Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Join the forum, it's quick and easy

Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.
Deqani-ks
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Epoka e Skënderbeut

Shko poshtë

 	Epoka e Skënderbeut Empty Epoka e Skënderbeut

Mesazh nga Shooter-Ks Fri Jul 09, 2010 7:55 am

Pjesa e 1
Pjesa e 2
Pjesa e 3
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 	Epoka e Skënderbeut Empty Re: Epoka e Skënderbeut

Mesazh nga Shooter-Ks Fri Jul 09, 2010 7:56 am

Pjesa e 1
ENTI I TEKSTEVE DHE I MJETEVE MËSIMORE TË KOSOVËS PRISHTINË

PRISHTINË 1996
HISTORIA E POPULLIT SHQIPTAR
Epoka e Skënderbeut
SULMET E PARA OSMANE DHE QËNDRESA E SHQIPTARËVE

Pushtimet e para osmane në Europë

Në shek. XI turqit erdhën nga Azia Qendrore në Anadollin e sotëm dhe në fillim të shek. XIV ata formuan një principatë të pavarur, Emiratin osman, që mori emrin e themeluesit të saj, Osman beut (1282 - 1336). Pasi përfunduan pushtimin e Azisë së Vogël, ushtritë e sulltan Orhanit kaluan më 1354 Dardanelet dhe filluan pushtimin e Ballkanit, i cili politikisht ishte i copëzuar në një numër të madh principatash e shtetesh të pavarura. Turqit i zgjeruan shpejt pushtimet në Ballkan dhe më 1365 e zhvendosën kryeqytetin e tyre nga Brusa, në Adrianopojë, të cilën e quajtën Edrene.
Të tronditur nga pushtimet e shpejta osmane,disa nga sundimtarët ballkanas krijuan një koalicion ushtarak antiosman, në të cilin mori pjesë edhe despoti i Vlorës, Aleksandri. Por në betejën që u zhvillua me forcat osmane më 1371 në brigjet e lumit Marica, ushtritë e koalicionit ballkanik u shpartalluan. Pas kësaj fitoreje, ushtritë osmane pushtuan lehtësisht qytete dhe qendra administrative me rëndësi të veçantë strategjike për të gjithë Ballkanin, si Nishin, Shkupin, Manastirin, Kosturin etj., të cilat i shndërruan në baza të fuqishme ushtarake për pushtimin e viseve të tjera shqiptare e ballkanike. Më 1385, të ftuar nga Karl Topia, ushtritë osmane morën pjesë në betejën që u zhvillua në fushën e Savrës kundër Balshës II. Fitorja e tyre në këtë betejë lehtësoi depërtimin në thellësi të tokave perëndimore shqiptare, dhe në fund të viteve 80 ushtritë osmane gjendeshin në dyert e Vlorës, të Durrësit, të Lezhës etj.

Beteja e Kosovës

Dëpërtimi i vrullshëm i turqve në Ballkan tronditi elitën politike drejtuese shqiptare dhe atë të forcave fqinje. Të ndodhur përballë një armiku të përbashkët, princërit, mbretërit e fisnikët shqiptarë, serbë, bullgarë e rumunë i fashitën mosmarrëveshjet dhe grindjet ndërmjet tyre dhe krijuan një koalicion antiosman. Në të bënin pjesë personalitete të shquara shqiptare si Gjergji II Balsha, Teodor Muzaka, Gjon Kastrioti etj. Këta, me forca të bashkuara, morën pjesë në betejën që u zhvillua në afërsi të Prishtinës, më 15 qershor 1389. Në këtë betejë të përgjakshme dhe të pabarabartë të zhvilluar ndërmjet 100 mijë ushtarëve turq dhe 40 mijë luftëtarëve ballkanas u shqua luftëtari shqiptar Millosh Kopili, i cili arriti të vriste sulltan Muratin I. Megjithëkëtë ballkanasit pësuan disfatë të rëndë dhe kjo i hapi rrugën sulltanit pasardhës, Bajazitit I, për pushtime të reja në Ballkan. Gjatë sundimit të tij, turqit arritën të vendoseshin diku përkohësisht e diku përgjithmonë në viset e tjera shqiptare, që nga Shkodra e Kruja dhe deri në rajonet e Korçës e të Përmetit.
Në Shqipëri u krijua kështu një situatë e rëndë në të gjitha fushat e jetës shoqërore. Vendi pësoi një copëzim të madh politik. Zotërit e shumtë shqiptarë, duke qenë ushtarakisht të pafuqishëm, përgjithësisht hynë nën vasalitetin e sulltanëve dhe nxituan të lidheshin me vende të tjera. Duke përfituar nga një situatë e tillë e në marrëveshje me zotërit vendës ose edhe me presion, Venediku arriti t’u merrte atyre qytetet bregdetare, që nga gjiri i Kotorrit e deri në atë të Artës, si Buduan, Tivarin, Ulqinin, Shkodrën (bashkë me rrethinat e saj, Drishtin e Dèjën), Lezhën, Durrësin, Butrintin, Pargën etj., që ishin edhe qendra shumë të rëndësishme tregëtare e shkëmbimi me viset e brendshme të vendit.
Pas disfatës që pësoi ushtria e sulltan Bajazitit në betejën e Ankarasë më 1402 prej trupave mongole të Timerlengut, përkohësisht zotërit shqiptarë i forcuan pozitat e tyre dhe në jetën politike të vendit dolën në plan të parë familje të tilla, si Balshajt, Gojçinët (Çernojeviçët), Dukagjinët, Zahariajt, Spanët, Stres-Balshajt në Shqipërinë e Sipërme; Kastriotët, Topiajt, Arianitët, Muzakajt, Gropajt në Shqipërinë Qendrore; Shpatajt, Zenebishët në Shqipërinë e Poshtme etj. Sapo erdhi në pushtet, sulltan Mehmeti I (1413-1421) mori masa energjike për rivendosjen e zgjerimin e pushtetit osman dhe gjatë viteve 1415-1417 ushtritë e tij pushtuan njërën pas tjetrës kështjella të rëndësishme, si Krujën, Beratin, Kaninën e Gjirokastrën.

Kryengritja e Gjon Kastriotit (1429 - 1430) dhe fitoret e Gjergj Arianitit (1432 - 1435)

Pas pushtimit të kështjellave të viseve perëndimore shqiptare, turqit vendosën në këtë rajon të Shqipërisë administratën pushtuese. Nëpërmjet të regjistrimeve të herëpashershme të banorëve e të tokës dhe të ndarjes së tokës në prona të vogla feudale (timare), turqit vendosën sistemin feudal ushtarak osman të timareve, që ishte i ngjashëm me sistemin e pronës bizantine. Kjo lloj prone, në prag të pushtimit osman, ishte në shpërbërje të plotë dhe shoqëria shqiptare ishte në një fazë më të avancuar, ku prona tokësore shitej e blihej lirisht. Nëpërmjet këtyre regjistrimeve, turqit i zhveshën fisnikët dhe princërit shqiptarë nga pronat e mëdha tokësore dhe nga të drejtat e tyre. Përveç kësaj, sulmet e njëpasnjëshme të ushtrive osmane për pushtimin e trojeve shqiptare rrënuan jetën ekonomike të vendit dhe shkaktuan një pakënaqësi të thellë e qëndresë të fuqishme te të gjitha shtresat e shoqërisë shqiptare. Kjo qëndresë u shpreh në forma të ndryshme. Braktisja e vendbanimeve dhe kalimi në zona ende të papushtuara ose emigrimi në vende të tjera u bënë dukuri të rëndomta në jetën e shqiptarëve, të cilët me armë në dorë kundërshtonin regjistrimet, vrisnin nëpunësit e kadastrave si dhe feudalët osmanë. Gatishmëria e shqiptarëve për të luftuar kundër pushtuesit e shfrytëzuesit osmanë, krijoi mundësi të favorshme e të panjohura më parë për krijimin e ushtrive të mëdha e pa pagesë, të karakterizuara nga një shpirt i lartë vetëmohimi, që nuk njihej në luftërat e zakonshme feudale dhe tek ushtritë mercenare. Në këto rrethana nisi vala e kryengritjeve të fuqishme dhe të organizuara. Burimet historike përmendin një kryengritje të banorëve të krahinës së Vajënetisë (Çamërisë) në kohën e sulltan Mehmetit I.
Më 1428 sulltan Murati II filloi sulmin mbi Selanikun, që ishte nën zotërimin venedikas. Ndërkohë luftëtarët e Gjon Kastriotit sulmuan kështjellën e fuqishme të Krujës. Pasi morën Selanikun, trupat osmane, të drejtuara nga sanxhakbeu i Shkupit, Isak bej Evrenozi, gjatë prillit e majit të vitit 1430, u sulën mbi Principatën e Gjon Kastriotit. Ata shkatërruan disa kështjella të tij, kaluan edhe më në veri, ku pushtuan kështjellën e Dèjës dhe e detyruan Nikollë Dukagjinin të braktiste zotërimet e veta. Dy vjet më vonë shpërtheu një valë e re kryengritjesh të fuqishme në Shqipëri. Për shtypjen e tyre u angazhua vetë sulltan Murati II, i cili, bashkë me ushtrinë e tij, gjatë dimrit të vitit 1432-1433 u vendos në Serez. Në krye të 10 mijë ushtarëve ai caktoi ish-sanxhakbeun e këtyre anëve, Ali Beun, për të shpartalluar forcat e Gjergj Arianitit, që e kishin çliruar principatën e tij nga spahinjtë osmanë.
Kur ushtria e Ali Beut arriti në burimet e Byshekut (pranë Elbasanit të sotëm), u sulmua nga luftëtarët e Gjergj Arianitit dhe u shpartallua plotësisht, duke lënë në fushën e betejës shumë të vrarë e robër. Kjo ishte fitorja e parë e rëndësishme e shqiptarëve kundër ushtrive të fuqishme osmane. Ajo pati jehonë edhe në vendet e tjera dhe i dha hov luftës antiosmane në Shqipëri. Fitorja, siç shprehej kronisti bashkëkohës Halkokondili, i solli lavdi të shkëlqyer organizatorit të saj, Gjergj Arianitit, që u bë figura qendrore e jetës politike shqiptare të viteve 30. Në veri të Shqipërisë, luftëtarët e Nikollë Dukagjinit çliruan kështjellën e Dèjës. Ndërkohë përpjekjet e Andrea Topisë për të çliruar Krujën nuk dhanë rezultat. Kurse forcat e Depë Zenebishit , që kishin rrethuar kryeqendrën e sanxhakut shqiptar, Gjirokastrën, pësuan disfatë dhe komandanti i tyre ra rob dhe u var prej turqve.
Gjatë viteve 30, krahinat përgjatë dhe në afërsi të luginës së Shkumbinit, që ishin nën zotërimin e Arianitëve, u bënë rajoni kryesor i luftës antiosmane. Emri e fama e Gjergj Arianitit si komandant i talentuar u rrit gjithnjë e më shumë. Gjatë vitit 1434 Gjergj Arianiti i udhëhoqi shqiptarët në dy beteja të tjera fitimtare: në shkurt 1434 u shpartalluan forcat e bejlerbeut të Rumelisë, Sinan Pashës, dhe në dhjetor u mund ushtria e sanxhakbeut të Shkupit, Isak Beut. Më 20 prill 1435 luftëtarët e Gjergj Arianitit korrën edhe një fitore të re, pas së cilës sulltan Murati II e ndërpreu dërgimin e ushtrive të tjera kundër tij. Fitoret e Gjergj Arianitit rritën besimin dhe vendosmërinë e shqiptarëve për të mbrojtur lirinë nga një pushtues shumë i fuqishëm. Ato patën jehonë të gjerë në Europë dhe sidomos te Papati. Mbreti i Hungarisë, Sigismundi, u lidh me drejtuesit e kryengritjeve shqiptare, veçanërisht me Gjergj Arianitin dhe bashkë arritën në marrëveshje që, duke u mbështetur në viset e çliruara shqiptare, të organizohej një kryengritje e përgjithshme në Ballkan. Për këtë qëllim, mbreti i Hungarisë dërgoi në Shqipëri, në pranverë të vitit 1435 pretendentin e fronit bullgar, Fruzhinin, dhe pas një viti, princin pretendent të fronit osman, Dautin. Por përpjekjet për organizimin e një lëvizjeje të përgjithshme antiosmane nuk patën jehonë në vendet e tjera të Ballkanit.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 	Epoka e Skënderbeut Empty Re: Epoka e Skënderbeut

Mesazh nga Shooter-Ks Fri Jul 09, 2010 7:56 am

Gjergj Kastrioti - Skënderbeu
Lidhja shqiptare e Lezhës
Principata e Kastriotëve

Kastriotët e kanë origjinën nga Hasi i Kukësit. Gjyshi i Skënderbeut, Pal Kastrioti, mund të jetë larguar nga Hasi dhe të jetë vendosur si pronar i dy fshatrave në luginën e Drinit të Zi (Sinjës dhe Gardhit të Poshtëm). Zotërimet e Kastriotëve filluan të zgjeroheshin që në fund të shek. XIV nga i biri i Palit, Gjon Kastrioti. Në dy dhjetëvjeçarët e parë të shek. XV, Principata e Kastriotëve arriti fuqizimin e saj më të madh. Ajo siguroi daljen në detin Adriatik, ku kishte skelën dhe qendrën doganore të Shufadasë në grykëderdhjen e lumit Mat, dhe pranë saj, kriporet e Shënkollit. Në lindje principata shtrihej të paktën deri në rrethinat e Gostivarit dhe kufizohej me zotërimet e vjehrrit të Gjonit që banonte në krahinën e Pollogut. Gjon Kastrioti ishte i lidhur edhe me bregdetin e Egjeut ku ndodhej manastiri i Hilandarit, të cilit ai i dhuroi dy fshatra nga rrethina e Gostivarit dhe i bleu një kullë. Në këtë manastir jetoi si murg një djalë i tij ku dhe u varros.
Principata e Kastriotëve në veri kufizohej me Principatën e Dukagjinëve dhe në jug me principatat e Arianitëve dhe të Tapiajve. Në Principatën e Kastriotëve kalonin rrugë të rëndësishme që lidhnin viset qendrore me ato jugore e veriore si dhe viset perëndimore me ato lindore të vendit; në të ishin përfshirë një numër i konsiderueshëm kështjellash dhe qendrash ekonomike si Prizreni, Shufadaja, kriporet e Shënkollit, kështjella e Gurit të Bardhë, ajo e Stelushit etj.
kalonin rrugë të rëndësishme që lidhnin viset qendrore me ato jugore e veriore si dhe viset perëndimore me ato lindore të vendit; në të ishin përfshirë një numër i konsiderueshëm kështjellash dhe qendrash ekonomike si Prizreni, Shufadaja, kriporet e Shënkollit, kështjella e Gurit të Bardhë, ajo e Stelushit etj.
Pozita dhe rëndësia strategjike e Principatës së Kastriotëve bëri që Gjon Kastrioti të kishte lidhje të shumta politike e martesore me principatat e tjera shqiptare. Ai hyri në marrëveshje të ngushta ekonomike dhe politike edhe me vendet e huaja, aq sa Venediku dhe Raguza në fund të viteve 30 të shek. XV u dhanë Gjonit dhe djemve të tij privilegje dhe të drejtën e qytetarisë.

Jeta dhe veprimtaria e Gjergj Kastriotit - Skënderbeut (deri më 1443)
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 	Epoka e Skënderbeut Empty Re: Epoka e Skënderbeut

Mesazh nga Shooter-Ks Fri Jul 09, 2010 7:57 am

Gjergj Kastrioti - Skënderbeu lindi rreth vitit 1405. Ishte djali më i vogël dhe fëmija i parafundit i familjes me shumë fëmijë të Gjonit e të Vojsavës, familja e së cilës banonte në krahinën e Pollogut. Ata kishin Gjergj Kastrioti - Skënderbeukatër djemë (Stanishin, Reposhin, Kostandinin e Gjergjin) dhe pesë vajza (Marën, Jellën, Angjelinën, Vllajkën e Mamicën). Gjergji lindi në një kohë kur Principata e Kastriotëve ishte fuqizuar. Kur turqit morën Krujën (në fund të vitit 1414 ose në fillim të vitit 1415), që ishte në kufi me Principatën e Kastriotëve, Gjoni , i cili më 1410 u kishte dhënë një djalë peng turqve (ndoshta Stanishin) u detyrua edhe tani t’u jepte atyre peng djalin e vogël, Gjergjin.
Për një periudhë rreth 10-vjeçare, Gjergji vazhdoi shkollën e iç-ogllanëve të Edrenesë, ku përgjithësisht futeshin djemtë e sundimtarëve të porsanënshtruar e vasalë, për t’i përgatitur e edukuar me frymën osmane, si komandantë të zotë e feudalë të bindur.
Natyra e kishte pajisur Gjergj Kastriotin me dhunti të veçanta, shumë të çmuara. Ai ishte shtatlartë e shumë i fuqishëm. Ishte mendjemprehtë dhe mësoi disa gjuhë të huaja. Gjatë viteve të shkollimit Gjergji u dallua nga të tjerët. Atij iu vu emri mysliman Skënder dhe mori pjesë në fushata të ndryshme ushtarake në Ballkan dhe në Azinë e Vogël. Luftonte mbi kalë e me këmbë dhe ishte mjeshtër i pashoq në përdorimin e shpatës e të armëve të tjera. Pasi mbaroi shkollën e iç-ogllanëve, Skënderi hyri në kuadrot ushtarakë dhe mori titullin e beut, duke përparuar shpejt në karrierën shtetërore: nga spahi arriti deri në postin e lartë të sanxhakbeut.
Në mesin e viteve 20 ai u dërgua në Shqipëri dhe qëndroi si kuadër i Perandorisë Osmane deri në fund të viteve 30. Si spahi Skënderbeu pati një timar të madh në zonën midis Lezhës dhe Rubikut, ku ndodheshin edhe porti i Shufadasë dhe kriporet e Shënkollit. Në vitet 1437 - 1438 Skënderbeut iu dha posti i subashit të Krujës, kurse me detyrën e sanxhakbeut të Sanxhakut Shqiptar ishte i biri i Teodor Muzakës, Jakup Beu.
Gjatë viteve të qëndrimit në Shqipëri, Skënderbeu ashtu si dhe Jakup Beu, favorizoi elementin shqiptar në marrëdhëniet me administratën osmane dhe u kujdes për mbarëvajtjen e Principatës së Kastriotëve. Në fund të viteve 30, kur në Ballkan po fillonin trazirat antiosmane, sulltan Murati II transferoi Jakup Beun dhe Skënderbeun nga postet e larta që kishin në Shqipëri. Emërimin e tij si sanxhakbej larg Shqipërisë, ndoshta në Nikopol të Bullgarisë, Skënderbeu nuk mund ta shikonte si një ,,gradim’’ , por si shprehje të mosbesimit të sulltanit ndaj tij dhe ndaj elementit shqiptar që ishte përfshirë në administratën e shtetit osman, (aq më tepër që në atë kohë atij i kishte vdekur i ati dhe dy vëllezër dhe në krye të Principatës duhej të vihej ai me Stanishin).
 	Epoka e Skënderbeut Skenderbeu
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 	Epoka e Skënderbeut Empty Re: Epoka e Skënderbeut

Mesazh nga Shooter-Ks Fri Jul 09, 2010 7:57 am

Kryengritja e përgjithshme çlirimtare (nëntor 1443)

Në fillim të viteve 40 të shek. XV në Europë po gjallëroheshin shpresat për dëbimin e osmanëve nga Ballkani. Në këtë drejtim kishte ndikuar pozitivisht vendimi për bashkimin e kishës ortodokse me atë katolike, nën kryesinë e kësaj
të fundit, dhe disfata e rëndë që pësoi ushtria osmane në shtator të vitit 1442 prej trupave të Mbretërisë së Polonisë dhe të Hungarisë, të komanduara nga Janosh Huniadi. Pas kësaj fitoreje, papa Eugjeni IV veproi aktivisht për të nxitur ballkanasit të ngriheshin kundër pushtuesve osmanë.
Në shtator të vitit 1443, Gjergj Arianiti filloi veprimet luftarake në viset qendrore. Kurse më në jug forcat e Gjin Zenebishit kaluan nga rrethinat e Sarandës e të Gjirokastrës në drejtim të Kosturit, ku u thyen prej turqve.
Në tetor të vitit 1443 trupat polake e hungareze, të komanduara nga Janosh Huniadi, pasi kaluan Danubin iu drejtuan viseve verilindore shqiptare dhe, siç shkruante ai, ushtria e tij ,,rritej nga dita në ditë me shumë bullgarë, shqiptarë, serbë e boshnjakë’’. Beteja u zhvillua më 3 nëntor 1443 në afërsi të Nishit, ku ishte i pranishëm edhe Skënderbeu. Shpartallimin e forcave osmane në këtë betejë, Skënderbeu e gjykoi si çastin më të përshtatshëm për çlirimin e tokave shqiptare. Pasi grumbulloi rreth vetes disa qindra bashkëluftëtarë, pjesëmarrës në betejën e Nishit dhe i shoqëruar nga i nipi, Hamza Kastrioti, Skënderbeu u nis në drejtim të atdheut. Gjatë kthimit u ndal në Dibër, mblodhi menjëherë krerët e vendit dhe u tregoi planin e veprimeve. Shumicën e bashkëluftëtarëve e nisi që të fshiheshin në rrethinat e Krujës, kurse vetë u paraqit para autoriteteve osmane të Krujës, sikur ishte riemëruar subash i saj.
Pasi mori në dorëzim Krujën, Skënderbeu futi natën në kështjellë bashkëluftëtarët e fshehur në rrethinat e saj dhe, në bashkëpunim me krutanët, shpartalloi garnizonin osman. Të nesërmen, më 28 nëntor 1443, kur të gjithë qytetarët i kishte pushtuar një gëzim i papërmbajtur dhe, siç shprehej Barleci, ,,të gjithë kishin në gojë lirinë, kudo oshëtinte zëri i ëmbël i lirisë’’, mbi muret e kështjellës së Krujës u ngrit flamuri i Kastriotëve.
Lajmi i fitores historike, i çlirimit të Krujës, u përhap me shpejtësi dhe u prit me gëzim të papërshkrueshëm në mbarë vendin. Ai i dha hov të paparë luftës çlirimtare. Pas Krujës, luftëtarët e Skënderbeut çliruan radhazi kështjellat e Petrelës (në jug të Tiranës), të Gurit të Bardhë në Mat, të Stelushit e të Sfetigradit në Dibër etj. Kryengritja e vitit 1443 përfshiu vise të tëra. Si rrjedhojë, në hapësirat e Shqipërisë së Sipërme e Qendrore dhe deri te lumenjtë Devoll e Seman u rimëkëmbën një numër principatash e zotërimesh të rëndësishme, si ajo e Dukagjinëve, e Stres-Balshajve, e Zahariajve, e Spanëve, e Dushmanëve, në veri të Principatës së Kastriotëve, dhe në jug të saj, Principata e Arianitëve, e Topiajve dhe ajo e Muzakajve.

Kuvendi i Lezhës dhe formimi i Lidhjes Shqiptare

Menjëherë pas fitores së madhe të vitit 1443 Skënderbeu filloi takimet me princër e fisnikë të tjerë shqiptarë për të gjetur rrugën e bashkimit, pa të cilën nuk mund t’i bëhej ballë fuqisë ushtarake më të madhe të kohës. Për këtë qëllim, më 2 mars të vitit 1444, në Katedralen e Shënkollit të qytetit të Lezhës u mbajt i pari Kuvend Kombëtar i princërve dhe i fisnikëve shqiptarë të shek. XV, disa prej të cilëve kishin udhëhequr kryengritjet e viteve 30. Në këtë Kuvend morën pjesë: Skënderbeu, Gjergj Arianiti, Andrea Topia (bashkë me dy djemtë e tij), Gjerjgj Stres-Balsha, Nikollë e Pal Dukagjini, Teodor Muzaka i Riu (dhe disa pjesëtarë të kësaj familje), Lekë Zaharia, Pjetër Spani (bashkë me katër djemtë e tij), Lekë Dushmani, Stefan Gojçini (Cernojeviçi) etj. Skënderbeu, si drejtues i Kuvendit, mbajti fjalën e hapjes, në të cilën theksoi domosdoshmërinë dhe rëndësinë e bashkimit të shqiptarëve.
Kuvendi vendosi që bashkimi të bëhej në formën e një besëlidhjeje, të një aleance politike e ushtarake ndërmjet drejtuesve të principatave e të krerëve të tjerë të vendit, që njihet me emrin Lidhja Shqiptare e Lezhës. Si kryetar i saj u zgjodh Skënderbeu. Vendim tjetër i rëndësishëm ishte krijimi i ushtrisë së përbashkët dhe caktimi i Skënderbeut si komandant i përgjithshëm i saj. Për të përballuar shpenzimet e ushtrisë, të armatimit të saj etj., Kuvendi vendosi gjithashtu të krijohej një arkë e përbashkët që do të administrohej nga Skënderbeu. Të ardhurat e saj do të vinin nga kuotat që do të jepnin anëtarët e Lidhjes. Me vendimet e Kuvendit të Lezhës u bë një hap i madh e vendimtar drejt bashkimit politik të vendit dhe krijimit të një pushteti qendror të përfaqësuar nga Gjergj Kastrioti - Skënderbeu , të cilin ai e fuqizoi gjithnjë e më shumë për të bashkuar sa më organikisht shqiptarët e viseve të lira shqiptare.

FITORET E LIDHJES SHQIPTARE NËN UDHËHEQJEN E SKËNDERBEUT GJATË VITEVE 1444 - 1457
Fitoret e para ushtarake (1444-1447)

Çlirimi i rajoneve të tëra në Shqipërinë e Mesme e Veriore dhe bashkimi i forcave politike shqiptare ishin ngjarje të rëndësishme edhe në plan ndërkombëtar dhe shkaktuan shqetësim të veçantë në oborrin osman. Sulltan Murati II ngarkoi Ali Pashën, një nga komandantët e tij më të shquar, që të rivendoste pushtetin osman në ato rajone. Në krye të 25 mijë vetave, Ali Pasha iu drejtua viseve të lira shqiptare. Skënderbeu përgatiti një ushtri prej afro 8. mijë kalorësish e 7. mijë këmbësorësh. Beteja u zhvillua në verë të vitit 1444, në një fushë të Dibrës së Poshtme të palokalizuar ende, që konvencionalisht është cilësuar si Beteja e Torviollit. Ajo filloi me sulmin e shqiptarëve, të cilët luftuan heroikisht dhe arritën një fitore të shkëlqyer. Në atë betejë, shkruan Barleci, ,,luanët komanduan luanët’’. Fitorja e Torviollit pati jehonë të thellë në Shqipëri dhe në vendet e tjera. Ajo përforcoi besimin e shqiptarëve të Skënderbeu dhe tek ushtria e Lidhjes.
Në vjeshtën e vitit 1445, kundër Shqipërisë erdhën njëra pas tjetrës dy ushtri osmane, të cilat u shpartalluan në luginën e ngushtë të Mokrës së Dibrës. Në vitin 1447 shqiptarët shpartalluan një ushtri tjetë osmane në Oranik të Dibrës. Këto fitore ushtarake e rritën më tej autoritetin e Skënderbeut dhe në rrafsh ndërkombëtar e bënë Shqipërinë një fuqi antiosmane të dorës së parë.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 	Epoka e Skënderbeut Empty Re: Epoka e Skënderbeut

Mesazh nga Shooter-Ks Fri Jul 09, 2010 7:57 am

Konflikti me Venedikun (1447 - 1448)

Venediku ishte një nga shtetet më të fuqishme detare e tregtare në tërë pellgun e Mesdheut dhe zotëronte një numër qytetesh e qendrash të rëndësishme tregtare dhe ekonomike të Ballkanit e më gjerë. Edhe pas çlirimit të rajoneve të gjera të Shqipërisë Qendrore e Veriore, Venediku përpiqej të shfrytëzonte situatat e krijuara për të forcuar pozitat e veta. Në shtator të vitit 1444 mori kështjellën e Dèjës, qendër e rëndësishme doganore, duke shfrytëzuar vrasjen e zotit të saj, Lekë Zaharisë. Ky akt ndikoi në acarimin e marrëdhënieve të shqiptarëve me Venedikun. Në vjeshtë të vitit 1447 Skënderbeu mblodhi Kuvendin e Lidhjes në të cilin u vendos për fillimin e luftës kundër Venedikut. Në nëntor shqiptarët rrethuan Durrësin dhe Dèjën, kurse gjatë pranverës së vitit 1448, ushtria shqiptare, e drejtuar nga Skënderbeu dhe Gjergj Arianiti, shpartalloi në brigjet e Drinit një ushtri Venedikase, të komanduar nga Daniel Juriqi, dhe më pas sulmoi Shkodrën e Drishtin. Forcat e Skënderbeut, me të cilat u bashkuan shumë shqiptarë të zotërimeve venedikase, kaluan lumin e Bunës dhe iu drejtuan Tivarit.
Nën nxitjen dhe kërkesën e Venedikut, sulltan Murati II u nis në drejtim të viseve të lira shqiptare dhe me një ushtri të fuqishme rrethoi Sfetigradin. Në këto rrethana, Skënderbeu u largua nga zotërimet e Venedikut dhe me pjesën kryesore të ushtrisë u nis në drejtim të Sfetigradit. Luftimet këtu u zhvilluan gjatë muajve qershor - gusht 1448. Pasi turqit zbuluan e prishën kanalin e furnizimit me ujë të kështjellës së Sfetigradit, etja i detyroi mbrojtësit e saj të dorëzoheshin. Sulltani i ndërpreu veprimet ushtarake të mëtejshme kundër shqiptarëve, sepse duhej të përballonte ushtrinë e Janosh Huniadit. Ky po përgatitej të marshonte në thellësi të zotërimeve osmane për t’u bashkuar me rreth 20 mijë luftëtarë të Skënderbeut dhe për të zhvilluar një betejë të përbashkët kundër ushtrive osmane. Në këtë kuadër, Lidhja Shqiptare ndërpreu luftën me Venedikun dhe më 4 tetor 1448 u nënshkrua traktati i paqes. Në bazë të tij Dèja i mbetej Venedikut, i cili do t’i paguante çdo vit Skënderbeut 1 400 dukate, do t’u krijonte lehtësira doganore disa fisnikëve shqiptarë etj. Me gjithë përgatitjet që bënë, shqiptarët nuk arritën të merrnin pjesë në betejën e zhvilluar më 18 tetor 1448 në afërsi të Prishtinës, të cilën Huniadi e humbi.

Mbrojtja e Krujës gjatë rrethimit të parë (korrik - tetor 1450)

Gjatë vitit 1450 sulltani bëri përgatitje intensive për organizimin e një fushate ushtarake shumë më të fuqishme se ajo e vitit 1448. Në fund të korrikut të vitit 1450 një ushtri e fuqishme prej 100 mijë vetash, e drejtuar nga sulltan Murati II, të cilin e shoqëronte edhe i biri 18 - vjeçar, sulltani i ardhshëm Mehmeti II, vërshoi në viset e lira shqiptare ,,duke i vënë zjarrin çdo gjëje që takonte’’. Gjatë kalimit nëpër luginën e Shkumbinit, ushtria osmane u ndodh nën goditjen e luftëtarëve të Gjergj Arianitit, megjithatë ajo arriti ta vendoste kampin e vet në fushën pranë Krujës.
Mbrojtësit e Krujës, të komanduar nga Vrana Konti, refuzuan me përbuzje ofertat e sulltan Muratit II për dorëzimin e kështjellës. Pranë saj osmanët derdhën topa të fuqishëm dhe me predhat e tyre prej guri rrahën muret e kështjellës, një pjesë e të cilave u dëmtua. Pas bombardimit, osmanët u vërsulën drejt mureve të dëmtuara, por ndeshën në heroizmin e mbrojtësve të Krujës, të cilët shkruan një epope të lavdishme.
Ushtria shqiptare, që vepronte jashtë kështjellës nën komandën e Skënderbeut, i sulmonte pareshtur dhe befasisht trupat armike njëkohësisht nga drejtime të ndryshme, ditën e natën, gjë që i shkaktoi amikut mijëra e mijëra të vrarë dhe vështirësi të shumta furnizimi me ushqime e me mallra të tjera. Pasi i humbi shpresat për mposhtjen e qëndresës shqiptare, sulltan Murati II kërkoi të arrinte një marrëveshje paqeje me Skënderbeun, të cilën ky e refuzoi. Në mesin e tetorit 1450, sulltan Murati II hoqi dorë nga rrethimi i Krujës dhe pas disa muajsh vdiq. Mbrojtja heroike e Krujës më 1450 ishte një nga fitoret më të shkëlqyera të shqiptarëve. Jehona e saj qe shumë e madhe, si në Shqipëri, ashtu edhe në vendet e tjera europiane. Për këtë fitore, heroi shqiptar mori përgëzime nga vende të ndryshme dhe personalitete të shquara të kohës.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 	Epoka e Skënderbeut Empty Re: Epoka e Skënderbeut

Mesazh nga Shooter-Ks Fri Jul 09, 2010 7:57 am

Përpjekjet për çlirimin e viseve jugore. Fitorja e Ujit të Bardhë (1457)

Pas vdekjes së Muratit II në fronin osman hypi i biri i tij, Mehmeti II (1451-1481), i cili nuk do të vononte të dërgonte forcat e tij kundër viseve të lira shqiptare. Kështu, më 1452, një ushtri osmane prej 12 mijë vetash iu drejtua kështjellës së Modricës, në brigjet e Drinit të Zi, të cilën Skënderbeu sapo e kishte ngritur. Kur trupat osmane po i ngjiteshin kodrës për në kështjellën e Modricës, u sulmuan nga lart poshtë nga shqiptarët, dhe shumica u vranë e ranë robër së bashku me komandantin e tyre, Hamza Beun. Pas disa muajsh sulltani nisi një ushtri tjetër. Për shpartallimin e saj Skënderbeu i kaloi luftëtarët e vet në thellësi të viseve të pushtuara, e sulmoi atë natën e në disa drejtime në fushën e Pollogut dhe vrau edhe komandantin e saj, Debrenë. Skënderbeu ishte i vetëdijshëm për domosdoshmërinë e çlirimit të viseve shqiptare edne të pushtuara si dhe të rajoneve të tjera të Ballkanit, si rruga e vetme për të shpëtuar nga sulmet e pandërprera të ushtrisë osmane. Këtij qëllimi i shërbyen edhe lidhjet e ngushta që ai krijoi me vendet e tjera. Në verë të vitit 1455 erdhën në Shqipëri 500 ushtarë napolitanë për të ndihmuar shqiptarët në luftë për çlirimin e kështjellës së Beratit.
Kur trupat osmane ishin të zëna me pushtimin e Kosovës, në verë të vitit 1455 shqiptarët rrethuan Beratin. Për shkak të pakujdesisë së Muzakë Topisë (që ishte martuar me motrën e vogël të Skënderbeut, Mamicën), më 26 korrik 1455 nga një sulm i befasishëm i një ushtrie osmane prej 30 mijë vetash u vranë të 5 mijë luftëtarët e tij. Kurse 7 mijë luftëtarë tjerë shqiptarë, së bashku me Skënderbeun e Gjergj Arianitin që ishin në rrethinat e Beratit, rendën të ndihmonin vëllezërit e tyre, por u gjendën të rrethuar. Ata shpëtuan vetëm në saje të heroizmit të Skënderbeut. Kjo ngjarje pati rrjedhoja në jetën politike të vendit. Te disa fisnikë shqiptarë, duke përfshirë këtu edhe bashkëpunëtorë të ngushtë të Skënderbeut, si Moisi Arianiti (Golemi) e Hamza Kastrioti, u trondit besimi në luftën kundër ushtrive osmane, aq sa ata kaluan në anën e armikut dhe bashkëpunuan me të.
Në pranverë të vitit 1456, Skënderbeu shpartalloi një ushtri osmane të komanduar nga Moisi Arianiti në fushën e Oranikut të Dibrës. Pas kësaj, i penduar për aktin e tij, Moisiu luftoi besnikërisht përkrah Skënderbeut deri në vdekje. Por edhe më e rëndësishme ishte fitorja e vitit 1457 në Ujëbardhë. Një ushtri e fuqishme osmane prej 80 mijë vetash erdhi në tokat e lira shqiptare në korrik të vitit 1457. Ajo komandohej nga Isa Bej Evrenozi dhe Hamza Kastrioti. Si zakonisht, Skënderbeu me luftëtarët e vet zuri shtigjet në ballin lindor, nga pritej afrimi i ushtrisë osmane. Pas disa ndeshjeve të parëndësishme me të, ai e shpërndau pjesën më të madhe të ushtrisë dhe u tërhoq sikur u shpartallua. Kjo manovër e Skënderbeut pati sukses të plotë. Trupat osmane i ranë kryq e tërthor vendit pa rënë në gjurmë të luftëtarëve shqiptarë. Kur ushtria osmane e mashtruar plotësisht rrinte e shkujdesur si fitimtare në fushën e Ujit të Bardhë pranë Mamurrasit, Skënderbeu i grumbulloi fshehurazi luftëtarët shqiptarë dhe më 2 shtator 1457 e goditi atë befasisht në disa drejtime. Të ndodhur në gjumin e mesditës, pa armë e me kuaj të pashaluar, trupat osmane pësuan një disfatë të plotë. Shumica e tyre u vranë dhe ranë robër në duart e shqiptarëve. Fitorja në betejën e Ujit të Bardhë pati në Shqipëri rrjedhoja të shumanshme politike dhe ushtarake. Ajo ishte një goditje vendimtare ndaj lëkundjeve që u shfaqën në gjirin e disa fisnikëve shqiptarë dhe ndikoi së tepërmi në rritjen e autoritetit të Skënderbeut e në forcimin e pushtetit të tij në të gjitha viset e lira shqiptare.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 	Epoka e Skënderbeut Empty Re: Epoka e Skënderbeut

Mesazh nga Shooter-Ks Fri Jul 09, 2010 7:58 am

MARRËDHËNIET E SKËNDERBEUT ME EUROPËN

Marrëdhëniet me vendet e Europës Juglindore

Lufta heroike dhe e suksesshme e shqiptarëve kundër forcave osmane bëri që ata të vlerësoheshin nga shtetet e huaja si një fuqi e rëndësishme e dorës së parë dhe i vuri shqiptarët në ballë të përpjekjeve për dëbimin e osmanëve nga viset e pushtuara të Europës. Lufta kundër të njëjtit agresor, Perandorisë Osmane, i ofroi dhe i bëri aleatë të natyrshëm vendet e Europës Juglindore. Si rrjedhim, me kohë u vendosën lidhje ndërmjet shteteve, principatave e zotërimeve të kësaj pjese të Europës. Në këtë kuadër dalloheshin marrëdhëniet e shqiptarëve me Hungarinë.
Deri në vitin 1456, kur vdiq Janosh Huniadi, Hungaria luftonte kundër pushtuesve osmanë dhe ishte kështu aleati më i rëndësishëm i shqiptarëve. Duke goditur secila palë në sektorin e vet të njëjtin armik, lehtësonin barrën e njëra-tjetrës. Bashkëpunimin ushtarak ndërmjet tyre Skënderbeu dhe Huniadi u përpoqën ta shtrinin deri në organizimin e fushatave ushtarake të përbashkëta. Më 1448 dhe 1456 Skënderbeu u përgatit të merrte pjesë përkrah Janosh Huniadit në betejat që ai zhvilloi me turqit në Kosovë dhe në Beograd. Por ushtria shqiptare nuk arriti të merrte pjesë në këto beteja për shkak të pengesave që vinin nga largësitë e mëdha midis vendeve të tyre dhe të qëndrimeve armiqësore të sundimtarëve serbë të atyre anëve.
Marrëdhëniet e Skënderbeut me sundimtarët sllavë, si me Gjergj Brankoviçin, në zotërimet e të cilit përfshihej në atë kohë pjesa më e madhe e Kosovës, dhe me princin Stefan të Bosnjës, nuk arritën shkallën e bashkëpunimit, sepse ata ishin të pavendosur dhe iu nënshtruan osmanëve si vasalë.
Lidhjet tradicionale dhe të vazhdueshme, kryesisht ekonomike-tregtare, shqiptarët i kishin me qytetin e Raguzës (Dubrovnikun), që ishte nën sovranitetin e Hungarisë. Raguza i dha një mbështetje të gjerë morale luftës heroike të shqiptarëve si dhe një ndihmë modeste ekonomike-financiare. Kurse në aspektin ushtarak, ajo i ruhej konfrontimit me turqit, ndaj të cilëve paguante një tribut vjetor. Lufta fitimtare e shqiptarëve nën udhëheqjen e Skënderbeut ushtroi ndikim të fuqishëm në të gjitha rajonet e Ballkanit dhe i nxiti ato të lidheshin me Shqipërinë. Në vitet 60 Skënderbeu ishte lidhur me despotin e Artës, peshkopin e Ohrit etj.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 	Epoka e Skënderbeut Empty Re: Epoka e Skënderbeut

Mesazh nga Shooter-Ks Fri Jul 09, 2010 7:58 am

Lidhjet e Skënderbeut me shtetet italiane

Lufta e shqiptarëve nën udhëheqjen e Skënderbeut vlerësohej në Europë si një barrierë e fuqishme që pengonte kalimin e ushtrive osmane në drejtim të Italisë. I vetëdijshëm për këtë ishte edhe vetë heroi shqiptar, i cili në tetor të vitit 1460 i shkruante një princi italian : ,,Në qoftë se unë do të thyhesha, Italia do ta ndiente dhe si rrjedhim, ai zotërim që ju thoni se është i juaji, do të ishte i turqve’'.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 	Epoka e Skënderbeut Empty Re: Epoka e Skënderbeut

Mesazh nga Shooter-Ks Fri Jul 09, 2010 7:58 am

Epoka e Skënderbeut 02
Gjatë shek. XV Italia ishte e copëtuar politikisht në shumë shtete, me të cilat Skënderbeu krijoi marrëdhënie të ngushta. Lidhje të shumanshme kishin shqiptarët sidomos me Venedikun, ngaqë ky zotëronte në viset bregdetare të Shqipërisë qytete e qendra të rëndësishme ekonomike e tregëtare. Marrëdhëniet e shqiptarëve me Venedikun kanë qenë komplekse dhe ndërmjet tyre ka pasur jo vetëm mirëkuptim, por edhe mosmarrëveshje e konfrontime, siç ndodhi më 1447-1448. Për t’i ruajtur zotërimet e shumta që kishte në gjithë bregdetin e Ballkanit, Venedikut i duhej të mbante marrëdhënie sa më të mira me sulltanët osmanë. Prandaj nga viti 1419 e deri në mesin e viteve 50 ai kishte nënshkruar me ta një numër traktatesh paqeje, nëpërmjet të cilave siguronte paprekshmërinë e zotërimeve të veta në Ballkan. Në këto rrethana , Venediku nuk mund të ishte aleat në luftën antiosmane, ashtu siç e kërkonin shqiptarët. Më vonë, sidomos gjatë viteve 60, kur ushtritë osmane filluan të pushtonin zotërimet venedikase në More (Peloponez), pati një afrim e bashkëpunim më të madh ndërmjet Skënderbeut dhe Venedikut. Ndër shtetet italiane Papati ishte më i interesuari për fuqizimin e luftës ontiosmane. Pushtimet osmane dëmtonin rëndë interesat e kishës katolike në Ballkan. Papët e Romës e shihnin me simpati dhe e inkurajonin luftën e shqiptarëve nën udhëheqjen e Skënderbeut. Ata e propagandonin gjerësisht këtë luftë, dhe Skënderbeun e cilësonin si ,,Mbrojtës të krishterimit’’ dhe i dhanë titullin ,,Kapiten i përgjithshëm i Selisë së Shenjtë’’. Papati i mbështeti përpjekjet e Skënderbeut për bashkimin politik të shqiptarëve dhe i kërcënoi me çkishërim ata fisnikë shqiptarë që afroheshin me turqit. Nuk mungoi edhe përkrahja financiare e tij për Skënderbeun, sidomos në vitet 60. Në kuadrin e lidhjeve të Skënderbeut me shtetet italiane, një vend të veçantë kishin ato me Mbretërinë e Napolit. Skënderbeu dhe fisnikë të tjerë shqiptarë, në vitin 1451 lidhën traktate me mbretin Alfonsi V të Napolit për të bashkëpunuar në luftën antiosmane dhe projektuan edhe çlirimin e viseve të pushtuara. Në këtë kuadër më 1455 erdhën disa qindra ushtarë napolitanë që morën pjesë në betejën e Beratit. Pas vdekjes së Alfonsit V (1455), i biri, Ferdinandi I, hoqi dorë plotësisht nga ideja për t’u shtrirë në drejtim të Ballkanit dhe përkohësisht lidhjet e tij me shqiptarët u dobësuan. Për të gjallëruar marrëdhëniet me Mbretërinë e Napolit, Skënderbeu ndërhyri në luftën civile që kishte shpërthyer atje dhe i dha ndihmë ushtarake mbretit Ferdinand. Në shtator të vitit 1460 Skënderbeu dërgoi grupin e parë të luftëtarëve të drejtuar nga i nipi, Goiko Stres-Balsha. Në fund të gushtit të vitit 1461, në krye të 2-3 mijë luftëtarëve, Skënderbeu u nis për në Itali dhe zbarkoi në Barleta, ku gjendej i rrethuar mbreti Ferdinand. Forcat kundërshtare i zuri paniku përballë luftëtarëve shqiptarë dhe u detyruan të hiqnin dorë nga rrethimi i Barletës. Skënderbeu organizoi sulme të njëpasnjëshme dhe çliroi një varg qytetesh e qendrash të fortifikuara, si Tranin, Sant Anxhelon e San Xhovani Rotondon dhe i caktoi atij një pension vjetor prej 1 200 dukatesh.

Vendi i shqiptarëve në projektet europiane për luftë të përbashkët

Pasi sulltan Mehmeti II pushtoi më 1453 kryeqytetin e Perandorisë Bizantine, Kostandinopojën, të cilës iu dha emri Stamboll, u rrit frika ndaj rrezikut të pushtimeve osmane. Ajo përfshiu edhe sundimtarët e disa vendeve të tjera europiane. Në këto rrethana filluan të hartoheshin projekte për një luftë të përbashkët të vendeve europiane kundër Perandorisë Osmane. Një gjë të tillë papët e propaganduan gjerësisht, duke i dhënë edhe veshje fetare, si një ,,kryqëzatë kundër të pafeve’’. Projekte antiosmane hartuan mbreti Alfonsi V i Napolit, papa Nikolla V, papa Kaliksi III, papa Piu II, princa e mbretër gjermanë e hungarezë, emiri Ibrahim në Azinë e Vogël etj. Në të gjitha këto projekte për luftë të përbashkët, një vend qendror i jepet ushtrisë shqiptare të Skënderbeut. Kështu p.sh. në projektin e papa Piut II parashikohej që ushtria e përbashkët europiane të ishte 40 mijë veta, gjysmën e tyre do ta dërgonin vendet europiane dhe do të zbarkonte bashkë me papën në Raguzë për t’u bashkuar me 20 mijë luftëtarët shqiptarë. Kjo ushtri e fuqishme do të formonte frontin qendror, (në frontin e Danubit do të vepronin hungarezët, kurse në bregdetin e Greqisë flota ushtarake italiane), dhe do të kishte si komandant të përgjithshëm Skënderbeun, të cilin papa Piu II do ta kurorëzonte mbret. Papa dhe Skënderbeu vepruan energjikisht për realizimin e këtij projekti.
Në verë të vitit 1464 papa Piu II shkoi në Ankonë për të pritur ushtritë europiane që do të grumbulloheshin aty për të kaluar në Raguzë. Por, më 14 gusht 1464, ai vdiq në Ankonë dhe bashkë me të u varrosën përfundimisht edhe përpjekjet për organizimin e një fushate antiosmane në shkallë europiane.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 	Epoka e Skënderbeut Empty Re: Epoka e Skënderbeut

Mesazh nga Shooter-Ks Fri Jul 09, 2010 7:58 am

Vendi i shqiptarëve në projektet europiane për luftë të përbashkët

Pasi sulltan Mehmeti II pushtoi më 1453 kryeqytetin e Perandorisë Bizantine, Kostandinopojën, të cilës iu dha emri Stamboll, u rrit frika ndaj rrezikut të pushtimeve osmane. Ajo përfshiu edhe sundimtarët e disa vendeve të tjera europiane. Në këto rrethana filluan të hartoheshin projekte për një luftë të përbashkët të vendeve europiane kundër Perandorisë Osmane. Një gjë të tillë papët e propaganduan gjerësisht, duke i dhënë edhe veshje fetare, si një ,,kryqëzatë kundër të pafeve’’. Projekte antiosmane hartuan mbreti Alfonsi V i Napolit, papa Nikolla V, papa Kaliksi III, papa Piu II, princa e mbretër gjermanë e hungarezë, emiri Ibrahim në Azinë e Vogël etj. Në të gjitha këto projekte për luftë të përbashkët, një vend qendror i jepet ushtrisë shqiptare të Skënderbeut. Kështu p.sh. në projektin e papa Piut II parashikohej që ushtria e përbashkët europiane të ishte 40 mijë veta, gjysmën e tyre do ta dërgonin vendet europiane dhe do të zbarkonte bashkë me papën në Raguzë për t’u bashkuar me 20 mijë luftëtarët shqiptarë. Kjo ushtri e fuqishme do të formonte frontin qendror, (në frontin e Danubit do të vepronin hungarezët, kurse në bregdetin e Greqisë flota ushtarake italiane), dhe do të kishte si komandant të përgjithshëm Skënderbeun, të cilin papa Piu II do ta kurorëzonte mbret. Papa dhe Skënderbeu vepruan energjikisht për realizimin e këtij projekti.
Në verë të vitit 1464 papa Piu II shkoi në Ankonë për të pritur ushtritë europiane që do të grumbulloheshin aty për të kaluar në Raguzë. Por, më 14 gusht 1464, ai vdiq në Ankonë dhe bashkë me të u varrosën përfundimisht edhe përpjekjet për organizimin e një fushate antiosmane në shkallë europiane.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 	Epoka e Skënderbeut Empty Re: Epoka e Skënderbeut

Mesazh nga Shooter-Ks Fri Jul 09, 2010 7:59 am

BETEJAT E MËDHA TË VITEVE 60. QËNDRESA E SHQIPTARËVE TË MORESË
Fitoret e ushtrisë së Skënderbeut në vitet 1462 - 1465

Pas humbjes së rëndë që pësuan në betejën e Ujit të Bardhë më 1457, ushtritë osmane i ndërprenë për disa vjetë sulmet e tyre mbi viset e lira shqiptare. Gjatë kohës së ekspeditës shqiptare në Itali u nënshkrua edhe një armëpushim me turqit. Më 1462, pasi u kthye nga Italia, Skënderbeu shpartalloi njërën pas tjetrës tri ushtri. Të parën, të komanduar nga Sinan Beu, e shpartalloi në Mokër të Dibrës, kurse të dytën pranë qytetit të Ohrit dhe zuri rob edhe komandantin e saj, Hasan Beun. Gjatë rrugës së kthimit për në Krujë, Skënderbeut i erdhi lajmi për ushtrinë e tretë, drejt së cilës ai u nis menjëherë dhe e shpartalloi atë në afërsi të Shkupit. Gjatë vitit 1462 shqiptarët u ndeshën edhe me një ushtri tjetër në fushën e Livadhit, pranë Ohrit.
Pas një ndërprerjeje gati dy vjeçare, luftimet rifilluan në gusht të vitit 1464, me shpartallimin e plotë pranë Ohrit të ushtrisë së komanduar nga Sheremeti. Pas kësaj, sulltan Mehmeti II ia ngarkoi drejtimin e ushtrisë kundër Shqipërisë sanxhakbeut të Ohrit, Ballaban Pashës, që ishte me origjinë nga Mati, i edukuar që në fëmijëri (kur qe rrëmbyer nga turqit) me besnikëri ndaj sulltanit. Gjatë vitit 1465 u zhvilluan një sërë betejash me Ballaban Pashën. Në betejën e parë, në fushën e Vajkalit të Bulqizës, ndonëse Ballabani u mund, ai arriti të kapte me pusi disa komandantë të ushtrisë shqiptare, ndër të cilët edhe Moisi Arianitin (Golemin), të cilët u ekzekutuan mizorisht duke i rjepur të gjallë. Betejat e tjera u zhvilluan në Oranik të Dibrës e në fushën e Vajkalit të Bulqizës dhe përfunduan me humbjen e forcave të Ballabanit. Pas këtyre disfatave Ballaban Pasha mendoi t’i godiste forcat e Skënderbeut njëkohësisht me dy ushtri dhe nga dy drejtime. Duke qenë në dijeni të këtij plani, Skënderbeu veproi me shumë shpejtësi dhe arriti të shpartallonte në fushën e Vajkalit së pari ushtrinë e komanduar nga vetë Ballabani, dhe pas saj, në fushën e Kasharit, ushtrinë e Jakup Beut, kur ishte në marshim.
Pas këtyre betejave të njëpasnjëshme, sulltan Mehmeti II mendoi se shqiptarët ishin shumë të lodhur dhe nuk do të mundnin të përballonin goditjen vendimtare që ai kishte projektuar.

Mbrojtja heroike e Krujës gjatë rrethimeve II dhe III (1466 - 1467)

Në maj të vitit 1466 në krye të të gjitha forcave ushtarake të Perandorisë Osmane, që arrinin 150 mijë ushtarë, Mehmeti II iu drejtua viseve të lira shqiptare, duke ndjekur rrugën e vjetër Egnatia. Përballë taktikës të përdorur nga Skënderbeu, sulltani e ndau ushtrinë e vet në dy pjesë: njëra, e pajisur me artileri e me të gjitha mjetet e tjera të kohës rrethoi Krujën, mbrojtësit e të cilës i komandonte Tanush Topia, kurse tjetra duhej të ndiqte e të asgjësonte ushtrinë shqiptare e çetat e shumta që luftonin jashtë mureve të Krujës. Kudo që vepruan luftëtarët shqiptarë, si sulmues nën drejtimin e Skënderbeut, nëpër çeta ose si mbrojtës të kështjellës, treguan trimëri e heroizëm të papërshkruar që la mbresa të pashlyera te bashkëkohësit, duke përfshirë edhe armiqtë e tyre, pushtuesit osmanë. Pas më shumë se dy muaj luftimesh të ashpra, sulltan Mehmeti II u bind se edhe këtë radhë Kruja nuk mund të pushtohej me forcën e armëve. Prandaj vendosi ta mbante në një rrethim të gjatë, derisa uria t’i detyronte mbrojtësit e pamposhtur të dorëzoheshin. Këtë detyrë ia ngarkoi disa dhjetëra mijë ushtarëve të komanduar nga Ballaban Pasha. Për strehimin e tyre e kontrollin e rrugës që kalonte nëpër luginën e Shkumbinit, ai rindërtoi dhe zgjeroi kështjellën e vjetër të Valmit, që i vuri emrin Ilbasan (Elbasan, d.m.th. vend që sundon). Pas kësaj, në gusht të vitit 1466, kur pjesa më e madhe e trupave osmane me në krye sulltanin po largohej, si hakmarrje për disfatën që pësoi, Mehmeti II pushtoi kështjellën e Qidhnës dhe të 10 mijë njerëzit e strehuar aty i masakroi barbarisht.
Prania e vazhdueshme e trupave osmane, që nga maji i vitit 1466, kishte bërë që gjendja ekonomike e vendit të ishte katastrofike. Për shkak të mungesës së ushqimeve filloi emigrimi masiv i banorëve, sidomos në drejtim të Italisë. Uria ishte e pranishme kudo. Duheshin siguruar ndihma në ushqime, armë etj. Për të përballuar gjendjen, Skënderbeu u kërkoi ndihmë aleatëve. Në Venedik dërgoi të birin, kurse në nëntor të vitit 1466 u nis vetë për në Napoli e në Romë. Me t’u njoftuar për ardhjen e tij, banorët e Romës vërshuan nëpër rrugët e saj si kurrë ndonjëherë për të parë e përshëndetur heroin e lavdishëm shqiptar. Skënderbeu qëndroi gjatë në këto vende, deri në fund të marsit të vitit 1467, por ndihmat që mori prej tyre ishin të pakta në krahasim me nevojat e vendit. Me t’u kthyer nga Italia, Skënderbeu krijoi një ushtri të fortë dhe më 19 prill të vitit 1467 shpartalloi plotësisht trupat osmane që po shkonin në përforcim të rrethuesve të Krujës dhe zuri rob komandantin e tyre, që ishte vëllai i Ballabanit, Jonimën, bashkë me të birin.
Pas katër ditësh, më 23 prill, ushtria shqiptare marshoi me shpejtësi në drejtim të Krujës dhe në bashkëpunim me garnizonin e saj, sulmuan forcat rrethuese dhe i shpartalluan ato plotësisht. Në këtë betejë, Ballaban Pasha u vra nga krutani Gjergj Aleksi. Pa kaluar një muaj nga kjo fitore, në fund të majit të vitit 1467, sulltan Mehmeti II, me tërë potencialin ushtarak të Perandorisë, u lëshua përsëri mbi Shqipërinë. Pas një beteje të ashpër me shqiptarët në luginën e Shkumbinit, pranë Byshekut, ushtria osmane e rrethoi rishtazi Krujën. Edhe tani organizimi i luftimeve u bë ashtu si gjatë rrethimit të dytë.
I bindur se me forcën e armëve nuk mund të mposhtej qëndresa shqiptare, sulltan Mehmeti II vendosi të përdorte në përmasa shumë më të gjëra se më parë, mjetin ekstrem, shfarosjen masive të shqiptarëve. Ndonëse me mijëra shqiptarë u vranë dhe me mijëra të tjerë i përfshiu një eksod i madh, sulltani nuk arriti të thyente vullnetin dhe qëndresën e një populli të tërë që mbronte lirinë e vet. Në mbarim të verës, të rraskapitur dhe pa asnjë shpresë fitoreje, trupat osmane morën rrugën e kthimit, të ndjekur këmba-këmbës nga luftëtarët shqiptarë. Për të shqyrtuar gjendjen e vështirë në të cilën gjendej vendi prej rrënimeve që kishte bërë ushtria osmane gjatë viteve 1466 - 1467, Skënderbeu thirri në janar të vitit 1468 kuvendin e princërve e të fisnikëve shqiptarë. Papritur ai u sëmur. Ndërkohë, një ushtri osmane erdhi befasisht nga veriu. Pranë lumit të Kirit ajo u shpartallua nga shqiptarët, të cilët për herë të parë luftuan pa komandantin e tyre.
Më 17 janar 1468, në moshën 63 - vjeçare, në Lezhë, pushoi së rrahuri zemra e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriotit - Skënderbeut. Humbja e tij shkaktoi një dhimbje të thellë te të gjithë shqiptarët. I mbuluar me një lavdi të përjetshme, Skënderbeu u varros në katedralen e Shën Kollit, në atë vend historik ku ai kishte mbledhur në kuvend princat e fisnikët shqiptarë.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 	Epoka e Skënderbeut Empty Re: Epoka e Skënderbeut

Mesazh nga Shooter-Ks Fri Jul 09, 2010 7:59 am


VAZHDIMI I QËNDRESËS ANTIOSMANE PAS VDEKJES SË SKËNDERBEUT

Shqipëria pas vdekjes së Skënderbeut. Rrethimi I i Shkodrës (1474)

Vdekja e Skënderbeut shkaktoi një tronditje në të gjithë Shqipërinë. Disa javë pas humbjes së tij, e shoqja, Donika, dhe i biri 13 vjeçar, Gjoni, u përfshinë në eksodin e madh shqiptar dhe u vendosën në pronat që kishin në Itali (Monte Sant Anxhelo dhe San Xhovani Rotondo). Humbja e Skënderbeut, e këtij gjeniu, i hoqi botës shqiptare udhëheqësin e jashtëzakonshëm, personalitetin më të lavdishëm të historisë kombëtare që kishte ndikuar fuqishëm në tërë veprimtarinë politike të vendit. Pas vdekjes së tij filloi decentralizimi i jetës politike dhe familjet e mëdha shqiptare dolën përsëri si zotër më vete. Ndërkohë pozitat e Venedikut në Shqipëri u forcuan aq shumë, sa edhe Kruja kaloi nën zotërimin e tij.
Më 15 maj 1474 ushtritë osmane rrethuan kështjellën e Rozafës dhe në fillim të qershorit erdhën forca të tjera me në krye bejlerbeun e Rumelisë, Sinan Pashën. Numri i përgjithshëm i ushtarëve osmanë arriti deri në 80 mijë veta. Rreth dy mijë veta (banorë të qytetit, të rrethinave, luftëtarë të krahinave të tjera dhe ushtarët e një garnizoni të vogël venedikas) nën drejtimin e Anton Loredanit, qeveritarit venedikas të Shkodrës, mbronin kështjellën e Rozafës, në të cilën ishin strehuar edhe një mijë banorë të paaftë për luftë. Mbrojtësit e kështjellës ndihmoheshin edhe nga luftëtarë që vepronin në rrethinat e saj dhe në vise të tjera më të largëta. Gjatë muajit korrik mbrojtësit e kështjellës zmbrapsën me heroizëm sulmet e njëpasnjëshme të trupave osmane. Në fillim të gushtit, pasi lanë me mijëra të vrarë në fushën e luftës, ushtritë osmane filluan të largoheshin nga tokat e lira shqiptare.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 	Epoka e Skënderbeut Empty Re: Epoka e Skënderbeut

Mesazh nga Shooter-Ks Fri Jul 09, 2010 7:59 am

Rënia e Krujës, e Lezhës, e Shkodrës dhe e kështjellave të tjera

Më 1476 osmanët filluan rrethimin e katërt të Krujës. Në pranverë të vitit 1478 erdhi i gjithë potenciali ushtarak i Perandorisë Osmane, mbi 150 mijë ushtarë, me në krye sulltan Mehmetin II. Pasi përforcuan ushtrinë, që mbante të rrethuar Krujën, trupat osmane iu drejtuan Shkodrës. Pas një rrethimi dyvjeçar, dhe të mbetur pa asnjë lloj ushqimi, mbrojtësit e Krujës dorëzuan kështjellën pas premtimit të sulltanit se do t’i linte të lirë. Më 16 qershor 1478, turqit hynë në kështjellë dhe vranë të gjithë meshkujt, kurse gratë dhe fëmijët i kthyen në skllevër. Pranë kështjellës Rozafa të Shkodrës, trupat osmane derdhën mbi dhjetë topa, shumë më të fuqishëm se ata të rrethimit të parë, me të cilët goditën e dëmtuan muret e saj. Mbrojtësit e kështjellës, në radhët e të cilëve luftonin edhe gratë, i zbrapsën sulmet e vazhdueshme të trupave osmane që vazhduan deri në fillim të gushtit. Ndërkohë në brigjet veriore të liqenit të Shkodrës ushtritë osmane pushtuan kështjellën e Zhabiakut, në verilindje të Shkodrës kështjellën e Drishtit dhe në jug të saj, atë të Lezhës. Mbrojtësit shqiptarë të Drishtit e të Lezhës, të zënë robër nga trupat osmane, u masakruan pranë mureve të Rozafës që të ligështonin mbrojtësit e saj. Pas pushtimit të këtyre kështjellave, sulltani me pjesën më të madhe të ushtrisë, u largua nga Shkodra në fillim të shtatorit, kurse pjesën tjetër e la që të vazhdonte rrethimin e saj.
Ndërkaq, më 25 janar 1479, Venediku nënshkroi me sulltan Mehmetin II tarktatin e paqes, në bazë të të cilit turqit morën Shkodrën, dhe në bregdetin jugor të Shqipërisë, kështjellat e Himarës, të Sopotit (Borshit) dhe të Strivilit (në Çamëri). Rënia e Krujës, e Shkodrës, e Lezhës dhe e kështjellave të tjera gjatë viteve 1478 - 1479 u shoqërua me një valë të madhe emigrimi.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 	Epoka e Skënderbeut Empty Re: Epoka e Skënderbeut

Mesazh nga Shooter-Ks Fri Jul 09, 2010 7:59 am

Kthimi në Shqipëri i pasardhësve të Skënderbeut dhe i princave të tjerë shqiptarë

Pas pushtimit të Krujës, të Shkodrës, të Lezhës dhe të kështjellave të tjera shqiptare, sulltan Mehmeti II filloi përgatitjet për pushtimin e Italisë. Në pranverë të vitit 1480 trupat osmane pushtuan kështjellën e Otrantos në Itali. Pas vdekjes së sulltan Mehmetit II në maj 1481, ndërmjet djemve të tij shpërtheu lufta për fronin. Kjo situatë nxitit qëndresën antiosmane në viset shqiptare. Në fillim të verës 1481 në Shqipëri u kthyen disa nga princat që kishin emigruar gjatë eksodit të madh, si Nikollë e Lekë Dukagjini dhe më pas, Gjon Kastrioti dhe Kostandin Muzaka. Gjon Kastrioti dhe fisnikët e tjerë u pritën nga kryengritësit shqiptarë si trashëgimtarë legjitimë. Me ardhjen e tyre lufta antiosmane mori hov më të madh. Shpërthimi i kryengritjeve të fuqishme në rajone të gjera shqiptare e detyroi Sulejman Pashën të ndërpriste misionin e trupave osmane që, të vendosura në Vlorë, përgatiteshin të kalonin në Itali, dhe t’i përdorte ato për shtypjen e kryengritjeve shqiptare. Në fillim Sulejman Pasha i drejtoi ato kundër forcave të Gjon Kastriotit. Ndonëse në betejën e parë shqiptarët u mundën ata nuk e humbën besimin. Rreth Gjon Kastriotit u bashkuan me mijëra luftëtarë shqiptarë, të cilët në një betejë të dytë, të zhvilluar gjatë gjysmës së parë të gushtit 1481, shpartalluan plotësisht ushtrinë osmane. Po në atë kohë luftëtarët shqiptarë të krahinës së Himarës e të Kurveleshit, me Kostandin Muzakën në krye, rrethuan kështjellën e Himarës e të Sopotit. Në krye të 3 mijë vetave u nis kundër tyre vetë Sulejman Pasha. Por forcat osmane u shpartalluan plotësisht, duke lënë mbi 1 mijë të vrarë e robër, ndër të cilët edhe Sulejman Pashën, të cilin himariotët ia dorëzuan si trofe lufte Gjon Kastriotit. Pas shpartallimit të ushtrive osmane, nga 31 gushti deri më 10 shtator, u çliruan në Shqipëri kështjella e Himarës dhe e Sopotit, kurse në Itali ajo e Otrantos, duke i dëbuar përfundimisht ushtritë osmane nga Gadishulli Apenin.
Ndonëse Krujën nuk e morën dot, forcat e Gjon Kastriotit arritën të çlironin zotërimet e Kastriotëve. Në janar të vitit 1484 trupat e Gjonit shpartalluan një ushtri osmane, por qëndresa e shqiptarëve filloi të dobësohej, sepse Mbretëria e Napolit nënshkroi paqe me turqit në vitin 1483 dhe nuk e mbështeti më Gjon Kastriotin, i cili më 1484 u largua nga Shqipëria për në Itali. Përpjekje për rimëkëmbjen e Principatës së Kastriotëve u bënë edhe nga djali i Gjonit, Gjergj Kastrioti, i mbiquajtur Skënderbeu i Ri. Në shtator të vitit 1499 banorët e krahinave rreth Lezhës u hodhën në kryengritje dhe kërkuan që në krye të tyre të vihej nipi i Heroit Kombëtar, Skënderbeu i Ri. Mëse një vit qëndroi në Venedik Skënderbeu i Ri në pritmëri. Vetëm më 1501, pasi ushtritë osmane sulmuan Durrësin, Senati i Venedikut lejoi nisjen e Skënderbeut të Ri dhe të 150 - 200 luftëtarëve të tij për t’i transportuar në ishullin e Lezhës, që e kishin çliruar shqiptarët. Në gusht të vitit 1501 turqit e pushtuan Durrësin dhe pas nënshkrimit të traktatit të paqes me ta, në dhjetor të vitit 1502, Venediku i braktisi krejtësisht luftëtarët shqiptarë. Në kushte të tilla kryengritja erdhi duke u shuar, dhe pas një qëndrimi dyvjeçar, në shkurt të vitit 1503, Skënderbeu i Ri u largua nga Shqipëria.
Këto kryengritje mbyllën periudhën e luftës së gjatë mëse njëshekullore të shqiptarëve kundër pushtuesve osmanë për të mbrojtur lirinë dhe jetën e pavarur politike.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 	Epoka e Skënderbeut Empty Re: Epoka e Skënderbeut

Mesazh nga Shooter-Ks Fri Jul 09, 2010 7:59 am

Eksodi i madh shqiptar i shek. XV

Gjatë gjithë periudhës së luftës së shqiptarëve kundër pushtimit osman, për shkak të dhunës, të shkatërrimeve dhe për të mos iu nënshtruar sundimit të huaj, në jetën shqiptare u shfaq dukuria e braktisjes masive të vendit. Masakrat e pushtuesve osmanë bënë që emigracioni të përfshinte të gjitha shtresat shoqërore. Shqiptarët emigruan kryesisht në Itali. Valët më të fuqishme të emigrimit të shqiptarëve gjatë kësaj periudhe ishin: në fund të shek. XV gjatë pushtimeve të para osmane; më 1415-1417 gjatë pushtimit të disa kështjellave të viseve bregdetare; më 1466-1467 gjatë rrethimit II dhe III të Krujës; pas vdekjes së Skënderbeut (1468); pas rënies së Krujës, të Shkodrës (1478-1479) etj. Në mënyrë masive emigruan shqiptarët edhe nga vendbanimet e tyre të Moresë (Peloponezit), si gjatë viteve 60, ashtu edhe më pas.
Emigrantë të shumtë shqiptarë u vendosën në të gjitha viset bregdetare lindore të Gadishullit Apenin, nga rajonet e Venedikut e deri në ekstremet jugore të tij. Numri i tyre arrinte në rreth 200 mijë veta. Shumica e tyre u vendosën në Mbretërinë e Napolit dhe rreth 100 mijë veta në krahinat e Kalabrisë e të Sicilisë, ku, duke qenë një masë kompakte, e ruajtën deri në ditët tona identitetin e tyre dhe ndjenjën e krenarisë kombëtare për ngjarjet e lavdishme të shek. XV dhe Gjergj Kastriotin - Skënderbeun. Valët e këtij eksodi përfshinë edhe njerëzit e kulturës si: Marin Barleci, Marin Beçikemi, Dhimitër Frëngu e shumë të tjerë, të cilët me veprimtarinë e tyre dhanë një ndihmesë të shquar në kulturën shqiptare dhe italiane të kohës.

RËNDËSIA E EPOKËS SË GJERGJ KASTRIOTIT - SKËNDERBEUT

Rrjedhojat e luftës dhe të pushtimit osman

Lufta njëshekullore e ushtrive osmane për pushtimin e tokave shqiptare (fundi i shek. XIV- fundi i shek. XV) dhe vendosja në to e sundimit osman sollën rrjedhoja të rënda si në jetën ekonomike, shoqërore e politike, ashtu edhe në atë fetare e kulturore të shqiptarëve. Vërshimet e njëpasnjëshme të ushtrive osmane dhe veprimet luftarake u shoqëruan me vrasjen e shumë njerëzve dhe me rrënime e grabitje masive të pasurisë. Shqipëria pësoi kështu dëme të pallogaritshme njerëzore e materiale, pasojat e të cilave do të ndiheshin për një kohë të gjatë. U godit rëndë veçanërisht jeta qytetare. Zejtaria dhe tregtia e brendshme dhe e jashtme thuajse u paralizuan. Qytetet shqiptare, dikur të përparuara për kohën, morën tiparet e fshatit. U shkatërruan në themel strukturat organizative të qyteteve dhe, nga emigrimi masiv i banorëve të tyre, u shua jeta kulturore që kishte qenë aq e zhvilluar në to. Edhe fshati u dëmtua rëndë. Përveç dëmeve të bujqësisë e të blegtorisë shqiptare, emigrimi masiv përfshiu pjesën më aktive të banorëve të fshatit. U dobësuan shumë lidhjet e ekonomisë fshatare me qytetin, aq të domosdoshme për zhvillimin ekonomik.
Pushtimi osman i dha fund jetës së pavarur politike e shtetërore të shqiptarëve që ishte arritja më e rëndësishme në gjithë historinë e deriatëhershme të tyre dhe që kishte ndikuar fuqishëm në zhvillimin e gjithanshëm të vendit. Ndryshimet që ndodhën në fushën e pronësisë përcaktuan prapambetjen e thellë ekonomike të Shqipërisë gjatë shekujve të sundimit osman. Pushtimi osman shkatërroi formën e përparuar të pronës feudale mbi tokën, të bazuar mbi të drejtën e pakufizuar të shitblerjes së saj. Ai shkatërroi pronën e madhe feudale dhe vendosi e mbajti në këmbë me dhunë për shekuj të tërë sistemin e timarit, një formë e kapërcyer e pronës feudale ushtarake që parapërcaktoi prapambetjen e gjithanshme të vendit. Duhej të kalonin shekuj që në Shqipëri të rishfaqej prona e madhe feudale (çifligu), ndërkohë që në Europën Perëndimore do të zhvillohej prona kapitaliste.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 	Epoka e Skënderbeut Empty Re: Epoka e Skënderbeut

Mesazh nga Shooter-Ks Fri Jul 09, 2010 8:00 am

Rëndësia e luftës antiosmane

Lufta njëshekullore e shqiptarëve kundër pushtuesve osmanë, veçanërisht epopeja e tyre legjendare nën udhëheqjen e Gjergj Kastriotit - Skënderbeut, përbën një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare. Ajo mbrojti lirinë e një pjese të madhe të viseve shqiptare për dekada të tëra dhe frymëzoi banorët e viseve të paçliruara të vazhdonin me kurajo luftën për dëbimin e pushtuesit të huaj. Ajo pati gjithashtu një varg rrjedhojash shumë të rëndësishme për historinë tonë kombëtare.
Lufta kundër pushtuesit osman u zhvillua nën një udhëheqje të vetme, të Skënderbeut, dhe në të morën pjesë aktive të gjitha shtresat e shoqërisë shqiptare, pa dallime krahinore e fetare. Prandaj ajo ndikoi fuqishëm në kompaktësimin e shqiptarëve dhe në forcimin e unitetit kombëtar të tyre, kudo që ata banonin, duke përfshirë edhe banorët e viseve të largëta që kishin mbetur jashtë shtetit të Skënderbeut. Dëshmi e gjallë për këtë janë legjendat, tregimet dhe këngët popullore për figurën e heroit, të cilat ende ruhen te shqiptarët katolikë, ortodoksë e myslimanë të të gjitha viseve shqiptare, madje edhe jashtë atdheut, si tek arbëreshët e Italisë. Forcimi i unitetit kombëtar në luftë kundër pushtuesit të huaj, bëri të mundur që për herë të parë të përfshiheshin në një shtet të vetëm, në atë të Skënderbeut, të gjitha principatat e viseve të lira jo nëpërmjet rrugës së konflikteve të armatosura, por nëpërmjet marrëveshjeve. Ky shtet krijoi një traditë të rëndësishme të jetës shtetërore shqiptare, e cila u mbajt gjallë në kujtesën e shqiptarëve dhe u propagandua gjatë shekujve pasardhës. Lufta kundër pushtimit osman kaliti guximin, trimërinë dhe heroizmin masiv të shqiptarëve, të cilat u bënë tipare dalluese të tyre.
Epopeja e shek. XV la gjurmë të pashlyeshme në ndërgjegjen kombëtare të shqiptarëve. Ajo u shndërrua në simbol krenarie për të kaluarën e lavdishme historike dhe shërbeu si burim i pashtershëm frymëzimi për bashkimin e shqiptarëve në luftën për rifitimin e lirisë dhe në përpjekjet e tyre për formimin e shtetit kombëtar. Lufta e shqiptarëve kundër pushtuesve osmanë pati rëndësi të veçantë edhe në rrafshin ndërkombëtar. Duke gozhduar për dhjetëra vjetë me radhë në tokat shqiptare ushtritë e Perandorisë Osmane, kur ajo ishte në kulmin e fuqisë së vet, shqiptarët me luftën e tyre u bënë një barrierë e fuqishme që penguan vërshimin osman në drejtim të Italisë, duke mbrojtur kështu lirinë e vendeve të Europës Perëndimore dhe zhvillimin e përparimin e gjithanshëm të tyre. Kjo luftë e bëri të njohur Shqipërinë në arenën ndërkombëtare, i zgjeroi dhe i forcoi lidhjet e saj me vendet europiane. Qëndresa antiosmane e shqiptarëve u vlerësua lart në opinionin bashkëkohor të Europës dhe u cilësua gjatë shekujve si shembull i luftës për liri, siç e dëshmojnë dhjetëra e dhjetëra vepra shkencore dhe artistike, të botuara në gjuhë e në vende të ndryshme të botës, kushtuar figurës së Skënderbeut dhe luftës së udhëhequr prej tij, si dhe monumentet e heroit shqiptar të ngritura në sheshet e qyteteve europiane.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 	Epoka e Skënderbeut Empty Re: Epoka e Skënderbeut

Mesazh nga Shooter-Ks Fri Jul 09, 2010 8:00 am

Epoka e Skënderbeut në veprat e Marin Barlecit dhe të autorëve të tjerë shqiptarë bashkëkohës

Epopeja shqiptare e shek. XV dhe vetë figura e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, ndikuan fuqishëm në jetën shpirtërore të shqiptarëve edhe për rritjen e vetëdijes së tyre kombëtare. Të frymëzuar prej tyre, intelektualë të shquar shqiptarë i pasqyruan e i përjetësuan ato në vepra historike monumentale, me të cilat nisi jetën e vet historiografia shqiptare.
Në fillim të shek. XVI (1504) Marin Barleci botoi latinisht veprën kushtuar luftës heroike të shqiptarëve për mbrojtjen e Shkodrës (Rrethimi i Shkodrës). Por vepra që e lartësoi figurën e tij si historian humanist është ,,Historia e jetës dhe e bëmave të Skënderbeut’’, të cilën e botoi latinisht në Romë rreth viteve 1508 - 1510. Kjo vepër voluminoze njohu shumë ribotime në gjuhë e në vende të ndryshme të Europës. Veprat e M. Barlecit u bënë burimi më i rëndësishëm ku patriotët shqiptarë mësonin historinë e epopesë legjendare të shek. XV.
Periudha e Skënderbeut u përjetësua edhe në vepra të tjera historike nga bashkëkohësit e heroit. Një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të Skënderbeut, Dhimitër Frëngu, shkroi latinisht, në frymën e ideve humaniste të kohës, një vepër për jetën e Skënderbeut. Me disa ndryshime të vogla ajo ndjek rrëfimin e ,,Historisë së Skënderbeut’’ të M. Barlecit, që dëshmon se kjo vepër kishte pasqyruar drejt realitetin historik të njohur e të pranuar edhe nga bashkëluftëtarët e afërt të Skënderbeut. Vepra e Dh. Frëngut u botua pas vdekjes së tij e përkthyer italisht dhe njohu shumë ribotime në këtë gjuhë.
Një vepër tjetër e rëndësishme për të njohur shoqërinë shqiptare të shek. XV është ,,Historia dhe gjeneologjika e shtëpisë së Muzakajve’’, shkruar në italisht më 1510 nga bashkëluftëtari i Skënderbeut Gjon Muzaka. Ajo mbeti në dorëshkrim dhe, për vlerën që ka për historinë mesjetare shqiptare, botuesi i saj i shek. XIX me të drejtë e ka quajtur atë si një ,,margaritar’’.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 	Epoka e Skënderbeut Empty Re: Epoka e Skënderbeut

Mesazh nga Shooter-Ks Fri Jul 09, 2010 8:00 am

Gjergj Kastrioti-Skënderbeu - Hero Kombëtar

Gjergj Kastrioti - Skënderbeu (1405 - 17 janar 1468) sintetizon një epokë të tërë historike që mori emrin e tij: luftën njëshekullore kundër vërshimit osman (fundi i shek. XIV - fundi i shek. XV). Nën udhëheqjen e tij, lufta e shqiptarëve u ngrit në një shkallë më të lartë e më të organizuar dhe shënoi një kthesë vendimtare në zhvillimin politik të Shqipërisë. Gjergj Kastrioti - Skënderbeu ishte përfaqësuesi më konsekuent dhe më i shquar i elitës drejtuese shqiptare që udhëhoqi me vendosmëri frontin e luftës së shqiptarëve kundër pushtuesve osmanë. Ai realizoi bashkimin e parë politik të shqiptarëve, Lidhjen Shqiptare të Lezhës, e cila hapi rrugën e krijimit të shtetit të pavarur shqiptar, themelues i të cilit u bë ai vetë. Kujdes të veçantë Skënderbeu i kushtoi ruajtjes së burimeve të brendshme ekonomike, tek të cilat u mbështet lufta. Duke fuqizuar mbrojtjen në brezin kufitar, në lindje e në jug, ai u dha mundësi banorëve të viseve të lira të zhvillonin një veprimtari ekonomike deri diku normale.
Krahas mbrojtjes së vendit, Skënderbeu i kushtoi vëmendje çlirimit të viseve të pushtuara, që ndikoi në forcimin e mëtejshëm të lidhjeve me banorët e këtyre viseve dhe në forcimin e bashkimit të të gjithë popullit shqiptar. Aftësitë e Skënderbeut si burrë shteti spikatën edhe në marrëdhëniet me vendet e tjera. Duke e pasur të qartë se rrezikut osman mund t’i bëhej ballë me sukses vetëm me forca të bashkuara, Skënderbeu kërkoi pareshtur pjesëmarrjen e vendeve europiane në luftën kundër armikut të përbashkët. Në kushtet e pabarazisë së theksuar ndërmjet forcave osmane dhe atyre shqiptare, Skënderbeu përpunoi strategjinë dhe taktikën e tij ushtarake, në bazë të së cilës qëndronte mendimi se fitorja nuk mund të varej nga numri i ushtarëve. Ai e mbante armikun në alarm të përhershëm, i priste rrugët e furnizimit dhe pasi e kishte futur në kurth, e godiste me sulme të fuqishme e të befasishme.
Skënderbeu u shndërrua në simbol të luftës për liri e pavarësi. Ai mbeti një figurë e dashur për shqiptarët edhe pas vdekjes së tij. Kujtimi i tij mbeti gjithnjë i gjallë nëpër këngët, gojëdhënat e tregimet e shumta popullore që i dhanë atij tiparet e një figure legjendare.
Vepra dhe figura e Skënderbeut kishin përmasa dhe rëndësi europiane. Ai u vlerësua lart nga personalitetet e shquara europiane të kohës. Këtë e dëshmon edhe fakti se për Skënderbeun është shkruar një literaturë e shumëllojtë, prej qindra e qindra vëllimesh, të botuara në shumë gjuhë dhe në të katër anët e botës.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 	Epoka e Skënderbeut Empty Re: Epoka e Skënderbeut

Mesazh nga Shooter-Ks Fri Jul 09, 2010 8:00 am

Epoka e Skënderbeut 03
ORGANIZIMI ADMINISTRATIV OSMAN NË SHQIPËRI

Organizimin më të hershëm administrativ të Shqipërisë, të bërë nga pushtuesit osmanë, e njohim nëpërmjet regjistrimit të vitit 1431 - 1432 dhe vetëm për një pjesë të viseve shqiptare. Sipas këtij regjistrimi osman, u formua Sanxhaku shqiptar me kryeqendër Gjirokastrën. Sanxhaku ishte njësi feudale-administrative më vete, që varej drejtpërsëdrejti nga administrata qendrore e Perandorisë. Në krye të sanxhakut ishte sanxhakbeu, komandant i ushtrisë së sanxhakut. Pranë tij ishte kadiu, i cili kryente funksionet administrative civile, gjyqësore e fetare. Sanxhaku ishte i ndarë në njësi më të vogla, në vilajete (që më pas u quajtën kaza) dhe këto, në disa raste, në njësi edhe më të vogla, në nahije. Në krye të vilajetit ishte subashi, komandant ushtarak i ushtrisë së vilajetit, dhe pranë tij ishte kadiu.
Nga të dhënat e regjistrit të vitit 1431-1432 (i cili nuk është i plotë, prandaj edhe kryeqendra e sanxhakut del në zonën më jugore të tij dhe kjo presupozon se edhe vise të tjera shqiptare më në jug duhet të ishin përfshirë në të) del se Sanxhaku Shqiptar përfshinte Çamërinë dhe vise të tjera deri në brigjet e lumit Mat. Vilajetet e tij ishin: 1.Vilajeti i Gjirokastrës; 2.i Këlcyrës; 3.i Kaninës; 4. i Beratit; 5. i Tomoricës; 6. i Skraparit; 7. i Pavël Kurtikut (viset që shtriheshin kryesisht në të djathtë të rrjedhës së mesme e të poshtme të lumit Shkumbin); 8. i Çartallozit (viset që shtriheshin në të majtë të rrjedhës së lumit Shkumbin deri te lumi i Devollit); 9. i Krujës; 10. i Përmetit dhe 11. Vilajeti i Korçës.
Vilajetet ishin të ndara në prona feudale ushtarake, në timare, që formoheshin nga shumë fshatra, nga një fshat ose nga një pjesë të një fshati. Sipas madhësisë që kishin, këto prona emërtoheshin timare, ziamete dhe hase. Feudali që zotëronte timarin quhej spahi ose timarli. Ai që mbante këtë pronë me kusht që të shkonte vetë në luftë si kalorës dhe kur prona ishte e madhe, në varësi të saj, duhej të merrte një numër të caktuar ushtarësh xhebelij. Kur nuk shkonte në luftë, spahiu e humbiste timarin dhe kur dallohej në të, ai mund të merrte një timar më të madh. Toka konsiderohej pronë e shtetit (mirie), prandaj spahiu nuk mund ta shiste e ta blinte timarin dhe as ta trashëgonte. Kurse fshatari, me lejen e spahiut, mund ta shiste tokën duke i dhënë spahiut taksën e tapisë. Fshatari i paguante spahiut të dhjetën (yshyri) për çdo prodhim të tokës e veprimtari tjetër ekonomike. Krahas së dhjetës, fshatari paguante taksën për familje (ispenxha) dhe gjobat e ndryshme (nijabeti). Kurse ndaj shtetit paguhej nga të gjithë banorët detyrimi për Këshillin e Lartë të Shtetit (avarizi divan), taksa e bagëtive (xhelepi) dhe vetëm të krishterët paguanin taksën e nënshtrimit (xhizjen).
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 	Epoka e Skënderbeut Empty Re: Epoka e Skënderbeut

Mesazh nga Shooter-Ks Fri Jul 09, 2010 8:01 am

USHTRIA OSMANE

Në kohën e sulltan Osmanit (1282-1326) u krijua ushtria e spahinjve (kalorësve), e përbërë prej klasës feudale osmane. Pasardhësi i tij, sulltan Orhani (1326-1360), krijoi korpusin e jeniçerëve (ushtri e re), të përbërë nga ushtarë të stërvitur që në vegjëli me artin ushtarak në shkolla të veçanta dhe të edukuar me frymën e luftëtarëve pushtues. Krahas tyre ishin edhe repartet e akënxhijve (sulmuesve) që grumbulloheshin kur kishte luftë për pushtime të reja. Ata pasuroheshin duke grabitur pasuri dhe njerëz (fëmijë e të rritur) që i shisnin pastaj nëpër tregjet e veçanta të Perandorisë Osmane.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 	Epoka e Skënderbeut Empty Re: Epoka e Skënderbeut

Mesazh nga Shooter-Ks Fri Jul 09, 2010 8:08 am

Beteja e Torviollit (29 qershor 1444)

I vetmi burim që jep të dhëna për këtë betejë është Marin Barleci. Ai tregon se beteja u zhvillua në një fushë të Dibrës së poshtme. Historianët e mëvonshëm e kanë emërtuar atë si ,,Beteja e Torviollit’’ dhe si datë të saj kanë vënë 29 qershorin e vitit 1444.Sipas Barlecit, ushtria osmane e Ali Pashës numëronte 25 mijë ushtarë, kurse ushtria shqiptare kishte 8 mijë kalorës dhe 7 mijë këmbësorë. Beteja u zhvillua në formacion të rregullt luftimi. Skënderbeu e vendosi ushtrinë shqiptare në fushë të hapur, në formë harku, të ndarë në tri grupime. Në radhën e parë të çdo grupimi vendosi kalorësinë dhe pas tyre këmbësorinë. Për të drejtuar zhvillimin e betejës, ai qëndronte me luftëtarët e grupimit të qendrës. Forcat e grupimit të djathtë i komandonte Moisi Arianiti, kurse ata të grupimit të majtë Tanush Topia. Pas trupave të qendrës ishin vendosur edhe dy grupime luftëtarësh nën drejtimin e Ajdin Muzakës dhe të Vrana Kontit.Beteja filloi me sulmin e luftëtarëve shqiptarë të dy grupimeve anësore, të cilët u përpoqën ta ndanin ushtrinë osmane në dy pjesë, në kohën kur forcat e grupimit të qendrës, me Skënderbeun në krye, sulmonin trupat e Ali Pashës. Kur armiku ende nuk i kishte hedhur në betejë të gjitha forcat, u sulmua nga pas prej luftëtarëve të Gjin Muzakës e të Hamza Kastriotit, të fshehur në pyjet aty pranë.E goditur nga të gjitha anët, së fundi edhe nga forcat e freskëta shqiptare të rezervës të komanduara nga Vrana Konti, ushtria e Ali Pashës u shpërnda plotësisht. Osmanët lanë në fushën e betejës me mijëra të vrarë e robër.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 	Epoka e Skënderbeut Empty Re: Epoka e Skënderbeut

Mesazh nga Shooter-Ks Fri Jul 09, 2010 8:08 am

PËRGËZIME PËR MBROJTJEN E KRUJËS MË 1450

,,Nuk gjejmë fjalë të mjaftueshme për të lavdëruar ose për të admiruar madhështinë e pabesueshme të shpirtit tuaj, urtësinë dhe burrërinë tuaj të pashoqe... Ju qëndruat me forca të pakta kundër një armiku të panumërt turqish ... Qofshi pasqyrë e shembull për të gjithë princat, për të gjithë popujt!’’
Pjesë nga një letër e Senatit të Raguzës drejtuar Skënderbeut
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 	Epoka e Skënderbeut Empty Re: Epoka e Skënderbeut

Mesazh nga Shooter-Ks Fri Jul 09, 2010 8:09 am

SHTETI I SKËNDERBEUT

Kërcënimi i vazhdueshëm osman ndikoi që në procesin e formimit të një shteti të vetëm shqiptar në të gjitha viset e lira (që shtriheshin nga rrjedhja e lumenjve Devoll e Seman në jug, deri në Malësinë e Dukagjinit në veri, e nga brigjet e detit Adriatik në perëndim deri përtej Drinit të Zi në lindje) të veproningjithnjë e më shumë faktorët e mirëkuptimit dhe të interesit të përbashkët. Në këtë drejtim ndikonin pozitivisht lidhjet martesore ndërmjet familjeve fisnike, dukuri kjo mjaft e njohur në shoqërinë feudale. Martesa të tilla me karakter politik ishin bërë që në kohën e Gjon Kastriotit, i cili vetë ishte i martuar me Vojsavën, familja e së cilës jetonte në viset lindore shqiptare, në krahinën e Pollogut. Po kështu, motrat e Skënderbeut u martuan me familjet më të fuqishme shqiptare të kohës : Mara me Stefan Gojçinin (Cernojeviçin) e Zetës, Vllajka me Gjon Muzakën, Angjelina me vëllanë e Gjergj Arianitit, Vlendan Arianiti, dhe Jella me Pal Stres-Balshën. Skënderbeu, nga ana e tij, bëri lidhje të tjera martesore. Vetë u martua me Donikën, vajzën e Gjergj Arianitit, kurse të motrën, Mamicën, e martoi me Muzak Topinë. Shteti shqiptar i Skënderbeut personifikonte bashkimin e familjeve të mëdha shqiptare, jo vetëm nëpërmjet lidhjeve martesore, por edhe nëpërmjet simboleve shtetërore, që lidheshin me ta dhe me traditën e lashtë kombëtare. Kështu, krahas evokimit të lavdisë së epirotëve(sinonim i emrit arbër), Skënderbeu përdori simbolin e njohur të Pirros së Epirit, përkrenaren e zbukuruar me një kokë dhije, kurse në vulën zyrtare të heroit shqiptar dhe në stemën e Kastriotëve, u përdorën si simbole shqiponja dykrenare, që e kishin Muzakajt, dhe ylli me gjashtë cepa, që e kishte Principata e Balshajve. Nëpërmjet këtyre simboleve shprehej uniteti i viseve të lira shqiptare nga jugu (shqiponja dykrenare e Muzakajve) deri në veri (ylli gjashtëcepash i Balshajve) dhe duke përdorur flamurin e Perandorisë Bizantine (fushën e kuqe me shqiponjën e zezë dykrenare në mes), tregohej se pas pushtimit të Kostandinopojës prej turqve më 1453, shqiptarët ishin forca kryesore antiosmane në Ballkan, që dikur ishin përfshirë në Perandorinë Bizantine.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 	Epoka e Skënderbeut Empty Re: Epoka e Skënderbeut

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi