Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Join the forum, it's quick and easy

Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.
Deqani-ks
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lirita flet për zhgënjimin që i solli Big Brother

Shko poshtë

Lirita flet për zhgënjimin që i solli Big Brother Empty Lirita flet për zhgënjimin që i solli Big Brother

Mesazh nga No.i.d Wed Jul 14, 2010 10:44 am

Lirita Halili është e para që deklaron hapur zhgënjimin nga "Big Brother". Përveçse kam humbur kohë, thotë ajo, nuk kam përfituar asgjë tjetër nga ai shou televiziv që vajza kosovare e quan vetëm një skenar të paramenduar.
Ka rënë në sy gjatë kohës së qëndrimit në atë shtëpi për batutën goditëse dhe herë-herë të pakapshme, gjë që e ka bërë tërheqëse dhe të dashur për shikuesit. Por ajo që habiti jo vetëm atë, por edhe dashamirësit e saj, ishte fakti që doli më shpejt nga sa mund të mendohej nga gara për fitimin e 70 mijë eurove.

Ajo që e ka bërë më tepër pesimiste nga kjo pjesëmarrje është zhgënjimi për mosmbajtjen e premtimeve, duke rrëfyer që përveç 120 euro të konvertuara në një orë dore, nuk ka marrë asgjë tjetër nga "BB2".

Ndërsa Lirita ka guximin të dalë hapur dhe të shprehë gjithë këto pakënaqësi, shumë të tjerë që kanë qenë pjesë e këtij reality nuk kanë mundur ta bëjnë, për arsye që vetëm ata i dinë. Megjithëse kjo gjë i ka shërbyer për diçka 23-vjeçares, është e lumtur se ka njohur miq të rinj dhe po nëpërmjet këtyre njohjeve, pushimet e saj këtë vit kanë qenë pranë bregdeti Jon, së bashku më të dashurin e saj, Atdhetarin.

Në këtë intervistë, ajo rrëfen hapur të gjitha "brengat" saj për "Big Brother"-in dhe gjithçka për jetën e saj private. Dashurinë që lindi para së të hynte në atë shtëpi dhe u forcua më tepër pas daljes nga ajo.
Kanë kaluar disa muaj nga mbarimi i "Big Brother"-it, çfarë ka ndryshuar tek Lirita tani?
Të them të drejtën, tek unë nuk ka ndryshuar asgjë, përpos që njerëzit më njohin dhe e dinë emrin tim. Të tjerat kanë mbetur ashtu siç kanë qenë gjithmonë, gjëra rutinë...
Fakti që tashmë je më e njohur, të bezdis apo ndihesh mirë?
Jo, përkundrazi...më pëlqejnë reagimet e njerëzve dhe komentet e tyre nga më të ndryshmet...më pëlqen biseda me ata dhe komplimentet e kritikat që më bëjnë.
Çfarë të mirash pozitive dhe negative të solli hyrja në atë shtëpi?
Pozitive më solli prezantimin tim, të një vajze të thjeshtë nga kryeqyteti, e cila e ndau kulturën e saj me banorët nga viset shqiptare; negative nuk solli asgjë se jam optimiste, që do të thotë, i mora gjërat larg zemrës...
Gjatë kohës së qëndrimit brenda në shtëpi, bëre ndonjë gabim që u pendove më pas kur dole jashtë?
Jo, edhe nëse ka pas, ajo pjesë ka kaluar dhe e kam nga karakteri që nuk di të pendohem për asgjë të kaluar, vetëm mundohem t'i përmirësoj. E vetmja gjë që jam penduar është që mora pjesë në atë show.
Pati reagime për daljen tënde pak më herët nga çmendohej nga shtëpia, ti si e komenton këtë?
Jo reagime, por shumë reagime, forume në "Facebook" dhe në gjithë rrjetin në internet, reagime nga njerëzit në rrugë. Reagimi i parë ka qenë nga shoferi natën që dola, kur më pa, u habit.
Je shprehur shpesh që, edhe sikur të më luten për t'u futur edhe një herë në "BB", nuk do pranoje. Pse je zhgënjyer kaq shumë?
Dhe do vazhdoj të shprehem. A do rrije t'i në punë sikur të punoje pa lekë? Sa e di unë, Nëna Tereza ka kohë që ka vdekur, të rri unë për një orë në vlerë prej 120 euro, një muaj e gjysmë dhe t'i humb afatet e provimit që deri tani do isha e diplomuar... Thjesht jam tip i drejtë dhe e dua drejtësinë. Megjithatë, është një Zot lart që i di të gjitha se me të fortin nuk balancohem unë një person, në një milion.
Këto kohë je ndjerë ndopak e "lënë pas dore" pasi ti, ndoshta ishe e vetmja që nuk more asgjë nga ky event, dhurata e kam fjalën?
Nuk jam unë e vetmja...pyesni të tjerët çfarë kanë marrë (nëse tregojnë të vërtetën) le t'i shohim me vepra. Kot lexohen intervistat, edhe unë tani mund të shkruaj referat me dëshirat që kam, por që nuk i kam.
Je penduar që u fute në "Big Brother"?
PO, është përgjigje e padiskutueshme dhe me shkronja të mëdha.
Cilët nga banorët që jetuan më ty për disa javë në atë shtëpi, janë sot miqtë e tu?
Të gjithë i kam miq...me të gjithë flas në internet dhe kam një muhabet shumë të mirë. Nuk ia vlen të prishësh shoqërinë me disa miq që ke jetuar me ta për 50 ditë për një skenar...
Për çfarë skenari e keni fjalën?
Vetëm kaq mund të them dhe jam e bindur që të gjithë e kuptojmë se për çfarë po flas. Edhe diçka, për të qenë një gjë e besueshme duhen fakte, apo jo? Pse asnjëherë nuk kanë dalë statistikat e votave në ekran të shënuara me detaje. Po ka dalë vetëm përqindja, të cilën mund ta nxjerr edhe unë sipas dëshirës, edhe pse nuk di matematikë shumë mirë.
Çfarë mendon kur pjesa tjetër e ish-banorëve, ftohen në emisione të ndryshme dhe angazhohen në TV, ndërsa ti jo?
Ah sikur të manipulohesha nga dikush tjetër...të bënin ç'të donin me mua, do kisha mbetur më shumë brenda dhe do isha shumë më e kërkuar për publikun.
Kemi mësuar që ke studiuar për komunikim masiv, çfarë të shtyu të zgjidhje këtë degë?
Gjithmonë më ka pëlqyer oratoria, jam shumë feministe dhe dua të shoh shumë femra që janë gazetare të zonjat dhe që bëjnë diçka për informimin e popullit.
Ka qenë dëshira jote që në fëmijëri, apo ka ardhur më vonë me kalimin e viteve?
Jo, kam dëshirë akoma që të bëhem piktore, në klip i keni parë pikturat e mia ndoshta. E adhuroj pikturën, kur pikturoj i kam momentet e mia më të mira të jetës...por gazetarinë e zgjodha, sepse ka perspektive, piktura do të lërë gjurmë, sepse çdo piktor, kur ka vdekur është bërë i njohur...mbase do ndodhë edhe me mua po e njëjta gjë.
E pe "Big Brother"-in si një trampolinë për t'u bërë e njohur dhe për të ndihmuar t'i futeshe botës së televizionit?
Jo, ka qenë dëshirë e motrës komplet për t'u futur unë aty, nuk ka pas lidhje me famën. Kam besim në vete se mund të futem pa ndihmën e askujt në botën e medias.
Gjatë kësaj kohe, ke pasur ndonjë ofertë konkrete për t'u angazhuar në media?
Po, jam duke e përgatitur një emision timin në një radio këtu në Prishtinë, që nuk ka lidhje fare me periudhën e kaluar në "BB2". Këtë e kam ofertë të profesorit tim dhe të fakultetit ku unë kam studiuar.
Tashmë keni një lidhje dashurie të bërë publike, kur ka lindur kjo ndjenjë me të dashurin tuaj, na tregoni pak për fillimet e saj?
Pa hyrë në "burg" jam njohur me të, por si lidhje, në fillim nuk ka qenë e fortë, megjithatë, i kemi dhënë besën njeri-tjetrit që sapo të dal nga ai vend, do jemi bashkë, dhe ja ku jemi sot...të lumtur.
Çfarë ndodhi pas "Big Brother"-it me këtë lidhje, duket se u forcua më shumë apo jo, pse?
Premtimi i dhënë nga ana ime dhe tij e bëri më të fortë lidhjen tonë, besnikëria ime dhe e tij po ashtu dhe përshtatshmëria e tipit tim me tipin e tij, këto janë disa elemente që kjo dashuria jonë sa po vjen po bëhet më e madhe...dhe shpresoj të jem në faqen e gazetës suaj edhe me fustanin e nusërisë kurdo që të ndodhë kjo...
Si ishte kjo verë për ty, për sa u përket pushimeve, ku i kaluat ato?
Ishte verë e paharrueshme, pushimi ishte intim vetëm unë dhe i dashuri im. Kam qenë tek Qetsori në Orikum, vendi i përshtatshëm për një relaksim me një person që e do në krahë.
Si është një ditë e jotja normale, si fillon dhe si mbaron ajo?
Zgjohem zakonisht në orën 09:00 apo 10:00 maksimumi, i ndihmoj nënës për punët që ka, jam adhuruese e filmave që transmetohen në "Junior tv", të cilët i përcjell çdo ditë, po merrem edhe me përgatitjen e emisionit që kësmet do filloj në tetor. Mbrëmjen e kam të rezervuar për Atdhetarin (kështu quhet i dashuri im) dhe për shoqërinë time.
Cila është ajo gjë për të cilën je penduar më shumë?
E keni përgjigjen pak më lart...
Mund të na rrëfeni cila është dita juaj më e lumtur?
Më 20 shtator e festova datëlindjen dhe daljet e mia kanë qenë të shpeshta këto ditë, sepse organizova një festë të vogël për shoqërinë time të ngushtë, e cila pa plan zgjati 3 ditë me radhë. Kam kaluar në mënyrën më perfekte...besoj që kurrë nuk do ta harroj atë ditë dhe është për të mos u harruar.
Cila është dhurata më e bukur që keni marrë kohët e fundit?
Për datëlindje mora një palë këpucë dhe një bluzë nga i dashuri im, ishin tamam të shijes sime, por më bëri dhuratë edhe një komplet me karfica barbi...ndoshta kjo është edhe paralajmërim për ndonjë gjë të re, ku i dihet, (qesh) po mendoj nga ana e tij.
Kemi vënë re gjatë "BB"-së, se ishe një tip plot batuta, por rrallë shpreheshe, pse kishe një lloj rezervimi në pamje të parë?
Ka qenë në transmetim dikush tjetër ndoshta kur unë kam folur, kam qeshur dhe kam thënë batuta, që kanë qenë shumë të shpeshta, të mos themi të përditshme. Po them këtë, se kur dola, kur i pashë disqet që m'i bëri dhuratë një fans i imi, çuditërisht unë isha 10 minuta në ditë në transmetim e mos të flasim për përmbledhjen e ditës, një herë në javë dhe në momentet e vështira psikike që kanë qenë ishin transmetuar...ishte tjetër kush që kishte zënë vend në ekran pa ndërprerë.
Cila është ajo gjë, apo ai fenomen social që të shqetëson më shumë në shoqërinë tonë?
Është papunësia e popullatës në masë të madhe e sidomos të rinjve. E dini që prej pas luftës është rritur edhe numri i vetëvrasjeve për këtë arsye në Kosovë? Kjo më brengos shumë si qytetare e këtij shteti të ri që është në tranzicion, e pushtetarët e të cilit akoma nuk janë ngopur për vete.
E ke menduar ndonjëherë të lësh Kosovën dhe të shkosh të jetosh në një shtet tjetër?
Nuk do e bëja asnjëherë në botë, edhe sikur të vdes urie, edhe sikur të na shkelnin të gjitha shtetet...të na injoronin siç e kanë bërë. Jam kosovare, mburrem me këtë, unë jam penduar që e kam lëshuar edhe për një muaj e gjysmë sa isha atje e lëre ta lëshoj për të jetuar në ndonjë shtet tjetër, as që bëhet fjalë.
No.i.d
No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 31

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi