Gjuha shqipe në Maqedoni
Faqja 1 e 1
Gjuha shqipe në Maqedoni
Gjuha shqipe në Maqedoni
Trajtimi i gjuhës është element i rëndësishëm në sjelljen e një shteti karshi një bashkësie si tërësi. Shteti nuk duhet parë një gjuhe të cilën e përdorin qytetarët si të dëmshme, përkundrazi përdorimi i gjuhës amtare e bën një shtetas krenar dhe me identitet. Në shumicën e demokracive jo vetëm perëndimore shteti si institucion mundohet qe me anë të përdorimit të gjuhës së afërt me qytetarin të komunikoj me të dhe të dëgjoj shqetësimet e tij. Gjuha veç tjerash ndihmon në integrim duke treguar se shteti u takon të gjithë dhe nuk duhet ndjerë të huaj në të.
Ka shumë shembuj që mund të merren dhe të shërbejnë si krahasues, në Belgjikë gjermanishtja është zyrtare ndonëse e flasin vetëm 2% sikur në Zelandën e Re gjuha e maorëve që përbëjnë rreth 15%, në Kosovë gjuhë zyrtare krahas shqipes është edhe serbishtja me 5%.
Shqiptarët në Republikë e Maqedonisë sipas regjistrimit zyrtar të popullsisë të mbajtur në vitin 2002 përbëjnë 25.17% të popullsisë 2 milionëshe të vendit. Që do të thotë se mbi ¼ e popullsisë flasin dhe kanë shqipen si gjuhë amtare.
Ndër shkaqet që shpien deri tek kryengritja e armatosur e vitit 2001 veç pozitës së përgjithshme të shqiptarëve brenda Maqedonisë ishte edhe pozita dhe trajtimi i gjuhës shqipe. Deri atëherë gjuha shqipe ishte në përdorim zyrtar të kufizuar vetëm në komuna ku shqiptarët kishin një lloj të pushtetit lokal deri diku efektiv ngase ua mundësonin votat. Në pjesën tjetër të vendit përfshirë edhe qytete të mëdha të banuara me shqiptarë si Shkupi apo Kumanova gjuha shqipe nuk ishte e lejuar në përdorim zyrtar duke krijuar vetvetiu një boshllëk në marrëdhëniet e qytetarëve me shtetin.
Marrëveshja e Ohrit që i dha fund kryengritjes pati një fokus të veçantë tek pozita zyrtare e gjuhës shqipe, ndonëse për palën maqedonase ishte humbje krenarie që gjuha shqipe të përmendet si gjuhë zyrtare, mediatorët e jashtëm shpikën një zgjidhje solomoniane sipas së cilës gjuhë zyrtare është edhe gjuha e cila flitet nga së paku 20% të banorëve duke shmangur përmendjen e drejtpërdrejtë të termit gjuhë shqipe. Të vetëdijshëm për numrin e shqiptarëve pala shqiptare u pajtua. Megjithatë vet statusi i gjuhës zyrtare të dytë mbet të precizohet me ligj ndërkaq marrëveshja përmendi vetëm disa detaje në vija të trasha.
Ndërkohë do të kalojnë shtatë vite të plota deri sa Kuvendi i Maqedonisë të aprovoj ligjin mbi gjuhët. Gjatë këtyre viteve (2001 – 2008) përdorimi i gjuhës shqipe lejohej vetëm në ato segmente të cilat ishin shkruar në tekstin e Marrëveshjes duke mos lejuar por nganjëherë edhe lejuar manovrime nga ana e shtetit. Pa ligj, gjuha shqipe përpiqej të krijonte hapësirën e saj, deputetët shqiptarë mund të flisnin nga foltorja në gjuhën e tyre por jo edhe të udhëhiqnin komisionet në shqip, organet e pushtetit lokal atje ku shqiptarët janë shumicë e përdorën si zyrtare por ishte i paqartë dhe konfuz përdorimi në njësi regjionale të qeverisë si MPB-ja apo gjykatat, polici shqiptar morri guximin ti drejtohet qytetarit në gjuhën e tij por jo edhe të guxoj të shkruaj në raporte zyrtare, filluan të lëshohen dokumente personale ku për shqiptarët të dhënat veç maqedonishtes shkruheshin edhe në shqip dhe kjo së paku në aspektin praktik përmirësoi një deformim tradicional dhe ofendues të emrave që përmbanin shkronja që i mungojnë maqedonishtes (shembull y apo ë).
Ndonëse marrëveshja e Ohrit obligonte shtetin, sërish me obstruksione përdorimi zyrtar nuk u zbatua në komuna ku shqiptarët përbënin 20% të banorëve siç është rasti i Krushevës kështu që për shqiptarët, marrëveshja e Ohrit nuk u jetësua në përditshmërinë e tyre.
Sot, në Maqedoni është në fuqi ligji që zyrtarisht quhet “Ligji mbi përdorimin e gjuhës të cilën e flasin së paku 20% e qytetarëve”, emër shumë i komplikuar që vetvetiu flet për komplikimin e përdorimit të gjuhës shqipe, jo vetëm lejimit të saj të kufizuar por edhe të sanksionimit të saj. Parlamenti e miratoi atë gusht të vitit 2008 dhe atë për të dytën herë pasi që njëherë presidenti refuzoi ta dekretoj duke e përdorur si mjet në konfliktin e tij me qeverinë.
Ligji i ri bëri ca hapa tutje por kufizimet vazhdojnë të zënë frymën, mund të përmenden zyrtarizimi më tej i gjuhës shqipe aty ku shqiptarët përbëjnë së paku 20 përqind të popullsisë, mundësia që qytetari shqiptar mund të shkruaj letra e ti dërgoj ankesa në shqip organeve shtetërore; apo fakti që librat amëz do të jenë shqip në ato komuna ku plotësohet “kriteri” i 20 përqindëshit.
Gjithashtu lejohet përdorim më i zgjeruar në Parlament, por po i ra hise një shqiptari të drejtoj seance parlamentare ai mund ta bën këtë vetëm në maqedonishte. Dokumentet zyrtare të Kuvendit gjithashtu shtypen edhe në gjuhën shqipe. Lexuesi i këtij artikulli mund të hyj në faqen zyrtare të Kuvendit të Maqedonisë dhe të bindet nëse ka sinqeritet sa i përket kësaj pjese të ligjit, punuesit e faqes patën kohë për gjuhën angleze por jo edhe për gjuhën shqipe.
Sa për të vulosur ironinë e trajtimit, qytetari shqiptar do të ketë të drejtën që të përdor gjuhën e tij po i doli punë me një polic apo gjykatës, kuptohet sërish të mos harrojmë 20 përqindëshin.
Pra, sot një shqiptar në Maqedoni mund të përdor gjuhën e tij në shumë segmente të jetës zyrtare, por nëse ky shqiptar rastësisht jeton diku ku populli i tij nuk është shumicë apo nuk është më shumë se 20 përqind atëherë do të kënaqet duke lexuar emrin e tij të shkruar në origjinale në dokumentet personale të identifikimit, pak gjëra më tepër i lejohen. Sikur që nuk i lejohen as ministrit shqiptar të flet zyrtarisht në shqip, e as oficerit në ushtri.
Përkundër faktit se një nen kyç i marrëveshjes së Ohrit të sponsorizuar nga bashkësia ndërkombëtare, thotë që gjuhë zyrtare në Maqedoni është edhe gjuha të cilën e flasin së paku 20% të popullsisë, në realitet ashtu siç edhe parasheh ligji, Maqedonia ka një gjuhë zyrtare në nivel qendror.
Gjuha shqipe ka tani një përdorim çfarë e ka, por ajo në Kushtetutën e Maqedonisë dhe në vet ligjin mbi përdorimin e saj, mbetet gjuha e vetme në botë e cila nuk ka emër. Pozitën e saj vazhdon ta determinojë një shifër matematikore e cila prej vitit në vit mund të luhatë duke ofruar shpresë se ky ligj mund të mos jetë i fundit.
Është në interes të Republikës së Maqedonisë dhe jo vetëm të shqiptarëve që gjuha shqipe të trajtohet si gjuhë zyrtare e vendit pa kufizimet numerike e gjeografike që i japin vetë ligjit karakter eksperimental dhe shpesh jopraktik. Një trajtim adekuatë do të reflektonte karakterin qytetar dhe shumetnik për të cilin flet kushtetuta në fuqi. Përveç që do të ndihmonte në integrimin dhe akomodimin institucional të shqiptarëve, me këtë përfundimisht vendi do ti jepte fund tensioneve etnike në ajër të cilat më së miri u pasqyruan në natën e vitit të ri 2009 ku për dallim nga kryeqytet tjera në Shkup u kremtua ndaras në dy sheshe.

Similar topics
» Mbi te gjitha deshmite qendron gjuha ! Gjuha shqipe !
» Gjuha-Shqipe...!
» Për ju që shkruani bukur gjuhën shqipe
» Gjuha Shqipe, borxhi që u kemi fëmijëve
» 100 vjet alfabet shqip, Berisha e Thaci sot në Maqedoni

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi