LAJME TE CUDITSHME
Faqja 2 e 3
Faqja 2 e 3 • 1, 2, 3
Re: LAJME TE CUDITSHME
NDODHI TE VERTETA.....
Lepuri me 2 kokë e 6 këmbë
Një lepur me dy kokë e gjashtë këmbë është një nga kafshët e çuditshme në qytetin e Elbasanit. Një gjë e tillë është shënuar në familjen Gogunja, e cila ka mbetur e shtangur kur ka konstatuar lindjen e një lepuri mostër.
Një viç me dy koka
Një viç me dy kokë ka lindur në fshatin Gjocaj të Peqinit. Viçi kishte dy kokë të ngjitura në qafë dhe ushqehej me dy gojë, me buzët, nofullat dhe gjuhët e veçanta. Ai kishte katër sy, dy hundë dhe katër veshë.
Dash me katër brire
çudia e radhës është shënuar në një fshat të Cërrikut, kur kishte lindur një qengj me katër brirë. Por çudia nuk mbaron këtu, pasi kohë më pas në fshatin Gjonme erdhi në jetë një viç, i cili nuk kishte organe gjenitale.
Pula me katër këmbë
Kjo ka ndodhur në një fshat të Librazhdit. Këmbët e "tepërta" pula i kishte në pjesën e sipërme të trupit. Ndërsa një zog me dy koka është çudia tjetër në një familje që banonte në periferi të Librazhdit.
Një qengj me tri këmbë
Kjo është çudia që është shënuar në fshatin Sherisht të Vlorës. Qengji i sapoardhur në jetë ka vështirësi në të ecur, ndërsa nuk mund të vrapojë për t'u ushqyer si qengjat e tjerë drejt deles që e solli në jetë.
Mushka pjell dy here
Në zonën e Elbasanit është shënuar edhe një rast tjetër i veçantë, kur një mushkë ka pjellë dy herë. Një gjë e tillë natyrisht që shpjegohet nga ana e specialistëve si një prishje të ekuilibrave biologjikë.

Linddt- WebMaster
- Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Re: LAJME TE CUDITSHME
Një polak ka prerë penisin bashke me ..... .
Arsyeja e këtij veprimi ka qenë ndarja nga e shoqja.
Pasi gruaja i ka thënë "Unë do të le, nuk te dua me" burri ka shkuar ne guzhine e ka pire një shishe me vodka te fortë. I pire ne maksimum ai ka mare thike dhe ka prerë pjeset gjenitale.
Ndihma mjekesore ka shkuar me vonesë...Burri jeton por ai nuk do të këtë kurrë një organ te vërtetë sexual.

Padit të motrën se macja e saj i kafshoi dorën
SHBA – Një ish-marins nga Miçigani mori 60 mijë paund kompensim nga e motra e tij, pasi macja e saj i kafshoi dorën. Michael Sabo, 57-vjeçar, nga Flushing thotë se dhimbja ishte më e keqe se kur u godit nga plumbi i një snajperi në Vietnam. Ai sapo kishte marrë copën e mishit gjatë darkës tek e motra, Jean Toney, kur macja siameze, Randy, e gërvishti dhe i kafshoi dorën. Avokati i tij, Tom Pabst, tha në gjykatë: “Këto janë dhëmbët e një foke, ose më mirë të një pitbulli. Kjo është e keqe dhe e hidhur. Gishtërinjtë e zotit Sabo u enjtën kaq shumë sa dukeshin si salsiçe. Infeksioni, që e kuroi në spitalin e veteranëve, i kushtoi 10 mijë paund. Kur kompania e sigurimit të së motrës nuk ia pagoi paratë, ai e çoi çështjen në gjykatë.
Boshnjaku inatoset se askush nuk i shkon në funeralin e sajuar
BOSNJE – Një boshnjak u shkroi të gjithë miqve dhe familjarëve letra, në të cilat ankohet se vetëm mamaja i kishte shkuar në funeral. Amir Vehaboviç, 45-vjeçar, bëri gjoja sikur kishte vdekur për të parë se sa persona, duke përfshirë dhe miqtë e tij më të mirë, do të merrnin pjesë në funeral. I fshehur pas shkurreve, në qytetin verior të Gradiskas, ai pa se si nëna e tij e moshuar shkoi e para, por përveç saj nuk kishte asnjë tjetër. Në letrat drejt 45 personave të ftuar ai shkruante: “Pagova shumë para për të organizuar këtë vdekje të rremë dhe certifikatën, dhe pagova ata që mbajtën arkivolin tim. Mendova se ju, gjoja miqtë e mi, do të vinit të më nderonit për herë të fundit. Këtë e bëra që të kuptoj se sa rëndësi kam për ju”.

Qenushi kthehet në shtëpi 7 orë pasi kishte ngordhur
KINË - Një këlysh i cili kishte “ngordhur” gjatë një aksidenti me makinë, është zvarritur në shtëpi shtatë orë pasi kishte ngordhur. Qeni qimedredhur, Dudu, nga qyteti Nanjing, Kinë, u godit nga një kamion ndërkohë që po shëtiste me të zonjën. “Ishte kaq i gëzuar që kishte dalë jashtë sa më iku nga litari”, thotë e zonja. “Dudu fluturoi në ajër dhe përfundoi në buzë të trotuarit. Kur u afruam ai ishte gjakosur dhe nuk mori më frymë”, shton ajo. Familja e varrosi qenin në oborrin poshtëë pallatit. Të gjithë u habitën kur qeni priste para derës së shtëpisë. Për fat të mirë, dheu nuk ishte mjaft i ngjeshur dhe ari arriti të dalë.
Shkolla padit nxënësen për shkak se vesh çorape me kukulla
SHBA – Një nxënëse e klasës së shtatë mund të përfundojë në sallën e gjyqit, për shkak se ka veshur këpucë me personazhin e filmave vizatimorë, Uini-Puh. Toni Kay Xcot, 14-vjeçare, u dërgua në një program të veçantë për fëmijët me probleme, për shkak se dhunoi uniformën e shkollës. Në çorapet e saj ishte personazhi i Tigrit. Përveç tyre ajo kishte koordinuar edhe fundin dhe bluzën. Rregullat e shkollës janë që ajo të veshë vetëm veshje në ngjyrën blu, të bardhë, të gjelbër, të verdhë, kaki, gri, kafe apo të zezë. Xhinset nuk lejohen. Avokati i saj në sallën e gjyqit argumentoi se rregullat janë shumë kufizuese.

Një gomar thirret si dëshmitar në sallën e gjyqit
SHBA – Dëshmitari i parë në një sallë gjyqi në Dallas, Texas, ishte një gomar i vërtetë. Gomari hyri në sallën e gjyqit për të ndihmuar në zgjidhjen e një grindjeje mes dy fqinjëve. Gomari nuk tha asgjë për median, por vetëm tundi veshët dhe largoi mizat me bisht. “Thërrisni dëshmitarin e parë”, tha gjykatësi Steven Seide. Avokati u përgjigj duke thirrur kërriçin. Arsyeja e grindjes ishte se i zoti i gomarit e kishte vënë atë në oborrin e fqinjit për ta shqetësuar. Fqinji ankohej se gomari livadhiste për bar dhe pëlliste pa pushim. Si përfundim, fqinjët e zgjidhën mosmarrëveshjen që kishin jashtë sallës së gjyqit.

Angli, “lind” policia për ruajtjen e plehrave
Kush tha se vetëm Shqipëria është vendi i çudirave? Anglia do të paguajë me 60 mijë dollarë në vit policë për të ruajtur plehrat. Policët “e krimit ndaj ambientit” janë punësuar nga këshilli i bashkisë së Londrës për të gjetur shkelës, të cilët i lënë plehrat në vendin e papërshtatshëm apo që i nxjerrin ato më herët nga sa duhet. Por, taksapaguesit janë të zemëruar, pasi këshilli nuk tregoi se sa për qind e taksave që ata paguajnë do të shpenzohet për pagat e këtyre policëve. Ndër të tjera, qytetarët thonë se qeveria po tregohet e ashpër në qëndrimin e saj duke thënë se rregullat e hedhjes së plehrave nuk janë kaq të rëndësishme. “Po jetojmë në një botë ku gjithçka që bëjmë po vëzhgohet dhe madje po vihen edhe rregulla për këtë”, thotë Christine Melso, themeluesja e një grupi që bën fushatë për reformën e kësaj takse. “Nëse shkon në punë herët, atëherë është e vështirë të gjesh një orar të përshtatshëm kur t’i hedhësh plehrat”, shton ajo. Pak javë më parë, në koshat e plehrave të Britanisë, u vendosën mikrokamera për të zbuluar shkelësit e rregullave të ambientit. Por siç duket, kjo s’pati efekt. Tani ajo do të paguajë policë civilë për të vëzhguar koshat e plehrave.
SHBA, 13-vjeçarja dërgon 8 mijë mesazhe në muaj
Një vajzë 13-vjeçare, e cila dërgon mesatarisht 8 mijë mesazhe në celular në një muaj, tani është kurorëzuar kampionia e SHBA-së. Morgan Pozgar thotë se i dërgon rreth 260 mesazhe në ditë miqve të saj, një në pesë minuta dhe për të gjitha paguan 5 paund në juaj. Adoleshentja nga Claysburg, Pensilvani, u shpërblye me 12,500 paund në garën në Nju Jork, pasi mundi 250 konkurrues të tjerë në të gjithë vendin. Në gjysmë finale ajo mundi një inxhinier 23-vjeçar, i cili thotë: “Nuk isha aq i shkathët. U munda nga një adoleshente”

Macja ushqen 3 kelyshe qeni
Mamurras:Humanizmi nuk është me një ndjenjë qe iu përket vetëm njerëzve. Një mace ka vendosur te ushqeje jo vetëm kotelet e saj por edhe tre kelyshe qeni qe kanë humbur te emen pas perplasjes me një makine. Ngjarja e rrallë ka ndodhur ne familjen Marku ne Mamurras. Sipas familjareve ishte iniciativa e djalit të tyre për te afruar macen me kelyshet pasi këta te fundit humben nënën e tyre. Megjithatë shprehen ata ne nuk e prisnim një reagim te tillë. Asnjëherë nuk mendonim se macja do të arrinte te ushqente kelyshet dhe pas kësaj ngjarjeje e gjithë familja është angazhuar ne mirerritjen e tyre. Kelyshet i perkasi një race te ralle dhe për këtë arsye nuk janë braktisur nga familjaret. Kjo ngjarje qe nuk ka ndodhur asnjëherë me pare ne këtë zone ke terhequr vizitore te shumte te zones përreth.

60 vite me dhimbje kokë, zbulon plumb në kokë
Një grua kineze, e cila prej më shumë 60 vitesh vuante nga dhembja e kokës dhe nuk e kuptonte arsyen, më në fund e gjeti shkakun. Pas disa skanerëve ajo zbulon se kishte një plumb në trurin e saj. Sipas agjencisë kineze "Xinhua", Jin Guangying ishte qëlluar me plumb 64 vjet më parë gjatë ofensivës japoneze në Kinë, por ka menduar se plumbi i ka dalë nga koka meqë jeta e saj kishte shpëtuar. Mirëpo pas ekzaminimit me rreze X, mjekët kanë zbuluar se plumbi ishte ende aty dhe pas një operacioni të suksesshëm ia nxorën atë. Sipas REL, shpenzimet e mjekimit janë mbuluar me "sekuestrimin" e plumbit nga shteti, i cili është konsideruar si "pjesë e trashëgimisë".

Një 60 vjeçar arab,i quajtuar Daad Mohammed Murad Abdul Rahman deshiron te këtë 100 fëmijë.
Personi ne fjale është martuar 15 here dhe ka 78 fëmijë.
"Deri me 2015 dua te kem 100 fëmijë" -ka deklaruar për "Emirates Today" 60-vjecari.Për te arritur qëllimin e tij ai detyrohet qe te nartohet edhe tre here te tjera.
Momentalisht ai ka vetëm tre gra, dy prej te cilave janë shtatzena.Nderkoh femija me i madh është 36 vjeç ndërsa me i vogli,vetëm 20 ditë. Superfamilja jeton ne 15 shtepi. Të ardhurat për mireqenie i siguron nga pensioni dhe ndihmat sociale.
Personi ne fjale është martuar 15 here dhe ka 78 fëmijë.
"Deri me 2015 dua te kem 100 fëmijë" -ka deklaruar për "Emirates Today" 60-vjecari.Për te arritur qëllimin e tij ai detyrohet qe te nartohet edhe tre here te tjera.
Momentalisht ai ka vetëm tre gra, dy prej te cilave janë shtatzena.Nderkoh femija me i madh është 36 vjeç ndërsa me i vogli,vetëm 20 ditë. Superfamilja jeton ne 15 shtepi. Të ardhurat për mireqenie i siguron nga pensioni dhe ndihmat sociale.
Linddt- WebMaster
- Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Re: LAJME TE CUDITSHME
Alex është konsideruar si papagalli me i zgjuar ne te gjithë botën. Ai fliste me shumë se 100 fjale ne anglisht,krijonte fjali te vogla, njihte me shumë se 50 objekte, njihte shtatë ngjyra.
Për shkak te këtyre aftësive,është ftuar gjithmonë ne TV-Show
Alex i perkiste një psikologe kafshesh,Irene Pepperberg.
Ngordhi ne moshen 31 vjeçare ( 6 shtator) dhe fjalit e fundit qe tha, ishin
"Gjithë te mirat"
"Shihemi nesër"
"Ju dua Shumë"
Për shkak te këtyre aftësive,është ftuar gjithmonë ne TV-Show
Alex i perkiste një psikologe kafshesh,Irene Pepperberg.
Ngordhi ne moshen 31 vjeçare ( 6 shtator) dhe fjalit e fundit qe tha, ishin
"Gjithë te mirat"
"Shihemi nesër"
"Ju dua Shumë"
Linddt- WebMaster
- Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Re: LAJME TE CUDITSHME
Një çift kinez, kishin bërë se bashku një mareveshje: Nëse njeri do të tradhetonte tjetrin, ndëshkimi i tij do të ishte vdekja.
Fillimisht mendohej qe kjo marrëveshje nuk do të realizoj kurrë,,,por realiteti foli ndryshe.
E dashura një ditë sheh te dashurin tek puthej me një vajzë tjetër. Ne atë moment nuk u degjua asnjë ulerim apo ndonjë shuplake fytyre por vetëm qetësi.
Vajza kthehet ne shtepi për te pritur te dashurin e ndërkohë pergatit një kapsule me helm te fortë. Kur i dashuri vjen ajo e fsheh kapsulen ne goje, me rrembim i hidhet te dashurit duke e puthur dhe duke i lënë ne goje "suprizen" te cilën ai e gelltiti menjehere dhe me pas gjeti vdekjen.
Fillimisht mendohej qe kjo marrëveshje nuk do të realizoj kurrë,,,por realiteti foli ndryshe.
E dashura një ditë sheh te dashurin tek puthej me një vajzë tjetër. Ne atë moment nuk u degjua asnjë ulerim apo ndonjë shuplake fytyre por vetëm qetësi.
Vajza kthehet ne shtepi për te pritur te dashurin e ndërkohë pergatit një kapsule me helm te fortë. Kur i dashuri vjen ajo e fsheh kapsulen ne goje, me rrembim i hidhet te dashurit duke e puthur dhe duke i lënë ne goje "suprizen" te cilën ai e gelltiti menjehere dhe me pas gjeti vdekjen.
Linddt- WebMaster
- Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Re: LAJME TE CUDITSHME
Marla Olmsted, 6-vjeçe është bërë e pasur qe ne moshe te re duke shitur pikturat qe bën me gishta. Talenti qe ende nuk arrin as njemetershin ka mbledhur 200 mijë sterlina (400 mijë dollare) nga veprat abstrakte qe ajo bën me duar. Njujorkezja vepron kështu qe ne moshen 4-vjeçare, por tani një prezantues televiziv akuzon babane e saj se e ndihmon. "Pelhura e piktures është shumë here me e madhe se ajo dhe boja e hedhur vend e pa vend formon nuanca te perpunuara", thotë ai. Edhe pse studiuesit vertetojne origjinalitetin e pikturave, polemikat ende vazhdojnë.
Linddt- WebMaster
- Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Re: LAJME TE CUDITSHME
Disa shkencetare mendojnë se qe prej vitit 2050, teknologjia e roboteve do të arrije kulmin. Ata do të kenë ngjashmëri te lartë me njeriun, saqë ky i fundit do të mund te dashurohet me te,pse jo te martohet e te bëj seks.
E çuditshme vërtetë por te shohim
E çuditshme vërtetë por te shohim
Linddt- WebMaster
- Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Re: LAJME TE CUDITSHME
Një çift kinez, dëshironte qe djalit të tyre ti vinin emrin "@"
Kjo lloj dëshirë i merziti punonjesit e gjendjes civile se Pekinit. Kjo ishte e palejueshme.
Cifti ngulte këmbë duke argumentuar se germat a dhe t
shkurtimisht ne gjuhën kineze do të thonë "Duaje atë"
Kjo lloj dëshirë i merziti punonjesit e gjendjes civile se Pekinit. Kjo ishte e palejueshme.
Cifti ngulte këmbë duke argumentuar se germat a dhe t
shkurtimisht ne gjuhën kineze do të thonë "Duaje atë"
Linddt- WebMaster
- Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Re: LAJME TE CUDITSHME
Amerikani Aaron Giles kur ishte fëmijë, ne moshen 4 vjeçare humbi byrzylykun e dores. Këtë byrzylyk e gjen pas 25 vjetësh ne stomakun e një pule
zog i llojit mynah është denuar me 15 ditë burg, ne një kopsht zoologjik, për shkak se kishte ofenduar vizitoret. Zogu 8-vjeçar me emrin Mimi, është vendosur ne një kafaz te izoluar ne kopshtin Yuelishan Park, ne qytetin Changsha, pas ankeses se një vizitori. Ky zog ka qëndruar ne kafaz te erret, ku ka dëgjuar shprehje njerëzore perplot miresjellje – me qëllim qe ta përmirësonte sjelljen dhe shprehjet e tij. "Unë luaja me te, kur më tha papritur: ‘Je njeri i marrë", ka thënë turisti Du, për Chongqing Evening News. " Poashtu me quajti edhe njeri i shëmtuar”, ka shtuar ai. Zedhenesi i këtij kopshti ndërkaq ka shpjeguar se, kur Mimi ofendon dhe flet fjale te ndyta, nuk e ushqejne atë, por pasi t’i bindet urdhrave, i leshojme incizime me shprehje te miresjelljes. Sipas zyrtareve te këtij kopshti, Mimi, qe i takon llojit te zogjve qe janë imitues te shkelqyer te njerëzve, tashmë ka ndërruar shprehine dhe i pershendet vizitoret me miresjellje. "Shpresojmë qe turistet të mos e mesojne atë sërish te shaje”, ka thënë zedhenesi i këtij kopshti zoologjik
zog i llojit mynah është denuar me 15 ditë burg, ne një kopsht zoologjik, për shkak se kishte ofenduar vizitoret. Zogu 8-vjeçar me emrin Mimi, është vendosur ne një kafaz te izoluar ne kopshtin Yuelishan Park, ne qytetin Changsha, pas ankeses se një vizitori. Ky zog ka qëndruar ne kafaz te erret, ku ka dëgjuar shprehje njerëzore perplot miresjellje – me qëllim qe ta përmirësonte sjelljen dhe shprehjet e tij. "Unë luaja me te, kur më tha papritur: ‘Je njeri i marrë", ka thënë turisti Du, për Chongqing Evening News. " Poashtu me quajti edhe njeri i shëmtuar”, ka shtuar ai. Zedhenesi i këtij kopshti ndërkaq ka shpjeguar se, kur Mimi ofendon dhe flet fjale te ndyta, nuk e ushqejne atë, por pasi t’i bindet urdhrave, i leshojme incizime me shprehje te miresjelljes. Sipas zyrtareve te këtij kopshti, Mimi, qe i takon llojit te zogjve qe janë imitues te shkelqyer te njerëzve, tashmë ka ndërruar shprehine dhe i pershendet vizitoret me miresjellje. "Shpresojmë qe turistet të mos e mesojne atë sërish te shaje”, ka thënë zedhenesi i këtij kopshti zoologjik
Linddt- WebMaster
- Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Re: LAJME TE CUDITSHME
çift nga Florida e ka mbyllur 2007-ten me një "zbulim qe kushton".
Cifti kishte shkuar për te drekuar ne një restorand ne plazhin Lake Worth,ku kishin porositur një gjelle me midhje. Ky ushqim kushtonte vetëm 6.80 Euro. Ne pjaten e servirur cifti gjen një perle qe kushtonte vërtetë shumë
Cifti kishte shkuar për te drekuar ne një restorand ne plazhin Lake Worth,ku kishin porositur një gjelle me midhje. Ky ushqim kushtonte vetëm 6.80 Euro. Ne pjaten e servirur cifti gjen një perle qe kushtonte vërtetë shumë
Linddt- WebMaster
- Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Re: LAJME TE CUDITSHME
Kroati Toma Zupanper dhjetë vite me radhe është ankuar prej dhimbjeve te forta te stomakut.
Arsyeja, ka pasur ne stomak një gjilpere 10cm te gjatë.
Personi ne fjale ka qenë ushtar gjatë luftës ne periudhën e shkaterrimit te Jugosllavise, ku plagoset rëndë. Operohet nga doktoret ushtarake. Gjatë këtij operacioni ka mbetur ne trup dhe gjilpera.
Arsyeja, ka pasur ne stomak një gjilpere 10cm te gjatë.
Personi ne fjale ka qenë ushtar gjatë luftës ne periudhën e shkaterrimit te Jugosllavise, ku plagoset rëndë. Operohet nga doktoret ushtarake. Gjatë këtij operacioni ka mbetur ne trup dhe gjilpera.
Linddt- WebMaster
- Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Re: LAJME TE CUDITSHME
Pakistan, Martesë Dy Fëmijëve 7 Dhe 5 Vjec
Policia ndalon martesën mes dy fëmijëve që po organizohej nga prindërit e tyre. Ngjarja ka ndodhur në një prej qyteteve më të mëdha të Pakistanit. Në pranga kanë përfunduar prindërit e fëmijëve që janë të moshës 7 dhe 5 vjec, si dhe personi që do të bekonte ceremoninë martesore. Duheshin dhe pak minuta që kleriku mysliman të bekonte ceremoninë mes Mohammad Ëaseem 7 vjec dhe Nishain Karachi 5 vjec para 100 të ftuarve kur policia ndërpreu gjithçka. Ligjet pakistaneze lejojnë martesat nen 18 vjec, por disa myslimanë shkojnë edhe më tej. Ata thonë se martesat nuk kanë rëndësi moshën, por mjafton të jetë arritur mosha e pubertitetit.
Prindërit shpjegojnë se e kishin parashikuar këtë martesë rreth 8 vite të shkuara, ku fëmijët e tyre ende nuk kishin lindur. Pritet që prindërit të dalin nesër para gjyqit. Autoritetet pakistaneze janë shokuar që një ngjarje e tillë zhvillohet në zemër të Pakistanit. Komisioni për të Drejtat e Njeriut në Pakistan thotë se këto ngjarje janë të pashmangshme. Madje as ligji sipas tyre nuk i dënon ashpër këto vepra penale. Maksimumi i dënimit ndaj këtyre prindërve arrin në një muaj burg, ose ose thjesht 10 dollarë gjobë.

Një udhëtar i hutuar grek ka arritur të humb në një aeroport të vogël lokal në Gjermani, për një javë rresht.
Christianos Kaklamanis, 38-vjeçar, i cili është raportuar si i humbur në shtetin e tij, brodhi nëpër aeroportin e Hannoverit në Gjermani për shtatë ditë rresht para se një agjente udhëtimesh ta vërente atë dhe të lajmëronte policinë.
Zyrtarët e aeroportit, të cilët kanë nisur hulumtimin se si një udhëtar mund “të humb” në aeroport për një javë, kontaktuan familjen e tij dhe e dërguan atë prapa në Athinë.
Agjentja e udhëtimeve Sabine Berger e cila vuri re mashkullin tha: "E pashë atë disa herë dhe fillimisht mendova se ai po udhëtonte shpesh”.
"Por shumë shpejt e kuptova se diçka nuk ishte në rregull dhe thashë më mirë të lajmërojë policinë për çdo rast. Nuk mund ta besoja kur e mora vesh se çfarë i kishte ndodhur. Por më vjen mirë që më në fund shkoi në shtëpi të vet", përfundoi ajo.
Linddt- WebMaster
- Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Re: LAJME TE CUDITSHME
Gjykata supreme e Australisë ka anuluar gjykimin e dy të akuzuarve për tregti me drogë, për shkak të fjetjes së gjykatësit gjatë gjykimit, merret vesh nga burimet gjyqësore.
Gjykatësi Ian Dood është zhytur në gjumin prej njëzet minutave, e ka arritur edhe të gërhasë gjatë procesit kundër këtyre dyve në vitin 2004.
Anëtarët e porotës kanë qenë dukshëm të tronditur, derisa disa janë zbavitur gjatë dëgjimit në të cilin punëtorët e gjykatës kanë tentuar të zgjojnë gjykatësin duke lëshuar gjësende në dysheme.
Gjykatësi Ian Dood është zhytur në gjumin prej njëzet minutave, e ka arritur edhe të gërhasë gjatë procesit kundër këtyre dyve në vitin 2004.
Anëtarët e porotës kanë qenë dukshëm të tronditur, derisa disa janë zbavitur gjatë dëgjimit në të cilin punëtorët e gjykatës kanë tentuar të zgjojnë gjykatësin duke lëshuar gjësende në dysheme.
Linddt- WebMaster
- Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Re: LAJME TE CUDITSHME
Edhe burri edhe gruaja fitojnë jackpot – dy herë
Pakkush i ka besuar një llogaritari nga Madisoni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës që ka gjetur formulën për të fituar në loto, mirëpo ai dhe bashkëshortja e tij kanë fituar madje katër çmimet kryesore në të njëjtën tërheqje.
Një grua dhe bashkëshorti i saj llogaritar, i cili pohon se posedon formulën për të fituar në lotari, kanë fituar çdo jackpot me vlerë prej 350.000 dollarësh, dhe atë dy herë.
Verlyn e Judith Adamson kanë blerë katër tiketa në katër vende të ndryshme, por me të njëjtat numra për të njëjtën tërheqje. Fitimi i tyre i përgjithshëm është 1.4 milionë dollarë, e pas pagesës së tatimit do tu mbesin 955.000 dollarë.
Familja Adamson ka lënë porosi në sekretarinë telefonike se nuk dëshiron të jap deklarata dhe se në rast të ndonjë pyetjeje të kontaktohet avokati i tyre Scott Thompson.

Në Qipro hapet plazhi i parë për qentë
Derisa pronarët e tyre flladisin shputat e këmbëve në detin qipriot, qentë prej tani do të kanë një pjesë të plazhit ku do të mund t’i lagin edhe ata shputat e tyre.
Qiproja është vendi i vetëm në të cilin qenve zyrtarisht u ndalohet qasja në plazh, kështu që hapësira e veçantë nuk është çështje e luksozitetit të sëmurë, sa e dëshirës që kafshët shtëpiake të mbahen larg nga notuesit njerëz.
Vizitorët e plazheve ne Qipro që një kohë janë të nervozuara nga qentë të cilët së bashku me pronarët e tyre janë kënaqur në të mirat e detit, kështu që autoritet lokale të qytetit Ayia Napi kanë vendosur të bëjnë një plazh të veçantë për qentë.
Kryetari i qytetit Antonis Tsokkos u ka thënë gazetarëve se me urdhër të qeverisë është dashur të gjejnë një hapësirë të dedikuar për qentë dhe se identifikimi dhe përgatitja e plazhit ka zgjatur rreth një muaj.
Në fakt, banorët lokalë shumë shpesh janë akuzuar për helmim të qenve të cilët turistët sjellin me vete. Padurueshmëria ka kulmuar në muajin qershor është vrarë qeni së bashku me pronarin e tij, e krejt kjo ka ngjarë pas një zënke nëse kafsha guxonte të futej në plazh.

McCain nuk e di pronar i sa shtëpive është!
Kandidati i Partisë Republikane për president të SHBA-ve, John McCain, nuk e di se sa patundshmëri kanë ai dhe gruaja e tij.
John McCain, politikan dhe senator amerikan për gazetën Politico ka deklaruar se nuk është i sigurt sa patundshmëri ka nën pronësinë e tij. Kësaj gazete ai i ka thënë që duhet të kontrollojë me njerëzit e tij se sa shtëpi i ka nën pronësinë e tij për të mundur të përgjigjet më vonë në atë pyetje.
Diç më vonë, këshilltarët e tij kanë deklaruar për gazetën Politico se McCain dhe bashkëshortja e tij Cindy kanë së paku katër shtëpi në tri shtete amerikane, në Arizona, California dhe Virginia. Gazeta tjetër amerikane, Newsweek, kohë më parë ka vlerësuar se ky çift pasanikësh ka më së paku shtatë prona të mëdha. Gruaja e McCain ka trashëguar 100 milionë dollarë nga babai i saj i cili ka qenë prodhues i birrës.
Për dallim nga McCain, kandidati për president i Partisë Demokratike, Barack Obama gjoja është pronar i vetëm një shtëpie, asaj në Chicago ku edhe jeton me familjen e tij.

85-vjeçarja e armatosur detyron hajnin të thërras policinë
Një grua 85-vjeçare guximshëm ka shkuar dhe ka marrë armën si dhe ka kapur një plaçkitës të mundshëm brenda shtëpisë së saj, e më pas e ka shtyrë atë që të thërriste policinë derisa po mbikëqyrte çdo lëvizje të tij, ka thënë policia.
"Kam ecur prapa shpinës së tij drejt e në dhomën e fjetjes dhe kam marrë armën time" ka thënë e moshuara, Leda Smith.
Smith kishte dëgjuar se dikush kishte hyrë me forcë në shtëpinë e saj të dielën pasdite dhe kishte marrë revolen e saj të kalibrit 22, që po e mbante afër krevatit, qëkur fqinji i saj ishte vjedhur disa javë më parë.
"E pyeta 'Çfarë po bën në shtëpinë time?' Ai vazhdonte të thoshte se nuk ka bërë gjë", ka thënë Smith.
Pasi që djaloshi 17-vjeçar thirri numrin e policisë (911), Smith vazhdoi të mbante armën në drejtim të tij derisa policia e shtetit arritën në shtëpinë e saj në Springhill Township, rreth 45 milje në jug të Pittsburghut në SHBA.
Djaloshi do të paditet për tentim-vjedhje dhe për kundërvajtje tjera në gjykatën për të rinj, ka thënë polici Christian Lieberum. Ai nuk është identifikuar për shkak të moshës së tij.
"Ka qenë ngacmuese" ka thënë Smith. "Vetëm shpresoj që kam arritur të thyej vargun (e plaçkitjeve) sepse ata kanë qenë duke sulmuar shumë vende këtu".

Kamp për gërhitje
Organizata e cila merret me problemin e gërhitjes do të mbajë një punëtori gjatë fundjavës për ata të që gërhasin më së zëshmi dhe për partnerët e tyre të traumatizuar, ku do të tentojnë që njëherë e përgjithmonë të zgjidhin këtë problem.
Gërhitësit më të këqij në Britani do të janë vijues të një kampi të veçantë, ku do të duhej të heqin qafe këtë problem.
Mbi 200 njerëz janë paraqitur për këtë projekt, por vetëm gjashtë prej tyre do të pranohen, të cilët do të kalojnë fundjavën në punëtorinë e organizuar sipas shembullit të kampit ushtarak, së bashku me partnerët e tyre.
Pjesëmarrësve të kampit do tu ndalohet të pinë duhan dhe alkool dhe ata do të duhet t’i përshtaten dietës së rreptë si dhe regjimit të ushtrimeve.
Kontrolluesit të cilët nuk do të vërehen do të kujdesen që askush të mos sjell me vete cigare apo alkool në kamp.
Pjesëmarrësve gjithashtu do tu matet volumi i gërhitjes si dhe do të kontrollohen nga ana otorinolaringologut.
''Gërhitja mund të shkatërrojë jetën. Për disa në kamp kjo është e vetmja shpresë”, ka thënë zëdhënësi i organizatës Help Stop Snoring.
''Kemi për qëllim që vijuesve t’u ofrojmë sa më shumë informata dhe këshilla, në mënyrë që t’u ndihmojmë të zvogëlojnë apo në tërësi të evitojnë këtë problem. Do të jetë vështirë, mirëpo shpaguhet'', ka theksuar ai.

Similar topics
» Lajme nga bota Islame
» LAJME NGA BOTA E ARTIT
» Lajme per ish banoret e Big Brother Albania 2
» 10 Protestat më të çuditshme
» Makinat me te cuditshme ne bote

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi