Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Join the forum, it's quick and easy

Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.
Deqani-ks
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

BOTA MENDON SHQIP, E FLET NË DIALEKTE

Shko poshtë

BOTA MENDON SHQIP, E FLET NË DIALEKTE Empty BOTA MENDON SHQIP, E FLET NË DIALEKTE

Mesazh nga Shooter-Ks Tue Jul 13, 2010 6:36 am

BOTA MENDON SHQIP, E FLET NË DIALEKTE
Historia e botës, duket e madhe dhe është e madhe e lashtë aq sa vet bota e njeriu, kur filloi belbëzimet e para të gjuhës së parë. Por, vërtet, siç mund të spjegohet shkurtimisht, është një kohezion diturie e njohurie i shpërndarë kudo nëpër botën tonë, që ka specifikat e veta interesante të ngjashmërive linguistike, nëpër gjuhët e sotme të botës, veçanerisht, në gjuhët e grupit Kentum Perëndimor - por edhe te grupi Lindor Satem, e që neve nuk na ka ra të lexojmë e gjurmojmë thellë lashtësinë historiografike të botës, për disa arsyera:

a) Ngase Shqipja jonë, si Arbanishtja e lashtë e Ama e saj Illirishtja , e deri tek Pellgasishtja shumë e stërlashtë, aq sa vet bota e njeriu e gjuha e parë edhe kjo Shqipja jonë dihet se deritash ishte nën ndikimet e politikave të kolones së kohërave, aq të zeza e të tmerrshme, sa që edhe vet Shqipen tonë të bukur e quajten gjuhë barbare, me epitetin më të neveritshëm!

b) Ngase, pushtimet e robëritë shekullore e mbi tremijëvjeçare, vetëm këto të fundmet robëritë tona, të illirisë së vonë, që kishte një gadishuul ballkanik territor të vetin ''det e m'det - ishja zot e mbret vet'' Kaspik e Adriatik - Egje e deri tek lumi Hiller, në zemër të Gjrmanisë, ishte territori madhor illirian, që në Antikë njihet BOTA ILLIRE.

c) Ngase, këto tremijë vitet e fundit, ishin tmerri e zhbimja e plotë e një Historiografie illirike, ku prej gjith asaj perandorie botërore, prej të gjitha atyre fiseve e shteteve të mëvonshme, të shtrira, pothuaj në gjith Europen, në Apenine e deri në Pirineje dhe u zhduken të gjitha shkrimet e tekstet historike e shkencore të një bote antike illire pellgasike, nga pushtimet barbare, që poata me dhunë na pushtuan edhe vet na quajten barbarë!

d) Epoka greko-bizantine e latino-romake, vuri mbulesë të fortë, kapak të hekurt mbi një historiografi illire, duke përvehtësuar e falsifikuar gjith arsenalin historik e shkencor illirik të antikes e Antikuitit të hershëm - u shtrinë mbi gjuhën e kulturen illiro-pellgasike. Nuk ka askush pse të preket a dëshprohet, apo të vuaj në vete, se realiteti historik është ky dhe një ditë e një kohë, do të dihet e vërteta historike e jovetëm terriotit historiko-linguistik europian, poer edhe më gjërë, tej Mesdheut antik e deri tek THOTI SKIPE tash e 12 mijë vjet ma parë.

e) Nisur nga faktet historike, mbetja e gjith asaj perandorie të lashtë Hillirike, të një bote të tërë të atëhershme, aq sa ishte e shtrirë gjuha e kultura njerëzore trekontinentale azio-afriko-europiane - jemi vetëm na shqiptarët ballkanik, të copëtuar ideologjikisht, politikisht, e shpirtërisht, nëpër pesë shtete ballkanike, që nga neve pritet shpëtimi i një gjuhë e kulture e historiografike antike të një bote të lashtë.

f) Po si rrodhi koha e studimeve e diturive shqiptare derisot, pas pushtieve turke, bizantine, romake, sllave e deri tek pushtimet edhe egjyptase mbi tokat tona qe nga Remziu III, ku sot toka e gjuha e kultura jonë është plot shenja, të mos themi plot njolla e gjurmë pushtuese, sepse ishin pushtime afatgjata shekullore, ku kur mendon shqiptari ynë sot - kah kemi ra - mirë jemi nda, e befasi është si ka mundur ky popull shqiptar të mbijetojë sot pas gjith atyre robërive shfarosëse, ku asnjë popull e fis tjetër illirian, nuk mundi të iu përballojë, por u zhduken, u asimiluan, u tjetërsuan me gjuhë e kultura të pushtuesve, që sot shohim shtete illirike, të shndërruara në gjuhë e kultura sllave, të tëhuajsuar, deri tek edhe armiqësia, me popullin shqiptar, që askujt nuk i bëri asnjë dëm historik - vetëm vetvetes së tij, deri me këto vitet e fundshekullit 20., e fillet e shek. 21.

g) Studimet shqiptare albanistike të derisotme u bënë më shumë nga të huajt dietarë e shkencëtarë, filolog e linguist, e deri tek edhe disa vizitorë të thjeshtë, të cilët na lanë edhe vet dokumentet e para të shkrimit shqip... Kjo lshtë skandaloze, ku sot nuk gjindet asnjë shkrim as libër as faqe e shkruar illirishte e pastër, por vetëm si tjetërsime linguistike në greqishten e lashtë e latinishten. Ku a kah shkoi gjith ajo gjuhë, kulturë, shkencë e historiografi e perandorisë illire? Si ta lëshoi toka humbi një gjuhë e histori illire! Po si foli Hyllius 1250 PK, Bardhylli, Agroni, Theuta, Gentsi e tjerët para e pas tyre në historinë e botës - vetëm Shqip-arbanisht-illirisht folen e shkruan mbretëri të tëra illire.

h) Historia e botës është krejt e lidhur në hallka linguistike e shkencore, si një qafore e artë, por e këputur epokave historike dhe ato hallka të këputura, dikush duhet të gjejë e t'i lidhi përsëri - sepse kështu mbetet prore e errtë e pakuptim vet Historia e Botës! E kush mund t'i gjejë e t'i lidhii ato hallka historike të këputura nga antikuiti e antika botërore? UdhA ËSHTË E HAPUR PËR TË GJITHË! por, një dihet se përderisa 'Hetimi i kultit te Osiride (egjipt) ka nxjerr ne pah ngjarje qe lidhin 4 anet e botës me këtë personazh, kulti i te cilit nis 4 mijë vjet me pare dhe i ka fillesat ne Abido 2300 B.C.

Emri i këtij zoti vjen nga emri i zotit arjan Asari i njohur ndryshe edhe si Asar, (rrjedh nga gjuha fenikase Asir dhe nga gjuha scandinave Aser qe do të thot ASA banues i ASAR= azia antike).

ASAR= Osiride është heroi i një drame qe zhvillohet ne 1 ishull, ku dhe do kryqezohet dhe coptohet fizikisht nga i vellai SET=Tifon.
Zeusi (x greket antik)=Giove (x romanet) lufton me Tifonin (Typhon) 1 gjarper mbi malin Casio= (Sinai i sotëm).

Për Ittiti, Hurriti e Sumeret bëhet fjale x zotin e “gjemimit” Teshub qe luftoi tundra gjarperit Yanka '' e deri tek zotat egjyptas, qe nga zoti RA - AMON_RA, mund të spjegohet shqip, RA DIELLI - DIELLI RA, që vetëm shqip pushon kuptimi i foljes RA, me ra - për të rënë, ku shihet nga shkrimi 'Amon-Ra ishte zoti i diellit, kryesori i Egjiptit, biri i PTAH krijuesit, qe kishte ngritur e bonifikuar tokat pas permbytjes se madhe, dhe kishte ardhur ne Egjipt nga toka te tjera te largëta (Crom?).
Ptah iu shfaq mbretit Menfi me karron qiellore dhe i urdhëroi clebrimin e pervjetorit te mreterise se tij "për 6 here 100 mijë vjet".

Për Greket ishte Hephaistos qe me pas iu bashkangjit Sokaris (zot i te vdekurve) i perfiguruar me koken e skifterit. Perendesha me e rëndësishme ishte Hator, e ardhur nga Atfih, periguruar me brire lope midis te cileve qëndronte dielli ne perëndim. Ishte rivale me Mut qe kishte kokë luani, e adhuruar ne Tebe, perendeshe e luftës dhe bashkeshorte e Amun. Perendeshe tjetër e luftës ishte Sachmet, edhe ajo me kokë luani, perendeshe e Menfi qe nxirrte zjarr mbi armiqtë. Demi ishte i adhuruar ne Eliopoli i njohur si Mnevis, i quajtur ndryshe nga Egjiptianet "ON".

Mbret dhe zot i qytetit ishte Harachte, me kokë skifteri i perfiguruar nga disku diellor me krahe, por me shumë i njohur si Horus ose Horo (bir i Osiriede dhe Iside i quajtur "mjek i shtepise se RA").
RA, dielli, drita e krijuar nga Atum (hynija me antike kozmike) qe u ul mbi 1 grumbull dheu nga ai vet nxjerr nga uji ( e famshmja koder primordiale) për ti dhënë drite botës.
U perzie me RA duke i dhënë jetë RA-ATUM (simbol i jetës dhe i shpetimit), mori shembelltyrat e 1 zogu Bennu dhe fluturoi mbi Benben.''

Poashtu, duke u lidhur historikisht sipas shprehjes linguistike, nga spjegimet shqipe të zotave egjyptian e deri tek spjegime linguistike në Pirineje e tej epokave historike, ashtu sikur shprehet Rigelsi, janë hallka historike edhe shumë ma të hershme, që kalojnë mbi 15 mijë vite '' po ashtu kohet e fundit flitet per nje qytet qe eshte permbytur nga deti mesdhe.ai qytet quhet atlas qe d.m.th. ati i lashte.thuhet qe kane pas jetuar shqiptare dhe pas nje termet tektonik ne gjilbratar u permbyt nga ujerat e oqeanit atlantik. Keshtu qe shqiptaret u perhapen ne te tere brigjet e mesdheut.p.sh.ne spanje eshte populli i baskeve.ne gjuhen e tyre "escuera" ne shqip d.m.th. "e shkuara". Shumica e fiseve sshqiptare rane ne hasmeri me njei-tjtren keshtu qe pas permbytjes ata u larguan nga njeri-tjetri.kjo beri qe te ndryshoje gjuha zakoni etj. Per iliret di qe kane qene nje popull guximtar luftarak dhe me besim ne shume perendi. Ne Kroaci eshte gjetur nje si shpelle nen toke dhe brenda saj gjendej nje statuje e nje gruaje.kroatet thone qe eshte nje si perendi qe ata qe kane pas jetuar ne kete toke i kane pas besuar. Po ashtu kam lexuar dhe nje artikull tjeter ku thuhej qe ne kohen kur iliret u dynden per me poshte ballkanit nje pjese e tyre udhetoi per ne apenine ne italine e sotme.emri i ketij fisi quhej "etrusk"qe mendohet qe te kene qene "tosket" e sotem.besoj se kaq jane te mjaftueshme per te thene qe shqiptari ka nje te kaluar te madhe.jane nga popujt me te hershem.Thuhet qe kane pas jetuar qe 15.000 para lindjes se krishtit. Kjo nuk eshte pak,por ne shumicen e rasteve keto gjera qe nuk i dine te tere shqiptaret jane punime te te huajve.Shume pak shqiptare punojne per kete çeshtje.shqiptaret duhet te interesohen me shume per te kaluaren e tyre.sepse popujt e tjere i vetesojne gjerat qe i perkasin atyre.''

Shqipja ka fatin e madh të spjegoj historinë e botës dhe të dokumentoj vërtetësisht, se njëmend BOTA MENDON SHQIP, E FLET NË DIALEKTE!
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi