta çasti i shkatërrimit është afër.
18. Ata që nuk i besojnë atij, kërkojnë ngutjen e tij, ndërsa ata që i besojnë, i frokësohen dhe e dinë se ajo është e vërtetë. Ta dini se ata që bëjnë polemikë, duke dyshuar në momentin e katastrofës së përgjithshme, janë në një humbje të thellë.
19. All-llahu është shumë bamirës për robërit e vet; Ai e begaton atë që do; Ai është i gjithfuqishmi, ngadhënjyesi.
20. Kush është që dëshiron fitimin e botës tjetër (ahiretin), Ne do tíia shtojmë fitimin e tij, e kush e dëshiron vetëm fitimin e kësaj bote, Ne ia japim, po në botën tjetër ai nuk ka hise.
21. A mos kanë ata ortakë (zota ose idhuj) që u përcaktuan atyre fe, të cilën nuk e urdhëroi All-llahu? Po, sikur të mos ishte fjala vendimtare (e All-llahut që shpërblimi dhe ndëshkimi të jenë në ahiret), dhe do të kryhej dënimi mbi ta, e megjithatë, mohuesit do të kenë dënimi të dhembshëm.
22. Do tíi shohësh jobesimtarët të frikësuar nga ajo që vepruan, po, ajo do tíu ndodhë atyre, kurse ata që besuan dhe bënë vepra të mira, do të jenë në kopshtet e Xhenneteve dhe ata kanë te Zoti i tyre çka të dëshirojnë; e kjo është ajo dhuntia e madhe.
23. Ajo (dhunti) konsistonnë atë që All-llahu u jep myzhde robërve të vet, të cilët besuan dhe bënë vepra të mira. Thuaj: ìUnë nuk kërkoj prej jush ndonjë shpërblim për thirrjen time vetëm respektin e dashurisë për hir të farefisnisë (akraballëkut)î. Kush bën ndonjë të mirë, Ne ia shumëfishojmë të mira; vërtet, All-llahu falë mëkatet, është mirënjohës.
24. A mos thonë ata se ai (Muhammedi) shpifi gënjeshtër ndaj All-llahut, e nëse dëshiron All-llahu ta mbyllë zemrën tënde, pse All-llahu eliminon të pavërtetën dhe me fjalë e veta e forcon të vërtetën. Ai është që e di çka ka në zemra.
25. Ai është që pranon pendimin e robërve të vet dhe shlyen të këqijat dhe e di çka punoni.
26. Ai është që u përgjigjet (lutjeve të) atyre që besuan dhe bënë punë të mira dhe, nga mirësia e vet, ua shton atyre të mirat. Ndërsa, jobesimtarët kanë dënim të rreptë.
27. Sikur All-llahu tíua shumonte begatinë robërve të vet, ata do të kalonin kufijtë, por Ai i furnizon me masë që dëshiron, sepse Ai është i njohur hollësisht dhe i dijshëm për robërit e vet.
28. Dhe Ai është që e lëshon shiun, pasi që ata tíi kenë humbur shpresat dhe Ai shtrin mëshirën e vet; Ai është mbikëqyrësi i lavdëruari.
29. Nga argumentet e Tij është krijimi i qiejve dhe i tokës dhe shpërndarja e gjallesave në të dyjat dhe Ai me fuqinë e Tij mund tíi bashkojë kurdo që të dëshirojë.
30. çfarëdo e keqe që mund tíju godasë, ajo është pasojë e veprave tuaja (të këqia), e për shumë të tjera Ai u falë.
31. E ju nuk mund tíi ikni (ta mposhtni) dënimit në tokë dhe përveç All-llahut nuk keni as mbrojtës e as ndihmës.
32. Dhe nga argumentet (që dokumentojnë fuqinë) e Tij, janë anijet lunduese nëpër det si të ishin kodra.
33. Nëse do Ai, e ndal erën dhe ato ngelin të palëvizshme mbi sipërfaqen e ujit. Síka dyshim se këto fakte ekzistojnë për secilin durimtarë e mirënjohës.
34. Ose i përmbyt ata për shkak të asaj që vepruan, e për shumë të tjera Ai i falë.
35. Ata që i kontestojnë argumenetet Tona, le ta dinë se nuk kanë shpëtim (nuk mund tíi shmangin dënimit).
36. çka u është dhënë nga ndonjë send, ajo është kënaqësi në këtë botë, e ajo që është te All-llahu është shumë më e mirë dhe e përjetshme, por pë ata që besuan dhe që vetëm Zotit të tyre i mbështeten:
37. Dhe ata që u shmangën mëkateve të mëdha e të shëmtuara, dhe kur hidhërohen, ata falin,
38. Edhe ata që i përgjigjen thirrjes së Zotit të tyre dhe e falin namazin rregullisht dhe ata që konsultohen mes vete për punë të përbashkëta, e nga ajo që Ne ua japim ata e shpërndajnë,
39. Edhe ata që kur i godit e padrejta, i kundërvihen.
40. Ndëshkimi i të keqes, bëhet në të njejtën mas, e kush fal e bën pajtim, shpërblimi i tij është te All-llahu. Vërtet, Ai nuk i do zullumqarët.
41. E kush hakmirret për padrejtësitë i janë bërë, ndaj të tillëve nuk ka ndonjë përgjegjësi.
42. Përgjegjësia (ndëshkimi) është vetëm kundër atyre që u bëjnë padrejtë dhe kundër atyre që pa farë arsye bëjnë çrregullime në tokë. Për të tillët është një dënim i dhembshëm.
43. Kush bën durim dhe fal, s;ka dyshim se ajo është virtyti më i lartë (i lavdishëm).
44. Atë që All-llahu e lë të humbur, për të nuk ka ndonjë ndihmës tjetër, pos Tij. Do tíi shohësh zullumqarët që, kur të vërejnë dënimin, do të thonë: ìA ka ndonjë rrugë për rikthim (në dynja)?î
45. Do tíi shohësh ata duke iu afruar atij (zjarrit) të frikësuar nga nënshtrimi, se si e shikojnë me bisht të syrit tinëzisht (me një shikim të vjedhur). Ata që besuan do të thonë: ìVërtet, të humbur në ditën e kijametit janë ata që e humbën vetveten dhe familjen e vet!î Ta dini pra, se mizorët janë në dënim të përjetshëm.
46. Ata nuk kanë mbrojtës që tíu nduhmojë, përveç All-llahut, sepse atë që All-llahu e ka humbur, për të nuk ka rrugëdalje (shpëtim).
47. Përgjigjuni thirrjes së Zotit tuaj para se të vijë një ditë, që All-llahu nuk e kthen më (pasi ta ketë caktuar). Atë ditë ju nuk do të gjeni strehim dhe as nuk do të mund tíi mohoni (mëkatet).
48. Nëse ata (idhujtarët) refuzojnë, Ne nuk të kemi dëruar ty rojë të tyre, ti ke për obligim vetëm komunikimin. Vërtet, kur Ne i dhurojmë njeriut nga ana Jonë ndonjë të mirë, ai gëzohet për të, e kur i godet ndonjë e keqe, që e ka merituar vetë, atëherë njeriu është përbuzës.
49. Vetëm i All-llahut është pushteti i qiejve e i tokës; Ai krijon çka të dojë; Ai i falë vetën femra atij që do; e i falë vetëm meshkuj atij që do.
50. Ose u falë çift, meshkuj e femra, por atë që do e lë pa fëmijë (steril); Ai është i dijshëm, i fuqishëm.
51. Nuk ka asnjë njeri që tíi ketë folur All-llahut ndryshe, vetëm se me anën e frymëzimit, ose pas ndonjë perdeje, ose tíi dërgojë të dërguar (melek), e ai tíi shpallë me lejen e Tij atë që do Ai. Vërtet,Ai është më i larti, më i urti.
52. Po kështu me urdhërin tonë Ne te shpallëm edhe ty shpirtin (Kuríanin). Ti nuk ke ditur çka është libri (Kuríani) as çíështë besimi, por Ne atë e bëmë dritë me të cilën e vëmë në rrugë të drejtë atë që dëshirojmë prej robërve tanë. Në të vërtetë, edhe ti udhëzon për në rrugë të drejtë,
53. Në rrugën e All-llahut, të cilit i takon çka ka në qiej dhe çka në tokë, e ta dini se të gjitha çështjet janë në vullnetin e All-llahut.
AvaTar-Ks
AvaTar-Ks
Master
Master

Numri i postimeve : 505
PIKE : 548
Popullariteti Popullariteti : 1
Data e regjistrimit : 02/07/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lexo në Kur'an, suren - Faqe 2 Empty Re: Lexo në Kur'an, suren

Mesazh nga AvaTar-Ks Tue Jul 06, 2010 6:49 pm

Lexo në Kur'an, suren - Faqe 2 43
1. Ha, Mimë.
2. Pasha librin (Kuríanin) sqarues!
3. Síka dyshim se Ne e bëmë atë Kurían arabisht, në mënyrë që ju ta kuptoni.
4. Dhe se në librin amzë (Lehvi mahfudh) te Ne, gëzon famë të lartë dhe është plot urtësi.
5. A thua Ne ta lëmë këshillimin ndaj ju e tíju braktisim, pse ju jeni popull i shfrenuar?
6. E, sa pejgamberë kemi dërguar te popujt e lashtë?!
7. Dhe nuk u erdhi atyre asnjë pejgamber, e të mos tallen me të.
8. Andaj, Ne i zhdukëm ata që ishin më të fuqishëm se këta dhe shembulli i atyre të mëparshmive është përmendur më parë (në Kurían).
9. Nëse ti i pyet ata: ìKush i krijoi qiejt dhe tokën?î Me siguri do të thonë: ìAto i krijoi i gjithfuqishmi, i dijshmi!î
10. Ai që tokën e bëri djep për ju dhe u mundësoi të keni rrugë nëpër të, e të mund të orientoheni (për qëllimet tuaja).
11. Dhe Ai që lëshon nga qielli ujë (shi) me masë. Ne i japim me të jetë një vendi të vdekur. Ja, kështu edhe ju do të nxirreni (të gjallë nga varrezat);
12. Dhe Ai që krijoi të gjitha llojet (çiftet) dhe ju mundësoi të udhëtoni hipur në anije ose në kafshë.
13. Të uleni mbi to dhe atëherë, pasi të jeni vendosur mbi to, ta përkujtoni të mirën që u dha Zoti juaj e të thoni: ìFalënderuar qoftë Ai që i nënshtroi këto për neve, sepse ne nuk do të kishim mundësi ta bënim këtë.
14. Dhe ne me siguri do të kthehemi te Zoti ynë!î
15. Megjithatë (pranuan se Zoti është i vetmi krijues), ata i përshkruan Atij pjesë (fëmijë) nga robërit e Tij. Njeriu i tilë njëmend është mohues i hapët.
16. A mos Ai nga ato që krijoi, për vete përcaktoi vajza, kurse juve u dalloi me djem?
17. E kur ndonjëri prej jush lajmërohet me (lindje të vajzës) atë që ia pat përshkruar Zotit shembull, fytyra e tij, nxihet dhe i zihet fryma.
18. A, atë që rritet me stoli, e në dialog është i paqartë (ia përshkruajnë Zotit)?
19. Edhe engjëjt që janë adhurues të Zotit i quajnë femra? A prezentuan ata krijimin e tyre (melekëve)? Dëshmia e tyre do të regjistrohet dhe ata do të merren në pyetje.
20. Ata pastaj thanë: ìSikur të kishte dashur All-llahu, ne nuk do tíi adhuronim ata (as idhujt e as melaiket). Ata nuk kanë për këtë (që thonë) ndonjë fakt, ata vetëm gënjejnëî.
21. A mos u kemi dhënë ndonjë libër para tij (para Kuríanit),e ata i përmbahen atij?
22. Jo, por ata thanë: ìNe i kemi gjetur të parët tanë në këtë fe dhe vazhdojmë gjurmëve të tyreî.
23. Ja pra, Ne nuk kemi dërguar para teje pejgamber në ndonjë vendbanim, që të mos i ketë thënë paria e begatshme e tij: ìNe i gjetëm të parët tanë në këtë fe dhe ne jemi të orientuar gjurmëve të tyreî.
24. Ai tha: ìA edhe nëse ju kam sjell rrugë më të mirë nga ajo që i gjetët të parët tuaj?î Ata thanë: ìNe nuk i besojmë asaj me çka ju jeni dërguar!î
25. Atëherë Ne ndërmorrëm ndëshkime kundër tyre, e shih si ishte përfundimi i gënjeshtarëve.
26. (Pëërkujto, o i dërguar) Kur Ibrahimi babait të vet dhe popullit të tij i tha: ìUnë jam i larguar prej asaj që adhroni ju,
27. përveç Atij që më krijoi, dhe që Ai do të më drejtojë!î
28. Dhe ai (Ibrahimi) e la të përjetshme atë fjalë (besimn në një Zot) ndër pasardhësit e vet me shpresë që ata të kthehen prej rrugës së gabuar në rrugën e drejtë.
29. Por, Unë u dhashë mundësi këtyre dhe të parëve të tyre të kënaqen derisa nuk u erdhi e vërteta dhe i dërguari me fakte.
30. Po, kur u erdhi atyre e vërteta, ata thanë: ìKjo është magji dhe se ne kësaj nuk besojmë!î
31. Pastaj thanë: ìPërse të mos ketë zbritur ky Kurían një njeriu të madh nga dy qytete?î
32. A thua ata e përcaktojnë mëshirën (pejgamberllëkun) e Zotit tënd? Ne kemi përcaktuar ndër ta gjendjen e jetës në këtë botë; Ne kemi dalluar disa në shkallë më të lartë se të tjerët, që të shfrytëzojnë njëri-tjetrin për shërbime. E mëshira (caktimi për pejgamber) e Zotit tënd është shumë më e dobishme se ajo që ata grumbullojnë.
33. E sikur të mos ishte që njerëzit (do të lakmonin) të jenë që nuk feje (jobesimtarë), Ne atyre që nuk e besojnë Zotin do tíua bënim ppulazet e shtëpive të tyre nga argjendi si dhe shkallët nga argjendi, mbi të cilat ata do të ngriteshin.
34. E edhe dyert e shtëpive të tyre nga argjendi edhe kolltukët, mbi të cilët do të mbështeteshin.
35. Edhe stoli të ndryshme (ari etj. ). E, të gjitha këto nuk janë gjë tjetër pos kënaqësi e jetës së kësaj bote, kurse bota e ardhshme te Zoti është për besimtarët e ruajtur.
36. Kush mbyll sytë para këshillave të Zotit, atij ia shoqërojmë një djall që nuk i ndahet kurrë.
37. E ata (djajt) do tíi shmangin nga rruga e drejtë, kurse (jobesimtarët) mendojnë se janë duke i udhëzuar.
38. E kur të vijë ai (jobesimtari) para Nesh, do të thotë: ìAh, të kishim qenë larg mes vete sa lindja me perëndimin; sa shok i keq je ti!î
39. Dhe sot, për shkak se ishit zullumqarë, shoqërimi juaj nuk do tíju bëjë dobi në vuajtjet tuaja.
40. A mos ti do ta bësh të dëgjojë i shurdhëti, ose ta drejtosh të verbërin, apo atë që është zhytur në humbje të thellë?
41. E, nëse të tërheqim ty (të marrim jetën ose të shpërngulim), ngase Nr kemi fuqi kundër tyre.
42. Ose, mund të bëjmë që ti ta shohësh atë që ne u premtuam (dënimin), ngase Ne kemi fuqi kundër tyre.
43. Andaj, ti përmbaju asaj që të shap;;et, e síka dyshim se ti je në rrugë të drejtë.
44. Dhe se ajo (shpallja) është lëvdatë e madhe për ty dhe për popullin tënd dhe për këtë (lëvdatë) më vonë do të përgjigjeni.
45. E ti, pyeti ata të dërguarit që i dërguam para teje, a kemi lejuar që në vend të All-llahut të adhurohen zota tjerë?
46. Ne e patëm dërguar Musain me argumentet tona te faraoni dhe rrethi i tij, e ai tha: ìUnë jam i dërguari i Zotit të gjithësisë!î
47. E kur u solli ai argumentet Tona, ata u tallën me to.
48. Dhe Ne nuk u treguam asnjë mreklli (ndëshkuese) që nuk ishin të mëdha se njëra-tjetra dhe ashtu i ndëshkuam në mënyrë që të tërhiqeshin nga rruga që praktikonin.
49. De ata thanë: ìO ti magjistar, lute për ne Zotin tënd që të ka dhënë (të na largojë dënimin) se ne po besojmë!î
50. E kur ua hoqëm atyre dënimin, qe, ata e thyen besën.
51. Ndërsa, faraoni thirri popullin e vet e tha: ìO popull imi, a nuk është i imi pushteti i Egjiptit (i Misirit) dhe i këtyre lumenjve që rrjedhin nën pallatin tim, a nuk po shihni?î
52. Pra, unë jam më i mirë se ky qyqar që mëzi flet!
53. përse nuk i janë atij bylyzykë nga ari, ose të kenë të kenë ardhur bashkë me të engjëjt shoqërues?
54. Dhe ashtu ai e frikësoi popullin e vet, e ata e respektuan, por ata ishin vërtet popull i shkatërruar.
55. Kur ata nxitën hidhërimin Tonë, Ne iu hakmorëm atyre dhe i përmbytëm të gjithë.
56. Dhe i bëmë ata shembull e përvojë për të tjerët.
57. Kur iu përmend popullit tënd si shembull biri i Merjemes, ata brohoritën.
58. Dhe thanë: ìA janë më të mirë zotat tanë apo ai?î Ata nuk të thanë atë, vetëm si polemikë, por ata janë njerëz ngatrrestarë.
59. Ai (Isai) ka qenë vetëm një rob, të cilin e bëmë pejgamber dhe e bëmë shembull të jashtëzakonshëm si përvojë për beni israilët.
60. Po sikur të duam Ne, do të bënim prej jush engjëjt që do tíju zëvendësonin në tokë.
61. E ai (Isai) është parashenjë e momentit (e kijametit), pra kurrsesi mos dyshoni në të (në katastrofë) dhe eni pas meje kjo është rrugë e drejtë.
62. E të mos u pengojë djalli, se ai për ju është armik i hapët.
63. Po kur Isai erdhi me argumente tha: ìErdha te ju me pejgamberllëk dhe erfha tíju sqaroj atë pjesë që e kundërshtonit, pra kini frikë All-llahun dhe më respektoni mua!
64. Síka dyshim, se All-llahu është Ai Zoti juaj, andajAtë adhuronie! Kjo është rrugë e drejtë!î
65. Dhe grupet u përçanë mes vete, e të mjerët ata që janë zullumqarë nga dënimi i ditës së dhembshme.
66. Nuk presim tjetër ato (grupe) përveç katastrofë tíu vijë befas duke mos e hetuar fare.
67. Atë ditë shokët e ngushtë do të jenë armiq të njeri-tjetrit, përveç atyre që ishin të sinqertë në miqësi.
68. (Atyre besimtarëve, që ishin shoqëruar për hir të Zotit, u thuhet): ìO adhuruesit e Mi, sot nuk ka as frikë për ju, e as që do të jeni të pikëlluar!î
69. (Robërit e Mi) të cilët besuan argumentet dhe ishin myslimanë.
70. Hyni në Xhennete, ju she gratë tuaja, të gëzuar!
71. Atyre u shërbejnë me enë e gastare nga ari, aty do të kenë çka tíu dëshirojnë shpirti dhe tíu kënaqet syri. Ju do të jeni aty përgjithmonë.
72. E ky është Xhenneti që u është dhënë për atë që keni punar.
73. Aty keni shumë pemë prej të cilave do të hani.
74. Ndërkaq, kriminelët janë në vuajtje të përjetshme të Xhehennemit.
75. Atyre as nuk u lehtësohet (vuajtja) dhe aty janë të dëshpruar.
76. Ne nuk u bëmë atyre padrejtësi, por ata vetë kanë qenë horra.
77. Dhe ata thërrasin: ìO malik, le të në e marrë shpirtin Zoti yt!î ai thitë: ìJu do të jeni aty përgjithmonë!î
78. Ne u patëm sjellë të vërteën, por shumica prej jush ishit urrejtës të së vëtetës.
79. A mos vëndosët për ndonjë çështje (grackë kundër Muhammedit), por edhe Ne kemivendosur (ta ndihmojmë).
80. A mendojnë se Ne nuk dërguam ndjenjën e fshehtë të tyre dhe bisedën mes tyre? Po, e dëgjomë dhe të dërguarit tonë (engjëjt përcjellës) që janë pranë tyre, shkruajnë.
81. Thuaj: ìSikurse Mëshiruesi (All-llahu) të kishte fëmijë, unë do të jem i pari adhurues (pse unë e di më së miri se ajo është gënjeshtër)!î
82. Larg asaj është Zoti i qiejve e i tokës, Zoti i Arshit, nga aji që ata i përshkruajnë.
83. Po ti, lëri ata të zhyten edhe më thellë derisa të arrijnë në ditën që u është përcaktuar.
84. AI është që në qiell është All-llahu dhe në tokë All-llah, Ai është i urti, i dijshmi.
85. I lartësuar qoftë Ai, që në sundimin e qiejve e i tokës dhe çka ka ndërmjet tyre dhe vetëm Ai di për momentin e kijametit dhe te Ai ktheheni.
86. Ata që i adhuruan pos Tij, nuk mund të ndërmjetsojnë (të bëjnë shefaat), përveç kush dëshmoi të vërtetën, e ata e dinë.
87. Po nëse ti i pyet: Kush i krijoi ata, me siguri do të thonë: ìAll-llahu!î E si pra, ia kthejnë shpinën?
88. (Zoti e di) Edhe thënien e tij (të Muhammedit): ìO Zoti im, këta janë një popull që nuk beson!î
89. (E, Zoti iu përgjegj): Hiqu tyre pra, thuaj: ìQofshin braktisur, e më vonë do ta kuptojnë!î
AvaTar-Ks
AvaTar-Ks
Master
Master

Numri i postimeve : 505
PIKE : 548
Popullariteti Popullariteti : 1
Data e regjistrimit : 02/07/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lexo në Kur'an, suren - Faqe 2 Empty Re: Lexo në Kur'an, suren

Mesazh nga AvaTar-Ks Tue Jul 06, 2010 6:49 pm

Lexo në Kur'an, suren - Faqe 2 44
1. Ha, Mimë.
2. Pasha librin sqarues (të së drejtës nga e kota)!
3. Ne e zbritëm ate në një natë të bekuar (në natën e begatshme të kadrit). Ne dëshiruam tíu tërheqim vërejtjen,e njerëzit të jenë të gatshëm.
4. Në atë (natë) zgjidhet çdo çshtje në mënyrë të prerë.
5. Urdhër i përcaktuar nga Vetë Ne. Síka dyshim se Ne dërguam të dërguar.
6. (E zbeitëm) Nga Mëshira e Zotit tënd; Ai është dëgjuesi, i dijshmi.
7. Zoti i qiejve e i tokës dhe çka ka ndërmjet tyre, nëse jeni të bindur.
8. Nuk ka Zot tjetër, vetëm Ai që jep jetë dhe vdekje, Zoti juaj dhe Zoti i prindërve tuaj të lashtë.
9. Por jo, ata (idhujtarët) janë në dyshim, janë duke luajtur.
10. Ti pra, prite ditën kur qielli sjell një tym konkret.
11. Ai (tymi) i përfdhinë njerëzit. Ky është një ndëshkim i mundimshëm.
12. (Ata thonë) Zoti ynë, largoje prej nesh dënimin, ne do të besojmë.
13. Prej nga atyre ajo këshillë (ai mësim), kur atyre u pat ardhur pejgamber me argument (e nuk besuan)?
14. Po ia kthyen shpinën atij (pejgamberit) dhe thanë: ìI mësuar prej dikujt, i çmendurî.
15. Ne do tíua largojmë dënimin për pak kohë, por ju do tíi ktheheni kotësisë.
16. (Përkujto) Ditën kur do tíi kapim me atë rrëmbimin Tonë të fuqishëm e do tíu hakmerremi.
17. Ne përpara tyre e vumë në sprovë popullin e faraonit, dhe i pat ardhur i dërguar i ndershëm.
18. (U pat thënë): ìTë míi dorëzoni robërit e All-llahut, unë sjell argument të sigurt.
19. E mos bëni mendjemadhësi ndaj All-llahut, unë sjell argument të sigurt.
20. Unë i jam mbështetur Zotit tim dhe Zotit tuaj nga (Kërcënimi) që të më gurëzoni (më mbytni).
21. E nëse nuk më besoni atëherë hiqnu meje (më lini të lirë)!î
22. E thirri Zotin e vet: ìKëta janë popull kriminelëî.
23. (Ne i thamë) Tërhiqu me robërit e Mi natën, se do të jeni të ndjekur.
24. Dhe lëre detin ashtu të qetë (të hapur) se ata janë ushtri që do të përmbytet.
25. Sa kopshte e kroje kanë lënë!
26. Edhe ara të mbjella e vende të bukura.
27. dhe sa të mira që i kanë përjetuar.
28. Ja, ashtu atë ua lëmë në trashëgim një populli tjetër.
29. Prë ta nuk qajtën as qielli e as toka dhe atyre nuk iu dha afat.
30. Ndërsa Ne i shpëtuam beni israilët prej vuajtjeve nënqmuese,
31. Prej faraonit. Vërtet ai ishte mizor i pakufishëm.
32. Ne i patëm zgjedhur ata (besimtarët e beni israilëve) me vetëdije ndër njerëzit e asaj kohe.
33. Dhe u dhamë argumente (mrekulli) në të cilat patën përvojë të qartë.
34. E këta (populli yt) me siguri do të thonë:
35. ìSíka tjetër, vetëm ajo vdekja jonë e parë dhe ne nuk do të ringjallemi!
36. Nëse jeni të vërtetë çka thoni (u thonë Muhammedit e besimtarëve), na sillni pra (në jetë) etërit tanë (të vdekur)!
37. A janë ata (idhujtarët) më të fortë, apo populli i Tubeit dhe ata që ishin përpara tyre. Ne ata i zhdukëm, sepse ishin kriminelë.
38. Ne nuk krijuam qiejt e tokën dhe çka ndërmjet tyre, pa një qëllim.
39. Por, Ne i krijuam të dyja me qëllim të caktuar, mirëpo shumica e tyre nuk dinë.
40. Síka dyshim se dita e kijametit ku kryhet gjykimi, është e caktim i të gjithë atyre.
41. Në atë ditë nuk bën dobi asgjë miku për mikun, e as nuk mund të ndihmohen.
42. Përjashtim bën ai që e mëshiron All-llahu, se Ai është ngadhnjyesi, i mëshirshmi.
43. Është e vërtetë se pema e Zekumit,
44. Do të jetë ushqim i mëkatarëve.
45. vlon si katran (si pezhgeja) në barqet.
46. Ashtu si vlon uji i valë.
47. (U thuhet engjëjve për mëkatarin) Rrëmbene e grahne ne mes të Xhehennemit.
48. Dhe hudhni mbi kokën e tij ujin e valë e shtonja mundimin.
49. (I thuhet): Shijoje! se ti je ai forti, i autoritetshmi.
50. E ky është ai (dënimi) për të cilin dyshonit.
51. Vërtet, ata që i patën frikë Zotit, janë në vende të qeta.
52. Janë në Xhennete e në burime që rrjedhin.
53. Veshin petka nga mëndafshi e kadifeja, ulur ballë për ballë.
54. Ja kështu, edhe e martojmë më bardhoshe symëdha (me hyrija).
55. aty kërkojnë tíu sillen çdo lloj peme dhe atyjanë të sigurt.
56. Aty nuk do të përjetojnë vdekjen, përveç asaj të parës në dynja. Ata i shpëtoi (All-llahu) prej vuajtjeve të Xhehennemit.
57. (Ato të mira) Janë dhuratë nga Zoti yt,e ai është shpëtim i madh.
58. Ne ua bëmë të lehtë atë (Kuríanin) në gjuhën tënde ashtu që ata të marin mësim.
59. (Meqë nuk po marrim mësim) Ti pra, prit se edhe ata janë duke pritur.
AvaTar-Ks
AvaTar-Ks
Master
Master

Numri i postimeve : 505
PIKE : 548
Popullariteti Popullariteti : 1
Data e regjistrimit : 02/07/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lexo në Kur'an, suren - Faqe 2 Empty Re: Lexo në Kur'an, suren

Mesazh nga AvaTar-Ks Tue Jul 06, 2010 6:50 pm

Lexo në Kur'an, suren - Faqe 2 45
1. Ha, Mimë.
2. Zbritja e librit është prej All-llahut, të gjithëfuqishmit, të urtit.
3. Për besimtarët ekzistojnë argumentet në qiej dhe në tokë.
4. Për një popull që sinqerisht është bindur ka argumente edhe në krijimin tuaj dhe na krijimin e shtazëve të përhapura.
5. Edhe në ndërrimin e natës e të ditës, në atë furnnizim që All-llahu e lëshon prej qiellit dhe me te, pasi të ketë vdekur e ngjall tokën; edhe në qarkullimin e erërave për një popull që logjikon ka argumente.
6. Këto janë fakte të All-llahut që po tíi lexojmë ty në mënyrë të saktë; cilës fjallë pra, pos fjalës së All-llahut dhe argumenteve të Tij, ata i besojnë?
7. Çëdo gënjeshtar e shumë mëkatarë është i shkatërruar.
8. Që i dëgjon ajetet e All-llahut, të cilat lexohen, e pastaj vazhdo prapë si mendjemadh sikur nuk i ka dëgjuar ato. Atë lajmroje për një vuajtje të dhembshme.
9. Edhe kur të mëson diçka prej ajeteve Tona, ai i merr ato për tallje. Për të tillët pason një dënim shtypës.
10. Përpara tyre e kanë Xhehennemin (që i pret) dhe nuk do tíu bëjë dobi asgjë ajo që kanë fituar, e as ndihmësit që i adhuruan, pos All-llahut. Ata do të përjetjnë një dënim të madh.
11. Ky (Kuríani) është një udhërrëfyes i plotë, e ata që nuk i pranuan ajetet e Zotit të tyre, i pret një dëmim më i mundimshëm.
12. All-llahu është Ai, që për ju e nënshtroi detin që me lejen e tij të lundrojnë anijet nëpër të, që të kërkojnë begatitë e tij; ndaj, falëderonie.
13. Dhe për ju nënshtroi gjithë çíka në qie dhe çíka në tokë, njëmend për njerëzit që mendojnë thellë, në to ekzistojnë argumete.
14. Thuaju atyre që besuan: Le tíua falin atyre që nuk presin ndëshkimet e All-llahut (pse nuk besojnë), ashtu që Ai vetë ta dënojë një popull për shkak të veprave që bëjnë.
15. Kush bën vepra të mira, bën për vete, e kush bën keq, bën kundër vetes, pastaj do të ktheheni te Zoti juaj.
16. Ne u patëm dhënë beni israilëve librin dhe pejgamberllukn dhe aftësi për të gjykuar në mes të njerëzve, i patëm furnizuar ata me të mira dhe i patëm dalluar nga njerëzit e tjerë.
17. U patëm dhënë edhe fakte te qarta për çështjen e fesë. Mirëpo, për shkak të zilisë që kishin ndërmjet vete, ata u përçanë vetëm atëherë kur u erdhi dija që ta kuptojnë, síka dyshim se Zoti yt në ditën e kijametit do të gjykojë në mes tyre për shkaçet e përçarjes së tyre.
18. Pastaj, Ne të vumë ty në një rrugë të drejtë të fesë, pra ti ndiqe atë e mos ndiq dëshirat e atyre që nuk dinë.
19. Ata nuk mund të mbrojnë ty për asgjë te All-llahu. Zullumqarët janë miq të njërit-tjetrit, kurse All-llahu është mbrojtës i besimtarëve të devotshëm.
20. Ky (Kuríani) është dritë e dijes për njerëz, është udhëzues e mëshirë për një popull që beson bindshëm.
21. A menduan ata, të cilët vepruan në të këqija, se në jetën e tyre dhe në vdejken e tyre do tíi bëjmë të barabartë me ata që besuan dhe bënë vepra të mira? Sa i shëmtuar është gjykimi ti tyre!
22. All-llahu krijoi edhe qiejt edhe tokën me një drejtësi precize, e për tíu shpërblyer secilit njeri me veprat e veta, atyre nuk u bëhet e padrejtë.
23. A e ke parë ti (Muhammed) atë që duke e ditur, dëshirën e vet e respekton si zot të vetin, atë All-llahu e ka humbur, ia ka mbyllur të dëgjuarit dhe zenrën e tij, i ka vënë perde mbi të parit e tij, më thuaj, pos All-llahut, kush mund ta udhëzojë atë? A nuk merrni mësim?
24. Ata edhe thanë: ìNuk ka tjetër, vetëm se kjo jetë jona në këtë botë, po vdesim dhe po lindemi dhe asgjë nuk na shkatërron tjetër pos kohës. Ata për këtë nuk dinë asjë, ata vetëm fantazojnë.
25. E kur atyre u lexohen ajetet Tona, të qarta ata nuk kanë fakt tjetër, pos të thonë: ìNese jeni të saktë na sillni të gjallë prindërit tanë!î
26. Thuaj: ìAll-llahu juve ju jep jetën dhe ju bën të vdisni (e jo koha); mandej, do tíju tubojë në ditë e gjykimit për të cilën nuk ka dyshim, por shumica e njerëzve nuk dinë (përfuqinë e Zotit).
27. Sundimi i qiejve e i tokës është vetëm i All-llahut, e ditën kur ndodh kijameti, atë ditë mohuesit dëshprohen.
28. Dhe (atë ditë) e sheh secilin popull thirret te libri i vet (shënimet e veprave). (U thuhet): ìSot shpërbleheni me atë që e keni vepruarî.
29. Ky është libri ynë (shënimet e veprave tuaja) që dëshmon të vërtetën (të saktën), Ne kemi kërkuar të shkruhet se çívepronit.
30. Sa u përket atyre që besuan dhe bënë vepra të mira, Zoti i tyre i merr ata në mëshirën e vet (në Xhennet), e ai është shpëtim i madh.
31. E, sa u përket atyre që nuk besuan (u thuhet): ìA nuk ju patën lexuar argumentet e Mia; e ju bëtë mendjemadhësi de ishit popull i zhytur në mëkate!î
32. Edhe kur u thuhej se premtimi i All-llahut është dhe se do të vijë kijameti për të cilin síka dyshim, ju thatë: ìNe nuk dimë se çíështë kijameti, e ne me dyshim menduan për te dhe ne nuk jemi të bindur!î
33. Dhe u dalin në shesh të këqijat që i kanë punuar, dhe i përfshinë ajo me të cilën talleshin.
34. E u thuhet: ìSot po u lëmë të harruar, ashtu sikurse ju e harruat takimin e kësaj dite, vendi juaj është zjarri, për ju nuk ka ndihmëtarëî.
35. Këtë (dënim) për shkak se ju u tallët me ajetet e All-llahut, juve u mashtroi jeta e dynjasë. Sot, pra, nuk do të nxirreni prej tij (zjarrit), e as nuk kërkohet që ata tíi kthehen pendimit të All-llahut.
36. Pra, falënderimi i qoftë vetëm All-llahut, Zotit të qiejve, Zotit të tokës, Zotit të gjithësisë.
37. Vetëm Atij i takon lartëmadhëria në qiej e n tokë dhe Ai është ngadhënjyesi, më i urti.
AvaTar-Ks
AvaTar-Ks
Master
Master

Numri i postimeve : 505
PIKE : 548
Popullariteti Popullariteti : 1
Data e regjistrimit : 02/07/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lexo në Kur'an, suren - Faqe 2 Empty Re: Lexo në Kur'an, suren

Mesazh nga AvaTar-Ks Tue Jul 06, 2010 6:50 pm

Lexo në Kur'an, suren - Faqe 2 46
1. Ha, Mimë.
2. (Ky) Libër i shpallur prej All-llahut, të fuqishmit, të urtit.
3. Ne nuk i krijuam qiejt e tokën dhe atë që ekziston ndërmjet tyre, përpos me qëllim dhe për një afat të caktuar, kurse ata që nuk besuan nuk i vunë veshin asaj me çka u tërhiqet vërejtja.
4. Thuaj: ìMë thuani për ata që pos All-llahut i adhuroni, më tregoni se çka krijuan ata në tokë dhe a kanë pjesëmarrje në (krijimin në) qiejtë? Nëse e thoni të vërtetën, më sillni ndonjë libër para këtij ose ndonjë gjurmë të mbetur prej diturisëî.
5. Kush është më i humbur se ai që pos All-llahut lut diç që nuk i përgjigjen atij deri në kijamet, pse ata (që luten) janë gafilë ndaj lutjes së tyre.
6. E kur do të tubohen njerëzit, ata (zotat e tyre) do të jenë armiq të tyre (të adhuruesve) dhe do ta mohojnë adhurimin e tyre (të idhujtarëve).
7. Dhe kur atyre u lexoheshin ajetet Tona të qarta, ata të vërtetës (Kuríanit) që u erdhi, i thanë: ìKjo është magji e hapët!î
8. Ose i thonë se ai (Muhammedi) e trilloi. Thuaj: ìNëse unë kam trilluar atë, ju nuk keni mundësi asgjë të më mbroni prej All-llahut. Ai e di më së miri se çka i mveshni ju atij, por mjafton që Ai është dëshmitarë ndërmet meje e ndërmjet jush, Ai është mëkatfalësi, Mëshiruesiî.
9. Thuaj: ìUnë nuk jamë risimtar prej të dërguarve, e nuk e di se çka do të bëhet me mua e as me ju, unë nuk ndjek tjetër vetëm atë që më shpallet, unë nuk jam tjetër pos i dërguar që ju trheq qartasî.
10. Thuaj: ìMë tregoni mua se nëse ai (Kuríani) është rej All-llahut, e ju e mohua (si do të jetë puna e juaj), ndërsa një dëshmitar nga beni israilët e dëshoi si të tillë (të zbritur prej All-llahut) dhe i besoi, kurse ju bëtë kryelartësi (a nuk jeni zulllumqarë)?î E, síka dyshim se All-llahu një popull që është mizor, nuk e udhëzon në rrugën e shpëtimit.
11. E ata që nuk besuan, atyre që besuani thanë: ìSikur të ishte ai (Kuríani - feja) ndonjë e mirë, ata nuk do ta përqafonin para nesh!î E dersa nuk drejtohen me të (Kuríanin), ata do të thonë: ìKy është trillim i kahershëmî.
12. E para tij ishte libri i Musait, prijës dhe mëshirë, e edhe ky është libër që vërteton (librin e Musait), është në gjuhën arabe për tíia tërhequr vërejtjen atyre që nuk besuan, kurse myzhde për besimtarët.
13. Ata që thanë: ìAll-llahu është Zoti ynë dhe qëndruan besnikrisht, për ta nuk ka frikë dhe ata nuk do të pikëllohen.
14. Të tillët janë banues të Xhennetit, aty do të jenë përgjithonë, atë e kanë shpërblim pë veprat që i bënë.
15. Ne e urdhëruam njeriun tíu bëjëmirë prindërve të vet, ngase nëna e vet me mundim e barti dhe me vështirësi e lndi, e bartja e tij dhe gjidhënia e tij zgjat tridjetë muaj (e ai vazhdon të jetojë) derisa të arrijë pjekurinë e vet dhe kur tíi mbush dyzet vjet ai thotë: ìZoti im, më inspiro mua që të falënderoj për të mirën tënde që ma dhurove mua dhe prindërve të mij, që të bëj vepra të mira që i pëlqen Ti dhe míi bën të mirë pasardhësit e mij, unë pendohem te Ti dhe unë jam me myslimanët.
16. Të tillët jan ata që Ne ua pranojmë në mënyrë më të mirë atë që punuan, ua kapërcejmë të këqijat e tyre duke rradhitur me banuesit e Xhennetit. (Ky është) Premtim i vërtetë që u është premtuar.
17. E ai që prindërve të vet u thotë: ìOh, përr ju!, a më premtoni mua se do të ringjallem, kur sa e sa gjenerata kanë kluar para meje (e nuk u ringjallën)?î E ata të dy e lusin All-llahun ta udhëzojë (duke i thënë atij) ìI mjeri ti, beso, se premtimi i All-llahut është i saktë!î po ai thotë: ìKjo nuk është tjetër vetëm se legjendë e të lashtëve!î
18. Ata janë të tillë, kundër të cilëve a marrë fund vendimi (të jenë banues të zjarrit) si në popujt nga exhinët dhe njerëzit që kaluan para tyre, sepse ata ishin të humbur.
19. E, secilit sipas veprave që i takon shkalla, e shpërblimi për veprat e tyre do tíu plotësohet e nuk u bëhet padrejtë.
20. E në ditën kur ata që nuk besuan paraqiten pranë zjarrit (e u thonë): ju i shfryëzuat të mirat në jetën e dynjasë dhe i përjetuat ato, e sot, për shkak se keni bërë mendjemadhësi në tokë pa të drejtë dhe për shkak se nuk respektuan urdhërat e Zotit, do të shpërbleheni me dënim nënçmues.
21. Përkjto vëllain e Adit (Hudin) kur popullin e vet në Ahkafë e qortoi, megjithatë qortime pati edhe para edhe pas tij, (u tha): Të mos adhuroni tjetër vetëm se All-llahun, pse unë i kam frikë dënimit tuaj në ditën e madhe!
22. Ata i thanë: ìA ke ardhur të na largosh prej zotave taë?! Nëse je i sigurt, na sjell atë me çka na kërcënohesh.
23. Ai tha: ìVEtëm All-llahu di atë, ndërsa unë po ju kumtoj atë për çka jam i dërguar, por unë po ju shoh se jeni popull injorant.
24. E kur e panë të paraqitur (renë) të drejtuar kah luginat e tyre thanë: ìKjo re do t na sjellë shi!î jo, kjo është ajo që ju e kërkuat sa më shpejt, një erë (shtrëngatë) me një dënim të dhemshëm.
25. (Erë) që me lejen e Zotit të saj, rrënon çdo send. Dhe aguan ashtuqë nuk shihej tjetër përveç banesave të tyre. Ashtu, Ne e ndëshkojmë popullin zullumqarë.
26. Ne u patëm mundësuar atyre (fuqi, pasuri, jetë të gjatë), atë që nuk u mundësuam juve, u patëm dhënë të dëgjuar, të parë e edhe zemra (të munduar), por atyre nuk u bëri dobi asgjë, as të dëgjuarit e tyre, e as të parit e tyre e as zemrat e tyre, pse ata ishin që i mohonin argumentet e All-llahut, andaj, i përfshiu ajo me të cilën talleshin.
27. Ne i zhdukëm disa vendbanime përreth jush, u përsëritëm argumentet ashtu që të kthehen (në rrugë të drejtë).
28. Përse atyre nuk u ndihmuan zotat, të cilët i adhuruan pos All-llahut, në shenjë të afrimit me ta (te All-llahu)? Por, ata humbën prej syve të tyre. Ajo ishte gënjeshtër e tyre dhe ajo që trillonin ata vetë.
29. (Përkujto) Kur disa prej exhinëve i drejtuam te ti që të dëgjojnë Kuríanin dhe kur u afruan dhe e dëgjuan atë, thanë: ìHeshtni!î dhe kur u krye, u kthyen te populli i vet dhe e këshilluan.
30. Thanë: ìO populli ynë, në dëgjuam një libër të shpallur pas Musait, që vërteton atë para tij, që udhëzon në të vërtetën dhe në rrugën drejtë!î
31. O populli ynë, përjigjuni thirrësut të All-llahut dhe besoni atij! Ai ju falë mëkatet tuaja dhe ju shpëton prej një dënimi plot vuajtje.
32. E kush nuk i përgjigjet atij që thërret në rrugën e All-llahut, ai nuk është i pamposhtur në tokë dhe pos Atij, ai nuk ka mbrojtës, të tillët janë në një humbje të hapët!î
33. a nuk e dinë ata se All-llahu që krijoi qiejt dhe tokën dhe nuk u lodh në krijimin e tyre, Ai ka fuqi tíi ngjallë të vdekurit. Po, Ai është i plotfuqishëm për çdo send.
34. E ditën kur ata që nuk besuan paraqiten pranë zjarrit (e u thuhet): ìA nuk është ky (dënimi) i vërtetë?î Ata thonë : ìPo pasha Zotin tonë!î Ai thotë: ìPër shkak se nuk besuat, pra vuanie dënimin!î
35. Ti (Muahamed) duro, ashu sikurse duruan të dërguarit e vendosur dhe mos ërko ngutjen e dënimit për ta, sepse ditën kur do ta përjetojnë atë (dënimin) që u është premtuar, atyre u duket sikur nuk kanë jetuar vetëm se në një moment të shkurtër të ditës. Kumtesë e mjaftueshme! A mos shkatërrohet kush, pos popullit të shfrenuar.
AvaTar-Ks
AvaTar-Ks
Master
Master

Numri i postimeve : 505
PIKE : 548
Popullariteti Popullariteti : 1
Data e regjistrimit : 02/07/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lexo në Kur'an, suren - Faqe 2 Empty Re: Lexo në Kur'an, suren

Mesazh nga AvaTar-Ks Tue Jul 06, 2010 6:50 pm

Lexo në Kur'an, suren - Faqe 2 47
1. Ata të cilët vetë nuk besuan dhe penguan edhe të tjerët nga rruga e All-llahut, Ai ua ka asgjesuar veprat e tyre.
2. Ndërsa atyre që besuan, bënë vepra të mira dhe atë që iu shpall Muhammedit e besuan, e ajo është e vërtetë prej Zotit të tyre, Ai atyre ua shlyen mëkatet dhe ua përmirëson gjendjen.
3. Kjo është kështu, ngase ata që nuk besuan ndoqën të pavërtetën, e ata që besuan ndoqën të vërtetën që u erdhi prej Zotit të tyre. Kështu All-llahu u sjell njerëzve shebmujt e tyre.
4. Pra, kur tíi takoni në (luftë) ata që nuk besuan mëshojuni në qafë (mbytni) derisa tíi rraskapitni, atëherë lidhni, e pastaj, ose lidhni ose kërkoni dëmshpërblim përderisa lufta të mos pushojë. Kështu pra, po sikur të dojë All-llahu, Ai do të hakmerrej ndaj tyre, por Ai dëshiron tíju sprovojë njërin me tjetrin. E ata që ranë dëshmorë në rrugën e All-llahut, atyre kurrsesi nuk ua humb veprat (por ua shton).
5. Ata do tíi udhëzojë dhe dp të përmirësojë gjendjen e tyre.
6. Dhe do tíi shtie në Xhennetin, të cilin ua ka bërë të njohur atyre.
7. O besimtarë, nëse ju ndihmoni (fenë) All-llahun, Ai u ndihmon juve dhe u forzcon këmbët tuaja.
8. E atyre që nuk besuan, ata qofshin të përmbysur, Ai atyre ua ka asgjësuar veprat.
9. Këtë për shkak se ata e urrejtën atë që e zbriti All-llahu, prandaj atyre ua zhduk veprat.
10. A nuk udhëtuan ata nëpër tokë e të shohin se si ishte mbarimi i atyre që ishin përpara tyre e që All-llahu ata i rrënoi, e edhe mosbesimtarët (mekas) i pret shembulli i tyre.
11. Këtë ngase All-llahu është mbrojtës i atyre që besuan, kurse për jobesimtarët nuk ka mbrojtje.
12. Ata që besuan dhe bënë vepra të mira All-llahu do tíi shtie në Xhennete nëpër të cilat rrjedhin lumenj, e ata që nuk besuan, përjetojnë kënaqësi (në këtë jetë) dhe hanë ashtu si hanë kafshët, e veni i tyre ëshrtë zjarri.
13. Se sa (popullatë) qytetesh që ishin shumë më fortë se qyteti nga i cili të dëbuam ty, Ne i kemi shkatërruar dhe për ta nuk pati ndihmëtar.
14. A është i njejtë ai, që është i mbëhtetur në argument të qartë prej Zotit të vet, si ai që veprat e tij të këqia i janë hijeshuar dhe ndjekin epshet e veta?
15. Shembulli i Xhennetit, i cili u është premtuar atyre që janë ruajtur (të devotshëm) në të cilin ka lumenju me ujë për pije, lumenj mga qumështi me shije të paprishur, lumenj nga vera e shijshme për njerëz, lumenj nga mjalti i kulluar, ata kanë aty edhe gjithfarë lloj pemësh, kanë edhe falje nga Zoti i tyre (a është i njejtë) a si ai që është përgjithmonë në zjarr dhe u shuhet etja me ujë të valë që ua copëton zorrët e tyre?
16. Prej tyre ka asish që vijnë të dëgjojnë ty, por kur largohen prej teje, u drejtohen atyre që kanë dije e u thonë: ìçka tha ai (Muhammedi) më parë?î Ata janë zemrat e të cilëve ua ka vulosur All-llahu e ata udhëhiqen pas dëshirave të veta.
17. Kurse ata që e gjetën rrugën e drejtë, Ai atyre u shton edhe më udhëzimin në rrugën e drejtë dhe u ofron mundësi të jenë edhe me të matur.
18. Po ata a presin tjetër, pos kijametit, i cili do tíu vijë befas, e parashenjat e tij tashmë kanë ardhur. E prej nga atyre këshillimi (pendimi) kur tíu vijë kijameti?
19. Atëherë, dije se nuk ka Zot tjeter pos All-llahut, kërko falje për mëkatin tënd, për të besimtarëve e të besimtareve, All-llahu edi për lëshimet tuaja (për vepra) dhe për vendin tuaj.
20. E ata që besuan po thonë: ìPërse të mos shpallet një sure (që na e obligon luftën)?î E kur u shpall sureja e qartë dhe në të u përmed lufta, i sheh ata, të cilët kanë zemra të sëmura (të dyshimta), të shikojnë me një shikim si të ishin në agoni të vdekjes. I gjetë e keqja!
21. Një respekt dhe një fjalë e mirë (do të ishte më e mirë për ta). E kur çështja (e luftës) të jetë vendosur, do të ishte mirë për ata të jenë besnik ndaj All-llahut.
22. A pritet prej jush (hipokritëve) që në nëse merrni sundimin (ose zbrapseni prej fesë islame) të bëni trazira në tokë dhe të ndërpreni lidhjet e akraballëkut?
23. Të tillët janë që All-llahu i mallkoi, i bëri të shurdhët dhe ua verbëroi të parit e tyre.
24. A nuk e studiojnë me vëmendje Kuríanin? Por jo, ata janëzemra që kanë drynat e vet!
25. Nuk ka dyshim se ata që u kthyen prapa (në mosbesim) pasi që u ishte sqaruar rruga e drejtë, djalli ua hijeshoi dhe shpresë të rrejshme u premtoi.
26. Këtë ngase atyre që e urrejtën atë që e shpalli All-llahu (jehudive), u than: ìNe do tíju dëgjojmë juve për disa çështje!î Po All-llahu i di fshehtësitë e tyre.
27. E si do të jetë atëherë puna e tyre engjëjt tíua marrin shpirtin duke i rrahur fytyrave dhe shpinave të tyre?
28. E atë (dënim) për shkak se ata ndoqën rrugë të cilë All-llahu e urren, kurse e urrejtën atë që Ai e pëlqen, prandaj ua asgjësoi veprat e tyre.
29. A menduan atë që në zemrat e tyre kanë dyshim, se All-llahu nuk do të zbulojë mllefin e tyre?
30. E sikur të kishim dashur Ne, do tíi tregonim ty se kush janë ata, e do ti njihje konkret po me siguri do tíi njohësh përme mënyrës së fjalës së tyre, e All-llahui di vepra tuaja.
31. Ne do tíu sprovojmë juve, derisa tíi njohim (të dihen konkretisht) luftëtarët dhe ata që ishin të qënrueshëm nga mesi juaj, po edhe do të sprovojmë veprat tuaja.
32. Ata që nuk besuan dhe penguan të tjerët nga rruga e All-llahut edhe pse u ishte sqaruar rruga e drejtë, e kundërshtuan të dërguarin, ata asgjë nuk mund tíi bëjnë dëm All-llahut dhe Ai do tíua zhduk veprat e tyre.
33. O ju besimtarë, respektonie All-llahun dhe respektonie të dërguarin, e mos i çoni kot veprat tuaja!
34. Ata që nuk besuan dhe penguan të tjerët nga rruga e All-llahut, e pastaj vdiqën duke qenë jobesimtarë, All-llahu kurrsesi nuk do tíju falë atyre.
35. Pra, mos u dobësoni e të kërkoni pajtim (armëpushim),kur ju jeni ngadhnjyes dhe All-llahu është me ju dhe nuk u pakëson veprat tuaja.
36. Vërtet, jeta e kësaj bote është vetëm lojë e dëfrim, e nëse besoni dhe ruheni prej të këqijave, Ai u jep shpërblimin tuaj dhe nuk kërkon prej jush tërë pasurinë tuaj (por një pjesë).
37. Pse sikur ta kërkojë tërë atë dhe tíju shtrëngojë, ju do të bëni koprraci dhe do të dalë në shesh ajo që keni në zemra.
38. Ja, ju jeni ata që ftoheni për të dhënë në rrugën e All-llahut (për luftë kundër armikut tuaj), e dikush prej jush bën koprraci, e kush bën koprraci, ai bën kundër vetës, All-llahu síka nevojë, e ju jeni të varfër (keni nevojë). Po nëse ju i ktheni shpinën, Ai do tíju zëvendesojë me një popull tjetër, që nuk do të jetë si ju.
AvaTar-Ks
AvaTar-Ks
Master
Master

Numri i postimeve : 505
PIKE : 548
Popullariteti Popullariteti : 1
Data e regjistrimit : 02/07/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lexo në Kur'an, suren - Faqe 2 Empty Re: Lexo në Kur'an, suren

Mesazh nga AvaTar-Ks Tue Jul 06, 2010 6:51 pm

.[/img]Lexo në Kur'an, suren - Faqe 2 48
1. Ata të cilët vetë nuk besuan dhe penguan edhe të tjerët nga rruga e All-llahut, Ai ua ka asgjesuar veprat e tyre. 2. Ndërsa atyre që besuan, bënë vepra të mira dhe atë që iu shpall Muhammedit e besuan, e ajo është e vërtetë prej Zotit të tyre, Ai atyre ua shlyen mëkatet dhe ua përmirëson gjendjen. 3. Kjo është kështu, ngase ata që nuk besuan ndoqën të pavërtetën, e ata që besuan ndoqën të vërtetën që u erdhi prej Zotit të tyre. Kështu All-llahu u sjell njerëzve shebmujt e tyre. 4. Pra, kur tíi takoni në (luftë) ata që nuk besuan mëshojuni në qafë (mbytni) derisa tíi rraskapitni, atëherë lidhni, e pastaj, ose lidhni ose kërkoni dëmshpërblim përderisa lufta të mos pushojë. Kështu pra, po sikur të dojë All-llahu, Ai do të hakmerrej ndaj tyre, por Ai dëshiron tíju sprovojë njërin me tjetrin. E ata që ranë dëshmorë në rrugën e All-llahut, atyre kurrsesi nuk ua humb veprat (por ua shton). 5. Ata do tíi udhëzojë dhe dp të përmirësojë gjendjen e tyre. 6. Dhe do tíi shtie në Xhennetin, të cilin ua ka bërë të njohur atyre. 7. O besimtarë, nëse ju ndihmoni (fenë) All-llahun, Ai u ndihmon juve dhe u forzcon këmbët tuaja. 8. E atyre që nuk besuan, ata qofshin të përmbysur, Ai atyre ua ka asgjësuar veprat. 9. Këtë për shkak se ata e urrejtën atë që e zbriti All-llahu, prandaj atyre ua zhduk veprat. 10. A nuk udhëtuan ata nëpër tokë e të shohin se si ishte mbarimi i atyre që ishin përpara tyre e që All-llahu ata i rrënoi, e edhe mosbesimtarët (mekas) i pret shembulli i tyre. 11. Këtë ngase All-llahu është mbrojtës i atyre që besuan, kurse për jobesimtarët nuk ka mbrojtje. 12. Ata që besuan dhe bënë vepra të mira All-llahu do tíi shtie në Xhennete nëpër të cilat rrjedhin lumenj, e ata që nuk besuan, përjetojnë kënaqësi (në këtë jetë) dhe hanë ashtu si hanë kafshët, e veni i tyre ëshrtë zjarri. 13. Se sa (popullatë) qytetesh që ishin shumë më fortë se qyteti nga i cili të dëbuam ty, Ne i kemi shkatërruar dhe për ta nuk pati ndihmëtar. 14. A është i njejtë ai, që është i mbëhtetur në argument të qartë prej Zotit të vet, si ai që veprat e tij të këqia i janë hijeshuar dhe ndjekin epshet e veta? 15. Shembulli i Xhennetit, i cili u është premtuar atyre që janë ruajtur (të devotshëm) në të cilin ka lumenju me ujë për pije, lumenj mga qumështi me shije të paprishur, lumenj nga vera e shijshme për njerëz, lumenj nga mjalti i kulluar, ata kanë aty edhe gjithfarë lloj pemësh, kanë edhe falje nga Zoti i tyre (a është i njejtë) a si ai që është përgjithmonë në zjarr dhe u shuhet etja me ujë të valë që ua copëton zorrët e tyre? 16. Prej tyre ka asish që vijnë të dëgjojnë ty, por kur largohen prej teje, u drejtohen atyre që kanë dije e u thonë: ìçka tha ai (Muhammedi) më parë?î Ata janë zemrat e të cilëve ua ka vulosur All-llahu e ata udhëhiqen pas dëshirave të veta. 17. Kurse ata që e gjetën rrugën e drejtë, Ai atyre u shton edhe më udhëzimin në rrugën e drejtë dhe u ofron mundësi të jenë edhe me të matur. 18. Po ata a presin tjetër, pos kijametit, i cili do tíu vijë befas, e parashenjat e tij tashmë kanë ardhur. E prej nga atyre këshillimi (pendimi) kur tíu vijë kijameti? 19. Atëherë, dije se nuk ka Zot tjeter pos All-llahut, kërko falje për mëkatin tënd, për të besimtarëve e të besimtareve, All-llahu edi për lëshimet tuaja (për vepra) dhe për vendin tuaj. 20. E ata që besuan po thonë: ìPërse të mos shpallet një sure (që na e obligon luftën)?î E kur u shpall sureja e qartë dhe në të u përmed lufta, i sheh ata, të cilët kanë zemra të sëmura (të dyshimta), të shikojnë me një shikim si të ishin në agoni të vdekjes. I gjetë e keqja! 21. Një respekt dhe një fjalë e mirë (do të ishte më e mirë për ta). E kur çështja (e luftës) të jetë vendosur, do të ishte mirë për ata të jenë besnik ndaj All-llahut. 22. A pritet prej jush (hipokritëve) që në nëse merrni sundimin (ose zbrapseni prej fesë islame) të bëni trazira në tokë dhe të ndërpreni lidhjet e akraballëkut? 23. Të tillët janë që All-llahu i mallkoi, i bëri të shurdhët dhe ua verbëroi të parit e tyre. 24. A nuk e studiojnë me vëmendje Kuríanin? Por jo, ata janëzemra që kanë drynat e vet! 25. Nuk ka dyshim se ata që u kthyen prapa (në mosbesim) pasi që u ishte sqaruar rruga e drejtë, djalli ua hijeshoi dhe shpresë të rrejshme u premtoi. 26. Këtë ngase atyre që e urrejtën atë që e shpalli All-llahu (jehudive), u than: ìNe do tíju dëgjojmë juve për disa çështje!î Po All-llahu i di fshehtësitë e tyre. 27. E si do të jetë atëherë puna e tyre engjëjt tíua marrin shpirtin duke i rrahur fytyrave dhe shpinave të tyre? 28. E atë (dënim) për shkak se ata ndoqën rrugë të cilë All-llahu e urren, kurse e urrejtën atë që Ai e pëlqen, prandaj ua asgjësoi veprat e tyre. 29. A menduan atë që në zemrat e tyre kanë dyshim, se All-llahu nuk do të zbulojë mllefin e tyre? 30. E sikur të kishim dashur Ne, do tíi tregonim ty se kush janë ata, e do ti njihje konkret po me siguri do tíi njohësh përme mënyrës së fjalës së tyre, e All-llahui di vepra tuaja. 31. Ne do tíu sprovojmë juve, derisa tíi njohim (të dihen konkretisht) luftëtarët dhe ata që ishin të qënrueshëm nga mesi juaj, po edhe do të sprovojmë veprat tuaja. 32. Ata që nuk besuan dhe penguan të tjerët nga rruga e All-llahut edhe pse u ishte sqaruar rruga e drejtë, e kundërshtuan të dërguarin, ata asgjë nuk mund tíi bëjnë dëm All-llahut dhe Ai do tíua zhduk veprat e tyre. 33. O ju besimtarë, respektonie All-llahun dhe respektonie të dërguarin, e mos i çoni kot veprat tuaja! 34. Ata që nuk besuan dhe penguan të tjerët nga rruga e All-llahut, e pastaj vdiqën duke qenë jobesimtarë, All-llahu kurrsesi nuk do tíju falë atyre. 35. Pra, mos u dobësoni e të kërkoni pajtim (armëpushim),kur ju jeni ngadhnjyes dhe All-llahu është me ju dhe nuk u pakëson veprat tuaja. 36. Vërtet, jeta e kësaj bote është vetëm lojë e dëfrim, e nëse besoni dhe ruheni prej të këqijave, Ai u jep shpërblimin tuaj dhe nuk kërkon prej jush tërë pasurinë tuaj (por një pjesë). 37. Pse sikur ta kërkojë tërë atë dhe tíju shtrëngojë, ju do të bëni koprraci dhe do të dalë në shesh ajo që keni në zemra. 38. Ja, ju jeni ata që ftoheni për të dhënë në rrugën e All-llahut (për luftë kundër armikut tuaj), e dikush prej jush bën koprraci, e kush bën koprraci, ai bën kundër vetës, All-llahu síka nevojë, e ju jeni të varfër (keni nevojë). Po nëse ju i ktheni shpinën, Ai do tíju zëvendesojë me një popull tjetër, që nuk do të jetë si ju
AvaTar-Ks
AvaTar-Ks
Master
Master

Numri i postimeve : 505
PIKE : 548
Popullariteti Popullariteti : 1
Data e regjistrimit : 02/07/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lexo në Kur'an, suren - Faqe 2 Empty Re: Lexo në Kur'an, suren

Mesazh nga AvaTar-Ks Tue Jul 06, 2010 6:52 pm

Lexo në Kur'an, suren - Faqe 2 49
1. O besimtarë, mos bëni asgjë para (se të orientoheni në udhëzimet e) Zotit dhe të dërguarit të Tij, keni kujdes All-llahun, se me të vërtetë All-llahu i dëgjon të gjitha dhe i di të gjitha.
2. O ju që keni besuar, mos ngritni zërin tuaj mbi zërin e Pejgamberit dhe mos iu ngërmoni atij si i ngërmoheni njëri-tjetrit, e të zhduken veprat tuaja duke mos ditur ju.
3. Ata që ulin zërat e tyre paranë të dërguarit të All-llahut. All-llahu zemrat e tyre i ka përshtatur për devotshmëri, ata kanë falje mëkatesh dhe shpërblim të madh.
4. Ata që thërrasin përtej mureve, shumica e tyre janë që nuk kuptojnë.
5. E sikur ata të bënin durim derisa të kishe dalë ti vetë, do të ishte më edukative për ta, po All-llahu është mëkatfalës, mëshirues.
6. O ju që keni besuar, nëse ndonjë i pandërgjegjshëm u sjell ndonjë lajm, ju shqyrtonie mirë, ashtu që të mos e goditni ndonjë popull pa e ditur realitetin, e pastaj të pendoheni për atë që keni bërë.
7. E, dijeni se në mesin tuaj e keni të dërguarin e All-llahut. sikur ai tíju dëgjonte juve në shu,ë çështje, ju do të pësonit vuajtje, por All-llahu juve ua bëri të dashur besimin dhe ua zbukuroi atë në zemrat tuaja, ndërsa mosbesimin, shfrenimin dhe kundërshtimin, ua bëri që tíi uureni. Të tillë janë ata që gjetën rrugën e drejtë.
8. Kjo është dhuratë dhe begati prej All-llahut, e All-llahu është i dijshëmdhe i urtë.
9. Nëse dy grupe besimtarësh tentojnë të luftojnë ndërmjet vete, ju pajtoni ata, e në qoftë se ndonjëri prej tyre e sulmon tjetrin, atëherë luftonie atë grup që vërsulet me pa të drejtë, derisa tíi bindet udhëzimit të All-llahut, e nëse ktheheni, atëherë me drejtësi bëni pajtimin ndërmjet tyre, mbanie drejtësinë, se vërtet All-llahu i do të drejtit.
10. Síka dyshim se besimtarët janë vëllezër, pra bëni pajtim ndërmjet vëllezërve tuaj dhe kinie frikë All-llahun, që të jeni të mëshiruar (na Zoti).
11. O ju që besuat, nuk bën të tallet një popull me një popull tjetër, meqë të përqeshurit mund të jenë më të mirë nga ata të cilët përqeshin dikë tjetër, e as gratë me gratë e tjera, sepse mund të ndodhë që gratë e tjera të jenë më të mira se ato që përqeshin (duke nënçmuar njëri-tjetrin) dhe mos etiketoni njëri-tjetrin me llagape. Pas besimit është keq të përhapet llagapi i keq. E ata që nuk pendohen, janë mizorë.
12. O ju që keni besuar, largohuni prej dyshimeve të shumta, meqë disa dyshime janë mëkat dhe mos hulumtoni për zbulimin e të metave të njeri tjetrit, dhe mos përgjoni njëri tjetrin; a mos ndonjëri prej jush dëshiron të hajë mishin e vëllait të vet të vdekur? Atë pra e urreni! Kini frikë nga ndëshkimi i All-llahut, e All-llahu është mëshrues, Ai pranon shumë pendimin.
13. O ju njerëz, vërtetë Ne ju krijuam ju prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet vete, e síka dyshim se te All-llahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur (këqijat) e All-llahu është i dijshëm dhe hollësisht i njohur për çdo gjë.
14. Beduinët thanë: ìNe kemi besuar!î Thuaj: ìJu nuk keni besuar ende, por thuani: ne jemi dorëzuar, e ende nuk po hyn besimi në zemrat tuaja. E nëse e respektoni All-llahun dhe të dërguarin e Tij, Ai nuk ju pakëson asgjë nga veprat tuaja, se All-llahu është shumë mëkatfalës, shumë mëshiruesî.
15. Besimtarë janë vetëm ata që besuan All-llahut, të dërguarit të Tij, e mandej nuk dyshuan dhe për hirë të All-llahut luftuan me pasurinë dhe me jetën e tyre. Të tillë janë ata të vërtetit.
16. Thuaj: ìA ju ia bëni me dije All-llahut fenë tuaj (duke thënë: ne besuam), kur All-llahu është Ai që e di çíka në qiej dhe çíka në tokë dhe All-llahu është i dijshëm për çdo sendî.
17. Ata të shprehin ty mirënjohës (ta përmendin) që u bënë myslimanë. Thuaj: ìPranimin tuaj të fesë islame mos ma njihni (mos ma përmendni) mua, por nëse jeni të sinqertë All-llahu juve ju bëri mirë, kur ju udhëzoi për besimî.
18. Síka dyshim se All-llahu e di fshehtësinë e qiejve e të tokës, All-llahu sheh atë që punoni ju.
AvaTar-Ks
AvaTar-Ks
Master
Master

Numri i postimeve : 505
PIKE : 548
Popullariteti Popullariteti : 1
Data e regjistrimit : 02/07/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lexo në Kur'an, suren - Faqe 2 Empty Re: Lexo në Kur'an, suren

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 2 e 5 Previous  1, 2, 3, 4, 5  Next

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi