Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Join the forum, it's quick and easy

Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.
Deqani-ks
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

GRUAJA NË ISLAM

Faqja 11 e 11 Previous  1, 2, 3 ... 9, 10, 11

Shko poshtë

GRUAJA NË ISLAM - Faqe 11 Empty Re: GRUAJA NË ISLAM

Mesazh nga $.Saranda.$ Sun Aug 15, 2010 12:28 pm

Këto analiza të psikologjisë së femrës, tregojnë se ajo me natyrën e saj nuk është e përshtatshme të mirret me poli­tikë që, posaçërisht në kohërat tona është bërë një pro­fesion tërheqës.

Sot, në shumë vende të botës të drejtat politike të gruas janë të barabarta me ato të burrit. Por në realitet këto të dre­jta gruaja i shfrytëzon vetëm pjesërisht. Njohim shumë pak gra të cilat pasi u zgjodhën për një funksion të kenë arritur rezultate të mëdha. Njohim gra deputete dhe senatore, madje edhe presidente të shteteve, të qeverive, si dhe minis­tresha. Por ato më shpesh lujanë rol simbolik. Punët krye­sore i kryejnë meshkujt që gjenden pranë tyre. Sipas kësaj praksa flet se gruaja në lëmin e politikës nuk luan rol rele­vant dhe të përhershëm.
$.Saranda.$
$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

GRUAJA NË ISLAM - Faqe 11 Empty Re: GRUAJA NË ISLAM

Mesazh nga $.Saranda.$ Sun Aug 15, 2010 12:28 pm

Të drejtat politike të gruas në ligjet politike

Në Kur’anin Famëlartë nuk ka shpallje të qarta lidhur me të drejtat politike të gruas. Në të janë vetëm ajete që në mënyrë indirekte kanë të bëjnë me këtë çështje. Për shkak të inter­pretimeve të ndryshme të agrumenteve nga Kur’ani dhe Sunneti, si dhe të praksës nga agimi i Islamit, u sollën gjykime të ndryshme:

1. Gruaja i ka të gjitha të drejtat politike, duke përfshi­rë këtu edhe të drejtën të jetë kryetare e shtetit;

2. Gruaja nuk ka asnjë të drejtë politike;

3. Ka të drejtë të zgjedhë por jo edhe të jetë e zgjedhur.

Tani disa fjalë për anët pozitive dhe negative të këtyre mendimeve.
$.Saranda.$
$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

GRUAJA NË ISLAM - Faqe 11 Empty Re: GRUAJA NË ISLAM

Mesazh nga $.Saranda.$ Sun Aug 15, 2010 12:28 pm

Kryesia shtetërore

“Besimtarët dhe besimtaret janë të dashur për njëri-tjetrin, urdhërojnë për të mirë e ndalojnë nga e ke­qja...”

Në këtë ajet në Kur’anin Famëlartë përmendet “emr bil-ma’ruf, nehj anil-munker: urdhërim për të mirë, e ndalim nga e ke­qja”. Këtë detyrë mund ta kryejnë si meshkujt besimtarë poashtu edhe gratë besimtare. Politika, duke përfshirë këtu edhe funksionin kryetar të shtetit s’është as­gjë tjetër veç akti i kryerjes së porosisë së ajetit të lartcituar. Sipas kësaj, gruaja mund ta ushtrojë këtë detyrë.

Në Kur’anin Famëlartë flitet për mbretëreshën nga Sebe, Belkisën dhe për marrëdhëniet e saja me Sule­jmanin. Kjo grua ishte kryetare e shtetit. Prof. Mu­hammed Hamidullah në ligjeratat e tij në Institutin për Hu­lumtime Islame, duke u mbështetur në këtë ajet, thotë se gruaja mund të jetë kryetare e shtetit.

Kritikë: Asnjë prej ajeteve që mirren si argumente se gruaja mund të jetë kryetare e shtetit nuk jep fakte të qarta lidhur me këtë. Detyra “emr bil ma’ruf, nehj anil-munker” është detyrë që u përket të gjithë besimtarëve brenda kufinjëve të mundësive të tyre. Siç theksohet në një hadith, kjo detyrë kryhet me dorë (forcë), po s’pati mundësi që të kryhet me dorë, atëherë kryhet me fjalë ose me shkrim. Nëse me këto s’mund të kryhet atëherë kryhet me zemër, duke shprehur urrejtje ndaj të keqes. Kjo vlen edhe për kryetarin e shtetit.

Mbretëresha e Sebes, Belkisa, ishte sunduese para se t’i dorëzohet Sulejmanit. Por në atë kohë ajo s’ishte musli­mane, i falej diellit. E prej se iu dorëzua Sulejmanit a.s. ajo pranoi fenë Islame. Më pastaj në Kur’an s’bëhet fjalë se ishte mbretëreshë. Sipas kësaj, situata e një femre që i falet zjarrit nuk mund të jetë argument për një muslimane.

Por, lidhur me këtë çështje, ekzistojnë hadithe të qarta dhe precize të Pejgamberit a.s. Ebu Bekre r.a. thotë: Mu­hammedi a.s. pasi që mori vesh se vajza e mbretit të Iranit u bë sunduese, tha:

“Një popull i cili problemet e veta ia beson dorës së gruas, assesi nuk mund të jetë fatlum.”
$.Saranda.$
$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

GRUAJA NË ISLAM - Faqe 11 Empty Re: GRUAJA NË ISLAM

Mesazh nga $.Saranda.$ Sun Aug 15, 2010 12:28 pm

Mendimi se gruaja nuk ka asnjë të drejtë politike

Një grup tjetër mendon se gruaja s’duhet të ketë asnjë të drejtë politike. Sipas këtij mendimi gruaja s’ka të drejtë për “Vilajet-i amme” që do të thotë se nuk ka të drejtë të jetë deputete në parlament. Gruaja nuk mund as të votojë dhe as të jetë e votuar. Ajo mund të gjendet në ndonjë pozitë burokrate që s’ka karakter politik. Mund të jetë gjykatëse, ndërmjetëse në transaksione tregëtare, mbikqy­rëse në punët e trashëgimisë, poashtu edhe në punët e vakëfit, sepse këto i takojnë “Vilajeti Hasses”.

Gruaja s’ka të drejtë vote. Edhepse në këtë drejtim s’ka argumente precize të ndonjë ajeti dhe hadithi megji­thatë në kohën e Pejgamberit a.s. dhe halifëve, gruaja s’kishte asnjë të drejtë vote gjatë zgjedhjes së këshillave dhe halifëve. Veç tjerash ajo duhet të shkojë bashkë me burrin në mitingje, e kjo në Islam është e ndaluar. Nga kjo rrjedh se, po s’pati të drejtë të votojë, ajo nuk e gëzon as të drejtën të jetë e vo­tuar.

Më, 1952, Komisioni për sjelljen e fetvave pranë Un­evirsitetit El-Ez’her, solli fetvanë se gruaja s’ka të drejtë të jetë e zgjedhur si anëtare e as të votojë për anëtarë të par­lamentit.

Ky qëndrim që është shumë i ashpër do të jetë i kritikuar në tekstin që vijon.
$.Saranda.$
$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

GRUAJA NË ISLAM - Faqe 11 Empty Re: GRUAJA NË ISLAM

Mesazh nga $.Saranda.$ Sun Aug 15, 2010 12:29 pm

E drejta të jetë e zgjedhur

Hadithi i përmendur më parë i Ebu Bekres, flet se gruaja nuk mund të bëhet kryetare e shtetit ose anëtare e parlamentit, funksione që janë të tipit Vilajeti Amme. Pe­jgamberi a.s. në një hadith tjetër thotë:

“Nëse udhëhe­qësit tuaj janë më të mirët më të pas­urit, më mëshiruesit, dhe në qoftë se punët tuaja i rregulloni duke u këshilluar, sipërfaqja e tokës do t’u jetë më e mirë nga brendësia e saj. Por nëse udhëheqësit tuaj janë më të këqinjtë, më të pasurit janë më koprracët midis jush, dhe nëse punët tuaja zhvillohen sipas urdhërave dhe nën kontrollin e grave tuaja, atëherë brendësia e tokës do t’u jetë më e mirë se sipërfaqja e saj.”

Parlamenti është organi më i lartë në aparatin shtetëror. Anëtari i parlamentit është reprezent i popullit që e ka zgjedhur në këtë funksion. Kjo s’është përfaqësi e thjeshtë. Nga kjo pikëpamje, gruaja mund të merr pjesë në ak­tivitetet tjera juridike, ky funksion sipas një analogjie nuk mund të vazhdojë edhe në funksionin anëtare e parlamen­tit. Ajeti nga Kur’ani Famëlartë “Burrat janë përgjegjës për gratë” nënkupton se gruaja nuk mund të jetë anëtare e parlamentit.

Siç theksuam edhe më lartë, gruaja, psikikisht nuk është përshtatshme të jetë anëtare e parlamentit, funksion ky, që kërkon përgjegjësi të madhe, e ajo nuk është e aftë për një aventurë politike të tillë. Vërtet sipas Kur’anit Famëlartë, pre­jardhja e gruas dhe burrit është nga i njëjti burim. Por, kjo nuk dëshmon se duhet të kenë barazi të plotë. Nëse do të ishte ashtu, atëherë, duke u mbështetur në ajetin: “...Ujin e bëmë bazë të jetës” do të ishte e drejtë të themi se të gjitha krijesat janë të barabarta. Në realitet, gruaja, për nga obligimet dhe përgjegjësitë dallohet nga mashkulli. Gruaja nuk është e obliguar të shërbejë në ushtri, ajo nuk merr pjesë në luftë. Ajo nuk është e detyruar të punojë për ta siguruar ekzistencën familjare. Meqë nuk ekziston asnjë e drejtë pa obligime dhe përgjegjësi, atëherë nuk është e drejtë që çdo e drejtë që i takon burrit t’i takojë dhe gruas.

Në Kur’anin Famëlartë grave të Pejgamberit a.s. e sipas kësaj edhe të gjitha grave muslimane u urdhërohet të qëndro­jnë në shtëpi në një atmosferë të qetë dhe të rehat­shme e jo si në periudhën e parazbritjes së Kur’anit (xhahilijetit) kur shëtisnin bashkë me burrat e huaj në një atmosferë të afërt dhe in­time. Poashtu, sipas parimit “të ruajtjes së moralit seksual”, nuk janë të obliguara të marrin pjesë në namazin e xhu­masë dhe Bajramit si dhe të falin namazin me xhemaat, poashtu edhe anëtarësimi në par­lament dhe pjesëmarrja në tubimet e përgjithshme bashkë me meshkujt, për gruan nuk janë situata të dëshirueshme.

Nëse anëtarësimi i gruas në parlament arsyetohet me mbrojtjen e të drejtave të saja, atëherë ajo, ato të drejta mund t’i realizojë nëpërmjet të shoqatave speciale në insti­tucionet publike. S’ka përse meshkujt t’i uzurpojnë të dre­jtat e grave. A, s’janë ata djem, burra dhe vëllezër të tyre (grave)? Vallë, a nuk e dojnë ata lumturinë e tyre. Në re­alitet, sipas të drejtës islame, parlamenti nuk paraqet fuqi të madhe ligjdhënëse. Përndryshe ligjdhënës (Shari’) është vetëm All-llahu. Parlamenti mund të bëjë intervenime dhe porosi vetëm brenda kufijve që i ka përcaktuar All-llahu.

Disa shkencëtarë mendojnë se është arritur konkluzion i përbashkët se në periudhën e parë të Islamit muslimanët nuk u kanë lejuar grave pjesëmarrje të drejtëpërdrejtë në punët e shtetit.
$.Saranda.$
$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

GRUAJA NË ISLAM - Faqe 11 Empty Re: GRUAJA NË ISLAM

Mesazh nga $.Saranda.$ Sun Aug 15, 2010 12:29 pm

E drejta të votojë

Në argumentet që i ndalojnë gruas të jetë kryetare shteti dhe anëtare e parlamentit nuk ka asgjë që i pengon asaj te ketë të drejtë vote. E drejta e natyrshme e gruas është të vo­tojë. Derisa të mos gjendet ndonjë argument më bindës që do ta rrëzonte këtë argument, kjo e drejtë ngel përgjithmonë. Vendimi i komisionit për fetva nga El-Ez’heri se “gruaja nuk ka të drejtë të votojë dhe të jetë e vo­tuar”, është karakteristik për situatën politike në vendin përkatës. Të përsërisim se bëhet fjalë për gruan muslimane në përgjithësi, e jo për ndonjë shtet islam veçanërisht. Në shoqërinë islame s’ka asnjë pengesë që gruaja të ketë të dre­jtë vote. Gjatë kohës së Pejgamberit a.s. dhe në periudhën pas tij, kryetari i shtetit zgjidhej me besatim (bej’at). Është kjo një simbol dhe ceremoni e pranimit të funksionit kryetar shteti. Pejgamberi a.s. shumë herë ka bërë besatim me as’habë, gra e burra. Kjo gjë së pari u bë në Akabë në periudhën e Mekës. Besatimet e Akabës (ku kanë marrë pjesë edhe gratë) janë të njohura në historinë e Islamit.

Besatimi i të Dërguarit a.s. është përsëritur disa herë në Medine dhe në ditën e çlirimit të Mekës. S’do të ishte e drejtë që këto besatime të trajtohen vetëm si manifestime fe­tare, sepse kanë edhe anën politike. Përndryshe, në ajetin ku i urdhërohet të Dërguarit të Zotit të bëjë besatim me gra, pasi janë numëruar disa specifika fetare, i shpallen edhe këto fjalë: “...dhe se nuk do të kundërshtojnë në atë që i urdhëron...” Kjo dëshmon për urdhërat e të Dërguarit të Zotit si një kryetar shteti. Në realitet, meqë ai është i Dër­guar i All-llahut, besatimi ndaj tij do të thotë besim në pejgamberinë e tij, e kësaj i thuhet iman. Në ajete dhe hadithe termi besatim ekziston. Veç kësaj, nga as’habët ka rivajete sahiha në këtë kuptim: “Si me gra, Pe­jgamberi a.s. ka bërë besatim edhe me ne...” Këto hadithe tregojnë se besatimet që janë bërë me meshkuj e me femra kanë të njëjtën natyrë.

Një specificitet që dëshmon se Pejgamberi a.s. ka bërë besatim me as’habët e tij jo si profet por si burrështeti, është edhe fakti se nuk ka bërë besatim edhe me fëmijë. Por ka ca transmetime autentike që tregojnë se fëmijët e moshës së mitur i kanë kërkuar të bëjnë besatim ose në mënyrë të drejtëpërdrejtë ose nëpërmjet të prindëve të tyre, por i Dërguari a.s. nuk e ka pranuar këtë. Nga kjo rrjedh se be­satimi i gruas, e dëshmon të drejtën e saj për votim.

Njëra nga gratë e Pejgamberit a.s. Ummi Seleme, në ditën e Hudejbijes, shprehu mendimin dhe këshillën për një situatë të rëndë. Pejgamberi a.s. duke e dëgjuar fjalën e gruas së tij, veproi sipas këshillës së saj, dhe i doli në krye kësaj situate.

E bija e xhaxhait të Pejgamberit a.s. Ebu Talibit, Ummi Hani në ditën e çlirimit të Mekkës i dha eman (siguri) një idhujtari. Pejgamberi a.s. e pranoi këtë. E ky ishte një akt administrativ dhe politik.

Pas Pejgamberit a.s. në periudhën e hulefai rashidinëve, gjendej një shtresë e zgjedhur që e këshillonte halifin. Nuk kishin ditë të caktuar kur mblidheshin këta. Kur dëshironte halifi i ftonte dhe merrte mendimin e tyre. Veç kësaj, halifi i pyeste për mendimin edhe gratë e të Dërguarit a.s. që qëndronin në shtëpi.

‘Umeri para vdekjes pat thënë që pas tij zgjedhjen e halifit ta bëjnë personat nga ashere-i mubeshere që ishin në jetë (ashere-i mubeshere: dhjetë persona të cilët Pejgamberi a.s. i kishte përgëzuar me Xhennet). Këta nga rrethi i tyre zgjodhën Abdurrahman b. Avfin për administrator. Sipas shënimeve të Ibën Kethirit, Adburrah­man b, Avfi për ta caktuar halifin, kërkoi mendim edhe nga njerëzit e Medines, dhe në këtë drejtim u ishte dre­jtuar edhe grave.
$.Saranda.$
$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

GRUAJA NË ISLAM - Faqe 11 Empty Re: GRUAJA NË ISLAM

Mesazh nga $.Saranda.$ Sun Aug 15, 2010 12:29 pm

Pas vrasjes së ‘Uthmanit r.a., Aisheja kërkoi hakmarrje për ‘Uthmanin dhe për këtë gjë ajo e nisi edhe luftën. Kjo është pjesëmarrje e drejtëpërdrejtë në politikë. Një pjesë e parisë e aprovoi këtë sjellje të Aishes ndërsa pjesa e tjetër nuk e aprovoi.

Në librat historike duket se më vonë ajo vetë është penduar. Por, sipas disa të tjerëve ky pendim s’ka qenë nga arsyeja se ishte përzier në politikë por për shkak të disfatës së saj.

Nëse bëhet një rezyme e kësaj që u tha deri më tani për të drejtat politike të gruas, mund të thuhet se, të drejtat poli­tike edhepse pranohen si një shkallë më e lartë e real­izimit të të drejtave të gruas, prapëseprapë mund të thuhet se ajo, sipas natyrës së saj dhe karakteristikave shpirtërore nuk gjen satisfaksion shpirtëror në aventurën politike. Edhepse gjatë historisë dhe sot gruaja ka pasë ndonjë funksion, ajo në këtë pikëpamje s’ka arritur rezultate të dukshme. Pjesëmarrja e gruas në politikë paraqet më tepër një pjesëmarrje simbolike.

Sipas të drejtës islame, mendimi për të drejtën e gruas të bëhet kryetare e shtetit dhe anëtare e parlamentit, thuhet se është një mendim i dobët. Juristët, në dritën e argumen­teve fetare, të mendjes dhe logjikës, kanë ardhur deri në konkluzion se ajo mund të jetë votuese.

$.Saranda.$
$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

GRUAJA NË ISLAM - Faqe 11 Empty Re: GRUAJA NË ISLAM

Mesazh nga $.Saranda.$ Sun Aug 15, 2010 12:29 pm

Ajete të Kur’anit
që flasin për gruan

EL-BEKARE: 35-39, 49, 102, 180, 187, 196-197, 221-223, 225-237, 240-242, 282.

ALI IMRAN: 14, 35-40, 42-47, 61, 195.

EN-NISA: 1, 3-4, 7, 11-25, 32-35, 43, 75, 92, 98-99, 117-118, 124, 127-130, 156, 176.

EL-MAIDE: 5-6, 17, 38, 75, 110, 116.

EL-EN’AM: 9, 87, 98, 100-101, 137, 139-140, 143-144, 151.

EL-A’RAF: 19-25, 27, 83, 126, 141, 150, 189.

ET-TEVBE: 24, 67-68, 71-72.

HUD: 40, 45-46, 71-73, 78-79, 81.

JUSUF: 21, 23-24, 50-51.

ER-RA’D: 8, 23-24, 28.

IBRAHIM: 6.

EL-HIXHR: 59-60, 65, 71, 88.

EN-NAHL: 57-59, 72, 92, 97.

EL-ISRA: 23-24, 31, 40.

MERJEM: 8, 14, 16-36.

TAHA: 38-40, 94, 117, 123.

EL-ENBIJA: 94, 90-91.

EL-HAXHXH: 2, 5.

EL-MU’MINUN: 5-7, 27, 50.

EN-NUR: 2-20, 23-26, 30-33, 60-61.

EL-FURKAN: 74.

ESH-SHUARA’: 165-166, 169-171.

EN-NEML: 7, 23-44, 55-57.

EL-KASAS: 9, 9-13, 23-29.

EL-ANKEBUT: 29, 32-33.

ER-RRUM: 21.

LLUKMAN: 14-15, 34.

EL-AHZAB: 4, 6, 28-37, 50-55, 58-59, 73.

JASIN; 36.

ES-SAFFAT: 133-135, 149-153.

SAD: 43-44.

EZ-ZUMER: 6.

EL-MUMIN: 8, 24-26, 40.

ESH-SHURA:49-50.

EZ-ZUHRUF: 12, 16-19, 70-71.

EL-AHKAF: 15.

MUHAMMED: 22.

EL-FET’H: 11-12, 25.

EL-HUXHURAT: 11-13.

EDH-DHARIJAT: 26-30, 49.

ET-TUR: 25-27, 39.

EN-NEXHM: 21-22, 27-28, 32, 45-46.

EL-HADID: 12-13.

EL-MUXHADELE: 1-4.

EL-MUMTEHINE: 10-12.

ET-TEGABUN:14.

ET-TALAK: 1-7.

ET-TAHRIM:1-6, 10-12

EL-ME’ARIXH:11-12, 29-31.

EL-XHINN: 3.

EL-ABESE; 34-37.

ET-TEKVIR: 8-9.

EL-MUTAFFIFIN: 31.

EL-INSHIKAK:9-13.

EL-BURUXH: 10.

EL-LEJL: 1-3.

TEBET: 4-5.

EL-FELEK: 4.

$.Saranda.$
$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

GRUAJA NË ISLAM - Faqe 11 Empty Re: GRUAJA NË ISLAM

Mesazh nga $.Saranda.$ Sun Aug 15, 2010 12:29 pm

Ajetet lidhur me
hyritë e Xhennetit

EL-BEKARE: 5.

ALI IMRAN: 15.

JASIN: 55-56.

ES-SAFFAT: 48-49.

SAD: 52.

ED-DUHAN: 54.

ER-RAHMAN: 56-59, 70-74.

EL-VAKIA: 23, 35-38.

EN-NEBE’: 31-34.
$.Saranda.$
$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

GRUAJA NË ISLAM - Faqe 11 Empty Re: GRUAJA NË ISLAM

Mesazh nga $.Saranda.$ Sun Aug 15, 2010 12:30 pm

LITERATURA E KONSULTUAR

Tefsir

1Muhammed b. Xherir et-Taberi, “Xhamiu’l-bejan fi tef­siri’l-Kur’an”, Bulak, 1323.

2Xhelaluddin es-Sujuti, “ed-Durru’l-mensur fi’t-tefsir bi’l-me’thur”, Egjipt, 1314.

3Ebu’l-Fida Ismail Ibn-i Kethir, “Fet’hu’l-Bejan fi makasidi’l-Kur’an”, Kajro, botim i Isa el-Babi el-Halebiut.

4Fahruddin er-Razi, “Mefatihu’l-gajb”, Stamboll. 1294.

5Muhammed b. Ali esh-Shevkani, “Fethu’l-Kadir”, “el-Xhami’bejne fenneji’r-ravije ve’d-diraje min ilmit’t-tef­sir”, Egjipt 1349-1351.

6Bejdavi, “Envaru’t-Tenzil ve ensaru’t-te’vil”, Stam­boll, 1314.

7Ebussuud Muhammed b. Muhammed el-Imadi, “Irshadu’l-akli’s-selim ila mezaji’l-Kerim”. Egjipt 1952.

8Sejjid Kutb, “Fi Dhilali’l-Kur’an”, Kajro (Botimi i parë).

9Ebu’l-A’la el-Mevdudi, “Tefsiru Sureti’n-Nur”, përktheu në arabishte: Muhammed Asim el-Haddad, Dam­ask, 1960.

10Elmalýlý Muhammed Hamdi Yazýr “Hak Dini Kur’an Dili”, Stamboll 1935-1938.

11Ebu Bekr er-Razi el-Xhessas, “Ahkamu’l-Kur’an”, Stamboll, 1935.

12Muhammed Ali es-Sajis, “Tefsiru ajati’l-Ahkam”, Kajro.

13Xhelaluddin es-Sujuti, “Lubabu’n-nukul fi esbabi’n-nuzul”.

$.Saranda.$
$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

GRUAJA NË ISLAM - Faqe 11 Empty Re: GRUAJA NË ISLAM

Mesazh nga $.Saranda.$ Sun Aug 15, 2010 12:30 pm

Hadith



1Muhammed b. Ismail el-Buhari, “El-Xhamiu’s-sahih”, Stamboll, 1315.

2Bedruddin Muhammed el-Ajni, “Umdetu’l-ka’ri fi sherhi Sahihi’l-Buhari”, Stamboll 1308. Ahmed Zabidi, Kamil Miras, “Sahih-i Buhari Muhtasarý - Tecrid-i Sarih Tercemesi”, Stamboll 1948.

3Muslim b. el-Haxhaxh el-Kushejri, “Sahihu’l-Mus­lim”; (botues: Muhammed Fuad Abdulbaki), Kajro, 1955.

4Imam en-Nevevi, “Sahihu Muslim bi sherhi’n-Nevevi”, Kajro, 1349.

5Velijjudin Muhammed el-Hatib et-Tabrizi, “Mishkatu’l-mesabih” (Muhammed Nasiruddin el-Albani), Damask, 1961-1962.

6Mansur Ali Nasif, “Et-Taxh el-Xhami lil-usul fi ahadithi’r Resul”, Egjipt 1961-1962.

7Muhammed b. Ali esh-Shevkani, “Nejlu’l-evtar sherhu Munteka’l-ahbar”, Egjipt, 1961.

8Abdurrauf el-Munavi, “Et-Tejsir bi sherhi’l-Xhamii’s-sagir”, Egjipt, 1286.

9Ismail b. Muhammed el-Axhluni, “Kefshu’l-hafa ve muzilu’l-ilbas amme’shtehere mine’l-ahadis ala elsineti’n-nas”, Egjipt 1351.

10Ibën Hamza el-Husejni el-Hanefi, “El-Bejan ve’t-ta’rif fi ashabi vurudi’l-hadisi’sh-sherif”, Haleb, 1329.

11Zejnuddin el-Iraki, “El-Mugni an hamli’l-esfar fi tahrixhi ma fi’l-Ihja mine’l-ahbar”.
$.Saranda.$
$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

GRUAJA NË ISLAM - Faqe 11 Empty Re: GRUAJA NË ISLAM

Mesazh nga $.Saranda.$ Sun Aug 15, 2010 12:30 pm

E drejta islame



1Kemaluddin Ibnu’l-Humam, “Fet’hu’l-Kadir”. Egjipt, 1356.

2Ez-Zejla’i, “Nasbu’r-raje li ahadithi’l-Hidaje”, Egjipt 1938.

3Ibën Abidin, “Reddul-muhtar ala-Durri’l-muhtar”, Stamboll 1291.

4esh-Sha’rani, “El-Mizanu’l-kubra”, Egjipt, 1940.

5Ebu Abdillah Muhammed Ebu’l-Fazl Mexhdudin el-Mevsili, “El-Ihtijar li ta’lili’l-Muhtar”, Egjipt, 1956.

6Ebu Abdillah Muhammed b. Abdirrahman ed-Di­mashki, “Rahmetu’l-umme fi’htilahi’l-eimme”.

7Ibën Hazm, “El-Muhal-la”, Kajro, 1351-1352.

8Ibën Kajjim el-Xhevzijje, “I’lamu’l-muvakkiin an Rabbi’l-alemin” (botim i M. Muhiddin Adbulhamid) Egjipt, 1955.

9el-Maverdi, “El-Ahkamu’s-sultanijje ve’l-vilajetu’d-dini­jje”, Egjipt. 1960

10Abdurrahman el-Xheziri, “Kitabu’l-fikh ale’l-medha­hibi’l-erbaa”, Egjipt.

11Abdulkadir Aude, “Et-teshri’ul-xhinaiju’l-Islami mu­karinen bi’l-kanuni’-vud’i”, Egjipt 1959.

12Muhammed Zahid el-Kevtheri, “Makalatu’l-Kevtheri” (botim i Ahmed Hajrit) Kajro, 1372.

13Muhammed Zahid el-Kevtheri, “El-Ishfak ala ah­kami’t-talak”, Egjipt.

14Ebu’l-A’la el-Mevdudi, “Nahve’d-dusturi’l-Islami”, Kajro, 1353.

15Muhammed Zihni, “Munakehat ve Mufarekat”, Stamboll, 1342.

16Muhammed Es’ad, “Tarihu ilmil-hukuk”; Stamboll, 1331.

17Prof. Muhammed Hamidullah, “Islam’da Devlet Ýdaresi”, Stamboll, 1963.

18“Nikah-i Medeni ve Talak Hakkýnda Hukuk-i Alie Kararnamesi”, Stamboll, 1336.

19Ömer Nasuhi Bilmen, “Hukuk-i Islamiyye ve Istila­hat-i Fikhiyye Kamusu”; Instanbul, 1950.

20M. Raif Ogan, “Islam Hukuku”, Stamboll, 1956.

21Mahmud Sheltut, “Tahdidu’n-nesl fi’sh-sheri’ati’l-Is­lamijje”; Egjipt.

22Prof. ord. Mustafa Raþid Belgesay, “Turk Kanun-i Medenisi Þerhi”, Stamboll, 1950-1952.

23Prof. Ord. Dr. Richard Honig, “Roma Hukuku” (përktheu në turqishte: Þemseddin Talip), Stamboll, 1938.
$.Saranda.$
$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

GRUAJA NË ISLAM - Faqe 11 Empty Re: GRUAJA NË ISLAM

Mesazh nga $.Saranda.$ Sun Aug 15, 2010 12:30 pm

Veprat e veçanta për gruan



1El-Behijju’l-Huli, “Er-Mer’e bejne’l-bejti ve’l-mu­xhtema”, Egjipt, 1953.

2Ebu’l A’la el-Mevdudi, “El-Hixhab” (në arabisht përktheu: Muhammed Kazim), Damask, 1959.

3Hasan el-Benna, “El-Mer’etu’l-Muslime” (botues: M. Nasiruddin el-Albani)

4Ahmed Fehmi Ebu Sunne, “Havle Hukuki’l-mer’eti’s si­jasijje”, Kajro.

5Mahmud Sheltut, “El-Kur’anu ve’l mer’e”, Egjipt.

6Kasým Emin, “Hurriyet-i Nisvan”, Stamboll 1331.

7Cemil Sena Ongun, “Yeni Kadýn”, Stamboll, 1936.
$.Saranda.$
$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

GRUAJA NË ISLAM - Faqe 11 Empty Re: GRUAJA NË ISLAM

Mesazh nga $.Saranda.$ Sun Aug 15, 2010 12:31 pm

Vepra të ndryshme islame



1Ibën Kajjim el-Xhevzijje, “Igathetu’l-lefhan min me­sajidish- shejtan”, 1961.

2Shah Velijjullah ed-Dihlevi, “Huxhxhetullah’il-baliga”, Egjipt.

3Ebu Said el-Hadim, “Berikatun Mahmudijje fi sherhi Tarikatin Muhammedije”, Stamboll, 1326.

4Ebu Hamid el-Gazali, “Ihjau ulumi’d-din”, Egjipt, (Matbaat’ul-Istikame).

5Imam es-Suhreverdi, “Avarifu’l-maarif”.

6Muhammed Ebu Zehre, “Tandhimu’l-Islam, li’l-mu­xhtema”, Kajro.

7Muhammed Kutub, “Fi’n-nefsi ve’l-muxhtema”, Egji­pt.

8Muhammed Kutub, “Ma’reketu’t-tekalid”, Egjipt.

9Dr. Ahmed Shelebi, “Mukarenetu’l-edjan-Edjanu’l-hind el-kubra”, Kajro, 1964.

10Prof. Muhammed Hamidullah, “Ýslam’a Giriþ”, Stamboll, 1956.

11Manastýrlý Ismail Hakký “Risale-i Hamidiyye Tercemesi zeyli”, Stamboll, 1308.

12Ahmed Gürkan, “Islam Kültürünün Garbi Medenileþtirmesi”, Stamboll, 1956.
$.Saranda.$
$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

GRUAJA NË ISLAM - Faqe 11 Empty Re: GRUAJA NË ISLAM

Mesazh nga $.Saranda.$ Sun Aug 15, 2010 12:31 pm

Histori



1Hafidh Ibën Haxher el-Askalani, “El-Isabe fi temjizi’s Sa­habe”, Egjipt, 1939.

2Hafidh Ebu ‘Umer Jusuf en-Nemeri el-Kurtubi,
“El-isti’ab fi esmai’l-As’hab”.

3Hajreddin ez-Zirikli, “El-A’lam”, Egjipt, 1954-1959.

4Muhamed Jusuf, “Hajatu’s Sahabe”, Hajdarabad, 1960.

5Ibën Kutejbe, “El-Imame ve’s-sijase”, Egjipt, 1963.

6Ali Himmet Berki, “Büyük Türk Hükümdarý Istanbul Fatihi Sultan Mehmed Han ve Adalet Hayatý”; Stamboll, 1953.

7Ali Himet Berki el-Akseki, “el-Ahilu’l-Uthmani Ebu’l-Fet’h es-sultan Muhammed eth-thani Fatihul-Kon­stantinijje ve hajatuhu’l-alijje”; Egjipt, 1953.
$.Saranda.$
$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

GRUAJA NË ISLAM - Faqe 11 Empty Re: GRUAJA NË ISLAM

Mesazh nga $.Saranda.$ Sun Aug 15, 2010 12:31 pm

Vepra tjera



1Prof. ord. Dr. Maz’har Osman Uzman, “Tabatet-i ru­hiye”, Stamboll 1941.

2“Sýhhi sahifeler” Sermuharriri: Dr. Mazhar Osman, Is­tanbul Týb Fakültesi Kütüphanesi nr. 10146-9682.

3Prof. ord. Dr. Ernest Kretsehmer; “Beden Yapýsý ve Karakter”, (përktheu: prof. dr. Mümtaz Turhan), Stamboll, 1949.

4K. Koffka, “Zihni Ýnkiþafýn Esaslarý” (përktheu: Suad Tavlan), Stamboll, 1954.

5Dr. Cemal Zeki Önal, “Evlilik ve Mahremiyetleri”, Stamboll, 1961.

6Istanbul Hukuk Fakültesi Profesörleri ve Doçentleri, “Prof. Cemil Bilsel’e Armaðan”, Stamboll, 1939.
$.Saranda.$
$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

GRUAJA NË ISLAM - Faqe 11 Empty Re: GRUAJA NË ISLAM

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 11 e 11 Previous  1, 2, 3 ... 9, 10, 11

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi