Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Join the forum, it's quick and easy

Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.
Deqani-ks
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

LAJME TE CUDITSHME

Faqja 3 e 3 Previous  1, 2, 3

Shko poshtë

LAJME TE CUDITSHME - Faqe 3 Empty Re: LAJME TE CUDITSHME

Mesazh nga Linddt Tue Jun 29, 2010 7:23 am

Trupi i vdekur mbahet në pozicion vertikal tre ditë rresht
Një burri nga Porto Riko i është plotësuar dëshira e tij e fundit, të qëndrojë në këmbë, edhe pas vdekjes.
Një lloj trajtimi special i balsamimit është përdorur në kufomën e 24-vjeçarit Angel Pantoja Medina për ta mbajtur në këmbët e tija tre ditë pas vdekjes.

I veshur me kapelë bejsbolli të ekipit amerikan Yankees dhe syze dielli, Pantoja është vajtuar nga familjarët e tij derisa po qëndronte i mbështetur në dhomën e fjetjes së nënës.

Vëllai i tij, Carlos, ka thënë për gazetën lokale El Nuevo Dia: "Ai ka dashur të jetë i lumtur, të qëndrojë në këmbë".
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

LAJME TE CUDITSHME - Faqe 3 Empty Re: LAJME TE CUDITSHME

Mesazh nga Linddt Tue Jun 29, 2010 7:23 am

Një ide e mirë me rrota
Një breshkë me paaftësi fizike ka gjetur dashurinë e saj pasi që është pajisur me një palë rrota.
Breshka me emrin Arava ka arritur në Kopshtin zoologjik biblik të Jerusalemit para disa muajsh, por personeli shpejt e kishte kuptuar se këmbët e saj të prapme ishin të paralizuara.

Me peshë prej 25-kilogramësh, breshka dhjetëvjeçare nuk ishte e fuqishme sa duhet për të lëvizur veten duke përdorë vetëm këmbët e para.

Prandaj, personeli i kopshtit i përgatiti asaj një karrocë invalidësh në formë të dërrasës lidhur me rrip për stomak me dy rrota të ngjitura.

Nga kopshti zoologjik pranojnë se lëvizshmëria e Aravas ka përmirësuar kualitetin e saj të jetës në mënyrë të papërshkrueshme.

Ajo madje ka tërhequr vëmendjen e një breshkani të dashuruar dhe tanimë kanë filluar çiftëzimin.
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

LAJME TE CUDITSHME - Faqe 3 Empty Re: LAJME TE CUDITSHME

Mesazh nga Linddt Tue Jun 29, 2010 7:23 am

Paguan 16.000 dollarë për automjetin – në të imëta
Një person që frikësohet prej letrës nga shteti amerikan Ohio frikën e tij nga kartëmonedhat e ka dëshmuar në mënyrë ekstreme: ka paguar 16.000 dollarë për kamionçinën tij të re – me para të imëta.
Mashkulli i cili quhet James Jones, dhe ka 70 vjet, ka ardhur një ditë në një dyqan, lokal të automjeteve, në afërsi të Cincinnatit, me 16 arka të mëdha për kafe përplot me para të imëta. Për to ai ka kërkuar një kamionçinë të re Chevrolet Silverado.

Shitësve u janë nevojitur plotë një orë e gjysmë të numërojnë monedhat prej 5,25 dhe 50 centësh si dhe ato prej një dollari, derisa nuk kanë arritur te shuma prej 16.000 dollarësh, që ka qenë gjysma e çmimit të automjetit. Për pjesën tjetër Jones dhe gruaja e tij Betty në mënyrë elegantë kanë shkruar një çek, i cili, ka zgjatur rreth 89 minuta më shkurtër sesa numërimi i monedhave.
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

LAJME TE CUDITSHME - Faqe 3 Empty Re: LAJME TE CUDITSHME

Mesazh nga Linddt Tue Jun 29, 2010 7:23 am

Në gjyq për shkak të ujit të tualetit
Herën tjetër kur të lëshoni dy herë radhazi ujin në guacën e tualetit, kujtohuni që ekziston një grua në Britani të Madhe, e cila për këtë shkak ka përfunduar në Gjykatën e Lartë. Në fakt, fqinji i saj i parë i saj është ankuar se ajo, kur shkon në tualet, përdorë aparatin e ujit dy herë dhe kjo e irriton shumë. Që gjërat të bëhen edhe më interesante, gjykatësi nuk ka parë asgjë kontestuese në padi.
Zonja shtatëdhjetepesëvjeçare, Mwynwe Jones që prej muajit dhjetor të vitit të kaluar po shëtitet nëpër gjyqe sepse e ka adet të lëshojë dy herë ujin pasi të kryen nevojën. Kjo praktikë aq shumë e ka çmendur fqinjin e saj - i cili për shkak të izolimit të dobët ka mundur ta dëgjojë nëpërmjet mureve - sa që e ka paraqitur atë në gjyq.

Zonja Jones ka thënë se ai ndoshta mund ta dëgjojë edhe kur hekurosë sepse ndërtesa është e punuar aq dobët, mirëpo gjykatësi me zemërgjerësi ka përfunduar se lëshimi i ujit ndoshta nuk është edhe pengesë, mirëpo nëse përsëritet apo nëse kjo bëhet në orët e vona të natës, atëherë ajo pengesë ekziston definitivisht.

Tani për tani Jones, banore e ndërtesës kontestuese në të cilën gjendet tash e njëzet vjet, nuk mund të bëj asgjë pos që të pres vendimit e këshillit gjyqësor, i cili duhet të gjej një rrugë të mesme në mes të drejtës për të përdorur me ujin e guacës së tualetit të saj dhe tolerancës së fqinjit në zhurmë.
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

LAJME TE CUDITSHME - Faqe 3 Empty Re: LAJME TE CUDITSHME

Mesazh nga Linddt Tue Jun 29, 2010 7:24 am

30 Vdekjet më të cuditshme Ne Historine e Botes!


1. Li Po
Vdekje duke përqafuar reflektimin e hënës

Poeti kinez Po (701-706) konsiderohet si një nga dy poetët më të mëdhenj të letërsisë kineze. Ishte i njohur edhe për dashurinë që ndjente ndaj alkoolit dhe poemat më të mira i ka shkruar ndërsa ishte i dehur. Një natë Li Po ra nga varka dhe u mbyt në lumin Yangtze, ndërsa përpiqej të përqafonte reflektimin e hënës në lumë

2. Hans Steininger
Vdekje nga mjekra e gjatë

Austriaku Hans Steininger ishte i famshm se kishte mjekrën më të gjatë në botë, gati 1.4 metra e gjatë. Më vonë u bë edhe më i famshëm për shkak se vdiq për shkak të saj. Një ditë në vitin 1527 ra zjarri në qytetin e tij dhe nga nxitimi, Hans harroi ta mblidhte mjekrën. Pa dashje e shkeli, humbi ekuilibrin dhe ra.

3. Tycho Brahe
Vdekje se nuk shkon në banjë

Fisniku dhe astronomi danez, Tycho Brahe, vdiq nga një infeksion në veshka për shkak se nuk shkoi në banjë gjatë një banketi në vitin 1601. Atëher ishte turp të ngriheshe nga tavolina dhe të shkoje në banjë. Ai mbante një këllëf të art për hundën për shkak se e kishte humbur të tijën në duel.

4. Jean-Baptiste Lully
Vdekje nga shkopi i dirigjentit

Ndërsa drejtonte himnin për mbretin francez Louis XIV në 1687, Jean-Baptiste Lully ishte kaq i përqendruar në ruajtjen e ritmit duke përplasur një shkop në dysheme (kështu bëhej para se të përdorej shkopi i dirigjentit), sa goditi me të gishtin e madh. Më vonë plaga u bë gangrenë dhe ai refuzoi ta presë.

5. Mbreti Adolf Frederik
Vdekje nga të ngrënit e tepërt

Mbreti Adolf Frederick i Suedisë ishte shumë i dhënë ndaj të ngrënit dhe më vonë vdiq për këtë arsye. "Mbreti që e hëngri veten për vdekje" vdiq në vitin 1771 në moshën 61-vjeçare nga një problem në tretje, pasi hëngri një vakt të bollshëm me karkaleca, kaviar, sardele të tymosura, shampanjë dhe 14 ëmbëlsira.

6. Clement Vallandigham
Vdekje nga demonstrimi për jurinë

Pas Luftës Civile, politikani nga Ohio, Clement Vallandighma, u bë avokat i suksesshëm që rrallë herë humbte. Në vitin 1871, mbrojti Thomas McGehan, që akuzohej se kishte qëlluar Tom Myers gjatë një grindjeje. Mbrojtja e tij ishte se Myers kishte goditur veten ndërsa nxirrte pistoletën. Për ta bindur jurinë, ai e demonstroi teorinë, por harroi se arma ishte e mbushur.

7. Allan Pinkerton
Vdekje nga kafshimi i gjuhës

Allan Pinkerton (1819-1884) ishte i famshëm për hapjen e agjencisë detektive "Pinkerton" dhe për krijimin e teknikave investigative, si vëzhgimin e të dyshuarit dhe kryerjes së punës nën maskim. Ai vetë vdiq nga një infeksion në gjuhë, gjë që iu krijua për shkak se e kafshoi kur u pengua në një trotuar.

8. Jack Daniel
Vdekje nga shkelja e gishtit të madh

I famshmi Jack Daniel vendosi të shkojë herët në distileri një mëngjes në vitin 1911. Donte të hapte kasafortën e tij, por nuk i kujtohej kombinimi. Në zemërim e sipër, Daniel goditi kasafortën me këmbë dhe lëndoi gishtin, i cili më vonë iu infektua. Ky lëndim i solli dhe vdekjen. Morali i historisë? Mos shkoni në punë herët.

9. Bobby Leach
Vdekje nga lëkura e portokallit

Bobby Leach nuk kishte frikë nga vdekja. Në vitin 1911, ai ishte personi i dytë në botë që kaloi poshtë Ujëvarës së Niagarës mbi një fuçi. Guximtari organizoi edhe shfaqje të tjera ku sfidonte vdekjen, prandaj vdekja e tij është ironike. Ndërsa shëtiste në Zelandën e Re, Leach rrëshqiti në një lëkurë portokalli.


**** kjo pjese e tekstit u fshi pasi nuk u lexonte.


25. Lori Rae Keevil-mathews
Vdekje nga çadrat gjigante

Në vitin 1991 artistët Christo dhe Jeanne-Claude krijuan një instilacion ambientalist prej mijëra çadrash gjigante të verdha dhe blu në Kalifroni dhe Japoni. Dy muaj më vonë Lori Rae Keevil-Mathews, një 33-vjeçare, shkoi të shihte instilacionin kur era e fortë e shkuli një nga çadrat e cila e shtyu gruan të përplasej pas një guri.



26. Yooket Paen
Vdekje dyfishe

Në vitin 1991, një grua tajlandeze 57-vjeçare, Yooket Paen, ishte duke ecur në fermën e saj kur aksidentalisht i rrëshqiti këmba në një bajgë lope. Kur u rrëzua ajo u mbajt pa dashje në një tel korrenti të zhveshur dhe vdiq. Gjatë funeralit, motra e të ndjerës po u tregonte fqinjëve vendin ku kishte rënë në korrent Yooket, kur dhe ajo vetë rrëshqiti, kapi telin e korrentit dhe vdiq.



27. Betty Stobbs
Vdekje nga delja

Në vitin 1999, Betty Stobbs, 67-vjeçare nga Anglia, mori një deng me barë të thatë që e ngarkoi në pjesën e pasme të motorit për të ushqyer tufën e deleve. Mesa duket, delet ishin shumë të uritura. Rreth 40 prej tyre iu vërsulen barit duke e shtyrë atë të binte nga një shkëmb i lartë. Stobbs i mbijetoi rënies, por vdiq kur motori ra pas saj poshtë dhe pikërisht mbi të.



28. Brian Wells
Vdekje nga varësja

Më 28 gusht 2003, shpërndarësi i picave Brian Wells u përpoq të grabiste një bankë me një armë artizanale në formë kallami. Kur e kapi policia ai tha se atë e kishin detyruar ta bënte një gjë të tillë dhe se në qafë kishte një varëse bombë. Bomba plasi përpara se policia të mund ta çaktivizonte atë.



29. Steve Irwin
Vdekje nga peshku

Në vitin 2006, eksperti i jetës së egër dhe personaliteti televiziv Steve Irwin apo siç quhej ndryshe "Crocodile Hunter", vdiq kur një thumb i një peshku iu ngul në zemër, ndërsa ai po filmonte dokumentarit "Krijesat më të rrezikshme të Oqeanit".



30. Mariesa Weber
Vdekje nga rafti i librave

Familja e Mariesa Weber kishte denoncuar për humbjen e saj rreth dy javë përpara se ta gjenin në dhomën e gjumit të saj, vënë përfund nga rafti i librave. "Unë kam fjetur në të njëjtën shtëpi me të prej 11 ditësh dhe ku s'e kam kërkuar, dhe e gjej këtu në dhomën e gjumit të vdekur", tha më pas nëna e saj.
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

LAJME TE CUDITSHME - Faqe 3 Empty Re: LAJME TE CUDITSHME

Mesazh nga Linddt Tue Jun 29, 2010 7:24 am

Gjendet i gjallë, pasi që llogaritej si i vdekur prej vitit 1976

63-vjeçari Darrel Johnson ka thënë për gazetën e Colorados “Fort Collins Coloradoan” se ai nuk ishtë në dijeni se ai llogaritej si i vdekur në mesin e 144 viktimave të vërshimeve që kishin ngjarë në vitin 1976 në kanjonin Big Thompson, derisa një person nuk e kishte thirrur vitin e kaluar.
Barb Anderson, nga pushteti lokal, ka thënë se banorët nuk e dëshironin emrin e tij në pllakën memoriale pa dëshmi se ai ishte i vdekur.

Johnson kishte vendosur të braktiste shtëpizën e tyre të pasigurt pikërisht në mëngjesin që kishin filluar vërshimet. Vetëm disa orë më pas, e tërë hapësira ishte shkatërruar si pasojë e vërshimeve.

Se si Johnson ka përfunduar në listën e viktimave mbetet një mister.

Ai aktualisht punon si udhëheqës funeralesh në Oklahoma City dhe pranon se ishte me fat që ishte larguar me kohë nga shtëpiza e tij e pasigurt.
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

LAJME TE CUDITSHME - Faqe 3 Empty Re: LAJME TE CUDITSHME

Mesazh nga Linddt Tue Jun 29, 2010 7:25 am

KOECIDENCA E 11 SHTATORIT Shocked Shocked

Vërtetë aktualisht është shum tronditëse!!

(Sidomos pjesa e fundit)


>1. New York City ka gjithsej 11 germa


>2. Afghanistan ka gjthsejë 11 germa.


>3. Ramsin Yuseb (Terroristi i cili ka kërcënuar se do t'i shkatrrojë kullat binjake në vitin 1993) poashtu ka gjithsejë 11 germa.


>4. George W Bush poashtu ka 11 germa.
Kjo mund të jetë një koinçidencë e thjeshtë, por i ben gjërat më interesante këtu:

>1) New York është Shteti i 11-të.


>2) Aeroplani i parë i cili është përplasur për kullat binjake ka qenë fluturimi numër 11.


>3) Fluturimi numër 11 ka bartur 92 pers.


>4) Fluturimi numër 77 i cili po ashtu është përplasur për kullat binjake ka bartur 65 udhëtarë (6+5=11)


>5) Tragjedia ka ndodhur me 11 Shtatorë, apo ashtu siqë tani është e
njohur 9/11 (9+1+1=11)


> 6) Kjo datë është e ngjajshme me numrin e emergjences
së servisit telefonik 911 (9+1+1=11)


>Një koinçidencë e plotë apo jo??:


>1) Numri total i viktimave në avionët e rrëmbyer ka qenë 254 (2+5+4 =11).


>2) 11 Shtator-i është dita e 254 me radhë në vitin kalendarik.
Prap kemi (2+5+4=11).


>3) Bombardimi i Madridit ka ndodhur me 3/11/2004 (3+1+1+2+0+0+4=11).


>4)Tragjedia e Madridit ka ndodhur 911 dite (9+1+1=11) ditë pas incidentit të
kullave binjake.


>Tani kjo është ajo që gjërat i bënë të mbinatyrëshmë (të frikëshme):


> Simboli më i njohur për SHBA-të, pas yjeve & shiritave, është
Shqiponja.


> Vargjet më poshtë janë të marrura nga Kurani, libri i shenjte
Islamik:


> 'Pasi që është e shkruar se një bir Arabie do ta zgjoi
Shqiponjën


> Frikësuese. Tërbimi i Shqiponjës do të bie mbi tokat e ALLAHUT
përderisa disa popuj të shëndruar në dëshprim akoma më të kënaqur: për
tërbimin e Shqiponjës Frikësuese pastruan tokat e ALLAHUT dhe aty ka
pasur PAQE. Ky citat është numër 9.11 nga KURANI.


>Akoma nuk jeni të bindur për këtë? ?!


>Provojeni këte dhe shikoni se si do të ndjeheni pastaj. Mua më janë ngritur flokët përpjetë nga kjo:


> Hapeni Microsoft Word dhe bëni si më poshtë:


>1. Shkruani me të mëdha Q33 NY. Ky ka qene numri i fluturimit të avionit të parë që ka goditur kullat binjake.


>2. Selektojeni këte:- Q33 NY


>3. Shëndrojeni shkrimin në madhësinë 48.


>4. Shëndrojeni shkrimin actual në WINGDINGS dhe do të fitoni një pamje interesante, krejt lehte e kuptueshme


> c'po mendoni tani!!!
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

LAJME TE CUDITSHME - Faqe 3 Empty Re: LAJME TE CUDITSHME

Mesazh nga Linddt Tue Jun 29, 2010 7:25 am

Brazil, ish-aktori hap shkolle per seksin

Nje ish-aktor filmash pornografike ne Brazil ka hapur nje shkolle te edukimit seksual, qe frekuentohet kryesisht nga profesioniste dhe ushtarake. Dorival Coutinho, ylli i filmave braziliane, tashme ne pension, ka peruruar Shkollen e Seksit ne nje cyber-cafè ne Sao Paolo, ku ideja e tij u prit me sukses.
Baza e kursit eshte e ashtuquajtura "kamasutra braziliane", version i librit klasik te erotizmit oriental. "Prej vitesh me kane fyer, por une vazhdoj te besoj se seksi eshte pjesa me e shndritshme e jetes, tha Coutinho per nje te perditshme braziliane.Ceshtja nuk eshte te bej njerezit kampione ne seks, pasi ata ndryshojne nga njeri-tjetri, por ne kerkojme ta cmitizojme ceshtjen”. Ai sqaroi se ushtrimet praktike ne kete kurs nuk perfshijne raporte seksuale mes nxenesve. Aktualisht rreth 50 nxenes paguajne nga 25 dollare per nje ore mesimi. Sipas ish-aktorit porno qellimi kryesor eshte qe njerezit te flasin lirshem per seksin.
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

LAJME TE CUDITSHME - Faqe 3 Empty Re: LAJME TE CUDITSHME

Mesazh nga Linddt Tue Jun 29, 2010 7:25 am

GRUAJA KINEZE MBAN NE BARK PER 60 VJET FEMIJEN E VDEKUR

92- vjecarja Kineze kishte mbetur shtatzene, vite më parë, por fëmija kishte vdekur pa lindur ende. E moshuara Kineze kishte vite që vuante nga dhimbjet e stomakut.

KINE- Një e moshuar Kineze e cila kishte vite që vuante nga dhimbjet e stomakut, realisht nuk vuante nga ndonjë sëmundje, por dhimbjet vinin për shkak se në barkun e saj kishte mbajtur për 60 vjet fëmijen që nuk kishte lindur kurrë. 92- vjecarja Kineze kishte mbetur shtatzene, vite më parë, por fëmija kishte vdekur pa lindur ende.
Doktorët i kërkuan në atë kohë një shifër prej 100 paundësh për të bërë të mundur heqjen e fëmijës së vdekur, por gruaja duke mos patur mundësi financiare, u largua pa iu nënshtruar ndërhyrjes.
"Ishte një shumë e madhe për mua në atë kohë, ndaj thjesht u largova dhe e injorova 'problemin'",- u shpreh 92-vjecarja. Gjithcka u qartësua, pasi e moshuara ankohej shpesh për dhimbje stomaku dhe për këtë arsye u shtrua në spital për të bërë një skaner. "Nuk arrita t'u besoja syve. Gruaja 92-vjecare kishte një fëmije në barkun e saj",- tha doktori që vizitoi pacienten.
Ai shtoi se ka më shumë se 40 vjet që punon në këtë profesion, po ky ishte rasti i parë i këtij lloji që kishte hasur ndonjëhere.
Tani mjeket, me anë të testeve, po shohin nëse Huang ka nevoje për një operacion në mënyrë që të heqin fëmijen e saj, kurrë të palindur.
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

LAJME TE CUDITSHME - Faqe 3 Empty Re: LAJME TE CUDITSHME

Mesazh nga Linddt Tue Jun 29, 2010 7:26 am

Mrekullia në familjen shqiptare, gruaja me dy sisteme riprodhimi



LONDER- Kur Lindsi Hasaj zbuloi se ishte shtatzënë, ajo dhe bashkëshorti i saj shqiptar ishin të entuziazmuar në kulm. Por, pesë javë më pas, asaj iu dha lajmi i pabesueshëm nga mjekët, se ajo kishte një sistem të dyfishtë ripro-dhues, me dy mitra dhe dy vagina. Vetëm një në një milion gra e kanë një sistem të tillë dhe ishte thjesht fat që ajo kishte mbetur shtatzënë kaq lehtë. Në familjen e re shqiptare tashmë ardhja e bebes konsiderohet si një moment shumë i veçantë. Çifti, që jeton në Finchley, në veri të Londrës, kishte muaj që përpiqej për një foshnjë. Brenda dy muajsh mrekullia ndodhi. "Në momentin kur ia thashë këtë Tonit, ishim të dy shumë të lumtur, ishte e mrekullueshme", - thotë Lindsi. Por, në nëntor, ku bashkëshorti saj ishte në Shqipëri duke vizituar të afërmit e tij, gruaja 30-vjeçare pati dhimbje të forta barku. Ajo shkoi në spitalin "Barnet General" duke menduar se kishte një shtatzëni jashtë mitre, por vendosi të mos ia thoshte bashkëshortit të saj, për shkak të frikës dhe pasigurisë. Teste dhe analiza të tjera u kryen, duke e shqetësuar edhe më shumë zonjën Hasaj. Por, menjëherë pas tyre si dhe një vizite të hollësishme, mjekët i thanë se ajo kishte një sistem riprodhimi të dyfishtë, me dy mitra dhe dy vagina. "Më në fund, mjekët arritën të kuptonin atë që unë nuk e kisha ditur kurrë, ata më thanë se kontrolli im mjekësor ishte njësoj si kontrolli i dy njerëzve të ndryshëm, - tha Lindsi. - Unë ndjeva frikë për fëmijën, por mjekët thanë se çdo gjë ishte në rregull dhe se do të kisha një shtatzëni normale. Pas disa ditësh, ndjeva që bebi po lëvizte dhe po shkelmonte dhe kjo ishte një ndjesi e mrekullueshme". Më pas, ajo i telefonoi bashkëshortit të saj dhe i tregoi gjithçka, edhe faktin se gjendja e saj ishte shumë e veçantë dhe se ajo i ndodhte vetëm një gruaje në një milion. "Ishte një lehtësim shumë i madh të dëgjoja zërin e tij dhe e dija se gjithçka do shkonte mirë", - thotë zonja Hasaj, që kishte qëndruar për tre muaj në gjendje koma për shkak të një aksidenti me motor disa vjet më parë. "Ne mezi po presim deri në korrik, ku fëmija të jetë me ne", - thonë të dy bashkëshortët. Mjekët pohojnë se ishte shumë e habitshme që ajo mbeti shtatzënë kaq shpejt, pasi ovulimi ndodh në njërën prej mitrave çdo muaj. Por, megjithatë, edhe pse gjerat po shkojnë mirë, gjendja e saj është delikate, sepse dy mitra konsiderohen më të dobëta se një e vetme.
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

LAJME TE CUDITSHME - Faqe 3 Empty Re: LAJME TE CUDITSHME

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 3 e 3 Previous  1, 2, 3

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi