Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Join the forum, it's quick and easy

Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.
Deqani-ks
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pyetje & Pergjigje

Faqja 4 e 18 Previous  1, 2, 3, 4, 5 ... 11 ... 18  Next

Shko poshtë

Pyetje & Pergjigje - Faqe 4 Empty Re: Pyetje & Pergjigje

Mesazh nga Shooter-Ks Fri Jul 16, 2010 9:05 am

Es selamun alejkum..Se pari..Ju uroj te gjith vellezerve dhe motrave
muslimane që në jetën e secilit e në familjet e secilit të mbretëroi Paqa, lumturia
e mbi të gjitha DASHURIA..

(InshaAll-llah nuk jam e tepert)
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pyetje & Pergjigje - Faqe 4 Empty Re: Pyetje & Pergjigje

Mesazh nga Shooter-Ks Fri Jul 16, 2010 9:05 am

Se dyti..Un jetoj ne Ger. dhe ka shum femra me mbulese ELHAMDULILAH
po disa prejt tyre kan mbulese ne kry po knej jan te veshura me veshje qe nuk i perket femres te mbuluar un nuk po kuptoj hiq se nese jan ato muslimane duhet ditur se si vishet femra ose si i ka hije nje muslimaneje..pra nuk ishte ajo e para qe e pash mu sot ka shum femra ktu qe vishen kesi lloji...me te vertet nuk kuptojj fare..Pra vellezer dhe motra cka po mendoni ju per kete qeshtje...Ma boni hallall nese e kom tepru naj sen,,,Kerkoj falje nga All-llahu nese kom bo ndonji gabim ose dicka te ngjajshme e tani kerkoj edhe nga ju falje...
We alejkum selam All-llahu ju ruajte dhe ju dashte gjithmone...AMIN...
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pyetje & Pergjigje - Faqe 4 Empty Re: Pyetje & Pergjigje

Mesazh nga Shooter-Ks Fri Jul 16, 2010 9:05 am

Ju o vllazer musliman dhe ju motra muslimane pyetja ime edhte se se sa ka drejt muslimani per me bajt zi nese i vdes ndoje antar i i familjes se ngushte, nese jo Pse??

All-llahu ju ndihmofte.
selam alejkum
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pyetje & Pergjigje - Faqe 4 Empty Re: Pyetje & Pergjigje

Mesazh nga Shooter-Ks Fri Jul 16, 2010 9:05 am

We alejkum selam e nderuar.
Pershendetje per ty, dhe njeherit urime per temen.
Se pari dua qe te te ndihmoj qe ta largosh kompleksin se ke gabuar.
Jo aspak nuk ke gabuar, perkundrazi duke shprehur mendimin tend, ke hapur nje teme qe te intereson dhe ke deshire te marresh mendime te tjereve. Kjo eshte per t'u pershendetur.

Nuk morra hapin te shkruaj duke pretenduar se pergjigja ime mund te jete e verteta dhe ajo definitive, por thjesht te jap mendimin tim, duke shpresuar qe do te kete edhe shume mendime tjera pas meje.

Se pari, me se shumti me rendesi per cdo musliman dhe muslimane eshte mesimi i besimit, besimit te paster Islam, me rregullat kryesore te saja.
Sa per te forcuar kete qe e them e cek faktin se Muhammedi a.s 13 vite ne Mekke, ua mesoi vetem besimin, perndryshe 13 vitet e Mekes jane edhe vitet qe Muhammedi a,s permes Kuranit dhe keshillave te tij (Sunnetit) ua mesoi muslimaneve besimin qarte, shume qarte.
Me pas erdhi hixhreti, dhe u shperngulen ne Medine. Tek atje mori hov ceshtja e praktikes se Islamit.
Dhe ne kete rast, nga cdo besimtar duhet mesuar besimi paster, me pastaj te falet namazi me vetedije, te praktikohen kushtet baze pra te Islamit, e ne kete rast nje besimtare ne rastin konkret do ja dinte maksimalisht vleren mbuleses, dhe do te ishte e kujdesshme me mbulesen e saj.
Pra do kishte nje mbulese e cila i ploteson te gjitha kushtet, ashtu sic kerkoi Allahu ne Kuran dhe Muhammedi a.s sic na keshilloi ne hadithet e tija.
Cdo forme tjeter, me risi te ndaluara eshte e papranueshme, sepse mbulesa si detyre per muslimanen eshte nder dhe dinjitet per te.
Shikoji keto:
http://www.islamicfashioncenter.com/...r/layer_31.gif
http://www.shukr.co.uk/Merchant2/gra...H104-INSET.jpg
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pyetje & Pergjigje - Faqe 4 Empty Re: Pyetje & Pergjigje

Mesazh nga Shooter-Ks Fri Jul 16, 2010 9:06 am

Falma_lotit, prano pershendetjet tona me te sinqerta.

Mendoj, qe shkaku kryesor i kesaj eshte mosnjohja e rregullave te mbuleses, sepse ajo moter qe me te vertete synon te arrij kenaqesine e Krijeusit te Tij, d.m.th. duke i zbatuar urdherat e Tij, patjeter duhet edhe ta njoh formen e atij adhurimi.

Tek disa motra tjera, mendoj qe ka ndikuar shoqerija e keqe, e qe mundohen t'i perngjasojne te pambuluarave, apo disa te tjera thene troç e kane "dhurat" nga familja.

Per mendimin tim, mbulesa qe paska paraqitur Studenti1 ne photo, eshte ajo qe duhet mbajtur nga muslimanet, ndersa ato te tjerat, d.m.th. laramani-ja, (me shami e pantolle), jane risi, qe rigorizisht nuk pranohen.

Prandaj qendron nje rregull profetik, se: "Nje veper nuk pranohet tek Allahu nese eshte e sinqerte, mirepo praktiken nuk e ka ne rregull, gjithashtu nuk pranohet nje veper tek Allahu nese formen e ka ne rregull mirepo mungon sinqeriteti, anasjelltas. Vepra pranohet tek Allahu kur eshte bere me sinqeritet dhe forme te sakte".
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pyetje & Pergjigje - Faqe 4 Empty Re: Pyetje & Pergjigje

Mesazh nga Shooter-Ks Fri Jul 16, 2010 2:51 pm


E kam ni pytje nese ka mundsi mu pergjigje dikush nga vllaznit musliman. A lejohet qe muslimani ta puthe nje femer qe nuk eshte i martum me ta por vetem e dashuron e nuk e ka grua ?!
Lus të regjistruarit që dinë diçka në lidhje me këtë temë të më tregojnë diç më shumë:

Falenderojme All-llahun, paqa dhe bekimi qofshin mbi Muhammedin
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pyetje & Pergjigje - Faqe 4 Empty Re: Pyetje & Pergjigje

Mesazh nga Shooter-Ks Fri Jul 16, 2010 2:51 pm

Teme shume e gjere e nderuar. Por te preferoj ta lexosh kete shkrim (me poshte), te nje motres muslimane-shqiptare V. Kelmendi.

Kush e nderon femren me shume se feja Islame?

Të hidhëruar dhe të prekur nga tendencat negative që po i shfaqin mediat nga vendi e bota për njollosjen e femrës muslimane dhe mbulesës Islame janë bërë tepër të padurueshme. Mirëpo sikur t’i kthehen vetës së tyre në vështrim dhe pastaj vlerave tona të larta morale dhe fetare, nuk do të lejonin që me këto dukuri të shëmtuara të trokasin edhe në portën tonë, dukuri të cilat bartin në vete vetëm injorancë dhe shpifje.

Eshtë bërë e patjetërsueshme nevoja që t’i hapim sytë mirë dhe t’i kundërshtojmë

për gjërat që po hudhin mbi ne. Flitja e stërflitja që po bëhët për Islamin si fe në përgjithësi dhe femrën muslimane dhe mbulesën e saj në veçanti, thuajse në mënyrë kronologjike për këto ngjarje të përgatitura nga “specalistë” të laboratoreve të huaj me qëllim të vetëm-(shkatrrim të moralit dhe të identitetit) tempoja e të cilëve determinohet nga dashakeqët e islamit po rritet çdo ditë e më shumë.

Cdokush që së paku ka njohuri për historinë botërore në përgjithësi po edhe për ato religjiozet dhe që është i vetëdijshëm, nuk mundet që mos të pyes, sesi ka mundësi që Islami të nënçmoi femrën në ditët e sotme, kurse historia tregon qartë se Islami si Fe e nderoi atë me një nder dhe pozitë që s’ia ofroi askush asnjëherë?!
Eshtë e vërtetë se diskriminimi i gruas ka ekzistuar dhe ekziston ende edhe sot, por jo tek muslimanët dhe besimi i mirëfilltë Islam. Ekziston tek praktika dekadente e disa muslimanëve.

Askush nuk e mohon atë se gruaja muslimane në një periudhë mjaftë të gjërë të dekadencës ka qenë pa të drejta dhe e lënë në një pozitë jo të përshtatëshme. Mirëpo fakti i pamohueshëm është që normat e Sheriatit Islam që kanë të bëjnë me gruan, në atë rast plotësisht janë keqpërdorur dhe në shfrytëzimin praktik plotësisht janë shtrembëruar. Sa që rregullat e mbulimit të gruas, egoizmi dhe vetvullneti mashkullor ashtu i ka shtrembëruar gjë që ky praktikim i gabueshëm i tyre ka sjellur një izolim të plotë të gruas dhe pasivizim në jetën publike.

Aktualitetet e përditëshme publike në media dhe shtyp për çështjen e emancipimit të gruas muslimane po përdëftohen me “fakte” se gruaja akoma në disa mjedise muslimane, është në një pozitë jo të barabartë, si dhe për të drejtat e saj duhet të luftoj.

Ska dyshim se femra muslimane në ditët e sotme gjithnjë bënë luftë me vetën e saj sesi ta largojë nga mendja dhe dëshira vetinë e kultivuar që nga koha e komunizmit tek ne, e që mjerisht ende po kultivohet për të pretenduar sesi të bëhet një femër perëndimore. Mirëpo, para se të flasim për të sotmën, t’i hedhim një vështrim të kaluarës për pozitën që i dha feja Islame e mirëfilltë dhe e denjë gruas.

Eshtë fakt se e kaluara është mësim për të tashmën dhe synim për të ardhmën.
Për dallim nga gratë tjera në të gjithë popujt dhe te të gjitha besimet e tyre, gruaja muslimane gëzoj një status të lartë dhe pozitë të madhe që i ofroi besimi Islam.
Në Fenë Islame përvec tjerash gruaja kishte të siguruara të gjitha nevojat e jetës së sajë. Ishte plotësishtë e liruar nga shpenzimet, sepse për të kujdesej burri i sajë dhe ajo gjithmonë gëzonte mbikëqyrjen e tij. Gjatë kohës sa ishte vajzë, kujdeseshin prindërit dhe ishte e sigurtë nga të gjitha anët, si motër kujdesej vëllau, ndërsa si nënë kujdesej i biri, kështu që s’kishte nevojë që për të të kujdesej ndonjë institucion, organizatë apo shoqatë që t’ia siguroi të drejtat e sajë, sepse të drejtat ia dha dhuratë Zoti i Lartësuar duke ia sqaruar në Kur’anin fisnik.

Gruaja muslimane në të kaluarën kishte një jetë të frytshme brenda kornizave të Islamit, ajo çdo hap që e bënte ishte e vetëdijshme, zhvillonte dhe jetonte një jetë të lumtur e komfore, barte një veshje me një elegancë të rrallë islame, posedonte dukshëm edukatën e të shprehurit, gëzonte respektin kulminant të ndërsjellë ndaj burrit dhe anasjelltas, kishte të drejtën e saj në çdo lëmi, madje edhe në çështje të trashëgimisë, konsultohej me burrin për gjëra të ndryshme, në mes burit dhe gruas nuk ekzistonte ndonjë fanatizëm por për çdo gjë vendosnin bashkë.

Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pyetje & Pergjigje - Faqe 4 Empty Re: Pyetje & Pergjigje

Mesazh nga Shooter-Ks Fri Jul 16, 2010 2:51 pm

Pra, nga kjo që e thamë, shihet se gruaja muslimane ka civilizimin e saj, ka traditën e saj, Andaj nuk është e nevojshme ta imitoj atë grua të Përëndimit, sepse në të kundërtën në radhë të parë do të shkatërroi vetë, familjën dhe do ta humbë vlerën e moralit në jetën e saj.Ndërsa nëse i hedhim një vështrim së tashmës së saj dhe asaj çfar i ofrojnë mediat dhe shtypi cdo ditë, shohim një rrugë e cila do ta shkatrroi atë në aspektin psikik po edhe fizik.

Eshtë bërë rutinë kërkimi i të drejtave të saj në çdo institucion. Parulla e tyre është civilizimi i saj, barazia gjinore dhe njëjtësimi me gratë perëndimore.
Gruaja e sotme para vetës ka të hapura shumë rrugë dhe shumë planifikime, madje planifikon edhe planifikim familjar!

Ajo e bënë normale evitimin e shtatzënisë së “padëshiruar” e cila buron nga e ashtuquajtura bashkjetesë, pra shumë të thjeshtë dhe të pakonsideruar e bën vrasjën e fëmijëve në mitra, kurse ne si popull kurrë më shumë s’kemi patur nevojë për natalitet. Synon të bëhët një politikane dhe eprore në ushtri, gjëra të cilat kurrë njëher s’ka mundësi t’i realizojë ashtu siç kërkon detyra, përshkak gjendjeve të cilat ia sjellin ndryshimet fiziologjike në periudhën e ciklit menstrual, shtatzënisë dhe lehonisë, andaj si mundet t’i besohen detyra kaq të vështira ?!

Edhe pse i cekëm vetëm disa synime të gruas së sotme tek ne, e që sipas tyre nëse realizohen këto nene, kjo grua mund të quhet grua e civilizuar me një civilizim perëndimor. Ndërsa në perëndim deri më tani nuk ka dalë diçka që jep të dhëna kritereve që duhet t’i plotësojë femra e civilizuar. Prandaj këto janë disa përceptime të gabuara të cilat i shprehin tek ne, qoftë përmes mediave, apo shkrimeve të ndryshme apo edhe ndonjë organizatë e themeluar pas luftës për të drejta dhe barazi gjinore, me të cilat po shprehin një revoltë të paparashikuar kundër Islamit dhe femrave të mbuluara, kinse i janë thyer traditës dhe jetës konservatore të Lindjes.

Habia më e madhe na befason pikërishtë atëherë kur familje të mirëfillta muslimane shqiptare, shtresa të ngritura intelektualësh që shquhen si elitë e lapsit dhe studiues e analistë të etapave historike në lëmi të ndryshme, u kundërvihen me të madhe vajzave të mbuluara, që sipas tyre “burgosen” nën petkun islam. Ata e shohin mbulesën islame si një dhunim të imazhit femëror në shoqëri, madje edhe si një pikë të zezë në “faqe të bardhë“ të civilizimit e qytetrimit evropian, e që disa prej tyre mundohen të identifikohen si të krishterë. Athua vallë ata që i thonë këto fjalë dhe që e kundërshtojnë mbulesën Islame, sa e njohin besimin biblik !?

Eshtë shumë e vërtetë se femra sipas mësimeve të Kur’anit dhe porosive Profetike, është e detyruar të mbulohet dhe të mos ekspozohet në vende publike. Mirëpo edhe Librat e Shenjët ,Dhjata e Vjetër, Dhjata e re zbulimin e femrës e quajn turp dhe urdhërojnë mbulimin e tyre në kaptinat e tyre: Zanafilla-24/ 64-65,(Dhjata e Vjetër), Isaja :-3/16-17,(Dhjata e Re).

Pra, përkundër gjithë asaj paditurisë së koncepteve të disave, se kinse gruaja është krijesë djallëzore vetëm për të këqija, gruaja muslimane zë vend të rëndësishëm dhe të veçantë në Islam. ثshtë e respektuar lartë në legjislacion hyjnor dhe në fjalët profetike.

Aqë shumë e lartëson Islami femrën, sa që e veçon ndër kaptinat më të gjata në Kur’an dhe e emron me emrin En-Nisaë (Kaptina për Gratë), ndërsa në kaptinat e mesme duke i përshkruar hollësisht të drejtat që i takojnë femrës e emron me emrin Et-Talak(Divorci). Jo vetëm kaq, por për t’u sqaruar edhe më tej pozita e saj e lartë, hasim edhe në thënjet (hadithet) e Muhammedit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ku bartin një fisnikri për femrën në Islam, saqë i Dërguari Muhammed, alejhisselam, edhe në momentin e fundit të jetës së tij porositi për faljen e namazit dhe sjelljen mirë me gratë” .

Tematika që ka të bëjë me nderin e gruas në Islam përmes Kur’anit dhe thënieve Profetike nga Muhammedi, alejhisselam, është shumë e gjerë dhe nuk përshkruhet me pakë fjalë e as me një shkrim. Kështu që për tu sqaruar do cekim një thënie: “Disa njerëz mendojnë se gruaja dhe burri janë krijuar si dy krijesa konkurrente midis tyre, dhe harrojnë se në fakt ato janë krijesa të cilat plotësojnë njëra tjetrën”.
ثshtë realitet që meshkujt për nga natyra janë më të fuqishëm sesa femrat, dhe kjo vlenë edhe për gjallesat tjera në kozmos, mirëpo është me rëndësi që ta kuptojmë realitetin se, mashkulli dhe femra janë dy krijesa të Zotit me gjini të kundërta, me ndryshime fiziologjike, por plotësisht të barabarta para detyrave dhe obligimeve të Zotit.

S’duhet haruar se Kur’ani ua zbardhi jetën dhe u ndriçoi rrugën duke ju ardhur në ndihmë të gjitha atyre grave të cilat vuanin nga padrejtësia gjinore, madje edhe për jetë. Ju erdhi të gjithave pa dallim race, ngjyre dhe feje dhe ua bëri të qartë të gjitha për barazi dhe drejtësi, dhe u tregoi që çdonjëri do të llogaritet për veprën që ka bërë, qoftë e madhe apo e vogël ajo vepër.

Ja vlenë të theksojmë se askund në literaturë Islame, duke filluar nga Kur’ani, hadithi i Muhammedit, alejhiselam, por edhe nëse hulumtojmë edhe nëpër të gjitha librat apo shkrimet e autorëve islam, nuk mund të gjejmë cenimin për të drejtën e edukimit dhe arsimimit për femrën muslimane.
Duke u mbështetur dhe bazuar në përputhshmërinë e veprimit profetik të Muhammedit, alejhisselam, të gjithë dijetarët musliman, pa dallim gjinije, si citat të parë vëjnë fjalën hyjnore “Lexo, mëso, studio” dhe pastaj radhisin “Penën”.
Për të qenë edhe më e qartë, të lexuarit, të mësuarit, të studiuarit është kërkesë Hyjnore pa dallim gjinie, dhe për këtë arsye i lutemi Zotit me vetë fjalën e Tij: “…Zoti im, ma shto diturinë”.(Taha:114).
Mandej ka thënë i Dërguari, alejhisselam: “Kërkimi i diturisë është obligim për cdo besimtar dhe besimtare”. (Ibën Maxhe).
Dihet qartë se i padituri dhe e paditura nuk mundet të arrijë shkallën e mirëfilltë të besimit ndaj Zotit dhe nuk mundet të jenë pedagog në brezat pas tyre pa dije, Andaj këto arrihen jo ndryshe përveç se me mësim dhe studim.

Kështu që të drejtën e shkollimit të femrës e kanë nëpërkëmbur njerëzit që kanë qenë injorantë ndaj Kur’anit dhe hadithit të Muhammedit (alejhisselam) duke i dhënë përparësi fanatizmit dhe traditës së rrethit apo vendit dhe këtë pastaj ia mveshën islamit dhe muslimanëve.

Besimi Islam i jep të drejtë femrës edhe për punë, nëse ajo don të jetoj nga puna dhe djerësa e saj, nuk ia ndalonte, mirëpo mësimet dhe këshillat islame vënë disa kushte që do t’i ndihmonin femrës të jetë e suksesshme në punën dhe jetën e sajë, në mënyrë që të ketë kohë të mjaftueshme për të qenë një bashkëshorte dhe nënë e suksesshme.

Andaj duke patur parasyshë që besimi islam e vë në pozitën bazë familjen duke e konsideruar si institucion të shenjtë, kurse shenjtërinë e saj ia jep nëna apo gruaja e denjë dhe e përkushtuar në kultivim të moralit në të, nga morali që posedon, në raste të tilla e lenë lirinë e saj që të dinë të zgjedhë.

Në shoqërinë Islame nuk ekziston asnjë pengesë që gruaja të studion e më pastaj të ushtrojë profesione si meshkujt, me kusht që ai profesion të mos jetë në kundërshtim me natyrën e saj.

Femra muslimane gëzon të drejtën absolute që të zgjedhë fatin e jetës së saj. Martesa e detyruar siç është praktikuar në të kaluarën dhe ndoshta praktikohet ende me ndonjë shoqëri e cila ende vuan nga petku i mbulimit të injorancës, është një shkelje e rëndë dhe flagrante e së drejtës së femrës për zgjidhje të burrit të saj të jetës, dhe një veprim i tillë është në kundërshtim me besimin Islam. Mund të cekim se Islami si Fe, të rinjëve të cilët duan të lidhin kurorë, ua tregon rrugën e cila është zyrtare dhe legjitime për një martesë të shëndoshë dhe të pastërt.

Besimi Islam jo vetëm me këto dhunti e nderon gruan, nder i bënë edhe me mbulimin e trupit të saj. Të shumta janë ajetet (versetet) Kur’anore të cilat urdhërojnë barazinë, drejtësinë dhe mbrojtjen ligjore të femrës.

Modestia në veshje dhe sjellje është rregull islam, të cilit duhet t’i përmbahën dy gjinitë. Në këtë sferë urdhërimi për mbulimin e femrës përbënë një nga mënyrat e ruajtjes dhe mbrojtjës së nderit dhe pozitës së saj.

Mbulimi i trupit është njëri prej faktorëve që eleminon dukuritë negative nga vetja e saj, pra mbulesa nuk është kufizim i të drejtave të femrës, por mbrojtje nga poshtrimi dhe nënçmimi që mund t’i bëhet. Andaj mbulesa është mënyra më e sigurtë për ndërprerjen e të gjitha formave të lakuriqësisë.

Eshtë e pa kapshme në mëndje që femra të mbuloj kokën kurse t’I lëjë të zbuluara këmbët, duart, barkun e që zbulimi i tyre nxitë në amoralitet me përplotë pasoja të tjera që i vijnë pas. Pra, mbulesa e kokës si nismë e mbulimit të pjesëve tjera të trupit është mbrojtje e femrës në këtë botën mashtruese e lajkatare, njëherit është mbrojtje edhe e vetë mashkullit për të mos rënë pre në gjërat e ndaluara.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pyetje & Pergjigje - Faqe 4 Empty Re: Pyetje & Pergjigje

Mesazh nga Shooter-Ks Fri Jul 16, 2010 2:52 pm

...Vijon nga postimi i kaluar!


Libri ynë i shenjtë Kur’ani na e sqaron këtë çështje më së miri nga cfardo sqarim tjetër për vlerën e mbulesës, dhe këtë e gjejmë në kaptinën Nur, ajetet: 30,31.
Për t’a përmbyllur këtë shkrim edhe pse ka shumë prej atyre, sikur thamë më lartë, që nuk e kuptojnë rëndësinë e mbulimit të femrës, dhe se argumenti ynë se mbulesa është mbrojtje dhe nderë për femrën për ta është pa bazë, sepse sipas tyre mjafton emancipimi për t’i evituar të ligat që mund ta godasin femrën, mirëpo në këtë rastë kisha dashtë që t’i krahasojmë dhe sqarojmë disa gjëra për ta qartësuar të vërtetën.
Ata thonë se edukimi civilizimi dhe vetëpërmbajtja apo vetëkontrolli, të gjitha përmbledhën në fjalën emancipim si dhe janë mbrojtja më e mirë. Kurse ne ju themi atyre se, këto fjalë janë të ëmbëla dhe tingullojnë shumë bukura por janë të pamjaftueshme! Nëse civilizimi qenka i mjaftueshëm si mbrojtje, atëherë pse femrat nuk guxojnë të lëvizin natën vetëm nëpër rrugë? Nëse edukimi që ata e mendojnë zgjidhje, pse atëherë në shumë vende të botës ekzistojnë kolegje për gjini të ndara? Nëse vetëkontrolli apo vetëpërmbajtja qenka zgjidhje, atëherë përveç vendeve të ndryshme nëpër botë, edhe këtu tek ne nëpër vende të ndryshme të punës ka imoralitet e dhunime? Pse pra ky i ashtuquajturi emancipim nuk po arrinë t’i emancipoi të degjeneruarit, të cilët i cenojnë të drejtën për të qenë të lira gratë dhe vajzat tona nëpër rrugë e vende të tjera?

Ndoshta do të na përgjigjet ndonjë duke na thënë se, ato janë vetë fajtore, sepse vetë po fillojnë të parat me lakuriqësinë e tyre.Si duket ky emancipim qenka plotësisht dështak në rastet e tilla. Pra, me fjalën emancipim kuptojmë ngritje kulturore, zhvillim të intelektit njerëzor, ngritje morale, edukative, por me këtë asesi nuk bën të kuptojmë degjenerimin, qoftë në dukje të parë, sjellje dhe në të folur nga cilado gjini. Një gjë duhet ta kemi shumë të qartë; nëse të rinjët vazhdojnë me këto trende “emancipuese”, atëherë femra do të jetë ajo që do ta paguaj çmimin më të shtrenjtë. Nuk do të jetë dorë që përkundë djepin e botës, por do të jetë bombë që sjellë shkatërrimin e botës.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pyetje & Pergjigje - Faqe 4 Empty Re: Pyetje & Pergjigje

Mesazh nga Shooter-Ks Fri Jul 16, 2010 2:52 pm

ne familjen time deri sot janê mbajtur gjithmonê te 7-at, te 40-at. ne diten e varrimit te te vdekurit vishen te gjithe me ngjyra te mbyllta. qajne njerezit, zakonisht gratê, edhe ate shume bile. pastaj shkojne pas nje viti (ose edhe ma shume) edhe i vizititojne varret e te vdekurve (perseri te veshur ne zi, ne heshtje e tj.). e mbaj ne mend se shume njerez ne gjakove (besoj se te gjithe) i kane keto rregulla ne ceremonine mortore. po me duket te gjithe e paskemi deviju sunnetin "madheshtore".
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pyetje & Pergjigje - Faqe 4 Empty Re: Pyetje & Pergjigje

Mesazh nga Shooter-Ks Fri Jul 16, 2010 2:55 pm

une besoj se menyra e te veshurit duhet te zgjidhet vet nga femra. si propozim i kisha bere qe zgjidhja e saj te varesohet nga ambienti ne te cilin ajo do te qendroj. nese eshte ne nje ambient serioz, nuk mund te veshet me nje fund te shkurter (mini). nese eshte ne qytet, nuk mundet te dali ne "tanga". nese eshte ne plazhe, nuk mund te mbajê aq shume tesha sa te djersitet e te semuhet.

te gjitha "obligimet" tjera ndaj veshes se femres i refuzoj si qesharake. ato obligime me -si te themi me diskret - origjine "spirituale" nuk jane vetem qesharake, por edhe trilluese.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pyetje & Pergjigje - Faqe 4 Empty Re: Pyetje & Pergjigje

Mesazh nga Shooter-Ks Fri Jul 16, 2010 2:55 pm

Nëse i mbyllë sytë gjat këtij akti, që të çmendë ,nuk ndalohet .Por nëse puthë me sy të hapur ndalohet, sepse ju bën sëpari syve dëm e pastaj edhe nuk mund të koncentrohesh në deshifrimin e impulseve elektrike që i merrë, e të shkon mundi kot .

Falenderojmë Allahun që me madhshtinë e vet na i fali buzët ,për të shijuar këto mëkate hyjnore
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pyetje & Pergjigje - Faqe 4 Empty Re: Pyetje & Pergjigje

Mesazh nga Shooter-Ks Fri Jul 16, 2010 2:55 pm

selamualejkum musliman

Durimi në kohërat e zisë

Marrë nga "Durimi dhe Falënderimi" të Ibn Kajjim el-Xheuzije




Humbja e të dashurit është një kohë kur njeriu mund të kaplohet nga pikëllimi dhe shumë zakone që e rrethojnë zinë, pasqyrojnë thellësinë e ndjenjës së humbjes. Vajtimi, lavdërimi i tepërt i të vdekurit, dhe shqyerja e veshjes të gjitha janë zakone që ishin të mirënjohura në periudhën e xhahilijetit [injorancës para-islamike], dhe ende janë të zakonta midis disa muslimanëve. Sjellja e këtillë s'është e lejueshme në Islam, meqë nga besimtari kërkohet që ai të përballet me humbjen, sikur në të gjitha sprovat e tjera të jetës, me durim.
Është e lejueshme të qash butë, përpara vdekjes, gjatë kohës së vdekjes, dhe pasi që personi të vdesë. Sipas esh-Shafi'i, ndërkaq, është e urryer [mekruh] të qash pasi që personi të vdesë, por e lejueshme përpara se të ndahet shpirti.
Opinioni i saktë është se të qarët është i lejueshëm, përpara dhe pas vdekjes. Dëshmi për këtë është hadithi i transmetuar nga Xhabir Ibn Abdullah, Allahu qoftë i kënaqur me të, ku ai thotë:"Babai im vdiq në betejën e Uhudit, dhe unë fillova të qaj. Njerëzit më thanë që të ndalesha, por i dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selam, nuk kërkoi nga unë asnjëherë që të ndalesha. Pastaj tezja ime, Fatimeja, poashtu filloi të qante, dhe pejgamberi, salallahu alejhi ue selam, tha:
"S'ka gajle se e qani apo jo, engjëjt vazhduan t'i bënin hije atij derisa ata u ngritën me shpirtin e tij".[Mutefekun alejhi]
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pyetje & Pergjigje - Faqe 4 Empty Re: Pyetje & Pergjigje

Mesazh nga Shooter-Ks Fri Jul 16, 2010 2:55 pm

Ibn Abas, Allahu qoftë i kënaqur me të, transmetoi që kur Rukejah, bija e pejgamberit, salallahu alejhi ue selam, vdiq, gratë filluan të qanin dhe Umeri, Allahu qoftë i kënaqur me të, filloi t'i fshikullonte për t'i ndalur ato. Pejgamberi, salallahu alejhi ue selam, i tha atij:"O Umer, lëri rehat dhe le të qajnë". Grave ai u tha:"Vazhdoni të qani, por shmangiuni të qarit të shejtanit… Çfarëdo që vjen nga syri dhe zemra është nga Allahu dhe shenjë mëshire, dhe çfarëdo që vjen nga duart dhe gjuhët e juaja është nga shejtani".[Ahmed]
Një numër hadithesh të vërteta e përshkruajnë pejgamberin, salallahu alejhi ue selam, duke qajtur në disa raste kur dikush që ai e donte kishte vdekur. Kur pejgameberi, salallahu alejhi ue selam, vizitoi varrin e nënës së tij, ai qau dhe i bëri të tjerët të qanin. Kur ai po varroste martirin Uthman bin Medh'un, Allahu qoftë i kënaqur me të, pas Uhudit, ai e puthi atë dhe lotët e tij ranë në fytyrën e Uthmanit. Kur ai dha lajmin për vdekjen e Xha'ferit, Allahu qoftë i kënaqur me të, ai fliste ndërsa i rridhnin lotët teposhtë fytyrës.
Një tjetër transmetim i vërtetë përshkruan Ebu Bekrin, Allahu qoftë i kënaqur me të, duke qajtur kur ai puthi pejgamberin, salallahu alejhi ue selam, pasi që ai kishte vdekur. Hadithi i cili e ndalon të qarët, duhet të komentohet se i referohet të qarit që shoqërohet me lavdërim të tepërt dhe vajtim.


vazhdon inshaAllah
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pyetje & Pergjigje - Faqe 4 Empty Re: Pyetje & Pergjigje

Mesazh nga Shooter-Ks Fri Jul 16, 2010 2:55 pm

vazhdimi i shkrimit te mesiperm
Lavdërimi i tepërt dhe vajtimi
Ta lavdërosh dhe ta vajtosh të vdekurin në pikëllim është haram, sipas Ahmedit, esh-Shafi'i, dhe të tjerëve. Në hadithin e transmetuar nga Abdullah ibn Mes'ud, Allahu qoftë i kënaqur me të, pejgamberi, salallahu alejhi ue selam, ka thënë:
"Nuk është prej nesh ai që e godet veten në faqe, që shqyen veshjen e tij dhe që sillet sikur njerëzit e injorancës [xhahilijetit]".[el-Buhari dhe Muslim]
Ebu Malik el-Esh'eri, Allahu qoftë i kënaqur me të, ka thënë:"Pejgamberi, salallahu alejhi ue selam, ka thënë:
'Janë katër vese që i ka Umeti im, të cilat janë nga xhahilijeti. Umeti im kurrë s'do t'i heq qafe ato. Ato janë: krenimi me prejardhjen fisnike, fyerja e njëri-tjetrit duke hedhur dyshim në prejardhjen e personit, kërkimi i shiut nëpërmjet astrologjisë [lëvizjes së yjeve në qiell], dhe vajtimi'".
Në një tjetër hadith, pejgamberi, salallahu alejhi ue selam, ka thënë se nëse gruaja e praktikon zakonin e vajtimit dhe ajo nuk pendohet përpara se të vdesë, në Ditën e Ringjalljes ajo do të ngrihet me veshje katrani dhe me një mburojë nga zgjeba. [Muslim]
Ebu Musa, Allahu qoftë i kënaqur me të, ka thënë:"Pejgamberi, salallahu alejhi ue selam, ka thënë:
'I vdekuri vuan për shkak të vajtimit të të gjallëve. Kur gruaja vajtuese thotë:'Çfarë humbje e madhe! Kam humbur dorën e djathtë, atë që më vishte', i vdekuri do të qortohet rreptësisht dhe do të pyetet:'A je ti dora e djathtë e saj? A je ti mbështetja e saj? A je ti ai që e ke veshur atë?'" [Ahmed]
S'ka dyshim që vajtimi dhe lavdërimi i tepërt janë haram. E, si mund të jetë ndryshe, kur ato tregojnë në pakënaqësi me Zotin dhe kundërshtojnë durimin? Sjellja e këtillë e dëmton edhe personin, kur personi i mëshon shpulakë vetes, nxjerr flokët e veta, lutë Allahu t'ia marrë shpirtin, humb pronën duke shqyer veshjen, ankohet për padrejtësi nga Allahu dhe e lavdëron të vdekurin me cilësi që ai nuk i ka patur. Cilado nga këto do të ishte bazë e mjaftueshme për ndalimin e plotë të vajtimit dhe lavdërimit të tepërt.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pyetje & Pergjigje - Faqe 4 Empty Re: Pyetje & Pergjigje

Mesazh nga Shooter-Ks Fri Jul 16, 2010 2:56 pm

Thënia e disa fjalëve
Është e lejueshme të thuhen disa fjalë kur të qash për të vdekurin, për sa kohë që këto janë të vërteta dhe nuk shoqërohen me vajtim apo shprehje pakënaqësie me vendimin e Allahut. Këto pak fjalë nuk e kundërshtojnë durimin dhe nuk janë haram. Enesi, Allahu qoftë i kënaqur me të, transmetoi që Ebu Bekri, Allahu qoftë i kënaqur me të, hyri tek pejgamberi, salallahu alejhi ue selam, pasi që ai kishte ndërruar jetë, e vendosi dorën e vet në tëmthin e tij, e puthi atë midis syve dhe tha:"O pejgamberi im, o miku im më i dashur, o i dashuri im". [Ahmed]
Enesi, Allahu qoftë i kënaqur me të, transmetoi që kur pejgamberi, salallahu alejhi ue selam, u sëmurë shumë, ai filloi ta humbiste vetëdijen. Fatimeja, Allahu qoftë i kënaqur me të, tha:"Sa e madhe është vuajtja e babait tim!" Ai tha:"S'do të ketë më vuajtje për babanë tënd pas ditës së sotme". Kur pejgamberi, salallahu alejhi ue selam, ndërroi jetë, ajo tha:"O babai im që iu përgjigj thirrjes së Zotit të vet; o babai im, destinacioni i të cilit është parajsa; O babai im, Xhibrilit do t'ia kumtoj lajmin e vdekjes tënde". Pasi që pejgamberi, salallahu alejhi ue selam, kishte qenë varrosur, ajo tha:"O Enes, si mund të durosh që ta varrosësh pejgamberin dhe ta mbulosh me dhé?" [el-Buhari]
Kur vdiq biri i tij, Ibrahimi, pejgamberi, salallahu alejhi ue selam, tha:"Ne jemi pikëlluar shumë për vdekjen tënde, o Ibrahim". Kjo nuk tregon në pakënaqësi me vendimin e Allahut apo ankim kundër Allahut. Të tilla thënie s'janë gjë më shumë sesa të qarë.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pyetje & Pergjigje - Faqe 4 Empty Re: Pyetje & Pergjigje

Mesazh nga Shooter-Ks Fri Jul 16, 2010 2:56 pm

I vdekuri vuan për shkak të vajtimit që ia bëjnë njerëzit
Një hadith i vërtetë i transmetuar nga Umer ibn el-Hatab, Allahu qoftë i kënaqur me të, nga biri i tij, dhe nga el-Mughire ibn Shu'beh, tregon që i vdekuri vuan për shkak të vajtimit që ia bëjnë njerëzit. Nuk duhet të ketë ndonjë problem në kuptimin e këtij hadithi, dhe nuk duhet të duket se po e kundërshton Kur'anin apo parimet themelore të Sheriatit. Kjo s'do të thotë që njeriu mund të dënohet për shkak të veprimit të tjetrit. Pejgamberi, salallahu alejhi ue selam, nuk ka thënë që njeriu do të dënohet për shkak se familja e tij qan për të. Ajo çfarë ai tha është se i vdekuri vuan për shkak të kësaj, domethënë që kjo e dëmton atë. Ngjashëm, një njeri i vdekur në varr mund të dëmtohet kur një njeri tjetër në varrin fqinj [të afërt] është duke u dënuar. Kështu që kur familja e të vdekurit qan, vajton dhe e lavdëron atë për së tepërmi, sikur që vepronin njerëzit e xhahilijetit, i vdekuri do të dëmtohet në varr për shkak të kësaj. Kjo është vuajtja të cilës i referohet në hadithin.

Ndersa lutja jone e fundit eshte ;
Falenderimi dhe i tere Sukesi i takon vetem Allahut subhanehu we teAla
selamualejkum musliman
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pyetje & Pergjigje - Faqe 4 Empty Re: Pyetje & Pergjigje

Mesazh nga Shooter-Ks Fri Jul 16, 2010 2:56 pm

Keshtu per shembull ne menyre ligjore e kan rregulluar muslimanet dhe kan vendose qe munden ti kene nga 4 gra me kurore dhe shume tjera pa kurore duke mos i llogaritur sherbetoret, konkubinat etj..........
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pyetje & Pergjigje - Faqe 4 Empty Re: Pyetje & Pergjigje

Mesazh nga Shooter-Ks Fri Jul 16, 2010 2:56 pm

Selamualejkum musliman

Falma_lotin kjo gje eshte e ndaluar ne Islam dhe hyne ne rangun e mekateve qe quhen ne islam si Zina , dhe kete e bejn hadithet ne vazhdim


"Allahu i Lartësuar ka shkruar pjesën e pasardhësve të Ademit prej zinasë/imoralitetit, dhe ajo do t'i zërë ata patjetër. Imoraliteti i syve është shikimi, ai i gjuhës është të shprehurit, nepsi ëndërron dhe dëshiron ndërsa organet e vërtetojnë atë ose e përgënjeshtrojnë."

Këtë hadith e transmeton Muslimi; nga Hadithi i Suhejl bin ebi Salih; nga babai i tij; nga Ebu Hurejra. Muslimi e transmeton këtë hadith edhe me këtë shprehje:

"Imoraliteti i dy syve është të shikuarit, ai i dy veshëve është të dëgjuarit (i haramit), ai i gjuhës është të folurit, i dorës është shtrirja e saj me të padrejtë dhe i këmbës është të ecurit (për te harami).
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pyetje & Pergjigje - Faqe 4 Empty Re: Pyetje & Pergjigje

Mesazh nga Shooter-Ks Fri Jul 16, 2010 2:57 pm

pra nje gje e tille eshte e ndaluar jashta nikahut dhe marteses , pasi eshte prej veprave qe Allahu ne kuran i hudhe ne graden e shirkut , mbytjes se muslimanit e keshtu me radhe ku thote:
Edhe ata që pos All-llahut, nuk lusin zot tjetër dhe nuk mbysin njeriun që ka ndaluar All-llahu, por vetëm kur e meriton në bazë të drejtësisë, dhe që nuk bëjnë zina, ndërsa kush i punon këto, ai gjen ndëshkimin.
[el-Furkan, 68].

Pejgamberi [Alejhi Selam] ka thënë: “Ai i cila ma garanton gojën, mes dy mjekrave, pra mes mjekrrës dhe mustaqes, dhe ai i cili mi garanton organet e veta mes dy këmbëve, unë kam për t’ia garantuar Xhennetin”

Dhe me tutje ka thene salallahu alejhiwe selam:

” Shtatë persona të cilët do ti fut All-llahu Subhanehu we Teala nën hijen e Arrshit të Vet në ditën e Kiametit, ku nuk ka hije përveç hijes së Arrshit të All-llahut Subhanehu we Teala, një prej shtat personave është “Një njeri të cilin e thërret një femër, dhe ka pasuri dhe autoritet dhe i ka të gjitha mundësit dhe kushtet për me bërë atë vepër të shëmtuar, por ky djal i thotë unë i tutem All-llahut Subhanehu we Teala, i tutem All-llahut, Zotit të gjithësis..."

Dhe thote Allahu subhanehu we teAla:
”Thuaj to o Muhammed, o ju robët e Zotit, o ju të cilët u ka mashtruar shejtani dhe keni bërë mëkate të mëdha, mos u dëshproni nga rahmeti i All-llahut”

selamualejkum musliman
ps/ juve qe shkruani pa lidhje ne forumin islam, zero, arton edhe ju lojtari , ketu fliten temat qe jane me rendesi dhe nuk ka shaka ne to , nese keni diqka qe ndihmon ne pergjigjie shkruani dhe mos shkruani kot me injorancen e juaj qe te vije deri te mos kuptimi i mire i meseleve ne islam nga ata qe pyesin.Sigurisht qe faji mbetet tek moderatori qe nuk e moderon faqen mire.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pyetje & Pergjigje - Faqe 4 Empty Re: Pyetje & Pergjigje

Mesazh nga Shooter-Ks Fri Jul 16, 2010 2:57 pm

kam nje pyetje qe vlon ne mua !!
Zoti krijoj, engjujt, xhint, dhe njerzit vetem per te adhuruar Krijuesin e tyre
mbes krijesave te Tij, njeriu eshte i preferuari... edhe pse nuk jemi perfekt, harrojm shpesh nga vijm, dhe ku do te kthehemi, bejm gabime, shum gabime... ndersa engjujt jane krijesa perfekte, ndriqojn... ... ndermjet gjitha krijesave Zoti e krijoi edhe njeriun i cili dallohet nga gjitha krijesat tjera
engjujt kan per detyre te shpallin shpallje,marrin shpyrtera disa jan percjelles te njeriut etj.Jan te krijuar nga drita.Ata kan per detyre te bejne vetem adhurim zotit te tyre dmth Allahut xh.sh e njeriu?
Ne fakt njeriu Eshte krijese qe Allahu e ngiti mbi gjitha krijesat tjera
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pyetje & Pergjigje - Faqe 4 Empty Re: Pyetje & Pergjigje

Mesazh nga Shooter-Ks Fri Jul 16, 2010 2:57 pm

e pari dashuria mund te jete ndaj shum kujt , pra ndaj kujt pretendoni juve , psh ndaj ndonje femre apo ndaj ikonave te portalit te ndonje forumi ?
dhe per ke virtualitet ke fjalen ,mos eshte per virtualitetin e jetes se internetit me sa e kuptoj une ?

pastaj flasim rrethe kesaj pyetje qe e paska vendin tek pyetje & pergjegjie.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pyetje & Pergjigje - Faqe 4 Empty Re: Pyetje & Pergjigje

Mesazh nga Shooter-Ks Fri Jul 16, 2010 3:00 pm

Pyetja:
Dihet që mbajtja e zinxhirëve të arit rreth qafës është e ndaluar, mirëpo a lejohet të mbahen nëse nuk janë te arit? Gjithashtu edhe unaza, sa lejohet të mbahet jo e arit para martesës? Allahu ju shpërbleftë!
Përgjigja:
Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshim mbi të dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, shokët dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Pyetja juaj nuk është e specifikuar, por mendojmë se ju bëni pyetje për djemtë. Mbajtja e zinxhirëve rreth qafës për djemtë nga ari nuk lejohet dhe për këtë kemi disa hadithe që e ndalojnë.
Kurse sa i përket qaforeve dhe zinxhirëve që nuk janë nga ari, por nga ndonjë material tjetër (argjendi ose bakri etj.) se a lejohet të mbahen nga meshkujt themi se edhe kjo është e ndaluar dhe meshkujt duhet t’[u largohen atyre, pasi që stolitë dhe zbukurimet e tilla janë nga natyra e femrave dhe mashkulli në këtë dallon nga femrat. Përveç mbajtjes së unazaës së argjentit, pasi që këtë e ka mbajtur Muhamedi (salallahu alejhi ue selem) dhe ajo është e lejuar.
Në librin “Fet`hu Kadir” i cili llogaritet një nga librat më autoritativ të fikhut hanefi thuhet: “Nuk i lejohet mashkullit të stoliset me ar... Gjithashtu nuk i lejohet të stoliset edhe me stoli të argjendit, pasi edhe kjo hyn në kuptim të arit (pra zbukurimit për mashkullin), përveç unazës, rripit dhe zbukurimit të shpatës (armës)”.
Kurse Neveviu thotë: “Lejohet për burrin unaza e argjendit me unanimitet (ixhma). Kurse jashtë kësaj zbukurimet nga argjendi si kyç dore (byzylykut), qafore dhe të ngjashme me këto, shumica e dijetarëve kanë definuar se janë të ndaluara”. Allahu e di më së miri.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pyetje & Pergjigje - Faqe 4 Empty Re: Pyetje & Pergjigje

Mesazh nga Shooter-Ks Fri Jul 16, 2010 3:00 pm

Pyetja:
Esselamu alejkum. Më falni që po ua parashtroj këtë pyetje, por jam shumë konfuze. Desha të di se çka do të thotë khalif (kalif)? Allahu ju shpërbleftë me të mira!
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pyetje & Pergjigje - Faqe 4 Empty Re: Pyetje & Pergjigje

Mesazh nga Shooter-Ks Fri Jul 16, 2010 3:00 pm

Përgjigjja:
Falënderimi dhe mirënjohja i takojnë Allahut të Plotfuqishëm, salavatet dhe përshëndetjet tona qofshin mbi Muhammedin alejhi selam, mbi familjen, shokët dhe mbi të gjithë ata që e ndjekin këtë rrugë deri në Ditën e Kijametit.
Fjala kalif (në arabisht halif-khalif) ka kuptimin e zëvendësuesit që trashëgon paraardhësin. Këtu është fjala për Ebu Bekrin dhe të tjerët që pasuan rrugën e të Dërguarit Muhammedit alejhi selam në udhëheqjen politike dhe fetare. E më pas ky emër u bë titull për kryesundimtarin e shtetit islam anembanë botës. Kalifati është shteti në të cilin sundon kalifi. Ekzistimi i kalifit është obligim permanent për të gjithë muslimanët, të cilët duhet të angazhohen për ta themeluar këtë institucion kaq të lart dhe shumë të rëndësishëm për të gjithë muslimanët e botës. Kalifati islam ka ekzistuar deri në rënien Perandorisë Osmane, e cila në atë kohë përfaqësonte kalifatin. Allahu e di më së miri!
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pyetje & Pergjigje - Faqe 4 Empty Re: Pyetje & Pergjigje

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 4 e 18 Previous  1, 2, 3, 4, 5 ... 11 ... 18  Next

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi