Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Celine Dion: Një zë ëngjëllor

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Celine Dion: Një zë ëngjëllor

Mesazh nga C.r.b.n prej Mon Jul 12, 2010 9:30 pm



Celine Dion Marie Claudette lindi më 30 mars 1968 në Quebec, Kanada. Duke qenë fëmija i fundit nga 16 anëtarët e familjes së madhe ishte gjithmonë nën kujdesin e tyre, prandaj dhe fillimisht nisi të këndonte së bashku me vëllezërit dhe motrat në piano barin e prindërve të saj. Në moshën 12 vjeçare në bashkëpunim me nënën dhe vëllain e saj, kompozoi këngën e saj të parë «Ce n’était qu’un reve» (“Ishte vetëm një ëndërr”) dhe e dërgoi tek menaxheri i njohur René Angélil. Rene i impresionuar aq shumë nga zëri i saj ëngjëllor nuk nguroi të financonte privatisht shpenzimet për përgatitjen e albumit të saj të parë «La Voix du bon dieu» (“Zëri i Zotit”). Në vitin 1988 përfaqësoi Zvicrën në Eurovizion me këngën «Nepartez pas sans moi» (“Mos shko pa mua”) dhe renditet e para në Dublin, Irlandë. Suksesi në Amerikë, po vononte të troksite pasi ajo këndonte vetëm në frëngjisht. Në moshën 18 vjeçare u largua nga skenat dhe dritat e publikimit për disa muaj, periudhë gjatë së cilës punoi ekskluzivisht me ndryshimin e pamjes së saj të jashtme, dhe në 1989 shkoi në shkollën Ecole Berlitz, ku përmirësoi njohuritë e saj në gjuhën angleze. Kjo shënoi dhe fillimin e karrierës së saj. Në vitin 1990 qarkullon albumi i saj i parë në anglisht me titull “Unison”, i cili u prit ngrohtësisht nga kritikët muzikorë, duke zënë kështu një vend të rëndësishëm në skenat e Amerikës. Në vitin 1991 këndoi duetin “Beauty and the Beast” me Peabo Bryson, për filmin vizatimor të Disney, i cili fitoi shumë çmime. Në vitin 1992, menaxheri Rene plot 26 vjeç më i madh se ajo, shndërrohet në partnerin e saj, lidhja e tyre kishte qëndruar për shumë kohë e fshehtë për shkak të reagimeve të mundshme të publikut. Në 1993, Celine Dion zbulon raportin e tyre erotik. Publiku jo vetëm nuk e gjykoi lidhjen e tyre por e përqafoi ngrohtësisht, një lidhje e cila në dhjetor të 1994 përfundoi në martesë. Albumet që pasuan njohën sukses të madh, çmimet vijonin njëri pas tjetrit ndërkohë që shumë prej këngëve të saj mbanin firmën e kompozitorëve më të talentuar në botë. Veçanërisht, në vitin 1997 albumi “Let’s Talk About Love” përfshinte duetin me Barbara Streisand “Tell Him” por edhe këngën e mirënjohur “My heart will go on” tëfilmit Titanic. Në fund të viteve 90 këngëtarja kishte shitur mbi 100 milionë albume, ndërkohë që kishte fituar një sere çmimesh. Pas suksesit të madh, ndjeu nevojen se donte të pushonte. Më 25 janar 2001, solli në jetë të birin e saj René-Charles Dion Angélil. Në mars të vitit 2002, pas një mungese relativisht të shkurtër u rikthye dinamikisht në skenat muzikore me albumin e saj të ri “A New Day Has Come”. Në 2003 qarkulloi albumin tjeter “One Heart”, me këngë ritmike e kërcimtare. Ndërsa në 2004 pasoi albumi i rradhës “Miracle”, i cili kishte si temë kryesore foshnjet

C.r.b.n
Homie
Homie

Numri i postimeve : 465
PIKE : 777
Popullariteti Popullariteti : 11
Data e regjistrimit : 26/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi