VITI I SKENDERBEUT (1405 - 2005)
2 posters
Faqja 1 e 3
Faqja 1 e 3 • 1, 2, 3
VITI I SKENDERBEUT (1405 - 2005)
GJERGJ KASTRIOTI - SKENDERBEU
1405-1468
Gjergj Kastrioti lindi në Krujë dhe ishte djali i Gjon Kastriotit, princit të Shqipërisë së mesme i cili ishte i obliguar që Perandorisë Turke ti paguajë tatim. Në mënyrë që të sigurojë besnikërinë e prijësve lokal Sultani i merrte djemtë e tyre dhe i dërgonte në Turqi. Gjergj Kastrioti përcjelli shkollën ushtarake në Perandorinë Turke dhe që i emëruar Iskender Bay që në turqishtë do të thotë princi Aleksandër.
Ai qe i dalluar si një nga oficerët më të mirë në disa skuadra Otomane në Azinë e Vogël dhe Europë, për çka edhe morri nga Sultani titullin e Gjeneralit. Skenderbeu luftoi edhe kundër Grekëve, Serbve dhe Hungarezve, dhe disa burime thojnë se ka mbajtur lidhje të fshehta me Raguzë, Venedikun, Vladislasin e Hungarisë si dhe Alfonsin e V të Napolit. Sultani Murati i II ia dha titullin Vali çka e bëri Gjergj Kastriotin Guvernator Gjeneral të disa provincave të Shqipërisë.
Më 1443, gjatë betejës kundër Hungarezëve te Nishi (Serbia e sotme), ai e lëshoi ushtrinë Otomane dhe shkoi në Krujë. Në kalanë e Krujës Skenderbeu ngriti Flamurin Shqipëtarë, flamurin e kuq më shqiponjë të zezë dykrerëshe në mes, dhe tha fjalin e njohur: "Nuk ju solla unë lirinë, ate e gjeta këtu, në mesin e juve". Gjergj Kastrioti arriti të bashkojë të gjithë princat Shqipëtar në qytetin e Lezhës (Lidhja e Lezhës, 1444) dhe ti udhëheqi ata në luftën kundër Turqve.
Gjatë 25 viteve të ardhshme ai luftoi, me forca që rrallë herë kalonin 20.000 ushtarë, me ushtrinë më të fuqishme të asaj kohe dhe arriti që të dal fitues për 25 vjetë të tëra. Më 1450 Ushtria Turke qe e udhëhequr nga vetë Sultan Murati i II i cili vdiq gjatë rrugës duke e kthyer nga beteja e hupur. Dy herë të tjera , më 1466 dhe 1467, Mehmeti i II, pushtuesi i Konstantinopolit, udhëheqi ushtrinë Turke kundër Skenderbeut dhe dështoi. Perandoria Turke provoi ta pushtoi Krujën 24 herë dhe dështoi të 24 herët.
Për një të katërtën e shekullit Skenderbeu ndaloi invazionin Turk në Evropën Katolike.
Pasë vdekjes së tijë më 1468 në Lezhë nga shkaqet natyrore, ushtarët e tijë u bënë rezistencë Turqve për 12 vjetë. Më 1480 Shqipëria definitivishtë u pushtua nga Perandoria Turke. Kur Turqit e gjetën vorrin e Skenderbeut në kishën e Shën Nikut në Lezhë, e hapën ate dhe morrën eshtrat e Skenderbeut për të cilat besohej se sjellin fat. Më 1480 Turqit ndërmorrën invazionin në Itali dhe pushtuan qytetin e Otrantos.
Skenderbeu dhe vepra e tijë nuk mbetën të përmenden vetëm në tokat Shqipëtare. Volteri ka menduar se Perandoria Bizantine do të kishte egzistuar sikur të kishte një udhëheqës sikur Skenderbeun. Disa poet dhe kompozitorë gjithashtu kanë gjetë inspirimin e vetë në mjeshtërinë ushtarake të tijë. Poeti Francez i shekullit 19, Ronsard, shkroi një vjershë kushtuar Gjergj Kastriotit. Të njejtën gjë bëri edhe poeti Amerikan i shekullit 19, Longfellow. Antonio Vivaldi komponoi operën e cila titullohet Scanderbeg.
Skenderbeu sot është hero nacional i Shqipërisë. Shumë muzeume dhe monumente janë ngritur në nder të tijë anembanë Shqipërisë dhe në mesin e tyre edhe Muzeumi i Skenderbeut në kalanë e famshme të Krujës.

Re: VITI I SKENDERBEUT (1405 - 2005)
Pesqind e ca vjet më parë, vendi ynë, Shqipëria, quhej Arbëri dhe banorët e saj - arbër. Ajo ishte po aq e zhvilluar sa edhe gjithë vendet tjera Europiane; ishte po ashtu e ndarë në principata të mëdha, sipas familjeve të shquaraqë kishin në krye. Ndër më të përmedurat ishin Dukagjinajt, Balshajt e Zahariajt në Veri; Topiajt, Muzakajt e Kastriotët në Shqipërinë e Mesme dhe Aranitët e Zenebishtët, në Jug. Por principata më e madhe nisi të bëhej ajo e Kastriotëve, që e vendosi qendrën në Krujë dhe kryezot kishte Gjon Kastriotin.
Bujqit punonin tokat, barinjët kullosnin bagëtitë në bjeshkët e pasura, tregtarët merrnin rrugët e karvaneve ose anijet pët të shkuar larg në përendim e në lindje, punishtet e zejtarve i mbushnin me zhurmë qytetet. Në majat e maleve e në shpatet e thepisura ngriheshin kështjella, ku armiqtë nuk ngjiteshin dot lehtë. Vetëm se fisnikët arbër, ashtu si zotërit europianë të njëjtë me ta, bënin shpesh luftë midis tyre për zgjerimin e pronave dhe të pushtetit.
Pesëqind e ca vjet më parë...
Një popullsi e madhe luftarake, e ardhur nga shkretëtirat e Azisë, po i jepte goditje vdekjeprurëse Peradorisë Bizantine dhe kishte vërshuar në Ballkan, duke i futur tmerrin gjithë Europës. Ata ishin turqit osmanllinj. Herë pas here ata sulmonin edhe Arbërin me hordhitë e tyre të panumërta, grabisnin e kërkonin taksa të rënda e haraq nga bujarët e banorët vendas. Por princët nuk kishin mundur deri në atë kohë të bëheshin të gjithë tok për ta luftuar këtë armik të përbashkët. Popullsia luftonte, por detyrohej të merrte malet për të mos rënë në duart e pushtuesve.
Në fillim të shekullit XV osmanllinjët arritën ta vinin nën sundim gjithë Arbërin. Gjon Kastrioti, me miqësin e krushqi të shumta me princët e tjerë shqipëtar, por edhe me marrëveshje me Venedikun, arriti t´i zgjeronte shumë zotërimet e tij në mes të Shqipëris së atëhershme. Këtu kalonin rrugët më të rëndësishme, që lidhnin Arbërinë me vendet fqinje, pra Perëndimin me Lindjen. Dhuna dhe mizoritë e osmanllinjve që donin ta fusnin gjuhën, zakonet dhe fenë e tyre, ia kishin bërë popullit jetën të padurueshme. Arbërit ishin të gatshëm të ngriheshin për të shporrur grabitqarët osmanllinj, për të rifituar lirinë e begatinë e humbur.
Gjon Kastrioti, duke e ndjerë vetën më të fortë se kurrë i shpalli luftë Turqisë, bile arriti edhe disa fitore kundër disa taboreve të saj në trojet shqiptare. Por Sulltani, i tërbuar nga zemrimi, mblodhi një ushtri të madhe dhe nisi kundër shqipëtarve që ishin të pakët në numër. Me zjarr e me hekur ajo e përshkoi gjithë vendin dhe e detyroi përsëri Gjon Kastriotin të pranonte kushtet e Sulltanit. Këtë herë kushtet ishin shumë më të rënda: Gjonit iu morën të gjitha kështjellat, përveq asaj të Krujës dhe zotërimeve në tokat e Matit, taksat iu bënë edhe më të rënda dhe ai kthehej në vasal të Sulltanit.
Po Sulltani këtë radhë u tregua edhe më dinak...
...Porsa kishte mbaruar lufta, në portat e Krujës u duk një grup i madh kalorësish me jataganë ngjeshur në brez e me gallama ngjyra-ngjyra mbështjellë rreth kokës. Në krye të tyre Hajredin beu, i dërguar nga Sulltani me një ferman sa një qarqaf të bështjellë si tub. Gjon Kastrioti e hapi fermanin, e lexoi me të shpejtë dhe zuri kokën me duar. Sulltani, në shënjë besnikërie i kërkonte peng të katër djemët e tij: Stanishin, Kostandinin, Reposhin dhe Gjergjin e vogël. Këtë Gjoni nuk e kishte pritur . Q´të bënte?! I dërguari i Sulltanit priste duke ngritur dorën kërcënueshëm në drejtim të Stambollit.
Gjon Kastrioti mblodhi kuvendin e burrave. Për probleme të rëndësishme e të vështira ai dëgjonte gjithmonë mendimin e tyre. Po të mos ia jepte djemtë, tërbimi i Sulltanit do të binte mbi Arbërin, ndërsa djemtë ishin jeta e tij, shpresa e së ardhmes për vendin.Prijësit arbër qëndruan të heshtur për një qast. Pastaj, më të rinjtë, u ngritën gjithë vrull duke kundërshtuar kërkesën e Sulltanit. Më të vjetrit, pasi i peshuan mirë punët në interes të Arbërisë, u ngritën një nga një duke iu lutur Gjonit që tí jipte djemët, ndryshe tërbimi i Sulltanit do të kalonte në zjarr e në hekur qindra mijëra djem të tjerë arbër.

LIDHJA SHQIPTARE E LEZHËS
1. Principata e Kastriotëve
Kastriotët e kanë origjinën nga Hasi i Kuksit. Gjyshi i Skënderbeut, Pal Kastrioti, mund të jetë larguar nga Hasi dhe të jetë vendosur si pronar i dy fshatrave në luginën e Drinit të Zi (Sinjës dhe Gardhit të poshtëm).
Zotërimet e Kastriotëve filluan të zgjeroheshin që në fund të shek. XIV nga biri i Palit, Gjon Kastrioti. Në dy dhjetëvjeçarët e parë të shek. XV, Principata e Kastriotëve arriti fuqizimin e saj më të madh. Ajo siguroi daljen në detin Adriatik, ku kishte skelën dhe qendrën doganore të Shufadasë në grykëderdhjen e lumit Mat dhe, pranë saj, kriporet e Shënkollit.
Në lindje principata shtrihej të paktën deri në rrethinat e Gostivarit dhe kufizohej me zotërimet e vjehrrit të Gjonit që banonte në krahinën e Pollogut. Gjon Kastrioti ishte i lidhur më bregdetin e Egjeut ku ndodhej manastiri i Hilandarit, të cilit ai i dhuroi dy fshatra në rrethinat e Gostivarit dhe i bleu një kullë. Në këtë manastir jetoi si murg një djalë i tij ku dhe u varros.
Principata e Kastriotëve në veri kufizohej më Principatën e Dukagjinëve dhe në jug me principatat e Arianitëve dhe të Topiajve. Në Principatën e Kastriotëve kalonin rrugë të rëndësishme që lidhnin viset qendrore më ato jugore e veriore si dhe viset perëndimoreme ato lindore të vendit; në të ishin përfshirë një numër i konsiderueshëm kështjellash dhe qendrash ekonomike si Prizreni, Shufadaja, kriporet e Shënkollit, kështjella e Gurit të Bardhë, ajo e Stelushit etj.
Pozita dhe rëndësia strategjike e Principatës së Kastriotëve bëri që Gjon Kastrioti të kishte lidhie të shumta politike e martesore më principatat e tjera shqiptare. Ai hyri në marrëveshje ekonomike dhe politike të ngushta edhe më vendet e huaja, aq sa Venediku dhe Raguza në fund të viteve ‘30 të shek. XV u dhanë Gjonit dhe djemëve të tij privilegje dhe të drejtën e qytetarisë.
2. Jeta dhe veprimtaria e Gjergj Kastriotit - Skënderbeut (deri më 1443)
Gjergj Kastrioti - Skënderbeu lindi rreth vitit 1405. Ishte djali më i vogel, dhe fëmija i parafundit i familjes me shumë fëmijë të Gjonit dhe të Vojsavës, familia e së cilës banonte në krahinën e Pollogut. Ata kishin katër djem (Stanishin, Reposhin, Kostandinin dhe Gjergjin) dhe pesë vajza ( Marën, Jellën, Angjelinën, Vllajkën e Mamicën). Gjergji lindi në një kohë kur Principata e Kastriotëve ishte e fuqizuar. Kur osmanët morën Krujën (në fund të vitit 1414 ose në fillim të vitit 1415), që ishte në kufi me Principatën e Kastriotëve. Gjoni, i cili më 1410 u kishte dhënë një djalë peng osmanëve (ndoshta Stanishin) u detyrua edhe tani t’u jepte atyre peng djalin e vogël, Gjergjin.
Për një periudhë rreth 10-vjecare, Gjergji vazhdoi shkollën e içogllanëve të Edrenesë, ku përgjithësisht futeshin djemtë e sundimtarëve të posanënshtruarve e vasalë, për t’i përgatitur e edukuar me frymën osmane, si komandantë të zotë e feudalë të bindur.
Natyra e kishte pajisur Gjergj Kastriotin më dhunti të veçanta, shumë të çmuara. Ai ishte shtatlartë e shumë i fuqishem. Ishte mendjemprehtë dhe mësoi disa gjuhë të huaja. Gjatë viteve të shkollimit Gjergji u dallua nga të tjerët. Atij ia vu emri mysliman Skender dhe mori pjesë në fushata të ndryshme ushtarake në Ballkan dhe në Azinë e vogël. Luftonte mbi kalë e më këmbë dhe ishte mjeshtër i pashoq në përdorimin e shpatës e të armëve të tjera.
Pasi mbaroi shkollën e içollganëve, Skender hyri në kuadrot ushtarake dhe mori titullin e beut, duke pëparuar shpejt në karierë shtetëore: nga spahi arriti deri në postin e lartë të sanxhakbeut.
Në mesin e viteve ‘20 ai u dërgua në Shqipëri dhe qëndroi si kuadër i Perandorisë osmane deri në fund të viteve ‘30. Si spahi Skënderbeu pati një timar të madh në zonën midis Lezhes dhe Rubikut, ku ndodheshin edhe porti i Shufadasë dhe kriporet e Shënkollit. Në vitet 1437-1438 Skënderbeut iu tha posti i subashit të Krujës, kurse me detyrën e sanxhakbeut të Sangjakut Shqiptar ishte i biri i Teodor Muzakës, Jakup Beu.
Gjatë viteve të qëndrimit në Shqipëri Skënderbeu, ashtu si dhe Jakup Beu, favorizoi elementin shqiptar në marrëdhënie me administratën osmane dhe u kujdes për mbarëvajtjen e Principatës së Kastriotëve.
Në fund të viteve ‘30 kur në Ballkan po fillonin trazirat antiosmane, sulltan Murati II transferoi Jakup Beun dhe Skënderbeun nga postet e larta që kishin në Shqipëri. Emërimin e tij si sanxhakbej larg Shqipërisë, ndoshta në Nikopol të Bullgarisë. Skënderbeu nuk mund ta shikonte si një “gradim”, por si shprehje të mosbesimit të sulltanit ndaj tij dhe ndaj elementit shqiptar që ishte përfshirë në administratën e shtetit osman, (aq më tepër që në atë kohë atij i kishte vdekur i ati dhe dy vëllezër dhe në krye të Principatës duhej të vihej ai me Stanishin).
Kryengritja e përgjithshme çlirimtare (nëntor 1443)
Në fillim të viteve 40 të shek. XV në Evropë po gjallëroheshin shpresat për dëbimin e osmanëve nga Ballkani. Në këtë drejtim kishte vepruar pozitivisht vendimi i bashkimit të kishësh ortodokse më atë katolike, nën kryesinë e kësaj të fundit, dhe disfata e rëndë që pësoi ushtria osmane në shtator të vitit 1442 prej trupave të Mbreterisë së Polonisë dhe të Hungarisë, të komanduara nga Janosh Huniadi.
Pas kësaj fitoreje Papa Eugjeni IV veproi aktivisht për të nxitur ballkanasit të ngriheshin kundër pushtuesve osmanë.
Në shtator të vitit 1443, Gjergj Arianiti filloi veprimet luftarake në viset qendrore. Kurse më në jug forcat e Gjin Zenebishit kaluan nga rrethinat e Sarandës e të Gjirokastrës në drejtim të kosturit, ku u thyhen prej osmanëve.
Në tetor të vitit 1443 trupar polake e hungareze, të komanduara nga Janosh Huniadi, pasi kaluan Danubin iu drejtuan viseve verilindore Shqiptare, dhe, siç shkruante ai, ushtria e tij “rritej nga dita në ditë me shumë bullgarë, shqiptarë, serbë e boshnjakë. Beteja u zhvillua më 3 nëntor 1443 në afërsi të Nishit, ku ishte i pranishëm edhe Skënderbeu.
Shpartallimin e forcave osmane në këtë betejë, Skënderbeu e gjykoi si çastin më të përshtatshëm për çlirimin e tokave shqiptare. Pasi grumbulloi rreth vetes disa qindra bashkëluftëtarë, pjesmarrës në betejën e Nishit dhe i shoqëruar nga i nipi, Hamza Kastrioti, Skënderbeu u nis në drejtim të Principatës së Kastrioteve. Gjatë kalimit u ndal në Diber, mblodhi menjëherë krerët e vendit dhe u tregoi planin e veprimeve. Shumicën e bashkëluftëtarëve e nisi që të fshiheshin në rrethinat e Krujës, kurse vet u paraqit para autoriteteve osmane të Krujës, sikur ishte riemëruar subash i saj.
Pasi mori në dorëzim Krujën, Skënderbeu futi natën në kështjellë bashkëluftëtarët e fshehur në rrethinat e saj dhe, në bashkëpunim me krutanët, shpartalloi garnizonin osman. Të nesërmen, më 28 nëntor 1443, kur të gjithë qytetarët i kishte pushtuar një gëzim i papërmbajtur dhe, siç shprehej Barleci, “të gjithë kishin në gojë lirinë, kudo oshëtinte zëri i ëmbël i lirisë”, mbi muret e kështjellës së Krujës u ngrit flamuri i Kastriotëve.
Lajmi i fitores historike, i çlirimit të Krujës, u përhap me shpejtësi dhe u prit me gëzim të papërshkrueshëm në mbarë vendin.
Ai i dha një hov të paparë luftës çlirimtare. Pas Krujës, luftëtarët e Skënderbeut çliruan radhazi kështjellat e Petrelës (ne jug të Tiranës), të Gurit të Bardhë në Mat, të Stelushit dhe Sfetigradit në Diber etj. Kryengritja e vitit 1443 perfshiu vise të tera.
Si rrjedhojë, në hapësirat e Shqipërisë së Veriut e Qendrore dhe deri te lumenjtë Devoll e Seman u rimëkëmbën një numër principatash e zotërimesh të rëndësishme si ajo e Dukagjinëve, e Stres-Balshajve, e Zahariajve, e Spanëve, e Dushmanëve, në veri të Principatës së Kastrioteve, dhe në jug të saj, Principatat e Arianitëve, e Topijave, dhe ajo e Muzakajve.
4. Kuvendi i Lezhës dhe forcimi i Lidhjes Shqiptare
Menjëherë pas fitores së madhe të vitit 1443 Skënderbeu filloi takimet me princër e fisnikë të tjerë shqiptarë për të gjetur rrugën e bashkimit, pa të cilin nuk mund t’i bëhej ballë fuqisë ushtarake më të madhe të kohës.
Për këtë qëllim më 2 mars të vitit 1444, në Katedralen e Shënkollit të qytetit të Lezhës u mbajt i pari Kuvend Kombëtar i princërve dhe i fisnikëve shqiptarë të shek. XV, disa prej të cilëve kishin udhëhequr kryengritjet e viteve ‘30. Në kuvend morën pjesë: Skënderbeu, Gjergj Arianiti, Andrea Topia (bashkë me dy djemtë e tij), Gjergj Stres-Balsha, Nikollë e Pal Dukagjini, Teodor Muzaka i Riu (dhe disa pjestarë të tjerë të kësaj familjeje), Lekë Zaharia, Pjetër Spani (bashkë më katër djemtë e tij), Lekë Dushmani, Stefan Gojçini (Cernojeviçi) etj.
Skënderbeu, si drejtues i Kuvendit, mbajti fjalën e hapjes në të cilën theksoi domosdoshmërinë dhe rëndësinë e bashkimit të Shqiptarëve.
Kuvendi vendosi që bashkimi të bëhej në formën e një besëlidhjeje, të një aleance ushtarake nëpërmjet drejtuesve të principatave dhe të krerëve të tjerë të vendit, që njihet më emrin Lidhja shqiptarë e Lezhës. Si kryetar i saj u zgjodh Skënderbeu. Vendim tjetër i rëndësishëm ishte krijimi i ushtrisë së përbashkët dhe caktimi i Skënderbeut si komandant i përgjithshëm i saj.
Për të përballuar shpenzimet e ushtrisë, të armatimit të saj etj., Kuvendi vendosi gjithashtu të krijohej një arkë të përbashkët që do të administrohej nga Skënderbeu. Të ardhurat e saj do të vinin nga kuotat që do të jepnin anëtarët e Lidhjes. Me vendimet e Kuvendit të Lezhës u bë një hap i madh e vendimtar drejt bashkimit politik të vendit dhe krijimit të një pushteti qëndror të përfaqësuar nga Gjergj Kastrioti - Skënderbeu, të cilin ai e fuqizoi gjithnjë e më shumë për të bashkuar sa më organikisht shqiptarët e viseve të lira shqiptare.
Pjesë leximi
1. Pjesë nga fjala e Gjergj Kastriotit- Skënderbeut më 28 Nentor 1443, mbajtur para banorëve të Krujës (sipas MARIN Barlecit tek libri “Historia e Skënderbeut” )
“...Lirine nuk ua solla une, por e gjeta ketu! Sapo më shkeli këmba truallin tuaj, sapo dëgjuat emrin tim, m'u derdhët me vrap të gjithë, më dualët përpara kush e kush më parë, sikur të kishit dëgjuar që u ngritën nga varret etërit, vëllezërit, bijtë tuaj, sikur të kishin zbritur ketu gjithë perënditë...Armët nuk ua solla unë, por ju gjeta të armatosur!
Lirinë e pashë së e keni kudo, në krahëror, në ballë, në shpatat e në ushtat”.
2. Ushtria shqiptare dhe arti i saj ushtarak
Në kuvendin e Lezhës u vendos që me ndihmesën e pjesëmarrësve të tij të krijohet një ushtri e përbashkët. Bërthamën kryesore të saj e formuan luftëtarët që i mobilizonte vetë Skënderbeu, i cili ishte komandant i përgjithshëm i ushtrisë. Në fillim forcat e Lidhjes Shqiptare kishin karakter federal, sepse princat shqiptarë mbanin një numer të ndjeshëm forcash ushtarake jashtë ushtrisë së përbashkët.
Ushtria shqiptare përbëhej nga trupat e përhershme dhe nga luftëtarët që mobilizoheshin vetem gjatë kohës së luftes. Trupat e përhershme ishin ndarë në dy pjesë kryesore. Njëra përbëhej prej 2 mijë deri 3 mijë kalorës të armatosur lehtë, të cilët i stërviste Skënderbeu dhe shërbenin si gardë personale e tij. Pjesa tjetër ruante kështjellat e vendit dhe brezin kufitar në viset lindore.
Masen kryesore të ushtrisë shqiptare e formonin luftëtarët që mobilizoheshin gjatë kohës së luftës, sipas parimit “burrë për shtëpi”. Kur rreziku ishte i madh, mobilizoheshin të gjithë banorët që mund të luftonin. Në rast mobilizimi të përgjithshëm forcat ushtarake shqiptare arrinin nga 20 mijë deri në 30 mijë luftëtarë, duke formuar një ushtri të madhe për kohën.
Komanda e ushtrisë ishte në dorën e Skënderbeut, që ishte komandanti i përgjithshëm. Për t’u kosultuar gjatë veprimeve ushtarake pranë tij qëndronte këshilli i luftës, i përbërë nga komandantët më të shquar, të cilët zakonisht dilnin nga radhët e fisnikëve.
Në plan strategjik, si detyrë e dorës së parë për forcat ushtarake ishin moslejimi i trupave osmane që të futeshin në brendësi të viseve të lira për të grabitur e shkatërruar vendin. Këtij qëllimi i shërbente sistemi mbrojtës i brezit kufitar, të cilit iu kushtua kujdes të veçantë. Kur trupat osmane arrinin të futeshin në thellësi të vendit luftëtarët e brezit kufitar tërhiqeshin të organizuar dhe bashkoheshin me pjesën tjetër të ushtrisë shqiptare. Kur osmanët futeshin në thellësi të vendit dhe rrethonin Krujën, Skënderbeu i organizonte veprimet luftarake në mënyrë të tillë që pesha kryesore e veprimeve luftarake të binte jo mbi mbrojtësit e kështjellës, por mbi luftëtarët që vepronin jashtë saj, më të cilën qëndronte vetë heroi.
Variantet taktike që përdorte Skënderbeu për të shpartalluar ushtritë armike ishin të larmishme e mbështeteshin në bashkërendimin e mbrojtjes me sulmin, e mësymjes së ushtrisë se rregullt me goditjen e çetave, e ndeshjeve ballore me ato të pusive, duke futur në përdorim si këmbësorinë ashtu edhe kalorësinë e armatosur lehtë.
Vëmendje Skënderbeu i kushtoi edhe prerjes së rrugëve të furnizimit të ushtrisë armike, duke sulmuar karvanet e furnizimit të saj më ushqime e sende të tjera të nevojshme. Ai i kushtoi kujdes edhe organizimit të zbulimit për sigurimin e të dhënave më karakter strategjik, operativ e taktik që kishin të bënin me kohën e ardhjes së ushtrive armike, madhësinë, organizimin, lëvizjen, veprimet luftarake të tyre etj. Zbuluesit i paraprinin ushtrisë shqiptare, kur ajo futej në viset e pushtuara, dhe ata gjendeshin kudo, në krahinat fqinje e deri në qendër të Perandorisë Osmane.
BURIMI: Historia e Popullit Shqiptar - për shkollat e mesme Prishtinë - Kosovë - 1998

EPOKA E GJERGJ KASTRIOTIT
Rëndësia e epokës së Gjergj Kastriot – Skënerbeut
--------------------------------------------------------------------------------
1. Rrjedhoja e luftës dhe të pushtimit osman
Lufta njëshekullore e ushtrive osmane për pushtimin e tokave shqiptarë (fundi i shek. XV) dhe vendosja në to e sundimit osman sollën rrjedhoja të rënda si në jetën ekonomike, shoqërore e politike, ashtu edhe në atë fetare e kulture të shqiptarëve.
Vershimet e njëpasnjëshme të ushtrive osmane dhe veprimet luftarake, u shoqëruan më vrasjen e shumë njerëzve, dhe me rrënime e grabitje masive të pasurisë. Shqipëria pësoi kështu dëme të pallogarritshme njerëzore dhe materiale, pasojat e të cilave do të ndiheshin për një kohë të gjatë. U godit rëndë veçanërisht jeta qytetare, zejtaria dhe tregtia e brendshme dhe e jashtme thuajse u paralizuan.
Qytetet shqiptarë dikur të përparuara për kohën morën tiparet e fshatit. U shkatrruan në themel strukturat organizative të qyteteve dhe, nga emigrimi masiv i banorëve të tyre u shua jeta kulturore që kishte qenë aq e zhvilluar në to. Edhe fshati u dëmtua rëndë. Perveç dëmeve të bujqësisë e të blektorisë shqiptare, emigrimi masiv perfshiu pjesën më aktive të banorëve të fshatit. U dobësuan shumë lidhje ekonomike fshatare me qytetin, aq të domosdoshëm për zhvillimin ekonomik.
Pushtimi osman i dha fund jetës së pavarur politike e shtetërore të shqiptarëve që ishte arritja më e rëndësishme në gjithë historinë e deriatëhershme të tyre dhe që kishte ndikuar fuqishëm në zhvillimin e gjithanshëm të vendit. Ndryshimet që ndodhën në fushën e pronësisë përcaktuan prapambetjen e thellë ekonomike të Shqipërisë gjatë shekujve të sundimit osman.
Sundimi osman shkatërroi formën e përparuar të pronës feudale mbi tokën, të bazuar mbi të drejtën e pakufizuar të shitblerjes së saj. Ai shkatërroi pronën e madhe feudale e vendosi dhe e mbajti më dhunë për shekuj të tërë sistemin e timarit, një formë e kapërcyer e pronës feudale ushtarake që përcaktoi prapambetjen e gjithanshme të vendit. Duhej të kalonin shekuj në Shqipëri që të rishfaqej prona e madhe feudale (çifligu), ndërkohë që në Evropën Perëndimore do të zhvillohej prona kapitaliste.
2. Rëndësia luftës antiosmane
Lufta njëshekullore e shqiptarëve kundër pushtuesve osmanë, veçanerisht epopeja e tyre legjendare, nën udhëheqjen e Gjergj Kastriot - Skënderbeut përbën një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë sonë kombëare. Ajo mbrojti lirinë një pjesë të madhe të viseve shqiptarë për dekada të tëra dhe frymëzoi banorët e viseve të paçliruara të vazhdonin me kurajo luftën për dëbimin e pushtuesve të huaj. Ajo pati gjithashtu një varg rrjedhojash shumë të rëndësishme për historine tonë kombëtare.
Lufta kundër pushtuesve osman u zhvillua nën një udhëheqje të vetme, të Skënderbeut, dhe në të morën pjesë aktive të gjitha shtresat e shoqërisë shqiptare, pa dallime krahinore e fetare. Prandaj ajo ndikoi fuqishëm në kompaktësimin e shqiptarëve dhe në forcimin e unitetit kombëtar të tyre, kudo që ata banonin, duke përfshirë edhe banorët e viseve të largëta që kishin mbetur jashtë shtetit të Skënderbeut. Dëshmi e gjallë për këtë jane legjendat, tregimet, e këngët popullore për figurën e heroit, të cilat ruhen ende te shqiptarët katolikë, ortodoksë e myslimanë të të gjitha viseve Shqiptare, madje edhe jashtë atdheut si tek Arbëreshët e Italisë.
Forcimi i unitetit kombëtar në luftën kundër pushtuesve të huaj, bëri të mundur që për herë të parë të përfshiheshin në një shtet të vetëm, në atë të Skënderbeut, të gjitha principatat e viseve të lira Shqiptare, jo nëpërmjet luftës së konflikteve të armatosura, por nëpërmjet marrveshjeve. Ky shtet krijoi një traditë të rëndësishme të jetës shtetërore shqiptare, e cila u mbajt gjallë nën kujdesin e shqiptarëve dhe u propagandua gjatë shekujve pasardhës.
Lufta kundër pushtimit osman kaliti guximin, trimërinë dhe heroizmin masiv të shqiptarëve të cilët bënë tipare dalluese të tyre. Epopeja e shekullit XV la gjurmë të pashlyeshme në ndërgjegjën kombëtare të shqiptarëve. Ajo u shndërrua në simbol krenarie për të kaluarën e lavdishme historike, dhe sherbeu si burim i pashtershëm frymëzimi për bashkimin e shqiptarëve në luftën për rifitimin e lirisë dhe në përpjekjet e tyre për formimin e shtetit kombëtar.
Lufta shqiptarë kundër pushtuesve osmanë pati rëndësi të veçantë edhe në rafshin ndërkombëtar. Duke gozhduar për dhjetra vjet me rradhë në tokat e shqiptarëve ushtrintë e Perandorisë Osmane, kur ajo ishte në kulmin e fuqisë së saj, shqiptarët më luftën e tyre u bënë një barrierë e fuqishme që penguan vërshimin osman në drejtim të Italisë, duke mbrojtur kështu lirinë e vendeve të Evropës Perëndimore dhe zhvillimin, përparimin e gjithanshëm të tyre.
Kjo luftë e bëri të njohur Shqipërinë në arenën ndërkombëtare, i zgjeroi dhe i forcoi lidhjet e saj më vendet Evropiane. Qëndresa antiosmane e shqiptarëve u vlerësua lart në opinionin bashkëkohor të Evropës, dhe u cilësua gjatë shekujve si shembull i luftës për liri, siç dëshmojnë dhjetra vepra shkencore dhe artistike, të botuara në gjuhë edhe në vende të ndryshme të botës, kushtuar figurës së Skënderbeut dhe luftës së udhëhequr prej tij, si dhe monumentet e heroit shqiptar të ngritura në sheshet e qyteteve evropiane.
3. Epoka e Skënderbeut në veprat e Marin Barlecit dhe të autorëve të tjerë shqiptarë bashkëkohës
Epopeja e Skënderbeut e shk. XV dhe vetë figura e Gjergj Kastriotit - Skënderbeut ndikoi fuqishëm në jetë shpirtërore të shqiptarëve dhe për rritjen e vetëdijes kombëtare të tyre. Të frymëzuar prej tyre, intelektualë të shquar shqiptarë, i pasqyruan e i përjetuan ato në vepra historike monumentale, në të cilat nisi jetën e vet historiografia shqiptare.
Ne fillim të shek të XVI (1504) Marin Barleci botoi latinisht veprën kushtuar luftës heroike të shqiptarëve për mbrojtjen e Shkodrës, (rrethimi i Shkodrës). Por vepra që e lartësoi figuren e tij si historian humanist është “Historia e jetës dhe e bëmave të Skënderbeut”, të cilën e botoi latinisht në Romë rreth viteve 1508-1510. Kjo vepër voluminoze njohu shumë ribotime në gjuhë e në vende të ndryshme të Evropës. Veprat e M. Barlecit u bënë burimi më i rëndësishëm ku patriotët shqiptarë mësonin historinë e epopesë legjendare të shk. XV.
Periudha e Skënderbeut u përjetesua edhe në vepra të tjera historike nga bashkëkohësit e heroit. Një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të Skënderbeut, Dhimitër Frengu, shkroi latinisht, në frymën e ideve humaniste të kohës një vepër për jetën e Skënderbeut. më disa ndryshime të vogla ajo ndjek rrethimin e historisë së Skënderbeut të M. Barlecit, që dëshmon së kjo vepër kishte pasqyruar drejt realitetin historik, të njohur e të panjohur edhe nga bashkëluftëtarët e afërt të Skenderbeut. Vepra e Dh. Frengut u botua pas vdekjes së tij e përkthyer italisht, dhe njohu shumë ribotime në këtë gjuhe.
Nje vepër tjetër e rëndësishme për të njohur shoqerinë shqiptarë të shek. XV është “Historia dhe gjenealogjia e shtepisë së Muzakajve”, shkruar në italisht më 1510 nga bashkëluftëtari i Skënderbeut, Gjon Muzaka. Ajo mbeti në dorëshkrim dhe, për vlerën që ka për historinë mesjetare shqiptare, botuesi i saj i shek. të XIX më të drejtë e ka cilësuar atë si një “margaritar”.
4. Gjergj Kastriot - Skënderbeu - Hero Kombëtar
Gjergj Kastrioti - Skënderbeu (1405 - 17 janar 1468) sintetizon një epokë të tërë historike që mori emrin e tij: luftën njëshekullore kundër pushtimit osman (fundi i shek. XIV - fundi i shek. XV). Nën udhëheqjen e tij, lufta e shqiptarëve u ngrit në një shkallë më të lartë e më të organizuar dhe shënoi një kthesë vendimtare në zhvillimin politik të Shqipërise.
Gjergj Kastrioti - Skënderbeu ishte përfaqësuesi më konsekuent dhe më i shquar i elitës drejtuese shqiptarë që udhëhoqi më vendosmëri frontin e luftës së shqiptarëve kundër pushtuesve osmanë. Ai realizoi të parin bashkim të shqiptarëve, Lidhjen shqiptarë të Lezhës, e cila hapi rrugën e krijimit të shtetit të pavarur shqiptar, themeluesi i të cilit u bë ai vetë.
Kujdes të veçantë Skënderbeu i kushtoi ruajtjes së burimeve të brendshme ekonomike, tek të cilat u mbështet lufta. Duke fuqizuar mbrojtjen në brezin kufitar, në lindje e në jug, ai i dha mundësi banorëve të viseve të lira të zhvillonin një veprimtari ekonomike deri diku normale.
Krahas mbrojtjes së vendit, Skënderbeu i kushtoi vëmendje çlirimit të viseve të pushtuara që ndikoi në formimin e mëtejshëm të lidhjeve më banorët e këtyre viseve dhe në forcimin e bashkimin e të gjithë popullit shqiptar.
Aftësitë e Skënderbeut si burrë shteti spikatën edhe në marrëdhëniet me vendet e tjera. Duke patur të qartë së rrezikut osman mund t’i bëhej ballë vetëm më sukses vetëm me forca të bashkuara, Skënderbeu kërkoi parreshtur pjesëmarrjen e vendeve evropiane në luftë kundër armikut të përbashkët.
Në kushtet e pabarazisë së theksuar ndërmjet forcave osmane dhe atyre shqiptare, Skënderbeu përpunoi shtrategjinë dhe taktikën e tij luftarake, në bazë të së cilës qëndronte mendimi se fitorja nuk mund të varej nga numri i ushtarëve. Ai mbante armikun në alarm të përhershëm, i priste rrugën e fuqizimet dhe, pasi e kishte futur në kurth, e godiste me sulme të fuqishme e të befasishme.
Skënderbeu u shndërrua në simol të luftës për liri e pavarësi. Ai mbeti një figurë e dashur për shqiptarët edhe pas vdekjes së tij. Kujtimi i tij mbeti gjithnjë i gjallë nëpër këngët, gojëdhënat e tregimet e shumta popullore që i dhanë atij tiparet e një figure legjendare.
Vepra dhe figura e Skënderbeut kishte përmasa dhe rëndësi evropiane. Ai u vlerësua lart nga personalitetet e shquara evropiane të kohës. Këtë e dëshmon edhe fakti së për Skënderbeun është shkruar një literaturë e shumëllojtë, prej qindra vëllimesh, të botuara në shumë gjuhë, dhe në të katër anët e botës.
Pjesë leximi
Marin Barleci dhe vepra e tij
Për jetën e M. Barlecit dihet pak. Ai lindi rreth fundit të viteve ‘50 të shekullit të XV në Shkodër, qytet me tradita arsimore për formimin e shkollimit të klerikëve katolik. Ai i përjetoi ngjarjet dramatike të vendlindjes së tij, Shkodrës, gjatë viteve ‘70 të shek. XV. Gjatë Rrethimit I-rë të të saj prej osmanëve, më 1474, ai ishte i ri dhe ende nuk kishte moshën për të rrëmbyer armët, kurse më 1478, gjatë Rrethimi të II-të të Shkodrës, ai u rreshtua përkrah luftëtarëve që më heroizëm mbronin qytetin e tyre.
Me rënien e Shkodrës në duart e ushtrisë osmane, si shumë bashkëqytetarë, M. Barleci mori rrugën e mërgimit dhe u vendos në Itali. Këtu ai plotësoi shkollimin e vet, u bë njohës i thellë i letërsisë antike dhe i gjuhës latine dhe u shfaq si një intelektual humanist nga më të shquarit e kohës. Ai fiton titullin e lartë “Doktor shkencor i diturive teologjike dhe is së drejtës kanonike”. Që në fund të shekullit të XV Marin Barleci ishte një figurë e njohur në jetën e kishtare të Padovës dhe në atë mësimore shkencore të Universitetit të këtij qyteti.
Nuk dihet më saktësi viti i vdekjes së M. Barlecit. Nëpërmjet të dhënave të tërthorta është aritur në perfundim së ai ka vdekur më 1512 ose më 1513.
Vepra e parë e Marin Barlecit është “Rethimi i Shkodrës” e botuar në latinisht më 1504 në Venedik. I mbështetur në shënimet e kujtimet e veta, si dhe i pjesëmarrësve të tjerë në ngjarjet që rrëfen, libri i kushtohet jetës politike e ushtarake gjatë rrethimit të II-të të Shkodrës më 1478. Deri në mesin e shek. XVII kjo vepër njohu 17 ribotime në gjuhë të ndryshme, si latinisht (5) dhe polonisht (1).
Vepra që e ngriti figurën e M. Barlecit në piedestalin e Padovës është “Historia e jetës dhe e bëmave të Skënderbeut”, e shkruar latinisht dhe e botuar në Romë rreth viteve 1508-1510. Deri në mesin e shek. XVIII kjo vepër voluminoze njohu jo më pak se 21 ribotime në disa gjuhë të Evropës, si latinisht (4), gjermanisht (4), italisht (4), portugalisht (2), polonisht (1), spanjisht (1), si dhe nëpërmjet një perkthimi të lirë dhe përshtatjeje edhe në frëngjisht (4), e anglisht (1).
Vepra e fundit e M. Barlecit “Shkurtore e jetës së papëve dhe të perandorëve” u botua në Venedik, pas vdekjes së tij, më 1555.
Veprat e M. Barlecit, jane frut i një pune të gjatë shumëvjeçare. për hartimin e tyre ai u mbështet në shënimet e kujtimet e veta, si dhe të pjesmarrësve dhe dëshmitarëve të tjerë në ngjarjet që rrëfen.
Ky material autentik shumë i pasur u ka dhënë veprave të M.Barletit vlerën e burimeve historike të dorës së parë e të pazëvendesueshme. Dëshmitë që mblodhi nga burimet e shumta, si historian i mirëfilltë, M. Barleci i shoshiti, i plotesoi, dhe i zgjeroi më literaturën e kohës. Fryma Panegjerike, fjalimet që u vihen në gojë heronjve në veprat e Marin Barlecit janë karakteristike për historiografinë humaniste evropiane në përgjithësi dhe përbëjnë anën e dobët të saj.
Por vlerat pozitive të veprave të M. Barlecit si burime historike janë shumë më të mëdha së dobësite e tyre. Ngjarjet politiko ushtarake të Shqipërisë në shek. XV, jetën e veprimtarinë e Skënderbeut, rrethimet e Shkodrës etj., M. Barleci i pasqyroi duke ndjekur parimin kronologjik.
Megjitheate, në veprat e tij nuk mungojnë edhe shmangiet për të pasqyruar e për të treguar psikologjinë e botës shpirtërore shqiptare, legjendat e folklorin e tyre, rajonet kryesore të banuar prej shqiptarëve në Ballkan, veprimtarinë e tyre ekonomike etj. Krahas përshkrimit të potretit fizik e moral të Heroit tonë Kombëtar te “Historia e Skënderbeut” M. Barleci ka dhënë edhe një gravurë me potretin e tij. Padyshim ky potret paraqet karakteristikat e fytyrës së Skënderbeut, sepse vepra u hartua në bazë të kujtimeve të bashkëluftëtarëve të heroit dhe të pasardhësve të familjes së Kastriotëve.
Dhimiter Frëngu (1443-1525)
Lindi në qytetin e Drishtit më 1443 dhe u brumos gjatë heroizmit legjendar të Skënderbeut. U shkollua si klerik katolik, profesion që e ushtronte gjatë gjithë jetës së tij. Dh. Frengu u lidh ngushtë me heroin shqiptar dhe e shoqëroi atë në udhëtimin që bëri gjatë vitit 1466-1467 në Romë e në Napoli.
Me pushtimin e Drishtit prej osmanëve më 1487, Dh. Frëngu emigroi në Itali. Ai u vendos në rajonin e Venedikut dhe për një periudhë të gjatë shërbeu si famullitar i nderuar në fshatin Braina, pranë qytetit Trevizo, deri më 1513, kur për arsye të moshës së shtyrë, ia la detyrën nipit të tij, Pal Engjëllit. Dhe Frëngu vdiq më 1525, në moshën 82 vjeçare.
Të vetmen vepër që shkroi, ai ia kushtoi figurës së Skënderbeut “Komentar për punët e osmanëve dhe të zotit Gjergj Skënderbeut, princi i Epirit.
Kjo vepër e shkruar latinisht mbeti e pabotuar. Pas vdekjes së tij, i nipi Pal Engjelli, e perkthehu italisht dhe e botoi atë më 1539. Deri më 1679 vepra e Dh. Frëngut njohu 18 botime italisht. Në mesin e shekullit XVI ajo u përkthye e u botua edhe në frëngjisht dhe në anglisht.
Në krahasim me historine e Skënderbeut të M. Barlecit, vepra e Dh. Frengut u përhap shumë në itali (sidomos në Venedik ku u shtypën të gjitha ribotimet e saj) , sepse ato ishin më të shkurtëra se vepra e parë.
Te pasardhësit e familjes Engjëlli që ishin vendosur në Itali, ashtu si te shumë shqiptarë të emigruar, u ruajt ndër breza vetëdija kombëtare, ndjenja e atdhedashurisë dhe deshira për t’u kthyher në Shqipëri. Ishin këto motive që nxitën pjestarët e kësaj familjeje që kishte një pozitë të rëndësishme në rrethet intelektuale kishtare të Venedikut, të interesoheshin gjatë shek. XVI e XVII për botimin e ribotimin e veprave kushtuar epopesë shqiptarë të shek.XV, si dhe vepra të hartuara prej tyre në formën e gjenealogjive familjare mbi të drejtën e trashëgimisë.
BURIMI: Historia e Popullit Shqiptar - për shkollat e mesme - Prishtinë - Kosovë - 1998

Sami Repishti
Mbi Kontekstin Historik të Fenomenit Gjergj Kastrioti - Skenderbeu (1405-1468)
Figura pluri-dimensionale e heroit kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti-Skenderbeu ka ndezë fantazitë e breznive të njipasnjishme shqiptare për afër gjashtë shekuj. Megjithë pushtimin 423 vjeçar otoman të viseve shqiptare dhe konvertimin në islam të pjesës ma të madhe të popullsisë së vendit, figura poliedrike e Skenderbeut, sundimtar, diplomat, strateg ushtarak i rangut të parë dhe mbrojtës i krishtenimit perëndimor, mbetet gjithëherë epiqendra e kryenaltësise kombëtare shqiptare dhe personaliteti qendror që bashkoi dhe vazhdon të bashkojë të gjithë shqiptarët, brenda dhe jashtë Shqipnisë, pa dallim feje, krahine ose ideologjie politike. Skenderbeu qendron sot, pesë shekuj e gjysëm mbas vdekjes tij me l468, si nji gjysëm-perëndi, hero i antikitetit, personifikimi i çdo gjaje që shqiptarët adhurojnë dhe vazhdojnë të shpresojnë.
I lindun në nji vend si Shqipnia, kurdohere nji urë në mes të Lindjes dhe Perëndimit, veprimtaria e gjithanëshme e Skenderbeut karakterizohet nga nji marrje qendrimi të preme në favor të njenës - Perëndimit të krishtenë, dhe kundër tjetres - Lindjes islamike, nji qendrim unik në atmosferen politike të Ballkanit në shekullin XV. Ajo që na intereson asht konteksti historik i nji veprimtarie të këtillë që, simbas mendimit tonë, ka percaktue kahen e veprimtarisë së tij, si dhe rezultatet që nji qendrim kaq i vendosun ka dhanë për të ardhmen e nji vendi të kërcënuem nga rreziku i invadimit afatgjatë.
*
Shekulli XV që lindi Skenderbeun, e gjeti Perëndimin (në këtë rast i identifikuem si "Europë e krishtenë") në nji proces formimi të kontinentit tonë, që do t'i jepte formen e tij afatgjatë dhe të dallueme, si kontinenti i Europës. Bota tjetër ishte kryesisht jo e krishtenë. Prandej, shekulli XV ushqeu idenë e nji qytenimi të mbështetun në nji fe, d.m.th. krishtenimin, që mbante njikohësisht edhe vulen e trashëgimit të qytetnimit të pasun romak, sidomos me ruejtjen e përdorimin e gjuhës së shkrueme latinishte.
Konceptet moderne të "popullit" dhe "kombit", e aq ma shum "i shtetit", kanë qenë mjaft abstrakte; ajo që ishte konkrete, e përditshme, ishte termi, nominal dhe praktik i "krishtenimit" dhe zhvillimi i mavonshëm i ngjarjeve duhet parë nga ky prizem. Këtu fillon edhe historia e "Europës". Organizimet fisnore, ngritjet e paprituna të individëve të fuqishëm, megjithëse pjesërisht të romanizueme, nuk kanë qenë në gjendje me hedhë bazat e "nji shoqnie të qytetnueme", përsa kohë që barbarizmi në Europe ishte nji fenomen i përhapun. Ndërkaq, në botën jashtë "Europës" - Konstantinopoja. Kordoba, Bagdadi - me trashëgimin bizantin e arab kishin krijue "shtete" dhe qytenime që kalonin shumë sukseset e "Europës". Asnji shkollë mendimi ose universitet nuk ishte në naltësinë e arabëve, qoftë në Spanjë, qoftë në Lindjen e Mesme.
Në këtë gjendje të ulët zhvillimi, fuqia e madhe efektive që u trashëgue nga perandoritë e së kaluemes - ajo e Karlit të Madh, e mbretënve anglezë, gjermanë, spanjollë, - mbeti ajo e Kishës Katolike Apostolike të Romës, dhe ma pak të fuqishëm protestanët dhe kishat e tyne. "Nëpër të gjithë Europën perëndimore, ipeshkevit - shpesh herë bij të familjeve me influencë, me pasuni dhe lidhje të fuqishme që i mbronin - ishin figura kyçe në çështjet lokale, e morën përsipër detyra që ma parë i takonin zyrtarëve perandorakë. Kisha, pak nga pak, veshi rroben më të cilen veshej Roma shekuj ma parë - qytetnimin. Vija dalluese në mes të krishtenimit e paganizmit ka qenë gjithashtu edhe vija që ndante qytetnimin romak dhe barbarizmin." (J.M.Roberts, 237)
Nga të gjithë ipeshkevijt, ma i randësishmi dhe ma i fuqishmi u ba ai i Romës - i njohun si Papa i Romës. Arsyet për nji zhvillim të këtillë janë të njohuna: disa nga kryesorët janë prania e eshtnave të martirit Shën Pjetër, pa dyshim edhe fakti se Roma ka qenë për shekuj kryeqyteti i republikës dhe perandorisë romake me nji trashëgim të pakrahasueshëm. Me shkatërrimin e administratës së "perandorisë", ipeshkevijt morën përsipër edhe funksionet shtetnore, tue ruejtë gjuhën e shkrueme latine si gjuhë zyrtare. Për ma tepër, diplomacia papnore ndihmoi formimin e mbretnive kristiane që u ngritën me ramjen e barbarizmit në Europë. "Perandori" legjitimohej vetëm me kunorëzimin nga Papa i Romës.
Gjatë këtij transformimi, Kisha Katolike e Romës, megjithë lëshimet e herëpashershme, ruejti dy aspekte themelore:
a) dënimin e hakmarrjes si barbarizëm e zëvendësimin me "dashuni për të afërmin".
b) mbrojtjen e parimit të martesës së krishtenë, monogaminë, qendrime që mbahen edhe sot.
Njena sillte paqen, tjetra pagëzonte familjen si berthamën e shoqnisë.
Procesi i konvertimit të popujve "barbarë" dhe qendrimi i "Kishës" përfunduen me sukses në përpjekjen "me qytetnue" dhe si rrjedhim, me dalë në skenë si "europiane të qytetnueme" me identitet kontinental. Në nji Europë të këtillë, dimensionet fetare ishin të pakundërshtueshme dhe depërtuen në të gjithë jetën e shoqnisë së re. Asht kjo "Europë" që celebrohet me ndërtimin e katedralevet gotike, si dhe në art me pikturë e skulpturë.
Në sferën shoqnore, themelimi i qyteteve, zhvillimi i industrisë lokale dhe i tregëtisë, veprimtaria kulturore e zbulimi i shtypshkronjës filluen të krijojnë sensin e "bashkësisë" qenien "popull", si dhe nevojën e paevitueshme për nji organizim shtetnor. Ky grumbullim zhvilloi edhe ngritjen e "shtetit", ndjenjen e "kombësisë", të qenies pjesë e nji "kombi" të veçantë me interesa dhe aspiracione të veçanta. Asht lindja e "nacionalizmit" - francez, anglez, gjerman, spanjoll, portugez, holandez, danez, suedez, irlandez etj.
Historikisht, kombet janë zhvillue ma shpejt sa herë që kanë qenë të përfshime në nji shtet të organizuem dhe me sistemin monarkist. Megjithatë, prirja e "Monarkëve" për rritje territoriale kombëtare me dhunë ka shkaktue luftat e vazhdueshme. "Kombet europiane u formuen nga popuj që u treguen mjaft të fortë me qendrue së bashku, si dhe shpesh herë, nga detyrimi i bashkimit për rezistencë kundër invadimit të huej." (J.M.Roberts, 271)
*
Në Lindje, sundimi i Bizantit (afers. 527-l453) krijoi nji "krishtënim" të ndryshëm nga ai i Romës, sidomos me perandorin ilirian Justiniani i Madh. Në Lindje, perandori ishte i mveshun edhe me rroben e "supremacisë fetare" edhe në subjektet me landë fetare. Menjëfjalë, ishte nji udhëheqës laik dhe fetar (caesaro-papism), që shikohej si nën-mbret i Zotit mbi tokë. Ndërsa Perëndimi nuk lejoi autoritetin fetar me kalue në duert e "sundimtarit", tue sigurue që vetëm Kisha të kishte fjalën e fundit, sepse ajo i detyrohej vetëm Zotit, nji forcë jashtë-tokësore, prandej superiore.
Për arsye të pozitës së Bizantit, zyrtarët e Kishës flitnin greqisht, megjithë shoqninë multi-raciale të Perandorisë. Humbja e ndikimit të antikitetit grek dhe atij të Europës perëndimore, shkaktuen adoptimin e shumë formave aziatike në Ballkan, nji trashëgim që ndjehet edhe sot në këtë gadishull. Forma fetare e këtij zhvillimi u quejt "ortodoksizëm", nji formë e ndryshme nga "katolicizmi" perëndimor.
"Asnji klerik ortodoks nuk kishte randësinë e Papës së Romës. Patriarku i Konstantinopojës, udhëheqës kishtar i pranuem në Kishen lindore mbas shekullit VII, ishte në praktikë i emnuem nga Perandori, dhe si ‘shpërblim' jepte bekimet e Kishës në ceremoninë e kunorëzimit të Perandorit." (J.M.Roberts,173) Klerikët u lejuen të martohen, tue i paraqite ata si pjesë e shoqnisë laike dhe tue i lejue murgjët e monastireve të tërhiqen nga "jeta" për lutje, meditacion e vetëdisiplinim.
Mbas Koncilit të vitit l054 dhe skizmes që rezultoi, ndamja deri atëherë teorike në mes të dy kishave (katolike e ortodokse), u ba ma e theksueme çdo ditë e ma shum
*
Përsëri në Lindje doli në skenë edhe nji fe e re, Islamizmi, që predikoi "vëllaznimin e besimtareve" (ummi) kudo që ata jetojnë. Që nga fillimi, "…theksi i vumë mbi randësinë supreme të vëllaznimit në mes të besimtarëve, kishte karakter subversiv, gjithashtu sepse sfidonte besnikërinë që kërkojshin fiset" (J.M.Roberts,179), dhe ma vonë kombet. Po lindte nji bashkësi e re shoqnore, e cila me zhvillimin e hovshëm të saj do të sillte qytetnimin e ri islam.
Në kundërshtim me krishtenimin, islamizmi u tregue nji forcë për pushtime tokësore me ndërmarrje ushtarake. Ekspeditat arabe pushtuen Afrikën e Veriut, e të gjithë Lindjen e Mesme. Në Europë, arabët pushtuen Spanjen dhe gjysmën e Francës, deri në Tours e Poitiers (v. 732), pikërisht njiqind vjet mbas vdekjes së themeluesit, Muhamet. Këtu fillon edhe ngritja e qytenimit arab, dhe ramja ushtarake e tyne, njikohësisht, që na e interpretojmë si fitorja e pendës mbi shpaten.
Ramja e arabëve u shpejtue kryesisht nga dalja në skenë e nji fuqie të re që përqafoi islamizmin, por mori për vete lavdinë e ndërtimit të perandorisë: turqit osmanë. Kryqëzatat e Perëndimit për çlirimin e Jeruzalemit, dobësuen Bizantin dhe mundësuen ardhjen e osmanëve në Europë. Nji botë plot intriga si Bizanti nuk ishte në gjendje me përballue sulmin e ushtrisë ma të fortë të asaj kohe. Në vitin 1453, Konstantinopoja ra në duart e osmanëve, nji moment dramatik në historinë e Europës. "Kur erdhi lajmi i rënies, askush nuk e priste dhe krishtenimi mbeti me gojë hapet." (J.M.Roberts,198)
Rruga për pushtimin e Ballkanit ishte tashma e hapun dhe rreziku i invadimit të Europës ishte iminent. Disa vende, si Bosnia, pranuen islamizmin në mënyrë masive, ndërsa vende të tjera si Hungaria, Serbia, Bullgaria dhe Arbenia e kundershtuen me suksese jo të barabarta. Por efektet e pushtimit, islamizimit dhe qendrimit anti-kristian të pushtuesve osmane, krijuen nji reaksion të fortë, koshient e të vazhdueshëm. Krishtenimi në Ballkan u ba forca udhëheqëse e rezistencës, që lindi idenë e kombësisë - si bashkësi e dallueme nga pushtuesi - dhe format e para të nacionalizmit në Ballkan. Në krye të kësaj lëvizjeje proto-nacionaliste qendronin kleri katolik e ortodoks. Megjithatë, për arsye të qendrimit barbar të kryqëzatave katolike europiane gjatë qendrimit tyne në Bizant, e veçanërisht grabitjes së pa fre të Konstantinopojës (l204), ndasia fetare e dy kishave u ba e plotë dhe mori tone politike. "Better Turks than Franks " (Ma mirë turqit se francezët (katolike).
Bizanti ftoi osmanët myslimanë të luftojnë kundër princave të krishtenë ballkanas. Këta të fundit ftuen osmanët myslimanë të luftojnë kundër rivalëve të tyne të krishtenë.
Mbretërit e Serbisë, Bullgarisë dhe të Bizantit u komprometuen me martesat e bijave dhe motrave e tyne me Sulltanin. Gjithçka ishte e kalbun në themel, ndërsa fuqia ushtarake turke kishte arritë kulmin. "Vetë Ballkani u shndërrue në nji teatër lufte, ku ushtarët e krishtenë luftuen vazhdimisht për turqit" (Kinross,49). Në luftën e Konjes (Anadoll), me l387, armata turke përbahej nga ushtarë të krishtenë serbë, grekë e bullgarë.
*
Më l380 turqit hynë në Shqipni… "me thirrjen e princërve vendas që kërkonin ndihmën e turqëve me luftue anmiqt e tyne."(Kinross,54) Më l385, mbreti i mundun Lazar i Serbisë detyrohet me njohë Sulltanin dhe me pague tribut në të holla bashkë me nji kontingjent ushtarësh. Ma heret, që më l335, princët europiane kishin fillue marreveshjet me turqit, me qellim që të mbronin tregtinë e qendrave të tyne në Ballkan. Raguza, Venediku e Gjenova braktisën perandorin bizantin e lidhen traktate me perandorinë otomane.
Në nji përpjekje me pushtue Ballkanin, Sulltan Murati I u ndesh me forcat e koalicionit kristian - serbe, boshnjake, shqiptare, bullgare, vllahe dhe hungareze - nën komanden e mbretit Lazar të Serbisë, në Fushë Dardani (v. l389). Koalicioni humbi luften dhe serbët pavarësinë , tue zbritë në rangun e nji shteti vasal. Me fitoret e reja, perandoria osmane hodhi faren e nji shoqnie shumëkombëshe, me besime të ndryshme dhe me nji numër të madh gjuhësh. Njohës i mirë i psikologjisë ballkanase, Sulltan Murati pushoi persekutimin e të krishtenëve dhe konvertimin me forcë të popullsisë në islamizëm. Patriarku serb ruejti prerogativat themelore në kryemjen e funksionit të tij - ashtu siç kishte ba Sulltani me Patrikun grek mbas ramjes së Konstantinopojës, i cili, "… në nji letër drejtue Papës, më l485, pohonte se Sulltani i kishte lanë Kishës liri të plotë veprimi." (Kinross,59)
Ky trajtim mundësoi të krishtenët e perandorisë osmane të ngrihen në pozitat ma të nalta shtetnore. Por, me drejtuesit ma të naltë të Kishave greke e serbe si aleate të privilegjueme të Sulltanit, Papa i Romës mbetej vetëm në skenë si anmik kryesor i osmanëve dhe si organizator i rezistencës efektive kundër turqëve në Ballkan. Ndërkaq, demografia e Ballkanit filloi të ndryshojë me ardhjen e kolonive myslimane në gadishull dhe vendosjen e tyne në shum qendra banimi të tokës së okupueme. Nji humbje e dytë dhe e randë e mbretit hungarez Sigismund në Nikopojë, shënoi triumfin e plotë të osmanëve në Ballkan, pjesërisht me ndihmen e serbëve.
Kisha ortodokse serbe shikonte vetën përherë si nji institucion kombetar, si qendra shpirtnore e popullsisë, që fliste serbisht dhe ruente besimin ortodoks. Edhe vetë ekzistenca e saj, që në vjetin l557, u konfirmue me dekretet e Portës së Naltë Otomane, e cila rivendosi Patriarkatin serb, si nji kompromis të arritun në mes të dy vëllazënve: kryeviziri Mehmet Sokollu ishte nji serb i konvertuem që arriti të bahej kryeministër i perandorise turke, ndërsa vëllai i tij, Makarije Sokoloviq, i cili kishte ruejtë ortodoksizmin, u kunorëzue si Patriarku i Serbisë.
Mbas vdekjes së perandorit gjerman e hungarez Sigismund, më l437, u rindez tek hungarezët dëshira për hakmarrje kundër osmanëve. Nga rradhët hungareze doli nji fisnik, Gjon Huniadi, i destinuem me u ba hero kombëtar. Për mungesë ndihme nga Europa, Huniadi u mbeshtet në përkrahjen që gjeti tek Papa i Romës, tek serbët, shqiptarët, boshnjakët, e bullgarët. Më l443, forcat e koalicionit hungarez munden ushtrinë turke, e pushtuen Nishin. Kjo humbje turke i atribuohet, pjesërisht, largimit të shqiptarit Gjergj Kastrioti Skenderbeu nga fusha e betejës, e kthimit të tij në Krujë. Ma vonë, hungarezët u mundën e Sulltan Murati I nënshkroi paqen në Szeged (Hungari), ku njihte në mes tjerash, nji autonomi të gjanë jashtë sundimit turk për Serbinë e Vllahinë. Turqit kishin tashti dorë të lirë me veprue në Shqipni, Greqi e Bullgari. Më l444, Murati abdikoi në favor të djalit, Bajazit.
*
Në këtë atmosferë zjarri, lindi, u rrit, dhe luftoi Gjergj Kastrioti Skenderbeu. Në betejën e vitit l082, normanët fituen Durrësin dhe u shpërndanë në mbrendësi të vendit. Asht koha e kryqëzatave që dobësuen Bizantin. Në ketë situatë të re linden dy shtetet arbnore: Arbnia dhe Epiri. Më l272, ushtritë e mbretit të Anxhuinëve invaduen Shqipninë, e quejten atë "Mbretnia e Shqipnisë" dhe mbreti Karl u quejt "Mbret i Shqipnisë". Asht ai që u dha titujt e fisnikëve feudalëve shqiptarë: Topia, Skuraj, Gropa, Arianiti, Jonima e të tjerë. Bashkë me anxhuinët erdhi edhe nji numër i madh klerikësh katolikë. Ishte vendosë që Shqipnia të mbetej e lidhun me Romen.
Pa kalue shum kohë, princët shqiptarë të lodhun nga pushtimi ngritën kokë dhe me ndihmen e Bizantit, nxorën anxhuinët jashtë. Kleri katolik u largue gjithashtu dhe u zëvendësue me peshkopët ortodoksë. Nji princ i ri, Tanush Topia, u revoltue përsëri në Shqipninë e Mesme. Ndërkaq, u formue Principata e Shkodrës në Veri, nën drejtimin e familjes Balsha, dhe në Jug Principata e Artës, nën drejtimin e familjes Shpata.
Familja Balsha u konvertue në katolicizëm, kërkoi dhe mori ndihmen e Papës dhe të Venedikut. Me forcat e reja ata munden ortodoksin Tanush Topia, dhe u banë zot të pjesës ma të madhe të Shqipnisë. Princi T.Topia u bani thirrje osmanëve për ndihmë. Paraqitja e osmanëve në Ballkan krijoi nji situate të re dhe shumë të rrezikshme. Me humbjen e luftës në Fushë Dardani, l389, princat shqiptarë mbeten pa mbrojtje. Më l430, princi i Krujës, Gjon Kastrioti u mund, por rezistenca kundër turqve osmanë vazhdoi e pandërpreme për të gjithë shekullin XV.
Kjo rezistencë u mbështet edhe nga faktori i ri: katolicizimi i Shqipnisë së Veriut, me l8 qendra ipeshkvnore, disa prej tyne, si ajo e Durrësit, me nji histori të pandërpreme që nga ditët e para të ungjillzimit nga apostujt Pal dhe Andre. Organizimi i Kishës Katolike përbani strukturen gati-shtetnore që mungonte. Çdo ipeshkëv ishte nji mbledhës ndihmash për luftëtarët, e sidomos për Skenderbeun. Çdo prift e çdo murg ishte nji qendër propagande. Si katolikë, ata ishin në gjendje me u lidhë me Perëndimin - me të cilin ndajshin gjuhen e shkrueme të përbashket, latinishten- dhe me kërkue ndihmë nga Perëndimi, sidomos nga Papa, Venediku dhe Mbretnia e Napolit.
Për ma tepër, nga pikpamja e strukturës shoqnore, Shqipnia ishte nji vend bujqësh të vegjël, por të lirë, e jo bujkrobësh, siç ishte rasti në tokat e dominueme nga Bizanti. Këta fshatarë e malësorë të lirë e guximtarë mbronin tokën e tyne (si krahinë dhe si pronë private), lirinë e tyne dhe ishin në gjendje me ushqye nji resistencë afatgjatë. Duke citue V. Makushev, F.S.Noli shkruen: "Nji shqiptar nuk mund të jetonte si nji skllav."(f. 8)
Më 1431-32, kryengritjet shqiptare të Gjergj Arianitit u filluen me përkrahjen e Selisë së Shenjtë. Fitorja e dytë e vitit l435, u përshëndet nga Papa Eugjeni IV dhe perandori gjerman Sigismund, si "fitore e krishtenimit". Historia tregon se në jetën kishtare e politike të vendit, vendimet e Koncilit të Ferraras-Itali (l438-39) paten nji efekt pozitiv në Shqipni. Prania e vetë Papës, Perandorit të Bizantit, e Patriarkut të Konstantinopojës dhe e shumë peshkopëve bizantinë e sllavë, si dhe nënshkrimi në korrik të vjetit 1439 "…i tekstit të bashkimit shpirtnor të dy kishave nën supremacinë e Papatit." (Historia, 395) tregoi randësinë e Koncilit dhe sidomos të afrimit në mes të dy kishave edhe në Shqipni. Në këtë Koncil "…lufta (kundër osmanëve) propagandohej si nji kryqëzatë e të krishtenëve kundër pushtuesit aziatik e besimit të tyne islam." (ibidem)
*
28 nandor 1443. Hymja e Gjergj Kastriotit, Skenderbeut në Krujë!
Kryengritja që u shkaktue si rrjedhim i ardhjes së Skenderbeut, "…hapi udhen e zhvillimit të vrullshëm të procesit të bashkimit politik dhe shpirtnor të banorëve të krahinave të ndryshme shqiptare." (Historia, 404) Ndërsa pritej që osmanët të drejtoheshin kundër Shqipnisë, mbas nënshkrimit të Traktatit të Paqes në Szeged (Hungari,l444), në mes të Sulltan Orhanit dhe mbretit Ladislav të Polonisë dhe Hungarisë katolike "…me inkurajimin e Papes dhe forcave të tjera anti-osmane, mbreti Ladislav e shkeli këtë traktat" (Historia, 406). Çdo gja tregonte ardhjen e nji ballafaqimi me osmanët. Kleri katolik u aktivizue. Garnizoni i Sopotnicës (Sfetigradit) drejtohej nga "prifti matjan Pjetër Perlati," (Historia, 411) Argjipeshkevi i Durrësit, Pal Engjëlli u ba krahu i djathtë i Skenderbeut.
Në ketë atmosferë të elektrifikueme nga zhvillimi i shpejtë i ngjarjeve dhe i rrezikut që kërcënohej, më 1444, u mblodh në Katedralen e Shën Gjergjit, Kuvendi i Lezhës, që u njoh edhe si "Kuvendi i Fisnikëve", dhe "…realizoi të parin bashkim të gjanë politik e ushtarak të vendit, në formen e nji aleance ndërmjet përfaqësuesve kryesorë të aristokracisë shqiptare." (Historia, 425) Të gjithë (këta fisnikë shqiptarë para Skenderbeut), pa përjashtim, iu drejtuen Papës tue kërkue mbrojtjen e tij, "… dhe Papët kanë qenë gjithëherë të lumtun me u ofrue atyne ndihmë." (Noli, 9) Noli shkon edhe nji hap ma larg: "Sukseset (e familjes Balsha) spjegohen në radhë të parë me faktin se ata këputen lidhjet e tyne me Kishen Ortodokse Greke dhe u bashkuen me Kishen Katolike Romake, më 1368, tue percaktue kështu identitetin e tyne me Shqipninë katolike romake."(ibidem)
Kështu që në shekullin XV, Skënderbeu u ba udhëheqës i nji Shqipnie pothuejse tanësisht katolike romake. Si rrjedhim, administrata e Skenderbeut filloi me kambë të mbarë, sepse pothuejse e gjithe Europa ishte katolike - me përjashtim të Rusisë dhe Ballkanit lindor e jugor - dhe qendrimi i vendosun i Skenderbeut kundër turqve tërhoqi vëmendjen europiane. Për ma tepër, Skenderbeu ishte nji aleat i vjetër i hungarezëve, nji tjetër qendër rezistencë katolike kundër turqëve.
Tue citue Johann Ph. Fallmerayer, Noli ofron këtë spjegim të pakonfirmuem nga historianët shqiptarë: "…Skenderbeu u revoltue haptas kundër Sulltanit…pushtoi Krujën, Sfetigradin dhe fortesat tjera (që i ishin mohue Skenderbeut nga Sulltani, S.R.) vrau myslimanët (e konvertuem) të vendit, sulmoi krahinat përqark që i mbante ende Sulltani dhe vjehrri i tij serb dhe u bashkue kështu me Kryqezaten kunder Islamit…" Kështu, Noli arrin në përfundimin se: "…nuk kishte asnji mundësi për nji kompromis me nji kryqtar të vendosun dhe fanatik si Skenderbeu." (Noli,42)
Për arritjen e nji marrëveshjeje, sidomos me familjen fisnike Dukagjini, punoi shumë ipeshkvi i Drishtit, simbas udhëzimeve të Papës, (Noli,50), ndërsa Papa Kalisti III u ba propagandisti ma i madh dhe përkrahësi ma i fortë i Skenderbeut. Për këtë, ai dërgoi Abatin e Santa Maria di Rotezo pranë Skenderbeut që të arrihej nji marrëveshje me Venedikun. Papa i ri, Piu II, kërcënoi me ekskomunikim të gjithë princët shqiptarë që nuk u bindeshin urdhnave të Skenderbeut. Dhe ma në fund, Argjipeshkevi i Durrësit, Pal Engjëlli, ndërhyni me sukses disa herë dhe pengoi luften civile në mes fisnikëve të Shqipnisë. Ndërkaq, Republika e Raguzës (sot Dubrovniku), me ndërhymjen e Vatikanit i siguroi Skënderbeut nji ndihmë për luftën e tij nga fondet e mbledhuna për kryqezaten e re në përgatitje.
Edhe Traktati i Paqes me Turqinë (27 prill 1463), nuk preku interesat e "…sovranitetit të Papës mbi Shqipninë" (Noli, 66) (Theksi im, S.R.), dhe Skenderbeu pranoi gatishmëninë e tij me i deklarue luftë Sulltanit, kurdoherë që Papa do të urdhnonte, dhe ashtu ngjau. Në nandor l463, Papa deklaroi kryqezatën kundër otomanëve. Princat shqiptarë ngurruen me u bashkue, por Argjipeshkevi i Durrësit i bindi ata të bashkoheshin me kryqëzaten. Si rrjedhim i nji marrëdhanieje të këtillë, "…Skenderbeu u prit në Romë me madhështi nga nji numër i madh ipeshkëvijsh dhe funksionarësh të Kishës së Romës." (Noli, 68) dhe më l464, do të kunorëzohej mbret i Shqipnisë nga Papa Pius II , që vdiq papritmas, nji e drejtë ekskluzive e kreut të Kishës Katolike Romane.
Pretendimi se "…shpartallimi prej Skenderbeut i lekundjeve dhe prirjeve separatiste…u ba faktor i randësishëm për ruejtjen dhe forcimin e pushtetit të tij mbi të gjitha viset e lira dhe krijimin e nji shteti të vetëm shqiptar", (Historia, 427) tingëllon ma shumë si nji gjykim i fenomeve të mesjetës në Shqipni me ngjyra dogmatike totalitare të ditëve tona. Asht krejt e mundshme që, "…aparati shtetëror (!) (qe) ishte i shtrirë në të gjitha viset e lira shqiptare dhe vepronte, sipas ndarjeve administrative të vendit, të cilat si kudo në mesjetë (theksi im, S.R.) ishin tradicionale si ndarje krahinore (princë dhe bajraktarë, S.R.) e kishtare (dioçezë dhe famulli, S.R.)," (Historia, 429) ka qenë i përbamë nga dhe nën kontrollin e plotë të hierarkisë kishtare katolike romane, ku çdo rreth kishte ipeshkvin dhe çdo katund priftin si autoritet kishtar e civil. Si shembull kemi afirmimin e Nolit, "…popullsia ishte e terrorizueme nga frika (e sulmit turk). Skenderbeu u detyrue të kërkojë ndihmën e të gjithë ipeshkvijve për frymëzimin e popullsisë me guxim dhe shpresë." (Noli, 43)
*
Me vdekjen e Skenderbeut, mundësia e invadimit të Italisë u rrit shumë. Në rrethimin e kështjellës së Rozafës (Shkodër 1474), thirrja e ushtarëve turq ishte "Roma! Roma!", thirrje që tregonte synimin e tyne. Mbas ramjes së Konstantinopojës, Roma, qendra e katoliçizmit botnor, mbetej anmiku i pareduktueshem. Si rrjedhim, interesimi i Romës për Shqipninë vazhdoi për nji kohë të gjatë. "Shqipnia vazhdoi me mbijetue me burrni, si bedeni i fundit në mes turqëve invadues dhe brigjeve të Dalmacisë e ishujve italianë." (Kinross,132) Kinross shkruen se simbas nji legjende, me vdekjen e Skenderbeut, Sulltan Mehmeti thirri: "Ma në fund Europa e Azia janë të miat tani. I mjeri krishtenim! Sot ka humbë shpaten dhe mburojen e tij."(f.133)
Menjihere mbas vdekjes së Skenderbeut, oferta e Senatit venedikas - e bame me ndërmjetësinë e Argjipeshkvit të Durrësit - me marrë përsipër të drejtën e mbrojtjes së kështjellave shqiptare, kishte kusht kryesor luftën e pandërpreme kundër osmanëve, luftë që do të siguronte përkrahjen e Romës, përsa kohë që shqiptarët do të mbeteshin besimtarë të Kishës Katolike Romake.
Përfundimi se Gjergj Kastrioti-Skenderbeu personifikon nji epokë të tërë të historisë kombëtare të shqiptarëve, "…për mbrojtjen e tokës, të pasurisë dhe të lirisë, "(Historia, 490) asht i thjeshtësuem dhe jo i plotë, sepse lë jashtë elementin thelbësor, mbrojtjen e fesë. Noli asht ma kambëngulës: " ‘Kampioni i Krishtenimit', ai luftoi kryesisht nën urdhërat direktë të Papëve të ndryshëm dhe vetëm rastësisht nën urdhnat e Fuqive të tjera, edhe këtê vetëm kur kishte autorizimin e Papëve për nji qendrim të këtillë. Vetë Papa Piu II shkruen: "Ai (Skenderbeu) konsumoi gjithë jetën e vet tue luftue për kauzen e krishtenë."(Noli,74) (Georgius Scanderbechius…qui aetatem paene omnem in armis pro Christi nomine consumpsit…" Pius II. Europe and Asia, ch.xv, p.338). Shton Lord Kinross: "Skenderbeu shihej si nji hero pothuejse legjendar nga Perëndimi i krishtenë".(32)
*
Gjergj Kastrioti Skenderbeu njihet si "burrë shteti dhe udhëheqës ushtarak i shquar,…i pari themelues i shtetit të pavarur shqiptar." (Historia, 491) që nga ditët e lavdishme të mbretnive iliriane të shekujve III dhe II p.K.. Por "shteti i pavarur shqiptar" i Skenderbeut, ashtu siç ka qenë rasti edhe me Ladislavin e Polonisë dhe Huniadin e Hungarisë katolike, që jetuen në të njëjten epokë, ka qenë i mbeshtetun nga e gjithë bota katolike e asaj kohe dhe ka shërbye interesat e asaj bote - ashtu siç janë projektue nga Papa i Romës - në nji përpjekje vigane me pengue përparimin e osmanëve në Europë. "Ushtar i Krishtit", "Mbrojtës i Europës", në nji Shqipni që në shekulin XV ishte pothuejse e gjitha katolike, Gjergj Kastrioti Skenderbeu ka gjetë në katolicizëm unitetin që mungonte në shoqninë shqiptare për me formue nji "shtet". Noli e përcakton me mjeshtri faktin se "Feja (katolike) shërbeu gjithashtu edhe si nji hallkë për lidhjen me botën e Perëndimit."(8) Në ato vite të devocionit të thellë fetar, "Feja ishte vetë qëllimi i jetës!" (J.M.Roberts, l77)
Bashkimi politik i Arbnisë mesjetare nga nji varg zotnimesh të princëve rivalë - ndoshta merita ma e madhe e Skenderbeut! - u arrit, për mendimin tonë, në sajë të gjuhës së folun e të përbashkët shqipe, që dalloi shqiptarët nga fqinjët, të devocionit fetar kristian (katolik e ortodoks) të popullsisë vendase, dhe sidomos në sajë të dashunisë proverbiale të shqiptarëve për "nji atdhe të lirë", koncept i papërcaktuem mirë, por që padyshim nënkupton "krahinë e lirë për të gjithë, dhe pronë e lirë për secilin", nji karakteristikë që ruhet ende edhe në ditët tona.
Për ne, breznitë e mavonëshme, trashëgimia ma e madhe e heroit tonë, asht ajo që prof. S. Skendi e përcaktonte: "Nji nxitje për ringjalljen kombëtare të shqiptarëve ka qenë glorifikimi i Skenderbeut dhe kohëve të tij…Tek Skenderbeu ata panë heroin e tyne kombëtar. Muslimanët harruen qe ai kishte luftue kundër turqëve si nji i krishtenë. Ajo që kishte randesi ishte se ai kishte qenë prej gjaku shqiptar dhe kishte mbrojtë vendin e vet…Skenderbeu u ba simboli i bashkimit, pavarësisht nga besimi fetar, dhe u krijue kështu legjenda e Skenderbeut…"(471) "Në shekullin XVI, atëherë kur Francën po e shkretonin luftrat fetare, Skenderbeu merret si shembull i bashkimit kombëtar." (Jaka,313)
Legjenda e Skenderbeut shërben edhe sot si trashëgim për themelimin e nji shoqnie tolerante fetare tradicionale, që karakterizon shqiptarët edhe në këto ditë të pasioneve të shfrenueme e shkatërrimtare fetare.
City University of New York
Gusht, 2004.
Bibliografi:
1. Akademia e Shkencave e Shqiperise. Instituti i Historise, Historia e Popullit Shqiptar, I, Botime toena:Tirane, 2002.
2 . Bishop Fan Stylian Noli: George Castrioti Scanderbeg (1404-1468). International Universities Press, New York: N.Y., l947.
3. Ymer Jaka: Skenderbeu ne historiografinë frenge. Istituti Albanologjik i Prishtines: Prishtinë, 2001.
4. Lord Kinross: The Ottoman Centuries. The Rise and Fall of the Turkish Empire. William Morrow.Co. Inc: New York, 1977.
5. J.M.Roberts: A Concise History of the World. New York: Oxford Univers.Press, 1995.
Phoenix - Qendra e Studimeve Shqiptare "Ernest Koliqi" Shkodër & Bashkimi Katolik i Publicistëve Shqiptarë
Riprodhimi dhe shpërndarja vetëm me lejen e redaksisë.
www.phoenix-shkodra.de
***Lusim moderatorin perkates, qe kjo teme e re VITI I SKENDERBEUT
te vehet ne ngjites ne kete dritare!

AvaTar-Ks- Master
- Numri i postimeve : 505
PIKE : 548
Popullariteti : 1
Data e regjistrimit : 02/07/2010
AvaTar-Ks- Master
- Numri i postimeve : 505
PIKE : 548
Popullariteti : 1
Data e regjistrimit : 02/07/2010
AvaTar-Ks- Master
- Numri i postimeve : 505
PIKE : 548
Popullariteti : 1
Data e regjistrimit : 02/07/2010
AvaTar-Ks- Master
- Numri i postimeve : 505
PIKE : 548
Popullariteti : 1
Data e regjistrimit : 02/07/2010
Re: VITI I SKENDERBEUT (1405 - 2005)
Gjergjë Kastrioti, hero i kombit Shqiptare qe i beri balle me decenje virusit infektues oriental me ndihmen e nje ushtrie te thjeshte, ne numer shume te vogel dhe me nje armatin shume te thjeshte, ne krahasim me sektet orientale, eshte "Mbreti yne", emri i te cilit asaj kohe u be i njohur ane e mbane planetit, dhe i cili me fuqine dhe trimerine e tije te pathyeshme qe tregoje ne shume beteja kunder sekteve otomano-islame, befasoj dhe la me goje hapur shume mbreter dhe vende te ndryshme ne Evrope dhe Bote gjate asaj kohe, perkunder sulmeve te parreshtura te barbareve otomano-islam.
Une mendoje qe ne Shqiptaret duhet ta adhurojme heroin tone si nje "Profet" te derguar nga Zoti, i cili kishte nje fuqi mbinatyrore dhe toka nen kembe j'u dridhej armiqeve kur ndegjonin emrin e tije dhe shihnin shpaten e tije. Nuk besoje qe Gjergji ka qene nje njeri i thjesht si ne e te kete gjithe ate forc sa te ju rrezistoje hordhive orientale me decenje te cilet ishin ne numer shumefish me te madhe.
Une jame i bindur se Gjergji ka pase fuqi mbinatyrore - edhe pse fizikisht ka pasur pamjen si te tjeret - se ndryshe nuk mund t'i rrezistonte nje ushtrije qindramijera gjakepiresash! Kete e arrijne vetem ata qe kane fuqi hyjnore dhe e drejta qendron ne anen e tyre.
Gjergji, si kaloras shpetimtare i shqiptareve dhe mbrojtes i prones se Arberit eshte Ai i cili e meriton te quhet "Profet", sepse luftoj per te drejtat e shqiptareve dhe me fuqin hyjenore qe zotronte arrtiti t'i bashkoje shqiptaret nen nje ombrelle kunder se keqes orientale, gje te cilen nga ai shekull e deri me sot nuk arrti ta beje asnje udheheqes i yni.
Vllezer e motra, keto jene fakte te mjaftueshme se pse duhet te adhurohet Skenderbeu si Profet i yni e te heqim dore dhe te mos i adhurojme "Kalorasit" e huaj, te mos u besojme Kalorasve te huaj, te cilet e quajten veten Profet per t'i nenshtruar njerzit e pashkolle te mesjetes. Te mos i quajme dhe adhurojme si Profet ata qe luftuan dhe masakruan njerz te pafajshem me mijera kilometra larg vendlindes sone per interesat e tyre perverze.
Te heqim dore nga vrastaret tane te cilet na rrahen, na shtypen, na turperuan, na perdhunuan nenat, vajzat, motrat ne pranin tone, e sot "Shtepit e lutjes" mbajne emrin e po ketyre Kalorasve qe na pergjaken me shekuj.
[b]Sot lutemi ne shtepit qe mbajne emrin e Sulltanit dhe Muratit, nen themelet e te cilave gjenden eshtrat e mijerave bijeve dhe bijave me te mire/a shqiptare, te masakruar nga po kata qe gezojne te drejten te mbajne emrin e "Shtepis se Allahut".
Vlezer dhe motra, mos i bini mohit se vertetes, mos i harroni eterit tuaj fara e te cileve jemi te gjithe ne, mos hyni ne gjynah se ata jane paraardhsit tane e ne jemi pasardhesit e tyre, si te krishteret ashtu edhe te muslimanet!
Duke ju referu te vertetes e shoh shume te arsyeshme ta quajme Skenderbeun "Profet" e t'u ikim mashtrimeve orientale.
I falenderoje paraprakisht te gjitha ata qe do te inkuadrohen ne kete teme! Me intereson Mendimi juaj per kete ide me dobi per kombin shqiptare...................

Gjergj Kastrioti
Shkeputur nga "Historia e Shqipnis" e Z. Tajar Zavalani
SKENDERBEU
I pari autor i jetëshkrimit të Skënderbeut ka qenë Martin Barleti, i cili jetonte në nji kohë me fatosin tonë kombëtar. Barleti ishte nji prift katolik nga Shkodra që pat rastin me njoftë disa nga prijësit luftarak t'asaj kohe, të cilët i kallzuen gjithçka dinin mbi trimnit dhe fitoret e të parit të tyne, Gjergj Kastriotit. Ai kishte pasë gjithashtu mundësin me studjue dokumentet zyrtare të arkivit të Venedikut, ku kishte shkue me jetue mbas pushtimit të Shkodrës prej Turqve. Biografin e Skënderbeut ai e shkrojti në gjuhën latine dhe e botoi në Romë në fillim të shekullit të XVI. Nji shekull ma vonë, G.
Bienuni, nji prift italian nga Brescia, gjeti nji tjetër biografi të Skënderbeut të shkrojtun prej nji auktori anonim prej Tivari, të cilin Imzot Fan Noli e pagësoi Tivarasi. Dorëshkrimi origjinal i veprës së Tivarasit, që mbante datën 1480, ka humbë përjetë dhe njifet vetëm nga referencat dhe citatat që përmban libri i Biemmit "Istoria di Giorgio Castrioto Scander-Begh. Nji burim i tretë origjinal mbi jetën e Skënderbeut asht Gjin Muzaka, i cili ishte nga familja sunduese feodale e Beratit dhe luftoi krahpërkrah me Skënderbeun. Ai jetoi në Shqipni edhe 11 vjet mbas vdekjes
së heroit t'onë dhe mandej u vendos në Napoli. Atje shkrojti "Historin dhe trashëgimin brez mbas brezi të familjes së Muzakëve", ku kallzon historin e Skënderbeut si nji gja që ka dishmue ai vet. Në shekullin e XIX, dijetarë të
kombësive të ndryshme, tue lanë menjianë veprat e shumta që ishin shkruejtë gjatë dy shekujve të maparshëm, u kthyen përsëri në burimet origjinale që ishin mbyllë në arkivat e Vatikanit, Venedikut, Raguzës dhe Stambollit. Zbulimet e tyne kanë shtie nji dritë të re mbi jetën dhe veprat e Skënderbeut. Disa e përmendin në vepra të përgjithëshme dhe fort të gjata që shkruejtën mbi shekullin e zaptimit të Balkanit nga Turqët. Disa të tjerë si Anglezi Clement Moors, Francezi Camille Paganel, Gjermani Z. Pisko, shkruejtën biografi të gjata të Skënderbeut. Por punën ma të madhe dhe ma të vlefshme e banë eruditët Thalloczy, Jireçek dhe Shufflay, të cilët mblodhën së bashku dhe botuen nji koleksion dokumentash që përbajnë nji vepër monumentale mbi Shqipnin e asaj kohe. Ma në fund, iu erdhi radha Shqiptarve. Mbas luftës së parë botnore, Imzot Fan
Noli botoi "Historin e Skënderbeut", e cila gëzoi menjiherë nji popularitet të jashtëzakonshëm dhe u mësue gadi përmendsh nga nxariësit e shkollave në atdheun e lirë. At Martin Sirdani mblodhi dhe botoi gojëdhanat e popullit mbi Skënderbeun. Më 1937 Thanas Gegaj i parashtroi niversitetit të Louvain në Belgjikë nji thezë doktorati në gjuhën frengjishte me titullin "L'Albanie et l'invasion turque au
XVëme siëcle". Kjo u botue në formë libri me shpenximet e Universitetit. Mbas luftës së dytë botnore, pikërisht më 1947, Fan Noli botoi nji histori të Skënderbeut në gjuhën anglishte. Kjo asht nji vepër shkencore e nji niveli shum të naltë,
sidomos për shënimet kritike mbi veprat e autorve të shumtë që kanë shkruejtë mbi Skënderbeun, ashtu edhe mbi personalitetet dhe ngjarjet historike që kanë pasë lidhje me epopën tonë kombëtare. Dobija ma e çmueshme e kësaj
vepre qëndron në orvatjen e auktorit me dallue faktet nga legjendat dhe paragjykimet. Mjerisht, tue dashtë me interpretue ngjarjet historike mbas theoris marksiste, Imzot Noli sikur mundohet me e futë Skënderbeun në kallëpin e nji shefi gueriljesh të kohës sonë. Nga ana tjetër tue dashtë me korrigjue nji tregim të Barletit që i duket i gabuem, ai jep nji versjon të tijën që prish ndoshta nji legjendë, por nuk
duket ma i bindëshëm. Sidoqoftë, unë nuk kam pasë, as mjetet, as kohën me i studjue vet burimet origjinale. Prandaj e them menjiherë se ky kapitull asht bazue në veprat e Imzot Fan Nolit dhe të Thanas Gegajt me farë pak shtesa ose ndryshime nga burime të tjera. Kthimi në Krujë Gjergj Kastrioti, që muer famë me mbiemrin Skënderbe, ishte djali ma i vogël i Gjon Kastriotit, kryetari i nji prej familjeve princore ma të fuqishme të Shqipnis së Mesme. Gjergj Kastrioti lindi në Mat më 1405, mbas biografis së Barletit, më 1412 mbas mendimit të Fan Nolit. Legjenda popullore, që u thur mbas gojëdhanës, thotë se e ama, Princesha Vojsava, kur priste fëmijën pa në andërr se i dha jetë nji dragoi që ishte i madh sa e tanë Shqipnija dhe përpinte Turqët me shumicë. Gjergji kishte, kur lindi, shenjën e nji shpatë në krahun e djathtë. Që i vogël ai tregoi nji interesim të çuditshëm për armët e luftës dhe i pëlqente me luejtë si ushtar me vllaznit dhe me djemt e tjerë të moshës së tij. Mbas disfatës që pësoi nga dora e Turqve më 1423, Gjon Kastrioti u detyrue me i dërgue Sulltanit si peng të katër djemt e tij. Barleti shkruen se Gjergji ishte vetëm 6 vjeç. Kurse shifrat që dhamë ma sipër tregojnë se duhet të kenë qenë 18, domethanë nji djal që kuptonte nga bota dhe që nuk mund të asimilohej* krejt në ambjentin e ri të Oborrit të Sulltanit. Biografët ma të vjetër janë dakord se Skënderbeu kaloi gadi 20 vjet si peng në duert e Turqve para kthimit të tij dramatik në Krujë më 1443. Domethanë se ishte nji burrë i pjekun 38 vjeç kur ngriti flamurin e luftës së shenjtë kundër shkelësit otoman. Tue shkelë zotimin që kishte dhanë, Sulltan MuratA i n detyroi të katër djemt e Kastriotit të pranojnë fën muhamedane. Mandej, iu ndërroi emnat tur quejtë Gjergjin Isqender-Bej, që u kthye shqip në Skënderbe. Ky asht një emën simbolik që iu dha Skënderbeut për kujtim të Lekës së Madh, tue qenë se nuk ekziston ndër emnat muslimane. Në oborrin e Sulltanit Skënderbeu u vue në shkollën e kadetve të Pallatit. Përveç truqishtes ai mësoi edhe disa gjuhë të tjea dhe sidomos italishten. Arti i luftës zgjoi interesimin e tij ma të madh. Porsa ishte në moshë me përdorë armët, ai u çque në lojnat ushtarake në mes të gjith vërsnikve të tij. Shpata ishte arma e tij ma e preferueme, dhe vrapimi maj kalit sporti që i pëlqente ma tepër. Nga pamja fizike ishte i gjatë, me nji trup të derdhun prej statuje, me sy që shkëlqenin nga gjallnija dhe zgjuetija dhe nji hijeshim burrnor të mahnitshëm. Sulltan Muratit i kishte ba përshtypje shkathtësia e tij mendore dhe mjeshtërija e përsosun në garat me armë. Ai e muer me simpathi dhe e la të jetonte, ndërsa vllaznit e tij duket se u mbytën në nji mënyrë që nuk dihet mirë. Skënderbeu u ba komandant kavalerije në ushtërin otomane dhe muer pjesë në disa luftra të Sulltanit n'Evropë dhe n'Azi. "Në rrethimin e nji fortese n'Anadoll, - shkruen Fan Noli, - Skënderbeu, si Leka i Madh, u ngjit majë murit, ngriti sanxhakun dhe hyni i pari në qytet". Mbas çdo spedite Skënderbeu kthehej ngadhnjyes dhe sillte n'Edrenë robër dhe plaçkë pa masë. Fama e tij rritej dita-ditës; ushtërija e adhuronte; komandantët e tjerë e kishin zili. Ndërsa Skënderbeu ishte në oborrin e Sulltanit, lufta kundër Turqve vazhdonte akoma në Shqipni. Sikur e pamë, më 1432, Andreja Topija korri nji fitore të madhe, e cila pat si pasojë nji kryengritje të
përgjithëshme prej Shkodre në Gjinokastër. Tri ushtëri të tjera që Sulltani dërgoi kundër Shqipnis tre vjet me radhë u shkatërruen dhe u kthyen në Edrenë pa e krye qëllimin. Suksesi ua shtoi guximin Shqiptarve, të cilët sulmuen garnizonin turk të Gjinokastrës. Atëherë Sulltani dërgoi nji ushtëri të zgjedhun ndën komandën e Isak Beut nga Shkupi. Shqiptarët u kapën në mes të dy zjarreve dhe pësuen nji disfatë të plotë. Megjithatë, orvatja e Turqve me zaptue Beratin me 1438' u përpoq në nji rezistencë shqiptare të pathyeshme. Duket sikur Gjon Kastrioti kishte qendrue larg këtyne luftrave tue respektue detyrimet që kishte marrë kundrejt Sulltanit. Prapseprap, kur vdiq në vitin 1443, Sulltan Murati nuk ia dijti për nder qëndrimin e tij korrekt dhe të paanshëm, por aneksoi menjiherë principatën e tij dhe
dërgoi nji guvernator turk në kështjellën e Krujës. Skënderbeu, i cili kishte mbetë si i vetnu trashëgimtar i shtëpis së Kastriotve, u helmue fort nga kjo pabesi. Ai u betue me vehte se nuk do të linte që kjo grabitje të kalonte pa dënim dhe se do të çkëpuste pronat e familjes nga thonjtë e uzurpatorit. Rastin e volitshëm për të prue betimin e tij në vend Skënderbeu e gjeti më 1443. Ai ishte tue marrë pjesë në nji speditë ushtarake drejtue kundër Kristianve t'Evropës, të primun prej Vojvodës së Hungaris, Jonash Hunjadi. Beteja ndërmjet të dy ushtërive u zhvillue në Konovicë afër Nishit. Skënderbeu, i cili komandonte nji krah të ushtëris turke, pushoi së luftuemi dhe Hunjadi duel fitues. Skënderbeu, i cili kishte ba mend me u kthye në atdhe për të lirue tokat arbnore, detyroi qatipin e Sulltanit me i dhanë nji ferman për guvernatorin e Krujës që t'i dorzonte kështjellën. Porsa mërrijti në Krujë, Gjergj Kastrioti u kthye në fen e të parve dhe proklamoi luftën e shenjtë kundër invaduesve muhamedan. Ky epizod dramatik i kthimit të Skënderbeut në Krujë, asht përshkrue në historin e Barletit dhe asht përjetsue në vjershën "Skanderbeg" të poetit amerikan Longfellow. Peshkop Fan Noli shpall se epizodi i kthimit të Skënderbeut në kështjellën historike asht pjella e imagjinatës së Barletit. Pikpamja e tij asht se, mbas kapitullimit të Gjon Kastriotit, Skënderbeu qëndroi pranë babës së tij dhe vetëm kohëmbaskohe shkonte me luftue për Sulltanin në krye të nji fuqije shqiptare. Kët thezë të rë Imzot Fan Noli e zhvillon në historin anglishte të Skënderbeut që botoi mbas lufte. Po të jet e vërtetë kjo, atëherë del se Skënderbeu nuk u muer peng nga Sulltan Murati. Kurse të gjith auktorët e asaj kohe thonë me siguri
se Skënderbeu kaloi disa yjet në oborrin e Sulltanit. Vet Fan Noli nuk e mohon drejtpërsëdrejti kët fakt. Them fakt, sepse përdryshe nuk shpjegohet se si Gjergj Kastrioti muer mbiemnin Isqender dhe titullin bej që ishte atëherë nji gradë në hjerarkin e ushtëris otomane. Nji tjetër pikë që mbetet e pashpjegueshme në thezën e Imzot N.olit asht se si Skënderbeu kaloi njizet vjet në Shqipni mbas mundjes së
Gjon Kastriotit dhe nuk muer pjesë në luftrat që u zhvilluen në tokën arbnore. 1 vetmi korrigjim me vënd që Fan Noli i ka ba historis së Barletit asht se, kur u muer peng nga Sulltani, Skënderbeu nuk ishte nji çilimi i vogël, por nji djal i rritun në
votrën atnore, i cili kishte kuptue tragjedin e atdheut të sulmuen dhe të mposhtun nga nji fuqi e huej. Asht rasti me theksue se qysh kur shkrojti historin e Skënderbeut në gjuhën amtare, Fan Noli u ba dishepulli i doktrinës së Karl Marksit. 1 hutuem nga enthuzjazmi për kët fë të rë politike dhe shoqnore, Peshkop Noli mundohet me futë historin në kallëpin e dogmave të thata marksiste mbi luftën e klasave, determinizmin ekonomik, etj. Në konceptin materialist të historis që predikojnë dishepujt e Marksit nuk ka vënd për
ndjenja patriotike dhe për heronj kombëtar, jeta e të cilve asht përzie me legjendë, mbasi për marksistët historin e bajnë "masat". Por derisa Imzot Noli nuk ep prova ma bindëse, na do të preferojmë kallzimin e Barletit mbi kthimin e Skënderbeut në Krujë.

Skënderbeu në mes të Turqve dhe Venedikut
Mbasi ngriti flamurin kuq e zi mbi kështjellën e Krujës dhe shpalli luftën e shenjtë kundër invaduesve mysliman, Skënderbeu shtini në dorë pikat e forta të principatës së Kastriotve ku Sulltani kishte vendosë garnizone ushtarake të
përhershme. Randësin ma të madhe në mes të tyne e kishte Stefigradi, në kufinin linduer të Shqipnisë, që shërbente si nji kullë vëshgimi për të diktue afrimin e ordhive anmike, të cilat aviteshin gjithnji nga ai drejtim. Të gjith Turqët dhe shqiptarët që ishin kthye muhamedanë u ftuen të pranojnë fen Kristjane. Ata që refuzuen Skënderbeu urdhnoi që të griheshin pa mëshirë. Kjo ishte e para gjakderdhje që i dha shkëndijë luftës 25 vjeçare që Skënderbeu bani kundër dy Sulltanve osmanlli. Nji valë e bujshme enthuzjasmi në tanë Shqipnin shoqnoi kthimin e Skënderbeut në Krujë. Fama e tij si nji prijës i madh ushtarak kishte ra në veshin e çdo Shqiptari, malcor a fusharak, i madh a i vogël, i pasun a i vorfën. Kjo ishte arma e tij ma e fortë, mbasi ai kuptonte se nji bashkim i ngushtë i të gjith Shqiptarve ishte i domosdoshëm për me iu ba ballë me sukses hyryshit të ordhive turke që nuk do të vonoheshin mbas gjith atyne që ndodhën. Gjergj Kastrioti iu bani nji thime të parve të kombit për të bashkue fuqit për nji qëllim dhe ndën nji komandë të vetme. Kushtrimi i tij u ndigjue dhe nji kuvend kombëtar u mblodh në Lezh, që ishte ndën sundimin e Venedikut. Në kuvënd muerën pjesë krenët e familjeve ma të fuqishme shqiptare, ndër të cilët ma të çquemit ishin: Pal Dugjakini, Pjetër Shpati, Gjergj Ballsha, Andrea Topija, Theodor Muzaka, ashtu edhe Stefan Cërnojeviç i Malit të Zi. Ata u mblodhën më 2 Mars 1444 në kathedralën e Shën Kollit dhe formuen Lidhjen e Princave Shqiptar, tue zgjedhë njizanit
Skënderbeun si kryekomandant. Çdo antar i Lidhjes rezervoi të drejtën me caktue numrin e ushtarve që do t'epte si kontribut drejt qëllimit të përbashkët. Ndërsa Skënderbeu kishte likuidue garnizonet turke në tokat e principatës së
Kastriotve, kështjella dhe qytete të tjerë të Shqipnis ndodheshin akoma ndën okupatën e anmikut. Kjo bahej simbas rregullave të luftës mesjetare, kur nji prijës
lokal, i cili kapitullonte përpara Sulltanit, detyrohej me pague nji haraç të përvitshëm, me i dhanë peng nji a ma tepër pjestarë të familjes së tij dhe me pranue vendosjen e nji garnizoni turk në nji qytet ose kështjellë të principatës së tij. Kur Gjergj Kastrioti proklamoi luftën e shenjtë kundër Sulltan Muratit, garnizone turke kishte në Vlonë, Kaninë, Gjinokastër, Berat dhe Elbasan. Ndërsa në Shqipni u organizuen fuqit për ndeshjen supreme me nji anmik që nuk dinte me u ndale, ne shtetet fqinj kishte marre fund gadi krejt çdo rezistence e orgamzueme Qysh me 1389, Serbia ishte ba nji provincje otomane me Despotin Gjergj Brankoviç si vasal te Sulltamt, te cilit i ishte dhane dy djem si peng dhe te bijen si grue Bullgaria kishte pushue me qene nji mbretni e pamvarun qysh me 1393, kur kryeqyteti i saj Ternova kishte ra ne duert e Turqve Stambolli vet ishte nji qytet gadi i rrethuem Nga Oborn i tij ne Edrene Sulltam i diktonte Perandont se çfare politike me ndjeke Kur perandon Jani i
Vin Paleologu zgjodhi si trashegimtar te nipin Kostandin, Sulltam u informue dhe çfaqi pelqimin e tij Kostandinit, i cili u ba Perandori i fundit i Bizantit, ishte ne at kohe Despoti i Morës, ku memzi po qendronte ne fuqi, ndersa po e sulmomn
Turqet nga nji ane dhe Princet latin te Greqis nga ana tjeter I vetmi udheheqes kristian qe luftonte kunder Turqve ishte Jan Hunjadi i Hungaris Ai kishte perkrah kandidaturen
e Mbretit Ladislav i III te Polonis, me qene edhe mbret i Hungaris Mbas instalimit te tij ne fronin e Shen Stefanit, Ladislavi kishte emnue Hunjadin Vojvode te Transilvanis dhe komandant te forteses se Belgradit Pikerisht gjate nji lufte te Hunjadit kunder Turqve, Skenderbeu gjeti rastin, sikunder e pame ma nalt, me u kthye kunder Sulltanit Boten Kristiane te Perendimit e perfaqesonte ne Shqipni Venediku qe okupcnte skelat e Tivarit, Ulqinit, Lezhes dhe Durresit Qysh diten e pare qe Turqet shkelen kambe n'Evrope, venedikasit filluen me ba nji politike me dy faqe mbas tradites se Dandolos, tue synue vetem e vetem interesat e tyne egoiste Qendrimi i Republikes se Shen-Markut gjate Kuvendit te Lleshit ilustron ma se mirit ket politike oportuniste qe kishte per parim me i a
duert kur punet shkonin keq Venedikasit lejuen qe Kuvendi te mbahej ne toke te tyne per te dhane pershtypjen se ishin ne favor te luftes kunder Turqve Ata derguen observues per
te pa se ç'u vendos gjate Kuvendit, por refuzuen me marre ndonji detyrim konkret per me lu ndihmue Shqiptarve Pa u trondite nga qendrimi i dyshimte i Venedikut, Skenderbeu u kthye ne Kruje dhe filloi menjehere pregatitjet ushtarake per sulmet nga lindja qe priteshin or'e çast Sulltan Murati e priti lajmin e "dezerhmit" te Skenderbeut si nji ofeze personale qe duhej ndeshkue pa vonese Ai ishte i bindun se nji spedite ushtarake nden komanden e gjeneralit te tij ma te zotin do te mjaftonte per te likuidue "rebelin Isqender" qe i kishte shpalle lufte me nji guxim te marre Ne Qershor te vitit 1444 nji ushtri turke prej 25 000 vetesh, shumica kalores, u nis nden gjeneralin Ali Pasha per me i dhane fund "rebelizmit" te Shqiptarve Por pa kalue shum kohe, Sulltan Murati muer
haberin se ushteria e Ali Pashes ishte sulmue befas dhe shpartallue nga trimat e Skenderbeut ne nji lugine te Dibres se Poshtme Beteja, sado e shkurte, kishte qene e rrepte tue i shkaktue anmikut 7000 te vrame Nga ana e Shqiptarve te vramit ishin afro 2000 dhe po ai numur te plagosumsh Si thote Barleti, ne at shesh lufte luanet u ndeshen me luane Kjo fitore e pare e Skenderbeut pati nji oshetime te
madhe ne mbare Evropen Knstiane Papa Eugjen i IV, Mbreti Ladislav i Hungans e Poloms dhe Duka i Burgonjes Filip le Bon e brohonten me enthuziasem NjI i derguem fuqiplote i Hungaris u nis per ne Kruje me lidhe nji aleance me mbretin pa kunore te Shqipnis. Rasti ma i pare per bashkepunim ne luftë të forcave kristiane u paraqit para mbarimit të vitit 1444. Jani Hunjadi dhe Mbreti Ladislav i III ishin tue luftue me Turqët në skelën Varna të Detit të Zi. Skënderbeu u ba gadi me u shkue në ndihmë aleatve të tij, mirpo Despoti i Sërbis, Gjergj Brankoviç, ndaloi kalimin e ushtëris shqiptare nëpër tokat e tij. Ai vuni si shkak armëpushimin për dhjet vjet që ishte nënshkrue në mes të Hungaris dhe Sulltanit në Czegedin më 12 Korrik 1444. Në bazë të atij traktati Murati i II i kishte njoftë si sundimtar në principatën e tij. Kurse i dërguemi i Papës Kardinal Cesarini e kishte bindë mbretin Ladislav me e shkelë armëpushimin. Atëhere Polonija dhe Hungarija i shpallën luftë Perandoris Otomane. Sulltan Murati, i cili ishte tërheqë nga jeta aktive, u kthye me
vrap në Edrenë dhe muer komandën e ushtëris turke. Beteja u zhvillue afër Varnës. Armata Kristiane pësoi nji disfatë dërrmuese dhe Kardinali Cesarini bashkë
me mbretin Ladislav mbetën të vramë në sheshin e betejës. 1 pikëlluem nga pamundësijë me mbajtë premtimin, Skënderbeu i dha nji mësim Despotit Brankoviç tue ba kërdin në tokat serbe pranë kufinit. Të vetnut në botën kristiane t'Evropës që e muerën me sy të keq fitoren e Skënderbeut qenë Venedikasit. Ata u trembën se mos Gjergj Kastrioti bahej prijës i gjith Kristianve të Perëndimit dhe kërcënonte ma tepër se vet Sulltani dallaverat dhe kombinacjonet* e tyre
tregtare jo shum të pastra. Për të evitue nji gja të tillë Doga i Venedikut filloi negocjata me Turqët për të shtie në dorë Vlonën dhe Gjinokastrën. Sikur nuk mjaftoi kjo, Venedikasit gjetën sebep nga një përleshje ndërmjet dy familjeve princore shqiptare për me i shpallë luftë Skënderbeut, i cili iu dha nji dackë të shëndoshë në betejën e Drinit më
23 Korrik 1448. Doge i banë apel Sulltanit, i cili dërgoi menjiherë nji armatë në Shqipni. Kësaj Skënderbeu ia ndreqi hesapin në gusht po t'atij viti. Nji paqe e mballosun u nënshkrue vitin tjetër, kurse për pak Venediku do të kishte humbë të gjitha posedimet e tij në Shqipni. Skënderbeu muer premtimin se Republika e Shën Markut do t'i paguente nji subvencjon të përvitshëm prej 1400 dukatë dhe nji hua prej 1500 dukatë për të marrë pjesë me Hunjadin në luftën kundër Turqve. Ky farë armëpushimi, jo shum i sigurtë, vazhdoi deri më 1463 kur Venediku vet ishte në luftë me Turqët dhe, tue pasë nevojë për krahun e pathyeshëm të Skënderbeut, vrapoi me firmue nji aleancë me të.

Aleanca me Mbretin e Napolit
Prej vitit 1444 e tutje Sulltani dërgoi mot për mot kundër Skënderbeut nji ushtëri turke ndën komandën e njanit apo tjetrit prej gjeneralve të tij ma të mirë. Te gjith u mundën me nji rregullsi të pagabueshme para se me mërrijtë deri në Krujë. Ma në fund, më 1450 Murati i II vendosi me u nisë vet në krye të ushtëris për me i hangër kryet këtij kapiteni të nji populli malcorësh që guxonte me i ba luftë sundimtarit ma të
fuqishëm t'asaj kohe. Kështu u ba rrethimi i parë i Krujës ndën komandën e vet Sulltanit të perandoris Otomane. Ai kishte prue me vehte metalin për të shkrie topa në
vënd. Gjylet treqind kilshe ranë si breshër kundër mureve të kështjellës, mbasi komandanti, kont Urani, refuzoi me përbuzje nji ultimatum* me u dorzue. Bombardimi i furishëm bani efektin dhe muri i kalas u çpue në nji vend. Yryshi i ushtëris turke me u futë mbrenda u ndal përpara murit të krahnorve shqiptare. Muej me radhë Sulltan Murati nxiti ushtarët e tij me zaptue reduktin e fundit të rezistencës shqiptare, por më kot. Turqët duhej të mbronin vehten nga sulmet e trimave të Skënderbeut që kishin zanë pozitë në malet përmbi kështjellën dhe nuk e linin anmikun të merrte frymë, të gruponte fuqit, të sillte ushtëri dhe material dhe të pregatiste mësymjen. Nërkaq, Venedikasit banin pare tue iu shitë Turqve ushqim dhe municjon. Në dëshpërim e sipër, Skënderbeu ofroi me iu dhanë Krujën po të vinin me i ndihmue atij në vend që me ndihmue anmikun. Por ata
thanë se tregtija me Turqët iu leverdiste ma tepër. Prapseprap ndihma e venedikasve nuk e shpëtoi Sulltanin nga disfata. Mbas pes muej orvatjesh të pafrytëshme Sulltan
Murati ngriti rrethimin e Krujës dhe u kthye në kryeqytetin e tij. "Kështu mbaroi, - shkruen Falmrayer, - akti i parë i tragjedis shqiptare". Tue ndjekë gjurma-gjurmës Turqët që po tërhiqeshin, Skënderbeu u kthye triumfalisht në Krujë. Ishte e para herë qysh prej kohës së Sulltan Osmanit, që nji ushtëri turke thyhej në luftë tue pasë në krye vet shefin e Perandoris. Skënderbeu muer famë si gjenerah ma i madh i botës kristiane. Ai kishte dalë fitues kundër nji ushtërije dhjet herë ma të madhe dhe që ishte pajosë me artilerin ma të mirë t'asaj kohe. Triumfi i Shqiptarve kishte kunorëzue
gjashtë vjet luftime të parreshtuna, por humbjet në njerëz ishin shum të mëdha. Me mija Shqiptarë ishin vra në luftë ose masakrue, shum krahina ishin shkretue nga anmiku që tërhiqej. Skënderbeu kishte nevojë të ngutëshme për ndihma, për me iu ba ballë sulmeve të tjerë që nuk kishin për të vonue. Pikërisht n'at kohë të kritikëshme disa nga pjestarët ma të fuqishëm të Lidhjes Shqiptare e lanë në baltë fatosin kombëtar, tue dezertue kush në Turqët, kush me Venedikasit. Vetëm pjestarët ma të ngushtë të familjes i qëndruen besnik Skënderbeut. Gjergj Kastriotit nuk i mbetej rrugë tjetër veçse me gjetë aleatë të tjerë jashtë Shqipnis. Ai iu drejtue Mbretit të Napolit, Alfonsit të V, i cili ishte anmik i Osmanllive dhe i Venedikut. Kësisoj, Italija e Jugut u përzie edhe nji herë në historin e Shqipnis. Në nji kapitull të maparshëm kallzova se si Papa Urban i IV ftoi të vëllan e mbretit të Francës, Karlin Anjou (Anzhu), me i shkue në ndihmë kundër mbretit të Siçiljes dhe Napolit, Manfred, që ishte prej shtëpis mbretnore gjermane Hohenstaufen. Në Kallnuer 1266, Papa Klement i IV, pasardhësi i Urbanit të IV, kunorzoi në Bazilikën* e Shën-Pjetrit Karlin Anjou si mbret të Siçiljes. Ai kishte ardhë n'Itali në krye të nji ushtërije franceze, e cila mundi forcat mercenare të Manfredit në betejën e Beneventos. Karli hyni triumfalisht në Napoli dhe u suell si nji zaptues pa shkrupulla kundrejt popullatës vendase. Anmiqsija kundër tij shkoi tue u shtue. Në Siçilje, që ishte qendra e rezistencës, u organizue nji komplot për të prue në fuqi nji nga nipat e mbretit Manfred. Ky ishte mbreti i Aragonës*, Don Pedro, i cili ishte martue me të bijën e trashëgimtaren e mbretit Manfred dhe ishte afrue me
Perandorin e Bizantit, Mihail Paleologun, kundër Karlit Anjou, i cili kishte dalë si eksponenti i dinanstis latine të Stambollit. Sikur e pamë ma nalt, Karli kishte marrë titullin Mbret i Shqiptarve dhe po gatitej me debarkue në Shqipni. Pikërisht në at kohë Don Pedro, me ndihmën financjare të Paleologut, kurdisi planin e nji spedite ushtarake kundër Siçiljes, mirpo para se flota aragonase të nisej prej Barçelonës, populli i Palermos bani vet nji kryengritje që njifet në histori si "Vesprat Siçiljane", mbasi ndodhi më 31 Mars 1282. Turma e Palermos u çue peshë tue pa nji grup francezësh që mundoheshin me rrëmbye nji nuse që shkonte në Kishën e Santo- Spirito, jashtë mureve të qytetit. Kupa e vuejtjeve dhe e poshtnimeve ishte mbushë deri në buzë. Ata që panë sqenën e keqpërdorimit të nji vajze të rë me duvak të bardhë bërtitën "vdekje Francezve". I gjith qyteti vrapoi si nji sahat i kurdisun, kështjella u zaptue dhe para mbarimit të
ditës 2000 francezët e Palermos ishin masakrue. Kryengritja u përhap në krahina dhe, me pushtimin e Messinës më 28 Prill, e gjith Siçilja ishte librue nga sundimi i huej. Tue pasë frikën e nji kundërsulmi hakmarrës të Karlit Anjou, Siçiljanët ftuen Don Pedron me marrë kunorën si trashëgimtar i Manfredit. N'at mes, i biri i madh i Don Pedros, Jaku, hypi në fronin e Aragonës, dhe ai dërgoi të vëllan Frederikun të mbretnonte në Siçilje. Dinastija Aragoneze mbajti vetëm kunorën e Siçiljes gjatë tanë nji shekulli, ndërsa dinastija e Karlit Anzhu vazhdonte me sundue mbretnin e Napolit. Më 1421 mbretnesha e Napolit, Joanna e II, e cila nuk kishte fëmijë, adoptoi si trashëgimtar rnbretin Alfons t'Aragonës dhe Siçiljes. Por ndën presjonin e Papës dhe të princave t'Italis, ajo ndërroi mendjen dhe preferoi Ludovikun e II-të të dinastis Angjevine. Mbasi ky i fundit vdiq para Joannës, ajo emnoi si trashëgimtar të fronit vllan e tij, Renë de Provence. Por mbreti Alfons i Aragonës vazhdoi me e quejtë vehten trashëgimtar të mbretnis së Napolit dhe, mbas vdekjes së Joannes, u nisë për me e shtie në dorë. Halli asht se,
tue dashtë me prue në vënd ambicjen e tij, Alfonsi ra në luftë me Genovezët, të cilët e zunë rob dhe e prunë në Milano. Filipi, Duka i Milanos, u bind nga argumentat e Alfonsit se ishte marrëzi për të me lidhë aleancë me Francezët për të prue dinastin Angjevine në krye të mbretnis së Napolit. Kështu që Filipi e la Alfonsin të lirë dhe e ndihmoi me vazhdue luftën. Kaluen gjashtë vjet lufte dhe përpjekjesh para se Alfonsi i V bashkoi përsëri mbretnit e Napolit dhe të Siçiljes ndën shpatën e tij. Ky ishte Alfons Shpirtmadhi, të cilit Skënderbeu iu drejtue për ndihmë mbas fitores së tij të kushtueshme kundër Sulltan Muratit. Nji traktat aleance u nënshkrue në Gaeta më 26 Mars 1451. Mbas sistemit feodal t'asaj kohe, Skënderbeu u proklamue sa për formë vasali i Alfonsit të V dhe u angazhue t'i paguente nji shumë të hollash vit për vit. Mbreti i Naplit, nga ana e tij, muer përsipër t'i dërgonte Lidhjes Shqiptare nji fuqi ushtarake të caktueme dhe ndihmë financjare për të vazhdue luftën kundër Osmanllive. Në krye të trupave aragoneze u emnue nji gjeneral luftëtar, i cili u vendos në Krujë. Traktatin e nënshkruen edhe princat shqiptar të tjerë dhe Lidhja e Lleshit u riorganizue me Skënderbeun si kryekomandant i kunorës së Aragonës, me nji pensjon prej 1500 dukatë në vit. Nji fuqi simbolike prej 100 ushtarësh katalanë zuni vend në kështjellën e Krujës dhe qëndroi atje deri mbas vdekjes së Skënderbeut. Mbas çdo fitoreje që korrte kundër Turqve, Skënderbeu i dërgonte Alfonsit nji pjesë të plaçkës që mbetej në duert e Shqiptarve, por asnji haraç në të holla. Traktati i Gaetas ishte sajue si guri themeltar i kryqëzatës kundër Sulltanit, tue ndjekë gjurmat e prijësit norman Robert Guiscard. Por kjo ndërmarrje dështoi dhe ushtërija aragoneze nuk debarkoi në Durrës. Skënderbeu vazhdoi të jet zot në tokën e vet dhe u trajtue nga mbreti i Napolit si aleat me të drejta të barabarta. Mjerisht, disa nga bashkëpuntorët ma të ngushtë të Skënderbeut e interpretuen traktatin e Gaetas si prammin e nji zgjedhe te huej. Intngat e anmikut nga Edrenja dhe te Venedikut shfrytzuen sa mujten ket vale pakenaqesije dhe Shqipnija u kercenue nga rrebeshi i vellavrasjes. Vendi i yne shpetoi nga kjo katastrofe* e tille me nderhymjen e Kryepeshkopit te Durresit Imzot Engjellit, i cili u ngarkue nga Papa Nikolla i V me pajtue grindjen ne mes te Shqiptarve. Viti 1451 u shenue me nji ngjarje te hareshme qe ishte martesa e Skenderbeut. Mbretnesha e Shqiptarve u ba Andronika ose Donika, e cila ishte e bija e Gjergj Arianitit, princit te Vlones dhe Kanines. Kjo mertese prum me vehte pajtimin e Skenderbeut me shtepin e Arianitve qe kishte marre anen e Venedikut mbas krizes se vitit 1450. Nusja pruni nji paje te çmueshme mbi te cilen auktoret e asaj kohe nuk japin hollesina. Martesa politike e Skenderbeut bani disa te pakenaqun ne mes te krenve Shqiptar, dhe sidomos te kater djemt' e Arianitit, nipin e Skenderbeut Hamze Kastriotin, i cili ishte rrite ne fë muhamedane, dhe parin e Dukagjinit. Kta te fundit, Venediku mundohej me i nxite me nji menyre ose me
nji tjeter, ta luftonin poziten e Gjergj Kastriotit si mbretin pa kunore te kombit Shqiptar. Kur u zbulue nji komplot per vrasien e Skenderbeut dhe dyshimi ra mbi Dukagjinet, Shqipnija ment u zhyte ne vllavrasje. Papa ngarkoi Peshkopin e Drishtit me prue pajtimin ne mes te pans shqiptare. Misjoni i tij u kunorzue me sukses kur Dukagjinet provuen se nuk kishin gisht ne komplot. Auktoret e vertete
te komplotit nuk u zbuluen kurr ose emnat e tyne nuk u shpallen botmsht.E vetemja disfate serjoze qe pesoi Skenderbeu gjate karrjeres se tij ngadhnjimtare ishte ne rrethimin e Beratit te okupuem nga nji garnizon i ushteris turke. NJI kontigjent napoletan prej 200 vetesh ishte dergue per te forcue ushtenn e Skenderbeut pre) 12 000 tnmash. Berati u rrethue nga te kater anet, u vune ne vepnm aparatet e atehershem per te rrafe muret e kalas dhe ma ne fund u çel nji vend per kalimin e ushteris. Komandanti i
garnizonit turk ofroi me u dorzue mbrenda 11 ditve po te mos i vinte den atehere ndonji ndihme nga jashte. Keshilli i luftes vendosi me e pranue ket dorzim me kushte. Skenderbeu la kampin e ushteris shqiptare dhe u nis per nji fushate tjeter. Kalimi i ditve te gjata pa asnji veprim çthun disiplinen ne radhet e kreshnikeve te Kastriotit. Kur, pa prite e pa kujtue, 40.000 kalores Turq nden komanden e Isa Bej Evrenozit plakosen ushterin shqiptare dhe grine me shpate sa muejten, tue mos lane gjalle as komandantin, Muzake Topija Si rezultat i kesaj katastrofe, filluen dezertimet ne anen e armikut. Ai qe shkaktoi idhnimin, dhe asht e vertete me thane, pikllimin ma te madh ishte Moisiu i Dibres, gienerali ma i afte i Gjergj Kastriotit. Bashke me Moisin, u hudhen me Turqet edhe Hamze Kastrioti dhe dy Dukagjinet. Gjergj Araniti shkoi me Venedikasit. Gjin Muzaka i shpjegon kto dezertime tue thane se Skenderbeu kishte fillue politiken e centralizimit te shtetit, tue aneksue krahinat qe ata sundomn ne baze te sistemit feodal Gjergj Kastriotin e detyruen rrethanat historike me ndjeke at politike, mbasi ishte e vetemja menyre per me iu ba balle sulmeve turke. Densa Shqipnija ishte e ndame ne principata te vogla autonome, Skenderbeu ishte ne rrezik qe te mbetej vetem ne diten ma te keqe. Urtesija dhe larkpamja e herojt tone te pavdekshem u provue aty per aty kur Moisi Dibrani marshoi kunder Shqipnis ne krye te nji ushterije turke, e cila u derrmue para se te shkelte ne token arbnore.

Nuk e di nese eshte postuar me perpara, por ky link ka nje preview te nje dokumentari te prodhuar nga Illyria Entertainment Group
http://interface.audiovideoweb.com/l...a.wmv/play.asx
http://interface.audiovideoweb.com/l...a.wmv/play.asx
AvaTar-Ks- Master
- Numri i postimeve : 505
PIKE : 548
Popullariteti : 1
Data e regjistrimit : 02/07/2010
AvaTar-Ks- Master
- Numri i postimeve : 505
PIKE : 548
Popullariteti : 1
Data e regjistrimit : 02/07/2010
Re: VITI I SKENDERBEUT (1405 - 2005)
Filmi i plote i Skenderbeut (prodhimi 1953) tashme ne google:
http://video.google.com/videoplay?do...53720392525785
__________________
Shqiperi, o mema ime, ndonese jam i merguar,
Dashurine tende kurre zemra s'e ka harruar.
Naim Frasheri
http://video.google.com/videoplay?do...53720392525785
__________________
Shqiperi, o mema ime, ndonese jam i merguar,
Dashurine tende kurre zemra s'e ka harruar.
Naim Frasheri
AvaTar-Ks- Master
- Numri i postimeve : 505
PIKE : 548
Popullariteti : 1
Data e regjistrimit : 02/07/2010
Re: VITI I SKENDERBEUT (1405 - 2005)
Një kopje në Shqipëri
Me porosi të qeverisë shqiptare të Ahmet Zogut , një kopje identike e përkrenares së Skënderbeut, punuar më 1937 nga një mjeshtër i talentuar austriak, ndodhet në Muzeun Historik të Tiranës.

arber' si mendon se ishin zhduk..?!! mos je i dehur zotrote,,,,
AvaTar-Ks- Master
- Numri i postimeve : 505
PIKE : 548
Popullariteti : 1
Data e regjistrimit : 02/07/2010
Re: VITI I SKENDERBEUT (1405 - 2005)
Ky asht Gjergj Gjon Kastrioti - Skenderbeu
https://www.youtube.com/watch?v=WgPO3...elated&search=
https://www.youtube.com/watch?v=WgPO3...elated&search=
AvaTar-Ks- Master
- Numri i postimeve : 505
PIKE : 548
Popullariteti : 1
Data e regjistrimit : 02/07/2010
AvaTar-Ks- Master
- Numri i postimeve : 505
PIKE : 548
Popullariteti : 1
Data e regjistrimit : 02/07/2010
Re: VITI I SKENDERBEUT (1405 - 2005)
"Ushtria”: Sa i rëndësishëm është viti përkujtimor i 600-vjetorit të lindjes së Gjergj Kastriotit - Skënderbeut për Shqipërinë?
Për herë të fundit një konferencë e madhe shkencore për Skënderbeun është zhvilluar në vitin 1968, me rastin e 500-vjetorit të vdekjes. Ajo konferencë ka qenë e rëndësishme dhe e organizuar me një përgjegjësi shkencore të admirueshme. Por, për rrethana historike-politike, ajo ka pasur edhe kufizime e mungesa. Në këtë konferencë, bie fjala, nuk ishte e mundur që të merrnin pjesë studiues të disa shkollave të albanologjisë, si shkolla ruse, shkolla britanike dhe ajo amerikane, shkolla kroate, përfaqësues të Selisë së Shenjtë dhe të institucioneve në varësi të saj (Biblioteca Apostolica Vaticana, Archivio Segretto Vaticana). Megjithatë, në atë 500-vjetor Papa Pali VI pati shkruar një enciklikë (letër të hapur) drejtuar gjithë shqiptarëve, në të cilën ndër të tjera thuhet: “Skënderbeu është biri famëmadh i një treve që ka pasur fatin të përfshihet në hapësirën e udhëtimeve apostolike të shën Palit dhe ndoshta të marrë pikërisht prej tij për herë të parë “lajmin e mirë”, Ungjillin. Shekulli i 15-të ka qenë për kombin shqiptar një prej kohërave më të rënda dhe njëherësh më të lavdishme të historisë së tij. Qendresa e shqiptarëve gjatë një 25 vjetëve u dëshmua sa këmbëngulëse aq dhe fitimtare, në trimëri e strategji, nën udhëheqjen e kryeprijësit të tyre Gjergj Kastrioti - Skënderbeu”. Këtë letër, përveçse “Osservatorio Romano”, e pati botuar shqip edhe Koliqi, në revistën “Shêjzat”, por në atë kohë as “Shêjzat”, as radio Vatikani, nuk mund të arrinin deri tek njerëzit shqiptarë. A do të tejkalohen në këtë jubile të dytë, jubile vitlindjeje, jubile të gëzuar, mangësitë dhe kufizimet objektive të konferencës së organizuar në vitin 1968? A do të ketë sivjet një letër papnore për 600-vjetorin e lindjes së Skënderbeut? E kam të vështirë për të dhënë një përgjigje pozitive. Tani liria nuk mungon, por mungojnë disa autoritete të larta të mendimit dhe dijes. Nuk janë më në këtë jetë Aleks Buda, Eqrem Çabej, Injac Zamputi. Madje nuk jam i sigurt nëse në veprimtaritë shkencore të këtij jubileu do të marrin pjesë përfaqësues të atyre shkollave albanologjike, dikur të refuzuara, që sapo i përmenda. Ajo që mund të thuhet në mënyrë të sigurt është se sot ka shumë nisma me karakter shkencor-përkujtimor, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në botë, që do të zhvillohen e realizohen pavarësisht se çfarë do të bëjnë bashkëvendësit e Gjergj Kastriotit. Shkrimtari italian Costanzo d’Agostino, njëherësh dhe një prej biografëve bashkëkohorë të Skënderbeut, ka një vit që kryeson një “Comitato di Cultura Europea”, të krijuar pikërisht për të detyruar autoritetet e vendit të tij që “Palazzo Scanderbeg” të kthehet në funksionin që përputhet me emrin (jo muze makaronash, sikurse është tani), në nderim të 600-vjetorit të lindjes. Një konferencë jubilare shkencore ndërkombëtare do të bëhet në fund të këtij viti nën kujdesin e Prof. Dr. Italo Costante Fortino në Universitetin e Napolit, departamenti i studimeve orientale. Dr. Bjoern Andersen, albanolog danez, në bashkëpunim me Bibliotekën Mbretërore të Danimarkës dhe me shumë dijetarë nga vendet nordike, midis të cilëve dhe etnologia Minna Jensen Skafe, ka propozuar një kalendar veprimtarish shkencore që zgjat dy vjet. Në Romë një redaksi e përbërë prej Tomaso Mrkonjic (kroat) dhe dy bashkëpunëtorët e tij shqiptarë Dr. Musa Ahmeti e Msc. Etleva Lala kanë përfunduar përgatitjen për botim të vëllimit të tretë të serisë së nisur nga Milan pl. Šufflay “Acta Albaniae”, që i përgjigjet periudhës 1403-1450. Nisma të tilla, përveçse në Prishtinë e në Shkup, janë bërë të ditura dhe po presin realizimin edhe në SHBA, në Kroaci, në Greqi, në Hungari. Ky ndërkombëtarizim i veprimtarive i përgjigjet përmasës së vetë figurës së Gjergj Kastriotit. Pjesëmarrja e studiuesve të huaj, qoftë edhe në këtë formë debati, në distancë, është një akt emancipues në mendësinë shqiptare. Në kohën e sotme nuk mjafton të dëgjosh vetveten. 600-vjetori i lindjes së Gjergj Kastriotit është një rast i shkëlqyer për të dëgjuar të tjerët, duke përfshirë dhe kundërshtarët e tezave të albanologjisë vendëse. Pa pjesëmarrjen e tjetrit ky jubile nuk mund të quhet i plotë. Dija shqiptare nuk mund të bëjë përpara pa kapërcyer hendekun historik të mbylljes së syve dhe veshëve për çka thonë e shkruajnë fqinjët, grekët e serbët, po edhe turqit republikanë (jo vetëm kronikanët osmanë). Rasti i 600-vjetorit vjen si një shans për t’u dhënë mundësi studiuesve për të bërë diçka më shumë, për të përfillur edhe ato shkolla e faktorë të cilët më 1968 munguan. Shkenca duhet të mësohet të dëgjojë pikëpamjen ndryshe, vështrimin e tjetrit. Ky jubile ka rëndësi të përveçme në radhë të parë sepse përkujtohet në kushtet e një shoqërie të hapur. Prej kohës kur u organizua kjo konferencë kanë kaluar rreth 40 vjet dhe pas një periudhe kaq të gjatë vjen çasti për të rikapitulluar përfundimet e arritura në dijen shkencore në lidhje me figurën e Skënderbeut.

A ka përplasje mendimesh në lidhje me figurën e Skënderbeut?
Me sa duket diskutimi për vendin e figurës së Gjergj Kastriotit në historinë e Shqipërisë nuk do të mbyllet kurrë. Eshtë krejt normale kur këto diskutime rifillojnë për shkak të fakteve të reja që dalin në dritë në diplomatikë dhe në dokumentalistikë. Por çështja ndërlikohet kur diskutimet rifillojnë për motive joshkencore. Dihet, për shembull, që në Universitetin e Tiranës këto vite janë mbrojtur teza doktoratash që kanë në thelbin e tyre pyetjen nëse shqiptarët kanë ditur ta zgjedhin drejt figurën strumbullar rreth së cilës kanë ndërtuar kështjellën e historisë së tyre. Thënë më thjesht, për herë të parë është vënë në dyshim nëse Skënderbeu shpreh identitetin historik të shqiptarëve dhe është shtruar pyetja nëse do të kishte qenë më mirë që arbërit, dhe pas tyre shqiptarët e sotëm, të kishin zgjedhur si hero-model Ballabanin. Sipas këtyre studiuesve, të cilët së fundmi jorastësisht kanë zgjuar dhe mendimin kritik të shkrimtarit I. Kadare, nëse arbërit do të kishin parapëlqyer Ballabanin dhe Shqipëria nuk do të kishte vendosur të luftonte me osmanët, atëherë vendi ndoshta do të ishte zhvilluar më shumë dhe fati i kombit shqiptar do të kishte marrë një rrjedhë më fatlume. Sipas këtyre dijetarëve, renegati i vërtetë në historinë e Shqipërisë nuk është Ballabani, por Skënderbeu, i cili, duke iu kundërvënë oborrit sulltanor, shkeli mbi shansin e vendit të tij, të cilin perandori e kishte me sy të mirë. Ky arsyetim të çon në përfundimin kontravers se qendresa që bëri Skënderbeu ishte e dëmshme për Shqipërinë. Në fakt, teza të tilla nuk janë krejt të reja. Në mbarim të luftës antifashiste, kur u shtrua problemi i ngritjes së një monumenti për Gjergj Kastriotin, ka pasur udhëheqës politikë, madje liberalë-reformatorë, të cilët, duke iu përmbajtur “parimit të vlerësimit klasor të figurave historike”, janë shprehur se “tek e fundit Skënderbeu një bej ka qenë”. Pavarsisht se kjo tezë së jashtmi duket për të qeshur, në dije ajo duhet marrë seriozisht, sepse ky është vetëm filimi, sikurse ndodh me të gjitha tezat e dyshimta, të cilat si hap i parë mbillen në shkencë përmes figurash ndërmjet shkencës dhe politikës dhe me kalimin e kohës zënë vend serioz e qendrojnë serbes ballë për ballë. Në kushtet e lirisë së kërkimit akedemik-universitar janë hapur edhe debate të tjera, pjesa më e madhe të zonës së para-shkencës, një prej të cilëve është nëse Skënderbeu duhet të quhet hero i gjithë shqiptarëve, të krishterë e myslimanë së bashku, apo vetëm hero i të krishterëve. Sido që kjo duket absurde, fakt është se debati është zhvilluar edhe prej njerëzish të shkencës. Pak më tej këtij debati gjendet një tjetër diskutim, nëse me nocionin “arbër” duhen kuptuar gjithë shqiptarët, apo vetëm ajo pjesë e tyre që refuzoi islamizimin, që rikthen në vëmendjen e dijes çështje të karakterizimit të identitetit historik të shqiptarëve, madje edhe të një fragmentarizimi të këtij identiteti. Këto vite jashtë vendit janë botuar studime monografike që veçojnë “tre identitete shqiptare”, sipas grupimit fetar të tyre. Autorët e këtyre studimeve nuk mund të qortohen nëse vetë dijetarët shqiptarë ndahen në vlerësimin e etnonimit “arbër” dhe të rolit konvergjent të figurës së Skënderbeut. Kryezot i arbërve, ai është i pari që arriti t’i bashkojë shqiptarët në një besëlidhje. Të gjitha këto janë shqetësime për albanologjinë, por shqetësimi më i madh është ai i “shembjes së miteve”, në emër të “emancipimit të popullit”. Të gjitha vendet ish-komuniste kaluan nëpër rrugën e vështirë të “shembjes së miteve”. Por asnjë popull nuk rrënon vetveten, duke shkulur referencat e historisë, sikurse ka ndodhur me një pjesë të shqiptarëve. Nuk ka popull që të mos ketë ide-mit, apo hero-mit. Hebrejt e përballuan mbrapshtinë e fatit historik me idenë mit të “Torah”, se ata janë “populli i zgjedhur i Perëndisë”. Serbët e mbajnë veten me kurajë edhe në momentet më të vështira duke i rritur brezat me filozofinë se “ne fitojmë në luftë dhe humbim në paqe”. Rusët parvjet ia mbuluan me lule përmendoren Pushkinit deri në pikën më të lartë të saj. Por në mëmëdheun tonë është shumë më e lehtë të vësh përpara mitet dhe të ngresh mbi to emrin e rebelit. Ajo që mund të thuhet me siguri është se gjendja e dijes mbi figurën e Skënderbeut nuk është edhe aq përfundimtare. vazhdon......

vazhdim......
Rëndësinë 600-vjetorit ia shtojnë edhe burimet e reja arkivistike që Arkivi Qendror Shtetëror ka mundur të sigurojë, si dhe letërsia dokumentare burimore që vjen për herë të parë në bibliografinë albanologjike prej kërkuesve të lirë, midis të cilëve do të veçoja kolanën e prof. Kristo Frashërit, që përbëhet nga 10 vëllime, kryesisht dokumente, pjesa më e madhe e pabotuar. Tre vëllimet e parë të kësaj kolane i përkasin periudhës para se Marin Barleti të shkruante historinë e tij të jetës dhe bëma të Skënderbeut. Arkivi Qendror Shtetëror gjithashtu gjatë këtij jubileu ka siguruar për herë të parë kopje dokumentesh të rralla, thuajse nga të gjitha arkivat, bibliotekat dhe muzeumet europiane. Në fillim të këtij viti Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave iu drejtua me një manifest solidariteti të gjitha këtyre institucioneve dhe prej pjesës më të madhe të tyre kemi marrë jo vetëm informacion për dokumentet që na interesojnë, por edhe kopje të tyre, të cilat, nga pikëpamja shkencore, kanë të njëjtën vlerë si dhe origjinali. Vetëm nga arkivat spanjole bashkëpunëtorët tonë kanë siguruar rreth njëmijë fletë dokumente të mikrofilmuara që i takojnë periudhës sa Gjergj Kastrioti qe gjallë. Vetëm ky fakt ka një rëndësi të jashtëzakonshme. Pa hyrë në përmbajtjen e tyre, ne mësojmë se në kanceleritë e mbretërisë së Pirenejve emri i heroit kombëtar të shqiptarëve ishte emri i një protagonisti të historisë, që e kishte fituar përmasën e vet ndërkombëtare ende pa hyrë në librat e historisë. Qindra, për të mos thënë mijëra dokumente të një rëndësie të dorës së parë kanë ardhur nga Arkivi Sekret i Vatikanit, nga arkivat e Romës, të Napolit, të Venecias, të Firences, nga Biblioteca Laurenziana dhe Museo Correr, nga biblioteka e Grotaferrata-s, nga arkivat dhe bibliotekat kroate, hungareze, austriake. Të gjitha këto burime e dokumenta të reja, që vijnë në shërbim të shkencës jo rastësisht në këtë 600-vjetor, do të shërbejnë për të hedhur më shumë dritë në lidhje me figurën e Skënderbeut, madje do të guxoja të thoshja për të njohur anë të mbetura në hije të personalitetit të shumanshëm të kësaj figure.
A është libri “Historia e Skënderbeut”, shkruar nga Marin Barleti një panoramë e plotë dhe e qartë mbi figurën e Skënderbeut apo ka edhe ajo mangësitë e veta?
Diskutimit nuk i ka shpëtuar edhe vlera e librit monumental të Barletit, madje tani së voni ka dalë edhe një diskutim i ri, nëse Marin Barleti është vetë arbër apo një prift kronikan misionar i Perëndimit, një vizitator apostolik, një baiulus-delegat i kancelerive të shteteve të krishtera. Ata që e shtrojnë këtë pyetje përmendin faktin se në librin e tij Barleti flet për “tanët” dhe “kundërshtarët”, por ai nuk shprehet drejtpërsëdrejti nëse me “tanët” nënkupton “arbërit”, shqiptarët, apo në tekstin e tij “tanët” ka kuptimin “të krishterët”. Prej këndej ka nisur dhe diskutimi nëse Marin Barleti ishte shqiptar apo i huaj. Sa i takon veprës së Barletit, ajo është shkruajtur tërësisht në stil dhe frymë humaniste, në stilin e letërsisë heroike monumentale të Rilindjes Europiane, mbështetur në kultin e njeriut të fuqishëm, të atij lloj heroi që e ka fatin e tij në dorë, që e bën vetë fatin e tij. Për letërsinë historike të asaj kohe Skënderbeu ishte personazhi i gatshëm i përkryer. Ai mishëronte të gjitha tiparet që i duheshin një vepre të shkruar në frymën e humanizmit. Pikërisht kjo është edhe arsyeja e përmasës së jashtëzakonshme europiane dhe ndërkombëtare që mori kjo vepër me shpejtësi të paparë në Perëndim. Me veprën e Barletit për herë të parë letërsia shqiptare mori një përmasë të tillë ndërkombëtare dhe për këtë njerëzit shqiptarë duhet t’i jenë mirënjohës. Ajo vepër ishte tipike humaniste dhe Skënderbeu ishte një hero tipik humanist. Do të duhej të kalonin rreth pesë shekuj që letrat shqipe të njihnin një rikthim të suksesshëm të kësaj përmase në Europë dhe në botë, kësaj radhe me anë të veprës së I. Kadaresë. Ka pasur edhe shqiptarë të tjerë të famshëm, por në pjesën më të madhe të rasteve kanë ndritur si fenomene të një kulture të madhe, jo të trashëgimisë shpirtërore të njerëzimit. Aleksandër Moisiu, për shembull, u bë një model i kulturës gjermanike, sikurse Sami Frashëri ishte për dekada të tëra dhe mbetet edhe sot një princ i orientalistikës. Roli i Barletit në europeizimin e figurës së Skënderbeut është i padiskutueshëm. Shumë të tjerë që do të shkruanin më pas për Skënderbeun do të mbështeteshin te Barleti. Edhe Noli, në librin e tij monografik, me të cilin mbrojti titullin “doktor në shkencat historike”, përgjithësisht ndjek Barletin (ndërsa në poemën simfonike kushtuar Skënderbeut sundojnë motivet liturgjike të Ungjillit sipas Mateut). Nëse do të flisnim edhe për “dëme” që vepra e Marin Barletit mund të ketë shkaktuar, këto “dëme” do të shiheshin në faktin se një farë mënyre ai jo vetëm e dominoi dhe vazhdon ta dominojë mendimin historiografik për këtë figurë, por madje “e ngriu” atë në një performancë fikse. Europa e njeh Skënderbeun sipas imazhit që Barleti krijoi dhe këtë imazh është vështirë ta modifikosh. Për mendimin tim, “dëmi” më i madh që i ka ardhur ndërgjegjes shqiptare prej Barletit është mënyra se si është përshtatur për shkollën dhe arsimin. Grekët e vjetër kaluan prej “kultit të fuqisë” tek “kulti i mençurisë” qysh në luftën e Trojës. Fitorja e akejve arriti mbasi kishte dështuar simboli i fuqisë trupore, Akili. Atëherë i erdhi radha heroit të dijes, Odiseut, dhe Troja u pushtua. Kalimi prej heroit model të kultit të fuqisë fizike tek heroi model i kultit të mençurisë përfaqësojnë shkallë të njëpasnjëshme të progresit të mendësisë njerëzore. Tek eposi shqiptar i kreshnikëve Muji zgjedh fuqinë, por heroi i dytë, Halili, është simbol i bukurisë. Në figurën e Gjergj Kastriotit shkolla dhe arsimi kanë kërkuar dhe vazhdojnë të kërkojnë heroin që me një të luajtur të shpatës “njiqind krena i ka pre”. Në të vërtetë heroi kombëtar i shqiptarëve e arriti lavdinë e tij me zotësinë për të ndërtuar aleanca të brendshme e të jashtme, për të bërë politikë me të gjithë faktorët që mund të vinin në konvergjencë. Në romanin e tij “Kështjella” I. Kadare pikërisht këtë mendësi synoi t’u ofronte shqiptarëve. Ai shkroi romanin e “heroit të papranishëm”, romanin ku Skënderbeu nuk shihej gjëkundi të vringëllinte shpatën, dhe megjithatë arbërit arrinin të ishin fitimtarë. Ajo që i bënte ata të fitonin ishte fryma e tij përbashkuese, që ne e kemi edhe në himnin kombëtar.
Vijon nr tjetër...

...vijon nga numri i kaluar
A ekziston një Skënderbe para dhe pa Barletin?
Me burimet dokumentare që zotërohen, mund të thuhet në mënyrë të sigurt që po, ekziston një Skënderbe para dhe pa Barletin. Në koleksionin e Kristo Frashërit, sikurse përmenda, tre vëllime i përkasin periudhës para se Barleti të shkruante veprën e tij. I pari prej vëllimeve, sikurse është shprehur vetë autori, mund të mbante titullin konvencional "Skënderbeu me dorën e tij", sepse përmban korrespondencën që ka dalë nga kanceleria e prijësit të arbërve, ose fragmente letrash të cituara në ligjëratë të drejtë prej figurave të historisë politike me të cilët Gjergj Kastrioti këmbente kumte. Ky është një vëllim i pasur me të dhëna biografike dhe autobiografike për figurën e Skënderbeut. Me shumë interes janë burimet arkivistike dhe historike që vijnë nga vende tejet të largëta, ku jehona e veprës së Barletit ose mbërriti me vonesë, ose mbërriti me ndërmjetësinë e një autori apo gjuhe tjetër, sikurse janë, për shembull, burimet që i ka dhuruar arkivit tonë albanogu danez Bjoern Andersen. Dokumente të tilla, jashtë influencës së Barletit, ose me një influencë të tërthortë dhe në formë jehone të veprës së tij, janë gjetur deri në Islandë. "Skënderbeu para dhe pa Barletin" mund të ishte objekti i një konference shkencore më vete. Jo për të nënçmuar veprën e Barletit, por për të zbatuar atë parim themelor që e ka bërë historikisht të vërtetën më të vërtetë dhe që humanistët europianë në kohën e Reformës e shprehnin në sloganin "të kthehemi tek burimi". Vetë Barleti flet për "kronikat tona", pra, për burime para veprës së tij. Duke zbatuar këtë parim do të kalohej prej romantizmit në realizëm. Barleti thotë, për shembull, që kështjella e Shkodrës mori emrin Rozafa sepse ishin dy motra (apo një vëlla e një motër), Roza dhe Fa, që e themeluan. Në stilin romantik kjo është bukur e tingëllueshme. Por nëse çështja do të shtrohej në një rrafsh të kriticizmit historik, atëherë do të duhej të përfillej fakti që Shën Sergji dhe Baku, që ndërtuan qysh në fillimet e krishtërimit të ligjshëm kishën e tyre buzë Bunës, kishin si vendlindje pikërisht Rozafa-n e izraelitëve të moçëm. A mund të shpërfillet ky fakt? Kështu do të ndodhte edhe me plot çështje të tjera.
Dokumentacioni i ri në lidhje me figurën e Skënderbeut nëse konsiston?
Pjesa më e madhe e këtyre dokumenteve janë të panjohura. Një pjesë tjetër janë deri-diku të njohura, por nuk janë prekur kurrë nga shkencëtarët shqiptarë në formën e dorëshkrimit. Një pjesë e tretë janë pjesërisht të njohura, ashtu në mënyrë fragmentare dhe ndonjëherë edhe të deformuara, si i ka botuar dikush dikur jashtë Shqipërisë. Para disa ditësh kam marrë një letër nga drejtori i arkivit të Aragonës, i cili më njofton se në atë arkiv ruhen 42 dokumente origjinale që i ka shfrytëzuar e botuar Jovan Radonic më 1942 në librin e tij "Gjergj Kastrioti dhe historia e Shqipërisë në Mesjetë", mirëpo, sikurse shkruan kolegu spanjol, në librin e tij Radonic këto dokumente ose i ka shkurtuar, ose i ka interpretuar subjektivisht, ose ndoshta edhe i ka shtrembëruar. Ne do të kemi mundësinë që t'i kemi të plota këto dokumente dhe historianët do të jenë ata që do t'u japin vlerën e merituar. Vetëm pak ditë më parë ne morëm pëlqimin nga autoritetet qeveritare që të blejmë një kopje të "Statuteve të Drishtit", që janë përmbyllur në vitin 1466, kur Gjergj Kastrioti ishte gjallë. "Statutet e Drishtit" madje janë konfirmuar nga kryepeshkopi i Durrësit Pal Engjëlli, që ishte njëherësh dhe kryekancelari i Gjergj Kastriotit, i mbiquajtur në shkrimet e hershme historike "Epirus Princeps", "Epirus Victor", "Dominus Albaniae", madje edhe "Rex Albaniae". "Statutet e Drishtit", një kopje të të cilave presim që shumë shpejt të na e dërgojë Dr. Ivan Boserup, që drejton divizionin e dorëshkrimeve në Bibliotekën Mbretërore të Kopenhagës, në vitin 1971 janë botuar pjesërisht, sipas shënimeve që pati mbajtur dikur albanologu Milan Shuflaj. Por tjetër gjë është të kesh gjithë dorëshkrimin, ku ka edhe miniatura, ka edhe anëshkrime, ka edhe korrigjime dhe elementë të tjerë të kulturës së shkrimit dhe të traditës së të drejtës. Ardhja e këtij kodiku dhe studimi i tij herët a vonë do të shërbejë si shkas për një reflektim të përgjithshëm për historinë e së drejtës tradicionale në Shqipëri dhe sidomos për historinë e raporteve të së drejtës urbane me atë agrare. Vetë fakti se qytetet shqiptare edhe në vitin 1466, kur Gjergj Kastrioti pas pak vitesh do të ndahej nga jeta, vazhdonin të hartonin statute të qeverisjes së lirë, ka një domethënie të jashtëzakonshme. Ky statut është pjesë e traditës qytetare shqiptare, e cila reflektohet edhe në statutet e Tivarit, Ulqinit, Durrësit, Danjës, Krujës e Shkodrës. Këto statute janë hartuar ndërmjet shekujvet XIII - XV dhe përmbajnë fytyrën europiane të Shqipërisë, të një vendi i cili i ndërtonte marëdhëniet mbi kushtetuta qytetare. I vetmi statut i botuar në Shqipëri është ai i Shkodrës, nën kujdesin e Prof. Dr. Pëllumb Xhufi dhe të Dr. Lucia Nadin. Statuti i Danjës, që ruhet në arkivat kroate, ka mbi 550 nene dhe përfaqëson një kushtetutë më vete. Statuti i Zarës së Arbëreshëve, që është botuar latinisht e kroatisht nga studiuesit e Zagrebit, ka disa qindra faqe. Brenda tij është një histori e tërë etno-zakonore dhe kulturore për t'u zbuluar. Korrespondenca zyrtare e Gjergj Kastriotit me princërit arbër, letërkëmbimi me mbretin e Aragonës dhe të Napolit, me Selinë e Shenjtë; vulat, stemat, emblemat, marrëveshjet, kredencialet, statutet, janë dokumentet më të rëndësishme për të cilat ky jubile që po mbyllet mund të kontribuojë.
Është krijuar përshtypja se institucioni që ju drejtoni ka pasur njëfarë tërheqjeje nga veprimtaritë jubilare kushtuar këtij 600-vjetori?
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave është i pari institucion që u kujtua se viti 2005 është viti i 600-vjetorit të lindjes së Gjergj Kastriotit. Nja dy muaj na u deshën të bindim institucionet se ishte pikërisht viti 1405 viti i lindjes së heroit kombëtar të shqiptarëve. Arkivat përgatitën projekt-vendimin e Këshillit të Ministrave për shpalljen e këtij viti si vit të Gjergj Kastriotit. Këtë ide e përvetësoi i pari presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova, i cili e dekretoi pa vonesë shpalljen. Nga fillimi i këtij viti edhe qeveria e Shqipërisë e shpalli vitin 2005 vit të Skënderbeut. Duke pasur përgjegjësinë e propozuesit, ne nuk mund të tërhiqeshim. Por po ashtu na është dukur e tepërt të nxisim nisma që kanë po aq lidhje me 600-vjetorin e lindjes së Skënderbeut, sa edhe me fillimin e gjelbërimit në pranverë, shpyllëzimet dhe ripyllëzimet, shtegtimin e zogjve etj. Një jubile i tillë kthehet pas një shekulli dhe prandaj gjithçka duhet të jetë dinjitoze, ose më mirë të mos jetë fare. Figura e Gjergj Kastriotit është një qokë themelore në kapërcyell prej periudhës arbërore tek ajo shqiptare, prej Rilindjes së parë (europiane) tek e dyta (shqiptare), prandaj meriton nderet e shkallës më të lartë. Ne do të përpiqemi ta shprehim këtë nderim pa shumë fjalë me ekspozitën "Gjergj Kastrioti - figurë e Rilindjes Europiane", që do të hapet nën kujdesin e Kryeministrit në muajin nëntor.

Similar topics
» Epoka e Skënderbeut
» Shmitizimi i shmitizimit të “Skënderbeut”
» Busti i Skenderbeut në San Cosmo Albanese
» Viti 2008 rekord per AMG-ne e Mercedesit
» Disa zbulime qe nga viti 1000-2000

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi