Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Join the forum, it's quick and easy

Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.
Deqani-ks
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

FIGURAT E QMUME KOMBTARE

Faqja 4 e 4 Previous  1, 2, 3, 4

Shko poshtë

FIGURAT E QMUME KOMBTARE   - Faqe 4 Empty Re: FIGURAT E QMUME KOMBTARE

Mesazh nga AvaTar-Ks Thu Jul 15, 2010 1:26 pm

Toger Mehmet Gradica, komandant i Xhandarmërisë Shqiptare, udhëheqës i luftës për liri kombëtare. Bartës i pushtetit shqiptar gjatë viteve 1941-1943 në Drenicë (nën pushtimin Italian), pa dyshim atdhetar i devotshëm dhe trim i pakompromis. U vra në shkurt të vitit 1945 në kryengritjen e madhe të Drenicës se bashku me Shaban Polluzhën kundër hordhive partizane-çetnike të Serbisë, respektivisht Jugosllavisë. Historinë e Kryengritjes së Drenicës Tahiri e kishte dëgjuar nga babai i tij Nebihu, bashkëluftëtar i Shaban Polluzhës. Nebihu i tregonte për kasaphanat që ishin bërë kundër shqiptarëve pas shuarjes me gjak të kësaj kryengritjeje, për masakrat e tmerrshme që ishin bërë në prag të saj në tërë Kosovën e në veçanti në Drenicë, ku i kishin parë me sytë e tyre kufomat e shqiptarëve të hedhur në lumin Klina të Skenderajt!
AvaTar-Ks
AvaTar-Ks
Master
Master

Numri i postimeve : 505
PIKE : 548
Popullariteti Popullariteti : 1
Data e regjistrimit : 02/07/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

FIGURAT E QMUME KOMBTARE   - Faqe 4 Empty Re: FIGURAT E QMUME KOMBTARE

Mesazh nga AvaTar-Ks Thu Jul 15, 2010 1:27 pm

FIGURAT E QMUME KOMBTARE   - Faqe 4 18657796
AvaTar-Ks
AvaTar-Ks
Master
Master

Numri i postimeve : 505
PIKE : 548
Popullariteti Popullariteti : 1
Data e regjistrimit : 02/07/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

FIGURAT E QMUME KOMBTARE   - Faqe 4 Empty Re: FIGURAT E QMUME KOMBTARE

Mesazh nga AvaTar-Ks Thu Jul 15, 2010 1:27 pm

I biri i Ahmet Delisë, bashkëpjesëmarrës në rezistencën e njohur të Prekazit me 1913. Luftëtar dhe burrë bujar. Më vonë i bashkangjitët çetës kaçake të Azem Bejtës, së cilës nuk iu nda për asnjë çast. Vdiq në një spital të Shkupit me 1931 nga një sëmundje jo e rëndë! Dyshohet se e kanë helmuar me të diktuar se ishte i biri i Ahmet Delisë. Atje është i varrosur, ngase xhandarmëria e Serbisë nuk kishte lejuar që ta sillnin kufomën në Kosovë,madje e kishin ruajtur ca kohë edhe varrin e tij!… Në kullat e shumë burrave të Prekazit, në të cilat kishin ngrënë bukë, kishin ndenjur e kuvenduar burrat e dheut si Hasan Prishtina, në kullën e Ahmet Delisë, ku kishin lidhur besën e madhe “për me dhanë rob e gjanë e mos me iu nënshtrua robnisë…”, pastaj në kullën e gjyshit të Tahirit dhe në kullën e Bajram Zenës, ku kishin ngrënë bukë me dhjetëra herë Azem Bejta me shokë, më vonë Shaban Polluzha e Mehmet Gradica, pastaj në kullën e Murat Jasharit etj., Tahiri ishte rritur duke i dëgjuar tregimet e vërteta, nga vetë pjesëmarrësit e tyre.
AvaTar-Ks
AvaTar-Ks
Master
Master

Numri i postimeve : 505
PIKE : 548
Popullariteti Popullariteti : 1
Data e regjistrimit : 02/07/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

FIGURAT E QMUME KOMBTARE   - Faqe 4 Empty Re: FIGURAT E QMUME KOMBTARE

Mesazh nga AvaTar-Ks Thu Jul 15, 2010 1:27 pm

FIGURAT E QMUME KOMBTARE   - Faqe 4 53423875
AvaTar-Ks
AvaTar-Ks
Master
Master

Numri i postimeve : 505
PIKE : 548
Popullariteti Popullariteti : 1
Data e regjistrimit : 02/07/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

FIGURAT E QMUME KOMBTARE   - Faqe 4 Empty Re: FIGURAT E QMUME KOMBTARE

Mesazh nga AvaTar-Ks Thu Jul 15, 2010 1:27 pm

Ka lindur në Llaushë të Drenicës. Anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të Kryengritjes së Drenicës. Luftëtar i paepur i lirisë, i cili nuk u nda prej Shaban Polluzhës për asnjë çast deri sa ra në shkurttë vitit 1945. Ishte strateg dhe diplomat dhe njohës i mirë i rrethanave politike të kohës. Pas Kryengritjes së Drenicës pushteti serb filloi me represaliet më çnjerëzore mbi shqiptarët. Dhuna, duke e shtrënguar rrethin e hekurt, në atë kohë ishte bërë institucion legal i Jugosllavisë së Titos kundër shqiptarëve. Nga Kryengritja e Drenicës shpëtuan pak udhëheqës, siç qe Ymer Fazlia i Radishevës, i cili kaloi në ilegalitet të thellë. Imeri ka bërë shumë për t'i sendërtuar aspiratat e popullit tonë.
AvaTar-Ks
AvaTar-Ks
Master
Master

Numri i postimeve : 505
PIKE : 548
Popullariteti Popullariteti : 1
Data e regjistrimit : 02/07/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

FIGURAT E QMUME KOMBTARE   - Faqe 4 Empty Re: FIGURAT E QMUME KOMBTARE

Mesazh nga AvaTar-Ks Thu Jul 15, 2010 1:27 pm

Ndoshta nune eshte me vendin e duhur po mu duk jo e arsyeshme ta shruaj nje teme per keta trima pasi flasin bashkeluftaret e tyre. Kliko ne funde flasin ballistat.
AvaTar-Ks
AvaTar-Ks
Master
Master

Numri i postimeve : 505
PIKE : 548
Popullariteti Popullariteti : 1
Data e regjistrimit : 02/07/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

FIGURAT E QMUME KOMBTARE   - Faqe 4 Empty Re: FIGURAT E QMUME KOMBTARE

Mesazh nga AvaTar-Ks Thu Jul 15, 2010 1:28 pm

Ukshin Kovaqica

Ukshin Kovaqica u lind në Bajgorë, nga një familje e njohur me traditë atdhetare . Nga kjo familje rrjedh edhe Mehë Uka , komandant i UCK-së , i vrarë gjatë luftës çlirimtare në vitin 1998-1999. Ukshini me familje nga fshati Bajgorë ishte shpërngulur në Kovaqicë. Në këtë fshat dikur kanë jetuar disa familje serbe. Këtu jetoi, kaloi rininë e hershme dhe zhvilloi veprimtarinë e tij patriotike, në kullën e tij të ndërtuar prej guri e njohur për , mikpritje dhe rezistencë kombëtare . Në këtë kullë pati shumë takime me krerë të njohur të rezistencës kombëtare.Me ardhjen e pushtetit gjerman ishte emëruar komandant i gjandarmërisë gjermane në stacionin e gjandarmërisë në fshatin Karaçë (Vushtrri), më vonë edhe në fshatin Gojbulë dhe Sllatinë . Gjatë kësaj periudhe si komandant i gjandarmërisë gjermane , ishte mjaft i njohur në mesin e popullatës për kujdesin dhe mbrojtjen e shqiptarëve, të cilët në këtë kohë jetonin në kushte të vështira të pas luftës . Gjatë luftës partizane komuniste , në fillim ishte bashkuar në këto aradha , mirëpo shpejt e kishte kuptuar qëndrimin e padrejtë dhe antishqiptar të pushtetit komunist çetnik ,prandaj merr armën dhe del në mal, bashkohet me luftëtarët e rezistencës kombëtare, në krye me komandantin Ahmet Selaci. i cili si komandant i “Divizionit të Ibrit” ishte i njohur në këtë periudhë kohore në aksionët e rrufeshme kundër armikut . Shquhet aksioni i Ahmet Selacit në vëndin e quajtur “Reka e Kovaçicës” ku në këtë aksion ishin vrarë shumë serbë dhëe bullgarë nga aradha partizane komuniste . Ai si komandant udhëhoqi dhe luftoi deri në momentet e fundit të jetës kundër forcave komuniste çetnike bashkë me Ukshin Kovaqicën ,Smail Sfarçën e të tjerë luftëtarë të rezistencës kombëtare…


Në vitin 1947 Ukshin Kovaqica me Ahmet Selacin , Smail Sfarçën e luftëtarë të tjerë qarkullonin në hapsirën e fshatit Vllahi dhe Cerajë të Mitrovicës . Një ditë ishte zbuluar vëndqëndrimi i tyre dhe nga forcat partizane komuniste ishin rrethuar . Mirëpo nga bunkeri që e kishin ndërtuar kishin bërë rëzistencë të madhe dhe kurqysh armiku nuk kishte arritur që ta mposht dhe ta pushtojë këtë fortifikatë me luftëtarët e rezistencës kombëtare. Armiku ishte përpjekur me metoda të ndryshme të ndikojë në dorëzimin e tyre , por nuk kishte arritur që të lëkund qëndrimin e paluhatshëm të luftëtarëve të rezistencës kombëtare , prandaj kishte vazhduar lufta . Në këto përleshje të ashpëra vritën shumë partizanë serbë komunist, por në fund vritën edhe luftëtarët e rezistencës kombëtare Ukshin Kovaqica , Ahmet Selaci, Smail Sfarça , Hashim Kovaqica e të tjerë sepse të gjallë nuk kanë pranuar të dorëzohen…
AvaTar-Ks
AvaTar-Ks
Master
Master

Numri i postimeve : 505
PIKE : 548
Popullariteti Popullariteti : 1
Data e regjistrimit : 02/07/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

FIGURAT E QMUME KOMBTARE   - Faqe 4 Empty Re: FIGURAT E QMUME KOMBTARE

Mesazh nga AvaTar-Ks Thu Jul 15, 2010 1:28 pm

FIGURAT E QMUME KOMBTARE   - Faqe 4 Eminlati
AvaTar-Ks
AvaTar-Ks
Master
Master

Numri i postimeve : 505
PIKE : 548
Popullariteti Popullariteti : 1
Data e regjistrimit : 02/07/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

FIGURAT E QMUME KOMBTARE   - Faqe 4 Empty Re: FIGURAT E QMUME KOMBTARE

Mesazh nga AvaTar-Ks Thu Jul 15, 2010 1:28 pm

Emin Lati me të vëllain Mehën si të rinj kishin dhënë prova duke qenë kurdoherë pranë luftëtarëve të lirisë. Emini, kur ra Ahmet Delia ishte njëzetë vjeç. Në organizimin e lëvizjeve kaçake tanimë ai kishte një prëvojë të mirë. Azem Bejta Eminin e donte dhe i besonte shumë. Kur Azemi i kishte gratë në Shqipëri të shumtën e rasteve e dërgonte Eminin për t’ia sjellë në Kosovë. "Të gjithëve iu dua, thoshte Azemi, por Eminin e kam më për zemër. Jam i sigurt se ai më parë do të bjerë, se do të tërhiqet pa u vrarë së bashku me gratë e mia, po që se bie në ndonjë grackë të mundshme të xhandarmërisë serbe.” Vërtet Emini ishte i tillë. Ai mund edhe të vritej, por kurrë të dorëzohej. Ishte betuar se: “Një herë kam me e dhanë këtë shpirt. Mbasi që po u dashka me e dhanë, atëherë do ta jap për shqiptari dhe për shokët e mi!”
Bashkëluftëtar i pandarë i Azem Bejtës, atdhetar i devotshëm dhe pjesëmarrës i dhjetëra luftimeve e aksioneve kundër xhandarmërisë serbe. Si njëri ndër figurat kyçe të Lëvizjes Kaçake të Kosovës, ishte shumë i respektuar nga shokët. I ka shpëtuar gjithë asaj lufte e katrahure dhe ka vdekur në moshë të shtyrë pleqërie në Prekazin e tij të dashur. Azem Bejta, tanimë kishte bërë emër dhe përvojë si prijës i Lëvizjes Kaçake të Kosovës. Ai e rekrutoi Selim Dervinën nga fshati Kollë i Vushtrrisë në radhët e xhandarmërisë serbe si “çaush”, për të qenë në shërbim të çështjes, pra për ta njoftuar Azem Bejtën për planet që mund t’i bënte Serbia kundër kësaj lëvizjeje. Kjo zgjati për dy-tri vite. Pasi që xhandarmëria serbe e diktoi Selimin se po i nxirrte informatat jashtë, vendosi që ta përcillte. Një natë dimri, me gjasë të vitit 1920, Selim Dervinën e rrethojnë në shtëpinë e vet, meqë e kishin diktuar se brenda në shtëpi i kishte edhe bashkëluftëtarët e Azemit, Eminin Latin me të vëllain, Mehën. Kërcet pushka dhe lufta zgjat deri afër mëngjesit. Aty vritet Selim Dervina se bashku me nipin e vet, pastaj edhe i vëllai i Eminit, Mehë Lati si dhe dy luftëtarë të tjerë. Njëkohësisht, në atë përleshje, kishin mbetur të vrarë edhe 11 xhandarë serbë. Tahiri, që në rini kishte dëgjuar për ngjarje të tilla, për këta njerëz të mirë që kurrë nuk flisnin në veten e parë njëjës. Ata kurrë nuk thoshin se unë e bëra atë dhe këtë. Ata gjithmonë pohonin: “Shokët në krye me Azemin e bënë luftën për liri, ndërkaq ne u kemi ndihmuar duke ia bërë nga një argat atdheut!” Bujaria dhe urtësia filozofike e këtyre njerëzve të mirë e brumosi Tahirin edhe më me përkushtim për të qenë i gatshëm për sakrifica më sublime që mund të bëjë njeriu për atdheun e vet. Ai do të tregojë edhe një interesim të madh edhe për Kryengritjen e Drenicës, të udhëhequr nga Shaban Polluzha, së cilës më vonë iu bashkëngjit edhe Mehmet Gradica.
AvaTar-Ks
AvaTar-Ks
Master
Master

Numri i postimeve : 505
PIKE : 548
Popullariteti Popullariteti : 1
Data e regjistrimit : 02/07/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

FIGURAT E QMUME KOMBTARE   - Faqe 4 Empty Re: FIGURAT E QMUME KOMBTARE

Mesazh nga AvaTar-Ks Thu Jul 15, 2010 1:28 pm

FIGURAT E QMUME KOMBTARE   - Faqe 4 34237060
AvaTar-Ks
AvaTar-Ks
Master
Master

Numri i postimeve : 505
PIKE : 548
Popullariteti Popullariteti : 1
Data e regjistrimit : 02/07/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

FIGURAT E QMUME KOMBTARE   - Faqe 4 Empty Re: FIGURAT E QMUME KOMBTARE

Mesazh nga AvaTar-Ks Thu Jul 15, 2010 1:29 pm

Udhëheqës i vullnetarëve në luftën e Pazarit dhe të Kolashinit kundër çetnikëve. Komandant i Batalionit në luftën e Drenicës.Shpëton nga luftimet e ashpra në Kryengritjen e Drenicës, por vritet në pabesi më vonë, në prill të vitit 1947. Tahiri Meha, duke e kuptuar esencën e këtyre ngjarjeve, kultivonte një respekt të veçantë për ata trima të kohës. Padyshim se edhe ai kishte simpatitë e veçanta për ndonjërin nga personazhet e ngjarjeve. Kjo mbase edhe varej prej përshkrimeve me të bukura që i kishin bërë atij gjyshi dhe babai i tij. Siç duket më të veçanta i kishte ato kujtime, që ia kishte treguar Bajram Zena, me një bisedë të rrjedhshme dhe të qetë. Ai ia përshkruante ato me aq simpati dhe me aq kujdes, sa që luftëtarët e lirisë i ngjallte dhe i nxirrte si ne skenë, i bënte të dukshëm. Një simpati më vete Tahiri e mbante për Mehmet Delinë, që bashkëluftëtarët e tij e thërrisnin: "Mehmeti i Vogël", i cili kishte qenë shumë solidar me shokët. Ai ishte në gjendje që t’i printe çdo aksioni. Nuk kishte ndodhur kurrë të thoshte: "Shko ti”! Çdoherë thoshte: "Rri se po shkoj unë në aksion!” Këtë veti e posedojnë vetëm trimat e rrallë."Mehmet Delia me plot meritë i priu Lëvizjës Kaçake Të Kosovës pas rënies së Azemit", –i kishte thënë, Tahir Mehës, Bajram Zena.
AvaTar-Ks
AvaTar-Ks
Master
Master

Numri i postimeve : 505
PIKE : 548
Popullariteti Popullariteti : 1
Data e regjistrimit : 02/07/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

FIGURAT E QMUME KOMBTARE   - Faqe 4 Empty Re: FIGURAT E QMUME KOMBTARE

Mesazh nga AvaTar-Ks Thu Jul 15, 2010 1:29 pm

FIGURAT E QMUME KOMBTARE   - Faqe 4 44168785
AvaTar-Ks
AvaTar-Ks
Master
Master

Numri i postimeve : 505
PIKE : 548
Popullariteti Popullariteti : 1
Data e regjistrimit : 02/07/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

FIGURAT E QMUME KOMBTARE   - Faqe 4 Empty Re: FIGURAT E QMUME KOMBTARE

Mesazh nga AvaTar-Ks Thu Jul 15, 2010 1:29 pm

"Mu shterrshin sytë nëse pushoj,
Lirinë tënde me ëndërrue
mallkue qoftë gjaku im,
nëse m'vrasin pa luftue."

Agim Ramadani

Agim Ramadani (1964-1999) lindi në fshatin Zhegër të komunës së Gjilanit, në Kosovë, me 3 maj të vitit 1964. Shkollimin filor e kreu në vendlindje, të mesmen shkollën teknike në Gjilan në vitin 1980, ndërsa Akademinë ushtarake-drejtimi i komunikacionit në Zagreb të Kroacisë.
Me poezi dhe pikturë është marrë që nga shkollimi i mesëm. Përderisa poezitë e tij, sa ishte gjallë i mbetën të shpërndara nëpër revista të ndryshme e në dorëshkrim, si piktor organizoi ekspozita kolektive e përsonale në Kroaci, ku punoi si ushtarak e në Zvicër, ku jetoj si emigrant politik, mëqe me fillimin e luftës në Kroaci, ai braktisi ish Armatën Jugosllave ku punonte si oficer. Në vitin 1998 pranohet antarë nderi në Akademinë Evropiane të Arteve.
Ndonëse kishte të rregulëuar statusin e emigrantit, Agim Ramadani në vitin 1998, iu përgjigj thirrjës së atdheut dhe u inkuadrua në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke lënë në Zvicërr tre fëmijë dhe gruan.
Gjatë luftës u dëshmua si strateg i lartë dhe udhëheqës i dashur për ushtarët. Ishte njëri ndër hartuesit e planit për thyerrjen e kufirit shqiptaro-shqiptar, gjë të cilën edhe e bëri bashkë me shokët e vet. Ishte i pari që shkuli gurin-piramidën-kufitare në Koshare. Pas thyerrjës së këtij kufiri, në pjesën e Kosovës, tek vendi i quajtur Rrasa e Zogut, ai ra heroikisht- duke mos vdekur kurrë. Njihet me emrin konspirativ-Katana. Llogaritet si një nga heronjtë më të njohur të historisë së re shqiptare. Në Gjilan para Teatrit Kombëtar i është ngritur një shtatore, në të cilën janë komponuar të gjitha elementet artistike dhe luftarake të Agim Ramadanit-Katanës. Është përfaqësuar në disa leksikone dhe antologji të shkrimtarëve shqiptarë, të botuara pas vitit 2000. Agimi la pas vetes tre pasardhës, djemtë Jetonin dhe Edonin, si dhe vajzën Laurinën.
AvaTar-Ks
AvaTar-Ks
Master
Master

Numri i postimeve : 505
PIKE : 548
Popullariteti Popullariteti : 1
Data e regjistrimit : 02/07/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

FIGURAT E QMUME KOMBTARE   - Faqe 4 Empty Re: FIGURAT E QMUME KOMBTARE

Mesazh nga AvaTar-Ks Thu Jul 15, 2010 1:29 pm

FIGURAT E QMUME KOMBTARE SHQIPTARE. Me plis e pa plis me fustanel a me japanxh. tungi shoki.
AvaTar-Ks
AvaTar-Ks
Master
Master

Numri i postimeve : 505
PIKE : 548
Popullariteti Popullariteti : 1
Data e regjistrimit : 02/07/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

FIGURAT E QMUME KOMBTARE   - Faqe 4 Empty Re: FIGURAT E QMUME KOMBTARE

Mesazh nga AvaTar-Ks Thu Jul 15, 2010 1:30 pm

FIGURAT E QMUME KOMBTARE   - Faqe 4 68027942
AvaTar-Ks
AvaTar-Ks
Master
Master

Numri i postimeve : 505
PIKE : 548
Popullariteti Popullariteti : 1
Data e regjistrimit : 02/07/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

FIGURAT E QMUME KOMBTARE   - Faqe 4 Empty Re: FIGURAT E QMUME KOMBTARE

Mesazh nga AvaTar-Ks Thu Jul 15, 2010 1:30 pm

Pjesëmarrës i Kryengritjes së Drenicës. Nebihu asnjëherë nuk iu nënshtrua pushtuesit serb. Ai e kundërshtoi atë në mënyrat më të ndryshme duke luftuar edhe me pushkë në dorë. As pas vitit 1945 e këtej nuk e pushoi veprimtarinë e tij për liri. Më 1981, në moshën 71 vjeçare, ra heroikisht së bashku me të birin Tahirin në një luftë të pabarabartë me pushtetin antishqiptar jugosllav. Për luftën e Shaban Polluzhës Nebihu i kishte folur shumë Tahirit. I kishte treguar se si kishin luftuar dhëmbë për dhëmbë me forcat e pushtuesit. Ai i kishte folur edhe për trimat dhe udhëheqësit e rrallë të asaj kohe, siç kishin qenë: Miftar Bajraktari, Gani Agë-Spahia, Jetullah Rezalla etj., të cilët kishin rënë heroikisht në fushën e nderit pa u tërhequr për as një çast nga vija e frontit.
__________________
AvaTar-Ks
AvaTar-Ks
Master
Master

Numri i postimeve : 505
PIKE : 548
Popullariteti Popullariteti : 1
Data e regjistrimit : 02/07/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

FIGURAT E QMUME KOMBTARE   - Faqe 4 Empty Re: FIGURAT E QMUME KOMBTARE

Mesazh nga AvaTar-Ks Thu Jul 15, 2010 1:30 pm

FIGURAT E QMUME KOMBTARE   - Faqe 4 69306648
AvaTar-Ks
AvaTar-Ks
Master
Master

Numri i postimeve : 505
PIKE : 548
Popullariteti Popullariteti : 1
Data e regjistrimit : 02/07/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

FIGURAT E QMUME KOMBTARE   - Faqe 4 Empty Re: FIGURAT E QMUME KOMBTARE

Mesazh nga AvaTar-Ks Thu Jul 15, 2010 1:30 pm

Komandant i Kryengritjes së Drenicës, prijës dhe tribun popullor. Po ashtu komandant i njësitit vullnetar në luftën e Pazarit dhe të Kolashinit kundër çetnikëve serbë. Luftoi kundër nazi-fashizmit gjatë viteve 1941-1944 dhe kundër të gjithë pushtuesve te atdheut tonë. Duke i vërejtur tradhtitë e sllavo-komunistëve të Titos, organizoi kryengritjen popullore në Drenicë. Ra heroikisht në altarin e lirisë pas një lufte të ashpër dhe të pabarabartë me armikun, në shkurt të vitit 1945.
AvaTar-Ks
AvaTar-Ks
Master
Master

Numri i postimeve : 505
PIKE : 548
Popullariteti Popullariteti : 1
Data e regjistrimit : 02/07/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

FIGURAT E QMUME KOMBTARE   - Faqe 4 Empty Re: FIGURAT E QMUME KOMBTARE

Mesazh nga AvaTar-Ks Thu Jul 15, 2010 1:31 pm

FIGURAT E QMUME KOMBTARE   - Faqe 4 96549081
AvaTar-Ks
AvaTar-Ks
Master
Master

Numri i postimeve : 505
PIKE : 548
Popullariteti Popullariteti : 1
Data e regjistrimit : 02/07/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

FIGURAT E QMUME KOMBTARE   - Faqe 4 Empty Re: FIGURAT E QMUME KOMBTARE

Mesazh nga AvaTar-Ks Thu Jul 15, 2010 1:31 pm

Atdhetar i devotshëm. Themelues dhe udhëheqës i parë i Çetave Kaçake të Kosovës 1909-1916. U lind në Kastriot të Drenicës, i respektuar dhe me ndikim në atë kohë. Ra me pushkë në dorë në Bajë të Drenicës me 1916 në përpjekje për lirinë e atdheut. Pas rënies së tij, Lëvizjes Kaçake të Kosovës i priu Azem Bejtë Galica. Pas vrasjes së Shaqir Smakës çetave kaçake u priu Azem Bejta, bashkë me të cilin ishin edhe shumë shokë, si: Mursel Delia, Emin Lati, Bajram Zena, Xheladin Luboveci, Mehmet Delia, Xhemë Ternavci, Bajram Delija, Fazli Berani, Adem Miftari, Beqir Lahu, Rifat Bajska, e shumë të tjerë.
AvaTar-Ks
AvaTar-Ks
Master
Master

Numri i postimeve : 505
PIKE : 548
Popullariteti Popullariteti : 1
Data e regjistrimit : 02/07/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

FIGURAT E QMUME KOMBTARE   - Faqe 4 Empty Re: FIGURAT E QMUME KOMBTARE

Mesazh nga AvaTar-Ks Thu Jul 15, 2010 1:31 pm

Shaban Shala tërë jetën ia kushtoi atdheut


Shaban Shala u lind më 16 shkurt 1933 ne Letan (ish Letanc) të Besianës (ish Podujevës) në një familje liridashëse dhe trime. Mësimet e para i mori në vendlindje, ndërsa shkollën Normale e kreu në Prishtinë. Si mësues filloi të punojë shumë herët (në moshën 15 vjeçare) në fshatrat e Llapit dhe të Gallapit si në Gurishtë (ish- Lupç i Epërm), Kështjellas (ish-Popovë), Murgull, Pollatë, Dabishevc, Tuxhevc dhe më vonë edhe në Tetovë.


Në rrethin e Llapit dhe më gjerë Shaban Shala dhe vepra e tij është e respektuar nga të gjitha gjeneratat. Shabani i flamurit, u flijua për flamur gjuhë e liri kombëtare, ishin fjalët e shkurta që thuheshin për te, por që përmblidhnin tërë aktivitetin e tij.


Në vitin1949 bëhet anëtar i Organizatës Nacional Demokratike Shqiptare. Pas një veprimtarie në kuadër të kësaj organizate në vitin 1952 rrezikohet të burgoset dhe bashkë me bashkëveprimtarët Ibrahim Demollin, Shaban Zhijeqin dhe Nuhi Gashin vendosin të ikin për Austri dhe atje të njoftonin opinionin ndërkombëtar për gjenocidin që zhvillonte pushteti komunist mbi popullin shqiptar, mirëpo duke dashur të kalojnë kufirin burgosen në rrethin të Mariborit në Slloveni dhe më vonë i kthejnë në burgun e Prishtinës ku gjykata e instaluar serbe e dënon me 1 vit burg të rëndë bashkë me grupin e përbërë prej: Sabit Kapiti, Ibrahim Demolli, Xhafer Mehmeti, Nexhmi Sejdiu, Fetah Babatinca, Nuhi Gashi, Shaban Zhijeeqi, Hamit Zhitia dhe Jusuf Ismaili. Pas daljes nga burgu detyrohet të shtrihet në spitalin e Nishit dhe Beogradit për të u shëruar nga pasojat e torturave.


Më vonë njihet dhe bashkëvepron me veprimtarët Metush Krasniqin, Ali Pecin, Adem Kastratin, Tefik Gecin, Ndue Nikajn, Sejdi Kryeziun, Mehmet Krilevën e shumë të tjerë.


"Për atdhe, për liri, për gjuhë, për flamur, jeta ime ju qoftë falë këtyre idealeve" !!.Burgoset për të dytën herë me 28 shkurt 1956 në Gjilan bashkë me veprimtarët Ali Peci nga Mitrovica, Emrush Lluçkun nga Përlepnica e Gjilanit. Në mungesë provash pas disa muajve konkretisht me 16 qershor 1956 lirohet nga gjyqi i Gjilanit.


Me 28 nëntor 1960 dhe 1961 anëtarët e kësaj organizate gati në gjitha trevat e Kosovës ngritën flamuj kombëtar me shqiponjë dykrenare, të cilët flamuj i kishte përgatitur vet Shabani me bashkëshorten Sadijen. Flamuri kombëtar shqiptar atëherë ishte i ndaluar dhe i inkriminuar nga pushteti.


Herën e tretë Shaban Shala burgoset me 27.shtator 1962 së bashku me veprimtarët tjerë si R. Rekaj, Faik Mehmetin, Ali Pecin, Mustafë Kikajn, Sadik Malokun e të tjerë.


Shaban Shala shumë herë ishte shprehur se "Robëria për mua është shumë më e rëndë se sa vdekja. Kam vendosur që edhe jetën ta jap për atdhe, gjuhën shqipe dhe për flamurin kombëtar. Një popull që nënshtrohet vdes. Nuk jam as i pari as i fundit në radhën e qindra veprimtareve që rezistojnë për lirin e popullit shqiptar. Është burrëri të qëndrosh dhe rezistosh deri ta arrish lirin. Vetëm njeriu i lirë është me plot kuptimin njeri ".


Azem Makolli që ishte në burg gjatë të njëjtës kohë dhe gjatë torturës në ditën fatkeqe me 20 janar 1963 kur u mbyt në torturë Shaban Shala, dëshmon se " dhoma ku na torturonin i ngjante një arene gladiatorësh kurse ne ishim duarlidhur. Shabani u ishte nënshtruar torturave çnjerëzore, por ai ishte i panënshtrueshëm, dëgjonim zërin e tij "Për atdhe, për liri, për gjuhë, për flamur, jeta ime ju qoftë falë këtyre idealeve" !!.


Dëshmitarja tjetër që po ashtu në atë kohë ishte në burgun e Prishtinës zonja Hyrije Hana thoshte se Shabanin e mbytën në rrahje e sipër kurse ai brohoriste: "Rroftë Shqipëria Etnike, rroftë liria, Poshtë klika e Titos dhe Rankoviqit."
AvaTar-Ks
AvaTar-Ks
Master
Master

Numri i postimeve : 505
PIKE : 548
Popullariteti Popullariteti : 1
Data e regjistrimit : 02/07/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

FIGURAT E QMUME KOMBTARE   - Faqe 4 Empty Re: FIGURAT E QMUME KOMBTARE

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 4 e 4 Previous  1, 2, 3, 4

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi