Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Join the forum, it's quick and easy

Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.
Deqani-ks
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Aleksandri i Madh, gjuha Burashaski dhe Iliret e Pakistanit

Shko poshtë

Aleksandri i Madh, gjuha Burashaski dhe Iliret e Pakistanit Empty Aleksandri i Madh, gjuha Burashaski dhe Iliret e Pakistanit

Mesazh nga Shooter-Ks Thu Jul 15, 2010 8:33 am

Pershendetje,

Pas disa kohe perpjkjesh arrita te shtij ne dore artikullin nga revista The Bridge, dhe me pas disa website shkollore ne reference me gjuhen Burushaski(Burrashki).

Burushet:


Burushet, gjithashtu te njohur si Burushas, jetojne ne tre zona malore ne Pakistanin verior qe njihet me emrin Hunza. Asnjeri nuk di origjinen e sakte te Burusheve, por sipas legjended, 3 ushtar nga ushtria e Aleksandrit te Madh, erdhen dhe u vendosen ne Hunza rreth 300 BC. Nje tjeter histori thote se Burushet, u spostuan poshte nga veriperendimi i Indise nga pushtuesit Indo-Arjan. Per qindra vjet territori i krahines se Hunza udhehiqeshe nga nje princ. Me vone nga 1892 deri ne 1949, Anglezet ishin ata qe benin ligjin ne keto territore. Ne 1949, Pakistani morri perseri kontrollin e Hunza. Kjo u arrit nepermjet traktatit qe u krye me Kombet e Bashkuara dhe qe solli fundin e luftes Pakistan-Indi per kete krahine. Burushet jane njerez shume krenar dhe mjaft mikprites. Shume prej tyre kryesisht punojne token, por disa merren dhe me tregeti dhe turizem

Disa nga Burushat punojne per shtetin. Lidhjet familjare te Burusheve jane shume te rendesishme. Burri eshte gjithmone ne krye te familjes. Ato zakonisht nuk martohen me asnje grup tjeter etnik, as Hunza ose Nagar Burusho. Shtepite e tyre jane ndertuar me beton ose gur dhe nuk jane shume te ngrohta nga dimri. Zakonisht perdoret Kerosene per tu ngrohur. Burushet hajne shume fruta, perime dhe prodime gruri. Disa nga ushqimet e tyre te preferuara jane pjeshka, kajsia dhe arrat. Ata rrisin dhente per lesh dhe qumesht. Industria e tyre primare eshte prodhimi i rrobave prej leshi dhe kajsia te thara.

Gjuha qe flitet nga Burushet quhet Burushaski. Eshte gjuha e tyre kryesore por nuk eshte akoma nje gjuhe qe shkruhet. Njerez te kualifikuar nevojiten per te formuluar alfabetin e ketyre njerezve, ne nje menyre qe Bibla te perkthehet ne gjuhen e tyre. Hunza, Nagar dhe Lugina Yasin kane dialekte te vecanta. Shume ngjashmeri ka ndermjet Hunza dhe dialektit Nagar. Urdu eshte gjuha kombetare e Pakistanit dhe eshte dhe gjuha dytesore e Burusheve.

Tradicionalisht, Burushet ishin animist, besonin ne objekte qe nuk kane shpirt, por Islami tani eshte feja e tyre. Burushet kane nje diference nga lugina ne lugine te klasifikuar se nga kush fraksion i Islamit ato ndjekin. Shume prej tyre jane Ismails, te tjeret Shia ose Sunni. Aga Khan qe eshte dhe udheheqesi shpirteror i Ismailive dhe thuhet se eshte i vetmi qe ka Shpirtin e Shenjte. Ata besojne se ai eshte rapresentuesi i Zotit ne toke. Ismaili nuk besojne se Jezusi ishte femija i zotit, por ama ato besojne se ai qe nje profet i madh. Burushet nuk kane asnje fare urrejtje ndaj Krishtereve sepse ato pranohen si udheheqesat shpirteror ne kuptimin vellazeror. Ata madje jane dhe te hapur sa here ka diskutime per Zotin dhe nuk e dekurajojne kurre ate qe do te lexoj Biblen. Shiitet nuk jane dhe aq te hapur.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Aleksandri i Madh, gjuha Burashaski dhe Iliret e Pakistanit Empty Re: Aleksandri i Madh, gjuha Burashaski dhe Iliret e Pakistanit

Mesazh nga Shooter-Ks Thu Jul 15, 2010 8:33 am

Gjithashtu Kalashët



E njejta gjë ndodhë edhe me fisin Kalash në Hindu Kush.

Nga këta thijnë se 5 ushtarë të Aleksandrit të Madh ishin ndalë në këtë pjesë të botës dhe ishin martuar me femrat e atij vendi. Sot në atë vend gjenden përafërsishtë 3000 Kalash.

Ata janë definitivishtë më të bardh se Pakistanezët dhe natyrishtë ndyshojnë nga Pakistanezët (sipas një shokut tim nga Pakistani).

Pasi çë këta ushtar të Lekës së Madh janë martuar me femrat e atij vendi natyrishtë edhe gjuha e tyre është e përzier. Dhe duke qenë të vetëdijshëm se fëmijët flasin gjuhën e nënës ne nuk mund të presim ngjajshmëri shumë të madhe mes gjuhëve të Kalashëve, Burushëve, Nuristanëve dhe me siguri edhe disa fiseve tjera. Por me siguri mund të gjejmë shumë fjalë çë kanë kuptimin e njejtë si psh PI-njëra nga këto fiset thotë për të pirë.

Ajo çë gjithashtu është interesant është fakti se këta këta (siq u përmend edhe më lartë) kanë mbetë mbrapa në kohë dhe me këtë edhe besimi i tyre i vjetër.
Këta besojnë në vëllaun e Zeusit, Zaun. Edhe kjo nuk është kurfar rastësie, sepse ZE siq e dimë ishte burimi i ZEusit në toskërishte, kurse ZA gegnishte është burim i ZAUt të Kalashëve.

Këta e dinë fare mirë se prej nga e kanë prejardhjen (nga Leka i Madh), por kursesi nuk mund të dinë se kanë lidhje me Shqiptarët. Sepse siq e dimë historianët Grekë i bënë të gjithë Grekë, duke përfshi këtu edhe Lekën. Dhe kjo është arsyeja pse sot Kalashët thonë ne e kemi prejardhjen prej Grekëve.

Nëse vazhdohet të punohet në mënyrë individuale siq kemi bërë deri më tani nuk do të ketë suksese të dukshme. Suksesi varet nga investimet shtetërore. Por fatkeqësishtë Kosova është shumë e preokupuar me pavarësinë, kurse Shqipëria me Nanon.

Nga ana optimiste, të gjitha këto do të ndryshojnë. Kosova do të bëhet e pavarur. Nano nuk do të mbetet kryeministër përgjithmon. Shqiptaria do të investoj në Shqiptari, dhe e gjithë bota do ta kuptoj se kush janë Shqiptarët.

Natyrishtë së pari ne vetë Shqiptarët duhet ta njohim vetveten.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Aleksandri i Madh, gjuha Burashaski dhe Iliret e Pakistanit Empty Re: Aleksandri i Madh, gjuha Burashaski dhe Iliret e Pakistanit

Mesazh nga Shooter-Ks Thu Jul 15, 2010 8:33 am

Pjesa e meposhtme eshte marre nga libri i Aristidh P. Kolës, ?Arvanitasit dhe prejardhja e grekërve?, Sh. B. 55, Tirane, 2002.

Pergatiti Nen. Prof. Saimir Lolja

??. Rreth 6000 ushtare ilire pas vrasjes se Klitit nga Aleksandri i Madh e veçuan pozicionin e tyre prej tij dhe u enden neper Braktane derisa perfunduan ne Kafiristanin e sotem (midis Afganistanit dhe Pakistanit verior). Perpara pak vjetesh skenaristi Xhejms Hilton xhiroi nje dokumentar "Horizonte të humbura" (Lost Horizons). Banoret e asaj zone jane te gjate, te bardhe, me floke gështenjë dhe jetonje shume vjet.
Lugina ku jetojne quhet dhe ne ditet e sotme Hundeza (Hundë e vogël) dhe me te vertete kjo fushë mbyllet me nje hundëz midis dy maleve qe e rrethojne. Nje tjeter vendosje moçalore quhet Balta. Dialekti i tyre quhet Burrusheski qe do te thote gjuhe e burrave. Reaguan ndaj imponimit te fese moslemane dhe megjithate edhe sot bejne dhe pijne (ne kundershtim nga te gjithe banoret e atjeshem) vere e madje te perziere me uje, siç benin te lashtet. Shume zakone dhe tradita te tyre deshmojne prejardhjen iliro-helene te tyre; (Shiko Ernesto Skura "Iliret ne Afganistan" ne gazeten "Lidhja" te Antonio Bellushit, Maj 1983)?.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Aleksandri i Madh, gjuha Burashaski dhe Iliret e Pakistanit Empty Re: Aleksandri i Madh, gjuha Burashaski dhe Iliret e Pakistanit

Mesazh nga Shooter-Ks Thu Jul 15, 2010 8:34 am

Kerkimi ne internet nxorri shume informacione, sqarime, studime dhe botime per Hundëzën (Hunza ne internet) dhe gjuhën Burushaski (gjuhën e burrave), e cila eshte gjuhe e pashkruar. Nje liber gjuhesor eshte botuar nga Prof. Etienne Tiffou ?Hunza Proverbs?, University of Calgary Press, Calgary, 1993.

Kafiristan = Qafiristan = Vendi i Qafirëve = Vendi i të pafeve sipas moslemanizmit.

Tani Kafiristanin e quajne Nuristan, pasi thuhet qe banoret kane pranuar fene islame. Vendodhja e Kafiristanit eshte aty ku piqen Afganistani, Pakistani, Kina e Taxhikistani; Hundëza ndodhet ne pjesen e Pakistanit. Pllaja e Hunzës eshte 2300 - 2700 metra mbi nivelin e detit dhe tere lugina rrethohet nga male me lartesi 6000-7500 metra mbi nivelin e detit.

* * * * * * * * *
Te dhenat e meposhtme jane nxjerre na libri i Dr. Jay Milton Hoffman ?Hunza: Fifteen secrets of the healthiest and oldest living people?, Professional Press Publishing Assoc., 5th Ed., Valley Center, 1985

Ne Tetor behet festa e veres (pije alkolike) dhe grate nuk jane te mbuluara me perçe. Vendi eshte malor porse pjellor me zarzavate, peme e drithera te ndryshme, p.sh. patate, bizele, kastraveca, grure, miser, elb, kajsi, dardhe, molle, pjeshka, kumbulla, fiq, qershi, rrush, shalqi, etj. Banoret jane bujq te shkelqyer dhe kane krijuar nje system te shkelqyer taracash dhe vaditjeje. Kanalet kullues qe ushqejne taracat me uje quhen KULLSE. Nje mal ngjitur me luginen eshte I mbuluar me akullnaja, te cilat rreshqasim me kalimin e kohes. Ky mal quhet RAKAPOSHI.

Banoret jetojne ne harmoni te plote, kane shendet shume te mire dhe rrojne gjate. Banoret e Hunzës jane te gjate, race e bardhe dhe me floke ngjyrë gështenjë. Banoret e Hundëzës rrojne 100-140 vjeç dhe nuk njohin ndonje semundje. Njerezit jane shume mikprites dhe ndihmues te njeri tjetrit. Nuk egziston ndonje lloj krimi ne Hunza. Nje djale I lindur ushqehet me gji per tre vjet kurse nje vajze per dy vjet dhe gjate kesaj periudhe burri dhe gruaja nuk kane marredhenie. Ne Hunza nuk ka ndarje te çifteve martesore.

Banoret pelqehen te quhen HUNZAKË (Hunzakuts), e cila tingellon saktë sipas shqipes. Nje valle popullore qe kercejne eshte Vallja e Shpatave qe kercehet vetem nga burrat dhe valltaret vishen me rrobe me ngjyra te quajtura KAMARBUNDE. Ne raste festimesh, me te vjetrit veshin pekerina leshi te qendisura te quajtura ÇUKA. Kryetari I Hunzës e ka titullin I MIRI (The Mir).
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Aleksandri i Madh, gjuha Burashaski dhe Iliret e Pakistanit Empty Re: Aleksandri i Madh, gjuha Burashaski dhe Iliret e Pakistanit

Mesazh nga Shooter-Ks Thu Jul 15, 2010 8:34 am

Saimir Lolja/as.prof.dr. P.Eng
Paraardhësit tanë ilirët janë shpërndarë gjithandej. Pas betejave pa lavdi të prijësve të tyre, ata endeshin në kërkim të një atdheu të dytë, larg nënshtrimit dhe shfrytëzimit. Në librin “Arvanitasit”, historiani i madh me prejardhje shqiptare, Aristidh Kola, dëshmon një nga qindra histori të vendosjes së ilirëve në një shtet larg Ilirisë. Po ashtu, edhe një skenarist, i quajtur Hilton, xhiroi një fis në Pakistanin e largët. Vendi ku ishin vendosur këta njerëz quhej Hundëz. Hundëzakët një fis më prejardhje ilire tashmë edhe sot e kësaj dite me tradita, gjuhë dhe zakone të ndryshme është vendosur në Kafiristan, në pjesën e Pakistanit, aty ku e kanë kufirin e përbashkët Afganistani, Pakistani, Kina e Taxhikistani. Historia e hulumtuar deri më sot tregon se këta janë pasardhësit e 6000 luftëtarëve ilirë të larguar nga shteti i tyre pas vrasjes së mbretit Kliti, nga Aleksandri i Madh. Karakteristikat e banorëve të Hundëzës janë të ndryshme nga ato të pakistanezëve, ata jetojnë gjatë, janë shtatlartë dhe kanë flokë gështenjë, bëjnë dhe pijnë verë si askush tjetër nga zonat dhe rajoni ku jetojnë. Flasin një gjuhë të veçantë, e cila nuk shkruhet.
Shkrimi për Hundëzën po e fillojmë me një pjesë të marrë nga libri i Aristidh P. Kolës, “Arvanitasit dhe prejardhja e grekërve”, Sh.B. 55, Tiranë, 2002, ku shkruhet: “Rreth 6 mijë ushtarë ilirë, pas vrasjes së Klitit nga Aleksandri i Madh, e veçuan pozicionin e tyre prej tij dhe u endën nëpër Braktane, derisa përfunduan në Kafiristanin e sotëm, midis Afganistanit dhe Pakistanit verior.
Përpara pak vjetësh, skenaristi Xhejms Hilton xhiroi një dokumentar të titulluar “Horizonte të humbura” (Lost Horizons). Banorët e asaj zone janë të gjatë, të bardhë, me flokë gështenjë dhe jetojnë shumë vjet. Lugina ku jetojnë quhet në ditët e sotme Hundëza (Hundë e vogël) dhe me të vertëte kjo fushë mbyllet me një hundëz midis dy maleve që e rrethojnë. Një tjetër vendndodhje moçalore quhet Balta. Dialekti i tyre quhet Burrusheski, që do të thotë gjuhë e burrave. Reaguan ndaj futjes me detyrim të fesë myslimane dhe megjithatë edhe sot bëjnë dhe pijnë (në kundërshtim nga të gjithë banorët e atjeshëm) verë e madje të përzierë me ujë, siç bënin të lashtët. Shumë zakone dhe tradita të tyre dëshmojnë prejardhjen iliro-helene të tyre; këtë e dëshmon edhe Ernesto Skura në shkrimin e tij, “Ilirët në Afganistan” në gazetën “Lidhja” të Antonio Bellushit, maj 1983. Kërkimi në bibloteka dhe internet nxori shumë të dhëna, sqarime, studime, receta shëndeti dhe botime për Hundëzën dhe gjuhën Burushaski, gjuhën e burrave, e cila është një gjuhë e pashkruar. Tani Kafiristanin e quajnë Nuristan, pasi thuhet që banorët kanë pranuar fenë myslimane. Vendndodhja e Kafiristanit është aty ku piqen Afganistani, Pakistani, Kina e Taxhikistani dhe Hundëza ndodhet në pjesën e Pakistanit. Nga një shkrim në internet shpjegohet pse ai rajon është quajtur Kafiristan. Shpjegimi vjen nga fjala Qafiristan, që do të thotë vendi i qafirëve ose ndryshe, vendi i të pafeve sipas myslimanizmit. Tani Kafiristanin e quajnë Nuristan (vendi i dritës), pasi thuhet që banorët kanë pranuar fenë myslimane. Hundëzakët janë shumë të ndryshëm në krahasim me pakistanezët me lëkurë të errët apo me afganistanasit, taxhikistanasit e kinezët. Hundëzakët janë të bardhë dhe me mollëza të kuqe. Shumica e 50 mijë hundëzakëve kanë sy blu, të gjelbër ose bojë hiri dhe flokë që kalojnë nga e verdha e misrit tek e zeza e korbit. Disa fëmijë kanë edhe flokë të kuq. Lart në male është një fis i madh që quhet KALASH dhe ngjashmëria e tyre me paraardhësit evropianë të lë me gojë hapur. Perënditë e Kalasheve kryesohen nga perëndia Di-Zau (Diell-Zeus). Kalashët skalisin në portat e tyre edhe një gjë që shpreh origjinën e tyre të lashtë ilire dhe lidhjen e tyre me Aleksandrin e Madh: dy brirë dhije (edhe Skënderbeu dy brirë dhije kishte në përkrenare). Një lule të egër me ngjyrë të verdhë, që fëmijët e mbledhin në mal apo fushë e quajnë BISHA. Një libër gjuhësor i hollësishëm për rajonin e Hundëzës është botuar nga prof. Etienne Tiffou, “Hunza Proverbs”, University of Calgary Press, Calgary, 1993. Nga ky libër tregohet se hundëzakët përdorin shprehjet apo fjalët e mëposhtme: I bukur si yll (gjinia mashkullore); E bukur si Hëna (gjinia femërore); Foljet kam dhe baj në zgjedhimet e tyre të ndryshme, si psh., e kam ba; Dhelpra e quan të tharët rrushin kur nuk e arrin; zor (vështirë); Shtrij kambët sa ke jorganin; BUE (buejt e arës); Ku damë na zer besa; Sheja si ka ra e ka da; IN (nj_); BAR; Agon, a ke ni (po agon, e ndjen); bubullima; Çila (hapa); kurban; beson; hunda; ballkon etj. Ndërsa të dhënat e mëposhtme janë nxjerrë nga libri i dr.Jay Milton Hoffman “Hunza: Fifteen secrets of the healthiest and oldest living people”, Professional Press Publishing Assoc, 5th Ed., Valley Center, 1985. Titulli i këtij libri në shqip është: “Hunza: Pesëmbëdhjetë të fshehtat e njerëzve më të shëndetshëm dhe më të vjetër që jetojnë”.
Hundëza, vendi i vendosjes së ilirëve
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Aleksandri i Madh, gjuha Burashaski dhe Iliret e Pakistanit Empty Re: Aleksandri i Madh, gjuha Burashaski dhe Iliret e Pakistanit

Mesazh nga Shooter-Ks Thu Jul 15, 2010 8:34 am

Pllaja e Hundëzës është 2300-2700 metra mbi nivelin e detit dhe tërë lugina rrethohet nga male me lartësi 6000-7500 metra mbi nivelin e detit. Edhe pse vendi është malor, ai është shumë pjellor në prodhimin e zarzavateve, frutave e drithërave të ndryshme, si për shembull: patate, bizele, kastraveca, grurë, misër, elb, kajsi, dardhë, mollë, pjeshka, kumbulla, fiq, qershi, rrush, shalqi etj. Banorët janë bujq (ar-bërës) të shkëlqyer dhe kanë krijuar një sistem mahnitës e madhështor taracash dhe vaditjeje për to. Kanalet kullues, që lidhin dhe ushqejnë taracat me ujë quhen KULLSE. Një mal ngjitur me luginën është i mbuluar me akullnaja, të cilat rrëshqasin me kalimin e kohës; ky mal quhet RAKAPOSHI (Ra kah poshtë). Banorët jetojnë në harmoni të plotë, kanë shëndet shumë të mirë dhe rrojnë gjatë. Banorët e Hundëzës janë të gjatë, racë e bardhë dhe me flokë ngjyrë gështenjë. Banorët e Hundëzës rrojnë 100-140 vjeç dhe nuk njohin ndonjë sëmundje, çfardolloj qoftë. Njerëzit janë shumë mikpritës dhe ndihmues të njëri tjetrit. Nuk ekziston ndonjë lloj krimi në Hunza. Një djalë i lindur ushqehet me gji për tre vjet, kurse një vajzë për dy vjet dhe gjatë kësaj periudhe burri dhe gruaja nuk kanë marrëdhënie. Në Hunzë nuk ka ndarje të çifteve martesore.
Hundëzakët, tradita të njëjta me shqiptarët e lashtë
Banorët pëlqehen të quhen Hundëzakë (Hunzakuts), e cila tingëllon saktë sipas shqipes. Vallet e hundëzakëve shoqërohen nga daullet, fyejt apo pipëzat dhe valltarët kërcejnë të kapur dorë më dorë në formë rrethi. Një valle popullore e rëndësishme është Vallja e Shpatave, që kërcehet vetëm nga burrat dhe valltarët vishen me rrobe me ngjyra të quajtura KAMARBUNDE. Veçan shtohet se për Vallen e spikatur Shqiptare të Shpatave gjendet një pikturë madhështore në Vjenë e punuar nga një piktor i famshëm austriak. Në raste festimesh, më të vjetrit veshin pelerina leshi të qëndisura, të quajtura Çuka. Kryetari i Hunzës e ka titullin “I MIRI” (The Mir). Në tetor bëhet festa e verës (pijes alkoolike). Gratë nuk janë të mbuluara me perçe. Festa më e rëndësishme është festimi i Vitit të Ri diellor (ashtu si pellazgët, arbëreshët) që festohet më 21 mars. Ky festim quhet NA UROSH dhe dita e parë e vitit të ri bie më 21 mars. Në një ditë të vetme të dhjetorit organizohen të gjitha martesat e vitit.
Zakonet shqiptare
Burrat veshin pantallona të bardha që i quajnë SHALVARE (shal–varë), ndërsa gratë bluzën e tyre e quajnë KAMISHE. Banorët tregojnë histori se si ata janë ngulmuar aty që nga koha e Aleksandrit të Madh. Nuk ka insekte, përveç mizës së zakonshme. Derri nuk ekziston atje dhe po ashtu edhe mishi i derrit nuk përdoret për t’u ngrënë. Ata mund të quhen 99 për qind vegjetarianë, sepse mishin e dhive të egra e hanë me pakicë, vetëm në dimër. Nuk hanë qen, mace, pula apo bretkosa. Veçan, dr. Hofman vërejti që banorët hanin shumë frutin e kajsisë dhe tulin e bërthamës së kajsisë; biles dhe aq yndyrë sa përdorin e nxjerrin nga tuli i bërthamave të kajsive. Shkrimi për hundëzakët po mbyllet me të fshehtat e jetëgjatësisë së tyre, që janë përmbledhur si më poshtë nga dr. Hofman, i cili e vizitoi dy herë Hundëzën. Sipas Hofman, hundëzakët janë të shëndetshëm dhe të shplodhur. Jetojnë në një klimë të mirë, ku mbizotëron ajri i pastër. Hundëza është një vend me tokë pjellore në thellësi. Këta banorë kryejnë ushtrime fizike ditore, duke iu ngjitur dhe zbritur taracave. Po sipas Hofman, ata bëjnë gjum të plotë dhe në qetësi absolute për tërë natën. Prirja e këtyre banorëve është të pijnë ujin që rrjedh nga akullnajat. Preferojnë çajin me rrëshirë shkëmbi që e quajnë shëllir-jete. Hundëzakët nuk kanë shqetësime dhe ushqehen me vitamina dhe minerale frutash, drithëra të pasitur, zarzavate. Ushqehen me asortimente ushqimore të pasheqerosura, pa dhjamëra dhe yndyrna. Tek ata mungojnë sëmundjet dhe kryejnë jashtëqitje të trashë, tre herë në ditë. Nuk e hanë mishin e derrit dhe janë pothuaj jomishngrënës. Nuk e pinë kafenë.
Rëndësia e studimit të hundëzakëve
Veçan, studimi i Hundëzës dhe hundëzakëve ka rëndësi të madhe për kulturën shqiptare, sepse, ngaqë ka qenë një vend i izoluar për mijëra vjet, atje janë ruajtur të gjalla tiparet popullore, gjuhësore e zakonore pellazge-ilire-arbëreshe-shqiptare.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Aleksandri i Madh, gjuha Burashaski dhe Iliret e Pakistanit Empty Re: Aleksandri i Madh, gjuha Burashaski dhe Iliret e Pakistanit

Mesazh nga Shooter-Ks Thu Jul 15, 2010 8:34 am

Venbanimi i pasardhësve të ilirëve në Pakistan
• Lugina ku jetojnë sot quhet Hundëza (Hundë e vogël)
• Kjo fushë mbyllet me një hundëz
• Rrethohet nga dy male 6000-7500 metra mbi nivelin e detit
• Një vend moçalor quhet Balta
• Pllaja e Hundëzës është 2300-2700 metra mbi nivelin e detit
• Vendi ku banonin më pas u quajt Kafiristan (të pafetë)
• Sot e quajnë Nuristan
• Vendbanimi i tyre është aty ku takohen Afganistani, Pakistani, Kina, Taxhikistani, në pjesën e Pakistanit
• Dialekti i tyre quhet Burrusheski (gjuhë e burrave), dhe e pashkruar
• Reaguan ndaj futjes së fesë myslimane
• Pijnë verë të përzierë me ujë, si paraardhësit e tyre

Karakteristika të tjera gjasore
• Lart në male një fis i madh, që quhet KALASH
• Perënditë e Kalashëve kryesohen nga perëndia Di-Zau (Diell-Zeus) Kalashët skalisin në portat e tyre, që shpreh origjinën e tyre të lashtë ilire, dy brirë dhije
• Edhe Skënderbeu dy brirë dhije kishte në përkrenare
• Një lule të egër me ngjyrë të verdhë e quajnë BISHA

Karakteristika të hundëzakëve
• Gjithsej 50 mijë është numri i tyre
• Janë të gjatë
• Të bardhë
• Me mollëza të kuqe
• Shumica e tyre kanë sy blu, të gjelbër ose bojë hiri
• Me flokë gështenjë, që kalojn nga e verdha e misrit tek e zeza e korbit
• Jetojnë shumë vjet

Studimi historik
Aristidh Kola në librin e tij “Arvanitasit”
Fisi heleno-pellazg u shpëtua midis shekujsh dhe mijëvjeçarësh, falë mundësisë së pafundme të rezervave që pozicioni gjeografik dhe morfologjia e terrenit i siguroi. Domethënë, burimi i madh i popullit tonë ndodhej në malet shkëmbore të Epirit dhe të Shqipërisë së sotme dhe prej andej, si lumenj grupesh popullore, kohë pas kohe zbriste për në Greqi, Itali dhe Azi të Vogël. Në këto vende si rezultat i kishteve pakrahasimisht më të mira, zhvillohej qytetërimi i saj dhe u ndryshua nga njëri vend në tjetrin sipas kushteve ekzistuese. Në çdo rast që popullsia në vendet e reja dobësohej për çdolloj arsye, kishim zbritje dinamike grupore nga origjina. Zbritja e fundit është ajo e arbëreshëve të shekullit të XIV. Tjetër nuk do të ketë. Fatkeqësisht historia na përgënjeshtroi dhe dëshmoi për vërtetësinë e teorisë sime pellazge…. Aleksandëri i Madh, ilir nga nëna e tij, i kishte fuqizuar legjionët e tij me ushtarë të zgjedhur ilirë. Po nga kjo periudhë veçojmë se, pas vrasjes së Klitit nga Aleksandri i Madh, rreth 6 mijë ushtarë ilirë e veçuan pozicionin e tij nga ky i fundit dhe u endën nëpër Braktane, derisa u përqëndruan në Kafiristanin e sotëm, midis Pakistanit dhe Afganistanit…. Aleksandri i Madh kishte gjak ilir në venat e tij, ashpërsia e tij ilirike nuk mund të krahasohet me atë të Periandrit, dhe as me të gjithë mitet të varianteve të Ali Pashë Tepelenës. Ilirët nuk e gjetën asnjëherë rrugën që të çon në bashkim, megjithëse përpjekjet për të krijuar një konfederatë ishin të shumta. Por, pas luftës së Peloponezit dhe hipjes së maqedonëve, ata luajtën një rol të rëndësishëm, megjithëse në Greqinë Jugore ashtu dhe atje nuk ishte e lehtë njohja e Aleksandrit të Madh, të cilit iu desh të jepte beteja të ashpra për të treguar vlerat e tij. Një nga armët më të forta të Filipit, aq dhe të Aleksandrit, nuk ishte dhe aq formacioni, rreshtimi i ushtrisë maqedonase sesa ari i Pangjeut. Pas Aleksandrit dhe pasardhësve kemi Pirron, i cili tregohet një nga prijësit më të aftë dhe më aktivë, që përpiqet që, me hir apo me pahir, të bashkojë ilirët.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Aleksandri i Madh, gjuha Burashaski dhe Iliret e Pakistanit Empty Re: Aleksandri i Madh, gjuha Burashaski dhe Iliret e Pakistanit

Mesazh nga Shooter-Ks Thu Jul 15, 2010 8:34 am

Aleksandri i Madh


Greket, Aleksandrin nuk e quanin, "Aleksandri Grek" por thjesht, Aleksandri i Maqedonise dhe kesisoj mund t'i hiqet viza ndonje supozimi se ai ishte me gjak grek.

Por a ishte ai maqedonas?

Dyndjet sllave ne Ballkan kane ndodhur ne shek. 6-7, dhe si rrjdhim eshte allogjike te mendohet se ai te jete paraardhesi i maqedoneve te sotem. Dhe ky supozim bie poshte.

Nje sqarim mbi vete Leken e Madh dhe termin "maqedoni" na jep dhe Nezir Myrta:

Makedhonia illire e Lekës së Madh illirian (Aleksandri i Madh) shtrihet në një pjesë të territorit të Maqedonisë së sotme (IRJM) dhe pjesa më e madhe e saj shtrihet gjeo-politikisht deri në zemër të Greqisë së sotme, si historiogafi e falsifikuar sllavo-greke. E gjithë Antroponomia edhe Toponomastika e këtij linguinomi – Makedhonia paraqet bartjën e gjithmbarshme historiografike antike illire prej antroponomeve, toponomeve, hidronomeve, si emërtime të cilat mund të spjegohen vetëm përmes Shqipes së Vjetër. Dihet se, ndryshimet ethymologjike, të cilat u bënë gjatë periudhave greko-bizantine dhe romake, po ashtu edhe pas këtyre sllave, në lidhje me prejardhjën e emërtimeve, përkundër vështirësive të gjurmimeve linguistike, përsëri mund të vërehen rrënjet skipe-illire, në toponomet dhe hidronomet kryesore makedhone.

Gjuha e vendit illirian – Makedhonia ishte – Skipja – Shqipja e Lekës së Madh, e Filipit të Makedhonisë, ishte ajo gjuha që nuk e kuptonin authorët antik, të cilët nga mëria ekspanzioniste e quanin Shqipen e Vjetër edhe gjuhë barbare (“Akeksandri I Madh fliste një gjuhë barbare, që nuk ishte as greke dhe as latine”). Ishte ajo Shqipja e Lekës së Madh, e përciellur gjatë pushtimeve të tij deri në Aleksandri, e deri në – Hindi, poashtu deri tej Illerit gjërman – në rrafshin trekontinental afriko-azio-europian! Leka I Madh nuk pushtoi vetëm ushtarakisht, por edhe pushtoi kulturalisht antikuitetin botëror të kohës, Ai krijoi edhe Mrekullitë e
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Aleksandri i Madh, gjuha Burashaski dhe Iliret e Pakistanit Empty Re: Aleksandri i Madh, gjuha Burashaski dhe Iliret e Pakistanit

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi