Tefsir-(komentim suresh)
Deqani-ks :: Arti & Kultura :: Feja Islame :: Bota Islame
Faqja 3 e 3
Faqja 3 e 3 • 1, 2, 3
Re: Tefsir-(komentim suresh)
Men dhel-ledhii jeshfeu indehu il-la bi-idhnihi
- Kush mund të ndërmjetësojë tek Ai,
pos me lejen e Tij -
Në kohën e shpalljes së Kur`anit si dhe gjatë gjithë jetës sa ishte gjallë Muhammedi a.s., por edhe pas vdekjes së tij, pati nje*rëz që besonin në besëtytni dhe politeizëm. Ata shpiknin
zota të tyre, luteshin e përuleshin pranë tyre duke mohuar ekzistimin e një Zoti të Vetëm. Për t`ua bërë atyre me dije se veprimet e tyre janë të gabuara dhe në kundërshtim me besimin e shpallur hyjnor, Zoti xh.sh. e shpalli këtë fjali të këtij ajeti për t`i qortuar dhe në të njetën kohë për t`ua tërhequr vërejtjen atyre dhe gjeneratave që vijnë më pas, se janë duke praktikuar një besim të kotë, i cili nuk sjell as dëm e as dobi, qoftë në këtë botë, qoftë në botën tjetër. Me këtë sikur u thuhej: O njerëz! Vetëdijësohuni për atë që jeni duke bërë. Nuk ka ndërmjetësim te Zoti dhe asgjë nuk arrin deri tek Ai pa lejen e Tij.
- “Ata pos Allahut adhurojnë çdo gjë që nuk u bën atyre as dëm as dobi, e thonë: “Këta janë ndërmjetësuesit tanë te Allahu!” Thuaj: “A po e informoni Allahun për diçka që Ai nuk e di se ç`ka në qiej dhe në Tokë?”. I pastër është ma*dhëria e Tij nga ata që e shoqërojnë!“[40]
- “Vini re adhurimi i sinqertë është vetëm ai për Allahun! Ndërsa ata që në vend të Tij adhurojnë miq të tjerë (duke thënë) ne nuk i adhurojmë ata për tjetër vetëm që të na ofro*jnë sa më afër Allahut, s`ka dyshim se Allahu do të gjykojë mes tyre për se ata ishin në kundërshtim”.[41]
- Atë ditë nuk bën dobi as ndërmjetësimi, përveç atij, të cilin e ka lejuar i Gjithëmëshirshmi, ulen zërat dhe nuk dëgjohet pos një zë i ulët”.[42]Ditën e gjykimit as engjëjt nuk do të kenë mundësi të ndër*mjetësojnë për dikë tjetër, përveç me lejen e të Madhit Zot.
“E sa engjëj ka që janë në qiej, e që ndërmjetësimi i tyre nuk bën dobi asgjë, vetëm pasi Allahu të japë leje për atë që dëshiron dhe që është i kënaqur për të”[43]
Të drejtën e ndërmjetësimit Ditën e Kiametit pa lejën e Zotit nuk do ta kenë as pejgamberët, njerëzit më të zgjedhur të Zotit nga bota njerëzore. Këtë e ka vërtetuar edhe vetë Pejgamberi a.s. duke thënë se asnjë nga pejgamberët nuk do të gëzojë të drejtën e ndërmjetësimit tek Zoti xh.sh., bile as ai vetë nuk do të fillojë ndërmjetësimin pa lejen dhe urdhrin e Zotit.[44]
Je`alemu ma bejne ejdi-ihim ve ma halfehum
- E di të tashmen që është pranë tyre
dhe të ardhmen -
Dija dhe njohuria e Zotit është gjithëpërfshirëse, e papërca*ktuar në kohë dhe hapësirë. Ai është i njohur për të gjitha ndo*dhitë e së kaluarës, të së tashmes dhe të së ardhmes.[45]
Një studiues i mirënjohur i islamistikës në librin e tij “Fet-hul Bejjan” lidhur me domethënien e kësaj fjalie, thotë: “Dituria e Zotit përfshin të gjitha informacionet, nga Ai nuk mund të fshihet asgjë nga gjendja e gjithë krijesave të Tij, bile as gjendja e bu*brrecit të zi në natën e errësuar nën gurin e tokës së pluhurosur, as lëvizja e atomit në brendësinë e qiellit, as shpendi në ajër dhe as peshku në thellësinë më të madhe të ujit”.[46]
Përemri lidhor “ma”, i cili në këtë rast ka formën e trajtës së pashquar jep të kuptosh gjeneralizimin e njohurive të Zotit për çdo send, i vogël qoftë ai a i madh.
Shumë ajete dëshmojnë për përthekueshmërinë e njohurisë së Zotit për të gjitha krijesat dhe për të gjitha kohët:
-“Ai i di ato që ishin para tyre dhe ato që vijnë pas, po dija e tyre nuk mund të përfshijë Atë”.[47]
- “Thuaj edhe nëse e fshehni ose e publikoni atë që keni në zemrat tuaja, Allahu e di atë, Ai di gjithçka ka në qiej e ç`ka në tokë, Allahu është i plotfuqishëm për çdo send”.[48]
- “Ai e di ç`ka në qiej e në Tokë, e di atë që e fshihni dhe atë që e shfaqni haptazi, sepse Allahu e di edhe atë që e mbajnë në zemrat”.[49]

Ve la juhitunen bi-shejin min ilmihi il-la bima shae
- Nga ajo që Ai di, të tjerët dinë vetëm
sa ka dëshiruar Ai -
Përmes kësaj fjalie, kuptohet fakti se njohuritë e Zotit nuk mund t`i zbulojë askush, përveç atyre që shpalosen me dëshirën e Tij, pastaj qenien dhe cilësitë e Tij nuk ka dije që mund t`i përthekojë, pos asajë që Zoti Vetë ua ka bërë të njohur njerëzve[50]. Me këtë fjali të kësaj pjese të Kur`anit demantohen mendimet e gjithë atyre që mendojnë se Pejgamberët dhe disa njerëz të mirë e kanë ditur ose dinë të fshehtën - gajbin.
Këtë supozim të tyre e hedhin poshtë shumë dëshmi nga Kur`ani dhe Suneti.
Në Kur`an thuhet se engjëjt nuk i dinin emrat e gjërave që ua kishte paraqitur para tyre Zoti[51]; pastaj, xhinët nuk dinin për vde*kjen e Sulejmanit a.s.; Ademi a.s. nuk dinte për mashtrimet e shejtanit[52]; Ibrahimi nuk dinte paraprakisht për
rezultatin përfu*ndimtar rreth therjes së birit të tij[53]; Jakubi a.s. nuk dinte për vendndodhjen e birit të tij, Jusufit a.s.[54], Sulejmani a.s. nuk dinte për shkaqet e mungesës së Hud Hudit[55].
Ngjarjet e lartpërmendura janë fakte të pamohueshme, të cilat dëshmojnë se të fshehtën-gajbin nuk mund ta dijë askush nga njerëzit, prej të cilëve nuk janë përjashtuar as vetë pejgamberët e Zotit xh.sh., përveq nëse Ai i lajmëron për të.
Vesia kursijuhu es-semavati vel-erdi
Kursija e Tij (dija-sundimi)
përfshin qiejt dhe Tokën
La je uudu hifdhu-huma
Kujdesi i Tij ndaj të dyjave nuk i vjen rëndë
Zoti i Madhëruar nuk ndien lodhje dhe vështirësi për kujdesin dhe ruajtjen e qiejve dhe të Tokës dhe gjithë asaj që shtrihet në to e në mes tyre. Asgjë nuk mund t`i kalojë pa vëzhgimin e Tij. Të gjitha lëvizjet sado të vogla qofshin ato, janë të nënshtruara ndaj fuqisë së Tij. Ai nuk pyetet për veprimet, kurse të tjerët përgji*gjen para Madhështisë së Tij.[61]
Ve huvel alij-ul adhimu
(Ai është më i Larti, më i Madhi)
Zoti xh.sh. është i lartësuar mbi gjithë krijesat, i lartë dhe i madh me sundimin dhe gjithëpushtetin e Tij[62]. Këto dy cilësi su*periore të të Madhit Zot janë përmendur në shumë vende në Ku*r`an:
- “Allahu është Ai (Zot) i vërtetë, dhe ajo që ata adhurojnë pos Tij, është gënjeshtër, e Allahu është Ai i larti, i ma*dhi”.[63]
- “…I tërë sundimi është në duar të Allahut, të lartit, të madhëruarit”.[64]
- “…çka tha Zoti juaj? Ata (engjëjt) thonë: “Të vërtetën” Ai është më i larti, më i madhi.[65]
Ky është një shpjegim dhe komentim i shkurtër i ajetit “Ku*rsij”, domethënia dhe kuptimi i të cilit me siguri është shumë më i gjërë, mirëpo, sado modest që është shpresoj që ky shpjegim, e ka ndriçuar deri diku vlerën e përmbajtjes së tij.

Cilit verset Kur’anor i frikohen më së shumti Izraelitet?
Thuhet se verseti Kur'anor që më së shumti i frikohen Izraelitët është verseti i 64 në El Maide ku theksohet mënyra e trajtimit të Izraelitëve nga ana e All-llahut të cilët mundohen ta "ndezin zjarrin për luftë."
E hënë, 12 Janar 2009 22:08
<DIV id=news_detail_content>Gjersa masakra dhe dhuna Izraelite po vazhdon kah anët më të errëta dhe më të liga, ditëve të sotshme një detaj shumë interesant rreth qasjes së tyre ndaj Kur'anit është raportuar.

Këtu është përkthimi i kuptimit të këtij verseti Kur'anor:
Jehuditë thanë: "Dora e All-llahut është e shtrënguar!" Qofshin të shtangura duart e tyre dhe qofshin të mallkuar, pse thanë atë. Jo, duart e Tij janë të shlira. Ai furnizon ashtu si të dojë. Kjo që t'u zbrit ty do t'u shtojë disave nga ata (nga paria fetare) shumë largimin dhe mohimin. Ne ndërmjet tyre hodhëm armiqësi dhe urrejtje që do t'u vazhdojë deri në ditën e kijametit. Sa herë që ndezën zjarr për luftë, All-llahu e shuajti atë, e ata përpiqen për shkatërrime në tokë. All-llahu nuk i do ngatërrestarët.
timeturk/mesazhi.com
var tmp; tmp = document.getElementById("news_content").getElement sByTagName("a"); for(i=0; i

KAMATA
sëmundje e rëndë shoqërore
{ الذين يأكلون الربوا لا يقومون إلا كما يقوم الذى يتخبطه الشيطان من المسّ ذلك بأنهم قالوا إنما البيع مثل الربوا و أحل اللـه البيـع و حرم الربوا فمن جـاءهُ موعظـةٌ من ربـه فانتهى فله ما سلف و أمره إلى الله و من عاد فأولئك أصحاب النار هم فيها خالدون. يمحق الله الربوا و يربى الصدقات و الله لا يحب كل كفّارٍ أثيم .إن الذين امنوا و عملوا الصالحات و أقاموا الصلوة و أتوا الزكاة لهم أجرهم عند ربهم و لا خوف عليهم و لا هم يحزنون . يا أيها الذين أمنوا اتقو الله و ذروا ما بقى من الربوا إن كنتم مؤمنين.فإن لم تفعلوا فأدنوا بحربٍ من الله و رسوله و إن تبتم فلكم رءوس أموالكم لا تَظلمون و لا تُظلمون. و إن كان ذو عسرة فنظرة إلى الميسرةٍ و أن تصدقوا خيرٌ لكم إن كنتم تعلمون. و اتقوا يوماً ترجعون فيه إلى الله ثم توفى كل نفسٍ ما كسبت و هم لا يُظلمون .}
“ Ata që e hanë kamatën, ata nuk ngrihen ndryshe veçse siç ngrihet ai i çmenduri nga të prekurit e djallit. Kjo ngase ata thanë:”Edhe shitblerja nuk është tjetër, por njësoj sikurse edhe kamata !” e Allahu e ka lejuar shitblerjen, por e ka ndaluar kamatën. Atij që i ka arritur këshillë (udhëzim) prej Zotit të Tij dhe është ndalur (prej kamatës), atij i ka takuar e kaluara dhe çështja e saj mbetet tek Allahu, e kush e përsërit (pas nadalimit), ata janë banues të zjarrit, ku do të mbesin përgjithmonë. Allahu e zhduk kamatën dhe e shton lëmoshën, Allahu nuk e do asnjë besëpremë e mëkatar.S’ka dyshim se ata që besuan dhe bënë vepra të mira, e falën namazin dhe e dhanë zeqatin, ata i pret shpërblim i madh te Zoti i tyre, ata nuk do të kenë kurrfarë frike as brengosje. O ju që besuat, kini frikë Allahun dhe, nëse jeni besimtarë të sinqertë, hiqni dorë prej asaj që ka mbetur nga kamata.
E në qoftë se nuk e bëni këtë (nuk hiqni dorë nga kamata) , atëherë binduni se jeni në konflikt me Allahun dhe të dërguarin e Tij. E nëse jeni penduar, atëherë juve ju takon kryet e mallit tuaj, askënd nuk e dëmtoni, as vetë nuk dëmtoheni. Po, në qoftë se ai (borxhliu) është në gjendje të vështirë, atëherë priteni deri sa të vijë në një çlirim (lehtësim). E t’ia falni (borxhin) në emër të lëmoshës, ajo nëse e dini, është shumë më mirë për ju. Dhe ruajuni një dite kur do të ktheheni tek Allahu, dhe secilit njeri i plotësohet ajo që e ka fituar, dhe atyre nuk u bëhet e padrejtë. “
Islami sendërton sistemin e vet ekonomik në bazë të një rregulli të përcaktuar, i cili simbolizon realitetin e vërtetë e të njëmendtë në këtë ekzistencë, realitet ky i cili bazohet së pari në faktin se Allahu është Krijues i kësaj gjithësie, se është Krijues i kësaj toke dhe i njeriut, të cilin e la mëkëmbës në të, duke ia nënshtruar atij shumë gjëra. Megjithatë, i Gjithëpushtetshmi tërë këtë nuk ia la rastësisë, dhe nuk e la jashtë kontrollit, që njeriu të bëjë ç’të dojë, por njeriut në atë lirinë e tij të pjesërishme të të zgjedhurit, i obligoi qeverisjen në tokë, konform me rregullat dhe me ligjet e përsosura të Programit Hyjnor.
S’ka dyshim se qeverisja absolute i takon vetëm Allahut të Plotfuqishëm, kurse njerëzit pushtetin e tyre e nxjerrin nga mënyra e zbatimit të Ligjit dhe Programit Hyjnor të Allahut xh.sh
Në këtë tërësi rregullash hyjnore hyn edhe qeverisja e drejtë e pasurisë që i jep Allahu njeriut në këtë botë. Allahu xh.sh. dëshiron që robi i Tij të punojë dhe të përpiqet që pasurinë e tij ta fitojë në mënyrë të ndershme, me djersën e ballit. Në të kundërtën, çdo pasuri e fituar pa mund dhe në kurrizin e tjetërkujt, dëmton misionin fisnik të njeriut në këtë botë, sepse edhe vetë Allahu xh.sh. në kaptinën En Nisaë , (ajeti 29), thotë :
{ يا أيها الذين أمنوا لا تأكلوا أموالكم بينكم بالباطل إلا أن تكون تجارة عن تراضٍ منكم ...}
“ O ju që besuat , mos e hani mallin e njëri - tjetrit në mënyrë të palejuar, përpos tregtisë në të cilën keni pajtueshmëri në mes vetes...”
Mu, duke u nisur nga ky fakt, kamata u ndalua, sepse është një veprim i shëmtuar,që automatikisht bie ndesh me rregullat islame.Kamata , jo vetëm që dëmton interesat njerëzore, por është edhe kundër të gjitha normave dhe parimeve morale sepse baza e saj është mashtrimi , grabitja dhe gllabërimi i pasurisë së tjetrit.
Sa e sa popuj e shoqëri pësuan degradime e nënçmime, si pasojë e veprimit me kamatën. Këto fakte relevante mbase do të jenë vërejtje serioze që të na ndërgjegjësojnë njëherë e përgjithmonë se ajo që Allahu ua ka ndaluar njerëzve, është me të vërtetë e dëmshme dhe është kundër interesave njerëzore.

Fjala “Er-Rriba” në kuptimin etimologjik do të thotë “ shtim, rritje ”, kurse në atë terminologjik do të thotë “ shtesa që merr huadhënësi nga huamarrësi për moskthimin e borgjit në kohë të caktuar, pa u prekur kryet e mallit“ . Allahu xh.sh. nëpërmjet këtyre ajeteve, dëshiron të na vërë në dijeni se ata që punojnë me kamatë, duke shfrytëzuar pamëshirshëm djersën e të tjerëve, do të ngrihen nga varrezat e tyre në Ditën e Gjykimit në një gjendje, siç është e atij që e “prek” shejtani me vesveset e tij, kështu që ai humb kontrollin mbi vetveten dhe mbi mendjen e tij.
Allahu i Gjithmëshirshëm bëri një shembëllim të tillë, për ata që lejojnë kamatën duke thënë se gjoja kamata është njëlloj sikurse shitblerja. Mirëpo Allahu xh.sh. ua demanton këtë pohim të tyre të pabazë, sepse shitblerja është me dobi reciproke , të cilën e ka lejuar Allahu, kurse kamata është shtesë e grabitur nga mundi i huamarrësit.
Kamata është e gjykuar të dështojë dhe të pakësohet, kurse shitblerja , zekati dhe sadakaja tek Allahu kanë vlerë shumë të madhe dhe shtohen. Meqë Allahu xh.sh. e ndalon kamatën decidivisht, dhe urdhëron largimin prej kësaj shëmtie, ai që nuk largohet prej saj, le ta dijë se është në luftë të hapët kundër Allahut dhe të Dërguarit të Tij, dhe se e meriton hidhërimin e Allahut në këtë botë dhe në botën tjetër.
Ajeti i fundit ( 281 ) i kësaj kaptine :
{ و اتقوا يوماً ترجعون فيه إلى الله ثمّ توفى كل نفسٍ ما كسبت و هم لا يظلمون .}
“ dhe ruajuni asaj dite kur do të ktheheni tek Allahu, dhe secilit njeri i plotësohet ajo që e ka fituar, dhe atyre nuk u bëhet e padrejtë.”
prej të gjithë komentuesve të Kur’anit, cilësohet si ajeti i fundit i Kur’anit që iu shpall Muhammedit a.s. nga ana e Allahut xh.sh. Pas zbritjes së këtij ajeti, Pejgamberi a.s. jetoi vetëm edhe 9 net, e pastaj u shpërngul pranë mëshirës hyjnore. Ky ishte kontakti i fundit i qiellit me tokën, deri në Ditën e Gjykimit.

Shkaku i zbritjes së ajetit
Sipas mufesirëve të Kur’anit, këto ajete kanë zbritur në lidhje me Abbasin dhe Halid bin Velidin, të cilët ishin ortakë në tregti, në kohën e injorancës. Këta të dy u jepnin para me fajde njerëzve të Thekifit. Dërgata e fundit hyjnore këta të dy i gjeti me pasuri të madhe të fituar nga kamatat. Mu për këtë shkak, Allahu xh.sh. zbriti :
{ يا أيها الذين أمنوا اتقوا الله و ذروا ما بقى من الربوا إن كنتم مؤمنين }
“ O ju që keni besuar, kini frikë Allahun dhe, nëse jeni besimtarë të sinqertë, hiqni dorë prej asaj që ka mbetur nga kamata. “ , dhe e ndaloi kamatën njëherë e përgjithmonë . Në këtë kontekst edhe Pejgamberi a.s. në Haxhin lamtumirës tha :
“ Ta dini se çdo lloj kamate prej kamatave të injorancës është anuluar , dhe të parën kamatë që e anuloj është kamata e Abbasit; çdo hakmarrje gjaku prej hakmarrjeve të injorancës është anuluar, e hakamarrja e parë që e anuloj është gjaku i Rebia ibnul Harith bin Abdul Mutalibit. “

Etapat e ndalimit të kamatës
I Gjithëmëshirshmi deshi që një prej urtësive të Tij të jetë edhe ndalimi gradual i sëmundjeve të shëmtuara shoqërore, që mbretëronin në atë kohë. Ashtu siç u ndalua alkooli , poashtu edhe ndalimi i kamatës kaloi nëpër 4 etapa të ndalimit, derisa u ndalua përfundimisht.
Etapa e parë e ndalimit - është zbritja e ajetit 39 - kaptina Err- Rrum :
{ و ما أتيتم من رباً ليربوا فى أموال الناس فلا يربوا عند الله و ما أتيتم من زكاةٍ تريدون وجه الله فأولئك هم المضعِفون }
“ Dhe çka të jepni nga pasuria për ta shtuar e rritur (me kamatë), në pasurinë e njerëzve, ajo nuk do të shtohet tek Allahu, e çka të jepni nga sadakaja (bamirësia) me qëllim që t’i afroheni Allahut, të tillët janë ata që u shumëfishohet (shpërblimi) “
Ky ajet i takon zbritjes mekase, dhe në të nuk ka ndonjë shenjë të qartë se kamata ndalohet, por vetëm bën me dije se kjo nuk pëlqehet nga Allahu xh.sh., dhe se ai që merret me një punë të tillë, ajo nuk ka kurrfarë vlere as shpërblimi.Në këtë ajet bëhet thirrje e hapët për dhënien e zekatit, që tek Allahu shumëfishohet me shpërblime.
Etapa e dytë e ndalimit - është zbritja e ajeteve 160-161 - En - Nisaë :
{ فبظلمٍ من الذين هادوا حرمنا عليهم طيباتٍ لهم و بصدهم عن سبيل الله كثيرًا و أخذهم
الربواو قد نهوا عنه و أكلهم أموال الناس بالباطل و أعتدنا للكافرين منهم عذاباً أليماً }
“ Dhe për shkak të mizorisë së atyre që ishin hebrenj, dhe për shkak se penguan shumë nga rruga e Allahut, Ne ua ndaluam (ua bëmë haram) disa (lloje ushqimesh) të mira që u ishin të lejuara. Edhe për shkak të marrjes së kamatës , edhe pse e kishin të ndaluar atë, dhe të ngrënies së pasurisë së njerëzve në mënyrë të padrejtë. Ne kemi përgatitur dënim të mundimshëm për ata që nuk besuan prej tyre “
Këto dy ajete i përkasin zbritjes së hershme medinase, në të cilat shihet një qortim i ashpër ndaj hebrenjve, të cilët punonin me kamatë dhe e lejonin atë, ani pse këtë e kishin të ndaluar edhe me librat e tyre. Me këtë veprim të tyre, hebrenjtë vërtet merituan hidhërimin, mallkimin dhe ndëshkimin e Allahut xh.sh..
Që në këto ajete, mund të hetohen shenjat e para të ndalimit të kamatës dhe ato qenë një si parapërgatitje e njerëzve për ta pritur ndalimin e përhershëm të kamatës, që do të pasonte më vonë.
Etapa e tretë e ndalimit - është zbritja e ajetit 130 të kaptinës Ali Imran, në të cilin ndalohet ngrënia e kamatës së shumëfishuar:
{ يا أيها الذين أمنوا لا تأكلوا الربوا أضعافاً مصاعفةً و اتقوا الله لعلكم تفلحون }
“ O ju që besuat, mos e hani kamatën që po e shumëfishoni dhe kini frikë (dënimin e) Allahut ashtu që të gjeni shpëtim ”
Ky ajet i takon zbritjes medinase dhe me të bëhet ndalimi i pjesërishëm i kamatës, ose më saktë ndalimi i një prej shumë llojeve të kamatës -” kamatë e shumëfishuar” , e cila njihet edhe si “kamatë e ndytë” , sepse nga pamundësia e kthimit, borxhi shtohet më tepër se kryet e mallit për shumë herë.
Këtë lloj veprimi,Allahu xh.sh. e ndaloi duke thirrur për devotshmëri dhe drojtje ndaj Allahut të Madhërishëm. Nga ky ajet është më se e qartë se fushëveprimi i veprimit me kamatë u ngushtua dhe kufizua në një masë të konsiderueshme, mu ashtu siç qe kufizuar konsumimi i alkoolit me zbritjen e ajetit të tretë :
{ يا أيها الذين أمنوا لا تقربوا الصلوة و أنتم سكارى حتى تعلموا ما تقولون }
“ O ju që besuat mos u afroni në namaz duke qenë të dehur, derisa të dini se ç’flitni ... “
Pas të gjitha këtyre vërejtjeve, vjen edhe etapa e katërt dhe e fundit e ndalimit të kamatës me zbritjen e ajeteve 275-281 të kaptinës El Bekare :
“ Ata që e hanë kamatën, ata nuk ngrihen ndryshe veçse siç ngrihet i çmenduri nga të prekurit e djallit.Kjo ngase ata thanë : “ edhe shitblerja nuk është tjetër, por njësoj sikurse edhe kamata ! “ e Allahu e ka lejuar shitblerjen, por e ka ndaluar kamatën....o ju që besuat, kini frikë Allahun dhe, nëse jeni besimtarë të sinqert, hiqni dorë prej asaj që ka mbetur nga kamata...”.
Me zbritjen e këtyre ajeteve medinase, ndalohet përfundimisht kamata si një ves i shëmtuar dhe si një sëmundje e rëndë shoqërore. Ligji i përsosur islam , me një urtësi dhe largpamësi të pashoqe, në mënyrë graduale arriti të zhdukë nga mesi i shoqërisë islame vese të tilla të shëmtuara si, alkooli,bixhozi, kamata, prostitucioni etj, sëmundje shoqërore prej të cilave vuan pothuajse tërë bota. !

Llojet e kamatës :
Në kohën e injorancës, kur zbritën ajetet e ndalimit kamatat kanë qenë dy llojesh :
1. Kamata e quajtur “En Nesietu”,
2. Kamata e quajtur “ El Fadël ”.
Kamata : “En Nesietu ” - sipas Fahru Rraziut , në kohën e injorancës ishte kur ndonjëri i huazonte një tjetri diçka nga pasuria për një kohë të caktuar, me kusht që për çdo muaj t’i marrë një përqindje fitimi, duke mbetur kryet e mallit i paprekur. Nëse këtij i shkrepte ta kërkonte pasurinë e tij, kurse huamarrësi nuk kishte ç’ti kthente, ia shtonte edhe më kundërvlerën e mallit të tij.
Sipas Taberiut, në kohën e injorancës, kur dikush i kishte borxh me afat të caktuar një tjetri, dhe nuk kishte mundësi t’ia kthente atë borxh me kohë, i thoshte huadhënësit : “ Më shtyj afatin e pagesës, e unë të mbetem borxh edhe për një pjesë më tepër se kryet e mallit !”. Kjo është kamata e ashtuquajtur “kamata e shumëfishuar - Ad’afen muda’afeh”, të cilën e ndaloi Allahu xh.sh. rreptësisht.
Kjo lloj kamate përdoret edhe sot me të madhe në banka ; fatkeqësisht edhe në shumë shtete islame, me përqindje fitimi prej 2% deri 10% etj.
Kamata - “ El Fadël “ - Kjo lloj kamate është kur njeriu shet një gjësend për një gjësend, diçka për diçka të një lloji a të një kategorie, duke i shtuar kundërvlerën si f.v., ar me ar, grurë me grurë, elb me elb etj.
Transmeton Ebu Seid El Huderiu se Pejgamberi a.s. ka thënë:
“Ari me ar, argjendi me argjend, gruri me grurë, elbi me elb, hurma me hurma, kripa me kripë, dhe çdo gjë me llojin e vet dorë më dorë, e kush e shton apo kërkon të shtojë diçka nga kjo, konsiderohet kamatë,për të cilin veprim kanë të njëjtin dënim edhe dhënësi edhe marrësi ”.
Kemi edhe një transmetim po nga Ebu Seid el Huderiu, i cili thotë: “Erdhi një ditë Bilalli tek i Dërguari i Zotit me disa hurma të mira .Pejgamberi a.s. e pyeti :Prej nga këto, o Bilall? Ai ia ktheu : O i Dërguari i Allahut , i kisha disa hurma më të liga dhe i shita dy sa,ë prej tyre për një sa’ë më të mirë . Pejgamberi a.s. i tha : Mos bëj kurrë më një gjë të tillë, sepse kjo është kamatë e vërtetë. Nëse do të blesh , atëherë së pari shiti hurmat e tua e pastaj me ato të holla blij hurma tjera :
(Muttefekun alejhi)

DËNIMI NDAJ ATIJ QË VEPRON ME KAMATË
Ajetet kuranore si dhe shumë prej haditheve të Resulullahut, na kanë vënë në dijeni për dënimet e tmerrshme e të dhembshme të atyre që e hanë kamatën.
Ajeti :”Ata që e hanë kamatën, ata nuk ngriten mdryshe vetëm se si ngritet ai i çmenduri nga të prekurit e djallit...” dhe hadithet e Pejgamberit a.s., siç është transmetimi nga Xhabir bin Abdil-lahu , i cili thotë : ” Pejgamberi a.s. e ka mallkuar dhënësin e kamatës, atë që e merr dhe e ha kamatën , dëshmitarët dhe shkronjësin e kontratës për kamatë, duke thënë se të gjithë këta janë të barabartë në dënim”
(Muslimi, Ahmedi, Ebu Davudi dhe Tirmidhiu)
dhe hadithi tjetër që e transmeton Ibni Mes’udi nga Resulullahu s.a.v.s.i cili ka thënë : “ Kamata edhe nëse për një kohë rritet , fundi i saj shpie në pakësim (varfërim) “ ,
na tregojnë më së miri se ai që e merr ose e jep kamatën, do të jetë i fyer, i përbuzur dhe i nënçmuar nga Allahu xh.sh. në këtë botë, ndërsa dënimi i tij në botën tjetër do të jetë i dhembshëm.
Sot, disa të paskrupullt, me ngulm isnsistojnë me shpifjet e tyre të paqëndrueshme se kamata nëpërmjet transaksioneve të kamatave nuk është haram !, duke thënë se Allahu ka ndaluar vetëm kamatën e shumëfishtë, ndërsa kamata e vogël me 2-3 % fitim, nuk është haram ! Ata thonë se kamatë e ndaluar është kamata shpenzuese, kurse kamata prodhuese (bankare) nuk konsiderohet e ndaluar.
Kjo s’ka të bëjë fare me realitetin, ngase Islami si fe hyjnore, relevante dhe koherente për të gjitha kohët, insiston që njeriu pos largimit nga harami - e ndaluara, të largohet edhe nga rrugët që mund të shpien në atë haram, duke i mbyllur të gjitha rrugët e mundshme të fitimit të ndaluar.
ثshtë plotësisht e palogjikshme shpifja e atyre që thonë se kamata e vogël nuk është haram. Të tillëve ua kishim kujtuar vetëm pakëz analogjinë në mes alkoolit dhe kamatës.Dihet se edhe një pikë e alkoolit është haram, edhe pse ajo ndoshta si një pikë e vetme fakikisht nuk të deh, por urtësia e Allahut bëri që për shkak të shumicës, edhe pakica të ndalohet. Edhe kamata i nënshtrohet po të njëjtit rregull.
Të tillëve do t’u përkujtonim vetëm edhe një herë fjalët e Allahut :
{ أفتؤمنون ببعض الكتاب و تكفرون ببعض ...}
- “A e besoni një pjesë të Librit, e tjetrën e mohoni ?...” (El Bekare 85)
a thua nuk janë mjaft të qarta fjalët kuptimplota të Allahut :
{ و أحل الله البيع و حرم الربوا ...}
- “ Allahu e ka lejuar shitblerjen, por e ka ndaluar kamatën ...“
{ و اتقوا الله و ذروا ما بقى من الربوا إن كنتم مؤمنين }
- “ Keni frikë Allahun dhe, nëse jeni besimtarë të sinqertë, hiqni dorë prej asaj që ka,
mbetur nga kamata...”
{ يمحق الله الربوا و يربى الصدقات ...}
- “ Allahu e zhduk kamatën dhe e shton lëmoshën ...“
që të na dëftojnë se këtu nuk bëhet fjalë për ndalimin e pakicës , ose për një ndalim të pjesërishëm po, përkundrazi këtu bëhet fjalë për ndalim të përgjithshëm, qoftë të jetë ajo kamatë shpenzuese a kamatë prodhuese.
Mufessiri i kohës sonë, Muhammed Ali Es Sabuni , duke theksuar pasojat dhe dëmet e kamatës si sëmundje e rëndë shoqërore, thotë : Dëmet dhe pasojat e kamatës mund t’i përkufizojmë në tri kategori :
1. Dëmet e kamatës nga aspekti shpirtëror ;
2. Dëmet e kamatës nga aspekti shoqëror ;
3. Dëmet e kamatës nga aspekti ekonomik.
Sa i përket kategorisë së parë, - dëmet e kamatës nga aspekti shpirtëror , kamata mbjell në shpirtin e njeriut egoizmin dhe mosdurimin ndaj tjetrit. I tilli nuk sheh asgjë para vetes përpos interesit të tij personal, duke e lënë tërësisht anash vetëflijimin dhe vetëmohimin. Tek i tilli zhduket dashuria ndaj individëve dhe ndaj mbarë shoqërisë. Shpirti i tij dëshiron vetëm të kënaqet në kurriz të të tjerëve.
Në kategorinë e dytë, - dëmet e kamatës nga aspekti shoqëror , kamata shkakton armiqësi dhe urrejtje në mes të pjesëtarëve të një shoqërie, duke larguar çdo ndjenjë të dhembshurisë, bashkëpunimit reciprok dhe mirësisë ndaj njëri-tjetrit. Ajo fut zili e përçarje dhe shkatërron vlerat morale e vëllazërore.
Kurse për kategorinë e tretë - dëmet e kamatës nga aspekti ekonomik , mund të themi se kamata, pashmangshmërisht i ndan njerëzit në klasa : në klasën e të pasurve, të cilët janë kredhur në mirëqenie ,luks dhe jetë të stili të lartë, duke shfrytëzuar pa mëshirë djersën e tjetërkujt,- dhe në klasën e të mjerëve, të varfërve dhe nevojtarëve, të cilëve u mungojnë edhe gjërat më elementare për një jetë modeste.Njerëzit e kësaj kategorie (klase) me dashje a pa të , bien viktimë e kësaj padrejtësie duke u shndërruar në robër të vërtetë . S’ka dyshim se kamata është ndër faktorët kryesorë që ndikojnë në çrregullimin e kësaj baraspeshe dhe është shkaktare e drejtpërdrejtë e humbjes dhe e degradimit të individëve , popujve dhe shoqërive.
Në gjithë këtë tërësi pyetjesh, patjetër se shtrohet edhe kjo:A ka Islami sistem të tillë ekonomik, që mund të zëvendësojë fitimin e paligjshëm dhe pa djersë me kamatë?! Lirisht mund të themi se po. Në këtë sistem të përsosur ekonomik të Islamit , hyn edhe rregullativi i Fikhut i ashtuquajturi : “ El Mudarebetu “, që cila është : pajtim a pëlqim i të dy palëve të interesuara që njëra prej tyre të marrë një pjesë të pasurisë së tjetrit për të punuar me të . Me këtë rast nënshkruhet edhe kontrata e përbashkët për fitim me përqindje të caktuar 1/3 , 1/4 a gjysma e fitimit. Në këtë kontekst me klauzolë të veçantë parashihet edhe humbja eventuale.
Kështu pra Islami hapi dyert e zhvillimit, të përparimit, të aksioneve dhe të planeve investuese e të fitimit në mënyrë të ndershme.
Islami në asnjë mënyrë nuk kufizoi fitimin hallall - të lejuar nëpërmjet tregtisë së lejuar, të drejtë e të sinqertë. Vlen të përmendet edhe fakti se në shumë vende të botës, tregtarët muslimanë ishin ata që mbollën farën e Islamit duke dhënë shembuj të rrallë në histori me sjelljet dhe veprimet e tyre të drejta dhe korrekte.Drejtësia dhe sinqeriteti i tyre, ishin shkas që shumë nga jomuslimanët, duke parë sjelljet e tyre, të përqafonin fenë islame.

Sidoqoftë, Islami ishte dhe mbeti sistem i përkryer i jetës praktike të njeriut në të gjitha aspektet, sistem i cili imponon bindshëm koncept ideologjik të përcaktuar. Islami në esencë është aq autentik, aq madhështor dhe aq thellë i rrënjosur në shpirtin njerëzor, saqë të gjitha tentimet për zhvleftësimin e tij janë të gjykuara të dështojnë. I vetmi Islami është në gjendje që njerëzimit t’i ofrojë sistemin e përkryer që të harmonizojë dhe të rregullojë veprimet e tij drejt progresit materialist dhe pretendimeve të tij shpirtërore.
Islami i thërret të gjithë njerëzit për mirësi,për vlera të përgjithshme të moralit dhe për luftë kundër çdo të keqeje e shëmtimi.Qëllimi i kësaj feje madhështore është çrrënjosja e veseve të këqija nga një shoqëri dhe edukimi i shpirtit me vlera të larta të moralit të përkryer. Ata që i përgjigjen kësaj thirrjeje, janë të shpëtuar, kurse ata që refuzojnë, do të jenë të mallkuar dhe të larguar nga mëshira e Allahut xh.sh.

Nga Tefsiri i dijetarit te madhe te Kuranit Imam Ibn Kethir rahimehullah.
« I dërguari [Muhamedi] beson në atë që i është zbritur nga Zoti i tij dhe [po ashtu besojnë] besimtarët. Secili beson në Allahun, në Engjëjt e Tij, në Librat e Tij dhe në të dërguarit e Tij. Ata thonë:’Nuk bëjmë dallim mes të dërguarve të Tij’. Dhe thonë:’Dëgjojmë dhe bindemi. [Kërkojmë] Faljen tënde, o Zoti ynë, dhe tek Ti është kthimi [i të gjithëve]’ » [El-Bekare, 285]
« Allahu nuk e ngarkon njeriun me më shumë se sa mund të mbartë ai. Ai shpërblehet siç e meriton dhe dënohet siç e meriton. ‘Zoti ynë, mos na dëno, nëse gabojmë ose harrojmë! Zoti ynë, mos na ngarko me aso barre që i ke ngarkuar ata që kanë qenë para nesh [çifutët dhe të krishterët]! Zoti ynë, mos na ngarko me më shumë se sa mundemi të mbartim! Na fal! Na i shlyej gjynahet! Na mëshiro! Ti je Meula ynë [Mbrojtësi, Mbështetësi, etj]! Dhe na jep fitore ndaj mosbesimtarëve! » [el-Bekare, 286]
Nga Ibn Abas [radijallhu anhu]:”Ndërsa Xhibrili [alejhi selam] po rrinte ulur me pejgamberin, ai dëgjoi çeljen e një porte mbi të. Ai çoi kokën dhe tha:’Kjo është një portë qiellore, e cila asnjëherë para kësaj dite s’është çelur’. Një engjëll zbriti nga ajo [portë]. Xhibrili tha:’Ky është një engjëll që zbriti në tokë, i cili kurrë s’ka zbritur para kësaj dite’. Ai dha selam dhe tha:’Prano përgëzimet [O Muhamed] për dy dritat që t’u dhanë, të cilat nuk i janë dhënë ndonjë pejgamberi përpara teje: Çelja e Librit [el-Fatiha] dhe fundi i sures el-Bekare. Asnjëherë nuk lexon ndonjë shkronjë nga këto dyja [sure] veçse të jepet [dmth të jepet shpërblimi për të]’”. [Muslim]
Allahu i lartësuar ka thënë:
« Secili beson në Allahun, në Engjëjt e Tij, në Librat e Tij dhe në të dërguarit e Tij. Ata thonë:’Nuk bëjmë dallim mes të dërguarve të Tij’ »
Pra, secili besimtar beson se Allahu është një dhe i vetëm, është Furnizuesi dhe s’ka të denjë për adhurim veç Tij. Ata, po ashtu, besojnë në të gjithë pejgamberët dhe të dërguarit e Allahut, në Librat e Tij që iu shpallën nga qielli pejgamberëve dhe të dërguarve, të cilët janë robër të Allahut. Për më shumë, besimtarët nuk bëjnë dallim ndërmjet pejgamberëve, si, për shembull, të besojnë në disa prej tyre dhe t’i mohojnë të tjerët. Por, për besimtarët të gjithë pejgamberët dhe të dërguarit e Allahut janë të sinqertë, të drejtë, dhe secili prej tyre qe udhëzuar në shtegun e drejtësisë, edhe atëherë kur disa prej tyre sillnin diçka që shfuqizonte Ligjin e disa të tjerëve me lejen e Allahut. Më vonë, Ligji i Muhamedit, pejgamberit dhe të dërguarit të fundit të Allahut, i shfuqizoi të gjitha ligjet e pejgamberëve përpara tij. Kështu, Çasti i Fundit do të nisë ndërsa Ligji i Muhamedit do të jetë Ligji i vetëm, dhe gjithmonë ndërsa një grup nga umeti i tij do të jenë në shtegun e së vërtetës, të dukshëm dhe dominues.
« Dhe thonë:'Dëgjojmë dhe bindemi' »,
domethënë, dëgjojmë thënien Tënde, o Zoti ynë, e kuptuam atë dhe punojmë sipas saj.
[Kërkojmë] Faljen tënde, o Zoti ynë »
përmban një shfajësim dhe lutje për faljen, për mëshirën dhe për butësinë e Allahut.
« Allahu nuk e ngarkon njeriun me më shumë se sa mund të mbartë ai »
do të thotë se Allahu nuk kërkon nga një shpirt atë për çka ai s’është i aftë. Kjo vetëm demonstron butësinë, dhembshurinë dhe bujarinë e Allahut ndaj krijesave të Tij. Ky ajet është ajeti që shfuqizoi ajetin i cili i shqetësoi sahabët:
« E shfaqët ju atë që keni brenda vetës suaj apo e fshehët, Allahu do t’ju marrë në përgjegjësi për të »
Kjo tregon se, ndonëse Allahu do të t’i marrë në pyetje robërit e Tij dhe do t’i gjykojë ata, Ai do të dënojë vetëm për atë nga e cila njeriu ka mundësi të ruhet. Sa i përket rastit kur ai s’mund të ruhet, siç janë rastet kur ai i flet vetvetes apo i lindin mendime të ndryshme, për to nuk do të dënohet. Këtu, duhet të përmendim se të mos i pëlqesh mendimet e këqija që i shkojnë njeriut ndër mend është pjesë e besimit.
« Ai shpërblehet siç e meriton »,
për të mirën.
« ... dhe dënohet siç e meriton »,
për të keqen, domethënë, lidhur me punët për të cilat është përgjegjës.
Më pas, [duke përmendur çfarë kanë thënë besimtarët] ndërsa e drejton robin e Tij për t’iu lutur Atij dhe gjithmonë ndërsa u premton atyre se do t’u përgjigjet në lutje, Allahu thotë:
« Zoti ynë, mos na dëno, nëse gabojmë ose harrojmë! », domethënë, ‘Nëse e harrojmë një obligim apo biem në ndonjë ndalim, apo bëjmë ndonjë gabim ndërsa nuk e dimë vendimin për të’. Kemi përmendur hadithin e Ebu Hurejres, të cilin e ka shënuar Muslim, ku Allahu ka thënë:”Do ta pranojë [lutjen tuaj]”. Po ashtu, është hadithi i Ibn Abas, ku Allahu ka thënë:”E kam pranuar [lutjen tuaj]”.
« Zoti ynë, mos na ngarko me aso barre që i ke ngarkuar ata që kanë qenë para nesh [çifutët dhe të krishterët]! »,
domethënë, ‘Edhe nëse jemi në gjendje t’i kryejmë ato, mos kërko prej nesh të bëjmë detyra të vështira, ashtu siç kërkove nga popujt e mëhershëm përpara nesh. Ti dërgove pejgamberin tënd Muhamed, pejgamberin e mëshirës, për të shfuqizuar këto barra, nëpërmjet Ligjit që ia shpalle atij, njësinë islamike [teuhidin], fenë e lehtë’. Muslimi ka shënuar se Ebu HUrejre ka transmetuar nga i dërguari i Allahut të ketë thënë se Allahu ka thënë:”E kam pranuar [lutjen tuaj]”. Ka edhe një hadith që është shënuar nëpërmjet zinxhirëve të ndryshëm të transmetimit, ku i dërguari i Allahut ka thënë:
“Jam dërguar së bashku me një mënyrë të lehtë”.
« Zoti ynë, mos na ngarko me më shumë se sa mundemi të mbartim »
nga obligimet, vështirësitë dhe vuajtjet. Mos na bëj të mbartim atë që s’mundemi të durojmë.
Përmendëm se Allahu ka thënë:”Do ta pranojë [lutjen tuaj]” në një transmetim, dhe ‘E kam pranuar [lutjen tuaj]” në një transmetim tjetër.
« Na fal! »,
domethënë, na e fal atë që është mes nesh dhe Teje, lidhur me atë çfarë Ti di rreth të metave dhe gabimeve tona.
« Na i shlyej gjynahet! »
nga ajo që është mes nesh dhe robërve Tu. Pra, mos ua vë në dukje atyre gabime tona dhe punët tona të këqija.
« Na mëshiro! »
në atë që do të vijë pas kësaj. Pra, mos na lë të biem në gabim tjetër. Thonë që ata të cilët bëjnë gabime, kanë nevojë për tri gjëra: faljen e Allahut për atë që është mes Atij dhe atyre, që Ai t’i fshehë këto gabime nga robërit e tjerë të Tij dhe të mos i vë në dukje ato përpara robërve, dhe që Ai t’i mbrojë ata nga gabimet e mëtejshme. Përmendëm më herët se Allahu iu përgjigj këtyre lutjeve:”Do ta pranojë”, në një transmetim, dhe “E kam pranuar” në një transmetim tjetër.
« Ti je Meula ynë! »,
domethënë, Ti je mbrojtësi dhe ndihmësi ynë. Ty të zëmë besë. Ty të kërkohen të gjitha ndihmat dhe te Ti mbështetemi plotësisht. S’ka forcë a mundësi, përveç nëpërmjet Teje.
« Dhe na jep fitore ndaj mosbesimtarëve! »,
domethënë, ndaj atyre që kanë mohuar fenë Tënde, që mohuan njësinë Tënde, që mohuan porosinë e pejgamberit Tënd dhe adhuruan të tjerë krahas Teje. Na jep fitore dhe na bëj mbizotërues mbi ta në këtë botë dhe në botën tjetër. Allahu ka thënë:”Do ta pranoj” në një transmetim, dhe “E kam pranuar” në hadithin që Muslim e ka shënuar nga Ibn Abas.
Veç kësaj, Ibn Xherir ka shënuar se Ebu Is’hak ka thënë se, kurdo që Mu’adh mbaronte me leximin e kuaj sureje [« Na jep fitore ndaj mosbesimtarëve! »], thoshte “Amin”.
__________________
Faik Konica:"Po mos te ishte islami shqiptaret do te ishin me shume ne numer po jo shqiptar"
"Me të vërtet fjalët tona do të qëndrojnë të vdekura përderisa ne nuk do të vdesim për qështjen e tyre keshtu që ato të mbesin të gjalla midis të gjallëve”
"Nena" Tereze:‘Ami Bharater Bharat Amar’ (‘I am Indian and India is mine’) Une jam indiane dhe India eshte imja.

Sprovat Hyjnore
“O ju që keni besuar, kërkoni ndihmë me durim e me falje (namaz) se vërtet Allahu është me durimtarët. E për ata që u mbytën në rrugën e Allahut mos thoni:janë të vdekur, Jo, ata janë të gjallë, por ju nuk kuptoni (gjallërinë e tyre). Ne do t’ju sprovojmë me diçka prej frikës, me uri, me ndonjë humbje nga pasuria e nga jeta e edhe nga frytet (fëmijët), po ti jepju myzhde durimtarëve, të cilët kur i godet ndonjë fatkeqësi thonë: Ne jemi të Allahut dhe ne vetëm tek Ai kthehemi. Të tillët janë që te Zoti i tyre kanë bekime e mëshirë dhe të tillët janë ata të udhëzuarit në rrugën e drejtë”. (El Bekare 153-157)
Allahu i plotfuqishëm e krijoi njeriun si krijesën më të përsosur dhe ia besoi mëkëmbësinë mbi sipërfaqen e Tokës. E dalloi prej të gjitha krijesave të tjera me dhuntinë e të menduarit e të logjikuarit, duke e lënë të lirë në çdo veprim të tij.
Ishte kjo drejtësia absolute hyjnore që askujt të mos i imponojë asgjë, por secili njeri në bazë të veprave të tij ta meritojë o shpërblimin o ndëshkimin e Tij.
Amanetin dhe barrën e rëndë të këtij misioni kaq të vështirë, të cilin e refuzuan qiejtë e toka, e mori përsipër njeriu, sepse vërtet meritoi përkujdesjen dhe mëshirën e Allahut.
Nisur nga kjo, Allahu xh.sh. i dërgoi njerëzimit, pejgamberë dhe libra të shenjtë vetëm e vetëm që njeriu të mos e humbas rrugën e udhëzimit hyjnor.
Afrinë dhe mëshirën e Allahut besimtari i vërtetë e i sinqertë e has në çdo moment kur është i gëzuar, por edhe kur është i dëshpëruar. Mu për këtë arsye, Allahu xh.sh. stolisi moralin e muslimanit edhe me një cilësi që njëherit është edhe atribut i Tij – me sabër (durim).
Në jetën tonë pesimizmi dhe humbja e shpresës nuk kanë vend. Ato janë cilësi të shejtanit, i cili u largua nga mëshira e Allahut xh.sh., vetëm për shkak të kryeneqësisë dhe arrogancës së shprehur ndaj urdhrave të të Lartmadhërishmit.
S’ka dyshim se jeta janë në këtë botë është një sprovim i rëndë, sprovim që duhet të na kalitë e të na e forcojë edhe më tepër imanin e të mos na e dobësojë shpresën e të na e thyejë moralin. Mbi të gjitha besimtari duhet të gjejë forcë e durim për të përballuar çdo vështirësi a pengesë në rugën e gjatë të realizimit të shpresave dhe idealeve të veta.
Koment:
“O ju që keni besuar, kërkoni ndihmë me durim e me falje (namaz) se vërtet Allahu është me durimtarët”
Ajeti në fjalë është një mesazh i çiltër hyjnor drejtuar besimtarëve të vërtetë për t’i vënë në dijeni se zemrat dhe mendjet e tyre duhet t’i kenë gjithmonë të lidhura te mëshira e pakufishme e Allahut, sepse vetëm Ai e meriton adhurimin e vërtetë dhe se vetëm prej Tij kërkohet ndihma për të përballuar çdo të papritur a fatkeqësi. Në Kur’an thuhet:
“Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje kërkojmë ndihmë !” (El Fatiha, 4)
Ai që u përmbahet këtyre normave do të jetë i shpëtuar në këtë botë dhe i shpërblyer e i graduar në botën tjetër.
Meqë Allahu i plotfuqishëm e di se sfidat e jetës në këtë botë janë të vështira e të rënda për njeriun, Ai qysh në fillim i përforcon zemrat tona me këshilla përplot mëshirë e dhembsuri, duke na dëftuar se shpëtimi i vetëm është kërkimi i ndihmës prej Tij me durim dhe me namaz. Në durim ka ngadhënjim, në namaz ka shpëtim, e kur këto dy cilësi e stolisin shpirtin e besimtarit, kjo atëherë shpie deri në triumfin e vërtetë ndaj forcave të errëta djallëzore.
Kjo tregon për vlerën dhe rëndësinë e tij jetike për karakterin e besimtarit, ngase Allahu xh.sh. e di se rruga e udhëzimit hyjnor kërkon përpjekje të vazhdueshme për t’i përballuar të gjitha vështirësitë.
Lufta e vazhdueshme në mes engjëllores dhe djallëzores njeriun gjatë jetës në këtë botë shpeshherë e ballafaqon me sfida të papritura, të cilat mund të përballohen vetëm me sabër të vërtetë. Por nëse fatkeqësitë dhe dëshpërimet zgjasin, njeriu mund të humbë ndonjëherë edhe durimin e të ligështohet, nëse nuk e ka pranë vetes edhe një shtytës tjetër ndihmës. Mu për këtë arsye Allahu xh.sh. ia ka bashkangjitur durimit edhe namazin, i cili si ndihmëtar kurrë nuk të lë në baltë. Namazi është elani dhe forca që ripërtërit dhe çelnikos vullnetin e njeriut, është një lidhje që kurrë nuk mund të shkëputet-kjo është lidhj me Allahun xh.sh.- “Urvetul vuthka”. Në namaz prehet e qetësohet shpirti, dhe çdo gjymtyrë e ndien këtë. Namazi është sikur pika e vesës që freskon petalet e lules së vyshkur, është një rilindje e shpresave të zemrave të thyera e të lodhura nga vështirësitë.
Durimi (sabri) si “armë e fortë” e besimtarit është përmendur në Kur’an në 70 e ca vende. Sa për ilustrim do t’i cekim vetëm disa prej këtyre ajeteve:
“Ajo që e keni pranë vetes është e përkohshme, e ajo që është te Allahu është e përjetshme. E ne do t’u japim atyre që ishin të durueshëm shpërblimin më të mirë të asaj që vepruan” - ( En Nahl, 96)
“ O ju besimtarë, bëni durim, bëhuni të qëndrueshëm kundër armikut, rrini të përgatitur dhe, që të shpëtoni, ruajuni dënimit të Allahut” - (Ali Imran, 200)
Në këtë kontekst edhe Pejgamberi a.s. thotë:
“Durimi është gjysma e besimit”, pastaj, “Durimi është thesar prej thesarëve të xhenetit”.
Transmetohet nga Suhejb en Rrumi të ketë thënë:
“Ka thënë i Dërguari i Allahut: ”Është e çuditshme çështja e besimtarit, çdo vepër e tij i sjell mirësi. Nëse e arrin ndonjë e mirë (kënaqësi) e falënderon Allahun dhe kjo është gjë e mirë për të, po nëse e godet ndonjë fatkeqësi, bën durim (sabër) dhe po ashtu fiton mirësi”.
Fjalët e fundit në ajet: “...Vërtet Allahu është me durimtarët” do të thonë se Allahu xh.sh. është me durimtarët, i përkrah, i përforcon, i shoqëron dhe nuk i lë të kalojnë të vetmuar nëpër rrugën e sprovave të vështira, meqë e di se mundësitë psiko-fizike të njeriut janë të kufizuara.
Ai që Allahun e ka pranë (me vete), athua kush mund të jetë kundër tij? Ai që e gjen vetëm pranë mëshirës së Allahut, athua mund të humbë ndonjëherë ?!. Ai që përballon sfidat dhe të papriturat, me iman dhe përkushtim të plotë, duke bërë sabër dhe duke falur namaz, ai vërtet i ka të hapura dyert e mëshirës hyjnore.
Një thënie arabe thotë: “Duro ndaj intrigave të intrigantëve (të cilët bëjnë kurtha e dredhi), sepse durimi yt është vrastar për ta. Ndodh që zjarri nganjëherë ta hajë (djeg) vetveten, po qe se nuk gjen diçka përpara që ta përpijë”.
Këtu shihet se ekziston durimi ndaj kurthave të intrigantëve, por mund të ndodhë që armiku të jetë dinak dhe durimin e besimtarit ta keqpërdorë dhe ta konsiderojë si dobësi, kështu që i vërsulet dhe e sulmon edhe më me ashpërsi.
Për këtë Allahu xh.sh. thotë: “ Edhe ata që i godet e padrejta, i kundërvihen” - (Esh Shuura, 39).
Por, që të ketë ngadhënjim të vërtetë patjetër duhet të ketë edhe flijim, sepse vetëm kështu arrihet qëllimi, fitohet liria, plotësohet imani.
Allahu xh.sh. thotë: “ A mos menduat ju se do të hyni në Xhenet, e Allahu pa e ditur (pa u vërtetuar në praktikë) se cilët prej jush kanë luftuar dhe pa e ditur se cilët prej jush ishin të durueshëm” - (Ali Imran, 142)
Rruga deri te arritja e së vërtetës dhe e kuptimit të drejtë të misionit të njeriut në këtë jetë është e “shtruar” me durim dhe xhihad, është e stolisur anekënd me gjakun e shtrenjtë të dëshmorëve.
Nëse në durim ka jetë të shpirtrave, atëherë në flijim (rënie dëshmor - shehidllëk) ka jetë të plotë, çiltërsinë, pastërtinë dhe dlirësinë e së cilës nuk mund ta përlyejë asgjë.
Për këtë arsye Allahu xh.sh. në vazhdim thotë:
“ E për ata që u mbytën në rrugën e Allahut mos thoni: janë të vdekur, Jo, ata janë të gjallë, por ju nuk kuptoni (gjallërinë e tyre)”
Lufta për lartësimin e idealeve islame, për lartësimin e fjalës së Allahut, kërkon flijime, e dëshmorët që flijohen për këto ideale janë njerëzit më të dashur te Allahu. Të tillët kurrë nuk vdesin, por janë të gjallë dhe të furnizuar prej Zotit fuqiplotë. Është një çështje tjetër që ne njerëzit e rëndomtë me kufizime shqisore nuk mund ta ndjejmë këtë gjallëri të përjetësisë së tyre. Kjo është vetëm në dijen dhe kompetencën e Allahut
Për shkak se janë të gjallë te Allahu, dëshmorët nuk pastrohen siç pastrohen të vdekurit e rëndomtë. Pastrimi është vetëm për trupat e të vdekurve, kurse dëshmorët janë të pastër sepse edhe gjaku i tyre është i pastër dhe varrosen me ato rroba me të cilat kanë rënë shehidë.

Sa i përket gradave dhe shpërblimeve të shehidit ato janë të shumta e të panumërta. Me rënien e pikës së parë të gjakut të tij në tokë, shehidit i falen të gjitha mëkatet, e sheh vendin e tij në xhenet, Allahu xh.sh. e mbron (fal) prej fitnes së natës së varrit, ka të drejtë të ndërmjetësojë (të bëjë shefat) tek Allahu për 70 vetë prej familjes (farefisit) së tij. Allahu xh.sh. ia vesh kurorën e nderit të zbukuruar me margaritarë, xhevahirë e gurë të tjerë të çmueshëm…
“Ne do t’ju sprovojmë me diçka prej frikës, me uri, me ndonjë humbje nga pasuria e nga jeta e edhe nga frytet (fëmijët), po ti jepju myzhde durimtarëve. Të cilët kur i godet ndonjë fatkeqësi thonë: Ne jemi të Allahut dhe ne vetëm tek Ai kthehemi”
Allahu xh.sh. e sprovon njeriun në këtë botë me lloj-lloj sprovash për ta testuar imanin dhe përkushtimin e robit të vet. Njeriu në momentet më të vështira e sheh veten se sa është afër apo larg Zotit.
Në këtë arenë të sfidave të vështira të jetës, shpirti njerëzor duhet të mësohet e të adaptohet. Besimi i paluhatshëm në Zotin përforcon shpirtin dhe zemrën e besimtarit për të përballuar të gjitha sprovat për hir të idealeve fisnike.
Në momentet më të vështira neve nuk na mbetet ndihmës tjetër pos Allahut. Allahut që na krijoi dhe na sprovon por për këtë edhe na shpërblen me mirësitë e Tij të pakufishme. Ne të tërë jemi të Zotit. E tërë qenia dhe zemra jonë rrah vetëm për ta përfituar dashurinë e Tij. Vetëm tek Ai është kthimi, vetëm tek Ai është shpërblimi. Fatkeqësisht ka njerëz që në momentet vendimtare të sprovave bien nga provimi i imanit. Shpirtngushtësia e tyre i bën ata që ta humbin durimin e të thonë: Pse mua më ndodhi kjo gjë? Kjo gjendje më nuk durohet! Nëse ka Zot përse nuk po na ndihmon !, etj., duke vënë në pikëpyetje edhe vetë imanin e tyre.
Por besimtari i vërtetë e di mirë se të gjitha këto sprova të rënda janë në të mirë të tij.
Nga kuptimet shumëdimensionale të këtij ajeti: “Ne do t’ju sprovojmë me ndonjë frikë, me uri, me ndonjë humbje nga pasuria e nga jeta e edhe nga frytet (fëmijët), po ti jepju myzhde durimtarëve “ shihet butësia dhe mëshira e Allahut, sepse sprova e Tij ndaj nesh është në diçka prej frikës, urisë, varfërisë, humbjes së familjes dhe të atyre që njeriu i konsideron fryte të zemrës së tij – fëmijët.
Allahu xh.sh., nuk tha “… do t’ju sprovojë me frikë… por tha “me diçka prej frikës”, që do të thotë se frika dhe llahtaria e madhe do të jetë vetëm për pabesimtarët në Ditën e Gjykimit, atë ditë kur fytyrat e besimtarëve do të shkëlqejnë nga nuri.
Për pjesën e ajetit “...dhe nga frytet” mufessirët janë të mendimit se fjala është për vdekjen e fëmijëve të vegjël.
Në lidhje me këtë pjesë të ajetit. Muhammedi a.s. ka thënë:: “Kur robit i vdes ndonjë fëmijë, Allahu xh.sh. u thotë melaikeve – A ia morët shpirtin fëmijës së robit tim. Melaiket thonë po. Allahu prapë u thotë: Ia morët shpirtin frytit të zemrës së tij? Melaiket thonë: po. Allahu xh.sh. thotë: Po çka tha në ato momente të vështira robi im? Melaiket thonë: Të shprehi falënderime Ty dhe tha:”Ne jemi të Allahut dhe vetëm tek Ai kthehemi” .Atëherë Allahu xh.sh. thotë: Robit tim ndërtojani një pallat në xhenet dhe quajeni – shtëpia (pallati) e falënderimit - hamdit”.
Fundja, pas çdo sprovimi pason edhe shpërblimi. Këtë e pohon vetë Allahu xh.sh. kur thotë: “Jepju myzhde durimtarëve (Përgëzoi durimtarët)”.
U cek më herët se prej virtyteve që stolisin karakterin e çelniktë të muslimanëve është durimi në vështirësi, të cilët kur i godet ndonjë fatkeqësi nuk e humbin shpresën por kthehen e me durim të plotë thonë: ”Ne jemi të Allahut dhe vetëm tek Ai kthehemi”
Në këto momente shfaqet tërë madhështia e besimit. Në këto momente besimtari e kuptuan drejt rolin dhe misionin e tij në këtë jetë. E kupton se çdo gjë që vjen prej Allahut është sprovë për të. E kupton në këto çaste ëmbëlsinë e imanit, durimit, qëndresës dhe pathyeshmërisë. E kupton se kjo botë është kalimtare dhe se bota tjetër do të jetë vend-shpërblimi i tij.
Pejgamberi a.s. ka thënë:”O Zot më shpërble për durimin tim në këtë fatkeqësi dhe ma zëvendëso këtë (fatkeqësi) me ndonjë të mirë prej anës Sate”
Në këtë përditshmëri tonë të zymtë është vështirë t’i bindësh njerëzit se kjo botë është një vend ku njeriu ballafaqohet me sfida të ndryshme. Ndodh që pasuria dhe kënaqësitë e kësaj bote ta largojnë njeriun nga rruga e drejtë. Të tillët që pasuria i ka mbërthyer me kthetrat e saj mendojnë se nuk do të vdesin kurrë, por kur u vie momenti i vdekjes, e kuptojnë se kjo botë ka qenë vetëm një udhëtim dhe iluzion i shkurtër.
Të tillët nuk kanë ç’të presin ndonjë të mirë a shpërblim te Allahu.
Në anën tjetër, ata që e kuptuan drejt misionin e tyre në këtë botë dhe u përballojnë sprovave e vështirësive, ata janë të dashurit e Allahut:
“Të tillët janë që te Zoti i tyre kanë bekime e mëshirë dhe të tillët janë ata të udhëzuarit në rrugën e drejtë”.
Allahu xh.sh. e nderoi këtë Ymmet me fenë islame. E zgjodhi prej të tjerëve dhe ia besoi lartësimin e fjalës së Tij. E diti se kjo rrugë e vështirë deri në dritën e udhëzimit hyjnor kërkon durim, sakrifica dhe vetëmohim. Kërkon ballafaqim me sfida të ndryshme si frikë, uri, varfëri, humbjen e më të dashurve, por ata që i përballojnë të gjitha këto, pa u lëkundur asnjëherë nga qëndrimet e veta, vetëm ata janë të denjë që me duart e tyre ta bartin flamurin islam -”La ilahe il-lallah Muhammedun resulullah” . Vetëm të tillët do ta arsyetojnë epitetin e mbrojtësve të Islamit.
O Zot i Madhërishëm! Na bën edhe ne prej radhëve të tyre. Na e dhuro mëshirën dhe kënaqësinë Tënde si në këtë botë ashtu edhe në tjetrën dhe na bën ngadhënjimtar ndaj armiqve të fesë e të kombit! Amin!
Literatura e konsultuar:
1. Fahru Rraziu - “Mefatihul Gajb”
2. Mahmud Hixhazi - “Tefsirul vadih”
3. Sejjid Kutb - “Fi dhilalil Kur’an”
4. Abdulhamid Kishku- “Fi rihabi et tefsiri”

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi