Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Join the forum, it's quick and easy

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

FIGURAT E QMUME KOMBTARE

Faqja 3 e 4 Previous  1, 2, 3, 4  Next

Shko poshtë

FIGURAT E QMUME KOMBTARE   - Faqe 3 Empty Re: FIGURAT E QMUME KOMBTARE

Mesazh nga AvaTar-Ks Thu Jul 15, 2010 1:20 pm

TAHIR SINANI

-
Tahir Sinani

Tahir Sinani erdhi në këtë botë, më 25 maj 1964. Mësimet e para i mori në vendlindje, në Gri, ndërsa të mesmet, drejtimi i agronomisë, në qytetin pitoresk Bajram Curri. Ishte i zgjuar dhe shumë i interesuar për historinë e të parëve. Qysh si fëmijë, kur me babanë shëtiste dhe kulloste bagëtinë nëpër kodra e male, ku shihte ushtarë të armatosur, duke ruajtur kufirin midis vëllezërish, në shpirtin e tij njomëzak i pat lindur ideja e rrafshimit të atyre gurëve ndarës dhe e bashkimit të trojeve etnike.

- Një njeri, madje edhe një komb, që nuk e njeh historinë e tij është i destinuar që të bëjë gabime të rënda. Njeriu duke e ditur prejardhjen e tij, duke njohur mirë të parët e vet, nxjerr mësimet nga e kaluara, vendos objektivat e tij për jetën- shkruan ai në një historik të shkurtër të familjes së tij, një dokument origjinal, i shkruar me dorë, të cilin ma siguroi në familjen e tij, atdhetari dhe veprimtari i palodhur, Isa Breçani.

Duke u nisur nga të gjitha këto, djaloshi hafif, por shtatlartë e me zemër sa Majat e Hekurta, që herët u përcaktua në rrugën e madhe të lavdisë, në rrugën e babait, i cili kishte lënë edhe amanet që, herdokur, nëse pëlcet lufta në Kosovë, ndonjëri nga djemtë e tij të shkonte në mbrojtje të saj...

Pasi mbaroi shkollën e mesme, Tahiri kishte vetëm një ëndërr: ta studionte artin luftarak! Kështu, pasi u konsultua edhe me të atin, u regjistrua në shkollën ushtarake, në Zall- Herr (qendër stërvitore në veri të Tiranës), në drejtimin e Mbrojtjes nga Armët Kimike dhe Biologjike. Dhe, kur ekziston dashuria, nuk mungon as suksesi. Ishte kadeti më i mirë dhe më i suksesshmi i gjeneratës. Pas mbarimit të vitit të parë, në shkresën e tij përcjellëse për në vitin tjetër, i shkruante: “Studion dhe thellohet në mënyrë të veçantë në ligjet e Artit tonë Ushtarak popullor. Ka marrëdhënie shumë të mira me eprorët dhe shokët e vet. Përpiqet në çdo rast të ndihmojë ndonjë student të dobët”.

Vërtet, shumë shpejt arriti të bëhej mjeshtër i përsosur i përdorimit të të gjitha llojeve të armëve. Më 1986, me sukses shumë të lartë, mbaron studimet ushtarake dhe menjëherë emërohet instruktor i stërvitjeve në Divizionin Ushtarak të qytetit Bajram Curr. Ama, ai nuk mjaftohej me kaq. Për çdo ditë përparonte në profesionin e tij që e donte shumë. Siç tregojnë kolegët, ai ishte i rreptë, i ashpër dhe i përpiktë, si ushtarak, por i dashur, i sinqertë dhe i afërt me ushtarët, në çastet e lira. Duke u bazuar në talentin dhe aftësitë e tij e emërojnë Shef të Sektorit për Intervenime të Shpejta.

Dhe, ngjarjet rridhnin rrokullimë. Edhe damllaja, mbledhur me vite e dekada, shpërtheu si vullkan i pashuar në Kosovë. Ushtarakut sypatrembur, sakaq, iu kujtua amaneti i të atit dhe i gufoi zemra e tij e bardhë dëborë. Kontaktet me personalitetet e njohura të UÇK-së, si me Azem Sylën, Bislim Zyrapin, Agim Çelajn, Xhelal Hjaden-TONI etj. ia shtuan edhe më ndjenjën e atdhedashurisë dhe të luftës për lirinë e gjithmbarshme shqiptare. Kur plasi lufta e hapur në Kosovë, ai pa u hamendur, me tërë qenien, u vu në shërbim të saj. Ah, sa me vullnet e me gëzim e priti emërimin e tij si oficer në Kampin e Stërvitjeve në Tropojë!

Në krye të luftëtarëve të lirisë

-Kosova nuk ka qenë kurrë e vetme në luftërat e saj për t’u vetëmbrojtur e për të fituar mbi armiqtë. Kështu ngjau edhe në luftën e fundit çlirimtare. Tahir Sinani, i zhuritur e i përmalluar për vite, për të parë atë zonjë të trojeve të veta, por i mbushur me urrejtjen nga pasojat e luftës e gjenocidit, do të jetë nga të parët që iu bashkëngjit radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe shumë shpejt do të binte në sy trimëria, kultura dhe përvoja e tij ushtarake në analizën e Artit Ushtarak Shqiptar.

Nuk janë të paktë eprorët në Zonën II ushtarake dhe në TMK që ndjehen krenarë se e kanë pasur Tahir Sinanin epror, mësues dhe edukator,- konstaton Musli Matoshi në shkrimin “Komandanti që i dhuroi jetën lirisë”..

Ashtu ishte vërtet. Pasi kishte ushtruar dhe përgatitur mirë e mirë, shumë guerilasë dhe luftëtarë të parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në mesin e tyre edhe dëshmorët: Agim Zeneli, Agush Gjocaj, Ilir Konushevci (Komandant “MËRGIMI”) etj. Tahir Sinani mësyu këndej, ku i rrinte mendja e shpirti, drejt Kosovës, drejt zjarrit të luftës, drejt logut ku matej burrëria. I la të gjitha mënjanë, la edhe gruan, Shpresë Osmanin, la edhe fëmijët e dashur: djemtë Rugovën (1993) e Rrezartin (1996) dhe vajzën Rrezarta (1997).

Ishte gjysma e vitit 1998, kur bashkë me trimat e lirisë, ata që vetë i kishte mësuar e përgatitur, shaluan Pashtrikun krenar dhe zbritën në Divjakë të Kosovës martire. Madje, që në aksionin e parë, në Qafën e Pagarushës, ku vetëm për më pak se dy orë luftimesh, falë strategjisë së tij, do të asgjësohet një bandë prej nëntëmbëdhjetë vetash, të paramilitarëve serbë, të cilët për disa ditë rresht i kishin terrorizuar banorët e atyre anëve. Aty, me vendim të SHP të UÇK-së, ku edhe vetë ishte anëtar, i besohet detyra e instruktorit të Stërvitjeve dhe ajo e komandimit të Njësisë Speciale “Arbëri”. “Efektivat e njësitit special “Arbëri” po kryejnë detyra të rrezikshme në prapavija të armikut sa duke i ardhur në ndihmë popullsisë civile të paarmatosur, aq edhe duke organizuar dhe kryer aksione të befasishme, të shpejta, vdekjeprurëse për formacione serbe që veprojnë të shkëputur”- thuhet në Informacionin e Ministrisë se Mbrojtjes- Tiranë, 19 qershor 1998.
__________________
AvaTar-Ks
AvaTar-Ks
Master
Master

Numri i postimeve : 505
PIKE : 548
Popullariteti Popullariteti : 1
Data e regjistrimit : 02/07/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

FIGURAT E QMUME KOMBTARE   - Faqe 3 Empty Re: FIGURAT E QMUME KOMBTARE

Mesazh nga AvaTar-Ks Thu Jul 15, 2010 1:20 pm

Komandanti i komandantëve

Qendra Stërvitore në Divjakë shpejt u shndërrua në një Akademi të vërtetë ushtarake. Aty, tashmë, vepronin edhe oficerët e tjerë të UÇK-së: Bislim Zyrapi, Sali Veseli, Naim Maloku etj. Madje, kushtrimit të Tahir Sinanit iu kishin përgjigjur edhe shumë oficerë shqiptarë, si: Adem Shehu, Bardhyl Tahiri, Shpëtim Golemi, Spiro Butko etj.

Nëse ata që e kanë lexuar romanin “Mic Sokoli” të Sulejman Krasniqit dhe kanë pasur ca mëdyshje në rrëfimet për heroin, i cili në pikë të dimrit pastrohej me dëborë, tashmë u bindën në vërtetësinë e tyre, sepse, edhe stërnipi i tij, Tahir Sinani, vepronte njësoj. Ai, natën e ditën, në borë e në shi, në acar e në të ftohtë, ushtronte e ushtronte. Ushtarët e tij, në fillim e kishin të vështirë, por me kohë e kuptonin rëndësinë e tyre dhe korrnin suksese. Ai shumë shpejt u bë legjendë e gjallë, u bë komandant i komandantëve. Për këtë, më së miri është t’ua lëmë fjalën atyre që e kanë njohur nga afër:

- Më 15 nëntor 1998, komandanti i Kompanisë së Berishës, Fadil Gashi, na njoftoi se në Divjakë kishte mbërritur një oficer nga Shqipëria dhe së SHP i UÇK-së nga të gjitha Brigadat kishte kërkuar ushtarët më të mirë e më të përgatitur fizikisht e moralisht që të lajmëroheshin atje, ku do të formohej Njësia Speciale e Diversantëve Vëzhgues. Në mesin e tyre më caktuan edhe mua. Atë e takuam para Shtabit të Përgjithshëm. Ishte në një traktor, bashkë me një ushtar. Çka po bridhni rrugëve, na tha me një ton kërcënues. Kur ia shpjeguam, na përshëndeti ngrohtësisht dhe na tregoi kush ishte... Të nesërmen, në ora 7 e 30 minuta, na rreshtoi të gjithëve dhe pasi u prezantua, na njoftoi me detyrat dhe qëllimin e ushtrimeve. Ishte i prerë në vendime, shumë korrekt dhe i ashpër në komandim, kërkonte disiplinë dhe vullnet të hekurt si dhe respektim të hierarkisë ushtarake. Kështu u njoha në fillim me komandant Tahir Sinanin,- rrëfen Sylejman Cakaj nga Bushati i Drenicës, për të vazhduar:

-Pos ligjëratave, ai me djemtë që i ushtronte organizonte edhe sulme të suksesshme mbi pozicionet e armikut. Kështu në janarin e vitit 1999 u veprua në Carralevë. Më 8 janar të atij viti u bë një tjetër sulm në Biroqë të Therandës, ku pësuan tre policë serbë: Dragan Tomashoviqi nga Prokupla, Goran Boshkoviqi nga Brusi dhe Milosh Stevanoviqi nga Bratovci.

Atë ditë u shkatërrua edhe një pizgauer dhe një “NIVA” përplot paramilitarë (shih edhe librin “Feniksët e lirisë 2, Prishtinë, 2002, fq. 242). Ka qenë i suksesshëm edhe në minimin e terrenit në Zborc të Shtimes, ku me sytë e mi kam parë trupa të copëtuar të policëve serbë,- përfundon ai, duke përkujtuar me mall e krenari eprorin e strategun e vet të dashur...

Edhe Limon Thaçi nga rrethi i Malishevës ka fjalë të shkëlqyera për komandant Tahir Sinanin, me të cilin është takuar që në ditën e tretë të hyrjes së tij në Kosovë. “Ishte trim modest që nuk lavdërohej kurrë për punët e mëdha që i bënte. Me trimëritë e tij bënte mrekullira saqë u bë tmerr për armikun. Edhe pse ia kishin caktuar një veturë, ai rrallë e shfrytëzonte atë, shumicën e punëve në terren i kryente në këmbë. Gjatë bombardimeve të NATO-s, atij iu caktua një detyrë mjaft e rëndë; ta mbronte Zonën Operative të Pashtrikut, ku vepronin krerët e luftës dhe SHP i UÇK-së si dhe një popullatë me mbi njëqind mijë banorë të shtrirë që nga Malet e Berishës, Gryka e Llapushnikut e deri në Qafë të Duhles. Dhe ia doli mbanë.

Të gjitha këto e lartësojnë figurën e këtij strategu shumë të njohur ku me respektin më të madh përkulem para veprës së tij”.

Refki Mazreku (VANDAMI) nga Malisheva rrëfen; ”Tahirin e kam njohur që nga nëntori i 98- së. Ato ditë u ktheva nga Zvicrra, ku isha për shërim, sepse qeshë plagosur në betejën e 24 gushtit të atij viti, të Bajraku i Luzhnicës, ku patën rënë heroikisht; komandant KUMANOVA (Ismet Jashari), Habib Zogaj (Arbëri), Nuhi Mazreku, Afrim Buçaj dhe Gani Kastrati.

Atë kohë, Tahiri përgatiste Njësitin diversanto- vëzhgues, i cili numëronte

98 ushtarë. Unë isha zëvendëskomnadant dhe komandant Togu. Aty pashë interesimin e një ushtaraku të shkëlqyer dhe virtytet e një njeriu, që në të vërtetë kishte ardhur me shpirt për ta ndihmuar luftën e UÇK-së, i cili përveç moralit të fortë të punës kishte edhe përgatitjen profesionale. Ishte aq i thjeshtë sa, në shumë raste, na thoshte; ju që keni përvojë në luftime direkte, duhet t’i udhëheqni aksionet. Betejat dhe aksionet e suksesshme të udhëhequra prej tij janë të panumërta. Mjafton të përmenden disa, si ajo në Biraçë, ku lanë kockat se paku 22 policë dhe paramilitarë serbë, ajo te Pishat e Suharekës etj.

Që nga maji i vitit 1999 Tahir Sinani ishte komandant i gjashtë brigadave të asaj ane dhe e ndihmoi shumë operacionin “Shigjeta”, duke i hapur korridore të lira për furnizim me armatim. Tahiri si komandant i Zonës së Pashtrikut dhe unë si komandant i Batalionit II gardist, në bashkëpunim me Brigadën 124 ”Gani Paçarizi” organizuam aksione dhe punuam në minimin e rrugëve Rogovë- Kushnin dhe Rogovë- Lubizhdë e Hasit, në mënyrë që të pengonim lëvizjen e formacioneve të armikut. Por, armiku ishte numërikisht më i madhe dhe më i armatosur, kështu që disa herë ndërmori ofensiva të egra. Vlen të përmendet beteja e Celinës, e zhvilluar më 26 e 27 maj 1999, ku u luftua fyt më fyt. Aty, vetë Tahiri, edhe pse si komandant i Zonës nuk duhej të rrezikohej aq shumë, me vullnetin dhe dëshirën e tij për të hapur rrugë, bëri heroizëm të pashoq. Dhe, them sinqerisht, duhej të isha një shkrimtar, siç thoshte Mihal Grameno për betejën e Mashkullores që të përshkruaj gjithë atë punë që e bëri Tahir Sinani për bashkimin e trojeve shqiptare..”

Pos tjerash, ai ka merita të mëdha edhe për suksesin e operacionit të planifikuar nga SHP i UÇK-së me emrin e koduar “Shigjeta” në Pashtrik. Sipas planit të këtij operacioni parashihej që lufta guerile e deriatëhershme të shndërrohej në një luftë frontale përgjatë kufirit Kosovë- Shqipëri. Faza e parë e këtij operacioni ishte sulmi për hapjen e korridorit të Koshares, i cili u kurorëzua me sukses, ndërsa faza e dytë parashihte luftën e rregullt në frontin e Pashtrikut...(Eugen Shehu në Lajmet com.).

Provat e vështira si instruktor i stërvitjes së trupave dhe i kuadrove, si komandant i njësitit special, si komandant i Brigadës, ishin të mjaftueshme për Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për ta emruar Tahir Sinanin, Komandant të Zonës Operative të Pashtrikut (Revista “Pavdeksia”, Tiranë, shtator, 2002).

Pra, siç u pa dhe u vërtetua më vonë, aftësia, trimëria, vendosmëria dhe sy çeltësia e komandant Tahir Sinanit, bënë që të mbesin të parealizuara ëndrrat e kriminelëve serbë; Sheshelit e Ojdaniqit, për të pirë kafe e për të lozur futboll në Malet e Berishës. Jo, ore jo, se aty ishte Tahir Tropoja, i cili kishte urdhëruar preras: Me asnjë çmim qoftë edhe me çmimin e jetës së ushtarëve, serbët nuk do t’i lejojmë të depërtojnë te popullata!

Tahir Kosova, me bashkëluftëtarët e tij besnikë, më 12 qershor 1999, hyn fitimtar në Prizren.
AvaTar-Ks
AvaTar-Ks
Master
Master

Numri i postimeve : 505
PIKE : 548
Popullariteti Popullariteti : 1
Data e regjistrimit : 02/07/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

FIGURAT E QMUME KOMBTARE   - Faqe 3 Empty Re: FIGURAT E QMUME KOMBTARE

Mesazh nga AvaTar-Ks Thu Jul 15, 2010 1:21 pm

Drejt luftërave të reja

Dhe, më në fund, edhe në Kosovën e gjymtuar, pas natës njëqindvjeçare serbosllave, agoi ditë e bardhë. Përkundër atyre që nuk përmbaheshin nga gëzimi, Tahir Kosova, siç e quanin tashti trimin tropojan, ende nuk ishte i kënaqur dhe fytyra e tij ishte e zymtuar.

- Shpirti im nuk qetësohet përderisa edhe cepi më i skajshëm i trojeve shqiptare lëngon nën thundrën e huaj!

Kështu tha dhe, një ditë, pasi u çmall me anëtarët e familjes, mblodhi krahët e dragoit e mori fluturim për në Luginën e Preshevës...

Të mos harrojmë se ky luftëtar i madh i lirisë, që kur ishte komandant i TMK-së, në Qendrën e Stërvitjes dhe të Doktrinës në Nashec, në nëntor të vitit 1999, kishte vënë lidhje me krerët kryesorë të UÇPMB-së si me Shefqet Musliun, Ridvan Qazimin (Lleshin), Jonuz Musliun etj. Pasi i mblodhi edhe disa petritë, që vetë i kishte përgatitur më parë, iu përvesh betejave në Dobrasin, Konçul e në Bujanoc. Edhe atje bëri nam dhe fitoi një emër të ri: Tahir Presheva!

Po kur u nënshkrua Marrëveshja edhe për çmobilizimin e UÇPMB-së, ç’bëri Tahir burri?!

Ah, të keqen vëllait, ai nuk honepsej dot nga rruga e nderit. Fjala- fjalë e

besa- besë! Sërish duhej vazhduar lufta. Ai punonte në TMK, në Prishtinë, ndërkaq banonte në Prizren. Një i afërm i tij u përpoq t’ia mbushte mendjen që të mos shkonte më në luftë, sepse mjaft kishte luftuar dhe tash e tutje duhej të kujdesej për familjen e për punën, por kot. Ai iu kishte përgjigjur me këto fjalë: Si çdo njeri edhe unë kam dashuri dhe dhembshuri për fëmijët dhe gruan, por dashuria për liri të shqiptarëve që ua kanë mohuar pushtuesit serbosllavë është shumë më e madhe se ajo vetjake, prandaj unë nuk ndihem i qetë!

Dhe, sërish u nis drejt fronteve të reja të luftës. Kësaj here në radhët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. As atje, në Luginën e Vardarit, nuk vajti i vetëm. Jo, jo, atë e ndiqnin pas bashkëluftëtarët e pandashëm, ata që ua kishte mësuar mirë artin luftarak...

Për çudi, ku ishte Tahiri, ishte mirësia, ishte burrëria, ishte trimëria, ishte shqiptaria. Pas komandantit shkonin edhe luftëtarët e tij. Edhe ata të Preshevës e të Bujanocit kaptuan majat e Korabit kryelartë dhe shkëlqyen në Tanushë të Gostivarit, ku po komandonte, siç po quanin tashti, Tahir Tetova.

-Fronti i luftës na ndau, ata shkuan në Tanushë, ku do ta kishin nderin të ishin ushtarë në Brigadën 116, me komandant Tahir Sinanin, kurse unë do të qëndroja në Shipkovicë me Brigadën 112 “Mujedin Aliu”. Të gjithë ishin të gëzuar se do të hapej një front i ri, ishin të gëzuar se në krye të tyre do ta kishin Komandant Tahirin. Disa e njihnin nga lufta në Kosovë, disa kishin dëgjuar për guximin dhe trimërinë, kurs unë për herë të parë dëgjova të flitej për Tahirin dhe për trimëritë e tij kur isha në Preshevë. Tregimet e shokëve për Tahir Sinanin krijuan tek unë figurën e një legjende që pas vrasjes aksidentale të tij do të shkruaj me dhimbje një baladë- shkruan në ditarin e tij të luftës (ende të pabotuar) me titullin “MESAZH”, komandant Detion Korabi- “DETI”. Nga balada, e cila përbëhet nga 17 strofa, shkëpusim dy prej tyre:

Komandant Tahiri

Si furtunë po vjen

Ngarkuar me këngë

Shkruar në legjendë

....................................

Komandant Tahiri

Mbështjellë në legjendë

Në një luftë shkon

Nga një luftë vjen...

Ndërkaq komandant “VJOSA”, këtë legjendë të trimërisë shqiptare e përshkruan

kështu: “Tahiri ishte një deti i thellë, shumë më shumë të futeshe në botën e tij, aq më shumë thesar gjeje”.

-Krenohem që kam qenë pjesëmarrës i luftës së lavdishme të Kosovës. Gjithashtu jam krenar për shokët e pushkës që i pata në këto dy lufta, ndër të cilët edhe pjesëmarrësin e të tri luftërave, ish- Komandantin e Brigadës 116 për Zonën e Gostivari, dëshmorin Tahir Sinani-“Tropoja”, i cili gjatë një fjalimi të mbajtur para ushtarëve të Brigadës, deklaroi:

“...Pas paradës që do ta mbajmë në Gostivarin e çliruar, kjo Brigadë do të marshojë për çlirimin e tokave të tjera të pa çliruara të

Shqipërisë”,- thotë në fjalën mbrojtëse në Gjykatën e faktit të Tiranës, invalidi i Luftës së Kosovës, Taip Mustafai-“Vardari”, i cili bashkë me Gafurr Adilin- “Valdet Vardarin”, kryetarin e FBKSH-së, (Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar, i formuar më 12 e 13 korrik 2002, në Kuvendin Kombëtar, në Pallatin e Kongreseve të Tiranës), u pranguan dhe u hodhën në Burgun e Tiranës!!! (Shih librin e Mr. Gafurr Adilit ”Nëna më lindi, Shqipëria më rilindi”, Tiranë, 2006).

Pra, Tahir Sinani- Tetova, komandanti i Brigadës 116 “Xhemë Gostivari” ishte largpamës që nuk mund t’ia hidhte dot askush. Kur qeveria shovene maqedonase, e shtyrë nga diplomacia amerikane, karshi botës, bëri një lloj amnistie për luftëtarët e UÇK-së, zëri i tij kumboi mbi shkrepat e Sharrit plak: ”Vëllezër, ne s’kemi bërë krime që të na gëzoi amnistia e Lubo Gjeorgjevskit. Një shekull kemi durua veç krimet e tyre në shpinë. Të mos i mbyllim sytë përpara kësaj paqeje të rreme!”.

Këto fjalë të tij profetike dolën pa shkuar as dy ditë të plota.

Ushtria maqedonase, me të gjitha mjetet luftarake, sulmoi pozicionet e luftëtarëve të lirisë. As Tahiri nuk qëndroi duarkryq, por u përgjigj flakë për flakë...
AvaTar-Ks
AvaTar-Ks
Master
Master

Numri i postimeve : 505
PIKE : 548
Popullariteti Popullariteti : 1
Data e regjistrimit : 02/07/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

FIGURAT E QMUME KOMBTARE   - Faqe 3 Empty Re: FIGURAT E QMUME KOMBTARE

Mesazh nga AvaTar-Ks Thu Jul 15, 2010 1:21 pm

Lotët e Tanushës

Dhe, luftërat e betejat vazhdonin.

Edhe korriku përcëllues po i numëronte ditët. Ishte data 29 korrik 2001.

Tahir Tetova, me trimat e trimëreshat, që vdekjen e shikon në sy dhe i thoshin ku je, nuk do të ndaleshin pa i çliruar cep më cep trojet, ku bukës i thoshin bukë e ujit ujë. Atë ditë kishin ndarë mendje të bënin minimin e territorit të armikut. Dhe, ecnin me këngë në gojë, për t’u shndërruar edhe vetë në këngë: Tahir Sinani- TETOVA, Hyrë Emini -MIRA, Brahim Ademi (TT), Naser Ademi dhe Hisa Fazliu. Po, po, dhe mu atë ditë i mori me vete përjetësia! Tanusha e bukur, mu si e dashura e Halil kreshnikut, ishte kapluar nga zymtësia dhe, për herë të parë në jetën e saj, i ngrinë pika loti në qepallë.

Dhe, po atë ditë, me dhembje e krenari, përzier tok, trupat e atyre burrave të mëdhenj të kombit, u paqëtuan në Kukël- Zabel të Tanushës së Gostivarit.

Të shtënat e nderit u përzien me krismat e lirisë që vazhdonin betejat...

Më 24 maj të vitit 2002, trupi i dëshmorit Tahir Sinani rivarroset në Varrezat e Dëshmorëve, në Landovicë të Prizrenit. Rivarrimi i tij qe madhështor, asi çfarë e meritonte trimi i paepur, i cili luftoi për çlirimin dhe bashkimin e të gjitha trojeve shqiptare. Edhe pjesëmarrësit ishin nga të gjitha trojet shqiptare, nga Drenica e nga Tropoja, nga Anadrini e nga Presheva, nga Kumanova e nga Dukagjini, nga Llapi e nga Tetova, nga Bujanoci e nga Gostivari.

Shembulli i tij do të mbetet unikat dhe përherë do të jetë frymëzim për brezat e ardhmërisë. Në fund ai u quajt Tahir Shqipnia, që më së miri tregon synimin e tij përfundimtar. I frymëzuar nga kjo, luftëtari dhe njëri prej themeltarëve të UÇK-së, gjeneral major Rexhep Selimi do të shkruajë:

Rruga jonë ka nis me shekuj

Shokë ju mos u ndalni

Nëse doni t’më kujtoni

Amanetin mbani

Unë jam veç një çlirimtar

Kështu m’deshi liria

M’kanë pas thënë Tahir Sinani

Jam Tahir Shqipnia!

Emri dhe vepra e tij nuk harrohen për jetë të jetëve. Për të thuren vargje e këndohen këngë. Kënga del prej grykës së pushkës,- thoshin dijetarët drenicarë. Dhe, ky atdhetar, ishte në këtë vazhdë, andaj të gjithë e nderojnë dhe i këndojnë. Por, Tropoja e tij e dashur, kjo perlë e këngës dhe valleve shqiptare, është prijatare.

Nuredin Sadik Lushaj, mësues pensionist nga Gria, ka shkruar shumë vargje për trimin që e nderoi shqiptarinë, prej të cilave shkëpusim:

N’zemrat tona Hero i gjallë

N’çdo betejë na prinë në ballë

Shpirti yt si pëllumb i bardhë

Re me nder për komb shqiptar

Flamur u ngrite në Maqedoni

Je rreze drite për L I R I .

Po Isa Breçani, njeriu që edhe vetë kontribuoi në kufi, në mallet e Shipshanit, në detyrën e Radionënlidhjes të grupit operativ në Brigadën Bajram Curri, në mbështetje të veprimeve të UÇK-së, e që sot pesëqind e ca dëshmorëve u ka ngritur lapidarë në vargje? Për të s’kemi çka të themi, ai ka bërë shumë e shumë vargje për krenarinë e Tropojës e të gjithë shqiptarisë. Pa ditur çka të zgjedhim më parë, u përcaktuam për një strofë të këngës më të re të tij, kushtuar gjeneralit Tahir Sinani, e cila vjen edhe si një porosi që duhet mbajtur vath në vesh:

Amaneti i gjeneralit

Me sokolat e idealit

Mbet n’Tanushë t’Gostivarit

Për Flamur, bashkim kombëtar

Krahët e shqipes mos me u ndalë!

Për merita dhe aftësi të jashtëzakonshme ushtarake dhe për kontributin e madh që dha në të gjitha luftërat dhe betejat për çlirimin e trojeve shqiptare, komandant Tahir Sinani, është graduar, dekoruar dhe shpërblyer nga shumë shoqata e institucione shtetërore e ushtarake.

Brigada 116 e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, të cilën e kishte udhëhequr vetë me gradën gjeneralmajor, në shenjë respekti, mori emrin “TAHIR SINANI”.

Shtabi i Përgjithshëm i TMK-së e ka dekoruar me Urdhrin Adem Jashari, ndërsa Këshilli i Bashkisë i qytetit Bajram Curri i ka dhënë titullin “Qytetar nderi”.

Akademia e Mbrojtjes “Hamëz Jashari” i ka akorduar Dekoratë, ndërsa Qendra e Stërvitjes dhe e Doktrinës në Nashec i ka dhënë Mirënjohje.

Besëlidhja Kombëtare Demokratike Shqiptare, me seli në Manhaim i ka dhënë Mirënjohje.

Ushtria Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, Brigada 112 “Sherif

Januzi- Enver Ramadani” i ka dhenë Lëvdatë.

Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, me dekret të shtatorit 2001, posmortum e gradoi Gjeneralbrigade.

Më 29 korrik 2003, në dyvjetorin e rënies së dëshmorit Tahir Sinani, Organizata Kombëtare “Për Dëshmorët e Atdheut”, në Muzeun Historik Kombëtar, organizoi një veprimtari përkujtimore. Atë ditë, në emër të Shoqatës TROPOJA, kryetari i saj, Adil Neziri, familjes se tij ia dorëzoi çertifikatën Tahir Sinani- Nderi i Shoqatës Tropoja dhe ka propozuar që gjeneralit, i cili bëri tri luftëra për bashkimin e trojeve shqiptare ti jepet titulli i lartë NDERI I KOMBIT.

Edhe më ka Mirënjohje, Dekorata e Lëvdata, qoftë për dëshmorin, qoftë për familjen e tij, por nuk është nevoja të përmenden të gjitha. Mjaftojnë këto, për ta ditur kush ishte ky luftëtar i madh i të gjitha Trojeve Etnike Shqiptare.

Pra, me këto pak fjalë, sepse kjo figurë madhore meriton shumë më shumë, ky

ishte:

Tahir Sinani- TROPOJA!

Tahir Kosova!

Tahir Presheva!

Tahir Tetova!

Tahir Shqipnia!

Një popull që lind të tillë burra, kurrë nuk duhet të frikohet nga zhbërja!

LAVDI...I leht te qofte dheu ,vella...gjaku yt e vulosi ngjyren e kuqe ne flamurin kombetar...ndersa ngjyra e barutit tand shkruajti historin me te re te kombit...U vrat per te mos vdekur kurr ne zemrat e shqiptareve

Fjalet e shenuar me larte jane shendruar ne kenge nga kengetari Halit Gashi per Tahir Sinanin.

TAHIR SINANI__________________
Kërkoje vetë fatin, me jetën mos u grind, urrejtja fitohet ... Dashuria lind !
AvaTar-Ks
AvaTar-Ks
Master
Master

Numri i postimeve : 505
PIKE : 548
Popullariteti Popullariteti : 1
Data e regjistrimit : 02/07/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

FIGURAT E QMUME KOMBTARE   - Faqe 3 Empty Re: FIGURAT E QMUME KOMBTARE

Mesazh nga AvaTar-Ks Thu Jul 15, 2010 1:21 pm

FIGURAT E QMUME KOMBTARE   - Faqe 3 Bild%20347
AvaTar-Ks
AvaTar-Ks
Master
Master

Numri i postimeve : 505
PIKE : 548
Popullariteti Popullariteti : 1
Data e regjistrimit : 02/07/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

FIGURAT E QMUME KOMBTARE   - Faqe 3 Empty Re: FIGURAT E QMUME KOMBTARE

Mesazh nga AvaTar-Ks Thu Jul 15, 2010 1:22 pm

FIGURAT E QMUME KOMBTARE   - Faqe 3 287172081
AvaTar-Ks
AvaTar-Ks
Master
Master

Numri i postimeve : 505
PIKE : 548
Popullariteti Popullariteti : 1
Data e regjistrimit : 02/07/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

FIGURAT E QMUME KOMBTARE   - Faqe 3 Empty Re: FIGURAT E QMUME KOMBTARE

Mesazh nga AvaTar-Ks Thu Jul 15, 2010 1:22 pm

Tahir Sinani dëshmor i UÇK-së - Halit Gashi

https://www.youtube.com/watch?v=uAArph5YCso
AvaTar-Ks
AvaTar-Ks
Master
Master

Numri i postimeve : 505
PIKE : 548
Popullariteti Popullariteti : 1
Data e regjistrimit : 02/07/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

FIGURAT E QMUME KOMBTARE   - Faqe 3 Empty Re: FIGURAT E QMUME KOMBTARE

Mesazh nga AvaTar-Ks Thu Jul 15, 2010 1:22 pm

AvaTar-Ks
AvaTar-Ks
Master
Master

Numri i postimeve : 505
PIKE : 548
Popullariteti Popullariteti : 1
Data e regjistrimit : 02/07/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

FIGURAT E QMUME KOMBTARE   - Faqe 3 Empty Re: FIGURAT E QMUME KOMBTARE

Mesazh nga AvaTar-Ks Thu Jul 15, 2010 1:23 pm

Mustafa Qemal Ataturkut, sekretari i solli per te firmosur nje list?
me emrat e disa shqiptareve, qe do te shpernguleshin nga Turqia.

Ataturku, pasi i lexoi emrat, mori stilografin dhe ne krye te listes vuri emrin e tij.
- Zoteri, nuk e kuptoj perse e vute emrin tuaj ne krye te listese! - pyeti sekretari i habitur.
- E vura, sepse i pari qe duhet te shpernguleme nga Turqia, duhet te jem une sepse edhe une jam shqiptar, - ia ktheu Ataturku.
AvaTar-Ks
AvaTar-Ks
Master
Master

Numri i postimeve : 505
PIKE : 548
Popullariteti Popullariteti : 1
Data e regjistrimit : 02/07/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

FIGURAT E QMUME KOMBTARE   - Faqe 3 Empty Re: FIGURAT E QMUME KOMBTARE

Mesazh nga AvaTar-Ks Thu Jul 15, 2010 1:23 pm

FIGURAT E QMUME KOMBTARE   - Faqe 3 Pic4
AvaTar-Ks
AvaTar-Ks
Master
Master

Numri i postimeve : 505
PIKE : 548
Popullariteti Popullariteti : 1
Data e regjistrimit : 02/07/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

FIGURAT E QMUME KOMBTARE   - Faqe 3 Empty Re: FIGURAT E QMUME KOMBTARE

Mesazh nga AvaTar-Ks Thu Jul 15, 2010 1:23 pm

Nga teksti ne vijim e shohim se Mustafa Qemal Ataturku, sipas veprimit te tij tregon se edhe ai eshte me origjine shqiptare. Ta leme kete, edhe pse kjo eshte nje fakt i pamposhtur. Sipas njohurive te mia te gjuhes turke, per baba edhe turqit thuan baba ose babush. Fjala Ataturk perkthehet ose e ka kuptimin e fjales baba i Turqise. Epo pse atehere thuan Ataturk dhe jo Baba turk ose babushturk? Duke analizuar emrin ATAturk, ose me konkretisht vetem ate -ata- erdha ne konstatim se fjala at ka domethenien shqipe baba. Geget e veriut, Shkodres, Kosoves, etj., mendoj se akoma e perdorin kete fjale, dhe fjala ataturk me se tepermi perkthehet ne shqip sesa ne turqisht ose gjuhe tjeter. Nuk du a te them se teza ime eshte e verteta, por i permbahem vetem fakteve te logjikes.
AvaTar-Ks
AvaTar-Ks
Master
Master

Numri i postimeve : 505
PIKE : 548
Popullariteti Popullariteti : 1
Data e regjistrimit : 02/07/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

FIGURAT E QMUME KOMBTARE   - Faqe 3 Empty Re: FIGURAT E QMUME KOMBTARE

Mesazh nga AvaTar-Ks Thu Jul 15, 2010 1:23 pm

FIGURAT E QMUME KOMBTARE   - Faqe 3 PALOK+angl.
AvaTar-Ks
AvaTar-Ks
Master
Master

Numri i postimeve : 505
PIKE : 548
Popullariteti Popullariteti : 1
Data e regjistrimit : 02/07/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

FIGURAT E QMUME KOMBTARE   - Faqe 3 Empty Re: FIGURAT E QMUME KOMBTARE

Mesazh nga AvaTar-Ks Thu Jul 15, 2010 1:23 pm

Palok Traboini

Palok Traboini ka lindur në prill të vitit 1888 në Traboin të Hotit, në trojet që ndodhen në shtetin e Malit të Zi, në një familje që i takon fisit Gojçaj. Ka mbetur jetim në moshë të vogël dhe e ëma Nora, gjendur në varfëri, deshi ta çonte në Shkrel tek gjinia e vet, por vojvoda i Traboinit Dedë Gjo Luli, që kishte mendimin për të shkolluar një njeri nga Hoti, ku të gjithë ishin analfabetë veç priftit, ndërmjetëson dhe e dërgon në Shkodër, në Shkollën Tregtare Italiane, e ku ky vogëlush hotjan do të jetonte në shtëpinë e profesorit zemërmirë Andrea Skanjeti ( i vjetri), italian ky i martuar me një vajzë shqiptare, atë bukuri qytetare shkodrane që tashmë të gjithë e njohin si Xhokonda shqiptare, Motra Tone e Kolë Arsen Idromenos.

Me të mbaruar shkollën në vitin 1908, në pamundësi për të vazhduar studimet e larta për gjuhësi, siç aspironte, kish arritur të mësonte 5 gjuhë, me ndërmjetësimin e Kolë Idromenos emrohet mësues në shkollën e fretënve. Po këtë vit martohet me vajzën e profesorit të vet, Katrinën, çfarë e afroi familjarisht me rrethin e elitës aristokrate shkodrane, bartëse e kulturës dhe traditave që prej kohës së venecianëve, se Shkodra dihet, ishte një Venecia e vogël, madje e ngjashme edhe nga rrethimi me ujra; tre lumej e një liqen përreth qytetit që frymëmerrte prej daljes përmes Bunës në det, duke u bërë qendra tregtare ndër më të njohurat në Ballkan..

Shërbeu si mësues në Prizren në vitet 1910-11 dhe u gjend në mes të luftëtarëve në Hot kur nisi kryengritja e Malësisë së Madhe më 24 mars 1911.

Dedë Gjo Luli, të cilit i shërbente si sekretar (sipas shkrimeve të Gjush Sheldisë që mbajnë vitin 1959), duke qënë se ishte i vetmi hotjan i shkolluar, njohës i shumë gjuhëve dhe i pari mësues i Malësisë së Madhe, e ngarkon me detyrë të sjellë flamurin kombëtar të porositur muaj më parë nga Kolë Ded Gjo Luli gjatë një vizite që kishte bërë në kancelaritë e oborrit perandorak në Vjenë. Por, disa hotjanë të moshuar, luftëtarë të kryengritjes antiosmane, thonin se flamuri ishte porositur në një puntori artistike të kryeqytetit perandorak me përkujdesjen e pretendentit si pasardhës i heroit kombëtar të shqiptarëve, Gjergj Kastrioti - Skënderbeut. Ky pretendent për kurorë në Shqipëri që mbante një emër të gjatë aristokratik Juan Alardo Castriota de Perez y Valesco, më herët kishte patur lidhje me Faik Konicën, por më pas shkrimtari yne e kishte satirizuar thekshëm.

Flamuri që solli Palok Traboini është pikërisht ai që njihet si "Flamuri i Dedë Gjo Lulit " dhe është fiksuar në fotografi nga Kel Marubi me shënimin "Flamuri që u ngrit në Deçiq". Ai flamur është shpalosur së pari tek Kisha e Traboinit në Hot, dhe luftëtarët …'e ngritën disa herë në Majën e Bratilës, duke i paraprirë kështu shpalljes së pavarësisë e ngritjes së flamurit kombëtar shqiptar në Vlorë me 1912".(sipas Prof.dr. Gjovalin Shkurtaj, 2002).

Ish mik e bashkëluftëtarë me poetin Hil Mosi, tribunin Luigj Gurakuqi, shkrimtarin e botuesin e shquar Dom Ndoc Nika, me luftëtarë si Prel Keri e Ndoc Deda, i afërt shpirtnisht e familjarisht me Kolë Idromenon, inxhinjerin Zef Skanjeti e Jak Zorbën, koleg me mësuesit Mati Logoreci, Lazër Lymezi, Kolë Kodheli, Kolë Rrota, Ndoc Lezhja, Lukë Lukaj, Kolë Laca, Pjetër Pali (mësues ekzekutuar nga diktatura menjëherë pas luftës së dytë botërore) e tjerë.

Ka qënë një prej bashkëpunëtorëve të gazetës "Koha - Bashkimi", Shkodër 1910, ku gjenden koleksionet e shkrimeve, të cilat bashkë me poemën epike "Lufta e maleve" për kryengritjen e vitit 1911, përbën krijimtarinë e tij të zbuluar deri më tash, si autor i para pavarësisë.

Është propozuar për t'u dekoruar pas vdekjes nga veteranët kombëtarë të Hotit të Ri, në vitin 1962, si luftëtar për pavarësi, por edhe si i pari mësues i Malësisë së Madhe, por Kuvendi Popullor i atëhershëm e ka lënë në harrim, ashtu siç vazhdojnë ta lënë në harrim edhe sot e kësaj dite shtetarët mentarë të kohrave të reja, edhe pse demokracia shumë gjëra i ka rishikuar për të shmangur denigrimet e qëllimshme historike.

Në dosjet e Degës se Sigurimit të diktaturës komuniste në Shkodër, shumë kohë e deri në vitet 70, ka qëndruar e shkruar shpifja (e sajuar pas vdekjes) se Palok Traboini ka marrë pjesë në vrasjen e militantit komunist V. Shanto në Vrakë me 1944, kur dihet se mësuesi kryengritës e luftëtar i pavarësisë ishte nga ata burra, që as mund të bashkëpunonte me pushtuesit dhe as mund të vriste prapa krahësh. Qëndrimi ndaj pushtimit fashist, (thënia e tij bashkëpunëtorëve të fashizmit se: duhej vrarë e jo pritur me lule Viktor Emanueli i III-të), si dhe rasti ballë për ballë me ushtarakun Alush Lohja në Luftën e Koplikut 1920, e mishëron më së miri karakterin e Palok Traboinit.

Shpirti, idetë e atdhedashuria e zjarrtë i kanë mbetur derdhur në esè e vargje, ndërsa trupi i luftëtarit që kish marrë edhe plagë, më 14 korrik 1951 shkoi të pushojë në Rrmaj, në varrezën katolike të Shkodrës, ku tashmë ndodhet bashkë me të shoqen Katrina Skanjeti-Traboini, ajo grua trupvogël, e zgjuar, e kulturuar, ajo besimtare e devotshme; tezja e Arqipeshkvit të Kishës Katolike Shqiptare Dom Ernest Çoba, i vdekur në burgjet e diktaturës, si dhe e poetit të mirënjohur shkodran Bep Zorba.
AvaTar-Ks
AvaTar-Ks
Master
Master

Numri i postimeve : 505
PIKE : 548
Popullariteti Popullariteti : 1
Data e regjistrimit : 02/07/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

FIGURAT E QMUME KOMBTARE   - Faqe 3 Empty Re: FIGURAT E QMUME KOMBTARE

Mesazh nga AvaTar-Ks Thu Jul 15, 2010 1:24 pm

SHEJH YMER LUTFI PAÇARIZI
(1870-1928)

Shejh Haxhi Ymer Lutfi Paçarizi është një figurë e madhe kombëtare, i dalluar si një besimtar, dijetar, veprimtar; veprimtar në rrugën shpirtërore, veprimtar në lëvizjet popullore, por i shquar, i paharruar në krijimtari, në veçanti në poezi…

Ymer Lutfi Paçarizi lindi në Prizren, me 13 Janar 1870. Rrjedh prej një familje besimtare, intelektuale. Është djali i një hoxhe të njohur, Mustafa Efendiut, me prejardhje nga Rapça e Opojës, por që ka shërbye në Prizren, për gjysmë shekulli, si imam , mësues e predikues.
Mësimet fillestare i kreu në Prizren. Në vitin 1887, kur ishte në moshën 17-të vjeçare shkoi në Stamboll për të vazhduar shkollimin dhe u regjistrue në Medresenë e njohur “Fatih”, ku mësoi derisa diplomoi në vitin 1891.
Në vitin 1891 e la Stambollin dhe shkoi në Kairo, për të vazhduar studimet e larta në Universitetin zëmadh “El-Az-har”, ku qëndroi deri në vitin 1905. Sa ishte student në Kairo, Ymer Lutfi Paçarizi, në vitin 1892, shkoi në Haxh, për t’i vizitue vendet e shenjta Mekken dhe Medinen, prej asaj kohe e mori titullin Haxhi, të cilin e gëzon edhe sot e kësaj dite, edhe pse kanë kalue mbi 80-të vjetë, që ka ndrrue jetë…!
Haxhi Ymer Lutfi Paçarizi, para se të niset në Kairo për studime, ka shkue në Gjakovë, në Teqenë e Melamive, që ndodhët përball varrit të Mehmed Ali Pashë Maxharrit, ndërmjet Kullës së Abdullah Pashë Drenit dhe Teqesë së Shejh Eminit – Sa’adi, ku e pranoi hilafetnamenë nga Shejhu i Melamive, Hafiz Sylejman Efendiu dhe u gradue Shejh i tarikatit Melami…
Shejh Ymer Lutfi Paçarizi ka qenë një intelektual i shquar, burrë shumë i sjellshëm, i kulturuar, ka njohur shumë mirë gjuhën turke, arabe, persiane, ka pasë njohuri të thellë në teologji, filozofi, letërsi… Duke jetuar në mes të popullit, me hallet e tij, duke e parë se shumica e popullit ishte për ditë duke u varfërue, duke u fikë, për t’i ndihmue, u detyrue të merret edhe me politikë…
Në fillim ishte ithtar e veprimtar i reformave premtuese, në kohën e Perandorisë Osmane, tek Lëvizja Revolucionare e “Turqve të Rinjë” (Xhonturqit), të cilëve me përkushtim ju ka shërbye, por nuk shkoi gjatë dhe prej tyre u zhgënjye…
Një kohë u drejtue kah socializmi, komunizmi, duke shpresue se këto lëvizje, më në fund, popullit gjendjen e mjerë kanë me ja ndryshue.
Për këto lëvizje ka punue, ka shkrue, por më në fund u pendue, u largue…
Shejh Ymer Lutfi Paçarizi asnjëherë nuk u pendue, nuk u largue nga besimi, nga krijimtaria, nga letërsia…Qysh kur ishte djal i ri, 16 vjeçar, ka shkrue poezi për hallet e popullit shqiptar…
Veprimtaria e tij përfshinë shumë lëmi, janë dhjetëra vëllime, por mjerisht, kryesisht, kanë mbetur dorëshkrime. Ka shkrue mbi 50-të vepra, të cilat kanë përmbajtje historike, politike, dialektike, filozofike, teologjike, mistike…
Lexues i dashur, nëse ke nevojë për pakëz njohuri, qe disa tituj të veprave të tij:
Libri me titull: “Tevarih” (Poezi historike)
Libri: “Mavizaler” (Përmbledhje me 100 poezi)
Libri: “Teshaxhiraza” (Prozë)
Libri: “Haxhi hedijeleri” (Udhëpërshkrim në prozë e poezi, kur ishte në Mekkë e Medine, për t’u bërë haxhi)
Kryevepra e tij është “Divani” ( Dorëshkrim, 402 faqe, me poezi, poezi shpirtërore, poezi për Dashurinë Hyjnore…)
Libri në dorëshkrim: “Kopshti i zemrës” ( Poezi lirike)
Libri në dorëshkrim me titull: “Pikëllimi” ( 315 faqe…)

Është për t’u pikëlluar, që gjithë ky thesar, ndër shqiptarë, gjithë këto libra, kanë mbetur pa u botuar…!
Shejh Haxhi Ymer Lutfi Paçarizi ndrroi jetë me 25 Tetor 1928, në Prizren, në moshën 58 vjeçare, por la emër e vepra në kulturën shqiptare…
AvaTar-Ks
AvaTar-Ks
Master
Master

Numri i postimeve : 505
PIKE : 548
Popullariteti Popullariteti : 1
Data e regjistrimit : 02/07/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

FIGURAT E QMUME KOMBTARE   - Faqe 3 Empty Re: FIGURAT E QMUME KOMBTARE

Mesazh nga AvaTar-Ks Thu Jul 15, 2010 1:24 pm

FIGURAT E QMUME KOMBTARE   - Faqe 3 Imgad?id=CKjAqrftvv6CvgEQrAIY7wEyCO-zjTJiPVFb
AvaTar-Ks
AvaTar-Ks
Master
Master

Numri i postimeve : 505
PIKE : 548
Popullariteti Popullariteti : 1
Data e regjistrimit : 02/07/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

FIGURAT E QMUME KOMBTARE   - Faqe 3 Empty Re: FIGURAT E QMUME KOMBTARE

Mesazh nga AvaTar-Ks Thu Jul 15, 2010 1:24 pm

Haxhi Ymer Prizreni (1821-1887)
Ka qenë udhëheqësi ideor e drejtuesi kryesor i Lidhjes së Prizrenit (1878-1881), organizata politike-ushtarake shqiptare, e cila e zgjoi vetëtijen kombëtare…
E enjte, 16 Korrik 2009 09:45

Nga: Mexhid YVEJSI, Gjakovë

Haxhi Ymer Prizreni është një nga figurat kryesore fetare-kombëtare të historisë shqiptare; është një personalitet me njohuri të thella fetare, letrare, pedagogjike, filozofike, ushtare, politike…
Ka qenë hoxhë, imam, myderriz, professor, myfti, haxhi, sufi, shejh, udhëheqës shpirtëror i tarikatit Nakshibendi-Uvejsi…
Ka qenë përfaqësues i Sanxhakut të Prizrenit në Kuvendin Osman në Stamboll…
Ka qenë udhëheqësi ideor e drejtuesi kryesor i Lidhjes së Prizrenit (1878-1881), organizata politike-ushtarake shqiptare, e cila e zgjoi vetëtijen kombëtare…

U lind në vitin 1821 në katundin Zgatar të Opojës. Ky katund, një nga 25 fshatrat e Nahijes së Opojës, përmendet në një regjistrim që ka bërë administrate shtetërore e Sanxhakut të Dukagjinit në vitin 1571.
Rrjedh prej një familje intelektuale, bujare, fetare, atdhetare. Babai i tij, Sylejman Efendi Aliu, ishte hoxhë, myderriz. Hoxhë, myderriz ishte edhe gjyshi i tij, Ali Efendi Nuhiu, i cili është themelues i Xhamisë në katundin Zgatar, me 10 Maj 1814.
Haxhi Ymer Prizreni mësimet fillestare i kreu në Prizren, ku i mbaroi edhe ato të mesme në Medresenë "Mehmed Pasha". Mësimet e larta i kreu në Stamboll, ku studioi drejtësinë, teologjinë dhe filozofinë.
Pas studimeve në Stamboll, Haxhi Ymer Prizreni u kthye në Prizren, ku ka shërbye si Myderriz në Medresenë "Mehmed Pasha", Imam në Xhaminë "Bajrakli", Myfti i Prizrenit.
Në vitin 1877 zgjedhet përfaqësues i Sanxhakut të Prizrenit në Mexhlsin (Kuvendin-Parlamentin) Osman, në Stamboll dhe prej kësaj kohe do të quhej me mbiemrin Prizreni…
Haxhi Ymer Prizreni ka qenë edhe Shejh, udhëheqës shpirtëror i tarikatit Nakshibendi, ku aderonin shumë ulema të njohur të Prizrenit e të qyteteve tjera, ndër ta vlen të përmenden, Shuaib Agë Spahiu, Kryetar i Komitetit të Degës së Lidhjes së Lidjes së Prizrenit në Prizren, Myftiu i Gjakovës, Myderrizi, Ismail Efendi Yvejsi, Kadiu i Gjakovës, Ahmed Efendi Korenica etj. Sipas parimit të kësaj rruge shpirtërore:
"Njohuritë e jashtme janë për botën, ndërsa njohuritë e
brendshme janë për Zotin".
Me këto dy njohuri, Haxhi Ymeri veproi në vazhdimësi, gjatë tërë jetës së tij, në dobi të çështjes kombëtare e fetare…
Mjerisht, për shkak të kompleksit të inferioritetit tek shumica e intelektualëve shqiptarë, shumica prej tyre të dominuar nga mendimi sekularist, që ka për themel degradimin e qenies njerëzore, prej një qenie metafizike, mënjanimi i vlerave fetare të individëve, grupeve apo një populli të tërë, duket që bëhet me qëllim, sepse këto vlera prej tyre konsiderohen si pengesë e zhvillimit, përparimit dhe civilizimit….
Civilizimi është formuar si mjet në shërbim të njeriut. Vlerat fetare e ndihmojnë njeriun në përsosjen e tij shpirtërore e morale...
Në shoqërinë amerikane, po edhe të shumë vendeve të tjera perëndimore, vlerat fetare hebraiko-krishtere i kanë maksimalisht të institucionalizuara , e ne pse të veprojmë ndryshe?!
Do të jemi të lirë vetëm duke i shërbyer së vërtetës...Të vërtetën duhet ta shpallim, se, megjithatë, ka njerëz që janë të gatshëm ta dëgjojnë e ta pranojnë...!
Haxhi Ymer Prizreni, pjekurinë, madhështinë e tij e dëshmoi kur përfaqësuesit e popullit arriti t'i bashkoi. I bashkoi si me qenë nji – në Xhaminë "Bajrakli", në Prizren, në t'madhnueshmin Kuvend…
Haxhi Ymer Prizreni ka qenë udhëheqësi ideor e drejtuesi kryesor i Lidhjes së Prizrenit...
Lidhja e Prizrenit (1878-1881) është një nga ngjarjet më të rëndësishme historike të kombit shqiptar. Rëndësia e madhe historike e Lidhjes së Prizrenit shtrihet jo vetëm në të gjitha trojet shqiptare, por edhe në Ballkan, madje edhe në tërë Europën, sepse Shqipnisë, shqiptarëve ia kishin përgatitë gropën…
Ishte jehona e Lidhja Shqiptare të Prizrenit ajo e cila e zgjoi, e zhvilloi dhe e përparoi vetëdijen kombëtare shqiptare. Ajo me përpjekje të mëdha e ngriti këtë veprimtari në shkallën më të lartë, duke e oganizuar edhe luftën për autonomi-pavarësi…
Lidhja Shqiptare e Prizrenit, në krye me Haxhi Ymerin, e çoj , e ngriti për herë të parë çështjën kombëtare shqiptare në arenën ndërkombëtare.
Trajtimi i drejtë i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, i udhëheqësit të saj, Haxhi Ymer Prizreni, që ishte mendja dhe zemra e kësaj Besëlidhje, përmban njohjen e kushteve dhe marrëdhënjeve politike, ekonomike, shoqërore, kulturore dhe në veçanti atë fetare.
Në një poezi, këngë trimërie popullore, që i kushtohet Haxhi Ymer Prizrenit, para betejës në Qafë t'Morinës, afër Gjakovës, pranverë, 1881, mendoj se shprehet mjaft bukur: mençuria, guximi, drejtësia dhe trimnija e Haxhi Ymerit…
AvaTar-Ks
AvaTar-Ks
Master
Master

Numri i postimeve : 505
PIKE : 548
Popullariteti Popullariteti : 1
Data e regjistrimit : 02/07/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

FIGURAT E QMUME KOMBTARE   - Faqe 3 Empty Re: FIGURAT E QMUME KOMBTARE

Mesazh nga AvaTar-Ks Thu Jul 15, 2010 1:24 pm

Kush ja jep mretit ni plum

(Kushtuar: Myderriz Ymer Prizrenit)

Ymer Efenija, trim shqiptar,
Sylejmani ni komandar,
I tubuan tre mi' luftarë,
Tanë malsorë, n'plisa t'bardhë,
N'Qafë t'Morinës kokan dalë,
Sylejmani majti fjalë:
- Ngoni ju vllazën shqiptarë,
Do t'i dalim turkut përballë;
Dervish Pasha n'Gjakovë a ardhë,
Për m'i zanë krent, m'i vjerr' vet,
Me coptue kët ven t'shkretë.
- Efeni, çka me ba,
A ban turkut pushkë m'i ra?
Myderrizi kish pas thanë:
- Kur asht fjala për vatan,
Jo veç turkut e atij tjetrit,
Po ni plum kush ja jep mretit,
Ka me shkue n'lule t'Xhenetit!
Fjalët e hoxhës kur i nguen
Të tanë burrat n'kam u çuen,
Lidhën Besë e pajtuen gjaqe,
- Me ven tonë s'ka pazarllaqe...!
S'njohim pashë, kral as mbret/
Venin tonë e sunojmë vet!"

Haxhi Ymer Prizreni ndrroi jetë në Ulqin, me 12 Qershor 1887, pas një atentati, që iu bë te pragu i shtëpisë ku banonte, duke u kthye prej xhamisë, ku sapo kishte falur namazin e jacisë, teravisë, ishte muaji i bekuem Ramazan, 1304…
Në varrin, ku pushon trupi i Haxhi Ymerit, mbi një pllakë mermeri është skalitur në osmanisht ky mbishkrim:

"Huvel el halaku el baki
El merhum el magfur
Prizrenli El-Haxhí Ymer
Efendi bin Sylejman
Ruhiçyn Elfatiha
Sene 1304".

Në gjuhën shqipe do të thotë:

" Zoti është krijues i të gjithave
I ndjeri i mëshiruar
Prizrenasi Haxhi Ymer
Efendiu, biri i Sylejmanit
Lutuni për shpirtin e tij
Viti 1304 h".

Unë jam shumë i vogël me shkrue për këtë burrë të madh, me gjithë këtë, Haxhi Ymer Prizreni, kurrsesi nuk duhet harruar, as nuk duhet lejuar të tjerët ta harrojnë, sepse kështu e fshehim të vërtetën, e harrojmë vetveten…!
AvaTar-Ks
AvaTar-Ks
Master
Master

Numri i postimeve : 505
PIKE : 548
Popullariteti Popullariteti : 1
Data e regjistrimit : 02/07/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

FIGURAT E QMUME KOMBTARE   - Faqe 3 Empty Re: FIGURAT E QMUME KOMBTARE

Mesazh nga AvaTar-Ks Thu Jul 15, 2010 1:25 pm

FIGURAT E QMUME KOMBTARE   - Faqe 3 74043514
AvaTar-Ks
AvaTar-Ks
Master
Master

Numri i postimeve : 505
PIKE : 548
Popullariteti Popullariteti : 1
Data e regjistrimit : 02/07/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

FIGURAT E QMUME KOMBTARE   - Faqe 3 Empty Re: FIGURAT E QMUME KOMBTARE

Mesazh nga AvaTar-Ks Thu Jul 15, 2010 1:25 pm

Atdhetar i shquar, tribun popullor që gëzonte autoritet. Udhëheqës i Kuvendit Popullor që u mbajt në Morinë të Drenicës në mars të vitit 1903, ku morën pjesë mbi 5000 burra të të gjitha viseve shqiptare. Aty u vendos dhe u lidh besa për të mos u nënshtruar para pushtuesit. Ahmet Delia ra heroikisht në Prekaz të Drenicës në shkurt të vitit 1913 në përleshje me forcat shoviniste të xhandarmerisë serbo-malazeze. Përleshja e përgjakshme që u bë në Prekaz ndërmjet bandave të xhandarmërisë serbe dhe bashkëluftëtarëve të Ahmet Delisë (shkurt 1913), shënoi fillimin e pakënaqësive të shqiptarëve (për padrejtësitë që Evropa i bëri ndaj tyre). Me këtë rast, botës së civilizuar, shqiptarët i treguan se nuk do t’i njohin as edhe një herë kongreset e ndryshme të cilat ndanë tokat tona sipas shijeve të shteteve grabitqare fqinje. Evropa, në fakt, nuk e dëgjoi zërin e shqiptarëve për një shekull të tërë lufte e përgjakje, dëbimi e dhunimi, burgosje e izolimi, djegie e masakrimi që Serbia i ushtroi mbi popullin tonë! Mirëpo, Prekazi që ndodhet në zemër të Kosovës, i tregoi botës se sëpata e Ahmet Delisë do të godasë pa mëshirë çdo marrëveshjeqë do të bëhet në dëm të shqiptarëve. Që nga rënia e Ahmet Delisë e deri të rënia e komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Adem Jashari ka një lidhje. Kjo lidhje gati njëshekullore është ajo që e mbajti gjallë frymën tonë kombëtare. Tahir Meha duke i dëgjuar këto gjëra si: historirat dhe bëmat për Ahmet Delinë, për Shaqir Smakën, Azem Bejtën, Mehmet Delinë, Emin Latin, Bajram Zenën, pastaj për shumë trima të kohës si ata të Lidhjes së Prizrenit e deri tek Shaban Polluzha e Mehmet Gradica, kishte gjetur frymëzimin dhe qëllimin e rrugës së tij prej patrioti. Kishte gjetur rrugën e tij prej guximtari, që në momentin e duhur të jepte gjithçka prej vetes në shërbim të atdheut e të shoqërisë në përgjithësi, duke u bërë shembull i flijimit për brezat që do të pasojnë, gjithnjë drejt shtigjeve të lirisë së atdheut tonë të dashur.
AvaTar-Ks
AvaTar-Ks
Master
Master

Numri i postimeve : 505
PIKE : 548
Popullariteti Popullariteti : 1
Data e regjistrimit : 02/07/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

FIGURAT E QMUME KOMBTARE   - Faqe 3 Empty Re: FIGURAT E QMUME KOMBTARE

Mesazh nga AvaTar-Ks Thu Jul 15, 2010 1:25 pm

FIGURAT E QMUME KOMBTARE   - Faqe 3 54074674
AvaTar-Ks
AvaTar-Ks
Master
Master

Numri i postimeve : 505
PIKE : 548
Popullariteti Popullariteti : 1
Data e regjistrimit : 02/07/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

FIGURAT E QMUME KOMBTARE   - Faqe 3 Empty Re: FIGURAT E QMUME KOMBTARE

Mesazh nga AvaTar-Ks Thu Jul 15, 2010 1:25 pm

Mehmet Delia Ose "Mehmeti i Vogël" – siç e thërrisnin shokët e çetës. Luftëtar i shquar që nga viti 1916. Bashkëluftëtar i Azem Bejtës dhe udhëheqës i Lëvizjes Kaçake të Kosovës që nga viti 1924-1927. Ishte strateg i shquar dhe shumë i afërt me shokët e çetës. Pas vitit 1927, përpjekjet e veta për liri të atdheut i vazhdoi në Shqipëri. Vritet në Bari të Italisë nga regjimi fashist si i zënë rob lufte, diku në maj të vitit 1945.
AvaTar-Ks
AvaTar-Ks
Master
Master

Numri i postimeve : 505
PIKE : 548
Popullariteti Popullariteti : 1
Data e regjistrimit : 02/07/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

FIGURAT E QMUME KOMBTARE   - Faqe 3 Empty Re: FIGURAT E QMUME KOMBTARE

Mesazh nga AvaTar-Ks Thu Jul 15, 2010 1:26 pm

FIGURAT E QMUME KOMBTARE   - Faqe 3 83859776
AvaTar-Ks
AvaTar-Ks
Master
Master

Numri i postimeve : 505
PIKE : 548
Popullariteti Popullariteti : 1
Data e regjistrimit : 02/07/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

FIGURAT E QMUME KOMBTARE   - Faqe 3 Empty Re: FIGURAT E QMUME KOMBTARE

Mesazh nga AvaTar-Ks Thu Jul 15, 2010 1:26 pm

U lind në Llaushë të Drenicës. Luftëtar dhe strateg i dalluar. Njeri me autoritet në popull, organizator dhe mbështetës i paluhatur i Shaban Polluzhës dhe i Kryengritjes gjithëpopullore të Drenicës kundër hordhive çetniko-partizane të Serbisë. Major me gradë ushtarake. Akademinë Ushtarake e kishte të kryer në Shqipëri (në kohën e mbretit Zog). Komandant i Shtabit të Përgjithshëm të Kryengritjes sëDrenicës. I vetmi që kishte kontaktuar me Misionin Anglez në malet e Qyqavicës në janar të vitit 1945. Ra në vijën e frontit në shkurtin e vitit 1945 së bashku me Shaban Polluzhën.
AvaTar-Ks
AvaTar-Ks
Master
Master

Numri i postimeve : 505
PIKE : 548
Popullariteti Popullariteti : 1
Data e regjistrimit : 02/07/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

FIGURAT E QMUME KOMBTARE   - Faqe 3 Empty Re: FIGURAT E QMUME KOMBTARE

Mesazh nga AvaTar-Ks Thu Jul 15, 2010 1:26 pm

FIGURAT E QMUME KOMBTARE   - Faqe 3 98591623
AvaTar-Ks
AvaTar-Ks
Master
Master

Numri i postimeve : 505
PIKE : 548
Popullariteti Popullariteti : 1
Data e regjistrimit : 02/07/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

FIGURAT E QMUME KOMBTARE   - Faqe 3 Empty Re: FIGURAT E QMUME KOMBTARE

Mesazh nga Sponsored content

Sponsored content

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 3 e 4 Previous  1, 2, 3, 4  Next

Mbrapsht në krye

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi