GILI: Puthja e parë... 17 vjeçe
Faqja 1 e 1
GILI: Puthja e parë... 17 vjeçe
Për herë të parë, burrin tim të ardhshëm, e takova në korin e qytetit dhe ishte nga ata djelmoshat e rrallë me flokë të gjatë e sy të kaltër. Ishte solist i korit, i binte nga pak pianos dhe këndonte edhe në gjuhën angleze, pra ishte një djalë si unë e kisha ëndërruar. Fati deshi që të takoheshim përsëri në shkollën e mesme të mjekësisë dhe nga atëherë më nuk u ndamë. Ndoshta urtësia ime më dalloi nga shoqet tij të shumta që i viheshin pas.
Janë takuar që adoleshentë bashkë. Ishin 17 vjeç kur dhanë puthjen e parë dhe tashmë pas kaq vitesh, jetojnë martesën e lumtur. Dashuria është motivi i të dyve, dhe familja njëkohësisht është mbretëria larg skenës. Gili, (Fevzije Berani) këngëtarja e njohur nga Kosova, sot është nëna e dy djemve të rritur, Robrtit 18 -vjeçar dhe Redonit 10 -vjeçar. Është bashkëshortja e përkushtuar, ndaj tekstshkruesit të këngëve të saj, Ilir Berani e njëkohësisht është artistja që preferon të jetë gjithnjë me këmbët në tokë.
“Fëmijët e mi nuk dinë se sa të suksesshëm jemi ne prindërit e tyre. Madje çuditen kur njerëzit e mirë na bëjnë favore...”, tregon ajo. Këto dhe të tjera detaje nga jeta dhe familja e Gilit, i lexoni në intervistë me shtojcën “Unë gruaja”.

No.i.d- Legjend
- Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 31
Re: GILI: Puthja e parë... 17 vjeçe
Nëse riktheheni pas në kohë dhe kujtoni rininë tuaj. Si ka qenë ajo...Si ka qenë Gili fëmijë, kur nisi të këndonte për të parën herë, kush e zbuloi talentin tuaj?
Nëna më thoshte se jam më e urta e fëmijëve. Kam kënduar në korin e shkollës dhe atë të qytetit në kohën kur kriteret ishin shumë të larta dhe kur në garë kishim të gjitha qytetet e ish- Jugosllavisë. Përvoja e fituar më ka profesionalizuar në këtë lëmë. Si e rritur kam kënduar në trion “Rona” me të cilën kam sjellë rrymat e reja të pop muzikës në Kosovë prej l985. Si soliste fillova me l993 dhe që atëherë kam punuar shumë këngë, recitale, festivale, klipe...
Cila është rruga që keni bërë deri në ngjitjen në skenën e vërtetë?
Debutimi im ishte në skenën e madhe të Akordeve të Kosovës me orkestrën e madhe simfonike si l8 -vjeçare në garë me emrat më të mëdhenj të muzikës zbavitëse. Kam performuar në skenat më të mëdha të festivale gjithandej që më kanë nderuar dhe frymëzuar me artin e tyre. Kam krijuar profilin tim artistik me një numër të madh të fansave, me të cilët bashkëjetojnë këngët e mia për dy dekada.
Mendoni se i keni realizuar planet tuaja? A keni bërë pikërisht atë që keni dashur dhe ashtu si e keni dashur?
Unë kam një karrierë të ndërtuar sipas qejfit tim. Momenti nkur unë kam kulmuar në muzikë ishte shumë i favorshëm për një këngëtare. Është vetëm vendimi im që të mos këndoj në dasma e ahengje. Ishte vendimi im të prezantohem në festivale e nëpër koncerte solistike me orkestër e trupë baleti vetjake. Ishte vendimi im, eleganca e jo zhveshja skenike etj. Kam shërbyer si shembull i drejtë për një këngëtare të re dhe nuk i kam kontribuar shthurjes banale të skenës muzikore sot. Komercialja në kufi të artit ishte motoja ime gjatë gjithë këtyre viteve.
Kur jeni njohur me Ilirin. Rikthehuni në kujtime. Ku jeni njohur, kur dhe si jeni njohur? Ç’gjë e veçantë ju tërhoqi prej tij dhe ç’gjë të veçantë pa ai tek ju?
Për herë të parë e takova në korin e qytetit dhe ishte nga ata djelmoshat e rrallë me flokë të gjatë e sy të kaltër. Ishte solist i korit, i binte nga pak pianos dhe këndonte edhe në gjuhën angleze, pra ishte një djalë si unë e kisha ëndërruar. Fati deshi që të takoheshim përsëri në shkollën e mesme të mjekësisë dhe nga atëherë më nuk u ndamë. Ndoshta urtësia ime më dalloi nga shoqet e tij të shumta që i viheshin pas.
Kur ndodhi takimi i parë? Po puthja?
Çdo gjë lidhet me shkollën e mesme. Isha 17.
Si do ta përshkruanit rrugën nga e dashuruar, më pas e fejuar, martuar e tashmë që keni një familje... Ç’ndryshime hasen në këtë rrugë. Nga përvoja juaj çdo të veçonit?
Me të gjitha fazat e jetës sime shkon fjala e dashuruar. Kemi pas një rini për t’u lakmuar. Një kulturë dhe ëndërr evropiane. Më vonë i përjetuam dy luftëra Ballkanike meqë jetuam edhe në Sarajevë. Ishim refugjatë, u ballafaquam edhe me rrënimin kulturor e ekonomik dhe në situata të tilla, nëse një çift nuk ndahet atëherë ata do të jetojnë të lumtur përgjithmonë.

Kush është Iliri për ju? Përveçse një bashkëshort, një bashkëpunues në karrierë...?
Është një njeri që e kam dëshiruar që e vogël. Është një shok dhe bashkëshort. Një baba shumë i mirë i dy djemve tanë. Një njeri shumë spirituoz. Në fund është një bashkëpunëtor për mua. Muzika, sado që e dua, vjen pas dashurisë dhe familjes sime.
Po ju për të?
Unë jam gruaja e përzgjedhur e jetës së tij. Jam nëna e fëmijëve të tij dhe kjo është dëshmia më e madhe që i jep një njeri i mençur dashurisë.
Koha e shuan pasionin? Ç’e zëvendëson atë me pas, një element më rezistues ndaj kohës?
Pasioni shuhet vetëm kur shuhet dashuria.
Një femër dhe një mashkull duhet të jenë të ndryshëm që të funksionojë marrëdhënia, apo përkundrazi, të kenë pika kontakti të përbashkëta? Çfarë ofron përvoja juaj?
Ne jemi plusi e minusi. Kemi shumë pikëpamje të kundërta por kemi idenë e njëjtë për moralin, familjen, të qenë njerëz të mirë.
Në familjen tuaj si janë të pozicionuara dy gjysmat e të tërës: cilët janë rolet tuaja në familje?
Ne funksionojmë si një tërësi në të gjitha obligimet e përditshmërisë. Edhe në familje si prind edhe në muzikë gjithmonë funksionojmë si tërësi. Kemi shumë debate deri të marrja e vendimeve por çdo vendim mban emrin e të dyve.
A mendoni se në një familje, dy bashkëshortët duhen të kenë pika përkimi profesional? Apo preferoni pikërisht të kundërtën?...Ka që mendojnë se diskutimet e punës duhen lënë jashtë derës së shtëpisë…
Ne i diskutojmë vetëm në shtëpi por mundësisht jo para fëmijëve. Ata as nuk e kanë idenë sa të suksesshëm jemi të dy në profesionin tonë. Nuk i kanë përjetuar shumë duartrokitjet as fotot me adhuruesit as kritikat e shkruara. Tani kur janë më të rritur ndonjëherë mbesin të befasuar nga favoret që na bëjnë njerëzit që e duan punën dhe këngën tonë.
Kënga, ç’vend të ditës zë tek ju?
Gjithë minutat kur nuk jemi pranë fëmijëve, familjarëve apo shokëve tanë; janë muzikë.

Kur zgjoheni?
Gjithmonë para orës 08:00, edhe atëherë kur punoj.
Cila është marrëdhënia juaj me shtypin? A i lexoni gazetat? Cilat janë rubrikat që ju interesojnë?
I kam pasion gazetat edhe televizionin. Lexoj dhe shikoj të gjitha. Çdo informacion nga cilado sferë e jetës është e dëshiruar për mua.
Kafja e parë e ditës jashtë? Si e shijoni, ku e shijoni, në shoqërinë e kujt?
Gjithmonë me Ilirin dhe miqtë tanë në disa nga kafeteritë e Prishtinës. Kur jemi jashtë zgjedhim vendet e njohura të metropoleve gjithmonë pranë lumit apo liqenit sepse uji më qetëson.
Dini të gatuani?
Po edhe pse fëmijët janë më shumë ithtarë të gatesave të gjyshes.
Cila orë e pasdites ju gjen në shtëpi?
Para orës l6:00.
Cili është argëtimi juaj i preferuar orareve të pasdites apo i orëve të para të mbrëmjes?
Mundohem që disa angazhime të mia dhe të fëmijëve t’i trajtoj si argëtim që t’i shmangem stresit të panevojshëm. Shumë herë organizojmë
kuize me pyetjet nga mësimet e fundit të djalit të vogël apo shpikim histori nga mësimet e djalit të madh.
Ç’ marrëdhënie keni me shoping-un? Ç’kohë të ditës apo ç’ ditë të javës i kushtoni?
Mund të them se vitet e fundit jam shëruar nga shopingu dhe e kam zëvendësuar atë me qendrat “Spa & wellness” që më qetësojnë dhe më përmbushin me energjinë e nevojshme për jetën.
Komentoheni për një look të veçantë në skenë? Kush ju stilon, kush merret me makeupin tuaj?
Ata që janë më të mirët për momentin i angazhoj për flokun dhe make-up-in. Veshjen e kam profilizuar prej vitesh dhe më shumë janë gjëra që blej nëpër Evropë. Kur vij në Tiranë për mua përkujdeset Turi me të cilin jam shumë e kënaqur.
Cilat janë angazhimet tuaja të para gjumit?
Të zakonshmet, gjithmonë higjienike.
Në ç’orë e fikni dritën e abazhurit të komodinës?
Mjaft vonë.

Similar topics
» Puthja Live e Casillas
» Natalie Portman e tmerruar nga puthja lesbike
» 114 vjece, gruaja me e vjeter ne SHQIPERI...
» Gili për pushime në Zvicër
» Rusi bëhet baba në moshën 89 vjeçe

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi