Genta flet për Milotin
Faqja 1 e 1
Genta flet për Milotin
Gjatë një interviste për mediat kosovare, Genta Ismajli duke folur për ndarjen nga Miloti, me të cilin bashkëjetoi gjashtë vjet, ka pohuar ta ketë takuar atë më pastaj, disa herë edhe rastësisht.
“Jemi përshëndetur dhe asgjë më shumë”, ka thënë Genta. Ajo ka mohuar të ketë pasur telefonata apo mesazhe prej tij që nga ndarja, ndërsa ka theksuar se Miloti ka folur vetëm fjalë të mira për të.
“Nuk besoj se do të thotë ndonjëherë fjalë të këqija për mua”, ka shtuar këngëtarja.
E pyetur nëse ka bërë më shumë emër ajo në krah të Milotit apo ai në krahun e saj, Genta është përgjigjur.
“Kemi qenë bashkë në çdo kohë dhe e kemi ndihmuar njëri tjetrin, prandaj nuk më pëlqen të bëj krahasime të tilla”, është shprehur Genta. Genta ka treguar se aktualisht nuk është duke u takuar me asnjë djalë.
Këngëtarja po ashtu ka treguar se përkohësisht është duke banuar me qira në Kosovë, ndërsa është duke ndërtuar shtëpi në lagjen “Marigona”.
No.i.d- Legjend
- Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 31
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi